Numbers:1-2




alb@Numbers:1:1 @ Zoti i foli akoma Moisiut në shkretëtirën e Sinait, në çadrën e mbledhjes, ditën e parë të muajit të dytë, gjatë vitit të dytë nga dalja e tyre nga vendi i Egjiptit, dhe i tha:

alb@Numbers:1:2 @ "Bëni regjistrimin e gjithë asamblesë së bijve të Izraelit në bazë të familjeve të tyre dhe të shtëpive të etërve të tyre, duke numëruar një për një emrat e çdo mashkulli.

alb@Numbers:1:3 @ Nga mosha njëzet vjeç e lart, të gjithë ata që në Izrael mund të shkojnë në luftë; ti dhe Aaroni do t`i regjistroni, grup pas grupi.

alb@Numbers:1:4 @ Dhe me ju do të jetë një burrë për çdo fis, një që të jetë i pari i shtëpisë së atit të tij.

alb@Numbers:1:5 @ Këta janë emrat e burrave që do të jenë me ju. nga Ruben, Elitsur, bir i Shedeurit;

alb@Numbers:1:6 @ nga Simeoni, Shelumieli, bir i Tsurishadait;

alb@Numbers:1:7 @ nga Juda, Nahshoni, bir i Aminadabit;

alb@Numbers:1:8 @ nga Isakari, Nethaneeli, bir i Tsuarit;

alb@Numbers:1:9 @ nga Zabuloni, Eliabi, bir i Helonit;

alb@Numbers:1:10 @ nga bijtë e Jozefit, për Efraimin, Elishama, bir i Amihudit; për Manasën, Gamalieli, bir i Pedahtsurit;

alb@Numbers:1:11 @ nga Beniamini, Abidani, bir i Gideonit;

alb@Numbers:1:12 @ nga Dani, Ahiezeri, bir i Amishadaidit;

alb@Numbers:1:13 @ nga Asheri, Pagieli, bir i Okranit;

alb@Numbers:1:14 @ nga Gadi, Eliasafi, bir i Deuelit;

alb@Numbers:1:15 @ nga Neftali, Ahira, bir i Enanit".

alb@Numbers:1:16 @ Këta janë ata që u zgjodhën nga asambleja, prijësit e fiseve të etërve të tyre, krerët e divizioneve të Izraelit.

alb@Numbers:1:17 @ Moisiu dhe Aaroni morën, pra, këta burra që ishin caktuar me emër,

alb@Numbers:1:18 @ dhe thirrën tërë asamblenë, ditën e parë të muajit të dytë; ata u treguan fisin e tyre, në bazë të familjeve të tyre dhe të shtëpive të etërve të tyre, duke numëruar personat me moshë njëzet vjeç e lart, një për një.

alb@Numbers:1:19 @ Ashtu si Zoti pat urdhëruar Moisiun, ai bëri regjistrimin e tyre në shkretëtirën e Sinait.

alb@Numbers:1:20 @ Nga bijtë e Rubenit, i parëlinduri i Izraelit, trashëgimtarët e tyre në bazë të familjeve të tyre dhe të shtëpive të etërve të tyre, duke numëruar emrat e të gjithë meshkujve, një për një, nga mosha njëzet vjeç e lart, tërë ata që ishin të aftë të shkonin në luftë:

alb@Numbers:1:21 @ ata që u regjistruan nga fisi i Rubenit ishin dyzet e gjashtë mijë e pesëqind.

alb@Numbers:1:22 @ Nga bijtë e Simeonit, trashëgimtarët e tyre në bazë të familjeve të tyre dhe të shtëpive të etërve të tyre, ata që u regjistruan duke numëruar emrat e të gjithë meshkujve, një për një, nga mosha njëzet vjeç e lart, të gjithë ata që ishin të aftë të shkonin në luftë:

alb@Numbers:1:23 @ ata që u regjistruan nga fisi i Simeonit ishin pesëdhjetë e nëntë mijë e treqind.

alb@Numbers:1:24 @ Nga bijtë e Gadit, trashëgimtarët e tyre në bazë të familjeve të tyre dhe të shtëpive të etërve të tyre, duke numëruar emrat e atyre që ishin njëzet vjeç e lart, të gjithë ata që ishin të aftë të shkonin në luftë:

alb@Numbers:1:25 @ ata që u regjistruan nga fisi i Gadit ishin dyzet e pesë mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë.

alb@Numbers:1:26 @ Nga bijtë e Judës, trashëgimtarët e tyre në bazë të familjeve të tyre dhe të shtëpive të etërve të tyre, duke i numëruar emrat e tyre nga njëzet vjeç e lart, të gjithë ata që ishin të aftë të shkonin në luftë:

alb@Numbers:1:27 @ ata që u regjistruan nga fisi i Judës ishin shtatëdhjetë e katër mijë e gjashtëqind.

alb@Numbers:1:28 @ Nga bijtë e Isakarit, trashëgimtarët e tyre në bazë të familjeve të tyre dhe të shtëpive të etërve të tyre, duke i numëruar emrat nga njëzet vjeç e lart, të gjithë ata që ishin të aftë të shkonin në luftë:

alb@Numbers:1:29 @ ata që u regjistruan nga fisi i Isakarit ishin pesëdhjetë e katër mijë e katërqind.

alb@Numbers:1:30 @ Nga bijtë e Zabulonit, trashëgimtarët e tyre në bazë të familjeve dhe të shtëpive të etërve të tyre duke i numëruar nga mosha njëzet vjeç e lart, të gjithë ata që ishin të aftë të shkonin në luftë:

alb@Numbers:1:31 @ ata që u regjistruan nga fisi i Zabulonit ishin pesëdhjetë e shtatë mijë e katërqind.

alb@Numbers:1:32 @ Ndër bijtë e Jozefit: nga bijtë e Efraimit, trashëgimtarët e tyre në bazë të familjeve dhe të shtëpive të etërve të tyre, duke i numëruar emrat nga mosha njëzet vjeç e lart, të gjithë ata që ishin të aftë për të shkuar në luftë:

alb@Numbers:1:33 @ ata që u regjistruan nga fisi i Efraimit ishin dyzet mijë e pesëqind.

alb@Numbers:1:34 @ Nga bijtë e Manasit, trashëgimtarët e tyre në bazë të familjeve dhe të shtëpive të etërve të tyre, duke i numëruar emrat nga mosha njëzet vjeç e lart, të gjithë ata që ishin të aftë të shkonin në luftë:

alb@Numbers:1:35 @ ata që u regjistruan nga fisi i Manasit ishin tridhjetë e dy mijë e dyqind.

alb@Numbers:1:36 @ Nga bijtë e Beniaminit, trashëgimtarët e tyre në bazë të familjeve të tyre dhe të etërve të tyre, duke i numëruar emrat nga mosha njëzet vjeç e lart, të gjithë ata që ishin të aftë të shkonin në luftë:

alb@Numbers:1:37 @ ata që u regjistruan nga fisi i Beniaminit ishin tridhjetë e pesë mijë e katërqind.

alb@Numbers:1:38 @ Nga bijtë e Danit, trashëgimtarët e tyre në bazë të familjeve dhe të shtëpive të etërve të tyre, duke i numëruar emrat nga mosha njëzet vjeç e lart, të gjithë ata që ishin të aftë të shkonin në luftë:

alb@Numbers:1:39 @ ata që u regjistruan nga fisi i Danit ishin gjashtëdhjetë e dy mijë e shtatëqind.

alb@Numbers:1:40 @ Nga bijtë e Asherit, trashëgimtarët e tyre në bazë të familjeve të tyre dhe të shtëpive të etërve të tyre, duke i numëruar emrat nga mosha njëzet vjeç e lart, të gjithë ata që ishin të aftë të shkonin në luftë:

alb@Numbers:1:41 @ ata që u regjistruan nga fisi i Asherit ishin dyzet e një mijë e pesëqind.

alb@Numbers:1:42 @ Nga bijtë e Neftalit, trashëgimtarët e tyre në bazë të familjeve të tyre dhe të shtëpive të etërve të tyre, duke i numëruar emrat nga mosha njëzet vjeç e lart, të gjithë ata që ishin të aftë të shkonin në luftë:

alb@Numbers:1:43 @ ata që u regjistruan nga fisi i Neftalit ishin pesëdhjetë e tre mijë e katërqind.

alb@Numbers:1:44 @ Këta ishin të regjistruarit nga Moisiu dhe Aaroni, së bashku me dymbëdhjetë burrat, prijës të Izraelit, secili përfaqësues i shtëpisë së atit të tij.

alb@Numbers:1:45 @ Kështu tërë bijtë e Izraelit që u regjistruan në bazë të shtëpive të etërve të tyre, nga mosha njëzet vjeç e lart, domethënë tërë njerëzit që në Izrael ishin të aftë të shkonin në luftë,

alb@Numbers:1:46 @ të gjithë ata që u regjistruan ishin gjashtëqind e tre mijë e pesëqind e pesëdhjetë.

alb@Numbers:1:47 @ Por Levitët nuk u regjistruan bashkë me të tjerët, simbas fisit të etërve të tyre,

alb@Numbers:1:48 @ sepse Zoti i kishte folur Moisiut, duke i thënë:

alb@Numbers:1:49 @ "Vetëm në fisin e Levit nuk do të bësh regjistrimin dhe nuk do të llogaritësh numrin e tyre me bijtë e Izraelit;

alb@Numbers:1:50 @ por besoju Levitëve kujdesin për tabernakullin e dëshmisë, për të gjitha orenditë e tij dhe për çdo gjë që i përket. Ata do të mbartin tabernakullin dhe tërë orenditë e tij, do të bëjnë shërbimin dhe do të fushojnë rreth tabernakullit.

alb@Numbers:1:51 @ Kur tabernakulli duhet të zhvendoset, Levitët do ta bëjnë pjesë-pjesë; kur tabernakulli duhet të ndalet, ata do ta ngrenë; dhe i huaji që do të afrohet do të dënohet me vdekje.

alb@Numbers:1:52 @ Bijtë e Izraelit do t`i ngrenë çadrat e tyre secili në kampin e vet, secili pranë flamurit të vet, simbas renditjes së tyre.

alb@Numbers:1:53 @ Por Levitët do t`i ngrenë çadrat e tyre rreth tabenakullit të dëshmisë me qëllim që mëria ime të mos bjerë mbi asamblenë e bijve të Izraelit; kështu Levitët do të kujdesen për tabernakullin e dëshmisë".

alb@Numbers:1:54 @ Bijtë e Izraelit iu binden gjithçkaje që Zoti kishte urdhëruar Moisiun, dhe kështu bënë.

alb@Numbers:2:1 @ Zoti i foli akoma Moisiut dhe Aaronit, duke u thënë:

alb@Numbers:2:2 @ "Bijtë e Izraelit do të vendosen secili pranë flamurit të vet nën shenjat e shtëpisë së etërve të tyre; do të vendosen rreth e rrotull çadrës së mbledhjes, por në një farë largësie prej saj.

alb@Numbers:2:3 @ Në krahun lindor, ndaj diellit që po ngrihet, do të vendoset flamuri i kampit të Judës simbas renditjes së tij; prijësi i bijve të Efraimit është Nashoni, bir i Aminadabit;

alb@Numbers:2:4 @ ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin shtatëdhjetë e katër mijë e gjashtëqind.

alb@Numbers:2:5 @ Pranë tij do të vendoset fisi i Isakarit; prijësi i bijve të Isakarit është Nethaneeli, bir i Tsuarit;

alb@Numbers:2:6 @ ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin pesëqind e katër mijë e katërqind.

alb@Numbers:2:7 @ Pastaj do të vijë fisi i Zabulonit; prijësi i bijve të Zabulonit është Eliabi, bir i Helonit;

alb@Numbers:2:8 @ ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin pesëdhjetë e shtatë mijë e katërqind.

alb@Numbers:2:9 @ Të gjithë ata që u regjistruan në kampin e Judës, simbas ndarjeve të tij, ishin njëqind e tetëdhjetë e gjashtë mijë e katërqind. Ata do ta fillojnë marshimin të parët.

alb@Numbers:2:10 @ Në krahun jugor do të vihet flamuri i kampit të Rubenit simbas renditjes së ushtarëve të tij; dhe prijësi i bijve të Rubenit është Elitsuri, bir i Shedeurit;

alb@Numbers:2:11 @ dhe ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin dyzet e gjashtë mijë e pesëqind.

alb@Numbers:2:12 @ Pranë tij do të vendoset fisi i Simeonit; dhe prijësi i bijve të Simeonit është Shelumjeli, bir i Tsurishadait;

alb@Numbers:2:13 @ ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin pesëdhjetë e nëntë mijë e treqind.

alb@Numbers:2:14 @ Pastaj do të vijë fisi i Gadit; prijësi i bijve të Gadit është Eliasafi, bir i Reuelit,

alb@Numbers:2:15 @ ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin dyzet e pesë mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë.

alb@Numbers:2:16 @ Tërë ata që janë regjistruar në kampin e Rubenit, simbas divizioneve të tyre, ishin njëqind e pesëdhjetë e një mijë e katërqind e pesëdhjetë. Këta do ta fillojnë marshimin të dytët.

alb@Numbers:2:17 @ Pastaj do të niset për marshim çadra e mbledhjes bashkë me kampin e Levitëve në mes të kampeve të tjera. Do ta fillojnë marshimin në po atë rend të sistemimit të tyre, duke qëndruar secili në vendin e tij, pranë flamurit të vet.

alb@Numbers:2:18 @ Në krahun perëndimor do të jetë flamuri i kampit të Efraimit simbas renditjes së tij, prijësi i bijve të Efraimit është Elishama, bir i Amihudit;

alb@Numbers:2:19 @ ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin dyzet mijë e pesëqind.

alb@Numbers:2:20 @ Pranë tij do të zërë vend fisi i Manasit; prijësi i bijve të Manasit është Gamalieli, bir i Pedahtsurit;

alb@Numbers:2:21 @ ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin tridhjetë e dy mijë e dyqind.

alb@Numbers:2:22 @ Pastaj do të vijë fisi i Beniaminit; prijësi i bijve të Beniaminit është Abidan, bir i Gideonit;

alb@Numbers:2:23 @ ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin tridhjetë e pesë mijë e katërqind.

alb@Numbers:2:24 @ Të gjithë ata që janë regjistruar në kampin e Efraimit, simbas divizioneve të tyre, ishin njëqind e tetë mijë e njëqind. Këta do ta fillojnë marshimin të tretët.

alb@Numbers:2:25 @ Në krahun perëndimor do të jetë flamuri i kampit të Danit simbas renditjes së tij; prijësi i bijve të Danit është Ahiezeri, bir i Amishadait;

alb@Numbers:2:26 @ ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin gjashtëdhjetë e dy mijë e shtatëqind.

alb@Numbers:2:27 @ Pranë tij do të zërë vend fisi i Asherit; prijësi i bijve të Asherit është Pagieli, bir i Okranit;

alb@Numbers:2:28 @ ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin dyzet e një mijë e pesëqind.

alb@Numbers:2:29 @ Pastaj do të vijë fisi i Neftalit; prijësi i bijve të Neftalit është Ahira, bir i Enanit;

alb@Numbers:2:30 @ ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin pesëdhjetë e tre mijë e katërqind.

alb@Numbers:2:31 @ Të gjithë ata që u regjistruan në divizionin e Danit, ishin njëqind e pesëdhjetë e shtatë mijë e gjashtëqind. Ata do të nisen për marshim të fundit, pranë flamujve të tyre".

alb@Numbers:2:32 @ Këta janë bijtë e Izraelit që u regjistruan në bazë të shtëpive të etërve të tyre. Të gjithë ata që u regjistruan në kampet e ndryshme simbas divizioneve të tyre ishin gjashtëqind e tre mijë e pesëqind e pesëdhjetë.

alb@Numbers:2:33 @ Por Levitët nuk u regjistruan me bijtë e Izraelit, sepse kështu e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.

alb@Numbers:2:34 @ Bijtë e Izraelit iu bindën të gjitha urdhrave që Zoti i kishte dhënë Moisiut: kështu ata fushuan pranë flamurëve të tyre dhe kështu e nisnin marshimin, secili simbas familjes së tij dhe simbas shtëpisë së etërve të tij.

alb@Numbers:3:1 @ Këta janë pasardhësit e Aaronit dhe të Moisiut në kohën kur Zoti i foli Moisiut në malin Sinai.


Seeker Overlay: Off On

[BookofNumbers] [Numbers:0] [Numbers:1-2 ] [Numbers:2] [Discuss] Tag Numbers:1-2 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: