Matthew:20




alb@Matthew:20:1 @ ``Mbretëria e qiejve i ngjan, pra, një zot shtëpie, që doli herët në mëngjes për të pajtuar me mëditje punëtorë për vreshtin e vet.

alb@Matthew:20:2 @ Mbasi ra në ujdi me punëtorët për një denar në ditë, i dërgoi në vreshtin e vet.

alb@Matthew:20:3 @ Pastaj doli rreth orës së tretë dhe pa të tjerë që rrinin në shesh, të papunë.

alb@Matthew:20:4 @ Dhe u tha atyre: "Shkoni edhe ju në vresht dhe unë do t`ju jap sa është e drejtë". Dhe ata shkuan.

alb@Matthew:20:5 @ Doli përsëri rreth orës së gjashtë dhe orës së nëntë dhe bëri po ashtu.

alb@Matthew:20:6 @ Kur doli përsëri rreth orës njëmbëdhjetë, gjeti disa të tjerë, të papunë, dhe u tha: "Përse rrini gjithë ditën këtu pa bërë asgjë?".

alb@Matthew:20:7 @ Ata i thanë: "Sepse askush nuk na ka marrë me mëditje". Ai u tha atyre: "Shkoni edhe ju në vresht dhe do të merrni aq sa është e drejtë".

alb@Matthew:20:8 @ Kur erdhi mbrëmja, i zoti i vreshtit i tha kujdestarit të vet: "Thirri punëtorët dhe jepu mëditjen e tyre, duke filluar nga ata të fundit e deri te të parët".

alb@Matthew:20:9 @ Dhe kur erdhën ata të orës njëmbëdhjetë, morën nga një denar secili.

alb@Matthew:20:10 @ Kur erdhën të parët, menduan se do të merrnin më shumë, por edhe ata morën nga një denar secili.

alb@Matthew:20:11 @ Duke e marrë, murmurisnin kundër zotit të shtëpisë,

alb@Matthew:20:12 @ duke thënë: "Këta të fundit punuan vetëm një orë, dhe ti i trajtove si ne që hoqëm barrën dhe vapën e ditës"

alb@Matthew:20:13 @ Por ai duke u përgjigjur i tha njerit prej tyre: "Mik, unë nuk po të ha hakun; a nuk re në ujdi me mua për një denar?

alb@Matthew:20:14 @ Merr atë që të takon ty dhe shko; por unë dua t`i jap këtij të fundit aq sa ty.

alb@Matthew:20:15 @ A nuk më lejohet të bëj me timen ç`të dua? Apo bëhesh sylig, sepse unë jam i mirë?".

alb@Matthew:20:16 @ Kështu të fundit do të jenë të parët dhe të parët të fundit, sepse shumë janë të thirrur, por pak janë të zgjedhur``.

alb@Matthew:20:17 @ Pastaj, kur Jezusi po ngjitej në Jeruzalem, i mori mënjanë të dymbëdhjetë dishepujt gjatë rrugës dhe u tha atyre:

alb@Matthew:20:18 @ ``Ja, ne ngjitemi në Jeruzalem dhe Biri i njeriut do t`u dorëzohet krerëve të priftërinjve dhe skribëve, dhe ata do ta dënojnë me vdekje.

alb@Matthew:20:19 @ Do t`ua dorëzojnë pastaj në duart e paganëve që ta tallin, ta fshikullojnë dhe ta kryqëzojnë; por ai ditën e tretë do të ringjallet``.

alb@Matthew:20:20 @ Atëherë nëna e bijve të Zebedeut iu afrua bashkë me bijtë e vet, ra përmbys para tij dhe i kërkoi diçka.

alb@Matthew:20:21 @ Dhe ai i tha: ``Çfarë do?``. Ajo u përgjigj: ``Urdhëro që këta dy bijtë e mi të ulen njeri në të djathtën dhe tjetri në të majtën në mbretërinë tënde``.

alb@Matthew:20:22 @ Dhe Jezusi, duke u përgjigjur tha: ``Ju nuk dini çfarë kërkoni; a mund ta pini ju kupën që unë do të pi dhe të pagëzoheni me pagëzimin me të cilin unë do të pagëzohem? Ata i thanë: ``Po, mundemi``.

alb@Matthew:20:23 @ Atëherë ai u tha atyre: ``Ju me të vërtetë do ta pini kupën time dhe do të pagëzoheni me pagëzimin me të cilin unë do të pagëzohem; por nuk është në dorën time që të uleni në të djathtën time ose në të majtën time, por u është rezervuar atyre, të cilëve u është përgatitur nga Ati im``.

alb@Matthew:20:24 @ Kur i dëgjuan këto fjalë, të dhjetët të tjerët u indinjuan kundër të dy vëllezërve.

alb@Matthew:20:25 @ Dhe Jezusi i thirri ata pranë vetes dhe u tha: ``Ju e dini se të parët e kombeve i sundojnë ato dhe të mëdhenjtë përdorin pushtet mbi ato,

alb@Matthew:20:26 @ por midis jush kështu nuk do të ndodhë; madje secili prej jush që do të dojë të bëhet i madh, qoftë shërbëtori juaj;

alb@Matthew:20:27 @ dhe kushdo prej jush që do të dojë të jetë i pari, qoftë skllavi juaj.

alb@Matthew:20:28 @ Sepse edhe Biri i njeriut nuk erdhi që t`i shërbejnë, por për të shërbyer dhe për të dhënë jetën e tij si çmim për shpengimin e shumë vetëve.

alb@Matthew:20:29 @ Kur po dilnin nga Jeriko, një turmë e madhe e ndoqi.

alb@Matthew:20:30 @ Dhe ja, dy të verbër që uleshin gjatë rrugës, kur dëgjuan se po kalonte Jezusi, filluan të bërtasin duke thënë: ``Ki mëshirë për ne, Zot, Biri i Davidit``.

alb@Matthew:20:31 @ Por turma i qortoi që të heshtnin; por ata bërtisnin edhe më fort duke thënë: ``Ki mëshirë për ne, Zot, Biri i Davidit!``.

alb@Matthew:20:32 @ Atëherë Jezusi ndaloi, i thirri dhe tha: ``Çfarë doni të bëj për ju?``.

alb@Matthew:20:33 @ Ata i thanë: ``Zot, të na hapen sytë!``.

alb@Matthew:20:34 @ Dhe Jezusi pati mëshirë për ta dhe ua preku sytë e tyre; dhe në atë çast u erdhi drita e syve dhe ata e ndiqnin.


Seeker Overlay: Off On

[BookofMatthew] [Matthew:19] [Matthew:20] [Matthew:21] [Discuss] Tag Matthew:20 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: