Matthew:24:1-51




alb@Matthew:24:1 @ Tani kur Jezusi doli nga tempulli dhe po largohej, dishepujt e tij iu afruan për t`i treguar ndërtesat e tempullit.

alb@Matthew:24:2 @ Por Jezusi u tha atyre: ``A nuk i shikoni ju të gjitha këto? Në të vërtetë po ju them se këtu nuk do të mbetet asnjë gur mbi gur që nuk do të rrënohet``.

alb@Matthew:24:3 @ Pastaj, kur ai u ul të rrinte në malin e Ullinjve, dishepujt e vet iu afruan mënjanë dhe i thanë: ``Na thuaj, kur do të ndodhin këto gjëra? Dhe cila do të jetë shenja e ardhjes sate dhe e mbarimit të botës?``.

alb@Matthew:24:4 @ Dhe Jezusi duke u përgjigjur u tha atyre: ``Ruhuni se mos ju mashtron ndokush!

alb@Matthew:24:5 @ Sepse shumë do të vijnë në emrin tim, duke thënë: "Unë jam Krishti" dhe do të mashtrojnë shumë njërëz.

alb@Matthew:24:6 @ Atëherë do të dëgjoni të flitet për lufta dhe për ushtima luftash; ruhuni të mos shqetësoheni, sepse të gjitha këto duhet të ndodhin, por ende mbarimi nuk do të ketë ardhur.

alb@Matthew:24:7 @ Do të ngrihet, pra, popull kundër populli dhe mbretëri kundër mbretërie; do të ketë zi buke, murtajë dhe tërmete në vende të ndryshme.

alb@Matthew:24:8 @ Por të gjitha këto gjëra do të jenë vetëm fillimi i dhembjeve të lindjes.

alb@Matthew:24:9 @ Atëherë do t`ju dorëzojnë në mundime dhe do t`ju vrasin; dhe të gjithë kombet do t`ju urrejnë për shkak të emrit tim.

alb@Matthew:24:10 @ Atëherë shumë do të skandalizohen, do ta tradhëtojnë njeri tjetrin dhe do të urrejnë njeri tjetrin.

alb@Matthew:24:11 @ Dhe do të dalin shumë profetë të rremë, dhe do të mashtrojnë shumë njerëz.

alb@Matthew:24:12 @ Dhe, duke qenë se paudhësia do të shumohet, shumëkujt do t`i ftohet dashuria;

alb@Matthew:24:13 @ por ai që do të ngulmojë deri në fund do të shpëtohet.

alb@Matthew:24:14 @ Dhe ky ungjill i mbretërisë do të predikohet në gjithë botën si një dëshmi për gjithë kombet, dhe atëherë do të vijë mbarimi``.

alb@Matthew:24:15 @ ``Kur të shihni, pra, neverinë e shkretimit, që është parathënë nga profeti Daniel, që ka zënë vend në vendin e shenjtë (kush lexon le ta kuptojë),

alb@Matthew:24:16 @ atëherë ata që janë në Jude, le të ikin ndër male.

alb@Matthew:24:17 @ Kush ndodhet mbi taracën e shtëpisë, të mos zbresë për të marrë diçka në shtëpinë e vet;

alb@Matthew:24:18 @ dhe kush është ndër ara, të mos kthehet për të marrë mantelin e tij.

alb@Matthew:24:19 @ Por mjerë gratë shtatzëna dhe ato që do t`u japin gji fëmijëve në ato ditë!

alb@Matthew:24:20 @ Dhe lutuni që ikja juaj të mos ndodhë në dimër, as të shtunën,

alb@Matthew:24:21 @ sepse atëherë do të ketë një mundim aq të madh, sa nuk ka ndodhur kurrë që nga krijimi i botës e deri më sot, dhe as nuk do të ketë më kurrë!

alb@Matthew:24:22 @ Dhe, po të mos shkurtoheshin ato ditë, asnjë mish nuk do të shpëtonte; por për shkak të të zgjedhurve, ato ditë do të shkurtohen.

alb@Matthew:24:23 @ Atëherë, në qoftë se dikush do t`ju thotë: "Ja, Krishti është këtu", ose "Éshtë atje", mos i besoni.

alb@Matthew:24:24 @ Sepse do të dalin krishtër të rremë dhe profetë të rremë, dhe do të bëjnë shenja të mëdha dhe mrrekulli të tilla aq sa t`i mashtrojnë, po të ishte e mundur, edhe të zgjedhurit.

alb@Matthew:24:25 @ Ja, unë ju paralajmërova.

alb@Matthew:24:26 @ Pra, në qoftë se ju thonë: "Ja, është në shkretëtirë", mos shkoni atje: "Ja, është në dhomat e fshehta", mos u besoni.

alb@Matthew:24:27 @ Sepse, si vetëtima që del nga lindja dhe flakëron deri në perëndim, kështu do të jetë ardhja e Birit të njeriut.

alb@Matthew:24:28 @ Sepse ku të ketë kërma, aty do të mblidhen shqiponjat``.

alb@Matthew:24:29 @ ``Tani, fill pas pikëllimit të atyre ditëve, dielli do të erret dhe hëna nuk do të japë dritën e vet, yjet do të bien nga qielli dhe fuqitë e qiejve do të tronditen.

alb@Matthew:24:30 @ Dhe atëherë do të duket në qiell shenja e Birit të njeriut; dhe të gjitha kombet e dheut do të mbajnë zi dhe do ta shohin Birin e njeriut duke ardhur mbi retë e qiellit me fuqi dhe lavdi të madhe.

alb@Matthew:24:31 @ Ai do t`i dërgojë engjëjt e vet me tinguj të fuqishëm borie; dhe ata do t`i mbledhin të zgjedhurit e tij nga të katër erërat, nga një skaj i qiellit te tjetri.

alb@Matthew:24:32 @ Tani mësoni nga fiku këtë shëmbëlltyrë: kur tashmë degët e tij njomësohen dhe nxjerrin gjethet, ta dini se vera është afër.

alb@Matthew:24:33 @ Kështu edhe ju, kur t`i shihni të gjitha këto gjëra, ta dini se ai është afër, madje te dera.

alb@Matthew:24:34 @ Në të vërtetë po ju them se ky brez nuk do të kalojë, pa u realizuar të gjitha këto.

alb@Matthew:24:35 @ Qielli dhe toka do të kalojnë, por fjalët e mia nuk do të kalojnë.

alb@Matthew:24:36 @ Tani sa për atë ditë dhe për atë orë, askush s`e di, as engjëjt e qieive, por vetëm Ati im.

alb@Matthew:24:37 @ Por, ashtu si qe në ditët e Noeut, kështu do të jetë edhe në ardhjen e Birit të njeriut.

alb@Matthew:24:38 @ Sepse, ashtu si në ditët përpara përmbytjes, njerëzit hanin dhe pinin, martoheshin dhe martonin, derisa Noeu hyri në arkë;

alb@Matthew:24:39 @ dhe nuk kuptuan asgjë, deri sa erdhi përmbytja dhe i fshiu të gjithë; kështu do të ndodhë në ardhjen e Birit të njeriut.

alb@Matthew:24:40 @ Atëherë dy do të jenë në arë, një do të merret dhe tjetri do të lihet.

alb@Matthew:24:41 @ dy gra do të bluajnë në mulli, një do të merret dhe tjetra do të lihet.

alb@Matthew:24:42 @ Rrini zgjuar, pra, sepse nuk e dini në cilën orë do të vijë Zoti juaj.

alb@Matthew:24:43 @ Por dijeni këtë, se ta dinte i zoti i shtëpisë në çfarë orë të natës do të vijë vjedhësi, do të rrinte zgjuar dhe nuk do të lejonte t`i shpërthehej shtëpia.

alb@Matthew:24:44 @ Prandaj edhe ju jini gati, sepse Biri i njeriut do të vijë në atë orë kur ju nuk mendoni``.

alb@Matthew:24:45 @ ``Cili është, pra, ai shërbëtor besnik dhe i mençur, që zotëria e tij e caktoi përmbi shtëpiarët e vet, për t`u dhënë atyre ushqimin në kohën e duhur?

alb@Matthew:24:46 @ Lum ai shërbëtor që, kur të kthehet zotëria e tij, e gjen duke bërë kështu.

alb@Matthew:24:47 @ Në të vërtetë po ju them se ai do t`ia besojë administrimin e gjithë pasurisë së vet.

alb@Matthew:24:48 @ Por, në qoftë se ky shërbëtor i mbrapshtë, thotë në zemër të vet: "Zotëria ime vonon të vijë",

alb@Matthew:24:49 @ dhe fillon t`i rrahë shokët e vet dhe të hajë e të pijë me pijanecët;

alb@Matthew:24:50 @ zotëria e këtij shërbëtori do të vijë në atë ditë kur ai nuk e pret dhe në atë orë kur ai nuk e di;

alb@Matthew:24:51 @ do ta ndëshkojë rëndë dhe do t`i rezervojë fatin e hipokritëve. Atje do të jetë e qara dhe kërcëllim dhëmbësh``.


Seeker Overlay: Off On

[BookofMatthew] [Matthew:23] [Matthew:24] [Matthew:25] [Discuss] Tag Matthew:24:1-51 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: