Numbers:3-4




alb@Numbers:3:1 @ Këta janë pasardhësit e Aaronit dhe të Moisiut në kohën kur Zoti i foli Moisiut në malin Sinai.

alb@Numbers:3:2 @ Këta janë emrat e bijve të Aaronit: Nadabi, i parëlinduri, Abihu, Eleazari dhe Ithamari.

alb@Numbers:3:3 @ Këta janë emrat e bijve të Aaronit, të vajosur si priftërinj, që ai i shenjtëroi për të shërbyer si priftërinj.

alb@Numbers:3:4 @ Nadabi dhe Abihu vdiqën para Zotit, kur ofruan një zjarr të palejueshëm para Zotit në shkretëtirën e Sinait; ata nuk patën bij. Kështu Eleazari dhe Ithamari shërbyen si priftërinj në prani të Aaronit, atit të tyre.

alb@Numbers:3:5 @ Pastaj Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:

alb@Numbers:3:6 @ "Afro fisin e Levitëve dhe paraqite para priftit Aaron, që të vihet në shërbim të tij.

alb@Numbers:3:7 @ Ata do të zbatojnë të gjitha udhëzimet e tij dhe do të kryejnë të gjitha detyrat që lidhen me tërë asamblenë para çadrës së mbledhjes, duke kryer shërbimin e tabernakullit.

alb@Numbers:3:8 @ Do të kujdesen për të gjitha orenditë e çadrës së mbledhjes dhe do të përmbushin të gjitha detyrimet e bijve të Izraelit, duke kryer shërbimin e tabernakullit.

alb@Numbers:3:9 @ Levitët do t`ua japësh Aaronit dhe bijve të tij; ata duhet t`u jepen plotësisht nga gjiri i bijve të Izraelit.

alb@Numbers:3:10 @ Ti do të vendosësh Aaronin dhe bijtë e tij në mënyrë që ata të kryejnë funksionet e priftërisë së tyre; por çdo i huaj tjetër që afrohet do të dënohet me vdekje"

alb@Numbers:3:11 @ Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:

alb@Numbers:3:12 @ "Ja, unë i mora Levitët nga gjiri i bijve të Izraelit në vend të çdo të parëlinduri që çel barkun e nënës midis bijve të Izraelit; prandaj Levitët do të jenë të mitë,

alb@Numbers:3:13 @ sepse çdo i parëlindur është imi; ditën që godita të gjithë të parëlindurit në vendin e Egjiptit, unë ia shenjtërova vetvetes të gjithë të parëlindurit në Izrael, qoftë të njerëzve, qoftë të kafshëve; ata do të jenë të mitë. Unë jam Zoti.

alb@Numbers:3:14 @ Pastaj Zoti i foli Moisiut në shkretëtirën e Sinait, duke i thënë:

alb@Numbers:3:15 @ "Bëj regjistrimin e bijve të Levit në bazë të shtëpive të etërve të tyre dhe të familjeve të tyre; do të bësh regjistrimin e të gjithë meshkujve një muajsh e lart".

alb@Numbers:3:16 @ Kështu Moisiu bëri regjistrimin simbas urdhërit të Zotit ashtu siç ishte urdhëruar.

alb@Numbers:3:17 @ Këta janë bijtë e Levit, simbas emrave të tyre: Gershon, Kehat dhe Merari.

alb@Numbers:3:18 @ Këta janë emrat e bijve të Gershonit, simbas familjeve të tyre: Libni dhe Shimei;

alb@Numbers:3:19 @ bijtë e Kehathit, simbas familjeve të tyre, ishin Amrami, Itsehari, Hebroni dhe Uzieli;

alb@Numbers:3:20 @ bijtë e Merarit, simbas familjeve të tyre, ishin Mahli dhe Mushi. Këto janë familjet e Levitëve, në bazë të shtëpive të etërve të tyre.

alb@Numbers:3:21 @ Nga Gershoni rrjedhin familja e Libnitëve dhe familja e Shimetëve; këto janë familjet e Gershonitëve.

alb@Numbers:3:22 @ Ata që u regjistruan, duke numëruar tërë meshkujt e moshës një muajsh e lart, ishin shtatë mijë e pesëqind.

alb@Numbers:3:23 @ Familjet e Gershonitëve duhet të zinin vend prapa tabernakullit, në drejtim të perëndimit.

alb@Numbers:3:24 @ I pari i shtëpisë së etërve të Gershonitëve ishte Eliasafi, bir i Laelit.

alb@Numbers:3:25 @ Detyrat e bijve të Gershonit në çadrën e mbledhjes kishin të bënin me tabernakullin, me çadrën dhe mbulesën e saj, me perden e hyrjes në çadrën e mbledhjes,

alb@Numbers:3:26 @ me perdet e oborrit, me perden në hyrjen e oborrit rreth tabernakullit dhe rreth altarit dhe litarët e tij për tërë shërbimin që u takonte.

alb@Numbers:3:27 @ Nga Kehathi rrjedhin familja e Amramitëve, familja e Itseharit, familja e Hebronitëve dhe familja e Uzielitëve; këto janë familjet e Kehathitëve.

alb@Numbers:3:28 @ Duke numëruar tërë meshkujt që ishin në moshë një muajsh e lart, kishte tetë mijë e gjashtëqind vetë, që kujdeseshin për shenjtëroren.

alb@Numbers:3:29 @ Familjet e bijve të Kehathit duhet të zinin vend në krahun jugor të tabernakullit.

alb@Numbers:3:30 @ I pari i shtëpisë së etërve të Kehathit ishte Elitsafani, bir i Uzielit.

alb@Numbers:3:31 @ Detyrat e tyre kishin të bënin me arkën, me tryezën, me shandanin, me altarët dhe me orenditë e shenjtërores me të cilat ata kryenin shërbimin, me velin dhe gjithë punën që lidhet me këto gjëra.

alb@Numbers:3:32 @ Princi i princave të Levitëve ishte Eleazari, bir i priftit Aaron; ai mbikqyrte ata që kujdeseshin për shenjtëroren.

alb@Numbers:3:33 @ Nga Merari rrjedhin familja e Mahlitëve dhe familja e Mushitëve; këto janë familjet e Merarit.

alb@Numbers:3:34 @ Ata që u regjistruan, duke numëruar tërë meshkujt nga mosha një muajsh e lart, ishin gjashtë mijë e dyqind.

alb@Numbers:3:35 @ Prijësi i shtëpisë së etërve të familjeve të Merarit ishte Tsurieli, bir i Abihailit. Ata duhet të zinin vend në krahun verior të tabernakullit.

alb@Numbers:3:36 @ Detyrat e caktuara për bijtë e Merarit kishin të bënin me dërrasat e tabernakullit, me traversat e tij, me shtyllat dhe bazat e tyre, me tërë veglat e tij dhe tërë punën që ka të bëjë me këto gjëra,

alb@Numbers:3:37 @ me shtyllat e oborrit rreth e qark, me bazat e tyre, me kunjat dhe me litarët e tyre.

alb@Numbers:3:38 @ Përpara tabernakullit, në krahun e tij lindor, përballë çadrës së mbledhjes, nga ana lindjes së diellit, duhet të zinin vend Moisiu, Aaroni dhe bijtë e tij; ata kujdeseshin për shenjtëroren duke plotësuar detyrat e bijve të Izraelit; por çdo i huaj tjetër që do të afrohej, do të dënohej me vdekje.

alb@Numbers:3:39 @ Tërë Levitët e regjistruar nga Moisiu dhe Aaroni në bazë të familjeve të tyre simbas urdhrit të Zotit, të gjithë meshkujt që nga mosha një muajsh e lart ishin njëzet mijë.

alb@Numbers:3:40 @ Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Bëj regjistrimin e të gjithë të parëlindurve meshkuj ndër bijtë e Izraelit nga mosha një muajsh e lart dhe llogarit edhe emrat e tyre.

alb@Numbers:3:41 @ Do t`i marrësh Levitët për mua, unë jam Zoti, në vend të të gjithë të parëlindurve ndër bijtë e Izraelit dhe bagëtinë e Levitëve në vend të të parëlindurve ndër bagëtitë e bijve të Izraelit".

alb@Numbers:3:42 @ Kështu Moisiu bëri regjistrimin e të gjithë të parëlindurve ndër bijtë e Izraelit, ashtu siç e kishte urdhëruar Zoti.

alb@Numbers:3:43 @ Të gjithë të parëlindurit meshkuj që u regjistruan duke numëruar emrat e tyre nga mosha një muajsh e lart, ishin njëzet e dy mijë e dyqind e shtatëdhjetë e tre.

alb@Numbers:3:44 @ Pastaj Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:

alb@Numbers:3:45 @ "Merr Levitët në vend të të gjithë të parëlindurve të Izraelit, dhe bagëtinë e Levitëve në vend të bagëtisë së tyre; Levitët do të jenë të mitë. Unë jam Zoti.

alb@Numbers:3:46 @ Për shpengimin e dyqind e shtatëdhjetë e tre të parëlindur të Izraelit që e kalojnë numrin e Levitëve,

alb@Numbers:3:47 @ do të marrësh pesë sikla për frymë, simbas siklit të shenjtërores; sikli ka njëzet gere.

alb@Numbers:3:48 @ Paratë do t`ia japësh Aaronit dhe bijve të tij për të shpenguar ata që e kalojnë numrin e tyre".

alb@Numbers:3:49 @ Kështu Moisiu mori paratë e shpengimit nga ata që e kalonin numrin e të parëlindurve të shpenguar nga Levitët;

alb@Numbers:3:50 @ mori paratë e të parëlindurve të bijve të Izraelit; një mijë e treqind e gjashtëdhjetë e pesë sikla, simbas siklit të shenjtërores.

alb@Numbers:3:51 @ Pastaj Moisiu paratë e atyre që ishin shpenguar ia dha Aaronit dhe bijve të tij, simbas urdhërit të Zotit, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.

alb@Numbers:4:1 @ Zoti i foli akoma Moisiut dhe Aaronit, duke u thënë:

alb@Numbers:4:2 @ "Numëroni bijtë e Kehathit, midis bijve të Levit, në bazë të familjeve të tyre dhe të shtëpive të etërve të tyre,

alb@Numbers:4:3 @ nga mosha tridhjetë vjeç e lart deri në moshën pesëdhjetë vjeç, të të gjithë atyre që hyjnë në shërbim për të punuar në çadrën e mbledhjes.

alb@Numbers:4:4 @ Ky është shërbimi i bijve të Kehathit në çadrën e mbledhjes, që ka të bëjë me gjërat shumë të shenjta.

alb@Numbers:4:5 @ Kur kampi duhet lëvizur, Aaroni dhe bijtë e tij do të vinë për të hequr velin e ndarjes dhe do të mbulojnë me të arkën e dëshmisë;

alb@Numbers:4:6 @ pastaj do të vënë mbi të një mbulesë prej lëkure të baldosës, do të shtrijnë mbi të një cohë krejt ngjyrë vjollce dhe do të fusin në të shtizat e saj.

alb@Numbers:4:7 @ Do të shtrijnë një cohë ngjyrë vjollce mbi tryezën e bukëve të paraqitjes dhe do të vënë mbi të pjatat, gotat, legenët dhe kupat e libacioneve; mbi të do të jetë edhe buka e përjetshme.

alb@Numbers:4:8 @ Mbi këto gjëra do të shtrijnë një cohë të kuqe të ndezur dhe mbi të një mbulesë prej lëkure të baldosës, dhe do të fusin në të shtizat.

alb@Numbers:4:9 @ Pastaj do të marrin një mbulesë ngjyrë vjollce, me të cilën do të mbulojnë shandanin e ndriçimit, llambat e tij dhe gërshërët e tij, të gjitha enët e vajit të caktuara për shërbimin;

alb@Numbers:4:10 @ pastaj do ta vënë shandanin me të gjithë veglat e tij në një mbulesë prej lëkure të baldosës dhe do ta vendosin mbi një bartinë

alb@Numbers:4:11 @ Do të shtrijnë mbi altarin prej ari një pëlhurë ngjyrë vjollce dhe mbi të një mbulesë prej lëkure të baldosës dhe do të futin në të shtizat.

alb@Numbers:4:12 @ Pastaj do të marrin të gjitha veglat e shërbimit që përdoren në shenjtëroren, do t`i fusin në një cohë ngjyrë vjollce, do t`i mbështjellin me një mbulesë prej lëkure të baldosës dhe do t`i vendosin mbi një bartinë.

alb@Numbers:4:13 @ Pastaj do të heqin hirin nga altari dhe do të shtrijnë mbi të një cohë të kuqe;

alb@Numbers:4:14 @ mbi të do të vendosen të gjitha veglat që përdoren për shërbimin e tij, mangallet, mashat, lopatëzat, legenat, të gjitha veglat e altarit; do të shtrijnë mbi të një mbulesë prej lëkure të baldosës dhe do të futin në të shtizat.

alb@Numbers:4:15 @ Pasi që Aaroni dhe bijtë e tij të kenë mbaruar së mbuluari shenjtëroren dhe tërë orenditë e saj, kur kampi është bërë gati të niset, bijtë e Kehathit do të vijnë për t`i mbartur, por ata nuk do të prekin gjërat e shenjta, që të mos vdesin. Këto janë gjërat nga çadra e mbledhjes të cilat bijtë e Kehathit duhet të trasportojnë.

alb@Numbers:4:16 @ Eleazari, bir i priftit Aaron, do të ngarkohet me vajin e shandanit, me temjanin aromatik, me ofertën e përjetshme të ushqimit dhe të vajit të vajosjes; ai do të ngarkohet edhe me tërë tabernakullin dhe tërë gjërat që përmban ai, me shenjtëroren dhe pajisjet e saj".

alb@Numbers:4:17 @ Pastaj Zoti u foli Moisiut dhe Aaronit, duke u thënë:

alb@Numbers:4:18 @ "Kini kujdes që klani i familjeve të Kehathitëve të mos shfaroset në mes të Levitëve;

alb@Numbers:4:19 @ bëni, pra, këtë për ta, me qëllim që ata të jetojnë dhe të mos vdesin kur u afrohen gjërave shumë të shenjta: Aaroni dhe bijtë e tij do të hyjnë dhe do t`i caktojnë secilit shërbimin e tij dhe detyrën e tij.

alb@Numbers:4:20 @ Por ata nuk do të hyjnë për të parë në kohën kur gjërat e shenjta po mbulohen, që të mos vdesin".

alb@Numbers:4:21 @ Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:

alb@Numbers:4:22 @ "Numëro edhe bijtë e Gershonit, në bazë të shtëpive të etërve të tyre dhe të familjeve të tyre.

alb@Numbers:4:23 @ Do ta bësh regjistrimin nga mosha tridhjetë vjeç e lart, deri në moshën pesëdhjetë vjeç të të gjithë atyre që hyjnë për të bërë shërbimin, për të punuar në çadrën e mbledhjes.

alb@Numbers:4:24 @ Kjo është detyra e familjeve të Gershonitëve, shërbimi që duhet të kryejnë dhe gjërat që duhet të sjellin:

alb@Numbers:4:25 @ do të bartin pëlhurat e tabernakullit dhe çadrën e mbledhjes, mbulesën e saj, mbulesën prej lëkure të baldosës që është sipër dhe perden në hyrje të çadrës së mbledhjes,

alb@Numbers:4:26 @ perdet e oborrit me perden për hyrjen në oborr, perdet që janë rreth tabernakullit dhe altarit, litarët e tyre dhe të gjitha veglat e caktuara për shërbimin e tyre; ç`të jetë e nevojshme të bëhet ata do ta bëjnë.

alb@Numbers:4:27 @ Tërë shërbimi i bijve të Gershonitëve, të gjitha gjërat që duhet të bartin dhe të gjitha gjërat që duhet të kryejnë, do të bëhen me urdhër të Aaronit dhe të bijve të tij; ju do t`u ngarkoni atyre përgjegjësinë për tërë gjërat që duhet të bartin.

alb@Numbers:4:28 @ Ky është shërbimi i familjeve të Gershonitëve në çadrën e mbledhjes; dhe detyrat e tyre do t`i kryejnë nën urdhrat e Ithamarit, birit të priftit Aaron.

alb@Numbers:4:29 @ Do të bësh regjistrimin e bijve të Merarit në bazë të familjeve të tyre dhe të shtëpive të etërve të tyre;

alb@Numbers:4:30 @ do të bësh regjistrimin nga mosha tridhjetë vjeç e lart, deri në moshën pesëdhjetë vjeç të të gjithë atyre që hyjnë në çadrën e mbledhjes për të kryer shërbime.

alb@Numbers:4:31 @ Kjo është ajo që i është besuar përgjegjësisë së tyre në pajtim me gjithë shërbimin e tyre në çadrën e mbledhjes; dërrasat e tabernakullit, traversat, shtyllat dhe bazat e tij,

alb@Numbers:4:32 @ shtyllat që ndodhen rreth e rrotull oborrit, bazat e tyre, kunjat e tyre, litarët e tyre, me të gjitha veglat e tyre dhe tërë shërbimet që këto gjëra përmbajnë; dhe do t`i caktoni secilit personalisht objektet që duhet të mbajë.

alb@Numbers:4:33 @ Ky është shërbimi i familjeve të bijve të Merarit, në pajtim me detyrat e tyre në çadrën e mbledhjes, nën urdhërat e Ithamarit, birit të priftit Aaron".

alb@Numbers:4:34 @ Moisiu, Aaroni dhe prijësit e asamblesë kryen, pra, regjistrimin e bijve të Kehathitëve në bazë të familjeve të tyre dhe të shtëpive të etërve të tyre,

alb@Numbers:4:35 @ e të gjithë atyre që nga mosha tridhjetë vjeç e lart, deri pesëdhjetë vjeç hynin për të shërbyer në çadrën e mbledhjes.

alb@Numbers:4:36 @ Ata që u regjistruan simbas familjeve të tyre ishin dy mijë e shtatëqind e pesëdhjetë.

alb@Numbers:4:37 @ Këta qenë ata që u regjistruan nga familjet e Kehathitëve, të gjithë ata që shërbenin në çadrën e mbledhjes; Moisiu dhe Aaroni bënë regjistrimin e tyre simbas urdhrit që Zoti kishte dhënë me anë të Moisiut.

alb@Numbers:4:38 @ Ata që u regjistruan nga bijtë e Gershonit në bazë të familjeve të tyre dhe të shtëpive të etërve të tyre,

alb@Numbers:4:39 @ nga mosha tridhjetë vjeç e lart, deri në moshën pesëdhjetë vjeç, tërë ata që hynin për të shërbyer në çadrën e mbledhjes;

alb@Numbers:4:40 @ ata që u regjistruan në bazë të familjeve të tyre dhe të shtëpive të etërve të tyre, ishin dy mijë e gjashtëqind e tridhjetë.

alb@Numbers:4:41 @ Këta qenë ata që u regjistruan nga familjet e Gershonit, të gjithë ata që bënin shërbim në çadrën e mbledhjes; Moisiu dhe Aaroni kryen regjistrimin e tyre simbas urdhrit të Zotit.

alb@Numbers:4:42 @ Ata që u regjistruan nga familjet e bijve të Merarit në bazë të familjeve të tyre dhe të shtëpive të etërve të tyre,

alb@Numbers:4:43 @ nga mosha tridhjetë vjeç e lart, deri në moshën pesëdhjetë vjeç, tërë ata që hynin për të shërbyer në çadrën e mbledhjes;

alb@Numbers:4:44 @ ata që u regjistruan simbas familjeve të tyre ishin tre mijë e dyqind.

alb@Numbers:4:45 @ Këta janë ata që u regjistruan nga familjet e bijve të Merarit; ata që u regjistruan nga Moisiu dhe Aaroni, simbas urdhërit të Zotit të dhënë me anë të Moisiut.

alb@Numbers:4:46 @ Të gjithë ata që u regjistruan nga Levitët, që Moisiu, Aaroni dhe prijësit e Izraelit i regjistruan, në bazë të familjeve të tyre dhe të shtëpive të etërve të tyre,

alb@Numbers:4:47 @ nga mosha tridhjetë vjeç e lart deri në moshën pesëdhjetë vjeç, tërë ata që hynin për të shërbyer dhe për të mbajtur pesha në çadrën e mbledhjes;

alb@Numbers:4:48 @ ata që u regjistruan ishin tetë mijë e pesëqind e tetëdhjetë.

alb@Numbers:4:49 @ Ata u regjistruan, simbas urdhrit të Zotit për Moisiun, secili në bazë të shërbimit që duhet të bënte dhe të asaj që duhet të mbante. Kështu ata u regjistruan nga ai, ashtu siç e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.

alb@Numbers:5:1 @ Pastaj Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:


Seeker Overlay: Off On

[BookofNumbers] [Numbers:2] [Numbers:3-4 ] [Numbers:4] [Discuss] Tag Numbers:3-4 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: