Matthew:26:55-75




alb@Matthew:26:55 @ Në atë moment Jezusi u tha turmave: ``Ju dolët të më zini mua me shpata dhe me shkopinj, si kundër një kusar; e pra, çdo ditë isha ulur midis jush duke mësuar në tempull, dhe ju nuk më kapët.

alb@Matthew:26:56 @ Por të gjitha këto ndodhën që të përmbushen Shkrimet e profetëve``. Atëherë të gjithë dishepujt e lanë dhe ikën.

alb@Matthew:26:57 @ Dhe ata që e kishin arrestuar Jezusin e çuan te Kajafa, kryeprifti, ku tashmë ishin mbledhur skribët dhe pleqtë.

alb@Matthew:26:58 @ Dhe Pjetri e ndoqi nga larg deri në pallatin e kryepriftit, dhe, mbasi hyri aty, u ul bashkë me rojet për të parë fundin.

alb@Matthew:26:59 @ Tani krerët e priftërinjve, pleqtë dhe gjithë sinedri kërkonin ndonjë dëshmi të rreme kundër Jezusit, për ta vrarë,

alb@Matthew:26:60 @ por nuk gjetën asnjë; ndonëse u paraqitën shumë dëshmitarë të rremë, nuk e gjetën. Por në fund u paraqitën dy dëshmitarë të rremë,

alb@Matthew:26:61 @ të cilët thanë: ``Ky ka thënë: "Unë mund ta shkatërroj tempullin e Perëndisë dhe ta rindërtoj për tri ditë"``.

alb@Matthew:26:62 @ Atëherë kryeprifti u çua dhe i tha: ``Nuk po përgjigjesh fare për çka po dëshmojnë këta kundër teje?``.

alb@Matthew:26:63 @ Por Jezusi rrinte në heshtje. Dhe kryeprifti vazhdoi duke thënë: ``Unë po të përbej për Perëndinë e gjallë të na thuash në se ti je Krishti, Biri i Perëndisë``.

alb@Matthew:26:64 @ Jezusi i tha: ``Ti po thua! Madje unë po ju them se në të ardhmen ju do ta shihni Birin e njeriut duke ndënjur në të djathtën e Pushtetit, dhe duke ardhur mbi retë e qiellit``.

alb@Matthew:26:65 @ Atëherë kryeprifti ia shqeu rrobat e veta, duke thënë: ``Ai blasfemoi; ç`na duhen më dëshmitarët? Ja, tani e dëgjuat blasfeminë e tij.

alb@Matthew:26:66 @ Si ju duket juve?``. Dhe ata, duke u përgjigjur, thanë: ``Ai është fajtor për vdekje!``.

alb@Matthew:26:67 @ Atëherë e pështynë në fytyrë, e goditën me shuplaka; dhe disa të tjerë i ranë me grushta,

alb@Matthew:26:68 @ duke thënë: ``O Krisht, profetizo! Kush të ra?``.

alb@Matthew:26:69 @ Tani Pjetri ndënji përjashta, në oborr dhe një shërbëtore iu afrua duke thënë: ``Edhe ti ishe me Jezusin, Galileasin``.

alb@Matthew:26:70 @ Por ai e mohoi përpara të gjithëve, duke thënë: ``Nuk di ç`po thua!``.

alb@Matthew:26:71 @ Dhe kur ai po dilte në hajat, e pa atë një shërbëtore tjetër dhe u tha të pranishmëve: ``Edhe ky ishte me Jezusin, Nazareasin!``.

alb@Matthew:26:72 @ Por ai përsëri e mohoi me be, duke thënë: ``Unë nuk e njoh atë njeri``.

alb@Matthew:26:73 @ Mbas pak edhe të pranishmit iu afruan dhe i thanë Pjetrit: ``Sigurisht, edhe ti je një nga ata, sepse e folura jote të tradhton!``.

alb@Matthew:26:74 @ Atëherë ai nisi të mallkojë dhe të bëjë be, duke thënë: ``Unë nuk e njoh atë njeri``. Dhe në atë çast këndoi gjeli.

alb@Matthew:26:75 @ Atëherë Pjetri kujtoi atë që i kishte thënë Jezusi: ``Para se të këndojë gjeli, do të më mohosh tri herë``. Dhe ai doli përjashta dhe qau me hidhërim.


Seeker Overlay: Off On

[BookofMatthew] [Matthew:25] [Matthew:26] [Matthew:27] [Discuss] Tag Matthew:26:55-75 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: