Psalms:19




alb@Psalms:19:1 @ Qiejtë tregojnë lavdinë e Perëndisë dhe kupa qiellore shpall veprën e duarve të tij.

alb@Psalms:19:2 @ Një ditë i flet ditës tjetër dhe një natë ia tregon tjetrës.

alb@Psalms:19:3 @ Nuk kanë gojë, as fjalë; zëri i tyre nuk dëgjohet;

alb@Psalms:19:4 @ por harmonia e tyre përhapet mbi gjithë dheun dhe mesazhi i tyre arrin deri në skajin e botës; në qiejtë Perëndia ka vënë një çadër për diellin;

alb@Psalms:19:5 @ dhe ai është si një dhëndër që del nga dhoma e tij e martesës; ngazëllon si një trim që përshkon rrugën e tij.

alb@Psalms:19:6 @ Ai del nga një skaj i qiejve dhe rrotullimi e tij arrin deri në skajin tjetër; asgjë nuk mund t`i fshihet nxehtësisë së tij.

alb@Psalms:19:7 @ Ligji i Zotit është i përsosur, ai e përtërin shpirtin; dëshmia e Zotit është e vërtetë dhe e bën të ditur njeriun e thjeshtë.

alb@Psalms:19:8 @ Porositë e Zotit janë të drejta dhe e gëzojnë zemrën; urdhërimet e Zotit janë te pastra dhe ndriçojnë sytë.

alb@Psalms:19:9 @ Frika e Zotit është e pastër, mbetet përjetë; gjykimet e Zotit janë të vërteta, të gjitha janë të drejta;

alb@Psalms:19:10 @ janë më të dëshirueshme se ari, po, më tepër se shumë ari i kulluar; janë më të ëmbla se mjalti, nga ai që del nga hojet

alb@Psalms:19:11 @ Edhe shërbëtori yt mëson prej tyre; ke një shpërblim të madh duke i parë.

alb@Psalms:19:12 @ Kush i njeh gabimet e tij? Pastromë nga ato që nuk i shoh.

alb@Psalms:19:13 @ Përveç kësaj ruaje shërbëtorin tënd nga mëkatet e vullnetit, dhe bëj që ato të mos më sundojnë mua; atëherë unë do të jem i ndershëm dhe i pastër nga shkelje të mëdha.

alb@Psalms:19:14 @ U miratofshin para teje fjalët e gojës sime dhe përsiatjet e zemrës sime, o Zot, kështjella ime dhe shpëtimtari im.


Seeker Overlay: Off On

[BookofPsalms] [Psalms:18] [Psalms:19] [Psalms:20] [Discuss] Tag Psalms:19 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: