Psalms:72




alb@Psalms:72:1 @ O Perëndi, paraqit mendimet e tua mbretit dhe drejtësinë tënde birit të mbretit,

alb@Psalms:72:2 @ dhe ai do të gjykojë popullin tënd me drejtësi dhe të pikëlluarit e tu me saktësi.

alb@Psalms:72:3 @ Malet do t`i sjellin paqen popullit dhe kodrat drejtësinë.

alb@Psalms:72:4 @ Ai do t`u sigurojë drejtësi të pikëlluarve të popullit, do të shpëtojë bijtë e nevojtarëve dhe do të dërrmojë shtypësin.

alb@Psalms:72:5 @ Ata do të të kenë frikë deri sa të ketë diell dhe hënë, për të gjitha brezat.

alb@Psalms:72:6 @ Ai do të zbresë si shiu mbi barin e kositur, si një rrebesh që vadit tokën.

alb@Psalms:72:7 @ Në ditët e tij i drejti do të lulëzojë dhe ka për të patur shumë paqe deri sa të mos ketë më hënë.

alb@Psalms:72:8 @ Ai do të mbretërojë nga një det te tjetri dhe nga lumi deri në skajet e tokës.

alb@Psalms:72:9 @ Banorët e shkretëtirës do të përkulen para tij, dhe armiqtë e tij do të lëpijnë pluhurin.

alb@Psalms:72:10 @ Mbretërit e Tarshishit dhe të ishujve do t`i paguajnë haraçin, mbretërit e Shebas dhe ai i Sabas do t`i ofrojnë dhurata.

alb@Psalms:72:11 @ Po, gjithë mbretërit do ta adhurojnë dhe gjithë kombet do t`i shërbejnë.

alb@Psalms:72:12 @ Sepse ai do ta çlirojë nevojtarin që bërtet dhe të mjerin që nuk ka se kush ta ndihmojë.

alb@Psalms:72:13 @ Atij do t`i vijë keq për të dobëtin dhe për nevojtarin dhe do të shpëtojë jetën e nevojtarëve.

alb@Psalms:72:14 @ Ai do të çlirojë jetën e tyre nga shtypja dhe nga dhuna, dhe gjaku i tyre do të jetë i çmuar para syve të tij.

alb@Psalms:72:15 @ Dhe ai do të jetojë; dhe do t`i jepet ari i Shebas, do të bëhen vazhdimisht lutje për të dhe do të bekohet tërë ditën.

alb@Psalms:72:16 @ Do të ketë bollëk gruri mbi tokë, në majat e maleve; kallinjtë e tij do të valëviten si drurët e Libanit, dhe banorët e qyteteve do të lulëzojnë si bari i tokës.

alb@Psalms:72:17 @ Emri i tij do të vazhdojë përjetë, emri i tij do të përhapet deri sa të ketë diell; dhe tërë kombet do të bekohen në të dhe do ta shpallin të lumtur.

alb@Psalms:72:18 @ I bekuar qoftë Zoti Perëndia, Perëndia i Izraelit; vetëm ai bën mrekulli.

alb@Psalms:72:19 @ Qoftë i bekuar përjetë emri i tij i lavdishëm, dhe tërë toka qoftë e mbushur me lavdinë e tij. Amen, amen.

alb@Psalms:72:20 @ Këtu mbarojnë lutjet e Davidit, birit të Isait.


Seeker Overlay: Off On

[BookofPsalms] [Psalms:71] [Psalms:72] [Psalms:73] [Discuss] Tag Psalms:72 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: