NT.filter - alb ark:
alb@
Matthew:2:22 @ por, kur dëgjoi se Arkelau mbretëronte në Judë në vend të Herodit, atit të tij, pati frikë të shkojë atje. Dhe, mbasi u udhëzua nga Perëndia në ëndërr, iku në krahinën e Galilesë,
alb@Matthew:3:4 @ Tani Gjoni vet kishte veshur një rrobë prej leshi të devesë dhe një brez prej lëkure në bel; ai ushqehej me karkaleca dhe mjaltë të egër.
alb@Matthew:4:21 @ Dhe, duke vazhduar rrugën, pa dy vëllezër të tjerë: Jakobin, birin e Zebedeut dhe Gjonin, vëllanë e tij, në barkë bashkë me Zebedeun, atin e tyre, duke ndrequr rrjetat; dhe i thirri.
alb@Matthew:4:22 @ Dhe ata lanë menjëherë barkën dhe atin e tyre dhe i shkuan pas.
alb@Matthew:5:26 @ Në të vërtetë të them se nuk do të da-lësh prej andej pa e paguar edhe qindarkën e fundit.
alb@Matthew:8:23 @ Dhe mbasi ai hipi në barkë, dishepujt e tij e ndiqnin.
alb@Matthew:8:24 @ Dhe ja, që u ngrit në det një stuhi aq e madhe, sa valët po e mbulonin barkën, por ai flinte.
alb@Matthew:9:1 @ Dhe ai, pasi hipi në barkë, kaloi në bregun tjetër dhe erdhi në qytetin e vet.
alb@Matthew:12:40 @ Në fakt ashtu si Jona qëndroi tri ditë e tri net në barkun e peshkut të madh, kështu Biri i njeriut do të qëndrojë tri ditë e tri net në zemër të tokës.
alb@Matthew:13:2 @ Turma të mëdha u mblodhën rreth tij kështu që ai hipi mbi një barkë dhe u ul; dhe gjithë populli rrinte në këmbë në breg.
alb@Matthew:14:1 @ Në atë kohë Herodi, tetrarku, mori vesh famën e Jezusit,
alb@Matthew:14:13 @ Kur Jezusi i dëgjoi këto, u nis që andej me një barkë dhe u tërhoq në vetmi, në një vend të shkretë. Dhe turmat, kur e morën vesh, e ndiqnin në këmbë nga qytetet.
alb@Matthew:14:14 @ Dhe Jezusi, kur doli nga barka, pa një turmë të madhe, pati dhembshuri për të dhe shëroi ata që ishin të sëmurë.
alb@Matthew:14:22 @ Fill pas kësaj Jezusi i detyroi dishepujt e vet të hyjnë në barkë dhe t`i prijnë në bregun tjetër, deri sa ai t`i lëshojë turmat.
alb@Matthew:14:24 @ Ndërkaq barka ndodhej në mes të detit; dhe përplasej nga valët sepse era i ishte e kundërt.
alb@Matthew:14:29 @ Ai tha: ``Eja!``. Dhe Pjetri zbriti nga barka dhe eci mbi ujëra, për të shkuar te Jezusi.
alb@Matthew:14:32 @ Pastaj, kur hynë në barkë, era pushoi.
alb@Matthew:14:33 @ Atëherë ata që ishin në barkë erdhën dhe e adhuruan, duke thënë: ``Me të vërtetë ti je Biri i Perëndisë!``.
alb@Matthew:15:17 @ A nuk e kuptoni se çdo gjë që hyn në gojë kalon në bark dhe jashtëqitet në gjiriz?
alb@Matthew:15:39 @ Pastaj, mbasi e lejoi turmën, hipi në barkë dhe u drejtua për në krahinën e Magdalas.
alb@Matthew:19:12 @ Sepse ka eunukë që kanë lindur të tillë nga barku i nënës; ka eunukë që janë bërë eunukë nga njerëzit, dhe ka eunukë që janë bërë vet eunukë për mbretërinë e qiejve. Ai që mund ta kuptojë, le ta kuptojë``.
alb@Matthew:24:38 @ Sepse, ashtu si në ditët përpara përmbytjes, njerëzit hanin dhe pinin, martoheshin dhe martonin, derisa Noeu hyri në arkë;
alb@Mark:1:1 @ Fillimi i Ungjillit të Jezu Krishtit, Birit të Perëndisë.
alb@Mark:1:2 @ Ashtu si është shkruar tek profetët: ``Ja, unë po dërgoj lajmëtarin tim para fytyrës tënde, i cili do të përgatit udhën tënde përpara teje.
alb@Mark:1:3 @ Ka një zë që bërtet në shkretëtirë: "Përgatitni udhën e Zotit, drejtoni shtigjet e tij"``.
alb@Mark:1:4 @ Gjoni erdhi në shkretëtirë duke pagëzuar dhe duke predikuar një pagëzim pendese për faljen e mëkateve.
alb@Mark:1:5 @ Dhe gjithë vendi i Judës dhe ata nga Jeruzalemi shkonin tek ai, dhe pagëzoheshin të gjithë nga ai në lumin Jordan, duke rrëfyer mëkatet e tyre.
alb@Mark:1:6 @ Por Gjoni ishte i veshur me lesh deveje, mbante një brez lëkure përreth ijëve dhe ushqehej me karkaleca dhe me mjaltë të egër.
alb@Mark:1:7 @ Ai predikonte duke thënë: ``Pas meje po vjen një që është më i fortë se unë. Unë nuk jam i denjë as të ulem para tij për t`i zgjidhur lidhësat e sandaleve të tij.
alb@Mark:1:8 @ Unë ju pagëzova me ujë, ndërsa ai do t`ju pagëzojë me Frymën e Shenjtë``.
alb@Mark:1:9 @ Dhe ndodhi në ato ditë që Jezusi erdhi nga Nazareti i Galilesë dhe u pagëzua nga Gjoni në Jordan.
alb@Mark:1:10 @ Dhe menjëherë, kur po dilte nga uji, pa se qiejtë po hapeshin dhe Fryma po zbriste mbi të si një pëllumb.
alb@Mark:1:11 @ Dhe një zë erdhi nga qielli: ``Ti je Biri im i dashur në të cilin jam kënaqur.
alb@Mark:1:12 @ Fill pas kësaj, Fryma e Shenjtë e çoi në shkretëtirë;
alb@Mark:1:13 @ dhe qëndroi në shkretëtirë dyzet ditë, i tunduar nga Satanai. Ishte bashkë me bishat dhe engjëjt i shërbenin.
alb@Mark:1:14 @ Dhe mbasi e burgosën Gjonin, Jezusi erdhi në Galile duke predikuar ungjillin e mbretërisë së Perëndisë,
alb@Mark:1:15 @ dhe duke thënë: ``U mbush koha dhe mbretëria e Perëndisë është afër. Pendohuni dhe besoni ungjillin``.
alb@Mark:1:16 @ Ndërsa po kalonte gjatë bregut të detit të Galilesë, ai pa Simonin dhe Andrean, vëllanë e tij, të cilët po hidhnin rrjetën në det sepse ishin peshkatarë.
alb@Mark:1:17 @ Dhe Jezusi u tha atyre: ``Ndiqmëni dhe unë do t`ju bëj peshkatarë njerëzish``.
alb@Mark:1:18 @ Dhe ata i lanë menjëherë rrjetat dhe e ndoqën.
alb@Mark:1:19 @ Mbasi eci edhe pak, pa Jakobin, bir in e Zebedeut dhe Gjonin, vëllanë e tij, të cilët ndreqnin rrjetat e tyre në barkë.
alb@Mark:1:20 @ Dhe i thirri menjëherë; dhe ata e lanë atin e tyre Zebedeun në barkë me mëditësit dhe e ndoqën.
alb@Mark:1:21 @ Pastaj hynë në Kapernaum dhe menjëherë, ditën e shtunë, ai hyri në sinagogë dhe i mësonte njerëzit.
alb@Mark:1:22 @ Dhe njerëzit habiteshin nga doktrina e tij, sepse ai i mësonte si një që ka pushtet dhe jo si skribët.
alb@Mark:1:23 @ Atëherë në sinagogën e tyre ishte një njeri i pushtuar nga një frymë e ndyrë, i cili filloi të bërtasë,
alb@Mark:1:24 @ duke thënë: ``Ç`ka midis nesh dhe teje, o Jezus Nazareas? A erdhe të na shkatë-rrosh? Unë e di kush je: I Shenjti i Perëndisë``.
alb@Mark:1:25 @ Por Jezusi e qortoi duke thënë: ``Hesht dhe dil prej tij!``.
alb@Mark:1:26 @ Dhe fryma e ndyrë, mbasi e sfiliti, dhe duke lëshuar një britmë të madhe doli prej tij.
alb@Mark:1:27 @ Dhe të gjithë u mahnitën aq shumë sa pyesnin njeri tjetrin duke thënë: ``Vallë ç`është kjo? Cfarë doktrinë e re qënka kjo? Ky i urdhëroka me autoritet edhe frymërat e ndyra, dhe ata i binden``.
alb@Mark:1:28 @ Dhe fama e tij u përhap menjëherë në mbarë krahinën përreth Galilesë.
alb@Mark:1:29 @ Sapo dolën nga sinagoga, erdhën në shtëpinë e Simonit dhe të Andreas, me Jakobin dhe Gjonin.
alb@Mark:1:30 @ Vjehrra e Simonit ishte në shtrat me ethe dhe ata menjëherë i folën për të.
alb@Mark:1:31 @ Atëhërë ai u afrua, e kapi për dore dhe e ngriti. Menjëherë ethet e lanë dhe ajo nisi t`u shërbejë.
alb@Mark:1:32 @ Në mbrëmje, pas perëndimit të diellit, i prunë të gjithë të sëmurit dhe të idemonizuarit.
alb@Mark:1:33 @ Dhe gjithë qyteti ishte mbledhur përpara derës.
alb@Mark:1:34 @ Ai shëroi shumë, që lëngonin nga sëmundje të ndryshme, dhe dëboi shumë demonë; dhe nuk i lejoi demonët të flasin, sepse ata e njihnin.
alb@Mark:1:35 @ Pastaj, të nesërmen në mëngjes, kur ende ishte shumë errët, Jezusi u ngrit, doli dhe shkoi në një vend të vetmuar dhe atje u lut.
alb@Mark:1:36 @ Dhe Simoni dhe ata që ishin me të e kërkonin.
alb@Mark:1:37 @ Dhe, kur e gjetën, i thanë: ``Të gjithë po të kerkojnë!``.
alb@Mark:1:38 @ Dhe ai u tha atyre: ``Lë të shkojmë në fshatrat e afërm që të predikoj edhe atje, sepse për këtë kam ardhur``.
alb@Mark:1:39 @ Dhe ai e përshkoi gjithë Galilenë duke predikuar nëpër sinagogat e tyre dhe duke dëbuar demonët.
alb@Mark:1:40 @ Dhe erdhi tek ai një lebroz i cili, duke iu lutur, ra në gjunj dhe i tha: ``Po të duash, ti mund të më pastrosh``.
alb@Mark:1:41 @ Dhe Jezusi, duke e mëshiruar, shtriu dorën, e preku dhe i tha: ``Po, e dua, qofsh pastruar!``.
alb@Mark:1:42 @ Dhe, posa tha këto, menjëherë lebra e la dhe u shërua.
alb@Mark:1:43 @ Pastaj, mbasi e paralajmëroi rreptësisht, menjëherë e largoi,
alb@Mark:1:44 @ duke i thënë: ``Ruhu se i tregon gjë ndokujt, por shko, paraqitu te prifti dhe ofro për pastrimin tënd sa ka urdhëruar Moisiu, si dëshmi për ta``.
alb@Mark:1:45 @ Por ai, sapo doli, filloi ta shpallë dhe ta përhapë fort faktin, sa që Jezusi nuk mund të hynte më publikisht në qytet, por qëndronte përjashta nëpër vende të vetmuara; dhe nga çdo anë vinin tek ai.
alb@Mark:2:1 @ Pas disa ditësh, ai erdhi përsëri në Kapernaum dhe u muar vesh se ai gjendej në shtëpi;
alb@Mark:2:2 @ dhe menjëherë u mblodhën aq shumë njerëz, sa nuk gjeje më vend as përpara derës; dhe ai u predikonte Fjalën.
alb@Mark:2:3 @ Atëhërë i erdhën disa që i paraqitën një të paralizuar, që po e bartnin katër vetë.
alb@Mark:2:4 @ Por, duke qenë se nuk mund t`i afroheshin për shkak të turmës, zbuluan çatinë në vendin ku ndodhej Jezusi dhe, mbasi hapën një vrimë, e lëshuan vigun mbi të cilin rrinte shtrirë i paralizuari.
alb@Mark:2:5 @ Jezusi, kur pa besimin e tyre, i tha të paralizuarit: ``O bir, mëkatet e tua të janë falur!``.
alb@Mark:2:6 @ Por aty po rrinin ulur disa shkribë, të cilët, në zemër të vet, po mendonin:
alb@Mark:2:7 @ ``Pse vallë ky po flet blasfemi. Kush mund të falë mëkatet, veç Perëndisë vetë?``.
alb@Mark:2:8 @ Por Jezusi, i cili menjëherë kuptoi në frymën e vet se ata po i mendonin këto gjëra në veten e tyre, u tha atyre: ``Pse i mendoni këto gjëra në zemrat tuaja?
alb@Mark:2:9 @ Çfarë është më lehtë: t`i thuash të paralizuarit: "Mëkatet e tua të janë falur", apo t`i thuash: "Çohu, merre vigun tënd dhe ec"?
alb@Mark:2:10 @ Dhe tani, që ta dini se Biri i njeriut ka pushtet të falë mëkatët mbi dhe,
alb@Mark:2:11 @ unë po të them (i tha të paralizuarit): Çohu, merre vigun tënd dhe shko në shtëpinë tënde!"``.
alb@Mark:2:12 @ Dhe ai u ngrit menjëherë, mori vigun e vet dhe doli përjashta në praninë e të gjithëve dhe kështu të gjithë u habitën dhe lëvduan Perëndinë duke thënë: ``Një gjë të tillë s`e kemi parë kurrë!``.
alb@Mark:2:13 @ Jezusi doli përsëri gjatë bregut të detit dhe gjithë turma erdhi tek ai dhe ai e mësonte.
alb@Mark:2:14 @ Duke kaluar, pa Levin, birin e Alfeut, i cili qe ulur në vendin e tatimeve, dhe i tha: ``Ndiqmë!``. Ai u ngrit dhe e ndoqi.
alb@Mark:2:15 @ Dhe ndodhi që, kur Jezusi ishte në tryezë në shtëpinë e Levit, shumë tagrambledhës dhe mëkatarë u ulën në tryezë me Jezusin dhe me dishepujt e tij; në fakt ishin shumë ata që e ndiqnin.
alb@Mark:2:16 @ Atëhërë skribët dhe farisenjtë, duke e parë se po hante me tagrambledhës dhe me mëkatarë, u thanë dishepujve të tij: ``Qysh ha dhe pi ai bashkë me tagrambledhës e me mëkatarë?``.
alb@Mark:2:17 @ Dhe Jezusi, kur e dëgjoi, u tha atyre: ``Nuk janë të shëndoshet që kanë nevojë për mjekun, por të sëmurët; unë nuk erdha për të thirrur të drejtët, por mëkatarët për pendim.
alb@Mark:2:18 @ Atëherë dishepujt e Gjonit dhe ata të farisenjve po agjëronin. Ata erdhen te Jezusi dhe i thanë: ``Përse dishepujt e Gjonit dhe ata të farisenjve agjërojnë, kurse dishepujt e tu nuk agjërojnë?``.
alb@Mark:2:19 @ Dhe Jezusi u përgjigj atyre: ``Vallë a mund të agjërojnë dasmorët, ndërsa dhëndri është me ta? Për sa kohë kanë më vete dhëndrin, nuk mund të agjërojnë!
alb@Mark:2:20 @ Por do të vijnë ditët kur do t`u merret dhëndri dhe atëhërë, në ato ditë, ata do të agjërojnë.
alb@Mark:2:21 @ Askush nuk qep një copë stof të ri mbi një rrobe të vjetër, përndryshe copa e re e shkul gjithë arnesën dhe shqyerja bëhet më keq.
alb@Mark:2:22 @ Po ashtu askush nuk shtie verë të re në kacekë të vjetër, përndryshe vera e re i prish kacekët, vera derdhet dhe kacekët shkojnë dëm; porse vera e re duhet shtënë në kacekë të rinj``.
alb@Mark:2:23 @ Por ndodhi që një ditë të shtunë ai po kalonte nëpër ara dhe dishepujt e tij, duke kaluar, filluan të këpusin kallinj.
alb@Mark:2:24 @ Dhe farisenjtë i thanë: ``Shih, përse po bëjnë atë që nuk është e ligjshme ditën e shtunë?``.
alb@Mark:2:25 @ Por ai u tha atyre: ``A nuk keni lexuar vallë ç`bëri Davidi, kur pati nevojë dhe kishte uri, ai dhe ç`qenë me të?``.
alb@Mark:2:26 @ Se si hyri ai në shtëpinë e Perëndisë në kohën e kryepriftit Abiathar, dhe hëngri bukët e paraqitjes, të cilat nuk lejohet t`i hajë askush, përveç priftërinjve, dhe u dha edhe atyre që qenë me të?``.
alb@Mark:2:27 @ Pastaj u tha atyre: ``E shtuna është bërë për njeriun dhe jo njeriu për të shtunën.
alb@Mark:2:28 @ Prandaj Biri i njeriut është zot edhe i së shtunës``.
alb@Mark:3:1 @ Pastaj ai hyri përsëri në sinagogë dhe aty ishte një njeri që kishte një dorë të tharë.
alb@Mark:3:2 @ Dhe ata po e ruanin në se do ta shëronte në ditën e së shtunës, që pastaj ta paditnin.
alb@Mark:3:3 @ Dhe ai i tha njeriut që e kishte dorën të tharë: ``Çohu në mes të të gjithëve!``.
alb@Mark:3:4 @ Dhe u tha atyre: ``A është e lejueshme ditën e së shtunës të bësh të mirë apo të keqe, të shpëtosh një jetë apo ta vrasësh?``. Por ata heshtnin.
alb@Mark:3:5 @ Atëherë ai, si i shikoi rreth e qark me zemërim, i hidhëruar për ngurtësinë e zemrës së tyre, i tha atij njeriu: ``Shtrije dorën tënde!``. Ai e shtriu, dhe dora e tij u shëndosh përsëri si tjetra.
alb@Mark:3:6 @ Dhe farisenjtë dolën jashtë e menjëherë bënin këshill bashkë me herodianët kundër tij, se si ta vrasin.
alb@Mark:3:7 @ Por Jezusi me dishepujt e vet u tërhoq drejt detit; dhe një turmë e madhe nga Galilea i ndoqi; edhe nga Judea;
alb@Mark:3:8 @ dhe nga Jeruzalemi, nga Idumea, nga përtej Jordanit; gjithashtu një turmë e madhe nga rrethinat Etiros dhe të Sidonit, kur dëgjoi gjërat e medha që ai bënte, erdhi tek ai.
alb@Mark:3:9 @ Atëherë ai u tha dishepujve të tij të kenë gjithnjë gati një barkë, që populli mos e shtynte.
alb@Mark:3:10 @ Sepse ai kishte shëruar shumë veta, të gjithë që kishin sëmundje dyndeshin rreth tij që ta preknin
alb@Mark:3:11 @ Dhe frymërat e ndyrë, kur e shihnin, binin përmbys para tij dhe bërtitnin, duke thënë: ``Ti je Biri i Perëndisë!``.
alb@Mark:3:12 @ Por ai i qortoi rreptësisht që të mos thonin se kush ishte ai.
alb@Mark:3:13 @ Pastaj ai u ngjit në mal dhe thirri pranë vetes ata që deshi. Dhe ata erdhën tek ai.
alb@Mark:3:14 @ Dhe ai i caktoi dymbëdhjetë që të rrinin me të dhe që mund t`i dërgonte të predikojnë,
alb@Mark:3:15 @ dhe të kishin pushtet të shëronin sëmundjet dhe të dëbonin demonët.
alb@Mark:3:16 @ Ata ishin: Simoni, të cilit ia vuri emrin Pjetër;
alb@Mark:3:17 @ Jakobi, bir i Zebedeut, dhe Gjoni, vë-llai i Jakobit, të cilave ua vuri emrin Boanerges, që do të thotë: "Bij të bubullimës";
alb@Mark:3:18 @ Andrea, Filipi, Bartolomeu, Mateu, Thomai, Jakobi i Alfeut, Tadeu, Simon Kananeasi,
alb@Mark:3:19 @ dhe Juda Iskarioti, i cili më pas e tradhëtoi.
alb@Mark:3:20 @ Pastaj hynë në një shtëpi. Dhe u mblodh përsëri një turmë aq e madhe, sa që as bukë s`mund të hanin.
alb@Mark:3:21 @ Dhe kur të afërmit e tij e morën vesh, shkuan ta marrin atë, sepse flitej: ``Nuk është në vete``.
alb@Mark:3:22 @ Kurse skribët, që kishin zbritur nga Jeruzalemi, thoshnin: ``Ai e ka Beelzebubin dhe i dëbon demonët me princin e demonëve``.
alb@Mark:3:23 @ Por ai i thirri pranë vetes dhe u foli me anë të shëmbëlltyrave: ``Si mund Satanai të dëbojë Satananë?
alb@Mark:3:24 @ Në qoftë se një mbretëri është përçarë kundër vetvetes, ajo mbretëri nuk mund të qëndrojë.
alb@Mark:3:25 @ Dhe në qoftë se një shtëpi përçahet kundër vetvetes, ajo shtëpi nuk mund të qëndrojë.
alb@Mark:3:26 @ Kështu, në se Satanai ngrihet kundër vetvetes dhe është përçarë, nuk mbahet dot, por i erdhi fundi!
alb@Mark:3:27 @ Askush nuk mund të hyjë në shtëpinë e njeriut të fortë dhe t`ia grabitë pasuritë e tij, pa e lidhur më parë njeriun e fortë; vetëm atëherë mund t`ia plaçkitë shtëpinë.
alb@Mark:3:28 @ Në të vërtetë po ju them se bijve të njerëzve do t`u falet çfarëdo mëkat dhe çdo blasfemi që do të thonë;
alb@Mark:3:29 @ po për atë që do të blasfemojë kundër Frymës së Shenjtë nuk do të ketë falje përjetë; ai është fajtor për dënim të përjetshëm``.
alb@Mark:3:30 @ Sepse ata thoshnin: ``Ai ka një frymë të ndyrë!``.
alb@Mark:3:31 @ Ndërkaq erdhën vëllezërit e tij dhe e ëma dhe, si ndaluan përjashta, dërguan ta thërrasin.
alb@Mark:3:32 @ Turma ishte ulur përreth tij; dhe i thanë: ``Ja, nëna jote dhe vëllezërit e tu janë përjashta dhe po të kërkojnë``.
alb@Mark:3:33 @ Por ai u përgjigj atyre duke thënë: ``Kush është nëna ime, ose vëllezërit e mi?``.
alb@Mark:3:34 @ Pastaj duke vështruar rreth e qark mbi ata që ishin ulur rreth tij, tha: ``Ja nëna ime dhe vëllezërit e mi!
alb@Mark:3:35 @ Sepse kushdo që bën vullnetin e Perëndisë, ai është vëllai im, motra ime dhe nëna!``.
alb@Mark:4:1 @ Pastaj nisi përsëri të mësojë në breg të detit; dhe rreth tij u mblodh një turmë aq e madhe, sa që ai hyri në barkë dhe rrinte ulur në det, ndërsa gjithë turma ishte në tokë pranë detit.
alb@Mark:4:2 @ Dhe ai u mësonte atyre shumë gjëra në shëmbëlltyra, dhe u thoshte atyre në mësimin e tij:
alb@Mark:4:3 @ ``Dëgjoni! Ja, doli mbjellësi të mbjellë.
alb@Mark:4:4 @ Dhe ndodhi që kur hidhte farën, një pjesë e farës ra gjatë rrugës dhe zogjtë e qiellit erdhën dhe e hëngrën.
alb@Mark:4:5 @ Një pjesë tjetër ra në gurishte, ku nuk kishte shumë dhe dhe mbiu menjëherë, sepse s`kishte një tokë të thellë.
alb@Mark:4:6 @ Por, kur doli dielli, u dogj; dhe me që nuk kishte rrënjë, u tha.
alb@Mark:4:7 @ Një pjesë tjetër ra midis ferrave; ferrat u rritën, e mbyten dhe nuk dha fryt.
alb@Mark:4:8 @ Një pjesë tjetër ra në tokë të mirë, dhe solli frut që rritej, dhe u zhvillua për të dhënë njëra tridhjetë, tjetra gjashtëdhjetë dhe tjetra njëqind``.
alb@Mark:4:9 @ Pastaj ai u tha atyre: ``Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë!``.
alb@Mark:4:10 @ Tani kur ishte vetëm, ata që i rrinin përreth bashkë me të dymbëdhjetët e pyetën për shëmbëlltyrën
alb@Mark:4:11 @ Dhe ai u tha atyre: ``Juve u është dhënë të njihni misterin e mbretërisë së Perëndisë; kurse atyre që janë përjashta të gjitha këto jepen me shëmbëlltyra,
alb@Mark:4:12 @ që: "Duke parë, të shohin, por të mos vën re; edhe duke dëgjuar, të dëgjojnë, por të mos kuptojnë, se mos pendohen dhe mëkatet u falen"``.
alb@Mark:4:13 @ Pastaj u tha atyre: ``Nuk e kuptoni këtë shëmbëlltyrë? Po atëhere si do t`i kuptoni të gjitha shëmbëlltyrat e tjera?
alb@Mark:4:14 @ Mbjellësi mbjell fjalën.
alb@Mark:4:15 @ Ata gjatë rrugës janë ata në të cilët mbillet fjala; por pasi e kanë dëgjuar atë, vjen menjëherë Satanai dhe ua heq fjalën e mbjellë në zemrat e tyre.
alb@Mark:4:16 @ Po ashtu ata që e marrin farën mbi nje gurishte janë ata që, kur e kanë dëgjuar fjalën, e pranojnë menjëherë me gëzim;
alb@Mark:4:17 @ por nuk kanë rrënjë në vetvete, dhe janë të përkohshëm; dhe kur vjen mundimi ose përndjekja për shkak të fjalës, skandalizohen menjëherë.
alb@Mark:4:18 @ Ata përkundrazi të cilët e marrin farën midis ferrave, janë ata që e dëgjojnë fjalën,
alb@Mark:4:19 @ por shqetësimet e kësaj bote, mashtrimet e pasurisë dhe lakmitë për gjëra të tjera që hynë, e mbyten fjalën dhe ajo bëhet e pafrytshme.
alb@Mark:4:20 @ Kurse ata që e morën farën në tokë të mirë, janë ata që e dëgjojnë fjalën, e pranojnë dhe japin fryt: një tridhjetë, tjetri gjashtëdhjetë dhe tjetri njëqind``.
alb@Mark:4:21 @ Pastaj u tha atyre: ``A merret vallë llamba për ta vënë nën babunë ose nën shtrat? A nuk vihet mbi dritëmbajtësen?
alb@Mark:4:22 @ Sepse nuk ka asgjë të fshehtë që të mos zbulohet, as kurrgjë sekrete që të mos dalin në dritë.
alb@Mark:4:23 @ Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë!``
alb@Mark:4:24 @ Dhe u tha atyre: ``Vini re atë që dëgjoni. Me atë masë që ju matni, do t`iu matet juve; edhe juve që dëgjoni do t`iu jepet edhe më.
alb@Mark:4:25 @ Sepse atij që ka, do t`i jepet, por atij që s`ka, do t`i merret edhe ajo që ka.
alb@Mark:4:26 @ Tha akoma: ``Mbretëria e Perëndisë është si një njeri që hedh farën në dhe.
alb@Mark:4:27 @ Dhe natën dhe ditën, ndërsa ai fle dhe çohet, fara mbin dhe rritet, pa e ditur ai se si.
alb@Mark:4:28 @ Sepse dheu prodhon vetvetiu më parë kërcellin, pastaj kallirin, dhe më në fund kallirin plot me kokrra.
alb@Mark:4:29 @ Dhe kur fryti piqet, menjëherë korrësi i vë drapërin, sepse erdhi koha e korrjes.
alb@Mark:4:30 @ Edhe tha: Me se ta krahasojmë mbretërinë e Perëndisë? Ose me çfarë shëmbëlltyre ta paraqesim?
alb@Mark:4:31 @ Ajo i ngjan farës së sinapit, që, kur është mbjellë në dhe, është më e vogla nga të gjitha farërat që janë mbi dhe;
alb@Mark:4:32 @ por, pasi mbillet, rritet dhe bëhet më e madhe se të gjitha barishtet; dhe lëshon degë aq të mëdha, sa zogjtë e qiellit mund të gjejnë strehë nën hijen e saj``.
alb@Mark:4:33 @ Dhe me shumë shëmbëlltyra të tilla, u shpallte atyre fjalën, ashtu si ata ishin në gjendje ta kuptojnë.
alb@Mark:4:34 @ Dhe nuk u fliste atyre pa shëmbëlltyra, ndërsa dishepujve të tij, veçmas, u shpjegonte çdo gjë.
alb@Mark:4:35 @ Tani po atë ditë, si u ngrys, u tha atyre: ``Kalojmë te bregu matanë!
alb@Mark:4:36 @ Dhe dishepujt, si e nisën popullin, e morrën me vete Jezusin, ashtu si ishte, në barkë. Me të ishin edhe disa barka të tjera të vogla.
alb@Mark:4:37 @ Ndërkaq shpërtheu një furtunë e madhe dhe valët përplaseshin mbi barkë aq shumë sa ajo po mbushej.
alb@Mark:4:38 @ Ai ndërkaq po flinte në kiç mbi një jastëk. Ata e zgjuan dhe i thanë: ``Mësues, a nuk merakosesh që ne po marrim fund?``.
alb@Mark:4:39 @ Dhe ai si u zgjua, e qortoi erën dhe i foli detit: ``Pusho dhe fashitu!``. Dhe era pushoi dhe u bë qetësi e madhe.
alb@Mark:4:40 @ Atëherë u tha atyre: ``Pse jeni ju aq frikacakë? Vallë, si nuk keni besim?``.
alb@Mark:4:41 @ Dhe ata i zuri një frikë e madhe dhe i thoshnin njëritjetrit: ``Vallë, kush është ky, që po i binden edhe era edhe deti?``.
alb@Mark:5:1 @ Kështu arritën në bregun tjetër të detit, në krahinën e Gadarenasve.
alb@Mark:5:2 @ Dhe, sapo Jezusi zbriti nga barka, menjëherë i doli përpara nga varrezat një njeri i pushtuar nga një frymë e ndyrë,
alb@Mark:5:3 @ i cili banonte në varreza dhe kurrkush s`kishte mundur ta lidhë, qoftë edhe me zinxhirë.
alb@Mark:5:4 @ Shpesh herë, pra, e kishin lidhur me pranga e zinxhirë; por ai gjithnjë i thyente zinxhirët dhe i këpuste prangat; dhe kurrkush nuk e kishte bërë dot zap.
alb@Mark:5:5 @ Vazhdimisht, natën dhe ditën, nëpër varre e mbi male, shkonte duke bërtitur dhe duke e rrahur veten me gurë.
alb@Mark:5:6 @ Tani kur e pa Jezusin prej së largu, ai u turr dhe ra përmbys përpara tij,
alb@Mark:5:7 @ dhe me një britmë të madhe tha: ``Ç`ka ndërmjet mes nesh dhe teje, o Jezus, Bir i Perëndisë të shumë të lartit? Unë të përgjërohem në emrin e Perëndisë, mos më mundo!;``.
alb@Mark:5:8 @ Sepse ai i kishte thënë: ``Frymë e ndyrë, dil prej këtij njeriu!``.
alb@Mark:5:9 @ Atëhere Jezusi e pyeti: ``Cili është emri yt?``. Dhe ai u përgjigj duke thënë: ``Unë quhëm Legjion, sepse jemi shumë``.
alb@Mark:5:10 @ Dhe i lutej me të madhe që ai të mos i përzinte nga ajo krahinë.
alb@Mark:5:11 @ Tani aty ishte, në brinjë të malit, një tufë e madhe derrash që kulloste.
alb@Mark:5:12 @ Atëhere gjithë demonët e lutën duke thënë: ``Na dërgo në derrat, që të hymë në ta``
alb@Mark:5:13 @ Dhe Jezusi menjëherë u lejoi atyre; atëherë frymërat e ndyra mbasi dolën, hynë në derrat dhe tufa u hodh poshtë nga gremina në det; ishin afërsisht dymijë krerë, dhe u mbytën në det.
alb@Mark:5:14 @ Atëherë ata që i kullotnin derrat ikën dhe e përhapën lajmin në qytet e nëpër fshatra; dhe njerëzit erdhën për të parë çfarë kishte ndodhur.
alb@Mark:5:15 @ Kur erdhën te Jezusi, panë të idemonizuarin ulur, të veshur dhe me mendje në rregull, atë që ishte idemonizuar nga Legjoni, dhe kishin frikë.
alb@Mark:5:16 @ Dhe ata që e kishin parë ngjarjen u treguan atyre se çfarë i kishte ngjarë të idemonizuarit dhe çështjen e derrave.
alb@Mark:5:17 @ Atëhere ata filluan t`i luten Jezusit që të largohej nga krahina e tyre.
alb@Mark:5:18 @ Kur ai po hynte në barkë, ai që kishte qenë i idemonizuar i lutej që të mund të rrinte me të;
alb@Mark:5:19 @ por Jezusi nuk e lejoj, madje i tha: ``Shko në shtëpinë tënde, te të tut dhe u trego atyre çfarë gjërash të medha bëri Zoti dhe si pati mëshirë për ty``.
alb@Mark:5:20 @ Dhe ai shkoi dhe nisi të predikojë nëpër Dekapolis për të gjitha ato që i kishte bërë Jezusi; të gjithë u mrrekulluan.
alb@Mark:5:21 @ Dhe kur Jezusi kaloj përsëri në bregun tjetër me barkë, një turmë e madhe u mblodh rreth tij; dhe ai qëndroj në breg të detit.
alb@Mark:5:22 @ Atëhere erdhi një nga krerët e sinagogës, me emër Jair, që, kur e pa, i ra ndër këmbë,
alb@Mark:5:23 @ dhe ju lut me të madhe duke thënë: ``Ime bijë është duke dhënë shpirt; eja, vëri duart mbi të që të shërohet dhe të jetojë!``.
alb@Mark:5:24 @ Dhe ai shkoi me të. Një turmë e madhe e ndiqte dhe shtyhej rreth tij.
alb@Mark:5:25 @ Tani një grua që kishte një fluks gjaku që prej dymbëdhjetë vjetësh
alb@Mark:5:26 @ dhe kishte vuajtur shumë nga ana e mjekëve të ndryshëm duke shpenzuar gjithë pasurinë e vet pa kurrfarë dobie, madje duke u bërë më keq,
alb@Mark:5:27 @ kur dëgjoi të flitej për Jezusin, u fut në turmë dhe pas shpinës preku rrobën e Jezusit,
alb@Mark:5:28 @ sepse thoshte: ``Nëse vetëm ia prek rroben e tij, do të shërohem``.
alb@Mark:5:29 @ Dhe menjëherë rrjedha e gjakut iu ndal dhe ajo ndjeu në trupin e vet se u shërua nga ajo sëmundje.
alb@Mark:5:30 @ Por menjëherë Jezusi, duke e ndjerë në vete që një fuqi kishte dalë prej tij, u kthye midis turmës, tha: ``Kush m`i preku rrobat?
alb@Mark:5:31 @ Dhe dishepujt e vet i thanë: ``A nuk po e sheh që turma po të shtyhet nga të gjitha anët dhe ti thua: ``Kush më preku?``.
alb@Mark:5:32 @ Por ai vështronte rreth e qark për të parë atë që bëri këtë.
alb@Mark:5:33 @ Atëhere gruaja, plot frikë e duke u dridhur, duke ditur se ç`i kishte ndodhur, erdhi dhe i ra ndër këmbë dhe i tha gjithë të vërtetën.
alb@Mark:5:34 @ Dhe ai i tha: ``Bijë, besimi yt të shëroi; shko në paqe dhe ji e shëruar nga sëmundja jote!``.
alb@Mark:5:35 @ Ndërsa Jezusi ende po fliste, erdhën disa nga shtëpia e kryetarit të sinagogës duke thënë: ``Jote bijë ka vdekur; pse e bezdis akoma Mësuesin?``.
alb@Mark:5:36 @ Por Jezusi, sapo dëgjoi ç`u tha, i tha kryetarit të sinagogës: ``Mos ki frikë, vetëm ki besim!``.
alb@Mark:5:37 @ Dhe nuk lejoi që ta ndiqte kurrkush tjetër, përveç Pjetrit, Jakobit, dhe Gjonit, vëllait të Jakobit.
alb@Mark:5:38 @ Dhe mbasi arriti në shtëpinë e kryetarit të sinagogës, pa një rrëmujë të madhe dhe njerëz që qanin dhe ulërinin me të madhe.
alb@Mark:5:39 @ Hyri dhe u tha atyre: ``Pse bërtitni e qani? Vajza nuk ka vdekur, por fle``.
alb@Mark:5:40 @ Dhe ata e përqeshën, por ai, mbasi i nxori jashtë të gjithë, mori me vete atin dhe nënën e vajzës dhe ata që qenë me atë, dhe hyri atje ku dergjej vajza.
alb@Mark:5:41 @ E mori, pra, për dore vajzën dhe i tha: ``Talitha kumi``, që e përkthyer do të thotë: ``Vajzë, ty po të them: Çohu!``.
alb@Mark:5:42 @ Dhe menjëherë vajza u ngrit dhe filloi të ecë. Ajo ishte në fakt dymbëdhjetë vjeçe. Dhe ata u habitën me habi të madhe.
alb@Mark:5:43 @ Por ai urdhëroi rreptësisht që askush të mos e marrë vesh; pastaj urdhëroi që t`i japin vajzës të hajë.
alb@Mark:6:1 @ Pastaj doli prej andej dhe erdhi në vendlindjen e tij, dhe dishepujt e vet e ndiqnin.
alb@Mark:6:2 @ Dhe kur erdhi e shtuna, filloi t`i mësojë në sinagogë. Dhe shumë, kur e dëgjonin, habiteshin dhe thoshnin: ``Nga i vijnë këtij këto? Vallë ç`dituri është kjo që i është dhënë? Dhe si kryhen këto vepra të mëdha nëpërmjet dorës së tij?
alb@Mark:6:3 @ A s`është ky zdrukthëtar i biri Marisë, vëllai i Jakobit, i Joses, i Judës dhe i Simonit? Dhe nuk janë këtu midis nesh motrat e tij?``. Dhe skandalizoheshin për shkak të tij.
alb@Mark:6:4 @ Por Jezusi u tha atyre: ``Asnjë profet s`është i përbuzur përveç në vendlindjen e tij, në farefisin e vet dhe në shtëpinë e vet``.
alb@Mark:6:5 @ Dhe nuk mundi të kryejë aty asnjë vepër të pushtetshme, përveçse shëroi disa të lëngatë, duke vënë mbi ta duart.
alb@Mark:6:6 @ Dhe çuditej për mosbesimin e tyre; dhe dilte nëpër fshatra përreth e i mësonte.
alb@Mark:6:7 @ Pastaj ai i thirri te vetja të dymbëdhjetët dhe filloi t`i dërgojë dy nga dy; dhe u dha pushtet mbi frymët e ndyra.
alb@Mark:6:8 @ Dhe i urdhëroi të mos marrin asgjë tjetër udhës, përveç një shkop vetëm: as trasta, as bukë, as denar në brez;
alb@Mark:6:9 @ dhe të mbathin vetëm sandalet e të mos veshin dy palë tunika.
alb@Mark:6:10 @ U tha akoma: ``Kudo që të hyni në një shtëpi, rrini aty derisa të largoheni nga ai vend.
alb@Mark:6:11 @ Në qoftë se disa nuk ju presin dhe nuk ju dëgjojnë, kur të largoheni që andej, shkundni pluhurin nga këmbët tuaja si dëshmi kundër tyre. Në të vërtetë ju them se ditën e gjyqit Sodoma dhe Gomorra do të trajtohen me më shumë tolerancë se sa ai qytet``.
alb@Mark:6:12 @ Kështu ata shkuan dhe u predikonin njerëzve që të pendoheshin;
alb@Mark:6:13 @ dhe dëbonin shumë demonë dhe vajosnin me vaj shumë të lëngatë dhe i shëronin.
alb@Mark:6:14 @ Tani mbreti Herod dëgjoi të flitej për Jezusin, sepse emri i tij ishte bërë i njohur, dhe ai tha: ``Ky Gjoni që pagëzonte u ngjall së vdekuri; prandaj në të po veprojnë pushtete çudibërëse``
alb@Mark:6:15 @ Disa të tjerë thonin: ``Éshtë Elia``; dhe disa të tjerë: ``Éshtë një profet, ose si një nga profetët``.
alb@Mark:6:16 @ Por kur i dëgjoi Herodi të gjitha këto, tha: ``Ky Gjoni, të cilit ia pata prerë kokën, u ngjall së vdekuri!``.
alb@Mark:6:17 @ Në fakt Herodi vet kishte dhënë urdhër të arrestohej Gjoni dhe të mbahej i lidhur në burg për shkak të Herodiadës, gruas së Filipit, vëllait të tij, sepse e kishte marrë për grua.
alb@Mark:6:18 @ Gjoni, pra, i thoshte Herodit: ``Nuk është e lejueshme të kesh gruan e vëllait tënd!``
alb@Mark:6:19 @ Dhe Herodiada e urrente dhe dëshironte ta vriste, por nuk mundte.
alb@Mark:6:20 @ Herodi, pra, i druhej Gjonit, të cilin e dinte si njeri të drejtë dhe të shenjtë, dhe e mbronte; dhe, mbasi e dëgjonte, kryente shumë gjëra dhe e dëgjonte me dëshirë.
alb@Mark:6:21 @ Por erdhi dita e volitshme dhe Herodi, për ditëlindjen e vet, shtroi një gosti për të mëdhenjtë e tij, për komandantët dhe për parinë e Galilesë.
alb@Mark:6:22 @ Hyri vetë e bija e Herodiadës, kërceu dhe i pëlqeu Herodit e atyre që ishin bashkë me të në tryezë, atëherë mbreti i tha vajzës: ``Më kërko ç`të duash dhe unë do të ta jap``.
alb@Mark:6:23 @ Dhe iu betua: ``Gjithçka që të më kërkosh, do të ta jap, deri gjysmën e mbretërisë sime!``.
alb@Mark:6:24 @ Ajo doli dhe i tha s`ëmës: ``Çfarë duhet t`i kërkoj?`` Ajo u përgjigj: ``Kokën e Gjon Pagëzorit!``.
alb@Mark:6:25 @ Ajo u kthye menjëherë te mbreti dhe i kërkoi me nxitim: ``Unë dëshiroj që ti të më japësh menjëherë, mbi një pjatë, kokën e Gjon Pagëzorit``.
alb@Mark:6:26 @ Dhe mbreti, megjithëse u trishtua shumë nga kjo, nuk deshi të refuzojë për shkak të betimit dhe për respekt të të ftuarve.
alb@Mark:6:27 @ Kështu mbreti dërgoi menjëherë një roje me urdhër që ti sillnin kokën e Gjonit.
alb@Mark:6:28 @ Dhe ky shkoi, ia preu kokën në burg, dhe e solli kokën e tij mbi një pjatë, ia dha vajzës dhe vajza ia dha s`ëmës.
alb@Mark:6:29 @ Kur dishepujt e Gjonit i dëgjuan këto, erdhën, morën trupin e tij dhe e vunë në varr.
alb@Mark:6:30 @ Tani apostujt u mblodhën tek Jezusi dhe i treguan të gjitha ato që kishin bërë dhe i kishin mësuar.
alb@Mark:6:31 @ Dhe ai u tha atyre: ``Ejani veçmas në një vend të vetmuar dhe pushoni pak``. Sepse njerëzit që vinin dhe shkonin ishin aq shumë, sa s`u dilte koha as për të ngrënë.
alb@Mark:6:32 @ U nisën, pra, me një barkë drejt një vend të vetmuar e të mënjanuar.
alb@Mark:6:33 @ Porsa turma i pa që u nisën, dhe shumë veta e njohën; dhe nga të gjitha qytetet erdhën aty me këmbë dhe mbërritën përpara tyre; dhe u mblodhën rreth tij.
alb@Mark:6:34 @ Kur Jezusi doli nga barka, pa një turmë të madhe dhe iu dhimbs, sepse ishin si delet pa bari; dhe nisi t`u mësojë shumë gjëra.
alb@Mark:6:35 @ Duke qenë se u bë vonë, dishepujt e tij iu afruan dhe i thanë: ``Ky vend është i shkretë, dhe tashmë është vonë.
alb@Mark:6:36 @ Lejoi këta njerëz që të shkojnë në fushat dhe në fshatrat rreth e qark që të blejnë bukë, se s`kanë gjë për të ngrënë``.
alb@Mark:6:37 @ Por ai, duke iu përgjigjur, u tha atyre: ``U jepni ju të hanë!`` Ata i thanë: ``A duhet të shkojmë ne të blejmë për dyqind denarë bukë dhe t`u japim të hanë?``.
alb@Mark:6:38 @ Dhe ai u tha atyre: ``Sa bukë keni? Shkoni e shikoni``. Ata, mbasi shikuan, thanë: ``Pesë bukë e dy peshq``.
alb@Mark:6:39 @ Atëherë ai i urdhëroi ata që t`i rregullojnë të gjithë, ulur në grupe, mbi barin e njomë.
alb@Mark:6:40 @ Kështu ata u ulën në grupe nga njëqind e nga pesëdhjetë.