Psalms:39




alb@Psalms:39:1 @ Unë thoja: "Do të kujdesem për sjelljen time që të mos kryej mëkate me gjuhën time; do t`i vë një fre gojës sime, sa kohë që i pabesi rri para meje".

alb@Psalms:39:2 @ Kam qëndruar i heshtur dhe i qetë, i jam përmbajtur pikërisht së mirës, dhe dhembja ime është ashpërsuar.

alb@Psalms:39:3 @ Zemra më digjte përbrenda; ndërsa mendohesha, një zjarr u ndez; atëherë fola me gjuhën time:

alb@Psalms:39:4 @ "O Zot, bëmë të njohur fundin tim dhe cila është masa e ditëve të mia; vepro në mënyrë që unë të di sa i brishtë jam.

alb@Psalms:39:5 @ Ja, ti i ke pakësuar ditët e mia aq sa është e gjatë një pëllëmbë, dhe zgjatja e jetës sime është si asgjë para teje; po, çdo njeri në gjendjen e tij më të mirë nuk është veçse avull. (Sela)

alb@Psalms:39:6 @ Po, njeriu sillet rreth e qark si një hije; po më kot lodhen të gjithë dhe grumbullojnë pasuri pa ditur kush do t`i mbledhë!

alb@Psalms:39:7 @ Por tani, o Zot, çfarë pres? Shpresa ime është te ti.

alb@Psalms:39:8 @ Çliromë nga të gjitha fajet e mia; bëj që të mos jem objekt i talljes nga njeriu pa mend.

alb@Psalms:39:9 @ Do të qëndroj në heshtje, nuk kam për të hapur gojën, sepse ti je ai që vepron.

alb@Psalms:39:10 @ Largo nga unë fshikullin tënd; unë po marr fund nën goditjet e dorës sate.

alb@Psalms:39:11 @ Ti e korrigjon njeriun duke dënuar mëkatin e tij dhe konsumon si një krimb atë që për të është e çmuar. Po, çdo njeri nuk është veçse kotësi. (Sela)

alb@Psalms:39:12 @ O Zot, dëgjo lutjen time dhe vëri veshin britmës sime; mos u trego i shurdhër ndaj lotëve të mi, sepse para teje unë jam një i huaj dhe një shtegtar si të gjithë etërit e mi.

alb@Psalms:39:13 @ Hiqe shikimin tënd nga unë, me qëllim që unë të marr përsëri fuqi para se të iki dhe të mos jem më".


Seeker Overlay: Off On

[BookofPsalms] [Psalms:38] [Psalms:39] [Psalms:40] [Discuss] Tag Psalms:39 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: