Matthew:11:1-19




alb@Matthew:11:1 @ Mbasi Jezusi përfundoi dhënien e porosive të tij dymbëdhjetë dishepujve të vet, u largua nga ai vend, për të mësuar dhe për të predikuar në qytetet e tyre.

alb@Matthew:11:2 @ Por Gjoni, që kishte dëgjuar në burg të flitej për veprat e Krishtit, dërgoi dy nga dishepujt e vet për t`i thënë:

alb@Matthew:11:3 @ ``A je ti ai që duhet të vijë, apo duhet të presim një tjetër?``

alb@Matthew:11:4 @ Dhe Jezusi, duke u përgjigjur, u tha atyre: ``Shkoni dhe i tregoni Gjonit gjërat që dëgjoni dhe shikoni:

alb@Matthew:11:5 @ Të verbërit po shohin, të çalët po ecin, lebrozët janë pastruar dhe të shurdhërit po dëgjojnë; të vdekurit po ngjallen dhe ungjilli po u predikohet të varfërve.

alb@Matthew:11:6 @ Lum ai që nuk do të skandalizohet nga unë!``.

alb@Matthew:11:7 @ Dhe kur ata po largoheshin, Jezusi nisi t`u thotë turmave për Gjonin: ``Çfarë keni dalë të shikoni në shkretëtirë? Kallamin që e tund era?

alb@Matthew:11:8 @ Por çfarë keni dalë të shikoni? Njeriun e mbështjellur me rroba të buta? Ja, ata që veshin rroba të buta banojnë në pallatet mbretërore.

alb@Matthew:11:9 @ Atëherë, pra, ç`dolët të shikoni? Një profet? Po, ju them: ai është më shumë se një profet.

alb@Matthew:11:10 @ Sepse ky është ai për të cilin është shkruar: "Ja, unë po dërgoj lajmëtarin tim para fytyrës sate; ai do ta bëjë gati rrugën tënde para teje".

alb@Matthew:11:11 @ Në të vërtetë po ju them: ndër ata që janë lindur prej gruas nuk ka dalë kurrë ndonjë më i madh se Gjon Pagëzori; por më i vogli në mbretërinë e qiejve është më i madh se ai

alb@Matthew:11:12 @ Dhe qysh nga ditët e Gjon Pagëzorit e deri tash mbretëria e qiejve po pëson dhunë dhe të dhunshmit e grabitën.

alb@Matthew:11:13 @ Sepse të gjithë profetët dhe ligji kanë profetizuar deri te Gjoni.

alb@Matthew:11:14 @ Dhe, në daçi ta pranoni, ai është Elia, që duhej të vijë.

alb@Matthew:11:15 @ Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë!

alb@Matthew:11:16 @ Por me kë ta krahasoj këtë brez? Ai u ngjan fëmijëve që rrinë në sheshe dhe u drejtohen shokëve të tyre

alb@Matthew:11:17 @ duke thënë: "Ne i kemi rënë fyellit për ju dhe ju nuk kërcyet; nisëm vajin dhe ju nuk u brengosët".

alb@Matthew:11:18 @ Pra, erdhi Gjoni që as hante, as pinte, dhe ata thonë: "Ai ka një demon".

alb@Matthew:11:19 @ Erdhi Biri i njeriut, që ha dhe pi dhe ata thonë: "Ja një grykës dhe një pijanec, miku i tagrambledhësve dhe i mëkatarëve". Por dituria është justifikuar nga bijtë e vet``.


Seeker Overlay: Off On

[BookofMatthew] [Matthew:10] [Matthew:11] [Matthew:12] [Discuss] Tag Matthew:11:1-19 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: