Psalms:89




alb@Psalms:89:1 @ Unë do të këndoj përjetë mirësitë e Zotit, me gojën time do t`u shpall besnikërinë tënde të gjitha brezave.

alb@Psalms:89:2 @ Sepse kam thënë: "Mirësia jote do të ekzistojë përjetë, ti do të vendosësh besnikërinë tënde në vetë qiejtë".

alb@Psalms:89:3 @ "Unë kam lidhur një besëlidhje me të zgjedhurin tim, i jam betuar Davidit, shërbëtorit tim, duke thënë:

alb@Psalms:89:4 @ "Do t`i vendos pasardhësit e tu përjetë dhe do të ndërtoj fronin tënd për të gjitha brezat"". (Sela)

alb@Psalms:89:5 @ Dhe qiejtë do të kremtojnë mrekullitë e tua, o Zot, dhe besnikërinë tënde në kuvendin e shenjtorëve.

alb@Psalms:89:6 @ Sepse kush mund të krahasohet në qiell me Zotin? Dhe kush është i njëllojtë me Zotin midis bijve të të Fuqishmit?

alb@Psalms:89:7 @ Perëndisë ia kanë frikën shumë në kuvendin e shenjtorëve, dhe respektohet thellë nga tërë ata që e rrethojnë.

alb@Psalms:89:8 @ O Zot, Perëndi i ushtrive, kush është i fuqishëm si ti, o Zot? Besnikëria jote të rrethon kudo.

alb@Psalms:89:9 @ Ti e sundon tërbimin e detit; kur valët e tij ngrihen, ti i qetëson.

alb@Psalms:89:10 @ Ti e ke bërë copë-copë Egjiptin, duke e plagosur për vdekje; me krah të fuqishëm ke shpërndarë armiqtë e tu.

alb@Psalms:89:11 @ Qiejtë janë të tutë, edhe toka është jotja; ti e ke krijuar botën dhe të gjitha atë që janë në të.

alb@Psalms:89:12 @ Ti ke krijuar veriun dhe jugun; Tabori dhe Hermoni lëshojnë britma gëzimi kur dëgjojnë emrin tënd.

alb@Psalms:89:13 @ Ti ke krah të fuqishëm; dora jote është e fortë, e djathta jote ngrihet në qiell.

alb@Psalms:89:14 @ Drejtësia dhe e drejta përbëjnë bazën e fronit tënd; mirësia dhe e vërteta shkojnë përpara fytyrës sate.

alb@Psalms:89:15 @ Lum ai popull që njeh britmën e gëzimit, o Zot, sepse ai do të ecë në dritën e fytyrës sate;

alb@Psalms:89:16 @ do të ngazëllojë tërë ditën me emrin tënd dhe do të gëzohet shumë në drejtësinë tënde.

alb@Psalms:89:17 @ Po, ti je mburrja e forcës së tyre, dhe me favorin tënd ti e shton fuqinë tonë.

alb@Psalms:89:18 @ Sepse mburoja jonë i përket Zotit dhe mbreti ynë të Shenjtit të Izraelit.

alb@Psalms:89:19 @ Ti i fole atëherë në vegim të dashurit tënd dhe the: "Ndihmova një të fuqishëm, përlëvdova një të zgjedhur nga populli.

alb@Psalms:89:20 @ Gjeta Davidin, shërbëtorin tim, dhe e vajosa me vajin tim të shenjtë.

alb@Psalms:89:21 @ Dora ime do ta përkrahë me vendosmëri dhe krahu im do ta forcojë.

alb@Psalms:89:22 @ Armiku nuk do ta shtypë dhe i ligu nuk do ta pikëllojë.

alb@Psalms:89:23 @ Do të asgjesoj para tij armiqtë e tij dhe do të godas ata që e urrejnë.

alb@Psalms:89:24 @ Besnikëria ime dhe mirësia ime do të jenë me të, dhe me emrin tim do të bëhet i fuqishëm.

alb@Psalms:89:25 @ Do ta shtrij dorën e tij mbi detin dhe dorën e djathtë të tij mbi lumenjtë.

alb@Psalms:89:26 @ Ai do të kërkojë ndihmën time, duke thënë: "Ti je Ati im, Perëndia im dhe Kështjella ime e shpëtimit".

alb@Psalms:89:27 @ Do ta bëj gjithashtu të parëlindurin tim, më të shkëlqyerin ndër mbretërit e dheut.

alb@Psalms:89:28 @ Do të përdor mirësi ndaj tij përjetë, dhe besëlidhja ime me të do të mbetet e qëndrueshme.

alb@Psalms:89:29 @ Do t`i bëj gjithashtu pasardhësit e tij të përjetshem dhe fronin e tij si ditët e qiejve.

alb@Psalms:89:30 @ Në rast se bijtë e tij braktisin ligjin tim dhe nuk ecin, sipas urdhërimeve të mia,

alb@Psalms:89:31 @ në rast se shkelin statutet e mia dhe nuk respektojnë urdhërimet e mia,

alb@Psalms:89:32 @ unë do ta dënoj shkeljen e tyre me shufër dhe paudhësinë e tyre me të rrahura,

alb@Psalms:89:33 @ por nuk do ta heq mirësinë time prej tij dhe nuk do të lë që besnikëria ime të jetë e mangët.

alb@Psalms:89:34 @ Nuk do të shkel besëlidhjen time dhe nuk do t`i ndryshoj fjalët që kanë dalë nga goja ime.

alb@Psalms:89:35 @ Jam betuar një herë për shenjtërinë time dhe nuk do ta gënjej Davidin;

alb@Psalms:89:36 @ pasardhësit e tij do të jenë përjetë dhe froni i tij do të jetë si dielli para meje,

alb@Psalms:89:37 @ do të jenë të qëndrueshëm si hëna, dhe dëshmitari në qiell është besnik". (Sela)

alb@Psalms:89:38 @ Por ti na ke braktisur dhe na ke kthyer; je zemëruar shumë kundër të vajosurin tënd.

alb@Psalms:89:39 @ Ti ke përçmuar besëlidhjen e lidhur me shërbëtorin tënd dhe ke përdhosur kurorën e tij, duke bërë që të bjerë për tokë.

alb@Psalms:89:40 @ Ke shembur gjithë mbrojtjet e tij dhe i ke katandisur në gërmadha kalatë e tij.

alb@Psalms:89:41 @ Tërë kalimtarët e kanë plaçkitur dhe ai është bërë gazi i fqinjëve të tij.

alb@Psalms:89:42 @ Ke lavdëruar dorën e djathtë të kundërshtarëve të tij dhe ke bërë të gëzohen tërë armiqtë e tu.

alb@Psalms:89:43 @ Ke prishur tehun e shpatës së tij dhe nuk e ke ndihmuar në betejë.

alb@Psalms:89:44 @ I ke dhënë fund madhështisë së tij dhe ke hedhur për tokë fronin e tij.

alb@Psalms:89:45 @ Ke shkurtuar ditët e rinisë së tij dhe e ke mbuluar me turp. (Sela)

alb@Psalms:89:46 @ Deri kur, o Zot? A do të fshihesh ti përjetë? A do të flakërojë si zjarr zemërimi yt?

alb@Psalms:89:47 @ Kujto sa e shkurtër është jeta ime. Për çfarë kotësie ke krijuar gjithë bijtë e njerëzve?

alb@Psalms:89:48 @ Cili është njeriu që jeton, pa parë vdekjen dhe që mund ta shkëputë jetën e tij nga pushteti Sheolit? (Sela)

alb@Psalms:89:49 @ Ku janë, o Zot, mirësitë e tua të lashta, për të cilat iu betove Davidit në besnikërinë tënde?

alb@Psalms:89:50 @ Kujto, o Zot, fyerjen që iu bë shërbëtorëve të tu, dhe si unë mbaj në zemër fyerjen e rëndë të të gjitha kombeve,

alb@Psalms:89:51 @ me të cilën armiqtë e tu kanë fyer, o Zot, me të cilën kanë fyer hapat e të vajosurit tënd.

alb@Psalms:89:52 @ I bekuar qoftë Zoti përjetë. Amen, po, amen!


Seeker Overlay: Off On

[BookofPsalms] [Psalms:88] [Psalms:89] [Psalms:90] [Discuss] Tag Psalms:89 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: