Numbers:34-35




alb@Numbers:34:1 @ Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:

alb@Numbers:34:2 @ "Urdhëro bijtë e Izraelit dhe u thuaj atyre: Kur do të hyni në vendin e Kanaanit, ky është vendi që ju takon si trashëgimi, vendi i Kanaanit me këta kufij të veçantë:

alb@Numbers:34:3 @ Kufiri juaj jugor do të fillojë në shkretëtirën e Tsinit, gjatë kufirit të Edomit; kështu kufiri juaj do të shtrihet nga skaji i Detit të Kripur në drejtim të lindjes;

alb@Numbers:34:4 @ kufiri juaj do të shkojë pastaj nga e përpjeta e Akrabimit, do të kalojë nëpër Tsin dhe do të shtrihet në jug të Kadesh-Barneas; do të vazhdojë pastaj në drejtim të Hatsar-Adarit dhe do të kalojë nëpër Atsmoni.

alb@Numbers:34:5 @ Nga Atsmoni kufiri do të kthejë deri në përroin e Egjiptit dhe do të përfundojë në det.

alb@Numbers:34:6 @ Kufiri juaj në perëndim do të jetë Deti i Madh; ky do të jetë kufiri juaj perëndimor.

alb@Numbers:34:7 @ Ky do të jetë kufiri juaj verior: duke u nisur nga Deti i Madh do të caktoni kufirin tuaj deri në malin Hor;

alb@Numbers:34:8 @ nga mali Hor do të caktoni kufirin tuaj deri në hyrje të Hamathit, dhe skaji i kufirit do të jetë në Tsedad;

alb@Numbers:34:9 @ kufiri do të vazhdojë pastaj deri në Zifron dhe do të mbarojë në Hatsar-Enan; ky do të jetë kufiri juaj verior.

alb@Numbers:34:10 @ Do ta vijëzoni kufirin tuaj lindor nga Hatsar-Enani deri në Shefam;

alb@Numbers:34:11 @ kufiri do të zbresë nga Shefami në drejtim të Riblahut, në lindje të Ainit; pastaj kufiri do të zbresë dhe do të shtrihet deri sa të arrijë bregun lindor të detit të Kinerethit;

alb@Numbers:34:12 @ pastaj kufiri do të zbresë në drejtim të Jordanit, për të arritur deri në Detin e Kripur. Ky do të jetë vendi juaj me kufijtë e tij rreth e qark".

alb@Numbers:34:13 @ Kështu Moisiu u njoftoi këtë urdhër bijve të Izraelit dhe u tha atyre: "Ky është vendi që do të merrni si trashëgimi duke hedhur short, dhe që Zoti ka urdhëruar t`u jepet nëntë fiseve e gjysmë,

alb@Numbers:34:14 @ sepse fisi i bijve të Rubenit, në bazë të shtëpive të etërve të tyre, dhe fisi i bijve të Gadit, në bazë të shtëpive të etërve të tyre, dhe gjysma e fisit të Manasit e kanë marrë trashëgiminë e tyre.

alb@Numbers:34:15 @ Këto dy fise e gjysmë e kanë marrë trashëgiminë e tyre në lindje të Jordanit, mbi bregun përballë Jerikos, në drejtim të lindjes".

alb@Numbers:34:16 @ Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:

alb@Numbers:34:17 @ "Këta janë emrat e burrave që do të kryejnë ndarjen e vendit midis jush: prifti Eleazar dhe Jozueu, bir i Nunit.

alb@Numbers:34:18 @ Do të merrni edhe një prijës nga çdo fis, për të bërë ndarjen e vendit.

alb@Numbers:34:19 @ Këta janë emrat e burrave: Kalebi, bir i Jefunehut, nga fisi i Judës;

alb@Numbers:34:20 @ Shemueli, bir i Amihudit, nga fisi i bijve të Simeonit;

alb@Numbers:34:21 @ Elidadi, bir i Kislonit, nga fisi i Beniaminit;

alb@Numbers:34:22 @ prijësi Buki, bir i Joglit, nga fisi i bijve të Danit;

alb@Numbers:34:23 @ prijësi Haniel, bir i Efodit, për bijtë e Jozefit, nga fisi i bijve të Manasit;

alb@Numbers:34:24 @ prijësi Kemuel, bir i Shiftanit, për fisin e bijve të Efraimit;

alb@Numbers:34:25 @ prijësi Elitsafan, bir i Parnakut, për fisin e bijve të Zabulonit;

alb@Numbers:34:26 @ prijësi Paltiel, bir i Azanit, për fisin e bijve të Isakarit;

alb@Numbers:34:27 @ prijësi Ahihud, bir i Shelomit, për fisin e bijve të Asherit;

alb@Numbers:34:28 @ dhe prijësi Pedahel, bir i Amihudit, për fisin e bijve të Neftalit".

alb@Numbers:34:29 @ Këta janë burrat të cilët Zoti i urdhëroi t`u jepnin trashëgiminë bijve të Izraelit në vendin e Kananit.

alb@Numbers:35:1 @ Zoti i foli akoma Moisiut në fushat e Moabit pranë Jordanit, në bregun përballë Jerikos, dhe i tha:

alb@Numbers:35:2 @ "Urdhëro bijtë e Izraelit që, nga trashëgimia që do të zotërojnë, t`u japin Levitëve disa qytete për të banuar, do t`u jepni gjithashtu kullota rreth qyteteve.

alb@Numbers:35:3 @ Dhe ata do të kenë qytete për të banuar, ndërsa kullotat do t`u shërbejnë për bagëtinë e tyre dhe për të gjitha kafshët e tyre.

alb@Numbers:35:4 @ Kullotat e qyteteve që do t`u jepni Levitëve do të shtrihen nga muret e qyteteve e tutje, një mijë kubitë, rreth e qark.

alb@Numbers:35:5 @ Do të masni, pra, jashtë qytetit dy mijë kubitë nga ana e lindjes, dy mijë kubitë nga ana e jugut, dy mijë kubitë nga ana perëndimore dhe dy mijë kubitë nga ana veriore; qyteti do të ndodhet në mes. Këto janë tokat për kullotë rreth qyteteve që do t`u përkasin Levitëve.

alb@Numbers:35:6 @ Ndër qyetet që do t`u jepni Levitëve do të caktoni qytete strehimi, në të cilat mund të gjejë strehim ai që ka vrarë dikë; dhe këtyre qyteteve do t`u shtoni dyzet e dy qytete të tjera.

alb@Numbers:35:7 @ Gjithsej qytetet që do t`u jepni Levitëve do të jenë, pra, dyzet e tetë bashkë me tokat për kullotë.

alb@Numbers:35:8 @ Qytetet që do t`u jepni Levitëve do të rrjedhin nga pronësia e bijve të Izraelit; nga fiset më të mëdha do të merrni më shumë, nga fiset më të vogla do të merrni më pak; çdo fis do t`u japë Levitëve ndonjë nga qytetet e tij, në përpjestim me trashëgiminë që do t`i takojë".

alb@Numbers:35:9 @ Pastaj Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:

alb@Numbers:35:10 @ "Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Kur të kaloni Jordanin për të hyrë në vendin e Kanaanit,

alb@Numbers:35:11 @ do të caktoni disa qytete që do të jenë për ju qytete strehimi, ku mund të ikë vrasësi që ka vrarë dikë pa dashje.

alb@Numbers:35:12 @ Këto qytete do t`ju shërbejnë si vende strehimi kundër hakmarrësve, që vrasësi të mos vritet para se të ketë dalë në gjyq përpara asamblesë.

alb@Numbers:35:13 @ Nga qytetet që do të jepni, gjashtë do të jenë, pra, qytete strehimi.

alb@Numbers:35:14 @ Do të jepni trie qytete në pjesën në lindje të Jordanit dhe trie qytete në vendin e Kanaanit; këto do të jenë qytete strehimi.

alb@Numbers:35:15 @ Këto gjashtë qytete do të shërbejnë si vende strehimi për bijtë e Izraelit, për të huajin dhe për atë që banon midis jush, me qëllim që ai që ka vrarë dikë pa dashje të mund të strehohet.

alb@Numbers:35:16 @ Por në rast se dikush godet një tjetër me një vegël hekuri dhe ky vdes, ai person është vrasës dhe si i tillë do të vritet.

alb@Numbers:35:17 @ Dhe në rast se e godet me një gur që kishte në dorë, që mund të shkaktojë vdekjen, dhe i godituri vdes, ai person është vrasës; vrasësi do të vritet.

alb@Numbers:35:18 @ Ose në rast se godet me një vegël druri që kishte në dorë, dhe që mund të shkaktojë vdekjen, dhe i godituri vdes, ky person është vrasës; vrasësi do të vritet.

alb@Numbers:35:19 @ Do të jetë vetë hakmarrësi i gjakut ai që do ta vrasë vrasësin; kur do ta takojë, do ta vrasë.

alb@Numbers:35:20 @ Në rast se dikush i jep një të shtyrë një personi tjetër sepse e urren apo e qëllon me diçka me dashje, dhe ai vdes,

alb@Numbers:35:21 @ ose e godet për armiqësi me dorën e vet dhe ai vdes, ai që ka goditur do të vritet; ai është vrasës; hakmarrësi i gjakut do ta vrasë vrasësin kur do ta takojë.

alb@Numbers:35:22 @ Por në rast se në një moment i jep një të shtyrë pa armiqësi, ose e qëllon me diçka, por pa dashje,

alb@Numbers:35:23 @ ose, pa e parë, shkakton që t`i bjerë mbi trup një gur që mund të shkaktojë vdekjen, dhe ai vdes, pa qenë ai armiku i tij ose që kërkon të keqen e tij,

alb@Numbers:35:24 @ atëherë asambleja do të gjykojë midis atij që ka goditur dhe hakmarrësit të gjakut në bazë të këtyre rregullave.

alb@Numbers:35:25 @ Asambleja do ta lirojë vrasësin nga dora e hakmarrësit të gjakut dhe do ta lejojë të shkojë në qytetin e strehimit ku kishte ikur, dhe ai do të banojë atje deri sa të vdesë kryeprifti që është vajosur me vaj të shenjtëruar.

alb@Numbers:35:26 @ Por në rast se vrasësi në çfarëdo kohe del jashtë kufijve të qytetit të strehimit ku kishte ikur,

alb@Numbers:35:27 @ dhe hakmarrësi i gjakut e gjen vrasësin jashtë kufijve të qytetit të strehimit dhe e vret, hakmarrësi i gjakut nuk do të jetë fajtor për gjakun e derdhur,

alb@Numbers:35:28 @ sepse vrasësi duhet të kishte mbetur në qytetin e tij të strehimit deri sa të vdiste kryeprifti; mbas vdekjes së kryepriftit, vrasësi mund të kthehet në tokën që është pronë e tij.

alb@Numbers:35:29 @ Këto le t`ju shërbejnë si rregulla të së drejtës për të gjithë brezat tuaja, kudo që të banoni.

alb@Numbers:35:30 @ Në qoftë se dikush vret një person, vrasësi do të vritet në bazë të deponimit të dëshmitarëve; por nuk do të dënohet askush në bazë të deponimit të një dëshmitari të vetëm.

alb@Numbers:35:31 @ Nuk do të pranoni asnjë çmim për shpengimin e jetës së një vrasësi që është dënuar me vdekje, sepse ai duhet të vritet.

alb@Numbers:35:32 @ Nuk do të pranoni asnjë çmim për shpengimin e një vrasësi që ka ikur në qytetin e tij të strehimit, me qëllim që të kthehet të banojë në tokën e tij para vdekjes së kryepriftit.

alb@Numbers:35:33 @ Nuk do të ndotni vendin ku jetoni, sepse gjaku ndot vendin; nuk mund të bëhet asnjë shlyerje për vendin, për gjakun që është derdhur në të veçse me anë të gjakut të atij që e ka derdhur.

alb@Numbers:35:34 @ Nuk do të ndotni, pra, vendin ku banoni, dhe në mes të të cilit banoj edhe unë, sepse unë jam Zoti që banon midis bijve të Izraelit.

alb@Numbers:36:1 @ Kryefamiljarët e bijve të Galaadit, birit të Makielit, bir i Manasit, të familjeve të bijve të Jozefit, u ngritën më këmbë dhe i dolën përpara Moisiut dhe prijësve, kryefamiljarëve të bijve të Izraelit,


Seeker Overlay: Off On

[BookofNumbers] [Numbers:33] [Numbers:34-35 ] [Numbers:35] [Discuss] Tag Numbers:34-35 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: