Proverbs:22-23




alb@Proverbs:22:1 @ Një nam i mirë është më i pëlqyeshëm se pasuritë e mëdha, dhe hiri është më i pëlqyeshëm se argjendi dhe ari.

alb@Proverbs:22:2 @ I pasuri dhe i varfëri kanë këtë të përbashkët: të dy i ka bërë Zoti.

alb@Proverbs:22:3 @ Njeriu i matur e shikon të keqen dhe fshihet; por njerëzit naivë shkojnë tutje dhe dënohen.

alb@Proverbs:22:4 @ Çmimi i përvujtërisë është frika e Zotit, pasuria, lavdia dhe jeta.

alb@Proverbs:22:5 @ Ferra dhe leqe gjenden në udhën e të çoroditurit; kush kujdeset për jetën e vet rri larg tyre.

alb@Proverbs:22:6 @ Mësoji fëmijës rrugën që duhet të ndjekë, dhe ai nuk do të largohet prej saj edhe kur të plaket.

alb@Proverbs:22:7 @ I pasuri sundon mbi të varfërit, dhe huamarrësi është skllav i huadhënësit.

alb@Proverbs:22:8 @ Kush mbjell padrejtësi ka për të korrur telashe dhe shufra e zemërimit të tij do të asgjesohet.

alb@Proverbs:22:9 @ Njeriu me sy dashamirës do të bekohet, sepse i jep bukë të varfërit.

alb@Proverbs:22:10 @ Përzëre tallësin dhe grindjet do të ikin bashkë me të; po, grindjet dhe fyerjet do të pushojnë.

alb@Proverbs:22:11 @ Kush e do pastërtinë e zemrës dhe ka hir mbi buzët do ta ketë shok mbretin.

alb@Proverbs:22:12 @ Sytë e Zotit ruajnë dijen, por ai i bën të kota fjalët e të pabesit.

alb@Proverbs:22:13 @ Përtaci thotë: "Jashtë ka një luan; do të vritem rrugës".

alb@Proverbs:22:14 @ Goja e gruas që shkel kurorën është një gropë e thellë; ai që ka zemëruar Zotin do të bjerë në të.

alb@Proverbs:22:15 @ Marrëzia lidhet me zemrën e fëmijës, por shufra e korrigjimit do ta largojë prej saj.

alb@Proverbs:22:16 @ Ai që shtyp të varfërin për t`u pasuruar dhe ai që i jep të pasurit, me siguri do të varfërohet

alb@Proverbs:22:17 @ Vëru veshin dhe dëgjo fjalët e të urtëve, dhe jepja zemrën dijes sime.

alb@Proverbs:22:18 @ sepse për ty do të jetë e këndshme t`i ruash në intimitetin tënd dhe t`i kesh të gjitha gati mbi buzët e tua.

alb@Proverbs:22:19 @ Me qëllim që besimin tënd ta kesh te Zoti, sot të kam mësuar, po, pikërisht ty.

alb@Proverbs:22:20 @ A nuk të kam shkruar në të kaluarën aforizma që kanë të bëjnë me këshillimin dhe diturinë,

alb@Proverbs:22:21 @ në mënyrë që të njohësh sigurinë e fjalëve të së vërtetës, me qëllim që t`u përgjigjesh me fjalë të vërteta atyre që të dërgojnë?

alb@Proverbs:22:22 @ Mos e vidh të varfërin, sepse është i varfër, dhe mos e shtyp të mjerin te porta,

alb@Proverbs:22:23 @ sepse Zoti do të mbrojë çështjen e tyre dhe do t`u heqë jetën atyre që i kanë zhveshur.

alb@Proverbs:22:24 @ Mos lidh miqësi me njeriun zemërak dhe mos u shoqëro me njeriun idhnak,

alb@Proverbs:22:25 @ që të mos mësosh rrugët e tij dhe të mos gjesh një kurth për shpirtin tënd.

alb@Proverbs:22:26 @ Mos u bëj si ata që japin dorën si garanci, që bëhen garant për borxhet e të tjerëve.

alb@Proverbs:22:27 @ Në qoftë se nuk ke asgjë me se të paguash, pse duhet të të heqë shtratin poshtë vetes?

alb@Proverbs:22:28 @ Mos e luaj kufirin e vjetër, të vendosur nga etërit e tu.

alb@Proverbs:22:29 @ A ke parë një njeri të papërtueshëm në punën e tij? Ai do të paraqitet në prani të mbretit dhe nuk do të qëndrojë para njerëzve të humbur.

alb@Proverbs:23:1 @ Kur ulesh të hash me një mbret, shiko me kujdes atë që ke përpara;

alb@Proverbs:23:2 @ dhe vër një thikë në grykë, po të jetë se ke oreks të madh.

alb@Proverbs:23:3 @ Mos dëshiro gjellët e tij të mrekullueshme, sepse janë një ushqim mashtrues.

alb@Proverbs:23:4 @ Mos u lodh për t`u pasuruar, hiq dorë nga qëllimi yt.

alb@Proverbs:23:5 @ A do t`i fiksosh sytë e tu mbi atë që po zhduket? Sepse pasuria me siguri do të vërë fletë si një shqiponjë që fluturon drejt qiellit.

alb@Proverbs:23:6 @ Mos ha bukën e atij që ka syrin e keq dhe mos dëshiro ushqimet e tij të shijshme;

alb@Proverbs:23:7 @ sepse, ashtu si mendon në zemër të tij, ashtu është ai; "Ha dhe pi"!, do të thotë, por zemra e tij nuk është me ty.

alb@Proverbs:23:8 @ Do të vjellësh kafshatën që ke ngrënë dhe do të harxhosh kot fjalët e tua të ëmbla.

alb@Proverbs:23:9 @ Mos i drejto fjalën budallait, sepse ai do të përçmojë mençurinë e ligjëratës sate.

alb@Proverbs:23:10 @ Mos e luaj kufirin e vjetër dhe mos hyr në arat e jetimëve,

alb@Proverbs:23:11 @ sepse Hakmarrësi i tyre është i fuqishëm; ai do të mbrojë çështjen e tyre kundër teje.

alb@Proverbs:23:12 @ Kushtoja zemrën tënde mësimeve dhe veshët e tu fjalëve të diturisë.

alb@Proverbs:23:13 @ Mos ia kurse korrigjimin fëmijës; edhe sikur ta rrahësh me thupër, ai nuk do të vdesë;

alb@Proverbs:23:14 @ do ta rrahësh me thupër, por do të shpëtosh shpirtin e tij nga Sheoli.

alb@Proverbs:23:15 @ Biri im, në se zemra jote është e urtë, edhe zemra ime do të ngazëllojë;

alb@Proverbs:23:16 @ zemra ime do të ngazëllojë, kur buzët e tua do të thonë gjëra të drejta.

alb@Proverbs:23:17 @ Zemra jote mos i pastë zili mëkatarët, por vazhdoftë gjithnjë në frikën e Zotit;

alb@Proverbs:23:18 @ sepse ka një të ardhme, dhe shpresa jote nuk do të shkatërrohet

alb@Proverbs:23:19 @ Dëgjo, biri im, ji i urtë, dhe drejtoje zemrën në rrugën e drejtë.

alb@Proverbs:23:20 @ Mos rri me ata që pijnë verë as me grykësit dhe mishngrënësit;

alb@Proverbs:23:21 @ sepse pijaneci dhe grykësi do të varfërohen dhe gjumashi do të vishet me lecka.

alb@Proverbs:23:22 @ Dëgjo atin tënd që të ka pjellë dhe mos e përçmo nënën tënde kur të jetë plakë.

alb@Proverbs:23:23 @ Bli të vërtetën dhe mos e shit, fito dituri, njohuri dhe gjykim.

alb@Proverbs:23:24 @ Babai i të drejtit do të gëzohet shumë; kush ka lindur një të urtë do t`ia ndjejë gëzimin.

alb@Proverbs:23:25 @ Le të gëzohet ati yt dhe nëna jote dhe le të gëzohet ajo që të ka lindur.

alb@Proverbs:23:26 @ Biri im, më jep zemrën tënde, dhe sytë e tu gjetshin gëzim në rrugët e mia.

alb@Proverbs:23:27 @ Sepse prostituta është një gropë e thellë dhe gruaja e tjetërkujt një pus i ngushtë.

alb@Proverbs:23:28 @ Edhe ajo rri në pritë si një vjedhës dhe rrit midis njerëzve numrin e atyre që janë jo besnikë.

alb@Proverbs:23:29 @ Për cilin janë "ah-ët", për cilin "obobo-të"? Për cilin grindjet, për cilin vajtimet? Për cilin plagët pa shkak? Për cilin sytë e skuqur?

alb@Proverbs:23:30 @ Për ata që ndalen gjatë pranë verës, për ata që kërkojnë verë të droguar.

alb@Proverbs:23:31 @ Mos e shiko verën kur kuqëlon, kur rrëzëllen në kupë dhe shkon poshtë aq lehtë!

alb@Proverbs:23:32 @ Në fund ajo kafshon si një gjarpër dhe shpon si një kuçedër.

alb@Proverbs:23:33 @ Sytë e tu kanë për të parë gjëra të çuditshme dhe zemra jote do të thotë gjëra të çoroditura.

alb@Proverbs:23:34 @ Do të jesh si ai që gjendet në mes të detit, si ai që bie të flerë në majë të direkut të anijes.

alb@Proverbs:23:35 @ Do të thuash: "Më kanë rrahur, por nuk më kanë bërë keq; më kanë goditur, por nuk e kam vënë re. Kur të zgjohem, do të kthehem t`i kërkoj përsëri!".

alb@Proverbs:24:1 @ Mos i ki zili njerëzit e këqij dhe mos dëshiro të rrish me ta,


Seeker Overlay: Off On

[BookofProverbs] [Proverbs:21] [Proverbs:22-23] [Proverbs:23] [Discuss] Tag Proverbs:22-23 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: