Psalms:51-32
alb@Psalms:51:1 @ Ki mëshirë për mua, o Perëndi, sipas mirësisë sate; për dhembushurinë e madhe që ke fshiji të ligat që kam bërë.
alb@Psalms:51:2 @ Më pastro tërësisht nga paudhësia ime dhe më pastro nga mëkati im,
alb@Psalms:51:3 @ Sepse i pranoj të ligat që kam bërë, dhe mëkati im më rri gjithnjë përpara.
alb@Psalms:51:4 @ Kam mëkatuar kundër teje, vetëm kundër teje, dhe kam bërë atë që është e keqe për sytë e tu, me qëllim që ti të njihesh i drejtë kur flet dhe i ndershëm kur gjykon.
alb@Psalms:51:5 @ Ja, unë jam mbruajtur në paudhësi, dhe nëna ime më ka lindur në mëkat.
alb@Psalms:51:6 @ Por ty të pëlqen e vërteta që qëndron në thelb, dhe më mëson diturinë në sekretin e zemrës.
alb@Psalms:51:7 @ Më pastro me hisop dhe do të jem i pastruar; më laj dhe do të jem më i bardhë se bora.
alb@Psalms:51:8 @ Bëj që të ndjej gëzim dhe ngazëllim; bëj që kockat që ke thyer të kremtojnë edhe ato.
alb@Psalms:51:9 @ Fshih fytyrën tënde nga mëkatet e mia dhe fshi të tëra paudhësitë e mia.
alb@Psalms:51:10 @ O Perëndi, krijo tek unë një zemër të pastër dhe përtëri tek unë një frymë të patundur.
alb@Psalms:51:11 @ Mos më largo nga prania jote dhe mos më hiq Frymën tënde të shenjtë.
alb@Psalms:51:12 @ Kthemë gëzimin e shpëtimit dhe përkahmë me frymë dashamirës.
alb@Psalms:51:13 @ Atëherë do t`u mësoj rrugët e tua shkelësve dhe mëkatarët do të kthehen drejt teje.
alb@Psalms:51:14 @ Çliromë nga gjaku i derdhur, o Perëndi, Perëndi i shpëtimit tim, dhe gjuha ime do të kremtojë tërë gaz drejtësinë tënde.
alb@Psalms:51:15 @ O Zot, hap buzët e mia, dhe goja ime do të shpallë lëvdimin tënd.
alb@Psalms:51:16 @ Ti në fakt nuk ndjen ndonjë kënaqësi në flijim, përndryshe do ta ofroja, nuk të pëlqen as olokausti.
alb@Psalms:51:17 @ Flijimet e Perëndisë janë frymë e thyer; o Perëndi, ti nuk e përçmon zemrën e thyer dhe të penduar.
alb@Psalms:51:18 @ Bëj të mirën Sionit për dashamirësinë tënde, ndërto muret e Jeruzalemit.
alb@Psalms:51:19 @ Atëherë do të gëzohesh në flijimet e drejtësisë, në olokaustet dhe në ofertat që digjen tërësisht; atëherë do të ofrohen dema të rinj mbi altarin tënd.
alb@Psalms:52:1 @ Pse mburresh me të keqen, o njeri i fuqishëm? Mirësia e Perëndisë është e përjetshme.
alb@Psalms:52:2 @ Gjuha jote shkakton rrënim; ajo është si një brisk i mprehur, o veprues mashtrimesh.
alb@Psalms:52:3 @ Ty të pëlqen e keqja ndaj së mirës, gënjeshtra më tepër se e folura drejt. (Sela)
alb@Psalms:52:4 @ Ty të pëlqen çdo fjalë shkatërrimi, o gjuhë hileqare.
alb@Psalms:52:5 @ Prandaj Perëndia do të të shkatërrojë për gjithnjë; ai do të të kapë, do të të heqë nga çadra jote dhe do të të shkulë nga toka e të gjallëve. (Sela)
alb@Psalms:52:6 @ Të drejtët do ta shohin, do të kenë frikë dhe do ta përqeshin atë, duke thënë:
alb@Psalms:52:7 @ "Ky është njeriu që nuk e kishte bërë Perëndinë kështjellë të tij; por kishte besim në bollëkun e pasurive të tij dhe bëhej i fortë nga ligësia e tij".
alb@Psalms:52:8 @ Por unë jam si një dru ulliri që gjelbëron në shtëpinë e Perëndisë; kam besim gjithnjë në mirësinë e Perëndisë.
alb@Psalms:52:9 @ Do të të kremtoj gjithnjë për sa ke bërë, dhe në prani të shenjtorëve të tu do të kem shpresë të patundur në emrin tënd, sepse ai është i mirë.
alb@Psalms:53:1 @ Njeriu i pamend në zemër të vet ka thënë: "Perëndi nuk ka". Janë të korruptuar, bëjnë gjëra të neveritshme; s`ka njeri që të bëjë të mirën.
alb@Psalms:53:2 @ Perëndia shikon nga qielli bijtë e njerëzve, për të parë në se ndonjë prej tyre ka mend dhe kërkon Perëndinë.
alb@Psalms:53:3 @ Të gjithë janë shmangur, të gjithë janë prishur; nuk ka njeri që të bëjë të mirën, as edhe një.
alb@Psalms:53:4 @ Nuk kanë asnjë dije këta veprues të paudhësisë që gllabërojnë popullin tim sikur të hanin bukë, dhe nuk kërkojnë Perëndinë?
alb@Psalms:53:5 @ Sepse i ka zënë një frikë e madhe, aty kur nuk kishte arsye për frikë, sepse Perëndia i ka shpërndarë eshtrat e atyre që ngrihen kundër teje. Ti e mbulove me turp, sepse Perëndia i ka hedhur poshtë.
alb@Psalms:53:6 @ Kush do të dërgojë nga Sioni shpëtimin e Izraelit? Kur Perëndia do të rivendosë fatin e popullit të tij në robëri, Jakobi do të ngazëllojë, Izraeli do të gëzohet.
alb@Psalms:54:1 @ O Perëndia im, më shpëto me emrin tënd dhe siguromë drejtësi me fuqinë tënde.
alb@Psalms:54:2 @ O Perëndia im, dëgjo lutjen time dhe vëru veshin fjalëve të gojës sime.
alb@Psalms:54:3 @ Sepse disa të huaj janë ngritur kundër meje dhe njerëz të furishëm kërkojnë jetën time, njerëz që nuk e kanë Perëndinë para syve të tyre. (Sela)
alb@Psalms:54:4 @ Ja, Perëndia është ndihma ime, Zoti e përkrah jetën time.
alb@Psalms:54:5 @ Ai do t`i ndëshkojë armiqtë e mi për të keqen që më kanë bërë; në besnikërinë tënde shkatërroji.
alb@Psalms:54:6 @ Me gjithë zemër do të ofroj flijime; do të kremtoj emrin tënd, o Zot, sepse është i mirë;
alb@Psalms:54:7 @ sepse më ke çliruar nga çdo ankth, sytë e mi kanë parë mbi armiqtë e mi atë që unë dëshiroja.
alb@Psalms:55:1 @ O Perëndi, vëri veshin lutjes sime dhe ki parasysh kërkesën time.
alb@Psalms:55:2 @ Dëgjo kërkesën time dhe përgjigjmu; ankohem vazhdimisht dhe rënkoj,
alb@Psalms:55:3 @ për zërin e armikut, për shtypjen e të pabesit; sepse më bien mbi kurriz disa fatkeqësi dhe në zemërimin e tyre më ndjekin këmba këmbës.
alb@Psalms:55:4 @ Zemra ime është e shqetësuar në trupin tim dhe tmerre që shkaktojnë vdekjen kanë rënë mbi mua.
alb@Psalms:55:5 @ Frika dhe të drithma më kanë sulmuar dhe tmerri më ka mposhtur.
alb@Psalms:55:6 @ Prandaj kam thënë: "Ah, sikur të kisha krahë si një pëllumb! Do të fluturoja larg për të gjetur prehje.
alb@Psalms:55:7 @ Ja, do të ikja larg dhe do të qëndroja në shkretëtirë. (Sela)
alb@Psalms:55:8 @ Do të shpejtoja për të gjetur një strehë nga era e furishme dhe nga furtuna".
alb@Psalms:55:9 @ Shkatërroji, o Zot, ngatërro gjuhët e tyre, sepse kam parë dhunë dhe kacafytje në qytet.
alb@Psalms:55:10 @ Ditën dhe natën sillen mbi muret e tij; brenda tij sundojnë e keqja dhe çoroditja.
alb@Psalms:55:11 @ Në mes të tij është lakmia; shtypja dhe gënjeshtra janë të zakonshme në rrugët e tij.
alb@Psalms:55:12 @ Sepse nuk ka qenë një armiku im që tallej me mua, përndryshe do ta kisha duruar; nuk ka qenë një që më urrente ai që u ngrit kundër meje, ndryshe do t`i isha fshehur atij.
alb@Psalms:55:13 @ Por ke qenë ti, një njeri si unë, shoku im dhe miku im i ngushtë.
alb@Psalms:55:14 @ Bënim bashkë biseda të këndshme dhe shkonim bashkë në shtëpinë e Perëndisë.
alb@Psalms:55:15 @ I zëntë befas vdekja, u ulshin të gjallë në Sheol, sepse në banesat e tyre dhe në mes tyre nuk ka veçse ligësi.
alb@Psalms:55:16 @ Sa për mua, do t`i kërkoj ndihmë Perëndisë, dhe Zoti do të më shpëtojë.
alb@Psalms:55:17 @ Në mbrëmje, në mëngjes dhe në mesditë do të ankohem dhe do të rënkoj, dhe ai do të dëgjojë zërin tim.
alb@Psalms:55:18 @ Ai do ta shpengojë jetën time dhe do ta sigurojë nga lufta që bëhet kundër meje, sepse janë të shumtë ata që janë ngritur kundër meje.
alb@Psalms:55:19 @ Perëndia do të më dëgjojë dhe ka për t`i poshtëruar, ai që ulet si sovran gjithnjë, sepse ata nuk ndryshojnë dhe nuk kanë frikë nga Perëndia. (Sela)
alb@Psalms:55:20 @ Ai ka shtrirë duart kundër atyre që jetonin në paqe me të, ka shkelur besëlidhjen e tij.
alb@Psalms:55:21 @ Goja e tij ishte më e ëmbël se gjalpi, por në zemër ai kishte luftën; fjalët e tij ishin më të buta se vaji, por ishin shpata të zhveshura.
alb@Psalms:55:22 @ Hidh mbi Zotin barrën tënde, dha ai do të të mbajë; ai nuk do të lejojë kurrë që i drejti të lëkundet.
alb@Psalms:55:23 @ Por ti, o Perëndi, do t`i zbresësh këta në pusin e humbjes; njerëzit gjakatarë dhe hileqarë nuk do të arrijnë në gjysmën e ditëve të tyre; por unë do të kem besim te ti.
alb@Psalms:56:1 @ Ki mëshirë për mua, o Perëndi, sepse njerëzit do të donin të më përpijnë; më luftojnë vazhdimisht me sulmet e tyre.
alb@Psalms:56:2 @ Armiqtë e mi do të donin vazhdimisht të më përpijnë. Po, janë të shumtë ata që më luftojnë në kryelartësinë e tyre.
alb@Psalms:56:3 @ Kur të kem frikë, do të mbështetem te ti.
alb@Psalms:56:4 @ Me ndihmën e Perëndisë do të kremtoj fjalën e tij; kam vënë besimin tim te Perëndia, nuk do të kem frikë. Çfarë mund të më bëjë njeriu?
alb@Psalms:56:5 @ Ata i shtrëmbërojnë vazhdimisht fjalët e mia; gjithë mendimet e tyre synojnë të më bëjnë të keq.
alb@Psalms:56:6 @ Mblidhen tok, rrinë në pritë; ruajnë hepat e mia, në pritje që të më marrin jatën.
alb@Psalms:56:7 @ Ata mendojnë të shpëtojnë me anë të ligësisë; në zemërimin tënd, o Perëndi, hidhi për tokë popujt.
alb@Psalms:56:8 @ Ti i ke numëruar hapat e bredhjes sime; vendosi lotët e mia në calikun tënd; a nuk i ke regjistruar në librin tënd?
alb@Psalms:56:9 @ Ditën që do të të thërrasë ty, armiqtë e mi do të kthejnë krahët. Këtë e di, sepse Perëndia është për mua.
alb@Psalms:56:10 @ Me ndihmën e Perëndisë do të kremtoj fjalën e tij; me ndihmën e Zotit do të kremtoj fjalën e tij.
alb@Psalms:56:11 @ Kam vënë besimin tim te Perëndia, nuk do të kem frikë. Çfarë mund të më bëjë njeriu?
alb@Psalms:56:12 @ Kushtet që kam lidhur me ty, o Perëndi, më detyrojnë. Do të të lëvdoj.
alb@Psalms:56:13 @ Sepse ti ke çliruar shpirtin tim nga vdekja dhe ke ruajtur këmbët e mia nga rënia, në mënyrë që unë të eci përpara Perëndisë në dritën e të gjallëve.
alb@Psalms:57:1 @ Ki mëshirë për mua, o Perëndi, ki mëshirë për mua, sepse shpirti im gjen strehë te ti; gjej strehë në hijen e krahëve të tu deri sa të kalojnë fatkeqësitë.
alb@Psalms:57:2 @ Unë do t`i thërras Perëndisë, Shumë të Lartit, Perëndisë që kryen çdo gjë për mua.
alb@Psalms:57:3 @ Ai do të dërgojë nga qielli për të më shpëtuar, ai qorton ashpër atë që dëshiron të më përpijë. (Sela) Perëndia do të dërgoj mirësinë e tij dhe të vërtetën e tij.
alb@Psalms:57:4 @ Shpirti im është si në mes të luanëve; banoj midis njerëzve që vjellin zjarr, midis njerëzve dhëmbët e të cilëve janë shtiza dhe shigjeta, dhe gjuha e tyre është një shpatë e mprehur mirë.
alb@Psalms:57:5 @ U lartofsh mbi qiejtë, o Perëndi; shkëlqeftë lavdia jote mbi të gjithë tokën.
alb@Psalms:57:6 @ Ata kanë shtrirë një rrjetë mbi hapat e mia; unë jam i tëri i kërrusur; kanë hapur një gropë para meje, por ata vetë ranë brenda. (Sela)
alb@Psalms:57:7 @ Zemra ime është e prirur mirë, o Perëndi, zemra ime është e prirur mirë; unë do të këndoj dhe do të lëvdoj.
alb@Psalms:57:8 @ Rizgjohu, fryma ime; rizgjohuni, psaltir dhe qeste; unë do të rizgjoj agimin.
alb@Psalms:57:9 @ Do të të kremtoj midis popujve, o Zot, do të këndoj lavdet e tua midis kombeve,
alb@Psalms:57:10 @ sepse e madhe deri në qiell është mirësia jote, dhe e vërteta jote arrin deri në retë.
alb@Psalms:57:11 @ U lartofsh mbi qiejtë, o Perëndi; lavdia jote shkëlqeftë mbi të gjithë tokën.
alb@Psalms:58:1 @ A flisni pikërisht sipas drejtësisë ju, o të fuqishëm? A gjykoni ju drejt, o bij të njerëzve?
alb@Psalms:58:2 @ Në zemrën tuaj ju bluani përkundrazi të keqen; duart tuaja përhapin dhunën mbi tokë.
alb@Psalms:58:3 @ Këta të pabesë janë prishur që në barkun e nënës; këta gënjeshtarë kanë marrë rrugë të keqe që në lindje.
alb@Psalms:58:4 @ Helmi i tyre i ngjan helmit të gjarprit; janë si gjarpri helmues i shurdhër që i zë veshët e vet,
alb@Psalms:58:5 @ për të mos dëgjuar zërin e magjistarëve apo të atij që është i aftë të bëjë magji.
alb@Psalms:58:6 @ O Perëndi, thyej dhëmbët e tyre në gojë; o Zot, thyej dhëmbët e luanëve.
alb@Psalms:58:7 @ U shkrifshin si uji që rrjedh. Kur gjuan shigjetat e tij, ato u bëfshin si shigjeta pa majë.
alb@Psalms:58:8 @ U bëfshin si kërmilli që shkrihet ndërsa po shkon; si dështimi i gruas mos pafshin diellin.
alb@Psalms:58:9 @ Para se tenxheret tuaja të ndjejnë zjarrin e ferrishteve, qofshin këto të blerta apo të ndezura, ai do t`i heqë tutje si një vorbull.
alb@Psalms:58:10 @ I drejti do të gëzohet duke parë hakmarrjen; do të lajë këmbët në gjakun e të pabesit.
alb@Psalms:58:11 @ Dhe njerëzia do të thotë: "Me siguri ka një shpërblim për të drejtin; me siguri ka një Perëndi që gjykon mbi tokë".
alb@Psalms:59:1 @ Më çliro nga armiqtë e mi, o Perëndia im; më vër në një vend të sigurt aty lart, larg atyre që ngrihen kundër meje.
alb@Psalms:59:2 @ Më çliro nga ata që bëjnë paudhësi dhe më shpëto nga njerëzit gjakatarë.
alb@Psalms:59:3 @ Sepse, ja, ata më ngrejnë prita; njerëz të fuqishëm mblidhen kundër meje pa ekzistuar, o Zot, ndonjë faj apo mëkat nga ana ime.
alb@Psalms:59:4 @ Megjithëse nuk ekziston ndonjë gabim nga ana ime, ata nxitojnë dhe përgatiten; zgjohu që të më vish në ndihmë dhe shiko.
alb@Psalms:59:5 @ Prandaj ti, o Zot, Perëndia i ushtrive, Perëndia i Izraelit, zgjohu, për të ndëshkuar tërë kombet; mos fal asnjë prej atyre që veprojnë në mënyrë të pabesë. (Sela)
alb@Psalms:59:6 @ Ata kthehen në mbrëmje, ulërijnë si qentë dhe sillen nëpër qytet.
alb@Psalms:59:7 @ Ja, ata nxjerrin fyerje nga goja e tyre; kanë shpata mbi buzët e tyre dhe thonë: "Kush na dëgjon?".
alb@Psalms:59:8 @ Por ti, o Zot, do të qeshësh me ta; do të tallesh me të gjitha kombet.
alb@Psalms:59:9 @ O forca ime, do të shikoj ty, sepse Perëndia është kështjella ime.
alb@Psalms:59:10 @ Perëndia im i dhembshur do të më dalë përballë; Perëndia im do të më bëjë të shoh atë që dëshiroj mbi armiqtë e mi.
alb@Psalms:59:11 @ Mos i vrit, që populli im të mos harrojë; në sajë të fuqisë sate lëri të enden dhe rrëzoji, o Zot, mburoja jonë.
alb@Psalms:59:12 @ Për mëkatin e gojës së tyre dhe për fjalët e buzëve të tyre i zëntë laku i kryelartësisë së tyre, për shkak të mallkimeve dhe të gënjeshtrave që thonë.
alb@Psalms:59:13 @ Asgjesoji në zemërimin tënd, asgjesoji dhe mos qofshin më; dhe le të dinë që Perëndia mbretëron te Jakobi dhe deri në kufijtë e tokës. (Sela)
alb@Psalms:59:14 @ Në mbrëmje ata kthehen, ulërijnë si qentë dhe sillen nëpër qytet.
alb@Psalms:59:15 @ Enden për të kërkuar ushqim dhe po të jetë se nuk e gjejnë për të ngrënë, e kalojnë natën duke u ankuar.
alb@Psalms:59:16 @ Por unë do të kremtoj fuqinë tënde dhe në mëngjes do të lëvdoj me zë të lartë mirësinë tënde, sepse ti ke qenë për mua një kështjellë dhe një strehë ditën e fatkeqësisë.
alb@Psalms:59:17 @ O forca ime, ty do të këndoj lavdet, sepse ti, o Perëndi, je kështjella ime, Perëndia që ka mëshirë për mua.
alb@Psalms:60:1 @ O Perëndi, ti na ke prapsur, na ke shpërndarë, je zemëruar; tani na rivendos.
alb@Psalms:60:2 @ Ti ke bërë që të dridhet toka, e ke çarë; shëro thyerjet e saj, sepse ajo lëkundet.
alb@Psalms:60:3 @ Ti e ke ngarkuar popullin tënd me gjëra të rënda; na ke dhënë të pimë verë që të trullos.
alb@Psalms:60:4 @ Por tani u ke dhënë atyre që të kanë frikë një flamur, që ta ngrenë në favor të së vërtetës. (Sela)
alb@Psalms:60:5 @ Shpëto me dorën tënde të djathtë dhe përgjigjmu, me qëllim që ata që ti i do të çlirohen.
alb@Psalms:60:6 @ Perëndia ka folur në shenjtërinë e tij: "Unë do të triumfoj, do të ndaj Sikemin dhe do të mas luginën e Sukothit.
alb@Psalms:60:7 @ Imi është Galaadi, imi është Manasi, Efraimi është forca e kokës sime, Juda është ligjëvënësi im;
alb@Psalms:60:8 @ Moabi është legeni në të cilin lahem; mbi Edomin do të hedh sandalin tim; mbi Filistejtë do të ngre britma fitoreje".
alb@Psalms:60:9 @ Kush do të më çojë në qytetin e fortë? Kush do të më çojë deri në Edom?
alb@Psalms:60:10 @ A nuk do të jesh pikërisht ti, o Perëndi, që na ke prapsur? Nuk do të dalësh më, o Perëndi, me ushtritë tona?
alb@Psalms:60:11 @ Na ndihmo kundër armikut, sepse është e kotë ndihma e njeriut.
alb@Psalms:60:12 @ Me Perëndinë do të kryejmë trimëri, dhe ai do të shkelë armiqtë tanë.
alb@Psalms:61:1 @ O Perëndi, dëgjo britmën time; dëgjo me vëmendje lutjen time.
alb@Psalms:61:2 @ Nga skaji i tokës unë të bërtas ty, ndërsa zemra ime po shkrihet; më ço në shkëmbin që është më i lartë se unë,
alb@Psalms:61:3 @ sepse ti ke qenë një strehë për mua dhe një kështjellë e fortifikuar para armikut.
alb@Psalms:61:4 @ Unë do të banoj në çadrën tënde për gjithnjë, do të kërkoj strehë në hijen e krahëve të tu. (Sela)
alb@Psalms:61:5 @ Sepse ti, o Perëndi, ke plotësuar kërkesat e mia, më ke dhënë trashëgiminë e atyre që kanë frikë nga emri yt.
alb@Psalms:61:6 @ Ti do t`i shtosh ditë të tjera jetës së mbretit; vitet e tij vazhdofshin për shumë breza.
alb@Psalms:61:7 @ Ai do të qëndrojë për gjithnjë në prani të Perëndisë; jepi urdhër mirësisë dhe së vërtetës ta ruajnë.
alb@Psalms:61:8 @ Kështu do t`i këndoj përjetë lavde emrit tënd dhe do t`i plotësoj zotimet e mia ditë për ditë.
alb@Psalms:62:1 @ Shpirti im gjen prehje vetëm te Perëndia; nga ai vjen shpëtimi im.
alb@Psalms:62:2 @ Vetëm ai është kështjella ime dhe shpëtimi im, ai është streha ime e lartë; unë nuk do të luaj kurrë.
alb@Psalms:62:3 @ Deri kur do të vërtiteni kundër një njeriu, për të kërkuar të gjithë së bashku ta vrisni, ashtu si bëhet me një mur që bën bark dhe një gardh që lëkundet?
alb@Psalms:62:4 @ Ata mendojnë vetëm ta rrëzojnë nga lartësia e tij, gjejnë kënaqësi në gënjeshtër, bekojnë me gojën e tyre, por në zemrat e tyre mallkojnë. (Sela)
alb@Psalms:62:5 @ Shpirti im, gjej prehje vetëm te Perëndia, sepse shpresa ime vjen nga ai.
alb@Psalms:62:6 @ Vetëm ai është kështjella ime dhe shpëtimi im; ai është streha ime e lartë; unë nuk do të luaj kurrë.
alb@Psalms:62:7 @ Te Perëndia është shpëtimi im dhe lavdia ime; kështjella ime e fortë dhe streha ime janë te Perëndia.
alb@Psalms:62:8 @ Ki besim tek ai vazhdimisht, o popull, hap zemrën tënde para tij; Perëndia është streha jonë. (Sela)
alb@Psalms:62:9 @ Me siguri, njerëzit e shtresës së ulët nuk janë veçse avull dhe njerëzit e shtresës së lartë nuk janë veçse gënjeshtarë; po t`i vësh mbi peshore të gjithë së bashku janë më të lehtë se vetë avulli.
alb@Psalms:62:10 @ Mos kini besim te zhvatja dhe mos ushqeni shpresa të kota te grabitja; mos shkoni mbas kotësisë; në rast se pasuritë janë të bollshme, mos u kushtoni zemrën.
alb@Psalms:62:11 @ Perëndia ka folur një herë; dy herë kam dëgjuar këtë, që fuqia i përket Perëndisë;
alb@Psalms:62:12 @ edhe ty, o Zot, të përket mirësia, sepse do të shpërblesh cilindo sipas veprave të tij.
alb@Psalms:63:1 @ O Perëndi, ti je Perëndia im, unë të kërkoj në mëngjes; shpirti im është i etur për ty; ty të dëshiron mishi im në tokë të thatë dhe të djegur, pa ujë.
alb@Psalms:63:2 @ Kështu të admirova në shenjtërore, duke soditur forcën tënde dhe lavdinë tënde.
alb@Psalms:63:3 @ Me qenë se mirësia jote vlen më tepër se jeta, buzët e mia do të të lëvdojnë.
alb@Psalms:63:4 @ Kështu do të të bekoj deri sa të jetoj dhe në emrin tënd do të ngre duart e mia.
alb@Psalms:63:5 @ Shpirti im do të ngopet si të kishte ngrënë palcë dhe dhjamë, dhe goja ime do të të lëvdojë me buzë të gëzuara.
alb@Psalms:63:6 @ Të kujtoj në shtratin tim, të mendoj kur rri zgjuar natën.
alb@Psalms:63:7 @ Duke qenë se ti ke qenë ndihma ime, unë këndoj tërë gëzim në hijen e krahëve të tu.
alb@Psalms:63:8 @ Shpirti im mbahet ngushtë te ti; dora jote e djathtë më mban.
alb@Psalms:63:9 @ Por ata që kërkojnë jetën time për ta shkatërruar, do të zbresin në pjesët më të ulta të tokës.
alb@Psalms:63:10 @ Ata do t`i dorëzohen pushtetit të shpatës dhe do të bëhen pre e çakejve.
alb@Psalms:63:11 @ Por mbreti do të gëzohet te Perëndia; kushdo që betohet për të do të përlëvdohet, sepse goja e gënjeshtrave do të detyrohet të mbyllet.
alb@Psalms:64:1 @ Dëgjo zërin tim, o Perëndi, në vajtimin që të drejtoj ty; ruaje jetën time nga tmerri i armikut.
alb@Psalms:64:2 @ Më fshih nga dredhitë e njerëzve të këqij dhe nga turma zhurmëmadhe e atyre që kryejnë paudhësi.
alb@Psalms:64:3 @ Këta e mprehin gjuhën e tyre si një shpatë, dhe në vend të shigjetave lëshojnë fjalë të hidhura
alb@Psalms:64:4 @ për të goditur fshehurazi të pafajmin; e godasin papritur pa asnjë frikë.
alb@Psalms:64:5 @ I japin zemër njeri tjetrit në veprime të liga; flasin si të na vënë kurthe dhe thonë: "Kush ka për t`i parë?".
alb@Psalms:64:6 @ Kurdisin gjëra të këqija dhe thonë: "Kemi përgatitur një plan të përsosur". Mendimet e fshehura dhe zemra e njeriut janë të panjohëshme.
alb@Psalms:64:7 @ Por Perëndia do të hedhë kundër tyre shigjetat e tij dhe ata do të rrëzohen papritur.
alb@Psalms:64:8 @ Ata do të bien dhe e keqja që kanë bërë gjuhët e tyre do të bjerë mbi ta; kushdo që ka për t`i parë do të tundë kokën.
alb@Psalms:64:9 @ Atëherë tërë njerëzit do të kenë frikë dhe do të tregojnë veprën e Perëndisë, dhe do të njohin atë që ai ka bërë.
alb@Psalms:64:10 @ I drejti do të gëzohet tek Zoti dhe do të kërkojë strehë tek ai, dhe të gjihë të drejtët nga zemra do të përlëvdohen.
alb@Psalms:65:1 @ Ty, o Perëndi, të përket lëvdimi në Sion; dhe do të kryhen zotimet para teje.
alb@Psalms:65:2 @ Te ti, që plotëson lutjen, do të vijë çdo krijesë.
alb@Psalms:65:3 @ Mëkatet më kishin mundur, por ti siguron faljen për shkeljet tona.
alb@Psalms:65:4 @ Lum ai njeri që ti e zgjedh dhe e afron pranë vetes, që të banojë në oborret e tua; ne do të ngopemi me të mirat e shtëpisë sate, me gjërat e shenjta të tempullit tënd.
alb@Psalms:65:5 @ Në drejtësinë tënde, ti na përgjigjesh me vepra të tmerrshme, o Perëndia i shpëtimit tonë, ti që je shpresa e skajeve të tokës dhe e deteve të largëta.
alb@Psalms:65:6 @ Me fuqinë tënde i ke bërë malet të patundshëm dhe i ke ngjeshur me forcë.
alb@Psalms:65:7 @ Ti qetëson zhurmën e deteve, zhurmën e valëve të tyre dhe trazirën e popujve.
alb@Psalms:65:8 @ Dhe ata që banojnë në skajet e tokës kanë frikë nga mrekullitë e tua; ti bën që të shpërthejnë britma gëzimi nga lindja dhe nga perëndimi.
alb@Psalms:65:9 @ Ti e viziton tokën dhe bën që ajo të prodhojë më tepër, e pasuron në një masë të madhe; lumi i Perëndisë është plot ujë; ti u siguron njerëzve grurin e tyre, mbasi e ke përgatitur tokën.
alb@Psalms:65:10 @ Ti i mbush me ujë brazdat e saj, sheshon plisat, e zbut me shirat dhe bekon filizat.
alb@Psalms:65:11 @ Ti e kurorëzon motin me bujarinë tënde të madhe dhe gjurmët e tua dallohen me bollëkun e të mirave.
alb@Psalms:65:12 @ Kullotat e shkretëtirës janë plot me ujë, dhe kodrinat janë mbuluar me gëzim.
alb@Psalms:65:13 @ Kullotat mbulohen me kope dhe luginat mbulohen me grurë; ato lëshojnë britma gëzimi dhe këndojnë.
alb@Psalms:66:1 @ Lëshoni klithma gëzimi Perëndisë, ju të gjithë banorë të tokës;
alb@Psalms:66:2 @ i këndoni himne lavdisë së emrit të tij; bëjeni zulmëmadh lëvdimin e tij.
alb@Psalms:66:3 @ I thoni Perëndisë: "Sa të tmerrshme janë veprat e tua! Për shkak të madhështisë së fuqisë sate armiqtë e tu do të të nënshtrohen ty.
alb@Psalms:66:4 @ Tërë toka do të të adhurojë dhe do të këndojë për ty, do të këndojë lëvdimet e emrit tënd. (Sela)
alb@Psalms:66:5 @ Ejani dhe admironi atë që Perëndia ka bërë; ai është i tmerrshëm në veprat tij për bijtë e njerëzve.
alb@Psalms:66:6 @ Ai e ndryshoi detin në tokë të thatë; populli i tij e kaloi lumin me këmbë të thata; le të gëzohemi, pra, bashkë me të.
alb@Psalms:66:7 @ Me fuqinë e tij ai mbretëron në përjetësi; sytë e tij këqyrin kombet. Mos lejoni që rebelët të ngrenë krye. (Sela)
alb@Psalms:66:8 @ Ju o popuj, bekoni Perëndinë tonë; dhe shpallni me zë të lartë lëvdimin e tij.
alb@Psalms:66:9 @ Ai na mban gjallë dhe nuk lejon që këmbët tona të pengohen.
alb@Psalms:66:10 @ Sepse ti na ke vënë në provë, o Perëndi, na ke pastruar ashtu si pastrohet argjendi.
alb@Psalms:66:11 @ Na ke bërë të biem në rrjetë, ke vënë një barrë të rëndë mbi kurrizet tona.
alb@Psalms:66:12 @ Ke bërë që njerëzit të ecin me kalë mbi kokën tonë; kemi kaluar nëpër zjarr dhe nëpër ujë, por ti na ke nxjerrë jashtë në një vend të freskët.
alb@Psalms:66:13 @ Unë do të hyj në shtëpinë tënde me olokauste; do të plotësoj zotimet e mia,
alb@Psalms:66:14 @ që buzët e mia kanë formuluar dhe që goja ime ka shqiptuar kur kaloja fatkeqësi.
alb@Psalms:66:15 @ Do të të ofroj olokauste kafshësh të majme, me erën e këndshme të deshve; do të flijoj qe dhe cjep. (Sela)
alb@Psalms:66:16 @ Ejani dhe dëgjoni, ju të gjithë që i trëmbeni Perëndisë, dhe unë do t`ju tregoj atë që ai bëri për shpirtin tim.
alb@Psalms:66:17 @ I thirra atij me gojën time dhe e përlëvdova me gjuhën time.
alb@Psalms:66:18 @ Po të kisha ruajtur të keqen në zemrën time, Zoti nuk do të më kishte dëgjuar.
alb@Psalms:66:19 @ Por Perëndia më dëgjoi dhe i kushtoi kujdes zërit të lutjes sime.
alb@Psalms:66:20 @ Qoftë i bekuar Perëndia, që nuk e hodhi poshtë lutjen time dhe nuk më mohoi mirësinë e tij.
alb@Psalms:67:1 @ Perëndia pastë mëshirë për ne dhe na bekoftë; Perëndia e bëftë fytyrën e tij të shkëlqejë mbi ne, (Sela)
alb@Psalms:67:2 @ me qëllim që mbi tokë të njihet rruga jote dhe shpëtimi yt midis gjithë kombeve.
alb@Psalms:67:3 @ Popujt do të të kremtojnë, o Perëndi, të gjithë popujt do të të kremtojnë.
alb@Psalms:67:4 @ Kombet do të gëzohen dhe do të ngazëllojnë, sepse ti do t`i gjykosh drejt popujt dhe do t`i udhëheqësh kombet mbi tokë. (Sela)
alb@Psalms:67:5 @ Le të të lëvdojnë popujt, o Perëndi, le të të lëvdojnë tërë popujt.
alb@Psalms:67:6 @ Toka do të prodhojë frytin e vet; Perëndia, Perëndia ynë, do të na bekojë.
alb@Psalms:67:7 @ Perëndia do të na bekojë dhe tërë skajet e tokës do ta kenë frikë.
alb@Psalms:68:1 @ Perëndia u çoftë dhe u shpërndafshin armiqtë e tij, dhe ata që e urrejnë ikshin para tij.
alb@Psalms:68:2 @ Ti do t`i shpërndash ashtu si zhdavaritet tymi, ashtu si shkrihet dylli para zjarrit; kështu do të vdesin të pabesët përpara Perëndisë.
alb@Psalms:68:3 @ Por të drejtët do të gëzohen, do të ngazëllohen përpara Perëndisë dhe do të galdojnë me këngë gëzimi.
alb@Psalms:68:4 @ Këndojini Perëndisë, këndojini lavde emrit të tij; pregatitini rrugën atij që kalon me kalë në shkretëtirë; emri i tij është Zoti; ngazëlloni para tij.
alb@Psalms:68:5 @ Perëndia në banesën e tij të shenjtë është babai i jetimëve dhe mbrojtësi i të vejave.
alb@Psalms:68:6 @ Perëndia bën që i vetmuari të banojë në një familje, çliron të burgosurit dhe siguron begatinë; por rebelët mbeten në tokë të djegur.
alb@Psalms:68:7 @ O Perëndi, kur dole përpara popullit tënd, kur marshove nëpër shkretëtirë. (Sela)
alb@Psalms:68:8 @ toka u drodh; edhe qiejtë lëshuan ujë në prani të Perëndisë, vetë Sinai u drodh në prani të Perëndisë, Perëndisë të Izraelit.
alb@Psalms:68:9 @ Ti ke derdhur një shi të bollshëm, o Perëndi, dhe i ke dhënë përsëri fuqi trashëgimisë sate.
alb@Psalms:68:10 @ Kopeja jote gjeti një banesë dhe në mirësinë tënde, o Perëndi, je kujdesur për të varfërit.
alb@Psalms:68:11 @ Zoti shpalli fjalën dhe i madh ishte numri i atyre që e kanë shpallur:
alb@Psalms:68:12 @ "Mbretërit e ushtrive ikin me ngut, ndërsa kush ka mbetur në shtëpi ndan plaçkën.
alb@Psalms:68:13 @ Edhe në se keni mbetur për të pushuar ndër vatha, ju jeni si krahët e pëllumbeshës të mbuluara me argjend dhe si pendët e saj të arta që shkëlqejnë".
alb@Psalms:68:14 @ Kur i Plotfuqishmi i shpërndau mbretërit në vend, Tsalmoni u mbulua me borë.
alb@Psalms:68:15 @ Një mal i Perëndisë është mali i Bashanit, një mal me shumë maja është mali i Bashanit.
alb@Psalms:68:16 @ O male me shumë maja pse shikoni me zili malin që Perëndia ka zgjedhur për banesë të tij? Po, Zoti do të banojë atje përjetë.
alb@Psalms:68:17 @ Qerret e Perëndisë janë një mori, mijëra e mijëra, Zoti është midis tyre ashtu si në Sinai, në shenjtërinë e tij.
alb@Psalms:68:18 @ Ti je ngjitur lart, ke burgosur robërinë, ke marrë dhurata nga njerëzit edhe nga rebelët, me qëllim që ti, o Zot Perëndi të mund të qëndrosh atje.
alb@Psalms:68:19 @ I bekuar qoftë Zoti, që për ditë mbart barrat tona; ai është Perëndia i shpëtimit tonë. (Sela)
alb@Psalms:68:20 @ Perëndia është për ne Perëndia që çliron, dhe Zotit, Zotit, i përket çlirimi nga vdekja.
alb@Psalms:68:21 @ Po, Perëndia do të shtypë kokën e armiqve të tij, kokën me flokë të gjata të atyre që ecin në mëkat të tij.
alb@Psalms:68:22 @ Zoti ka thënë: "Do t`i kthej nga Bashani, do t`i kthej nga humnerat e detit,
alb@Psalms:68:23 @ me qëllim që ti të dërrmosh armiqtë e tu, duke futur thellë këmbën tënde në gjakun e tyre, dhe gjuha e qenve të tu të ketë pjesën që i takon".
alb@Psalms:68:24 @ Ata kanë parë varganin tënd, o Perëndi, varganin e Perëndisë tim, e Mbretit tim në shenjtërore.
alb@Psalms:68:25 @ Këngëtarët ecnin përpara, ata që u binin veglave vinin në fund, dhe në mes qëndronin vajzat që u binin dajreve.
alb@Psalms:68:26 @ Bekoni Perëndinë në kuvendet; bekoni Zotin ju që jeni nga gurra e Izraelit.
alb@Psalms:68:27 @ Ja, Beniamini, më i vogli, por udhëheqësi i tyre, princat e Judës me trupat e tyre, princat e Zabulonit, princat e Neftalit.
alb@Psalms:68:28 @ Perëndia yt ka vendosur forcën tënde; forco, o Perëndi, sa ke bërë për ne.
alb@Psalms:68:29 @ Për shkak të tempullit tënd në Jeruzalem, mbretërit do të të sjellin dhurata.
alb@Psalms:68:30 @ Shaj kafshën e kallamishteve, tufën e demave me viçat e popujve, deri sa të poshtërohen duke sjellë shufra argjendi; shpërndaji popujt që kënaqen duke bërë luftë.
alb@Psalms:68:31 @ Nga Egjipti do të sjellin metal që shkëlqen, Etiopia do të nxitojë t`i shtrijë Perëndisë duart e saj.
alb@Psalms:68:32 @ O mbretëri të tokës, këndojini Perëndisë; këndojini lavde Zotit, (Sela)
alb@Psalms:68:33 @ atij që shkon me kalë mbi qiejtë e qiejve të përjetshme, ai nxjerr zërin e tij, një zë të fuqishëm.
alb@Psalms:68:34 @ Pranoni fuqinë e Perëndisë, madhështia e tij qëndron mbi Izraelin dhe fuqia e tij është në qiejtë.
alb@Psalms:68:35 @ O Perëndi, ti je i tmerrshëm nga shenjtorja jote; Perëndia i Izraelit është ai që i jep forcë dhe fuqi popullit. I bekuar qoftë Perëndia!
alb@Psalms:69:1 @ Shpëtomë, o Perëndi, se ujërat më kanë arritur deri në grykë.
alb@Psalms:69:2 @ Jam zhytur në një batak të thellë dhe nuk gjej asnjë pikë mbështetjeje; kam arritur në ujëra të thella dhe rryma më rrëmben me vete.
alb@Psalms:69:3 @ Jam lodhur duke bërtitur, gryka më është tharë; sytë e mi konsumohen në pritje të Perëndisë tim.
alb@Psalms:69:4 @ Ata që më urrejnë pa shkak janë më të shumtë se flokët e mi; janë të fuqishëm ata që duan të më shkatërrojnë dhe që janë pa të drejtë armiq të mi; jam i detyruar të kthej atë që nuk kam vjedhur.
alb@Psalms:69:5 @ O Perëndi, ti e di marrëzinë time dhe fajet e mia nuk të janë fshehur.
alb@Psalms:69:6 @ Mos u ngatërrofshin për shkakun tim ata që kanë shpresë te ti, o Zot, Zoti i ushtrive; mos u turpërofshin për shkakun tim ata që të kërkojnë, o Perëndi i Izraelit.
alb@Psalms:69:7 @ Për hir të dashurisë sate unë po heq një poshtërim dhe turpi më mbulon fytyrën.
alb@Psalms:69:8 @ Unë jam i bërë një i huaj për vëllezërit e mi dhe për bijtë e nënes sime.
alb@Psalms:69:9 @ Sepse zelli i shtëpisë sate më ka përpirë dhe fyerjet e rënda të atij që të fyen kanë rënë mbi mua.
alb@Psalms:69:10 @ Kam qarë duke pikëlluar shpirtin tim me agjërim, por kjo më ka sjellë çnderim.