Matthew:9




alb@Matthew:9:1 @ Dhe ai, pasi hipi në barkë, kaloi në bregun tjetër dhe erdhi në qytetin e vet.

alb@Matthew:9:2 @ Dhe ja, iu paraqit një paralitik i shtrirë në vig; dhe Jezusi, kur pa besimin që kishin ata, i tha paralitikut: ``Merr zemër, o bir, mëkatet e tua të janë falur!``

alb@Matthew:9:3 @ Atëherë disa skribë thanë me vete: ``Ky po blasfemon!``.

alb@Matthew:9:4 @ Por Jezusi, duke njohur mendimet e tyre, tha: ``Pse mendoni gjëra të mbrapështa në zemrat tuaja?

alb@Matthew:9:5 @ Në fakt, ç`është më e lehtë, të thuash: "Mëkatet e tua të janë falur", apo: "Çohu dhe ec"?

alb@Matthew:9:6 @ Tani, që ta dini se Biri i njeriut ka autoritet në tokë të falë mëkatet: Çohu (i tha paralitikut), merr vigun tënd dhe shko në shtëpinë tënde``.

alb@Matthew:9:7 @ Dhe ai u çua dhe shkoi në shtëpinë e vet.

alb@Matthew:9:8 @ Turmat, kur e panë këtë, u çuditën dhe lëvdonin Perëndinë, që u kishte dhënë pushtet të tillë njerëzve.

alb@Matthew:9:9 @ Pastaj Jezusi, duke shkuar tutje, pa një burrë që rrinte në doganë, i quajtur Mate, dhe i tha: ``Ndiqmë!``. Dhe ai u çua dhe e ndoqi.

alb@Matthew:9:10 @ Dhe ndodhi që, kur Jezusi u ul në tryezë në shtëpi, erdhën shumë tagrambledhës dhe mëkatarë dhe u ulën në tryezë bashkë me të dhe me dishepujt e tij.

alb@Matthew:9:11 @ Farisenjtë, kur e panë këtë, u thanë dishepujve të tij: ``Pse Mësuesi juaj ha bukë me tagrambledhësit dhe me mëkatarët?``.

alb@Matthew:9:12 @ Jezusi, mbasi i dëgjoi, u tha atyre: ``Nuk janë të shëndoshët ata që kanë nevojë për mjekun, por të sëmurët.

alb@Matthew:9:13 @ Tani shkoni dhe mësoni ç`do të thotë: "Unë dua mëshirë dhe jo flijime". Sepse unë nuk erdha për të thirrur në pendim të drejtët, por mëkatarët``.

alb@Matthew:9:14 @ Atëherë iu afruan dishepujt e Gjonit dhe i thanë: ``Pse ne dhe farisenjtë agjërojmë shpesh, ndërsa dishepujt e tu nuk agjërojnë?``.

alb@Matthew:9:15 @ Dhe Jezusi u tha atyre: ``A mund të mbajnë zi dasmorët, ndërsa dhëndërri është midis tyre? Por do të vijë koha kur do t`ua marrin dhëndërrin dhe atëherë ata do të agjërojnë.

alb@Matthew:9:16 @ Askush nuk vë një copë prej stofi të ri mbi një petk të vjetër, sepse kështu arna bie dhe grisja bëhet më e madhe.

alb@Matthew:9:17 @ Dhe as nuk shtihet vera e re në kacekë të vjetër; përndryshe kacekët shpohen, vera derdhet dhe kacekët humbin; por shtihet vera e re në kacekë të rinj, kështu që ruhen të dy``.

alb@Matthew:9:18 @ Ndërsa Jezusi u thoshte këto, iu afrua një nga krerët e sinagogës, ra përmbys para tij, dhe i tha: ``Sapo më vdiq vajza, por eja, vëre dorën mbi të dhe ajo do të jetojë``.

alb@Matthew:9:19 @ Dhe Jezusi u ngrit dhe e ndoqi bashkë me dishepujt e tij.

alb@Matthew:9:20 @ Dhe ja një grua, e cila vuante prej dymbëdhjetë vjetësh nga një fluks gjaku, iu afrua nga mbrapa dhe i preku cepin e rrobes së tij

alb@Matthew:9:21 @ Sepse thoshte me vete: ``Po të prek vetëm rroben e tij, do të shërohem``.

alb@Matthew:9:22 @ Jezusi u kthye, e pa dhe tha: ``Merr zemër, o bijë; besimi yt të ka shëruar``. Dhe që në atë çast gruaja u shërua.

alb@Matthew:9:23 @ Kur Jezusi arriti në shtëpinë e kryetarit të sinagogës dhe pa fyelltarët dhe turmën që zhurmonte,

alb@Matthew:9:24 @ u tha atyre: ``Largohuni, sepse vajza nuk ka vdekur, por fle``. Dhe ata e përqeshnin.

alb@Matthew:9:25 @ Pastaj, kur turmën e nxorën jashtë, ai hyri, e zuri për dore vajzën dhe ajo u ngrit.

alb@Matthew:9:26 @ Fama e kësaj u përhap në mbarë atë vend.

alb@Matthew:9:27 @ Dhe ndërsa Jezusi po largohej prej andej, dy të verbër e ndiqnin duke bërtitur dhe duke thënë: ``Ki mëshirë për ne, Bir i Davidit!``.

alb@Matthew:9:28 @ Kur arriti në shtëpi, të verbërit iu afruan dhe Jezusi u tha atyre: ``A besoni ju se unë mund ta bëj këtë gjë?``. Ata iu përgjigjën: ``Po, o Zot``.

alb@Matthew:9:29 @ Atëherë ai ua preku sytë, duke thënë: ``U bëftë sipas besimit tuaj``.

alb@Matthew:9:30 @ Dhe atyre iu hapën sytë. Pastaj Jezusi i urdhëroi rreptësisht duke thënë: ``Ruhuni se mos e merr vesh njeri``.

alb@Matthew:9:31 @ Por ata, sapo dolën, e përhapën famën e tij në mbarë atë vend.

alb@Matthew:9:32 @ Dhe, kur ata po dilnin, i paraqitën një burrë memec dhe të demonizuar.

alb@Matthew:9:33 @ Dhe, mbasi e dëboi demonin, memeci foli dhe turmat u çuditën dhe thanë: ``Nuk është parë kurrë një gjë e tillë në Izrael``.

alb@Matthew:9:34 @ Por farisenjtë thonin: ``Ai i dëbon demonët me ndihmën e princit të demonëve!``.

alb@Matthew:9:35 @ Dhe Jezusi kalonte nëpër të gjitha qytetet dhe fshatrat, duke i mësuar në sinagogat e tyre, duke predikuar ungjillin e mbretërisë dhe duke shëruar çdo sëmundje e çdo lëngatë në popull.

alb@Matthew:9:36 @ Duke parë turmat, kishte dhembshuri për to, sepse ishin të lodhur dhe të shpërndarë si delet pa bari.

alb@Matthew:9:37 @ Atëherë ai u tha dishepujve të vet: ``E korra është me të vërtetë e madhe, por punëtorët janë pak.

alb@Matthew:9:38 @ Lutjuni, pra, Zotit të të korrave, të dërgojë punëtorë në të korrat e tij``.


Seeker Overlay: Off On

[BookofMatthew] [Matthew:8] [Matthew:9] [Matthew:10] [Discuss] Tag Matthew:9 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: