Matthew:20:1-16




alb@Matthew:20:1 @ ``Mbretëria e qiejve i ngjan, pra, një zot shtëpie, që doli herët në mëngjes për të pajtuar me mëditje punëtorë për vreshtin e vet.

alb@Matthew:20:2 @ Mbasi ra në ujdi me punëtorët për një denar në ditë, i dërgoi në vreshtin e vet.

alb@Matthew:20:3 @ Pastaj doli rreth orës së tretë dhe pa të tjerë që rrinin në shesh, të papunë.

alb@Matthew:20:4 @ Dhe u tha atyre: "Shkoni edhe ju në vresht dhe unë do t`ju jap sa është e drejtë". Dhe ata shkuan.

alb@Matthew:20:5 @ Doli përsëri rreth orës së gjashtë dhe orës së nëntë dhe bëri po ashtu.

alb@Matthew:20:6 @ Kur doli përsëri rreth orës njëmbëdhjetë, gjeti disa të tjerë, të papunë, dhe u tha: "Përse rrini gjithë ditën këtu pa bërë asgjë?".

alb@Matthew:20:7 @ Ata i thanë: "Sepse askush nuk na ka marrë me mëditje". Ai u tha atyre: "Shkoni edhe ju në vresht dhe do të merrni aq sa është e drejtë".

alb@Matthew:20:8 @ Kur erdhi mbrëmja, i zoti i vreshtit i tha kujdestarit të vet: "Thirri punëtorët dhe jepu mëditjen e tyre, duke filluar nga ata të fundit e deri te të parët".

alb@Matthew:20:9 @ Dhe kur erdhën ata të orës njëmbëdhjetë, morën nga një denar secili.

alb@Matthew:20:10 @ Kur erdhën të parët, menduan se do të merrnin më shumë, por edhe ata morën nga një denar secili.

alb@Matthew:20:11 @ Duke e marrë, murmurisnin kundër zotit të shtëpisë,

alb@Matthew:20:12 @ duke thënë: "Këta të fundit punuan vetëm një orë, dhe ti i trajtove si ne që hoqëm barrën dhe vapën e ditës"

alb@Matthew:20:13 @ Por ai duke u përgjigjur i tha njerit prej tyre: "Mik, unë nuk po të ha hakun; a nuk re në ujdi me mua për një denar?

alb@Matthew:20:14 @ Merr atë që të takon ty dhe shko; por unë dua t`i jap këtij të fundit aq sa ty.

alb@Matthew:20:15 @ A nuk më lejohet të bëj me timen ç`të dua? Apo bëhesh sylig, sepse unë jam i mirë?".

alb@Matthew:20:16 @ Kështu të fundit do të jenë të parët dhe të parët të fundit, sepse shumë janë të thirrur, por pak janë të zgjedhur``.


Seeker Overlay: Off On

[BookofMatthew] [Matthew:19] [Matthew:20] [Matthew:21] [Discuss] Tag Matthew:20:1-16 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: