Psalms:145




alb@Psalms:145:1 @ Unë do të të përlëvdoj, o Perëndia im dhe Mbreti im, dhe do të bekoj emrin tënd përjetë.

alb@Psalms:145:2 @ Do të të bekoj çdo ditë dhe do të lëvdoj emrin tënd përjetë.

alb@Psalms:145:3 @ Zoti është i madh dhe i denjë për lëvdimin më të lartë dhe madhështia e tij është e panjohshme.

alb@Psalms:145:4 @ Një brez do t`i shpallë lëvdimet e veprave të tua tjetrit dhe do t`i njoftojë mrekullitë e tua.

alb@Psalms:145:5 @ Do të mendohem thellë mbi shkëlqimin e lavdishëm të madhështisë sate dhe mbi veprat e tua të mrekullueshme.

alb@Psalms:145:6 @ Këto do të flasin për fuqinë e veprave të tua të tmerrshme, dhe unë do të tregoj madhështinë tënde.

alb@Psalms:145:7 @ Ata do të shpallin kujtimin e mirësisë sate të madhe dhe do të këndojnë me gëzim drejtësinë tënde.

alb@Psalms:145:8 @ Zoti është i dhemshur dhe mëshirplot, i ngadalshëm në zemërim dhe i madh në mirësi.

alb@Psalms:145:9 @ Zoti është i mirë me të gjithë dhe plot dhemshuri për të gjitha veprat e tij.

alb@Psalms:145:10 @ Tërë veprat e tua do të të kremtojnë, o Zot, dhe shenjtorët e tu do të të bekojnë.

alb@Psalms:145:11 @ Ata do të flasin për lavdinë e mbretërisë sate dhe do të tregojnë për fuqinë tënde,

alb@Psalms:145:12 @ për t`u bërë të njohura bijve të njerëzve mrekullitë e tua dhe shkëlqimin e madhërishëm të mbretërisë sate.

alb@Psalms:145:13 @ Mbretëria jote është një mbretëri përjet dhe sundimi yt vazhdon brez pas brezi.

alb@Psalms:145:14 @ Zoti përkrah tërë ata që rrëzohen dhe ngre përsëri në këmbë tërë ata që janë rrëzuar.

alb@Psalms:145:15 @ Sytë e të gjithëve shikojnë drejt teje duke pritur, dhe ti u jep atyre ushqimin në kohën e duhur.

alb@Psalms:145:16 @ Ti e hap dorën tënde dhe plotëson dëshirën e çdo qënieje të gjallë.

alb@Psalms:145:17 @ Zoti është i drejtë në të gjitha rrugët e tij dhe dashamirës në të gjitha veprat e tij.

alb@Psalms:145:18 @ Zoti është pranë gjithë atyre që kërkojnë, pranë gjithë atyre që e kërkojnë në të vërtetë.

alb@Psalms:145:19 @ Ai kënaq dëshirën e atyre që kanë frikë prej tij, dëgjon britmën dhe i shpëton.

alb@Psalms:145:20 @ Zoti mbron të gjithë ata që e duan dhe do të shkatërrojë të gjithë të pabesët.

alb@Psalms:145:21 @ Goja ime do të tregojë lëvdimin e Zotit, dhe çdo qënie do të bekojë emrin e tij të shenjtë përjetë.


Seeker Overlay: Off On

[BookofPsalms] [Psalms:144] [Psalms:145] [Psalms:146] [Discuss] Tag Psalms:145 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: