Matthew:13:3-14




alb@Matthew:13:3 @ Dhe ai u paraqiti shumë gjëra në shëmbëlltyrë, duke thënë: ``Ja, një mbjellës doli për të mbjellë.

alb@Matthew:13:4 @ Ndërsa po mbillte, një pjesë e farës ra përgjatë rrugës; dhe zogjtë erdhën dhe e hëngrën.

alb@Matthew:13:5 @ Një pjesë tjetër ra në gurishte, ku nuk kishte shumë tokë, dhe mbiu shpejt sepse terreni nuk ishte i thellë;

alb@Matthew:13:6 @ por kur doli dielli u fishk dhe u tha sepse s`kishte rrënjë.

alb@Matthew:13:7 @ Një pjesë tjetër ra midis ferrave dhe ferrat u rritën dhe ia zunë frymën.

alb@Matthew:13:8 @ Një tjetër ra në tokë të mirë dhe dha fryt duke dhënë njëra njëqindfish, tjetra gjashtëdhjetëfish dhe tjetra tridhjetëfish.

alb@Matthew:13:9 @ Kush ka vesh për të dëgjuar, le të dëgjojë!``.

alb@Matthew:13:10 @ Atëherë dishepujt iu afruan dhe i thanë: ``Pse po u flet atyre me shëmbëlltyrë?``.

alb@Matthew:13:11 @ Dhe ai duke u përgjigjur u tha atyre: ``Sepse juve ju është dhënë mundësia të njihni të fshehtat e mbretërisë së qiejve, ndërsa atyre nuk u është dhënë.

alb@Matthew:13:12 @ Sepse atij që ka, do t`i jepet dhe do të ketë bollëk; ndërsa atij që nuk ka, do t`i merret edhe ajo që ka.

alb@Matthew:13:13 @ Prandaj unë u flas atyre me shëmbëll-tyrë, sepse duke parë nuk shohin, dhe duke dëgjuar nuk dëgjojnë as nuk kuptojnë.

alb@Matthew:13:14 @ Kështu ndër ta përmbushet profecia e Isaias, që thotë: "Ju do të dëgjoni, por nuk do të kuptoni, do të vështroni, por nuk do të shikoni.


Seeker Overlay: Off On

[BookofMatthew] [Matthew:12] [Matthew:13] [Matthew:14] [Discuss] Tag Matthew:13:3-14 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: