Bible:
Filter: String:

OT-LAW.filter - alb ti:



alb@Genesis:1:5 @ Dhe Perëndia e quajti dritën "ditë" dhe errësirën "natë". Kështu erdhi mbrëmja e pastaj erdhi mëngjesi: dita e parë.

alb@Genesis:1:8 @ Dhe Perëndia e quajti kupën qiellore "qiell". Kështu erdhi mbrëmja, pastaj erdhi mëngjesi: dita e dytë.

alb@Genesis:1:10 @ Dhe Perëndia e quajti terën "tokë" dhe grumbullimin e ujërave "detë". Dhe Perëndia pa që kjo ishte mirë.

alb@Genesis:1:11 @ Pastaj Perëndia tha: "Të mbijë toka gjelbërimin, barërat të nxjerrin farë dhe drurët frutore të japin në tokë një frut që të përmbajë farën e tij, secili simbas llojit të tij". Dhe kështu u bë.

alb@Genesis:1:14 @ Pastaj Perëndia tha: "Të ketë ndriçues në kupën qiellore për të ndarë ditën nga nata; dhe të shërbejnë si shenja, për të dalluar stinët, ditët dhe vitet;

alb@Genesis:1:26 @ Pastaj Perëndia tha: "Ta bëjmë njeriun sipas shëmbëlltyrës sonë dhe në ngjasim me ne, dhe të ushtrojë sundimin e tij mbi peshqit e detit, mbi zogjtë e qiellit, mbi kafshët e mbi gjithë tokën, mbi rrëshqanorët që zvarriten mbi dhe".

alb@Genesis:1:28 @ Dhe Perëndia i bekoi; dhe Perëndia u tha atyre: "Të jeni të frytshëm dhe shumëzohuni, mbushni tokën e nënshtrojeni, e sundoni mbi peshqit e detit, mbi zogjtë e qiellit dhe mbi çdo qenie që lëviz mbi tokë".

alb@Genesis:2:4 @ Këto janë origjina e qiellit dhe e tokës kur u krijuan, ditën që Zoti Perëndi krijoi tokën dhe qiellin.

alb@Genesis:2:5 @ Nuk kishte ende mbi tokë asnjë shkurrëz në fushë dhe asnjë bar nuk kishte mbirë ende në fushë, sepse Zoti Perëndi nuk kishte hedhur asnjë shi mbi tokën dhe nuk ekzistonte njeriu për të punuar tokën.

alb@Genesis:2:7 @ Atëherë Zoti Perëndi formoi njeriun nga pluhuri i tokës, i fryu në vrimat e hundës një frymë jete, dhe njeriu u bë një qenie e gjallë.

alb@Genesis:2:8 @ Pastaj Zoti Perëndi mbolli një kopsht në Eden, në lindje, dhe vendosi në të njeriun që kishte formuar.

alb@Genesis:2:9 @ Pastaj Zoti Perëndi bëri që të mbijnë nga toka lloj-lloj pemësh të këndshme nga pamja dhe që jepnin fruta të mira për t`u ngrënë; në mes të kopshtit gjendeshin edhe pema e jetës dhe pema e njohjes të së mirës dhe të së keqes.

alb@Genesis:2:10 @ Një lumë dilte nga Edeni për të ujitur kopshtin dhe ndahej në katër rrjedha uji.

alb@Genesis:2:12 @ dhe floriri i këtij vendi është i mirë; aty gjenden gjithashtu bdeli dhe guri i oniksit.

alb@Genesis:2:14 @ Emri i lumit të tretë është Tigri, dhe është ai që rrjedh në lindje të Asirisë. Lumi i katërt është Eufrati.

alb@Genesis:2:15 @ Zoti Perëndi e mori pra njeriun dhe e futi në kopshtin e Edenit, me qëllim që ta punonte dhe ta ruante.

alb@Genesis:2:16 @ Dhe Zoti Perëndi e urdhëroi njeriun duke i thënë: "Ha bile lirisht nga çdo pemë e kopshtit;

alb@Genesis:2:18 @ Pastaj Zoti Perëndi tha: "Nuk është mirë që njeriu të jetë vetëm; unë do t`i bëj një ndihmë që i leverdis".

alb@Genesis:2:19 @ Dhe Zoti Perëndi formoi nga dheu tërë kafshët e fushës dhe tërë zogjtë e qiellit dhe i çoi te njeriu për të parë si do t`i quante; dhe sido që njeriu t`i quante qeniet e gjalla, ai do të ishte emri i tyre.

alb@Genesis:2:20 @ Dhe njeriu u vuri emra tërë bagëtisë, zogjve të qiellit dhe çdo kafshe të fushave; por për njeriun nuk u gjend asnjë ndihmë e përshtatshme për të.

alb@Genesis:2:21 @ Atëherë Zoti Perëndi e futi në një gjumë të thellë njeriun, të cilin e zuri gjumi; dhe mori një nga brinjët e tij dhe e mbylli mishin në atë vend.

alb@Genesis:2:22 @ Pastaj Zoti Perëndi me brinjën që i kishte hequr njeriut formoi një grua dhe e çoi te njeriu.

alb@Genesis:2:23 @ Dhe njeriu tha: "Kjo së fundi është kocka e kockave të mia dhe mishi i mishit tim. Ajo do të quhet grua sepse është nxjerrë nga burri".

alb@Genesis:2:24 @ Për këtë arsye njeriu do të braktisë babanë dhe nënën e tij dhe do të bashkohet me gruan e tij, dhe do të jenë një mish i vetëm.

alb@Genesis:2:25 @ Dhe burri e gruaja e tij ishin që të dy lakuriq dhe nuk kishin turp prej kësaj.

alb@Genesis:3:1 @ Por gjarpri ishte më dinaku ndër të gjitha bishat e fushave që Zoti Perëndi kishte krijuar, dhe i tha gruas: "A ka thënë me të vërtetë Perëndia: "Mos hani nga të gjitha pemët e kopshtit?"".

alb@Genesis:3:2 @ Dhe gruaja iu përgjegj gjarprit: "Nga fruti i pemëve të kopshtit mund të hamë;

alb@Genesis:3:3 @ por nga fruti i pemës që është në mes të kopshtit Perëndia ka thënë: "Mos hani dhe mos e prekni, ndryshe do të vdisni"".

alb@Genesis:3:6 @ Dhe gruaja pa që pema ishte e mirë për t`u ngrënë, që ishte e këndshme për sytë dhe që pema ishte i dëshirueshme për ta bërë të zgjuar dikë; dhe ajo mori nga fruti i saj, e hëngri dhe i dha edhe burrit të saj që ishte me të, dhe hëngri edhe ai.

alb@Genesis:3:8 @ Pastaj dëgjuan zërin e Zotit Perëndi që shëtiste në kopsht në flladin e ditës; dhe burri e gruaja e tij u fshehën nga prania e Zotit Perëndi midis pemëve të kopshtit.

alb@Genesis:3:9 @ Atëherë Zoti Perëndi thirri njeriun dhe i tha: "Ku je?".

alb@Genesis:3:12 @ Njeriu u përgjigj: "Gruaja që ti më vure pranë më dha nga pema dhe unë e hëngra".

alb@Genesis:3:13 @ Dhe Zoti Perëndi i tha gruas: "Pse e bëre këtë?". Gruaja u përgjigj: "Gjarpri më mashtroi dhe unë hëngra prej saj".

alb@Genesis:3:14 @ Atëherë Zoti Perëndi i tha gjarprit: "Me qenë se bëre këtë gjë, qofsh i mallkuar ndër gjithë kafshët dhe tërë bishat e fushave! Ti do të ecësh mbi barkun tënd dhe do të hash pluhur gjithë ditët e jetës sate.

alb@Genesis:3:15 @ Dhe unë do të shtie armiqësi midis teje dhe gruas, midis farës sate dhe farës së saj; fara e saj do të shtypë kokën tënde, dhe ti do të plagosësh thembrën e farës së saj".

alb@Genesis:3:17 @ Pastaj i tha Adamit: "Me qenë se dëgjove zërin e gruas sate dhe hëngre nga pema për të cilën të kisha urdhëruar duke thënë: "Mos ha prej saj", toka do të jetë e mallkuar për shkakun tënd, ti do të

alb@Genesis:3:18 @ Ajo do të prodhojë gjemba dhe bimë gjembore, dhe ti do të hash barin e fushave;

alb@Genesis:3:19 @ do të hash bukën me djersën e ballit, deri sa të rikthehesh në dhe sepse nga ai ke dalë; sepse ti je pluhur dhe në pluhur do të rikthehesh".

alb@Genesis:3:20 @ Dhe burri i vuri gruas së tij emrin Evë, sepse ajo qe nëna e tërë të gjallëve.

alb@Genesis:3:21 @ Pastaj Zoti Perëndi i bëri Adamit dhe gruas së tij tunika prej lëkure dhe i veshi.

alb@Genesis:3:22 @ Dhe Zoti Perëndi tha: "Ja, njeriu u bë si një prej nesh, sepse njeh të mirën dhe të keqen. Dhe tani nuk duhet t`i lejohet të shtrijë dorën e tij për të marrë edhe nga pema e jetës kështu që, duke ngrënë nga ajo, të jetojë për gjithnjë".

alb@Genesis:3:23 @ Prandaj Zoti Perëndi e dëboi njeriun nga kopshti i Edenit, me qëllim, që të punonte tokën nga e cila kishte dalë.

alb@Genesis:3:24 @ Kështu ai e dëboi njeriun; dhe vendosi në lindje të kopshtit të Edenit kerubinët që vërtisnin nga çdo anë një shpatë flakëruese për të ruajtur rrugën e pemës së jetës.

alb@Genesis:4:1 @ Por Adami njohu Evën, gruan e tij, e cila u ngjiz dhe lindi Kainin, dhe ai tha: "Fitova një burrë nga Zoti".

alb@Genesis:4:2 @ Pastaj lindi Abeli, vëllai i tij. Dhe Abeli u bë bari kopesh, ndërsa Kaini u bë punonjës i tokës.

alb@Genesis:4:3 @ Me kalimin e kohës, Kaini i bëri një ofertë frutash të tokës Zotit;

alb@Genesis:4:4 @ por Abeli i ofroi edhe ai të parëlindurit e kopesë së tij dhe yndyrën e tyre. Dhe Zoti e çmoi Abelin dhe dhuratën e tij,

alb@Genesis:4:5 @ por nuk çmoi Kainin dhe ofertën e tij. Dhe kështu Kaini u pezmatua shumë dhe fytyra e tij mori një pamje të dëshpëruar.

alb@Genesis:4:6 @ Atëherë Zoti i tha Kainit: "Pse je pezmatuar dhe pse fytyra jote është dëshpëruar?

alb@Genesis:4:7 @ Në rast se bën mirë a nuk do të pranohesh? Por në qoftë se bën keq, mëkati po të ruan te porta dhe dëshirat e tij drejtohen ndaj teje; por ti duhet ta sundosh".

alb@Genesis:4:8 @ Dhe Kaini foli me të vëllanë, Abelin; kur u gjendën në fushë, Kaini u ngrit kundër vëllait të tij Abelit dhe e vrau.

alb@Genesis:4:9 @ Atëherë Zoti i tha Kainit: "Ku është vëllait yt Abeli?". Ai u përgjegj: "Nuk e di; mos jam unë rojtari i vëllait tim?".

alb@Genesis:4:10 @ Zoti i tha: "Çfarë ke bërë? Zëri i gjakut të vëllait tënd më vëngon nga toka

alb@Genesis:4:11 @ Dhe ti tani je më i mallkuar se toka që hapi gojën për të marrë gjakun e vëllait tënd nga dora jote.

alb@Genesis:4:12 @ Kur të punosh tokën, ajo nuk do të të japë më prodhimet e saj, dhe ti do të jesh një endacak dhe një ikanak mbi tokë".

alb@Genesis:4:13 @ Atëherë Kaini i tha Zotit; "Ndëshkimi im është tepër i madh aq sa unë nuk mund ta duroj.

alb@Genesis:4:14 @ Ja, ti po më dëbon sot nga faqja e këtij dheu dhe do të fshihem nga fytyra jote; dhe do të bëhem endacak dhe ikanak nëpër botë dhe do të ndodhë që të më vrasë kushdo që do të më gjejë".

alb@Genesis:4:15 @ Dhe Zoti i tha: "Prandaj, kushdo qoftë të vrasë Kainin, do të dënohet shtatë herë". Dhe Zoti vuri një shenjë mbi Kainin, me qëllim që kushdo që ta gjente të mos e vriste.

alb@Genesis:4:16 @ Atëherë Kaini u largua nga prania e Zotit dhe banoi në vendin e quajtur Nod, në lindje të Edenit.

alb@Genesis:4:20 @ Dhe Ada lindi Jabalin, që ishte babai i atyre që banojnë nën çadra dhe merren me rritjen e bagëtisë.

alb@Genesis:4:21 @ Por emri i të vëllait ishte Jubal, që ishte babai i gjithë atyre që i binin qestes dhe flautit.

alb@Genesis:4:23 @ Pastaj Lameku u tha grave të tij: "Ada dhe Cilah, dëgjoni zërin tim; gra të Lamekut, u vini re fjalëve të mia! Po, unë vrava një njeri sepse më plagosi, dhe një të ri sepse më shkaktoi një irnim.

alb@Genesis:4:25 @ Pastaj Adami njohu përsëri gruan e tij, që lindi një djalë dhe e quajti Seth, sepse ajo tha: "Perëndia më dha një tjetër pasardhës në vend të Abelit, që u vra nga Kaini".

alb@Genesis:4:26 @ Edhe Sethit i lindi një djalë, të cilin e quajti Enosh. Atëherë filluan të kërkojnë emrin e Zotit.

alb@Genesis:5:3 @ Adami jetoi njëqind e tridhjetë vjet dhe i lindi një djalë që i përngjiste, një lloj në shëmbëlltyrë të tij dhe e quajti Seth.

alb@Genesis:5:4 @ Mbas lindjes së Sethit, Adami jetoi tetëqind vjet dhe pati bij dhe bija.

alb@Genesis:5:7 @ Pas lindjes së Enoshit, Sethi jetoi tetëqind e shtatë vjet dhe pati bij e bija të tjerë.

alb@Genesis:5:10 @ Mbas lindjes së Kenanit, Enoshi jetoi tetëqind e pesëmbëdhjetë vjet dhe pati bij e bija të tjerë.

alb@Genesis:5:13 @ Mbas lindjes së Mahalaleelit, Kenani jetoi tetëqind e dyzet vjet dhe pati bij e bija të tjerë.

alb@Genesis:5:16 @ Mbas lindjes së Jaredit, Mahalaleeli jetoi tetëqind e tridhjetë vjet dhe pati bij e bija të tjerë.

alb@Genesis:5:19 @ Mbas lindjes së Enokut, Jaredi jetoi tetëqind vjet dhe pati bij dhe bija të tjerë.

alb@Genesis:5:22 @ Mbas lindjes të Methuselahut, Enoku eci me Perëndinë treqind vjet dhe pati bij e bija të tjerë.

alb@Genesis:5:29 @ dhe i vuri emrin Noe, duke thënë: "Ky do të na ngushëllojë për punën tonë dhe për mundin e duarve tona, për shkak të tokës që Zoti e ka mallkuar".

alb@Genesis:5:32 @ Noeut, në moshën pesëqind vjeç, i lindi Semi, Kami dhe Jafeti.

alb@Genesis:6:3 @ Dhe Zoti tha: "Fryma im nuk do të hahet gjithnjë me njeriun, sepse në shthurjen e tij ai nuk është veçse mish; ditët e tij do të jenë, pra, njëqind e njëzet vjet".

alb@Genesis:6:5 @ Dhe tani Zoti pa që ligësia e njerëzve ishte e madhe mbi tokë dhe që tërë synimet e mendimeve të zemrës së tyre nuk ishin gjë tjetër veçse e keqja në çdo kohë.

alb@Genesis:6:6 @ Dhe Zoti u pendua që kishte krijuar njeriun mbi tokë dhe u brengos për këtë në zemër të vet.

alb@Genesis:6:7 @ Kështu Zoti tha: "Unë do të shfaros nga faqja e dheut njeriun që kam krijuar, duke filluar nga njeriu deri te kafshët, te rrëshqanorët, te zogjtë e qiellit, sepse pendohem që i kam krijuar".

alb@Genesis:6:8 @ Por Noeu gjeti hir në sytë e Zotit.

alb@Genesis:6:9 @ Kjo është prejardhja e Noeut. Noeu ishte një njeri i drejtë dhe i patëmetë midis bashkëkohësve të tij. Noeu eci me Perëndinë.

alb@Genesis:6:10 @ Dhe Noeu pati tre bij: Semin, Kamin dhe Jafetin.

alb@Genesis:6:12 @ Tani Perëndia vështroi tokën dhe ja, ajo ishte e prishur, sepse çdo mish i tokës kishte shthurur sjelljen e tij.

alb@Genesis:6:15 @ Por ti do ta ndërtosh në këtë mënyrë: gjatësia e arkës do të jetë treqind kubitë, gjerësia pesëdhjetë dhe lartësia tridhjetë.

alb@Genesis:6:16 @ Do ta bësh arkën me një dritare dhe do ta mbarosh me një kubit mbulese nga sipër; anash arkës do të vendosësh derën dhe do ta bësh me tre kate, pra me katin e poshtëm, të mesëm dhe të sipërm.

alb@Genesis:6:18 @ Por unë do të caktoj besëlidhjen time me ty dhe ti do të futesh në arkën: ti, fëmijët e tu, gruaja jote dhe gratë e bijve të tu.

alb@Genesis:6:20 @ Nga zogjtë, nga bagëtia dhe të gjithë rrëshqanorët e tokës simbas llojit të tyre, dy nga çdo lloj do të vijnë te ti, që të ruhen gjallë.

alb@Genesis:7:1 @ Atëherë Zoti i tha Noeut: "Hyrë në arkë bashkë me tërë familjen tënde, sepse pashë se je i drejtë para meje në këtë brez.

alb@Genesis:7:5 @ Dhe Noeu bëri pikërisht ashtu siç i kishte urdhëruar Zoti.

alb@Genesis:7:7 @ Kështu Noeu u fut në arkë bashkë me bijtë e tij, me të shoqen dhe me gratë e bijve të tij, për shkak të ujërave të përmbytjes.

alb@Genesis:7:11 @ Në vitin e gjashtëqindtë të jetës së Noeut, në muajin e dytë dhe në ditën e shtatëmbëdhjetë të muajit, në atë ditë tërë burimet e humnerës së madhe shpërthyen dhe kataraktet e qiellit u hapën.

alb@Genesis:7:13 @ Po atë ditë hynë në arkë Noeu dhe bijtë e tij Semi, Kami dhe Jafeti, gruaja e Noeut si dhe tri gratë e bijve të tij me ta;

alb@Genesis:7:14 @ ata dhe të gjitha bishat simbas llojit, tërë bagëtia simbas llojit të saj, të gjithë rrëshqanorët që zvarriten mbi tokën simbas llojit të tyre, tërë zogjtë simbas llojit të tyre, tërë zogjtë e çfarëdo lloji.

alb@Genesis:7:16 @ hynë, mashkull e femër, nga çdo mish, ashtu si Perëndia e kishte porositur Noeun; pastaj Zoti i mbylli brenda

alb@Genesis:7:21 @ Kështu u shuan të gjitha llojet e mishit që lëviznin mbi tokë: zogjtë, bagëtia, bishat, rrëshqanorët e çdo lloji që zvarriteshin mbi tokë dhe tërë njerëzit.

alb@Genesis:7:23 @ Dhe të gjitha gjallesat që ishin mbi faqen e dheut u shfarosën: duke filluar nga njeriu deri te bagëtia, te gjarpërinjtë dhe zogjtë e qiellit; ato u shfarosën nga toka dhe shpëtoi vetëm Noeu bashkë me ata që ishin me të në arkë.

alb@Genesis:8:1 @ Pastaj Perëndisë iu kujtua Noeu, të gjitha gjallesat dhe tërë bagëtia që ishte me të në arkë; dhe Perëndia bëri që të fryjë një erë mbi tokë dhe ujërat e ulën lartësinë e tyre.

alb@Genesis:8:4 @ Në muajin e shtatë, ditën e shtatëmbëdhjetë të muajit, arka u ndal në malet e Araratit.

alb@Genesis:8:9 @ Por pëllumbi nuk gjeti dot vendin ku të mbështeste këmbën e tij dhe u kthye përsëri në arkë, sepse kishte ende ujëra mbi sipërfaqen e tërë tokës; dhe ai shtriu dorën, e kapi dhe e tërhoqi brenda arkës.

alb@Genesis:8:10 @ Priti atëherë shtatë ditë të tjera, pastaj e dërgoi përsëri pëllumbin jashtë arkës.

alb@Genesis:8:12 @ Atëherë priti shtatë ditë të tjera, pastaj e lëshoi jashtë pëllumbin, por ky nuk u kthye më tek ai.

alb@Genesis:8:13 @ Në vitin e gjashtëqindenjëtë të Noeut, gjatë muajit të parë, në ditën e parë të muajit, ujërat ishin tharë mbi tokë; dhe Noeu e zbuloi arkën, vështroi dhe ja që sipërfaqja e tokës ishte e thatë.

alb@Genesis:8:14 @ Dhe kështu në muajin e dytë, në ditën e njëzet e shtatë të tij, toka ishte e thatë.

alb@Genesis:8:16 @ "Dil nga arka ti, gruaja jote, bijtë e tu dhe gratë e bijve të tu bashkë me ty.

alb@Genesis:8:17 @ Nxirr me vete tërë kafshët që janë bashkë me ty, të çdo mishi që të jenë: zogj, bagëti dhe tërë rrëshqanorët që zvarriten mbi tokë, me qëllim që të rriten shumë mbi tokë dhe të jenë pjellorë e të shumohen mbi tokë".

alb@Genesis:8:18 @ Kështu Noeu doli me bijtë e tij, me gruan e tij dhe me gratë e bijve të tij

alb@Genesis:8:20 @ Atëherë Noeu ndërtoi një altar për Zotin, mori nga çdo lloj kafshësh dhe zogjsh të pastër dhe ofroi fli mbi altarin.

alb@Genesis:8:21 @ Dhe Zoti ndjeu një erë të këndshme dhe ai tha në zemër të vet: "Unë nuk do ta mallkoj më tokën për shkak të njeriut, sepse synimet e zemrës së njeriut janë të këqija qysh në fëmijërinë e tij; dhe nuk do të godas më çdo gjallesë, siç kam bërë.

alb@Genesis:8:22 @ Deri sa të jetë toka, nuk do të pushojnë kurrë së ekzistuari mbjellja dhe korrja, të ftohtit dhe të nxehtit, vera dhe dimri, dita dhe nata.

alb@Genesis:9:1 @ Pastaj Perëndia bekoi Noeun dhe bijtë e tij dhe u tha atyre: "Qofshi frytdhënës, shumëzoheni dhe mbusheni tokën.

alb@Genesis:9:2 @ Dhe frika dhe tmerri juaj do të ushtrohet mbi të gjitha kafshët e tokës, mbi të gjithë zogjtë e qiellit, mbi gjithçka që lëviz mbi tokë, si edhe mbi të gjithë peshqit e detit. Ata janë lënë në pushtetin tuaj.

alb@Genesis:9:4 @ por nuk do ta hani mishin me gjallërinë e tij, domethënë me gjakun e tij.

alb@Genesis:9:6 @ Cilido që derdh gjakun e një njeriu, gjaku i tij do të derdhet nga një njeri, sepse Perëndia e ka krijuar njeriun simbas shëmbëlltyrës së tij.

alb@Genesis:9:8 @ Pastaj Perëndia u foli Noeut dhe bijve të tij që ishin bashkë me të, duke thënë:

alb@Genesis:9:9 @ "Sa për mua, unë caktoj besëlidhjen time me ju dhe me brezin që vjen pas jush,

alb@Genesis:9:10 @ dhe me gjithë gjallesat që janë me ju: zogj, bagëti dhe tërë kafshët e tokës që janë me ju, duke filluar nga tërë ata që kanë dalë nga arka dhe deri te tërë kafshët e tokës.

alb@Genesis:9:11 @ Unë e caktoj besëlidhjen time me ju: asnjë lloj mishi nuk do të shfaroset më nga ujërat e përmbytjes, dhe nuk do të ketë më përmbytje për të shkatërruar tokën".

alb@Genesis:9:13 @ Unë e vendos ylberin tim në një re, dhe do të shërbejë si shenjë për besëlidhjen e përfunduar midis meje dhe tokës.

alb@Genesis:9:15 @ dhe unë do të kujtohem për besëlidhjen time midis meje dhe jush si dhe me çdo gjallesë të çfarëdo lloji mishi, dhe ujërat nuk do të shndërrohen më në një përmbytje për të shkatërruar çfarëdo lloj mishi.

alb@Genesis:9:18 @ Dhe bijtë e Noeut që dolën nga arka qenë Semi, Kami dhe Jafeti; Kami është babai i Kanaanit.

alb@Genesis:9:21 @ dhe piu verë e u deh, dhe u zhvesh në mes të çadrës së tij.

alb@Genesis:9:22 @ Dhe Kami, i ati i Kanaanit, pa babanë e tij lakuriq dhe vajti t`ua thotë vëllezërve të tij që ndodheshin jashtë.

alb@Genesis:9:23 @ Por Semi dhe Jafeti muarrën një mantel, e hodhën mbi shpatullat e tyre dhe, duke ecur së prapthi, mbuluan lakuriqësinë e babait të tyre; dhe, me qënë se fytyrat e tyre ishin kthyer nga ana tjetër, ata nuk e panë lakuriqësinë e babait të tyre.

alb@Genesis:9:24 @ Kur Noeu u zgjua nga dehja e tij, mësoi atë që i kishte bërë i biri më i vogël, dhe tha:

alb@Genesis:9:25 @ "I mallkuar qoftë Kanaani! Ai qoftë shërbyesi i shërbëtorëve të vëllezërve të tij!".

alb@Genesis:9:26 @ Pastaj tha: "I bekuar qoftë Zoti, Perëndia i Semit, dhe Kanaani të jetë shërbëtori i tij.

alb@Genesis:9:27 @ Perëndia ta rritë Jafetin dhe ky të banojë në çadrat e Semit; Kanaani qoftë shërbyesi i tij!".

alb@Genesis:10:1 @ Këta janë pasardhësit e bijve të Noeut: Semit, Kamit dhe Jafetit; mbas përmbytjes, atyre u lindën fëmijë.

alb@Genesis:10:2 @ Jafeti pati si bij: Gomerin, Magogun, Madainin, Javanin, Tubalin, Meshekun dhe Tirasin.

alb@Genesis:10:4 @ Bijtë e Javanit qenë: Elishami, Tarshishi, Kitimi dhe Dodanimi.

alb@Genesis:10:6 @ Bijtë e Kamit qenë: Kushi, Mitsraimi, Puti dhe Kanaani.

alb@Genesis:10:9 @ Ai qe një gjahtar i fuqishëm para Zotit; prandaj thuhet: "Si Nimrodi, gjahtari i fuqishëm para Zotit"

alb@Genesis:10:10 @ Dhe fillimi i mbretërimit të tij qe Babeli, Ereku, Akadi dhe Kalmehu në vendin e Shinarit.

alb@Genesis:10:12 @ midis Ninivës dhe Kalahut ndërtoi Resenin (që është qyteti i madh).

alb@Genesis:10:15 @ Kanaanit i lindi Sidoni, i parëlinduri i tij, dhe Heti,

alb@Genesis:10:19 @ Dhe kufijtë e Kanaanëve shkuan nga Sidoni, në drejtim të Gerarit, deri në Gaza; dhe në drejtim të Sodomës, Gomorës, Admës dhe Ceboimoit deri në Lesha.

alb@Genesis:10:21 @ Edhe Semit, babai i të gjithë fëmijëve të Eberit dhe vëlla madhor i Jafetit, i lindën bij.

alb@Genesis:10:25 @ Eberit i lindën dy bij; emri i njërit prej tyre ishte Peleg, sepse në ditët e tij toka u nda, dhe emri i të vëllait ishte Joktan.

alb@Genesis:11:2 @ Dhe ndodhi që, ndërsa po zhvendoseshin në drejtim të jugut, ata gjetën një fushë në vendin e Shinarit dhe u vendosën atje.

alb@Genesis:11:5 @ Por Zoti zbriti për të parë qytetin dhe kullën që bijtë e njerëzve ishin duke ndërtuar.

alb@Genesis:11:6 @ Dhe Zoti tha: "Ja, ata janë një popull i vetëm dhe kanë të gjithë të njëjtën gjuhë; dhe kjo është ajo që ata filluan të bëjnë; tani asgjë nuk ka për t`i penguar ata të përfundojnë atë që kanë ndërmend të bëjnë.

alb@Genesis:11:8 @ Kështu Zoti i shpërndau mbi faqen e tërë dheut dhe ata pushuan së ndërtuari qytetin.

alb@Genesis:11:9 @ Prandaj këtij vendi iu dha emri i Babelit, sepse Zoti aty ngatërroi gjuhën e tërë dheut dhe i shpërndau mbi tërë faqen e dheut.

alb@Genesis:11:27 @ Këta janë pasardhësit e Terahut. Terahut i lindi Abrami, Nahori dhe Harani; dhe Haranit i lindi Loti.

alb@Genesis:11:28 @ Harani vdiq në prani të Terahut, babait të tij, në vendlindjen e tij, në Ur të Kaldeasve.

alb@Genesis:11:29 @ Dhe Abrami dhe Nahori morën gra: emri i gruas së Abramit ishte Saraj dhe emri i gruas së Nahorit ishte Milkah, e bija e Haranit, i ati i Milkahut dhe i ati i Iskahut.

alb@Genesis:11:31 @ Pastaj Terahu mori të birin Abram dhe Lotin, të birin e Haranit, domethënë djali i të birit, dhe Sarajn nusen e tij, gruaja e djalit të tij Abram, dhe dolën bashkë nga Ur i Kaldeasve për të vajtur në vendin e Kanaanëve; por kur arritën në Haran, ata u vendosën aty.

alb@Genesis:12:1 @ Por Zoti i tha Abramit: "Largohu nga vendi yt, nga të afërmit e tu dhe nga shtëpia e babait tënd, dhe shko në vendin që do të të tregoj.

alb@Genesis:12:2 @ Unë prej teje do të bëj një komb të madh, do të të bekoj dhe do ta bëj të madh emrin tënd, dhe ti do të jesh një bekim.

alb@Genesis:12:3 @ Dhe unë do të bekoj të gjithë ata që do të të bekojnë dhe do të mallkoj ata që do të të mallkojnë, te ti do të jenë të bekuara tërë familjet e tokës".

alb@Genesis:12:4 @ Atëherë Abrami u nis siç i kishte thënë Zoti dhe Loti shkoi me të. Abrami ishte shtatëdhjetë e pesë vjeç kur u nis nga Harani.

alb@Genesis:12:5 @ Dhe Abrami mori me vete Sarajn, gruan e tij, dhe Lotin, birin e të vëllait, dhe të gjithë pasurinë që kishin grumbulluar dhe personat që kishin blerë në Haran, dhe u nisën për të vajtur në vendin e Kanaanëve. Kështu ata arritën në vendin e Kanaanit.

alb@Genesis:12:6 @ Abrami e kapërceu vendin deri te lokaliteti i Sikemit, deri tek lisi i Morehut. Në atë kohë ndodheshin në atë vend Kanaanejtë.

alb@Genesis:12:7 @ Atëherë u shfaq Zoti përpara Abramit dhe i tha: "Unë do t`ja jap këtë vend pasardhësve të tu". Atëherë Abrami i ndërtoi aty një altar Zotit që i ishte shfaqur.

alb@Genesis:12:8 @ Së këtejmi u zhvendos drejt malit në lindje të Bethelit dhe ngriti çadrat e tij, duke pasur Bethelin në jug dhe Ainë në lindje; dhe ndërtoi aty një altar kushtuar Zotit dhe i bëri thirrje emrit të Zotit.

alb@Genesis:12:9 @ Pastaj Abrami filloi një udhëtim, duke vazhduar të zhvendoset në drejtim të Negevit.

alb@Genesis:12:10 @ Por në vend pati zi buke dhe Abrami zbriti në Egjipt për të banuar, sepse në vendin e tij ishte zi e madhe buke.

alb@Genesis:12:11 @ Por ndodhi që kur po hynin në Egjypt ai i tha Sarajt, gruas së tij: "Ja, unë e di që ti je një grua e pashme;

alb@Genesis:12:12 @ dhe kështu kur Egjiptasit do të të shohin, kanë për të thënë: "Kjo është gruaja e tij"; do të më vrasin mua, por do të lënë të gjallë ty.

alb@Genesis:12:14 @ Në fakt kur Abrami arriti në Egjipt, Egjiptasit panë që gruaja ishte shumë e bukur.

alb@Genesis:12:17 @ Por Zoti e goditi Faraonin dhe shtëpinë e tij me fatkeqësira të mëdha për shkak të Sarajt, gruas së Abramit.

alb@Genesis:12:20 @ Pastaj Faraoni u dha urdhër njerëzve të tij lidhur me Abramin, dhe këta e nisën atë, gruan e tij dhe gjithçka kishte.

alb@Genesis:13:1 @ Abrami, pra, u rikthye nga Egjipti në drejtim të Negevit bashkë me gruan dhe gjithçka zotëronte. Dhe Loti ishte bashkë me të.

alb@Genesis:13:2 @ Abrami ishte shumë i pasur me bagëti, argjend dhe ar.

alb@Genesis:13:3 @ Nga Negevi ai vazhdoi udhëtimin e tij deri në Bethel, në vendin ku më parë ndodhej çadra e tij, midis Bethelit dhe Ait,

alb@Genesis:13:4 @ në vendin e altarit që kishte ndërtuar në krye, dhe aty Abrami i bëri thirrje emrit të Zotit.

alb@Genesis:13:5 @ Edhe Loti, që udhëtonte bashkë me Abramin, kishte kope bagëtish dhe çadra.

alb@Genesis:13:7 @ Lindi kështu një mosmarrëveshje midis barinjve të bagëtisë së Abramit dhe barinjve të bagëtisë së Lotit. Në atë kohë banonin në këtë vend Kananejtë dhe Perezejtë.

alb@Genesis:13:8 @ Dhe kështu Abrami i tha Lotit: "Nuk duhet të ketë mosmarrëveshje midis teje dhe meje, as midis barinjve të mi dhe barinjve të tu, sepse jemi vëllezër.

alb@Genesis:13:9 @ A nuk është vallë tërë vendi para teje? Ndahu nga unë! Në rast se ti shkon majtas, unë kam për të vajtur djathtas; dhe në qoftë se ti shkon djathtas, unë kam për të vajtur majtas".

alb@Genesis:13:10 @ Atëherë Loti ngriti sytë dhe pa tërë fushën e Jordanit. Para se Zoti të kishte shkatërruar Sodomën dhe Gomorën, ajo ishte e tëra e ujitur deri në Coar, si kopshti i Zotit, si vendi i Egjiptit.

alb@Genesis:13:11 @ Kështu Loti zgjodhi për vete tërë fushën e Jordanit dhe filloi t`izhvendosë drejt lindjes çadrat e veta: Kështu u ndanë njëri nga tjetri.

alb@Genesis:13:12 @ Abrami banoi në vendin e Kanaanit dhe Loti në qytetet e fushës, duke arritur të ngrejë çadrat e tij deri në Sodomë.

alb@Genesis:13:13 @ Por njerëzit e Sodomës ishin shumë të korruptuar dhe mëkatarë ndaj Zotit.

alb@Genesis:13:14 @ Dhe Zoti i tha Abramit, mbas ndarjes së Lotit prej tij: "Ço tani sytë e tu dhe shiko nga vendi ku je drejt veriut e jugut; drejt lindjes dhe perëndimit.

alb@Genesis:13:18 @ Atëherë Abrami i ngriti çadrat e tij dhe vajti të banojë në liset e Mamres, që ndodhen në Hebron; dhe aty ndërtoi një altar kushtuar Zotit.

alb@Genesis:14:1 @ Por ndodhi në kohën e Amrafelit, mbret i Shinarit, e Ariokut, mbret i Elasarit e Kedorlaomerit, mbret i Elamit dhe i Tidealit, mbret i kombeve,

alb@Genesis:14:2 @ që ata i bënë luftë Beraut, mbret i Sodomës, Birshës, mbret i Gomorës, Shinabit, mbret i Admahut, Shemeberit, mbret i Ceboimit dhe mbretit të Belës (që është Coari).

alb@Genesis:14:3 @ Tërë këta të fundit u grumbulluan në luginën e Sidimit (që është Deti i Kripur).

alb@Genesis:14:4 @ Për dymbëdhjetë vjet ata qenë të nënshtruar nga Kedorlaomeri, por vitin e trembëdhjetë ngritën krye.

alb@Genesis:14:5 @ Vitin e katërmbëdhjetë Kedorlaomeri dhe mbretërit që ishin me të erdhën bashkë me të dhe i shpërndanë gjigantët në Ashterot-Karnaim, Zuzimët në Ham, Emimët në Shaveh-Kiriataim

alb@Genesis:14:6 @ dhe Horejtë në malet e tyre të Seirit deri në El-Paran, që ndodhet pranë shkretëtirës.

alb@Genesis:14:8 @ Atëherë mbreti i Sodomës, mbreti i Gomorës, mbreti i Admahut, mbreti i Ceboimit dhe mbreti i Belës (që është Coari) dolën dhe u rreshtuan në luftë kundër tyre, në luginën e Sidimit;

alb@Genesis:14:9 @ kundër Kedorlaomerit mbret i Elamit, Tidealit mbret i kombeve, Amrafelit mbret i Shinarit dhe Ariokut mbret i Elasarit; katër mbretër kundër pesë.

alb@Genesis:14:11 @ Dhe kështu fituesit shtinë në dorë tërë pasuritë e Sodomës dhe të Gomorës dhe tërë ushqimet e tyre, dhe ikën.

alb@Genesis:14:12 @ Morën me vete edhe Lotin, djali i vëllait të Abramit, bashkë me pasurinë e tij, dhe ikën. Loti banonte në Sodomë.

alb@Genesis:14:14 @ Kur Abrami mësoi se vëllai i tij ishte zënë rob, ai armatosi njerëzit e stërvitur, shërbyes të lindur në shtëpinë e tij, gjithsej treqind e tetëmbëdhjetë veta dhe i ndoqi mbretërit deri në Dan.

alb@Genesis:14:15 @ Ai i ndau forcat e tij kundër tyre natën, dhe me shërbyesit e tij i sulmoi dhe i ndoqi deri në Hobah, që ndodhet në të majtë të Damaskut.

alb@Genesis:14:16 @ Kështu ai rimori tërë pasurinë dhe solli me vete edhe Lotin, të vëllanë, dhe tërë pasurinë e tij, si edhe gratë dhe popullin.

alb@Genesis:14:17 @ Mbas kthimit të tij nga disfata e Kedorlaomerit dhe të mbretërve që ishin me të, mbreti i Sodomës vajti ta presë në luginën e Shavehut (që është Lugina e mbretit)

alb@Genesis:14:18 @ Atëherë Melkisedeku, mbret i Salemit, i shpuri bukë dhe verë. Ai ishte prift i Shumë të Lartit Perëndi.

alb@Genesis:14:19 @ Dhe bekoi Abramin, duke thënë: "Qoftë i bekuar Abrami nga Shumë i Larti Perëndi, sundimtar i qiejve dhe i tokës!

alb@Genesis:14:20 @ Qoftë i bekuar Shumë i Larti Perëndi, që të ka dhënë në dorë armiqtë e tu!". Dhe Abrami i dha një të dhjetën e çdo gjëje.

alb@Genesis:14:21 @ Pastaj mbreti i Sodomës i tha Abramit: "Nëm personat dhe merr për vete pasuritë".

alb@Genesis:14:22 @ Por Abrami iu përgjegj mbretit të Sodomës: "Unë kam ngritur dorën time drejt Zotit, Perëndisë Shumë të Lartë, zotërues i qiejve dhe i tokës,

alb@Genesis:14:23 @ që nuk do të merrja asgjë nga ajo që të përket, as edhe një fije apo një lidhëse këpucësh, me qëllim që ti të mos thuash: "Unë e pasurova Abramin".

alb@Genesis:14:24 @ Nuk do të marr asgjë me vete, me përjashtim të atyreve që kanë ngrënë të rinjtë dhe të pjesës që u përket njerëzve që kanë ardhur me mua: Aneri, Eshkol dhe Mamreu; lëri që këta të marrin pjesën që u takon".

alb@Genesis:15:1 @ Mbas këtyre gjërave, fjala e Zotit iu drejtua Abramit në vegim duke i thënë: "Mos ki frikë, Abram, unë jam mburoja jote, dhe shpërblimi yt do të jetë shumë i madh".

alb@Genesis:15:3 @ Pastaj Abrami shtoi këto fjalë: "Ti nuk më ke dhënë asnjë pasardhës; dhe ja, një i lindur në shtëpinë time do të jetë trashëgimtari im".

alb@Genesis:15:4 @ Atëherë fjala e Zotit iu drejtua duke i thënë: "Ai nuk do të jetë trashëgimtari yt, por ai që ka për të dalë nga të përbrendshmet e tua do të jetë trashëgimtari yt".

alb@Genesis:15:6 @ Dhe ai i besoi Zotit, që ia vuri në llogari të drejtësisë.

alb@Genesis:15:7 @ Pastaj Zoti i tha: "Unë jam Zoti që të nxori nga Uri i Kaldeasve, për të ta lënë si trashëgimi këtë vend".

alb@Genesis:15:8 @ Dhe Abrami pyeti: "Zot, Perëndi, nga mund ta dij unë që do ta kem si trashëgim?".

alb@Genesis:15:9 @ Atëherë Zoti i tha: "Sillmë një mëshqerrë trevjeçare, një dhi trevjeçare, një dash trevjeçar, një turtull dhe një pëllumb të ri".

alb@Genesis:15:13 @ Atëherë Zoti i tha Abramit: "Dije me siguri që pasardhësit e tu do të qëndrojnë si të huaj në një vend që nuk do të jetë i tyre, dhe do të jenë skllevër dhe njerëz të shtypur për katërqind vjet.

alb@Genesis:15:18 @ Po atë ditë Zoti bëri një besëlidhje me Abramin duke i thënë: "Unë u jap pasardhësve të tu këtë vend, nga përroi i Egjiptit deri në lumin e madh, lumin e Eufratit:

alb@Genesis:16:2 @ Kështu Saraj i tha Abramit: "Ja, Zoti më ka ndaluar të kem fëmijë; oh, futu te shërbysja ime, ndofta mund të kem fëmijë prej saj". Dhe Abrami dëgjoi zërin e Sarajt.

alb@Genesis:16:4 @ Dhe ai u fut tek Agari, që mbeti me barrë; por kur u bind se kishte mbetur me barrë, ajo e shikoi me përbuzje zonjën e saj.

alb@Genesis:16:5 @ Atëherë Saraj i tha Abramit: "Përgjegjësia për fyerjen që m`u bë le të bjerë mbi ty. Kam qënë unë që të hodha në krahët e shërbyeses sime; por që kur e mori vesh që është me barrë, ajo më shikon me përbuzje. Zoti le të jetë gjykatës midis meje dhe teje".

alb@Genesis:16:7 @ Por Engjëlli i Zotit e gjeti pranë një burimi uji në shkretëtirë, pranë burimit në rrugën e Shurit,

alb@Genesis:16:9 @ Atëherë Engjëlli i Zotit i tha: "Kthehu tek zonja jote dhe nënshtroju autoritetit të saj".

alb@Genesis:16:10 @ Pastaj Engjëlli i Zotit shtoi: "Unë do t`i shumëzoj fort pasardhësit e tu aq sa të mos mund të llogariten për shkak të numrit të tyre të madh".

alb@Genesis:16:11 @ Engjëlli i Zotit i tha akoma: "Ja, ti je me barrë dhe do të lindësh një djalë dhe do ta quash Ismael, sepse Zoti mori parasysh hidhërimin tënd;

alb@Genesis:16:12 @ ai do të jetë ndërmjet njerëzve si një gomar i egër; dora e tij do të jetë kundër të gjithëve dhe dora e të gjithëve kundër tij; dhe do të banojë në prani të të gjithë vëllezërve të tij".

alb@Genesis:16:13 @ Atëherë Agari thirri emrin e Zotit që i kishte folur: "Ti je El-Roi", sepse tha: "A e pashë me të vërtetë atë që më shikon?".

alb@Genesis:17:1 @ Kur Abrami u bë nëntëdhjetë e nëntë vjeç, Zoti i doli përpara dhe i tha: "Unë jam Perëndia i plotfuqishëm; ec në praninë time dhe qëndro i ndershëm;

alb@Genesis:17:2 @ dhe unë do të caktoj besëlidhjen time midis meje dhe teje dhe do të të shumoj fort".

alb@Genesis:17:4 @ "Sa për mua, ja unë po bëj një besëlidhje me ty; ti do të bëhesh babai i një shumice kombesh.

alb@Genesis:17:7 @ Dhe do të caktoj besëlidhjen time midis meje dhe teje, si dhe me pasardhësit e tu, nga një brez në një brez tjetër; kjo do të jetë një besëlidhje e përjetshme, me të cilën unë do të marr përsipër

alb@Genesis:17:8 @ Dhe ty dhe pasardhësve të tu pas teje, do t`u jap vendin ku ti banon si një i huaj: tërë vendin e Kanaanëve, në pronësi për gjithnjë; dhe do jem Perëndia i tyre".

alb@Genesis:17:9 @ Pastaj Perëndia i tha Abrahamit: "Nga ana jote, ti do ta respektosh besëlidhjen time, ti dhe pasardhësit e tu, nga një brez në tjetrin.

alb@Genesis:17:14 @ Dhe mashkulli i parrethprerë, që nuk është rrethprerë në mishin e prepucit të tij, do të hidhet jashtë popullit të tij, sepse ka shkelur besëlidhjen time".

alb@Genesis:17:17 @ Atëherë Abrahami u shtri me fytyrën ndaj tokës dhe qeshi; dhe tha në zemër të tij: "A do të lindë vallë një fëmijë nga një njeri njëqindvjeçar? Dhe do të lindë Sara që është nëntëdhjetë vjeç?".

alb@Genesis:17:19 @ Por Perëndia u përgjegj: "Jo, por Sara gruaja jote do të lindë një bir, dhe ti do ta quash Isak; dhe unë do të caktoj besëlidhjen time me të, një besëlidhje të përjetshme me pasardhësit e tij.

alb@Genesis:17:20 @ Sa për Ismaelin, unë ta kam plotësuar dëshirën. Ja unë do ta bekoj, do ta bëj të frytshëm dhe do ta shumoj fort. Ai do të bëhet babai i dymbëdhjetë princërve, dhe unë do të bëj prej tij një komb të madh.

alb@Genesis:17:21 @ Por besëlidhjen time do ta përfundoj me Isakun që Sara do të lindë në këtë kohë, vitin e ardhshëm".

alb@Genesis:17:23 @ Atëherë Abrahami mori Ismaelin, djalin e tij, të gjithë ata që kishin lindur në shtëpinë e tij dhe tërë ata që kishte blerë me paratë e veta, tërë meshkujt e shtëpisë së Abrahamit dhe, po atë ditë,

alb@Genesis:17:24 @ Por Abrahami ishte nëntëdhjetë e nëntë vjeç kur u rrethpre në mishin e prepucit të tij.

alb@Genesis:17:25 @ Dhe Ismaeli, biri i tij, ishte trembëdhjetë vjeç kur u rrethpre në mishin e prepucit të tij.

alb@Genesis:17:26 @ Po atë ditë u rrethprenë Abrahami dhe Ismaeli, biri i tij.

alb@Genesis:17:27 @ Dhe tërë njerëzit e shtëpisë së tij, qoftë ata të lindur në shtëpi, qoftë ata të blerë me para nga të huajt, u rrethprenë bashkë me të.

alb@Genesis:18:1 @ Zoti iu shfaq Abrahamit në lisat e Mamreut, ndërsa ai ishte ulur në hyrje të çadrës në zheg të ditës.

alb@Genesis:18:2 @ Abrahami ngriti sytë dhe tre burra rrinin më këmbë pranë tij. Sa i pa, vrapoi në drejtim të tyre nga hyrja e çadrës, u përkul deri në tokë e pastaj tha:

alb@Genesis:18:3 @ "Zoti im, në rast se kam gjetur hir para teje, të lutem mos kalo pa u ndalur para shërbëtorit tënd!

alb@Genesis:18:7 @ Pastaj Abrahami shkoi në kopenë e bagëtive, zgjodhi një viç të njomë dhe të mirë, ia dha një shërbyesi dhe nxitoi ta përgatisë.

alb@Genesis:18:8 @ Mori pastaj gjizë, qumësht dhe viçin që kishte përgatitur dhe i vuri para tyre; ndërsa ata hanin, ai qëndroi më këmbë pranë tyre poshtë pemës.

alb@Genesis:18:9 @ Pastaj ata i thanë atij: "Ku është Sara, gruaja jote?". Abrahami u përgjegj: "Éshtë atje në çadër".

alb@Genesis:18:10 @ Dhe ai tha: "Do të kthehem me siguri vitin e ardhshëm te ti në po këtë kohë; dhe ja Sara, gruaja jote, do të ketë një djalë"

alb@Genesis:18:12 @ Prandaj Sara qeshi me veten e saj, duke thënë: "Plakë si jam, a do të kem unë gëzime të tilla, me qënë se vetë zoti im është plak?".

alb@Genesis:18:13 @ Dhe Zoti i tha Abrahamit: "Pse qeshi vallë Sara duke thënë: "A do të lind unë përnjëmend, plakë siç jam?".

alb@Genesis:18:14 @ A ka vallë diçka që është shumë e vështirë për Zotin? Në kohën e caktuar, brenda një viti, do të kthehem te ti, dhe Sara do të ketë një bir".

alb@Genesis:18:15 @ Atëherë Sara mohoi, duke thënë: "Nuk qesha", sepse pati frikë. Por ai i tha: "Përkundrazi, ke qeshur!".

alb@Genesis:18:16 @ Pastaj ata njerëz u ngritën së andejmi dhe kthyen shikimin e tyre në drejtim të Sodomës; dhe Abrahami ecte bashkë me ta për tu ndarë prej tyre.

alb@Genesis:18:17 @ Dhe Zoti tha: "A do t`ia fsheh unë Abrahamit atë që kam për të bërë,

alb@Genesis:18:19 @ Unë në fakt e kam zgjedhur, me qëllim që të urdhërojë bijtë e tij dhe shtëpinë e tij të ndjekin pas tij rrugën e Zotit, duke zbatuar drejtësinë dhe barazinë, në mënyrë që Zoti të mund të plotësojë premtimet që i ka dhënë Abrahamit".

alb@Genesis:18:20 @ Dhe Zoti tha: "Me qenë se britma që ngrihet nga Sodoma dhe Gomora është e madhe dhe me qenë se mëkati i tyre është shumë i rëndë,

alb@Genesis:18:22 @ Pastaj këta njerëz u larguan së andejmi dhe shkuan në drejtim të Sodomës, por Abrahami mbeti ende para Zotit.

alb@Genesis:18:23 @ Atëherë Abrahami iu afrua dhe i tha: "Do të zhdukësh të drejtin së bashku me të paudhin?

alb@Genesis:18:24 @ Le ta zëmë se ka pesëdhjetë të drejtë në qytet, ti do ta shkatërroje vendin dhe nuk do t`i falje për hir të pesëdhjetë njerëzve të drejtë që banojnë në mes të saj?

alb@Genesis:18:25 @ Mos e bëj këtë gjë, të shkaktosh vdekjen e të drejtit bashkë me atë të të paudhit, kështu që i drejti të trajtohet si i paudhi. Larg teje një mendim i tillë! Gjykatësi i tërë tokës a nuk ka për të bërë drejtësi?".

alb@Genesis:18:26 @ Zoti tha: "Në rast se gjej në qytetin e Sodomës pesëdhjetë njerëz të drejtë, unë do ta fal tërë vendin për hir të tyre".

alb@Genesis:18:27 @ Atëherë Abrahami rifilloi dhe tha: "Ja, marr guximin t`i flas Zotit, megjithëse unë nuk jam veçse pluhur dhe hi.

alb@Genesis:18:28 @ Ta zëmë se atyre pesëdhjetë të drejtëve u mungojnë pesë, a do ta shkatërroje tërë qytetin për pesë veta më pak?". Zoti u përgjigj: "Po të gjej dyzet e pesë, nuk do ta shkatërroj".

alb@Genesis:18:29 @ Abrahami vazhdoi t`i flasë dhe tha: "Ta zëmë se në qytet ndodhen dyzet?". Zoti u përgjigj: "Nuk do ta bëj për hir të dyzetëve".

alb@Genesis:18:30 @ Atëherë Abrahami i tha: "Oh, të mos zemërohet Zoti, dhe unë do të flas. Po sikur në qytet të ketë tridhjetë prej tyre?". Zoti u përgjigj: "Nuk do ta bëj, po të gjej tridhjetë".

alb@Genesis:18:31 @ Dhe Abrahami i tha: "Ja, marr guximin t`i flas Zotit. Ta zëmë se në qytet gjenden njëzet?". Zoti iu përgjigj: "Nuk do ta shkatërroj për hir të të njëzetëve".

alb@Genesis:18:32 @ Dhe Abrahami i tha: "Oh, të mos zemërohet Zoti dhe unë do të flas edhe vetëm këtë herë. Sikur në qytet të ketë dhjetë prej tyre?". Zoti u përgjegj: "Nuk do ta shkatërroj për hir të të dhjetëve".

alb@Genesis:18:33 @ Sa mbaroi së foluri me Abrahamin, Zoti u largua. Dhe Abrahami u kthye në banesën e tij.

alb@Genesis:19:1 @ Por të dy engjëjt arritën në mbrëmje në Sodomë, ndërsa Loti ishte ulur te porta e Sodomës; sa i pa, ai u ngrit më këmbë për t`u dalë përpara dhe u shtri me fytyrën në tokë,

alb@Genesis:19:3 @ Por ai nguli këmbë aq shumë sa që ata erdhën tek ai dhe hynë në shtëpinë e tij. Ai u përgatiti një banket dhe poqi bukë pa tharm, dhe ata hëngrën.

alb@Genesis:19:4 @ Por para se të shkonin në shtrat, njerëzit e qytetit, njerëzit e Sodomës, rrethuan shtëpinë; ishin të rinj e pleq, tërë popullsia e mbledhur nga çdo anë;

alb@Genesis:19:5 @ thirrën Lotin dhe i thanë: "Ku janë njerëzit që erdhën te ti sonte? Na i nxirr jashtë që të mund t`i njohim!".

alb@Genesis:19:6 @ Loti doli drejt atyre para portës së shtëpisë, e mbylli portën pas tij dhe tha:

alb@Genesis:19:9 @ Por ata i thanë: "Shko tutje!". Pastaj vazhduan: "Ky erdhi këtu si i huaj, dhe dëshiron të bëhet gjykatës! Tani do të sillemi më keq me ty se sa me ata!". Dhe duke e shtyrë Lotin me dhunë, u afruan për të shpërthyer derën.

alb@Genesis:19:10 @ Por ata njerëz zgjatën duart e tyre dhe e tërhoqën Lotin brenda shtëpisë bashkë me ta, dhe mbyllën derën

alb@Genesis:19:12 @ Atëherë ata njerëz i thanë Lotit: "Kë ke tjetër këtu? Nxirr nga ky vend dhëndurët e tu, bijtë dhe bijat e tua, dhe cilindo që ke në qytet,

alb@Genesis:19:13 @ sepse ne po bëhemi gati ta shkatërrojmë këtë vend, sepse britma e banorëve të tij është e madhe përpara Zotit dhe Zoti na dërgoi për ta shkatërruar".

alb@Genesis:19:14 @ Atëherë Loti doli e u foli dhëndurëve të tij që ishin martuar me bijat e tij, dhe tha: "Çohuni, largohuni nga ky vend, sepse Zoti do ta shkatërrojë qytetin". Por dhëndurët e tij patën përshtypjen se ai po bënte shaka.

alb@Genesis:19:15 @ Sa doli agimi, engjëjt e nxitën Lotin duke thënë: "Çohu, merr gruan dhe bijat e tua që gjenden këtu, që ti të mos vdesësh në dënimin e këtij qyteti".

alb@Genesis:19:16 @ Duke qenë se ai po ngurronte, ata njerëz e morën për dore atë, të shoqen dhe dy bijat e tij, sepse Zotit i kishte ardhur mëshirë për të, e nxorrën jashtë dhe i shpëtuan jetën duke e çuar jashtë qytetit.

alb@Genesis:19:18 @ Por Loti iu përgjegj atyre: "Jo, zoti im!

alb@Genesis:19:19 @ Ja, shërbëtori yt gjeti hir para syve të tu dhe ti u tregove shpirtmadh ndaj meje, duke më shpëtuar jetën, por unë nuk do të mund të arrij malin para se të më zërë fatkeqësia dhe unë të vdes.

alb@Genesis:19:21 @ Engjëlli i tha: "Unë po ta plotësoj edhe këtë kërkesë: të mos shkatërroj qytetin për të cilin fole.

alb@Genesis:19:22 @ Shpejto, ik atje, sepse unë nuk mund të bëj asgjë para se ti të arrish atje". Për këtë arsye ky qytet u quajt Coar.

alb@Genesis:19:23 @ Dielli po ngrihej mbi tokë kur Loti arriti në Coar.

alb@Genesis:19:24 @ Atëherë Zoti bëri që nga qielli të binte squfur dhe zjarr mbi Sodomën dhe Gomorën, nga ana e Zotit.

alb@Genesis:19:25 @ Kështu ai shkatërroi ato qytete, tërë fushën, tërë banorët e qytetit e gjithçka mbinte mbi tokën.

alb@Genesis:19:26 @ Por gruaja e Lotit solli kryet për të shikuar prapa dhe u bë një statujë prej kripe.

alb@Genesis:19:27 @ Abrahami u ngrit herët në mëngjes dhe shkoi në vendin ku kishte qëndruar para Zotit;

alb@Genesis:19:29 @ Kështu ndodhi që kur Perëndia shkatërroi qytetin e fushës, Perëndisë iu kujtua Abrahami dhe e largoi Lotin nga gjëma kur shkatërroi qytetet ku Loti kishte banuar.

alb@Genesis:19:30 @ Pastaj Loti doli nga Coari dhe shkoi të banojë në mal bashkë me dy bijat e tij, sepse kishte frikë të qëndronte në Coar; dhe u vendos në një shpellë bashkë me dy bijat e tij.

alb@Genesis:19:33 @ Kështu po atë natë i dhanë verë babait të tyre dhe e madhja u shtri bashkë me të atin, por ai nuk u kujtua as kur ajo u shtri me të, as kur u ngrit.

alb@Genesis:19:34 @ Të nesërmen vajza më e madhe i tha më të voglës: "Ja, natën e kaluar unë rashë në shtrat bashkë me babanë tim; le të bëjmë që ai të pijë verë edhe sonte; pastaj ti futu dhe shtrihu me të, që të mund t`i sigurojmë pasardhës babait tonë".

alb@Genesis:19:36 @ Kështu dy bijat e Lotit u ngjizën nga babai i tyre.

alb@Genesis:20:2 @ Tani Abrahami thoshte për Sarën, gruan e tij: "Éshtë motra ime". Kështu Abimeleku, mbreti i Gerarit, dërgoi njerëz për të marrë Sarën.

alb@Genesis:20:3 @ Por Perëndia iu shfaq Abimelekut në një ëndërr nate dhe i tha: "Ja, ti je duke vdekur, për shkak të gruas që ke marrë, sepse ajo është e martuar".

alb@Genesis:20:7 @ Tani ktheja gruan këtij njeriu, sepse ai është një profet; dhe do të lutet për ty dhe ti ke për të jetuar. Por, në rast se nuk ia kthen, dije që me siguri ke për të vdekur, ti dhe tërë njerëzit e tu".

alb@Genesis:20:8 @ Kështu Abimeleku u zgjua herët në mëngjes, thirri gjithë shërbëtorët e tij dhe u tregoi tërë këto gjëra. Dhe ata njerëz i zuri një frikë e madhe.

alb@Genesis:20:9 @ Pastaj Abimeleku thirri Abrahamin dhe i tha: "Ç`na bëre? Dhe çfarë kam bërë unë kundër teje që më solle një mëkat kaq të madh si mua ashtu edhe mbretërisë sime? Ti më bëre gjëra që nuk duheshin bërë".

alb@Genesis:20:11 @ Abrahami u përgjegj: "E bëra sepse thoja me veten time: "Sigurisht, në këtë vend nuk kanë frikë nga Perëndia; dhe do të më vrasin për shkak të gruas sime".

alb@Genesis:20:12 @ Përveç kësaj ajo është në të vërtetë motra ime, bijë e babait tim, por jo bijë e nënës sime; dhe pastaj u bë gruaja ime

alb@Genesis:20:13 @ Dhe kur Perëndia më çoi të bredh larg shtëpisë së babait tim, unë i thashë: "Ky është favori që do të më bësh; kudo që të shkojmë, do të thuash për mua: Éshtë vëllai im"".

alb@Genesis:20:14 @ Atëherë Abimeleku mori dhentë, qetë, shërbyesit dhe shërbëtoret, dhe ia dha Abrahamit; dhe i kthehu gruan e tij Sara.

alb@Genesis:20:17 @ Atëherë Abrahami iu lut Perëndisë dhe Perëndia shëroi Abimelekun, gruan e tij dhe shërbyeset e saj, dhe ato mundën të pjellin.

alb@Genesis:20:18 @ Sepse Zoti e kishte shterpëzuar plotësisht tërë shtëpinë e Abimelekut, për shkak të Sarës, gruas së Abrahamit.

alb@Genesis:21:1 @ Zoti vizitoi Sarën, siç i kishte thënë; dhe Zoti i bëri Sarës ato që i kishte premtuar.

alb@Genesis:21:2 @ Dhe Sara u ngjiz dhe lindi një djalë me Abrahamin në pleqërinë e tij, në kohën e caktuar që Perëndia i kishte thënë.

alb@Genesis:21:4 @ Pastaj Abrahami e rrethpreu birin e tij Isak kur ishte tetë ditësh, ashtu siç e kishte urdhëruar Perëndia.

alb@Genesis:21:5 @ Por Abrahami ishte njëqind vjeç, kur i lindi biri i tij Isaku.

alb@Genesis:21:7 @ Dhe tha gjithashtu: "Kush mund t`i thoshte Abrahamit që Sara do të mëndte fëmijë? Sepse unë i linda një djalë në pleqërinë e tij".

alb@Genesis:21:8 @ Kështu, pra, fëmija u rrit dhe u zvordh; dhe ditën që Isaku u zvordh Abrahami shtroi një gosti të madhe.

alb@Genesis:21:10 @ Atëherë ajo i tha Abrahamit: "Përzëre këtë shërbyese dhe birin e saj, sepse i biri i kësaj shërbyese nuk duhet të jetë trashëgimtar me birin tim, me Isakun".

alb@Genesis:21:11 @ Kjo gjë s`i pëlqeu aspak Abrahamit, për shkak të djalit të tij.

alb@Genesis:21:16 @ Dhe shkoi e u ul përballë tij, në një largësi sa një goditje me hark, sepse thoshte: "Nuk dua ta shoh fëmijën të vdesë!" Kështu ajo u ul përballë tij, ngriti zërin dhe qau.

alb@Genesis:21:18 @ Çohu, çoje djaloshin dhe mbaje fort me dorën tënde, sepse unë do të bëj prej tij një komb të madh".

alb@Genesis:21:19 @ Atëherë Perëndia ia hapi sytë dhe ajo pa një pus uji: kështu vajti të mbushë calikun me ujë dhe i dha të pijë djaloshit.

alb@Genesis:21:20 @ Dhe Perëndia qe me djaloshin; ai u rrit, banoi në shkretëtirë dhe u bë shenjëtar harku.

alb@Genesis:21:21 @ Ai banoi në shkretëtirën e Paranit dhe nëna e tij e martoi me një grua nga Egjipti.

alb@Genesis:21:22 @ Në atë kohë Abimeleku, së bashku me Pikolin, kreu i ushtrisë së tij, i foli Abrahamit duke i thënë: "Perëndia është me ty në tërë ato që bën;

alb@Genesis:21:23 @ prandaj betohu këtu në emër të Perëndisë që ti s`ke për të gënjyer as mua, as bijtë e mi, as nipërit e mi, që ti do të përdorësh ndaj meje dhe vendit ku ke banuar si i huaj po atë dashamirësi që unë kam treguar ndaj teje".

alb@Genesis:21:26 @ Abimeleku tha: "Unë nuk e di se kush e ka bërë këtë gjë; ti vetë nuk ma ke njoftuar dhe unë vetëm sot dëgjova të flitet për këtë ngjarje".

alb@Genesis:21:29 @ Dhe Abimeleku i tha Abrahamit: "Ç`kuptim ka ajo që ke vënë shtatë qengja mënjanë?".

alb@Genesis:21:30 @ Abrahami u përgjegj: "Ti do t`i pranosh nga dora ime këto shtatë qengja, me qëllim që kjo të më vlejë si dëshmi që unë e kam hapur këtë pus".

alb@Genesis:21:31 @ Prandaj ai e quajti këtë vend Beer-Sheba, sepse aty që të dy ishin betuar.

alb@Genesis:21:32 @ Kështu lidhën aleancë në Beer-Sheba. Pastaj Abimeleku dhe Pikoli, kreu i ushtrisë të tij, u ngritën dhe u kthyen në vendin e Filistejve.

alb@Genesis:21:33 @ Pastaj Abrahami mbolli një marinë në Beer-Sheba dhe aty thërriti emrin e Zotit, Perëndi i përjetësisë.

alb@Genesis:22:2 @ Dhe Perëndia tha: "Merr tani birin tënd, birin tënd të vetëm, atë që ti do, Isakun, shko në vendin e Moriahve dhe sakrifikoje në një nga malet që do të të tregoj".

alb@Genesis:22:4 @ Ditën e tretë Abrahami ngriti sytë dhe pa së largu vendin.

alb@Genesis:22:5 @ Atëherë Abrahami u tha shërbyesve të tij: "Rrini këtu bashkë me gomarin; unë dhe djali do të shkojmë deri atje dhe do të adhurojmë; pastaj do të kthehemi pranë jush".

alb@Genesis:22:6 @ Kështu Abrahami mori drutë e sakrificës dhe i ngarkoi mbi Isakun, birin e tij; pastaj mori në dorë të vet zjarrin dhe u nisën rrugës që të dy.

alb@Genesis:22:7 @ Dhe Isaku i foli atit të tij Abraham dhe i tha: "Ati im!". Abrahami iu përgjegj: "Ja ku jam, biri im". Dhe Isaku tha: "Ja zjarri dhe druri, po ku është qengji për sakrificën?".

alb@Genesis:22:9 @ Kështu arritën në vendin që Perëndia i kishte treguar dhe atje Abrahami ndërtoi altarin dhe sistemoi drutë; pastaj e lidhi Isakun, birin e tij, dhe e vendosi mbi altar sipër druve.

alb@Genesis:22:11 @ Por Engjëlli i Zotit thirri nga qielli dhe i tha: "Abraham, Abraham!". Ai u përgjegj: "Ja ku jam".

alb@Genesis:22:12 @ Engjëlli i tha: "Mos e zgjat dorën kundër djalit dhe mos i bëj asnjë të keqe. Tani e di mirë që ti i trembesh Perëndisë, se nuk më ke refuzuar birin tënd, të vetmin bir që ke".

alb@Genesis:22:13 @ Atëherë Abrahami ngriti sytë dhe shikoi; dhe ja prapa tij një dash i zënë për brirësh në një kaçube. Kështu Abrahami shkoi, mori dashin e tij dhe e ofroi si sakrificë në vend të të birit.

alb@Genesis:22:14 @ Dhe Abrahami e quajti këtë vend Jehovah Jireh. Prandaj edhe sot e kësaj dite thuhet: "Do të furnizohet mali i Zotit".

alb@Genesis:22:15 @ Engjëlli i Zotit e thirri për të dytën herë Abrahamin nga qielli dhe tha:

alb@Genesis:22:16 @ "Unë betohem për veten time, thotë Zoti, se ti e bëre këtë dhe nuk kurseve tët bir, të vetmin bir që ke,

alb@Genesis:22:17 @ unë me siguri do të të bekoj fort dhe do të shumoj pasardhësit e tu si yjet e qiellit dhe si rëra që ndodhet në brigjet e detit dhe trashëgimtarët e tu do të zotërojnë portat e armiqve të tij.

alb@Genesis:22:18 @ Dhe tërë kombet e tokës do të bekohen te pasardhësit e tu, sepse ti iu binde zërit tim".

alb@Genesis:22:19 @ Pastaj Abrahami u kthye te shërbëtorët e tij, ata u ngritën dhe shkuan bashkë në Beer-Sheba. Dhe Abrahami zuri vend në Beer-Sheba.

alb@Genesis:22:21 @ Uzi, dhëndri i tij i parë, Buzi vëllai i tij, Kemueli babai i Aramit,

alb@Genesis:22:24 @ Konkubina e tij, që quhej Reumah, lindi edhe ajo Tebahun, Gahamin, Tahashin dhe Maakahun.

alb@Genesis:23:4 @ "Unë jam një i huaj midis jush dhe i ardhur midis jush; më jepni pronësinë e një varri midis jush, që të mund të varros të vdekurën time dhe ta heq nga sytë e mi".

alb@Genesis:23:6 @ "Dëgjona, o zoti im! Ti je midis nesh një princ i Perëndisë, varrose të vdekurën tënde në më të mirën nga varrezat tona, asnjeri prej nesh s`do të refuzojë varrin e tij, me qëllim që ti të varrosësh aty të vdekurën tënde".

alb@Genesis:23:8 @ dhe u foli atyre duke thënë: "Në rast se ju pëlqen që unë ta varros të vdekurën time duke e hequr nga sytë e mi, dëgjomëni. Ndërhyni për mua tek Efroni, bir i Zoharit,

alb@Genesis:23:9 @ që të më japë shpellën e Makpelahut, që i përket dhe që ndodhet në skajin e arës së tij; por që të më japë në pronësi me çmimin e tij të plotë si vend varrimi midis jush".

alb@Genesis:23:10 @ Tani Efroni ndodhej në mes të bijve të Hethit; dhe Efroni, Hiteu, iu përgjegj Abrahamit në prani të bijve të Hethit, të të gjithë atyreve që hynin nëpër portën e qytetit të tij, duke thënë:

alb@Genesis:23:11 @ "Jo, zoti im, dëgjomë! Unë të fal arën dhe shpellën që ndodhet aty; po ta dhuroj në prani të bijve të popullit tim; po ta bëj dhuratë. Varrose të vdekurën tënde".

alb@Genesis:23:13 @ dhe i foli Efronit në prani të popullit të vendit duke thënë: "Dëgjomë, të lutem! Unë do të jap çmimin e arës, pranoje nga unë, kështu unë do të mund të varros aty të vdekurën time".

alb@Genesis:23:15 @ "Zoti im, dëgjomë! Toka vlen katërqind monedha argjendi. Ç`është kjo midis meje dhe teje? Varrose, pra, të vdekurën tënde".

alb@Genesis:23:18 @ kaluan në pronësi të Abrahamit, në prani të bijve të Hethit dhe të të gjithë atyre që hynin nga porta e qytetit të Efronit

alb@Genesis:23:19 @ Pas kësaj, Abrahami varrosi Sarën, gruan e tij, në shpellën e arës së Makpelahut përballë Mamres (që është Hebroni) në vendin e Kanaanëve.

alb@Genesis:24:1 @ Abrahami ishte tashmë plak dhe ishte në moshë të kaluar; dhe Zoti e kishte bekuar Abrahamin në çdo gjë.

alb@Genesis:24:2 @ Dhe Abrahami i tha shërbyesit më të moshuar të shtëpisë së tij që qeveriste tërë pasuritë e tij: "Vëre dorën tënde nën kofshën time;

alb@Genesis:24:3 @ dhe unë do të bëj që ti të betohesh në emër të Zotit, Perëndisë së qiejve dhe Perëndisë të tokës, që ti nuk do t`i marrësh për grua djalit tim asnjë prej bijave të Kanaanejve në mes të të cilëve unë banoj;

alb@Genesis:24:4 @ por do të shkosh në vendin tim dhe te fisi im për të marrë një grua për djalin tim, për Isakun".

alb@Genesis:24:6 @ Atëherë Abrahami i tha: "Ruhu e mos e ço birin tim atje!

alb@Genesis:24:7 @ Zoti, Perëndia i qiellit, që më hoqi nga shtëpia e atit tim dhe nga vendi ku kam lindur, më foli dhe m`u betua duke thënë: "Unë do t`ua jap këtë vend pasardhësve të tu", ai do të dërgojë engjëllin e tij para teje dhe ti do të marrësh andej një grua për birin tim.

alb@Genesis:24:8 @ Dhe në qoftë se gruaja nuk dëshiron të të ndjekë, atëherë ti do të lirohesh nga ky betim që më ke bërë; vetëm mos e kthe tim bir atje".

alb@Genesis:24:9 @ Kështu shërbyesi e vuri dorën nën kofshën e Abrahamit, zotit të tij, dhe iu betua lidhur me këtë problem.

alb@Genesis:24:10 @ Pastaj shërbyesi mori dhjetë deve nga devetë e zotit të tij dhe u nis, duke pasur me vete çdo lloj të mirash të zotërisë së tij. Ai e nisi rrugën dhe shkoi në Mesopotami, në qytetin e Nahorit.

alb@Genesis:24:11 @ Dhe i gjunjëzoi devetë jashtë qytetit pranë një pusi uji, aty nga mbrëmja, në kohën kur gratë dalin për të marrë ujë, dhe tha:

alb@Genesis:24:12 @ "O Zot, Perëndia i zotërisë tim Abraham, të lutem bëj që sot të kem mundësinë të kem një takim të lumtur, trego dashamirësi ndaj Abrahamit, zotit tim!

alb@Genesis:24:13 @ Ja, unë po rri pranë këtij burimi ujërash, ndërsa bijat e banorëve të qytetit dalin për të mbushur ujë.

alb@Genesis:24:14 @ Bëj që vajza së cilës do t`i them: "Ah, ule shtambën tënde që unë të pi" dhe që do të më përgjigjet: "Pi, dhe kam për t`u dhënë për të pirë edhe deveve të tu", të jetë ajo që ti ja ke caktuar shërbyesit tënd Isak. Nga kjo unë do të kuptoj që ti ke treguar dashamirësi ndaj zotërisë tim".

alb@Genesis:24:16 @ Vajza ishte shumë e bukur, e virgjër dhe asnjë burrë nuk e kishte njohur kurrë. Ajo zbriti në burim, mbushi shtambën e saj dhe u ngjit përsëri lart.

alb@Genesis:24:17 @ Atëherë shërbyesi vrapoi në drejtim të saj dhe i tha: "Lermë të pi pak ujë nga shtamba jote".

alb@Genesis:24:20 @ Me nxitim e zbrazi shtambën e saj në koritë, vrapoi përsëri te burimi për të mbushur ujë për të gjithë devetë e tij

alb@Genesis:24:21 @ Ndërkaq ai njeri e sodiste në heshtje, për të mësuar në qoftë se Zoti e kishte bërë të mbarë apo jo udhëtimin e tij.

alb@Genesis:24:26 @ Atëherë njeriu u përkul, adhuroi Zotin dhe tha:

alb@Genesis:24:27 @ "Qoftë i bekuar Zoti, Perëndia i Abrahamit, zotërisë tim, që nuk ka pushuar të jetë dashamirës dhe besnik ndaj zotërisë tim! Sa për mua, gjatë udhëtimit, Zoti më çoi në shtëpinë e vëllezërve të zotërisë tim".

alb@Genesis:24:30 @ Sa pa unazën në hundë dhe byzylykët në kyçet e dorës të së motrës dhe dëgjoi fjalët që Rebeka, motra e tij, thoshte: "Kështu më foli ai njeri", iu afrua këtij njeriu, dhe ja që u gjet pranë deveve, afër burimit.

alb@Genesis:24:31 @ Dhe tha: "Hyrë, i bekuar nga Zoti! Pse rri jashtë? Unë kam përgatitur shtëpinë dhe një vend për devetë".

alb@Genesis:24:35 @ Zoti e ka bekuar shumë zotërinë tim, që është bërë i madh; i ka dhënë dele dhe qe, argjend dhe flori, shërbyes dhe shërbyese, deve dhe gomarë.

alb@Genesis:24:36 @ Por Sara, gruaja e zotërisë tim, i ka lindur në pleqërinë e saj një djalë zotërisë tim, i cili i ka dhënë atij gjithçka zotëron.

alb@Genesis:24:37 @ Dhe zotëria im më vuri të betohem duke thënë: "Nuk do të marrësh grua për djalin tim nga bijtë e Kanaanejve, në vendin ku banoj;

alb@Genesis:24:38 @ por do të shkosh në shtëpinë e babait tim dhe tek afëria ime dhe aty do të marrësh një grua për birin tim".

alb@Genesis:24:39 @ Atëherë unë i thashë zotërisë tim: "Ndofta gruaja nuk do të dojë të më ndjekë".

alb@Genesis:24:40 @ Por ai u përgjegj: "Zoti, para të cilit kam ecur, do të dërgojë engjëllin e tij bashkë me ty dhe do ta bëj të mbarë udhëtimin tënd, dhe ti do të marrësh për birin tim një grua nga farefisi im dhe nga shtëpia e babait tim.

alb@Genesis:24:41 @ Do të lirohesh nga betimi që më ke bërë kur të shkosh tek afëria ime; dhe po të jetë se nuk duan të ta japin, do të lirohesh nga betimi që më ke bërë".

alb@Genesis:24:42 @ Sot kam arritur te burimi dhe thashë: "O Zot, Perëndia i zotërisë tim Abraham, në rast se të pëlqen kështu, të lutem bëje të mbarë udhëtimin që kam filluar;

alb@Genesis:24:44 @ dhe që do të më thotë: "Pi sa ke nevojë dhe do të marr ujë edhe për devetë e tua", le të jetë gruaja që Zoti i ka caktuar djalit të zotërisë tim.

alb@Genesis:24:45 @ Para se unë të kisha mbaruar së foluri në zemrën time, doli jashtë Rebeka me shtambën e saj mbi shpatull; ajo zbriti te burimi dhe mbushi ujë. Atëherë unë i thashë:

alb@Genesis:24:48 @ Pastaj u përkula, adhurova Zotin dhe e bekova Zotin, Perëndinë e Abrahamit, zotërisë tim, që më ka çuar në rrugën e drejtë për të marrë për birin e tij bijën e vëllait të zotërisë tim.

alb@Genesis:24:49 @ Dhe tani në rast se doni të silleni me dashamirësi dhe besnikëri ndaj zotërisë tim, duhet të ma thoni; në rast se jo, ma thoni njëlloj dhe unë do të kthehem djathtas ose majtas".

alb@Genesis:24:50 @ Atëherë Labano dhe Bethueli u përgjigjën dhe thanë: "Kjo varet nga Zoti; ne nuk mund të flasim as për mirë as për keq.

alb@Genesis:24:51 @ Ja, Rebeka është këtu para teje, merre me vete, shko dhe ajo të bëhet gruaja e birit të zotërisë tënd, ashtu siç ka thënë Zoti".

alb@Genesis:24:52 @ Kur shërbëtori i Abrahamit dëgjoi fjalët e tyre u përul për tokë përpara Zotit.

alb@Genesis:24:56 @ Por ai iu përgjegj atyre: "Mos më mbani, sepse Zoti e ka bërë të mbarë udhëtimin tim; më lini të iki, që unë të kthehem te zotëria im".

alb@Genesis:24:60 @ Dhe e bekuan Rebekën dhe i thanë: "Motra jonë, ti u bëfsh nëna e mijëra mizëri njerëzish dhe pasardhësit e tu paçin në dorë portat e armiqve të tyre".

alb@Genesis:24:61 @ Atëherë Rebeka dhe shërbyeset e saj u ngritën më këmbë, hipën mbi devetë dhe shkuan pas këtij njeriu. Kështu shërbëtori mori Rebekën dhe iku.

alb@Genesis:24:63 @ Isaku kishte dalë aty nga mbrëmja në fushë për t`u menduar; dhe ai ngriti sytë dhe pa disa deve që po vinin.

alb@Genesis:24:64 @ Edhe Rebeka ngriti sytë dhe pa Isakun; atëherë zbriti me të shpejtë nga deveja,

alb@Genesis:24:67 @ Dhe Isaku e futi Rebekën në çadrën e Sarës, nënës së tij, dhe e mori me vete; ajo u bë gruaja e tij dhe ai e dashuroi. Kështu Isaku u ngushëllua mbas vdekjes së nënës së tij.

alb@Genesis:25:6 @ por bijve që Abrahami kishte pasur nga konkubinat u dha disa dhurata dhe, sa ishte ende gjallë, i dërgoi larg birit të tij Isakut, drejt lindjes, në një vend të lindjes.

alb@Genesis:25:8 @ Pastaj Abrahami dha frymën e fundit dhe vdiq në pleqëri të mbarë, i shtyrë në moshë dhe i ngopur me ditë, dhe u bashkua me popullin e tij.

alb@Genesis:25:9 @ Dhe bijtë e tij Isaku dhe Ismaeli e varrosën në shpellën e Makpelahut në arën e Efronit, biri i Zoarit, Hiteut, që ndodhet përballë Mamres,

alb@Genesis:25:11 @ Mbas vdekjes së Abrahamit, Perëndia bekoi birin e tij Isakun; dhe Isaku qëndroi pranë pusit të Lahai-Roit.

alb@Genesis:25:17 @ Por këto janë vitet e jetës së Ismaelit, gjithsej njëqind e tridhjetë e shtatë vjet; pastaj ai dha frymë dhe vdiq, dhe u bashkua me popullin e tij.

alb@Genesis:25:18 @ (Dhe bijtë e tij banuan nga Havilahu deri në Shur, që është në lindje të Egjiptit, në drejtim të Asirisë). Ai u vendos në prani të të gjithë vëllezërve të tij.

alb@Genesis:25:21 @ Isaku e luti Zotin për gruan e tij sepse ajo ishte shterpë. Zoti ia plotësoi dëshirën dhe Rebeka, gruaja e tij, u ngjiz.

alb@Genesis:25:22 @ Por fëmijët shtynin njeri-tjetrin në barkun e saj dhe ajo tha: "Në qoftë se është kështu (që iu përgjigj Zoti), pse gjendem unë në këto kushte?". Dhe kështu vajti të konsultohet me Zotin.

alb@Genesis:25:23 @ Dhe Zoti i tha: "Dy kombe ndodhen në barkun tënd dhe dy popuj kanë për të dalë nga përbrendëshmet e barkut tënd. Njeri nga këta dy popuj do të jetë më i fortë se tjetri, dhe më i madhi do t`i shërbejë më të voglit".

alb@Genesis:25:26 @ Pastaj doli vëllai i tij, i cili me dorë mbante thembrën e këmbës të Esaut; prandaj e quajtën Jakob. Por Isaku ishte shtatëdhjetë vjeç kur Rebeka i lindi.

alb@Genesis:25:33 @ Atëherë Jakobi tha: "Më parë betomu". Dhe Esau iu betua dhe i shiti Jakobit parëbirninë e tij.

alb@Genesis:25:34 @ Pastaj Jakobi i dha Esaut bukë dhe supë me thjerrëza. Dhe ai hëngri dhe piu, pastaj u ngrit dhe iku. Kështu Esau shpërfilli parëbirninë e tij.

alb@Genesis:26:1 @ Por ndodhi një mungesë ushqimesh në vend, përveç asaj të parës që kishte ndodhur në kohën e Abrahamit. Pastaj Isaku shkoi tek Abimeleku, mbreti i Filistejve në Gerar.

alb@Genesis:26:2 @ Atëherë Zoti iu shfaq dhe i tha: "Mos zbrit në Egjipt, qëndro në vendin që do të të them.

alb@Genesis:26:3 @ Qëndro në këtë vend dhe unë do të jem me ty dhe do të të bekoj, sepse kam për të të dhënë ty dhe pasardhësve të tu tërë këto vende dhe do ta mbaj betimin që i kam bërë Abrahamit, babait tënd,

alb@Genesis:26:5 @ sepse Abrahami iu bind vullnetit tim dhe respektoi urdhërat, urdhërimet, statutet dhe ligjet e mia".

alb@Genesis:26:7 @ Kur njerëzit e vendit i bënin pyetje rreth gruas së tij, ai u përgjigjej: "Éshtë motra ime", sepse kishte frikë të thoshte: "Éshtë gruaja ime", sepse mendonte: "Njerëzit e vendit mund të më vrasin për shkak të Rebekës, sepse ajo është e pashme".

alb@Genesis:26:8 @ Kur kishte kaluar një kohë e gjatë në atë vend, Abimelekut, mbretit të Filistejve, i rastisi të shikojë nga dritarja dhe pa Isakun që përkëdhelte Rebekën, gruan e tij.

alb@Genesis:26:9 @ Atëherë Abimeleku thiri Isakun dhe i tha: "Ajo është me siguri gruaja jote; si bëhet që ti the: "Ajo është motra ime"?". Isaku iu përgjegj: "Sepse thoja: "Nuk do të doja të vdes për shkak të saj"".

alb@Genesis:26:10 @ Abimeleku tha: "Ç`është kjo që na bëre? Ndokush nga populli mund të binte lehtë në shtrat me gruan tënde dhe ti do të na kishe ngarkuar me faj të rëndë".

alb@Genesis:26:12 @ Isaku mbolli në atë vend dhe po atë vit korri një prodhim njëqind herë më të madh; dhe Zoti e bekoi.

alb@Genesis:26:14 @ Ai arriti të zotërojë kope dhënsh dhe qesh dhe kishte një numër të madh shërbëtorësh. Kështu Filistejtë e patën zili,

alb@Genesis:26:15 @ dhe për këtë arësye i zunë, duke i mbushur me dhe, tërë puset që shërbëtorët e babait të tij kishin hapur në kohën e Abrahamit, atit të tij.

alb@Genesis:26:16 @ Atëherë Abimeleku i tha Isakut: "Largohu nga ne, sepse ti je shumë më i fuqishëm se ne".

alb@Genesis:26:18 @ Dhe Isaku filloi të hapë puse uji që ishin hapur në kohën e Abrahamit, atit të tij, dhe që Filistejtë i kishin mbyllur mbas vdekjes së Abrahamit, dhe u vuri po ato emra që u kishte vënë babai i tij.

alb@Genesis:26:20 @ Por barinjtë e Gerarit u grindën me çobanët e Isakut, duke u thënë: "Uji është yni". Dhe ai e quajti pusin Esek, sepse ata e kishin kundërshtuar.

alb@Genesis:26:21 @ Shërbëtorët hapën pastaj një pus tjetër, por ata kundërshtuan edhe për këtë. Dhe Isaku e quajti Sitnah.

alb@Genesis:26:22 @ Atëherë ai u largua që andej dhe hapi një pus tjetër për të cilin nuk pati kundërshtim. Dhe ai e quajti atë Rehoboth, sepse ai tha: "Tani Zoti na ka vënë larg dhe ne do të kemi mbarësi në këtë vend".

alb@Genesis:26:24 @ Dhe Zoti iu shfaq po atë natë dhe i tha: "Unë jam Perëndia i Abrahamit, babait tënd; mos ki frikë, sepse unë jam me ty; do të të bekoj dhe do të shumoj pasardhësit e tu, për hir të Abrahamit, shërbëtorit tim".

alb@Genesis:26:25 @ Atëherë ai ndërtoi në atë vend një altar dhe përmendi emrin e Zotit, dhe po aty ai ngriti edhe çadrën e tij. Aty shërbëtorët e Isakut hapën një pus.

alb@Genesis:26:26 @ Pastaj Abimeleku nga Gerari shkoi tek ai bashkë me Ahucathin, mikun e tij, dhe me Pikolin, kreun e ushtrisë së tij.

alb@Genesis:26:28 @ Atëherë ata u përgjigjën: "Ne e pamë qartë që Zoti është me ty. Kështu thamë: "Le të bëjmë një betim midis nesh, midis nesh dhe teje, dhe të përfundojmë një aleancë me ty":

alb@Genesis:26:29 @ dhe kështu ti nuk do të na bësh asnjë të keqe, ashtu si ne nuk të kemi prekur, nuk të kemi bërë veçse të mira dhe të kemi lënë të ikësh në paqe. Ti je tani i bekuari i Zotit".

alb@Genesis:26:31 @ Të nesërmen në mëngjes u ngritën herët dhe shkëmbyen një betim. Pastaj Isaku i përcolli dhe ata ikën në paqe.

alb@Genesis:26:33 @ Dhe ai e quajti atë Shibah. Për këtë arësye qyteti mban emrin Beer-Sheba edhe sot e kësaj dite.

alb@Genesis:26:34 @ Në moshën dyzetvjeçare Esau mori për grua Juditin, të bijën e Beerit, Hiteut dhe të Basemathit, bijë e Elonit, Hiteut.

alb@Genesis:27:1 @ Kur Isaku u plak dhe sytë e tij u dobësuan aq shumë sa nuk shikonte më, ai thirri të birin Esau dhe i tha: "Biri im!".

alb@Genesis:27:4 @ pastaj më përgatit një gjellë të shijshme nga ato që më pëlqejnë dhe sillma, që unë ta ha dhe shpirti im të të bekojë para se të vdes".

alb@Genesis:27:5 @ Tani Rebeka rrinte duke dëgjuar, ndërsa Isaku i fliste birit të tij Esau. Kështu Esau shkoi nëpër fusha për të gjuajtur kafshë të egra për t`ia shpënë të atit.

alb@Genesis:27:7 @ "Më sill gjah dhe më përgatit një gjellë të shijshme, që unë ta ha dhe të të bekoj në prani të Zotit, para se të vdes".

alb@Genesis:27:8 @ Prandaj, biri im, bindju zërit tim dhe bëj atë që të urdhëroj.

alb@Genesis:27:9 @ Shko tani në kope dhe më sill dy keca të mirë; unë do të përgatis një gjellë të shijshme për babanë tënd, nga ato që i pëlqejnë atij.

alb@Genesis:27:10 @ Pastaj ti do t`ia çosh babait tënd që ta hajë, dhe kështu ai do të bekojë para se të vdesë".

alb@Genesis:27:11 @ Jakobi i tha Rebekës, nënës së tij: "Ja, vëllai im Esau është leshtor, ndërsa unë e kam lëkurën të lëmuar.

alb@Genesis:27:12 @ Ndofta babai im më prek me dorë; do t`i dukem atij mashtrues dhe do të tërheq mbi vete një mallkim në vend të një bekimi".

alb@Genesis:27:13 @ Por nëna e tij iu përgjegj: "Ky mallkim le të bjerë mbi mua, biri im! Bindju vetëm asaj që të thashë dhe shko të marrësh kecat"

alb@Genesis:27:14 @ Ai vajti pra t`i marrë dhe ia çoi nënës së tij; dhe e ëma përgatiti me to një gjellë të shijshme, nga ato që i pëlqenin babait të tij.

alb@Genesis:27:16 @ dhe me lëkurët e kecave veshi duart e tij dhe pjesën e lëmuar të qafës së tij.

alb@Genesis:27:17 @ Pastaj vuri në dorë të Jakobit, birit të saj, gjellën e shijshme dhe bukën që kishte përgatitur.

alb@Genesis:27:18 @ Atëherë ai shkoi tek i ati dhe i tha: "Ati im!". Isaku u përgjegj: "Ja ku jam; kush je ti, biri im?".

alb@Genesis:27:19 @ Atëherë Jakobi i tha babait të tij: "Jam Esau, i parëlinduri yt. Bëra siç më ke thënë. Tani çohu, ulu dhe fillo të hash nga gjahu im, me qëllim që shpirti yt të më bekojë".

alb@Genesis:27:20 @ Por Isaku i tha të birit: "Por si bëre që e gjete kaq shpejt, biri im?". Ai u përgjegj: "Sepse Zoti, Perëndia yt, bëri që të vijë tek unë".

alb@Genesis:27:22 @ Dhe kështu Jakobi iu afrua Isakut, babait të tij; dhe mbasi ky e preku me dorë, tha: "Zëri është i Jakobit, por duart janë duart e Esaut".

alb@Genesis:27:23 @ Kështu ai nuk e njohu, sepse duart e tij ishin leshtore ashtu si duart e vëllait të tij Esau; dhe e bekoi.

alb@Genesis:27:24 @ Dhe tha: "A je ti me të vërtetë biri im Esau?". Ai u përgjigj: "Po".

alb@Genesis:27:25 @ Atëherë Isaku i tha: "Më shërbe që të ha nga gjahu i birit tim dhe shpirti im të të bekojë". Kështu Jakobi i shërbeu dhe Isaku hëngri. Jakobi i solli edhe verë dhe ai e piu.

alb@Genesis:27:26 @ Pastaj babai i tij Isaku i tha: "Tani afrohu dhe më puth, biri im".

alb@Genesis:27:27 @ Dhe ai u afrua dhe e puthi. Dhe Isaku ndjeu erën e rrobave të tij dhe e bekoi duke thënë: "Ja, era e tim biri është si era e një fushe, që Zoti e ka bekuar.

alb@Genesis:27:30 @ Dhe ndodhi që, pikërisht kur Isaku kishte mbaruar së bekuari Jakobin dhe ky sapo ishte larguar nga prania e të atit Isak, vëllai i tij Esau u kthye nga gjahu.

alb@Genesis:27:31 @ Edhe ai përgatiti një gjellë të shijshme dhe ia shpuri babait të tij dhe i tha: "Çohu ati im dhe ha nga gjahu i birit tënd, me qëllim që shpirti yt të më bekojë".

alb@Genesis:27:32 @ Isaku, babai i tij, i tha: "Kush je ti?". Ai u përgjegj: "Jam Esau, biri yt i parëlindur".

alb@Genesis:27:33 @ Atëherë Isakun e zunë ca të dridhura shumë të forta dhe i tha: "Kush është ai, pra, që gjuajti gjahun dhe ma solli? Unë i hëngra të gjitha para se të vije ti dhe e bekova; dhe i bekuar ka për të mbetur ai".

alb@Genesis:27:34 @ Me të dëgjuar fjalët e të atit, Esau dha një ulurimë të fortë dhe shumë të hidhur. Pastaj i tha të atit: "Bekomë edhe mua, ati im!".

alb@Genesis:27:36 @ Esau i tha: "Jo më kot është quajtur Jakob? Ai ma zuri vendin deri tani dy herë: më hoqi parëbirninë dhe ja tani po merr bekimin tim". Pastaj shtoi: "A nuk ke ruajtur një bekim për mua?".

alb@Genesis:27:37 @ Atëherë Isaku u përgjegj dhe i tha Esaut: "Ja, unë e bëra zotrinë tënd dhe i dhashë tërë vëllezërit e tij si shërbëtorë, dhe e pajisa me grurë dhe me verë; ç`mund të bëj për ty, biri im?".

alb@Genesis:27:38 @ Esau i tha babait të tij: "A ke vetëm këtë bekim, ati im? Bekomë edhe mua, o ati im!". Dhe Esau ngriti zërin dhe qau.

alb@Genesis:27:39 @ Isaku, babai i tij, u përgjigj duke i thënë: "Ja, banesa jote do të privohet nga pjelloria e tokës dhe nga vesa që zbret nga lartësia e qiellit.

alb@Genesis:27:40 @ Ti do të jetosh me shpatën tënde dhe do të jesh shërbëtori i vëllait tënd; por do të ndodhë që, kur do të luftosh, do ta thyesh zgjedhën e tij nga qafa jote".

alb@Genesis:27:41 @ Kështu Esau filloi ta urrejë Jakobin për shkak të bekimit që i kishte dhënë i ati, dhe tha në zemër të vet: "Ditët e zisë për babanë po afrohen; atëherë do të vras vëllanë tim Jakobin".

alb@Genesis:28:2 @ Çohu, shko në Padan-Aram, në shtëpinë e Bethuelit, i ati i nënës sate, dhe merr për grua një nga bijat e Labanos, vëllait të nënës sate.

alb@Genesis:28:3 @ Perëndia i plotfuqishëm të bekoftë, të bëftë pjellor dhe të shumoftë, në mënyrë që ti të bëhesh një kuvend popujsh,

alb@Genesis:28:4 @ dhe të dhëntë bekimin e Abrahamit ty dhe pasardhësve të tu, në mënyrë që ti të jesh zot i vendit ku banon si i huaj dhe që Perëndia ia fali Abrahamit".

alb@Genesis:28:7 @ dhe Jakobi i ishte bindur të atit dhe nënës së tij, dhe ishte nisur për në Padan-Aram.

alb@Genesis:28:8 @ Kur Esau u bind se bijat e Kanaanit shiheshin me sy të keq nga Isaku, babai i tij,

alb@Genesis:28:9 @ shkoi tek Ismaeli dhe mori Mahalathin, të bijën e Ismaelit, që ishte biri i Abrahamit, dhe motër e Nebajothit, me qëllim që ajo të bëhej gruaja e tij, përveç grave të tjera që kishte.

alb@Genesis:28:10 @ Dhe Jakobi u nis në Beer-Sheba dhe shkoi në drejtim të Haranit.

alb@Genesis:28:11 @ Arriti në një farë vendi dhe aty kaloi natën, sepse dielli kishte perënduar. Atëherë mori një nga gurët e atij vendi, e vuri nën krye të tij dhe aty ra në gjumë.

alb@Genesis:28:13 @ Dhe ja, Zoti ndodhej në majë të saj dhe i tha: "Unë jam Zoti, Perëndia i Abrahamit, babait tënd, dhe Perëndia i Isakut; tokën mbi të cilën je shtrirë do të ta jap ty dhe pasardhësve të tu;

alb@Genesis:28:14 @ dhe pasardhësit e tu do të jenë si pluhur i tokës, dhe ti do të shtrihesh në perëndim dhe në lindje, në veri dhe në jug; dhe tërë familjet e tokës do të bekohen nëpërmjet teje dhe pasardhësve të tu.

alb@Genesis:28:15 @ Dhe ja, unë jam me ty dhe do të të mbroj kudo që të vesh, dhe do të të sjell përsëri në këtë vend; sepse nuk do të të braktis para se të bëj atë që të kam thënë"

alb@Genesis:28:16 @ Atëherë Jakobit i doli gjumi dhe tha: "Me siguri Zoti është në këtë vend dhe unë nuk e dija".

alb@Genesis:28:17 @ Dhe pati frikë e tha: "Sa i tmerrshëm është ky vend! Kjo nuk është tjetër veçse shtëpia e Perëndisë, dhe kjo është porta e qiellit!".

alb@Genesis:28:18 @ Kështu Jakobi u ngrit herët në mëngjes, mori gurin që kishte vënë nën krye të vet, e ngriti si një përmendore dhe derdhi vaj mbi majën e saj.

alb@Genesis:28:19 @ Dhe e quajti këtë vend Bethel, kurse më parë emri i qytetit ishte Luc.

alb@Genesis:28:20 @ Pastaj Jakobi lidhi një kusht duke thënë: "Në qoftë se Perëndia do të jetë me mua dhe do të më mbrojë gjatë këtij udhëtimi që jam duke bërë, në qoftë se do të më japë bukë për të ngrënë dhe rroba për t`u mbuluar,

alb@Genesis:28:21 @ dhe do të kthehem në shtëpinë e babait tim në paqe, atëherë Zoti do të jetë Perëndia im;

alb@Genesis:29:6 @ Ai u tha atyre: "A është mirë ai?". Ata u përgjigjën: "Éshtë mirë; dhe ja bija e tij Rakela, e cila po vjen me delet".

alb@Genesis:29:7 @ Ai tha: "Ja, është ende ditë për diell dhe nuk ka ardhur koha për të mbledhur bagëtinë; jepuni ujë deleve dhe pastaj i çoni të kullosin"

alb@Genesis:29:9 @ Ai po vazhdonte të fliste me ta kur arriti Rakela me delet e të atit, sepse ajo ishte një bareshë.

alb@Genesis:29:10 @ Kur Jakobi pa Rakelën, bijën e Labanos, vëllai i nënës së tij, dhe delet e Labanos, vëlla i nënës së tij, ai u afrua, e hoqi rrasën nga gryka e pusit, dhe i dha ujë kopesë së Labanos, vëllait të nënës së tij.

alb@Genesis:29:11 @ Atëherë Jakobi puthi Rakelën, ngriti zërin dhe qau.

alb@Genesis:29:12 @ Pastaj Jakobi e njoftoi Rakelën se ishte i një gjaku me të atin dhe ishte bir i Rebekës. Dhe ajo vrapoi t`ia tregonte të atit.

alb@Genesis:29:13 @ Sapo Labano dëgjoi lajmet e Jakobit, birit të motrës së tij, vrapoi drejt tij, e përqafoi, e puthi dhe e çoi në shtëpinë e tij. Dhe Jakobi i tregoi Labanos tërë ato gjëra.

alb@Genesis:29:14 @ Atëherë Labano i tha: "Ti je me të vërtetë nga mishi dhe gjaku im!". Dhe ai qëndroi një muaj me të.

alb@Genesis:29:21 @ Pastaj Jakobi i tha Labanos: "Më jep gruan time, sepse afati u mbush dhe lejo që të bashkohem me të".

alb@Genesis:29:23 @ Por, kur ra mbrëmja, ai mori bijën e tij Lea dhe e çoi te Jakobi, që hyri te ajo.

alb@Genesis:29:24 @ Përveç kësaj Labano i dha shërbyesen e tij Zilpah si shërbyese të Leas, bijës së tij.

alb@Genesis:29:28 @ Atëherë Jakobi bëri si i thanë dhe mbaroi javën e Leas; pastaj Labano i dha për grua bijën e tij Rakela.

alb@Genesis:29:29 @ Përveç kësaj Labano i dha shërbyesen e tij Bilhah si shërbyese Rakelës, bijës së tij.

alb@Genesis:29:31 @ Zoti, duke parë që për Lean nuk kishte dashuri, ia çeli barkun asaj, ndërsa Rakela ishte shterpë.

alb@Genesis:29:32 @ Kështu Lea u ngjiz dhe lindi një djalë që e quajti Ruben, sepse tha: "Zoti e pa trishtimin tim; prandaj tani burri im do të më dojë".

alb@Genesis:29:33 @ Pastaj u ngjiz përsëri dhe lindi një djalë dhe ajo tha: "Zoti e pa se nuk kisha dashuri, prandaj më dha edhe këtë bir". Dhe e quajti Simeon.

alb@Genesis:29:35 @ Ajo u ngjiz përsëri dhe lindi djalë dhe tha: "Këtë radhë do të kremtoj Zotin". Prandaj e quajti Juda. Pastaj nuk pati më fëmijë.

alb@Genesis:30:6 @ Atëherë Rakela tha: "Perëndia më dha të drejtë; ai dëgjoi gjithashtu zërin tim dhe më dha një bir". Prandaj i vuri emrin Dan.

alb@Genesis:30:8 @ Atëherë Rakela tha: "Kam luftuar shumë me motrën time dhe kam dalë fitimtare". Prandaj e quajti djalin Neftali.

alb@Genesis:30:14 @ Në kohën e korrjes së grurit, Rubeni doli dhe gjeti në fushat mandragora dhe ia çoi nënës së tij, Leas. Atëherë Rakela i tha Leas: "Më jep edhe mua ca mandragora të birit tënd!".

alb@Genesis:30:15 @ Ajo iu përgjegj: "Të duket gjë e vogël që më more burrin, dhe tani kërkon të marrësh edhe mandragorat e djalit tim?". Rakela tha: "Mirë, pra, si shpërblim për mandragorat e birit tënd, sonte ai do të bjerë në shtrat me ty".

alb@Genesis:30:16 @ Kur në mbrëmje Jakobi u kthye nga arat, Lea doli ta takojë dhe i tha: "Duhet të hysh tek unë, se të kam shtënë në dorë me mandragorat e birit tim". Kështu, atë natë, ai ra në shtrat me të.

alb@Genesis:30:18 @ Dhe ajo tha: "Perëndia më dha shpërblimin që më takonte, sepse i dhashë shërbyesen time burrit tim". Dhe e quajti Isakar.

alb@Genesis:30:20 @ Atëherë Lea tha: "Perëndia më ka dhënë një dhunti të mirë; këtë radhë burri im do të banojë me mua, sepse i kam lindur gjashtë bij". Dhe i vuri emrin Zabulon.

alb@Genesis:30:21 @ Pastaj lindi një bijë dhe e quajti Dina.

alb@Genesis:30:23 @ kështu ajo u ngjiz dhe lindi një djalë, dhe tha: "Perëndia e hoqi turpin tim".

alb@Genesis:30:24 @ Dhe e quajti Jozef, duke thënë: "Zoti më shtoftë një bir tjetër".

alb@Genesis:30:25 @ Mbas lindjes së Jozefit nga Rakela, Jakobi i tha Labanos: "Më lejo të iki, që të shkoj në shtëpinë time, në vendin tim.

alb@Genesis:30:26 @ Më jep gratë e mia dhe bijtë e mi, për të cilët të kam shërbyer dhe lermë të iki, mbasi ti e njeh mirë shërbimin që të kam bërë".

alb@Genesis:30:27 @ Por Labano i tha: "Në rast se kam gjetur hir në sytë e tu, qëndro, sepse kam prekur me dorë që Zoti më ka bekuar për shkakun tënd".

alb@Genesis:30:29 @ Jakobi iu përgjegj: "Ti e di si të kam shërbyer, dhe çfarë i ka ndodhur bagëtisë sate në duart e mia.

alb@Genesis:30:30 @ Sepse ajo që ti kishe para se të vija unë ishte pak, por tani është rritur shumë; dhe Zoti të ka bekuar kudo që kam qënë unë. Por tani kur do të punoj edhe për shtëpinë time?".

alb@Genesis:30:31 @ Labano tha: "Sa duhet të të jap?". Jakobi iu përgjigj: "Nuk duhet të më japësh asgjë; në qoftë se ti do të bësh atë që po të them, do të mbetem këtu për të kullotur kopetë e tua dhe për t`u kujdesur për to.

alb@Genesis:30:33 @ Kështu tani e tutje ndershmëria ime do të përgjigjet para teje për personin tim, kur do të vish të kontrollosh pagesën time; çdo bagëti që nuk është laramane a me pika midis dhive dhe çdo qengj jo i zi do të konsiderohet i vjedhur po të gjindet pranë meje".

alb@Genesis:30:34 @ Labano tha: "Mirë, le të bëhet ashtu si thua ti!".

alb@Genesis:30:35 @ dhe po atë ditë veçoi cjeptë vija-vija dhe me pika dhe të gjitha dhitë laramane dhe pika pika, çdo bagëti që kishte një njollë të bardhë apo çdo dele e zezë midis dhenve, dhe ua la bijve të vet.

alb@Genesis:30:36 @ Dhe Labano vendosi një distancë prej tri ditësh me këmbë midis vetes së tij dhe Jakobit; dhe Jakobi kulloste pjesën që mbeti nga kopetë e Labanos.

alb@Genesis:30:43 @ Kështu ai u bë shumë i pasur dhe pati një numër të madh kopesh, shërbëtoresh, shërbëtorësh, devesh dhe gomarësh.

alb@Genesis:31:1 @ Por Jakobi dëgjoi fjalët e bijve të Labanos që thoshin: "Jakobi mori gjithçka kishte ati ynë; dhe me atë që i përkiste atit tonë, ai krijoi gjithë këtë pasuri".

alb@Genesis:31:2 @ Jakobi vuri re edhe fytyrën e Labanos; dhe ja, ndaj tij nuk ishte si më parë.

alb@Genesis:31:3 @ Pastaj Zoti i tha Jakobit: "Kthehu në vendin e etërve të tu dhe te fisi yt, dhe unë do të jem me ty".

alb@Genesis:31:4 @ Atëherë Jakobi dërgoi e thirri Rakelën dhe Lean, që të vinin në fushat pranë kopesë së tij,

alb@Genesis:31:5 @ dhe u tha atyre: "Unë e shoh që fytyra e atit tuaj ndaj meje nuk është si më parë; por Perëndia i atit tim ka qenë me mua.

alb@Genesis:31:6 @ Dhe ju e dini se unë i kam shërbyer atit tuaj me tërë forcën time,

alb@Genesis:31:7 @ ndërsa ati juaj më ka mashtruar dhe ka ndryshuar pagesën time dhjetë herë, por Perëndia nuk e lejoi të më bëjë të keq.

alb@Genesis:31:9 @ Kështu Perëndia ia hoqi bagëtinë atit tuaj dhe ma dha mua.

alb@Genesis:31:13 @ Unë jam Perëndia i Bethelit, ku ti ke vajosur një përmendore dhe më lidhe një kusht. Tani çohu, lëre këtë vend dhe kthehu në vendlindjen tënde"".

alb@Genesis:31:14 @ Rakela dhe Lea iu përgjigjën dhe i thanë: "Mos kemi ndoshta ne akoma pjesë dhe trashëgimi në shtëpinë e atit tonë?

alb@Genesis:31:16 @ Të gjitha pasuritë që Perëndia i hoqi atit tonë janë tonat dhe të bijve tanë; prandaj bëj të gjitha ato që Perëndia të ka thënë".

alb@Genesis:31:17 @ Atëherë Jakobi u ngrit dhe i vuri bijtë e tij dhe gratë e tij mbi devetë,

alb@Genesis:31:18 @ dhe mori me vete tërë bagëtinë e tij duke marrë me vete gjithë pasurinë që kishte vënë, bagëtinë që i përkiste dhe atë që e kishte blerë në Padam-Aram, për të vajtur tek Isaku, në vendin e Kanaanëve.

alb@Genesis:31:19 @ Ndërsa Labano kishte vajtur të qethte dhentë e tij, Rakela vodhi idhujt e të atit.

alb@Genesis:31:23 @ Atëherë ai mori me vete vëllezërit e tij, e ndoqi shtatë ditë rrugë dhe e arriti në malin e Galaadit.

alb@Genesis:31:25 @ Labano e arriti, pra, Jakobin. Tani Jakobi e kishte ngritur çadrën e tij në mal; dhe gjithashtu Labano dhe vëllezërit e tij kishin ngritur çadrat e tyre mbi malin e Galaadit.

alb@Genesis:31:28 @ Dhe nuk më lejove të puth bijtë dhe bijat e mia! Ti ke vepruar pa mënd.

alb@Genesis:31:29 @ Tani unë kam në dorë t`ju bëj keq, por Perëndia i atit tënd më foli natën e kaluar, duke thënë: "Ruhu, mos t`i flasësh Jakobit as për mirë apo për keq".

alb@Genesis:31:30 @ Sigurisht ike, sepse kishe një dëshirë të madhe të ktheheshe përsëri në shtëpinë e atit tënd; po pse vodhe perënditë e mia?".

alb@Genesis:31:31 @ Atëherë Jakobi iu përgjegj Labanos: "Unë kisha frikë, sepse mendoja që ti mund të më merrje me forcë bijat e tua.

alb@Genesis:31:32 @ Por kushdo qoftë ai të cilit do t`i gjesh perënditë e tu, ai duhet të vdesë në prani të vëllezërve tanë; kërko ti vetë atë që të përket tek unë dhe merre!". Jakobi nuk e dinte që ato i kishte vjedhur Rakela.

alb@Genesis:31:33 @ Kështu Labano hyri në çadrën e Jakobit, në çadrën e Leas dhe në çadrën e dy shërbyeseve, por nuk gjeti asgjë. Doli pastaj nga çadra e Leas dhe hyri në çadrën e Rakelës.

alb@Genesis:31:34 @ Por Rakela kishte marrë idhujt dhe i kishte vënë në samarin e devesë, pastaj qe ulur mbi to. Labano kërkoi në tërë çadrën, por nuk gjeti asgjë.

alb@Genesis:31:35 @ Dhe ajo i tha të atit: "Mos u zemëro, zotëria im, në rast se unë nuk mund të çohem përpara teje, sepse jam me të përmuajshmet e grave". Kështu ai kërkoi, por nuk i gjeti idhujt.

alb@Genesis:31:36 @ Atëherë Jakobi u zemërua dhe u grind me Labanon; dhe Jakobi iu përgjegj dhe i tha Labanos: "Cili është faji im, cili është mëkati im, që ti të më ndjekësh me aq tërbim?

alb@Genesis:31:37 @ Ti rrëmove në tërë gjërat e mia. Çfarë gjete nga të gjitha ato që i përkasin shtëpisë sate? Vëri këtu para vëllezërve të mi dhe vëllezërve të tu dhe le të vendosin ata midis nesh të dy!

alb@Genesis:31:39 @ Unë nuk t`i kam sjellë kurrë kafshët të shqyera nga bishat; dëmin e kam pësuar vetë; ti kërkoje me ngulm nga unë atë që ishte vjedhur ditën apo natën.

alb@Genesis:31:40 @ Ky ishte fati im; ditën më ligte vapa dhe natën të ftohtit e madh, dhe gjumi më ikte nga sytë.

alb@Genesis:31:41 @ Kam qënë njëzet vjet në shtëpinë tënde; të kam shërbyer katërmbëdhjetë vjet për dy bijat e tua dhe gjashtë vjet për kopenë tënde. Ti e ke ndryshuar dhjetë herë pagesën time.

alb@Genesis:31:42 @ Në qoftë se Perëndia i atit tim, Perëndia i Abrahamit dhe Tmerri i Isakut, nuk do të kishte qënë në favorin tim, ti me siguri do të më kishe kthyer duar bosh. Perëndia e pa trishtimin tim dhe mundin e duarve të mia, dhe mbrëmë dha vendimin e tij".

alb@Genesis:31:45 @ Atëherë Jakobi mori një gur dhe e ngriti si një përmendore.

alb@Genesis:31:46 @ Pastaj Jakobi u tha vëllezërve të tij: "Mblidhni gurë". Dhe ata morën gurë dhe bënë një tog me ta, dhe hëngrën bukë pranë këtij togu.

alb@Genesis:31:47 @ Labano e quajti atë tog Jegar-Sahadutha, ndërsa Jakobi e quajti Galed.

alb@Genesis:31:49 @ edhe Mitspah, sepse Labano tha: "Zoti të mos e ndajë syrin mua dhe ty kur do të jetë e pamundur të shohim shoqi-shoqin.

alb@Genesis:31:50 @ Në rast se ti keqtrajton bijat e mia ose martohesh me gra të tjera veç bijave të mia, edhe sikur të mos ketë asnjeri me ne, kujtohu që Perëndia është dëshmitar midis meje dhe teje".

alb@Genesis:31:52 @ Le të jetë ky tog një dëshmi dhe le të jetë kjo përmendore një dëshmi që unë nuk do ta kapërcej këtë tog për të të bërë keq ty, dhe që ti nuk do ta kapërcesh këtë tog dhe këtë përmendore për të më bërë keq mua.

alb@Genesis:31:53 @ Perëndia i Abrahamit dhe Perëndia i Nahorit, Perëndia i atit të tyre, u bëftë gjykatës midis nesh!". Dhe Jakobi u betua për Tmerrin e Isakut, atit të tij.

alb@Genesis:31:54 @ Pastaj Jakobi bëri një fli në mal dhe i ftoi vëllezërit e tij të hanin bukë. Dhe ata hëngrën bukë dhe e kaluan natën në mal.

alb@Genesis:31:55 @ Labano u ngrit herët në mëngjes, i puthi bijtë dhe bijat e tij dhe i bekoi. Pastaj Labano u nis dhe u kthye në shtëpinë e tij.

alb@Genesis:32:1 @ Ndërsa Jakobi vazhdonte rrugën e tij, i dolën përpara engjëj të Perëndisë.

alb@Genesis:32:2 @ Mbasi i pa Jakobi, tha: "Ky është fushimi i Perëndisë"; dhe e quajti atë vend Mahanaim.

alb@Genesis:32:3 @ Pastaj Jakobi dërgoi para tij disa lajmëtarë vëllait të tij Esau, në vendin e Seirit, në fushën e Edomit.

alb@Genesis:32:4 @ Dhe u dha atyre këtë urdhër duke thënë: "Do t`i thoni kështu Esaut, zotërisë tim: "Kështu thotë shërbyesi yt Jakobi: Unë kam banuar pranë Labanos dhe kam qëndruar aty deri tani;

alb@Genesis:32:5 @ kam qe, gomarë, kope, shërbyes dhe shërbyese; dhe këtë po ja tregoj zotërisë tim, për të gjetur hir në sytë e tu"".

alb@Genesis:32:7 @ Atëherë Jakobin e zuri një frikë e madhe dhe një ankth dhe ndau dysh njerëzit që ishin me të, kopetë, bagëtinë e trashë dhe devetë, dhe tha:

alb@Genesis:32:9 @ Pastaj Jakobi tha: "O Perëndi i atit tim Abraham, Perëndi i atit tim Isak, o Zot, që më ke thënë: "Ktheu në vendin tënd dhe pranë fisit tënd dhe unë do të bëj të mirë",

alb@Genesis:32:10 @ unë nuk jam i denjë i të gjitha mirësive dhe i gjithë besnikërisë që ke treguar ndaj shërbyesit tënd, sepse unë e kalova këtë Jordan vetëm me shkopin tim dhe tani janë bërë dy grupe.

alb@Genesis:32:11 @ Çliromë, të lutem, nga duart e vëllait tim, nga duart e Esaut, sepse unë kam frikë nga ai dhe druaj që ai të vijë për të më sulmuar, pa kursyer as nënat as fëmijët.

alb@Genesis:32:12 @ Dhe ti the: "Pa tjetër, unë do të të bëj mirë dhe do t`i bëj pasardhësit e tu si rëra e detit, që nuk mund të llogaritet se është shumë e madhe"".

alb@Genesis:32:13 @ Kështu Jakobi e kaloi natën në atë vend, dhe nga ato që kishte nëpër duar ai zgjodhi një dhuratë për vëllanë e tij Esau:

alb@Genesis:32:16 @ Pastaj ua dorëzoi shërbyesve të tij, çdo kope për llogari të vet, dhe u tha shërbëtorëve të tij: "Kaloni para meje dhe lini një farë hapësire midis një kopeje dhe tjetrës".

alb@Genesis:32:17 @ Dhe i dha urdhër të parit: "Kur vëllai im Esau do të të takojë dhe do të të pyesë: "I kujt je ti dhe ku shkon? Të kujt janë këto kafshë para teje?",

alb@Genesis:32:18 @ ti do të përgjigjesh: "Janë të shërbëtorit tënd Jakobit; është një dhuratë e dërguar zotërisë tim Esau; dhe ja, ai vetë po vjen mbas nesh"".

alb@Genesis:32:19 @ Ai i dha të njëjtin urdhër të dytit, të tretit dhe gjithë atyre që ndiqnin kopetë, duke u thënë: "Në këtë mënyrë do t`i flisni Esaut kur do ta takoni;

alb@Genesis:32:20 @ dhe do t`i thoni: "Ja, shërbëtori yt Jakobi është duke ardhur vetë pas nesh"". Sepse thoshte: "Unë do ta qetësoj me dhuratën që më paraprin e pastaj do të shikoj fytyrën e tij; ndofta do të më presë mirë".

alb@Genesis:32:21 @ Kështu dhurata shkoi para tij, por ai e kaloi natën në fushim.

alb@Genesis:32:22 @ Por atë natë ai u ngrit, mori dy gratë e tij, dy shërbëtoret dhe të njëmbëdhjetë fëmijët e tij dhe e kaloi vaun e lumit Jabbok.

alb@Genesis:32:24 @ Kështu Jakobi mbeti vetëm dhe një burrë luftoi me të deri në agim.

alb@Genesis:32:25 @ Kur ky burrë e pa se nuk mund ta mundte, i preku zgavrën e ijës; dhe zgavra e ijes së Jakobit u përdrodh, ndërsa ai luftonte kundër tij.

alb@Genesis:32:28 @ Atëherë ai i tha: "Emri yt nuk do të jetë më Jakob, por Israel, sepse ti ke luftuar bashkë me Perëndinë dhe me njerëzit, dhe ke fituar".

alb@Genesis:32:29 @ Jakobi i tha: "Të lutem, tregomë emrin tënd". Por ai iu përgjegj: "Pse e do emrin tim?".

alb@Genesis:32:30 @ Dhe kështu ai e bekoi. Atëherë Jakobi e quajti këtë vend Peniel, sepse tha: "E pashë Perëndinë ballë për ballë dhe jeta ime u fal".

alb@Genesis:33:1 @ Jakobi ngriti sytë, vështroi dhe pa që po vinte Esau, që kishte me vete katërqind burra. Atëherë i ndau bijtë e tij midis Leas, Rakelës dhe dy shërbyeseve të tij.

alb@Genesis:33:3 @ Ai vetë kaloi para tyre dhe u përkul deri në tokë shtatë herë deri sa arriti pranë vëllait të vet.

alb@Genesis:33:4 @ Atëherë Esau vrapoi drejt tij, e përqafoi, iu hodh në qafë dhe e puthi; dhe që të dy qanë.

alb@Genesis:33:5 @ Pastaj Esau ngriti sytë, pa gratë e fëmijët dhe tha: "Kush janë këta me ty?". Jakobi iu përgjigj: "Janë bijtë që Perëndia pati mirësinë t`i japë shërbyesit tënd".

alb@Genesis:33:8 @ Esau tha: "Çfarë ke ndërmend të bësh me tërë atë grup që takova?". Jakobi u përgjigj: "Éshtë për të gjetur hir në sytë e zotërisë tim".

alb@Genesis:33:10 @ Por Jakobi tha: "Jo, të lutem; në qoftë se kam gjetur hir në sytë e tu, prano dhuratën time nga dora ime, sepse kur pashë fytyrën tënde, për mua ishte njëlloj sikur të shikoja fytyrën e Perëndisë, dhe ti më ke pritur mirë.

alb@Genesis:33:14 @ Le të kalojë zotëria im para shërbëtorit të tij, dhe unë do ta ndjek ngadalë me hapin e kafshëve që më paraprijnë dhe me hapin e fëmijëve, deri sa të arrijë te zotëria im në Seir".

alb@Genesis:33:15 @ Atëherë Esau tha: "Më lejo të paktën të lë me ty disa nga njerëzit që janë me mua". Por Jakobi u përgjigj: "Pse ta bëjmë këtë? Mjafton që unë të gjej hir në sytë e zotërisë tim".

alb@Genesis:33:16 @ Kështu po atë ditë Esau u rikthye në rrugën e tij drejt Seirit.

alb@Genesis:33:17 @ Jakobi u nis në drejtim të Sukothit, ndërtoi atje një shtëpi për vete dhe kasolle për bagëtinë; prandaj ai vend u quajt Sukoth.

alb@Genesis:33:18 @ Pastaj Jakobi, duke u kthyer nga Padan-Arami, arriti shëndoshë e mirë në qytetin e Sikemit, në vendin e Kanaanit, ku ngriti çadrat e tij përballë qytetit.

alb@Genesis:33:19 @ Dhe bleu nga bijtë e Hamorit, at i Sikemit, për njëqind copë paresh, pjesën e fushës ku kishte ngritur çadrat e tij përballë qytetit.

alb@Genesis:33:20 @ Pastaj aty ngriti një altar dhe e quajti El-Elohej-Izrael.

alb@Genesis:34:3 @ Dhe shpirti i tij u lidh me Dinën, të bijën e Jakobit; ai e dashuroi vajzën dhe i foli zemrës së saj.

alb@Genesis:34:4 @ Pastaj i tha të atit Hamor: "Ma jep këtë vajzë për grua".

alb@Genesis:34:5 @ Por Jakobi dëgjoi që ai e kishte çnderuar bijën e tij Dina; por bijtë e tij ishin nëpër fushat me bagëtinë e tij, dhe Jakobi heshti deri sa u kthyen.

alb@Genesis:34:6 @ Atëherë Hamori, ati i Sikemit, shkoi tek Jakobi për t`i folur.

alb@Genesis:34:8 @ Por Hamori u foli atyre duke thënë: "Shpirti i tim biri Sikem është lidhur me bijën tuaj, prandaj jepjani për grua;

alb@Genesis:34:10 @ Kështu ju do të banoni me ne dhe vendi do të jetë në dispozicionin tuaj; banoni në të, bëni tregëti dhe blini prona".

alb@Genesis:34:11 @ Pastaj Sikemi u tha të atit dhe të vëllezërve të Dinës: "Bëni që unë të gjej hir në sytë tuaj dhe do t`ju jap çfarëdo gjë që do të më kërkoni.

alb@Genesis:34:13 @ Atëherë bijtë e Jakobit iu përgjegjën Sikemit dhe Hamorit, të atit, dhe u folën atyre me dredhi, sepse Sikemi kishte çnderuar motrën e tyre Dina,

alb@Genesis:34:19 @ Dhe i riu nuk vonoi ta kryejë atë gjë, sepse e donte të bijën e Jakobit dhe ishte njeriu më i nderuar në tërë shtëpinë e të atit.

alb@Genesis:34:20 @ Hamori dhe Sikemi, bir i tij, erdhën në portat e qytetit të tyre dhe u folën njerëzve të qytetit të tyre, duke thënë:

alb@Genesis:34:21 @ "Këta njerëz dëshirojnë të jetojnë në paqe me ne; le të rrinë në vendin tonë dhe të merren me tregti, sepse vendi është mjaft i madh edhe për ata. Ne do të marrim bijat e tyre për gra dhe do t`ju japim bijat tona.

alb@Genesis:34:23 @ Bagëtia e tyre, pasuria e tyre dhe kafshët e tyre a nuk do të bëhen ndofta një ditë tonat? Le të pranojmë kërkesën e tyre dhe ata do të banojnë bashkë me ne".

alb@Genesis:34:24 @ Dhe të gjithë ata që dilnin nga portat e qytetit dëgjuan fjalët e Hamorit dhe të birit të tij Sikem; dhe çdo mashkull u rrethpre, tërë ata dilnin nga porta e qytetit.

alb@Genesis:34:25 @ Por ndodhi që ditën e tretë, ndërsa ata vuanin, dy nga bijtë e Jakobit, Simeoni dhe Levi, vëllezër të Dinës, morën secili shpatën e vet, u vërsulën mbi qytetin që rrinte në siguri dhe vranë tërë meshkujt.

alb@Genesis:34:26 @ Vranë me shpatë edhe Hamorin dhe birin e tij Sikem, pastaj muarrën Dinën nga shtëpia e Sikemit dhe ikën.

alb@Genesis:34:27 @ Bijtë e Jakobit u vërsulën mbi të vrarët dhe plaçkitën qytetin; sepse motrën e tyre e kishin çnderuar.

alb@Genesis:34:28 @ Kështu ata morën kopetë me bagëti të imët dhe të trashë, gomarët e tyre, gjithçka që ishte në qytet dhe gjithçka që ishte nëpër fushat,

alb@Genesis:34:31 @ Por ata u përgjigjën: "A duhet ta trajtonte ai motrën tonë si një prostitutë?".

alb@Genesis:35:2 @ Atëherë Jakobi i tha familjes së tij dhe gjithë atyre që ishin me të: "Hiqni nga rrethi juaj perënditë e huaja, pastrohuni dhe ndërroni rrobat tuaja;

alb@Genesis:35:3 @ pastaj të ngrihemi dhe të shkojmë në Bethel, dhe unë do t`i bëj një altar Perëndisë që plotësoi dëshirën time ditën e fatkeqësisë sime dhe që më shoqëroi në udhëtimin që kam bërë".

alb@Genesis:35:6 @ Kështu Jakobi arriti në Luc, domethënë në Bethel, që ndodhet në vendin e Kanaanit; erdhi aty me të gjithë njerëzit që ishin me të.

alb@Genesis:35:7 @ Dhe aty ndërtoi një altar dhe këtë vend e quajti El-Bethel, sepse aty i qe çfaqur Perëndia kur po ikte para vëllait të tij.

alb@Genesis:35:10 @ Dhe Perëndia i tha: "Emri yt është Jakob; ti nuk do të quhesh më Jakob, por emri yt do të jetë Izrael". Dhe i vuri emrin Izrael.

alb@Genesis:35:11 @ Pastaj Perëndia i tha: "Unë jam Perëndia i Plotfuqishëm; ti bëhu i frytshëm dhe shumëzo; një komb, madje një tërësi kombesh do të rrjedhin prej teje, dhe disa mbretër kanë për të dalë nga ijët e tua;

alb@Genesis:35:15 @ Dhe Jakobi e quajti Bethel vendin ku Perëndia i kishte folur.

alb@Genesis:35:16 @ Pastaj u nisën nga Betheli; kishte edhe një copë rrugë për të arritur në Efratë, kur Rakela lindi. Ajo pati një lindje të vështirë;

alb@Genesis:35:17 @ dhe gjatë lindjes së vështirë mamia i tha: "Mos ki frikë, sepse edhe këtë herë ke një djalë".

alb@Genesis:35:18 @ Dhe ndërsa shpirti po e linte (sepse vdiq), i vuri emrin Ben-Oni, por i ati e quajti Beniamin.

alb@Genesis:35:20 @ Dhe Jakobi ngriti mbi varrin e saj një përmendore. Dhe kjo përmendore ekziston ende sot e kësaj dite mbi varrin e Rakelës.

alb@Genesis:35:21 @ Pastaj Izraeli u nis dhe ngriti çadrën përtej Migdal-Ederit.

alb@Genesis:35:22 @ Dhe ndodhi që, ndërsa Izraeli banonte në atë vend, Rubeni shkoi e ra në shtrat me Bilbah, konkubinën e atit të tij. Dhe Izraeli e mori vesh.

alb@Genesis:35:27 @ Pastaj Jakobi erdhi tek Isaku, i ati, në Marme, në Kirjath-Arba (domethënë në Hebron), ku Abrahami dhe Isaku kishin qëndruar ca kohë.

alb@Genesis:35:29 @ Kështu Isaku dha shpirt, vdiq dhe u bashkua me popullin e tij, ishte i plakur dhe i ngopur me ditë; dhe Esau dhe Jakobi, bijtë e tij, e varrosën.

alb@Genesis:36:2 @ Esau i mori gratë e tij nga bijat e Kanaanëve: Adën, e bija e Elonit Hiteut, dhe Oholibamahën, e bija e Cibeonit Hiveut;

alb@Genesis:36:6 @ Pastaj Esau mori gratë e tij, bijtë dhe bijat e tij, gjithë njerëzit e shtëpisë së tij, kopetë e tij, tërë bagëtinë e tij dhe tërë pasurinë që kishte blerë në vendin e Kanaanëve, dhe shkoi në një vend, larg vëllait të tij Jakob,

alb@Genesis:36:7 @ sepse pasuritë e tyre ishin tepër të mëdha, që ata të mund të banonin bashkë; vendi ku rrinin nuk ishte në gjendje t`i mbante për shkak të bagëtisë së tyre.

alb@Genesis:36:9 @ Këta janë pasardhësit e Esaut, atit të Edomitëve, në malin e Seirit.

alb@Genesis:36:12 @ Timna ishte konkubina e Elifazit, i biri i Esaut. Ajo i lindi Amalekun Elifazit. Këta qenë bijtë e Adës, gruaja e Esaut.

alb@Genesis:36:22 @ Bijtë e Lotanit qenë: Hori dhe Hemami; dhe motra e Lotanit qe Timna.

alb@Genesis:36:24 @ Këta qenë bijtë e Cibeonit: Aja dhe Anahu. Anahu është ai që zbuloi në shkretëtirë ujëra të nxehta ndërsa po kulloste gomarët e Cibeonit, atit të tij.

alb@Genesis:36:32 @ Bela, i biri i Beorit, mbretëroi në Edom, dhe emri i qytetit të tij qe Dinhabah.

alb@Genesis:36:33 @ Bela vdiq dhe në vend të tij mbretëroi Jobabi, i biri i Zerahut, nga Botsrahu.

alb@Genesis:36:34 @ Jobabi vdiq dhe në vend të tij mbretëroi Hushami, nga vendi i Temanitëve.

alb@Genesis:36:35 @ Hushami vdiq, dhe në vend të tij mbretëroi Hadabi, i biri i Bedadit, që mundi Madianitët në fushat e Moabit; dhe emri i qytetit të tij qe Avith.

alb@Genesis:36:36 @ Hadadi vdiq dhe në vend të tij mbretëroi Samlahu, nga Masrekahu.

alb@Genesis:36:37 @ Samlahu vdiq dhe në vend të tij mbretëroi Sauli nga Rohoboth, mbi Lumë.

alb@Genesis:36:38 @ Sauli vdiq dhe në vend të tij mbretëroi Baal-Hanani, i biri i Akborit.

alb@Genesis:36:39 @ Baal-Hanani, i biri i Akborit, vdiq dhe në vendin e tij mbretëroi Hadari. Emri i qytetit të tij qe Pau, dhe emri i gruas së tij qe Mehetabel, e bija e Metredës dhe e Mezahabut.

alb@Genesis:36:40 @ Këto qenë emrat e krerëve të Esaut, simbas familjeve të tyre dhe territoreve të tyre, me emrat e tyre; kreu Timnah, kreu Alvah, kreu Jetheth,

alb@Genesis:36:43 @ kreu Magdiel dhe kreu Iram. Këta qenë krerët e Edomit simbas vendbanimit të tyre, në vendin që zotëronin. Ky qe Esau, ati i Edomitëve.

alb@Genesis:37:1 @ Por Jakobi banoi në vendin ku i ati kishte qëndruar, në vendin e Kanaanëve.

alb@Genesis:37:2 @ Këta janë pasardhësit e Jakobit. Jozefi, në moshën shtatëmbëdhjetëvjeçare, kulloste kopenë bashkë me vëllezërit e tij; i riu rrinte me bijën e Bilhahës dhe me bijtë e Zilpahës, që ishin gratë e babait të tij. Por Jozefi i tregoi të atit për namin e keq që përhapej mbi sjelljen e tyre.

alb@Genesis:37:3 @ Por Izraeli e donte Jozefin më tepër se tërë bijtë e tij, sepse ishte biri i pleqërisë së tij; dhe i bëri një rrobe të gjatë deri te këmbët.

alb@Genesis:37:4 @ Por vëllezërit e tij, duke parë që i ati i tyre e donte më tepër nga të gjithë vëllezërit e tjerë, filluan ta urrejnë dhe nuk mund t`i flisnin në mënyrë miqësore.

alb@Genesis:37:5 @ Por Jozefi pa një ëndërr dhe ua tregoi vëllezërve të tij; dhe këta e urryen edhe më tepër.

alb@Genesis:37:8 @ Atëherë vëllezërit e tij i thanë: "A duhet të mbretërosh ti mbi ne, ose do të na sundosh me të vërtetë?". Dhe e urryen edhe më tepër për shkak të ëndrrave të tij dhe të fjalëve të tij.

alb@Genesis:37:9 @ Ai pa një ëndërr tjetër dhe ua tregoi vëllezërve të tij, duke thënë: "Pashë një ëndërr tjetër! Dhe ja, dielli, hëna dhe njëmbëdhjetë yje përkuleshin para meje".

alb@Genesis:37:10 @ Dhe ai ia tregoi këtë ëndërr atit të tij dhe vëllezërve të tij; i ati e qortoi dhe i tha: "Ç`kuptim ka ëndrra që ke parë? A do të duhet që pikërisht unë, nëna jote dhe vëllezërit e tu të vijnë e të përkulemi deri në tokë para teje?".

alb@Genesis:37:11 @ Dhe vëllezërit e tij e kishin zili, por i ati e mbante përbrenda këtë gjë.

alb@Genesis:37:12 @ Ndërkaq vëllezërit e Jozefit kishin vajtur për të kullotur kopenë e atit të tyre në Sikem.

alb@Genesis:37:14 @ Izraeli i tha: "Shko të shikosh në se vëllezërit e tu janë mirë dhe në se kopeja shkon mirë, dhe kthehu të më japësh përgjigje". Kështu e nisi në luginën e Hebronit dhe ai arriti në Sikem.

alb@Genesis:37:15 @ Ndërsa ai endej në fushë, një burrë e gjeti dhe e pyeti: "Çfarë kërkon?".

alb@Genesis:37:16 @ Ai u përgjegj: "Jam duke kërkuar vëllezërit e mi; të lutem më trego se ku ndodhen duke kullotur bagëtinë".

alb@Genesis:37:17 @ Ai burrë i tha: "Ata kanë ikur së këtejmi, sepse i dëgjova që thonin: "Të shkojmë në Dothan"". Atëherë Jozefi shkoi të kërkojë vëllezërit e tij dhe i gjeti në Dothan.

alb@Genesis:37:18 @ Ata e panë së largu, dhe para se t`u afrohej, komplotuan kundër tij për ta vrarë.

alb@Genesis:37:20 @ Ejani, pra, ta vrasim dhe ta hedhim në një pus; do të themi pastaj që një kafshë e egër e hëngri; kështu do të shohim se ç`përfundim do të kenë ëndërrat e tij".

alb@Genesis:37:22 @ Pastaj Rubeni shtoi: "Mos derdhni gjak, por hidheni në këtë pus të shkretëtirës dhe mos e goditni me dorën tuaj". Thoshte kështu për ta shpëtuar nga duart e tyre dhe për t`ia shpënë të atit.

alb@Genesis:37:23 @ Kur Jozefi arriti pranë vëllezërve të tij, këta e zhveshën nga veshja e tij, nga rrobja e gjatë që i arrinte deri te këmbët;

alb@Genesis:37:26 @ Atëherë Juda u tha vëllezërve të tij: "Ç`dobi do të kemi po të vrasim vëllanë tonë dhe të fshehim gjakun e tij?

alb@Genesis:37:27 @ Ejani, t`ia shesim Ismaelitëve dhe të mos e godasë dora jonë, sepse është vëllai ynë, mishi ynë". Dhe vëllezërit e tij e dëgjuan.

alb@Genesis:37:29 @ Rubeni u kthye te pusi, por Jozefi nuk ishte më në pus. Atëherë ai i çorri rrobat e tij.

alb@Genesis:37:30 @ Pastaj u kthye te vëllezërit e tij dhe tha: "Djali nuk është më; po unë, ku do të shkoj unë?".

alb@Genesis:37:33 @ Dhe ai e njohu dhe tha: "Éshtë rrobja e tim biri, e ka ngrënë ndonjë kafshë e egër; me siguri Jozefin e kanë bërë copë e çikë".

alb@Genesis:37:34 @ Atëherë Jakobi i shqeu rrobat e tij, veshi një grathore dhe mbajti zi për birin e tij shumë ditë.

alb@Genesis:37:35 @ Dhe të gjithë bijtë dhe të gjitha bijat e tij erdhën për ta ngushëlluar, por ai nuk pranoi të ngushëllohet dhe tha: "Unë do të zbres në Sheol pranë birit tim për të mbajtur zi". Kështu e qau i ati.

alb@Genesis:37:36 @ Ndërkaq Madianitët e shitën Jozefin në Egjipt dhe ia shitën Potifarit, oficer i Faraonit dhe kapiten i rojeve.

alb@Genesis:38:1 @ Por në atë kohë ndodhi që Juda la vëllezërit e tij dhe shkoi të rrijë me një burrë nga Adullami, që quhej Hirah.

alb@Genesis:38:3 @ Dhe ajo u ngjiz dhe lindi një bir, që ajo e quajti Er.

alb@Genesis:38:4 @ Pastaj ajo u ngjiz dhe lindi një bir, që ai e quajti Onan.

alb@Genesis:38:6 @ Pastaj Juda i dha Erit të parëlindurit të tij, një grua të quajtur Tamara.

alb@Genesis:38:7 @ Por Eri, i parëlinduri i Judës, ishte i keq në sytë e Zotit dhe Zoti e bëri të vdesë.

alb@Genesis:38:9 @ Por Onani, duke ditur se këta pasardhës nuk kishin për të qënë të vetët, kur bashkohej me gruan e të vëllait, e hidhte farën e tij përtokë për të mos i dhënë pasardhës vëllait të tij.

alb@Genesis:38:10 @ Kjo nuk i pëlqeu Zotit, që e bëri të vdesë edhe atë.

alb@Genesis:38:11 @ Atëherë Juda i tha Tamarës, nuses së birit të tij: "Rri si e ve në shtëpinë e atit tënd, deri sa biri im Shelah të rritet". Sepse mendonte: "Kam frikë se edhe ai ka për të vdekur si vëllezërit e tij". Kështu Tamara u nis dhe banoi në shtëpinë e të atit.

alb@Genesis:38:12 @ Mbas një kohe të gjatë vdiq gruaja e Judës, që ishte e bija e Shuas; kur mbaroi zinë, Juda u ngjit tek ata që qethnin delet e tij në Timnah bashkë me mikun e tij Hirah, i quajtur Adullamiti.

alb@Genesis:38:13 @ Këtë e mori vesh Tamara dhe asaj i thanë: "Ja, vjehrri yt po ngjitet në Timnah për të qethur delet e tij".

alb@Genesis:38:14 @ Atëherë ajo hoqi rrobat e saj të vejërisë, u mbulua me një velo dhe u mbështoll e tëra; pastaj u ul te porta e Enaimit, që ndodhet në rrugën drejt Timnahut; në fakt ajo kishte parë që Shelahu ishte rritur më në fund, por ajo nuk i ishte dhënë për grua.

alb@Genesis:38:15 @ Sa e pa Juda mendoi që ajo ishte prostitutë, sepse e kishte fytyrën të mbuluar.

alb@Genesis:38:16 @ Prandaj ai iu afrua asaj në rrugë dhe i tha: "Lërmë të hyj te ti". Në të vërtetë nuk e dinte se ajo ishte nusja e djalit të tij. Ajo iu përgjegj: "Çfarë do të më japësh për të hyrë tek unë?"

alb@Genesis:38:17 @ Atëherë ai i tha: "Do të të dërgoj një kec nga kopeja ime". Ajo e pyeti: "A më jep një peng deri sa të ma dërgosh?".

alb@Genesis:38:20 @ Por Juda i dërgoi kecin me anë të mikut të tij, Adulamitit, për të rimarë pengun nga duart e asaj gruaje; po ai nuk e gjeti atë.

alb@Genesis:38:21 @ Atëherë pyeti njerëzit vendas duke thënë: "Ku është ajo prostitutë që rrinte në Enaim, në rrugë?". Ata u përgjigjën: "Nuk ka pasur asnjë prostitutë këtu".

alb@Genesis:38:22 @ Kështu ai u kthye te Juda dhe i tha: "Nuk e gjeta; veç kësaj vendasit më thanë: "Nuk ka pasur asnjë prostitutë këtu"".

alb@Genesis:38:23 @ Atëherë Juda tha: "Le ta mbajë, pra, pengun që i dhashë, sepse nuk duam të mbulohemi me turp. Ja, unë i dërgova këtë kec dhe ti nuk e gjete".

alb@Genesis:38:24 @ Tre muaj më vonë erdhën dhe i thanë Judës: "Tamara, nusja e birit tënd, është bërë prostitutë; dhe, nga ky shkak, ajo ka mbetur gjithashtu me barrë". Atëherë Juda u tha: "Nxirreni jashtë dhe digjeni!".

alb@Genesis:38:26 @ Juda i njohu dhe i tha: "Ajo është më e drejtë se unë, se unë nuk ia dhashë Shelahut, birit tim". Dhe ai nuk pati më marrëdhënie me të.

alb@Genesis:38:29 @ Por ai e tërhoqi dorën e tij, dhe ja që doli jashtë vëllai i tij. Atëherë mamia tha: "Si ia çave rrugën vetes?". Për këtë arësye u quajt Perets.

alb@Genesis:38:30 @ Pastaj doli vëllai i tij, që kishte rreth dorës fijen ngjyrë të kuqe flakë; dhe u quajt Zerah.

alb@Genesis:39:1 @ Ndërkaq Jozefi u çua në Egjipt; dhe Potifari, oficeri i Faraonit dhe kapiten i rojeve, një egjiptas, e bleu nga Ismaelitët që e kishin sjellë atje.

alb@Genesis:39:2 @ Zoti qe me Jozefin, dhe ky pasurohej dhe banonte në shtëpinë e zotërisë së tij, egjiptasit.

alb@Genesis:39:3 @ Dhe zotëria e tij e pa që Zoti qe me të dhe që Zoti e sillte mbarë në duart e tij gjithçka bënte.

alb@Genesis:39:4 @ Kështu Jozefi fitoi hir në sytë e atij dhe hyri në shërbimin personal të Potifarit, që e emëroi kryeadministrator të shtëpisë së tij dhe i la në dorë gjithçka zotëronte.

alb@Genesis:39:5 @ Nga çasti që e bëri kryeadministrator të shtëpisë së tij dhe për gjithçka që zotëronte, Zoti e bekoi shtëpinë e egjiptasit për shkak të Jozefit; dhe bekimi i Zotit përfshiu gjithçka ai kishte në shtëpi dhe në fushë.

alb@Genesis:39:6 @ Kështu Potifari la gjithçka kishte në dorë të Jozefit dhe nuk shqetësohej më për asgjë, përveç ushqimit të vet. Dhe Jozefi ishte i bukur nga forma dhe kishte një pamje tërheqëse.

alb@Genesis:39:7 @ Mbas gjithë këtyre gjërave, gruaja e zotërisë së tij ia vuri sytë Jozefit dhe i tha: "Bjerë e fli me mua".

alb@Genesis:39:8 @ Por ai e refuzoi dhe i tha gruas së zotërisë së tij: "Ja, zotëria ime nuk shqetësohet për ato që ka lënë në shtëpi me mua dhe ka lënë në duart e mia gjithçka zotëron.

alb@Genesis:39:9 @ Nuk ka asnjë më të madh se unë në këtë shtëpi; ai nuk më ka ndaluar asgjë veç teje, sepse je gruaja e tij. Si mund ta bëj unë këtë të keqe të madhe dhe të kryej një mëkat kundër Perëndisë?".

alb@Genesis:39:10 @ Me gjithë faktin që ajo i fliste Jozefit për këtë gjë çdo ditë, ai nuk pranoi të binte në shtrat me të dhe t`i jepej asaj.

alb@Genesis:39:11 @ Një ditë ndodhi që ai hyri në shtëpi për të bërë punën e tij, dhe nuk ndodhej në shtëpi asnjë prej shërbëtorëve.

alb@Genesis:39:12 @ Atëherë ajo e kapi nga rrobat dhe i tha: "Eja të shtrihesh me mua". Por ai ia la në dorë rroben e tij, iku duke vrapuar jashtë.

alb@Genesis:39:13 @ Kur ajo pa që ai ia kishte lënë në dorë rroben e tij dhe kishte ikur jashtë,

alb@Genesis:39:14 @ thirri shërbëtorët e vet dhe u tha: "Shikoni, ai na solli në shtëpi një hebre për t`u tallur me ne; ai erdhi tek unë për të rënë me mua, por unë bërtita me të madhe.

alb@Genesis:39:15 @ Me të dëgjuar që unë ngrita zërin dhe fillova të bërtas, ai la rrobën e tij pranë meje, iku dhe vrapoi jashtë".

alb@Genesis:39:16 @ Kështu ajo mbajti pranë saj rroben e tij, deri sa u kthye në shtëpi zotëria e saj.

alb@Genesis:39:17 @ Atëherë ajo i foli në këtë mënyrë: "Ai shërbëtor hebre, që ti na solle, erdhi tek unë për të më vënë në lojë.

alb@Genesis:39:18 @ Por sa ngrita zërin dhe bërtita, ai la rroben pranë meje dhe iku jashtë".

alb@Genesis:39:20 @ Atëherë zotëria e Jozefit e mori dhe e futi në burg, në vendin ku ishin mbyllur të burgosurit e mbretit. Kështu ai mbeti në atë burg.

alb@Genesis:39:21 @ Por Zoti qe me Jozefin dhe u tregua dashamirës ndaj tij, duke bërë që t`i hynte në zemër drejtorit të burgut.

alb@Genesis:39:23 @ Drejtori i burgut nuk kontrollonte më asgjë nga ato që i ishin besuar Jozefit, sepse Zoti ishte me të, dhe Zoti e bënte të mbarë gjithçka që ai bënte.

alb@Genesis:40:1 @ Mbas këtyre gjërave, ndodhi që kupëmbajtësi dhe bukëpjekësi i mbretit të Egjiptit fyen zotërinë e tyre, mbretin e Egjiptit.

alb@Genesis:40:2 @ Dhe Faraoni u zemërua me të dy oficerët e tij, kryekupëmbajtësin dhe kryebukëpjekësin,

alb@Genesis:40:3 @ dhe i futi në burg, në shtëpinë e kreut të rojeve, në po atë burg ku ishte mbyllur Jozefi.

alb@Genesis:40:5 @ Po atë natë, kupëmbajtësi dhe bukëpjekësi i mbretit të Egjiptit, që ishin të mbyllur në burg, panë që të dy një ëndërr, secili ëndrrën e tij, me një kuptim të veçantë.

alb@Genesis:40:7 @ Atëherë ai pyeti oficerët e Faraonit, që ishin me të në burg, në shtëpinë e zotërisë së tij dhe u tha: "Pse keni sot një fytyrë kaq të trishtuar?".

alb@Genesis:40:8 @ Ata iu përgjegjën: "Kemi parë një ëndërr dhe askush nuk është në gjëndje ta interpretojë". Atëherë Jozefi u tha atyre: "Interpretimet nuk i përkasin vallë Perëndisë? Më tregoni ëndrrat, ju lutem".

alb@Genesis:40:9 @ Kështu kryekupëmbajtësi i tregoi Jozefit ëndrrën e tij dhe i tha: "Në ëndrrën time kisha përpara një hardhi;

alb@Genesis:40:12 @ Jozefi i tha: "Ky është interpretimi i ëndrrës: tri degët janë tri ditë;

alb@Genesis:40:13 @ në krye të tri ditëve Faraoni do të të bëjë të ngresh përsëri kokën lart, do të të rivendosë në detyrën tënde dhe ti do t`i japësh në dorë kupën Faraonit, siç bëje më parë, kur ishe kupëmbajtësi i tij.

alb@Genesis:40:16 @ kryebukëpjekësi, duke parë se interpretimi ishte i favorshëm, i tha Jozefit: "Edhe unë në ëndrrën time kisha tri shporta me bukë të bardhë mbi krye;

alb@Genesis:40:18 @ Atëherë Jozefi u përgjegj dhe tha: "Ky është interpretimi i ëndrrës: tri shportat janë tri ditë;

alb@Genesis:40:20 @ Tani ditën e tretë, ditën e përvjetorit të Faraonit, ndodhi që ai shtroi një banket për të gjithë shërbëtorët e tij; dhe bëri që të ngrinin kokën lartë si kryekupëmbajtësi dhe kryebukëpjekësi, në mes të shërbëtorëve të tij.

alb@Genesis:40:21 @ Kështu e rivendosi kryekupëmbajtësin në detyrën e tij si kupëmbajtës që t`i jepte kupën në dorë Faraonit,

alb@Genesis:40:22 @ por bëri që ta varnin kryebukëpjekësin simbas interpretimit që Jozefi u kishte dhënë.

alb@Genesis:41:7 @ Dhe kallinjtë e hollë gëlltitën shtatë kallinjtë e trashë dhe të plotë. Atëherë Faraoni u zgjua dhe, ja, ishte një ëndërr.

alb@Genesis:41:8 @ Në mëngjes shpirti i tij qe i trazuar, dhe dërgoi e thirri tërë magjistarët dhe të diturit e Egjiptit; pastaj Faraoni u tregoi ëndrrat e tij, por asnjeri prej tyre nuk qe në gjendje t`ia interpretonte Faraonit.

alb@Genesis:41:10 @ Faraoni ishte zemëruar me shërbëtorët e tij dhe më kishte futur në burg në shtëpinë e kreut të rojeve, mua dhe kryebukëpjekësin.

alb@Genesis:41:11 @ Po atë natë, unë dhe ai pamë një ëndërr; secili pa një ëndërr që kishte kuptimin e tij.

alb@Genesis:41:12 @ Me ne ishte edhe një hebre i ri, shërbëtor i kreut të rojeve; atij i treguam ëndrrat tona dhe ai na i interpretoi, duke i dhënë secilit interpretimin e ëndrrës së tij.

alb@Genesis:41:13 @ Dhe gjërat u zhvilluan pikërisht simbas interpretimit që na kishte dhënë ai. Faraoni më rivendosi në detyrën time dhe e vari tjetrin".

alb@Genesis:41:17 @ Atëherë Faraoni i tha Jozefit: "Ja, në ëndrrën time unë rrija në bregun e lumit,

alb@Genesis:41:19 @ Pas tyre u ngjitën shtatë lopë të tjera të dobëta, shumë të shëmtuara dhe thatime; lopë të tilla aq të shëmtuara nuk kisha parë kurrë në gjithë shtetin e Egjiptit.

alb@Genesis:41:22 @ Pastaj pashë në ëndrrën time shtatë kallinj që dilnin nga një kërcell i vetëm, të plotë dhe të bukur;

alb@Genesis:41:24 @ Pastaj shtatë kallinjtë e hollë gëlltitën shtatë kallinjtë e bukur. Këtë gjë ua tregova magjistarëve, por asnjeri prej tyre nuk qe në gjëndje të më jepte një shpjegim".

alb@Genesis:41:25 @ Atëherë Jozefi i tha Faraonit: "Éndërrat e Faraonit janë një ëndërr e njëjtë. Perëndia i tregoi Faraonit atë që po gatitet të bëjë.

alb@Genesis:41:28 @ Këto janë ato që i thanë Faraonit: Perëndia i tregoi Faraonit atë që po përgatitet të bëjë.

alb@Genesis:41:29 @ Ja, po vijnë shtatë vite bollëku të madh në tërë vendin e Egjiptit;

alb@Genesis:41:30 @ por pas këtyre do të vinë shtatë vite zije buke dhe gjithë ai bollëk do të harrohet në vendin e Egjiptit; dhe zija do të ligështojë vendin.

alb@Genesis:41:32 @ Fakti që kjo ëndërr i është shfaqur Faraonit dy herë do të thotë që këtë vendim e ka marrë Perëndia, dhe Perëndia do të bëjë që të ndodhë shpejt.

alb@Genesis:41:33 @ Prandaj Faraoni të kërkojë një njeri të zgjuar dhe të urtë dhe ta caktojë në krye të Egjiptit.

alb@Genesis:41:34 @ Faraoni duhet të veprojë kështu: të emërojë në vend mbikqyrës për të mbledhur një të pestën e prodhimeve të vendit të Egjiptit, gjatë shtatë viteve të bollëkut.

alb@Genesis:41:35 @ Ata të grumbullojnë të gjitha ushqimet e këtyre viteve të mbara që po vinë dhe të grumbullojnë grurin nën autoritetin e Faraonit dhe ta ruajnë për furnizimin e qyteteve.

alb@Genesis:41:36 @ Këto ushqime do të jenë një rezervë për vendin në parashikim të shtatë viteve të zisë së bukës që do të bjerë në vendin e Egjiptit; kështu vendi nuk do të humbasë nga zija".

alb@Genesis:41:37 @ Kjo gjë i pëlqeu Faraonit dhe gjithë nëpunësve të tij.

alb@Genesis:41:38 @ Dhe Faraoni u tha nëpunësve të tij: "A mund të gjejmë një njeri si ky, tek i cili të gjendet Fryma e Perëndisë?".

alb@Genesis:41:39 @ Atëherë Faraoni i tha Jozefit: "Me qënë se Perëndia të bëri të dish të gjitha këto gjëra, nuk ka asnjeri të zgjuar dhe të ditur sa ti.

alb@Genesis:41:40 @ Ti do të jesh mbi shtëpinë time dhe i tërë populli im do t`u bindet urdhërave të tua; vetëm për fronin unë do të jem më i madh se ti".

alb@Genesis:41:41 @ Faraoni i tha Jozefit: "Shiko, unë të emëroj mbi gjithë shtetin e Egjiptit".

alb@Genesis:41:43 @ E hipi pastaj në karron e tij të dytë, dhe para tij thërrisnin: "Në gjunjë!". Kështu Faraoni e vendosi mbi tërë shtetin e Egjiptit.

alb@Genesis:41:44 @ Veç kësaj Faraoni i tha Jozefit: "Faraoni jam unë, por pa ty asnjeri nuk ka për të ngritur dorën ose këmbën në tërë shtetin e Egjiptit".

alb@Genesis:41:45 @ Dhe Faraoni e quajti Jozefin me emrin Cofnath-Paneah dhe i dha për grua Asenathin, të bijën e Potiferahut, prift i Onit. Dhe Jozefi u nis për të vizituar shtetin e Egjiptit.

alb@Genesis:41:46 @ Tani Jozefi ishte tridhjetë vjeç kur u paraqit para Faraonit, mbretit të Egjiptit. Pastaj Jozefi u largua nga Faraoni dhe i ra anembanë Egjiptit.

alb@Genesis:41:48 @ dhe Jozefi grumbulloi tërë ushqimet në vendin e Egjiptit gjatë atyre shtatë viteve dhe i vendosi nëpër qytetet; në çdo qytet vendosi ushqimet e territorit përreth.

alb@Genesis:41:49 @ Kështu Jozefi grumbulloi grurë, si rëra e detit, aq shumë sa pushoi së mbajturi llogari sepse sasia e grurit ishte e pallogaritshme.

alb@Genesis:41:50 @ Para se të vinte viti i zisë, Jozefit i lindën dy fëmijë që Asenathi, e bija e Potiferahut, prift i Onit, i lindi.

alb@Genesis:41:51 @ Jozefi e quajti të parëlindurin Manasi, sepse tha: "Perëndia bëri që të harroj çdo shqetësim timin dhe tërë shtëpinë e atit tim".

alb@Genesis:41:52 @ Të dytit i vuri emrin Efraim, sepse tha: "Perëndia më ka bërë frytdhënës në vendin e pikëllimit tim".

alb@Genesis:41:53 @ Shtatë vitet e bollëkut që qenë në shtetin e Egjiptit morën fund,

alb@Genesis:41:54 @ dhe filluan shtatë vitet e zisë, ashtu si kishte thënë Jozefi. Kishte mungesë ushqimesh në të tëra vendet, por në tërë vendin e Egjiptit kishte bukë.

alb@Genesis:41:55 @ Pastaj tërë vendi i Egjiptit filloi të vuajë nga uria, dhe populli e ngriti zërin për t`i kërkuar bukë Faraonit. Atëherë Faraoni u tha tërë Egjiptasve: "Shkoni tek Jozefi dhe bëni si t`ju thotë ai".

alb@Genesis:41:56 @ Zija ishte përhapur mbi sipërfaqen e tërë vendit dhe Jozefi i hapi tërë depot dhe u shiti grurë Egjiptasve. Por zija u bë më e rëndë në vendin e Egjiptit.

alb@Genesis:42:1 @ Por Jakobi, pasi mësoi se në Egjipt kishte grurë, u tha bijve të tij: "Pse shikoni njëri-tjetrin?".

alb@Genesis:42:4 @ Por Jakobi nuk e dërgoi Beniaminin, vëllanë e Jozefit, me vëllezërit e tij, sepse thoshte: "Të mos i ngjasë ndonjë fatkeqësi".

alb@Genesis:42:6 @ Jozefi ishte qeveritari i vendit; ai u shiste grurë tërë njerëzve të vendit; dhe vëllezërit e Jozefit erdhën dhe u përulën para tij me fytyrën për tokë.

alb@Genesis:42:7 @ Jozefi pa vëllezërit e tij dhe i njohu, por u suall me ta si një i huaj dhe përdori fjalë të ashpra me ta, duke u thënë: "Nga vini?". Ata u përgjigjën: "Nga vendi i Kanaanit për të blerë ushqime".

alb@Genesis:42:8 @ Kështu Jozefi njohu vëllezërit e tij, por ata nuk e njohën atë.

alb@Genesis:42:11 @ Jemi të gjithë bijtë e të njejtit njeri, jemi njerëz të ndershëm; shërbëtorët e tu nuk janë spiunë".

alb@Genesis:42:13 @ Atëherë ata thanë: "Ne, shërbëtorët e tu, jemi dymbëdhjetë vëllezër, bij të të njëjtit njeri nga vendi i Kanaanit. Dhe ja, pra, më i riu është sot me atin tonë, dhe njeri prej tyre nuk është më".

alb@Genesis:42:17 @ Kështu i futi bashkë në burg për tri ditë.

alb@Genesis:42:21 @ Atëherë i thonin njëri-tjetrit: "Ne jemi me të vërtetë fajtorë ndaj vëllait tonë, sepse e pamë ankthin e shpirtit të tij kur ai na lutej, por nuk ia vumë veshin! Ja pse na ra kjo fatkeqësi".

alb@Genesis:42:22 @ Rubeni iu përgjegj atyre duke thënë: "A nuk ju thoja unë: "Mos kryeni këtë mëkat kundër fëmijës!"? Por ju nuk më dëgjuat. Prandaj tani na kërkohet llogari për gjakun e tij".

alb@Genesis:42:23 @ Ata nuk e dinin që Jozefi i kuptonte, sepse midis tij dhe atyre kishte një përkthyes.

alb@Genesis:42:25 @ Pastaj Jozefi urdhëroi të mbushnin me grurë thasët e tyre, të vendosnin paratë e secilit në trastën e tij dhe t`u jepnin ushqime për udhëtimin. Dhe kështu u bë.

alb@Genesis:42:27 @ Tani, në vendin ku po kalonin natën, njëri prej tyre hapi trastën e vet për t`i dhënë ushqim gomarit të tij dhe pa aty brenda paratë e veta, që ishin në grykë të trastës;

alb@Genesis:42:28 @ kështu iu drejtua vëllezërve të tij: "Paratë e mia m`u rikthyen; ja ku janë në trastën time". Atëherë, zemërvrarë dhe të trembur, i thonin njëri-tjetrit: "Ç`është vallë kjo që na bëri Perëndia?".

alb@Genesis:42:29 @ Kështu arritën te Jakobi, ati i tyre, në vendin e Kanaanit dhe i treguan të gjitha ato që kishin ndodhur, duke thënë:

alb@Genesis:42:32 @ jemi dymbëdhjetë vëllezër, bij të atit tonë; njëri nuk është më dhe më i riu ndodhet sot me atin tonë në vendin e Kanaanit".

alb@Genesis:42:33 @ Por ai njeri, zoti i vendit, na tha: "Nga kjo do të provoj nëse jeni njerëz të ndershëm: lini pranë meje një prej vëllezërve tuaj, merrni me vete ushqime për familjen tuaj që po vdes nga uria dhe shkoni;

alb@Genesis:42:34 @ pastaj më sillni vëllanë tuaj më të vogël. Kështu do të provoj që nuk jeni spiunë, por njerëz të ndershëm; unë do t`ju kthej vëllanë tuaj dhe ju do të keni mundësi të bëni tregëti këtu"".

alb@Genesis:42:35 @ Ndërsa ata po zbraznin trastat e tyre, ja që pakot e parave të secilit ishin në trastën e secilit; kështu ata dhe ati i tyre i panë pakot e parave të tyre dhe i zuri frika.

alb@Genesis:42:36 @ Atëherë Jakobi, ati i tyre, tha: "Ju më keni lënë pa bijtë e mi! Jozefi nuk është më, Simeoni nuk është më, dhe doni të më hiqni edhe Beniaminin! E tërë kjo rëndon mbi mua!".

alb@Genesis:42:37 @ Rubeni i tha të atit: "Po nuk ta ktheva, urdhëro të vriten dy bijtë e mi. Besoma mua, unë do të ta kthej".

alb@Genesis:42:38 @ Por Jakobi u përgjigj: "Biri im nuk ka për të zbritur me ju, sepse vëllai i tij vdiq dhe mbeti vetëm ky: po t`i ndodhte ndonjë fatkeqësi gjatë udhëtimit, do të kallnit në varr pleqërinë time të dhembshme".

alb@Genesis:43:2 @ dhe kur mbaruan së ngrëni grurin që kishin sjellë nga Egjipti, i ati u tha atyre: "Kthehuni për të na blerë pak ushqime".

alb@Genesis:43:3 @ Por Juda iu përgjegj duke thënë: "Ai njeri na ka paralajmëruar haptas duke thënë: "Nuk keni për ta parë fytyrën time, në qoftë se vëllai juaj nuk do të jetë me ju".

alb@Genesis:43:4 @ Në qoftë se ti e nis vëllanë tonë me ne, ne do të zbresim dhe do të të blejmë ushqime;

alb@Genesis:43:5 @ por në rast se nuk e nis, ne nuk kemi për të zbritur, sepse ai njeri na tha: "Nuk keni për ta parë fytyrën time, në rast se vëllai juaj nuk do të jetë me ju"".

alb@Genesis:43:6 @ Atëherë Izraeli tha: "Pse më dhatë këtë dhembje duke i thënë atij njeriu që kishit edhe një vëlla?".

alb@Genesis:43:7 @ Ata iu përgjigjën: "Ai njeri na pyeti me shumë kujdes për ne dhe farefisin tonë, duke thënë: "Gjallë është ende ati juaj? Keni ndonjë vëlla tjetër?". Dhe ne u përgjigjëm në bazë të këtyre pyetjeve të tij. Ku të na shkonte nga mendja që ai do të na thoshte: "Silleni këtu vëllanë tuaj"?".

alb@Genesis:43:8 @ Pastaj Juda i tha Izraelit, atit të tij: "Lëre fëmijën të vijë me mua, dhe do të çohemi dhe do të shkojmë në mënyrë që të rrojmë dhe jo të vdesim, si ne ashtu dhe ti e të vegjëlit tanë.

alb@Genesis:43:11 @ Atëherë Izraeli, ati i tyre, u tha atyre: "Po të jetë ashtu, veproni në këtë mënyrë: merrni në trastat tuaja disa nga prodhimet më të mira të vendit dhe i çoni atij njeriu një dhuratë: pak balsam,

alb@Genesis:43:14 @ dhe Perëndia i plotfuqishëm t`ju bëjë të gjeni hir para atij njeriu, kështu që ai të lirojë vëllanë tjetër tuajin dhe Beniaminin. Sa për mua, po të jetë se duhet të mbetem pa bijtë e mi, ashtu qoftë!".

alb@Genesis:43:16 @ Kur Jozefi pa Beniaminin bashkë me ta, i tha kryeshërbëtorit të shtëpisë së tij: "Çoji këta njerëz në shtëpi, ther një kafshë dhe përgatit një banket, sepse ata do të hanë drekë bashkë me mua".

alb@Genesis:43:23 @ Por ai tha: "Qetësohuni, mos u trembni: Perëndia juaj dhe Perëndia e atit tuaj ka vënë një thesar në trastat tuaja. Unë i pata paratë tuaja". Pastaj u solli Simeonin.

alb@Genesis:43:24 @ Ai njeri i futi në shtëpinë e Jozefit, u dha ujë që të lanin këmbët dhe ushqim për gomarët e tyre.

alb@Genesis:43:25 @ Atëherë ata përgatitën dhuratën, duke pritur që Jozefi të vinte në mesditë, sepse kishin dëgjuar që do të rrinin për të ngrënë në atë vend.

alb@Genesis:43:26 @ Kur Jozefi arriti në shtëpi, ata i paraqitën dhuratën që kishin sjellë me vete në shtëpi, dhe u përkulën para tij deri në tokë.

alb@Genesis:43:27 @ Ai i pyeti si ishin dhe tha: "Ati juaj, për të cilin më keni folur, a është mirë? Éshtë ende gjallë?".

alb@Genesis:43:28 @ Ata u përgjegjën: "Shërbëtori yt, ati ynë, është mirë; jeton ende". Dhe e nderuan duke u përkulur.

alb@Genesis:43:29 @ Pastaj Jozefi ngriti sytë, pa vëllanë e tij Beniaminin, bir i nënës së tij, dhe tha: "Ky është vëllai juaj më i vogël për të cilin më folët?". Dhe shtoi: "Perëndia të ndihmoftë, biri im!".

alb@Genesis:43:30 @ Atëherë Jozefi nxitoi të dalë jashtë, sepse ishte mallëngjyer thellë për shkak të vëllait të tij, dhe kërkonte vend ku të qante. Hyri kështu në dhomën e tij dhe aty qau.

alb@Genesis:43:33 @ Kështu ata u ulën përpara tij: i parëlinduri simbas së drejtës së tij të parëbirnisë dhe më i riu simbas moshës së tij; dhe e shikonin njëri-tjetrin me habi.

alb@Genesis:44:1 @ Jozefi i dha këtë urdhër kryeshërbëtorit të shtëpisë së tij: "Mbushi trastat e këtyre njerëzve me aq ushqime sa mund të mbajnë dhe vëri paratë e secilit në grykën e çdo traste.

alb@Genesis:44:2 @ Përveç kësaj vëre kupën time, kupën prej argjëndi, në grykën e trastës të më të riut, bashkë me paratë e grurit të tij". Dhe ai bëri ashtu siç i tha Jozefi.

alb@Genesis:44:4 @ Sapo kishin dalë nga qyteti dhe nuk ishin akoma larg, kur Jozefi i tha kryeshërbëtorit të shtëpisë së tij: "Çohu, ndiqi ata njerëz dhe kur t`i kesh arritur, thuaju atyre: "Pse e shpërblyet të mirën me të keqe?

alb@Genesis:44:6 @ Ai i arriti ata dhe u tha këto fjalë.

alb@Genesis:44:7 @ Atëherë ata iu përgjegjën: "Pse zotëria im na drejton fjalë si këto? Shërbyesit e tu duhet t`i shmangen një qëndrimi të tillë!

alb@Genesis:44:14 @ Juda dhe vëllezërit e tij arritën në shtëpinë e Jozefit, që gjendej akoma aty, dhe u shtrinë për tokë para tij.

alb@Genesis:44:16 @ Juda u përgjegj: "Ç`do t`i themi zotërisë tim? Çfarë fjalë do të përdorim ose si do të mund të justifikohemi? Perëndia ka rigjetur paudhësinë e shërbëtorëve të tu. Ja, jemi skllevër të zotërisë tim, si ne ashtu edhe ai në dorën e të cilit u gjet kupa".

alb@Genesis:44:17 @ Por Jozefi tha: "Larg meje një veprim i tillë! Njeriu, në dorën e të cilit u gjet kupa, do të jetë skllavi im; sa për ju, kthehuni në paqe tek ati juaj".

alb@Genesis:44:18 @ Atëherë Juda iu afrua Jozefit dhe i tha: "Të lutem, zotëria im, lejoje shërbëtorin tënd që t`i thotë një fjalë zotërisë tim, dhe mos u zemëro me shërbëtorin tënd, sepse ti je si Faraoni.

alb@Genesis:44:19 @ Zotëria im i pyeti shërbëtorët e tij duke thënë: "A keni ju baba apo vëlla?".

alb@Genesis:44:20 @ Dhe ne iu përgjegjëm zotërisë tim: "Kemi një baba që është plak me një bir të ri, që i ka lindur në pleqëri; i vëllai ka vdekur, kështu ai ka mbetur i vetmi bir i nënës së tij dhe i ati e do".

alb@Genesis:44:21 @ Atëherë ti u the shërbëtorëve të tu: "Sillmani këtu që të mund ta shoh me sytë e mi".

alb@Genesis:44:22 @ Dhe ne i thamë zotërisë tim: "Fëmija nuk mund ta lërë atin e tij, sepse po të duhej ta linte, i ati do të vdiste".

alb@Genesis:44:23 @ Por ti u the shërbëtorëve të tu: "Në rast se vëllai juaj më i ri nuk zbret bashkë me ju, ju nuk do ta shihni më fytyrën time".

alb@Genesis:44:24 @ Kështu që kur u ngjitëm përsëri te shërbëtori yt, ati im, i treguam fjalët e zotërisë tim.

alb@Genesis:44:25 @ Atëherë ati ynë tha: "Kthehuni të na blini pak ushqime".

alb@Genesis:44:26 @ Ne u përgjegjëm: "Nuk mund të zbresim atje poshtë; do të zbresim vetëm në rast se vjen me ne vëllai ynë më i vogël; sepse nuk mund ta shohim fytyrën e atij njeriu po të jetë se vëllai ynë më i vogël nuk është me ne".

alb@Genesis:44:27 @ Dhe shërbëtori yt, ati ynë, na u përgjegj: "Ju e dini që gruaja ime më lindi dy bij;

alb@Genesis:44:29 @ dhe po të ma hiqni edhe këtë dhe i ndodh ndonjë fatkeqësi, ju do të kallni në varr pleqërinë time të dhembshme".

alb@Genesis:44:30 @ Kështu, pra, kur të arrij te shërbëtori yt, ati im, në qoftë se fëmija nuk është me ne, sepse jeta e tij është e lidhur me atë të fëmijës,

alb@Genesis:44:31 @ do të ndodhë që, sa të shohë që fëmija nuk është me ne, ai ka për të vdekur; dhe shërbëtorët e tu do ta kenë kallur në varr pleqërinë e shërbëtorit tënd, të atit tonë.

alb@Genesis:44:32 @ Tani, me qenë se shërbëtori yt është bërë dorëzanë për fëmijën pranë atit tim dhe i ka thënë: "Në rast se nuk do ta rikthej do të jem për gjithnjë fajtor ndaj atit tim",

alb@Genesis:44:33 @ lejo, pra, tani që shërbëtori yt të mbetet skllav i zotërisë tim në vend të fëmijës, dhe që fëmija të kthehet me vëllezërit e tij.

alb@Genesis:44:34 @ Sepse si mund të rikthehem tek ati im në qoftë se fëmija nuk është me mua? Ah, mos e pafsha dhembjen që do të pushtonte atin tim!".

alb@Genesis:45:1 @ Atëherë Jozefi nuk e përmbajti dot më veten para tërë të pranishmëve dhe briti: "Nxirrini jashtë të gjithë nga prania ime!". Kështu nuk mbeti asnjëri me Jozefin kur ai u tregoi vëllezërve të tij se kush ishte.

alb@Genesis:45:2 @ Dhe qau aq fort sa që e dëgjuan edhe vet Egjiptasit, dhe ky lajm arriti edhe në shtëpinë e Faraonit.

alb@Genesis:45:3 @ Pastaj Jozefi u tha vëllezërve të tij: "Unë jam Jozefi, a është ende gjallë ati im?". Por vëllezërit e tij nuk mund t`i përgjigjeshin, sepse ishin të tronditur thellë në praninë e tij.

alb@Genesis:45:4 @ Atëherë Jozefi u tha vëllezërve të tij: "Afrohuni, pra, tek unë!". Ata iu afruan dhe ai u tha: "Unë jam Jozefi, vëllai juaj, që ju e shitët që ta çonin në Egjipt.

alb@Genesis:45:8 @ Nuk jeni ju, pra, që më dërguat këtu, por është Perëndia; ai më caktoi si atë i Faraonit, si zot i krejt shtëpisë së tij dhe si qeveritar i tërë vendit të Egjiptit.

alb@Genesis:45:9 @ Nxitoni të riktheheni tek ati im dhe i thoni: "Kështu thotë biri yt Jozefi: Perëndia më ka caktuar si zot i gjithë Egjiptit; zbrit tek unë, mos u vono;

alb@Genesis:45:10 @ ti do të banosh në vendin e Goshenit dhe do jesh afër meje; ti dhe bijtë e tu, bijtë e bijve të tu, kopetë e bagëtive të imta e të trasha dhe gjithçka ti zotëron.

alb@Genesis:45:11 @ Dhe atje unë do të të ushqej, sepse do të ketë edhe pesë vjet të tjera zije, me qëllim që ti të mos katandisesh në mjerim: ti, familja jote dhe gjithçka zotëron".

alb@Genesis:45:12 @ Dhe ja, sytë tuaja dhe sytë e vëllait tim Beniaminit shohin që është goja ime që ju flet.

alb@Genesis:45:13 @ Tregojani, pra, atit tim tërë lavdinë time këtu në Egjipt dhe gjithçka patë, shpejtoni ta sillni atin tim këtu".

alb@Genesis:45:14 @ Pastaj iu hodh në qafë vëllait të tij Beniamin dhe qau, dhe Beniamini qau i shtrënguar në qafën e tij.

alb@Genesis:45:15 @ Ai puthi gjithashtu tërë vëllezërit e tij dhe qau i shtrënguar me ta. Pastaj vëllezërit e tij filluan të flasin me të.

alb@Genesis:45:16 @ Jehona e kësaj ngjarjeje u përhap në shtëpinë e Faraonit dhe njerëzit thanë: "Kanë ardhur vëllezërit e Jozefit". Kjo i pëlqeu Faraonit dhe shërbëtorëve të tij.

alb@Genesis:45:18 @ Pastaj merrni atin tuaj dhe familjet tuaja, dhe ejani tek unë; unë do t`ju jap më të mirat e vendit të Egjiptit dhe do të hani prodhimet më të zgjedhura të vendit".

alb@Genesis:45:19 @ Ti ke urdhërin t`u thuash atyre: "Bëni këtë: Merrni me vete nga vendi i Egjiptit qerre për të vegjëlit tuaj dhe për gratë tuaja; merrni atin tuaj dha ejani.

alb@Genesis:45:20 @ Dhe mos u shqetësoni për orenditë shtëpiake, sepse sendet më të mira që ka Egjipti do të jenë tuajat"".

alb@Genesis:45:21 @ Bijtë e Izraelit vepruan kështu, dhe Jozefi u dha atyre qerre, simbas urdhërit të Faraonit, si edhe ushqime për udhëtimin.

alb@Genesis:45:23 @ atit të tij i dërgoi: dhjetë gomarë të ngarkuar me gjërat më të mira të Egjiptit, dhjetë gomarica të ngarkuara me grurë, bukë dhe ushqime për atin e tij gjatë udhëtimit.

alb@Genesis:45:24 @ Kështu i nisi vëllezërit e tij dhe, ndërsa ata po iknin, u tha: "Mos u grindni rrugës".

alb@Genesis:45:25 @ Atëherë ata u ngjitën përsëri nga Egjipti dhe arritën në vendin e Kanaanit te Jakobi, ati i tyre.

alb@Genesis:45:26 @ Dhe i kallëzuan gjithçka, duke thënë: "Jozefi është ende gjallë dhe është qeveritari i gjithë shtetit të Egjiptit". Por zemra e atij nuk iu ngroh, sepse nuk u besonte atyre.

alb@Genesis:45:27 @ Po kur ata i treguan tërë fjalët që u kishte thënë Jozefi dhe kur pa qerret që Jozefi kishte dërguar për ta marrë atë, atëherë shpirti i Jakobit atit të tyre, u ringjall

alb@Genesis:46:1 @ Izraeli, pra, u nis me të gjitha ato që kishte dhe, kur arriti në Beer-Sheba, i bëri fli Perëndisë të atit të tij Isak.

alb@Genesis:46:3 @ Atëherë Perëndia tha: "Unë jam Perëndia, Perëndia i atit tënd; mos ki frikë të zbresësh në Egjipt, sepse aty do të të bëj një komb të madh.

alb@Genesis:46:5 @ Atëherë Jakobi u nis nga Beer-Sheba dhe bijtë e Izraelit e hipën Jakobin, atin e tyre, fëmijët e vegjël dhe gratë e tyre mbi qerret që Faraoni kishte dërguar për t`i mbartur.

alb@Genesis:46:6 @ Kështu ata morën me vete bagëtinë dhe sendet që kishin blerë në vendin e Kanaanit dhe erdhën në Egjipt. Éshtë fjala për Jakobin me tërë pasardhësit e tij.

alb@Genesis:46:7 @ Ai mori me vete në Egjipt bijtë e tij, bijtë e bijve të tij, bijat e tij dhe bijat e bijve të tij dhe tërë pasardhësit e tij.

alb@Genesis:46:8 @ Këta janë emrat e bijve të Izraelit që erdhën në Egjipt: Jakobi dhe bijtë e tij. I parëlinduri i Jakobit: Rubeni.

alb@Genesis:46:18 @ Këta qenë bijtë e Zilpahut që Labano i kishte dhënë bijës së tij Lea; dhe ajo i lindi Jakobit: gjithsej gjashtëmbëdhjetë veta.

alb@Genesis:46:20 @ Dhe Jozefi në vendin e Egjiptit, i lindën Manasi dhe Efraimi. Nëna e tyre ishte Asenathi, e bija e Potiferahut, prift i Onit.

alb@Genesis:46:25 @ Këta qenë bijtë e Bilhahut, që Labano ia kishte dhënë bijës së tij Rakela dhe që kjo ia lindi Jakobit: gjithsej shtatë veta.

alb@Genesis:46:26 @ Njerëzit që erdhën me Jakobin në Egjipt, pasardhës të tij, pa llogaritur gratë e bijve të Jakobit, ishin gjithsej gjashtëdhjetë e gjashtë veta.

alb@Genesis:46:28 @ Por Jakobi dërgoi para tij Judën me qëllim që ta fuste në vendin e Goshenit. Dhe kështu ata arritën në vendin e Goshenit.

alb@Genesis:46:29 @ Atëherë Jozefi e mbrehu qerren e tij dhe mori të përpjetën për në Goshen që të takonte Izraelin, atin e tij; sa e pa, iu hodh në qafë dhe qau gjatë i shtrënguar pas tij.

alb@Genesis:46:30 @ Dhe Izraeli i tha Jozefit: "Tani le të vdes, sepse pashë fytyrën tënde dhe ti je akoma gjallë".

alb@Genesis:46:31 @ Atëherë Jozefi u tha vëllezërve të tij dhe familjes të atit të tij: "Do të ngjitem për ta njoftuar Faraonin dhe do t`i them: "Vëllezërit e mi dhe familja e atit tim, që ishin në vendin e Kanaanit, kanë ardhur tek unë.

alb@Genesis:46:32 @ Ata janë barinj, sepse kanë qenë gjithnjë rritës bagëtish, dhe kanë sjellë me vete kopetë e tyre dhe gjithçka zotërojnë".

alb@Genesis:46:34 @ "Shërbëtorët e tu kanë qënë rritës bagëtish nga fëmijëria e deri sot, si ne ashtu dhe etërit tanë", që të keni mundësi të banoni në vendin e Goshenit. Sepse Egjiptasit ndiejnë neveri për tërë barinjtë".

alb@Genesis:47:1 @ Jozefi shkoi, pra, të njoftojë Faraonin dhe i tha: "Ati im dhe vëllezërit e mi, me gjithë kopetë e tyre, të bagëtive të imta dhe të trasha dhe me gjithçka kanë, kanë ardhur nga vendi i Kanaanit; dhe ja, tani ndodhen në vendin e Goshenit".

alb@Genesis:47:2 @ Pastaj mori pesë nga vëllezërit e tij dhe ia paraqiti Faraonit.

alb@Genesis:47:5 @ Atëherë Faraoni ia drejtoi fjalën Jozefit, duke i thënë: "Ati yt dhe vëllezërit e tu erdhën te ti;

alb@Genesis:47:6 @ vendi i Egjiptit është në dispozicionin tënd; bëj që ati yt dhe vëllezërit e tu të banojnë në pjesën më të mirë të vendit; le të banojnë edhe në vendin e Goshenit. Dhe në qoftë se ti di që midis tyre ka njerëz të zotë, caktoji kryeintendentë të bagëtisë sime".

alb@Genesis:47:7 @ Pastaj Jozefi e çoi Jakobin, atin e tij, te Faraoni dhe ia paraqiti. Dhe Jakobi bekoi Faraonin.

alb@Genesis:47:9 @ Jakobi iu përgjegj Faraonit: "Vitet e shtegtimit tim janë njëqind e tridhjetë; vitet e jetës sime kanë qenë të pakta dhe të këqija, dhe nuk e kanë arritur numrin e viteve të jetës së etërve të mi, në ditët e shtegtimit të tyre".

alb@Genesis:47:11 @ Kështu Jozefi vendosi atin e tij dhe vëllezërit e tij dhe u dha atyre një pronë në vendin e Egjiptit, në pjesën më të mirë të vendit, në krahinën e Ramsesit, ashtu siç kishte urdhëruar Faraoni.

alb@Genesis:47:12 @ Dhe Jozefi e mbajti me bukë të atin, të vëllezërit dhe tërë familjen e të atit duke i furnizuar sipas numrit të bijve.

alb@Genesis:47:13 @ Ndërkaq në të gjithë vendin nuk kishte bukë, sepse zija e bukës ishte shumë e madhe; vendi i Egjiptit dhe vendi i Kanaanit vuanin nga uria.

alb@Genesis:47:14 @ Jozefi mblodhi tërë paratë që gjendeshin në vendin e Egjiptit dhe në vendin e Kanaanit në këmbim të grurit që ata blinin; dhe këto para Jozefi i çoi në shtëpinë e Faraonit.

alb@Genesis:47:15 @ Por kur në vendin e Egjiptit dhe në vendin e Kanaanit nuk pati më para, tërë Egjiptasit erdhën te Jozefi dhe thanë: "Na jep bukë! Pse duhet të vdesim para syve të tu? Sepse paratë tona kanë mbaruar".

alb@Genesis:47:16 @ Jozefi tha: "Jepni bagëtinë tuaj; dhe unë do t`ju jap bukë në këmbim të bagëtisë suaj, në qoftë se i keni mbaruar paratë".

alb@Genesis:47:17 @ Atëherë ata i çuan Jozefit bagëtinë e tyre; dhe Jozefi u dha atyre bukë në këmbim të kuajve të tyre, të kopeve të tyre me dele, të qeve dhe të gomarëve. Kështu i furnizoi me bukë për atë vit në këmbim të gjithë bagëtisë së tyre.

alb@Genesis:47:18 @ Mbasi kaloi ai vit, u kthyen tek ai vitin pasues dhe i thanë: "Nuk mund t`ja fshehim zotërisë tonë që, me qenë se paratë mbaruan dhe kopetë e bagëtisë sonë janë bërë pronë e zotërisë tonë, nuk mbetet asgjë tjetër që zotëria ime mund të na marrë veç trupave tonë dhe tokave tona.

alb@Genesis:47:19 @ Pse duhet të mbarojmë para syve të tu, ne dhe tokat tona? Blina ne dhe tokat tona në këmbim të bukës, dhe ne me tokat tona do të jemi skllevër të Faraonit; na jep të mbjellim që të mund të jetojmë dhe jo të vdesim, dhe toka të mos shndërrohet në një shkretëtirë".

alb@Genesis:47:20 @ Kështu Jozefi bleu për Faraonin tërë tokat e Egjiptit, sepse Egjiptasit shitën secili arën e vet, me që ishin goditur rëndë nga zija e bukës. Kështu vëndi u bë pronë e Faraonit.

alb@Genesis:47:21 @ Sa për popullin, e zhvendosi nëpër qytete, në të katër anët e Egjiptit;

alb@Genesis:47:25 @ Dhe ata thanë: "Ti na shpëtove jetën! Paçim hir në sytë e zotërisë tonë, dhe ne do të jemi skllevërit e Faraonit".

alb@Genesis:47:26 @ Jozefi e bëri ligj këtë në vendin e Egjiptit, i cili vazhdon edhe sot e kësaj dite dhe sipas të cilit e pesta pjesë e korrjes duhet t`i jepet Faraonit. Vetëm tokat e priftërinjve nuk u bënë pronë e Faraonit.

alb@Genesis:47:27 @ Kështu Izraeli banoi në vendin e Egjiptit, në vendin e Goshenit; aty ata patën prona, qenë frytdhënës dhe u shumuan fort.

alb@Genesis:47:28 @ Jakobi jetoi në vendin e Egjiptit shtatëmbëdhjetë vjet dhe kohëzgjatja e jetës së Jakobit qe njëqind e dyzet e shtatë vjet.

alb@Genesis:47:30 @ Por kur do të pushoj me etërit e mi, më nxirr jashtë Egjiptit dhe më varros në varrin e tyre!". Ai u përgjigj: "Do të bëj si thua ti".

alb@Genesis:47:31 @ Atëherë Jakobi tha: "Betomu". Dhe Jozefi iu betua. Pastaj Izraeli, duke u mbështetur te koka e shtratit, ra në adhurim.

alb@Genesis:48:1 @ Mbas këtyre gjërave, ndodhi që i thanë Jozefit: "Ja, ati yt është i sëmurë". Kështu ai mori me vete dy bijtë e tij, Manasin dhe Efraimin.

alb@Genesis:48:2 @ Kur i thanë Jakobit: "Ja, biri yt Jozefi po vjen te ti", Izraeli mblodhi tërë forcat dhe u ul mbi shtratin e tij.

alb@Genesis:48:5 @ Tani dy bijtë e tu, që të kanë lindur në vendin e Egjiptit para se unë të vija tek ti në Egjipt, janë të mitë. Efraimi dhe Manasi janë të mitë, ashtu si Rubeni dhe Simeoni.

alb@Genesis:48:7 @ Sa për mua, ndërsa po kthehesha nga Padani, Rakela vdiq pranë meje gjatë udhëtimit, në vendin e Kanaanit, aty afër Efratës; dhe e varrosa atje, në rrugën e Efratës, që është Betlemi".

alb@Genesis:48:9 @ Jozefi iu përgjegj të atit: "Janë fëmijët e mi që Perëndia më ka dhënë këtu". Atëherë ai tha: "M`i afro dhe unë do t`i bekoj".

alb@Genesis:48:12 @ Jozefi i tërhoqi nga gjunjët e të atit dhe u përul me fytyrën në tokë.

alb@Genesis:48:13 @ Pastaj Jozefi i mori që të dy: Efraimin në të djathtë të tij dhe në të majtë të Izraelit, Manasin në të majtë të tij dhe në të djathtë të Izraelit, dhe i afroi pranë atij.

alb@Genesis:48:14 @ Atëherë Izraeli zgjati dorën e tij të djathtë dhe e vuri mbi kryet e Efraimit që ishte më i riu, dhe vuri dorën e tij të majtë mbi kryet e Manasit duke kryqëzuar duart, ndonëse Manasi ishte i parëlinduri.

alb@Genesis:48:16 @ Engjëlli që më ka çliruar nga çdo e keqe, le t`i bekojë këta fëmijë! Le të quhen me emrin tim dhe me emrin e etërve të mi Abraham dhe Isak, dhe të shumohen fort mbi tokë!".

alb@Genesis:48:17 @ Kur Jozefi pa që i ati kishte vënë dorën e djathtë mbi kokën e Efraimit, kjo nuk i pëlqeu; prandaj ai kapi dorën e atit të tij për ta hequr nga kryet e Efraimit dhe për ta vënë mbi kryet e Manasit.

alb@Genesis:48:18 @ Pastaj Jozefi i tha atit të tij: "Jo kështu, ati im, sepse i parëlinduri është ky këtu; vëre dorën tënde të djathtë mbi kryet e tij".

alb@Genesis:48:19 @ Por i ati refuzoi dhe tha: "E di, biri im, e di; edhe ai do të bëhet një popull, edhe ai do të jetë i madh; megjithatë, vëllai yt më i vogël do të bëhet më i madh se ai, dhe pasardhësit e tij do të bëhen një mori kombesh".

alb@Genesis:48:22 @ Veç kësaj, ty po të jap një pjesë më të madhe në krahasim me vëllezërit e tu, atë që fitova nga Amorejtë me shpatën dhe harkun tim".

alb@Genesis:49:1 @ Pastaj Jakobi thirri bijtë e tij dhe tha: "Mblidhuni që unë t`ju njoftoj çfarë do t`ju ndodhë në ditët e ardhshme.

alb@Genesis:49:2 @ Mblidhuni dhe dëgjoni, o bijtë e Jakobit! Dëgjoni Izraelin, atin tuaj!

alb@Genesis:49:3 @ Ruben, ti je i parëlinduri im, forca ime, filli i fuqisë sime, i dalluar për dinjitet dhe për forcë.

alb@Genesis:49:4 @ I rrëmbyer si uji, ti nuk do të kesh epërsinë, sepse hipe mbi shtratin e atit tënd dhe e përdhose. Ai hipi mbi shtratin tim.

alb@Genesis:49:6 @ Mos hyftë shpirti im në mendjen e tyre, lavdia ime mos u bashkoftë me kuvendin e tyre! Sepse në mërinë e tyre kanë vrarë njerëz, në kryeneçësinë e tyre u kanë prerë leqet e këmbëve demave.

alb@Genesis:49:8 @ Judë, vëllezërit e tu do të të lavdërojnë; dora jote do të jetë mbi zverkun e armiqve të tu; bijtë e atit tënd do të përkulen para teje.

alb@Genesis:49:9 @ Juda është një luan i ri; ti zë fill nga preja, biri im; ai përkulet, struket si një luan, si një luaneshë; kush guxon ta zgjojë?

alb@Genesis:49:10 @ Skeptri nuk do t`i hiqet Judës, as bastuni i komandimit nga këmbët e tij, deri sa të vijë Shilohu; dhe atij do t`i binden popujt.

alb@Genesis:49:11 @ Ai e lidh gomarin e tij të vogël në pjergull dhe kërriçin e gomaricës së tij në pjergullën më të mirë; i lan rrobat e tij në verë dhe mantelin e tij në gjakun e rrushit.

alb@Genesis:49:12 @ Ai i ka sytë të ndritura nga vera dhe dhëmbët e bardha nga qumështi.

alb@Genesis:49:13 @ Zabuloni do të banojë në breg të deteve; dhe do të përbëjë një vendstrehim për anijet; kufiri i tij do të zgjatet drejt Sidonit.

alb@Genesis:49:16 @ Dani do ta gjykojë popullin e tij, si një nga fiset e Izraelit.

alb@Genesis:49:18 @ Unë pres shpëtimin tënd, o Zot!

alb@Genesis:49:22 @ Jozefi është një degë e një druri frytdhënës; një degë e një druri frytdhënës që ndodhet pranë një burimi; degët e tij shtrihen mbi murin.

alb@Genesis:49:24 @ por harku i tij ka mbetur i fortë; krahët e tij janë përforcuar nga duart e të Fuqishmit të Jakobit (e atij që është bariu dhe shkëmbi i Izraelit),

alb@Genesis:49:25 @ nga Perëndia e atit tënd që do të të ndihmojë dhe nga Shumë i Larti që do të të bekojë me bekimet e qiellit nga lart, me bekimet e humnerës që ndodhet poshtë, me bekimet e sisëve dhe gjirit të nënës.

alb@Genesis:49:26 @ Bekimet e atit tënd ua kalojnë bekimeve të të parëve të mi, deri në majat e kodrave të përjetshme. Ata do të jenë mbi kryet e Jozefit dhe mbi kurorën e atij që u nda nga vëllezërit e tij.

alb@Genesis:49:28 @ Tërë këta janë dymbëdhjetë fiset e Izraelit; dhe pikërisht këtë u tha ati i tyre kur i bekoi. I bekoi duke i dhënë secilit një bekim të veçantë.

alb@Genesis:49:29 @ Pastaj Jakobi i urdhëroi duke thënë: "Unë jam duke u ribashkuar me popullin tim; më varrosni pranë etërve të mi në shpellën që ndodhet në arën e Efron Hiteut,

alb@Genesis:49:30 @ në shpellën që është në fushën e Makpelahut përballë Mamres, në vendin e Kanaanit, atë që Abrahami bleu në arën nga Efron Hiteu, si vendvarrim, pronë e tij.

alb@Genesis:49:31 @ Atje u varrosën Abrahami dhe Sara, gruaja e tij, aty u varrosën Isaku dhe Rebeka, e shoqja, dhe aty unë varrosa Lean.

alb@Genesis:49:33 @ Kur Jakobi mbaroi së dhëni këto urdhëra bijve të tij, mblodhi këmbët në shtrat dhe vdiq; dhe u bashkua me popullin e tij.

alb@Genesis:50:1 @ Atëherë Jozefi u hodh mbi fytyrën e të atit, qau mbi të dhe e puthi.

alb@Genesis:50:2 @ Pastaj Jozefi urdhëroi mjekët që ishin në shërbim të tij të balsamosnin të atin; dhe mjekët e balsamosën Izraelin.

alb@Genesis:50:3 @ U deshën dyzet ditë, sepse e tillë ishte koha e nevojshme për balsamimin; dhe Egjiptasit e qanë shtatëdhjetë ditë.

alb@Genesis:50:5 @ Ati im më ka vënë të betohem dhe më ka thënë: "Ja, unë jam duke vdekur; më varros në varrin që kam gërmuar në vendin e Kanaanit". Tani, pra, më lejo të ngjitem për të varrosur atin tim, pastaj do të kthehem".

alb@Genesis:50:6 @ Faraoni u përgjegj: "Ngjitu dhe varrose atin tënd ashtu si të ka vënë të betohesh".

alb@Genesis:50:7 @ Atëherë Jozefi u ngjit për të varrosur të atin; dhe me të u ngjitën tërë shërbëtorët e Faraonit, të moshuarit e shtëpisë së tij dhe tërë të moshuarit e vendit të Egjiptit,

alb@Genesis:50:8 @ dhe tërë shtëpia e Jozefit, vëllezërit e tij dhe shtëpia e të atit. Në vendin e Goshenit lanë vetëm fëmijët e tyre të vegjël, kopetë me bagëtinë e imët dhe me bagëtinë e trashë.

alb@Genesis:50:10 @ Me të arritur në lëmin e Atadit, që është përtej Jordanit, u dëgjuan vajtime të mëdha dhe solemne; dhe Jozefi mbajti shtatë ditë zi për të atin.

alb@Genesis:50:12 @ Bijtë e tij bënë për të atë që ai i kishte urdhëruar.

alb@Genesis:50:13 @ Bijtë e tij e bartën në vendin e Kanaanit dhe e varrosën në shpellën e fushës së Malkpelahut, përballë Mamres, që Abrahami e kishte blerë bashkë me arën nga Efron Hiteu, si vendvarrim, pronë e tij.

alb@Genesis:50:14 @ Mbasi varrosi të atin, Jozefi u kthye në Egjipt bashkë me vëllezërit e tij dhe me të gjithë ata që ishin ngjitur deri atje për të varrosur atin e tij.

alb@Genesis:50:15 @ Vëllezërit e Jozefit kur panë se ati i tyre vdiq, thanë: "Mos vallë Jozefi na mban inat dhe merr hak për tërë të keqen që i kemi bërë?".

alb@Genesis:50:16 @ Atëherë i çuan fjalë Jozefit: "Ati yt para se të vdiste dha këtë porosi duke thënë:

alb@Genesis:50:17 @ "Kështu do t`i thoni Jozefit: "Falu vëllezërve të tu të keqen që të kanë bërë, mëkatin e tyre, sepse të kanë bërë keq". Falu, pra, tani krimin shërbëtorëve të Perëndisë të atit tënd". Jozefi qau kur i folën kështu.

alb@Genesis:50:18 @ Pastaj erdhën edhe vëllezërit e tij dhe u shtrinë para tij, dhe i thanë: "Ja, ne jemi shërbëtorët e tu".

alb@Genesis:50:22 @ Kështu Jozefi banoi në Egjipt, ai dhe shtëpia e të atit, dhe jetoi njëqind e dhjetë vjet.

alb@Genesis:50:23 @ Jozefi pa bijtë e Efraimit deri në brezninë e tretë; edhe bijtë e Makirit, bir i Manasit, lindën mbi gjunjët e tij.

alb@Genesis:50:24 @ Pastaj Jozefi u tha vëllezërve të tij: "Unë po vdes; por Perëndia do t`ju vizitojë me siguri dhe do t`ju çojë me siguri nga ky vend në vendin që i premtoi me betim Abrahamit, Isakut dhe Jakobit".

alb@Exodus:1:1 @ Këta janë emrat e bijve të Izraelit që erdhën në Egjipt me Jakobin. Secili prej tyre erdhi me familjen e tij:

alb@Exodus:1:6 @ Pastaj Jozefi vdiq, dhe po ashtu vdiqën tërë vëllezërit e tij dhe gjithë ai brez.

alb@Exodus:1:9 @ Ai i tha popullit të tij: "Ja, populli i bijve të Izraelit është më i shumtë dhe më i fortë se ne.

alb@Exodus:1:15 @ Mbreti i Egjiptit u foli edhe mamive hebre, nga të cilat njëra quhej Shifrah dhe tjetra Puah, dhe u tha:

alb@Exodus:1:17 @ Por mamitë patën frikë nga Perëndia dhe nuk bënë ashtu siç i kishte urdhëruar mbreti i Egjiptit, por i lanë gjallë fëmijët meshkuj.

alb@Exodus:1:18 @ Atëherë mbreti i Egjiptit thirri mamitë dhe u tha: "Pse e bëtë këtë dhe i latë gjallë fëmijët meshkuj?".

alb@Exodus:1:22 @ Atëherë Faraoni i dha këtë urdhër tërë popullit të tij duke thënë: "Çdo mashkull që lind, hidheni në lumë; por lini gjallë tërë femrat".

alb@Exodus:2:2 @ Dhe gruaja u ngjiz dhe lindi një bir; dhe, duke parë që ishte i bukur, e mbajti fshehur tre muaj.

alb@Exodus:2:5 @ Por vajza e Faraonit zbriti për t`u larë në lumë, ndërsa shërbëtoret e saj shëtisnin buzë lumit. Ajo pa kanistrën në kallamishte dhe dërgoi shërbëtoren e saj ta marrë.

alb@Exodus:2:10 @ Kur fëmija u rrit, ajo ia çoi bijës së Faraonit; ai u bë bir i saj dhe ajo e quajti Moisi, duke thënë: "Sepse unë e nxora nga uji".

alb@Exodus:2:11 @ Në ato ditë, kur Moisiu ishte rritur, ndodhi që ai doli për të gjetur vëllezërit e tij dhe vuri re se bënin punë të rënda; dhe pa një Egjiptas që po rrihte një burrë hebre, një nga vëllezërit e tij.

alb@Exodus:2:13 @ Ditën e nesërme doli dhe pa dy burra hebrenj që po grindeshin; ai i tha atij që kishte faj: "Pse e rreh shokun tënd?".

alb@Exodus:2:16 @ Por prifti i Madianit kishte shtatë bija; dhe ato erdhën për të mbushur ujë dhe për të mbushur koritat për t`i dhënë të pijë kopesë së atit të tyre.

alb@Exodus:2:18 @ Kur shkuan te Reueli, ati i tyre, ai u tha: "Vallë si u kthyet kaq shpejt sot?".

alb@Exodus:2:20 @ Atëherë ai u tha bijave të tij: "Po ai ku është? Pse e latë këtë njeri? Thirreni, të vijë të hajë".

alb@Exodus:2:21 @ Dhe Moisiu pranoi të banojë tek ai njeri; dhe ai i dha Moisiut për grua bijën e tij, Seforën.

alb@Exodus:2:22 @ Pastaj ajo lindi një bir që ai e quajti Gershom, sepse tha: "Unë jam mik në dhe të huaj".

alb@Exodus:2:23 @ Por ndodhi që, mbas një kohe të gjatë vdiq mbreti i Egjiptit, dhe bijtë e Izraelit rënkonin për shkak të skllavërisë; ata bërtitën dhe britma e tyre për shkak të skllavërisë u ngjit deri tek Perëndia.

alb@Exodus:3:1 @ Ndërkaq Moisiu po kulloste kopenë e Jethros, vjehrrit të tij dhe prift i Madianit; ai e çoi kopenë matanë shkretëtirës dhe arriti në malin e Perëndisë, në Horeb.

alb@Exodus:3:2 @ Dhe Engjëlli i Zotit iu shfaq në një flakë zjarri, në mes të një ferrishtjeje. Moisiu vështroi dhe ja që ferrishtja po digjej nga zjarri, por nuk konsumohej.

alb@Exodus:3:4 @ Zoti vuri re që ai ishte zhvendosur për të parë, dhe Perëndia e thirri nga mesi i ferrishtes dhe i tha: "Moisi, Moisi!". Ai u përgjigj: "Ja ku jam".

alb@Exodus:3:6 @ Pastaj tha dhe këto fjalë: "Unë jam Perëndia i atit tënd, Perëndia i Abrahamit, Perëndia i Isakut dhe Perëndia i Jakobit". Dhe Moisiu fshehu fytyrën e tij, sepse kishte frikë të shikonte Perëndinë.

alb@Exodus:3:7 @ Pastaj Zoti tha: "Sigurisht që e kam parë pikëllimin e popullit tim që ndodhet në Egjipt dhe e kam dëgjuar britmën e tij për shkak të shtypësve të tij, sepse i njoh vuajtjet e tij.

alb@Exodus:3:8 @ Kështu zbrita për ta çliruar nga dora e Egjiptasve dhe për ta çuar nga ky vend në një vend të mirë dhe të hapur, në një vend ku rrjedh qumështi dhe mjalti, në vendin ku ndodhen Kananejtë, Hitejtë, Amorejtë, Perezejtë, Hivejtë dhe Jebusejtë.

alb@Exodus:3:10 @ Prandaj eja dhe unë do të të dërgoj te Faraoni me qëllim që ta nxjerrësh popullin tim, bijtë e Izraelit, nga Egjipti"

alb@Exodus:3:11 @ Por Moisiu i tha Perëndisë: "Kush jam unë që të shkoj te Faraoni dhe t`i nxjerr bijtë e Izraelit nga Egjipti?".

alb@Exodus:3:12 @ Perëndia tha: "Unë do të jem me ty, dhe kjo do të jetë për ty shenja që të kam dërguar unë: Kur ta kesh nxjerrë popullin nga Egjipti, ju do t`i shërbeni Perëndisë mbi këtë mal".

alb@Exodus:3:13 @ Atëherë Moisiu i tha Perëndisë: "Ja, kur të shkoj te bijtë e Izraelit dhe t`u them: "Perëndia i etërve tuaj më ka dërguar te ju", po të jetë se ata më thonë: "Cili është emri i tij?", ç`përgjigje duhet t`u jap?".

alb@Exodus:3:15 @ Perëndia i tha akoma Moisiut: "Do t`u thuash kështu bijve të Izraelit: "Zoti, Perëndia i etërve tuaj, Perëndia i Abrahamit, Perëndia i Isakut dhe Perëndia i Jakobit më ka dërguar tek ju. Ky është emri im përjetë. Ky ka për të qenë gjithnjë emri im me të cilin do të kujtohem nga të gjitha breznitë".

alb@Exodus:3:16 @ Shko dhe mblidh pleqtë e Izraelit dhe u thuaj atyre: "Zoti, Perëndia i etërve tuaj, Perëndia i Abrahamit, i Isakut dhe i Jakobit m`u shfaq, duke thënë: Unë patjetër ju kam vizituar dhe kam parë atë që ju bëjnë në Egjipt;

alb@Exodus:3:17 @ dhe kam thënë: Nga shtypja e Egjiptit do t`ju çoj në vendin e Kananejve, të Hitejve, të Amorejve, të Perezejve, të Hivejve dhe të Jebusejve, në një vend ku rrjedh qumësht dhe mjaltë".

alb@Exodus:3:18 @ Dhe ata do t`i binden zërit tënd; dhe ti dhe pleqtë e Izraelit do të shkoni te mbreti i Egjiptit dhe do t`i thoni: "Zoti, Perëndia i Hebrenjve na doli përpara; dhe tani na lër të shkojmë dhe të bëjmë tri ditë rrugë në shkretëtirë, që t`i bëjmë fli Zotit, Perëndisë tonë".

alb@Exodus:3:19 @ Por unë e di që mbreti i Egjiptit nuk do t`ju lejojë të shkoni, veç po të jetë i shtrënguar nga një dorë e fuqishme.

alb@Exodus:3:20 @ Atëherë unë do të shtrij dorën time dhe do të godas Egjiptin me të gjitha mrekullitë që unë do të bëj në mes tyre; pas kësaj ai do t`ju lërë të ikni.

alb@Exodus:3:21 @ Dhe do t`i jap këtij populli të mira para syve të Egjiptasve; dhe do të ndodhë që kur të niseni, nuk do të shkoni duarbosh;

alb@Exodus:4:1 @ Moisiu u përgjigj dhe tha: "Por ja, ata nuk do të më besojnë as do t`i binden zërit tim, sepse do të thonë: "Zoti nuk të është shfaqur"".

alb@Exodus:4:2 @ Atëherë Zoti i tha: "Ç`është ajo që ke në dorë?". Ai u përgjegj: "Një bastun".

alb@Exodus:4:3 @ Zoti tha: "Hidhe për tokë". Ai e hodhi për tokë, dhe ai u bë një gjarpër, para të cilit Moisiu iku me vrap.

alb@Exodus:4:4 @ Atëherë Zoti i tha Moisiut: "Zgjate dorën dhe kape nga bishti". (Ai zgjati dorën dhe e mori, dhe në dorën e tij ai u bë një bastun).

alb@Exodus:4:5 @ "Këtë ke për të bërë", tha Zoti, "me qëllim që të besojnë se Zoti, Perëndia i etërve të tyre, Perëndia i Abrahamit, Perëndia i Isakut dhe Perëndia i Jakobit të është shfaqur".

alb@Exodus:4:6 @ Zoti i tha akoma: "Tani vër dorën në gjirin tënd". Dhe ai vuri dorën e tij në gji dhe pastaj e tërhoqi, dhe ja, dora ishte lebrosur, e bardhë si bora.

alb@Exodus:4:7 @ Zoti i tha akoma: "Vëre përsëri dorën në gjirin tënd". Ai e vuri përsëri dorën e tij në gji dhe pastaj e tërhoqi nga gjiri, dhe ja, ajo ishte bërë njëlloj si mishi i tij.

alb@Exodus:4:9 @ Por, në rast se ata nuk do t`u besojnë as këtyre dy shenjave dhe nuk do t`i binden zërit tënd, ti atëhere merr ujë nga lumi dhe derdhe mbi tokë të thatë; dhe uji që do të kesh marrë nga lumi do të bëhet gjak mbi tokën e thatë".

alb@Exodus:4:10 @ Atëherë Moisiu i tha Zotit: "Mjerisht, o Zot, unë nuk jam njeri i gojës; nuk isha i tillë në të kaluarën dhe nuk jam i tillë që kur i ke folur shërbëtorit tënd, sepse jam i ngathët në fjalë dhe kuvend"

alb@Exodus:4:11 @ Zoti i tha: "Kush e ka bërë gojën e njeriut, ose kush e bën njeriun të pagojë, të shurdhër, me sy ose të verbër? A nuk jam unë vallë, Zoti?

alb@Exodus:4:14 @ Atëherë zemërimi i Zotit u ndez kundër Moisiut, dhe i tha: "A nuk është ndofta Aaroni vëllai yt, Leviti? Unë e di që ai flet bukur. Ja tani, ai po del të të takojë; sa të të shohë do të ndjejë gëzim në zemër të vet.

alb@Exodus:4:15 @ Ti do t`i flasësh dhe do t`i vësh fjalët në gojën e tij, dhe unë do të jem me gojën tënde dhe me gojën e tij dhe do t`ju mësoj atë që duhet të bëni.

alb@Exodus:4:16 @ Ai do të jetë zëdhënësi yt në popull; kështu ai për ty do të jetë goja dhe ti për të do të jesh si Perëndia.

alb@Exodus:4:18 @ Atëherë Moisiu iku, u kthye te Jethro, vjehrri i tij, dhe i tha: "Oh, lërmë të shkoj dhe të kthehem te vëllezërit e mi që janë në Egjipt, për të parë në se ende janë gjallë". Dhe Jethro i tha Moisiut: "Shko në paqe".

alb@Exodus:4:19 @ Zoti i tha Moisiut në Madian: "Shko, kthehu në Egjipt sepse të gjithë ata që kërkonin jetën tënde kanë vdekur".

alb@Exodus:4:20 @ Kështu Moisiu mori të shoqen dhe bijtë e tij, i hipi mbi gomar dhe u kthye në vendin e Egjiptit. Dhe Moisiu mori në dorë bastunin e Perëndisë.

alb@Exodus:4:21 @ Zoti i tha pastaj Moisiut: "Kur të jesh kthyer në Egjipt, do të kujdesesh të bësh para Faraonit tërë mrekullitë që të kam dhënë pushtet të kryesh; por unë do ta ngurtësoj zemrën e tij dhe ai nuk do ta lërë popullin të shkojë.

alb@Exodus:4:22 @ Dhe ti do t`i thuash Faraonit: "Kështu thotë Zoti: Izraeli është biri im, i parëlinduri im".

alb@Exodus:4:23 @ Prandaj unë të them: Lëre birin tim të shkojë, që të më shërbejë; por në qoftë se ti nuk e lë të shkojë, ja, unë do të vras birin tënd, të parëlindurin tënd".

alb@Exodus:4:24 @ Por gjatë udhëtimit, në vendin ku kishin fushuar, Zoti shkoi të takojë Moisiun dhe u përpoq ta bënte të vdiste.

alb@Exodus:4:25 @ Atëherë Sefora mori një strall të mprehtë dhe preu prepucin e birit të saj dhe e hodhi në këmbët e Moisiut, duke thënë: "Ti për mua je një dhëndër në gjak!".

alb@Exodus:4:26 @ Kështu Zoti e la. Atëherë ajo tha: "Ti je një dhëndër gjakatar", për shkak të rrethprerjes.

alb@Exodus:4:27 @ Zoti i tha Aaronit: "Shko në shkretëtirë të takosh Moisiun". Dhe ai shkoi, e takoi atë në malin e Perëndisë dhe e puthi.

alb@Exodus:4:28 @ Dhe Moisiu i tregoi Aaronit tërë fjalët që Zoti e kishte porositur të thoshte, dhe tërë shenjat e mahnitshme që i kishte urdhëruar të bënte.

alb@Exodus:4:30 @ Dhe Aaroni tregoi tërë fjalët që Zoti i kishte thënë Moisiut, dhe bëri mrekullitë në sy të popullit.

alb@Exodus:4:31 @ Kështu populli i besoi. Ata kuptuan që Zoti kishte vizituar bijtë e Izraelit dhe kishte parë dëshpërimin e tyre; dhe u përkulën dhe e adhuruan.

alb@Exodus:5:1 @ Pas kësaj, Moisiu dhe Aaroni shkuan te Faraoni dhe i thanë: "Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: "Lëre popullin tim të shkojë, me qëllim që të kremtojë për mua një festë në shkretëtirë"".

alb@Exodus:5:2 @ Por Faraoni u përgjigj: "Kush është Zoti që unë duhet t`i bindem zërit të tij dhe ta lë Izraelin të shkojë? Unë nuk e njoh Zotin dhe nuk kam për ta lënë Izraelin të shkojë".

alb@Exodus:5:3 @ Atëherë ata i thanë: "Perëndia i Hebrenjve na doli përballë; tani na lër të ecim tri ditë me radhë në shkretëtirë që të bëjmë një flijim për Zotin, që është Perëndia ynë, që ai të mos na godasë me murtajë ose me shpatë".

alb@Exodus:5:4 @ Mbreti i Egjiptit u tha atyre: "Pse vallë Moisiu dhe Aaroni e largojnë popullin nga puna e tij? Kthehuni në mundimet tuaja!".

alb@Exodus:5:5 @ Faraoni tha përsëri: "Ja, tani populli i vendit është i shumtë, dhe ju doni që ai të ndërpresë mundimet e tij".

alb@Exodus:5:6 @ Kështu po atë ditë Faraoni i urdhëroi shtypësit e popullit dhe kryeintendentët e tij, duke thënë:

alb@Exodus:5:10 @ Atëherë shtypësit e popullit dhe kryeintendentët e tij dolën dhe i thanë popullit: "Kështu thotë Faraoni: "Unë nuk do t`ju jap më kashtë.

alb@Exodus:5:12 @ Kështu populli u shpërnda në të gjithë vendin e Egjiptit, për të mbledhur kallamishte në vend të kashtës

alb@Exodus:5:17 @ Atëherë ai u përgjigj: "Jeni përtacë, shumë përtacë! Për këtë arsye thoni: "Të bëjmë fli për Zotin".

alb@Exodus:5:19 @ Kryepunëtorët e skuadrave të bijve të Izraelit u bindën se i gjeti halli, sepse u thuhej: "Mos e pakësoni në asnjë mënyrë numrin e caktuar të tullave për çdo ditë".

alb@Exodus:5:21 @ dhe u thanë atyre: "Le t`i hedhë sytë Zoti mbi ju dhe le të gjykojë, sepse na keni bërë të urryer në sytë e Faraonit dhe në sytë e shërbëtorëve të tij duke vënë në duart e tyre shpatën për të na vrarë".

alb@Exodus:5:22 @ Atëherë Moisiu u kthye te Zoti dhe i tha: "O Perëndi, pse e fute në halle këtë popull? Pse pra më dërgove?

alb@Exodus:5:23 @ Sepse, qysh prej ditës që vajta te Faraoni, për t`i folur në emrin tënd, ai i ka bërë të keqe këtij populli dhe ti nuk e çlirove aspak popullin tënd".

alb@Exodus:6:1 @ Zoti i tha Moisiut: "Tani ke për të parë çfarë kam për t`i bërë Faraonit; sepse i detyruar nga një dorë e fuqishme ai do t`i lërë të shkojnë; po, i detyruar nga një dorë e fuqishme do t`i dëbojë nga vendi i tij".

alb@Exodus:6:2 @ Pastaj Zoti i foli Moisiut dhe i tha: "Unë jam Zoti,

alb@Exodus:6:3 @ dhe i jam shfaqur Abrahamit, Isakut dhe Jakobit, si Perëndi i plotfuqishëm; por ata nuk më kishin njohur kurrë me emrin tim, Zot.

alb@Exodus:6:4 @ Kam caktuar gjithashtu besëlidhjen time me ta, duke u premtuar se do t`u jap vendin e Kanaanit, vendin ku qëndruan si të huaj.

alb@Exodus:6:6 @ Prandaj u thuaj bijve të Izraelit: "Unë jam Zoti; do t`ju heq nga punët e rënda që ju kanë imponuar Egjiptasit, do t`ju çliroj nga skllavërimi i tyre dhe do t`ju çliroj me krah të shtrirë dhe ndëshkime të mëdha.

alb@Exodus:6:7 @ Do t`ju marr si popullin tim, dhe do të jem Perëndia juaj; dhe ju do të mësoni që unë jam Zoti, Perëndia juaj, që ju heq nga punët e rënda të imponuara nga Egjiptasit.

alb@Exodus:6:8 @ Dhe do t`ju bëj të hyni në vendin, që u betova t`i jap Abrahamit, Isakut dhe Jakobit; dhe do t`jua jap atë në trashëgimi. Unë jam Zoti"".

alb@Exodus:6:10 @ Zoti i foli edhe më Moisiut, duke i thënë:

alb@Exodus:6:11 @ "Shko, foli Faraonit, mbretit të Egjiptit, që të lejojë bijtë e Izraelit të dalin nga vendi i tij".

alb@Exodus:6:12 @ Por Moisiu foli përpara Zotit dhe i tha: "Ja, bijtë e Izraelit nuk më dëgjuan; si mundet Faraoni të më dëgjojë mua, që jam i parrethprerë në buzë?".

alb@Exodus:6:13 @ Por Zoti i foli Moisiut dhe Aaronit dhe i urdhëroi të shkonin te bijtë e Izraelit dhe te Faraoni mbret i Egjiptit, me qëllim që t`i nxirrnin bijtë e Izraelit nga vendi i Egjiptit.

alb@Exodus:6:20 @ Amrami mori për grua Jokebedën, motrën e atit të tij; dhe ajo i lindi Aaronin dhe Moisiun. Amrami jetoi njëqind e tridhjetë e shtatë vjet.

alb@Exodus:6:25 @ Eleazari, bir i Aaronit, mori për grua një nga bijat e Putielit; dhe ajo i lindi Fineasin. Këta qenë të parët e etërve të Levitëve në familjet e tyre.

alb@Exodus:6:26 @ Dhe këta janë vet Aaroni dhe Moisiu, të cilëve Zoti u tha: "Nxirrini bijtë e Izraelit nga vendi i Egjiptit, sipas rendit të tyre".

alb@Exodus:6:27 @ Këta janë ata që i folën Faraonit mbretit të Egjiptit për të nxjerrë bijtë e Izraelit nga Egjipti; ata janë vetë Moisiu dhe Aaroni.

alb@Exodus:6:28 @ Por erdhi dita kur Zoti i foli Moisiut në vendin e Egjiptit,

alb@Exodus:6:29 @ kur Zoti iu drejtua Moisiut dhe i tha: "Unë jam Zoti! Thuaji Faraonit, mbretit të Egjiptit, tërë ato që po të them".

alb@Exodus:6:30 @ Atëherë Moisiu u përgjigj kështu para Zotit: "Ja, unë jam i parrethprerë në buzë; prandaj si mund të më dëgjojë Faraoni?".

alb@Exodus:7:1 @ Zoti i tha Moisiut: "Shiko, unë po të bëj si perëndi për Faraonin, dhe vëllai yt Aaroni do të jetë profeti yt.

alb@Exodus:7:2 @ Ti do të thuash tërë ato që do të të urdhëroj unë dhe vëllai yt Aaroni do t`i flasë Faraonit, që t`i lërë të shkojnë bijtë e Izraelit nga vendi i tij.

alb@Exodus:7:3 @ Por unë do ta ngurtësoj edhe më tepër zemrën e Faraonit dhe do t`i shumëzoj shenjat dhe mrekullitë e mia në vendin e Egjiptit.

alb@Exodus:7:4 @ Prandaj Faraoni nuk do t`jua vërë veshin, dhe kështu unë do ta zgjas dorën mbi Egjipt dhe do të nxjerr nga vendi i Egjiptit radhët e mia, popullin tim, bijtë e Izraelit, duke dhënë ndëshkime të mëdha.

alb@Exodus:7:5 @ Egjiptasit do të marrin vesh atëherë që unë jam Zoti, kur do të shtrij dorën time mbi Egjipt dhe do të nxjerr nga mesi i tyre bijtë e Izraelit".

alb@Exodus:7:6 @ Dhe Moisiu dhe Aaroni vepruan kështu; ata bënë pikërisht ashtusiç i kishte urdhëruar Zoti.

alb@Exodus:7:8 @ Zoti i foli Moisiut dhe Aaronit, duke u thënë:

alb@Exodus:7:9 @ "Kur Faraoni t`ju flasë dhe t`ju thotë: "Bëni një mrekulli", ti do t`i thuash Aaronit: "Merr bastunin tënd dhe hidhe para Faraonit, që të bëhet gjarpër"".

alb@Exodus:7:10 @ Moisiu dhe Aaroni vajtën pra te Faraoni dhe vepruan ashtu, pikërisht siç i kishte urdhëruar Zoti. Aaroni e hodhi bastunin e tij përpara Faraonit dhe shërbëtorëve të tij, dhe ai u bë gjarpër.

alb@Exodus:7:11 @ Atëherë edhe Faraoni thirri të diturit dhe yshtësit; dhe magjistarët e Egjiptit me artin e tyre të fshehtë bënë edhe ata të njëjtën gjë.

alb@Exodus:7:12 @ Secili prej tyre hodhi bastunin e tij, dhe bastunët u bënë gjarpërinj; por bastuni i Aaronit i përpiu bastunët e tyre.

alb@Exodus:7:13 @ Por zemra e Faraonit u ngurtësua dhe ai nuk i dëgjoi ata, ashtu siç kishte thënë Zoti.

alb@Exodus:7:14 @ Zoti i tha Moisiut: "Zemra e Faraonit është ngulmuese;

alb@Exodus:7:15 @ ai nuk pranon ta lërë popullin të shkojë. Shko te Faraoni nesër në mëngjes, kur ai ka për të dalë për të vajtur drejt ujit. Ti do të qëndrosh ta presësh në breg të lumit dhe do të marrësh në dorë bastunin që është shndërruar në gjarpër.

alb@Exodus:7:16 @ Dhe do t`i thuash: "Zoti, Perëndia i Hebrenjve, më ka dërguar te ti që të të them: Lëre popullin tim të shkojë që të më shërbejë në shkretëtirë; por ja, deri tani nuk ke dëgjuar"

alb@Exodus:7:17 @ Kështu thotë Zoti: "Nga kjo do të kuptosh që unë jam Zoti; ja, me bastunin që kam në dorë unë do të rrah ujërat që janë në lumë, dhe ato do të shndërrohen në gjak.

alb@Exodus:7:19 @ Dhe Zoti i tha Moisiut: "Thuaji Aaronit: "Merr bastunin tënd dhe shtrije dorën mbi ujërat e Egjiptit, mbi lumenjtë e tij, mbi kanalet e tij, mbi pellgjet e tij dhe mbi të gjitha depot e ujit; kështu ato do të bëhen gjak. Dhe do të ketë gjak në të gjithë vendin e Egjiptit, si në enët prej druri ashtu dhe në enët prej guri"".

alb@Exodus:7:20 @ Moisiu dhe Aaroni vepruan ashtu, pikërisht siç i kishte urdhëruar Zoti. Kështu ai ngriti bastunin dhe rrahu ujërat që ndodheshin në lumë, para syve të Faraonit dhe para syve të shërbëtorëve të tij; dhe të gjitha ujërat që ishin në lumë u shndërruan në gjak.

alb@Exodus:7:21 @ Dhe peshqit që ishin në lumë ngordhën; dhe lumi u qelb, kështu që Egjiptasit nuk mund të pinin më ujët e lumit. Kështu pati gjak në tërë vendin e Egjiptit.

alb@Exodus:7:22 @ Por magjistarët e Egjiptit bënë të njëjtën gjë me artet e tyre të fshehta; dhe zemra e Faraonit u ngurtësua dhe ai nuk i dëgjoi ata, ashtu siç kishte thënë Zoti.

alb@Exodus:7:23 @ Pas kësaj Faraoni ktheu krahët dhe u drejtua nga shtëpia e tij; dhe nuk i dha rëndësi as kësaj gjëje.

alb@Exodus:7:25 @ Kaluan kështu shtatë ditë, që kur Zoti kishte rrahur lumin.

alb@Exodus:8:1 @ Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Shko te Faraoni dhe thuaji: "Kështu thotë Zoti: Lëre popullin tim të shkojë me qëllim që të më shërbejë.

alb@Exodus:8:3 @ Kështu lumi do të mbushet me bretkosa, dhe ato do të ngjiten dhe do të hyjnë në shtëpinë tënde, në dhomën ku fle ti, mbi shtratin tënd, në shtëpitë e shërbëtorëve të tu dhe midis popullit, në furrat e tua dhe në magjet e bukës.

alb@Exodus:8:5 @ Pastaj Zoti i tha Moisiut: "I thuaj Aaronit: "Shtri dorën tënde me bastunin tënd mbi lumenjtë, mbi kanalet dhe pellgjet dhe bëj që të ngjiten bretkosat mbi vendin e Egjiptit"".

alb@Exodus:8:6 @ Kështu Aaroni shtriu dorën e tij mbi ujërat e Egjiptit, dhe bretkosat u ngjitën dhe mbuluan vendin e Egjiptit.

alb@Exodus:8:7 @ Por magjistarët bënë të njëjtën gjë me artet e tyre të fshehta dhe i bënë bretkosat të ngjiten në vendin e Egjiptit.

alb@Exodus:8:8 @ Atëherë Faraoni thirri Moisiun dhe Aaronin dhe u tha: "Lutjuni Zotit që t`i largojë bretkosat nga unë, nga populli im, dhe unë do ta lejoj popullin të shkojë, që të bëjë fli për Zotin".

alb@Exodus:8:9 @ Moisiu i tha Faraonit: "Bëmë nderin të më thuash kur të ndërhyj për ty, për shërbëtorët e tu dhe për popullin tënd, pranë Zotit me qëllim që ai të zhdukë bretkosat që ndodhen rreth teje dhe shtëpive të tua, dhe të mbeten vetëm në lumë".

alb@Exodus:8:10 @ Ai u përgjigj: "Nesër". Dhe Moisiu tha: "Do të bëhet siç thua ti, kështu që ti të dish se askush nuk është si Zoti, Perëndia ynë.

alb@Exodus:8:11 @ Dhe bretkosat do të largohen nga ti, nga shtëpitë e tua, nga shërbëtorët e tu dhe nga populli yt; ato do të mbeten vetëm në lumë".

alb@Exodus:8:12 @ Moisiu dhe Aaroni dolën nga Faraoni; dhe Moisiu iu lut Zotit për bretkosat që kishte dërguar kundër Faraonit.

alb@Exodus:8:13 @ Dhe Zoti veproi sipas fjalës së Moisiut, dhe bretkosat ngordhën në shtëpitë, në oborret dhe në arat.

alb@Exodus:8:15 @ Po kur Faraoni pa që kishte pak lehtësim, e ngurtësoi zemrën e tij dhe nuk i dëgjoi më, ashtu siç kishte thënë Zoti.

alb@Exodus:8:16 @ Pastaj Zoti i tha Moisiut: "I thuaj Aaronit: "Zgjate bastunin tënd dhe rrih pluhurin e tokës, dhe ai do të bëhet mushkonja për tërë vendin e Egjiptit"".

alb@Exodus:8:17 @ Dhe ata kështu vepruan. Aaroni shtriu dorën me bastunin e tij, rrahu pluhurin e tokës dhe njerëzit e kafshët u mbuluan nga mushkonja; tërë pluhuri i tokës u shndërrua në mushkonja në të gjithë vendin e Egjiptit.

alb@Exodus:8:19 @ Atëherë magjistarët i thanë Faraonit: "Ky është gishti i Perëndisë". Por zemra e Faraonit u ngurtësua dhe ai nuk i dëgjoi më, ashtu si kishte thënë Zoti.

alb@Exodus:8:20 @ Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Çohu herët në mëngjes dhe paraqitu tek Faraoni, kur ai del për të vajtur drejt ujit; dhe i thuaj: "Kështu thotë Zoti: Lëre popullin tim që të mund të më shërbejë.

alb@Exodus:8:21 @ Por në rast se ti nuk e lë popullin tim të shkojë, ja unë do të dërgoj kundër teje, mbi shërbëtorët e tu, mbi popullin tënd e brenda shtëpive të tua mori mizash; shtëpitë e Egjiptasve do të jenë plot me mori mizash, dhe kështu do të jetë toka mbi të cilën ndodhen.

alb@Exodus:8:22 @ Por atë ditë unë do ta veçoj vendin e Goshenit, ku banon populli im; dhe atje nuk do të ketë mori mizash, që ti të dish që unë jam Zoti në mes të vendit.

alb@Exodus:8:23 @ Unë do të bëj një dallim midis popullit tim dhe popullit tënd. Nesër ka për të ndodhur kjo mrekulli"".

alb@Exodus:8:24 @ Dhe Zoti ashtu veproi; erdhën grumbuj të dendur mizash në shtëpinë e Faraonit dhe në shtëpitë e shërbëtorëve të tij, dhe në gjithë vendin e Egjiptit toka u shkretua nga moria e mizave.

alb@Exodus:8:26 @ Por Moisiu u përgjigj: "Kjo s`ka si bëhet, sepse do t`i bënim Zotit, Perëndisë tonë, fli që janë të neveritshme për Egjiptasit. Ja, duke bërë para syve të tyre fli që janë të neveritshme për Egjiptasit, a nuk do të na vrasin me gurë?

alb@Exodus:8:27 @ Do të shkojmë në shkretëtirë duke ecur tri ditë me radhë dhe do të bëjmë fli për Zotin, Perëndinë tonë, ashtu si do të na urdhërojë Ai".

alb@Exodus:8:28 @ Faraoni tha: "Unë do t`ju lë të shkoni, që të bëni fli për Zotin, Perëndinë tuaj, në shkretëtirë; vetëm, mos shkoni shumë larg. lutuni për mua".

alb@Exodus:8:29 @ Moisiu tha: "Ja, unë po dal nga ti dhe do t`i lutem Zotit dhe nesër moria e mizave do të largohet nga Faraoni, nga shërbëtorët e tij dhe nga populli i tij; mjafton që Faraoni të mos tallet me ne, duke e penguar popullin të shkojë e të bëjë fli për Zotin".

alb@Exodus:8:30 @ Moisiu u largua pastaj nga prania e Faraonit dhe iu lut Zotit.

alb@Exodus:8:31 @ Dhe Zoti veproi simbas fjalës së Moisiut dhe largoi morinë e mizave nga Faraoni, nga shërbëtorët e tij dhe nga populli i tij; nuk mbeti as edhe një mizë.

alb@Exodus:8:32 @ Por edhe këtë herë Faraoni e fortësoi zemrën e tij dhe nuk e la popullin të shkojë.

alb@Exodus:9:1 @ Atëherë Zoti i tha Moisiut: "Shko te Faraoni dhe i thuaj: "Kështu thotë Zoti, Perëndia i Hebrenjve: Lëre popullin tim të shkojë, që të mund të më shërbejë.

alb@Exodus:9:3 @ ja, dora e Zotit do të jetë mbi bagëtinë tënde, që është nëpër fusha, mbi kuajt, mbi gomarët, mbi devetë, mbi bagëtinë e trashë dhe të imët, dhe do të ketë gjëmë të madhe.

alb@Exodus:9:4 @ Por Zoti do të bëjë dallim midis bagëtisë së Izraelit dhe asaj të Egjiptit; kështu asnjë ngordhje nuk do të ketë në gjithçka që u përket bijve të Izraelit"".

alb@Exodus:9:5 @ Pastaj Zoti caktoi një afat, duke thënë: "Nesër Zoti do ta bëjë këtë në vend".

alb@Exodus:9:6 @ Dhe Zoti e bëri atë të nesërmen, dhe tërë bagëtia e Egjiptit ngordhi; por nga bagëtia e bijve të Izraelit nuk ngordhi as edhe një kokë.

alb@Exodus:9:7 @ Faraoni dërgoi njerëz për të parë, dhe ja asnjë kokë bagëtie e Izraelitëve s`kishte ngordhur. Por zemra e Faraonit u fortësua dhe ai nuk e la popullin të shkojë.

alb@Exodus:9:8 @ Pastaj Zoti u tha Moisiut dhe Aaronit: "Merrni ca grushte hi furre, dhe Moisiu ta shpërndajë atë drejt qiellit në sytë e Faraonit.

alb@Exodus:9:9 @ Ai do të bëhet një pluhur i imët në të gjithë vendin e Egjiptit, dhe do të shkaktojë ulcera që do të përftojnë puçrra me qelb te njerëzit dhe te kafshët në të gjithë vendin e Egjiptit".

alb@Exodus:9:12 @ Por Zoti e ngurtësoi zemrën e Faraonit, dhe ky nuk i dëgjoi ata, ashtu siç i kishte thënë Zoti Moisiut.

alb@Exodus:9:13 @ Pas kësaj Zoti i tha Moisiut: "Çohu herët në mëngjes, paraqitu para Faraonit dhe thuaji: "Kështu thotë Zoti, Perëndia i Hebrenjve: Lëre popullin tim të shkojë, që të ketë mundësi të më shërbejë.

alb@Exodus:9:15 @ Në fakt, në qoftë se tani unë do ta kisha shtrirë dorën dhe do të kisha goditur me murtajë ty dhe popullin tënd, ti do të ishe fshirë nga faqja e dheut.

alb@Exodus:9:16 @ Por, pikërisht për këtë arsye, të kam falur, për të të treguar fuqinë time dhe që emri im të shpallet në gjithë dheun.

alb@Exodus:9:17 @ Dhe ti akoma i kundërvihesh popullit tim dhe nuk e lë të shkojë?

alb@Exodus:9:18 @ Ja, nesër në këtë orë, unë do të bëj që të bjerë një breshër aq i fortë, që Egjipti nuk e ka parë prej ditës së krijimit të tij deri tani.

alb@Exodus:9:19 @ Dhe tani dërgo njeri që të sigurosh bagëtinë tënde dhe tërë ato që ke nëpër fusha. Sepse tërë njerëzit dhe kafshët, që ndodhen nëpër fushat dhe nuk janë çuar në shtëpi, do të goditen nga breshëri dhe do të vdesin"".

alb@Exodus:9:20 @ Ndër shërbëtorët e Faraonit, ata që patën frikë nga fjalët e Zotit i strehuan në shtëpitë e tyre shërbëtorët dhe bagëtinë e tyre;

alb@Exodus:9:21 @ por ata që nuk i morrën parasysh fjalët e Zotit i lanë shërbëtorët dhe bagëtinë e tyre në fusha.

alb@Exodus:9:22 @ Atëherë Zoti i tha Moisiut: "Shtrije dorën drejt qiellit, që të bjerë breshër në tërë vendin e Egjiptit, mbi njerëzit, mbi kafshët dhe mbi çdo lloj bimësie të fushave në vendin e Egjiptit".

alb@Exodus:9:23 @ Dhe Moisiu e shtriu bastunin e tij drejt qiellit; dhe Zoti dërgoi bubullima dhe breshër, dhe zjarri ra duke goditur me rrufe në tokë; dhe Zoti bëri që të bjerë breshër mbi vendin e Egjiptit.

alb@Exodus:9:24 @ Kështu ra breshër dhe pati një zjarr të përzier me breshrin; dhe ky ishte aq i fortë, sa nuk ishte parë ndonjë herë në të gjithë vendin e Egjiptit, që ditën që ishte bërë komb.

alb@Exodus:9:25 @ Dhe breshri goditi në të gjithë vendin e Egjiptit gjithçka që ishte në fushat, si njerëzit ashtu dhe kafshët; breshri goditi çdo lloj bimësie në fushat dhe bëri copë copë çdo pemë që ndodhej në fushë.

alb@Exodus:9:27 @ Atëherë Faraoni dërgoi e thirri Moisiun dhe Aaronin dhe u tha atyre: "Këtë herë unë mëkatova; Zoti është i drejtë, ndërsa unë dhe populli im jemi të këqij.

alb@Exodus:9:28 @ Lutjuni Zotit që të mbarojnë bubullimat e Perëndisë dhe breshri; unë do t`ju lë të shkoni dhe nuk do të jeni të detyruar të rrini më këtu".

alb@Exodus:9:29 @ Moisiu i tha: "Mbasi të dal nga qyteti, do t`i shtrij duart nga Zoti; bubullimat do të pushojnë dhe nuk do të ketë më breshër, që ti të mësosh që toka i përket Zotit.

alb@Exodus:9:30 @ Por unë e di që ti dhe shërbëtorët e tu, nuk do të keni frikë akoma nga Zoti Perëndi".

alb@Exodus:9:33 @ Kështu Moisiu, pasi la Faraonin, doli nga qyteti dhe i shtriu duart drejt Zotit; atëherë bubullimat dhe breshri pushuan dhe nuk ra më shi mbi tokë.

alb@Exodus:9:34 @ Kur Faraoni pa që shiu, breshri dhe bubullimat pushuan, vazhdoi të mëkatojë dhe e ngurtësoi zemrën e tij, ai dhe shërbëtorët e tij.

alb@Exodus:9:35 @ Kështu zemra e Faraonit u ngurtësua dhe ai nuk i la të bijtë e Izraelit të shkojnë, ashtu si i kishte thënë Zoti nëpërmjet Moisiut.

alb@Exodus:10:1 @ Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Shko te Faraoni; sepse e kam fortësuar zemrën e tij dhe zemrën e shërbëtorëve të tij, me qëllim që unë të mund të tregoj këto shenjat e mia në mes tyre,

alb@Exodus:10:2 @ dhe me qëllim që ti të mundësh t`u tregosh bijve të tu dhe bijve të bijve të tu gjërat e mëdha që kam bërë, duke vënë në lojë Egjiptasit, dhe shenjat e mia që kam bërë midis tyre, që të dini se unë jam Zoti".

alb@Exodus:10:3 @ Moisiu dhe Aaroni shkuan te Faraoni dhe i thanë: "Kështu thotë Zoti, Perëndia i Hebrenjve: "Deri kur do të refuzosh të ulësh kokën para meje? Lëre popullin tim të shkojë që të mund të më shërbejë.

alb@Exodus:10:4 @ Sepse po refuzove ta lësh popullin tim të shkojë, që nesër do të sjell karkaleca në territorin tënd.

alb@Exodus:10:7 @ Pastaj shërbëtorët e Faraonit i thanë: "Deri kur ky njeri do të jetë pengesë për ne? Lëri këta njerëz të ikin, që t`i shërbejnë Zotit Perëndisë të tyre! Nuk e ke kuptuar akoma që Egjipti është shkatërruar?".

alb@Exodus:10:8 @ Kështu Moisiu dhe Aaroni u rikthyen te Faraoni; dhe ky u tha atyre: "Shkoni, shërbejini Zotit, Perëndisë tuaj. Por kush janë ata që do të shkojnë?". Moisiu tha:

alb@Exodus:10:9 @ "Ne do të shkojmë me fëmijët tanë dhe me pleqtë tanë, me bijtë tanë dhe bijat tona; do të shkojmë me kopetë tona të bagëtive të imta dhe të trasha, sepse duhet të kremtojmë një festë kushtuar Zotit"

alb@Exodus:10:10 @ Faraoni u tha atyre: "Zoti qoftë me ju, kur unë do t`ju lë të ikni bashkë me fëmijët tuaj! Por kini kujdes se mos keni qëllime të këqia!

alb@Exodus:10:11 @ Jo, jo! Shkoni ju, burra, t`i shërbeni Zotit; sepse kjo është ajo që kërkoni". Dhe i dëbuan nga prania e Faraonit.

alb@Exodus:10:12 @ Atëherë Zoti i tha Moisiut: "Shtrije dorën tënde mbi vendin e Egjiptit për karkalecat, me qëllim që ato të ngjiten dhe të mbulojnë vendin e Egjiptit dhe të përpijnë tërë bimësinë e vendit, tërë ato që ka lënë breshri".

alb@Exodus:10:13 @ Atëherë Moisiu zgjati bastunin e tij mbi vendin e Egjiptit; dhe Zoti ngriti një erë nga lindja mbi vendin tërë atë ditë dhe tërë natën; sa erdhi mëngjesi, era e lindjes solli karkalecat.

alb@Exodus:10:14 @ Dhe karkalecat u ngjitën në tërë vendin e Egjiptit dhe u ulën në tërë territorin e tij në numër të madh. Nuk kishte pasur kurrë një murtajë të tillë karkalecash më parë dhe nuk do të ndodhë ndonjë tjetër.

alb@Exodus:10:15 @ Ato mbuluan faqen e tërë dheut, aq sa e nxinë dheun; përpinë tërë bimësinë e vendit dhe tërë pemët e drurëve që breshri kishte lënë; dhe nuk mbeti asgjë e blertë mbi drurët dhe shkurrëzat e fushës, në tërë vendin e Egjiptit.

alb@Exodus:10:16 @ Atëherë Faraoni thirri me nxitim Moisiun dhe Aaronin dhe u tha: "Unë kam mëkatuar kundër Zotit, Perëndisë tuaj, dhe kundër jush.

alb@Exodus:10:17 @ Por tani të lutem, falmani mëkatin edhe një herë; dhe lutjuni Zotit, Perëndisë tuaj, që të largojë nga unë këtë mynxyrë vdekjeprurëse".

alb@Exodus:10:18 @ Dhe Moisiu doli nga Faraoni, dhe iu lut Zotit.

alb@Exodus:10:19 @ Pastaj Zoti ngriti një erë të kundërt, një erë nga perëndimi shumë të fortë, që i largoi karkalecat dhe i hodhi në Detin e Kuq. Nuk mbeti asnjë karkalec në tërë territorin e Egjiptit.

alb@Exodus:10:20 @ Por Zoti e fortësoi zemrën e Faraonit dhe ai nuk i la bijtë e Izraelit të ikin.

alb@Exodus:10:21 @ Atëherë Zoti i tha Moisiut: "Shtrije dorën drejt qiellit, me qëllim që të jetë errësirë në vendin e Egjiptit, errësirë që të mund të preket me dorë".

alb@Exodus:10:22 @ Dhe Moisiu e shtriu dorën e tij drejt qiellit, dhe u bë errësirë e madhe në tërë vendin e Egjiptit për tri ditë.

alb@Exodus:10:24 @ Atëherë Faraoni thirri Moisiun dhe i tha: "Shkoni, shërbejini Zotit, le të mbeten vetëm kopetë tuaja me bagëti të imët dhe të trashë; edhe fëmijët tuaj mund të vinë me ju".

alb@Exodus:10:25 @ Moisiu tha: "Ti duhet të na lejosh gjithashtu të marrim dhe disa fli dhe olokauste, që t`ia ofrojmë Zotit, Perëndisë tonë.

alb@Exodus:10:26 @ Edhe bagëtia jonë do të vijë me ne; nuk do të lëmë këtu as edhe një thua të saj, sepse do të marrim disa krerë për t`i shërbyer Zotit, Perëndisë tonë; dhe nuk e dimë me se do t`i shërbejmë Zotit, deri sa të arrijmë atje poshtë".

alb@Exodus:10:27 @ Por Zoti e fortësoi zemrën e Faraonit dhe ai nuk deshi t`i linte të shkonin.

alb@Exodus:11:1 @ Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Unë do të sjell edhe një plagë tjetër mbi Faraonin dhe Egjiptin; pas kësaj ai do t`ju lejojë të ikni prej këtej. Kur do t`ju lejojë të shkoni, ai do t`ju dëbojë përfundimisht prej këtej.

alb@Exodus:11:2 @ Tani foli popullit në mënyrë që çdo burrë t`i kërkojë fqinjit të tij dhe çdo grua fqinjës së saj sende argjendi dhe ari".

alb@Exodus:11:3 @ Dhe Zoti e bëri popullin të ketë hir në sytë e Egjiptasve; edhe Moisiu gëzonte konsideratë të madhe në vendin e Egjiptit, në sytë e shërbëtorëve të Faraonit dhe në sytë e popullit.

alb@Exodus:11:4 @ Pastaj Moisiu tha: "Kështu thotë Zoti: "Aty nga mesnata, unë do të kaloj përmes Egjiptit;

alb@Exodus:11:5 @ dhe çdo i parëlindur në vendin e Egjiptit do të vdesë, nga i parëlinduri i Faraonit që rri mbi fron, tek i parëlinduri i shërbëtores që rri pas mokrës, si dhe pjellja e parë e bagëtisë.

alb@Exodus:11:6 @ Atëherë në vendin e Egjiptit do të ketë një britmë të madhe, që nuk është dëgjuar kurrë më parë dhe që nuk do të dëgjohet asnjëherë tjetër.

alb@Exodus:11:7 @ Por kundër asnjërit prej bijve të Izraelit, qofshin ata njerëz apo kafshë, asnjë qen s`ka për të lëvizur gjuhën, me qëllim që të dini se Zoti bën dallimin midis Egjiptasve dhe Izraelit.

alb@Exodus:11:8 @ Dhe tërë këta shërbëtorët e tu do të zbresin tek unë dhe do të përkulen para meje, duke thënë: "Nisu, ti dhe populli yt që të ndjek nga pas!". Mbas kësaj unë do të nisem"". Dhe Moisiu u largua nga Faraoni tërë zemërim.

alb@Exodus:11:9 @ Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Faraoni nuk do t`jua vërë veshin, me qëllim që mrekullitë e mia të shumëzohen në vendin e Egjiptit".

alb@Exodus:11:10 @ Dhe Moisiu dhe Aaroni bënë tërë ato mrekulli para Faraonit; por Zoti e ngurtësoi zemrën e Faraonit dhe ky nuk i la bijtë e Izraelit të dalin nga vendi i tij.

alb@Exodus:12:1 @ Zoti u foli Moisiut dhe Aaronit në vendin e Egjiptit, duke u thënë:

alb@Exodus:12:2 @ "Ky muaj do të jetë për ju muaji më i rëndësishëm, do të jetë për ju muaji i parë i vitit.

alb@Exodus:12:3 @ I thoni gjithë asamblesë së Izraelit: "Ditën e dhjetë të këtij muaji, çdo burrë të marrë për vete një qengj, sipas madhësisë së familjes të të atit, një qengj për shtëpi.

alb@Exodus:12:6 @ Do ta ruani deri në ditën e katërmbëdhjetë të këtij muaji, dhe tërë asambleja e popullit të Izraelit do ta therë atë në të ngrysur.

alb@Exodus:12:11 @ Do ta hani në këtë mënyrë: ijengjeshur, sandalembathur dhe me bastunin tuaj në dorë; do të hani me nxitim: se është Pashka e Zotit.

alb@Exodus:12:12 @ Atë natë unë do të kaloj nëpër vendin e Egjiptit dhe do të godas çdo të parëlindur në vendin e Egjiptit, qoftë njeri apo kafshë, dhe do t`i jap hakun gjithë perëndive të Egjiptit. Unë jam Zoti.

alb@Exodus:12:13 @ Dhe gjaku do të jetë për ju një shenjë mbi shtëpitë ku ndodheni; kur unë të shoh gjakun do të kaloj tutje dhe nuk do të ketë plagë mbi ju për t`ju zhdukur, kur të godas vendin e Egjiptit

alb@Exodus:12:14 @ Ajo ditë do të jetë për ju një ditë për t`u mbajtur mend dhe ta kremtoni si festë kushtuar Zotit; do ta kremtoni nëpër kohëra si ligj të përjetshëm.

alb@Exodus:12:16 @ Ditën e parë do të keni një mbledhje të shenjtë, dhe një mbledhje të shenjtë edhe ditën e shtatë. Të mos bëhet asnjë punë ato ditë; të përgatitet vetëm ajo që do të hajë secili dhe asgjë tjetër.

alb@Exodus:12:17 @ Do të kremtoni, pra, festën e të ndormëve, sepse pikërisht në këtë ditë bëra të dalin radhët tuaja nga vendi i Egjiptit; do ta kremtoni, pra, këtë ditë nëpër kohëra si ligj të përjetshëm.

alb@Exodus:12:22 @ Pastaj do të merrni një tufëz hisopi, do ta ngjyeni në gjakun që është në legen, dhe me gjakun që është në legen do të spërkatni arkitraun dhe të dy shtalkat e dyerve; dhe asnjë prej jush nuk do të dalë nga dera e shtëpisë së tij deri në mëngjes.

alb@Exodus:12:23 @ Sepse Zoti do të kalojë për të goditur Egjiptasit; po, kur do të shohë gjakun mbi arkitraun dhe mbi dy shtalkat, Zoti do të kalojë më tej derës dhe nuk do ta lejojë shkatërruesin të hyjë në shtëpitë tuaja për t`ju goditur.

alb@Exodus:12:25 @ Kur të hyni në vendin që do t`ju japë Zoti, siç e ka thënë, zbatoni këtë rit.

alb@Exodus:12:26 @ Kur bijtë tuaj do t`ju pyesin: "Ç`kuptim ka ky rit për ju?",

alb@Exodus:12:27 @ ju do t`u përgjigjeni: "Kjo është flija e Pashkës së Zotit, që kaloi tej shtëpive të bijve të Izraelit në Egjipt, kur goditi Egjiptasit dhe i fali shtëpitë tona"". Dhe populli u përkul dhe adhuroi.

alb@Exodus:12:28 @ Atëherë bijtë e Izraelit shkuan dhe vepruan ashtu; ata bënë ashtu si i kishte urdhëruar Zoti Moisiun dhe Aaronin.

alb@Exodus:12:29 @ Prandaj ndodhi që në mesnatë Zoti goditi tërë të parëlindurit në vendin e Egjiptit, që nga i parëlinduri i Faraonit që rrinte mbi fronin e tij, deri te i parëlinduri i të burgosurit që ishte në burg, si dhe çdo pjellë e parë e bagëtive.

alb@Exodus:12:30 @ Kështu Faraoni u ngrit natën, ai me gjithë shërbëtorët e tij dhe gjithë Egjiptasit; dhe u dëgjua një klithmë e madhe në Egjipt, sepse nuk kishte shtëpi ku të mos kishte një të vdekur.

alb@Exodus:12:31 @ Atëherë ai thirri Moisiun dhe Aaronin natën dhe u tha: "Çohuni dhe largohuni nga mesi i popullit tim, ju dhe bijtë e Izraelit; dhe shkoni t`i shërbeni Zotit, siç e keni thënë.

alb@Exodus:12:32 @ Merrni me vete kopetë e bagëtive të imta dhe të trasha, siç keni thënë, dhe shkoni; dhe më bekoni edhe mua!".

alb@Exodus:12:34 @ Populli mori me vete brumin e bukës para se ai të vinte; i mbështolli magjet e tij me rroba trupi dhe i vuri mbi kurriz.

alb@Exodus:12:36 @ dhe Zoti bëri që Egjiptasit ta shikonin me sy të mirë popullin dhe t`i jepnin atë që kërkonte. Kështu i zhveshën Egjiptasit.

alb@Exodus:12:38 @ Dhe me ta iku gjithashtu një përzierje e madhe njerëzish, bashkë me kopetë e tyre të bagëtive të imta dhe të trasha, një numër i madh kafshësh.

alb@Exodus:12:39 @ Dhe ata e poqën brumin që kishin sjellë nga Egjipti, duke bërë kuleçë të ndormë; në fakt brumi nuk kishte maja, sepse ata u dëbuan nga Egjipti dhe nuk mundën të mënojnë, as të përgatisin rezerva për udhëtimin.

alb@Exodus:12:41 @ Në fund të katërqind e tridhjetë vjetëve, pikërisht atë ditë, ndodhi që të gjitha radhët e Zotit dolën nga vendi i Egjiptit.

alb@Exodus:12:42 @ Kjo është një natë për t`u kremtuar për nder të Zotit, sepse ai i nxori nga vendi i Egjiptit; kjo natë do të jetë një kremtim solemn ndaj Zotit, për të gjithë bijtë e Izraelit brez pas brezi.

alb@Exodus:12:43 @ Pastaj Zoti i tha Moisiut dhe Aaronit: "Ky është rregulli i Pashkëve: asnjë i huaj nuk do të hajë;

alb@Exodus:12:46 @ Qengji do të hahet vetëm në një shtëpi; asnjë pjesë të mishit të tij nuk do ta nxirrni jashtë shtëpisë dhe nuk do të thyeni asnjë kockë të tij.

alb@Exodus:12:48 @ Dhe kur një i huaj do të banojë me ty do të dojë të kremtojë Pashkët për nder të Zotit, tërë meshkujt e familjes së tij duhet të rrethpriten më parë dhe pastaj ai le të afrohet për të kremtuar këtë ditë, ai do të konsiderohet si i lindur në vend; por asnjë i parrethprerë s`ka për të ngrënë.

alb@Exodus:12:50 @ Tërë bijtë e Izraelit vepruan në këtë mënyrë; ata bënë pikërisht atë që Zoti i kishte urdhëruar Moisiut dhe Aaronit.

alb@Exodus:12:51 @ Kështu ndodhi që pikërisht atë ditë Zoti i bëri bijtë e Izraelit të dalin nga vendi i Egjiptit, simbas radhëve të tyre.

alb@Exodus:13:1 @ Zoti i foli Moisiut duke i thënë:

alb@Exodus:13:3 @ Pastaj Moisiu i tha popullit: "Mbajeni mend këtë ditë, gjatë së cilës dolët nga Egjipti, nga shtëpia e skllavërisë; sepse Zoti ju nxori nga ky vend me dorë të fuqishme; nuk do të hahet bukë me maja.

alb@Exodus:13:5 @ Atëherë pra kur Zoti do të bëjë që të hyni në vendin e Kananejve, të Hitejve, të Amorejve, të Hivejve dhe të Jebusejve që u është betuar etërve të tu të të japë, vend ku rrjedh qumështi dhe mjalti, do të kryesh këtë rit gjatë këtij muaji.

alb@Exodus:13:6 @ Shtatë ditë me radhë do të hash bukë të ndorme; dhe ditën e shtatë do të bëhet një festë për Zotin.

alb@Exodus:13:8 @ Atë ditë do t`ia shpjegosh këtë gjë birit tënd, duke i thënë: "Veprohet kështu për shkak të asaj që bëri Zoti për mua kur dola nga Egjipti".

alb@Exodus:13:9 @ Dhe do të jetë për ty si një shenjë mbi dorën tënde dhe si një kujtim ndër sytë e tu, me qëllim që ligji i Zotit të jetë në gojën tënde; sepse Zoti të bëri të dalësh nga Egjipti me dorë të fuqishme.

alb@Exodus:13:10 @ Zbatoje pra këtë rregull në kohën e caktuar, vit pas viti.

alb@Exodus:13:11 @ Kur Zoti do të ketë bërë që të hysh në vendin e Kananejve, ashtu siç të është betuar ty dhe etërve të tu, dhe do të ta ketë dhënë atë,

alb@Exodus:13:12 @ do t`i shenjtërosh Zotit tërë ata që çelin barkun dhe çdo pjellje të parë të bagëtisë që ti zotëron: meshkujt do t`i takojnë Zotit.

alb@Exodus:13:14 @ Kur në të ardhmen biri yt do të të pyesë, duke thënë: "Çfarë do të thotë kjo?", ti do t`i përgjigjesh: "Zoti na bëri të dalim nga Egjipti, nga shtëpia e skllavërisë, me dorë të fuqishme;

alb@Exodus:13:15 @ dhe ndodhi që, kur Faraoni nguli këmbë të mos na linte të shkonim, Zoti vrau tërë të parëlindurit në vendin e Egjiptit, si të parëlindurit e njerëzve ashtu dhe të parëlindurit e kafshëve

alb@Exodus:13:16 @ Kjo do të jetë si një shenjë mbi dorën tënde dhe një ballore midis syve të tu, sepse Zoti na bëri të dalim nga Egjipti me dorë të fuqishme".

alb@Exodus:13:18 @ Por Perëndia bëri që populli të vinte një herë përqark, nëpër rrugën e shkretëtirës, drejt Detit të Kuq. Dhe bijtë e Izraelit dolën të armatosur nga vendi i Egjiptit.

alb@Exodus:13:20 @ Kështu ata u nisën nga Sukothi dhe fushuan në Etham, buzë shkretëtirës.

alb@Exodus:13:21 @ Dhe Zoti shkonte para tyre, ditën në një kolonë resh për t`i udhëhequr në rrugë, dhe natën në një kolonë zjarri për t`u bërë atyre dritë, që të mund të ecnin ditën dhe natën.

alb@Exodus:14:1 @ Pastaj Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:

alb@Exodus:14:2 @ "U thuaj bijve të Izraelit të kthehen prapa dhe të vendosin kampin e tyre përballë Pi-Hahirothit, midis Migdolit dhe detit, përballë Baal-Tsefonit; vendosni kampin tuaj përpara këtij vendi pranë detit.

alb@Exodus:14:3 @ Atëherë Faraoni do të thotë për bijtë e Izraelit: "Ata po enden si të humbur në vend; shkretëtira i mban të mbyllur".

alb@Exodus:14:4 @ Dhe unë do ta ngurtësoj zemrën e Faraonit, dhe ai do t`i ndjekë ata; por unë do të siguroj lavdi nga Faraoni dhe nga gjithë ushtria e tij, dhe Egjiptasit do të mësojnë që unë jam Zoti". Dhe ata ashtu vepruan.

alb@Exodus:14:5 @ Pastaj iu njoftua mbretit të Egjiptit që populli kishte ikur; dhe zemra e Faraonit dhe e shërbëtorëve të tij ndryshoi kundrejt popullit, dhe ata thanë: "Ç`bëmë që e lamë Izraelin të ikë nga shërbimi ynë?".

alb@Exodus:14:6 @ Kështu Faraoni bëri që të përgatitej qerrja e tij dhe mori me vete popullin e tij.

alb@Exodus:14:7 @ Mori dhe gjashtëqind qerre të zgjedhura dhe tërë qerret e Egjiptit, me luftëtarë në secilin prej tyre.

alb@Exodus:14:8 @ Dhe Zoti e ngurtësoi zemrën e Faraonit, mbretit të Egjiptit, dhe ai i ndoqi bijtë e Izraelit, që dilnin plot trimëri.

alb@Exodus:14:9 @ Egjiptasit i ndoqën; dhe tërë kuajt, qerret e Faraonit, kalorësit e tij dhe ushtria e tij i arritën kur kishin fushuar pranë detit, në afërsi të Pi-Hahirothit, përballë Baal-Tsefonit.

alb@Exodus:14:10 @ Ndërsa Faraoni po afrohej, bijtë e Izraelit ngritën sytë; dhe ja, Egjiptasit marshonin prapa tyre, prandaj patën shumë frikë; dhe bijtë e Izraelit i klithën Zotit,

alb@Exodus:14:11 @ dhe i thanë Moisiut: "Pse, nuk kishte varre në Egjipt, që na solle të vdesim në shkretëtirë? Pse e bëre këtë gjë me ne, duke na nxjerrë nga Egjipti?

alb@Exodus:14:12 @ A nuk ishte vallë kjo për të cilën të flisnim në Egjipt, duke të thënë: "Na lër rehat, kështu do të mund t`u shërbejmë Egjiptasve"? Sepse për ne do të qe më mirë t`u shërbenim Egjiptasve se sa të vdesim në shkretëtirë".

alb@Exodus:14:13 @ Por Moisiu i tha popullit: "Mos kini frikë, qëndroni dhe çlirimi do të vijë nga Zoti, i cili do ta bëjë sot për ju; sepse Egjiptasit që shihni sot, nuk do t`i shihni më kurrë.

alb@Exodus:14:14 @ Zoti do të luftojë për ju, dhe ju do të rrini të qetë".

alb@Exodus:14:15 @ Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Pse më bërtet mua? U thuaj bijve të Izraelit të shkojnë përpara.

alb@Exodus:14:16 @ Dhe ti ço lart bastunin tënd, shtrije dorën mbi det dhe ndaje atë, në mënyrë që bijtë e Izraelit të mund të kalojnë në mes të detit në të thatë.

alb@Exodus:14:18 @ Dhe Egjiptasit do të dinë që unë jam Zoti, kur unë do të fitoj lavdi nga Faraoni, nga qerret e tij dhe nga kalorësit e tij".

alb@Exodus:14:20 @ Dhe kështu vajti e u vendos midis fushimit të Egjiptit dhe fushimit të Izraelit; dhe reja prodhonte errësirë për njërën palë, ndërsa u jepte dritë të tjerëve natën. Kështu tërë natën kurrkush nuk iu afrua tjetrit.

alb@Exodus:14:21 @ Atëherë Moisiu shtriu dorën e tij mbi detin; dhe Zoti bëri që të tërhiqet deti nga një erë e fortë nga lindja që fryu tërë atë natë dhe e shndërroi detin në tokë të thatë; dhe ujërat u ndanë.

alb@Exodus:14:22 @ Kështu bijtë e Izraelit hynë në mes të detit në të thatë; dhe ujërat formonin si një mur në të djathtë dhe të majtë të tyre.

alb@Exodus:14:23 @ Dhe Egjiptasit i ndoqën; dhe tërë kuajt e Faraonit, qerret e tij dhe kalorësit e tij hynë pas tyre në mes të detit.

alb@Exodus:14:24 @ Aty nga agimi i mëngjesit ndodhi që Zoti i hodhi sytë në kampin e Egjiptasve nga kolona e zjarrit dhe nga reja, dhe i dha dërmën.

alb@Exodus:14:25 @ Ai bëri të shkëputen rotat e qerreve të tyre dhe e bëri të vështirë përparimin e tyre. Kështu Egjiptasit thanë: "T`ia mbathim para Izraelit, sepse Zoti lufton bashkë me ta kundër Egjiptasve".

alb@Exodus:14:26 @ Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Shtrije dorën tënde mbi detin, me qëllim që ujërat e tij të kthehen mbi Egjiptasit, mbi qerret dhe kalorësit e tyre".

alb@Exodus:14:27 @ Atëherë Moisiu shtriu dorën e tij mbi detin; kështu në të gdhirë, deti u kthye në vendin e tij të zakonshëm; Egjiptasit ikën para tij; dhe Zoti i përlau Egjiptasit në mes të detit.

alb@Exodus:14:29 @ Por bijtë e Izraelit vazhduan të ecnin në tokë të thatë në mes të detit, dhe ujërat qenë për ta si një mur, në të djathtë të tyre dhe në të majtë të tyre.

alb@Exodus:14:30 @ Kështu, atë ditë, Zoti e shpëtoi Izraelin nga dora e Egjiptasve, dhe Izraeli pa mbi bregun e detit Egjiptasit e vdekur.

alb@Exodus:14:31 @ Izraeli pa fuqinë e madhe që Zoti kishte treguar kundër Egjiptasve, dhe populli pati frikë nga Zoti dhe besoi te Zoti dhe te Moisiu shërbëtor i tij.

alb@Exodus:15:1 @ Atëherë Moisiu dhe bijtë e Izraelit i kënduan këtë kantik Zotit dhe folën duke thënë: "Unë do t`i këndoj Zotit, sepse u lartësua shumë; hodhi në det kuaj dhe kalorës.

alb@Exodus:15:2 @ Zoti është forca ime dhe kantiku im, ka qënë shpëtimi im. Ky është Perëndia im, unë do ta përlëvdoj; është Perëndia i atit tim, unë do ta lartësoj.

alb@Exodus:15:3 @ Zoti është një luftëtar, emri i tij është Zoti.

alb@Exodus:15:4 @ Ai hodhi në det qerret e Faraonit dhe ushtrinë e tij, luftëtarët më të mirë të tij u mbytën në Detin e Kuq.

alb@Exodus:15:7 @ Me madhështinë e madhërisë sate, ti i përmbys ata që ngrihen kundër teje; ti nxjer jashtë zemërimin tënd, ai i prish ata sikur të ishin kallamishte.

alb@Exodus:15:8 @ Sa të shfrysh nga vrimat e hundëve, ujërat janë grumbulluar, valët janë ngritur si një mur, dhe dallgët janë përforcuar në zemrën e detit.

alb@Exodus:15:9 @ Armiku thoshte: "Do t`i ndjek, do t`i arrij, do të ndaj kufomat, lakmia ime do të ngopet mbi ta; do të zhvesh shpatën time, dora ime do t`i shfarosë".

alb@Exodus:15:10 @ Po ti dërgove jashtë frymën tënde dhe deti i mbuloi; u mbytën si plumbi në ujërat e fuqishme.

alb@Exodus:15:12 @ Ti shtrive dorën e djathtë, dhe toka i gëlltiti.

alb@Exodus:15:14 @ Popujt e kanë dëgjuar këtë dhe dridhen. Ankthi ka mbërthyer banorët e Filistinës.

alb@Exodus:15:16 @ Frika dhe tmerri do të bierë mbi ta. Falë forcës së krahut tënd do të bëhen të palëvizshëm si guri, deri sa populli yt, o Zot, të kalojë, deri sa të kalojë populli që ti ke blerë.

alb@Exodus:15:17 @ Ti do t`i futësh dhe do t`i vendosësh në malin e trashëgimisë sate, në vendin që ke përgatitur, o Zot, për banesën tënde, në shenjtëroren që duart e tua, o Perëndi, kanë vendosur.

alb@Exodus:15:18 @ Zoti do të mbretërojë gjithnjë, përjetë".

alb@Exodus:15:19 @ Pasi kuajt e Faraonit me qerret e tij dhe kalorësit e tij kishin hyrë në det, dhe Zoti kishte kthyer mbi ta ujërat e detit, por bijtë e Izraelit kishin ecur në mes të detit, në të thatë

alb@Exodus:15:21 @ Dhe Miriami u këndonte atyre: "Këndojini Zotit, sepse u lartësua shumë; hodhi në det kuaj dhe kalorës".

alb@Exodus:15:22 @ Pastaj Moisiu i nisi Izraelitët nga Deti i Kuq dhe këta u drejtuan nga shkretëtira e Shurit; ecën tri ditë në shkretëtirë dhe nuk gjetën ujë.

alb@Exodus:15:24 @ Atëherë populli murmuriti kundër Moisiut, duke thënë: "Ç`do të pimë?".

alb@Exodus:15:25 @ Kështu ai i bërtiti Zotit; dhe Zoti i tregoi një dru; ai e hodhi atë në ujë, dhe ujërat u bënë të ëmbla. Atje Zoti i dha popullit një ligj dhe një dekret, dhe e vuri kështu popullin në provë,

alb@Exodus:15:26 @ dhe tha: "Në qoftë se ti dëgjon me vëmëndje zërin e Zotit, Perëndisë tënd, dhe bën atë që është e drejtë në sytë e tij dhe dëgjon urdhërimet e tij dhe respekton tërë ligjet e tij, unë nuk do të jap asnjë nga ato sëmundje që u kam dhënë Egjiptasve, sepse unë jam Zoti që të shëron".

alb@Exodus:16:1 @ Pastaj ata u nisën nga Elimi dhe tërë asambleja e bijve të Izraelit arriti në shkretëtirën e Sinit, që ndodhet midis Elimit dhe Sinait, ditën e pesëmbëdhjetë të muajit të dytë mbas nisjes së tyre nga vendi i Egjiptit.

alb@Exodus:16:2 @ Dhe tërë asambleja e bijve të Izraelit murmuriti kundër Moisiut dhe Aaronit në shkretëtirë.

alb@Exodus:16:3 @ Bijtë e Izraelit u thanë atyre: "Ah, le të kishim vdekur nga dora e Zotit në vendin e Egjiptit, ku uleshim pranë tenxhereve me mish dhe hanim bukë sa ngopeshim! Sepse ju na çuat në këtë shkretëtirë që të vdesë nga uria tërë kjo asamble".

alb@Exodus:16:4 @ Zoti i tha Moisiut: "Ja, unë do të bëj që të bjerë manë mbi juve nga qielli; dhe populli do të dalë çdo ditë për të mbledhur racionin e ditës, sepse unë dua ta vë në provë për të parë në se do të ecë ose jo simbas ligjit tim.

alb@Exodus:16:5 @ Por ditën e gjashtë, kur do të përgatisin nozullimin që duhet të çojnë në shtëpi, ai do të jetë dyfishi i atij që mbledhin çdo ditë".

alb@Exodus:16:6 @ Atëherë Moisiu dhe Aaroni u thanë gjithë bijve të Izraelit: "Në mbrëmje do të mësoni që Zoti është ai që ju nxori nga vendi i Egjiptit;

alb@Exodus:16:7 @ dhe në mëngjes keni për të parë lavdinë e Zotit, sepse ai i ka dëgjuar murmuritjet tuaja kundër Zotit; por ne çfarë jemi që murmurisni kundër nesh?".

alb@Exodus:16:8 @ Moisiu tha akoma: "Kjo ka për të ndodhur, kur Zoti do t`ju japë mish për të ngrënë në mbrëmje dhe bukë që të ngopeni në mëngjes, sepse Zoti i dëgjoi murmuritjet tuaja kundër tij. Po ne çfarë jemi? Murmuritjet tuaja nuk janë kundër nesh, por kundër Zotit".

alb@Exodus:16:9 @ Pastaj Moisiu i tha Aaronit: "Thuaji gjithë asamblesë së bijve të Izraelit: "Afrohuni para Zotit, sepse ai i dëgjoi murmuritjet tuaja"".

alb@Exodus:16:10 @ Ndërsa Aaroni i fliste tërë asamblesë së bijve të Izraelit, ata u sollën drejt shkretëtirës; dhe ja lavdia e Zotit u shfaq në re.

alb@Exodus:16:11 @ Dhe Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:

alb@Exodus:16:12 @ "Unë i dëgjova murmuritjet e bijve të Izraelit; folu atyre, duke thënë: "Në të ngrysur do të hani mish dhe në mëngjes do të ngopeni me bukë; dhe do të mësoni që unë jam Zoti, Perëndia juaj"".

alb@Exodus:16:14 @ Pastaj shtresa e vesës u zhduk, dhe ja, mbi sipërfaqen e shkretëtirës u duk një gjë e hollë dhe e rrumbullakët, e hollë si bryma mbi tokë.

alb@Exodus:16:15 @ Kur bijtë e Izraelit e panë, i thanë njeri tjetrit: "Çfarë është?", sepse nuk e dinin se ç`ishte. Dhe Moisiu u tha atyre: "Kjo është buka që Zoti iu dha për të ngrënë.

alb@Exodus:16:16 @ Ja çfarë ka urdhëruar Zoti: Secili të mbledhë aq sa i duhet për ushqimin e tij, një omer për frymë, sipas numrit të personave që jeni; secili nga ju të marrë për ata që janë në çadrën e tij".

alb@Exodus:16:18 @ E matën me omerin; dhe kush kishte mbledhur shumë nuk pati tepricë; dhe kush kishte mbledhur më pak nuk pati mangut. Gjithkush mblodhi simbas nevojës së tij për ushqim.

alb@Exodus:16:21 @ Kështu e mblidhnin çdo mëngjes; secili sipas nevojës së tij për ushqim; por kur dielli bëhej i nxehtë, mana e mbledhur shkrihej

alb@Exodus:16:23 @ Atëherë ai u tha: "Kjo është ajo që ka thënë Zoti: Nesër është një ditë solemne pushimi, një e shtunë e shenjtë për Zotin; piqni sot atë që duhet të piqni dhe zieni atë që duhet të zieni; dhe çdo gjë që ju tepron, vëreni mënjanë dhe ruajeni deri nesër".

alb@Exodus:16:25 @ Moisiu tha: "Hajeni sot, se sot është e shtuna e shenjtë e Zotit; sot nuk do ta gjeni nëpër fushat.

alb@Exodus:16:28 @ Atëherë Zoti i tha Moisiut: "Deri kur do të kundërshtoni të zbatoni urdhërimet e mia dhe ligjet e mia?

alb@Exodus:16:29 @ Mos harroni që Zoti ju ka dhënë të shtunën; për këtë arësye ditën e gjashtë ju jep bukë për dy ditë. Secili të qëndrojë në vendin e tij; asnjeri të mos dalë nga çadra e tij ditën e shtatë".

alb@Exodus:16:31 @ Dhe shtëpia e Izraelit e quajti Mana; ajo ishte e ngjashme me farën e koriandrit, e bardhë dhe me shijen e revanisë që bëhet me mjaltë.

alb@Exodus:16:32 @ Pastaj Moisiu tha: "Kjo është ajo që Zoti ka urdhëruar: "Mbush me të një omer, me qëllim që të ruhet për pasardhësit tuaj, që ata të shohin bukën që ju bëra të hani në shkretëtirë, kur ju nxora nga vendi i Egjiptit"".

alb@Exodus:16:33 @ Moisiu i tha pastaj Aaronit: "Merr një enë, vër brenda saj një omer të plotë mane dhe vendose para Zotit, me qëllim që të ruhet për pasardhësit tuaj".

alb@Exodus:16:34 @ Ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun, Aaroni e vendosi para Dëshmisë, që të ruhej.

alb@Exodus:17:1 @ Pastaj tërë asambleja e bijve të Izraelit u nis nga shkretëtira e Sinit, duke marshuar me etapa sipas urdhrave të Zotit, dhe u vendos në Redifim. Por nuk kishte ujë të pijshëm për popullin.

alb@Exodus:17:2 @ Atëherë populli u grind me Moisiun dhe i tha: "Na jep ujë për të pirë". Moisiu u përgjigj: "Pse grindeni me mua? Pse tundoni Zotin?".

alb@Exodus:17:3 @ Atje populli pati etje për ujë dhe murmuriti kundër Moisiut, duke thënë: "Pse na bëre të ikim nga Egjipti që të vdesim nga etja ne, bijtë tanë dhe bagëtia jonë?".

alb@Exodus:17:4 @ Kështu Moisiu i thirri Zotit, duke i thënë: "Çfarë të bëj për këtë popull? Edhe pak dhe ata do të më vrasin me gurë".

alb@Exodus:17:5 @ Zoti i tha Moisiut: "Kalo para popullit dhe merr me vete disa pleq nga Izraeli; merr në dorë edhe bastunin me të cilin rrahe lumin, dhe nisu.

alb@Exodus:17:6 @ Ja, unë do të rri përpara teje, atje mbi shkëmbin në Horeb; ti do të rrahësh shkëmbin, prej të cilit do të burojë ujë dhe populli do të pijë". Kështu bëri Moisiu para syve të pleqve të Izraelit.

alb@Exodus:17:7 @ Prandaj e quajti këtë vend Masa dhe Meriba për shkak të grindjeve që pati me bijtë e Izraelit, dhe sepse kishin tunduar Zotin, duke thënë: "A është vallë Zoti në mes nesh, apo jo?".

alb@Exodus:17:11 @ Dhe ndodhi që, kur Moisiu ngrinte dorën e tij, Izraeli fitonte; përkundrazi, kur e ulte dorën, fitonte Amaleku.

alb@Exodus:17:12 @ Por duart e Moisiut ishin rënduar, kështu që ata morën një gur dhe ia vunë poshtë, ai u ul mbi të ndërsa Aaroni dhe Huri ia mbanin duart, njëri nga një krah, tjetri nga krahu tjetër; kështu duart e tij mbetën të palëvizura deri në perëndimin e diellit.

alb@Exodus:17:13 @ Prandaj Jozueu mundi Amalekun dhe njerëzit e tij, duke i prerë me shpata.

alb@Exodus:17:14 @ Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Shkruaje këtë ngjarje në një libër, që të mos harrohet kurrë, dhe njofto Jozueun që unë do ta fshij fare kujtimin e Amalekut nën qiellin".

alb@Exodus:17:15 @ Moisiu ndërtoi pastaj një altar, të cilit i vuri emrin: "Zoti është flamuri im"; dhe tha:

alb@Exodus:17:16 @ "Dora u ngrit kundër fronit të Zotit, dhe Zoti do t`i bëjë luftë Amalekut brez pas brezi".

alb@Exodus:18:1 @ Jethro, prift i Madianit, vjehrri i Moisiut, dëgjoi të gjitha ato që Perëndia kishte bërë për Moisiun dhe për Izraelin popullin e tij: si e kishte nxjerrë Zoti Izraelin nga Egjipti.

alb@Exodus:18:4 @ dhe tjetri Eliezer (sepse ai kishte thënë: "Perëndia i atit tim ka qenë ndihmësi im dhe më ka shpëtuar nga shpata e Faraonit").

alb@Exodus:18:5 @ Jethro, pra, vjehrri i Moisiut, erdhi te Moisiu bashkë me bijtë e tij dhe bashkëshorten e tij, në shkretëtirë ku ishte vendosur ai, në malin e Perëndisë.

alb@Exodus:18:6 @ I kishte çuar fjalë Moisiut: "Unë, Jethro, vjehrri yt, po vij te ti bashkë me gruan tënde dhe dy bijtë e saj".

alb@Exodus:18:7 @ Kështu Moisiu doli për të takuar vjehrrin e tij, u përkul dhe e puthi; pyetën njëri tjetrin për shëndetin e tyre, pastaj hynë në çadër.

alb@Exodus:18:8 @ Atëherë Moisiu i tregoi vjehrrit të tij të gjitha ato që Zoti u kishte bërë Faraonit dhe Egjiptasve për shkak të Izraelit, të gjitha fatkeqësitë e pësuara gjatë udhëtimit, dhe si i kishte shpëtuar Zoti.

alb@Exodus:18:9 @ Dhe Jethro u gëzua për të gjitha të mirat që Zoti i kishte bërë Izraelit, duke e shpëtuar nga dora e Egjiptasve.

alb@Exodus:18:10 @ Pastaj Jethro i tha: "Bekuar qoftë Zoti, që ju çliroi nga dora e Egjiptasve dhe nga dora e Faraonit, dhe çliroi popullin nga zgjedha e Egjiptasve!

alb@Exodus:18:11 @ Tani e di që Zoti është më i madhi nga tërë perënditë; po, ai ua vërtetoi atyre me sa krenari, kur vepruan me kryelartësi kundër Izraelit".

alb@Exodus:18:14 @ Kur vjehrri i Moisiut pa të gjitha ato që ky bënte për popullin, tha: "Ç`është kjo që bën ti me popullin? Pse ulesh vetëm, dhe tërë populli të rri përqark nga mëngjesi deri në mbrëmje?".

alb@Exodus:18:15 @ Moisiu iu përgjigj vjehrrit të tij: "Sepse populli vjen tek unë për t`u këshilluar me Perëndinë.

alb@Exodus:18:16 @ Kur ata kanë ndonjë problem, vinë tek unë, dhe unë gjykoj njërin dhe tjetrin dhe u bëj të njohur kanunet e Perëndisë dhe ligjet e tij".

alb@Exodus:18:17 @ Por vjehrri i Moisiut i tha: "Ajo që bën ti nuk shkon mirë.

alb@Exodus:18:18 @ Do të rraskapitesh më në fund, ti dhe ky popull që është me ty, sepse detyra që ke marrë përsipër është shumë e vështirë. Nuk mund t`ia dalësh në krye vetëm.

alb@Exodus:18:19 @ Tani dëgjomë; unë do të të jap një këshillë dhe Perëndia qoftë me ty: përfaqësoje ti popullin përpara Perëndisë dhe paraqitja Perëndisë problemet e tyre.

alb@Exodus:18:21 @ Por zgjidh në mes të të gjithë popullit disa njerëz të aftë që kanë frikë nga Perëndia, njerëz të besuar, që e urrejnë fitimin e padrejtë dhe vendosi mbi popullin si krerë të mijërave, krerë të qindrave, krerë të pesëdhjetrave dhe krerë të dhjetrave.

alb@Exodus:18:23 @ Në qoftë se ti vepron kështu, dhe kështu të urdhëron Perëndia, mund të mbahesh; dhe tërë ky popull do të arrijë faqebardhë në vendin e caktuar për të".

alb@Exodus:18:24 @ Moisiu e dëgjoi zërin e vjehrrit të tij, dhe bëri gjithçka që i kishte thënë.

alb@Exodus:18:26 @ Kështu ata e gjykonin popullin në çdo kohë; çështjet e vështira ia parashtronin Moisiut, por çdo problem të vogël e zgjidhnin vetë.

alb@Exodus:18:27 @ Pastaj Moisiu u nda nga vjehrri i tij, i cili u kthye në vendin e vet.

alb@Exodus:19:1 @ Ditën e parë të muajit të tretë nga dalja prej vendit të Egjiptit, po atë ditë, bijtë e Izraelit arritën në shkretëtirën e Sinait.

alb@Exodus:19:2 @ Të nisur nga Refidimi, ata arritën në shkretëtirën e Sinait dhe fushuan aty; Izraeli e ngriti kampin e tij përballë malit.

alb@Exodus:19:3 @ Pastaj Moisiu u ngjit drejt Perëndisë; dhe Zoti i thirri nga mali, duke i thënë: "Kështu do t`i thuash shtëpisë së Jakobit dhe këtë do t`u njoftosh bijve të Izraelit:

alb@Exodus:19:5 @ Prandaj, në qoftë se do ta dëgjoni me vëmendje zërin tim dhe zbatoni besëlidhjen time, do të jeni thesari im i veçantë ndërmjet tërë popujve, sepse gjithë toka është imja.

alb@Exodus:19:7 @ Atëherë Moisiu dërgoi e thirri pleqtë e popullit, dhe u tha tërë këto fjalë që Zoti kishte urdhëruar të thoshte.

alb@Exodus:19:8 @ Dhe tërë populli u përgjigj bashkë dhe tha: "Ne do të bëjmë gjithçka që ka thënë Zoti". Kështu Moisiu i raportoi Zotit fjalët e popullit.

alb@Exodus:19:9 @ Dhe Zoti i tha Moisiut: "Ja, unë do të vij te ti në një re të dendur, me qëllim që populli të dëgjojë kur unë do të flas me ty, dhe të të besojë për gjithnjë". Pastaj Moisiu i tregoi Zotit fjalët e popullit.

alb@Exodus:19:10 @ Atëherë Zoti i tha Moisiut: "Shko te populli, shenjtëroje atë sot dhe nesër, dhe bëj që të lajë rrobat

alb@Exodus:19:11 @ Dhe të jenë gati për ditën e tretë, sepse ditën e tretë Zoti do të zbresë mbi malin e Sinait para syve të tërë popullit.

alb@Exodus:19:12 @ Ti do të përcaktosh rreth e qark kufij për popullin dhe do të thuash: Ruhuni se ngjiteni në mal ose prekni skajet e tij. Kushdo që do të prekë malin do të dënohet me vdekje.

alb@Exodus:19:14 @ Kështu Moisiu zbriti nga mali drejt popullit; shenjtëroi popullin dhe ata i lanë rrobat e tyre.

alb@Exodus:19:15 @ Pastaj i tha popullit: "Bëhuni gati brenda tri ditëve; mos iu afroni grave".

alb@Exodus:19:16 @ Ditën e tretë, sa u bë mëngjes, pati bubullima dhe vetëtima; mbi mal doli një re e dendur dhe u dëgjua një zë shumë i fortë borie; dhe tërë populli që ishte në kamp u drodh.

alb@Exodus:19:18 @ Mali i Sinait ishte tërë tym, sepse Zoti kishte zbritur mbi të në zjarr; tymi i tij ngrihej si tymi i një furre, dhe tërë mali dridhej fort.

alb@Exodus:19:20 @ Zoti zbriti pra mbi malin e Sinait, në majë të tij; pastaj Zoti thirri Moisiun në majë të malit dhe Moisiu u ngjit atje.

alb@Exodus:19:21 @ Dhe Zoti i tha Moisiut: "Zbrit dhe paralajmëro popullin solemnisht, që të mos sulet drejt Zotit për ta parë, dhe kështu shumë prej tyre të gjejnë vdekjen.

alb@Exodus:19:22 @ Edhe priftërinjtë që do t`i afrohen Zotit të shenjtërohen, që Zoti të mos sulet kundër tyre".

alb@Exodus:19:23 @ Moisiu i tha Zotit: "Populli nuk mund të ngjitej mbi malin e Sinait, sepse ti na ke urdhëruar solemnisht, duke thënë: "Vër kufi rreth malit dhe shenjtëroje"".

alb@Exodus:19:24 @ Por Zoti i tha: "Shko, zbrit poshtë; pastaj ngjitu, ti edhe Aaroni bashkë me ty; por priftërinjtë dhe populli të mos sulen për t`u ngjitur te Zoti, që ai të mos u sulet atyre".

alb@Exodus:19:25 @ Kështu Moisiu zbriti te populli dhe i foli atij.

alb@Exodus:20:2 @ "Unë jam Zoti, Perëndia yt, që të nxori nga vendi i Egjiptit, nga shtëpia e skllavërisë.

alb@Exodus:20:5 @ Nuk do të përkulesh para tyre dhe as do t`i shërbesh, sepse unë, Zoti, Perëndia yt, jam një Perëndi xheloz që dënon padrejtësinë e etërve mbi fëmijve të tyre deri në brezin e tretë dhe të katërt të atyre që më urrejnë,

alb@Exodus:20:7 @ Nuk do ta përdorësh emrin e Zotit, të Perëndisë tënd, kot, sepse Zoti nuk do të lërë të pandëshkuar atë që përdor kot emrin e tij.

alb@Exodus:20:10 @ por dita e shtatë është e shtuna, e shenjtë për Zotin, Perëndinë tënd; nuk do të bësh në atë ditë asnjë punë, as ti, as biri yt, as bija jote, as shërbëtori yt, as shërbëtorja jote, as kafshët e tua, as i huaji që ndodhet brenda portave të tua;

alb@Exodus:20:11 @ sepse në gjashtë ditë Zoti krijoi qiejt dhe tokën, detin dhe gjithçka që është në to, dhe ditën e shtunë ai pushoi; prandaj Zoti e ka bekuar ditën e shabatit dhe e ka shenjtëruar atë.

alb@Exodus:20:12 @ Do të nderosh atin tënd dhe nënën tënde, me qëllim që ditët e tua të jenë të gjata mbi tokën që Zoti, Perëndia yt, po të jep

alb@Exodus:20:17 @ Nuk do të dëshirosh shtëpinë e të afërmit tënd; nuk do të dëshirosh gruan e të afërmit tënd, as shërbëtorin e tij, as shërbëtoren e tij, as lopën e tij, as gomarin e tij, as asgjë tjetër që është e të afërmit tënd".

alb@Exodus:20:18 @ Tani tërë populli dëgjonte bubullimat, tingullin e borisë dhe shihte shkreptimat dhe malin që nxirrte tym. Para kësaj pamjeje, populli dridhej dhe qëndronte larg.

alb@Exodus:20:19 @ Prandaj ata i thanë Moisiut: "Fol ti me ne dhe ne do të të dëgjojmë, por të mos na flasë Perëndia që të mos vdesim".

alb@Exodus:20:20 @ Moisiu i tha popullit: "Mos u trembni, sepse Perëndia erdhi që t`ju provojë, dhe me qëllim që frika e tij të jetë gjithmonë para jush, dhe kështu të mos mëkatoni".

alb@Exodus:20:22 @ Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Do t`u thuash kështu bijve të Izraelit: "Ju vetë e patë që kam folur me ju nga qielli.

alb@Exodus:20:24 @ Do të bësh për mua një altar prej dheu dhe mbi të do të ofrosh olokaustet e tua, flitë e tua të falënderimit, delet dhe qetë e tua; në çdo vend ku do të bëj që emri im të kujtohet, do të vij te ti dhe do të të bekoj.

alb@Exodus:20:26 @ Dhe nuk do të ngjitesh në altarin tim me anë shkallaresh, me qëllim që mbi të të mos zbulohet lakuriqësia jote"".

alb@Exodus:21:2 @ Në rast se blen një skllav hebre, ai do të të shërbejë gjashtë vjet; por vitin e shtatë do të shkojë i lirë, pa paguar asgjë.

alb@Exodus:21:4 @ Në qoftë se zotëria e tij i jep grua dhe kjo i lind bij e bija, gruaja dhe fëmijët e saj do të jenë të zotërisë, dhe ai do të shkojë vetëm.

alb@Exodus:21:5 @ Por në qoftë se skllavi thotë haptazi: "Unë e dua zotërinë time, gruan time dhe fëmijët e mi, dhe nuk dua të shkoj i lirë",

alb@Exodus:21:6 @ atëherë pronari e tij do t`ia afrojë Perëndisë dhe do ta avitë te dera ose te shtalka; pastaj pronari e tij do t`i shpojë veshin me një fëndyell; dhe ai do t`i shërbejë për gjithnjë.

alb@Exodus:21:7 @ Në rast se dikush shet bijën e tij si shërbëtore, ajo nuk do të shkojë ashtu si shkojnë skllevërit.

alb@Exodus:21:9 @ Dhe në qoftë se e marton me birin e tij, do ta trajtojë në bazë të së drejtës të të bijave.

alb@Exodus:21:14 @ Në qoftë se ndokush vepron me paramendim kundër të afërmit të tij për ta vrarë me mashtrim, ti do ta shkëputësh edhe nga altari im, për të siguruar vdekjen e tij

alb@Exodus:21:15 @ Kush rreh atin ose nënën e tij do të dënohet me vdekje.

alb@Exodus:21:16 @ Kush rrëmben një njeri dhe e shet, ose gjendet në duart e tij, do të dënohet me vdekje.

alb@Exodus:21:17 @ Kush mallkon të atin ose të ëmën do të dënohet me vdekje.

alb@Exodus:21:20 @ Në qoftë se dikush rreh skllavin ose skllaven e tij me bastun, dhe ai ose ajo i vdesin në dorë, zotëria do të dënohet;

alb@Exodus:21:21 @ por në rast se mbijeton një ose dy ditë, nuk do të dënohet, sepse është pronë e tij.

alb@Exodus:21:22 @ Në rast se disa grinden dhe rrahin një grua me barrë aq sa ajo të dështojë, por nuk pëson dëme të tjera, rrahësi do të gjobitet aq sa t`i kërkojë bashkëshorti i gruas; ai do të paguajë zhdëmtimin simbas përcaktimit të gjykatësve;

alb@Exodus:21:26 @ Në rast se dikush godet syrin e skllavit ose të skllaves së tij dhe ai humbet, do t`i lërë të shkojnë të lirë si kompensim për syrin e humbur.

alb@Exodus:21:27 @ Dhe në rast se shkakton rënien e një dhëmbi skllavit ose skllaves së tij, do t`i lërë të shkojnë të lirë si kompensim për dhëmbin e humbur.

alb@Exodus:21:28 @ Në rast se një ka godet për vdekje me brirët e tij një burrë ose një grua, kau duhet të vritet me gurë dhe mishi i tij nuk do të hahet; por i zoti i kaut do të konsiderohet i pafajshëm.

alb@Exodus:21:29 @ Por në qoftë se kau e kishte zakon prej kohësh të plagoste me brirët e tij dhe i zoti ishte paralajmëruar, por nuk e kishte mbajtur të mbyllur, dhe kau pastaj vret një burrë o një grua, kau do të vritet me gurë dhe i zoti gjithashtu do të vritet.

alb@Exodus:21:30 @ Në qoftë se i caktohet një çmim për shpengim, ai duhet të japë për të shpenguar jetën e tij aq sa i kanë caktuar.

alb@Exodus:21:31 @ Në qoftë se kau godet një bir ose një bijë, do të veprohet ndaj tij sipas po këtij ligji.

alb@Exodus:21:32 @ Në qoftë se kau godet një skllav ose një skllave, i zoti i kaut do t`i paguajë të zotit të skllavit tridhjetë sikla argjendi dhe kau do të vritet me gurë.

alb@Exodus:21:34 @ pronari i gropës do ta paguajë zhdëmtimin; ai do t`i paguajë me para pronarit vleftën e kafshës dhe kafsha e ngordhur do të jetë e tij.

alb@Exodus:21:35 @ Në qoftë se kau i një njeriu godet për vdekje kaun e një tjetri, do të shitet kau i gjallë dhe do të ndahet çmimi i tij; edhe kau i ngordhur do të ndahet midis tyre.

alb@Exodus:21:36 @ Por në qoftë se dihet se ky ka e kishte zakon prej kohe të godiste me brirët, dhe i zoti nuk e ka mbajtur të mbyllur, ky do të paguajë ka për ka dhe kafsha e ngordhur do të jetë e tij".

alb@Exodus:22:2 @ Në rast se vjedhësi, i kapur kur po bën një thyerje, rrihet dhe vdes, pronari nuk është fajtor për vrasjen e tij.

alb@Exodus:22:3 @ Në rast se dielli ishte ngritur kur ndodhi ngjarja, ai është fajtor për vrasje. Hajduti duhet ta lajë dëmin; dhe po të jetë se nuk ka me se ta lajë, shitet për vjedhjen e kryer prej tij.

alb@Exodus:22:4 @ Në rast se gjëja e vjedhur, qoftë ka ose gomar ose dele, gjendet e gjallë në duart e tij, do të kthejë dyfishin e saj.

alb@Exodus:22:5 @ Në rast se ndokush dëmton një arë ose një vresht, duke i lëshuar kafshët e tij të kullosin në arën e një tjetri, do ta lajë dëmin e bërë me atë që ka më të mirë në arën dhe në vreshtin e tij.

alb@Exodus:22:7 @ Në rast se dikush i jep fqinjit të vet para ose sende për ruajtje, dhe këto vidhen nga shtëpia e këtij, në rast se gjendet vjedhësi, ai do të kthejë dyfishin.

alb@Exodus:22:8 @ Në rast se nuk gjendet vjedhësi, i zoti i shtëpisë do të dërgohet para Perëndisë për t`u betuar se nuk ka vënë dorë mbi pasurinë e fqinjit të tij.

alb@Exodus:22:9 @ Për çfarëdo lloj krimi, fjala vjen qoftë edhe për një ka, një gomar, një dele, një veshje apo çfarëdo sendi të humbur që një tjetër thotë se është i tij, çështja e të dy palëve do të shtrohet para Perëndisë; ai që Perëndia do të dënojë, do t`i kthejë dyfishin fqinjit të tij.

alb@Exodus:22:10 @ Në qoftë se ndokush i jep për ruajtje fqinjit të tij një gomar, një ka, një dele apo çfarëdo lloj tjetër kafshe, dhe kjo ngordh ose plagoset ose dhe merret pa e parë njeri,

alb@Exodus:22:11 @ të dy palët do të betohen para Zotit për të mësuar në se marrësi në dorëzim nuk ka vënë dorë mbi pasurinë e fqinjit të tij. I zoti i gjësë do të pranojë betimin, dhe tjetri nuk do të jetë i detyruar të lajë dëmet.

alb@Exodus:22:12 @ Por në qoftë se gjëja i është vjedhur, ai duhet ta lajë dëmin që ka pësuar i zoti.

alb@Exodus:22:14 @ Në qoftë se dikush merr hua nga fqinji i tij një kafshë, dhe kjo plagoset apo ngordh kur i zoti nuk është i pranishëm, ai duhet të dëmshpërblejë dëmin.

alb@Exodus:22:15 @ Në qoftë se i zoti është i pranishëm, nuk do të dëmshpërblejë dëmin; në qoftë se kafsha është marrë me qira, ajo përfshihet në çmimin e qirasë.

alb@Exodus:22:17 @ Në qoftë se ati refuzon prerazi t`ia japë, ai do të paguajë shumën e kërkuar për pajën e vajzave të virgjëra.

alb@Exodus:22:20 @ Kush i bën flijime një perëndie tjetër, veç Zotit, do të shfaroset.

alb@Exodus:22:21 @ Mos keqtrajto të huajin dhe mos e mundo, sepse edhe ju ishit të huaj në vendin e Egjiptit.

alb@Exodus:22:22 @ Nuk do të mundosh asnjë grua të ve, as asnjë jetim.

alb@Exodus:22:23 @ Në rast se i mundon ata në një farë mënyre dhe ata bërtasin në drejtimin tim, unë do ta dëgjoj pa tjetër britmën e tyre;

alb@Exodus:22:24 @ do të zemërohem dhe do t`ju vras me shpatë; gratë tuaja do të mbeten të veja dhe bijtë tuaj jetimë.

alb@Exodus:22:25 @ Në rast se ti i jep para hua dikujt nga populli yt, të varfrin që është me ty, nuk do ta trajtosh si fajdexhi; nuk do t`i imponosh asnjë kamatë.

alb@Exodus:22:27 @ sepse ajo është e vetmja mbulesë e tij dhe veshja me të cilën mbështjell trupin. Me se tjetër mund të flinte ai? Dhe po të ndodhë që ai të më drejtohet mua, unë do ta dëgjoj, sepse jam mëshirëplotë.

alb@Exodus:23:3 @ Nuk do të favorizosh as të varfrin në gjyqin e tij.

alb@Exodus:23:4 @ Në rast se takon kaun e armikut tënd ose gomarin e tij që ka humbur rrugën, do t`ia kthesh atij.

alb@Exodus:23:5 @ Në rast se sheh gomarin e atij që të urren të shtrirë për tokë nën barrën, ruhu se e braktis, por ndihmo të zotin ta zgjidhë.

alb@Exodus:23:6 @ Mos shkel të drejtën e të varfrit tënd në gjyqin e tij.

alb@Exodus:23:7 @ Shmangu nga çdo pavërtetësi; mos vrit të pafajshmin dhe të drejtin, sepse unë nuk do ta fal të ligun.

alb@Exodus:23:9 @ Mos shtyp të huajin, sepse ju e njihni shpirtin e të huajit, sepse keni qenë të huaj në vendin e Egjiptit.

alb@Exodus:23:11 @ por vitin e shtatë do ta lësh të pushojë dhe ajo do të mbetet djerr, me qëllim që ta gëzojnë të varfrit e popullit tënd; dhe gjëja e fshatit do të hajë atë që kanë për të lënë ata. Po ashtu do të veprosh me vreshtin tënd dhe ullinjtë e tu.

alb@Exodus:23:15 @ Do të kremtosh festën e të ndormëve. Shtatë ditë do të hash bukë pa maja, siç të kam urdhëruar, në kohën e caktuar në muajin e Abibit, sepse në atë muaj ti dole nga Egjipti; dhe askush nuk do të paraqitet para meje duarbosh.

alb@Exodus:23:16 @ Do të kremtosh edhe festën e korrjes, të prodhimit të hershëm të punës sate, të asaj që ke mbjellë në ara; si dhe festën e të vjelave, në fund të vitit, kur do të mbledhësh nga arat frytet e punës sate.

alb@Exodus:23:17 @ Tri herë në vit tërë meshkujt do të paraqiten para Perëndisë, Zotit.

alb@Exodus:23:19 @ Do të çosh në shtëpinë e Zotit, Perëndisë tënd, të parat fruta të tokës. Nuk do ta ziesh kecin me qumështin e nënës së tij.

alb@Exodus:23:20 @ Ja, pra, unë po dërgoj një Engjëll para teje që të të ruajë gjatë rrugës, dhe të të futë në vendin që kam përgatitur.

alb@Exodus:23:21 @ Ki kujdes para tij dhe bindju zërit të tij; mos ngri krye kundër tij, sepse ai nuk do t`i falë shkeljet tuaja, sepse emri im gjendet në të.

alb@Exodus:23:22 @ Por në qoftë se i bindesh plotësisht zërit të tij dhe bën të gjitha ato që do të them, unë do të jem armiku i armiqve të tu dhe kundërshtari i kundërshtarëve të tu;

alb@Exodus:23:25 @ Shërbejini Zotit, Perëndisë tuaj, ai do të bekojë bukën tënde dhe ujin tënd; dhe unë do të largoj sëmundjen nga ti.

alb@Exodus:23:27 @ Unë do të dërgoj para teje tmerrin tim dhe do t`i jap dërmën çdo populli pranë të cilit do të arrish, do të bëj që të gjithë armiqtë e tu të të kthejnë kurrizin.

alb@Exodus:23:29 @ Nuk do t`i përzë ata para teje brenda një viti, me qëllim që vendi të mos kthehet në një shkrerëtirë dhe kafshët e fushave të mos shumëzohen kundër teje.

alb@Exodus:23:30 @ Do t`i përzë para teje pak e nga pak, në mënyrë që ti të rritesh në numër dhe të shtiesh në dorë vendin.

alb@Exodus:23:31 @ Dhe unë do t`i caktoj kufijtë e tu nga Deti i Kuq në detin e Filistejve dhe nga shkretëtira deri te Lumi; sepse unë do të lë në duart e tua banorët e vendit dhe ti do t`i dëbosh para syve të tu.

alb@Exodus:23:33 @ Ata nuk do të banojnë në vendin tënd, që të mos të bëjnë të mëkatosh kundër meje: ti do t`u shërbeje perëndive të tyre, dhe kjo do të ishte një lak".

alb@Exodus:24:1 @ Pastaj Perëndia i tha Moisiut: "Ngjitu te Zoti, ti dhe Aaroni, Nadabi dhe Abihu si dhe shtatëdhjetë nga pleqtë e Izraelit, dhe adhuroni nga larg;

alb@Exodus:24:2 @ pastaj Moisiu do t`i afrohet Zotit; por të tjerët nuk do t`i afrohen, as populli nuk ka për t`u ngjitur bashkë me atë".

alb@Exodus:24:3 @ Atëherë Moisiu erdhi dhe i tregoi popullit tërë fjalët e Zotit dhe tërë ligjet. Dhe gjithë populli u përgjigj me një zë dhe tha: "Ne do të bëjmë tërë gjërat që Zoti ka thënë".

alb@Exodus:24:4 @ Dhe Moisiu i shkroi tërë fjalët e Zotit; pastaj u ngrit herët në mëngjes dhe ngriti në këmbët e malit një altar dhe dymbëdhjetë shtylla për të dymbëdhjetë fiset e Izraelit.

alb@Exodus:24:5 @ Pastaj dërgoi bij të rinj të Izraelit për të ofruar olokauste dhe për të flijuar dema të rinj si theror falënderimi ndaj Zotit.

alb@Exodus:24:7 @ Pastaj mori librin e besëlidhjes dhe ia lexoi popullit, i cili tha: "Ne do të bëjmë tërë ato që ka thënë Zoti, dhe do t`i bindemi".

alb@Exodus:24:8 @ Pastaj Moisiu mori gjakun, spërkati popullin me të dhe tha: "Ja gjaku i besëlidhjes që Zoti ka lidhur me ju sipas tërë këtyre fjalëve".

alb@Exodus:24:10 @ dhe panë Perëndinë e Izraelit. Nën këmbët e tij ishte si një dysheme e punuar me safir, e qartë si qielli vetë.

alb@Exodus:24:12 @ Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Ngjitu tek unë në mal dhe qëndro aty; dhe unë do të jap disa pllaka prej guri, ligjin dhe urdhërimet që kam shkruar, me qëllim që ti t`ua mësosh atyre".

alb@Exodus:24:13 @ Pas kësaj Moisiu u ngrit bashkë me Jozueun zbatuesin e tij; dhe Moisiu u ngjit në malin e Perëndisë.

alb@Exodus:24:16 @ Tani lavdia e Zotit mbeti në malin e Sinait dhe reja e mbuloi atë gjashtë ditë; ditën e shtatë Zoti thirri Moisiun nga mesi i resë.

alb@Exodus:24:17 @ Dhe pamja e lavdisë së Zotit dukej në sytë e bijve të Izraelit si një zjarr që digjej në majën e malit.

alb@Exodus:24:18 @ Kështu Moisiu hyri në mes të resë dhe u ngjit në mal; dhe Moisiu mbeti në mal dyzet ditë dhe dyzet net.

alb@Exodus:25:1 @ Zoti i foli Moisiut duke thënë:

alb@Exodus:25:2 @ "U thuaj bijve të Izraelit që të më bëjnë një ofertë; do ta pranoni ofertën nga çdo njeri që e bën i shtyrë nga zemra e tij.

alb@Exodus:25:13 @ Do të bësh edhe disa shtiza prej druri të akacies dhe do t`i veshësh me ar.

alb@Exodus:25:14 @ Pastaj do t`i kalosh shtizat nëpër unazat e arkës, për ta mbajtur.

alb@Exodus:25:15 @ Shtizat do të qëndrojnë në unazat e arkës; nuk do të hiqen prej asaj.

alb@Exodus:25:17 @ Do të bësh edhe një pajtues prej ari safi; gjatësia e tij do të jetë dy kubitë e gjysmë, dhe gjerësia e tij një kubit e gjysmë.

alb@Exodus:25:19 @ bëje një kerubin në një nga skajet dhe një kerubin në skajin tjetër; kerubinët do t`i bëni prej një cope të vetme me pajtuesin në skajet e tij.

alb@Exodus:25:20 @ Dhe kerubinët do t`i kenë krahët e hapura me drejtim lart, në mënyrë që të mbulojnë pajtuesin me krahët e tyre; do të kenë drejtim nga njëri tjetri, ndërsa fytyrat e kerubinëve do të jenë të kthyera në drejtim të pajtuesit.

alb@Exodus:25:29 @ Do të përgatisësh edhe pjatat e tij, gotat e tij, kupat e tij dhe filxhanët e tij me të cilët bëhen libacionet; dhe do t`i bësh me ar safi.

alb@Exodus:25:31 @ Do të përgatisësh një shandan prej ari safi; shandani, këmba dhe trungu i tij do të punohen me çekiç; kupat, mollët dhe lulet e tij do të jenë një copë.

alb@Exodus:25:32 @ Nga anët e tij do të dalin gjashtë krahë: tre krahë nga njëra anë e shandanit dhe tre krahë nga ana tjetër e tij;

alb@Exodus:25:35 @ Do të ketë një mollë poshtë dy krahëve të parë që dalin prej tij, një mollë poshtë dy krahëve të tjerë që dalin jashtë tij, dhe një mollë poshtë dy krahëve të fundit që dalin prej shandanit: kështu do të bëhet për të gjashtë krahët që dalin nga shandani.

alb@Exodus:25:37 @ Do të bësh edhe shtatë llambat e tij, të cilat duhet të vendosen në mënyrë që të ndriçojnë pjesën e përparme të shandanit.

alb@Exodus:25:38 @ Dhe tërë veglat për të lëvizur qiririn dhe mbajtësin e tij do të jenë prej ari safi.

alb@Exodus:25:39 @ Shandani dhe veglat e tij do të bëhen me një talent prej ari të papërzier.

alb@Exodus:26:1 @ "Do të bësh pastaj tabernakullin me dhjetë pëlhura prej liri të hollë të përdredhur, me fije ngjyrë vjollce, të purpurt dhe flakë të kuqe, së bashku me kerubinë të punuar artistikisht.

alb@Exodus:26:7 @ Do të bësh gjithashtu pëlhurë me lesh dhie, që të shërbejnë si çadër mbi tabernakullin: do të bësh njëmbëdhjetë pëlhura të tilla.

alb@Exodus:26:13 @ dhe kubiti nga një anë dhe kubiti nga ana tjetër që janë të tepërt në gjatësinë e pëlhurave të çadrës, do të bien mbi të dy anët e tabernakullit, njëri nga një krah dhe tjetri në krahun tjetër për ta mbuluar atë.

alb@Exodus:26:20 @ Do të bësh edhe njëzet dërrasa për krahun e dytë të tabernakullit, për anën e tij veriore,

alb@Exodus:26:22 @ Për krahun e pasmë të tabernakullit, në drejtim të perëndimit, do të bësh gjashtë dërrasa.

alb@Exodus:26:27 @ pesë traversa për dërrasat e anës tjetër të tabernakullit dhe pesë traversa për dërrasat e pjesës së pasme të tabernakullit, në drejtim të perëndimit.

alb@Exodus:26:31 @ Do të bësh një vel me fije në ngjyrë vjollce, të purpurt, flakë të kuqe dhe me li të hollë dhe të përdredhur, të stolisur me kerubinë të punuar artistikisht,

alb@Exodus:27:2 @ Në katër qoshet e tij do të bësh brinj, që do të formojnë një tërësi me të; dhe do ta veshësh atë me bronz.

alb@Exodus:27:3 @ Do të bësh edhe enët e tij për të mbledhur hirin, lopatëzat e tij, legenët e tij, pirunjtë e tij dhe mangallët e tij; të gjitha veglat e tij do t`i bësh prej bronzi.

alb@Exodus:27:4 @ Do t`i bësh gjithashtu një grilë prej bronzi në formë rrjete dhe mbi rrjetë, në katër qoshet e tij, do të bësh katër unaza prej bronzi;

alb@Exodus:27:10 @ dhe njëzet shtylla me njëzet bazat e tyre prej bronzi; grremçat e shtyllës dhe shtizat e tyre do të jenë prej argjendi.

alb@Exodus:27:17 @ Tërë shtyllat rreth oborrit do të bashkohen me shtiza argjendi; grremçat e tyre do të jenë prej argjendi dhe bazat e tyre prej bronzi.

alb@Exodus:27:19 @ Të gjitha veglat e caktuara për shërbimin e tabernakullit, tërë kunjat e tij dhe tërë kunjat e oborrit do të jenë prej bronzi.

alb@Exodus:27:21 @ Në çadrën e mbledhjes, jashtë velit që ndodhet përpara dëshmisë, Aaroni dhe bijtë e tij do t`i mbajnë llambat të ndezura, në mënyrë që të digjen nga mbrëmja deri në mëngjes para Zotit. Kjo do të jetë një rregull e përhershme midis bijve të Izraelit për të gjithë brezat e ardhshëm".

alb@Exodus:28:1 @ "Pastaj afro pranë vetes sate Aaronin, tët vëlla, dhe bijtë e tij së bashku me të, nga gjiri i bijve të Izraelit, që të më shërbejnë mua si prift; e kam fjalën për Aaronin, Nadabin, Eleazarin dhe Ithamarin, bij të Aaronit.

alb@Exodus:28:4 @ Dhe këto janë rrobat që do të bëjnë: një pektoral, një efod, një mantel, një tunikë e thurur me shtiza, një çallmë dhe një brez. Do të bëjnë, pra, rroba të shenjta për Aaronin, vëllanë tënd dhe për bijtë e tij, me qëllim që të më shërbejnë mua si prift;

alb@Exodus:28:6 @ Do ta bësh efodin me ar dhe fill ngjyrë vjollce, të purpurt, të kuqe flakë si dhe me fill liri të hollë dhe të përdredhur, të punuar artistikisht.

alb@Exodus:28:7 @ Në dy skajet e tij do të ketë të lidhura dy supore, me qëllim që të mbahet si një e tërë.

alb@Exodus:28:8 @ Brezi i punuar artistikisht, që ndodhet mbi efodin, do të ketë po atë punë të efodit: prej ari dhe me fije ngjyrë vjollce, të purpurt, me flakë të kuqe dhe prej liri të hollë të përdredhur.

alb@Exodus:28:12 @ Do t`i vësh të dy gurët mbi supet e efodit, si gurë kujtimore për bijtë e Izraelit; dhe Aaroni do t`i çojë emrat e tyre si një kujtim para Zotit mbi dy shtyllat e tij.

alb@Exodus:28:15 @ Do të bësh gjithashtu pektoralin e gjykimit, të punuar në mënyrë artistike; do ta bësh punën si për efodin: prej ari, me fill ngjyrë vjollce, të purpurt dhe flakë të kuqe, si dhe me li të hollë të përdredhur

alb@Exodus:28:19 @ në radhën e tretë: një hiacint, një agat dhe një ametist;

alb@Exodus:28:26 @ Do të bësh edhe dy unaza ari dhe do t`i vendosësh në dy skajet e pektoralit, mbi palën e tij, që ndodhet në pjesën e brendshme të efodit.

alb@Exodus:28:27 @ Do të bësh dy unaza të tjera ari dhe do t`i vendosësh mbi të dy supet e efodit poshtë, në pjesën e përparme pranë pikës së bashkimit, mbi brezin e punuar artistikisht të efodit.

alb@Exodus:28:28 @ Dhe pektorali do të fiksohet me anë të dy unazave të tij në unazat e efodit me një kordon ngjyrë vjollce, në mënyrë që pektorali të ndodhet mbi brezin e punuar artistikisht të efodit dhe të mos shkëputet dot prej këtij të fundit.

alb@Exodus:28:29 @ Kështu Aaroni do t`i çojë emrat e bijve të Izraelit të skalitur në pektoralin e gjykimit, mbi zemrën e tij, kur do të hyjë në shenjtërore, në kujtim të përjetshëm përpara Zotit.

alb@Exodus:28:30 @ Do të vësh mbi pektoralin e gjykimit Urim-in dhe Thumim-in; dhe do të jenë mbi zemrën e Aaronit kur të paraqitet përpara Zotit. Kështu Aaroni do të çojë gjykimin e bijve të Izraelit mbi zemrën e tij para Zotit, vazhdimisht.

alb@Exodus:28:32 @ Në mes të tij do të ketë një hapje për të kaluar kokën; rreth e qark kësaj hapjeje do të ketë një buzë prej stofi të punuar, si hapja e një parzmoreje, me qëllim që të mos shqyhet.

alb@Exodus:28:35 @ Aaroni do ta përdorë për të kryer shërbimin; dhe tingulli i saj do të dëgjohet kur të hyjë në vendin e shenjtë përpara Zotit dhe kur të dalë andej, me qëllim që ai të mos vdesë.

alb@Exodus:28:36 @ Do të bësh edhe një pllakë prej ari safi dhe mbi të do të gdhendësh, ashtu siç bëhet mbi një vulë, fjalët: SHENJTÉRI ZOTIT.

alb@Exodus:28:38 @ Kështu do të qëndrojnë mbi ballin e Aaronit, dhe Aaroni do të mbajë fajin të shoqëruar me gjërat e shenjta të paraqitura nga bijtë e Izraelit, në çdo lloj ofertash të shenjta; ajo do të rrijë vazhdimisht mbi ballin e tij, në mënyrë që ato të jenë të mirëpritura nga Zoti.

alb@Exodus:28:39 @ Do të endësh gjithashtu tunikën prej liri të hollë, të punuar me shtiza; do të bësh një çallmë prej liri të hollë dhe një brez, një punë qëndistari.

alb@Exodus:28:41 @ Me ato do të veshësh më vonë vëllanë tënd Aaronin dhe bijtë e tij bashkë me të; ti do t`i vajosësh, do t`i shugurosh dhe do t`i shenjtërosh, që të më shërbejnë si priftërinj.

alb@Exodus:28:43 @ Aaroni dhe bijtë e tij do t`i veshin kur të hyjnë në çadrën e mbledhjeve, ose kur t`i afrohen altarit për të bërë shërbimin në vendin e shenjtë, me qëllim që mos bëhen fajtorë dhe të mos vdesin. Ky është një statut i përjetshëm për të dhe për trashëgimtarët e tij".

alb@Exodus:29:4 @ Do ta afrosh Aaronin dhe bijtë e tij në hyrjen e çadrës së mbledhjes dhe do t`i lash me ujë.

alb@Exodus:29:5 @ Pastaj do të marrësh rrobat dhe do ta riveshësh Aaronin me tunikën, me mantelin e efodit, me efodin dhe me pektoralin, dhe do t`i ngjeshësh brezin e punuar artistikisht të efodit.

alb@Exodus:29:7 @ Pastaj do të marrësh vajin e vajosjes, do ta derdhësh mbi kryet e tij dhe do ta vajosësh.

alb@Exodus:29:8 @ Pastaj do t`i afrosh bijtë e tij dhe do t`u riveshësh tunikat.

alb@Exodus:29:9 @ Do t`u ngjeshësh Aaronit dhe bijve të tij brezat dhe do të vësh mbi ta mbulesa kokash; priftëria do t`iu përkasë atyre për gjithë jetën. Kështu do të shugurosh Aaronin dhe bijtë e tij.

alb@Exodus:29:10 @ Pastaj do të afrosh demin e vogël para çadrës së mbledhjes; dhe Aaroni dhe bijtë e tij do të vënë duart e tyre mbi kokën e demit të vogël.

alb@Exodus:29:11 @ Dhe do ta therësh demin e vogël para Zotit, në hyrje të çadrës së mbledhjes.

alb@Exodus:29:12 @ Do të marrësh pastaj gjakun e demit të vogël dhe do ta vësh me gishtin tënd mbi brirët e altarit, dhe gjithë mbetjen e gjakut do ta derdhësh në këmbët e altarit.

alb@Exodus:29:14 @ Por mishin e demit të vogël, lëkurën dhe fëlliqësirat e tij do t`i djegësh me zjarr jashtë kampit: ky është një flijim për mëkatin.

alb@Exodus:29:15 @ Pastaj do të marrësh një nga deshtë dhe Aaroni dhe bijtë e tij do të vënë duart e tyre mbi kokën e dashit.

alb@Exodus:29:16 @ Pastaj do ta therësh dashin, do të marrësh gjakun e tij dhe do ta spërkatësh përrreth altarit.

alb@Exodus:29:17 @ Pas kësaj do ta ndash në copa dashin, do të lash zorrët dhe këmbët e tij, dhe do t`i vësh bashkë me copat e tij dhe me kokën e tij

alb@Exodus:29:18 @ Pastaj do ta tymosësh tërë dashin mbi altar: ky është një olokaust për Zotin; është një erë e këndshme, një flijim i bërë me anë të zjarrit për Zotin.

alb@Exodus:29:19 @ Pastaj do të marrësh dashin tjetër, dhe Aaroni dhe bijtë e tij do të vënë duart e tyre mbi kokën e dashit.

alb@Exodus:29:20 @ Do ta therësh dashin, do të marrësh prej gjakut të tij dhe do ta vësh mbi bulën e veshit të djathtë të Aaronit dhe mbi bulën e veshit të djathtë të bijve të tij, mbi gishtin e madh të dorës së tyre të djathtë dhe mbi gishtin e trashë të këmbës së tyre të djathtë, dhe do ta spërkatësh gjakun rreth e qark altarit.

alb@Exodus:29:21 @ Do të marrësh pastaj nga gjaku që është mbi altar dhe nga vaji i vajosjes dhe do të spërkatësh Aaronin dhe rrobat e tij, bijtë e tij dhe rrobat e tyre. Kështu do të shenjtërohet ai dhe rrobat e tij, bijtë e tij dhe rrobat e tyre bashkë me të.

alb@Exodus:29:22 @ Do të marrësh edhe dhjamin e dashit, dhjamin e bishtit, dhjamin që mbulon zorrët, bulën e mëlçisë, dy veshkat dhe dhjamin që është mbi to dhe kofshën e djathtë, (sepse është një dash shenjtërimi);

alb@Exodus:29:23 @ do të marrësh edhe një bukë, një ëmbëlsirë me vaj dhe një revani nga shporta e bukës së ndorme, që është para Zotit,

alb@Exodus:29:24 @ dhe të gjitha këto gjëra do t`i vësh në duart e Aaronit dhe në duart e bijve të tij, dhe do t`i tundësh si një ofertë e bërë përpara Zotit.

alb@Exodus:29:25 @ Pastaj do t`i marrësh nga duart e tyre dhe do t`i tymosësh mbi altarin, mbi olokaustin, si një erë e këndshme përpara Zotit; është një flijim i bërë me anë të zjarrit Zotit.

alb@Exodus:29:26 @ Pas kësaj do të marrësh gjoksin e dashit të përdorur për shugurimin e Aaronit dhe do ta tundësh si një ofertë e lëvizur përpara Zotit; dhe kjo do të jetë pjesa e jote.

alb@Exodus:29:27 @ Dhe nga dashi i përdorur për shenjtërim do të ruash gjoksin e ofertës së lëvizur dhe kofshën e ofertës së ngritur, që u takojnë Aaronit dhe bijve të tij.

alb@Exodus:29:28 @ Ai do të jetë nga ana e bijve të Izraelit për Aaronin dhe bijtë e tij një rregull i përhershëm, sepse është një ofertë lartësimi. Do të jetë një ofertë lartësimi nga ana e bijve të Izraelit që është marrë nga flitë e tyre të falënderimit, oferta e tyre për lartësim te Zoti.

alb@Exodus:29:29 @ Dhe rrobat e shenjta të Aaronit do t`u kalojnë bijve të tij mbas tij, me qëllim që të vajosen dhe të shenjtërohen tek ata.

alb@Exodus:29:30 @ Ai bir që bëhet prift në vend të tij do t`i veshë ato për shtatë ditë, kur do të hyjë në çadrën e mbledhjes për të kryer shërbesën në vendin e shenjtë.

alb@Exodus:29:31 @ Pastaj do të marrësh dashin e shenjtërimit dhe do ta gatuash mishin e tij në një vend të shenjtë;

alb@Exodus:29:32 @ dhe Aaroni dhe bijtë e tij do të hanë, në hyrje të çadrës së mbledhjes, mishin e dashit dhe bukën që është në shportë.

alb@Exodus:29:35 @ Do të bësh, pra, për Aaronin dhe për bijtë e tij të gjitha ato që të kam urdhëruar: do t`i shenjtërosh brenda shtatë ditëve.

alb@Exodus:29:36 @ Dhe çdo ditë do të ofrosh një dem të vogël, si flijim për mëkatin, për të larë fajin që ke bërë dhe do ta vajosësh për ta shenjtëruar.

alb@Exodus:29:41 @ Qengjin e dytë do ta ofrosh në të ngrysur; do ta shoqërosh me të njëjtin blatim dhe me të njëjtin libacion të mëngjesit; është një flijim parfumi të këndshëm i ofruar nëpërmjet zjarrit për Zotin.

alb@Exodus:29:42 @ Do të jetë një olokaust i përjetshëm për gjithë brezat e ardhshëm, ti ofruar në hyrje të çadrës së mbledhjes, përpara Zotit, kur unë do t`ju takoj për të folur me ty.

alb@Exodus:29:44 @ Kështu unë do të shenjtëroj çadrën e mbledhjes dhe altarin; do të shenjtëroj gjithashtu Aaronin dhe bijtë e tij, që të më shërbejnë si priftërinj.

alb@Exodus:29:46 @ Dhe ata do të mësojnë që unë jam Zoti, Perëndia i tyre, që i nxori nga vendi i Egjiptit për të banuar midis tyre. Unë jam Zoti, Perëndia i tyre".

alb@Exodus:30:2 @ Do të jetë një kubit i gjatë dhe një kubit i gjerë; do të jetë katror dhe do të ketë një lartësi dy kubitësh; brirët e tij do të përbëjnë një pjesë të vetme me të.

alb@Exodus:30:3 @ Do ta veshësh me ar safi: pjesën e tij të sipërme, anët e tij rreth e qark dhe brirët e tij; do t`i bësh edhe një kurorë ari.

alb@Exodus:30:4 @ Do t`i bësh edhe dy unaza ari nën kurorë, në të dy krahët e tij; do t`i vësh në të dy krahët e tij për të kaluar shtizat, të cilat shërbejnë për ta mbartur.

alb@Exodus:30:5 @ Shtizat do të bëhen me dru të akacies dhe do t`i veshësh me ar.

alb@Exodus:30:8 @ Kur Aaroni ndez llambat në të ngrysur, do të djegë temjanin: një temjan i vazhdueshëm përpara Zotit, për brezat e ardhshëm.

alb@Exodus:30:9 @ Nuk do të ofroni mbi të as temjan të huaj, as olokaust, as blatim; dhe mbi të nuk do të derdhni libacione.

alb@Exodus:30:10 @ Dhe Aaroni do të bëjë një herë në vit shlyerjen e mëkatit mbi brirët e tij; me gjakun e flisë së shlyerjes së mëkatit do të bëjë mbi të shlyerjen një herë në vit, brez pas brezi. Do të jetë gjë shumë e shenjtë, e shenjtë për Zotin".

alb@Exodus:30:11 @ Zoti i foli akoma Moisiut, duke thënë:

alb@Exodus:30:12 @ "Kur do të bësh llogarinë e bijve të Izraelit, për regjistrimin e tyre, secili do t`i japë Zotit shpengimin e jetës së tij, kur do të numërohen, me qëllim që të mos goditen nga ndonjë plagë, kur do të bësh regjistrimin e tyre.

alb@Exodus:30:13 @ Kjo është ajo që do të japë secili nga ata që paguajnë taksë: gjysmë sikli, simbas siklit të shenjtërores, (sikli është baras me njëzet gere), një gjysmë sikli do të jetë oferta që duhet t`i bëhet Zotit.

alb@Exodus:30:14 @ Kushdo që do të përfshihet nga regjistrimi, njëzet vjeç e lart, do t`i japë Zotit këtë ofertë.

alb@Exodus:30:15 @ I pasuri nuk do të japë më tepër, as i varfëri më pak se gjysmë sikli, kur do t`i bëhet kjo ofertë Zotit për të shlyer fajet e jetës suaj.

alb@Exodus:30:16 @ Do të marrësh, pra, nga djemtë e Izraelit këto të holla të shërbimit dhe do t`i përdorësh për shërbimin e çadrës së mbledhjes: kjo do të jetë për bijtë e Izraelit një kujtim para Zotit për të bërë shlyerjen për jetën tuaj".

alb@Exodus:30:17 @ Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:

alb@Exodus:30:18 @ "Do të bësh edhe një legen prej bronzi, me bazën e tij prej bronzi, për t`u larë; do ta vendosësh midis çadrës së mbledhjes dhe altarit dhe do të vësh edhe ujë.

alb@Exodus:30:19 @ Dhe aty Aaroni dhe bijtë e tij do të lajnë duart dhe këmbët

alb@Exodus:30:20 @ Kur do të hyjnë në çadrën e mbledhjes, do të lahen me ujë, që të mos vdesin; kështu edhe kur do t`i afrohen altarit për të shërbyer, për të tymosur një ofertë të bërë Zotit me anë të zjarrit.

alb@Exodus:30:21 @ Do të lajnë duart dhe këmbët e tyre, që të mos vdesin. Ky do të jetë një rregull i përjetshëm, për atë dhe për pasardhësit e tij, brez pas brezi".

alb@Exodus:30:22 @ Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:

alb@Exodus:30:23 @ "Gjej edhe aromat më të mira: pesëqind sikla mirrë të lëngët, dyqind e pesëdhjetë, domethënë gjysma, cinamon aromatik dhe dyqind e pesëdhjetë kanellë aromatike,

alb@Exodus:30:25 @ Me këto të përgatitësh një vaj për vajosjen e shenjtë, një parfum të prodhuar me artin e parfumierit: ky do të jetë vaji i vajosjes së shenjtë.

alb@Exodus:30:27 @ tryezën dhe të gjitha veglat e tij, shandanin dhe të gjitha përdorëset e tij, altarin e temjanit,

alb@Exodus:30:28 @ altarin e olokausteve dhe të gjitha përdorëset e tij, legenin dhe bazën e tij.

alb@Exodus:30:30 @ Do të vajosësh edhe Aaronin dhe bijtë e tij dhe do t`i shenjtërosh, me qëllim që të më shërbejnë si priftërinj.

alb@Exodus:30:32 @ Nuk do ta derdhni mbi mish njeriu dhe nuk do të përgatisni tjetër po ashtu; ai është i shenjtë, do të jetë i shenjtë edhe për ju.

alb@Exodus:30:33 @ Kushdo që përgatit të ngjashëm, apo kushdo që e vë mbi një të huaj, do të shfaroset nga populli i tij"".

alb@Exodus:30:34 @ Zoti i tha akoma Moisiut: "Gjej disa aroma, storaks, guaska erëmira, galban, aroma me temjan të kulluar, në doza të barabarta;

alb@Exodus:30:35 @ do të përgatitësh me to një parfum simbas artit të parfumierit, një parfum të kripur, të pastër dhe të shenjtë;

alb@Exodus:30:36 @ do ta kthesh një pjesë të tij në pluhur shumë të hollë dhe do të vendosësh pak nga ai përpara dëshmisë në çadrën e mbledhjes, ku unë do të të takoj: ai do të jetë për ju një gjë shumë e shenjtë.

alb@Exodus:30:37 @ Por nga temjani që ke për të bërë, nuk do të përgatisni për veten tuaj me të njëjtën përbërje; kjo do të jetë për ty një gjë e shenjtë kushtuar Zotit.

alb@Exodus:30:38 @ Kushdo që do të përgatisë një temjan të këtij lloji, do të shfaroset nga populli i tij".

alb@Exodus:31:1 @ Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:

alb@Exodus:31:4 @ që të jetë i aftë të përgatisë vizatime artistike, të punojë arin, argjendin dhe bronzin,

alb@Exodus:31:6 @ Dhe ja, i dhashë për shok Oholiabin, të birin e Ahisamakut, nga fisi i Danve; dhe shtiva dituri në mendjen e të gjithë njerëzve të shkathët, me qëllim që të mund të bëjnë të gjitha ato që të kam urdhëruar:

alb@Exodus:31:8 @ tryezën dhe orenditë e saj, shandanin prej ari safi dhe të gjitha pjesët e tij, altarin e temjanit,

alb@Exodus:31:9 @ altarin e olokausteve dhe tërë veglat e tij, enën e madhe dhe bazën e saj,

alb@Exodus:31:10 @ dhe rrobat e endura hollë me mjeshtëri, rrobat e shenjta për priftin Aaron dhe rrobat e bijve të tij për të shërbyer si priftërinj,

alb@Exodus:31:12 @ Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:

alb@Exodus:31:13 @ "Fol edhe me bijtë e Izraelit, duke u thënë: Tregoni kujdes të madh për të respektuar të shtunat e mia, sepse është një shenjë midis meje dhe jush për të gjithë brezat tuaj, në mënyrë që të njihni se unë jam Zoti që ju shenjtëron.

alb@Exodus:31:14 @ Do të respektoni, pra, të shtunën, sepse është për ju një ditë e shenjtë; kush e përdhos atë, do të dënohet me vdekje; kushdo që bën atë ditë ndonjë punë, do të shfaroset nga gjiri i popullit të tij.

alb@Exodus:31:15 @ Do të punohet gjashtë ditë; por dita e shtatë është e shtuna e pushimit, e shenjtë për Zotin; kushdo që do të bëjë ndonjë punë ditën e shtunë do të dënohet me vdekje.

alb@Exodus:31:17 @ Ajo është një shenjë e përjetshme midis meje dhe bijve të Izraelit, sepse në gjashtë ditë Zoti bëri qiellin dhe tokën, dhe ditën e shtatë pushoi dhe u shlodh".

alb@Exodus:31:18 @ Kur Zoti mbaroi së foluri me Moisiun në malin Sinai, i dha dy pllaka të dëshmisë, pllaka guri, të shkruara me gishtin e Perëndisë.

alb@Exodus:32:1 @ Por populli, duke parë që Moisiu po vononte të zbriste nga mali, u mblodh rreth Aaronit dhe i tha: "Hajt tani, na bëj një perëndi të shkojë para nesh, sepse sa për Moisiun, njeriun që na nxori nga vendi i Egjiptit, nuk dimë çfarë i ka ndodhur".

alb@Exodus:32:4 @ i cili i mori nga duart e tyre dhe, mbasi i modeloi me daltë, bëri një viç prej metali të shkrirë. Atëherë ata thanë: "O Izrael, ky është perëndia yt që të nxori nga vendi i Egjiptit!".

alb@Exodus:32:5 @ Kur Aaroni pa këtë, ngriti një altar përpara tij dhe vuri kasnecë që thanë: "Nesër do të jetë festë për nder të Zotit!".

alb@Exodus:32:7 @ Atëherë Zoti i tha Moisiut: "Tani shko, zbrit, sepse populli yt, që ti nxore nga vendi i Egjiptit, është korruptuar;

alb@Exodus:32:8 @ u larguan shpejt, janë përdalë nga rruga që unë e kisha urdhëruar të ndiqte; bëri një viç prej metali të shkrirë, u përkul para tij, i ofroi flijime dhe tha: "O Izrael, kjo është perëndia jote që të nxori nga vendi i Egjiptit"".

alb@Exodus:32:9 @ Zoti i tha akoma Moisiut: "E pashë këtë popull, dhe ja, është një popull me qafë të fortë.

alb@Exodus:32:10 @ Më lër, pra, të veproj, në mënyrë që zemërimi im të ndizet kundër tyre dhe t`i konsumoj; por nga ti do të bëj një komb të madh".

alb@Exodus:32:11 @ Atëherë Moisiu e luti Zotin, Perëndinë e tij, dhe i tha: "Pse, o Zot, zemërimi yt duhet të ndizet kundër popullit tënd që e nxore nga vendi i Egjiptit me fuqi të madhe dhe me dorë të fortë?

alb@Exodus:32:14 @ Kështu Zoti ndryshoi mendim lidhur me të keqen që kishte thënë se do t`i bënte popullit të tij.

alb@Exodus:32:15 @ Atëherë Moisiu u kthye dhe zbriti nga mali me dy pllakat e dëshmisë në duar, pllaka të shkruara nga të dy anët, si përpara ashtu edhe prapa.

alb@Exodus:32:17 @ Por Jozueu, duke dëgjuar britmën e popullit që bërtiste, i tha Moisiut: "Ka një zhurmë lufte në kamp".

alb@Exodus:32:19 @ Si iu afrua kampit, pa viçin dhe vallet; atëherë Moisiu u ndez nga zemërimi dhe ai i hodhi pllakat nga duart e tij dhe i theu në këmbët e malit.

alb@Exodus:32:22 @ Aaroni u përgjigj: "Zemërimi i zotërisë sime të mos ndizet, ti vetë e njeh këtë popull dhe e di që ai është i prirur ndaj së keqes.

alb@Exodus:32:23 @ Ata më kanë thënë: "Na bëj një perëndi që të shkojë para nesh, sepse Moisiut, njeriut që na nxori nga vendi i Egjiptit, nuk dimë se çfarë i ka ndodhur"

alb@Exodus:32:25 @ Kur Moisiu pa që populli ishte pa fre (dhe Aaroni e kishte lënë të shfrenohej duke e ekspozuar në turpin e armiqve të tij),

alb@Exodus:32:26 @ u ndal në hyrje të kampit dhe tha: "Kushdo që është me Zotin, le të vijë tek unë!". Dhe të gjithë bijtë e Levit u mblodhën pranë tij.

alb@Exodus:32:27 @ Dhe ai u tha atyre: "Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: "Secili prej jush të vërë shpatën në krahun e tij; kaloni dhe rikaloni nga një hyrje e kampit në tjetrën, secili të vrasë vëllanë e tij, mikun e tij, fqinjin e tij!"".

alb@Exodus:32:29 @ Pastaj Moisiu tha: "Shenjtërohuni sot Zotit, që ai t`ju japë një bekim, sepse secili prej jush ka qënë kundër birit të tij dhe vëllait të tij".

alb@Exodus:32:30 @ Të nesërmen Moisiu i tha popullit: "Ju keni bërë një mëkat të madh; por tani unë do të ngjitem tek Zoti; ndofta do të mund të bëj shlyerjen për mëkatin tuaj".

alb@Exodus:32:31 @ Moisiu u kthye, pra, te Zoti dhe tha: "Medet, ky popull ka kryer një mëkat të madh dhe ka bërë për vete një perëndi prej ari.

alb@Exodus:32:32 @ Megjithatë tani, të lutem, falua mëkatin e tyre; përndryshe, më fshi nga libri yt që ke shkruar!".

alb@Exodus:32:33 @ Por Zoti iu përgjegj Moisiut: "Atë që ka bërë mëkat kundër meje, atë do ta fshij nga libri im!

alb@Exodus:32:34 @ Tani shko, çoje popullin ku të kam thënë. Ja, Engjëlli im do të shkoj para teje, por ditën që do të vij për t`i dënuar, do t`i dënoj për mëkatin e tyre".

alb@Exodus:32:35 @ Kështu Zoti goditi popullin, sepse kishte bërë viçin që Aaroni kishte modeluar.

alb@Exodus:33:1 @ Zoti i tha Moisiut: "Shko, ngjitu që këtej, ti së bashku me popullin që nxore nga vendi i Egjiptit, drejt vendit, që u premtova me betim Abrahamit, Isakut dhe Jakobit, duke u thënë: "Unë do t`ua jap pasardhësve të tu".

alb@Exodus:33:4 @ Kur populli dëgjoi këto fjalë të kobshme, ndjeu një hidhërim të thellë, dhe askush nuk vuri stolitë e tij.

alb@Exodus:33:5 @ Në fakt Zoti i kishte thënë Moisiut: "U thuaj bijve të Izraelit: "Ju jeni një popull me qafë të fortë; në qoftë se unë do të ngjitesha edhe për një çast të vetëm në mesin tënd, do të të konsumoja! Prandaj tani hiqi stolitë e tua dhe kështu unë do të di çfarë duhet të bëj me ty"".

alb@Exodus:33:7 @ Pastaj Moisiu mori çadrën dhe e ngriti jashtë kampit, larg tij dhe e quajti tenda e mbledhjes; kushdo që kërkonte Zotin, dilte drejt çadrës së mbledhjes, që ndodhej jashtë kampit.

alb@Exodus:33:9 @ Dhe kur Moisiu hynte në tendë, shtylla e resë zbriste dhe ndalej në hyrje të saj, dhe Zoti fliste me Moisiun.

alb@Exodus:33:11 @ Kështu Zoti fliste me Moisiun ballë për ballë, ashtu si një njeri flet me mikun e tij; pastaj Moisiu kthehej në kamp. Por Jozueu, biri i Nunit, zbatuesi i tij i ri, nuk largohej nga çadra.

alb@Exodus:33:12 @ Pastaj Moisiu i tha Zotit: "Pa shiko, ti më thua: "Bëj që ky popull të ngjitet". Por ti nuk më ke thënë cilin do të dërgosh me mua. Megjithatë ke thënë: "Unë të njoh personalisht dhe ke gjetur hir në sytë e mi".

alb@Exodus:33:14 @ Zoti u përgjigj: "Prania ime do të shkojë me ty, dhe unë do të të jap pushim".

alb@Exodus:33:16 @ Si do të mund të njihet tani që unë dhe populli yt, kemi gjetur hir në sytë e tu? Ndofta kjo ndodh sepse ti vjen me ne? Kështu unë dhe populli yt do të dallohemi nga tërë popujt që jetojnë mbi faqen e dheut".

alb@Exodus:33:17 @ Zoti i tha Moisiut: "Do ta bëj edhe këtë gjë që ke kërkuar, sepse ti ke gjetur hir në sytë e mi dhe të njoh personalisht".

alb@Exodus:33:19 @ Zoti iu përgjigj: "Unë do të bëj që të kalojë para teje gjithë mirësia ime dhe do të shpall emrin e Zotit para teje. Do të fal atë që do të fal dhe do të mëshiroj atë që do të mëshiroj".

alb@Exodus:33:20 @ Dhe tha akoma: "Ti nuk mund të shikosh fytyrën time, sepse asnjë njeri nuk mund të më shikojë dhe të jetojë".

alb@Exodus:33:21 @ Pastaj Zoti tha: "Ja një vend afër meje; ti do të rrish mbi shkëmbin;

alb@Exodus:33:22 @ dhe ndërsa do të kalojë lavdia ime, unë do të të vë në një të çarë të shkëmbit dhe do të të mbuloj me dorën time, deri sa të kem kaluar;

alb@Exodus:33:23 @ pastaj do ta tërheq dorën dhe ti do të më shikosh nga kurrizi; por fytyra ime nuk mund të shihet".

alb@Exodus:34:1 @ Zoti i tha Moisiut: "Preji dy pllaka guri ashtu si të parat; dhe unë do të shkruaj mbi pllakat fjalët që ishin mbi pllakat e para që theve.

alb@Exodus:34:2 @ Kështu ji gati në mëngjes dhe ngjitu në mëngjes në malin Sinai, dhe qëndro aty afër meje në majë të malit.

alb@Exodus:34:3 @ Askush të mos ngjitet bashkë me ty dhe të mos duket asnjeri në tërë malin; as kope me bagëti të imët a të trashë përreth këtij mali".

alb@Exodus:34:4 @ Kështu Moisiu preu dy pllaka guri, si të parat; u ngrit herët në mëngjes dhe u ngjit në malin Sinai ashtu siç e kishte urdhëruar Zoti, dhe mori në dorë të dyja pllakat prej guri.

alb@Exodus:34:5 @ Atëherë Zoti zbriti në renë dhe u ndal aty pranë tij, dhe shpalli emrin e Zotit.

alb@Exodus:34:6 @ Dhe Zoti kaloi pranë tij dhe thirri: "Zoti, Perëndia i përjetshëm, i mëshirshëm dhe i dhembshur, i ngadalshëm në zemërim, i pasur në mirësi dhe në besnikëri,

alb@Exodus:34:7 @ që përdor mëshirën për mijëra njerëz, që fal padrejtësinë, shkeljet dhe mëkatin por nuk e lë të pandëshkuar fajtorin, dhe që viziton padrejtësinë e etërve mbi bijtë dhe mbi bijtë e bijve deri në brezin e tretë dhe të katërt".

alb@Exodus:34:9 @ Pastaj tha: "O Perëndi, në rast se kam gjetur hir në sytë e tu, eja në mes nesh, sepse ky është një popull me qafë të fortë; na fal padrejtësinë tonë dhe mëkatin tonë, dhe na merr si trashëgiminë tënde".

alb@Exodus:34:10 @ Zoti u përgjigj: "Ja, unë po bëj një besëlidhje: Do të bëj para gjithë popullit mrekulli, që nuk janë bërë kurrë mbi të gjithë dheun dhe në asnjë komb tjetër; dhe tërë populli në mes të të cilit

alb@Exodus:34:14 @ (sepse nuk do t`i përulesh një perëndi tjetër, sepse Zoti, emri i të cilit është "Xhelozi", është një Perëndi xheloz).

alb@Exodus:34:15 @ Mos bëj asnjë aleancë me banorët e vendit sepse, kur ata kurvërohen te idhujt e tyre dhe ofrojnë fli idhujve të tyre, ndokush prej tyre të fton dhe ti ha nga flitë e tyre,

alb@Exodus:34:18 @ Do të kremtosh festën e të ndormeve. Shtatë ditë me radhë do të hash bukë pa maja, ashtu siç të kam urdhëruar në kohën e caktuar, në muajin e Abibit, sepse në muajin e Abibit ti ke dalë nga Egjipti.

alb@Exodus:34:19 @ Kushdo që çel barkun është imi; është imja çdo pjellë e parë mashkull të të gjithë bagëtisë sate, qoftë e trashë ose e imët.

alb@Exodus:34:22 @ Do të kremtosh festën e javëve, domethënë, të prodhimit të parë të korrjes së grurit dhe festën e të vjelave në fund të vitit.

alb@Exodus:34:23 @ Tri herë në vit do të paraqitet çdo mashkull i juaj para Perëndisë, Zotit, Perëndisë të Izraelit.

alb@Exodus:34:24 @ Sepse unë do të dëboj kombe para teje dhe do të zgjeroj kufijtë e tu, dhe askush nuk do të dëshirojë vendin tënd, kur do të ngjitesh tri herë në vit, për të dalë përpara Zotit, Perëndisë tënd.

alb@Exodus:34:25 @ Nuk do të ofrosh me bukë të mbrujtur gjakun e viktimës së flijuar për mua; flia e festës së Pashkës nuk do të lihet deri në mëngjes.

alb@Exodus:34:26 @ Do të çosh në shtëpinë e Zotit, Perëndisë tënd, prodhimet e para të fryteve të tokës sate. Nuk do ta gatuash kecin në qumështin e nënës së tij".

alb@Exodus:34:27 @ Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Shkruaji këto fjalë, sepse mbi bazën e këtyre fjalëve kam përfunduar një aleancë me ty dhe me Izraelin".

alb@Exodus:34:28 @ Kështu Moisiu mbeti aty me Zotin dyzet ditë dhe dyzet net; nuk hëngri bukë as piu ujë. Dhe Zoti shkroi mbi pllakat fjalët e besëlidhjes, dhjetë urdhërimet.

alb@Exodus:34:29 @ Por Moisiu, kur zbriti nga mali i Sinait (duke zbritur nga mali Moisiu kishte në dorë dy pllakat e dëshmisë), nuk e dinte që lëkura e fytyrës së tij qe bërë rrëzëllyese, sepse kishte qenë të fliste me Zotin.

alb@Exodus:34:30 @ Kështu, kur Aaroni dhe tërë bijtë e Izraelit panë Moisiun, ja, që lëkura e fytyrës së tij ishte rrëzëllyese dhe ata kishin frikë t`i afroheshin atij.

alb@Exodus:34:32 @ Pastaj, tërë bijtë e Izraelit u afruan, dhe ai i urdhëroi të bënin të gjitha ato që Zoti i kishte thënë në malin Sinai.

alb@Exodus:34:33 @ Mbasi Moisiu mbaroi së foluri me ta, vuri një vel mbi fytyrën e tij.

alb@Exodus:34:34 @ Por kur Moisiu hynte përpara Zotit për të biseduar me atë, hiqte velin deri sa të dilte jashtë; duke dalë jashtë, u tregonte bijve të Izraelit ato që e kishin urdhëruar të bënte.

alb@Exodus:34:35 @ Bijtë e Izraelit, duke parë fytyrën e Moisiut, shihnin se lëkura e tij rrëzëllente; pastaj Moisiu vinte përsëri velin mbi fytyrën e tij, deri sa hynte të fliste me Zotin.

alb@Exodus:35:1 @ Moisiu thirri asamblenë e bijve të Izraelit dhe u tha atyre: "Këto janë gjërat që Zoti më ka urdhëruar të bëj.

alb@Exodus:35:2 @ Do të punohet gjashtë ditë, por dita e shtatë do të jetë për ju një ditë e shenjtë, një e shtunë pushimi, e shenjtëruar ndaj Zotit. Kushdo që bën ndonjë punë atë ditë do të dënohet me vdekje.

alb@Exodus:35:4 @ Pastaj Moisiu i foli tërë asamblesë së bijve të Izraelit dhe tha: "Kjo është ajo që Zoti ka urdhëruar, duke thënë:

alb@Exodus:35:5 @ "Merrni ndërmjet jush një ofertë për Zotin; kushdo që ka zemër bujare do t`i çojë një ofertë Zotit: ar, argjend dhe bronz,

alb@Exodus:35:8 @ vaj për ndriçim të shandanit dhe aroma për vajin e vajosjes dhe për temjanin aromatik,

alb@Exodus:35:10 @ Kushdo ndërmjet jush që është i aftë, le të vijë dhe të bëjë tërë ato gjëra që Zoti ka urdhëruar:

alb@Exodus:35:11 @ tabernakullin, çadrën e tij dhe mbulesën, kapëset, dërrasat, traversat, shtyllat dhe bazat e tij,

alb@Exodus:35:12 @ arkën, shtizat e saj, pajtuesin dhe velin e mbulesës së arkës,

alb@Exodus:35:13 @ tryezën dhe shtizat e saj, tërë veglat e saj dhe bukën e paraqitjes;

alb@Exodus:35:14 @ shandanin për dritë dhe veglat e tij, llambat e tij dhe vajin për ndriçim të shandanit;

alb@Exodus:35:15 @ altarin e temjanit dhe shtizat e tij, vajin e vajosjes, temjanin aromatik dhe perden e hyrjes në tabernakull,

alb@Exodus:35:16 @ altarin e olokausteve me grilën e tij prej bronzi, shtizat dhe tërë veglat e tij, legenin dhe bazën e tij,

alb@Exodus:35:17 @ perdet e oborrit, shtyllat e tij dhe bazat e tyre, dhe perdja e hyrjes në oborr;

alb@Exodus:35:19 @ rrobat e punuara hollë për të bërë shërbimin në vendin e shenjtë, rrobat e shenjta për priftin Aaron dhe rrobat e bijve të tij që të shërbejnë si priftërinj"".

alb@Exodus:35:21 @ Kështu tërë ata që ishin të shtyrë nga zemra e tyre dhe tërë ata që ishin të shtyrë nga fryma e tyre, erdhën për t`i sjellë ofertën e tyre Zotit për veprën e çadrës së mbledhjes, për të gjitha shërbimet e tij dhe për rrobat e shenjta.

alb@Exodus:35:22 @ Erdhën burra dhe gra, ata që kishin zemër bujare, dhe sollën me vete kapëse, vathë, unaza me vulë dhe byzylykë, lloj lloj xhevahiresh prej ari; gjithkush i solli ndonjë ofertë prej ari Zotit.

alb@Exodus:35:24 @ Kushdo që mund të bënte një ofertë prej argjendi o prej bronzi, e solli ofertën e shenjtëruar për Zotin; dhe kushdo që kishte dru prej akacieje për ndonjë punë të caktuar për shërbimin, e solli.

alb@Exodus:35:28 @ aroma dhe vaj për ndriçim të shandanit, vaj për vajosjen dhe për temjanin aromatik.

alb@Exodus:35:29 @ Të gjithë bijtë e Izraelit, burra e gra, që ishin të shtyrë nga zemra për t`i çuar diçka për tërë veprën që Zoti kishte urdhëruar të bënin me anë të Moisiut, i çuan Zotit oferta vullnetare.

alb@Exodus:35:30 @ Moisiu u tha bijve të Izraelit: "Shikoni, Zoti i thirri me emër Betsaleelin, birin e Urit, birin e Hurit, nga fisi i Judës,

alb@Exodus:35:32 @ që të mund të krijojë vizatime artistike, të punojë arin, argjendin dhe bronzin,

alb@Exodus:35:33 @ të gdhendë gurë për t`u ngallmuar, për të punuar drurin dhe për të kryer çdo lloj punimi artistik.

alb@Exodus:35:34 @ I ka shtënë gjithashtu në zemër aftësinë për të mësuar të tjerët, atij dhe Oholiabit, birit të Ahisamakut, nga fisi i Danve.

alb@Exodus:35:35 @ I mbushi me diturinë e zemrës për të kryer gjithfarë punimesh të gdhendësit, të vizatuesit, të qëndistarit dhe të endësit, në ngjyrë vjollce, të purpurt, flakë të kuqe, dhe prej liri të hollë, i aftë për të kryer çdo lloj punimi dhe për të krijuar vizatime artistike.

alb@Exodus:36:1 @ Tani Betsaleeli dhe Oholiabi si dhe të gjithë njerëzit e aftë, të cilët Zoti i ka pajisur me dituri dhe zgjuarsi për të kryer të gjitha punimet për shërbimin e shenjtërores, kanë për të vepruar sipas urdhrave të Zotit".

alb@Exodus:36:3 @ Dhe ata morën nga Moisiu të gjitha ofertat e sjella nga bijtë e Izraelit për punimet për ndërtimin e shenjtërores dhe kryerjen e tyre. Por çdo mëngjes bijtë e Izraelit vazhdonin t`i sillnin Moisiut oferta vullnetare.

alb@Exodus:36:5 @ dhe i folën Moisiut, duke thënë: "Populli po sjell shumë më tepër nga sa nevojitet për të kryer punimet që Zoti ka urdhëruar të bëhen".

alb@Exodus:36:8 @ Tërë njerëzit e aftë, midis atyre që punonin për ndërtimin e tabernakullit, bënë dhjetë pëlhura prej liri të hollë të përdredhur dhe me fill ngjyrë vjollce, të purpurt dhe flakë të kuqe; ai i bëri me kerubinë të punuar artistikisht.

alb@Exodus:36:27 @ Për pjesën e pasme të tabernakullit, në drejtim të perëndimit, ai bëri gjashtë dërrasa.

alb@Exodus:36:35 @ Bëri gjithashtu velin me fill ngjyrë vjollce, të purpurt dhe flakë të kuqe, dhe me li të hollë të përdredhur me kerubinë të punuar artistikisht;

alb@Exodus:37:4 @ Bëri edhe disa shtiza me dru akacieje dhe i veshi me ar.

alb@Exodus:37:5 @ Pastaj i kaloi shtizat nëpër unazat, që ishin anëve të arkës dhe që shërbenin për ta mbartur atë.

alb@Exodus:37:8 @ një kerubin në njërin skaj dhe një kerubin në skajin tjetër; kerubinët i bëri njësh me pajtuesin në të dy skajet e tij.

alb@Exodus:37:14 @ Unazat ishin afër buzës për të kaluar nëpër to shtizat e caktuara për të mbartur tryezën.

alb@Exodus:37:15 @ I bëri shtizat me dru të akacies dhe i veshi me ar; ato do të shërbenin për ta mbartur tryezën.

alb@Exodus:37:16 @ I bëri edhe orenditë që do të viheshin mbi tryezë prej ari safi: pjatat e tij, gotat e tij, filxhanët e tij, kupat e tij me të cilët bëhen libacionet.

alb@Exodus:37:17 @ Edhe shandanin e bëri me ar safi; e punuan me çekiç; këmba, trungu, kupat, mollët dhe lulet e tij përbënin të gjitha një tërësi të vetme.

alb@Exodus:37:18 @ Nga anët e tij dilnin gjashtë krahë: tre krahë të shandanit nga një anë dhe tre krahë të shandanit nga ana tjetër;

alb@Exodus:37:21 @ Kishte një mollë poshtë dy krahëve të para që dilnin prej tij, një mollë poshtë dy krahëve të tjerë që dilnin prej tij, dhe një mollë poshtë dy krahëve të fundit që dilnin prej tij; kështu ishte për të gjashtë krahët që dilnin nga shandani.

alb@Exodus:37:23 @ Ai i bëri gjithashtu shtatë llambat e tij, zbrazësit dhe mbajtësit e tyre, me ar safi.

alb@Exodus:37:24 @ Për të bërë shandanin dhe të gjitha pjesët e tij përdori një talent ari të pastër.

alb@Exodus:37:25 @ Pastaj bëri altarin e temjanit me dru të akacies; ishte i gjatë një kubit dhe i gjerë një kubit; ishte katror dhe kishte një lartësi prej dy kubitësh; brirët e tij përbënin një të tërë të vetme me të.

alb@Exodus:37:26 @ E veshi me ar safi: pjesën e tij të sipërme, anët e tij rreth e qark dhe brirët e tij; dhe i bëri rreth e rrotull një kurorë prej ari.

alb@Exodus:37:27 @ I bëri edhe dy unaza ari, nën kurorë, në të dy krahët e tij; i vuri në të dy krahët për të kaluar shtizat. Këto shtiza shërbenin për ta mbartur atë.

alb@Exodus:37:28 @ Dhe i bëri shtizat prej druri të akacies dhe i veshi me ar.

alb@Exodus:37:29 @ Pastaj përgatiti vajin e shenjtë për vajosjen dhe temjanin aromatik, të pastër, simbas artit të parfumierit.

alb@Exodus:38:2 @ Në të katër qoshet e tij bëri disa brirë, që përbënin një të tërë me të, dhe e veshi me bronz.

alb@Exodus:38:3 @ Bëri gjithashtu të gjitha përdorëset e altarit: enët për hirin, lopatat e vogla, legenat, mashat dhe mangallet; të gjitha veglat e tij i bëri prej bronzi.

alb@Exodus:38:5 @ Derdhi katër unaza për të katër cepat e grilës prej bronzi, me qëllim që të kalonin shtizat.

alb@Exodus:38:6 @ Pastaj i bëri shtizat prej druri të akacies dhe i veshi me bronz.

alb@Exodus:38:7 @ Pas kësaj i kaloi shtizat nëpër unazat që ndodheshin anëve të altarit, me të cilat do të mbartej: e ndërtoi me dërrasa dhe bosh nga brenda.

alb@Exodus:38:8 @ Pastaj bëri legenin prej bronzi dhe bazën e tij prej bronzi, duke përdorur pasqyrat e grave që vinin për të bërë shërbime në hyrje të çadrës së mbledhjes.

alb@Exodus:38:9 @ Pastaj bëri oborrin: nga ana e Negevit, në drejtim të jugut, perdet e oborrit ishin prej liri të hollë të përdredhur dhe me një gjatësi prej njëqind kubitësh,

alb@Exodus:38:10 @ dhe kishin njëzet shtyllat e tyre dhe njëzet bazat e tyre prej bronzi; grremçat e shtyllave dhe shtizat e tyre ishin prej argjendi.

alb@Exodus:38:11 @ Në krahun verior kishte njëqind kubitë perde me njëzet shtyllat e tyre dhe njëzet bazat e tyre prej bronzi; grremçat e shtyllave dhe shtizat e tyre ishin prej argjendi.

alb@Exodus:38:12 @ Në krahun perëndimor kishte pesëdhjetë kubitë perde me dhjetë shtyllat dhe dhjetë bazat e tyre; grremçat e shtyllave dhe shtizat e tyre ishin prej argjendi.

alb@Exodus:38:17 @ bazat e shtyllave ishin prej bronzi, grremçat e shtyllave dhe shtizat e tyre ishin prej argjendi, kapitelet e shtyllave ishin të veshura me argjend dhe të gjitha shtyllat e oborrit ishin të lidhura me disa shtiza argjendi.

alb@Exodus:38:19 @ Kishte katër shtylla me katër bazat e tyre prej bronzi; grremçat e tyre ishin prej argjendi dhe kapitelet e tyre dhe shtizat e tyre ishin të veshura me argjend.

alb@Exodus:38:21 @ Kjo është lista e sendeve të tabernakullit, të tabernakullit të dëshmisë, që u renditën me urdhër të Moisiut, për shërbimin e Levitëve, nën drejtimin e Ithamarit, birit të priftit Aaron.

alb@Exodus:38:22 @ Betsaleeli, bir i Urit, bir i Hurit, nga fisi i Judës, bëri të gjitha ato që i kishte urdhëruar Zoti Moisiut,

alb@Exodus:38:25 @ Dhe argjendi, që u mblodh me rastin e regjistrimit të asamblesë, ishte njëqind talente dhe një mijë e shtatëqind e shtatëdhjetë e pesë sikla, simbas siklit të shenjtërores:

alb@Exodus:38:28 @ Dhe me një mijë e shtatëqind e shtatëdhjetë e pesë sikla ai bëri grremçat për shtyllat, i veshi kapitelet e tyre dhe bëri shtizat për shtyllat.

alb@Exodus:38:30 @ Dhe me këtë ai bëri bazat e hyrjes së çadrës së mbledhjes, altarin prej bronzi dhe me grilën e tij dhe me të gjitha orenditë e altarit,

alb@Exodus:39:1 @ Pastaj me stofa ngjyrë vjollce, të purpurt dhe flakë të kuqe, bëri rroba të punuara mirë për të shërbyer në shenjtërore, dhe bënë rrobat e shenjta për Aaronin, ashtu siç e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.

alb@Exodus:39:3 @ Dhe e rrahën arin në peta dhe e prenë në fije, për ta endur në stofën ngjyrë vjollce, të purpurt dhe flakë të kuqe dhe në lirin e hollë të përdredhur: puna e një artizani të shkathët.

alb@Exodus:39:4 @ I bënë edhe supore të bashkuara; kështu efodi mbahej tok në të dy skajet e tij.

alb@Exodus:39:5 @ Dhe brezi i punuar artistikisht që ishte mbi efodin për ta lidhur kishte po atë përgatitje: me ar, me fije, ngjyrë vjollce, të purpurt dhe flakë të kuqe, dhe me li të hollë të përdredhur, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.

alb@Exodus:39:7 @ Ai pastaj i vuri mbi suporet e efodit, si gurë për të përkujtuar bijtë e Izraelit ashtu siç e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.

alb@Exodus:39:8 @ Pastaj ai bëri pektoralin e punuar artistikisht, ashtu si puna e efodit: me ar, me fill ngjyrë vjollce, të purpurt dhe flakë të kuqe, si dhe me li të hollë të përdredhur.

alb@Exodus:39:12 @ në radhën e tretë: një hiacint, një agat dhe një ametist;

alb@Exodus:39:18 @ pas kësaj fiksuan dy majat e dy kordonëve në të dy rrathët dhe i vendosën mbi dy suporet e efodit, në pjesën e përparme të tij.

alb@Exodus:39:19 @ Bënë gjithashtu dy unaza ari dhe i vunë në dy skajet e pektoralit, në buzën e tij, që ndodhet në pjesën e brendshme të efodit.

alb@Exodus:39:20 @ Bënë gjithashtu dy unaza të tjera ari dhe i vunë mbi dy suporet e efodit poshtë, nga përpara, pranë pikës së bashkimit, mbi brezin e punuar artistikisht të efodit.

alb@Exodus:39:21 @ Pastaj i lidhën unazat e pektoralit me unazat e efodit me një kordon ngjyrë vjollce, me qëllim që pektorali të rrinte mbi brezin e punuar artistikisht të efodit, dhe të mos shkëputej prej këtij të fundit, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.

alb@Exodus:39:26 @ një zile dhe një shegë, një zile dhe një shegë, rreth e përqark, mbi buzën e mantelit, për të bërë shërbimin, ashtu siç e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.

alb@Exodus:39:27 @ Ata bënë edhe tunikat prej liri të hollë; një punë prej endësi, për Aaronin dhe bijtë e tij,

alb@Exodus:39:29 @ dhe brezin prej liri të hollë të përdredhur, në ngjyrë vjollce, të purpurt dhe flakë të kuqe, një punë prej qëndistari, ashtu siç e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.

alb@Exodus:39:30 @ Pastaj bënë pllakën e diademës së shenjtë prej ari safi dhe gdhendën mbi të si mbi një vulë fjalët: SHENJTÉRI ZOTIT.

alb@Exodus:39:31 @ Dhe mbërthyen në të një kordele ngjyrë vjollce për ta lidhur në majë të çallmës, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.

alb@Exodus:39:32 @ Kështu përfundoi tërë puna e tabernakullit dhe e çadrës së mbledhjes. Bijtë e Izraelit vepruan sipas të gjitha urdhrave që Zoti i kishte dhënë Moisiut; ata vepruan në këtë mënyrë.

alb@Exodus:39:35 @ arkën e dëshmisë me shtizat e saj dhe pajtuesin,

alb@Exodus:39:37 @ shandani prej ari safi me llambat e tij (llambat e vendosura në rregull), të gjitha orenditë e tij dhe vajin për dritën e shandanit,

alb@Exodus:39:39 @ altarin prej bronzi, grilën e tij prej bronzi, shtizat e tij dhe të gjitha veglat e tij, legenin me bazën e tij,

alb@Exodus:39:40 @ perdet e oborrit, shtyllat e tij me gjithë bazat, perden për hyrjen e oborrit, kordonët e oborrit, kunjat e tij dhe të gjitha veglat për shërbimin e tabernakullit, për çadrën e mbledhjes,

alb@Exodus:39:41 @ rrobat e punuara mirë për të shërbyer në shenjtërore, rrobat e shenjta për priftin Aaron dhe rrobat e bijve të tij për të shërbyer si priftërinj.

alb@Exodus:39:42 @ Bijtë e Izraelit e kryen tërë punën, sipas të gjitha porosive që Zoti i kishte dhënë Moisiut.

alb@Exodus:39:43 @ Moisiu, pra, shqyrtoi tërë punën; dhe ja, ata e kishin kryer simbas urdhrave të Zotit; ata e kishin bërë kështu. Kështu Moisiu i bekoi.

alb@Exodus:40:1 @ Pastaj Zoti i foli Moisiut, duke thënë:

alb@Exodus:40:4 @ Do të sjellësh brenda tryezën dhe do të vendosësh mbi të gjërat që duhen; do të sjellësh gjithashtu shandanin dhe do të ndezësh llambat e tij.

alb@Exodus:40:9 @ Pastaj do të marrësh vajin e vajosjes dhe do të vajosh tabernakullin dhe tërë gjërat që ndodhen aty, dhe do ta shenjtërosh me të gjitha veglat e tij; dhe do të jetë i shenjtë.

alb@Exodus:40:10 @ Do të vajosh altarin e olokausteve dhe tërë orenditë e tij; do të shenjtërosh kështu altarin dhe altari do të jetë shumë i shenjtë.

alb@Exodus:40:11 @ Do të vajosh edhe legenin me të gjithë bazën e tij dhe do ta shenjtërosh.

alb@Exodus:40:12 @ Pastaj do të afrosh Aaronin dhe bijtë e tij në hyrje të çadrës së mbledhjes dhe do t`i lash me ujë.

alb@Exodus:40:14 @ Do të afrosh edhe bijtë e tij dhe do t`i veshësh me tunika,

alb@Exodus:40:15 @ do t`i vajosh ashtu si do të kesh vajuar atin e tyre, që të më shërbejnë si priftërinj; vajisja e tyre do t`u japë priftëri përjetë, brez pas brezi".

alb@Exodus:40:16 @ Moisiu ashtu veproi; bëri pikërisht të gjitha ato që Zoti i kishte urdhëruar.

alb@Exodus:40:17 @ Kështu ditën e parë të muajit të parë të vitit të dytë, u ndërtua tabernakulli.

alb@Exodus:40:18 @ Moisiu e ngriti tabernakullin, hodhi bazat e tij, sistemoi dërrasat e tij, i vuri traversat e tij dhe ngriti shtyllat e tij.

alb@Exodus:40:19 @ Mbi tabernakullin shtriu perden dhe mbi këtë vendosi mbulesën e çadrës, ashtu siç e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.

alb@Exodus:40:20 @ Pastaj mori dëshminë dhe e vendosi brenda arkës, u vuri shtizat unazave të arkës, dhe e vuri pajtuesin mbi arkë;

alb@Exodus:40:21 @ e çoi arkën në tabernakull, e vari velin e perdes dhe kështu fshehu arkën e dëshmisë, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.

alb@Exodus:40:23 @ Vendosi sipër me rregull bukën përpara Zotit, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.

alb@Exodus:40:25 @ dhe ndezi llambat përpara Zotit, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.

alb@Exodus:40:27 @ dhe mbi të dogji temjanin e parfumuar, ashtu siç e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.

alb@Exodus:40:29 @ Pastaj vendosi altarin e olokausteve në hyrje të tabernakullit, të çadrës së mbledhjes, dhe mbi të ofroi olokaustin dhe blatimin, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.

alb@Exodus:40:31 @ Dhe me këtë ujë, Moisiu, Aaroni dhe bijtë e tij lanë duart dhe këmbët;

alb@Exodus:40:32 @ kur hynin në çadrën e mbledhjes dhe kur i afroheshin altarit, ata laheshin, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.

alb@Exodus:40:33 @ Ndërtoi gjithashtu oborrin rreth tabernakullit dhe altarit dhe vuri perden në hyrje të oborrit. Kështu Moisiu e përfundoi punën e tij.

alb@Exodus:40:34 @ Atëherë reja e mbuloi çadrën e mbledhjes dhe lavdia e Zotit e mbushi tabernakullin.

alb@Exodus:40:35 @ Dhe Moisiu nuk mundi të hyjë në çadrën e mbledhjes, sepse reja e kishte mbuluar nga sipër dhe lavdia e Zotit mbushte tabernakullin.

alb@Exodus:40:38 @ Sepse reja e Zotit qëndronte mbi tabernakullin gjatë ditës, dhe natën mbi të qëndronte një zjarr, para syve të të gjithë shtëpisë së Izraelit, gjatë gjithë zhvendosjeve së tyre.?

alb@Leviticus:1:1 @ Zoti thirri Moisiun dhe i foli nga çadra e mbledhjes, duke thënë:

alb@Leviticus:1:2 @ "Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Kur dikush nga ju sjell një ofertë për Zotin, sillni si fli tuajën një kafshë të marrë nga kopeja e bagëtisë së trashë ose të imët.

alb@Leviticus:1:3 @ Në rast se oferta e tij është një olokaust i një koke bagëtie nga kopeja, le të ofrojë një mashkull pa të meta; ta çojë në hyrjen e çadrës së mbledhjes me vullnetin e tij përpara Zotit.

alb@Leviticus:1:4 @ Do të vërë pastaj dorën e tij mbi kokën e olokaustit, që do të pranohet në vend të tij, për të shlyer dënimin në vend të tij.

alb@Leviticus:1:5 @ Pastaj do të therë demin e vogël para Zotit; dhe priftërinjtë, bijtë e Aaronit, do të sjellin gjakun dhe do ta spërkatin rreth e qark altarit, që ndodhet në hyrje të çadrës së mbledhjes;

alb@Leviticus:1:6 @ do ta rrjepë olokaustin dhe do ta presë në copa.

alb@Leviticus:1:7 @ Dhe bijtë e priftit Aaron do të vënë zjarr mbi altar dhe do të sistemojnë drutë mbi zjarrin.

alb@Leviticus:1:8 @ Pastaj priftërinjtë, bijtë e Aaronit, do të vendosin copat, kokën dhe dhjamin mbi drutë e vëna mbi zjarrin që gjendet mbi altarin;

alb@Leviticus:1:9 @ por do t`i lajnë me ujë zorrët dhe këmbët, dhe prifti do të tymosë çdo gjë mbi altar, si një olokaust, një flijim që është bërë me zjarr me erë të këndshme për Zotin.

alb@Leviticus:1:10 @ Në qoftë se oferta e tij është një olokaust nga kopeja: dele ose dhi, të ofrojë një mashkull pa të meta.

alb@Leviticus:1:11 @ Do ta therë nga krahu verior i altarit, përpara Zotit; dhe priftërinjtë, bijtë e Aaronit, do të spërkasin gjakun e tij rreth e qark altarit.

alb@Leviticus:1:12 @ Pastaj do ta presë në copa bashkë me kokën dhe dhjamin e tij, dhe prifti do t`i vërë mbi drutë që ndodhen mbi zjarrin që është mbi altar;

alb@Leviticus:1:13 @ por do t`i lajë zorrët dhe këmbët me ujë, dhe prifti do të paraqesë çdo gjë dhe do ta tymosë mbi altar. Ky është një olokaust, një flijim i bërë me zjarr me erë të këndshme për Zotin.

alb@Leviticus:1:14 @ Në qoftë se ofrimi i tij për Zotin është një olokaust zogjsh, të sjellë turtuj ose pëllumba të rinj.

alb@Leviticus:1:15 @ Prifti do t`i paraqesë në altar, do t`u këpusë kokën, do t`i tymosë këto mbi altar, dhe gjaku i tij do të rrjedhë mbi një krah të altarit.

alb@Leviticus:1:16 @ Pastaj do t`u heqë gushën me gjithë puplat dhe do t`i hedhë pranë altarit, në drejtim të lindjes, në vendin e hirit.

alb@Leviticus:1:17 @ Do t`i thyejë pastaj duke i mbajtur nga krahët, por pa i ndarë në dy pjesë, dhe prifti do t`i tymosë mbi altar, mbi drutë e vëna mbi zjarr. Ky është një olokaust, një flijim i bërë me zjarr me erë të këndshme për Zotin".

alb@Leviticus:2:1 @ "Kur dikush i sjell si fli Zotit një blatim, oferta e tij të jetë nga maja e miellit; le të derdhë vaj mbi të dhe t`i vërë temjan sipër.

alb@Leviticus:2:2 @ Do t`ia çojë priftërinjve, bijve të Aaronit; prifti do të marrë prej saj një grusht majë mielli dhe vaji me gjithë temjanin dhe do ta tymosë mbi altar si kujtim. Éshtë një flijim i bërë me zjarr me erë të këndshme për Zotin.

alb@Leviticus:2:3 @ Ajo që mbetet nga blatimi do të jetë për Aaronin dhe bijtë e tij; është një gjë shumë e shenjtë e bërë me zjarr për Zotin.

alb@Leviticus:2:4 @ Kur çon si fli një blatim ushqimesh të pjekura në furrë, do të jetë me kulaç prej maje mielli, pa maja, të zëna me vaj dhe me revani pa maja të lyer me vaj.

alb@Leviticus:2:5 @ Por në qoftë se ofrimi jote është një blatim ushqimi të pjekur në skarë, do të jetë prej majës së miellit të përzier me vaj dhe pa maja.

alb@Leviticus:2:6 @ Do ta ndash në copa dhe do të derdhësh vaj mbi të; është një blatim ushqimor.

alb@Leviticus:2:7 @ Por në rast se flija jote është një blatim ushqimi i gatuar në tigan, do të jetë prej majës së miellit me vaj.

alb@Leviticus:2:8 @ Do t`i çosh Zotit blatimin ushqimor të përgatitur me këto gjëra; do t`i paraqitet priftit, që do ta çojë në altar.

alb@Leviticus:2:9 @ Prifti do të marrë nga blatimi pjesën që do të shërbejë si kujtim dhe do ta tymosë mbi altar. Éshtë një flijim i bërë me zjarr me erë të këndshme për Zotin.

alb@Leviticus:2:10 @ Ajo që mbetet nga blatimi i ushqimit do të jetë për Aaronin dhe bijtë e tij; është një gjë shumë e shenjtë ndër flijimet e bëra me zjarr për Zotin.

alb@Leviticus:2:11 @ Çdo blatim ushqimor që do t`i çoni Zotit do të jetë pa maja, sepse nuk do të tymosni asgjë që përmban maja ose mjaltë, si flijim që bëhet me zjarr për Zotin.

alb@Leviticus:2:12 @ Mund t`ia çoni Zotit si një blatim të prodhimeve të para, por ato nuk do të vihen mbi altarin si oferta me erë të këndshme.

alb@Leviticus:2:13 @ Çdo blatim ushqimor që do të ofrosh, do ta ndreqësh me kripë; nuk do ta lësh mangut kripën nga blatimet e tua, sipas besëlidhjes me Perëndinë. Mbi të gjitha ofertat e tua do të ofrosh kripë.

alb@Leviticus:2:14 @ Në rast se i ofron Zotit një blatim ushqimesh nga prodhimet e tua të para, do të ofrosh si blatim ushqimor të prodhimeve të tua të para kallinj të thekur në zjarr, kokrra gruri të shtypura nga kallinj të plotë.

alb@Leviticus:2:15 @ Dhe do të vësh mbi to vaj dhe temjan; është një blatim ushqimor.

alb@Leviticus:2:16 @ Pas kësaj prifti do të tymosë si kujtim një pjesë të grurit dhe një pjesë të vajit, së bashku me tërë temjanin. Éshtë një flijim i bërë me zjarr për Zotin".

alb@Leviticus:3:1 @ "Kur një njeri ofron një flijim falënderimi, po të jetë se ofron një bagëti të trashë të marrë nga kopeja, qoftë mashkull apo femër, do ta ofrojë pa të meta përpara Zotit.

alb@Leviticus:3:2 @ Do të vërë dorën mbi kokën e ofertës së tij dhe do ta therë në hyrje të çadrës së mbledhjes; pastaj priftërinjtë, bijtë e Aaronit, do të shpërndajnë gjakun rreth e qark mbi altarin.

alb@Leviticus:3:3 @ Nga ky flijim falënderimi do të paraqesë, si flijim të bërë me zjarr për Zotin, dhjamin që mbulon zorrët dhe të gjithë dhjamin që rri ngjitur me zorrët,

alb@Leviticus:3:4 @ të dy veshkat dhe dhjamin që është mbi ato rreth ijeve, por do të shkëpusë bulën me dhjamë të mëlçisë së zezë që ndodhet mbi veshkat.

alb@Leviticus:3:5 @ Pas kësaj bijtë e Aaronit do ta tymosin në altarin mbi olokaustin, që ndodhet mbi drutë e vëna mbi zjarr. Éshtë një flijim i bërë me zjarr me erë të këndshme për Zotin.

alb@Leviticus:3:6 @ Në rast se oferta e tij, si flijim falënderimi për Zotin, është një bagëti e imët, qoftë mashkull apo femër, do ta ofrojë pa të meta.

alb@Leviticus:3:7 @ Në rast se paraqet si flijm e tij një qengj, do ta ofrojë përpara Zotit.

alb@Leviticus:3:8 @ Do të vërë dorën e tij mbi kokën e ofertës së tij dhe do ta therë në hyrje të çadrës së mbledhjes; pastaj bijtë e Aaronit do ta shpërndajnë gjakun rreth e qark mbi altarin.

alb@Leviticus:3:9 @ Nga flijimi i falënderimit do të paraqitet, si flijim i bërë me zjarr për Zotin, dhjami i tij; ai do të shkëpusë tërë bishtin e majmë afër shtyllës kurrizore, dhjamin që mbulon zorrët dhe të gjithë dhjamin që rri ngjitur me zorrët,

alb@Leviticus:3:10 @ të dy veshkat dhe dhjamin që është mbi to rreth ijeve, por do të shkëpusë bulën e majme të mëlçisë mbi veshkat

alb@Leviticus:3:11 @ Pastaj prifti do ta tymosë mbi altarin si ushqim. Éshtë një ofertë e bërë me zjarr për Zotin.

alb@Leviticus:3:12 @ Në rast se oferta e tij është një dhi, do ta ofrojë para Zotit.

alb@Leviticus:3:13 @ Do të vërë dorën e tij mbi kokën e saj dhe do ta therë në hyrje të çadrës së mbledhjes; pastaj bijtë e Aaronit do të shpërndajnë gjakun rreth e qark mbi altarin.

alb@Leviticus:3:14 @ Prej saj do të paraqesë, si flijim të bërë me zjarr për Zotin, dhjamin që mbulon zorrët dhe tërë dhjamin që rri ngjitur me zorrët,

alb@Leviticus:3:15 @ të dy veshkat dhe dhjamin që është mbi to rreth ijeve, por do të shkëpusë bulën e majme të mëlçisë mbi veshkat.

alb@Leviticus:3:16 @ Pastaj prifti do t`i tymosë mbi altar si ushqim. Éshtë një ofertë e bërë me zjarr me erë të këndshme. E tërë yndyra i përket Zotit.

alb@Leviticus:3:17 @ Ky është një ligj i përjetshëm për të gjithë brezat tuaj, në të gjitha vendet ku do të banoni: nuk do të hani as yndyrë, as gjak".

alb@Leviticus:4:1 @ Zoti i foli akoma Moisiut, duke thënë:

alb@Leviticus:4:2 @ "Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Në rast se dikush kryen mëkat nga padituria kundër çfarëdo urdhërimi, duke bërë diçka që nuk duhet të bënte,

alb@Leviticus:4:3 @ në rast se mëkaton prifti që ka qënë vajuar, duke e bërë kështu popullin fajtor, t`i ofrojë Zotit për mëkatin e kryer një dem të vogël pa të meta, si flijim për mëkatin.

alb@Leviticus:4:4 @ Do ta çojë demin e vogël në hyrje të çadrës së mbledhjes përpara Zotit; do të vërë dorën e tij mbi kokën e demit të vogël dhe do ta therë demin e vogël përpara Zotit.

alb@Leviticus:4:5 @ Pastaj prifti që ka qënë vajosur do të marrë gjak nga demi i vogël dhe do ta çojë atë në çadrën e mbledhjes;

alb@Leviticus:4:6 @ prifti do të ngjyejë gishtin e tij në gjak dhe do të spërkasë pak nga ky gjak shtatë herë para Zotit, përballë velit të shenjtërores.

alb@Leviticus:4:7 @ Pastaj prifti do të vërë pak nga ai gjak mbi brirët e altarit të temjanit të parfumuar para Zotit, që ndodhet në çadrën e mbledhjes; do të derdhë mbetjen e gjakut të demit të vogël mbi bazën e altarit të olokausteve, që ndodhet në hyrje të çadrës së mbledhjes.

alb@Leviticus:4:8 @ Do të heqë prej tij tërë dhjamin e flisë së mëkatit të demit të vogël: dhjamin që mbulon zorrët dhe tërë dhjamin që rri ngjitur me zorrët,

alb@Leviticus:4:9 @ të dy veshkat dhe dhjamin që ndodhet mbi ta rreth ijeve, por do të shkëputë bulën e majme të mëlçisë mbi veshkat,

alb@Leviticus:4:10 @ ashtu siç veprohet për demin e vogël të flijimit të falënderimit; pastaj prifti do t`i tymosë ato mbi altarin e olokausteve

alb@Leviticus:4:11 @ Por lëkurën e demit të vogël dhe tërë mishin e tij, së bashku me kokën e tij, këmbët e tij, zorrët e tij dhe fëlliqësirat e tij,

alb@Leviticus:4:12 @ gjithë demin e vogël, do ta çojë jashtë kampit, në një vend të pastër, ku hidhet hiri; dhe do ta djegë mbi dru me zjarr; do të digjet aty ku hidhet hiri.

alb@Leviticus:4:13 @ Në rast se gjithë asambleja e Izraelit kryen mëkat nga padituria, dhe kjo gjë mbahet e fshehtë nga sytë e asamblesë, ajo ka bërë diçka që Zoti e ka ndaluar të bëhet dhe kështu është bërë fajtore;

alb@Leviticus:4:14 @ kur mëkati i bërë do të bëhet i njohur, asambleja do të ofrojë si fli për mëkatin një dem të vogël dhe do ta çojë përpara çadrës së mbledhjes.

alb@Leviticus:4:15 @ Pleqtë e asamblesë do të vënë duart e tyre mbi kokën e demit të vogël përpara Zotit; pastaj demi i vogël do të theret përpara Zotit.

alb@Leviticus:4:16 @ Pastaj prifti që ka qënë vajuar do të sjellë pak gjak nga demi i vogël në çadrën e mbledhjes;

alb@Leviticus:4:17 @ pas kësaj prifti do të ngjyejë gishtin e tij në gjak dhe do ta spërkasë atë shtatë herë përpara Zotit, përballë velit.

alb@Leviticus:4:18 @ Do të vërë pak nga ai gjak mbi brirët e altarit që është përpara Zotit, në çadrën e mbledhjes; dhe do të derdhë mbetjen e gjakut në bazën e altarit të olokaustit, që është në hyrjen e çadrës së mbledhjes.

alb@Leviticus:4:19 @ Së këtejmi do të heqë tërë dhjamin dhe do ta tymosë mbi altar.

alb@Leviticus:4:20 @ Do të veprojë me këtë dem të vogël ashtu siç pat vepruar me demin e vogël të ofruar për mëkatin; do të bëjë të njëjtën gjë. Kështu prifti do të bëjë shlyerjen për anëtarët e asamblesë dhe këta do të jenë të falur.

alb@Leviticus:4:21 @ Pastaj do ta çojë demin e vogël jashtë kampit dhe do ta djegë ashtu siç ka djegur demin e parë të vogël. Ky është flijimi i mëkatit për asamblenë.

alb@Leviticus:4:22 @ Në rast se një ndër krerët ka kryer një mëkat dhe nga padituria ka bërë një nga gjërat që Zoti, Perëndia e tij, e ka ndaluar të bëhet, duke u bërë, pra, fajtor,

alb@Leviticus:4:23 @ kur ai bëhet i vetëdijshëm për mëkatin që ka kryer, do të çojë si ofertë të tij një cjap mashkull, pa të meta.

alb@Leviticus:4:24 @ Do të vërë dorën mbi kokën e cjapit dhe do ta therë në vendin ku theren olokaustet përpara Zotit. Éshtë një flijim për mëkatin.

alb@Leviticus:4:25 @ Pastaj prifti do të marrë me gishtin e tij pak gjak nga flijimi për mëkatin dhe do ta vërë mbi brirët e altarit të olokausteve, dhe do të derdhë gjakun e cjapit mbi bazën e altarit të olokaustit;

alb@Leviticus:4:26 @ pastaj do të tymosë tërë dhjamin e tij mbi altar, si dhjamin e flijimit të falënderimit. Kështu prifti do të bëjë shlyerjen për atë, dhe mëkati do t`i falet.

alb@Leviticus:4:27 @ Në rast se dikush nga populli kryen një mëkat nga padituria kundër çfarëdo urdhërimi të Zotit, duke bërë një diçka që nuk duhet të bënte, duke u bërë, pra, fajtor,

alb@Leviticus:4:28 @ kur ai bëhet i vetëdijshëm për mëkatin që ka kryer, do të sjellë si ofertë një dhi femër, pa të meta, për mëkatin e kryer.

alb@Leviticus:4:29 @ Do të vërë dorën mbi kokën e flisë për mëkatin dhe do ta therë flinë për mëkatin në vendin e olokaustit.

alb@Leviticus:4:30 @ Pastaj prifti do të marrë me gishtin e tij pak nga gjaku i tij dhe do ta vërë mbi brirët e altarit të olokaustit, dhe do të derdhë mbetjen e gjakut të tij mbi bazën e altarit.

alb@Leviticus:4:31 @ Do të marrë tërë dhjamin e tij, ashtu si mori dhjamin nga flijimi i falënderimit; pastaj prifti do ta tymosë atë mbi altar si një erë të këndshme për Zotin. Kështu prifti do të bëjë shlyerjen dhe ai do të falet.

alb@Leviticus:4:32 @ Në qoftë se ai sjell një qengj si fli të tij për mëkatin, duhet të sjellë një femër pa të meta.

alb@Leviticus:4:33 @ Do të vërë dorën mbi kokën e flisë për mëkatin dhe do ta therë si fli për mëkatin në vendin ku theren olokaustet.

alb@Leviticus:4:34 @ Pastaj prifti do të marrë me gishtin e tij pak gjak nga gjaku i flisë për mëkatin dhe do ta vërë mbi brirët e altarit të olokaustit, dhe do të derdhë mbetjen e gjakut të tij mbi bazën e altarit.

alb@Leviticus:4:35 @ Do të marrë tërë dhjamin, siç merret dhjami i qengjit të flijimit të falënderimit; pastaj prifti do ta tymosë mbi altar, mbi flijimet e bëra me zjarr për Zotin. Kështu prifti do të kryejë shlyerjen për shkak të mëkatit që ka kryer, dhe ai do të jetë falur".

alb@Leviticus:5:1 @ "Në qoftë se dikush kryen një mëkat, pasi të jetë betuar botërisht se do të dëshmojë, kur ai është dëshmitar, sepse e ka parë faktin ose i është bërë i njohur, po të jetë se nuk e kallëzon, do të mbajë fajin.

alb@Leviticus:5:2 @ Ose kur dikush prek diçka të papastër, qoftë edhe në mënyrë të pandërgjegjshme, si kërmën e një kafshe të papastër ose kërmën e një kafshe shtëpiake të papastër apo kërmën të një rrëshqanori të papastër, do të mbetet ai vetë i papastër dhe fajtor.

alb@Leviticus:5:3 @ Ose kur prek një papastërti njerëzore, qoftë edhe në mënyrë të pandërgjegjshme, çfarëdo gjë me anë të të cilit njeriu bëhet i papastër kur e pranon, është fajtor.

alb@Leviticus:5:4 @ Ose në se dikush në mënyrë të pandërgjegjshme, duke folur pa u menduar thellë me buzët e tij, betohet se do të bëjë një të mirë apo një të keqe, çfarëdo gjë që një njeri mund të thotë me mëndjelehtësi me një betim, kur e pranon gabimin, është fajtor për secilën nga këto gjëra.

alb@Leviticus:5:5 @ Prandaj në se dikush është bërë fajtor në një nga këto gjëra, do të pranojë mëkatin që ka kryer;

alb@Leviticus:5:6 @ do t`i çojë pra Zotit, si fli të fajit të tij për mëkatin që ka kryer, një femër të kopesë, një dele apo një dhi, si flijim për mëkatin; dhe prifti do të bëjë për të shlyerjen për shkak të mëkatit të tij.

alb@Leviticus:5:7 @ Në qoftë se nuk ka mjetet për të siguruar një dele, do t`i çojë Zotit, si fli për mëkatin e kryer, dy turtuj ose dy pëllumba të rinj: njërin si flijim për mëkatin dhe tjetrin si olokaust.

alb@Leviticus:5:8 @ Do t`ia çojë priftit, i cili do të ofrojë së pari atë të mëkatit; do t`i këpusë kokën pranë qafës, por pa e ndarë plotësisht;

alb@Leviticus:5:9 @ pastaj do të spërkasë pak gjak të flijimit për mëkatin mbi faqen e altarit, dhe mbetja e gjakut do të derdhet në bazën e altarit. Ky është një flijim për mëkatin.

alb@Leviticus:5:10 @ Me zogun tjetër do të bëjë një olokaust, simbas normave të caktuara. Kështu prifti do të bëjë për atë person shlyerjen e mëkatit që ka kryer, dhe ai do t`i falet.

alb@Leviticus:5:11 @ Por në rast se i mungojnë mjetet për të siguruar dy turtuj ose dy pëllumba të rinj, atëherë kush ka mëkatuar do të sjellë si ofertë të dhjetën pjesë të një efe në majë mielli, si flijim për mëkatin; nuk do të vërë mbi të as vaj as temjan, sepse është një flijim për mëkatin.

alb@Leviticus:5:12 @ Do ta çojë miellin te prifti dhe ky do të marrë një grusht prej tij si kujtim, dhe do ta tymosë mbi altarin sipër flijimeve të bëra me zjarr për Zotin

alb@Leviticus:5:13 @ Kështu prifti do të shlyejë për të mëkatin që ai ka kryer në një nga këto gjëra, dhe ai do t`i jetë falur. Mbetja do t`i takojë priftit, si në blatimin e ushqimit".

alb@Leviticus:5:14 @ Zoti i foli akoma Moisiut, duke thënë:

alb@Leviticus:5:15 @ "Në qoftë se dikush kryen ndonjë shkelje dhe mëkaton nga padituria kundër gjërave të shenjta të Zotit, atëherë do t`i çojë Zotit ofertën e tij për shkeljen, një dash pa të meta të marrë nga kopeja, të cilin ti e çmon në sikla argjendi, simbas siklit të shenjtërores, si ofertë për shkeljen.

alb@Leviticus:5:16 @ Dhe do ta lajë dëmin e shkaktuar ndaj gjësë së shenjtë, duke shtuar një të pestën e vlerës, dhe do t`ia japë priftit; kështu prifti do të bëjë për të shlyerjen me dashin e ofertës për shkeljen, dhe shkelja do t`i falet.

alb@Leviticus:5:17 @ Në qoftë se dikush mëkaton dhe, në mënyrë të pandërgjegjshme, kryen një diçka që Zoti ka ndaluar të bëhet, është gjithashtu fajtor dhe i detyruar të vuajë dënimin.

alb@Leviticus:5:18 @ Ai do t`i sjellë priftit si ofertë për shkeljen, një dash pa të meta, të marrë nga kopeja, sipas vlerësimit tënd. Kështu prifti do të bëjë për të shlyerjen për mëkatin e tij nga padituria, të cilin e ka kryer në mënyrë të pandërgjegjshme dhe ky do t`i jetë falur.

alb@Leviticus:5:19 @ Kjo është një ofertë për shkeljen; ai është me siguri fajtor përpara Zotit".

alb@Leviticus:6:1 @ Zoti i foli Moisiut, duke thënë:

alb@Leviticus:6:2 @ "Në qoftë se dikush mëkaton dhe bën një shkelje kundër Zotit, duke u sjellë në mënyrë të gënjeshtërt me fqinjin e tij lidhur me një depozitë, ose me një peng apo për një vjedhje, ose ka mashtruar fqinjin e tij,

alb@Leviticus:6:3 @ o sepse ka gjetur një gjë të humbur dhe ka gënjyer lidhur me të dhe është betuar në mënyrë të rreme, për çfarëdo gjë njeriu mund të mëkatojë në veprimet e tij,

alb@Leviticus:6:4 @ atëherë, në qoftë se ka mëkatuar dhe është fajtor, ai duhet të rikthejë atë që ka vjedhur, apo gjënë e zhvatur me mashtrim, ose depozitën që i është besuar apo sendin e humbur që ka gjetur,

alb@Leviticus:6:5 @ ose të gjitha ato për të cilat është betuar në mënyrë të rreme. Jo vetëm do t`i kthejë plotësisht, por do t`u shtojë një të pestën dhe do t`ia dorëzojë të zotit në po atë ditë të ofertës së tij për shkeljen.

alb@Leviticus:6:6 @ Pastaj do t`i sjellë priftit ofertën e tij për shkeljen përpara Zotit: një dash pa të meta, të marrë nga kopeja sipas vlerësimit tënd, si ofertë për shkeljen.

alb@Leviticus:6:7 @ Kështu prifti do të bëjë shlyerjen për të përpara Zotit, dhe do t`i falet çdo faj për të cilin është bërë fajtor".

alb@Leviticus:6:8 @ Zoti i foli akoma Moisiut, duke thënë:

alb@Leviticus:6:9 @ "Jepu këtë urdhër Aaronit dhe bijve të tij, dhe u thuaj atyre: Ky është ligji i olokaustit. Olokausti do të mbetet mbi mangallin sipër altarit tërë natën, deri në mëngjes; dhe zjarri i altarit do të mbahet i ndezur.

alb@Leviticus:6:10 @ Prifti do të veshë tunikën e tij prej liri dhe do të veshë mbi trup pantallonat; dhe do të mbledhë hirin e olokaustit, që zjarri ka konsumuar mbi altar, dhe do ta vendosë pranë altarit.

alb@Leviticus:6:11 @ Pastaj do të heqë rrobat e tij dhe do të veshë të tjera, dhe do ta çojë hirin jashtë kampit në një vend të pastër.

alb@Leviticus:6:12 @ Zjarri mbi altar do të mbahet i ndezur dhe nuk do të lihet të shuhet; prifti do të djegë dru mbi të çdo mëngjes, do të vendosë sipër olokaustin dhe do të tymosë sipër dhjamin e flijimeve të falënderimit.

alb@Leviticus:6:13 @ Zjarri duhet të digjet vazhdimisht mbi altarin dhe nuk duhet të shuhet.

alb@Leviticus:6:14 @ Ky është ligji i blatimit të ushqimit

alb@Leviticus:6:15 @ Njëri prej tyre do të marrë nga ai një grusht maje mielli me vajin e tij dhe me gjithë temjanin që ndodhet mbi blatimin e ushqimit dhe do ta tymosë mbi altar me erë të këndshme, si një kujtim për Zotin.

alb@Leviticus:6:16 @ Aaroni dhe bijtë e tij do të hanë atë që ka për të mbetur; do të hahet pa maja në vend të shenjtë; ata do ta hanë në oborrin e çadrës së mbledhjes.

alb@Leviticus:6:17 @ Të mos piqet me maja; është pjesa që u dhashë atyre nga flijimet e mia të bëra me zjarr. Éshtë gjë shumë e shenjtë, ashtu si flijimi për mëkatin dhe si flijimi për shkeljen.

alb@Leviticus:6:18 @ Çdo mashkull ndër bijtë e Aaronit do të mund të hajë. Éshtë një ligj i përjetshëm për gjithë brezat tuaj, që lidhet me flijimet e bëra me zjarr për Zotin. Kushdo që prek këto gjëra duhet të jetë i shenjtë.

alb@Leviticus:6:19 @ Zoti i foli akoma Moisiut, duke thënë:

alb@Leviticus:6:20 @ "Kjo është oferta që Aaroni dhe bijtë e tij do t`i bëjnë Zotit ditën në të cilën janë vajuar: një e dhjeta e efës maje mielli, si blatim i zakonshëm i ushqimit, gjysmën në mëngjes dhe gjysmën në mbrëmje.

alb@Leviticus:6:21 @ Ajo do të përgatitet me vaj mbi një skarë; do ta çosh të përzier mirë dhe do të ofrosh copat e pjekura të blatimit të ushqimit, si erë e këndshme për Zotin.

alb@Leviticus:6:22 @ Prifti, njërit prej bijve të tij që është vajuar për t`i zënë vendin, do t`i bëjë këtë ofertë; sipas ligjit të përjetshëm, do të tymoset e tëra.

alb@Leviticus:6:23 @ Çdo blatim i ushqimit të priftit do të tymoset i tëri; ai nuk do të hahet".

alb@Leviticus:6:24 @ Zoti i foli akoma Moisiut, duke thënë:

alb@Leviticus:6:25 @ "Folu Aaronit dhe bijve të tij dhe u thuaj atyre: Ky është ligji i flijimit për mëkatin. Në vendin ku theret olokausti, të theret flia për mëkatin përpara Zotit. Éshtë gjë shumë e shenjtë.

alb@Leviticus:6:26 @ Prifti që e ofron për mëkatin, do ta hajë; duhet të hahet në një vend të shenjtë, në oborrin e çadrës së mbledhjes.

alb@Leviticus:6:27 @ Kushdo që prek mishin e saj bëhet i shenjtë; dhe në qoftë se pak nga gjaku i tij bie mbi një rrobe, ajo duhet të lahet në vend të shenjtë.

alb@Leviticus:6:28 @ Por ena prej balte në të cilën është pjekur do të thyhet; dhe në rast se është pjekur në një enë prej bronzi, kjo do të fërkohet mirë dhe do të shpëlahet me ujë.

alb@Leviticus:6:29 @ Çdo mashkull midis priftërinjve do të mund të hajë prej tij; është gjë shumë e shenjtë.

alb@Leviticus:6:30 @ Por nuk do të hahet asnjë fli për mëkatin, gjaku i së cilës është çuar në çadrën e mbledhjes për të shlyer mëkatin në shenjtërore. Ajo do të digjet me zjarr".

alb@Leviticus:7:1 @ "Ky është ligji i ofertës për shkeljen, (është gjë shumë e shenjtë).

alb@Leviticus:7:2 @ Në vendim ku theret olokausti, do të theret flia për shkeljen; dhe gjaku i saj do të spërkatet rreth e qark altarit.

alb@Leviticus:7:3 @ Prej saj do të paraqitet tërë dhjami: do të hiqet bishti i majmë, dhjami që mbulon zorrët,

alb@Leviticus:7:4 @ të dy veshkat, dhjami që është mbi to rreth ijeve dhe bula e dhjamur e mëlçisë së zezë mbi veshkat.

alb@Leviticus:7:5 @ Pastaj prifti do t`i tymosë mbi altar, si një flijim i bërë me zjarr për Zotin. Ky është një flijim për shkeljen.

alb@Leviticus:7:6 @ Çdo mashkull midis priftërinjve do të mund të hajë nga ajo; do të hahet në vend të shenjtë; është gjë shumë e shenjtë.

alb@Leviticus:7:7 @ Flijimi për shkeljen është si flijimi i mëkatit; i njëjti ligj vlen për të dy rastet; flia me të cilën prifti bën shlyerjen i takon atij.

alb@Leviticus:7:8 @ Dhe prifti, që ofron olokaustin e dikujt, do të marrë për vete lëkurën e olokaustit që ka ofruar.

alb@Leviticus:7:9 @ Kështu çdo blatim i ushqimit i pjekur në furrë, apo i përgatitur në tigan ose mbi skarë, do të jetë i priftit që e ka ofruar.

alb@Leviticus:7:10 @ Dhe çdo blatim i ushqimit i përzier me vaj ose i thatë i përket tërë bijve të Aaronit, si për njerin si për tjetrin.

alb@Leviticus:7:11 @ Ky është ligji i flijimit të falënderimit, që do t`i çohet Zotit.

alb@Leviticus:7:12 @ Në qoftë se dikush e ofron për dhënie hiri, do të ofrojë me flijimin e dhënies së hirit kulaç pa maja të përzier me vaj, revani pa maja të përzier me vaj dhe kulaç me majë mielli të përzier me vaj.

alb@Leviticus:7:13 @ Bashkë me kulaçët e bukës pa maja, si ofertë të tij do të paraqesë, me flijimin e dhënies së hirit, flijimin e tij të falënderimit.

alb@Leviticus:7:14 @ Nga çdo ofertë ai do të ofrojë një kulaç si një blatim të lartë për Zotin; ai do të jetë i priftit që ka spërkatur gjakun e flijimit të falënderimit.

alb@Leviticus:7:15 @ Mishi i flijimit të dhënies së hirit i paraqitur si falënderim do të hahet po atë ditë gjatë së cilës ofrohet; nuk do të lihet asgjë prej tij deri në mëngjes.

alb@Leviticus:7:16 @ Por në qoftë se flijimi që dikush ofron është një kushtim ose një ofertë spontane, do të hahet ditën në të cilën paraqitet flijimi; ajo që tepron duhet të hahet të nesërmen

alb@Leviticus:7:17 @ Por ajo që mbetet nga mishi i flijimit do të digjet me zjarr ditën e tretë.

alb@Leviticus:7:18 @ Në qoftë se në ditën e tretë hahet nga mishi i flijimit të falënderimit, ai nuk do të pranohet dhe nuk do t`i llogaritet; do të jetë një veprim i neveritshëm; dhe ai që ha, do të mbajë fajin e mëkatit të tij.

alb@Leviticus:7:19 @ Mishi, që prek çfarëdo gjë të papastër nuk do të hahet; do të digjet me zjarr. Sa për mishin tjetër, kushdo që është i pastër do të mund të hajë nga ai.

alb@Leviticus:7:20 @ Por personi, që duke qenë i papastër, ha mish nga flijimi i falënderimit që i përket Zotit, do të shfaroset nga populli i tij.

alb@Leviticus:7:21 @ Përveç kësaj në se dikush prek çfarëdo gjë të papastër (një papastërti njerëzore, një kafshë të papastër ose çfarëdo gjë të neveritshme dhe të ndyrë) dhe ha mish nga flijimi i falënderimit që i përket Zotit, ai do të shfaroset nga populli i tij".

alb@Leviticus:7:22 @ Zoti i foli akoma Moisiut, duke thënë:

alb@Leviticus:7:23 @ "Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Nuk do të hani asnjë yndyrë të lopës apo të deles apo të dhisë.

alb@Leviticus:7:24 @ Dhjami i një kafshe që ka ngordhur në mënyrë të natyrshme dhe dhjami i një kafshe të shqyer mund të shërbejë për çdo përdorim tjetër, por nuk do të hani aspak;

alb@Leviticus:7:25 @ sepse kushdo që në fakt ha dhjamin e një kafshe që ofrohet si flijim i bërë me zjarr për Zotin, ai që ha nga ky mish do të shfaroset nga populli i tij.

alb@Leviticus:7:26 @ Përveç kësaj nuk do të hani asnjë gjak, as të zogjve, as të katërkëmbëshve, në asnjë nga banesat tuaja.

alb@Leviticus:7:27 @ Kushdo që ha çfarëdo lloj gjaku, do të shfaroset nga populli i tij".

alb@Leviticus:7:28 @ Zoti i foli akoma Moisiut, duke thënë:

alb@Leviticus:7:29 @ "Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Kush i ofron Zotit flijimin e tij të falënderimit do t`ia çojë ofertën e tij Zotit, duke e hequr nga flijimi i tij i falënderimit.

alb@Leviticus:7:30 @ Do t`i çojë me duart e tij ofertat e bëra me zjarr për Zotin; do të çojë dhjamin bashkë me gjoksin, për të tundur gjoksin si ofertë e tundur përpara Zotit.

alb@Leviticus:7:31 @ Prifti do ta tymosë dhjamin mbi altar, ndërsa gjoksi do të jetë i Aaronit dhe i bijve të tij.

alb@Leviticus:7:32 @ Do t`i jepni priftit gjithashtu, si një ofertë të lartë, kofshën e djathtë të flijimeve tuaja të falënderimit.

alb@Leviticus:7:33 @ Ai nga bijtë e Aaronit që ofron gjakun dhe dhjamin e flijimeve të falënderimit do të ketë, si pjesë të tij, kofshën e djathtë.

alb@Leviticus:7:34 @ Sepse nga flitë e falënderimit të ofruara nga bijtë e Izraelit unë marr gjoksin e ofertës së tundur dhe kofshën e ofertës së lartë, dhe ua jap priftit Aaron dhe bijve të tij, si një detyrim i përjetshëm nga ana e bijve të Izraelit".

alb@Leviticus:7:35 @ Kjo është pjesa e caktuar e Aaronit dhe bijve të tij nga flijimet e bëra me zjarr për Zotin, ditën që do të paraqiten për t`i shërbyer Zotit si priftërinj.

alb@Leviticus:7:36 @ Këtë ka urdhëruar Zoti për bijtë e Izraelit t`u jepnin atyre ditën që i vajosi, si një ligj i përjetshëm brez pas brezi.

alb@Leviticus:7:37 @ Ky është ligji i olokaustit, i blatimit të ushqimit, i flijimit për mëkatin, i flijimit për shkeljen, i shenjtërimit dhe i flijimit të falënderimit,

alb@Leviticus:7:38 @ ligji që Zoti i dha Moisiut mbi malin Sinai, ditën që i urdhëroi bijtë e Izraelit t`i paraqisnin ofertat e tyre Zotit në shkretëtirën e Sinait.

alb@Leviticus:8:1 @ Zoti i foli akoma Moisiut, duke thënë:

alb@Leviticus:8:2 @ "Merr Aaronin dhe bijtë e tij bashkë me të, rrobat, vajin e vajosjes, demin e vogël të flijimit për mëkatin, dy deshtë dhe shportën e bukëve të ndorme,

alb@Leviticus:8:3 @ dhe mblidhe gjithë asamblenë në hyrje të çadrës së mbledhjes".

alb@Leviticus:8:4 @ Atëherë Moisiu bëri ashtu si e kishte urdhëruar Zoti, dhe asambleja u mblodh në hyrje të çadrës së mbledhjes.

alb@Leviticus:8:5 @ Dhe Moisiu i tha asamblesë: "Kjo është ajo që Zoti ka urdhëruar të bëhet".

alb@Leviticus:8:6 @ Pastaj Moisiu e afroi Aaronin dhe bijtë e tij dhe i lau me ujë.

alb@Leviticus:8:7 @ Pastaj i veshi Aaronit tunikën, i ngjeshi brezin, i veshi mantelin, i vendosi efodin, dhe i ngjeshi brezin e punuar artistikisht nga efodi me të cilin i fiksoi në trup efodin.

alb@Leviticus:8:8 @ I vuri gjithashtu pektoralin dhe mbi të vendosi Urim-in dhe Thumim-in.

alb@Leviticus:8:9 @ Pastaj i vuri çallmën mbi krye dhe në pjesën e përparme të çallmës vendosi pllakën e artë, diademën e shenjtë, ashtu siç e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.

alb@Leviticus:8:10 @ Pastaj Moisiu mori vajin e vajosjes, vajosi tabernakullin dhe të gjitha gjërat që ndodheshin aty, duke i shenjtëruar në këtë mënyrë.

alb@Leviticus:8:11 @ Me pak vaj spërkati shtatë herë altarin, vajosi altarin dhe tërë pajisjet e tij, si dhe legenin dhe bazën e tij, për t`i shenjtëruar.

alb@Leviticus:8:12 @ Pas kësaj derdhi pak nga vaji i vajosjes mbi kokën e Aaronit dhe e vajosi për ta shenjtëruar.

alb@Leviticus:8:13 @ Pastaj Moisiu i afroi bijtë e Aaronit, i veshi me tunika, iu ngjeshi breza dhe u vuri mbulesa të kokës, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.

alb@Leviticus:8:14 @ Pastaj afroi demin e vogël të flijimit për mëkatin dhe Aaroni dhe bijtë e tij vunë duart e tyre mbi kokën e demit të vogël të flijimit për mëkatin.

alb@Leviticus:8:15 @ Pastaj Moisiu e theri, mori gjak prej tij, e vuri me gisht mbi brirët e altarit rreth e qark dhe e pastroi altarin; pastaj derdhi gjakun në bazën e altarit dhe e shenjtëroi për të bërë mbi të shlyerjen.

alb@Leviticus:8:16 @ Pastaj mblodhi gjithë dhjamin që ishte mbi zorrët, bulën e majme të mëlçisë dhe të dy veshkat me dhjamin e tyre, dhe Moisiu i tymosi mbi altar.

alb@Leviticus:8:17 @ Por demin e vogël, lëkurën e tij, mishin dhe fëlliqësirat e tij i dogji me zjarr jashtë kampit, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.

alb@Leviticus:8:18 @ Pastaj paraqiti dashin e olokaustit dhe Aaroni dhe bijtë e tij vunë duart e tyre mbi kokën e dashit

alb@Leviticus:8:19 @ Moisiu e theri dhe spërkati gjakun rreth e qark altarit.

alb@Leviticus:8:20 @ Pastaj e preu dashin në copa dhe Moisiu tymosi kokën, copat dhe dhjamin.

alb@Leviticus:8:21 @ Pasi i lau zorrët dhe këmbët me ujë, Moisiu e tymosi tërë dashin mbi altar. Ishte një olokaust me një erë të këndshme, një flijim i bërë me zjarr për Zotin, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.

alb@Leviticus:8:22 @ Pastaj paraqiti dashin e dytë, dashin e shenjtërimit, dhe Aaroni dhe bijtë e tij vunë duart e tyre mbi kokën e dashit.

alb@Leviticus:8:23 @ Pastaj, pra, e theri, mori pak nga gjaku i tij dhe e vuri në skajin e veshit të djathtë të Aaronit dhe mbi gishtin e madh të dorës së tij të djathtë dhe mbi gishtin e madh të këmbës së tij të djathtë.

alb@Leviticus:8:24 @ Pastaj Moisiu i afroi bijtë e Aaronit dhe vuri pak gjak në skajin e veshit të tyre të djathtë, mbi gishtin e madh të dorës së tyre të djathtë dhe mbi gishtin e madh të këmbës së tyre të djathtë; dhe Moisiu spërkati mbetjen e gjakut rreth e qark mbi altar.

alb@Leviticus:8:25 @ Pastaj mori dhjamin, bishtin e majmë, tërë dhjamin që ishte mbi zorrët, bulën e majme të mëlçisë, të dy veshkat dhe dhjamin e tyre, dhe kofshën e djathtë;

alb@Leviticus:8:26 @ dhe nga shporta e bukëve të ndorme, që ndodhej para Zotit mori një kulaç pa maja, një kulaç buke me vaj dhe një revani, dhe i vuri mbi dhjamin dhe mbi kofshën e djathtë.

alb@Leviticus:8:27 @ Pastaj i vuri tërë këto gjëra në duart e Aaronit dhe në duart të bijve të tij dhe i tundi si ofertë e tundur përpara Zotit.

alb@Leviticus:8:28 @ Pastaj Moisiu i mori nga duart e tyre dhe i tymosi mbi altarin sipër olokaustit. Ishte një flijim shenjtërimi me erë të këndshme, një flijim i bërë me zjarr për Zotin.

alb@Leviticus:8:29 @ Pastaj Moisiu mori gjoksin dhe e tundi si një ofertë të tundur përpara Zotit; kjo ishte pjesa e dashit të shenjtërimit që i takoi Moisiut, si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.

alb@Leviticus:8:30 @ Moisiu mori pastaj ca vaj të vajosjes dhe ca gjak që ndodhej mbi altar dhe i spërkati mbi Aaronin, mbi rrobat e tij, mbi bijtë e tij dhe mbi rrobat e bijve të tij me të; kështu shenjtëroi Aaronin, rrobat e tij, bijtë e tij dhe rrobat e bijve të tij me të.

alb@Leviticus:8:31 @ Pastaj Moisiu i tha Aaronit dhe bijve të tij: "Piqeni mishin në hyrje të çadrës së mbledhjes dhe hajeni aty me bukën që është në shportën e shenjtërimit, siç kam urdhëruar, duke thënë: "Aaroni dhe bijtë e tij do të hanë".

alb@Leviticus:8:32 @ Atë që tepron nga mishi dhe nga buka do ta digjni me zjarr.

alb@Leviticus:8:33 @ Shtatë ditë me radhë nuk do të dilni nga hyrja e çadrës së mbledhjes, deri sa të plotësohen ditët e shenjtërimit tuaj, sepse do të nevojiten shtatë ditë për të plotësuar shenjtërimin tuaj.

alb@Leviticus:8:34 @ Ashtu siç është vepruar në këtë ditë, kështu ka urdhëruar Zoti të bëhet për të bërë shlyerjen për ju.

alb@Leviticus:8:35 @ Do të qëndroni pra shtatë ditë në hyrje të çadrës së mbledhjes, ditë e natë, dhe do të respektoni urdhërimin e Zotit, që të mos vdisni; sepse kështu më kishte qenë urdhëruar".

alb@Leviticus:8:36 @ Kështu Aaroni dhe bijtë e tij bënë tërë ato gjëra që Zoti kishte urdhëruar me anë të Moisiut.

alb@Leviticus:9:1 @ Ndodhi në ditën e tetë që Moisiu thirri Aaronin, bijtë e tij dhe pleqtë e Izraelit,

alb@Leviticus:9:2 @ dhe i tha Aaronit: "Merr një viç për flijimin për mëkatin dhe një dash për një olokaust, që të dy pa të meta, dhe ofroji para Zotit.

alb@Leviticus:9:3 @ Pastaj do t`u flasësh bijve të Izraelit, duke u thënë: Merrni një cjap për flijimin për mëkatin, një viç dhe një qengj, që të dy motakë, pa të meta, për një olokaust,

alb@Leviticus:9:4 @ një dem të vogël dhe një dash për flijimin e falënderimit, për t`i flijuar përpara Zotit, dhe një ofertë ushqimesh, të përziera me vaj, sepse sot Zoti do t`ju shfaqet".

alb@Leviticus:9:5 @ Dhe kështu ata sollën përpara çadrës së mbledhjes atë që Moisiu kishte urdhëruar; dhe tërë asamblea u afrua dhe qëndroi në këmbë përpara Zotit.

alb@Leviticus:9:6 @ Atëherë Moisiu tha: "Kjo është ajo që Zoti ju ka urdhëruar; bëjeni dhe lavdia e Zotit do t`ju shfaqet".

alb@Leviticus:9:7 @ Pastaj Moisiu i tha Aaronit: "Afroju altarit; paraqit flijimin tënd për mëkatin dhe olokaustin tënd, dhe bëj shlyerjen për vete dhe për popullin; paraqit gjithashtu ofertën e popullit dhe bëj shlyerjen për ata, siç ka urdhëruar Zoti".

alb@Leviticus:9:8 @ Kështu Aaroni iu afrua altarit dhe theri viçin e flijimit për mëkatin, që e kishte për vete.

alb@Leviticus:9:9 @ Pastaj bijtë e tij i paraqitën gjakun dhe ai ngjeu gishtin e tij në gjak dhe e vuri atë mbi brirët e altarit, dhe derdhi mbetjen e gjakut në bazën e altarit;

alb@Leviticus:9:10 @ por dhjamin, veshkat dhe bulën e majme të mëlçisë të flijimit për mëkatin, i tymosi mbi altar ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.

alb@Leviticus:9:11 @ Mishin dhe lëkurën përkundrazi i dogji jashtë kampit.

alb@Leviticus:9:12 @ Pastaj theri olokaustin; bijtë e Aaronit i dhanë gjakun dhe ai e spërkati rreth e qark mbi altarin.

alb@Leviticus:9:13 @ Pastaj i dhanë olokaustin e bërë copë-copë dhe kokën; dhe ai i tymosi mbi altar.

alb@Leviticus:9:14 @ Lau zorrët dhe këmbët dhe i tymosi bashkë me olokaustin mbi altar.

alb@Leviticus:9:15 @ Pastaj paraqiti ofertën e popullit. Mori cjapin, që ishte flia për mëkatin e popullit, e theri dhe e ofroi për mëkatin, si ofertë të parë.

alb@Leviticus:9:16 @ Pastaj paraqiti olokaustin dhe e ofroi sipas rregullit të caktuar.

alb@Leviticus:9:17 @ Paraqiti pas kësaj blatimin e ushqimit; mori një grusht prej tij dhe e tymosi mbi altar, përveç olokaustit të mëngjesit.

alb@Leviticus:9:18 @ Theri edhe demin e vogël dhe dashin, si flijim falënderimi për popullin. Bijtë e Aaronit i dhanë gjakun dhe ai e spërkati rreth e qark mbi altarin.

alb@Leviticus:9:19 @ I paraqitën dhjamin e kaut, të dashit, bishtin e majmë, dhjamin që mbulon zorrët, veshkat dhe bulën e majme të mëlçisë;

alb@Leviticus:9:20 @ vunë dhjamin mbi gjokset, dhe ai tymosi dhjamin mbi altar;

alb@Leviticus:9:21 @ por gjokset dhe kofshën e djathtë Aaroni i tundi përpara Zotit si ofertë e tundur, sipas mënyrës që kishte urdhëruar Moisiu.

alb@Leviticus:9:22 @ Pastaj Aaroni ngriti duart e tij drejt popullit dhe e bekoi; mbasi bëri flijimin për mëkatin, olokaustin dhe flijimin e falënderimit, zbriti nga altari.

alb@Leviticus:9:23 @ Pastaj Moisiu dhe Aaroni hynë në çadrën e mbledhjes; pastaj dolën dhe bekuan popullin. Atëherë lavdia e Zotit iu shfaq tërë popullit.

alb@Leviticus:9:24 @ Pastaj një zjarr doli nga prania e Zotit dhe konsumoi mbi altar olokaustin dhe dhjamin; tërë populli e pa, shpërtheu në britma gëzimi dhe u përul me fytyrë për tokë.

alb@Leviticus:10:1 @ Pastaj Nadabi dhe Abihu, bij të Aaronit, morrën secili temjanicën e vet, i vunë brenda zjarr, vendosën mbi të temjanin dhe ofruan para Zotit një zjarr të palejueshëm, që ai nuk ua kishte urdhëruar.

alb@Leviticus:10:2 @ Atëherë një zjarr doli nga prania e Zotit dhe i përpiu ata; dhe ata vdiqën përpara Zotit.

alb@Leviticus:10:3 @ Prandaj Moisiu i tha Aaronit: "Kjo është ajo për të cilën foli Zoti, duke thënë: "Unë do të jem shenjtëruar nga ata që më afrohen mua dhe do të jem përlavdëruar përpara tërë popullit"". Dhe Aaroni heshti.

alb@Leviticus:10:4 @ Pastaj Moisiu thirri Mishaelin dhe Eltsafanin, bij të Uzielit, ungj i Aaronit, dhe u tha atyre: "Afrohuni dhe largoni vëllezërit tuaj nga pjesa e përparme e shenjtërores, jashtë kampit".

alb@Leviticus:10:5 @ Kështu ata u afruan dhe i larguan ata të veshur me tunikat e tyre, jashtë kampit, siç kishte thënë Moisiu.

alb@Leviticus:10:6 @ Pastaj Moisiu u tha Aaronit, Eleazarit dhe Ithamarit, bij të tij: "Mos e zbuloni kokën tuaj dhe mos i grisni rrobat tuaja që të mos vdisni, dhe që Zoti të mos zëmërohet kundër tërë asamblesë; por vëllezërit tuaj, e tërë shtëpia e Izraelit, të mbajnë zi për zjarrin që ka ndezur Zoti.

alb@Leviticus:10:7 @ Mos u largoni nga hyrja e çadrës së mbledhjes që të mos vdisni, sepse vaji i vajosjes së Zotit është mbi ju". Dhe ata bënë ashtu si kishte thënë Moisiu.

alb@Leviticus:10:8 @ Zoti i foli akoma Aaronit, duke thënë:

alb@Leviticus:10:9 @ "Mos pini verë as pije dehëse as ti as bijtë e tu, kur do të hyni në çadrën e mbledhjes, që të mos vdisni; do të jetë një ligj i përjetshëm për të gjithë brezat tuaj,

alb@Leviticus:10:10 @ me qëllim që të mundni të dalloni midis të shenjtit dhe profanit, midis të papastrit dhe të pastrit,

alb@Leviticus:10:11 @ dhe të mundni t`u mësoni bijve të Izraelit të gjitha ligjet, që Zoti u ka dhënë atyre me anë të Moisiut".

alb@Leviticus:10:12 @ Pastaj Moisiu i tha Aaronit, dhe Eleazarit dhe Ithamarit, bijve që i kishin mbetur Aaronit: "Merrni blatimin e ushqimit që tepron nga flijimet e bëra me zjarr për Zotin dhe hajeni pa maja pranë altarit, sepse është gjë shumë e shenjtë.

alb@Leviticus:10:13 @ Do ta hani në vend të shenjtë, sepse është pjesa që të përket ty dhe bijve të tu nga flijimet e bëra me zjarr për Zotin, sepse kështu më ishte urdhëruar.

alb@Leviticus:10:14 @ Gjoksin dhe kofshën e ofertës së tundur do t`i hani ti dhe bijtë e tu dhe bijat e tua bashkë me ty, në një vend të pastër, sepse janë pjesa që të përket ty dhe bijve të tu, dhe që ju është dhënë juve nga flijimet e falenderimit të bijve të Izraelit.

alb@Leviticus:10:15 @ Bashkë me ofertat e dhjamit të bëra me zjarr, do të çohen kofsha e ofertës së lartë dhe gjoksi i ofertës së tundur para Zotit; edhe kjo të përket ty dhe bijve të tu, si një statut i përhershëm, si ka urdhëruar Zoti".

alb@Leviticus:10:16 @ Pastaj Moisiu hetoi me kujdes për cjapin e flijimit për mëkatin; dhe ja, ishte djegur; prandaj u zemërua kundër Eleazarit dhe kundër Ithamarit, bijtë e Aaronit që kishin mbetur, duke thënë:

alb@Leviticus:10:17 @ "Pse nuk e hëngrët flijimin për mëkatin në vend të shenjtë, sepse është gjë shumë e shenjtë, dhe Zoti ua ka dhënë me qëllim që të sillni padrejtësinë e asamblesë, që të bëni shlyerjen për ta përpara Zotit?

alb@Leviticus:10:18 @ Dhe ja, gjaku i flisë nuk u çua brenda vendit të shenjtë; ju duhet ta kishit ngrënë në vend të shenjtë, si kisha urdhëruar".

alb@Leviticus:10:19 @ Aaroni i tha pastaj Moisiut: "Ja, sot ata më kanë ofruar flijimin e tyre për mëkatin dhe olokaustin e tyre përpara Zotit, dhe më kanë ndodhur gjëra të tilla; po të kisha ngrënë sot viktimën e flijimit për mëkatin, a do t`i pëlqente kjo syve të Zotit?".

alb@Leviticus:10:20 @ Kur Moisiu i dëgjoi këto, mbeti i kënaqur.

alb@Leviticus:11:1 @ Pastaj Zoti i foli Moisiut dhe Aaronit, duke u thënë atyre:

alb@Leviticus:11:2 @ "Foluni bijve të Izraelit dhe u thoni: Këto janë kafshët që do të mund të hani nga tërë kafshët që janë mbi tokë.

alb@Leviticus:11:3 @ Mund të hani çdo kafshë dythundrake që e ka këmbën të ndarë dhe ripërtypet.

alb@Leviticus:11:4 @ Por nga ripërtypësit dhe nga dythundrakët nuk do të hani këto: devenë sepse përtypet, por nuk është dythundrake; për ju është e papastër;

alb@Leviticus:11:5 @ baldosën, sepse ripërtypet, por nuk është dythundrake; për ju është e papastër;

alb@Leviticus:11:6 @ lepurin, sepse ripërtypet, por nuk është dythundrak; për ju është i papastër;

alb@Leviticus:11:7 @ derrin, sepse është dythundrak dhe e ka këmbën të ndarë, por nuk është ripërtypës; për ju është i papastër.

alb@Leviticus:11:8 @ Nuk do të hani nga mishi i tyre dhe nuk do të prekni trupat e tyre të pajetë; për ju janë të papastër.

alb@Leviticus:11:9 @ Midis gjithë kafshëve që ndodhen në ujë mund të hani këto: mund të hani të gjithë ato që kanë pendë e luspa në ujë, si në dete ashtu dhe në lumenj.

alb@Leviticus:11:10 @ Por të gjitha ato që nuk kanë as pendë as luspa, si në dete, ashtu dhe në lumenj, tërë ato që lëviznin në ujë dhe të gjitha ato që jetojnë në ujë janë të neveritshme për ju.

alb@Leviticus:11:11 @ Do të jenë të neveritshme për ju; nuk do të hani mishin e tyre dhe do keni neveri për trupin e tyre të pajetë

alb@Leviticus:11:12 @ Çdo gjë që në ujë nuk ka pendë dhe luspa do të jetë e neveritshme për ju.

alb@Leviticus:11:13 @ Midis zogjve do të keni neveri këta; nuk duhet t`i hani, sepse janë të neveritshëm: shqiponjën, shqiponjën e detit dhe fajkuan peshkatar;

alb@Leviticus:11:14 @ qiftin dhe çdo lloj fajkoi;

alb@Leviticus:11:15 @ çdo lloj korbi;

alb@Leviticus:11:16 @ strucin, hutën, pulëbardhën dhe çdo lloj krahathatë;

alb@Leviticus:11:17 @ bufin, karabullakun e detit, ibisin;

alb@Leviticus:11:18 @ mjellmën, pelikanin, hutën;

alb@Leviticus:11:19 @ lejlekun, çdo lloj çafke, pupëzen dhe lakuriqin e natës.

alb@Leviticus:11:20 @ Do të keni neveri për çdo insekt me krahë që ecën me katër këmbë.

alb@Leviticus:11:21 @ Por nga të gjitha insektet me krahë që ecin me katër këmbë, mund të hani ato që i kanë kofshët mbi këmbët për të kërcyer në tokë.

alb@Leviticus:11:22 @ Nga këta mund të hani çdo lloj karkaleci, çdo lloj bulku dhe çdo lloj akridi.

alb@Leviticus:11:23 @ Çdo lloj tjetër insekti me krahë që ka katër këmbë do të jetë i neveritshëm për ju.

alb@Leviticus:11:24 @ Këto kafshë do t`ju bëjnë të papastër; kushdo që prek trupin e tyre të pajetë do të jetë i papastër deri në mbrëmje.

alb@Leviticus:11:25 @ Kushdo mbart trupat e tyre të pajetë, do të lajë rrobat dhe do të jetë i papastër deri në mbrëmje.

alb@Leviticus:11:26 @ Çdo kafshë dythundrake që nuk e ka këmbën të ndarë dhe nuk ripërtypet është e papastër për ju; kushdo që do ta prekë do të bëhet i papastër.

alb@Leviticus:11:27 @ Ndër të gjitha kafshët katërkëmbëshe, ata që ecin mbi shputën e këmbëve janë të papastër për ju; kushdo që prek trupin e tyre të pajetë do të jetë i papastër deri në mbrëmje.

alb@Leviticus:11:28 @ Kushdo që transporton trupin e tyre të pajetë do të lajë rrobat e tij dhe do të jetë i papastër deri në mbrëmje. Për ju ata janë të papastër.

alb@Leviticus:11:29 @ Ndër kafshët që zvarriten mbi tokë, këta janë të papastër për ju: urithi, miu dhe çdo lloj hardhje,

alb@Leviticus:11:30 @ gekoja, varani, hardhuca, kërmilli dhe kameleoni.

alb@Leviticus:11:31 @ Këto kafshë midis tërë atyre që zvarriten janë të papastra për ju; kushdo që i prek kur kanë ngordhur, do të jetë i papastër deri në mbrëmje.

alb@Leviticus:11:32 @ Çdo gjë mbi të cilën një prej tyre bie kur kanë ngordhur do të jetë e papastër; qoftë kjo një vegël prej druri, apo rroba, apo lëkurë, apo thes apo çfarëdo sendi tjetër i përdorur për punë, duhet të futet në ujë dhe do të jetë i papastër deri në mbrëmje; pastaj do të jetë i pastër.

alb@Leviticus:11:33 @ Çdo enë prej argjile brenda të cilës një prej tyre bie, do ta thyeni; dhe gjithçka që ndodhet në të do të jetë i papaster.

alb@Leviticus:11:34 @ Çdo ushqim që hahet mbi të cilin bie uji i kësaj ene do të bëhet i papastër; dhe çdo gllënjkë që mund të merret prej tij do të jetë e papastër.

alb@Leviticus:11:35 @ Çdo gjë mbi të cilën bie një pjesë e trupit të tyre të ngordhur, qoftë furra apo furnela, do të copëtohet; ata janë të papastër dhe do të konsiderohen të papastër nga ana juaj.

alb@Leviticus:11:36 @ Por një burim apo një çisternë, ku mblidhet uji do të jetë i pastër, por çdo gjë që prek trupat e tyre të pajetë do të jetë e papastër.

alb@Leviticus:11:37 @ Dhe në rast se një pjesë e trupave të tyre të pajetë bie mbi çfarëdo lloj fare që të mbillet, kjo do të mbetet e pastër;

alb@Leviticus:11:38 @ por në rast se vihet ujë mbi farën dhe një pjesë e trupave të pajetë të tyre bie mbi të, ajo është e papastër për ju.

alb@Leviticus:11:39 @ Në rast se ngordh një kafshë që ju lejohet ta hani, ai që do të prekë trupin e pajetë të saj do të jetë i papastër deri në mbrëmje.

alb@Leviticus:11:40 @ Ai që ha nga ky trup i ngordhur do të lajë rrobat e tij dhe do të jetë i papastër deri në mbrëmje; po kështu ai që transporton këtë trup të ngordhur do të lajë rrobat e tij dhe do të jetë i papastër deri në mbrëmje.

alb@Leviticus:11:41 @ Çdo gjë që hiqet zvarrë mbi tokë është një gjë e neveritshme; nuk duhet ta hani.

alb@Leviticus:11:42 @ Ndër të gjitha kafshët që hiqen zvarrë mbi tokë, nuk do të hani asnjërën prej atyre që ecin mbi bark, që lëvizin me katër këmbë, ose të atyre që kanë shumë këmbë, sepse kjo është e neveritshme.

alb@Leviticus:11:43 @ Mos u bëni të neveritshëm me asnjë nga këto kafshë që zvarriten; mos u bëni të papastër me to, në mënyrë që të ndoteni.

alb@Leviticus:11:44 @ Sepse unë jam Zoti, Perëndia juaj; shenjtërohuni, pra, dhe jini të shenjtë, sepse unë jam i shenjtë; mos u infektoni me asnjë prej këtyre kafshëve që zvarriten mbi tokë.

alb@Leviticus:11:45 @ Sepse unë jam Zoti që ju bëri të dilni nga vendi i Egjiptit, për të qënë Perëndia juaj; jini pra të shenjtë sepse unë jam i shenjtë.

alb@Leviticus:11:46 @ Ky është ligji përkatës i katërkëmbëshve, zogjve dhe i çdo qënieje të gjallë që lëviz në ujë, dhe i çdo qënieje që hiqet zvarrë mbi tokë,

alb@Leviticus:11:47 @ me qëllim që të dini të dalloni midis asaj që është e pastër dhe asaj që është e papastër, dhe midis kafshës që mund të hahet dhe të asaj që nuk duhet të hahet".

alb@Leviticus:12:1 @ Zoti i foli akoma Moisiut, duke thënë:

alb@Leviticus:12:2 @ "Folu kështu bijve të Izraelit: Në qoftë se një grua mbetet me barrë dhe lind një mashkull, do të jetë e papastër për shtatë ditë, do të jetë e papastër si në ditët e zakoneve të saj.

alb@Leviticus:12:3 @ Ditën e tetë do të rrethpritet mishi i prepucit të djalit.

alb@Leviticus:12:4 @ Pastaj ajo do të rrijë akoma tridhjetë e tre ditë për të pastruar gjakun e saj; nuk do të prekë asnjë send të shenjtë dhe nuk do të hyjë në shenjtëroren, deri sa të plotësohen ditët e pastrimit të saj.

alb@Leviticus:12:5 @ Por në rast se lind një vajzë, ajo do të jetë e papastër dy javë si në kohën e zakoneve të saj; dhe do të rrijë gjashtëdhjetë ditë për t`u pastruar nga gjaku.

alb@Leviticus:12:6 @ Kur të plotësohen ditët e pastrimit të saj, pavarësisht në se është fjala për një djalë apo vajzë, do t`i çojë priftit, në hyrje të çadrës së mbledhjes, një qengj motak si olokaust dhe një pëllumb të ri o një turtull, si flijim për mëkatin.

alb@Leviticus:12:7 @ Pastaj prifti do t`i ofrojë para Zotit dhe do të bëjë shlyerjen për të; dhe ajo do të jetë pastruar nga rrjedha e gjakut të saj. Ky është ligji për gruan që lind një mashkull apo një femër.

alb@Leviticus:12:8 @ Dhe në rast se i mungojnë mjetet për të ofruar një qengj, do të marrë dy turtuj ose dy pëllumba të rinj, njërin si olokaust dhe tjetrin si flijimin e mëkatit. Prifti do të bëjë shlyerjen për të, dhe ajo do të jetë e pastër".

alb@Leviticus:13:1 @ Zoti u foli akoma Moisiut dhe Aaronit, duke thënë:

alb@Leviticus:13:2 @ "Kur një njeri ka mbi lëkurën e trupit të tij një ënjtje apo një kore ose një njollë të shndritshme, dhe bëhet mbi lëkurën e trupit të tij një shenjë e plagës së lebrës, ai do t`i çohet priftit Aaron apo njërit prej bijve të tij priftërinj.

alb@Leviticus:13:3 @ Prifti do të shqyrtojë plagën mbi lëkurën e trupit; në qoftë se qimja e plagës është bërë e bardhë dhe plaga duket më e thellë se lëkura e trupit, kemi të bëjmë me plagë të lebrës; prifti, pasi ta shqyrtojë, do ta shpallë të papastër atë njeri.

alb@Leviticus:13:4 @ Por në qoftë se njolla e shndritshme mbi lëkurën e trupit është e bardhë dhe nuk duket se është më e thellë se lëkura, dhe qimja e saj nuk është bërë e bardhë, prifti do ta izolojë për shtatë ditë atë që ka plagën.

alb@Leviticus:13:5 @ Ditën e shtatë, prifti do ta ekzaminojë përsëri; dhe në qoftë se plaga duket se është ndalur dhe nuk është përhapur mbi lëkurë, prifti do ta izolojë edhe shtatë ditë të tjera.

alb@Leviticus:13:6 @ Prifti do ta shqyrtojë përsëri ditën e shtatë; dhe, po të shikojë që plaga është zvogëluar dhe nuk është përhapur mbi lëkurë, prifti do ta shpallë të pastër: ishte vetëm një puçërr me qelb. Ai do të lajë rrobat e tij dhe do të jetë i pastër.

alb@Leviticus:13:7 @ Por në rast se puçrra është zgjeruar mbi lëkurën pasi ai iu paraqit priftit për t`u shpallur i pastër, ai do të kontrollohet përsëri nga prifti;

alb@Leviticus:13:8 @ prifti do ta kontrollojë; dhe në rast se shikon që puçrra është zgjeruar mbi lëkurë, prifti do ta shpallë atë të papastër; është lebër.

alb@Leviticus:13:9 @ Kur te një njeri shfaqet një plagë e lebrës, ai do t`i çohet priftit.

alb@Leviticus:13:10 @ Prifti do ta ekzaminojë; dhe në qoftë se ënjtja mbi lëkurë është e bardhë dhe e ka zbardhur qimen, dhe në ënjtje ka pak mish të gjallë,

alb@Leviticus:13:11 @ kemi një lebër kronike mbi lëkurën e trupit të tij dhe prifti do ta shpallë atë të papastër; nuk do ta izolojë, sepse është i papastër.

alb@Leviticus:13:12 @ Por në qoftë se lebra përhapet edhe më mbi lëkurë në mënyrë që të mbulojë tërë lëkurën e atij që ka plagën, nga koka deri te këmbët, kudo që shikon prifti,

alb@Leviticus:13:13 @ prifti do ta kontrollojë; dhe në qoftë se lebra ka mbuluar tërë trupin e tij, do ta shpallë të pastër atë që ka plagën; është bërë i tëri i bardhë, pra, është i pastër.

alb@Leviticus:13:14 @ Por ditën që do të dalë mbi të mish i gjallë, ai do të shpallet i papastër.

alb@Leviticus:13:15 @ Kur prifti ka për të parë mishin e gjallë, do ta shpallë atë të papastër; mishi i gjallë është i papastër; është lebër

alb@Leviticus:13:16 @ Por në rast se mishi i gjallë ndryshon përsëri dhe bëhet i bardhë, ai duhet të shkojë te prifti;

alb@Leviticus:13:17 @ dhe prifti do ta kontrollojë; dhe në qoftë se plaga është bërë e bardhë, prifti do të shpallë të pastër atë që ka plagën; ai është i pastër.

alb@Leviticus:13:18 @ Kur mbi lëkurën e trupit zhvillohet një ulcerë, dhe ajo është shëruar,

alb@Leviticus:13:19 @ dhe në vendin e ulcerës formohet një ënjtje e bardhë ose një njollë e shndritshme e bardhë-kuqalashe, kjo duhet t`i tregohet priftit.

alb@Leviticus:13:20 @ Prifti do ta ekzaminojë; në qoftë se njolla duket më e thellë se lëkura dhe qimja e saj është bërë e bardhë, prifti do ta shpallë atë të papastër; është plagë lebre që ka shpërthyer në ulcerë.

alb@Leviticus:13:21 @ Por në rast se prifti, duke e ekzaminuar, sheh që në njollë nuk ka qime të bardha dhe që ajo nuk është më e thellë se lëkura dhe është pakësuar, ai do ta izolojë shtatë ditë.

alb@Leviticus:13:22 @ Në rast se njolla zgjerohet mbi lëkurë, prifti do ta shpallë të papastër; është një plagë lebre.

alb@Leviticus:13:23 @ Por në rast se njolla ka mbetur në vend dhe nuk është zgjeruar, ajo është mbresë e ulcerës dhe prifti do ta shpallë të pastër.

alb@Leviticus:13:24 @ Në rast se dikush pëson mbi lëkurën e tij një djegie të shkaktuar nga zjarri, dhe mishi i gjallë i djegies bëhet një njollë e shndritshme, e bardhë-kuqalashe, ose e bardhë,

alb@Leviticus:13:25 @ prifti do ta shqyrtojë; dhe në qoftë se qimja e njollës është bërë e bardhë dhe njolla duket më e thellë se lëkura, është lebër që ka shpërthyer në djegien. Prifti do ta shpallë të papastër; është plagë lebre.

alb@Leviticus:13:26 @ Por në rast se prifti, duke shqyrtuar, sheh që nuk ka qime të bardhë në njollë dhe që kjo nuk është më e thellë se lëkura, por është pakësuar, prifti do ta izolojë shtatë ditë atë njeri.

alb@Leviticus:13:27 @ Ditën e shtatë, prifti do ta kontrollojë; dhe në qoftë se njolla është përhapur edhe më mbi lëkurë, prifti do ta shpallë të papastër; është plagë lebre.

alb@Leviticus:13:28 @ Në qoftë se njolla e shndritshme ka mbetur përkundrazi në të njëjtin vend dhe nuk është përhapur mbi lëkurë, por është pakësuar, është një ënjtje shkaktuar nga djegia; prifti do ta shpallë të pastër, sepse është mbresa e djegies.

alb@Leviticus:13:29 @ Kur një burrë apo një grua ka një plagë në kokë apo në mjekër,

alb@Leviticus:13:30 @ prifti do të ekzaminojë plagën; në rast se duket më e thellë se lëkura dhe në të ka qime të verdha dhe të holla, prifti do ta shpallë atë të papastër; është qere, domethënë lebër e kokës apo e mjekrës.

alb@Leviticus:13:31 @ Në qoftë se përkundrazi prifti shqyrton plagën e qeres, dhe kjo nuk duket më e thellë se lëkura dhe në të nuk ka qime të zeza, prifti do ta izolojë shtatë ditë atë që ka plagën e qeres.

alb@Leviticus:13:32 @ Ditën e shtatë prifti do të kontrollojë plagën dhe, po të jetë se qerja nuk është përhapur dhe nuk ka në të qime të verdha, dhe qerja nuk duket më e thellë se lëkura,

alb@Leviticus:13:33 @ ai person do të rruhet, por nuk do të rruajë pjesën e prekur nga qerja; dhe prifti do ta izolojë shtatë ditë të tjera atë që ka qeren.

alb@Leviticus:13:34 @ Ditën e shtatë prifti do të kontrollojë qeren; dhe në qoftë se qerja nuk është përhapur mbi lëkurë dhe nuk duket më e thellë se lëkura, prifti do ta shpallë të pastër; ai do të lajë rrobat e tij dhe do të jetë i pastër.

alb@Leviticus:13:35 @ Por në qoftë se, pasi është shpallur i pastër, qerja është përhapur mbi lëkurë,

alb@Leviticus:13:36 @ prifti do ta kontrollojë atë; në qoftë se qerja është përhapur mbi lëkurë, prifti nuk duhet të kërkojë qimen e verdhë; ai është i papastër.

alb@Leviticus:13:37 @ Por në qoftë se qerja duket se është ndaluar dhe në të janë rritur qime të zeza, qerja është shëruar; ai është i pastër dhe prifti do ta shpallë të pastër.

alb@Leviticus:13:38 @ Në rast se një burrë apo një grua ka mbi lëkurën e trupit të tij njolla të shndritshme, veçanërisht njolla të shndritshme bardhoshe,

alb@Leviticus:13:39 @ prifti do t`i shqyrtojë; dhe në qoftë se njollat e shndritshme mbi lëkurën e trupit të tyre kanë një ngjyrë të bardhë të zbehtë, është një erupsion të lëkurës; ai është i pastër.

alb@Leviticus:13:40 @ Në rast se një njeriu i bien flokët e kokës, është tullac, por është i pastër.

alb@Leviticus:13:41 @ Në rast se i bien flokët mbi ballë, është tullac mbi ballë, por i pastër.

alb@Leviticus:13:42 @ Por në rast se në pjesën tullace të kokës ose të ballit shfaqet një plagë e bardhë-kuqalashe, është lebër, që ka shpërthyer mbi kokë apo mbi ballë.

alb@Leviticus:13:43 @ Prifti do ta shqyrtojë; dhe në qoftë se ënjtja e plagës mbi pjesën tullace të kokës apo të ballit është e bardhë-kuqalashe, njëlloj si lebra mbi lëkurën e trupit,

alb@Leviticus:13:44 @ është lebroz; është i papastër, dhe prifti do ta shpallë atë të papastër, për shkak të plagës mbi kokën e tij.

alb@Leviticus:13:45 @ Lebrozi, i prekur nga kjo plagë, do të veshë rroba të grisura dhe do ta mbajë kokën të zbuluar; do të mbulojë mjekrën e tij dhe do të bërtasë: "papastër, papastër".

alb@Leviticus:13:46 @ Do të jetë i papastër tërë kohën që do të ketë plagën; është i papastër; do të jetojë vetëm; do të banojë jashtë kampit.

alb@Leviticus:13:47 @ Në qoftë se ka një plagë lebre mbi një palë rroba, qoftë rrobë leshi apo një rrobë liri,

alb@Leviticus:13:48 @ një stofë o një punë me shtiza, prej liri ose leshi, në lëkurë apo në çfarëdo sendi prej lëkure,

alb@Leviticus:13:49 @ në se plaga është e gjelbëruar ose kuqalashe mbi rrobat apo mbi lëkurën, mbi stofin ose mbi punën e bërë me shtiza, ose mbi çfarëdo tjetër sendi të punuar me lëkurë, është plagë lebre, dhe do t`i tregohet priftit.

alb@Leviticus:13:50 @ Prifti do të shqyrtojë plagën dhe do të izolojë shtatë ditë atë që ka plagën.

alb@Leviticus:13:51 @ Ditën e shtatë do të ekzaminojë plagën; dhe në qoftë se plaga është përhapur mbi rrobat, o mbi stofën, o mbi trikotazhin, o mbi lëkurën apo mbi çfarëdo sendi të punuar me lëkurë, është një plagë lebre të keqe; është një gjë e papastër.

alb@Leviticus:13:52 @ Ai do t`i djegë këto rroba o stofin ose trikotazhin prej leshi a prej liri ose çfarëdo sendi të bërë me lëkurë, mbi të cilin ndodhet plaga, sepse është një lebër e keqe; do të digjen në zjarr.

alb@Leviticus:13:53 @ Por në rast se prifti ekzaminon plagën, dhe kjo nuk është përhapur mbi rrobat o mbi stofin, o mbi trikotazhin ose mbi çdo send prej lëkure,

alb@Leviticus:13:54 @ prifti do të urdhërojë që të lahet sendi mbi të cilin është kjo plagë, dhe do ta izolojë personin për shtatë ditë të tjera.

alb@Leviticus:13:55 @ Prifti do të ekzaminojë plagën, mbasi të jetë larë; në qoftë se plaga nuk ka ndryshuar ngjyrë, edhe sikur të mos jetë përhapur, është gjë e papastër; do ta djegësh në zjarr; ajo vazhdon të hajë nga brenda apo nga jashtë.

alb@Leviticus:13:56 @ Në qoftë se prifti e ekzaminon dhe plaga, pasi është larë, është përmirësuar, do ta shkulë nga rrobat, a nga lëkura, a nga stofi apo nga trikotazhi.

alb@Leviticus:13:57 @ Por në rast se duket ende mbi rrobat, stofin, trikotazhin, ose mbi çdo send tjetër prej lëkure, është një e keqe që po përhapet; do të djegësh me zjarr sendin mbi të cilin ndodhet plaga.

alb@Leviticus:13:58 @ Rrobat, o stofi, o trikotazhi ose çdo send tjetër i bërë me lëkurë që ke larë dhe nga i cili është zhdukur plaga, do të lahet një herë të dytë dhe do të jetë i pastër.

alb@Leviticus:13:59 @ Ky është ligji për plagën e lebrës mbi një palë rroba leshi ose prej liri, mbi stofin apo trikotazh ose çfarëdo sendi të bërë prej lëkure, për ta shpallur të pastër apo për ta shpallur të papastër".

alb@Leviticus:14:1 @ Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:

alb@Leviticus:14:2 @ "Ky është ligji lidhur me lebrozin për ditën e pastrimit të tij. Ai do t`i çohet priftit.

alb@Leviticus:14:3 @ Prifti do të dalë nga kampi dhe do ta vizitojë atë dhe në qoftë se plaga e lebrës i është shëruar të lebrosurit,

alb@Leviticus:14:4 @ prifti do të urdhërojë të merren për atë që do të pastrohet dy zogj të gjallë dhe të pastër, dru kedri, nga skarlati dhe hisopi.

alb@Leviticus:14:5 @ Prifti do të urdhërojë që të theret një nga zogjtë në një enë prej argjili me ujë të rrjedhshëm.

alb@Leviticus:14:6 @ Pastaj do të marrë zogun e gjallë, drurin e kedrit, skarlatin dhe hisopin, dhe do t`i zhytë, me zogun e gjallë, në gjakun e zogut të therur në ujë të rrjedhshëm.

alb@Leviticus:14:7 @ Do ta spërkatë pastaj shtatë herë mbi atë që duhet të pastrohet nga lebra; do ta shpallë atë të pastër dhe do ta lërë të shkojë të lirë zogun e gjallë nëpër fusha.

alb@Leviticus:14:8 @ Ai që duhet të pastrohet do të lajë rrobat e tij, do të rruajë tërë qimet e tij, do të lahet në ujë dhe do të jetë i pastër. Pas kësaj mund të hyjë në kamp, por do të qëndrojë shtatë ditë jashtë çadrës së tij.

alb@Leviticus:14:9 @ Ditën e shtatë do të rruajë tërë qimet e kokës së tij, të mjekrës së tij dhe të vetullave të tij; do të rruajë shkurt të gjitha qimet e tij. Do të lajë rrobat e tij dhe do të lajë trupin e tij në ujë dhe do të jetë i pastër.

alb@Leviticus:14:10 @ Ditën e tetë do të marrë dy qengja pa të meta, një qengj femër njëvjeçar pa të meta, tri të dhjeta efe majë mielli, të përziera me vaj, si një ofertë ushqimi, dhe një log vaji;

alb@Leviticus:14:11 @ dhe prifti që kryen pastrimin do të paraqesë atë që duhet të pastrohet dhe të gjitha këto gjëra para Zotit në hyrje të çadrës së mbledhjes.

alb@Leviticus:14:12 @ Pastaj prifti do të marrë një qengj dhe do ta ofrojë si flijim riparimi, me logun e vajit, dhe do t`i tundë si një ofertë e tundur para Zotit.

alb@Leviticus:14:13 @ Do ta therë pastaj qengjin në vendin ku theren flijimet për mëkatin dhe olokaustet, në vendin e shenjtë, sepse si flijim riparimi i përket priftit, kështu është flijimi për mëkatin; është gjë shumë e shenjtë.

alb@Leviticus:14:14 @ Prifti do të marrë pak gjak nga flijimi i riparimit dhe do ta vërë në skajin e veshit të djathtë të atij që duhet të pastrohet, mbi gishtin e madh të dorës së tij të djathtë dhe mbi gishtin e madh të këmbës së tij të djathtë.

alb@Leviticus:14:15 @ Pastaj prifti do të marrë pak vaj nga logu dhe do ta derdhë mbi pëllëmbën e dorës së tij të majtë;

alb@Leviticus:14:16 @ pastaj prifti do të ngjyejë gishtin e dorës së tij të djathtë në vajin që ka në dorën e majtë dhe me gishtin do të spërkatë shtatë herë pak vaj përpara Zotit.

alb@Leviticus:14:17 @ Dhe nga mbetja e vajit që ka në dorë, prifti do të vërë pak në skajin e veshit të djathtë të atij që duhet të pastrohet, mbi gishtin e madh të dorës së tij të djathtë dhe mbi gishtin e madh të këmbës së tij të djathtë, në vendin ku ka vënë gjakun e flijimit të riparimit

alb@Leviticus:14:18 @ Mbetjen e vajit që ka në dorë, prifti do ta vërë mbi kokën e atij që duhet të pastrohet; kështu prifti do të bëjë për të shlyerjen përpara Zotit.

alb@Leviticus:14:19 @ Pastaj prifti do të ofrojë flijimin për mëkatin dhe do të bëjë shlyerjen për atë që do të pastrohet nga papastërtia e tij; pas kësaj do të therë olokaustin.

alb@Leviticus:14:20 @ Prifti do të ofrojë olokaustin dhe blatimin e ushqimit mbi altar; kështu ai do të ketë mundësi të bëjë për të shlyerjen dhe ai do të jetë i pastër.

alb@Leviticus:14:21 @ Në rast se ky person është i varfër dhe nuk mund t`i sigurojë këto gjëra, do të marrë vetëm një qengj për ta ofruar si flijim për shkeljen e kryer, si një ofertë të tundur, për të bërë shlyerjen

alb@Leviticus:14:22 @ dhe dy turtuj apo dy pëllumba të rinj, sipas mundësive të tij; njëri do të jetë për flijimin për mëkatin dhe tjetri për olokaustin.

alb@Leviticus:14:23 @ Ditën e tetë do t`i çojë, për pastrimin e tij, këto gjëra priftit në hyrje të çadrës së mbledhjes përpara Zotit.

alb@Leviticus:14:24 @ Dhe prifti do të marrë qengjin e flijimit për shkeljen dhe logun e vajit, dhe do t`i tundë si një ofertë e tundur përpara Zotit.

alb@Leviticus:14:25 @ Pastaj do të therë qengjin e flijimit për shkeljen e kryer. Prifti do të marrë pak gjak nga flijimi për shkeljen dhe do ta vërë në skajin e veshit të djathtë të atij që do të pastrohet mbi gishtin e madh të dorës së tij të djathtë dhe mbi gishtin e madh të këmbës së tij të djathtë.

alb@Leviticus:14:26 @ Prifti do të derdhë pak vaj mbi pëllëmbën e dorës së tij të majtë.

alb@Leviticus:14:27 @ Dhe me gishtin e dorës së tij të djathtë, prifti do të spërkasë shtatë herë pak nga vaji që ka në dorën e tij të majtë përpara Zotit.

alb@Leviticus:14:28 @ Pastaj prifti do të vërë pak nga vaji që ka në dorë mbi skajin e veshit të djathtë të atij që duhet të pastrohet, mbi gishtin e tij të madh të dorës së djathtë dhe mbi gishtin e madh të këmbës së tij të djathtë, në vendin ku ka vënë gjakun e flijimit të shkeljes.

alb@Leviticus:14:29 @ Mbetjen e vajit që ka në dorë, prifti do ta vërë mbi kokën e atij që do të pastrohet, për të bërë shlyerjen për atë përpara Zotit.

alb@Leviticus:14:30 @ Pastaj do të ofrojë një nga turtujt a një nga të dy pëllumbat e rinj, sipas mundësive të tij;

alb@Leviticus:14:31 @ do të ofrojë atë që ka mundur të sigurojë, njërin si flijim për mëkatin dhe tjetrin si olokaust, bashkë me blatimin e ushqimit; kështu prifti do të bëjë shlyerjen përpara Zotit për atë që do të pastrohet.

alb@Leviticus:14:32 @ Ky është ligji për atë që është prekur nga plaga e lebrës dhe nuk ka mjetet për të siguruar atë që kërkohet për pastrimin e tij".

alb@Leviticus:14:33 @ Zoti u foli akoma Moisiut dhe Aaronit, duke thënë:

alb@Leviticus:14:34 @ "Kur do të hyni në vendin e Kanaanit që unë ju jap në pronësi, në rast se dërgoj plagën e lebrës në një shtëpi të vendit që është prona juaj,

alb@Leviticus:14:35 @ i zoti i shtëpisë do të shkojë t`ia deklarojë priftit, duke thënë: "Më duket se ka një farë plage në shtëpinë time".

alb@Leviticus:14:36 @ Atëherë prifti do të urdhërojë që të zbrazet shtëpia para se ai të hyjë për të shqyrtuar plagën, me qëllim që gjithçka që ndodhet në shtëpi të mos bëhet e papastër. Pastaj prifti do të hyjë për të ekzaminuar shtëpinë.

alb@Leviticus:14:37 @ Do të ekzaminojë pastaj plagën; në qoftë se plaga që ndodhet mbi muret e shtëpisë ka disa zgavra të gjelbëra apo të kuqërreme që duken më të thella se sipërfaqja e mureve,

alb@Leviticus:14:38 @ prifti do të dalë nga shtëpia, te porta dhe do ta mbyllë shtëpinë për shtatë ditë.

alb@Leviticus:14:39 @ Ditën e shtatë prifti do të kthehet dhe do ta ekzaminojë shtëpinë; në rast se plaga është përhapur në muret e shtëpisë,

alb@Leviticus:14:40 @ prifti do të urdhërojë që të hiqen gurët mbi të cilët ndodhet plaga dhe t`i hedhin në një vend të papastër jashtë qytetit.

alb@Leviticus:14:41 @ Pastaj do të urdhërojë që të kruhet pjesa e brendshme e shtëpisë rreth e qark, dhe do ta hedhin suvanë që kanë rrëzuar jashtë qytetit, në vend të papastër.

alb@Leviticus:14:42 @ Pastaj do të marrin gurë të tjerë dhe do t`i vënë në vendin e të parëve, dhe do të marrin gëlqere tjetër për të suvatuar shtëpinë.

alb@Leviticus:14:43 @ Por në rast se plaga shpërthen përsëri në shtëpi, mbasi janë hequr gurët dhe mbasi shtëpia është kruar dhe është suvatuar përsëri,

alb@Leviticus:14:44 @ prifti do të hyjë për të kontrolluar shtëpinë; në qoftë se plaga është e përhapur në shtëpi, kemi një lebër të keqe në shtëpi; kjo është e papastër.

alb@Leviticus:14:45 @ Prandaj do ta shëmbë shtëpinë dhe do t`i çojë gurët, lëndën e drurit dhe suvanë jashtë qytetit, në një vend të papastër.

alb@Leviticus:14:46 @ Përveç kësaj kushdo që hyn në shtëpi gjatë gjithë kohës që mbeti e mbyllur, do të jetë i papastër deri në mbrëmje.

alb@Leviticus:14:47 @ Kush fle në shtëpi, do të lajë rrobat e tij; po kështu ai që ha në shtëpi do të lajë rrobat e tij.

alb@Leviticus:14:48 @ Por në qoftë se prifti hyn në shtëpi dhe e kontrollon, dhe plaga nuk është përhapur në shtëpi pasi është suvatuar, prifti do ta shpallë atë të pastër, sepse plaga është shëruar.

alb@Leviticus:14:49 @ Pastaj, për të pastruar shtëpinë, do të marrë dy zogj, dru kedri, skarlat dhe hisop;

alb@Leviticus:14:50 @ do të therë pastaj një nga zogjtë në një enë argjili me ujë të rrjedhshëm;

alb@Leviticus:14:51 @ dhe do të marrë drurin e kedrit, hisopin, skarlatin dhe zogun e gjallë, dhe do t`i zhytë në gjakun e zogut të therur dhe në ujë të rrjedhshëm, dhe do ta spërkatë shtëpinë shtatë herë.

alb@Leviticus:14:52 @ Kështu do ta pastrojë shtëpinë me gjakun e zogut, me ujin e rrjedhshëm, me zogun e gjallë, me drurin e kedrit, me hisopin dhe me skarlatin;

alb@Leviticus:14:53 @ por do ta lërë zogun të ikë i lirë jashtë qytetit, nëpër fusha; kështu do të bëjë shlyerjen, për shtëpinë, dhe kjo do të jetë e pastër.

alb@Leviticus:14:54 @ Ky është ligji për çdo plagë të lebrës dhe të qeres,

alb@Leviticus:14:55 @ për lebrën e rrobave dhe të shtëpisë,

alb@Leviticus:14:56 @ për ënjtjet, puçrrat me qelb dhe njollat e shndritshme,

alb@Leviticus:14:57 @ për të mësuar kur një gjë është e papastër dhe kur është e pastër. Ky është ligji për lebrën".

alb@Leviticus:15:1 @ Zoti u foli akoma Moisiut dhe Aaronit, duke u thënë:

alb@Leviticus:15:2 @ "Foluni bijve të Izraelit dhe u thoni atyre: Kushdo që ka një fluks nga trupi i tij, ky fluks është i papastër.

alb@Leviticus:15:3 @ Papastërtia e tij është prodhuar nga fluksi: ai është i papastër për sa kohë fluksi i trupit të tij është ende në veprim, ashtu edhe kur fluksi në trupin e tij është ndaluar.

alb@Leviticus:15:4 @ Çdo shtrat mbi të cilin shtrihet ai që ka fluksin do të jetë i papastër; po ashtu do të jetë e papastër çdo gjë mbi të cilën ai ulët.

alb@Leviticus:15:5 @ Kushdo që prek shtratin e tij do të lajë rrobat e tij dhe do të lahet me ujë, dhe ka për të qënë i papastër deri në mbrëmje.

alb@Leviticus:15:6 @ Kush ulet mbi çfarëdo gjëje mbi të cilën është ulur ai që ka fluksin, do të lajë rrobat e tij dhe veten me ujë, dhe do të jetë i papastër deri në mbrëmje.

alb@Leviticus:15:7 @ Kush prek trupin e atij që ka fluksin, do të lajë rrobat e tij dhe do të lahet në ujë, dhe do të jetë i papastër deri në mbrëmje.

alb@Leviticus:15:8 @ Në qoftë se ai që ka fluksin pështyn mbi dikë që është i pastër, ky do të lajë rrobat e tij dhe do të lahet në ujë, dhe do të jetë i papastër deri në mbrëmje.

alb@Leviticus:15:9 @ Çdo shalë mbi të cilën hipën ai që ka fluksin do të jetë e papastër.

alb@Leviticus:15:10 @ Kushdo që prek çfarëdo gjëje që ka qenë nën të, do të jetë i papastër deri në mbrëmje. Kushdo që trasporton këto sende do të lajë rrobat e tij dhe do të lahet me ujë, dhe do të jetë i papastër deri në mbrëmje.

alb@Leviticus:15:11 @ Kushdo që prek atë që ka fluksin, pa i larë duart, duhet të lajë rrobat e tij dhe të lahet në ujë, dhe do të jetë i papastër deri në mbrëmje.

alb@Leviticus:15:12 @ Ena prej balte, e prekur nga ai që ka fluksin, do të thyhet; dhe çdo enë prej druri do të lahet në ujë.

alb@Leviticus:15:13 @ Kur ai që ka fluksin është pastruar nga fluksi i tij, do të numërojë shtatë ditë për pastrimin e tij; pastaj do të lajë rrobat e tij dhe do të lajë trupin e tij në ujë të rrjedhshëm, dhe do të jetë i pastër.

alb@Leviticus:15:14 @ Ditën e tetë do të marrë dy turtuj ose dy pëllumba të rinj dhe do të vijë përpara Zotit në hyrje të çadrës së mbledhjes, dhe do t`ia japë priftit.

alb@Leviticus:15:15 @ Prifti do t`i ofrojë: njërin si flijim për mëkatin dhe tjetrin si olokaust; kështu prifti do të bëjë shlyerjen për të përpara Zotit, për shkak të fluksit të tij.

alb@Leviticus:15:16 @ Në rast se një njeri ka një lëshim fare, ai do të lajë tërë trupin e tij në ujë, dhe do të jetë i papastër deri në mbrëmje.

alb@Leviticus:15:17 @ Çdo rrobë dhe çdo lëkurë mbi të cilat ka farë do të lahet me ujë, dhe do të jetë e papastër deri në mbrëmje.

alb@Leviticus:15:18 @ Në rast se një burrë bie në shtrat me një grua dhe ka një lëshim fare, do të lahen që të dy me ujë dhe do të jenë të papastër deri në mbrëmje.

alb@Leviticus:15:19 @ Në qoftë se një grua ka një fluks në trupin e saj, dhe ky është një fluks gjaku, papastërtia e saj do të zgjasë shtatë ditë; kushdo që e prek atë do të jetë i papastër deri në mbrëmje

alb@Leviticus:15:20 @ Çfarëdo gjë mbi të cilën ajo shtrihet gjatë papastërtisë së saj, do të jetë e papastër; çfarëdo gjë mbi të cilën ulet, do të jetë e papastër.

alb@Leviticus:15:21 @ Kushdo që prek shtratin e saj do të lajë rrobat e tij dhe do të lahet në ujë, dhe do të jetë i papastër deri në mbrëmje.

alb@Leviticus:15:22 @ Kushdo që prek çfarëdo gjë mbi të cilën ajo është ulur, do të lajë rrobat e tij dhe do të lahet në ujë; do të jetë i papastër deri në mbrëmje.

alb@Leviticus:15:23 @ Kur ajo është ulur mbi shtrat ose mbi çfarëdo gjë tjetër, kur dikush e prek atë do të jetë i papastër deri në mbrëmje.

alb@Leviticus:15:24 @ Në rast se një burrë bie në shtrat me të, papastërtia e saj kalon mbi të dhe ai do të jetë i papastër për shtatë ditë; dhe çdo shtrat mbi të cilin ai shtrihet, do të jetë i papastër.

alb@Leviticus:15:25 @ Në qoftë se një grua ka një fluks gjaku prej disa ditësh jashtë kohës së papastërtisë së zakoneve, ose fluksi vazhdon tej kohës së duhur, ajo do të jetë e papastër për gjithë ditët e fluksit të papastër, ashtu si është në ditët e papastërtisë së saj të zakoneve.

alb@Leviticus:15:26 @ Çdo shtrat mbi të cilin shtrihet gjatë ditëve të fluksit të saj, do të jetë për të si shtrati i zakoneve të saj; dhe çdo gjë mbi të cilën ajo ulet do të ketë po atë papastërti të zakoneve të saj.

alb@Leviticus:15:27 @ Kushdo që prek këto gjëra do të jetë i papastër; do të lajë rrobat e tij dhe do të lahet në ujë; do të jetë i papastër deri në mbrëmje.

alb@Leviticus:15:28 @ Por pas pastrimit të saj nga fluksi, do të numërojë shtatë ditë, dhe pastaj do të jetë e pastër.

alb@Leviticus:15:29 @ Ditën e tetë do të marrë dy turtuj ose dy pëllumba të rinj dhe do t`ia çojë priftit në hyrje të çadrës së mbledhjes.

alb@Leviticus:15:30 @ Prifti do ta ofrojë njërin prej tyre si flijim për mëkatin dhe tjetrin si olokaust; prifti do të kryejë për të shlyerjen, përpara Zotit, të fluksit që e bënte të papastër.

alb@Leviticus:15:31 @ Kështu do t`i mbani të ndarë bijtë e Izraelit nga ajo që i ndot, që të mos vdesin për shkak të papastërtisë së tyre, duke ndotur tabernakullin tim që ndodhet midis tyre.

alb@Leviticus:15:32 @ Ky është ligji për atë që ka një fluks dhe për atë që ka një lëshim fare, gjë që e bën të papastër,

alb@Leviticus:15:33 @ dhe për gruan që vuan për shkak të zakoneve të saja periodike, për burrin ose gruan që ka një fluks dhe për burrin që bie në shtrat me një grua të papastër".

alb@Leviticus:16:1 @ Zoti i foli Moisiut mbas vdekjes së dy bijve të Aaronit, që vdiqën kur u paraqitën para Zotit me zjarr të ndaluar.

alb@Leviticus:16:2 @ Zoti i tha Moisiut: "Foli Aaronit, vëllait tënd, dhe thuaji të mos hyjë në çfarëdo kohe në shenjtërore, përtej perdes, përpara pajtuesit që ndodhet mbi arkë, që të mos vdesë, sepse unë do të shfaqem në renë mbi pajtuesin.

alb@Leviticus:16:3 @ Aaroni do të hyjë në shenjtërore në këtë mënyrë; do të marrë një dem të vogël për flijimin për mëkatin dhe një dash për olokaustin.

alb@Leviticus:16:4 @ Do të veshë tunikën e shenjtë prej liri dhe do të mbajë mbi trupin e tij pantallona prej liri; do të ngjeshë brezin prej liri dhe do ta vërë mbi kokë çallmën prej liri. Këto janë veshjet e shenjta; ai do t`i veshë pasi ta ketë larë trupin me ujë.

alb@Leviticus:16:5 @ Nga asambleja e bijve të Izraelit do të marrë dy cjep për flijimin e mëkatit dhe një dash për olokaustin.

alb@Leviticus:16:6 @ Aaroni do të ofrojë demin e vogël për flijimin e mëkatit, që e ka për vete, dhe do të bëjë shlyerjen për vete dhe për shtëpinë e tij.

alb@Leviticus:16:7 @ Pastaj do t`i marrë të dy cjeptë dhe do t`i paraqesë përpara Zotit në hyrje të çadrës së mbledhjes.

alb@Leviticus:16:8 @ Aaroni do t`i hedhë në short dy cjeptë: njëri prej tyre do të caktohet për Zotin dhe tjetri do të shërbejë si cjap për shlyerjen e fajit.

alb@Leviticus:16:9 @ Aaroni do të afrojë cjapin e caktuar për Zotin dhe do ta ofrojë si flijim për mëkatin;

alb@Leviticus:16:10 @ por cjapi i caktuar si cjap fajshlyes do të paraqitet i gjallë para Zotit, me qëllim që mbi të të bëhet shlyerja dhe për ta çuar pastaj në shkretëtirë si cjap fajshlyes.

alb@Leviticus:16:11 @ Aaroni do të ofrojë, pra, demin e vogël të flijimit për mëkatin dhe do të bëjë shlyerjen për vete dhe për shtëpinë e tij; dhe do ta therë demin e vogël të flijimit për mëkatin për vete.

alb@Leviticus:16:12 @ Pastaj do të marrë një temjanicë plot me qymyrë të ndezur të marrë nga altari përpara Zotit dhe do t`i ketë duart e tij të mbushura me temjan të parfumuar në pluhur, dhe do të çojë çdo gjë matanë velit.

alb@Leviticus:16:13 @ Do ta vërë temjanin mbi zjarr përpara Zotit, me qëllim që reja e temjanit të mbulojë pajtuesin që është mbi dëshminë; kështu ai nuk do të vdesë.

alb@Leviticus:16:14 @ Pastaj do të marrë ca gjak të demit të vogël dhe do ta spërkatë me gishtin e tij mbi pajtuesin nga ana lindore, do të spërkatë shtatë herë edhe pak gjak me gishtin e tij përpara pajtuesit.

alb@Leviticus:16:15 @ Pastaj do të therë cjapin e flijimit për mëkatin, që është për popullin, dhe do të çojë gjakun e tij matanë velit; dhe do të bëjë me këtë gjak atë që ka bërë me gjakun e demit të vogël; do ta spërkatë mbi pajtuesin dhe para pajtuesit.

alb@Leviticus:16:16 @ Kështu do të bëjë shlyerjen për shenjtëroren, për shkak të papastërtive të bijve të Izraelit, të shkeljeve të tyre dhe të të gjitha mëkateve të tyre. Do të veprojë në të njëjtën mënyrë për çadrën e mbledhjes, që mbetet midis tyre, në mes të papastërtive të tyre.

alb@Leviticus:16:17 @ Në çadrën e mbledhjes, kur ai do të hyjë në shenjtëroren për të bërë shlyerjen, nuk do të ketë njeri, deri sa ai të ketë dalë dhe të ketë bërë shlyerjen për veten, për shtëpinë e tij dhe për tërë asamblenë e Izraelit.

alb@Leviticus:16:18 @ Ai do të dalë drejt altarit që ndodhet para Zotit dhe do të bëjë shlyerjen për të: do të marrë ca gjak nga demi i vogël dhe ca gjak nga cjapi dhe do ta vërë mbi brirët e altarit rreth e qark.

alb@Leviticus:16:19 @ Pastaj do të spërkatë ca gjak mbi të me gishtin e tij shtatë herë me radhë; kështu do ta pastrojë dhe do ta shenjtërojë nga papastërtitë e bijve të Izraelit.

alb@Leviticus:16:20 @ Kur të ketë mbaruar së kryeri shlyerjen për shenjtëroren, për çadrën e mbledhjes dhe për altarin, do të afrojë cjapin e gjallë.

alb@Leviticus:16:21 @ Aaroni do të vendosë të dyja duart e tij mbi kokën e cjapit të gjallë dhe do të rrëfejë mbi të tërë padrejtësitë e bijve të Izraelit, të gjitha shkeljet e tyre, tërë mëkatet e tyre, dhe do t`i vërë mbi kokën e cjapit; pastaj do ta çojë në shkretëtirë me anë të një njeriu të zgjedhur enkas

alb@Leviticus:16:22 @ Cjapi do të mbartë mbi vete në tokë të vetmuar të gjitha padrejtësitë e tyre dhe ai njeri do ta lërë të shkojë në shkretëtirë.

alb@Leviticus:16:23 @ Pastaj Aaroni do të hyjë në çadrën e mbledhjes, do të zhveshë rrobat e tij prej liri që kishte veshur për të hyrë në shenjtërore dhe do t`i lërë aty.

alb@Leviticus:16:24 @ Do të lajë trupin e tij me ujë në një vend të shenjtë, do të veshë rrobat e tij dhe do të dalë për të ofruar olokaustin e tij dhe olokaustin e popullit, dhe do të bëjë shlyerjen për vete dhe për popullin.

alb@Leviticus:16:25 @ Pastaj do të tymosë mbi altar dhjamin e flijimit për mëkatin.

alb@Leviticus:16:26 @ Ai që e ka lëshuar cjapin, e zgjedhur si cjap fajshlyes, do të lajë rrobat e tij dhe trupin e tij me ujë dhe, mbas kësaj mund të kthehet në kamp.

alb@Leviticus:16:27 @ Do të çohen pas kësaj jashtë kampit demi i vogël i flijimit për mëkatin dhe cjapi i flijimit për mëkatin, gjaku i të cilit është çuar në shenjtërore për të bërë shlyerjen; dhe do të djegin në zjarr lëkurët, mishin dhe ndyrësitë e tyre.

alb@Leviticus:16:28 @ Pastaj ai që i djeg do të lajë rrobat dhe trupin e tij me ujë; pas kësaj, ai mund të kthehet në kamp.

alb@Leviticus:16:29 @ Ky do të jetë për ju një ligj i përjetshëm: në muajin e shtatë, ditën e dhjetë të muajit, do të përulni shpirtrat tuaj dhe nuk do të kryeni asnjë punë, as ai që ka lindur në vend as i huaji që banon midis jush.

alb@Leviticus:16:30 @ Sepse atë ditë prifti do të bëjë shlyerjen për ju, për t`ju pastruar, me qëllim që të jeni të pastruar nga tërë mëkatet tuaja përpara Zotit.

alb@Leviticus:16:31 @ Éshtë për ju një e shtunë madhështore pushimi dhe ju do të përulni shpirtrat tuaj; është një ligj i përjetshëm.

alb@Leviticus:16:32 @ Prifti, që është vajosur dhe që është shenjtëruar për të shërbyer si prift në vend të atit të tij, do të bëjë shlyerjen dhe do të veshë rrobat prej liri, rrobat e shenjta.

alb@Leviticus:16:33 @ Ai do të bëjë shlyerjen për shenjtëroren e shenjtë; do të bejë shlyerjen për çadrën e mbledhjes dhe për altarin, do të bëjë njëkohësisht shlyerjen për priftërinjtë dhe për tërë popullin e asamblesë.

alb@Leviticus:16:34 @ Ky do të jetë për ju një ligj i përjetshëm, për të shlyer mëkatet e bijve të Izraelit për të gjitha mëkatet e tyre, një herë në vit". Dhe Moisiu bëri ashtu siç e kishte urdhëruar Zoti.

alb@Leviticus:17:1 @ Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:

alb@Leviticus:17:2 @ "Foli Aaronit, bijve të tij dhe të gjithë bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Kjo është ajo që Zoti ka urdhëruar, duke thënë:

alb@Leviticus:17:3 @ Kushdo nga shtëpia e Izraelit ther një ka ose një qengj apo një dhi brenda kampit, ose jashtë kampit,

alb@Leviticus:17:4 @ dhe nuk e çon në hyrjen e çadrës së mbledhjes për ta paraqitur si një ofertë për Zotin përpara tabernakullit të Zotit, do të mbahet si fajtor gjaku; ka derdhur gjak dhe ky njeri do të shfaroset në mes të popullit të tij;

alb@Leviticus:17:5 @ dhe kjo me qëllim që bijtë e Izraelit, në vend që të flijojnë flitë e tyre në fusha, t`ia çojnë Zotit në hyrje të çadrës së mbledhjes, priftit, dhe t`ia ofrojnë Zotit si flijim falënderimi.

alb@Leviticus:17:6 @ Prifti do të spërkasë gjakun mbi altarin e Zotit, në hyrje të çadrës së mbledhjes, dhe do të tymosë dhjamin me erë shumë të këndshme për Zotin.

alb@Leviticus:17:7 @ Ata nuk do t`i ofrojnë më flijimet e tyre demonëve, prapa të cilëve janë poshtëruar. Ky do të jetë për ta një ligj i përjetshëm, për gjithë brezat e tyre.

alb@Leviticus:17:8 @ U thuaj akoma: "Cilido burrë i shtëpisë së Izraelit ose nga të huajt që banojnë midis jush të ofrojë një olokaust apo një flijim,

alb@Leviticus:17:9 @ dhe po të mos e çojë në hyrjen e çadrës së mbledhjes për t`ia ofruar Zotit, ky njeri do të shfaroset në mes të popullit të tij.

alb@Leviticus:17:10 @ Në rast se dikush nga shtëpia e Izraelit apo nga të huajt që banojnë midis jush ha çfarëdo lloj gjaku, unë do ta kthej fytyrën time kundër atij që ha gjak dhe do ta shfaros në mes të popullit të tij.

alb@Leviticus:17:11 @ Sepse jeta e mishit është në gjak. Prandaj ju kam urdhëruar ta vini mbi altar për të bërë shlyerjen për jetën tuaj, sepse është gjaku që bën shlyerjen e fajit për jetën.

alb@Leviticus:17:12 @ Prandaj u kam thënë bijve të Izraelit: asnjëri prej jush nuk ka për të ngrënë gjak; as i huaji që banon midis jush nuk ka për të ngrënë gjak".

alb@Leviticus:17:13 @ Dhe në qoftë se ndonjë prej bijve të Izraelit ose të të huajve që banojnë midis jush zë në gjah një kafshë ose një zog që mund të hahet, do të derdhë gjakun e tij dhe do ta mbulojë me dhe;

alb@Leviticus:17:14 @ sepse është jeta e çdo mishi; gjaku i tij mban jetën e tij. Prandaj u kam thënë bijve të Izraelit: "Nuk do të hani gjakun e asnjë mishi, sepse jeta e çdo mishi është gjaku i tij; kushdo që do ta hajë do të shfaroset".

alb@Leviticus:17:15 @ Dhe çfarëdo personi, qoftë i lindur në vend apo i huaj, që ha një kafshë të ngordhur në mënyrë natyrale apo të shqyer, do të lajë rrobat dhe do të lahet vetë me ujë, dhe ka për të qenë i papastër deri në mbrëmje; pastaj do të jetë i pastër.

alb@Leviticus:17:16 @ Por në rast se nuk lan rrobat e tij dhe nuk lan trupin e tij, do të mbajë fajin e paudhësisë së tij".

alb@Leviticus:18:1 @ Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:

alb@Leviticus:18:2 @ "Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Unë jam Zoti, Perëndia juaj.

alb@Leviticus:18:3 @ Nuk do të bëni siç bëjnë në vendin e Egjiptit, ku keni banuar, dhe nuk do të bëni siç bëjnë në vendin e Kanaanit ku po ju çoj; ju nuk do të ndiqni zakonet e tyre.

alb@Leviticus:18:4 @ Do të zbatoni dekretet e mia dhe do të respektoni statutet e mia, duke iu përmbajtur atyre. Unë jam Zoti, Perëndia juaj.

alb@Leviticus:18:5 @ Do të respektoni statutet dhe dekretet e mia, me anën e të cilave, kushdo që i zbaton në praktikë, ka për të jetuar. Unë jam Zoti.

alb@Leviticus:18:6 @ Asnjë nga ju nuk do t`i afrohet ndonjë të afërmi nga gjaku për të zbuluar lakuriqësinë e tij. Unë jam Zoti.

alb@Leviticus:18:7 @ Nuk do të zbulosh lakuriqësinë e atit tënd apo lakuriqësinë e nënës sate; ajo është nëna jote; nuk do të zbulosh lakuriqësinë e saj.

alb@Leviticus:18:8 @ Nuk do të zbulosh lakuriqësinë e gruas së atit tënd; ajo është lakuriqësia e atit tënd.

alb@Leviticus:18:9 @ Nuk do të zbulosh lakuriqësinë e motrës sate, bijë e atit tënd ose bijë e nënës sate, qoftë e lindur në shtëpi ose jashtë saj.

alb@Leviticus:18:10 @ Nuk do të zbulosh lakuriqësinë e bijës së birit tënd apo të bijës së bijës sate, sepse lakuriqësia e tyre është vetë lakuriqësia jote

alb@Leviticus:18:11 @ Nuk do të zbulosh lakuriqësinë e bijës së gruas të atit tënd, e lindur nga ati yt; është motra jote; mos zbulo lakuriqësinë e saj.

alb@Leviticus:18:12 @ Nuk do të zbulosh lakuriqësinë e motrës së atit tënd; është një e afërme e ngushtë e atit tënd.

alb@Leviticus:18:13 @ Nuk do të zbulosh lakuriqësinë e motrës së nënës sate, sepse është një e afërme e ngushtë e nënës sate.

alb@Leviticus:18:14 @ Nuk do të zbulosh lakuriqësinë e vëllait të atit tënd; nuk do t`i afrohesh gruas së tij; ajo është halla jote.

alb@Leviticus:18:15 @ Nuk do të zbulosh lakuriqësinë e nuses së birit tënd; ajo është gruaja e djalit tënd; mos zbulo lakuriqësinë e saj.

alb@Leviticus:18:16 @ Nuk do të zbulosh lakuriqësinë e gruas së vëllait tënd; është lakuriqësia e vëllait tënd.

alb@Leviticus:18:17 @ Nuk do të zbulosh lakuriqësinë e një gruaje dhe të bijës së saj; nuk do të marrësh bijën e birit të saj, as bijën e bijës së saj për të zbuluar lakuriqësinë; janë të afërm të ngushtë të saj; është një incest.

alb@Leviticus:18:18 @ Nuk do të marrësh një grua bashkë me të motrën për ta bërë shemër, duke zbuluar lakuriqësinë e saj ndërsa tjetra është akoma gjallë.

alb@Leviticus:18:19 @ Nuk do t`i afrohesh një gruaje për të zbuluar lakuriqësinë e saj në periudhën e papastërtisë së saj të shkaktuar nga zakonet.

alb@Leviticus:18:20 @ Nuk do të kesh marrëdhënie seksuale me gruan e fqinjit tënd për t`u ndotur me të.

alb@Leviticus:18:21 @ Nuk do të lejosh që asnjë prej trashëgimtarëve të tu t`i ofrohet Molekut; dhe nuk do të përdhosësh emrin e Perëndisë tënd. Unë jam Zoti.

alb@Leviticus:18:22 @ Nuk do të kesh marrëdhënie seksuale me një burrë, ashtu si bëhet me një grua; është një gjë e neveritshme.

alb@Leviticus:18:23 @ Nuk do të bashkohesh me asnjë kafshë duke u ndotur me të; gjithashtu asnjë grua të mos i afrohet një kafshe për t`u bashkuar me të; është një degjenerim i neveritshëm.

alb@Leviticus:18:24 @ Mos u ndotni me asnjë nga këto gjëra, sepse me gjithë këto gjëra janë ndotur kombet që po bëhem gati t`i përzë përpara jush.

alb@Leviticus:18:25 @ Vendi është ndotur; prandaj unë do ta dënoj për paudhësinë e tij, dhe vendi do të vjellë banorët e tij.

alb@Leviticus:18:26 @ Ju, pra, do të respektoni statutet dhe dekretet e mia dhe nuk do të kryeni asnjë nga ato gjëra të neveritshme, as ai që ka lindur në vend ashtu edhe i huaji që banon midis jush,

alb@Leviticus:18:27 @ (sepse të gjithë këto gjëra të neveritshme i kanë bërë banorët e vendit që ishin para jush, dhe vendi është ndotur),

alb@Leviticus:18:28 @ që edhe ju, po të jetë se e ndotni, vendi të mos ju vjellë ashtu si ka vjellë kombin që ishte para jush.

alb@Leviticus:18:29 @ Sepse cilido që kryen ndonjë prej këtyre gjërave të neveritshme, personat që i kryejnë do të shfarosen në mes të tyre.

alb@Leviticus:18:30 @ Do të respektoni, pra, urdhërimet e mia, nuk do të ndiqni asnjë nga zakonet e neveritshme që janë para jush dhe nuk do të ndoteni me to. Unë jam Zoti, Perëndia juaj".

alb@Leviticus:19:1 @ Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:

alb@Leviticus:19:2 @ "Foli tërë asamblesë së bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Jini të shenjtë, sepse unë Zoti, Perëndia juaj, jam i shenjtë.

alb@Leviticus:19:3 @ Secili prej jush të respektojë nënën dhe atin e tij, po kështu të respektojë të shtunat e mia. Unë jam Zoti Perëndia juaj.

alb@Leviticus:19:4 @ Mos iu drejtoni idhujve dhe mos bëni perëndi me metal të shkrirë. Unë jam Zoti, Perëndia juaj.

alb@Leviticus:19:5 @ Kur t`i ofroni një flijim falënderimi Zotit, do ta ofroni në mënyrë që të pëlqehet.

alb@Leviticus:19:6 @ Do të hahet po atë ditë që e ofroni dhe ditën vijuese; dhe në rast se mbetet diçka deri në ditën e tretë, do ta digjni me zjarr.

alb@Leviticus:19:7 @ Në rast se hahet ndonjë pjesë e tij ditën e tretë është një gjë e neveritshme; flijimi nuk do të pëlqehet.

alb@Leviticus:19:8 @ Prandaj kushdo që e ha do të rëndohet me fajin e paudhësisë së tij, sepse ka përdhosur atë që është e shenjtë për Zotin; ky njeri do të shfaroset në mes të popullit të tij.

alb@Leviticus:19:9 @ Kur do të korrni tokat tuaja, nuk do të korrësh deri në cepat e arës sate dhe nuk do të mbledhësh kallinjtë që kanë mbetur pas korrjes sate;

alb@Leviticus:19:10 @ dhe në vreshtin tënd nuk do të kthehesh prapë, as do të mbledhësh bistakët e mbetur nga vreshti yt; do t`i lësh për të varfrin dhe për të huajin

alb@Leviticus:19:11 @ Nuk do të vidhni, nuk do të gënjeni dhe nuk do të mashtroni njëri-tjetrin.

alb@Leviticus:19:12 @ Nuk do të bëni betim të rremë në emrin tim, nuk do të përdhosni emrin e Perëndisë tuaj. Unë jam Zoti.

alb@Leviticus:19:13 @ Nuk do të mundosh fqinjin tënd dhe as do ta vjedhësh; mëditjen e punëtorit mos e mbaj te ti deri në mëngjesin vijues.

alb@Leviticus:19:14 @ Nuk do të mallkosh të shurdhërin dhe nuk do të vësh asnjë pengesë para të verbrit, por do të kesh frikë nga Perëndia yt. Unë jam Zoti.

alb@Leviticus:19:15 @ Nuk do të bësh padrejtësi gjatë gjykimit; nuk do të tregohesh i anshëm me të varfërin as do të nderosh personat e fuqishëm; por do të gjykosh të afërmin tënd me drejtësi.

alb@Leviticus:19:16 @ Nuk do të shkosh e të sillesh duke shpifur nëpër popullin tënd, as do të mbash qëndrim kundër jetës të të afërmit tënd. Unë jam Zoti.

alb@Leviticus:19:17 @ Nuk do të urresh vëllanë tënd në zemrën tënde; qorto gjithashtu fqinjin tënd, por mos u ngarko me asnjë mëkat për shkak të tij.

alb@Leviticus:19:18 @ Nuk do të hakmerresh dhe nuk do të mbash mëri kundër bijve të popullit tënd, por do ta duash të afërmin tënd si veten tënde. Unë jam Zoti.

alb@Leviticus:19:19 @ Të respektoni statutet e mia. Nuk do të bashkosh kafshë të llojeve të ndryshme; nuk do të mbjellësh arën tënde me lloje të ndryshme farërash, nuk do të veshësh asnjë palë rroba të endura me materiale të ndryshme.

alb@Leviticus:19:20 @ Në qoftë se dikush ka marrëdhënie seksuale me një grua që është skllave e premtuar një njeriu, por që nuk është shpenguar dhe nuk ka fituar lirinë, do të dënohen që të dy, por nuk do të dënohen me vdekje, sepse ajo nuk ishte e lirë.

alb@Leviticus:19:21 @ Burri do t`i çojë Zotit, në hyrje të çadrës së mbledhjes, një dash si fli për shkeljen;

alb@Leviticus:19:22 @ dhe me dashin e flijimit për shkeljen prifti do të bëjë për të shlyerjen përpara Zotit për mëkatin që ai ka kryer; dhe mëkati që ai ka kryer do t`i falet.

alb@Leviticus:19:23 @ Kur të hyni në vendin tuaj dhe të keni mbjellë lloj-lloj drurësh frutorë, do t`i konsideroni frutat e tyre si të parrethprera; për tre vjet do të jenë për ju si të parrethprera; prandaj nuk duhet të hahen.

alb@Leviticus:19:24 @ Por vitin e katërt të gjitha frutat e tyre do të jenë të shenjtëruara, do të jenë për lavdinë e Zotit.

alb@Leviticus:19:25 @ Vitin e pestë do të hani frutat e tyre, me qëllim që prodhimi i tyre të mund të rritet. Unë jam Zoti, Perëndia juaj.

alb@Leviticus:19:26 @ Nuk do të hani asgjë që përmban gjak. Nuk do të zbatoni asnjë lloj shortarie ose magjie.

alb@Leviticus:19:27 @ Nuk do t`i prisni rrumbullak flokët anëve të kokës, as do të shkurtosh fundin e mjekrës sate.

alb@Leviticus:19:28 @ Nuk do të bëni asnjë prerje në mishin tuaj për një të vdekur, nuk do të bëni asnjë tatuazh mbi trupin tuaj. Unë jam Zoti.

alb@Leviticus:19:29 @ Mos e ndot bijën tënde duke e bërë kurvë, që vendi të mos jepet pas kurvërisë dhe të mos mbushet me prapësi.

alb@Leviticus:19:30 @ Të respektoni të shtunat e mia dhe do të keni respekt për shenjtëroren time. Unë jam Zoti.

alb@Leviticus:19:31 @ Mos iu drejtoni mediumeve dhe magjistarëve; mos u konsultoni për të mos u ndotur me anë të tyre. Unë jam Zoti, Perëndia juaj.

alb@Leviticus:19:32 @ Çohu në këmbë para atij që ka kokën të zbardhur, nderoje plakun dhe ki frikë nga Perëndia yt. Unë jam Zoti.

alb@Leviticus:19:33 @ Kur një i huaj banon bashkë me ju në vendin tuaj, mos e trajtoni keq.

alb@Leviticus:19:34 @ Të huajin që banon midis jush ta trajtoni njëlloj si ai që ka lindur midis jush; ti do ta duash si veten tënde, sepse edhe ju ishit të huaj në vendin e Egjiptit. Unë jam Zoti, Perëndia juaj.

alb@Leviticus:19:35 @ Nuk do të bëni padrejtësi në gjykime, përsa u përket masave të gjatësisë, të peshës dhe të kapacitetit.

alb@Leviticus:19:36 @ Do të keni peshore të sakta, pesha të sakta, efa të saktë, hin të saktë. Unë jam Zoti, Perëndia juaj që ju nxori nga vendi i Egjiptit.

alb@Leviticus:19:37 @ Do të respektoni, pra, të gjitha statutet dhe dekretet e mia dhe do t`i vini në zbatim. Unë jam Zoti.

alb@Leviticus:20:1 @ Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:

alb@Leviticus:20:2 @ "Do t`u thuash bijve të Izraelit: Cilido nga bijtë e Izraelit ose nga të huajt që banojnë në Izrael do që t`i japë Molekut ndonjë nga trashëgimtarët e tij, do të dënohet me vdekje; populli i vendit do ta vrasë me gurë.

alb@Leviticus:20:3 @ Unë vet do ta kthej fytyrën time kundër këtij njeriu dhe do ta shfaros në mes të popullit të tij, sepse i ka dhënë Molekut disa nga trashëgimtarët e tij për të ndotur shenjtëroren time dhe për të përdhosur emrin tim të shenjtë.

alb@Leviticus:20:4 @ Dhe në rast se populli i vendit mbyll sytë para këtij njeriu, kur ai i jep trashëgimtarët e tij Molekut, dhe nuk e dënon me vdekje,

alb@Leviticus:20:5 @ do të jem unë që do ta kthej fytyrën time kundër këtij njeriu dhe kundër familjes së tij, do ta shfaros në mes të popullit të tij atë dhe tërë ata që kurvërohen me të, duke u shitur para Molekut.

alb@Leviticus:20:6 @ Dhe në rast se një person u drejtohet mediumeve dhe magjistarëve për t`u kurvëruar pas tyre, unë do ta kthej fytyrën time kundër këtij personi dhe do ta shfaros në mes të popullit të tij.

alb@Leviticus:20:7 @ Shenjtërohuni, pra, dhe qofshi të shenjtë, sepse unë jam Zoti, Perëndia juaj.

alb@Leviticus:20:8 @ Respektoni statutet e mia dhe i vini në zbatim. Unë jam Zoti që ju shenjtëron.

alb@Leviticus:20:9 @ Kushdo që mallkon të atin ose të ëmën, do të dënohet me vdekje, sepse ka mallkuar të atin o të ëmën; gjaku i tij do të bjerë mbi të.

alb@Leviticus:20:10 @ Në rast se ndonjëri shkel kurorën me gruan e një tjetri, në qoftë se shkel kurorën me gruan e fqinjit të tij, shkelësi dhe shkelësja e kurorës do të dënohen me vdekje.

alb@Leviticus:20:11 @ Në qoftë se dikush bie në shtrat me gruan e atit të tij, ai zbulon lakuriqësinë e të atit; prandaj që të dy do të dënohen pa tjetër me vdekje; gjaku i tyre do të bjerë mbi ta.

alb@Leviticus:20:12 @ Në rast se dikush bie në shtrat me nusen e birit të tij, që të dy do të dënohen me vdekje; kanë kryer një degjenerim të neveritshëm; gjaku i tyre do të bjerë mbi ta

alb@Leviticus:20:13 @ Në qoftë se dikush ka marrëdhënie seksuale me një burrë ashtu si ato që bëhen me një grua, që të dy kanë kryer një degjenerim të neveritshëm, do të dënohen pa tjetër me vdekje; gjaku i tyre do të bjerë mbi ta.

alb@Leviticus:20:14 @ Në qoftë se dikush merr për grua bijën dhe nënën e saj, kemi një incest; do të digjen në zjarr si ai ashtu dhe ato, me qëllim që të mos ketë incest midis jush.

alb@Leviticus:20:15 @ Në rast se një burrë bashkohet me një kafshë, ai do të dënohet me vdekje; do të vritet edhe kafsha.

alb@Leviticus:20:16 @ Në rast se një grua i afrohet një kafshe për t`u bashkuar me të, do të vrasësh gruan dhe kafshën; do të dënohen pa tjetër me vdekje; gjaku i tyre do të bjerë mbi ta.

alb@Leviticus:20:17 @ Në qoftë se dikush merr motrën e vet, bijën e atit të tij ose bijën e nënës së tij dhe sheh lakuriqësinë e saj dhe ajo sheh lakuriqësinë e tij, ky është një turp; të dy do të shfarosen në sytë e bijve të popullit të tyre; ai ka zbuluar lakuriqësinë e motrës së vet; do të mbajë dënimin e paudhësisë së tij.

alb@Leviticus:20:18 @ Në rast se dikush bie në shtrat me një grua gjatë kohës së zakoneve të saj dhe zbulon lakuriqësinë e saj, ai ka zbuluar fluksin e saj dhe ajo ka zbuluar fluksin e gjakut të vet; që të dy do të shfarosen në mes të popullit të tyre.

alb@Leviticus:20:19 @ Nuk do të zbulosh lakuriqësinë e motrës së nënës sate ose të motrës së atit tënd, sepse në këtë mënyrë zbulohet lakuriqësia e një të afërmi të një gjaku; që të dy do të mbajnë dënimin e paudhësisë së tyre.

alb@Leviticus:20:20 @ Në qoftë se dikush bie në shtrat me gruan e ungjit të tij, ai zbulon lakuriqësinë e ungjit të tij; që të dy do të mbajnë dënimin për mëkatin e tyre; do të vdesin pa fëmijë.

alb@Leviticus:20:21 @ Në qoftë se dikush merr gruan e vëllait të tij, kjo është një gjë e papastër; ai ka zbuluar lakuriqësinë e vëllait të tij; nuk do të kenë fëmijë.

alb@Leviticus:20:22 @ Do të respektoni, pra, të gjitha statutet dhe dekretet e mia dhe do t`i vini në zbatim, me qëllim që vendi ku po ju çoj të banoni të mos ju vjellë jashtë.

alb@Leviticus:20:23 @ Dhe nuk do të ndiqni zakonet e kombeve që unë po bëhem gati t`i përzë përpara jush; ata i kanë bërë tërë këto gjëra, prandaj unë i urrej.

alb@Leviticus:20:24 @ Por juve ju thashë: Ju do të shtini në dorë vendin e tyre; do t`ju jap si pronë; është një vend ku rrjedh qumësht dhe mjaltë. Unë jam Zoti, Perëndia juaj, që ju ka ndarë nga popujt e tjerë.

alb@Leviticus:20:25 @ Do të dalloni, pra, kafshët e pastra nga ato të papastra, zogjtë e pastër nga ata të papastër, dhe nuk do bëheni të neveritshëm duke ngrënë kafshë, zogj o çfarëdo gjë që hiqet zvarrë mbi tokë dhe që unë i kam veçuar për ju si të papastra.

alb@Leviticus:20:26 @ Dhe do të jeni të shenjtë për mua, sepse unë, Zoti, jam i shenjtë, dhe ju kam ndarë nga popujt e tjerë me qëllim që të jeni të mitë.

alb@Leviticus:20:27 @ Në qoftë se një burrë apo një grua është medium apo magjistar, ata do të dënohen pa tjetër me vdekje; do t`i vrisni me gurë; gjaku i tyre do të bjerë mbi ta".

alb@Leviticus:21:1 @ Zoti i tha akoma Moisiut: "Folu priftërinjve, bijve të Aaronit, dhe u thuaj: Asnjë prift të mos ndotet për një të vdekur në mes të popullit të tij,

alb@Leviticus:21:2 @ veç se po të jetë një i afërm i tij i një gjaku: nëna, ati, biri, bija, vëllai

alb@Leviticus:21:3 @ dhe motra e tij ende e virgjër që jeton me të, dhe që nuk është martuar ende; për atë mund të ndotet.

alb@Leviticus:21:4 @ Duke qënë një udhëheqës në mes të popullit të tij, nuk do të ndotet duke përdhosur veten e tij.

alb@Leviticus:21:5 @ Priftërinjtë nuk do të bëjnë tonsurën mbi kokën e tyre, nuk do të rruajnë mjekrën e tyre dhe nuk do të bëjnë prerje mbi mishin e tyre.

alb@Leviticus:21:6 @ Do të jenë të shenjtë për Perëndinë e tyre dhe nuk do të përdhosin emrin e Perëndisë së tyre, sepse i ofrojnë flijime Zotit, të përgatitura me zjarr dhe bukën Perëndisë së tyre; prandaj do të jenë të shenjtë.

alb@Leviticus:21:7 @ Nuk do të marrin për grua një kurvë, as edhe një grua faqenxirë; nuk do të marrin një grua të ndarë nga burri, sepse janë të shenjtë ndaj Perëndisë së tyre.

alb@Leviticus:21:8 @ Ti do ta konsiderosh priftin të shenjtë, sepse ai i ofron bukën Perëndisë tënd; ai ka për të qënë i shenjtë për ty, sepse unë, Zoti që ju shenjtëroj, jam i shenjtë.

alb@Leviticus:21:9 @ Në rast se bija e një prifti humb nderin duke u bërë kurvë, ajo turpëron të atin: ajo do të digjet me zjarr.

alb@Leviticus:21:10 @ Por ai që është kryeprift midis vëllezërve të tij, mbi kokën e të cilit është vënë vaji i vajosjes dhe që është shenjtëruar për të veshur rrobat e shenjta, nuk do të zbulojë kokën dhe nuk do të shqyejë rrobat.

alb@Leviticus:21:11 @ Nuk do t`i afrohet asnjë kufome; nuk do të ndotet as për të atin, as për të ëmën.

alb@Leviticus:21:12 @ Nuk do të dalë nga shenjtërorja dhe nuk do të përdhosë shenjtëroren e Perëndisë së tij, sepse shenjtërimi i vajosjes nga ana e Perëndisë është mbi të. Unë jam Zoti.

alb@Leviticus:21:13 @ Do të marrë për grua një virgjëreshë.

alb@Leviticus:21:14 @ Nuk do të marrë as grua të ve, as të ndarë nga burri, as grua faqenxirë, as kurvë; por do të marrë për grua një virgjëreshë nga populli i tij

alb@Leviticus:21:15 @ Nuk do të turpërojë trashëgimtarët e tij në mes të popullit; sepse unë jam Zoti që ju shenjtëron".

alb@Leviticus:21:16 @ Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:

alb@Leviticus:21:17 @ "Foli Aaronit dhe i thuaji: Në brezat e ardhshëm asnjë burrë nga fisi yt, që ka ndonjë gjymtim, nuk do të mund të afrohet për të ofruar bukën e Perëndisë së tij;

alb@Leviticus:21:18 @ sepse asnjë njeri që ka ndonjë gjymtim nuk do të mund të afrohet: as i verbri, as i çali as ai që ka një fytyrë të përçudnuar, ose ka një gjymtyrë të deformuar,

alb@Leviticus:21:19 @ një thyerje të këmbës apo të dorës,

alb@Leviticus:21:20 @ as gungaçi as shkurtabiqi as ai që ka një njollë në sy apo një ekzemë, a zgjeben apo herdhet të shtypura.

alb@Leviticus:21:21 @ Asnjë burrë nga fisi i priftit Aaron që ka ndonjë gjymtim nuk do të afrohet për t`i ofruar flijimet e bëra me zjarr Zotit. Ka një gjymtim; të mos afrohet për të ofruar bukën e Perëndisë së tij.

alb@Leviticus:21:22 @ Ai do të mund të hajë bukën e Perëndisë së tij, gjëra shumë të shenjta dhe gjëra të shenjta;

alb@Leviticus:21:23 @ nuk do t`i afrohet velit as edhe altarit, sepse ka një gjymtim. Nuk do të përdhosë vendet e mia të shenjta, sepse unë jam Zoti që i shenjtëroj".

alb@Leviticus:21:24 @ Dhe Moisiu ia tha këto gjëra Aaronit, bijve të tij dhe gjithë bijve të Izraelit.

alb@Leviticus:22:1 @ Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:

alb@Leviticus:22:2 @ "Folu Aaronit dhe bijve të tij që të heqin dorë nga gjërat e shenjta që më janë shenjtëruar nga bijtë e Izraelit dhe të mos përdhosin emrim tim të shenjtë. Unë jam Zoti.

alb@Leviticus:22:3 @ U thuaj atyre: "Cilido burrë i fisit tuaj që në brezat e ardhshme do t`u afrohet në gjendje papastërtie gjërave të shenjta, që bijtë e Izraelit ia kanë shenjtëruar Zotit, do të shfaroset nga prania ime. Unë jam Zoti.

alb@Leviticus:22:4 @ Asnjë burrë nga fisi i Aaronit, i sëmurë nga lebra ose me fluks qoftë, nuk do të hajë gjëra të shenjta deri sa të bëhet i pastër. Gjithashtu ai që prek çfarëdo gjë që është bërë e papastër nga kontakti me një kufomë, apo ai që ka pasur një lëshim fare,

alb@Leviticus:22:5 @ ose ai që ka prekur një zvarranik që e ka bërë të papastër, ose një njeri që i ka komunikuar një papastërti të çfarëdo lloji,

alb@Leviticus:22:6 @ personi që ka prekur këto gjëra do të jetë i papastër deri në mbrëmje dhe nuk ka për të ngrënë gjëra të shenjta para se të ketë larë trupin e tij me ujë;

alb@Leviticus:22:7 @ mbas perëndimit të diellit do të jetë i pastër dhe do të mund të hajë gjëra të shenjta, sepse janë ushqimi i tij.

alb@Leviticus:22:8 @ Prifti nuk do të hajë mish kafshe të ngordhur në mënyrë të natyrshme apo të shqyer, për të mos u bërë i papastër. Unë jam Zoti.

alb@Leviticus:22:9 @ Priftërinjtë do të respektojnë, pra, atë që kam urdhëruar, përndryshe do të mbajnë dënimin e mëkatit të tyre dhe do të vdesin sepse kanë përdhosur gjërat e shenjta. Unë jam Zoti që i shenjtëroj.

alb@Leviticus:22:10 @ Asnjë i huaj nuk do të hajë gjëra të shenjta; as një mik i priftit, as një rrogtar nuk do të mund të hajë gjërat e shenjta.

alb@Leviticus:22:11 @ Por në rast se prifti ble një person me paratë e tij, ky do të mund të hajë nga ky ushqim ashtu si edhe ata që kanë lindur në shtëpinë e tij; këta mund të hanë nga ushqimi i tij.

alb@Leviticus:22:12 @ Bija e priftit që është martuar me një të huaj nuk do të hajë gjëra të shenjta të ofruara për ngritje.

alb@Leviticus:22:13 @ Por në qoftë se bija e priftit ka mbetur e ve, apo është ndarë nga burri dhe nuk ka fëmijë, dhe është kthyer të rrijë me të atin ashtu si kur ishte e re, do të mund të hajë nga buka e atit të saj; po asnjë i huaj nuk do ta hajë atë.

alb@Leviticus:22:14 @ Në qoftë se dikush ha gabimisht një gjë të shenjtë, do t`i japë priftit gjënë e shenjtë, duke i shtuar një të pestën.

alb@Leviticus:22:15 @ Priftërinjtë nuk do të përdhosin, pra, gjërat e shenjta të bijve të Izraelit, që ata i ofrojnë Zotit për ngritje,

alb@Leviticus:22:16 @ dhe nuk do të bëjnë që ata të mbajnë dënimin e mëkatit për të cilin do të bëheshin fajtorë, duke ngrënë gjërat e tyre të shenjta; sepse unë, Zoti, i shenjtëroj""

alb@Leviticus:22:17 @ Zoti i foli akoma Moisiut duke i thënë:

alb@Leviticus:22:18 @ "Folu Aaronit, bijve të tij dhe gjithë bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Kushdo nga shtëpia e Izraelit ose nga të huajt në Izrael, që paraqet si olokaust për Zotin një ofertë për çfarëdo kushti ose çfarëdo dhurate sipas dëshirës;

alb@Leviticus:22:19 @ për të qënë i mirëpritur, do të ofrojë një mashkull, pa të meta, të marrë nga qetë, nga dhentë apo nga dhitë.

alb@Leviticus:22:20 @ Nuk do të ofroni asgjë që ka një të metë, sepse nuk do të ishte e pëlqyer.

alb@Leviticus:22:21 @ Kur dikush i ofron Zotit një flijim falënderimi, që është marrë nga kopeja apo nga tufa, qoftë për të përmbushur një kusht, qoftë si ofertë vullnetare, viktima për t`u pëlqyer duhet të jetë e përsosur; nuk duhet të ketë asnjë të metë.

alb@Leviticus:22:22 @ Nuk do t`i ofroni Zotit një viktimë të verbër, të çalë apo të gjymtuar, apo që ka ulcera, ekzemë ose zgjebe; dhe nuk do të bëni mbi altar flijime me zjarr për Zotin.

alb@Leviticus:22:23 @ Do të mund të paraqesësh si ofertë vullnetare një ka ose një dele që ka një këmbë shumë të gjatë apo shumë të shkurtër; por si kusht nuk do të ishte i mirëpritur.

alb@Leviticus:22:24 @ Nuk do t`i ofrosh Zotit asnjë kafshë me herdhe të vrara, a të shtypura, të këputura apo të prera; flijime të tilla nuk do të bëni në vendin tuaj.

alb@Leviticus:22:25 @ Nuk do pranoni nga i huaji asnjë nga këto viktima për ta ofruar si bukë të Perëndisë tuaj, sepse në to ka gjymtime dhe të meta; nuk do të pëlqeheshin për ju.

alb@Leviticus:22:26 @ Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:

alb@Leviticus:22:27 @ "Kur do të lindë një viç, a një qengj a një kec, do ta lini shtatë ditë me të ëmën; nga dita e tetë e tutje do të pëlqehet si flijim i bërë me zjarr për Zotin.

alb@Leviticus:22:28 @ Nuk do të therni një lopë apo një dele me gjithë të voglin e saj në të njëjtën ditë.

alb@Leviticus:22:29 @ Kur do t`i ofroni Zotit një flijim falënderimi, paraqiteni në mënyrë që të pëlqehet.

alb@Leviticus:22:30 @ Viktima do të hahet po atë ditë; nuk do të lini asgjë deri në mëngjes. Unë jam Zoti.

alb@Leviticus:22:31 @ Do të respektoni, pra, urdhërimet e mia dhe do t`i vini në zbatim. Unë jam Zoti.

alb@Leviticus:22:32 @ Nuk do të përdhosni emrin tim të shenjtë, por do të shenjtërohem në mes të bijve të Izraelit. Unë jam Zoti që ju shenjtëron,

alb@Leviticus:22:33 @ që ju nxori nga vendi i Egjiptit për të qënë Perëndia juaj. Unë jam Zoti".

alb@Leviticus:23:1 @ Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:

alb@Leviticus:23:2 @ "Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Ja festat e Zotit, që ju do t`i shpallni si mbledhje të shenjta. Festat e mia janë këto:

alb@Leviticus:23:3 @ Do të punohet gjashtë ditë, por dita e shtatë është një e shtunë pushimi dhe mbledhjeje të shenjtë. Atë ditë nuk do të bëni asnjë punë; është e shtuna e shenjtëruar Zotit në të tëra vendet ku do të banoni.

alb@Leviticus:23:4 @ Këto janë festat e Zotit, mbledhjet e shenjta që ju do t`i shpallni në kohën e tyre.

alb@Leviticus:23:5 @ Muajin e parë, ditën e katërmbëdhjetë të muajit, midis dy mbrëmjeve, bien Pashkët e Zotit;

alb@Leviticus:23:6 @ dhe ditën e pesëmbëdhjetë të po atij muaji bie festa e bukës së ndorme për nder të Zotit; për shtatë ditë do të hani bukë të ndorme.

alb@Leviticus:23:7 @ Ditën e parë do të bëni një mbledhje të shenjtë; nuk do të bëni atë ditë asnjë punë të rëndë;

alb@Leviticus:23:8 @ dhe për shtatë ditë do t`i ofroni Zotit flijime të bëra me zjarr. Ditën e shtatë do të bëhet një mbledhje e shenjtë; gjatë asaj dite nuk do të bëni asnjë punë të rëndë".

alb@Leviticus:23:9 @ Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:

alb@Leviticus:23:10 @ "Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj: Kur do të hyni në vendin që unë po ju jap dhe do të kryeni të korrat, do t`i çoni priftit një demet si prodhim i parë i korrjes suaj;

alb@Leviticus:23:11 @ Ai do ta tundë demetin përpara Zotit për ju, me qëllim që të pëlqehet; prifti do ta tundë një ditë pas së shtunës.

alb@Leviticus:23:12 @ Ditën gjatë së cilës do të tundni demetin, do t`i ofroni një qengj motak, pa të meta, si olokaust për Zotin.

alb@Leviticus:23:13 @ Blatimi i ushqimit që do ta shoqërojë do të jetë dy të dhjeta të efës majë mielli të përzier me vaj, si flijim i bërë me zjarr, me një erë të këndshme për Zotin; libacioni do të jetë një çerek hin verë.

alb@Leviticus:23:14 @ Nuk do të hani as bukë, as grurë të pjekur, as kallëza të freskëta, deri në atë ditë, deri sa të mos keni çuar ofertën e Perëndisë tuaj. Ky është një ligj i përjetshëm për të gjithë brezat tuaja, në të gjitha vendet ku do të banoni.

alb@Leviticus:23:15 @ Nga dita pas së shtunës, domethënë nga dita që keni çuar demetin e ofertës së tundur, do të numëroni shtatë të shtuna të plota.

alb@Leviticus:23:16 @ Do të numëroni pesëdhjetë ditë deri në ditën pas së shtunës së shtatë, pastaj do t`i ofroni Zotit një blatim të ri ushqimi.

alb@Leviticus:23:17 @ Do të çoni në banesat tuaja dy bukë për një ofertë të tundur prej dy të dhjeta të efës majë mielli; ato do të jenë pjekur me maja, si prodhime të para të ofruara për Zotin.

alb@Leviticus:23:18 @ Së bashku me këto bukë do të ofroni shtatë qengja motakë pa të meta, një dem të vogël dhe dy desh; ata do të jenë një olokaust për Zotin së bashku me blatimet e tyre ushqimore dhe me libacionet e tyre; do të jetë një flijim me erë të këndshme i bërë me zjarr për Zotin

alb@Leviticus:23:19 @ Pastaj do të ofroni një cjap si fli për mëkatin dhe dy qengja motakë si flijim falënderimi.

alb@Leviticus:23:20 @ Prifti do t`i tundë bashkë me bukën e prodhimit të parë dhe me dy qengjat, si ofertë e tundur përpara Zotit; ata do t`i shenjtërohen Zotit dhe do t`i takojnë priftit.

alb@Leviticus:23:21 @ Po atë ditë do të shpallni një mbledhje të shenjtë. nuk do të bëni atë ditë asnjë punë të rëndë. Éshtë një ligj i përjetshëm për të gjithë brezat tuaj, në të gjitha vendet ku do të banoni.

alb@Leviticus:23:22 @ Kur do të korrni të mbjellat e tokës suaj, nuk do të korrni deri në cepat e arës sate dhe nuk do të mblidhni kallinjtë që kanë mbetur pas; do t`i lini për të varfrin dhe për të huajin. Unë jam Zoti, Perëndia juaj".

alb@Leviticus:23:23 @ Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:

alb@Leviticus:23:24 @ "Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj: Në muajin e shtatë, ditën e parë të muajit do të bëni një pushim solemn, një kremtim festiv të njoftuar me buri, një mbledhje të shenjtë.

alb@Leviticus:23:25 @ Nuk do të bëni në atë ditë asnjë punë të rëndë dhe do t`i ofroni Zotit disa flijime të bëra me zjarr".

alb@Leviticus:23:26 @ Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:

alb@Leviticus:23:27 @ "Dita e dhjetë e këtij muaji të shtatë do të jetë dita e shlyerjes së mëkateve. Do të ketë për ju një mbledhje të shenjtë; do të përulni shpirtin tuaj dhe do t`i ofroni Zotit një flijim të bërë me zjarr.

alb@Leviticus:23:28 @ Gjatë kësaj dite nuk do kryeni asnjë punë, sepse është dita e shlyerjes për ju përpara Zotit, Perëndisë tuaj.

alb@Leviticus:23:29 @ Sepse çdo njeri që në këtë ditë nuk përulet, do të shfaroset në mes të popullit të tij.

alb@Leviticus:23:30 @ Dhe çdo person që gjatë kësaj dite do të bëjë çfarëdo pune, unë, këtë person do ta shfaros në mes të popullit të tij.

alb@Leviticus:23:31 @ Nuk do të kryeni asnjë punë. Éshtë një ligj i përjetshëm për të gjithë brezat tuaj, në të gjitha vendet ku do të banoni.

alb@Leviticus:23:32 @ Do të jetë për ju një e shtunë pushimi, gjatë së cilës do të përulni shpirtin tuaj; ditën e nëntë të muajit, nga mbrëmja deri në mbrëmjen vijuese, do të kremtoni të shtunën tuaj".

alb@Leviticus:23:33 @ Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:

alb@Leviticus:23:34 @ "Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Dita e pesëmbëdhjetë e këtij muaji të shtatë do të jetë festa e kasolleve për shtatë ditë, për nder të Zotit.

alb@Leviticus:23:35 @ Ditën e parë do të bëhet një mbledhje e shenjtë; nuk do të bëni gjatë kësaj dite asnjë punë të rëndë.

alb@Leviticus:23:36 @ Shtatë ditë me radhë do t`i ofroni Zotit një flijim të bërë me zjarr. Ditën e tetë do të keni një mbledhje të shenjtë dhe do t`i ofroni Zotit një flijim të bërë me zjarr. Éshtë dita e kuvendit madhështor, nuk do të bëni gjatë kësaj dite asnjë punë të rëndë.

alb@Leviticus:23:37 @ Këto janë festat e Zotit që ju do t`i shpallni si mbledhje të shenjta, për t`i ofruar Zotit një flijim të bërë me zjarr, një olokaust dhe një blatim ushqimi, një viktimë dhe libacione, çdo gjë në ditën e caktuar,

alb@Leviticus:23:38 @ përveç të shtunave të Zotit, përveç dhuratave dhe kushteve tuaja sipas dëshirës që do t`i paraqisni Zotit.

alb@Leviticus:23:39 @ Përveç kësaj ditën e pesëmbëdhjetë të muajit të shtatë, kur të keni vjelur prodhimet e tokës, do të kremtoni një festë për Zotin shtatë ditë me radhë; dita e parë do të jetë një ditë pushimi dhe dita e tetë do të jetë gjithashtu një ditë pushimi.

alb@Leviticus:23:40 @ Ditën e parë do të mblidhni frutat e drurëve madhështorë: degë palme, degë me gjethe të dendura dhe shelgje përrenjsh, dhe do të gëzoheni përpara Zotit, Perëndisë tuaj, shtatë ditë me radhë.

alb@Leviticus:23:41 @ Do ta kremtoni këtë festë për nder të Zotit shtatë ditë për çdo vit. Éshtë një ligj i përjetshëm për të gjithë brezat tuaj. Do ta kremtoni muajin e shtatë.

alb@Leviticus:23:42 @ Do të banoni në kasolle shtatë ditë me radhë; të gjithë ata që kanë lindur në Izrael do të banojnë në kasolle,

alb@Leviticus:23:43 @ me qëllim që pasardhësit tuaj të dinë që unë i kam detyruar bijtë e Izraelit të banojnë në kasolle, kur i nxora nga vendi i Egjiptit. Unë jam Zoti, Perëndia juaj".

alb@Leviticus:23:44 @ Kështu Moisiu u njoftoi bijve të Izraelit festat e Zotit.

alb@Leviticus:24:1 @ Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:

alb@Leviticus:24:2 @ "Urdhëro bijtë e Izraelit të të sjellin vaj të pastër ullinjsh të shtypur për dritën e shandanit, për t`i mbajtur llambat vazhdimisht të ndezura.

alb@Leviticus:24:3 @ Në çadrën e mbledhjes, jashtë velit që është përpara dëshmisë, Aaroni do të kujdeset për vazhdimësinë nga mbrëmja deri në mëngjes para Zotit. Éshtë një ligj i përjetshëm për të gjithë brezat tuaj.

alb@Leviticus:24:4 @ Ai do të kujdeset për llambat e shandanit prej floriri të pastër që janë para Zotit, për vazhdimësinë.

alb@Leviticus:24:5 @ Do të marrësh majë mielli dhe me të do të pjekësh dymbëdhjetë kulaç; çdo kulaç do të jetë dy të dhjetat e efës.

alb@Leviticus:24:6 @ Do t`i vendosësh në dy radhë, gjashtë në çdo radhë, mbi tryezën prej ari të pastër, përpara Zotit.

alb@Leviticus:24:7 @ Dhe në çdo radhë do të vësh temjan të pastër, i cili ka për të qenë një kujtim mbi bukën, si një flijim i bërë me zjarr për Zotin.

alb@Leviticus:24:8 @ Çdo të shtunë ai do t`i vendosë bukët përpara Zotit, në vazhdimësi; ato do të merren nga bijtë e Izraelit; kjo është një besëlidhje e përjetshme.

alb@Leviticus:24:9 @ Bukët i përkasin Aaronit dhe bijve të tij, dhe këta do t`i hanë në një vend të shenjtë, sepse do të jenë një gjë shumë e shenjtë për atë midis flijimeve të bëra me zjarr para Zotit. Éshtë një ligj i përjetshëm".

alb@Leviticus:24:10 @ Ndërkaq biri i një gruaje izraelite dhe i një egjiptasi doli në mes të bijve të Izraelit; dhe ndërmjet djalit të gruas izraelite dhe një izraeliti plasi një grindje.

alb@Leviticus:24:11 @ Biri i izraelites blasfemoi emrin e Zotit dhe e mallkoi atë; kështu e çuan te Moisiu. (Nëna e tij quhej Shelomith, ishte e bija e Dibrit, nga fisi i Danve).

alb@Leviticus:24:12 @ E futën në burg, deri sa t`u tregohej vullneti i Zotit.

alb@Leviticus:24:13 @ Dhe Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:

alb@Leviticus:24:14 @ "Çoje atë blasfemues jashtë kampit; të gjithë ata që e kanë dëgjuar të vënë duart e tyre mbi kokën e tij dhe gjithë asambleja ta vrasë me gurë.

alb@Leviticus:24:15 @ Pastaj folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: "Kushdo që mallkon Perëndinë e tij, do të mbajë fajin e mëkatit të tij.

alb@Leviticus:24:16 @ Dhe kushdo që e shan emrin e Zotit do të dënohet me vdekje; tërë asambleja do ta vrasë me gurë. I huaj apo i lindur në vend, ai që blasfemon emrin e Zotit do të dënohet me vdekje.

alb@Leviticus:24:17 @ Kush ia heq jetën një njeriu, do të vritet.

alb@Leviticus:24:18 @ Kush rreh për vdekje një kafshë, do ta paguajë: jetë për jetë.

alb@Leviticus:24:19 @ Kur dikush i shkakton një dëmtim fqinjit të tij, ai do të pësojë po atë që i ka bërë tjetrit;

alb@Leviticus:24:20 @ thyerje për thyerje, sy për sy, dhëmb për dhëmb; ai do të pësojë po atë gjymtim që u ka shkaktuar të tjerëve

alb@Leviticus:24:21 @ Kush rreh për vdekje një kafshë, do ta paguajë; por ai që ia heq jetën një njeriu do të vritet.

alb@Leviticus:24:22 @ Do të keni të njëjtin ligj për të huajin dhe për atë që ka lindur në vend; sepse unë jam Zoti, Perëndia juaj".

alb@Leviticus:24:23 @ Pastaj Moisiu u foli bijve të Izraelit, të cilët e çuan jashtë kampit atë blasfemues dhe e vranë me gurë. Kështu bijtë e Izraelit vepruan ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.

alb@Leviticus:25:1 @ Zoti i foli akoma Moisiut në malin Sinai, duke i thënë:

alb@Leviticus:25:2 @ "Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Kur do të hyni në vendin që unë po ju jap, toka do të respektojë një të shtunë pushimi për Zotin.

alb@Leviticus:25:3 @ Gjashtë vjet me radhë do të mbjellësh arën tënde, gjashtë vjet me radhë do të krasitësh vreshtin tënd dhe do të mbledhësh prodhimet;

alb@Leviticus:25:4 @ por viti i shtatë do të jetë një e shtunë pushimi për tokën, një e shtunë për nder të Zotit; nuk do të mbjellësh as arën tënde, as do të krasitësh vreshtin tënd.

alb@Leviticus:25:5 @ Nuk do të korrësh atë që rritet vetvetiu në prodhimin tënd dhe nuk do të vjelësh rrushin e vreshtit të pakrasitur; do të jetë një vit pushimi për tokën.

alb@Leviticus:25:6 @ Atë që toka do të prodhojë gjatë pushimit të saj do të shërbejë si ushqim për ty, për shërbëtorin ose shërbëtoren, për punëtorin tënd dhe për të huajin, me një fjalë për ata që banojnë me ty,

alb@Leviticus:25:7 @ për bagëtinë dhe kafshët që ndodhen në vendin tënd; tërë prodhimi i saj do të shërbejë si ushqim i tyre.

alb@Leviticus:25:8 @ Gjithashtu do të llogaritësh për vete shtatë të shtuna vitesh: shtatë herë shtatë vjet; këto shtatë javë vitesh do të bëjnë për ty një periudhë prej dyzet e nëntë vjetësh.

alb@Leviticus:25:9 @ Ditën e dhjetë të muajit të shtatë do t`i biesh burisë; ditën e shlyerjes do të bëni që të bjerë buria në të gjithë vendin

alb@Leviticus:25:10 @ Dhe do të shenjtëroni vitin e pesëdhjetë dhe do shpallni në vend lirinë për të gjithë banorët e tij. Do të jetë për ju një jubile; secili prej jush do të kthehet në pronën e vet dhe secili prej jush do të kthehet në familjen e vet.

alb@Leviticus:25:11 @ Viti i pesëdhjetë do të jetë për ju një jubile; nuk do të mbillni dhe nuk do të korrni atë që rritet vetiu dhe nuk do të vilni vreshtat e pakrasitur.

alb@Leviticus:25:12 @ Sepse është jubileu; ai do të jetë i shenjtë për ju; do të hani prodhimet që ju japin arat.

alb@Leviticus:25:13 @ Në këtë vit të jubileut secili do të kthehet në pronën e vet.

alb@Leviticus:25:14 @ Në rast se i shisni diçka fqinjit tuaj, ose blini diçka nga fqinji juaj, nuk do t`i bëni asnjë të padrejtë njëri tjetrit.

alb@Leviticus:25:15 @ Do të blesh nga fqinji yt në bazë të numrit të viteve që kanë kaluar mbas jubileut, dhe ai do të të shesë në bazë të numrit të viteve të korrjes.

alb@Leviticus:25:16 @ Sa më tepër vite mbeten, aq më tepër do ta ngresh çmimin; sa më pak vite mbeten, aq më shumë do ta ulësh çmimin; sepse ai të shet në bazë të numrit të korrjeve.

alb@Leviticus:25:17 @ Asnjë nga ju të mos dëmtojë fqinjin e tij, por të keni frikë nga Perëndia juaj; sepse unë jam Zoti, Perëndia juaj.

alb@Leviticus:25:18 @ Ju do të vini në zbatim statutet e mia, do të respektoni dekretet e mia dhe do t`i zbatoni; kështu do të banoni të sigurt në vendin tuaj.

alb@Leviticus:25:19 @ Toka do të prodhojë frytet e saj dhe ju do t`i hani sa të ngopeni, dhe do të banoni të sigurt në të.

alb@Leviticus:25:20 @ Por në rast se thoni: "Çfarë do të hamë vitin e shtatë, po nuk mbollëm dhe nuk korrëm prodhimet tona?".

alb@Leviticus:25:21 @ Unë kam urdhëruar që bekimi im të vijë mbi ju vitin e gjashtë, dhe ai do t`ju japë një korrje që do të mjaftojë për tre vjet.

alb@Leviticus:25:22 @ Kështu vitin e tetë do të mbillni dhe do të hani nga korrja e vjetër deri në vitin e nëntë; do të hani nga korrja e vjetër deri sa të vijë e reja.

alb@Leviticus:25:23 @ Tokat nuk do të shiten për gjithnjë, sepse toka është imja; sepse ju jeni të huaj dhe qiramarrës tek unë.

alb@Leviticus:25:24 @ Prandaj në të gjithë vendin që keni pronë do të jepni të drejtën e shpengimit të tokës.

alb@Leviticus:25:25 @ Në qoftë se yt vëlla bëhet i varfër dhe shet një pjesë të pronës së tij, ai që ka të drejtën e shpengimit, i afërti i tij më i ngushtë, do të vijë dhe do të shpengojë atë që vëllai i tij ka shitur.

alb@Leviticus:25:26 @ Dhe në qoftë se dikush nuk ka njeri që të mund ta shpengojë pronën e tij, por arrin të gjejë vetë shumën e nevojshme për shpengimin,

alb@Leviticus:25:27 @ do të numërojë vitet që kaluan dhe do t`i japë blerësit shumën e viteve që mbeten akoma, dhe do të rifitojë kështu pronën e tij.

alb@Leviticus:25:28 @ Por në qoftë se nuk është në gjëndje ta shpengojë pronën e tij, ajo që ka shitur do të mbetet në dorë të blerësit deri në vitin e jubileut; atë vit do të shpengohet dhe do të kthehet në zotërim të tij.

alb@Leviticus:25:29 @ Në rast se dikush shet një shtëpi në një qytet të rrethuar me mure, ai ka të drejtë ta shpengojë gjatë një viti të tërë mbas shitjes se saj; e drejta e riblerjes zgjat një vit të tërë.

alb@Leviticus:25:30 @ Por në qoftë se shtëpia që ndodhet në qytetin e rrethuar me mure nuk është riblerë para se të ketë kaluar një vit i tërë, ajo do të mbetet për gjithnjë pronë e blerësit dhe e trashëgimtarëve të tij; nuk do të shpengohet me rastin e jubileut.

alb@Leviticus:25:31 @ Shtëpitë e fshatrave të parrethuara me mure do të konsiderohen përkundrazi si tokë bujqësore; mund të shpengohen dhe me rastin e jubileut do të jenë të shpenguara.

alb@Leviticus:25:32 @ Përsa u përket qyteteve të Levitëve, Levitët do të mund të riblejnë gjithnjë shtëpitë e qyteteve që ishin pronë e tyre.

alb@Leviticus:25:33 @ Në rast se pastaj dikush ble një shtëpi nga Levitët, shtëpia e shitur në qytet që është pronë e tyre do të shpengohet vitin e jubileut, sepse shtëpitë e qyteteve të Levitëve janë pronë e tyre, në mes të bijve të Izraelit.

alb@Leviticus:25:34 @ Por tokat e kullotës të qyteteve të tyre nuk mund të shiten, sepse janë pronë e përjetshme e tyre.

alb@Leviticus:25:35 @ Në rast se vëllai yt varfërohet dhe ndodhet ngushtë në mes tuaj, ti do ta përkrahësh si të huaj dhe si mik që të mund të jetojë pranë teje.

alb@Leviticus:25:36 @ Mos nxirr nga ai asnjë përfitim ose dobi; por ki frikë nga Perëndia yt, dhe vëllai yt do të jetojë pranë teje.

alb@Leviticus:25:37 @ Nuk do t`i japësh hua paratë e tua me kamatë, as do t`i japësh ushqimet e tua për të nxjerrë ndonjë përfitim.

alb@Leviticus:25:38 @ Unë jam Zoti, Perëndia juaj, që ju nxori nga vendi i Egjiptit që t`ju jap vendin e Kanaanit dhe që të jem Perëndia juaj.

alb@Leviticus:25:39 @ Në rast se vëllai yt që jeton pranë teje bëhet i varfër dhe shitet te ti, nuk do ta detyrosh të të shërbejë si skllav,

alb@Leviticus:25:40 @ por do të rrijë pranë teje si argat dhe si mik; do të të shërbejë deri në vitin e jubileut.

alb@Leviticus:25:41 @ Atëherë do të largohet prej teje, ai dhe bijtë e tij, dhe do të kthehet në familjen e tij; kështu do të rifitojë pronën e etërve të tij.

alb@Leviticus:25:42 @ Sepse ata janë shërbëtorët e mi, që unë i kam nxjerrë nga vendi i Egjiptit; nuk duhet, pra, të shiten si shiten skllevërit.

alb@Leviticus:25:43 @ Nuk do ta sundosh me ashpërsi, por të kesh frikë Perëndinë tënd.

alb@Leviticus:25:44 @ Sa për skllavin dhe skllaven që mund të kesh, do t`i marrësh nga kombet që ju rrethojnë; prej tyre do të blini skllavin dhe skllaven.

alb@Leviticus:25:45 @ Mund të blini gjithashtu skllevër ndër bijtë e të huajve që jetojnë midis jush dhe midis familjeve të tyre që gjenden midis jush dhe që kanë lindur në vendin tuaj; ata do të jenë pronë e juaj.

alb@Leviticus:25:46 @ Dhe mund t`ua lini si trashëgim bijve tuaj pas jush, si pronë e tyre; mund t`i shfrytëzoni si skllevër për gjithnjë; por, sa për vëllezërit tuaj, bijtë e Izraelit, askush nuk do të sundojë mbi tjetrin me ashpërsi.

alb@Leviticus:25:47 @ Në rast se një i huaj që jeton pranë teje pasurohet dhe vëllai yt që jeton pranë tij varfërohet, dhe i shitet të huajit ose mikut që ndodhet pranë teje, ose dikujt nga familja e të huajit,

alb@Leviticus:25:48 @ pas shitjes së tij, mund të blihet përsëri; mund ta riblejë një nga vëllezërit e tij.

alb@Leviticus:25:49 @ Mund ta riblejë ungji i tij ose biri i ungjit të tij; mund të riblihet nga një i afërt i po atij gjaku; ose po të ketë mjetet, mund të shpengohet vet.

alb@Leviticus:25:50 @ Do të bëjë llogarinë me blerësin e tij, qysh prej vitit që iu shit atij deri në vitin e jubileut; dhe çmimi që do të paguhet do të llogaritet në bazë të numrit të viteve, duke i vlerësuar ditët e tij si ato të një argati.

alb@Leviticus:25:51 @ Në qoftë se mbeten akoma shumë vjet, do ta paguajë shpengimin e tij në bazë të numrit të tyre dhe çmimit me të cilin qe blerë;

alb@Leviticus:25:52 @ po të jetë se mbeten vetëm pak vite për të arritur në jubile, do ta bëjë llogarinë me blerësin e tij dhe do ta paguajë çmimin e shpengimit të tij në bazë të pak viteve që kanë mbetur.

alb@Leviticus:25:53 @ Si argat le të mbetet bashkë me të zotin një vit pas tjetrit, por ky nuk do ta trajtojë me ashpërsi përpara syve të tua.

alb@Leviticus:25:54 @ Dhe po nuk u shpengua me asnjë nga këto mënyra, do të lihet i lirë në vitin e jubileut, ai dhe bijtë e tij.

alb@Leviticus:25:55 @ Sepse bijtë e Izraelit janë shërbëtorët e mi; janë shërbëtorët e mi, që i nxora nga vendi i Egjiptit. Unë jam Zoti, Perëndia juaj".

alb@Leviticus:26:1 @ "Nuk do të bëni idhuj, nuk do të ngrini figura të gdhendura ose ndonjë kolonë dhe nuk do të vendosni në vendin tuaj asnjë gur të stolisur me figura, me qëllim që të përuleni para tij; sepse unë jam Zoti, Perëndia juaj.

alb@Leviticus:26:2 @ Do të respektoni të shtunat e mia dhe do të respektoni shenjtëroren time. Unë jam Zoti.

alb@Leviticus:26:3 @ Në rast se silleni simbas statuteve të mia, në se respektoni urdhrat e mia dhe i zbatoni në praktikë,

alb@Leviticus:26:4 @ unë do t`ju jap shirat simbas stinëve, toka do të japë prodhimin e saj dhe drurët e fshatit do të japin frytet e tyre.

alb@Leviticus:26:5 @ Të shirat do të vazhdojnë deri në kohën e vjeljes së rrushit dhe vjelja e rrushit do të vazhdojë deri në kohën e mbjelljeve; do të hani bukën tuaj sa të ngopeni dhe do të banoni të sigurt në vendin tuaj.

alb@Leviticus:26:6 @ Unë do të bëj që të mbretërojë paqja në vend; do të bini në shtrat dhe askush nuk ka për t`ju trembur; do të zhduk nga vendi juaj kafshët e këqia dhe shpata nuk ka për të kaluar nëpër vendin tuaj.

alb@Leviticus:26:7 @ Ju do t`i ndiqni armiqtë tuaj dhe ata do të bien para jush të shpuar tej për tej nga shpata.

alb@Leviticus:26:8 @ Pesë prej jush do të ndjekin njëqind prej tyre, dhe njëqind prej jush do të ndjekin dhjetë mijë prej tyre, dhe armiqtë tuaj do të bien para jush të shpuar tej për tej nga shpata.

alb@Leviticus:26:9 @ Unë do të kthehem nga ju, do t`ju bëj pjellorë dhe do t`ju shumzoj, dhe kështu do të vërtetoj besëlidhjen time me ju.

alb@Leviticus:26:10 @ Ju do të hani nga prodhimi i vjetër, i ruajtur për një kohë të gjatë dhe do ta hiqni atë për t`i bërë vend prodhimit të ri.

alb@Leviticus:26:11 @ Unë do ta vendos banesën time midis jush dhe nuk do t`ju përzë

alb@Leviticus:26:12 @ Do të eci midis jush dhe do të jem Perëndia juaj, dhe ju do të jeni populli im.

alb@Leviticus:26:13 @ Unë jam Zoti, Perëndia juaj, që ju nxori nga vendi i Egjiptit, që të mos ishit më skllevërit e tij; e kam thyer zgjedhën tuaj dhe kam bërë që të ecni me kokën lart.

alb@Leviticus:26:14 @ Por në rast se nuk më dëgjoni dhe nuk zbatoni në praktikë të gjitha urdhërimet e mia,

alb@Leviticus:26:15 @ në rast se përçmoni statutet e mia dhe shpirti juaj hedh poshtë dekretet e mia, duke mos zbatuar në praktikë të gjithë urdhërimet e mia, duke shkelur besëlidhjen time,

alb@Leviticus:26:16 @ edhe unë do ta bëj këtë për ju: do të çoj kundër jush tmerrin, ligështimin dhe ethet, të cilët do të konsumojnë sytë tuaj dhe do ta bëj jetën tuaj të meket; dhe do ta mbillni kot farën tuaj, sepse do ta hanë armiqtë tuaj.

alb@Leviticus:26:17 @ Do ta kthej fytyrën time kundër jush dhe armiqtë tuaj do t`ju mundin; do të sundoheni prej atyre që ju urrejnë dhe do t`ua mbathni këmbëve pa qenë të ndjekur nga askush.

alb@Leviticus:26:18 @ Dhe në qoftë se edhe mbas kësaj nuk më dëgjoni, unë do t`ju dënoj shtatë herë më tepër për mëkatet tuaja.

alb@Leviticus:26:19 @ Do ta thyej kryelartësinë e forcës suaj, do ta bëj qiellin tuaj si hekur dhe tokën tuaj si bakër.

alb@Leviticus:26:20 @ Forca juaj do të konsumohet më kot, sepse toka juaj nuk do të japë më prodhimet e saj, dhe drurët e fushës nuk do të japin më frutat e tyre.

alb@Leviticus:26:21 @ Dhe në rast se silleni si armiq të mi dhe nuk doni të më dëgjoni, unë do t`ju godas shtatë herë më tepër me plagë, simbas mëkateve tuaja.

alb@Leviticus:26:22 @ Do të dërgoj kundër jush bishat e fushës, që do të rrëmbejnë fëmijët tuaj, do të shfarosin bagëtinë tuaj, do t`ju pakësojnë shumë dhe do t`i bëjnë të shkreta rrugët tuaja.

alb@Leviticus:26:23 @ Dhe në se, me gjithë këto gjëra, nuk do të ndreqeni për t`u kthyer tek unë, por me sjelljen tuaj

alb@Leviticus:26:24 @ silleni si armiq të mi, edhe unë do të bëhem armiku juaj, dhe do t`ju godas shtatë herë më tepër për mëkatet tuaja.

alb@Leviticus:26:25 @ Dhe do të sjell kundër jush shpatën që do të kryejë hakmarrjen e besëlidhjes sime; ju do të mblidheni në qytetet tuaja, por unë do të dërgoj në mes jush murtajën dhe do të bini në duart e armikut.

alb@Leviticus:26:26 @ Kur do t`ju heq bukën e gojës, dhjetë gra do të pjekin bukën tuaj në të njëjtën furrë dhe do të racionojnë bukën tuaj, duke e shpërndarë me peshë; ju do të hani, por nuk do të ngopeni.

alb@Leviticus:26:27 @ Dhe në se, me gjithë këtë nuk do të më dëgjoni, por do të silleni si armiq të mi,

alb@Leviticus:26:28 @ edhe unë do të bëhem armiku i juaj plot mëri dhe do t`ju dënoj shtatë herë më shumë për mëkatet tuaja.

alb@Leviticus:26:29 @ Do të hani mishin e bijve tuaj dhe do të hani mishin e bijave tuaja.

alb@Leviticus:26:30 @ Unë do të shkatërroj vendet tuaja të larta, do të rrëzoj idhujtë tuaj dhe do t`i hedh kufomat tuaja mbi gërmadhat pa jetë të idhujve tuaj; dhe do t`ju urrej.

alb@Leviticus:26:31 @ Do t`i katandis qytetet tuaja në shkretëtira, do të shkretoj vendet tuaja të shenjta dhe nuk do të thith më erën e këndshme të parfumeve tuaja.

alb@Leviticus:26:32 @ Do të shkretoj vendin; dhe armiqtë tuaj që banojnë në të do të mbeten të habitur.

alb@Leviticus:26:33 @ Do t`ju shpërndaj midis kombeve dhe do të nxjerr shpatën kundër jush; vendi juaj do të shkretohet dhe qytetet tuaja do të jenë të shkretuara.

alb@Leviticus:26:34 @ Atëherë toka do të gëzojë të shtunat e saj për gjithë kohën që do të jetë e shkretuar dhe ju do të jeni në vendin e armiqve tuaj; kështu toka do të pushojë dhe do të gëzojë të shtunat e saj.

alb@Leviticus:26:35 @ Për gjithë kohën që do të mbetet e shkretuar do të gëzojë pushimin që nuk pati në të shtunat tuaja, kur banonit në të.

alb@Leviticus:26:36 @ Atyre prej jush që do të shpëtojnë do t`u kall në zemër tmerrin në vendin e armiqve të tyre; fërfërima e një gjethi që lëviz do t`i bëjë që t`ua mbathin këmbëve; do të turren ashtu siç iket përpara shpatës dhe do të bien pa i ndjekur askush.

alb@Leviticus:26:37 @ Do të përplasen njëri me tjetrin, ashtu si përpara shpatës, pa i ndjekur askush; dhe nuk do të mund të qëndroni përpara armiqve tuaj.

alb@Leviticus:26:38 @ Do të shuheni midis kombeve dhe vendi i armiqve tuaj do t`ju gëlltisë.

alb@Leviticus:26:39 @ Ata prej jush që do të mbijetojnë do të përgjërohen për shkak të paudhësisë së tyre në vendin e armiqve; edhe do të përgjërohen gjithashtu për shkak të paudhësisë së etërve të tyre.

alb@Leviticus:26:40 @ Por në se do të pranojnë paudhësinë e tyre dhe paudhësinë e etërve të tyre në shkeljet që kanë kryer kundër meje dhe gjithashtu sepse janë sjellë si armiq të mi,

alb@Leviticus:26:41 @ sa që më kanë shtyrë të bëhem armik i tyre dhe t`i çoj në vendin e armiqve të tyre; në rast se zemra e tyre e parrethprerë do të përulet dhe do të pranojë ndëshkimin e paudhësisë së tyre,

alb@Leviticus:26:42 @ atëherë unë do të kujtohem për besëlidhjen time të lidhur me Jakobin, do të kujtohem për besëlidhjen time të lidhur me Isakun dhe për besëlidhjen time me Abrahamin dhe do të kujtohem për vendin;

alb@Leviticus:26:43 @ sepse vendi do të braktiset prej tyre dhe do të gëzojë të shtunat e tij, ndërsa do të jetë i shkretuar pa ta; kështu ata do të pranojnë ndëshkimin e paudhësisë së tyre për faktin se kanë përçmuar dekretet e mia dhe kanë kundërshtuar statutet e mia.

alb@Leviticus:26:44 @ Megjithatë kur do të ndodhen në vendin e armiqve të tyre, unë nuk do t`i përçmoj dhe nuk do t`i urrej aq sa t`i asgjësoj krejt dhe të prish besëlidhjen time që kam lidhur me ta; unë jam Zoti, Perëndia i tyre;

alb@Leviticus:26:45 @ por për dashuri ndaj tyre do të kujtohem për besëlidhjen e lidhur me stërgjyshërit e tyre, që i nxora nga vendi i Egjiptit para syve të kombeve për të qënë Perëndia i tyre. Unë jam Zoti".

alb@Leviticus:26:46 @ Këto janë statutet, dekretet dhe ligjet që Zoti vendosi midis tij dhe bijve të Izraelit, mbi malin Sinai me anë të Moisiut.

alb@Leviticus:27:1 @ Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:

alb@Leviticus:27:2 @ "Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Kur një njeri lidh një kusht të rëndësishëm për t`i shenjtëruar Zotit një person dhe mendon t`i japë një barasvlerë,

alb@Leviticus:27:3 @ në rast se vlerësimi yt ka të bëjë me një mashkull njëzet vjeç e lart, deri në gjashtëdhjetë vjeç, atëherë vlerësimi yt do të jetë pesëdhjetë sikla argjendi, simbas siklit të shenjtërores.

alb@Leviticus:27:4 @ Po të jetë se ka të bëjë me një grua, vlerësimi yt do të jetë tridhjetë sikla.

alb@Leviticus:27:5 @ Për ata që janë pesë vjeç e lart, deri njëzet vjeç, vlerësimi yt do të jetë njëzet sikla për një mashkull dhe dhjetë sikla për një femër.

alb@Leviticus:27:6 @ Nga një muajsh e lart deri në pesë vjeç, vlerësimi yt do të jetë pesë sikla argjendi për një mashkull dhe tri sikla argjendi për një femër.

alb@Leviticus:27:7 @ Nga gjashtëdhjetë vjeç e lart vlerësimi yt do të jetë pesëmbëdhjetë sikla për një mashkull dhe dhjetë sikla për një femër.

alb@Leviticus:27:8 @ Por në se ai është tepër i varfër për të paguar shumën e kërkuar nga vlerësimi yt, atëherë do të paraqitet para priftit dhe ky do të bëjë vlerësimin. Prifti do ta bëjë vlerësimin duke pasur parasysh mjetet që ka ai që ka lidhur kushtin.

alb@Leviticus:27:9 @ Në rast se është puna për kafshë që mund t`i paraqiten si ofertë Zotit, çdo kafshë e ofruar Zotit do të jetë gjë e shenjtë.

alb@Leviticus:27:10 @ Ai nuk do të mund as ta zëvendësojë, as ta këmbejë, as një të mirë me një të keqe, as një të keqe me një të mirë; por, edhe sikur të këmbente një kafshë me një tjetër, që të dyja do të jenë gjë e shenjtë.

alb@Leviticus:27:11 @ Por në qoftë se është puna për një kafshë të papastër, që mund t`i ofrohet Zotit, atëherë ai do ta paraqesë kafshën para priftit;

alb@Leviticus:27:12 @ dhe prifti do të bëjë vlerësimin, qoftë kafsha e mirë apo e keqe; çfarëdo vlerësimi të bëjë prifti, ai do të vlejë.

alb@Leviticus:27:13 @ Por në qoftë se dikush dëshiron ta shpengojë, duhet të shtojë një të pestën e vlerësimit

alb@Leviticus:27:14 @ Në rast se dikush shenjtëron shtëpinë e tij për ta bërë gjë të shenjtë për Zotin, prifti do të bëjë vlerësimin, qoftë ajo e mirë apo e keqe; çfarëdo vlerësimi të bëjë prifti ai do të vlejë.

alb@Leviticus:27:15 @ Dhe në se ai që ka shenjtëruar shtëpinë e tij dëshiron ta shpengojë, duhet t`i shtojë një të pestën e vlerësimit dhe ajo do të bëhet e tij.

alb@Leviticus:27:16 @ Në qoftë se dikush i shenjtëron Zotit një arë, pronë e tij, vlerësimi i saj do të bëhet në bazë të farës së nevojshme për të: pesëdhjetë sikla argjendi për një omer farë elbi.

alb@Leviticus:27:17 @ Në rast se e shenjtëron arën e tij nga viti i jubileut, çmimi do të mbetet ai i caktuar nga vlerësimi yt;

alb@Leviticus:27:18 @ por në rast se e shenjtëron arën e tij pas jubileut, prifti do të vlerësojë çmimin e saj duke llogaritur vitet që mbeten deri në jubile, duke pasur parasysh vlerësimin tënd.

alb@Leviticus:27:19 @ Dhe në qoftë se ai që ka shenjtëruar arën do ta shpengojë, duhet t`i shtojë një të pestën vlerësimit tënd dhe ajo do të mbetet e tij.

alb@Leviticus:27:20 @ Por në rast se nuk dëshiron ta shpengojë arën e tij ose ia ka shitur një tjetri, nuk do të mund ta shpengojë më;

alb@Leviticus:27:21 @ dhe ara, kur shpengohet në jubile, do të jetë e shenjtë për Zotin si një arë që i është caktuar Perëndisë, dhe do të bëhet pronë e priftit.

alb@Leviticus:27:22 @ Në rast se dikush i shenjtëron Zotit një arë të blerë prej tij dhe që nuk bën pjesë në pronën e tij,

alb@Leviticus:27:23 @ prifti do të caktojë vlerësimin e tij për të deri në vitin e jubileut, dhe ai person do të paguajë po atë ditë çmimin e caktuar, si një gjë të shenjtë për Zotin.

alb@Leviticus:27:24 @ Vitin e jubileut ara do t`i kthehet atij që i qe blerë dhe pasurisë së cilës ajo bënte pjesë.

alb@Leviticus:27:25 @ Të gjitha vlerësimet e tua do të bëhen në sikla të shenjtërores; një sikël vlen njëzet gere.

alb@Leviticus:27:26 @ Por asnjeri nuk mund t`i shenjtërojë pjelljet e para të bagëtisë, sepse si të parëlindur i përkasin Zotit; qoftë ka apo qengj, ai i takon Zotit.

alb@Leviticus:27:27 @ Në rast se është puna për një kafshë të papastër, do ta shpengojë simbas çmimit të caktuar nga vlerësimi yt, duke i shtuar një të pestën; në rast se nuk shpengohet, do të shitet me çmimin e caktuar simbas vlerësimit tënd.

alb@Leviticus:27:28 @ Megjithatë nuk do të mund të shitet a të shpengohet asgjë nga ato që i janë caktuar Zotit dhe që dikush ka caktuar për Zotin, midis tërë gjërave që i përkasin, qoftë një person, një kafshë o një copë toke nga pasuria e tij; çdo gjë e caktuar Perëndisë është një gjë shumë e shenjtë për Zotin.

alb@Leviticus:27:29 @ Asnjë person i caktuar të shfaroset nuk mund të shpengohet; ai duhet të vritet.

alb@Leviticus:27:30 @ Çdo e dhjetë e tokës, qoftë nga prodhimet e tokës, qoftë nga pemët e drurëve, i takon Zotit; është një gjë e shenjtëruar Zotit.

alb@Leviticus:27:31 @ Në se dikush do të shpengojë një pjesë të së dhjetës së vet, do t`i shtojë një të pestën.

alb@Leviticus:27:32 @ Dhe për të dhjetën e bagëtive të trasha dhe të imta, koka e dhjetë e të gjitha kafshëve që kalojnë nën shufrën do t`i shenjtërohet Zotit.

alb@Leviticus:27:33 @ Nuk do të bëjë dallim midis së mirës dhe të keqes, as do të bëjë këmbime; dhe po të këmbejë njërën me tjetrën, të dyja do të jenë gjë e shenjtë; nuk do të mund të shpengohen.

alb@Leviticus:27:34 @ Këto janë urdhërimet që Zoti i dha Moisiut për bijtë e Izraelit në malin Sinai.

alb@Numbers:1:1 @ Zoti i foli akoma Moisiut në shkretëtirën e Sinait, në çadrën e mbledhjes, ditën e parë të muajit të dytë, gjatë vitit të dytë nga dalja e tyre nga vendi i Egjiptit, dhe i tha:

alb@Numbers:1:3 @ Nga mosha njëzet vjeç e lart, të gjithë ata që në Izrael mund të shkojnë në luftë; ti dhe Aaroni do t`i regjistroni, grup pas grupi.

alb@Numbers:1:4 @ Dhe me ju do të jetë një burrë për çdo fis, një që të jetë i pari i shtëpisë së atit të tij.

alb@Numbers:1:19 @ Ashtu si Zoti pat urdhëruar Moisiun, ai bëri regjistrimin e tyre në shkretëtirën e Sinait.

alb@Numbers:1:44 @ Këta ishin të regjistruarit nga Moisiu dhe Aaroni, së bashku me dymbëdhjetë burrat, prijës të Izraelit, secili përfaqësues i shtëpisë së atit të tij.

alb@Numbers:1:48 @ sepse Zoti i kishte folur Moisiut, duke i thënë:

alb@Numbers:1:50 @ por besoju Levitëve kujdesin për tabernakullin e dëshmisë, për të gjitha orenditë e tij dhe për çdo gjë që i përket. Ata do të mbartin tabernakullin dhe tërë orenditë e tij, do të bëjnë shërbimin dhe do të fushojnë rreth tabernakullit.

alb@Numbers:1:54 @ Bijtë e Izraelit iu binden gjithçkaje që Zoti kishte urdhëruar Moisiun, dhe kështu bënë.

alb@Numbers:2:1 @ Zoti i foli akoma Moisiut dhe Aaronit, duke u thënë:

alb@Numbers:2:3 @ Në krahun lindor, ndaj diellit që po ngrihet, do të vendoset flamuri i kampit të Judës simbas renditjes së tij; prijësi i bijve të Efraimit është Nashoni, bir i Aminadabit;

alb@Numbers:2:4 @ ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin shtatëdhjetë e katër mijë e gjashtëqind.

alb@Numbers:2:5 @ Pranë tij do të vendoset fisi i Isakarit; prijësi i bijve të Isakarit është Nethaneeli, bir i Tsuarit;

alb@Numbers:2:6 @ ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin pesëqind e katër mijë e katërqind.

alb@Numbers:2:8 @ ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin pesëdhjetë e shtatë mijë e katërqind.

alb@Numbers:2:9 @ Të gjithë ata që u regjistruan në kampin e Judës, simbas ndarjeve të tij, ishin njëqind e tetëdhjetë e gjashtë mijë e katërqind. Ata do ta fillojnë marshimin të parët.

alb@Numbers:2:10 @ Në krahun jugor do të vihet flamuri i kampit të Rubenit simbas renditjes së ushtarëve të tij; dhe prijësi i bijve të Rubenit është Elitsuri, bir i Shedeurit;

alb@Numbers:2:11 @ dhe ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin dyzet e gjashtë mijë e pesëqind.

alb@Numbers:2:12 @ Pranë tij do të vendoset fisi i Simeonit; dhe prijësi i bijve të Simeonit është Shelumjeli, bir i Tsurishadait;

alb@Numbers:2:13 @ ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin pesëdhjetë e nëntë mijë e treqind.

alb@Numbers:2:15 @ ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin dyzet e pesë mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë.

alb@Numbers:2:17 @ Pastaj do të niset për marshim çadra e mbledhjes bashkë me kampin e Levitëve në mes të kampeve të tjera. Do ta fillojnë marshimin në po atë rend të sistemimit të tyre, duke qëndruar secili në vendin e tij, pranë flamurit të vet.

alb@Numbers:2:18 @ Në krahun perëndimor do të jetë flamuri i kampit të Efraimit simbas renditjes së tij, prijësi i bijve të Efraimit është Elishama, bir i Amihudit;

alb@Numbers:2:19 @ ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin dyzet mijë e pesëqind.

alb@Numbers:2:20 @ Pranë tij do të zërë vend fisi i Manasit; prijësi i bijve të Manasit është Gamalieli, bir i Pedahtsurit;

alb@Numbers:2:21 @ ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin tridhjetë e dy mijë e dyqind.

alb@Numbers:2:23 @ ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin tridhjetë e pesë mijë e katërqind.

alb@Numbers:2:25 @ Në krahun perëndimor do të jetë flamuri i kampit të Danit simbas renditjes së tij; prijësi i bijve të Danit është Ahiezeri, bir i Amishadait;

alb@Numbers:2:26 @ ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin gjashtëdhjetë e dy mijë e shtatëqind.

alb@Numbers:2:27 @ Pranë tij do të zërë vend fisi i Asherit; prijësi i bijve të Asherit është Pagieli, bir i Okranit;

alb@Numbers:2:28 @ ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin dyzet e një mijë e pesëqind.

alb@Numbers:2:30 @ ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin pesëdhjetë e tre mijë e katërqind.

alb@Numbers:2:33 @ Por Levitët nuk u regjistruan me bijtë e Izraelit, sepse kështu e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.

alb@Numbers:2:34 @ Bijtë e Izraelit iu bindën të gjitha urdhrave që Zoti i kishte dhënë Moisiut: kështu ata fushuan pranë flamurëve të tyre dhe kështu e nisnin marshimin, secili simbas familjes së tij dhe simbas shtëpisë së etërve të tij.

alb@Numbers:3:1 @ Këta janë pasardhësit e Aaronit dhe të Moisiut në kohën kur Zoti i foli Moisiut në malin Sinai.

alb@Numbers:3:4 @ Nadabi dhe Abihu vdiqën para Zotit, kur ofruan një zjarr të palejueshëm para Zotit në shkretëtirën e Sinait; ata nuk patën bij. Kështu Eleazari dhe Ithamari shërbyen si priftërinj në prani të Aaronit, atit të tyre.

alb@Numbers:3:5 @ Pastaj Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:

alb@Numbers:3:6 @ "Afro fisin e Levitëve dhe paraqite para priftit Aaron, që të vihet në shërbim të tij.

alb@Numbers:3:7 @ Ata do të zbatojnë të gjitha udhëzimet e tij dhe do të kryejnë të gjitha detyrat që lidhen me tërë asamblenë para çadrës së mbledhjes, duke kryer shërbimin e tabernakullit.

alb@Numbers:3:9 @ Levitët do t`ua japësh Aaronit dhe bijve të tij; ata duhet t`u jepen plotësisht nga gjiri i bijve të Izraelit.

alb@Numbers:3:10 @ Ti do të vendosësh Aaronin dhe bijtë e tij në mënyrë që ata të kryejnë funksionet e priftërisë së tyre; por çdo i huaj tjetër që afrohet do të dënohet me vdekje"

alb@Numbers:3:11 @ Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:

alb@Numbers:3:13 @ sepse çdo i parëlindur është imi; ditën që godita të gjithë të parëlindurit në vendin e Egjiptit, unë ia shenjtërova vetvetes të gjithë të parëlindurit në Izrael, qoftë të njerëzve, qoftë të kafshëve; ata do të jenë të mitë. Unë jam Zoti.

alb@Numbers:3:14 @ Pastaj Zoti i foli Moisiut në shkretëtirën e Sinait, duke i thënë:

alb@Numbers:3:16 @ Kështu Moisiu bëri regjistrimin simbas urdhërit të Zotit ashtu siç ishte urdhëruar.

alb@Numbers:3:23 @ Familjet e Gershonitëve duhet të zinin vend prapa tabernakullit, në drejtim të perëndimit.

alb@Numbers:3:26 @ me perdet e oborrit, me perden në hyrjen e oborrit rreth tabernakullit dhe rreth altarit dhe litarët e tij për tërë shërbimin që u takonte.

alb@Numbers:3:32 @ Princi i princave të Levitëve ishte Eleazari, bir i priftit Aaron; ai mbikqyrte ata që kujdeseshin për shenjtëroren.

alb@Numbers:3:36 @ Detyrat e caktuara për bijtë e Merarit kishin të bënin me dërrasat e tabernakullit, me traversat e tij, me shtyllat dhe bazat e tyre, me tërë veglat e tij dhe tërë punën që ka të bëjë me këto gjëra,

alb@Numbers:3:38 @ Përpara tabernakullit, në krahun e tij lindor, përballë çadrës së mbledhjes, nga ana lindjes së diellit, duhet të zinin vend Moisiu, Aaroni dhe bijtë e tij; ata kujdeseshin për shenjtëroren duke plotësuar detyrat e bijve të Izraelit; por çdo i huaj tjetër që do të afrohej, do të dënohej me vdekje.

alb@Numbers:3:39 @ Tërë Levitët e regjistruar nga Moisiu dhe Aaroni në bazë të familjeve të tyre simbas urdhrit të Zotit, të gjithë meshkujt që nga mosha një muajsh e lart ishin njëzet mijë.

alb@Numbers:3:40 @ Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Bëj regjistrimin e të gjithë të parëlindurve meshkuj ndër bijtë e Izraelit nga mosha një muajsh e lart dhe llogarit edhe emrat e tyre.

alb@Numbers:3:41 @ Do t`i marrësh Levitët për mua, unë jam Zoti, në vend të të gjithë të parëlindurve ndër bijtë e Izraelit dhe bagëtinë e Levitëve në vend të të parëlindurve ndër bagëtitë e bijve të Izraelit".

alb@Numbers:3:42 @ Kështu Moisiu bëri regjistrimin e të gjithë të parëlindurve ndër bijtë e Izraelit, ashtu siç e kishte urdhëruar Zoti.

alb@Numbers:3:44 @ Pastaj Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:

alb@Numbers:3:45 @ "Merr Levitët në vend të të gjithë të parëlindurve të Izraelit, dhe bagëtinë e Levitëve në vend të bagëtisë së tyre; Levitët do të jenë të mitë. Unë jam Zoti.

alb@Numbers:3:48 @ Paratë do t`ia japësh Aaronit dhe bijve të tij për të shpenguar ata që e kalojnë numrin e tyre".

alb@Numbers:3:51 @ Pastaj Moisiu paratë e atyre që ishin shpenguar ia dha Aaronit dhe bijve të tij, simbas urdhërit të Zotit, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.

alb@Numbers:4:1 @ Zoti i foli akoma Moisiut dhe Aaronit, duke u thënë:

alb@Numbers:4:5 @ Kur kampi duhet lëvizur, Aaroni dhe bijtë e tij do të vinë për të hequr velin e ndarjes dhe do të mbulojnë me të arkën e dëshmisë;

alb@Numbers:4:6 @ pastaj do të vënë mbi të një mbulesë prej lëkure të baldosës, do të shtrijnë mbi të një cohë krejt ngjyrë vjollce dhe do të fusin në të shtizat e saj.

alb@Numbers:4:8 @ Mbi këto gjëra do të shtrijnë një cohë të kuqe të ndezur dhe mbi të një mbulesë prej lëkure të baldosës, dhe do të fusin në të shtizat.

alb@Numbers:4:9 @ Pastaj do të marrin një mbulesë ngjyrë vjollce, me të cilën do të mbulojnë shandanin e ndriçimit, llambat e tij dhe gërshërët e tij, të gjitha enët e vajit të caktuara për shërbimin;

alb@Numbers:4:10 @ pastaj do ta vënë shandanin me të gjithë veglat e tij në një mbulesë prej lëkure të baldosës dhe do ta vendosin mbi një bartinë

alb@Numbers:4:11 @ Do të shtrijnë mbi altarin prej ari një pëlhurë ngjyrë vjollce dhe mbi të një mbulesë prej lëkure të baldosës dhe do të futin në të shtizat.

alb@Numbers:4:12 @ Pastaj do të marrin të gjitha veglat e shërbimit që përdoren në shenjtëroren, do t`i fusin në një cohë ngjyrë vjollce, do t`i mbështjellin me një mbulesë prej lëkure të baldosës dhe do t`i vendosin mbi një bartinë.

alb@Numbers:4:14 @ mbi të do të vendosen të gjitha veglat që përdoren për shërbimin e tij, mangallet, mashat, lopatëzat, legenat, të gjitha veglat e altarit; do të shtrijnë mbi të një mbulesë prej lëkure të baldosës dhe do të futin në të shtizat.

alb@Numbers:4:15 @ Pasi që Aaroni dhe bijtë e tij të kenë mbaruar së mbuluari shenjtëroren dhe tërë orenditë e saj, kur kampi është bërë gati të niset, bijtë e Kehathit do të vijnë për t`i mbartur, por ata nuk do të prekin gjërat e shenjta, që të mos vdesin. Këto janë gjërat nga çadra e mbledhjes të cilat bijtë e Kehathit duhet të trasportojnë.

alb@Numbers:4:16 @ Eleazari, bir i priftit Aaron, do të ngarkohet me vajin e shandanit, me temjanin aromatik, me ofertën e përjetshme të ushqimit dhe të vajit të vajosjes; ai do të ngarkohet edhe me tërë tabernakullin dhe tërë gjërat që përmban ai, me shenjtëroren dhe pajisjet e saj".

alb@Numbers:4:17 @ Pastaj Zoti u foli Moisiut dhe Aaronit, duke u thënë:

alb@Numbers:4:19 @ bëni, pra, këtë për ta, me qëllim që ata të jetojnë dhe të mos vdesin kur u afrohen gjërave shumë të shenjta: Aaroni dhe bijtë e tij do të hyjnë dhe do t`i caktojnë secilit shërbimin e tij dhe detyrën e tij.

alb@Numbers:4:21 @ Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:

alb@Numbers:4:25 @ do të bartin pëlhurat e tabernakullit dhe çadrën e mbledhjes, mbulesën e saj, mbulesën prej lëkure të baldosës që është sipër dhe perden në hyrje të çadrës së mbledhjes,

alb@Numbers:4:27 @ Tërë shërbimi i bijve të Gershonitëve, të gjitha gjërat që duhet të bartin dhe të gjitha gjërat që duhet të kryejnë, do të bëhen me urdhër të Aaronit dhe të bijve të tij; ju do t`u ngarkoni atyre përgjegjësinë për tërë gjërat që duhet të bartin.

alb@Numbers:4:28 @ Ky është shërbimi i familjeve të Gershonitëve në çadrën e mbledhjes; dhe detyrat e tyre do t`i kryejnë nën urdhrat e Ithamarit, birit të priftit Aaron.

alb@Numbers:4:31 @ Kjo është ajo që i është besuar përgjegjësisë së tyre në pajtim me gjithë shërbimin e tyre në çadrën e mbledhjes; dërrasat e tabernakullit, traversat, shtyllat dhe bazat e tij,

alb@Numbers:4:33 @ Ky është shërbimi i familjeve të bijve të Merarit, në pajtim me detyrat e tyre në çadrën e mbledhjes, nën urdhërat e Ithamarit, birit të priftit Aaron".

alb@Numbers:4:37 @ Këta qenë ata që u regjistruan nga familjet e Kehathitëve, të gjithë ata që shërbenin në çadrën e mbledhjes; Moisiu dhe Aaroni bënë regjistrimin e tyre simbas urdhrit që Zoti kishte dhënë me anë të Moisiut.

alb@Numbers:4:41 @ Këta qenë ata që u regjistruan nga familjet e Gershonit, të gjithë ata që bënin shërbim në çadrën e mbledhjes; Moisiu dhe Aaroni kryen regjistrimin e tyre simbas urdhrit të Zotit.

alb@Numbers:4:45 @ Këta janë ata që u regjistruan nga familjet e bijve të Merarit; ata që u regjistruan nga Moisiu dhe Aaroni, simbas urdhërit të Zotit të dhënë me anë të Moisiut.

alb@Numbers:4:49 @ Ata u regjistruan, simbas urdhrit të Zotit për Moisiun, secili në bazë të shërbimit që duhet të bënte dhe të asaj që duhet të mbante. Kështu ata u regjistruan nga ai, ashtu siç e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.

alb@Numbers:5:1 @ Pastaj Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:

alb@Numbers:5:2 @ "Urdhëro bijtë e Izraelit të nxjerrin jashtë kampit çdo lebroz, këdo që ka një fluks ose është i papastër nga kontakti që ka pasur me një trup të vdekur.

alb@Numbers:5:4 @ Dhe bijtë e Izraelit vepruan ashtu dhe i nxorën jashtë kampit. Ashtu si i kishte folur Zoti Moisiut, kështu vepruan bijtë e Izraelit.

alb@Numbers:5:5 @ Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:

alb@Numbers:5:6 @ "Thuaju bijve të Izraelit: Kur një burrë apo një grua bën çfarëdo lloj fyerje kundër një njeriu, duke vepruar kështu kryen një mëkat kundër Zotit, dhe ky person bëhet fajtor;

alb@Numbers:5:8 @ Por në rast se ky nuk ka ndonjë të afërm person të një gjaku të cilit mund t`i bëhet shpërblimi për fyerjen e kryer, shpërblimi do t`i shkojë Zotit për priftin, veç dashit fajshlyes, me të cilin do të bëhet shlyerja për të.

alb@Numbers:5:9 @ Çdo ofertë e ngritur e çfarëdo gjëje të shenjtëruar që bijtë e Izraelit i paraqesin priftit, do t`i përkasë këtij.

alb@Numbers:5:10 @ Sendet që dikush shenjtëron do të jenë të priftit; atë që dikush i jep priftit, do t`i përkasë këtij".

alb@Numbers:5:11 @ Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:

alb@Numbers:5:12 @ "Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Në qoftë se një grua i dredhon burrit të saj dhe kryen një pabesi kundrejt tij,

alb@Numbers:5:14 @ në qoftë se një ndjenjë zilie e zë dhe bëhet xheloz për gruan e tij që është fëlliqur; ose në qoftë se një ndjenjë zilie e zë dhe ai bëhet xheloz për gruan e tij edhe sikur ajo të mos jetë fëlliqur,

alb@Numbers:5:15 @ burri do ta çojë gruan e tij te prifti dhe do t`i japë atij një ofertë për atë: një të dhjetën e një efe miell elbi; nuk do t`i derdhë sipër vaj ulliri as do t`i vërë sipër temjan, sepse është një blatim ushqimor për xhelozi, një blatim përkujtimor, i caktuar për të kujtuar një faj.

alb@Numbers:5:16 @ Prifti do ta afrojë gruan dhe do ta mbajë më këmbë përpara Zotit.

alb@Numbers:5:17 @ Pastaj prifti do të marrë ujë të shenjtë nga një enë prej dheu; do të marrë gjithashtu ca pluhur që ndodhet mbi dyshemenë e tabernakullit dhe do ta hedhë në ujë.

alb@Numbers:5:18 @ pastaj prifti do ta mbajë në këmbë gruan para Zotit, do t`i zbulojë kokën dhe do të vërë në duart e saja blatimin përkujtimor, që është blatimi ushqimor për xhelozinë, ndërsa prifti do të mbajë në dorë ujin e hidhur që sjell mallkimin.

alb@Numbers:5:19 @ Pastaj prifti do ta vërë gruan të betohet dhe do t`i thotë: "Në qoftë se asnjë burrë s`ka rënë në shtrat me ty dhe nuk je larguar nga rruga e drejtë për t`u fëlliqur, ndërsa ishe e martuar me burrin tënd, je e përjashtuar nga çdo efekt i dëmshëm i këtij uji të hidhur që sjell mallkimin.

alb@Numbers:5:20 @ Por në se ti je shthurur, ndërsa ishe e martuar me burrin tënd, dhe je fëlliqur me një burrë që nuk është bashkëshorti yt ka pasur marrëdhënie seksuale me ty",

alb@Numbers:5:21 @ atëherë prifti do ta vërë gruan të betohet me një betim mallkimi dhe do t`i thotë: "Zoti të bëftë objekt mallkimi dhe nëme midis popullit tënd, kur do të bëjë të të dobësohen ijet dhe të fryhet barku yt;

alb@Numbers:5:23 @ Pastaj prifti do t`i shkruajë këto mallkime mbi një rrotull dhe do t`i zhdukë në ujin e hidhur.

alb@Numbers:5:25 @ pastaj prifti do të marrë nga duart e gruas blatimin e ushqimit për xhelozinë, do ta tundë blatimin para Zotit dhe do t`ia ofrojë në altar;

alb@Numbers:5:26 @ prifti do të marrë nga duart e gruas një grusht të blatimit ushqimor si kujtim dhe do ta tymosë mbi altar; pastaj do t`i japë gruas ujë për të pirë.

alb@Numbers:5:29 @ Ky është ligji për xhelozinë, në rastin kur gruaja, duke qenë e martuar me një burrë, merr rrugë të keqe dhe fëlliqet,

alb@Numbers:5:30 @ ose në rastin kur ndjenja e xhelozisë e zë një burrë dhe ky bëhet xheloz për gruan e tij; ai do ta paraqesë gruan e tij para Zotit dhe prifti do të zbatojë me të plotësisht këtë ligj.

alb@Numbers:5:31 @ Bashkëshorti nuk do të ketë asnjë faj, por e shoqja do të marrë dënimin e paudhësisë së saj".

alb@Numbers:6:1 @ Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:

alb@Numbers:6:2 @ "Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Kur një burrë a një grua do të lidhin një kusht të veçantë, kushtin e nazireatit, për t`iu shenjtëruar Zotit,

alb@Numbers:6:3 @ do të heqin dorë nga vera dhe nga pije të tjera që të dehin, nuk do të pinë uthull të bërë nga vera, as uthull të përgatitur me pije dehëse; nuk do të pinë asnjë lëng rrushi dhe nuk do të hanë rrush, as të freskët as të thatë.

alb@Numbers:6:4 @ Gjatë gjithë kohës së shenjtërimit të tij, ai nuk do të hajë asnjë prodhim të vreshtit, as kokrrat as lëkurën e rrushit.

alb@Numbers:6:5 @ Gjatë gjithë kohës së kushtit të shenjtërimit, brisku nuk do të kalojë mbi kokën e tij; deri sa të mbushen ditët për të cilët iu shenjtërua Zotit do të jetë i shenjtë; do t`i lërë flokët e tij të rriten të gjatë mbi kokën e tij.

alb@Numbers:6:6 @ Për gjithë kohën që i është shenjtëruar Zotit nuk do t`i afrohet ndonjë trupi të vdekur;

alb@Numbers:6:7 @ as sikur të ishte i ati apo e ëma, i vëllai ose e motra, ai nuk do të ndotet për ta kur vdesin, sepse mban mbi krye shenjën e shenjtërimit të tij Perëndisë.

alb@Numbers:6:8 @ Për gjithë kohën e shenjtërimit të tij, ai do të jetë i shenjtë për Zotin.

alb@Numbers:6:9 @ Në rast se dikush vdes papritmas afër tij dhe koka e tij e shenjtëruar mbetet e ndotur, ai do ta rruajë kokën ditën e pastrimit të tij; do ta rruajë ditën e shtatë;

alb@Numbers:6:10 @ ditën e tetë do t`i çojë dy turtuj ose dy pëllumba të rinj priftit, në hyrje të çadrës së mbledhjes.

alb@Numbers:6:11 @ Prifti do të ofrojë njërin prej tyre si flijim për mëkatin dhe tjetrin si olokaust dhe do të bëjë shlyerjen për të, sepse ka mëkatuar për shkak të trupit të vdekur; dhe po atë ditë do të shenjtërojë kokën e tij.

alb@Numbers:6:12 @ Do t`i shenjtërojë përsëri Zotit ditët e nazireatit të tij dhe do të çojë një qengj motak si fli shlyerjeje; por ditët e mëparshme nuk do të llogariten më, sepse nazireati i tij është ndotur.

alb@Numbers:6:13 @ Ky është ligji i nazireatit: kur ditët e shenjtërimit të tij do të plotësohen, atë njeri do ta sjellin në hyrjen e çadrës së mbledhjes;

alb@Numbers:6:14 @ dhe ai do t`ia paraqesë ofertën e tij Zotit: një qengj mashkull motak pa të meta për olokaustin, një qengj femër motak pa të meta për flijimin për mëkatin dhe një dash pa të meta për flijimin e falënderimit;

alb@Numbers:6:15 @ një shportë me bukë të ndorme të përgatitura me majë mielli, me kuleç të zëna me vaj, një revani pa maja të lyer me vaj, me ofertat e tyre ushqimore dhe libacionet e tyre.

alb@Numbers:6:16 @ Prifti do t`i paraqesë këto gjëra përpara Zotit dhe do të ofrojë flijimin e tij për mëkatin dhe olokaustin e tij;

alb@Numbers:6:17 @ do të ofrojë dashin si flijim falënderimi ndaj Zotit, bashkë me shportën e bukëve të ndorme; prifti do të ofrojë gjithashtu blatimin e tij ushqimor dhe libacionin e tij.

alb@Numbers:6:18 @ Nazireu do të rruajë kokën e tij të shenjtëruar në hyrje të çadrës së mbledhjes dhe do të marrë flokët e kokës së tij të shenjtëruar dhe do t`i vërë mbi zjarrin që është nën flijimin e falënderimit.

alb@Numbers:6:19 @ Prifti do të marrë shpatullën e pjekur të dashit, një kulaç pa maja nga shporta dhe një revani pa maja dhe do të vërë në dorë të nazireut, mbasi ky të ketë rruar kokën e tij të shenjtëruar.

alb@Numbers:6:20 @ Prifti do t`i tundë si oferta para Zotit; është një gjë e shenjtë që i përket priftit, bashkë me gjoksin e ofertës së tundur dhe me kofshën e ofertës së ngritur. Pas kësaj nazireu do të mund të pijë verë.

alb@Numbers:6:21 @ Ky është ligji për nazireun që i ka premtuar Zotit një ofertë për shenjtërimin e tij, veç atyre që mjetet e tij do t`i lejojnë të bëjë. Në bazë të kushtit të lidhur, ai duhet të sillet në pajtim me ligjin e shenjtërimit të tij".

alb@Numbers:6:22 @ Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:

alb@Numbers:6:23 @ "Folu Aaronit dhe bijve të tij, dhe u thuaj atyre: Ju do t`i bekoni kështu bijtë e Izraelit, duke u thënë:

alb@Numbers:6:24 @ "Zoti të të bekojë dhe të të ruajë!

alb@Numbers:6:25 @ Zoti të bëjë që të shkëlqejë fytyra e tij mbi trupin tënd dhe të tregohet i mbarë me ty!

alb@Numbers:6:26 @ Zoti të kthejë fytyrën e tij mbi ty dhe të të sjellë paqe!".

alb@Numbers:6:27 @ Kështu do ta vënë emrin tim mbi bijtë e Izraelit dhe unë do t`i bekoj".

alb@Numbers:7:1 @ Kur Moisiu mbaroi ndërtimin e tabernakullit, e vajosi dhe e shenjtëroi me gjithë pajisjet e tij, ai vajosi gjithashtu altarin dhe të gjitha orenditë e tij; kështu ai i vajosi dhe i shenjtëroi.

alb@Numbers:7:3 @ dhe e çuan ofertën e tyre para Zotit: gjashtë qerre të mbuluara dhe dymbëdhjetë qe, një qerre për çdo dy prijës dhe një ka për secilin prej tyre; dhe i ofruan para tabernakullit.

alb@Numbers:7:4 @ Atëherë Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:

alb@Numbers:7:8 @ katër qerre dhe tetë qe ua dha bijve të Merarit simbas shërbimit të tyre, nën mbikqyrjen e Ithamarit, birit të priftit Aaron;

alb@Numbers:7:10 @ Prijësit e paraqitën ofertën e tyre për kushtimin e altarit, ditën kur u vajos; kështu prijësit paraqitën ofertën e tyre para altarit.

alb@Numbers:7:11 @ Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Prijësit do ta paraqesin ofertën e tyre një në ditë për kushtimin e altarit".

alb@Numbers:7:12 @ Ai që e paraqiti ofertën e tij ditën e parë ishte Nahshoni, bir i Aminadabit, nga fisi i Judës;

alb@Numbers:7:13 @ ai ofroi një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores, që të dy të mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim ushqimor,

alb@Numbers:7:16 @ një dhi si flijim për mëkatin

alb@Numbers:7:19 @ Ai paraqiti si ofertë të tij një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores; që të dy të mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim ushqimor,

alb@Numbers:7:22 @ një kec si flijim për mëkatin

alb@Numbers:7:25 @ Oferta e tij qe një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen i vogël shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores, që të dy të mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit;

alb@Numbers:7:28 @ një kec si flijim për mëkatin

alb@Numbers:7:31 @ Ai ofroi një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi me një peshë prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores, që të dy të mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit,

alb@Numbers:7:34 @ dhe një kec si flijim për mëkatin

alb@Numbers:7:37 @ Ai ofroi një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores, që të dy të mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim ushqimor,

alb@Numbers:7:40 @ një kec si flijim për mëkatin

alb@Numbers:7:43 @ Ai ofroi një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores; si pjata ashtu dhe legeni ishin mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit,

alb@Numbers:7:46 @ një kec si flijim për mëkatin

alb@Numbers:7:49 @ Ai ofroi një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen me një peshë prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores, që të dy të mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit,

alb@Numbers:7:52 @ një kec si flijim për mëkatin,

alb@Numbers:7:55 @ Oferta e tij ishte një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores, që të dy të mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit,

alb@Numbers:7:58 @ një kec si flijim për mëkatin

alb@Numbers:7:61 @ Oferta e tij ishte një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi me një peshë prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklave të shenjtërores, që të dy të mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit,

alb@Numbers:7:64 @ një kec si flijim për mëkatin

alb@Numbers:7:67 @ Oferta e tij ishte një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores; që të dy ishin mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit,

alb@Numbers:7:70 @ një kec si flijim për mëkatin

alb@Numbers:7:73 @ Oferta e tij ishte një pjatë argjendi prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores; që të dy ishin mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit,

alb@Numbers:7:76 @ një kec si flijim për mëkatin

alb@Numbers:7:79 @ Ai ofroi një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores, që të dy ishin mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit,

alb@Numbers:7:82 @ një kec si flijim për mëkatin

alb@Numbers:7:84 @ Këto ishin dhuratat për kushtimin e altarit që u bënë nga prijësit e Izraelit kur altari u vajos: dymbëdhjetë pjata argjendi, dymbëdhjetë legena argjendi, dymbëdhjetë kupa ari;

alb@Numbers:7:87 @ Shuma e kafshëve për olokaustin ishte dymbëdhjetë dema të vegjël, dymbëdhjetë desh, dymbëdhjetë qengja motakë bashkë me blatimet e ushqimit dhe dymbëdhjetë keca si flijim për mëkatin.

alb@Numbers:7:88 @ Shuma e kafshëve si flijim falënderimi ishte njëzet e katër dema të vegjël, gjashtëdhjetë desh, gjashtëdhjetë cjep dhe gjashtëdhjetë qengja motakë. Këto ishin dhuratat për kushtimin e altarit pas vajosjes së tij.

alb@Numbers:7:89 @ Dhe kur Moisiu hynte në çadrën e mbledhjes për të folur me Zotin, dëgjonte zërin e tij që i fliste nga pjesa e sipërme e pajtuesit që ndodhet mbi arkën e dëshmisë midis dy kerubinëve; kështu i fliste Zoti.

alb@Numbers:8:1 @ Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:

alb@Numbers:8:3 @ Dhe Aaroni veproi kështu: i vendosi llambat në mënyrë që të ndriçonin pjesën e përparme të shandanit, ashtu siç e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.

alb@Numbers:8:4 @ Shandani ishte ndërtuar kështu: ishte prej ari të rrahur; ishte punuar me çekiç nga këmba e tij deri tek lulet e tij. Moisiu e kishte bërë shandanin simbas modelit që i kishte treguar Zoti.

alb@Numbers:8:5 @ Pastaj Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:

alb@Numbers:8:8 @ Pastaj do të marrin një dem të vogël me blatimin e ushqimit prej majë mielli të përzier me vaj ndërsa ti do të marrësh një dem tjetër si flijim për mëkatin.

alb@Numbers:8:10 @ Kështu do t`i afrosh Levitët përpara Zotit dhe bijtë e Izraelit do të vënë duart e tyre mbi Levitët;

alb@Numbers:8:11 @ pastaj Aaroni do t`i paraqesë Levitët si ofertë të tundur para Zotit nga ana e bijve të Izraelit, me qëllim që të kryejnë shërbimin e Zotit.

alb@Numbers:8:12 @ Pastaj Levitët do të vënë duart e tyre mbi kokën e demave të vegjël, dhe ti do të ofrosh njërin prej tyre si flijim për mëkatin dhe tjetrin si olokaust për Zotin, për të bërë shlyerjen për Levitët.

alb@Numbers:8:13 @ Do t`i mbash më këmbë Levitët përpara Aaronit dhe para bijve të tij dhe do t`i paraqitësh si një ofertë të tundur për Zotin.

alb@Numbers:8:15 @ Pas kësaj Levitët do të hyjnë në çadrën e mbledhjes për të kryer shërbimin; kështu ti do t`i pastrosh dhe do t`i paraqitësh si një ofertë të tundur,

alb@Numbers:8:17 @ Sepse të gjithë të parëlindurit e bijve të Izraelit, si të njerëzve ashtu dhe të kafshëve, më takojnë mua; i shenjtërova për vete ditën që godita tërë të parëlindurit në vendin e Egjiptit.

alb@Numbers:8:19 @ Dhe i dhurova Aaronit dhe bijve të tij Levitët nga gjiri i bijve të Izraelit me qëllim që të kryejnë shërbimin e bijve të Izraelit në çadrën e mbledhjes dhe që të bëjnë shlyerjen për bijtë e Izraelit, që të mos ndodhë asnjë fatkeqësi midis bijve të Izraelit kur i afrohen shenjtërores".

alb@Numbers:8:20 @ Kështu vepruan Moisiu, Aaroni dhe tërë asambleja e bijve të Izraelit me Levitët; bijtë e Izraelit u bënë Levitëve të gjitha ato që Zoti i kishte urdhëruar Moisiut lidhur me ta.

alb@Numbers:8:21 @ Dhe Levitët u pastruan dhe i lanë rrobat e tyre; pastaj Aaroni i paraqiti si një ofertë të tundur përpara Zotit dhe bëri shlyerjen për ta, për t`i pastruar.

alb@Numbers:8:22 @ Pas kësaj Levitët hynë në çadrën e mbledhjes për të bërë shërbimin e tyre në prani të Aaronit dhe të bijve të tij. Ata u bënë Levitëve atë që Zoti i kishte urdhëruar Moisiut lidhur me ta.

alb@Numbers:8:23 @ Pastaj Zoti i foli Moisiut duke i thënë:

alb@Numbers:8:24 @ "Kjo është ajo që u takon Levitëve; nga mosha njëzet e pesë vjeç e lart Leviti do të hyjë në çadrën e mbledhjes për të kryer shërbimet e rastit;

alb@Numbers:8:26 @ Do të mund të ndihmojë vëllezërit e tij në çadrën e mbledhjes, ndërsa këta kryejnë detyrat e tyre; por ai vetë nuk do të kryejë asnjë shërbim. Kështu do të veprosh me Levitët lidhur me detyrat e tyre".

alb@Numbers:9:1 @ Zoti i foli akoma Moisiut, në shkretëtirën e Sinait, muajin e parë të vitit të dytë që kur kishin dalë nga vendi i Egjiptit, duke i thënë:

alb@Numbers:9:3 @ Do ta kremtoni në kohën e caktuar, ditën e katërmbëdhjetë të këtij muaji, në të ngrysur; do ta kremtoni simbas të gjitha statuteve dhe dekreteve të saj".

alb@Numbers:9:5 @ ditën e katërmbëdhjetë të muajit të parë në të ngrysur, në shkretëtirën e Sinait; bijtë e Izraelit vepruan simbas urdhrave të dhëna Moisiut nga Zoti.

alb@Numbers:9:7 @ dhe i thanë Moisiut: "Ne jemi të papastër sepse kemi prekur trupin e vdekur të një personi; pse vallë na pengohet të paraqesim ofertën e Zotit në kohën e duhur, në mes të bijve të Izraelit?".

alb@Numbers:9:8 @ Moisiu iu përgjegj atyre: "Prisni që të dëgjoj çfarë do të urdhërojë Zoti lidhur me ju".

alb@Numbers:9:9 @ Dhe Zoti i foli Moisiut, duke thënë:

alb@Numbers:9:10 @ "Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Në rast se dikush nga ju ose nga trashëgimtarët tuaj është i papastër për shkak të një trupi të vdekur, apo gjendet larg në udhëtim, do ta kremtojë njëlloj Pashkën për nder Zotit.

alb@Numbers:9:13 @ Por ai që është i pastër dhe nuk është në udhëtim, në rast se nuk e kremton Pashkën, do të shfaroset në mes të popullit të tij, sepse nuk i paraqiti ofertën në kohën e duhur Zotit; ky njeri do të mbajë dënimin e mëkatit të tij.

alb@Numbers:9:14 @ Në rast se një i huaj që banon në mes jush kremton Pashkën e Zotit, ai duhet ta bëjë mbas statuteve dhe dekreteve të Pashkës. Ju do të keni një statut të vetëm për të huajin dhe për atë që ka lindur në vend".

alb@Numbers:9:18 @ Me urdhër të Zotit bijtë e Izraelit nisnin ecjen e tyre dhe me urdhër të tij fushonin; rrinin në kampin e tyre aq kohë sa qëndronte reja mbi tabernakull.

alb@Numbers:9:19 @ Kur reja qëndronte për shumë ditë mbi tabernakullin, bijtë e Izraelit respektonin urdhrin e Zotit dhe nuk lëviznin.

alb@Numbers:9:20 @ Por në rast se reja ndalej vetëm pak ditë mbi tabernakullin, me urdhër të Zotit ata qëndronin në kampin e tyre dhe me urdhër të Zotit niseshin për rrugë

alb@Numbers:9:22 @ Në qoftë se reja qëndronte e palëvizshme mbi tabernakullin dy ditë, një muaj apo një vit, bijtë e Izraelit qëndronin në kampin e tyre dhe nuk lëviznin; por kur ajo ngrihej, ata nisnin udhëtimin.

alb@Numbers:9:23 @ Me urdhër të Zotit fushonin dhe me urdhër të tij viheshin në lëvizje; respektonin urdhrin e Zotit, simbas asaj që ai kishte urdhëruar me anë të Moisiut.

alb@Numbers:10:1 @ Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë

alb@Numbers:10:3 @ Nën tingullin e të dyjave gjithë asambleja do të mblidhet pranë teje, në hyrje të çadrës së mbledhjes.

alb@Numbers:10:4 @ Nën tingullin e njerës bori, prijësit, krerët e divizioneve të Izraelit do të mblidhen pranë teje.

alb@Numbers:10:9 @ Kur në vendin tuaj do të shkoni në luftë kundër armikut që ju shtyp, do t`i bini alarmit me boritë; kështu do të kujtoheni përpara Zotit Perëndisë tuaj, dhe do të çliroheni nga armiqtë tuaj

alb@Numbers:10:10 @ Po kështu në ditët tuaja të gëzimit, në festat tuaja të caktuara dhe në fillim të muajve tuaj të parë, do t`u bini borive me rastin e olokausteve dhe të flijimeve tuaja të falënderimit; dhe kështu ato do të bëjnë që të kujtoheni përpara Perëndisë tuaj. Unë jam Zoti, Perëndia juaj".

alb@Numbers:10:11 @ Por ndodhi që në vitin e dytë, në muajin e dytë, ditën e njëzetë të muajit, reja u ngrit mbi tabernakullin e dëshmisë.

alb@Numbers:10:12 @ Dhe bijtë e Izraelit u nisën për rrugë, duke lënë shkretëtirën e Sinait; pastaj reja u ndal në shkretëtirën e Paranit.

alb@Numbers:10:13 @ Kështu u nisën për rrugë herën e parë simbas urdhrit që Zoti kishte dhënë me anë të Moisiut.

alb@Numbers:10:14 @ I pari lëvizi flamuri i kampit të bijve të Judës, i ndarë simbas formacioneve të tij. Divizionin e Judës e komandonte Nahshoni, bir i Aminadabit.

alb@Numbers:10:18 @ Pastaj u vu në lëvizje flamuri i kampit të Rubenit, i ndarë simbas formacioneve të tij. Divizionin e Rubenit e komandonte Elitsuri, bir i Shedeurit.

alb@Numbers:10:22 @ Pas kësaj u nis flamuri i kampit të bijve të Efraimit, i ndarë simbas formacioneve të tij. Divizionin e Efraimit e komandonte Elishama, bir i Amihudit.

alb@Numbers:10:25 @ Pastaj filloi të lëvizë flamuri i kampit të bijve të Danit, i ndarë simbas formacioneve të tij, që përbënte praparojën e të gjitha kampeve. Divizioni i Danit komandohej nga Ahiezieri, bir i Amishadait.

alb@Numbers:10:29 @ Por Moisiu i tha Hobabit, birit të Reuelit, Madianitit, vjehrri i Moisiut: "Ne po vihemi në marshim drejt vendit për të cilin Zoti ka thënë "Unë do t`jua jap". Eja me ne dhe do të të bëjmë të mira,

alb@Numbers:10:30 @ Hobabi iu përgjegj: "Unë nuk do të vij, por do të kthehem në vendin tim te të afërmit e mi".

alb@Numbers:10:31 @ Atëherë Moisiu i tha: "Mos na lërë, sepse ti e di ku duhet të fushojmë në shkretëtirë dhe ti do të jesh si sytë për ne.

alb@Numbers:10:32 @ Në qoftë se vjen me ne, çdo të mirë që do të na bëjë Zoti, ne do të ta bëjmë ty".

alb@Numbers:10:33 @ Kështu u nisën nga mali i Zotit dhe ecën tri ditë; dhe arka e besëlidhjes së Zotit shkoi para tyre gjatë një udhëtimi prej tri ditësh, për të gjetur një vend ku ata të pushonin.

alb@Numbers:10:34 @ Dhe reja e Zotit qëndronte mbi ta gjatë ditës, kur niseshin nga kampi.

alb@Numbers:11:1 @ Por populli u ankua dhe kjo nuk tingëlloi mirë në veshët e Zotit; sa e dëgjoi, Zoti u zemërua, dhe zjarri i tij shpërtheu midis tyre dhe shkatërroi skajin e kampit.

alb@Numbers:11:2 @ Atëherë populli i bërtiti Moisiut; Moisiu iu lut Zotit dhe zjarri u shua.

alb@Numbers:11:3 @ Kështu ky vend u quajt Taberah, sepse zjarri i Zotit ishte ndezur midis tyre.

alb@Numbers:11:8 @ Populli shkonte rreth e rrotull për ta mbledhur; pastaj e bënte miell me mokrat ose e shtypte në havan, e zinte në një tenxhere ose përgatiste kuleç, të cilët kishin shijen e kuleçëve me vaj.

alb@Numbers:11:10 @ Por Moisiu dëgjoi popullin që ankohej, në të gjitha familjet e tij, secili në hyrje të çadrës së vet; zemërimi i Zotit shpërtheu me të madhe dhe kjo nuk i pëlqeu aspak edhe Moisiut.

alb@Numbers:11:11 @ Atëherë Moisiu i tha Zotit: "Pse e trajtove kaq keq shërbëtorin tënd? Pse nuk gjeta hir para syve të tu për ta vënë barrën e gjithë këtij populli mbi mua?

alb@Numbers:11:12 @ Mos vallë unë e kam gjeneruar tërë këtë popull? Mos vallë kam qenë unë që e kam nxjerrë në dritë, që ti të më thuash: "Mbaje në prehrin tënd, ashtu si taja mban fëmijën që pi sisë, deri në vendin që ti u ke premtuar me betim etërve të tij"?

alb@Numbers:11:13 @ Ku mund të gjej mish për t`i dhënë tërë këtij populli? Sepse vazhdon të qajë para meje, duke thënë: "Na jep mish për të ngrënë!".

alb@Numbers:11:15 @ Në qoftë se kjo është mënyra me të cilën ti dëshiron të më trajtosh, të lutem, më vrit menjëherë po të kem gjetur hir para syve të tu; por mos lejo që unë të shoh fatkeqësinë time!".

alb@Numbers:11:16 @ Atëherë Zoti i tha Moisiut: "Mblidhmë shtatëdhjetë njerëz nga pleqtë e Izraelit, që ti i njeh si pleq të popullit dhe funksionarë të tij; silli në çadrën e mbledhjes dhe të rrinë aty me ty.

alb@Numbers:11:17 @ Unë do të zbres dhe aty do të flas me ty; do të marr pastaj nga Fryma që është mbi ty dhe do t`ua kaloj atyre, me qëllim që ta mbajnë bashkë me ty barrën e popullit, dhe të mos e mbash ti vetëm.

alb@Numbers:11:18 @ Pastaj do t`i thuash popullit: Shenjtërohuni për nesër, dhe do të hani mish, sepse keni qarë në veshët e Zotit, duke thënë: "Kush do të na japë mish për të ngrënë? Ishim kaq mirë në Egjipt!". Prandaj Zoti do t`ju japë mish dhe ju do ta hani.

alb@Numbers:11:20 @ por për një muaj të tërë, deri sa t`ju dalë nga hunda dhe t`ju shkaktojë neveri, sepse keni hedhur poshtë Zotin dhe keni qarë para tij, duke thënë: "Pse vallë dolëm nga Egjipti?"".

alb@Numbers:11:21 @ Atëherë Moisiu tha: "Ky popull, në mes të të cilit ndodhem, ka gjashtëqind mijë të rritur, dhe ti ke thënë: "Unë do t`u jap mish dhe ata do të hanë mish një muaj të tërë!".

alb@Numbers:11:22 @ Mos duhen therur kope të tëra bagëtish të trasha dhe të imta që të kenë mjaft mish? Apo duhet mbledhur për ta gjithë peshku i detit që ta kenë një sasi të mjaftueshme?".

alb@Numbers:11:23 @ Zoti iu përgjegj Moisiut: "Krahu i Zotit është shkurtuar ndofta? Tani do të shikosh në se fjala ime do të shkojë në vend apo jo".

alb@Numbers:11:24 @ Pastaj Moisiu doli dhe i njoftoi popullit fjalët e Zotit; mblodhi pastaj shtatëdhjetë njerëz pleq të popullit dhe i vendosi rreth e qark çadrës së mbledhjes.

alb@Numbers:11:25 @ Atëherë Zoti zbriti në renë dhe i foli atij, mori nga Fryma që qëndronte mbi të dhe e çoi mbi të shtatëdhjetë pleqtë; por kur Fryma u vu mbi ta, ata bënë profeci, me gjithë se më vonë nuk bënë më.

alb@Numbers:11:28 @ Atëherë Jozueu, bir i Nunit dhe shërbëtor i Moisiut, një nga të rinjtë e tij, filloi të thotë: "Moisi, imzot, bëji që të heqin dorë!".

alb@Numbers:11:29 @ Por Moisiu iu përgjegj: "Ndofta je xheloz për mua? Ah, le të ishin të gjithë profetë në popullin e Zotit dhe dhëntë Zoti që Fryma e tij të vihet mbi ta!".

alb@Numbers:11:31 @ Atëherë u ngrit një erë me urdhër të Zotit dhe solli shkurta nga ana e detit, dhe i la të binin pranë kampit, një ditë ecjeje nga një anë dhe një ditë ecjeje nga ana tjetër rreth e qark kampit, me

alb@Numbers:11:32 @ Populli mbeti në këmbë gjithë atë ditë, tërë natën dhe tërë ditën vijuese, dhe mblodhi shkurtat. (Ai që mblodhi më pak pati dhjetë homer); dhe i shtrinë rreth e qark kampit.

alb@Numbers:11:33 @ Kishin akoma mishin ndër dhëmbë dhe nuk e kishin përtypur akoma, kur zemërimi i Zotit kundër popullit u ndez dhe ai e goditi popullin me një plagë shumë të rëndë.

alb@Numbers:12:1 @ Miriami dhe Aaroni iu kundërvunë Moisiut me fjalë për shkak të gruas etiopase me të cilën qe martuar; në fakt ai qe martuar me një grua etiopase.

alb@Numbers:12:2 @ Dhe i thanë: "Mos vallë Zoti ka folur vetëm me anë të Moisiut? A nuk ka folur ai edhe nëpërmjet nesh?". Dhe Zoti dëgjoi.

alb@Numbers:12:4 @ Zoti u tha menjëherë Moisiut, Aaronit dhe Miriamit: "Ju të tre dilni dhe shkoni në çadrën e mbledhjes". Kështu ata të tre dolën.

alb@Numbers:12:5 @ Atëherë Zoti zbriti në një kolonë reje, u ndal në hyrjen e çadrës dhe thirri Aaronin dhe Miriamin; që të dy i erdhën përpara.

alb@Numbers:12:6 @ Pastaj Zoti tha: "Dëgjoni tani fjalët e mia! Në se ka një profet midis jush, unë, Zoti i bëhem i njohur atij në vegim, flas me të në ëndërr.

alb@Numbers:12:7 @ Por nuk veproj kështu me shërbëtorin tim Moisi, që është besnik në tërë shtëpinë time.

alb@Numbers:12:8 @ Me të unë flas sy për sy, duke bërë që ai të më shohë, dhe jo me shprehje të errëta; dhe ai sodit dukjen e Zotit. Pse nuk keni pasur frikë të flisni kundër shërbëtorit tim, kundër Moisiut?".

alb@Numbers:12:9 @ Kështu zemërimi i Zotit u ndez kundër tyre, pastaj ai u largua.

alb@Numbers:12:11 @ Aaroni i tha Moisiut: "O zoti im, mos na ngarko me fajin që kemi kryer nga budallallëku dhe mëkatin që kemi bërë.

alb@Numbers:12:13 @ Kështu Moisiu i thirri Zotit, duke i thënë: "Shëroje, o Perëndi, të lutem!"

alb@Numbers:12:14 @ Atëherë Zoti iu përgjegj Moisiut: "Po ta kishte pështyrë i ati në fytyrë, nuk do të ishte ndofta e turpëruar shtatë ditë? Izolojeni, pra, jashtë kampit shtatë ditë; pastaj pranojeni përsëri".

alb@Numbers:12:15 @ Miriamin e izoluan jashtë kampit për shtatë ditë; dhe populli nuk e filloi marshimin e tij deri sa Miriami të ripranohej në kamp.

alb@Numbers:12:16 @ Pastaj populli u nis nga Hatserothi dhe ngriti kampin e tij në Paran.

alb@Numbers:13:1 @ Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:

alb@Numbers:13:3 @ Kështu Moisiu i nisi nga shkretëtira e Paranit, simbas urdhrit të Zotit; të gjithë këta ishin krerë të bijve të Izraelit.

alb@Numbers:13:5 @ Shafati, bir i Horit, për fisin e Simeonit;

alb@Numbers:13:9 @ Palti, bir i Rafut, për fisin e Beniaminit;

alb@Numbers:13:19 @ si është vendi ku banon, i mirë apo i keq, si janë qytetet në të cilat jeton, a ka kampe ose vende të fortifikuara;

alb@Numbers:13:26 @ dhe shkuan të takojnë Moisiun, Aaronin dhe tërë asamblenë e bijve të Izraelit në shkretëtirën e Paranit, në Kadesh; para tyre dhe tërë asamblesë paraqitën një raport dhe u treguan pemët e vendit.

alb@Numbers:13:27 @ Kështu para tij raportuan duke thënë: "Ne arritëm në vendin ku na dërgove; aty rrjedh me të vërtetë qumësht dhe mjaltë, dhe këto janë pemët e tij.

alb@Numbers:13:28 @ Por populli që banon në këtë vend është i fortë, qytetet janë të fortifikuara dhe shumë të mëdha; dhe aty pamë edhe pasardhësit e Anakut.

alb@Numbers:13:29 @ Amalekitët banojnë në krahinën e Negevit; Hitejtë, Gebusejtë dhe Amorejtë banojnë përkundrazi në krahinën malore, ndërsa Kananejtë banojnë pranë detit dhe gjatë Jordanit".

alb@Numbers:13:31 @ Por njerëzit që kishin shkuar me të thanë: "Nuk mund të sulemi kundër këtij populli, sepse është më i fortë se ne".

alb@Numbers:13:32 @ Kështu i paraqitën një informacion të keq për vendin që kishin vëzhguar duke thënë: "Vendi që kemi përshkuar për ta vëzhguar është një vend që i ha banorët e tij; dhe të gjithë njerëzit që kemi parë në të janë njerëz me shtat të lartë.

alb@Numbers:14:1 @ Atëherë tërë asambleja ngriti zërin dhe filloi të bërtasë; dhe atë natë populli qau.

alb@Numbers:14:2 @ Dhe të gjithë bijtë e Izraelit murmurisnin kundër Moisiut dhe kundër Aaronit dhe tërë asambleja u tha atyre: "Sikur të kishim vdekur në vendin e Egjiptit ose të kishim vdekur në këtë shkretëtirë!

alb@Numbers:14:3 @ Pse Zoti na çon në këtë vend që të biem nga goditja e shpatave? Gratë dhe fëmijët tanë do të bëhen pre e armikut. A nuk do të ishte më mirë për ne të kthehemi në Egjipt?".

alb@Numbers:14:8 @ Në rast se Zoti kënaqet me ne, do të na çojë në këtë vend dhe do të na japë neve, "një vend ku rrjedh qumësht dhe mjaltë".

alb@Numbers:14:9 @ Vetëm mos ngrini krye kundër Zotit dhe mos kini frikë nga populli i vendit, sepse ai do të jetë ushqimi ynë; mbrojtja e tyre është larguar nga ata dhe Zoti është me ne; mos kini frikë nga ata".

alb@Numbers:14:10 @ Atëherë tërë asambleja foli për t`i vrarë me gurë; por lavdia e Zotit iu shfaq në çadrën e mbledhjes tërë bijve të Izraelit.

alb@Numbers:14:11 @ Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Deri kur do të më përçmojë ky popull? Dhe deri kur do të refuzojnë të besojnë pas gjithë atyre mrekullive që kam bërë në mes të tyre?

alb@Numbers:14:13 @ Moisiu i tha Zotit: "Por do ta dëgjojnë Egjiptasit, nga mesi i të cilëve e ke ngritur këtë popull për fuqinë tënde,

alb@Numbers:14:14 @ dhe do t`ia bëjnë të ditur banorëve të këtij vendi. Ata kanë dëgjuar që ti, o Zot, je në mes të këtij populli, i shfaqesh atij sy për sy, që reja jote qëndron mbi ta dhe që ecën para tyre ditën në një kolonë reje dhe natën në një kolonë të zjarrtë.

alb@Numbers:14:16 @ "Me qenë se Zoti nuk ka qenë i zoti ta futë këtë popull në vendin që ishte betuar t`i jepte, e vrau në shkretëtirë".

alb@Numbers:14:17 @ Por tani, të lutem, le të shfaqet fuqia e Zotit tim në madhështinë e saj, ashtu si fole duke thënë:

alb@Numbers:14:18 @ "Zoti është i ngadaltë në zemërim dhe i madh në mëshirë; ai fal padrejtësinë dhe mëkatin, por nuk lë pa ndëshkuar fajtorin, duke dënuar paudhësinë e etërve te bijtë, deri në brezin e tretë ose të katërt".

alb@Numbers:14:19 @ Fale paudhësinë e këtij populli, me madhështinë e mëshirës sate, ashtu siç e ke falur këtë popull nga Egjipti deri këtu".

alb@Numbers:14:20 @ Atëherë Zoti tha: "Unë fal, ashtu si kërkove ti;

alb@Numbers:14:21 @ por, ashtu siç është e vërtetë që unë jetoj, e gjithë toka do të jetë plot me lavdinë e Zotit,

alb@Numbers:14:22 @ dhe tërë këta njerëz që kanë parë lavdinë time dhe mrekullitë që kam bërë në Egjipt e në shkretëtirë, dhe më kanë tunduar dhjetë herë dhe nuk e kanë dëgjuar zërin tim,

alb@Numbers:14:24 @ por shërbëtorin tim Kaleb, duke qenë se veproi i shtyrë nga një frymë tjetër e më ka ndjekur plotësisht, unë do ta fus në vendin ku ka shkuar; dhe pasardhësit e tij do ta zotërojnë.

alb@Numbers:14:25 @ Amalekitët dhe Kananejtë banojnë në luginë, nesër kthehuni prapa dhe nisuni drejt shkretëtirës, në drejtim të Detit të Kuq".

alb@Numbers:14:26 @ Zoti u foli akoma Moisiut dhe Aaronit, duke u thënë:

alb@Numbers:14:28 @ U thuaj atyre: Ashtu siç është e vërtetë që unë jetoj, thotë Zoti, unë do t`ju bëj atë që kam dëgjuar prej jush.

alb@Numbers:14:29 @ Kufomat tuaja do të bien në këtë shkretëtirë; ju të gjithë që jeni regjistruar, nga mosha njëzet vjeç e lart, dhe që keni murmuritur kundër meje,

alb@Numbers:14:30 @ nuk do të hyni me siguri në vendin ku u betova se do të banoni, me përjashtim të Kalebit, birit të Jefunehut, dhe të Jozueut, birit të Nunit.

alb@Numbers:14:31 @ Të vegjlit tuaj përkundrazi, që ju thatë se do të ishin viktima të armiqve, do t`i fus; dhe ata do të njohin vendin që ju keni përçmuar.

alb@Numbers:14:32 @ Por sa për ju, kufomat tuaja do të bien në këtë shkretëtirë.

alb@Numbers:14:33 @ Dhe bijtë tuaj do të kullosin kopetë në shkretëtirë dyzet vjet me radhë dhe do të mbajnë ndëshkimin për pabesitë tuaja, deri sa të treten kufomat tuaja në shkretëtirë.

alb@Numbers:14:35 @ Unë, Zoti, fola; me siguri, kështu do të veproj kundër gjithë kësaj asambleje të keqe që u mblodh kundër meje; në këtë shkretëtirë do të treten dhe këtu do të vdesin".

alb@Numbers:14:36 @ Njerëzit që Moisiu kishte dërguar për të vëzhguar vendin, mbas kthimit të tyre e kishin shtyrë tërë asamblenë të murmuriste kundër tij, duke paraqitur një raport të keq për vendin,

alb@Numbers:14:37 @ ata njerëz, që kishin përpiluar raportin e keq për vendin, vdiqën nga një plagë përpara Zotit.

alb@Numbers:14:40 @ U ngritën herët në mëngjes dhe u ngjitën në majë të malit, duke thënë: "Ja ku jemi; ne do të ngjitemi në vendin për të cilin na foli Zoti, sepse kemi mëkatuar".

alb@Numbers:14:41 @ Por Moisiu tha: "Pse e shkelni urdhrin e Zotit? Nuk ka për t`ju dalë mbarë.

alb@Numbers:14:42 @ Mos u ngjitni, sepse do t`ju mundin armiqtë tuaj, Zoti nuk është në mes jush.

alb@Numbers:14:43 @ Para jush në fakt ndodhen Amalekitët dhe Kananejtë, dhe ju do të rrëzoheni nga shpatat e tyre; sepse jeni larguar nga rruga e Zotit, Zoti nuk do të jetë me ju".

alb@Numbers:14:44 @ Me gjithë atë ata patën guximin të ngjiten në majë të malit; por arka e besëlidhjes së Zotit dhe Moisiu nuk lëvizën nga mesi i kampit.

alb@Numbers:15:1 @ Pastaj Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:

alb@Numbers:15:3 @ do t`i ofroni Zotit një flijim të bërë me zjarr, një olokaust apo një flijim për kryerjen e një kushti apo si ofertë vullnetare ose në festat tuaja të caktuara, për t`i bërë një erë të këndshme Zotit me një kafshë, të marrë nga kopeja e kafshëve të trasha a të imta,

alb@Numbers:15:4 @ ai që do të paraqesë ofertën e tij Zotit, do të ofrojë si blatim ushqimor një të dhjetën e efas majë mielli të përzier me një çerek hini vaji;

alb@Numbers:15:5 @ gjithashtu do t`i çosh një libacion prej një çerek hini verë së bashku me olokaustin ose flijimin, për çdo qengj.

alb@Numbers:15:6 @ Në qoftë se bëhet fjalë për një dash, do të çosh si blatim ushqimi dy të dhjeta efe majë mielli të përzier me një të tretë hini vaji,

alb@Numbers:15:7 @ dhe do të bësh një libacion vere prej një të trete hini si një ofertë me erë të këndshme për Zotin.

alb@Numbers:15:8 @ Por në rast se në vend të olokaustit ose të flijimit çon një dem të vogël, për kryerjen e një kushti apo të një flijimi falënderimi për Zotin,

alb@Numbers:15:9 @ së bashku me demin e vogël do të ofrohet, si blatim i ushqimit, majë mielli në një sasi tre të dhjeta të efas i përzier me gjysmë hini vaji;

alb@Numbers:15:10 @ dhe do të çosh si libacion gjysmë hini verë; është një flijim që bëhet me zjarr, me një erë të këndshme për Zotin.

alb@Numbers:15:11 @ Kështu do të veprohet për çdo dem të vogël, për çdo dash, për çdo qengj ose kec, simbas numrit që përgatitni.

alb@Numbers:15:13 @ Të gjithë ata që kanë lindur në vend do veprojnë kështu, kur do t`i ofrojnë një flijim me zjarr, me erë të këndshme Zotit.

alb@Numbers:15:14 @ Dhe në se një i huaj që banon me ju ose kushdo tjetër që të ndodhet me ju në brezat e ardhshëm, dëshiron të ofrojë një flijim të bërë me zjarr, me erë të këndshme për Zotin, do të veprojë si ju.

alb@Numbers:15:15 @ Do të ketë një statut të vetëm për gjithë asamblenë, për ju dhe për të huajin që banon midis jush; do të jetë një statut i përjetshëm për të gjithë brezat tuaj; ashtu siç jeni ju, ashtu do të jetë edhe i huaji përpara Zotit.

alb@Numbers:15:17 @ Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:

alb@Numbers:15:19 @ dhe do të hani bukën e vendit, do t`i paraqisni Zotit një ofertë të lartë

alb@Numbers:15:21 @ Nga prodhimi i parë i brumit tuaj do t`i jepni Zotit një ofertë të lartë për gjithë brezat tuaj.

alb@Numbers:15:22 @ Në qoftë se keni kryer një mëkat nga padituria dhe nuk keni respektuar të gjitha këto urdhërime që Zoti i ka dhënë Moisiut,

alb@Numbers:15:23 @ të gjitha ato që Zoti ka urdhëruar me anë të Moisiut, nga dita që Zoti ju ka dhënë urdhra dhe më vonë për të gjitha brezat tuaj,

alb@Numbers:15:24 @ në qoftë se mëkati është kryer nga padituria, pa u marrë vesh nga asambleja, gjithë asambleja do të ofrojë një dem të vogël si olokaust me erë të këndshme për Zotin së bashku me blatimin e tij të ushqimit dhe libacionin e tij simbas asaj që është dekretuar, si dhe një kec si flijim për mëkatin.

alb@Numbers:15:25 @ Kështu prifti do të bëjë shlyerjen për të gjithë asamblenë e bijve të Izraelit dhe ky mëkat do t`u falet, sepse është një mëkat i kryer nga padituria, dhe ata kanë sjellë ofertën e tyre, një flijim i bërë me zjarr për Zotin, dhe flijimi i tyre për mëkatin, për mëkatin e tyre nga padituria përpara Zotit.

alb@Numbers:15:27 @ Në qoftë se është një person i vetëm që kryen mëkatin nga padituria, ai të ofrojë një dhi motake si flijim për mëkatin.

alb@Numbers:15:28 @ Dhe prifti do të bëjë shlyerjen përpara Zotit për personin që ka mëkatuar nga padituria, kur e ka bërë pa njohjen e duhur; prifti do të bëjë shlyerjen për të dhe mëkati do t`i falet.

alb@Numbers:15:30 @ Por ai që kryen një mëkat me qëllim, qoftë i lindur në vend apo i huaj, fyen Zotin; ky njeri do të shfaroset në mes të popullit të tij.

alb@Numbers:15:31 @ Sepse ka përçmuar fjalën e Zotit dhe ka dhunuar urdhërimet e tij; ky njeri duhet të shfaroset, do të mbajë barrën e paudhësisë së tij".

alb@Numbers:15:32 @ Ndërsa bijtë e Izraelit ishin në shkretëtirë, gjetën një njeri që mblidhte dru ditën e shtunë.

alb@Numbers:15:35 @ Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Ky njeri duhet të vritet; e tërë asambleja do ta vrasë me gurë jashtë kampit".

alb@Numbers:15:36 @ Kështu tërë asambleja e çoi jashtë kampit dhe e vrau me gurë; dhe ai vdiq, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun. Qëllimi i thekëve në rrobat

alb@Numbers:15:37 @ Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:

alb@Numbers:15:39 @ Do të jetë një thek të cilin do ta shikoni për të kujtuar të gjitha urdhërimet e Zotit dhe për t`i zbatuar, dhe jo për të ndjekur zemrën tuaj dhe sytë tuaja që ju çojnë në kurvërim.

alb@Numbers:15:40 @ Kështu do të kujtoni të gjitha urdhërimet e mia dhe do t`i zbatoni në praktikë, dhe do të jeni të shenjtë për Perëndinë tuaj.

alb@Numbers:15:41 @ Unë jam Zoti, Perëndia juaj që ju nxori nga vendi i Egjiptit për të qenë Perëndia juaj. Unë jam Zoti, Perëndia juaj".

alb@Numbers:16:3 @ Ata u mblodhën kundër Moisiut dhe Aaronit, dhe u thanë: "Mjaft më me ju, sepse tërë asambleja është e shenjtë, secili nga anëtarët e tij, dhe Zoti është në mes tyre; pse, pra, ngriheni mbi asamblenë e Zotit?".

alb@Numbers:16:5 @ pastaj i foli Koreut dhe gjithë njerëzve të tij, duke u thënë: "Nesër në mëngjes Zoti do të tregojë kush është i tij dhe kush është i shenjtë, dhe ai do ta afrojë pranë vetes; do të afrojë pranë vetes atë që ai ka zgjedhur.

alb@Numbers:16:6 @ Bëni kështu: merrni temjanica, ti Kore, dhe gjithë njerëzit e tu;

alb@Numbers:16:7 @ nesër i mbushni me zjarr dhe u hidhni sipër temjan para Zotit; dhe ai që Zoti do të ketë zgjedhur do të jetë i shenjtë. E kaluat masën, o bij të Levit!".

alb@Numbers:16:9 @ A është gjë e vogël për ju që Perëndia i Izraelit ju ka ndarë nga asambleja e Izraelit dhe ju ka afruar ndaj vetes që të kryeni shërbimin e tabernakullit të Zotit dhe që të rrini përpara asamblesë dhe t`u shërbeni atyre?

alb@Numbers:16:11 @ Për këtë arsye ti edhe tërë njerëzit e tu jeni mbledhur kundër Zotit. Dhe kush është Aaroni që të murmurisni kundër tij?".

alb@Numbers:16:13 @ A është vallë gjë e vogël që na nxore nga një vend ku rrjedh qumësht dhe mjaltë, për të na lënë të vdesim në shkretëtirë, me qëllim që ti të sundosh mbi ne?

alb@Numbers:16:14 @ Përveç kësaj nuk na çove në një vend ku rrjedh qumësht dhe mjaltë dhe nuk na ke lënë si trashëgim fusha dhe vreshta! Dëshiron ti t`u nxjerrësh sytë këtyre njerëzve? Nuk do të ngjitemi".

alb@Numbers:16:15 @ Atëherë Moisiu u zemërua shumë dhe i tha Zotit: "Mos prano blatimin e tyre; unë nuk kam marrë prej tyre as edhe një gomar dhe nuk u kam bërë atyre asnjë padrejtësi".

alb@Numbers:16:16 @ Pastaj Moisiu i tha Koreut: "Ti dhe gjithë njerëzit e tu paraqituni nesër para Zotit, ti dhe ata bashkë me Aaronin;

alb@Numbers:16:17 @ dhe secili prej jush të marrë temjanicën e tij, t`i shtjerë temjan dhe secili të sjellë temjanicën e tij para Zotit; do të jenë dyqind e pesëdhjetë temjanica. Edhe ti dhe Aaroni do të merrni secili temjanicën e tij".

alb@Numbers:16:18 @ Dhe kështu secili mori temjanicën e tij, e mbushi me zjarr, vuri përsipër temjan dhe qëndroi në hyrjen e çadrës së mbledhjes bashkë me Moisiun dhe Aaronin.

alb@Numbers:16:19 @ Koreu thirri tërë asamblenë kundër tyre në hyrje të çadrës së mbledhjes; dhe lavdia e Zotit u shfaq para tërë asamblesë.

alb@Numbers:16:20 @ Atëherë Zoti u foli Moisiut dhe Aaronit, duke u thënë:

alb@Numbers:16:22 @ Por ata ranë përmbys me fytyrën për tokë dhe thanë: "O Perëndi, Perëndia i frymëve të çdo mishi! Sepse një njeri i vetëm ka mëkatuar, a duhet të zemërohesh ti me të gjithë asamblenë?".

alb@Numbers:16:23 @ Atëherë Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:

alb@Numbers:16:28 @ Atëherë Moisiu tha: "Nga kjo do të mësoni që Zoti më ka dërguar për të bërë tërë këto vepra dhe se nuk kam vepruar me kokën time.

alb@Numbers:16:29 @ Në qoftë se këta njerëz vdesin si vdesin gjithë njerëzit, në qoftë se fati i tyre është fati i përbashkët i të gjithë njerëzve, Zoti nuk më ka dërguar;

alb@Numbers:16:30 @ por në qoftë se Zoti bën diçka të re, në qoftë se toka hap gojën e saj dhe gëlltit ata dhe çdo gjë që ata kanë, dhe ata zbresin të gjallë në Sheol, atëherë do të pranoni që këta njerëz kanë përçmuar Zotin.

alb@Numbers:16:31 @ Por ndodhi që, posa mbaroi shqiptimi i këtyre fjalëve, dheu u ça poshtë tyre,

alb@Numbers:16:32 @ toka hapi gojën e saj dhe i gëlltiti me gjithë familjet e tyre, me të gjithë njerëzit që mbanin anën e Koreut, me të gjitha pasuritë e tyre.

alb@Numbers:16:34 @ Tërë Izraeli që ndodhej rreth tyre, duke dëgjuar britmat e tyre ua mbathi këmbëve, sepse thoshte: "Të mos na gëlltisë toka edhe ne!".

alb@Numbers:16:35 @ Dhe një zjarr doli nga prania e Zotit dhe gëlltiti dyqind e pesëdhjetë veta që ofronin temjanin.

alb@Numbers:16:36 @ Pastaj Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:

alb@Numbers:16:37 @ "I thuaj Eleazarit, birit të priftit Aaron, të nxjerrë jashtë temjanicat nga zjarri, sepse ato janë të shenjta dhe ta hedhë zjarrin larg;

alb@Numbers:16:38 @ dhe nga temjanicat e atyre që kanë kryer mëkate duke vënë në rrezik jetën e tyre, të bëhen aq petëza të rrahura për të veshur altarin, sepse i kanë paraqitur para Zotit dhe për këtë arësye janë të shenjta; dhe do të shërbejnë si një qortim për bijtë e Izraelit".

alb@Numbers:16:39 @ Kështu prifti Eleazar mori temjanicat prej bronzi të paraqitura prej atyre që ishin djegur, dhe bëri petëza për të veshur altarin,

alb@Numbers:16:40 @ me qëllim që t`u shërbenin si kujtim bijve të Izraelit, dhe asnjë i huaj që nuk ishte nga fisi i Aaronit të afrohej për të ofruar temjan para Zotit dhe të mos pësonte fatin e Koreut dhe të njerëzve të tij, ashtu si Zoti i kishte thënë me anë të Moisiut.

alb@Numbers:16:41 @ Të nesërmen gjithë asambleja e bijve të Izraelit murmuriti kundër Moisiut dhe Aaronit, duke thënë: "Ju keni bërë të vdesë populli i Zotit".

alb@Numbers:16:42 @ Por ndodhi që, ndërsa asambleja po mblidhej kundër Moisiut dhe Aaronit, ata u kthyen nga çadra e mbledhjes; dhe ja, reja e mbulonte atë dhe u shfaq lavdia e Zotit.

alb@Numbers:16:44 @ Dhe Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:

alb@Numbers:16:46 @ Kështu Moisiu i tha Aaronit: "Merr temjanicën, vër brenda saj zjarr të marrë nga altari, vendos mbi të temjan dhe çoje shpejt në mes të asamblesë, dhe bëj shlyerjen e fajit për ta, sepse ka shpërthyer zemërimi i Zotit, dhe plaga ka filluar".

alb@Numbers:17:1 @ Pastaj Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:

alb@Numbers:17:2 @ "Folu bijve të Izraelit dhe bëj që të të japin shufra, një për çdo shtëpi të etërve të tyre, domethënë dymbëdhjetë shufra nga të gjithë prijësit e tyre simbas shtëpive të etërve të tyre; do të shkruash emrin e secilit mbi shufrën e tij;

alb@Numbers:17:7 @ Pastaj Moisiu i vuri këto shufra përpara Zotit në çadrën e dëshmisë.

alb@Numbers:17:9 @ Atëherë nxori tërë shufrat jashtë pranisë së Zotit, përpara të gjithë bijve të Izraelit; dhe ata i panë dhe secili mori shufrën e vet.

alb@Numbers:17:10 @ Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Ktheja shufrën Aaronit përpara çadrës së dëshmisë, me qëllim që të ruhet si një shenjë qortimi për rebelët, me qëllim që të marrin fund murmuritjet e tyre kundër meje dhe ata të mos vdesin".

alb@Numbers:17:11 @ Moisiu veproi ashtu siç e kishte urdhëruar Zoti.

alb@Numbers:17:13 @ Kushdo që i afrohet tabernakullit të Zotit, vdes; duhet të vdesim të gjithë?".

alb@Numbers:18:1 @ Pastaj Zoti i tha Aaronit: "Ti, bijtë e tu, dhe shtëpia e atit tënd bashkë me ty, do të mbani barrën e paudhësive të kryera kundër shenjtërores, dhe ti e bijtë e tu do të mbani barrën e paudhësive të kryera gjatë ushtrimit të priftërisë suaj.

alb@Numbers:18:2 @ Do të afrosh gjithashtu vëllezërit e tu, fisin e Levit, fisin e atit tënd, me qëllim që të bashkohen me ty dhe të të shërbejnë, kur ti dhe bijtë e tu do të jeni para çadrës së dëshmisë.

alb@Numbers:18:3 @ Ata do të të shërbejnë ty dhe do të kryejnë tërë detyrat e çadrës; por nuk do t`u afrohen orendive të shenjtërores dhe altarit, përndryshe do të vdisni së bashku, ti dhe ata.

alb@Numbers:18:6 @ Ja, unë vetë mora vëllezërit tuaj, Levitët, nga mesi i bijve të Izraelit; ata ju janë dhënë dhuratë nga Zoti për të kryer shërbimet e çadrës së mbledhjes.

alb@Numbers:18:7 @ Por ti dhe bijtë e tu do të ushtroni priftërinë tuaj për të gjitha gjërat që kanë të bëjnë me altarin dhe që ndodhen matanë velit; dhe do të kryeni shërbimin tuaj. Unë ju jap priftërinë tuaj si një dhuratë për shërbimin, por i huaji që do të afrohet do të vritet".

alb@Numbers:18:8 @ Zoti i foli akoma Aaronit, duke i thënë: "Ja, unë të besoj kujdesin e ofertave të mia të larta, të të gjitha gjërave të shenjtëruara të bijve të Izraelit; t`i jap ty dhe bijve të tu si një statut të përjetshëm për shkak të vajosjes suaj.

alb@Numbers:18:9 @ Kjo do të të takojë nga gjërat shumë të shenjta të pakonsumuara në zjarr: të gjitha ofertat e tyre, domethënë çdo blatim ushqimor, çdo flijim për mëkatin dhe çdo flijim për shkeljen e bërë që do të më paraqesin, janë gjëra shumë të shenjta që të përkasin ty dhe bijve të tu.

alb@Numbers:18:12 @ Pjesa më e mirë e vajit, e mushtit dhe e grurit, prodhimet e para që i japin Zotit, unë t`i jap ty.

alb@Numbers:18:13 @ Prodhimet e para të të gjitha gjërave që prodhon toka dhe që ata i paraqesin Zotit, do të jenë tuajat. Kushdo që është i pastër në shtëpinë tënde mund t`i hajë.

alb@Numbers:18:15 @ Çdo pjellje e parë e çdo mishi që ata do t`i ofrojnë Zotit, qoftë të njerëzve ashtu dhe të kafshëve, do të jetë jotja; por me siguri do të shpengosh të parëlindurin e njeriut dhe do të shpengosh pjelljen e parë të kafshëve të papastra.

alb@Numbers:18:17 @ Por nuk do të shpengosh pjelljen e parë të lopës, të deles dhe të dhisë; janë gjëra të shenjta; do të spërkatësh gjakun e tyre mbi altarin dhe do të tymosësh dhjamin e tyre si flijim i bërë me zjarr, me erë të këndshme për Zotin.

alb@Numbers:18:18 @ Mishi i tyre do të jetë yti; do të jetë yti si gjoksi i ofertës së tundur ashtu dhe kofsha e djathtë.

alb@Numbers:18:19 @ Unë të jap ty, bijve dhe bijave të tua bashkë me ty, si statut të përjetshëm, të gjitha ofertat e larta të gjërave të shenjta që bijtë e Izraelit i paraqesin Zotit. Éshtë një besëlidhje e kripës dhe e përjetshme përpara Zotit, për ty dhe për pasardhësit e tu".

alb@Numbers:18:20 @ Zoti i tha akoma Aaronit: "Ti nuk do të kesh asnjë trashëgimi në vendin e tyre dhe nuk do të kesh pjesë në mes tyre; unë jam pjesa jote dhe trashëgimia jote në mes të bijve të Izraelit.

alb@Numbers:18:24 @ sepse unë u jap si trashëgimi Levitëve të dhjetat që bijtë e Izraelit do t`i paraqesin Zotit si një ofertë të lartë; prandaj u thashë atyre: "Nuk do të kenë asnjë trashëgimi midis bijve të Izraelit"".

alb@Numbers:18:25 @ Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:

alb@Numbers:18:26 @ "Folu Levitëve dhe u thuaj atyre: Kur do të merrni nga bijtë e Izraelit të dhjetat që unë ju jap nga ana e tyre si trashëgiminë tuaj, do t`i bëni një ofertë të lartë Zotit, një të dhjetën e së dhjetës;

alb@Numbers:18:27 @ dhe oferta juaj e lartë do t`ju llogaritet si gruri që vjen nga lëmi dhe si bollëku i mushtit të butit.

alb@Numbers:18:28 @ Kështu edhe ju do t`i bëni një ofertë të lartë Zotit nga të gjitha të dhjetat që do të merrni nga bijtë e Izraelit, dhe nga ato do të jepni ofertën e lartë të Zotit priftit Aaron.

alb@Numbers:18:29 @ Nga të gjitha gjërat që ju kanë dhuruar, do t`i ofroni ofertën e lartë Zotit, nga pjesa më e mirë, pjesën e shenjtëruar.

alb@Numbers:18:30 @ Prandaj do t`u thuash atyre: "Kur të keni ofruar më të mirën, ajo që mbetet do t`u llogaritet Levitëve si prodhim i lëmit dhe si prodhim i mushtit të butit.

alb@Numbers:18:32 @ Kështu nuk do të jeni fajtorë të asnjë mëkati, sepse keni ofruar gjërat më të mira; por nuk do të përdhosni gjërat e shenjta të bijve të Izraelit, përndryshe do të vdisni"".

alb@Numbers:19:1 @ Zoti u foli akoma Moisiut dhe Aaronit, duke u thënë:

alb@Numbers:19:2 @ "Ky është statuti i ligjit që Zoti ka urdhëruar, duke thënë: "U thuaj bijve të Izraelit që të sjellin një mëshqerrë të kuqe, pa të meta dhe mbi të cilën nuk është vënë asnjë zgjedhë.

alb@Numbers:19:3 @ Do t`ia jepni priftit Eleazar, që do ta çojë jashtë kampit dhe do ta therë në praninë tuaj.

alb@Numbers:19:4 @ Prifti Eleazar do të marrë me gisht pak gjak të saj dhe do ta spërkasë shtatë herë përpara çadrës së mbledhjes;

alb@Numbers:19:5 @ pastaj do t`i vihet zjarri mëshqerrës para syve të tij; lëkura e saj, mishi i saj, gjaku i saj dhe ndyrësirat e saj do të digjen.

alb@Numbers:19:6 @ Pastaj prifti do të marrë dru kedri, hisopi dhe copë të kuqërremtë dhe do t`i hedhë në mes të zjarrit që po djeg mëshqerrën.

alb@Numbers:19:7 @ Pastaj prifti do të lajë rrobat e tij dhe trupin me ujë dhe do të kthehet në kamp; prifti do të jetë i papastër deri në mbrëmje.

alb@Numbers:19:8 @ Edhe ai që ka djegur mëshqerrën do të lajë rrobat e tij dhe trupin me ujë, dhe do të jetë i papastër deri në mbrëmje.

alb@Numbers:19:9 @ Një njeri i pastër do të mbledhë hirin e mëshqerrës dhe do ta depozitojë jashtë kampit në një vend të pastër, ku do të ruhet për asamblenë e bijve të Izraelit si një pastrim: shërben për t`u pastruar nga mëkati.

alb@Numbers:19:10 @ Dhe ai që ka grumbulluar hirin e mëshqerrës, duhet të lajë rrobat e tij dhe do të jetë i papastër deri në mbrëmje

alb@Numbers:19:13 @ Kushdo që prek trupin e një personi të vdekur dhe nuk pastrohet, ndot banesën e Zotit, ky person do të shfaroset nga gjiri i Izraelit. Me qenë se uji i pastrimit nuk u spërkat mbi të, ai është i papastër; papastërtia e tij është akoma mbi të.

alb@Numbers:19:17 @ Dhe për një person të papastër do të merret hiri i viktimës së djegur për ta pastruar nga mëkati dhe nga një enë do të derdhet mbi të ujë i rrjedhshëm;

alb@Numbers:19:19 @ Njeriu i pastër do të spërkatë të papastrin ditën e tretë dhe ditën e shtatë; ditën e shtatë njeriu i papastër do të pastrohet; do të lajë rrobat dhe veten e tij me ujë, dhe në mbrëmje do të jetë i pastër.

alb@Numbers:19:20 @ Por ai që është i papastër dhe nuk pastrohet, do të shfaroset në mes të asamblesë, sepse ka ndotur shenjtëroren e Zotit; uji i pastrimit nuk është spërkatur mbi të; ai është i papastër.

alb@Numbers:19:21 @ Ky do të jetë një statut i përjetshëm. Ai që spërkat ujin e pastrimit do të lajë rrobat e tij, dhe ai që prek ujin e pastrimit do të jetë i papastër deri në mbrëmje.

alb@Numbers:20:1 @ Pastaj tërë asambleja e bijve të Izraelit arriti në shkretëtirën e Sinit në muajin e parë dhe populli qëndroi në Kadesh. Këtu vdiq dhe u varros Miriami.

alb@Numbers:20:3 @ Kështu populli u grind me Moisiun dhe i foli, duke i thënë: "Të kishim vdekur kur vdiqën vëllezërit tanë para Zotit!

alb@Numbers:20:4 @ Pse e çuat asamblenë e Zotit në këtë shkretëtirë që të vdesim, ne dhe bagëtia jonë?

alb@Numbers:20:5 @ Dhe pse na bëtë të dalim nga Egjipti për të na sjellë në këtë vend të keq? Nuk është një vend që prodhon grurë, fiq, rrush ose shegë dhe mungon uji për të pirë".

alb@Numbers:20:6 @ Atëherë Moisiu dhe Aaroni u larguan nga asambleja për të vajtur në hyrje të çadrës së mbledhjes dhe ranë përmbys me fytyrën për tokë; dhe lavdia e Zotit iu shfaq atyre.

alb@Numbers:20:7 @ Pastaj Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:

alb@Numbers:20:8 @ "Merr bastunin; ti dhe vëllai yt Aaron thirrni asamblenë dhe para syve të tyre i flisni shkëmbit, dhe ai do të japë ujin e tij; kështu do të nxjerrësh për ta ujë nga shkëmbi dhe do t`u japësh të pinë njerëzve dhe bagëtisë së tyre".

alb@Numbers:20:9 @ Moisiu mori, pra, bastunin që ishte përpara Zotit, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti.

alb@Numbers:20:11 @ Pastaj Moisiu ngriti dorën, goditi shkëmbin me bastunin e tij dy herë dhe prej tij doli ujë me bollëk; kështu asambleja dhe bagëtia pinë ujë.

alb@Numbers:20:12 @ Atëherë Zoti u tha Moisiut dhe Aaronit: "Me qenë se nuk më besuat për të më mbuluar me lavdi para syve të bijve të Izraelit, ju nuk do ta futni këtë asamble në vendin që unë u dhashë atyre"

alb@Numbers:20:13 @ Këto janë ujërat e Meribës ku bijtë e Izraelit u grindën me Zotin, dhe ky u tregua i Shenjtë në mes tyre.

alb@Numbers:20:14 @ Pastaj Moisiu dërgoi lajmëtarë në Kadesh te mbreti i Edomit për t`i thënë: "Kështu thotë Izraeli, vëllai yt: Ti i njeh të gjitha fatkeqësitë që kemi pësuar,

alb@Numbers:20:16 @ Por, kur i thirrëm Zotit, ai e dëgjoi zërin tonë dhe dërgoi një Engjëll dhe na nxori nga Egjipti; dhe tani jemi në Kadesh, një qytet në afërsi të kufijve tuaj.

alb@Numbers:20:18 @ Por Edomi iu përgjigj: "Ti nuk do të kalosh nëpër territorin tim, përndryshe do të të kundërvihem me shpatë".

alb@Numbers:20:19 @ Bijtë e Izraelit i thanë: "Ne do të ngjitemi nga rruga kryesore; dhe në rast se ne dhe bagëtia jonë do të pimë nga uji yt, do të ta paguajmë; na lejo vetëm të kalojmë më këmbë dhe asgjë më tepër".

alb@Numbers:20:21 @ Dhe Edomi refuzoi të lejojë kalimin e Izraelit nëpër territorin e tij; kështu Izraeli u largua prej tij.

alb@Numbers:20:23 @ Dhe Zoti i foli Moisiut dhe Aaronit në malin Hor, në kufijtë e vendit të Edomit, duke thënë:

alb@Numbers:20:24 @ "Aaroni po bashkohet me popullin e tij, dhe nuk ka për të hyrë në vendin që u kam dhënë bijve të Izraelit, sepse keni ngritur krye kundër urdhrit tim në ujërat e Meribës.

alb@Numbers:20:25 @ Merr Aaronin dhe Eleazarin, birin e tij, dhe çoji lart, në malin e Horit.

alb@Numbers:20:26 @ Zhvishe Aaronin nga rrobat e tij dhe vishja të birit, Eleazarit; dhe aty Aaroni do të bashkohet me popullin e tij dhe do të vdesë".

alb@Numbers:20:27 @ Moisiu bëri ashtu siç e kishte urdhëruar Zoti; dhe ata hipën mbi malin e Horit para syve të të gjithë asamblesë.

alb@Numbers:20:28 @ Moisiu ia zhveshi rrobat Aaronit dhe ia veshi Eleazarit, birit të tij; dhe Aaroni vdiq aty, në majë të malit. Pastaj Moisiu dhe Eleazari zbritën nga mali.

alb@Numbers:21:1 @ Kur mbreti Kananeas i Aradit, që banonte në Negev, dëgjoi që Izraeli po vinte nga rruga e Atharimit, luftoi kundër Izraelit dhe zuri disa robër.

alb@Numbers:21:2 @ Atëherë Izraeli i lidhi një kusht Zotit dhe tha: "Në rast se ti ma shtie në dorë këtë popull, unë do të shkatërroj tërësisht qytetet e tyre".

alb@Numbers:21:3 @ Zoti e dëgjoi zërin e Izraelit dhe ia shtiu në dorë Kananejtë; dhe ai i shkatërroi plotësisht ata bashkë me qytetet e tyre, dhe ky vend u quajt Hormah.

alb@Numbers:21:4 @ Pastaj bijtë e Izraelit u nisën nga mali i Horit, dhe u drejtuan nga Deti i Kuq, për t`i ardhur qark vendit të Edomit; dhe populli u dëshpërua për shkak të rrugës.

alb@Numbers:21:5 @ Populli, pra, foli kundër Perëndisë kundër Moisiut, duke thënë: "Pse na nxorët nga Egjipti që të vdesim në këtë shkretëtirë? Sepse këtu nuk ka as bukë as ujë, na vjen neveri për këtë ushqim të keq".

alb@Numbers:21:6 @ Atëherë Zoti dërgoi midis popullit gjarpërinj flakërues, të cilët kafshonin njerëzit, dhe shumë Izraelitë vdiqën.

alb@Numbers:21:7 @ Dhe kështu populli shkoi te Moisiu dhe i tha: "Kemi mëkatuar, sepse kemi folur kundër Zotit dhe kundër teje; lutju Zotit që të largojë nga ne këta gjarpërinj" Dhe Moisiu u lut për popullin.

alb@Numbers:21:8 @ Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Bëj një gjarpër flakërues dhe vëre mbi një shtizë; kështu çdo njeri që do të kafshohet prej tij dhe do ta shikojë, ka për të jetuar".

alb@Numbers:21:9 @ Moisiu bëri atëherë një gjarpër prej bronzi dhe e vuri mbi një shtizë, dhe ndodhte që, kur një gjarpër kafshonte dikë, në rast se ky shikonte gjarprin prej bronzi, ai vazhdonte të jetonte.

alb@Numbers:21:11 @ Pasi u nisën nga Obothi, u strehuan në Ije-Abarim, në shkretëtirën përballë Moabit, nga ana ku lind dielli.

alb@Numbers:21:13 @ Pastaj u nisën që këtej dhe u vendosën në krahun tjetër të Arnonit, që rrjedh në shkretëtirë dhe vjen nga kufijtë e Amorejve; sepse Arnoni është kufiri i Moabit, midis Moabit dhe Amorejve.

alb@Numbers:21:14 @ Për këtë në Librin e Luftrave të Zotit thuhet: "Vaheb në Sufah, luginat e Arnonit

alb@Numbers:21:16 @ Dhe që këtej shkuan në Beer, që është pusi për të cilin Zoti i pat thënë Moisiut: "Mblidhe popullin dhe unë do t`i jap ujë".

alb@Numbers:21:17 @ Atëherë Izraeli këndoi këtë himn: "Buro o pus! I këndoni atij!

alb@Numbers:21:18 @ Pusit, ujin e të cilit princët e kanë kërkuar dhe fisnikët e popullit e kanë gërmuar, duke u mbështetur në fjalën e ligjvënësve, me bastunët e tyre". Pastaj nga shkretëtira shkuan në Matanah;

alb@Numbers:21:20 @ dhe nga Bamothi në luginën që ndodhet në fushën e Moabit, në drejtim të lartësisë së Pisgahut që sundon shkretëtirën.

alb@Numbers:21:21 @ Pastaj Izraeli dërgoi lajmëtarë të tij te Sihoni, mbret i Amorejve, për t`i thënë:

alb@Numbers:21:23 @ Por Sihoni nuk e lejoi Izraelin të kalonte nëpër territorin e tij; për më tepër Sihoni mblodhi njerëzit e tij dhe doli kundër Izraelit në shkretëtirë; arriti në Jahats dhe luftoi kundër Izraelit.

alb@Numbers:21:24 @ Izraeli e mundi, duke e kaluar në majën e shpatës, dhe pushtoi vendin e tij nga Arnoni deri në Jakob, deri në kufijtë e bijve të Amonit, sepse kufiri i bijve të Amonit ishte i fortë.

alb@Numbers:21:26 @ sepse Heshboni ishte qyteti i Sihonit, mbretit të Amorejve, i cili i kishte bërë luftë mbretit të mëparshëm të Moabit dhe i kishte hequr nga dora tërë vendin e tij deri në Arnon.

alb@Numbers:21:27 @ Prandaj poetët thonë: "Ejani në Heshbon! Qyteti i Sihonit duhet të rindërtohet dhe të fortifikohet!

alb@Numbers:21:28 @ Sepse një zjarr ka dalë nga Heshboni, një flakë nga qyteti i Sihonit; kjo ka përpirë Arin e Moabit, zotërit e lartësive të Arnonit.

alb@Numbers:21:29 @ Mjerë ti, o Moab! Je i humbur, o popull i Kemoshit! Bijtë e tij kanë marrë arratinë dhe bijat e tij i janë dhënë si skllave Sihonit, mbretit të Amorejve.

alb@Numbers:21:32 @ Pastaj Moisiu dërgoi njerëz për të vëzhguar Jaazerin, dhe kështu Izraelitët pushtuan qytetet e territorit të tij dhe përzunë Amorejtë që ndodheshin aty.

alb@Numbers:21:33 @ Pastaj ndryshuan drejtim dhe u ngjitën në rrugën e Bashanit; dhe Ogu, mbreti i Bashanit, doli kundër tyre me gjithë njerëzit e tij për t`u ndeshur në Edrej.

alb@Numbers:21:34 @ Por Zoti i tha Moisiut: "Mos ki frikë nga ai, sepse unë e lë në duart e tua me gjithë njerëzit e tij dhe vendin e tij; trajtoje ashtu siç ke trajtuar Sihonin, mbretin e Amorejve që banonte në Heshbon.

alb@Numbers:21:35 @ Kështu Izraelitët e mundën atë, bijtë e tij dhe tërë popullin e tij, deri sa nuk mbeti asnjë i gjallë, dhe pushtuan vendin e tij.

alb@Numbers:22:3 @ dhe Moabi pati një frikë të madhe nga ky popull, që ishte kaq i madh; Moabin e zuri një frikë e madhe për shkak të bijve të Izraelit.

alb@Numbers:22:4 @ Kështu Moabi u tha pleqve të Madianit: "Tani kjo turmë do të gllabërojë gjithçka që kemi rreth nesh, ashtu si kau përlan barin e fushave". Balaku, bir i Tsiporit, ishte në atë kohë mbreti i Moabit.

alb@Numbers:22:5 @ Ai i dërgoi lajmëtarë Balaamit, birit të Beorit, në Pethori që është pranë Lumit, në vendin e bijve të popullit të tij, për ta thirrur dhe për t`i thënë: "Ja, një popull ka dalë nga Egjipti; ai mbulon faqen e dheut dhe është vendosur përballë meje.

alb@Numbers:22:6 @ Eja, pra, të lutem, dhe mallkoje për mua këtë popull, sepse është tepër i fuqishëm për mua; ndofta do t`ia dal ta mund dhe ta dëboj nga vendi im; sepse unë e di mirë që ai që ti bekon është i bekuar dhe ai që ti mallkon është i mallkuar".

alb@Numbers:22:8 @ Por Balaami u tha atyre: "Kalojeni natën këtu dhe do t`ju njoftoj përgjigjen që Zoti do të më japë". Kështu princët e Moabit mbetën me Balaamin.

alb@Numbers:22:11 @ "Ja, populli që ka dalë nga Egjipti mbulon faqen e dheut; prandaj eja dhe mallkoje për mua; ndofta do t`ia dal ta mund dhe ta dëboj"".

alb@Numbers:22:12 @ Dhe Perëndia i tha Balaamit: "Ti nuk do të shkosh me ta, nuk do ta mallkosh atë popull, se është një popull i bekuar".

alb@Numbers:22:13 @ Kështu Balaami u ngrit në mëngjes dhe u tha princërve të Balakut: "Kthehuni në vendin tuaj, sepse Zoti nuk më dha leje të vij me ju".

alb@Numbers:22:17 @ sepse unë do të të mbush me nderime dhe do të bëj të gjitha ato që do të më thuash ti; eja, pra, të lutem, dhe mallkoje këtë popull për mua"".

alb@Numbers:22:18 @ Por Balaami u përgjegj dhe u tha shërbëtorëve të Balakut: "Edhe sikur Balaku të më jepte shtëpinë e tij të mbushur me argjend dhe me ar, nuk mund të shkel urdhrin e Zotit, Perëndisë tim, për të kryer veprime të vogla apo të mëdha.

alb@Numbers:22:19 @ Prandaj, ju lutem, rrini këtu këtë natë, në mënyrë që të mësoj çfarë do të më thotë tjetër Zoti".

alb@Numbers:22:21 @ Kështu Balaami u çua në mëngjes, shaloi gomaricën e tij dhe shkoi bashkë me princat e Moabit.

alb@Numbers:22:22 @ Por zemërimi i Perëndisë u ndez sepse ai ishte nisur; dhe Engjëlli i Zotit i doli rrugës si armik kundër tij. Ai i kishte hipur gomaricës së tij dhe kishte me vete dy shërbëtorë.

alb@Numbers:22:23 @ Gomarica pa Engjëllin e Zotit që rrinte në rrugë me shpatën e tij të zhveshur në dorë, doli nga rruga dhe hyri nëpër ara. Atëherë Balaami e rrahu gomaricën për ta kthyer përsëri në rrugë.

alb@Numbers:22:24 @ Por Engjëlli i Zotit u ndal në një shteg të ngushtë midis vreshtave, ku kishte një mur nga një anë dhe një mur nga ana tjetër.

alb@Numbers:22:25 @ Kur gomarica pa Engjëllin e Zotit, u shtrëngua pas murit dhe e shtypi këmbën e Balaamit pas murit; kështu Balaami e rrahu përsëri.

alb@Numbers:22:26 @ Atëherë Engjëlli i Zotit shkoi tutje dhe u ndal në një vend të ngushtë, ku nuk mund të lëvizje as djathtas as majtas.

alb@Numbers:22:27 @ Gomarica pa Engjëllin e Zotit dhe u shtri nën Balaamin; zemërimi i Balaamit u shtua dhe ai rrahu gomaricën me bastunin e tij.

alb@Numbers:22:28 @ Atëherë Zoti ia çeli gojën gomaricës që i tha Balaamit: "Çfarë të kam bërë që më rreh në këtë mënyrë tri herë me radhë?".

alb@Numbers:22:31 @ Atëherë Zoti ia hapi sytë Balaamit dhe ai pa Engjëllin e Zotit që rrinte në rrugë me shpatën e tij të zhveshur në dorë. Dhe Balaami u përkul dhe ra përmbys me fytyrën për tokë.

alb@Numbers:22:32 @ Engjëlli i Zotit i tha: "Pse e rrahe plot tri herë gomaricën tënde? Ja, unë kam dalë si armiku yt, sepse rruga që ndjek ti nuk pajtohet me vullnetin tim;

alb@Numbers:22:34 @ Atëherë Balaami i tha Engjëllit të Zotit: "Unë kam bërë mëkat, sepse nuk e dija që ti rrije në rrugë kundër meje; prandaj tani, në se ajo që po bëj nuk të pëlqen, atëherë unë do të kthehem prapa".

alb@Numbers:22:35 @ Por Engjëlli i Zotit i tha Balaamit: "Shko, pra, me këta njerëz; por do të thuash vetëm ato gjëra që do të të them unë". Kështu Balaami shkoi me princat e Balakut.

alb@Numbers:22:36 @ Kur Balaku dëgjoi që Balaami po vinte, shkoi ta takojë në qytetin e Moabit që ndodhet në kufirin e shënuar nga Arnoni, në skajin e fundit të territorit të tij.

alb@Numbers:22:38 @ Balaami iu përgjegj Balakut: "Ja, erdha te ti; por tani a mund të them diçka? Fjalën që Perëndia do të më vërë në gojën time, atë do të them unë".

alb@Numbers:23:1 @ Pastaj Balaami i tha Balakut: "Më ndërto këtu shtatë altarë dhe më përgatit këtu shtatë dema dhe shtatë desh".

alb@Numbers:23:3 @ Pastaj Balaami i tha Balakut: "Qëndro pranë olokaustit tënd dhe unë do të shkoj; ndofta Zoti do të vijë të takohet me mua; dhe atë që ka për të më treguar do të ta njoftoj". Kështu ai shkoi në një bregore të zhveshur.

alb@Numbers:23:4 @ Dhe Perëndia i doli përpara Balaamit, dhe Balaami i tha: "Unë kam përgatitur shtatë altarë dhe kam ofruar nga një dem të vogël dhe nga një dash për çdo altar".

alb@Numbers:23:5 @ Atëherë Zoti i vuri një mesazh në gojë Balaamit dhe i tha: "Kthehu te Balaku dhe foli kështu".

alb@Numbers:23:6 @ U kthye tek ai, dhe ja, ai qëndronte pranë olokaustit, ai dhe të gjithë prijësit e Moabit.

alb@Numbers:23:7 @ Atëherë Balaami shqiptoi orakullin e tij dhe tha: "Balaku, mbret i Moabit, më ka sjellë nga Arami, nga malet e Lindjes: "Eja, mallko për mua Jakobin, eja dhe padit Izraelin!".

alb@Numbers:23:8 @ Si mund të mallkoj atë që Zoti nuk e ka mallkuar? Si mund të padis atë që Zoti nuk e ka paditur?

alb@Numbers:23:11 @ Atëherë Balaku i tha Balaamit: "Ç`më bëre? Të mora që të mallkosh armiqtë e mi, kurse ti i bekove me të madhe".

alb@Numbers:23:12 @ Por ai u përgjigj dhe tha: "A nuk duhet të kujdesem unë të them me të shpejtë atë që Zoti më vë në gojë?".

alb@Numbers:23:13 @ Pastaj Balaku i tha: "Eja, pra, me mua në një vend tjetër, prej ku mund ta shikosh, megjithëse ke për të parë vetëm skajin e tij dhe nuk e ke për ta parë të tërë, dhe që andej do ta mallkosh për mua".

alb@Numbers:23:15 @ Balaami i tha pastaj Balakut: "Qëndro këtu pranë olokaustit tënd dhe unë do të shkoj të takohem me Zotin atje lart".

alb@Numbers:23:16 @ Dhe Zoti i doli përpara Balaamit, i vuri një mesazh në gojë dhe i tha: "Kthehu te Balaku dhe foli kështu".

alb@Numbers:23:17 @ Kështu u kthye tek ai, dhe ja, që ai rrinte pranë olokaustit të tij me prijësit e Moabit. Balaku i tha: "Çfarë ka thënë Zoti?".

alb@Numbers:23:18 @ Atëherë Balaami shqiptoi orakullin e tij dhe tha: "Çohu, Balak, dhe dëgjo! Rri veshngrehur, bir i Tsiporit!

alb@Numbers:23:20 @ Ja, unë mora urdhrin që të bekoj; po, ai ka bekuar dhe unë nuk do ta heq bekimin e tij.

alb@Numbers:23:21 @ Ai nuk ka vërejtur paudhësi te Jakobi dhe nuk ka parë përdhosje tek Izraeli. Zoti, Perëndia i tij, është me të, dhe klithma e një mbreti është midis tyre.

alb@Numbers:23:22 @ Perëndia, që e nxori nga Egjipti, është për të si brirët e fuqishëm të buallit.

alb@Numbers:23:24 @ Ja, një popull do të ngrihet si një luaneshë dhe si një luan; dhe nuk do të mblidhet para se të ketë gëlltitur prenë dhe të ketë pirë gjakun e atyre që ka vrarë".

alb@Numbers:23:26 @ Por Balaami iu përgjigj dhe i tha Balakut: "A nuk të kam thënë vallë që unë do të bëj tërë ato që do të thoshte Zoti?".

alb@Numbers:23:27 @ Pastaj Balaku i tha Balaamit: "Eja me mua, unë do të të çoj në një vend tjetër; ndofta do t`i pëlqejë Perëndisë që ti ta mallkosh për mua që andej".

alb@Numbers:23:28 @ Kështu Balaku e çoi Balaamin në majë të Peorit, që sundon shkretëtirën.

alb@Numbers:23:29 @ Dhe Balaami i tha Balakut: "Më ndërto këtu shtatë altarë dhe më përgatit këtu shtatë dema të vegjël dhe shtatë desh".

alb@Numbers:24:1 @ Kur Balaami u bind se në sytë e Zotit ishte një gjë e mirë të bekoje Izraelin, nuk përdori si herët e tjera magjinë, por ktheu fytyrën nga shkretëtira.

alb@Numbers:24:3 @ Atëherë shqiptoi orakullin e tij dhe tha: "Kështu thotë Balaami, bir i Beorit, kështu thotë njeriu, sytë e të cilit janë hapur,

alb@Numbers:24:6 @ Ato shtrihen si lugina, si kopshte gjatë një lumi, si aloe që Zoti ka mbjellë, si kedra pranë ujërave.

alb@Numbers:24:7 @ Do të derdhë ujë nga kovat e tij, pasardhësit e tij do të banojnë pranë ujërave të shumta, mbreti i tij do të ngrihet më lart se Agagu dhe mbretëria e tij do të lartësohet.

alb@Numbers:24:8 @ Perëndia, që e nxori nga Egjipti, është për të si brirët e fuqishëm të buallit. Ai do të gëlltisë kombet armike për të, do të coptojë kockat e tyre dhe do t`i shpojë tej për tej me shigjetat e tij.

alb@Numbers:24:10 @ Atëherë zemërimi i Balakut u ndez kundër Balaamit; kështu ai rrahu duart dhe Balaku i tha Balaamit: "Unë të thirra për të mallkuar armiqtë e mi, kurse ti i bekove tri herë me radhë.

alb@Numbers:24:11 @ Tani ik në shtëpinë tënde! Kisha thënë se do të të mbushja me nderime; por ja, Zoti nuk ka lejuar t`i marrësh".

alb@Numbers:24:13 @ "Edhe sikur Balaku të më jepte shtëpinë e tij plot me argjend dhe me ar, nuk mund të shkel urdhrat e Zotit për të bërë të mirë ose të keq me nismën time, por duhet të them atë që Zoti do të thotë"?.

alb@Numbers:24:15 @ Atëherë ai shqiptoi orakullin e tij dhe tha: "Kështu thotë Balaami, bir i Beorit; kështu thotë njeriu sytë e të cilit janë hapur,

alb@Numbers:24:16 @ kështu thotë ai që dëgjon fjalët e Zotit, që njeh shkencën e të Lartit, që sodit vizionin e të Plotfuqishmit, ai që bie por syçelë:

alb@Numbers:24:18 @ Edomi do të bëhet pronë e tij, po ashtu edhe Seiri, armiku i tij, do të bëhet pronë e tij; Izraeli do të kryejë trimërira.

alb@Numbers:24:20 @ Pastaj shikoi nga ana e Amalekut dhe shqiptoi orakullin e tij, duke thënë: "Amaleku ishte i pari i kombeve, por fundi i tij do të kulmojë në shkatërrim"

alb@Numbers:24:21 @ Shikoi edhe nga Kenejtë dhe shqiptoi orakullin e tij, duke thënë: "Banesa jote është e fortë dhe foleja jote është vendosur në shkëmb;

alb@Numbers:24:23 @ Pastaj shqiptoi orakullin e tij dhe tha: "Medet! Kush do të mbetet gjallë kur Zoti ta ketë kryer këtë?

alb@Numbers:24:24 @ Por anije do të vinë nga Kitimi, do të poshtërojnë Asurin dhe Eberin, dhe ai do të shkatërrohet gjithashtu".

alb@Numbers:24:25 @ Pastaj Balaami u ngrit, u nis dhe u kthye në shtëpinë e tij; edhe Balaku iku në rrugën e tij. e Moabit

alb@Numbers:25:1 @ Ndërsa Izraeli ndodhej në Shitim, populli filloi të shthurret me bijat e Moabit.

alb@Numbers:25:3 @ Kështu Izraeli u bashkua me Baal-Peorin, dhe zemërimi i Zotit u ndez kundër Izraelit.

alb@Numbers:25:4 @ Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Merr të gjithë krerët e popullit, vriti e vari para Zotit përjashta, në diell me qëllim që zemërimi i zjarrtë i Zotit të largohet nga Izraeli".

alb@Numbers:25:5 @ Kështu u foli Moisiu gjykatësve të Izraelit: "Secili nga ju të vrasë ata njerëz të tij që janë bashkuar me Baal-Peorin".

alb@Numbers:25:6 @ Dhe ja, që një nga bijtë e Izraelit erdhi dhe u paraqiti vëllezërve të tij një grua madianite, para syve të Moisiut dhe tërë asamblesë së bijve të Izraelit, ndërsa këta po qanin në hyrjen e çadrës së mbledhjes.

alb@Numbers:25:7 @ Duke parë këtë skenë, Finehasi, bir i Eleazarit, që ishte bir i priftit Aaron, u ngrit në mes të asamblesë dhe mori në dorë një shtizë,

alb@Numbers:25:8 @ ndoqi pastaj burrin e Izraelit në alkovën e tij dhe i shpoi që të dy, burrin e Izraelit dhe gruan, në pjesën e poshtme të barkut. Kështu u ndal fatkeqësia në mes të bijve të Izraelit.

alb@Numbers:25:10 @ Atëherë Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:

alb@Numbers:25:11 @ "Finehasi, bir i Eleazarit, që ishte bir i priftit Aaron, e largoi zemërimin tim nga bijtë e Izraelit, sepse ai ishte i frymëzuar nga po ajo xhelozia ime; kështu në xhelozinë time nuk i kam shfarosur bijtë e Izraelit.

alb@Numbers:25:13 @ që do të jetë për të dhe për pasardhësit pas tij besëlidhja e një priftërie të përjetshme, sepse është treguar i zellshëm për Perëndinë e tij dhe ka kryer shlyerjen e fajit për bijtë e Izraelit".

alb@Numbers:25:16 @ Pastaj Zoti i foli Moisiut duke i thënë:

alb@Numbers:25:18 @ sepse ju kanë rënë më qafë me dredhitë e tyre dhe ju kanë mashtruar në rastin e Peorit dhe në atë të Kozbit, bijë e një princi të Madianit, motër e tyre, që u vra ditën e fatkeqësisë për çështjen e Peorit".

alb@Numbers:26:1 @ Pas fatkeqësisë, ndodhi që Zoti u foli Moisiut dhe Eleazarit, birit të priftit Aaron, duke u thënë:

alb@Numbers:26:3 @ Kështu Moisiu dhe prifti Eleazar u folën atyre në fushat e Moabit, pranë Jordanit, në bregun e kundërt të Jerikos, duke u thënë:

alb@Numbers:26:4 @ "Të bëhet regjistrimi i njerëzve nga mosha njëzet e një vjeç e lart ashtu si e ka urdhëruar Zoti Moisiun dhe bijtë e Izraelit, kur dolën nga vendi i Egjiptit".

alb@Numbers:26:5 @ Rubeni ishte i parëlinduri i Izraelit. Bijtë e tij qenë: Hanoku, prej të cilit rrjedh familja e Hanokitëve; Palu, prej të cilit rrjedh familja e Paluitëve;

alb@Numbers:26:9 @ Djemtë e Eliabit qenë Nemueli, Dathani dhe Abirami. Këta janë po ai Datham dhe ai Abiram, anëtarë të këshillit, që ngritën krye kundër Moisiut dhe Aaronit së bashku me njerëzit e Koreut, kur ngritën krye kundër Zotit;

alb@Numbers:26:10 @ dhe toka hapi gojën e saj dhe i gëlltiti bashkë me Koreun, kur këta njerëz vdiqën dhe zjarri përpiu dyqind e pesëdhjetë njerëz në shenjë qortimi.

alb@Numbers:26:33 @ Por Tselofehadi, bir i Heferit, nuk pati meshkuj, por vetëm vajza; dhe emrat e vajzave të Tselihadit qenë: Mahlah, Noah, Hoglah, Milkah dhe Thirtsah.

alb@Numbers:26:52 @ Atëherë Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:

alb@Numbers:26:54 @ Atyre që janë më të shumtë do t`u japësh në trashëgimi një pjesë më të madhe; atyre që janë në numër më të vogël do t`u japësh një pjesë më të vogël; secili do të marrë pjesën e tij në bazë të regjistrimit.

alb@Numbers:26:61 @ Por Nadabi dhe Abihu vdiqën kur i paraqitën Zotit një zjarr të palejueshëm.

alb@Numbers:26:63 @ Këta janë ata që u regjistruan nga Moisiu dhe nga prifti Eleazar, që regjistruan bijtë e Izraelit në fushat e Moabit, pranë Jordanit, në bregun përballë Jerikos.

alb@Numbers:26:64 @ Midis tyre nuk kishte asnjë nga ata që u regjistruan nga Moisiu dhe nga prifti Aaron, kur ata regjistruan bijtë e Izaelit në shkretëtirën e Sinait,

alb@Numbers:26:65 @ sepse Zoti pat thënë për ata: "Ata do të vdesin, do të vdesin në shkretëtirë". Dhe prej tyre nuk mbeti as edhe një, me përjashtim të Kalebit, birit të Jenufehut, dhe të Jozueut, birit të Nunit.

alb@Numbers:27:2 @ dhe ato u paraqitën para Moisiut, para priftit Eleazar, prijësve dhe tërë asamblesë në hyrje të çadrës së mbledhjes dhe thanë:

alb@Numbers:27:3 @ "Ati ynë vdiq në shkretëtirë, por nuk bënte pjesë në grupin e atyre që u mblodhën kundër Zotit, në grupin e Koreut, por vdiq për shkak të mëkatit të tij pa patur bij.

alb@Numbers:27:4 @ Pse duhet të humbasë emri i atit tonë në mes të familjes së tij nga që nuk pati bij? Na jep, pra, një pronë në mes të vëllezërve të atit tonë".

alb@Numbers:27:5 @ Atëherë Moisiu e shtroi rastin e tyre para Zotit.

alb@Numbers:27:6 @ Dhe Zoti i foli Moisiut duke i thënë:

alb@Numbers:27:7 @ "Bijat e Tselofehadit kanë hak. Po, do t`u japësh atyre si trashëgimi një pronë midis vëllezërve të atit të tyre dhe do t`u kalosh atyre trashëgiminë e atit të tyre.

alb@Numbers:27:8 @ Do t`u flasësh gjithashtu bijve të Izraelit dhe do t`u thuash: "Kur një njeri vdes pa lënë ndonjë bir, trashëgiminë e tij do t`ia kaloni bijës së tij.

alb@Numbers:27:9 @ Në qoftë se nuk ka asnjë bijë, trashëgiminë e tij do t`ua jepni vëllezërve të tij.

alb@Numbers:27:10 @ Në rast se nuk ka vëllezër, trashëgiminë e tij do t`ua jepni vëllezërve të atit të tij.

alb@Numbers:27:11 @ Dhe në rast se ai nuk ka asnjë vëlla, trashëgiminë e tij do t`ia jepni fisit më të afërt të familjes së tij; dhe ai do ta zotërojë". Kjo do të jetë për bijtë e Izraelit një formë e së drejtës, ashtu si e ka urdhëruar Zoti Moisiun.

alb@Numbers:27:12 @ Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Ngjitu mbi malin e Abarimit dhe sodit vendin që unë po ju jap bijve të Izraelit.

alb@Numbers:27:13 @ Mbasi ta kesh parë, edhe ti do të bashkohesh me popullin tënd, ashtu siç u bashkua Aaroni, vëllai yt,

alb@Numbers:27:14 @ sepse ngritët krye kundër urdhrit tim në shkretëtirën e Tsinit kur asambleja kundërshtoi, dhe nuk më shenjtëruat në ujërat para syve të tyre". (Këto janë ujërat e Meribës në Kadesh, në shkretëtirën e Sinit).

alb@Numbers:27:15 @ Pastaj Moisiu i foli Zotit, duke i thënë:

alb@Numbers:27:16 @ "Zoti, Perëndia i frymëve të çdo mishi, le të caktojë mbi këtë asamble një njeri

alb@Numbers:27:17 @ që të hyjë dhe të dalë para tyre, dhe t`i bëjë të hyjnë e të dalin, në mënyrë që asambleja e Zotit të mos jetë si një kope pa bari".

alb@Numbers:27:18 @ Atëherë Zoti i tha Moisiut: "Merr Jozueun, djalin e Nunit, njeriun brenda të cilit është Fryma, dhe vërë dorën tënde mbi të;

alb@Numbers:27:19 @ pastaj do ta paraqitësh para priftit Eleazar dhe para tërë asamblesë dhe do t`i japësh disa urdhra në prani të tyre,

alb@Numbers:27:20 @ dhe do ta bësh pjesëmarrës të autoritetit tënd me qëllim që tërë asambleja e bijve të Izraelit t`i bindet.

alb@Numbers:27:21 @ Ai do të paraqitet përpara priftit Eleazar, i cili do të kërkojë për të mendimin e shprehur nga Urimi përpara Zotit; me urdhër të tij do të hyjnë dhe do të dalin, ai dhe tërë bijtë e Izraelit, tërë asambleja".

alb@Numbers:27:22 @ Moisiu, pra, bëri ashtu si e kishte urdhëruar Zoti; mori Jozueun dhe e paraqiti përpara priftit Eleazar dhe tërë asamblesë;

alb@Numbers:27:23 @ pastaj vuri duart e tij mbi të dhe i dha urdhra ashtu si kishte urdhëruar Zoti me anë të Moisiut.

alb@Numbers:28:1 @ Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:

alb@Numbers:28:2 @ "Jepu këtë urdhër bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Do të kujdeseni të më paraqisni në kohën e caktuar ofertën time, me ushqimin e flijimeve të mia të përgatitura me zjarr, me erë të këndshme për mua.

alb@Numbers:28:3 @ Dhe do t`u thuash atyre: Ky është flijimi i bërë me zjarr, që do t`i ofroni Zotit: dy qengja motakë pa të meta, si olokaust i përjetshëm.

alb@Numbers:28:5 @ dhe, si blatim i ushqimit, një të dhjetë efe majë mielli të përzier me një çerek hini vaji të papërzier.

alb@Numbers:28:6 @ Éshtë një olokaust i përjetshëm, i vendosur në malin Sinai, një flijim i bërë me zjarr dhe me erë të këndshme për Zotin.

alb@Numbers:28:7 @ Libacioni i tij do të jetë një çerek hini për çdo qengj; do t`ia derdhësh libacionin e pijeve dehëse Zotit në vendin e shenjtë.

alb@Numbers:28:8 @ Qengjin tjetër do ta ofrosh në të ngrysur; do ta ofrosh si blatimin e ushqimit të mëngjesit dhe libacionin; është një flijim i bërë me zjarr, me erë të këndshme për Zotin.

alb@Numbers:28:9 @ Ditën e shtunë do të ofroni dy qengja motakë, pa të meta dhe, si blatim i ushqimit, dy të dhjeta majë mielli të përziera me vaj bashkë me libacionin.

alb@Numbers:28:10 @ Éshtë olokausti i së shtunës, për çdo të shtunë, përveç olokaustit të përjetshëm dhe libacionit.

alb@Numbers:28:11 @ Në fillim të muajve tuaj do t`i ofroni si olokaust Zotit dy dema të vegjël, një dash, shtatë qengja motakë pa të meta

alb@Numbers:28:12 @ dhe tre të dhjeta majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit për çdo dem të vogël, dy të dhjeta lule mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit për dashin,

alb@Numbers:28:13 @ dhe një të dhjetë majë mielli të përzier me vaj si blatim i ushqimit për çdo qengj. Éshtë një olokaust me erë të këndshme, një flijim i bërë me zjarr për Zotin.

alb@Numbers:28:14 @ Libacionet do të jenë gjysmë hin vere për çdo dem të vogël, një e treta e hinit për çdo dash dhe një e katërta e hinit për çdo qengj. Ky është olokausti i çdo muaji, për të gjithë muajt e vitit.

alb@Numbers:28:15 @ Dhe do t`i ofrohet Zotit një kec si flijim për mëkatin, përveç olokaustit të përjetshëm dhe libacionit

alb@Numbers:28:16 @ Ditën e katërmbëdhjetë të muajit të parë do të jetë Pashka për nder të Zotit.

alb@Numbers:28:17 @ Dhe ditën e pesëmbëdhjetë të atij muaji do të jetë festë. Shtatë ditë me radhë do të hahet bukë e ndorme.

alb@Numbers:28:19 @ por do t`i ofroni si flijim të bërë me zjarr një olokaust Zotit: dy dema të vegjël, një dash dhe shtatë qengja motakë, të cilët nuk duhet të kenë të meta,

alb@Numbers:28:20 @ së bashku me blatimin e ushqimit me majë mielli të përzier me vaj; do të ofroni tre të dhjeta për çdo dem të vogël dhe dy të dhjeta për një dash;

alb@Numbers:28:22 @ dhe do të ofroni një cjap si flijim për mëkatin, për të bërë shlyerjen për ju.

alb@Numbers:28:23 @ Do të ofroni këto flijime përveç olokaustit të mëngjesit, që është një olokaust i përjetshëm.

alb@Numbers:28:24 @ Kështu do të ofroni çdo ditë, për shtatë ditë me radhë, ushqimin e flijimit të përgatitur me zjarr, me një erë të këndshme për Zotin. Do të ofrohet, përveç olokaustit të përjetshëm, bashkë me blatimin e tij.

alb@Numbers:28:26 @ Ditën e marrjes së prodhimit të parë, kur do t`i paraqisni Zotit një blatim të ri ushqimor, në festën tuaj të javëve, do bëni një mbledhje të shenjtë; nuk do të kryeni asnjë punë të rëndë.

alb@Numbers:28:27 @ Atëherë do të ofroni si olokaust me erë të këndshme për Zotin dy dema të vegjël, një dash dhe shtatë qengja motakë,

alb@Numbers:28:28 @ me blatimin e tyre ushqimor të përbërë nga majë mielli të përzier me vaj; tre të dhjeta për çdo dem të vogël, dy të dhjeta për dashin,

alb@Numbers:28:31 @ Do të ofroni këto flijime, veç olokaustit të përjetshëm me blatimin e tyre të ushqimit dhe libacionet e tyre. Duhet të jenë kafshë pa të meta.

alb@Numbers:29:2 @ Do të ofroni si olokaust, me erë të këndshme për Zotin, një dem të vogël, një dash dhe shtatë qengja motakë pa të meta,

alb@Numbers:29:3 @ bashkë me blatimin e tyre ushqimor prej majë mielli të përzier me vaj; tri të dhjeta për demin e vogël, dy të dhjeta për dashin,

alb@Numbers:29:5 @ dhe një kec, si flijim për mëkatin, për të bërë shlyerjen për ju,

alb@Numbers:29:6 @ përveç olokaustit mujor me blatimin e tij ushqimor, olokaustit të përjetshëm me blatimin e tij ushqimor, simbas normave të caktuara. Do të jetë një flijim i bërë me zjarr, me erë të këndshme për Zotin.

alb@Numbers:29:7 @ Ditën e dhjetë të këtij muaji të shtatë do të keni një mbledhje të shenjtë dhe do të përulni shpirtërat tuaja; nuk do të bëni asnjë punë,

alb@Numbers:29:8 @ dhe do të ofroni si olokaust me erë të këndshme për Zotin një dem të vogël, një dash dhe shtatë qengja motakë, që duhet të jenë pa të meta,

alb@Numbers:29:9 @ me blatimin e tyre ushqimor prej majë mielli të përzier me vaj: tre të dhjeta për demin e vogël, dy të dhjeta për dashin,

alb@Numbers:29:11 @ dhe një kec si flijim për mëkatin, përveç flijimit për shlyerjen e fajit, olokaustit të përjetshëm me blatimin e tij dhe libacionet e tyre.

alb@Numbers:29:12 @ Ditën e pesëmbëdhjetë të muajit të shtatë do të keni një mbledhje të shenjtë; nuk do të bëni asnjë punë të rëndë dhe do të kremtoni një festë për Zotin shtatë ditë me radhë.

alb@Numbers:29:13 @ Do të ofroni si olokaust, me erë të këndshme për Zotin, një dem të vogël, një dash dhe shtatë qengja motakë, që nuk duhet të kenë të meta;

alb@Numbers:29:14 @ me blatimin e tyre ushqimor prej maje mielli të përzier me vaj: tre të dhjeta për secilin nga trembëdhjetë demat e vegjël, dy të dhjeta për secilin nga dy deshtë,

alb@Numbers:29:16 @ dhe një kec si flijim për mëkatin, përveç olokaustit të përjetshëm, blatimit të tij dhe libacionit.

alb@Numbers:29:18 @ me blatimin e tyre ushqimor dhe libacionet e tyre për demat e vegjël, për deshtë dhe për qengjat në bazë të numrit të tyre, simbas normave të caktuara,

alb@Numbers:29:19 @ dhe një kec si flijim për mëkatin, përveç olokaustit të përjetshëm, blatimit të tij ushqimor dhe libacioneve të tyre.

alb@Numbers:29:21 @ bashkë me blatimet e tyre ushqimore dhe libacionet për demat e vegjël, për deshtë dhe për qengjat, në bazë të numrit të tyre, simbas normave të caktuara,

alb@Numbers:29:22 @ dhe një cjap si flijim për mëkatin, përveç olokausti të përjetshëm, blatimit të tij të ushqimit dhe libacionit të tij.

alb@Numbers:29:24 @ bashkë me blatimin e tyre të ushqimit dhe të libacioneve për demat e vegjël, për deshtë dhe për qengjat, në bazë të numrit të tyre simbas normave të caktuara,

alb@Numbers:29:25 @ dhe një kec, si flijim për mëkatin, përveç olokaustit të përjetshëm, blatimit të tij ushqimor dhe libacionit të tij.

alb@Numbers:29:27 @ me blatimin e tyre ushqimor dhe libacionet e tyre për demat e vegjël, për deshtë dhe për qengjat, në bazë të numrit të tyre, simbas normave të caktuara,

alb@Numbers:29:28 @ dhe një cjap, si flijim për mëkatin, përveç olokaustit të përjetshëm, blatimit të ushqimit dhe të libacionit të tij.

alb@Numbers:29:30 @ me blatimet e tyre të ushqimit dhe me libacionet e tyre për demat e vegjël, për deshtë dhe për qengjat, në bazë të numrit të tyre, simbas normave të caktuara,

alb@Numbers:29:31 @ dhe një cjap, si flijim për mëkatin, përveç olokaustit të përjetshëm, blatimit të tij ushqimor dhe libacionit të tij.

alb@Numbers:29:33 @ bashkë me blatimin e ushqimit dhe të libacioneve të tyre për demat e vegjël, për deshtë dhe për qengjat, në bazë të numrit të tyre, simbas normave të caktuara,

alb@Numbers:29:34 @ dhe një cjap, si flijim për mëkatin, përveç olokaustit të përjetshëm, blatimit të tij të ushqimit dhe libacionit të tij.

alb@Numbers:29:36 @ dhe do të ofroni si olokaust, si flijim të përjetshëm të bërë me zjarr me erë të këndshme për Zotin, një dem të vogël, një dash dhe shtatë qengja motakë, pa të meta,

alb@Numbers:29:37 @ me blatimin e tyre të ushqimit dhe me libacionet e tyre për demin e vogël, për dashin dhe për qengjat, në bazë të numrit të tyre, simbas normave të caktuara,

alb@Numbers:29:38 @ dhe një cjap, si flijim për mëkatin, përveç olokaustit të përjetshëm, blatimit ushqimor të tij dhe libacionit të tij.

alb@Numbers:29:39 @ Këto janë flijimet që do t`i ofroni Zotit në festat tuaja të caktuara (përveç ofertave për kushtet tuaja dhe ofertave tuaja vullnetare), si olokaustet dhe blatimet tuaja dhe si libacione dhe flijime tuaja të falënderimit".

alb@Numbers:29:40 @ Dhe Moisiu u referoi bijve të Izraelit të gjitha ato që Zoti i kishte urdhëruar.

alb@Numbers:30:1 @ Pastaj Moisiu u foli prijësve të fiseve të bijve të Izraelit, duke u thënë: "Kjo është ajo që Zoti ka urdhëruar:

alb@Numbers:30:2 @ "Kur dikush lidh një kusht me Zotin ose lidh një detyrim duke u betuar, nuk do ta shkelë fjalën e tij, por do të bëjë gjithçka ka dalë nga goja e tij.

alb@Numbers:30:3 @ Kur një femër lidh një kusht me Zotin dhe lidh një detyrim ndërsa është ende në shtëpinë e të atit, gjatë rinisë së saj,

alb@Numbers:30:4 @ në qoftë se i ati, duke mësuar kushtin e saj dhe detyrimin me të cilën është lidhur, nuk thotë asgjë lidhur me këtë, tërë kushtet e saj do të jenë të vlefshme dhe do të mbeten të vlefshme tërë detyrimet me të cilat është lidhur.

alb@Numbers:30:5 @ Por në qoftë se i ati, ditën që e mëson, i kundërvihet asaj, të gjitha kushtet e saj dhe të gjitha detyrimet me të cilat është lidhur, nuk do të jenë të vlefshme; dhe Zoti do ta falë, sepse i ati iu kundërvu.

alb@Numbers:30:7 @ dhe në qoftë se bashkëshorti i saj e di dhe ditën që e merr vesh nuk thotë asgjë lidhur me të, kushtet e saj do të mbeten të vlefshme njëlloj si detyrimet me të cilat ajo është lidhur.

alb@Numbers:30:8 @ Por në qoftë se bashkëshorti i saj, ditën që e mëson, i kundërvihet, ai do të anulojë kushtin që ajo ka lidhur dhe detyrimin që ka marrë në mënyrë të paarsyeshme me buzët e saj; dhe Zoti do ta falë.

alb@Numbers:30:9 @ Por kushti i një gruaje të ve ose e një gruaje të ndarë, cilido qoftë detyrimi me të cilin është lidhur, do të mbetet i vlefshëm

alb@Numbers:30:10 @ Në qoftë se ajo lidh një kusht në shtëpinë e bashkëshortit të saj, ose merr përsipër një detyrim me betim,

alb@Numbers:30:12 @ Por në qoftë se i shoqi i anulon ditën që i ka marrë vesh të gjitha ato që kanë dalë nga buzët e saj, qofshin kushte apo detyrime me të cilat është lidhur; këto nuk do të jenë të vlefshme, bashkëshorti i saj i ka anuluar dhe Zoti do ta falë.

alb@Numbers:30:13 @ Bashkëshorti mund të konfirmojë dhe të anulojë çfarëdo kushti dhe çfarëdo betimi që lidh gruan e tij, që synon ta mundojë personin e saj.

alb@Numbers:30:14 @ Por në qoftë se bashkëshorti, çdo ditë që kalon, nuk thotë asgjë lidhur me këtë, ai konfirmon në këtë mënyrë tërë kushtet dhe detyrimet me të cilat ajo është lidhur; i konfirmon sepse nuk ka thënë asgjë lidhur me to ditën që i ka marrë vesh.

alb@Numbers:30:15 @ Por në qoftë se i anulon mbasi i ka marrë vesh, do të mbajë peshën e mëkatit të bashkëshortes së tij"".

alb@Numbers:30:16 @ Këto janë statutet që Zoti i ka dhënë me porosi Moisiut lidhur me marrëdhëniet, midis bashkëshortit dhe bashkëshortes, midis atit dhe bijës, kur ajo është akoma vajzë në shtëpinë e atit të saj.

alb@Numbers:31:1 @ Pastaj Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë: "Merrua hakun bijve të Izraelit kundër Madianitëve;

alb@Numbers:31:3 @ Atëherë Moisiu i foli popullit, duke thënë; "Disa njerëz ndër ju të armatosen për luftë dhe të marshojnë kundër Madianit për të kryer hakmarrjen e Zotit mbi Madianin.

alb@Numbers:31:6 @ Pastaj Moisiu i nisi për luftë, njëmijë njerëz nga çdo fis, së bashku me Finehasin, birin e priftit Eleazar, që kishte në dorë veglat e shenjta dhe boritë e alarmit.

alb@Numbers:31:7 @ Dhe luftuan kundër Madianit, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun, dhe vranë tërë meshkujt.

alb@Numbers:31:8 @ Bashkë me viktimat që ata bënë, ata vranë edhe mbretërit e Madianit: Evin, Rekemin, Tsurin, Hurin dhe Reban, pesë mbretërit e Madianit; vranë gjithashtu me shpatë Balaamin, birin e Beorit.

alb@Numbers:31:9 @ Bijtë e Izraelit zunë robinja edhe të gjitha gratë e Madianit dhe fëmijët e tyre, rrëmbyen tërë bagëtinë e tyre, tërë kopetë e tyre dhe tërë pasuritë e tyre;

alb@Numbers:31:12 @ pastaj i çuan të burgosurit, prenë dhe plaçkën e luftës Moisiut, priftit Eleazar dhe asamblesë së bijve të Izraelit, që ishin vendosur në fushat e Moabit, pranë Jordanit, në bregun përballë Jerikos.

alb@Numbers:31:13 @ Moisiu, prifti Eleazar dhe të gjithë prijësit e asamblesë dolën për t`i takuar jashtë kampit.

alb@Numbers:31:16 @ Të nxitura nga Balaami, ato i shtynë bijtë e Izraelit të mëkatojnë kundër Zotit, në ngjarjen e Peorit, kur shpërtheu fatkeqësia në asamblenë e Zotit.

alb@Numbers:31:21 @ Pastaj prifti Eleazar u tha ushtarëve që kishin shkuar në luftë: "Kjo është rregulla e ligjit që Zoti i ka përcaktuar Moisiut:

alb@Numbers:31:23 @ çdo gjë që i reziston zjarrit, do ta kaloni nëpër zjarr dhe do të bëhet i pastër; por do të pastrohen edhe me ujin e pastrimit kundër papastërtisë; ndërsa tërë gjërat që nuk mund t`i rezistojnë zjarrit, do t`i trajtoni me ujë.

alb@Numbers:31:25 @ Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:

alb@Numbers:31:26 @ "Ti, me gjithë priftin Eleazar dhe me kryefamiljarët e asamblesë, llogarite tërë plaçkën e zënë, njerëzit dhe bagëtinë;

alb@Numbers:31:28 @ Do të marrësh nga luftëtarët që kanë vajtur të luftojnë një haraç për Zotin; domethënë një të pesëqindtën e personave, të bagëtive të imta dhe të trasha dhe të gomarëve.

alb@Numbers:31:29 @ Do të marrësh nga gjysma e tyre dhe do t`ia japësh priftit Eleazar si një ofertë për Zotin.

alb@Numbers:31:30 @ Dhe nga gjysma që u takon bijve të Izraelit do të marrësh një të pesëdhjetën e personave, të bagëtisë së imët dhe të trashë dhe nga gomarët do t`u japësh Levitëve, që kanë përgjegjësinë e tabernakullit të Zotit".

alb@Numbers:31:31 @ Dhe Moisiu e prifti Eleazar vepruan ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.

alb@Numbers:31:37 @ nga të cilat gjashtëqind e shtatëdhjetë e pesë për haraçin e Zotit;

alb@Numbers:31:38 @ tridhjetë e gjashtë mijë lopë, nga të cilat shtatëdhjetë e dy për haraçin e Zotit;

alb@Numbers:31:39 @ tridhjetë mijë e pesëqind gomarë, nga të cilët gjashtëdhjetë e një për haraçin e Zotit;

alb@Numbers:31:40 @ dhe gjashtëmbëdhjetë mijë persona, nga të cilët tridhjetë e dy për haraçin e Zotit.

alb@Numbers:31:41 @ Kështu Moisiu i dha haraçin, që ishte oferta e ngritur e Zotit, priftit Eleazar, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti.

alb@Numbers:31:47 @ Nga gjysma që u përkiste bijve të Izraelit, Moisiu mori një të pesëdhjetën e njerëzve dhe të kafshëve, dhe ua dha Levitëve të cilët kanë përgjegjësinë e tabernakullit të Zotit, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.

alb@Numbers:31:50 @ Prandaj ne po sjellim, si ofertë për Zotin, sendet e arit që secili ka gjetur: zinxhirë, byzylykë, unaza, vathë dhe gjerdanë për të bërë shlyerjen për ne përpara Zotit.

alb@Numbers:31:51 @ Kështu Moisiu dhe prifti Eleazar morën nga duart e tyre tërë objektet e punuara.

alb@Numbers:31:52 @ Tërë ari i ofertës që ata i paraqitën Zotit nga ana e krerëve të mijësheve dhe nga ana e krerëve të qindëshëve, peshonte gjashtëmbëdhjetë mijë e shtatëqind e pesëdhjetë sikla.

alb@Numbers:31:54 @ Moisiu dhe prifti Eleazar morën pastaj arin nga krerët e mijëshëve dhe të qindësheve dhe e çuan në çadrën e mbledhjes, si kujtim i bijve të Izraelit përpara Zotit.

alb@Numbers:32:1 @ Bijtë e Rubenit dhe bijtë e Gadit kishin një sasi jashtëzakonisht të madhe bagëtish; dhe kur panë që vendi i Jazerit dhe vendi i Galaadit ishin një tokë e përshtatshme për të rritur bagëti,

alb@Numbers:32:2 @ bijtë e Gadit dhe bijtë e Rubenit erdhën për të folur me Moisiun, me priftin Eleazar dhe me prijësit e asamblesë, dhe thanë:

alb@Numbers:32:4 @ vendi që Zoti ka goditur para asamblesë së Izraelit, është një vend i përshtatshëm për të rritur bagëti, dhe shërbëtorët e tu kanë bagëti".

alb@Numbers:32:7 @ Pse duhet të demoralizoni zemrat e bijve të Izraelit që të hyjnë në vendin që u ka dhënë Zoti?

alb@Numbers:32:9 @ U ngjitën deri në luginën e Eshkolit; dhe, pasi e panë vendin, i demoralizuan zemrat e bijve të Izraelit, dhe kështu këta nuk hynë në vendin që Zoti u kishte dhënë.

alb@Numbers:32:10 @ Kështu zemërimi i Zotit u ndez atë ditë dhe ai u betua, duke thënë:

alb@Numbers:32:11 @ "Me siguri asnjë nga njerëzit, që kanë ardhur nga vendi i Egjiptit në moshën njëzet e një vjeç e lart nuk do ta shohë kurrë vendin që jam betuar t`u jap Abrahamit, Isaut dhe Jakobit, sepse ata nuk më kanë ndjekur plotësisht,

alb@Numbers:32:12 @ me përjashtim të Kalebit, birit të Jenufeut, i quajtur Kenizeu, dhe të Jozueut, birit të Nunit, sepse këta e kanë ndjekur plotësisht Zotin".

alb@Numbers:32:13 @ Kështu zemërimi i Zotit u ndez kundër Izraelit; dhe ai bëri të enden dyzet vjet në shkretëtirë, deri sa mbaroi gjithë brezi që kishte bërë të këqia para Zotit.

alb@Numbers:32:14 @ Dhe ja, ju po zini vendin e etërve tuaj, një farë mëkatarësh, për të rritur edhe më zemërimin e zjarrtë të Zotit kundër Izraelit.

alb@Numbers:32:15 @ Sepse, po të refuzoni të shkoni pas tij, ai do të vazhdojë ta lërë Izraelin në shkretëtirë, dhe ju do të shkaktoni humbjen e tërë këtij populli".

alb@Numbers:32:16 @ Atëherë ata iu afruan Moisiut dhe i thanë: "Ne do të ndërtojmë këtu vathë për bagëtinë tonë dhe qytete për të vegjlit tanë;

alb@Numbers:32:17 @ por ne jemi gati të marshojmë me armë në krye të bijve të Izraelit, deri sa t`i çojmë në vendin e tyre; ndërkaq të vegjlit tanë do të banojnë në qytetet e fortifikuara për shkak të banorëve të vendit.

alb@Numbers:32:18 @ Nuk do të kthehemi në shtëpitë tona derisa secili nga bijtë e Izraelit të ketë shtënë në dorë trashëgiminë e tij,

alb@Numbers:32:19 @ sepse nuk do të pranojë asnjë trashëgimi bashkë me ta matanë Jordanit dhe më tutje, sepse trashëgimia jonë na ra nga kjo anë e Jordanit, në drejtim të lindjes".

alb@Numbers:32:20 @ Atëherë Moisiu u tha atyre: "Në rast se bëni këtë, në rast se armatoseni për luftë para Zotit,

alb@Numbers:32:21 @ dhe tërë njerëzit e armatosur kalojnë Jordanin para Zotit, deri sa ai t`i ketë dëbuar armiqtë e tij nga prania e tij

alb@Numbers:32:22 @ dhe toka të jetë nënshtruar para Zotit dhe mbas kësaj ju ktheheni prapa, atëherë nuk do të jeni fajtorë para Zotit dhe para Izraelit, dhe ky vend do të jetë prona juaj para Zotit.

alb@Numbers:32:23 @ Dhe në qoftë se nuk veproni kështu, atëherë do të mëkatoni kundër Zotit; dhe të jeni të sigurtë që mëkati juaj do t`ju gjejë

alb@Numbers:32:26 @ Të vegjlit tanë, bashkëshortet tona, kopetë tona dhe tërë bagëtia jonë do të mbeten këtu në qytetet e Galaadit;

alb@Numbers:32:27 @ por shërbëtorët e tu, tërë njerëzit e armatosur për luftë, do ta kalojnë Jordanin për të luftuar para Zotit ashtu siç thotë zotëria ime".

alb@Numbers:32:28 @ Atëherë Moisiu u dha porosi për ta priftit Eleazar, Jozueut, birit të Nunit, dhe kryefamiljarëve të fiseve të bijve të Izraelit.

alb@Numbers:32:29 @ Moisiu u tha atyre: "Në rast se bijtë e Gadit dhe bijtë e Rubenit e kalojnë Jordanin bashkë me ju, tërë njerëzit e armatosur për të luftuar para Zotit, dhe vendi do të nënshtrohet para jush, do t`u jepni atyre si pronë vendin e Galaadit.

alb@Numbers:32:31 @ Atëherë bijtë e Gadit dhe bijtë e Rubenit u përgjigjën duke thënë: "Do të veprojmë ashtu si u ka thënë Zoti shërbëtorëve të tu.

alb@Numbers:32:32 @ Do ta kalojmë Jordanin të armatosur para Zotit në vendin e Kanaanit, me qëllim që zotërimi i trashëgimisë sonë të mbetet nga kjo anë e Jordanit".

alb@Numbers:32:33 @ Moisiu u dha kështu bijve të Gadit, bijve të Rubenit dhe gjysmës së fisit të Manasit, birit të Jozefit, mbretërinë e Sihonit, mbretit të Amorejve, dhe mbretërinë e Ogut, mbretit të Bashabit, vendin me qytetet përreth.

alb@Numbers:32:36 @ Beth-Nimrahun dhe Beth-Aranin, qytete të fortifikuara, dhe vathë për kopetë e bagëtive.

alb@Numbers:32:41 @ Jairi, bir i Manasit, shkoi dhepushtoi fshatrat e tyre dhe i quajti Havoth-Jair.

alb@Numbers:32:42 @ Nobahu përkundrazi shkoi dhe pushtoi Kenathin me lagjet e tij të jashtme; dhe e quajti Nobah simbas emrit të tij.

alb@Numbers:33:1 @ Këto janë etapat e bijve të Izraelit që dolën nga vendi i Egjiptit, simbas formacioneve të tyre, nën udhëheqjen e Moisiut dhe të Aaronit.

alb@Numbers:33:2 @ Moisiu shënoi me shkrim vendet e tyre të nisjes, për çdo etapë, sipas urdhrave të Zotit; dhe këto janë etapat e tyre, në bazë të vendnisjeve të tyre.

alb@Numbers:33:4 @ ndërsa Egjiptasit varrosnin tërë të parëlindurit e tyre që Zoti kishte goditur midis tyre. Zoti kishte zbatuar gjykimin e tij edhe mbi perënditë e tyre.

alb@Numbers:33:6 @ U nisën nga Sukothi dhe fushuan në Etham, që ndodhet në skaj të shkretëtirës.

alb@Numbers:33:7 @ U nisën nga Ethami dhe u kthyen në drejtim të Pi-Hahirothit që ndodhet përballë Baal-Tsefonit, dhe e ngritën kampin përpara Migdolit.

alb@Numbers:33:8 @ U nisën nga Hahirothi, kaluan detin në drejtim të shkretëtirës, ecën tri ditë në shkretëtirën e Ethamit dhe e ngritën kampin e tyre në Mara.

alb@Numbers:33:10 @ U nisën nga Elimi dhe fushuan pranë Detit të Kuq.

alb@Numbers:33:11 @ U nisën nga Deti i Kuq dhe fushuan në shkretëtirën e Sinit.

alb@Numbers:33:12 @ U nisën nga shkretëtira e Sinit dhe ngritën kampin e tyre në Dofkah.

alb@Numbers:33:15 @ U nisën nga Refidimi dhe fushuan në shkretëtirën e Sinait.

alb@Numbers:33:16 @ U nisën nga shkretëtira e Sinait dhe u vendosën në Kibroth-Hataavah.

alb@Numbers:33:36 @ U nisën nga Etsion-Geberi dhe fushuan në shkretëtirën e Sinit, domethënë në Kadesh.

alb@Numbers:33:38 @ Pastaj prifti Aaron u ngjit në malin Hor me urdhër të Zotit dhe vdiq aty në vitin e dyzetë prej kohës kur bijtë e Izraelit kishin dalë nga vendi i Egjiptit, ditën e parë të muajit të pestë.

alb@Numbers:33:40 @ Mbreti i Aradit, Kananeu, që banonte në Negev, në vendin e Kanaanit, dëgjoi se arritën bijtë e Izraelit.

alb@Numbers:33:49 @ Fushuan pranë Jordanit, nga Beth-Jeshimoth deri në Abel-Shitim, në fushat e Moabit.

alb@Numbers:33:50 @ Pastaj Zoti i foli Moisiut, në fushat e Moabit, pranë Jordanit mbi bregun përballë Jerikos, dhe i tha:

alb@Numbers:33:53 @ Do ta shtini në dorë vendin dhe do të vendoseni në të, sepse jua kam dhënë në pronësi.

alb@Numbers:34:1 @ Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:

alb@Numbers:34:3 @ Kufiri juaj jugor do të fillojë në shkretëtirën e Tsinit, gjatë kufirit të Edomit; kështu kufiri juaj do të shtrihet nga skaji i Detit të Kripur në drejtim të lindjes;

alb@Numbers:34:4 @ kufiri juaj do të shkojë pastaj nga e përpjeta e Akrabimit, do të kalojë nëpër Tsin dhe do të shtrihet në jug të Kadesh-Barneas; do të vazhdojë pastaj në drejtim të Hatsar-Adarit dhe do të kalojë nëpër Atsmoni.

alb@Numbers:34:5 @ Nga Atsmoni kufiri do të kthejë deri në përroin e Egjiptit dhe do të përfundojë në det.

alb@Numbers:34:6 @ Kufiri juaj në perëndim do të jetë Deti i Madh; ky do të jetë kufiri juaj perëndimor.

alb@Numbers:34:7 @ Ky do të jetë kufiri juaj verior: duke u nisur nga Deti i Madh do të caktoni kufirin tuaj deri në malin Hor;

alb@Numbers:34:11 @ kufiri do të zbresë nga Shefami në drejtim të Riblahut, në lindje të Ainit; pastaj kufiri do të zbresë dhe do të shtrihet deri sa të arrijë bregun lindor të detit të Kinerethit;

alb@Numbers:34:12 @ pastaj kufiri do të zbresë në drejtim të Jordanit, për të arritur deri në Detin e Kripur. Ky do të jetë vendi juaj me kufijtë e tij rreth e qark".

alb@Numbers:34:13 @ Kështu Moisiu u njoftoi këtë urdhër bijve të Izraelit dhe u tha atyre: "Ky është vendi që do të merrni si trashëgimi duke hedhur short, dhe që Zoti ka urdhëruar t`u jepet nëntë fiseve e gjysmë,

alb@Numbers:34:15 @ Këto dy fise e gjysmë e kanë marrë trashëgiminë e tyre në lindje të Jordanit, mbi bregun përballë Jerikos, në drejtim të lindjes".

alb@Numbers:34:16 @ Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:

alb@Numbers:34:17 @ "Këta janë emrat e burrave që do të kryejnë ndarjen e vendit midis jush: prifti Eleazar dhe Jozueu, bir i Nunit.

alb@Numbers:34:26 @ prijësi Paltiel, bir i Azanit, për fisin e bijve të Isakarit;

alb@Numbers:34:29 @ Këta janë burrat të cilët Zoti i urdhëroi t`u jepnin trashëgiminë bijve të Izraelit në vendin e Kananit.

alb@Numbers:35:1 @ Zoti i foli akoma Moisiut në fushat e Moabit pranë Jordanit, në bregun përballë Jerikos, dhe i tha:

alb@Numbers:35:3 @ Dhe ata do të kenë qytete për të banuar, ndërsa kullotat do t`u shërbejnë për bagëtinë e tyre dhe për të gjitha kafshët e tyre.

alb@Numbers:35:5 @ Do të masni, pra, jashtë qytetit dy mijë kubitë nga ana e lindjes, dy mijë kubitë nga ana e jugut, dy mijë kubitë nga ana perëndimore dhe dy mijë kubitë nga ana veriore; qyteti do të ndodhet në mes. Këto janë tokat për kullotë rreth qyteteve që do t`u përkasin Levitëve.

alb@Numbers:35:8 @ Qytetet që do t`u jepni Levitëve do të rrjedhin nga pronësia e bijve të Izraelit; nga fiset më të mëdha do të merrni më shumë, nga fiset më të vogla do të merrni më pak; çdo fis do t`u japë Levitëve ndonjë nga qytetet e tij, në përpjestim me trashëgiminë që do t`i takojë".

alb@Numbers:35:9 @ Pastaj Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:

alb@Numbers:35:16 @ Por në rast se dikush godet një tjetër me një vegël hekuri dhe ky vdes, ai person është vrasës dhe si i tillë do të vritet.

alb@Numbers:35:23 @ ose, pa e parë, shkakton që t`i bjerë mbi trup një gur që mund të shkaktojë vdekjen, dhe ai vdes, pa qenë ai armiku i tij ose që kërkon të keqen e tij,

alb@Numbers:35:24 @ atëherë asambleja do të gjykojë midis atij që ka goditur dhe hakmarrësit të gjakut në bazë të këtyre rregullave.

alb@Numbers:35:25 @ Asambleja do ta lirojë vrasësin nga dora e hakmarrësit të gjakut dhe do ta lejojë të shkojë në qytetin e strehimit ku kishte ikur, dhe ai do të banojë atje deri sa të vdesë kryeprifti që është vajosur me vaj të shenjtëruar.

alb@Numbers:35:26 @ Por në rast se vrasësi në çfarëdo kohe del jashtë kufijve të qytetit të strehimit ku kishte ikur,

alb@Numbers:35:27 @ dhe hakmarrësi i gjakut e gjen vrasësin jashtë kufijve të qytetit të strehimit dhe e vret, hakmarrësi i gjakut nuk do të jetë fajtor për gjakun e derdhur,

alb@Numbers:35:28 @ sepse vrasësi duhet të kishte mbetur në qytetin e tij të strehimit deri sa të vdiste kryeprifti; mbas vdekjes së kryepriftit, vrasësi mund të kthehet në tokën që është pronë e tij.

alb@Numbers:35:32 @ Nuk do të pranoni asnjë çmim për shpengimin e një vrasësi që ka ikur në qytetin e tij të strehimit, me qëllim që të kthehet të banojë në tokën e tij para vdekjes së kryepriftit.

alb@Numbers:35:33 @ Nuk do të ndotni vendin ku jetoni, sepse gjaku ndot vendin; nuk mund të bëhet asnjë shlyerje për vendin, për gjakun që është derdhur në të veçse me anë të gjakut të atij që e ka derdhur.

alb@Numbers:35:34 @ Nuk do të ndotni, pra, vendin ku banoni, dhe në mes të të cilit banoj edhe unë, sepse unë jam Zoti që banon midis bijve të Izraelit.

alb@Numbers:36:2 @ dhe thanë: "Zoti ka urdhëruar zotërinë time t`u japë në trashëgimi me short vendin e bijve të Izraelit; zotëria ime ka marrë gjithashtu urdhërin e Zotit t`u japë trashëgiminë e vëllait tonë Tselofehad bijave të tij.

alb@Numbers:36:5 @ Atëherë Moisiu urdhëroi bijtë e Izraelit simbas porosisë që kishte nga Zoti, duke thënë: "Fisi i bijve të Jozefit e ka mirë.

alb@Numbers:36:6 @ Kjo është ajo që Zoti urdhëron lidhur me bijat e Tselofehadit: "Ato mund të martohen me cilindo që u duket i përshtatshëm, mjafton që të martohen në një familje që bën pjesë në fisin e etërve të tyre".

alb@Numbers:36:7 @ Kështu trashëgimia e bijve të Izraelit nuk do të kalojë nga një fis në tjetrin, sepse çdo bir i Izraelit do të mbetet i lidhur me trashëgiminë e fisit të etërve të tij.

alb@Numbers:36:8 @ Dhe çdo vajzë që zotëron një trashëgimi në një nga fiset e bijve të Izraelit, do të martohet me një burrë që i përket një familjeje të fisit të atit të saj; kështu çdo bir i Izraelit do të ruajë trashëgiminë e etërve të tij.

alb@Numbers:36:9 @ Në këtë mënyrë asnjë trashëgimi nuk do të kalojë nga një fis në tjetrin, por secili fis i bijve të Izraelit do të mbetet i lidhur me trashëgiminë e tij".

alb@Numbers:36:10 @ Bijat e Tselofehadit vepruan ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.

alb@Numbers:36:12 @ u martuan në familjet e bijve të Manasit, birit të Jozefit, dhe trashëgimia e tyre mbeti në fisin e familjes së tyre.

alb@Numbers:36:13 @ Këto janë urdhërimet dhe dekretet që Zoti u dha bijve të Izraelit me anë të Moisiut në fushat e Moabit pranë Jordanit, në bregun përballë Jerikos.

alb@Deuteronomy:1:1 @ Këto janë fjalët që Moisiu i drejtoi Izraelit matanë Jordanit, në shkretëtirë, në Arabah, përballë Sufit, midis Paranit, Tofelit, Labanit, Hatserothit dhe Zahabit.

alb@Deuteronomy:1:3 @ Në vitin e dyzetë në muajin e njëmbëdhjetë, ditën e parë të muajit, Moisiu u foli bijve të Izraelit, simbas porosive që i kishte dhënë Zoti,

alb@Deuteronomy:1:4 @ mbas mundjes së Sihonit, mbretit të Amorejve që banonte në Heshbon, dhe të Ogut, mbretit të Bashanit që banonte në Ashtaroth dhe në Edrej.

alb@Deuteronomy:1:6 @ "Zoti, Perëndia ynë, na foli në Horeb dhe na tha: "Ju keni ndenjur mjaft afër këtij mali;

alb@Deuteronomy:1:7 @ çoni çadrat, vihuni në lëvizje dhe shkoni në drejtim të krahinës malore të Amorejve dhe në drejtim të të gjitha vendeve të afërta me Arabahun, në krahinën malore dhe në ultësirën, në Negev e në bregun e detit, në vendin e Kananejve dhe në Liban, deri në lumin e madh, në lumin e Eufratit.

alb@Deuteronomy:1:8 @ Ja, unë e vura vendin para jush; hyni dhe shtjireni në dorë vendin që Zoti ishte betuar t`ua jepte etërve tuaj, Abrahamit, Isakut dhe Jakobit, atyre dhe pasardhësve të tyre mbas tyre"".

alb@Deuteronomy:1:10 @ Zoti, Perëndia juaj, ju ka shumuar, dhe ja, sot jeni në numër të madh si yjet e qiellit.

alb@Deuteronomy:1:11 @ Zoti, Perëndia i etërve tuaj, ju bëftë njëmijë herë më të shumtë, dhe ju bekoftë ashtu si ju ka premtuar!

alb@Deuteronomy:1:14 @ Dhe ju m`u përgjigjët, duke thënë: "Ajo që ti propozon të bësh është e mirë".

alb@Deuteronomy:1:16 @ Në atë kohë u dhashë këtë urdhër gjykatësve tuaj, duke u thënë: "Dëgjoni dhe gjykoni me drejtësi grindjet midis vëllezërve tuaj, midis një njeriu dhe të vëllait ose të huajit që ndodhet pranë tij.

alb@Deuteronomy:1:17 @ Në gjykimet tuaja nuk do të keni konsiderata personale; do të dëgjoni si të madhin ashtu edhe të voglin; nuk do të keni frikë nga asnjeri, sepse gjykimi i përket Perëndisë; çështjen që është shumë e vështirë për ju do të ma paraqisni mua, dhe unë do ta dëgjoj".

alb@Deuteronomy:1:19 @ "Pastaj u nisëm nga mali i Horebit dhe përshkuam gjithë atë shkretëtirë të madhe dhe të tmerrshme që keni parë, duke u drejtuar nga krahina malore e Amorejve, ashtu si na kishte urdhëruar Zoti, Perëndia ynë, dhe arritëm në Kadesh-Barnea.

alb@Deuteronomy:1:20 @ Atëherë ju thashë: "Keni arritur në krahinën malore të Amorejve, që Zoti, Perëndia ynë, na jep.

alb@Deuteronomy:1:21 @ Ja, Zoti, Perëndia ynë, e ka vënë vendin para teje, ngjitu dhe shtjire në dorë, ashtu si të ka thënë Zoti, Perëndia i etërve të tu; mos ki frikë dhe mos u ligështo".

alb@Deuteronomy:1:25 @ Morën me vete disa fruta të vendit, na i sollën dhe na paraqitën raportin e tyre, duke thënë: "Vendi që po na jep Zoti, Perëndia ynë, është i mirë"".

alb@Deuteronomy:1:26 @ "Por ju nuk deshët të ngjiteni dhe ngritët krye kundër urdhërit të Zotit, Perëndisë tuaj;

alb@Deuteronomy:1:27 @ dhe murmuritët në çadrat tuaja dhe thatë: "Zoti na urren, për këtë arsye na nxori nga vendi i Egjiptit për të na dorëzuar në duart e Amorejve dhe për të na shkatërruar.

alb@Deuteronomy:1:28 @ Ku mund të shkojmë? Vëllezërit tonë na pezmatuan zemrën duke na thënë: Éshtë një popull më i madh dhe më shtatlartë se ne; qytetet janë të mëdha dhe të fortifikuara deri në qiell; pamë bile edhe bijtë e Anakimit".

alb@Deuteronomy:1:30 @ Zoti, Perëndia juaj, që shkon para jush, do të luftojë ai vetë për ju, ashtu si ka bërë para syve tuaj në Egjipt

alb@Deuteronomy:1:31 @ dhe në shkretëtirë, ku ke parë se si Zoti, Perëndia yt, të ka shpënë ashtu si një njeri çon fëmijën e tij, gjatë gjithë rrugës që keni përshkuar deri sa arritët në këtë vend".

alb@Deuteronomy:1:32 @ Megjithatë ju nuk patët besim tek Zoti, Perëndia juaj,

alb@Deuteronomy:1:34 @ "Kështu Zoti dëgjoi fjalët tuaja, u zemërua dhe u betua duke thënë:

alb@Deuteronomy:1:35 @ Me siguri, asnjë nga njerëzit e këtij brezi të keq nuk do ta shohë vendin e mirë që jam betuar t`u jap etërve tuaj,

alb@Deuteronomy:1:36 @ me përjashtim të Kalebit, birit të Jenufehut. Ai do ta shohë; atij dhe bijve të tij do t`u jap tokën që ai ka shkelur, sepse i ka shkuar pas Zotit plotësisht".

alb@Deuteronomy:1:37 @ Edhe kundër meje Zoti u zemërua për fajin tuaj dhe tha: "As ti nuk ke për të hyrë;

alb@Deuteronomy:1:40 @ Ju kthehuni prapa dhe shkoni nga shkretëtira, në drejtim të Detit të Kuq".

alb@Deuteronomy:1:41 @ Atëherë ju u përgjigjët, duke më thënë: "Kemi mëkatuar kundër Zotit. Ne do të ngjitemi dhe do të luftojmë pikërisht ashtu si ka thënë Zoti, Perëndia ynë". Dhe secili prej jush ngjeshi armët dhe filloi me guxim të ngjitet në drejtim të krahinës malore.

alb@Deuteronomy:1:42 @ Dhe Zoti më tha: "U thuaj atyre: Mos u ngjitni dhe mos luftoni, sepse unë nuk jam midis jush, dhe ju do të mundeni nga armiqtë tuaj".

alb@Deuteronomy:1:43 @ Unë jua thashë, por ju nuk më dëgjuat; bile ngritët krye kundër urdhrit të Zotit, u sollët me mendjemadhësi dhe u ngjitët drejt krahinës malore.

alb@Deuteronomy:1:45 @ Pastaj ju u kthyet dhe filluat të qani përpara Zotit; por Zoti nuk mori parasysh ankimet tuaja dhe nuk ju dëgjoi.

alb@Deuteronomy:2:1 @ "Pastaj u kthyem prapa dhe u nisëm nëpër shkretëtirë në drejtim të Detit të Kuq, ashtu si më pati thënë Zoti, dhe u sollëm rreth malit Seir për një kohë të gjatë.

alb@Deuteronomy:2:2 @ Pastaj Zoti më foli duke thënë:

alb@Deuteronomy:2:3 @ "Jeni sjellë mjaft rreth këtij mali; kthehuni nga veriu.

alb@Deuteronomy:2:5 @ mos i provokoni, sepse nuk do t`ju jap asgjë nga vendi i tyre, as aq sa mund të shkelë një këmbë, sepse malin e Seirit ia kam dhënë Ezaut, si pronë të tij.

alb@Deuteronomy:2:7 @ Sepse Zoti, Perëndia yt, të ka bekuar në gjithë punën e duarve të tua; është kujdesur për udhëtimin tënd nëpër shkretëtirën e madhe. Zoti, Perëndia yt, ka qenë me ty gjatë këtyre dyzet viteve dhe asgjë nuk të ka munguar".

alb@Deuteronomy:2:8 @ Kështu kaluam përtej bijve të Ezaut, vëllezërve tanë, që banonin në Seir dhe, duke evituar rrugën e Arabahut, si dhe Eliathin dhe Etsion-Geberin, u tërhoqëm dhe vazhduam duke kaluar nëpër shkretëtirën e Moabit.

alb@Deuteronomy:2:9 @ Pastaj Zoti më tha: "Mos sulmo Moabin dhe mos lufto kundër tij, sepse nuk do të të jap asnjë pjesë të vendit të tyre si trashëgimi, duke qenë se u kam dhënë Arin si pronë pasardhësve të Lotit.

alb@Deuteronomy:2:12 @ Seiri banohej në fillim nga Horejtë; por pasardhësit e Ezaut i dëbuan, i shkatërruan dhe u vendosën në vendin e tyre, ashtu si ka bërë Izraeli në vendin që zotëron dhe që i ka dhënë Zoti).

alb@Deuteronomy:2:14 @ Koha e nevojshme për të arritur nga Kadesh-Barnea deri në kalimin e përroit të Zeredit, ishte tridhjetë e tetë vjet, deri sa tërë brezi i luftëtarëve të zhdukej plotësisht nga kampi, ashtu si u qe betuar atyre Zoti.

alb@Deuteronomy:2:15 @ Në fakt dora e Zotit qe kundër tyre për t`i asgjësuar nga kampi, deri sa të zhdukeshin.

alb@Deuteronomy:2:17 @ Zoti më foli duke thënë:

alb@Deuteronomy:2:18 @ "Sot ti po bëhesh gati të kalosh kufirin e Moabit në Ar;

alb@Deuteronomy:2:19 @ por duke iu afruar bijve të Amonit, mos i sulmo dhe mos u shpall luftë, sepse unë nuk do të jap asnjë pjesë të vendit të bijve të Amonit si trashëgimi, sepse ua kam dhënë bijve të Lotit si pronë të tyre".

alb@Deuteronomy:2:21 @ një popull i madh, i shumtë dhe shtatlartë si Anakimët; por Zoti i shkatërroi para Amonitëve, që i dëbuan dhe u vendosën në vendin e tyre,

alb@Deuteronomy:2:22 @ ashtu si kishte vepruar Zoti me pasardhësit e Ezaut që banonin në Seir, kur shkatërroi Horejtë përpara tyre. Ata i dëbuan dhe u vendosën në vendin e tyre deri në ditët tona.

alb@Deuteronomy:2:24 @ "Çohuni, vihuni në marshim dhe kaloni përroin Arnon; ja, unë po e kaloj nën pushtetin tënd Sihonin, Amoreun, mbretin e Heshbonit, dhe vendin e tij; fillo ta shtiesh atë në dorë dhe shpalli luftë.

alb@Deuteronomy:2:26 @ Atëherë nga shkretëtira e Kedemothit i dërgova lajmëtarë Sihonit, mbretit të Heshbonit, me propozime paqësore, për t`i thënë:

alb@Deuteronomy:2:28 @ Ti do të më shesësh me para ushqimet që do të ha dhe do të më japësh me para ujin që do të pi; më lejo vetëm të kaloj me këmbë

alb@Deuteronomy:2:29 @ (ashtu si kanë bërë për mua pasardhësit e Ezaut që banojnë në Seir dhe Moabitët që banojnë në Ar), deri sa unë të kem kaluar Jordanin për të hyrë në vendin që Zoti, Perëndia ynë, na dha".

alb@Deuteronomy:2:30 @ Por Sihoni, mbret i Heshbonit, nuk deshi të na linte të kalonim nëpër territorin e tij, sepse Zoti, Perëndia yt, i kishte ngurtësuar frymën dhe e kishte bërë kryeneç, për të ta dhënë në duart e tua, siç është pikërisht sot.

alb@Deuteronomy:2:31 @ Dhe Zoti më tha: "Shiko, kam filluar të kaloj nën pushtetin tënd Sihonin dhe vendin e tij; fillo ta pushtosh, që ti të bëhesh zotëruesi i vendit të tij".

alb@Deuteronomy:2:32 @ Atëherë Sihoni doli kundër nesh me gjithë njerëzit e tij, për t`u ndeshur në Jahats.

alb@Deuteronomy:2:33 @ Por Zoti, Perëndia ynë, na e dha në dorë, dhe ne e mundëm atë, bijtë e tij dhe tërë njerëzit e tij.

alb@Deuteronomy:2:34 @ Në atë kohë pushtuam tërë qytetet e tij dhe shfarosëm burrat, gratë dhe fëmijët e çdo qyteti; nuk lamë gjallë asnjë.

alb@Deuteronomy:2:35 @ Morëm si plaçkë vetëm bagëtinë dhe plaçkën e qyteteve që kishim pushtuar.

alb@Deuteronomy:2:36 @ Nga Aroeri, që ndodhet në brigjet e përroit Arnon dhe nga qyteti që është në luginë, deri në Galaad, nuk pati asnjë qytet që të ishte shumë i fortë për ne; Zoti Perëndia ynë, na i dha të gjitha në dorën tonë.

alb@Deuteronomy:2:37 @ Por nuk iu afrove vendit të bijve të Amonit, dhe asnjë vendi anës përroit Jabok, as qyteteve të vendit malor dhe tërë qëndrave që Zoti, Perëndiai ynë, na kishte ndaluar të sulmonim.

alb@Deuteronomy:3:1 @ "Pastaj u kthyem dhe u ngjitëm nëpër rrugën e Bashanit; dhe Ogu, mbret i Bashanit, me gjithë njerëzit e tij, na doli kundër për t`u ndeshur në Edrej.

alb@Deuteronomy:3:2 @ Por Zoti më tha: "Mos ki frikë nga ai, sepse unë do ta jap atë në duart e tua, tërë njerëzit e tij dhe vendin e tij; do t`i bësh atij atë që i bëre Sihonit, mbretit të Amorejve, që banonte në Heshbon".

alb@Deuteronomy:3:3 @ Kështu Zoti, Perëndia ynë, na dha në dorë edhe Ogun, mbretin e Bashanit, me gjithë njerëzit e tij; dhe ne e mundëm atë pa lënë gjallë asnjë.

alb@Deuteronomy:3:4 @ Në atë kohë pushtuam tërë qytetet e tij; nuk pati qytet që nuk ra në dorën tonë: gjashtëdhjetë qytete, tërë krahina e Argobit, mbretëria e Ogut në Bashan.

alb@Deuteronomy:3:5 @ Tërë këto qytete ishin të fortifikuara me mure të larta, porta dhe shufra hekuri, pa llogaritur një numër të madh fshatrash.

alb@Deuteronomy:3:6 @ Ne vendosëm t`i shfarosim, ashtu si kishim vepruar me Sihonin, mbretin e Heshbonit, duke shkatërruar plotësisht tërë qytetet, duke shfarosur burrat, gratë dhe fëmijët.

alb@Deuteronomy:3:7 @ Por mbajtëm si plaçkë tërë bagëtinë dhe plaçkat e qyteteve të tyre.

alb@Deuteronomy:3:11 @ Sepse Ogu, mbret i Bashanit, ishte i vetmi që kishte mbetur gjallë nga fisi i gjigantëve. Ja, shtratin i tij ishte një shtrat prej hekuri (a nuk ndodhet sot ndofta në Rabah të Amonitëve?). Ai është i gjatë nëntë kubitë dhe i gjerë katër kubitë, simbas kubitit të njeriut.

alb@Deuteronomy:3:12 @ Në atë kohë ne pushtuam këtë vend; unë u dhashë Rubenitëve dhe Gaditëve territorin e Aroerit, gjatë përroit Arnon deri në gjysmën e krahinës malore të Galaadit së bashku me qytetet e tij;

alb@Deuteronomy:3:14 @ Jairi, bir i Manasit, mori tërë krahinën e Argobit, deri në kufijtë e Geshuritëve dhe të Maakathitëve; dhe u vuri emrin e tij lagjeve të Bashanit, që edhe sot quhen qytetet e Jairit).

alb@Deuteronomy:3:17 @ dhe Arabahun, me Jordanin si kufi, nga Kinerethi deri në bregun lindor të detit të Arabahut poshtë shpatëve të Pisgahut.

alb@Deuteronomy:3:18 @ Në atë kohë unë ju dhashë këtë urdhër, duke thënë: "Zoti, Perëndia juaj, ju ka dhënë këtë vend që ta zotëroni. Ju të gjithë, njerëz trima, do të kaloni Jordanin të armatosur, në krye të bijve të Izraelit, të vëllezërve tuaj.

alb@Deuteronomy:3:19 @ Por bashkëshortet tuaja, të vegjëlit dhe bagëtia juaj (e di që keni shumë bagëti) do të mbeten në qytetet që ju kam dhënë,

alb@Deuteronomy:3:20 @ për deri sa Zoti t`i lërë vëllezërit tuaj të çlodhen, ashtu siç bëri me juve, dhe të shtien edhe ata në dorë vendin që Zoti, Perëndia juaj, u jep atyre matanë Jordanit. Pastaj secili ka për t`u kthyer në trashëgiminë që ju dhashë".

alb@Deuteronomy:3:21 @ Në atë kohë urdhërova gjithashtu Jozueun, duke thënë: "Sytë e tu kanë parë të gjitha ato që Zoti, Perëndia juaj, u ka bërë këtyre dy mbretërve; në të njëjtën mënyrë do të veprojë Zoti në të gjitha mbretëritë që do të përshkosh.

alb@Deuteronomy:3:22 @ Mos kini frikë prej tyre, sepse Zoti, Perëndia juaj, ka për të luftuar ai vetë për ju".

alb@Deuteronomy:3:23 @ Në të njëjtën kohë unë iu luta Zotit, duke i thënë:

alb@Deuteronomy:3:24 @ O Zot, O Zot, ti ke filluar t`i tregosh shërbëtorit tënd madhështinë tënde dhe dorën e fuqishme që ke; sepse cila është perëndia në qiell apo në tokë që mund të kryejë vepra dhe mrekulli si ato që bën ti?

alb@Deuteronomy:3:25 @ Prandaj më ler të kaloj Jordanin për të parë vendin e bukur që është matanë tij, krahinën e bukur malore dhe Libanin".

alb@Deuteronomy:3:26 @ Por Zoti u zemërua me mua, për shkakun tuaj, dhe nuk e plotësoi dëshirën time. Kështu Zoti më tha: "Mjaft me kaq; mos më fol më për këtë gjë.

alb@Deuteronomy:3:27 @ Ngjitu në majën e Pisgahut, hidh sytë nga perëndimi, nga veriu, nga jugu dhe nga lindja dhe sodit me sytë e tu, sepse ti nuk do ta kalosh këtë Jordan.

alb@Deuteronomy:3:28 @ Por jepi urdhër Jozueut, përforcoje dhe jepi zemër, sepse ai do ta kalojë Jordanin në krye të këtij populli dhe do ta bëjë Izraelin zot të vendit që ke për të parë".

alb@Deuteronomy:4:1 @ "Tani, pra, o Izrael, dëgjo statutet dhe dekretet që po ju mësoj, që t`i zbatoni në praktikë, të jetoni dhe të shtini në dorë vendin që Zoti, Perëndia i etërve tuaj, ju jep.

alb@Deuteronomy:4:2 @ Nuk do t`i shtoni asgjë atyre që unë ju urdhëroj dhe nuk do t`u hiqni asgjë, por zotohuni të zbatoni urdhrat e Zotit, Perëndisë tuaj, që unë ju porosis.

alb@Deuteronomy:4:3 @ Sytë tuaj panë atë që Zoti bëri në Baal-Peor; sepse Zoti, Perëndia juaj, shkatërroi para jush të gjithë ata që kishin shkuar pas Baal-Peorit;

alb@Deuteronomy:4:4 @ por ju që i qëndruat besnikë Zotit, Perëndisë tuaj, sot jeni të gjithë të gjallë.

alb@Deuteronomy:4:5 @ Ja, unë ju mësova statutet dhe dekretet, ashtu si Zoti, Perëndia im, më ka urdhëruar, me qëllim që t`i zbatoni në vendin në të cilin po hyni për ta shtënë në dorë.

alb@Deuteronomy:4:6 @ Do t`i respektoni, pra, dhe do t`i zbatoni në praktikë; sepse kjo do të jetë dituria dhe zgjuarsia juaj në sytë e popujve, të cilët, duke dëgjuar të flitet për të gjitha këto statute, kanë për të thënë: "Ky komb i madh është një popull i ditur dhe i zgjuar!".

alb@Deuteronomy:4:7 @ Cili komb i madh ka në fakt Perëndinë aq pranë vetes, si Zotin Perëndinë tonë, që është pranë nesh sa herë e kërkojmë?

alb@Deuteronomy:4:9 @ Vetëm kini kujdes për veten tuaj dhe tregohuni të zellshëm për shpirtin tuaj, në mënyrë që të mos harroni gjërat që sytë tuaj kanë parë dhe këto të mos largohen nga zemra juaj për të gjitha ditët e jetës suaj. Por ua mësoni bijve tuaj dhe bijve të bijve tuaj,

alb@Deuteronomy:4:10 @ veçanërisht për ditën gjatë së cilës jeni paraqitur para Zotit, Perëndisë tuaj në Horeb, kur Zoti më tha: "Më mblidh popullin dhe ai të dëgjojë fjalët e mia, që të mësojnë të më kenë frikë gjatë të gjitha ditëve që do të jetojnë mbi tokë dhe t`ua mësojnë bijve të tyre"

alb@Deuteronomy:4:12 @ Dhe Zoti ju foli nga mesi i zjarrit; ju dëgjuat tingëllimin e fjalëve, por nuk patë asnjë figurë; dëgjuat vetëm një zë.

alb@Deuteronomy:4:13 @ Kështu ai ju shpalli besëlidhjen e tij, që ju porositi të respektoni, domethënë të dhjetë urdhërimet; dhe i shkroi mbi dy pllaka prej guri.

alb@Deuteronomy:4:14 @ Dhe mua, në atë kohë, Zoti më urdhëroi t`ju mësoj statutet dhe dekretet, që t`i zbatoni në vendin ku jeni duke hyrë për t`u bërë zotër të tij.

alb@Deuteronomy:4:15 @ Me qenë, pra se nuk patë asnjë figurë ditën që Zoti ju foli në Horeb nga mesi i zjarrit, tregoni kujdes të veçantë për shpirtërat tuaja,

alb@Deuteronomy:4:19 @ sepse duke ngritur sytë në qiell dhe duke parë diellin, hënën, yjet, të tëra, domethënë tërë ushtrinë qiellore, ti të mos nxitesh të biesh përmbys përpara këtyre gjërave dhe t`u shërbesh, gjërave që Zoti, Perëndia yt, u ka dhënë tërë popujve që ndodhen nën të gjithë qiejtë;

alb@Deuteronomy:4:20 @ por Zoti ju mori dhe ju nxori nga furra e hekurt, nga Egjipti, për të qenë populli i tij, trashëgimia e tij, ashtu siç jeni sot.

alb@Deuteronomy:4:21 @ Zoti u zemërua me mua për shkakun tuaj, dhe u betua që nuk do ta kaloja Jordanin dhe nuk do të hyja në vendin e mirë që Zoti, Perëndia yt, të jep si trashëgimi.

alb@Deuteronomy:4:22 @ Kështu unë do të vdes në këtë vend pa kaluar Jordanin; ju do ta kaloni dhe do të shtini në dorë atë vend të mirë.

alb@Deuteronomy:4:23 @ Ruhuni se harroni besëlidhjen që Zoti, Perëndia juaj, ka lidhur me ju, dhe bëni ndonjë shëmbëlltyrë të gdhendur në trajtën e çfarëdo gjëje që Zoti, Perëndia yt, e ka ndaluar.

alb@Deuteronomy:4:24 @ Sepse Zoti, Perëndia yt, është një zjarr që të konsumon, një Zot ziliqar.

alb@Deuteronomy:4:25 @ Kur të kesh pjellë bij dhe bij të bijve të tu, dhe të keni banuar për një kohë të gjatë në atë vend, në rast se shthureni dhe sajoni shëmbëlltyra të gdhendura në trajtën e çfarëdo gjëje, dhe bëni të keqen në sytë e Zotit, Perëndisë tuaj, për ta ngacmuar,

alb@Deuteronomy:4:26 @ unë thërres sot për të dëshmuar kundër jush qiellin dhe tokën, se ju do të zhdukeni shpejt plotësisht nga vendi ku shkoni për t`u bërë zotër të tij, duke kaluar Jordanin. Ju atje nuk do t`i zgjatni ditët tuaja, por do të shkatërroheni plotësisht.

alb@Deuteronomy:4:27 @ Dhe Zoti do t`ju shpërndajë midis popujve, dhe nuk do të mbetet nga ju veçse një numër i vogël njerëzish midis kombeve ku do t`ju çojë Zoti.

alb@Deuteronomy:4:29 @ Por aty do të kërkosh Zotin, Perëndinë tënd; dhe do ta gjesh, në rast se do ta kërkosh me gjithë zemër dhe me gjithë shpirt.

alb@Deuteronomy:4:30 @ Kur do të jesh në ankth dhe do të kenë ndodhur tërë këto gjëra, në kohën e fundit, do të kthehesh tek Zoti, Perëndia yt, dhe do ta dëgjosh zërin e tij;

alb@Deuteronomy:4:31 @ (sepse Zoti, Perëndia yt, është një Zot mëshirëplotë); ai nuk të ka braktisur dhe nuk do të të shkatërrojë, nuk do të harrojë besëlidhjen për të cilën iu betua etërve të tu.

alb@Deuteronomy:4:32 @ Pyet gjithashtu kohërat e lashta, që kanë qenë para teje, nga dita që Perëndia krijoi njeriun në tokë, dhe pyet nga një anë e qiellit në tjetrën në se ka pasur ndonjë herë një gjë aq të madhe si kjo ose në se është dëgjuar një gjë e tillë si kjo.

alb@Deuteronomy:4:33 @ A ka pasur vallë ndonjë popull që të ketë dëgjuar zërin e Perëndisë të flasë nga mesi i zjarrit, siç e dëgjove ti, dhe të ketë mbetur gjallë?

alb@Deuteronomy:4:34 @ A ka pasur vallë ndonjë Perëndi që ka provuar të shkojë e të marrë për vete një komb në mes të një kombi tjetër me anë provash, shenjash, mrekullish dhe betejash, me dorë të fuqishme, me krahë të shtrirë dhe me ankthe të mëdha terrori, siç bëri për ju Zoti, Perëndia juaj, në Egjipt para syve tuaj?

alb@Deuteronomy:4:35 @ Të tëra këto të janë treguar, në mënyrë që të pranosh se Zoti është Perëndi dhe që nuk ka asnjë tjetër veç tij.

alb@Deuteronomy:4:36 @ Nga qielli bëri që të dëgjosh zërin e tij që të të mësojë; dhe mbi tokë të bëri të shikosh zjarrin e tij të madh dhe dëgjove fjalët e tij në mes të zjarrit.

alb@Deuteronomy:4:37 @ Dhe nga që i deshi etërit e tu, ai zgjodhi pasardhësit e tyre dhe i nxori nga Egjipti në prani të tij, me anë të fuqisë së tij të madhe.

alb@Deuteronomy:4:38 @ duke dëbuar para teje kombe më të mëdha dhe më të fuqishme se ti, me qëllim që ti të hyje dhe ta merrje si trashëgimi vendin e tyre.

alb@Deuteronomy:4:39 @ Mëso, pra, sonte dhe mbaje në zemrën tënde që Zoti është Perëndi atje lart në qiejt dhe këtu poshtë në tokë, dhe se nuk ka asnjë tjetër.

alb@Deuteronomy:4:40 @ Respekto pra statutet dhe urdhërimet e tij që unë po të jap sot, që të jetosh në begati ti dhe bijtë e tu mbas teje dhe të zgjatësh ditët e tua në vendin që Zoti, Perëndiai yt, po të jep për gjithnjë".

alb@Deuteronomy:4:41 @ Atëherë Moisiu veçoi tri qytete matanë Jordanit, në drejtim të lindjes,

alb@Deuteronomy:4:42 @ në të cilët mund të strehohej vrasësi që kishte vrarë të afërmin e tij padashur, pa e urryer më parë, dhe me qëllim që të ruante jetën e tij duke u strehuar në njerin prej këtyre qyteteve:

alb@Deuteronomy:4:43 @ Betseri në shkretëtirën e krahinës fushore për Rubenitët, Ramothi në Galaad për Gaditët dhe Golani në Bashan për Manasitët.

alb@Deuteronomy:4:44 @ Ky është ligji që Moisiu u paraqiti bijve të Izraelit.

alb@Deuteronomy:4:45 @ Këto janë regullat, statutet dhe dekretet që Moisiu u dha bijve të Izraelit kur dolën nga Egjipti,

alb@Deuteronomy:4:46 @ matanë Jordanit, në luginën përballë Beth-Peorit, në vendin e Sihonit, mbretit të Amorejve, që banonte në Heshbon, dhe që Moisiu dhe bijtë e Izraelit i mundën kur dolën nga Egjipti.

alb@Deuteronomy:4:47 @ Ata shtinë në dorë vendin e tij dhe vendin e Ogut, mbretit të Balshanit, dy mbretër të Amorejve, që banonin matanë Jordanit, në drejtim të lindjes,

alb@Deuteronomy:4:49 @ bashkë me gjithë fushën matanë Jordanit, në drejtim të lindjes, deri në detin e Arabahut, poshtë shpateve të Pisgahut.

alb@Deuteronomy:5:1 @ Moisiu mblodhi tërë Izraelin dhe i tha: "Dëgjo, Izrael, statutet dhe dekretet që unë shpall sot në veshët e tu me qëllim që ti t`i mësosh dhe të zotohesh t`i zbatosh.

alb@Deuteronomy:5:2 @ Zoti, Perëndia ynë, lidhi një besëlidhje me ne në Horeb.

alb@Deuteronomy:5:3 @ Zoti e lidhi këtë besëlidhje jo me etërit tanë, por me ne që jemi këtu të gjithë të gjallë.

alb@Deuteronomy:5:4 @ Zoti ju foli në sy në mal, nga mesi i zjarrit.

alb@Deuteronomy:5:5 @ Unë ndodhesha atëherë midis Zotit dhe jush për t`ju referuar fjalën e tij, sepse ju patët frikë nga zjarri dhe nuk u ngjitët në mal. Ai tha:

alb@Deuteronomy:5:6 @ "Unë jam Zoti, Perëndia yt, që të ka nxjerrë nga vendi i Egjiptit, nga shtëpia e skllavërisë.

alb@Deuteronomy:5:9 @ Nuk do të biesh përmbys para tyre dhe nuk do t`u shërbesh, sepse unë, Zoti, Perëndia yt, jam një Perëndi xhelos që dënon paudhësinë e etërve ndaj bijve deri në brezin e tretë dhe të katërt të atyre që më urrejnë,

alb@Deuteronomy:5:11 @ Nuk do ta përdorësh më kot emrin e Zotit, Perëndisë tënd, sepse Zoti nuk ka për ta lënë të padënuar atë që përdor emrin e tij kot.

alb@Deuteronomy:5:12 @ Respekto ditën e shtunë për të shenjtëruar, ashtu siç të ka porositur Zoti, Perëndia yt

alb@Deuteronomy:5:14 @ por dita e shtatë është e shtuna, e shenjtë për Zotin, Perëndinë tënd; nuk do të bësh gjatë kësaj dite asnjë punë, as ti, as biri yt, as bija jote, as shërbëtori, as shërbëtorja, as kau, as gomari, asnjë nga kafshët e tua, dhe të huajt që ndodhen brenda portave të shtëpisë sate, me qëllim që shërbëtori dhe shërbëtorja jote të çlodhen si ti.

alb@Deuteronomy:5:15 @ Dhe mos harro që ke qenë skllav në vendin e Egjiptit dhe që Zoti, Perëndia yt, të nxori që andej me një dorë të fuqishme dhe vepruese; prandaj Zoti, Perëndia yt, të urdhëron të respektosh ditën e shtunë.

alb@Deuteronomy:5:16 @ Do të nderosh atin dhe nënën tënde ashtu si të ka urdhëruar Zoti, Perëndia yt, që të jetosh gjatë dhe të gëzosh begatinë në tokën që Zoti, Perëndia yt, po të jep.

alb@Deuteronomy:5:21 @ Nuk do të dëshirosh gruan e të afërmit tënd, nuk do të dëshirosh shtëpinë e të afërmit tënd, as arën, as shërbëtorin, as shërbëtoren, as kaun, as gomarin dhe asnjë send që janë pronë e tij".

alb@Deuteronomy:5:22 @ Këto fjalë tha Zoti përpara tërë asamblesë tuaj, nga mesi i zjarrit, të resë dhe të errësirës së dendur, me zë të fortë; dhe nuk shtoi tjetër. I shkroi mbi dy pllaka prej guri dhe mi dha mua.

alb@Deuteronomy:5:24 @ dhe thatë: "Ja, Zoti, Perëndia ynë, na tregoi lavdinë dhe madhërinë e tij, dhe ne dëgjuam zërin e tij nga mesi i zjarrit; sot kemi parë që Perëndia mund të flasë me njeriun dhe ky të mbetet i gjallë.

alb@Deuteronomy:5:25 @ Po pse duhet të vdesim? Ky zjarr i madh në të vërtetë do të na gllabërojë; në rast se vazhdojmë të dëgjojmë akoma zërin e Zotit, të Perëndisë tonë, ne kemi për të vdekur.

alb@Deuteronomy:5:27 @ Afrohu ti dhe dëgjo të gjitha ato që Zoti, Perëndia ynë, do të të thotë, dhe ne do ta dëgjojmë dhe do të bëjmë ato që kërkon ai".

alb@Deuteronomy:5:28 @ Zoti dëgjoi tingullin e fjalëve tuaja ndërsa më flisnit; kështu Zoti më tha: "Unë dëgjova tingullin e fjalëve që ky popull të drejtoi; çdo gjë që ata thanë është mirë.

alb@Deuteronomy:5:29 @ Ah, sikur të kishin gjithnjë një zemër të tillë, të më kishin frikë dhe të respektonin tërë urdhërimet e mia, që të rronin gjithnjë në begati ata dhe bijtë e tyre!

alb@Deuteronomy:5:31 @ Por ti qëndro këtu me mua dhe unë do të të tregoj tërë urdhërimet, tërë statutet dhe dekretet që do t`u mësosh atyre, me qëllim që t`i zbatojnë në vendin që unë po u jap si trashëgimi".

alb@Deuteronomy:5:32 @ Kini pra kujdes të bëni atë që Zoti, Perëndia juaj, ju ka urdhëruar; mos u shmangni as djathtas, as majtas;

alb@Deuteronomy:5:33 @ ecni të tërë në rrugën që Zoti, Perëndia juaj, ju ka caktuar, që të jetoni, të keni mbarësi dhe të zgjatni ditët tuaja në vendin që do të pushtoni".

alb@Deuteronomy:6:1 @ Ky është urdhërimi, statutet dhe dekretet që Zoti, Perëndia juaj, ka urdhëruar t`ju mësojë, për t`i zbatuar në vendin në të cilin po hyni për ta marrë në zotërim;

alb@Deuteronomy:6:2 @ me qëllim që ti të kesh frikë nga Zoti, Perëndia yt, të respektosh gjatë gjithë ditëve të jetës sate, ti, yt bir dhe djali i birit tënd, të tëra statutet dhe të gjitha urdhërimet e tij që unë po të jap, dhe me qëllim që ditët e jetës sate të zgjaten.

alb@Deuteronomy:6:3 @ Dëgjo, pra, Izrael, dhe ki kujdes t`i zbatosh në praktikë, me qëllim që të njohësh begatinë dhe të shumëzohesh me të madhe në vendin ku rrjedh qumësht dhe mjalt, ashtu si të ka thënë Zoti, Perëndia i etërve të tu.

alb@Deuteronomy:6:4 @ Dëgjo, Izrael, Zoti, Perëndia ynë, është një i vetëm.

alb@Deuteronomy:6:5 @ Ti do ta duash, pra, Zotin, Perëndinë tënd, me gjithë zemër, me gjithë shpirt dhe me tërë forcën tënde.

alb@Deuteronomy:6:10 @ Kur pastaj Zoti, Perëndia yt, do të të fusë në vendin për të cilin iu betua etërve të tu, Abrahamit, Isakut dhe Jakobit, të të japë qytete të mëdha dhe të bukura që ti nuk i ke ndërtuar,

alb@Deuteronomy:6:11 @ dhe shtëpi plot me të mira që ti nuk i ke mbushur, puse të çelur që ti nuk i ke gërmuar, vreshta dhe ullishte që ti nuk i ke mbjellë; kur të kesh ngrënë dhe të jesh ngopur,

alb@Deuteronomy:6:12 @ ki kujdes të mos harrosh Zotin që të nxori nga vendi i Egjiptit, nga shtëpia e skllavërisë.

alb@Deuteronomy:6:13 @ Do të kesh frikë nga Zoti, Perëndia yt, do t`i shërbesh dhe do të betohesh për emrin e tij.

alb@Deuteronomy:6:15 @ (sepse Zoti, Perëndia yt, që ndodhet në mes teje, është një Perëndi ziliqar); përndryshe zemërimi i Zotit, Perëndisë tënd, do të ndizej kundër teje dhe do të bënte që ti të zhdukesh nga faqja e dheut.

alb@Deuteronomy:6:16 @ Nuk do të tundoni Zotin, ashtu si u përpoqët në Masa.

alb@Deuteronomy:6:17 @ Do të respektoni me kujdes urdhërimet e Zotit, Perëndisë tuaj, rregullat dhe statutet e tij që ai ju ka urdhëruar.

alb@Deuteronomy:6:18 @ Prandaj do të bësh atë që është e drejtë dhe e mirë në sytë e Zotit, që ti të përparosh dhe të hysh e të pushtosh vendin e mirë që Zoti iu betua t`u japë etërve të tu,

alb@Deuteronomy:6:19 @ duke dëbuar tërë armiqtë e tu, ashtu siç kishte premtuar Zoti.

alb@Deuteronomy:6:20 @ Kur në të ardhmen biri yt do të të pyesë: "Çfarë kuptimi kanë këto rregulla, statute dhe dekrete, që Zoti, Perëndia ynë, ju ka urdhëruar?",

alb@Deuteronomy:6:21 @ ti do t`i përgjigjesh birit tënd: "Ishim skllevër të Faraonit në Egjipt dhe Zoti na nxori nga Egjipti me një dorë të fuqishme

alb@Deuteronomy:6:22 @ Përveç kësaj Zoti veproi para syve tona, kreu mrekulli të mëdha dhe të tmerrshme kundër Egjiptit, Faraonit dhe gjithë shtëpisë së tij.

alb@Deuteronomy:6:24 @ Kështu Zoti na urdhëroi të zbatonim në praktikë të gjitha këto statute duke pasur frikë nga Zoti, Perëndia ynë, që të kemi gjithnjë mirëqënie dhe që ai të na mbante të gjallë, siç po ndodh tani.

alb@Deuteronomy:6:25 @ Dhe kjo do të jetë drejtësia jonë në rast se kujdesemi të zbatojmë në praktikë tërë urdhërimet e Zotit, Perëndisë tonë, ashtu siç na ka urdhëruar"".

alb@Deuteronomy:7:1 @ "Kur Zoti, Perëndia yt, do të të fusë në vendin ku ti po hyn për ta zotëruar atë, dhe kur të ketë dëbuar para teje shumë kombe: Hitejtë, Girgashejtë, Amorejtë, Kananejtë, Perezejtë, Hivejtë dhe Gebusejtë,

alb@Deuteronomy:7:2 @ dhe kur Zoti, Perëndia yt, t`i ketë lënë në pushtetin tënd, ti do t`i mundësh dhe do të vendosësh shfarosjen e tyre, nuk do të bësh asnjë aleancë me ta dhe nuk do të tregosh asnjë mëshirë ndaj tyre.

alb@Deuteronomy:7:4 @ sepse do t`i largonin bijtë e tu nga unë për t`u shërbyer perëndive të tjera, dhe zemërimi i Zotit do të ndizej kundër jush dhe do t`ju shkatërronte menjëherë.

alb@Deuteronomy:7:6 @ Me qenë se ti je një popull që je shenjtëruar tek Zoti, Perëndia yt; Zoti, Perëndia yt, të ka zgjedhur për të qenë thesari i tij i veçantë midis tërë popujve që ndodhen mbi faqen e dheut.

alb@Deuteronomy:7:7 @ Zoti nuk e ka vënë dashurinë e tij mbi ju, as nuk ju ka zgjedhur, sepse nuk ishit më të shumtë nga asnjë popull tjetër; ju ishit në fakt më i vogli i të gjithë popujve;

alb@Deuteronomy:7:8 @ por sepse Zoti ju do dhe ka dashuri të mbajë betimin që u ka bërë etërve tuaj, ai ju nxori me një dorë të fuqishme dhe ju shpëtoi nga shtëpia e skllavërisë, nga dora e Faraonit, mbretit të Egjiptit.

alb@Deuteronomy:7:9 @ Prano, pra, që Zoti, Perëndia yt, është Perëndia, Perëndia besnik që respekton besëlidhjen e tij dhe tregohet i mbarë deri në brezin e njëmijtë ndaj atyre që e duan dhe që zbatojnë urdhërimet e tij,

alb@Deuteronomy:7:11 @ Prandaj respekto urdhërimet, statutet dhe dekretet që po të jap sot, duke i zbatuar në praktikë.

alb@Deuteronomy:7:12 @ Kështu, në rast se ju keni parasysh këto ligje, i respektoni dhe i zbatoni në praktikë, Zoti, Perëndia juaj, do ta mbajë besëlidhjen me ju dhe dashamirësinë për të cilën u është betuar etërve tuaj.

alb@Deuteronomy:7:13 @ Ai do të të dojë, do të të bekojë dhe do të të shumëzojë, do të bekojë frytin e gjiut tënd dhe frytin e tokës sate, grurin tënd, mushtin dhe vajin tënd, pjelljet e lopëve dhe të deleve të tua në vendin që u betua t`u japë etërve të tu.

alb@Deuteronomy:7:14 @ Ti do të jesh më i bekuari i të gjithë popujve dhe nuk do të ketë midis teje asnjë burrë apo grua shterpë, as edhe midis bagëtisë sate.

alb@Deuteronomy:7:15 @ Zoti do të largojë nga ti çfarëdo lloj sëmundje, nuk do të dërgojë mbi ty asnjë të keqe vdekjeprurëse të Egjiptit që ke njohur, por do t`i dërgojë mbi të gjithë ata që të urrejnë.

alb@Deuteronomy:7:16 @ Do të shfarosësh, pra, të gjithë popujt që Zoti, Perëndia yt, po të jep në pushtetin tënd; syri yt nuk duhet të ketë mëshirë për ta dhe mos u shërbe perëndive të tyre, sepse ky do të ishte një kurth për ty

alb@Deuteronomy:7:18 @ Mos ki frikë prej tyre, por kujto atë që Zoti, Perëndia yt, i bëri Faraonit dhe të gjithë Egjiptasve;

alb@Deuteronomy:7:19 @ kujto provat e mëdha që pe me sytë e tu, shenjat dhe mrekullitë e dorës së fuqishme dhe të krahut të shtrirë me të cilët Zoti, Perëndia yt, të nxori nga Egjipti; kështu do të veprojë Zoti, Perëndia yt, me të gjithë popujt nga të cilët ke frikë.

alb@Deuteronomy:7:20 @ Përveç kësaj, Zoti, Perëndia yt, do të çojë kundër tyre grerat, deri sa ata që kanë mbetur dhe ata që janë fshehur nga frika jote të kenë vdekur.

alb@Deuteronomy:7:21 @ Mos ki frikë prej tyre, sepse Zoti, Perëndia yt, është në mes jush, një Perëndi i madh dhe i tmerrshëm.

alb@Deuteronomy:7:22 @ Zoti, Perëndia yt, do t`i dëbojë pak e nga pak këto kombe para teje; ti nuk do të arrish t`i zhdukësh menjëherë, sepse përndryshe bishat e fushës do të shtoheshin shumë kundër teje;

alb@Deuteronomy:7:23 @ por Zoti, Perëndia yt, do t`i vërë nën pushtetin tënd, dhe do t`i hutojë shumë deri sa të shfarosen.

alb@Deuteronomy:7:24 @ Do të japë në duart e tua mbretërit e tyre dhe ti do të zhdukësh emrat e tyre nën qiejtë; askush nuk mund të rezistojë para teje, deri sa t`i kesh shfarosur.

alb@Deuteronomy:7:25 @ Do t`u vësh flakën shëmbëlltyrave të gdhendura të perëndive të tyre; nuk do të dëshirosh arin dhe argjendin që ndodhet mbi to dhe nuk do ta marrësh për vete, përndryshe do të biesh në kurth, sepse kjo është një gjë e neveritshme për Zotin, Perëndinë tënd;

alb@Deuteronomy:8:1 @ "Kini kujdes të zbatoni në praktikë të gjitha urdhërimet që po ju jap sot, me qëllim që të jetoni, të shumëzoheni dhe të pushtoni vendin që Zoti u betua t`u japë etërve tuaj.

alb@Deuteronomy:8:2 @ Kujto gjithë rrugën që Zoti, Perëndia yt, të ka bërë të përshkosh në këtë dyzetë vjet në shkretëtirë që ti të ulësh kokën dhe të vihesh në provë, për të ditur çfarë kishte në zemrën tënde dhe në se do të respektoje apo jo urdhërimet e tij.

alb@Deuteronomy:8:3 @ Kështu, pra, ai të bëri të ulesh kokën, të provosh urinë, pastaj të ka ushqyer me manna që ti nuk e njihje dhe as etërit e tu s`e kishin njohur kurrë, me qellim që ti të kuptosh se njeriu nuk rron vetëm me bukë, por rron me çdo fjalë që del nga goja e Zotit.

alb@Deuteronomy:8:5 @ Prano, pra, në zemrën tënde se, ashtu si njeriu korigjon birin e vet, ashtu Zoti Perëndia, yt, të korigjon ty.

alb@Deuteronomy:8:6 @ Prandaj zbato urdhërimet e Perëndisë, të Zotit tënd, duke ecur në rrugët e tij dhe duke ia pasur frikën;

alb@Deuteronomy:8:7 @ sepse, Zoti Perëndia yt, po të bën të hysh në një vend të mirë, një vend me rrjedha uji e me burime që dalin nga luginat dhe nga malet;

alb@Deuteronomy:8:10 @ Do të hash, pra, dhe do të ngopesh, dhe do të bekosh, Zotin Perëndinë tënd, për shkak të vendit të bukur që të ka dhënë.

alb@Deuteronomy:8:11 @ Ruhu mirë të mos harrosh Zotin, Perëndinë tënd, duke shtuar për të mos zbatuar urdhërimet e tij, dekretet e tij, statutet e tij që sot do të japë;

alb@Deuteronomy:8:13 @ pasi të kesh parë të shtohet bagëtia jote e trashë dhe e imët të shtohet, argjendi dhe ari yt, dhe të rriten tërë të mirat e tua,

alb@Deuteronomy:8:14 @ zemra jote të lartohet dhe ti të harrosh Zotin, Perëndinë tënd, që të nxori nga vendi i Egjiptit, nga shtëpia e skllavërisë;

alb@Deuteronomy:8:15 @ që të ka sjellë nëpër këtë shkretëtirë të madhe dhe të tmerrshme, vend gjarprinjsh veprues dhe akrepash, tokë e thatë pa ujë; që nxori ujë për ty nga shkëmbijtë shumë të fortë;

alb@Deuteronomy:8:16 @ dhe që në shkretëtirë të ka ushqyer me manë të cilën etërit e tu nuk e njihnin, për të të përulur dhe për të të vënë në provë dhe së fundi për të të bërë të mirë.

alb@Deuteronomy:8:18 @ Por kujto Zotin, Perëndinë tënd, sepse ai të jep forcën për të fituar pasuri, për të ruajtur besëlidhjen për të cilën Ai iu betua etërve të tu, ashtu siç është në fuqi sot

alb@Deuteronomy:8:19 @ Por në qoftë se ti harron Zotin, Perëndinë tënd, për të shkuar pas perëndive të tjera dhe për t`u shërbyer dhe për të rënë përmbys para tyre, unë sot shpall solemnisht para jush se do të vdisni me siguri.

alb@Deuteronomy:8:20 @ Do të vdisni si kombet që Zoti zhduk para jush, sepse nuk e keni dëgjuar zërin e Zotit, Perëndisë tuaj".

alb@Deuteronomy:9:1 @ "Dëgjo, o Izrael! Sot ti do të kalosh Jordanin për të hyrë dhe për të pushtuar kombe më të mëdha dhe më të fuqishme se ti, qytete të mëdha dhe të fortifikuara deri në qiell,

alb@Deuteronomy:9:2 @ një popull të madh dhe me shtat të lartë, pasardhësit e Anakimëve që ti i njeh, dhe për të cilët ke dëgjuar të thonë: "Kush mund t`i përballojë pasardhësit e Anakut?".

alb@Deuteronomy:9:3 @ Dije, pra, që sot Zoti, Perëndia yt, është ai që do të marshojë para teje si një zjarr gllabërues; ai do t`i shkatërrojë dhe do t`i rrëzojë para teje; kështu ti do t`i përzësh dhe do t`i vrasësh shpejt, ashtu si të ka thënë Zoti.

alb@Deuteronomy:9:4 @ Kur Zoti, Perëndia yt, do t`i ketë dëbuar para teje, mos thuaj në zemrën tënde: "Éshtë për shkak të drejtësisë sime që Zoti më dha në zotërim këtë vend". Éshtë përkundrazi ligësia e këtyre kombeve që e shtyu Zotin t`i dëbojë para teje.

alb@Deuteronomy:9:5 @ Jo, nuk është as nga drejtësia jote as nga ndershmëria e zemrës sate, që ti hyn për të pushtuar vendin e tyre, por nga ligësia e këtyre kombeve që Zoti, Perëndia yt, po i dëbon para teje, dhe për të mbajtur fjalën e dhënë etërve të tu, Abrahamit, Isakut dhe Jakobit.

alb@Deuteronomy:9:6 @ Dije, pra, që nuk është për shkak të drejtësisë sate që Zoti, Perëndia yt, të jep në zotërim këtë vend të mirë, sepse ti je një popull kokëfortë.

alb@Deuteronomy:9:7 @ Kujtohu dhe mos harro si e ke provokuar zemërimin e Zotit, Perëndisë tënd, në shkretëtirë. Prej ditës që keni dalë nga vendi i Egjiptit, deri në arritjen në këtë vend, keni mbajtur një qëndrim prej rebeli, ndaj Zotit.

alb@Deuteronomy:9:8 @ Edhe në Horeb provokuat zemërimin e Zotit; dhe Zoti u zemërua kundër jush aq sa donte t`ju shkatërronte.

alb@Deuteronomy:9:9 @ Kur u ngjita në mal për të marrë pllakat prej guri, pllakat e besëlidhjes që Zoti kishte lidhur me ju, unë mbeta në mal dyzet ditë dhe dyzet net, pa ngrënë bukë dhe pa pirë ujë,

alb@Deuteronomy:9:10 @ dhe Zoti më dha dy pllaka guri, të shkruara me gishtin e Perëndisë, mbi të cilat ishin tërë fjalët që Zoti ju kishte thënë në mal, në mes të zjarrit, ditën e asamblesë.

alb@Deuteronomy:9:11 @ Dhe pas dyzet ditëve dhe dyzet netve Zoti më dha dy pllaka prej guri, pllakat e besëlidhjes.

alb@Deuteronomy:9:12 @ Pastaj Zoti më tha: "Çohu, zbrit me të shpejtë që këtej, sepse populli yt që ti nxore nga Egjipti është shthurur; kanë devijuar shpejt nga rruga që unë u kisha urdhëruar atyre të ndiqnin dhe kanë krijuar një shëmbëlltyrë prej metali të shkrirë".

alb@Deuteronomy:9:13 @ Zoti më foli akoma, duke thënë: "Unë e pashë këtë popull; ja ai është një popull kokëfortë;

alb@Deuteronomy:9:14 @ lë që ta shkatërroj dhe të fshij emrin e tij nën qiejt, dhe do të të bëj ty një komb më të fuqishëm dhe më të madh se ai".

alb@Deuteronomy:9:16 @ Shikova, dhe ja, ju kishit mëkatuar kundër Zotit, Perëndisë tuaj, dhe kishit bërë një viç prej metali të shkrirë. Kishit lënë shumë shpejt rrugën që Zoti ju kishte urdhëruar të ndiqnit.

alb@Deuteronomy:9:18 @ Pastaj u shtriva përpara Zotit, si herën e parë, dyzet ditë dhe dyzet net me radhë; nuk hëngra bukë as piva ujë për shkak të mëkateve që kishit kryer, duke bërë atë që është e keqe për sytë e Zotit, për të provokuar zemërimin e tij.

alb@Deuteronomy:9:19 @ Sepse unë kisha frikë nga zemërimi dhe nga tërbimi me të cilët Zoti ishte ndezur kundër jush, aq sa dëshëronte shkatërrimin tuaj. Por Zoti edhe këtë herë më dëgjoi.

alb@Deuteronomy:9:20 @ Dhe Zoti u zemërua shumë gjithashtu kundër Aaronit, aq sa donte ta shkatërronte atë; kështu atë herë unë u luta edhe për Aaronin

alb@Deuteronomy:9:21 @ Pastaj mora objektin e mëkatit tuaj, viçin që kishit bërë, e dogja në zjarr, e copëtova dhe e thërmova në copa shumë të vogla, deri sa e katandisa në pluhur të hollë, dhe e hodha pluhurin në përruan që zbret nga mali.

alb@Deuteronomy:9:22 @ Edhe në Taberah, në Masa dhe në Kibroth-Atavah ju provokuat zemërimin e Zotit.

alb@Deuteronomy:9:23 @ Kur pastaj Zoti ju nisi jashtë Kadesh-Barneas duke thënë: "Ngjituni dhe shtini në dorë vendin që ju dhashë", ju ngritët krye kundër Zotit, Perëndisë tuaj, nuk i besuat dhe nuk iu bindët zërit të tij.

alb@Deuteronomy:9:24 @ U bëtë rebelë kundër Zotit, qysh nga dita që ju kam njohur.

alb@Deuteronomy:9:25 @ Kështu mbeta përmbys para Zotit dyzet ditë dhe dyzet net; dhe e bëra këtë sepse Zoti kishte thënë se donte t`ju shkatërronte.

alb@Deuteronomy:9:26 @ Dhe iu luta Zotit, dhe i thashë: "O Zot, o Zot, mos e shkatërro popullin tënd dhe trashëgiminë tënde, që i ke çliruar me madhështinë tënde, qi i nxore nga Egjipti me një dorë të fuqishme.

alb@Deuteronomy:9:27 @ Kujto shërbëtorët e tu: Abrahamin, Isakun dhe Jakobin; mos shiko kokëfortësinë e këtij populli, ligësinë ose mëkatin e tij,

alb@Deuteronomy:9:28 @ me qëllim që vendi prej ku i nxore të mos thotë: Me qënë se Zoti nuk ishte në gjendje t`i fuste në tokën që u kishte premtuar dhe me qenë se i urrente, i nxori që të vdesin në shkretëtirë.

alb@Deuteronomy:9:29 @ Megjithatë ata janë populli yt dhe trashëgimia jote, që ti nxore nga Egjipti me fuqinë tënde të madhe dhe me krahun tënd të shtrirë"".

alb@Deuteronomy:10:1 @ "Në atë kohë Zoti më tha: "Pre dy pllaka prej guri të njëllojta me të parat dhe ngjitu tek unë në mal; bëj një arkë prej druri.

alb@Deuteronomy:10:2 @ Unë do të shkruaj mbi pllakat fjalët që ishin mbi pllakat e para që ti copëtove, dhe ti do t`i vësh në arkë".

alb@Deuteronomy:10:4 @ Dhe Zoti shkroi mbi pllakat atë që kishte shkruar herën e parë, domethënë dhjetë urdhërimet që Zoti kishte shpallur për ju në mal, në mes të zjarrit, ditën e asamblesë. Pastaj Zoti m`i dorëzoi mua.

alb@Deuteronomy:10:5 @ Atëherë u ktheva dhe zbrita nga mali; i vura pllakat në arkën që kisha bërë; dhe ato ndodhen aty, ashtu si më kishte urdhëruar Zoti.

alb@Deuteronomy:10:6 @ (Bijtë e Izraelit u nisën nga puset e bijve të Jakaanit në drejtim të Moserahut. Aty vdiq Aaroni dhe aty u varros; dhe Eleazari bir i tij, u bë prift në vend të tij.

alb@Deuteronomy:10:7 @ Që andej u nisën në drejtim të Gudgodahut dhe nga Gudgodahu për në Jotbathah, vendi me rrjedha ujore.

alb@Deuteronomy:10:8 @ Në atë kohë Zoti veçoi fisin e Levit për ta mbartur arkën e besëlidhjes së Zotit, për të qenë përpara Zotit dhe për t`i shërbyer, si dhe për të bekuar në emër të tij deri ditën e sotme.

alb@Deuteronomy:10:9 @ Prandaj Levi nuk ka pjesë, as trashëgimi me vëllezërit e tij; Zoti është trashëgimia e tij, ashtu si Zoti, Perëndia yt, u kishte premtuar)

alb@Deuteronomy:10:10 @ Unë mbeta në mal dyzet ditë e dyzet net me radhë si herën e parë; Zoti më dëgjoi edhe këtë herë dhe nuk pranoi të të shkatërrojë.

alb@Deuteronomy:10:11 @ Atëherë Zoti më tha: "Çohu, nis rrugën në krye të popullit, që ata të futen e të pushtojnë vendin që jam betuar t`u jap etërve të tyre".

alb@Deuteronomy:10:12 @ Dhe tani, o Izrael, çfarë kërkon nga ti Zoti, Perëndia yt? Të kesh frikë nga Zoti, Perëndia yt, të ecësh në tërë rrugët e tij, ta duash dhe t`i shërbesh Zotit, Perëndisë tënd, me gjithë zemër e me gjithë shpirt,

alb@Deuteronomy:10:13 @ dhe të respektosh për të mirën tënde të gjitha urdhërimet dhe statutet e Zotit që sot të urdhëroj.

alb@Deuteronomy:10:14 @ Ja, Zotit, Perëndisë tënd, i përkasin qiejtë, qiejtë e qiejve, toka dhe gjithçka ajo përmban;

alb@Deuteronomy:10:15 @ por Zoti u fali dashurinë e tij vetëm etërve të tu dhe i deshi ata; dhe mbas tyre midis tërë popujve zgjodhi pasardhësit e tyre, domethënë ju, ashtu siç po ndodh sot.

alb@Deuteronomy:10:17 @ sepse Zoti, Perëndia juaj, është Perëndia i perëndive, Zotëria i zotërive, Perëndia i madh, i fortë dhe i tmerrshëm që nuk është fare i anshëm dhe nuk pranon dhurata,

alb@Deuteronomy:10:18 @ që u siguron drejtësi jetimëve dhe të vejave, që e do të huajin dhe i jep bukë dhe veshje.

alb@Deuteronomy:10:19 @ Duajeni, pra, të huajin, sepse edhe ju ishit të huaj në vendin e Egjiptit.

alb@Deuteronomy:10:20 @ Do të kesh frikë nga Zoti, Perëndia yt, do t`i shërbesh atij, do të jesh lidhur ngushtë me të dhe do të betohesh me emrin e tij.

alb@Deuteronomy:10:22 @ Etërit e tu zbritën në Egjipt në një numër që nuk i kapërxente të shtatëdhjetë personat; dhe tani Zoti, Perëndia yt, të ka shumëzuar si yjet e qiellit".

alb@Deuteronomy:11:1 @ "Duaje, pra, Zotin, Perëndinë tënd, dhe respekto gjithnjë rregullat e tij, statutet e tij, dekretet e tij dhe urdhërimet e tij.

alb@Deuteronomy:11:2 @ Pranoni sot (sepse nuk u flas bijve tuaj që nuk e kanë njohur as e kanë parë disiplinën e Zotit, Perëndisë tuaj), madhështinë e tij, dorën e tij të fuqishme dhe krahun e shtrirë,

alb@Deuteronomy:11:3 @ shenjat e tij dhe veprat e tij që ka bërë në Egjipt kundër Faraonit, mbretit të Egjiptit, dhe kundër vendit të tij,

alb@Deuteronomy:11:4 @ atë që u bëri ushtrisë së Egjiptit, kuajve të saj dhe qerreve të saj, duke derdhur mbi të ujërat e Detit të Kuq ndërsa ata po ju ndiqnin, dhe si i shkatërroi Zoti për gjithnjë;

alb@Deuteronomy:11:5 @ atë që bëri për ju në shkretëtirë, deri sa të arrinit në këtë vend;

alb@Deuteronomy:11:6 @ dhe atë që u bëri Dathanit dhe Abiramit, bijve të Eliabit, birit të Rubenit; si e hapi gojën toka dhe i gëlltiti me gjithë familjet e tyre, me çadrat e tyre dhe me çdo gjë të gjallë që i pasonte, në mes të gjithë Izraelit.

alb@Deuteronomy:11:7 @ Por sytë tuaja panë gjërat e mëdha që Zoti ka kryer.

alb@Deuteronomy:11:8 @ Respektoni, pra, tërë urdhërimet që unë po ju jap sot, që të jeni të fortë dhe të mundni të pushtoni vendin që po bëheni gati të zotëroni,

alb@Deuteronomy:11:9 @ dhe me qëllim t`i zgjatni ditët tuaja në vendin që Zoti u betua t`u japë etërve tuaj dhe pasardhësve të tyre, një vend ku rrjedh qumësht dhe mjaltë.

alb@Deuteronomy:11:10 @ Mbasi vendi në të cilin jeni duke hyrë për ta pushtuar nuk është si vendi i Egjiptit prej të cilit keni dalë, ku mbillnit farën tuaj dhe pastaj e vaditnit me këmbën tuaj si një kopsht perimesh;

alb@Deuteronomy:11:12 @ një vend për të cilin Zoti, Perëndia yt, ka kujdes dhe mbi të cilin i janë drejtuar vazhdimisht sytë e Zotit, Perëndisë tënd, fillimi i vitit deri në mbarim të tij.

alb@Deuteronomy:11:13 @ Por në rast se do t`i bindeni me kujdes urdhërimeve të mia që ju jap sot, duke dashur Zotin, Perëndinë tuaj, dhe duke i shërbyer me gjithë zemër dhe me gjithë shpirt,

alb@Deuteronomy:11:14 @ do të ndodhë që unë do t`i jap vendit tuaj shiun në kohën e duhur, shiun e parë dhe shiun e fundit, që ti të mbledhësh grurin, verën dhe vajin tënd;

alb@Deuteronomy:11:15 @ dhe do të bëj që të rritet edhe bari në fushat e tua për bagëtinë tënde, dhe ti do të hash dhe do të ngopesh.

alb@Deuteronomy:11:17 @ sepse në këtë rast do të ndizet zemërimi i Zotit dhe ai do të mbyllë qiejtë dhe nuk do të ketë më shi, toka nuk do të japë prodhimet e saj dhe ju do të vdisni shpejt në vendin e mirë që Zoti po ju jep.

alb@Deuteronomy:11:18 @ Do t`i shtini këto fjalë në zemrën dhe në mëndjen tuaj, do t`i lidhni si një shenjë në dorë dhe do të jenë si ballore midis syve;

alb@Deuteronomy:11:21 @ me qëllim që ditët tuaja dhe ditët e bijve tuaj, në vendin që Zoti është betuar t`u japë etërve tuaj, të jenë të shumta si ditët e qiellit mbi tokë.

alb@Deuteronomy:11:22 @ Sepse, duke respektuar me kujdes të gjitha urdhërimet që unë ju urdhëroj të zbatoni në praktikë, duke dashur Zotin, Perëndinë tuaj, duke ecur në të gjitha udhët e tij dhe duke qenë të lidhur ngushtë me të,

alb@Deuteronomy:11:23 @ Zoti do të dëbojë para jush të gjitha kombet dhe ju do të shtini në dorë kombe më të mëdha dhe më të fuqishme se ju.

alb@Deuteronomy:11:24 @ Çdo vend që do të shkelë këmba juaj, do të jetë juaji; kufijtë tuaj do të shtrihen nga shkretëtira deri në Liban, dhe nga lumi, lumi Eufrat, deri në detin perëndimor.

alb@Deuteronomy:11:25 @ Askush nuk do të jetë në gjendje t`ju bëj ballë; Zoti, Perëndia juaj, ashtu siç ju tha, do të përhapë frikën dhe tmerrin për ju në të gjithë vendin që ju do të shkelni.

alb@Deuteronomy:11:27 @ bekimin në rast se u bindeni urdhërimeve të Zotit, Perëndisë tuaj, që sot ju përcaktoj;

alb@Deuteronomy:11:28 @ mallkimin, në rast se nuk u bindeni urdhërimeve të Zotit, Perëndisë tuaj, dhe largoheni nga rruga që ju përcaktoj sot, për të ndjekur perëndi të tjerë që nuk i keni njohur kurrë.

alb@Deuteronomy:11:29 @ Dhe kur Zoti, Perëndia juaj do të ketë futur në vendin që ti shkon të pushtosh, ti do ta vësh bekimin në malin Gerizim dhe mallkimin në malin Ebal.

alb@Deuteronomy:11:31 @ Sepse ju po gatiteni të kaloni Jordanin për të hyrë dhe për të pushtuar vendin që Zoti, Perëndia juaj, po ju jep; ju do ta zotëroni dhe do të banoni në të.

alb@Deuteronomy:12:1 @ "Këto janë statutet dhe dekretet që duhet të keni kujdes të respektoni në vendin që Zoti, Perëndia i etërve të tu, të ka dhënë si trashëgimi për të gjitha ditët që do të jetoni mbi tokë.

alb@Deuteronomy:12:4 @ Nuk do të veproni kështu me Zotin, Perëndinë tuaj,

alb@Deuteronomy:12:5 @ por do ta kërkoni në vendin që Zoti, Perëndia juaj, do të zgjedhë midis tërë fiseve tuaj, për t`iu vënë emrin e tij si banesë e tij; dhe aty do të shkoni;

alb@Deuteronomy:12:6 @ aty do të çoni olokaustet dhe flijimet tuaja, të dhjetat tuaja, ofertat e larta të duarve tuaja, ofertat tuaja të kushtimit dhe ofertat vullnetare, si dhe të parëlindurit e bagëtive të trasha dhe të imta;

alb@Deuteronomy:12:7 @ dhe aty do të hani përpara Zotit, Perëndisë tuaj, dhe do të gëzoheni, ju dhe familjet tuaja, për të gjitha ato që keni shtënë në dorë dhe për të cilat Zoti, Perëndia juaj, do t`ju bekojë.

alb@Deuteronomy:12:8 @ Nuk do të veproni ashtu siç veprojmë sot këtu, ku secili bën të gjitha ato që i duken të drejta në sytë e tij,

alb@Deuteronomy:12:9 @ sepse nuk keni hyrë akoma në pushimin dhe në trashëgiminë që Zoti, Perëndia juaj, ju jep.

alb@Deuteronomy:12:10 @ Por ju do të kaloni Jordanin dhe do të banoni në vendin që Zoti, Perëndia juaj, ju jep në trashëgimi; dhe ai do t`ju japë pushim nga të gjithë armiqtë tuaj që ju rrethojnë dhe ju do të keni një banim të sigurt.

alb@Deuteronomy:12:11 @ Atëherë do të ketë një vend ku Zoti, Perëndia juaj, do të zgjedhë për të venduar emrin e tij dhe aty do të çoni tërë ato që unë ju urdhëroj: olokaustet tuaja, flijimet tuaja, të dhjetat tuaja, ofertat e larta të duarve tuaja dhe të gjitha ofertat e zgjedhura që i keni premtuar si kusht Zotit.

alb@Deuteronomy:12:12 @ Dhe do të gëzoheni përpara Zotit, Prëndisë tuaj, ju, bijtë dhe bijat tuaja, shërbëtorët dhe shërbëtoret tuaja, dhe Leviti që do të banojë brenda portave tuaja, sepse ai nuk ka as pjesë, as trashëgimi midis jush.

alb@Deuteronomy:12:14 @ por në vendin që Zoti do të zgjedhë në një nga fiset e tua, atje do të ofrosh olokaustet e tua dhe aty do të bësh çdo gjë që unë të urdhëroj.

alb@Deuteronomy:12:15 @ Por sa herë që të duash, mund të vrasësh kafshë dhe të hash mishin e tyre në të gjitha qytetet, simbas bekimit që të ka bërë Zoti; atë mund ta hanë si i papastri, ashtu dhe i pastri, siç bëhet me mishin e gazelës dhe të drerit;

alb@Deuteronomy:12:17 @ Brenda qyteteve të tua nuk mund të hash të dhjetat e grurit tënd, të mushtit tënd, të vajit tënd, as pjellën e parë të bagëtive të tua të trasha dhe të imta, as atë që ke premtuar si zotim as në ofertat e tua vullnetare, as në ofertat e larta të duarve të tua.

alb@Deuteronomy:12:18 @ Por do t`i hash përpara Zotit, Perëndisë tënd, në vendin që Zoti, Perëndia yt, ka për të zgjedhur, ti, biri yt dhe bija jote, shërbëtori yt dhe shërbëtorja jote, dhe Leviti që do të banojë brenda portave të tua; dhe do të gëzosh përpara Zotit, Perëndisë tënd, çdo gjë mbi të cilën ti vë dorë.

alb@Deuteronomy:12:19 @ Ki kujdes të mos shpërfillësh Levitin, deri sa të jetosh në atë vend.

alb@Deuteronomy:12:20 @ Kur Zoti, Perëndia yt, do t`i zgjerojë kufijtë e tu, ashtu si të ka premtuar, dhe ti do të thuash: "Do të ha mish", sepse ke dëshirë të hash mish, do të mund të hash mish sa herë që e dëshiron.

alb@Deuteronomy:12:21 @ Në qoftë se vendi që Zoti, Perëndia yt, ka zgjedhur për të venduar emrin e tij do të jetë larg teje, mund të vrasësh kafshë nga bagëtia e trashë dhe e imët, ashtu si të kam urdhëruar; dhe mund të hash brenda portave të tua sa herë të duash.

alb@Deuteronomy:12:23 @ Por ruhu se ha gjakun, sepse gjaku është jeta; dhe ti nuk do ta hash jetën bashkë me mishin.

alb@Deuteronomy:12:25 @ Nuk do ta hash me qëllim që të përparosh ti dhe bijtë e tu mbas teje, pse keni bërë një gjë që është e drejtë në sytë e Zotit.

alb@Deuteronomy:12:26 @ Por gjërat e shenjta që ke për të ofruar dhe ato të premtuara si kusht, do t`i marrësh dhe do të shkosh në vendin që ka zgjedhur Zoti,

alb@Deuteronomy:12:27 @ dhe do të ofrosh olokaustet e tua, të plota, mishin dhe gjakun mbi altarin e Zotit, Perëndisë tënd; gjaku i flijimeve të tua përkundrazi do të shpërndahet mbi altarin e Zotit, Perëndisë tënd, dhe ti do të hash mishin e tyre.

alb@Deuteronomy:12:28 @ Ki kjdes dhe bindju të gjitha fjalëve që të urdhëroj, që të përparosh ti dhe bijtë e tu pas teje, pse keni bërë atë që është e mirë dhe e drejtë në sytë e Zotit, Perëndisë tënd.

alb@Deuteronomy:12:29 @ Kur Zoti, Perëndia yt, do të ketë shfarosur para teje kombet që ti shkon për t`i shpronësuar, dhe kur t`i kesh shpronësuar dhe të banosh në vendin e tyre,

alb@Deuteronomy:12:31 @ Ti nuk do të veprosh kështu me Zotin, me Perëndinë tënd, sepse ata me perënditë e tyre kanë bërë tërë ato gjëra të neveritshme për Zotin dhe që ai i urren; kanë djegur madje në zjarr bijtë dhe bijat e tyre për nder të perëndive të tyre.

alb@Deuteronomy:12:32 @ Do të kujdeseni të zbatoni në praktikë tërë gjërat që ju urdhëroj; nuk do t`u shtoni as do t`u hiqni asgjë".

alb@Deuteronomy:13:2 @ dhe shenja apo mrekullia për të cilën ju foli realizohet dhe ai thotë: "Le të shkojmë pas perëndive të tjera që ti nuk i ke njohur kurrë dhe le t`u shërbejmë",

alb@Deuteronomy:13:3 @ ti nuk do të dëgjosh fjalët e këtij profeti apo të këtij ëndërrimtari, sepse Zoti, Perëndia juaj, ju vë në provë për të ditur në se e doni Zotin, Perëndinë tuaj, me gjithë zemër dhe me gjithë shpirt.

alb@Deuteronomy:13:4 @ Do të shkoni pas Zotit, Perëndisë tuaj, do të keni frikë nga ai, do të respektoni urdhërimet e tij, do t`i bindeni zërit të tij, do t`i shërbeni dhe do të jeni të lidhur ngushtë me të.

alb@Deuteronomy:13:5 @ Por ai profet ose ai ëndërrimtar do të vritet, sepse ka folur në mënyrë që t`ju largojë nga Zoti, Perëndia juaj, që ju nxori nga vendi i Egjiptit dhe ju çliroi nga shtëpia e skllavërisë, për t`ju çuar jashtë rrugës në të cilën Zoti, Perëndia yt, të ka urdhëruar të ecësh. Në këtë mënyrë do të shkulësh të keqen nga gjiri yt.

alb@Deuteronomy:13:6 @ Në rast se vëllai yt, bir i nënës sate, biri yt ose bija jote, gruaja që prehet mbi gjirin tënd apo shoku që ti e do si shpirtin tënd të nxit fshehtazi, duke thënë: "Shkojmë t`u shërbejmë perëndive

alb@Deuteronomy:13:8 @ mos iu nënshtro atij dhe mos e dëgjo; syri yt nuk duhet të ketë mëshirë për të; mos e kurse, mos e fsheh.

alb@Deuteronomy:13:9 @ Por ti duhet ta vrasësh; dora jote të jetë e para që të ngrihet kundër tij, për ta vrarë; pastaj le të vijë dora e gjithë popullit.

alb@Deuteronomy:13:10 @ Ti do ta vrasësh me gurë dhe ai do të vdesë, sepse ka kërkuar të të largojë nga Zoti, Perëndia yt, që të nxori nga Egjipti, nga shtëpia e skllavërisë.

alb@Deuteronomy:13:12 @ Në qoftë se një ndër qytetet e tua që Zoti, Perëndia yt, të jep për të banuar, dëgjon të thuhet

alb@Deuteronomy:13:13 @ që njerëz të çoroditur kanë dalë nga gjiri juaj dhe kanë mashtruar banorët e qytetit të tyre duke thënë: "Shkojmë t`u shërbejmë perëndive të tjera", që ju nuk i keni njohur kurrë,

alb@Deuteronomy:13:14 @ ti do të bësh hetime, kërkime dhe do të marrësh me kujdes në pyetje; dhe në qoftë se është e vërtetë dhe e sigurt që ky veprim i neveritshëm është kryer me të vërtetë në gjirin tënd,

alb@Deuteronomy:13:15 @ atëherë do të vrasësh me shpatën tënde banorët e atij qyteti, duke vendosur shfarosjen e tij dhe gjithçka që ndodhet në të; do të vrasësh edhe bagëtinë e tij

alb@Deuteronomy:13:16 @ Pastaj do të mbledhësh tërë plaçkën e tij në mes të sheshit dhe do ta djegësh me zjarr qytetin dhe tërë plaçkën e tij përpara Zotit, Perëndisë tuaj; ajo do të mbetet një grumbull gërmadhash për gjithnjë dhe nuk do të rindërtohet më kurrë.

alb@Deuteronomy:13:17 @ Prandaj asgjë nga ato që janë caktuar të shkatërrohen të mos ju ngjitet në dorë, me qëllim që Zoti të heqë dorë nga zjarri i zemërimit të tij dhe të tregohet i dhimshur t`i vijë keq për ty dhe të të shumëzojë, ashtu siç u është betuar etërve tuaj,

alb@Deuteronomy:13:18 @ sepse ti e dëgjove zërin e Zotit, Perëndisë tënd, duke respektuar të gjitha urdhërimet e tij që po të përcakton sot duke bërë atë që është e drejtë në sytë e Zotit, Perëndisë tuaj".

alb@Deuteronomy:14:1 @ "Ju jeni bijtë e Zotit, Perëndisë tuaj; nuk do të bëni asnjë prerje dhe nuk do të rruheni midis syve për një të vdekur;

alb@Deuteronomy:14:2 @ sepse ti je një popull i shenjtë për Zotin, Perëndinë tënd, dhe Zoti të ka zgjedhur për të qenë një popull i tij, një thesar i veçantë ndër të gjithë popujt që janë mbi faqen e dheut.

alb@Deuteronomy:14:5 @ dreri, gazela, dhia e egër, stambeku, antilopa dhe kaprolli.

alb@Deuteronomy:14:12 @ por nuk do të hani këto: shqiponjën, shqiponjën e detit dhe fajkuan e detit,

alb@Deuteronomy:14:13 @ qiftin, fajkuan dhe çdo lloj zhgabe,

alb@Deuteronomy:14:17 @ pelikanin, martin peshkatarin, kormoranin,

alb@Deuteronomy:14:21 @ Nuk do të hani asnjë kafshë që ka ngordhur në mënyrë të natyrshme; mund t`ua jepni të huajve që janë brenda portave tuaja që t`i hanë ose mund t`ua shisni një të huaji, sepse ti je një popull që i je shenjtëruar Zotit, Perëndisë tënd. Nuk do ta gatuash kecin bashkë në qumështin e nënes së tij.

alb@Deuteronomy:14:23 @ Do të hash përpara Zotit, Perëndisë tënd, në vendin që ai ka zgjedhur si vendbanim për emrin e tij, të dhjetën e grurit tënd, të mushtit tënd, të vajit tënd, dhe pjelljen e parë të tufave të bagëtive të trasha dhe të imta, në mënyrë që ti të mësosh të kesh gjithnjë frikë nga Zoti, Perëndia yt.

alb@Deuteronomy:14:24 @ Por në rast se rruga është shumë e gjatë për ty dhe nuk mund t`i çosh deri atje të dhjetat, sepse vendi që Zoti, Perëndia yt, ka caktuar për të vendosur emrin e tij është shumë larg nga ty, kur Zoti, Perëndia yt, do të të ketë bekuar,

alb@Deuteronomy:14:25 @ atëherë do t`i këmbesh ato me para dhe me paratë në dorë do të shkosh në vendin që ka zgjedhur Zoti, Perëndia yt;

alb@Deuteronomy:14:26 @ dhe do t`i përdorësh këto para për të blerë të gjitha ato që dëshiron zemra jote: lopë, dele, verë, pije dehëse, ose çfarëdo gjë që dëshiron zemra jote; dhe aty do të hash përpara Zotit, Perëndisë tënd, dhe do të gëzohesh ti bashkë me familjen tënde.

alb@Deuteronomy:14:27 @ Përveç kësaj nuk do të lesh pas dore Levitin, që banon brenda portave të tua, sepse ai nuk ka pjesë as trashëgimi me ty.

alb@Deuteronomy:14:28 @ Në fund të çdo tre viteve, do të vësh mënjanë të gjitha të dhjetat e prodhimeve të tua të vitit të tretë, dhe do t`i vendosësh brenda portave të tua;

alb@Deuteronomy:14:29 @ dhe Leviti, që nuk ka pjesë as trashëgimi me ty, dhe i huaji, jetimi dhe e veja që gjenden brenda portave të tua, do të vinë, do të hanë dhe do të ngopen, me qëllim që Zoti, Perëndia yt, të të bekojë në çdo punë që do të të zërë dora".

alb@Deuteronomy:15:2 @ Dhe kjo do të jetë forma e faljes: Çdo huadhënës do të falë atë që i ka dhënë hua të afërmit të tij; nuk do të kërkojë kthimin e saj nga i afërmi dhe nga vëllai i tij, sepse është shpallur falja e borxheve nga Zoti.

alb@Deuteronomy:15:4 @ Nuk do të ketë asnjë nevojtar midis jush, sepse Zoti do të të bekojë me të madhe në vendin që Zoti, Perëndia yt, po të jep si trashgimi, që ti ta zotërosh,

alb@Deuteronomy:15:5 @ por vetëm me kusht që ti t`i bindesh me zell zërit të Zotit, Perëndisë tënd, duke pasur kujdes të zbatosh në praktikë të gjitha këta urdhërimet, që sot të cakton.

alb@Deuteronomy:15:6 @ Sepse Zoti, Perëndia yt, do të të bekojë siç të ka premtuar; atëherë do t`u japësh hua shumë kombeve, por ti nuk do të kërkosh hua; do të sundosh mbi shumë kombe, por ato nuk do të sundojnë mbi ty.

alb@Deuteronomy:15:7 @ Në rast se ke ndonjë vëlla nevojtar midis jush, midis ndonjë prej qyteteve që Zoti, Perëndia yt, po të jep, nuk do të fortësosh zemrën dhe nuk do të mbyllësh dorën para vëllait tënd nevojtar;

alb@Deuteronomy:15:9 @ Ki kujdes që të mos ketë asnjë mendim të keq në zemrën tënde, i cili të të bëjë të thuash: "Viti i shtatë, viti i familjes, është afër", dhe ta shikosh me sy të keq vëllanë tënd nevojtar dhe të mos i japësh asgjë; ai do të bërtiste kundër teje para Zotit dhe ti do të mëkatoje.

alb@Deuteronomy:15:10 @ Jepi me bujari dhe zemra jote të mos trishtohet kur i jep, sepse pikërisht për këtë Zoti, Perëndia yt, do të të bekojë në çdo punë tënden dhe në çdo gjë që do të të zërë dora.

alb@Deuteronomy:15:12 @ Në rast se një vëlla apo një motër hebre shitet te ti, do të të shërbejë gjashtë vjet; por vitin e shtatë do ta lësh të ikë i lirë.

alb@Deuteronomy:15:14 @ do t`i japësh bujarisht dhurata nga kopeja jote, nga lëmi dhe nga hambari yt; do ta bësh pjestar të bekimeve me të cilat Zoti, Perëndia yt, të ka mbushur;

alb@Deuteronomy:15:15 @ dhe nuk do të harrosh se ke qenë skllav në vendin e Egjiptit dhe se Zoti, Perëndia yt, të ka liruar; prandaj sot të urdhëroj këtë.

alb@Deuteronomy:15:18 @ Nuk duhet të të duket e vështirë ta nisësh të lirë, sepse të ka shërbyer gjashtë vjet me gjysmën e pagës së një argati; dhe Zoti, Perëndia yt, do të bekojë të gjitha veprimet e tua.

alb@Deuteronomy:15:19 @ Do t`i shenjtërosh Zotit, Perëndisë tënd, tërë pjelljet e para meshkuj të bagëtive të tua të trasha dhe të imta

alb@Deuteronomy:15:20 @ Do t`i hash çdo vit, ti dhe familja jote, përpara Zotit, Perëndisë tënd, në vendin që Zoti ka zgjedhur.

alb@Deuteronomy:15:21 @ Por në qoftë se kafsha ka ndonjë të metë, në rast se është e çalë, e verbër, apo ka ndonjë të metë tjetër të rëndë, nuk do t`ia flijosh Zotit, Perëndisë tënd;

alb@Deuteronomy:16:1 @ "Respekto muajin e Abibit dhe kremto Pashkën për nder të Zotit, Perëndisë tënd, sepse në muajin e Abibit Zoti, Perëndia yt, të nxori nga Egjipti, gjatë natës.

alb@Deuteronomy:16:2 @ Do t`i bësh fli, pra, Pashkën e Zotit, Perëndisë tënd, me bagëti të trasha dhe të imta, në vendin që Zoti ka zgjedhur për të ruajtur emrin e tij.

alb@Deuteronomy:16:3 @ Dhe nuk do të hash bashkë me të bukë të mbrujtur; shtatë ditë do të hash bukë të ndorme (sepse dole me nxitim nga vendi i Egjiptit), me qëllim që ta kujtosh ditën që dole nga Egjipti tërë ditët e jetës sate.

alb@Deuteronomy:16:5 @ Nuk do të mund ta flijosh Pashkën në çfarëdo qyteti që Zoti, Perëndia yt, të jep,

alb@Deuteronomy:16:6 @ por do ta flijosh Pashkën vetëm në vendin që Zoti, Perëndia yt, ka zgjedhur për të ruajtur emrin e tij; do ta flijosh në mbrëmje, në perëndim të diellit, në orën që dole nga Egjipti.

alb@Deuteronomy:16:7 @ Do ta pjekësh viktimën dhe do ta hash në vendin që Zoti, Perëndia yt, ka zgjedhur; dhe në mëngjes do të largohesh dhe do të kthehesh në çadrat e tua.

alb@Deuteronomy:16:8 @ Gjashtë ditë me radhë do të hash bukë të ndorme; dhe ditën e shtatë do të mbahet një asamble solemne për nder të Zotit, Perëndisë tënd; ti nuk do të bësh gjatë kësaj dite asnjë punë.

alb@Deuteronomy:16:10 @ pastaj do ta kremtosh festën e Javëve për nder të Zotit, Perëndisë tënd, duke bërë ofertat e tua vullnetare dhe kjo në masën që Zoti, Perëndia yt, të bekon.

alb@Deuteronomy:16:11 @ Dhe do të gëzosh përpara Zotit, Perëndisë tënd, ti, biri yt dhe bija jote, shërbëtori yt dhe shërbëtorja jote, Leviti që ndodhet brenda portave të tua, dhe i huaji, jetimi dhe e veja që ndodhen në mes teje, në vendin që Zoti, Perëndia yt, ka zgjedhur për të ruajtur emrin e tij.

alb@Deuteronomy:16:12 @ Do të kujtosh që ke qenë skllav në Egjipt dhe do të kujdesesh t`i zbatosh në praktikë këto statute.

alb@Deuteronomy:16:14 @ dhe do të gëzohesh në festën tënde, ti, biri yt dhe bija jote, shërbëtori yt dhe shërbëtorja jote, dhe Leviti, i huaji, jetimi dhe e veja që ndodhen brenda portave të tua.

alb@Deuteronomy:16:15 @ Do të kremtosh një festë për shtatë ditë me radhë për nder të Zotit, Perëndisë tënd, në vendin që Zoti ka zgjedhur, sepse Zoti, Perëndia yt, do të bekojë të gjitha të korrat e tua dhe tërë punën e duarve të tua, dhe ti do të jesh shumë i kënaqur.

alb@Deuteronomy:16:16 @ Tri herë në vit çdo mashkull i yt do t`i paraqitet Zotit, Perëndisë tënd, në vendin që ai ka zgjedhur, në festën e bukëve në festën të ndorme, në festën të Javëve dhe të Kasolleve; asnjeri prej tyre nuk do të paraqitet para Zotit duarbosh.

alb@Deuteronomy:16:17 @ Por secili do të japë nga pjesa e tij simbas bekimit që Zoti, Perëndia yt, të ka dhënë.

alb@Deuteronomy:16:18 @ Do të caktosh gjykatës dhe zyrtarë brenda portave të tua për çdo fis tëndin, në të gjitha qytetet që Zoti, Perëndia yt, të jep; dhe ata do ta gjykojnë popullin me vendime të drejta.

alb@Deuteronomy:16:20 @ Do të zbatosh plotësisht drejtësinë, në mënyrë që ti të jetosh dhe të zotërosh vendin që Zoti, Perëndia yt, po të jep.

alb@Deuteronomy:16:21 @ Nuk do të ngresh për ty asnjë Asherah, me asnjë lloj druri pranë altarit që do t`i ndërtosh Zotit, Perëndisë tënd;

alb@Deuteronomy:16:22 @ dhe nuk do të ngresh asnjë shtyllë të shenjtë, që Zoti, Perëndia yt, urren".

alb@Deuteronomy:17:1 @ "Nuk do t`i flijosh Zotit, Perëndisë tënd, ka, dele ose dhi që kanë ndonjë të metë ose gjymtim, sepse kjo do t`ishte një gjë e neveritshme për Zotin, Perëndinë tënd.

alb@Deuteronomy:17:2 @ Në rast se gjendet midis teje, në një nga qytetet që Zoti, Perëndia yt, po të jep, një burrë apo një grua që bën atë që është e keqe për sytë e Zotit, Perëndisë tënd, duke shkelur besëlidhjen e tij,

alb@Deuteronomy:17:5 @ do ta çosh në portat e qytetit tënd atë burrë ose grua që ka kryer këtë veprim të keq, dhe do ta vrasësh me gurë atë burrë ose atë grua; dhe kështu ata do të vdesin

alb@Deuteronomy:17:7 @ Dora e dëshmitarëve do të jetë e para që do të ngrihet kundër tij për t`i shkaktuar vdekjen; pastaj do të ngrihet dora e të gjithë popullit; kështu do të çrrënjosësh të keqen nga gjiri yt.

alb@Deuteronomy:17:8 @ Në rast se të paraqitet një rast shumë i vështirë për t`u gjykuar, midis vrasësve, midis një padie e tjetrës, midis një plagosjeje e tjetrës, grindje brenda portave të shtëpisë sate, atëherë do të

alb@Deuteronomy:17:9 @ dhe do të takohesh me priftërinjtë levitikë dhe me gjykatësit në funksion në atë kohë dhe do të këshillohesh me ta; atëherë ata do të shpallin vendimin e gjyqit;

alb@Deuteronomy:17:10 @ dhe ti do t`i përmbahesh vendimit që ata të kanë treguar në vendin ku Zoti ka zgjedhur dhe do të kujdesesh të bësh të gjitha ato që të kanë mësuar.

alb@Deuteronomy:17:12 @ Por njeriu që do të veprojë me mendjemadhësi dhe nuk do ta dëgjojë priftin që ndodhet aty për t`i shërbyer Zotit, Perëndisë tënd, ose gjykatësit, ky njeri ka për të vdekur; kështu do të shkulësh të keqen nga Izraeli;

alb@Deuteronomy:17:14 @ Kur do të hysh në vendin që Zoti, Perëndia yt, po të jep dhe do ta shtiesh në dorë dhe do të banosh atje, në rast se do të thuash: "Dua të caktoj mbi mua një mbret ashtu si tërë kombet që më rrethojnë",

alb@Deuteronomy:17:15 @ do të caktosh mbi ty mbretin që Zoti, Perëndia yt, ka për të zgjedhur. Do të caktosh mbi ty një mbret të zgjedhur midis vëllezërve të tu; nuk mund të caktosh mbi ty një të huaj që të mos jetë vëllai yt.

alb@Deuteronomy:17:16 @ Por ai nuk duhet të ketë një numër të madh kuajsh, as ta kthejë popullin në Egjipt për të shtënë në dorë një numër të madh kuajsh, sepse Zoti ju ka thënë: "Nuk do të ktheheni më në atë rrugë".

alb@Deuteronomy:17:17 @ Nuk duhet të ketë një numër të madh grash, me qëllim që zemra e tij të mos shthuret; dhe nuk duhet të grumbullojë për vete një sasi të madhe argjendi dhe ari.

alb@Deuteronomy:17:18 @ Përveç kësaj, kur të ulet mbi fronin e mbretërisë së tij, do të shkruajë për veten e tij në një libër një kopje të këtij ligji, simbas kopjes së priftërinjve levitikë.

alb@Deuteronomy:17:19 @ Do ta mbajë pranë vetes këtë libër dhe do ta lexojë çdo ditë të jetës së tij, që të mësojë të ketë frikë nga Zoti, Perëndia i tij, dhe të zbatojë në praktikë të gjitha fjalët e këtij ligji dhe të këtyre statuteve,

alb@Deuteronomy:17:20 @ me qëllim që zemra e tij të mos ngrihet mbi vëllezërit e tij dhe të mos shmanget nga ky urdhërim as djathtas, as majtas, dhe të zgjasë kështu ditët e mbretërimit të tij, ai vetë dhe bijtë e tij, në mes të Izraelit".

alb@Deuteronomy:18:1 @ "Tërë priftërinjtë levitë, tërë fisi i Levit, nuk do të kenë pjesë as trashëgimi në Izrael; do të jetojnë me flijimet e bëra me zjarr për Zotin, trashëgimi e tij.

alb@Deuteronomy:18:2 @ Nuk do të kenë asnjë trashëgimi nga vëllezërit e tyre; sepse Zoti është trashëgimia e tyre, ashtu siç ua ka thënë.

alb@Deuteronomy:18:3 @ Kjo është ajo që i detyrohet priftit populli, ata që ofrojnë një flijim, qoftë një lopë, një dele apo një dhi; ata do t`i japin priftit shpatullat, nofullat dhe plëndësin.

alb@Deuteronomy:18:4 @ Do t`i japësh prodhimin e parë të grurit tënd, të mushtit tënd dhe të vajit tënd, si dhe qethjen e parë të dhenve të tua;

alb@Deuteronomy:18:5 @ sepse Zoti, Perëndia yt, e ka zgjedhur midis gjithë fiseve të tu për të kryer shërbimin në emër të Zotit, atë vetë dhe bijtë e tij për gjithnjë

alb@Deuteronomy:18:6 @ Por në rast se një Levit, që ka ardhur nga një prej qyteteve të tua të të gjithë Izraelit, ku ai banonte, vjen me gjithë dëshirën e zemrës së tij në vendin e zgjedhur nga Zoti,

alb@Deuteronomy:18:7 @ atëherë ai do të mund të shërbejë në emër të Zotit, Perëndisë së tij, ashtu si gjithë vëllezërit e tij Levitë që ndodhen aty përpara Zotit.

alb@Deuteronomy:18:9 @ Kur do të hysh në vendin që Zoti, Perëndia yt, po të jep, nuk do të mësosh të shkosh pas veprave të neveritshme të këtyre kombeve.

alb@Deuteronomy:18:10 @ Të mos gjendet midis teje ndonjë që e kalon birin ose bijën e vet nëpër zjarr, as ndonjë që praktikon shortarinë, bën parashikime, interpreton shenjat dhe merret me magji,

alb@Deuteronomy:18:12 @ sepse të gjithë ata që merren me këtë punë neveriten nga Zoti; dhe për shkak të kësaj neverie, Zoti është duke i përzënë para teje.

alb@Deuteronomy:18:13 @ Ti do të jesh i përkryer para Zotit, Perëndisë tënd;

alb@Deuteronomy:18:14 @ sepse kombet, që ti do të dëbosh, i kanë dëgjuar shortarët dhe magjistarët; kurse ty, Zoti, Perëndia yt, nuk të ka lejuar të veprosh kështu.

alb@Deuteronomy:18:15 @ Zoti, Perëndia yt, do të krijojë për ty një profet si unë në mes teje dhe vëllezërve të tu; atë keni për ta dëgjuar,

alb@Deuteronomy:18:16 @ në bazë të gjithë atyre gjërave që i kërkove Zotin, Perëndinë tënd, në Horeb, ditën e asamblesë, kur the: "Të mos dëgjoj më zërin e Zotit, Perëndisë tim, dhe të mos shoh më këtë zjarr të madh, që unë të mos vdes".

alb@Deuteronomy:18:17 @ Dhe Zoti më tha: "Atë që thanë, është mirë;

alb@Deuteronomy:18:18 @ unë do të nxjerr për ta një profet nga gjiri i vëllezërve të tyre dhe do të vë në gojën e tij fjalët e mia, dhe ai do t`u thotë atyre të gjitha ato që unë do t`i urdhëroj.

alb@Deuteronomy:18:19 @ Dhe do të ndodhë që në se dikush nuk i dëgjon fjalët e mia që ai thotë në emrin tim, unë do t`i kërkoj llogari.

alb@Deuteronomy:18:20 @ Por profeti që pretendon të thotë në emrin tim një gjë për të cilën unë e kam urdhëruar ta thotë ose që flet në emër të perëndive të tjera, ai profet do të vritet".

alb@Deuteronomy:18:21 @ Dhe në se ti thua në zemrën tënde: "Si do të bëjmë për të dalluar fjalën që Zoti nuk ka thënë?".

alb@Deuteronomy:18:22 @ Kur profeti flet në emër të Zotit dhe kjo gjë nuk ndodh dhe nuk realizohet, kemi të bëjmë me një gjë që Zoti nuk e ka thënë; e ka thënë profeti me mendjemadhësi; mos ki frikë prej tij".

alb@Deuteronomy:19:1 @ "Kur Zoti, Perëndia yt, të ketë shfarosur kombet e vendeve që të jep dhe ti t`i kesh dëbuar dhe të banosh në qytetet dhe shtëpitë e tyre,

alb@Deuteronomy:19:2 @ do të veçosh tri qytete, në mes të vendit, që Zoti, Perëndia yt, të jep si trashëgimi.

alb@Deuteronomy:19:3 @ Do të përgatisësh rrugë dhe do ta ndash në tri pjesë vendin që Zoti, Perëndia yt, të jep si trashëgimi, me qëllim që çdo vrasës të mund të strehohet në të.

alb@Deuteronomy:19:4 @ Dhe ky është rregulli për vrasësin që strehohet aty, që të shpëtojë jetën e tij: kushdo që ka vrarë të afërmin e tij pa dashje, pa e urryer më parë.

alb@Deuteronomy:19:5 @ Kështu, kur dikush shkon me shokun e tij në pyll për të prerë dru dhe, ndërsa i bie një druri me sëpatë, sëpata del nga bishti dhe godet shokun që pastaj vdes, ai person do të strehohet në një nga këto qytete dhe do ta shpëtojë jetën;

alb@Deuteronomy:19:6 @ sepse hakmarrësi i gjakut, ndërsa zemërimi i vlon në zemër, të mos e ndjekë vrasësin dhe ta arrijë, kur rruga është shumë e gjatë, dhe ta vrasë edhe pse nuk e meriton vdekjen, sepse në të kaluarën nuk e kishte urryer shokun e tij.

alb@Deuteronomy:19:8 @ Në rast se më pas Zoti, Perëndia yt, zgjeron kufijtë e tu, ashtu si u është betuar etërve të tu dhe ta jep tërë vendin që u kishte premtuar t`ua jepte etërve të tu,

alb@Deuteronomy:19:9 @ në rast se ti respekton këto urdhra që unë të jap sot, duke e dashur Zotin, Perëndinë tënd, dhe duke ecur gjithnjë në rrugët e tij, atëherë do t`u shtosh tri qytete të tjera tri të parave,

alb@Deuteronomy:19:10 @ me qëllim që të mos derdhet gjak i pafajshëm në mes të vendit që Zoti, Perëndia yt, të jep si trashëgimi dhe ti të mos bëhesh fajtor për vrasje

alb@Deuteronomy:19:11 @ Por në rast se një njeri urren të afërmin e tij, i zë pritë, e sulmon dhe e plagos për vdekje, dhe pastaj strehohet në një nga këto qytete,

alb@Deuteronomy:19:12 @ pleqtë e qytetit të tij do të dërgojnë ta marrin që andej dhe do t`ia dorëzojnë hakmarrësit të gjakut që të vritet.

alb@Deuteronomy:19:14 @ Nuk do të lëvizësh kufijtë e të afërmit tënd, të vendosura nga pasardhësit në trashëgiminë që do të gëzosh në vendin që Zoti, Perëndia yt, të jep në zotërim.

alb@Deuteronomy:19:15 @ Një dëshmitar i vetëm nuk mjafton për të akuzuar dikë për çfarëdo krimi apo mëkati të kryer; fakti do të përcaktohet me deponimin e dy ose tre dëshmitarëve.

alb@Deuteronomy:19:17 @ atëherë dy njerëzit midis të cilëve zhvillohet mosmarrëveshja do të paraqiten përpara Zotit, përpara priftërinjve dhe gjykatësve në funksion ato ditë.

alb@Deuteronomy:19:19 @ atëherë do t`i bëni atij atë që kishte ndër mënd t`i bënte vëllait të tij. Kështu do ta shkulni të keqen nga mesi juaj.

alb@Deuteronomy:20:1 @ "Kur të shkosh në luftë kundër armiqve të tu dhe të shikosh kuaj, qerre dhe njerëz në një numër më të madh se ato që ke ti, mos ki frikë prej tyre, sepse Zoti, Perëndia yt, që të bëri të ngjitesh nga vendi i Egjiptit, është me ty.

alb@Deuteronomy:20:2 @ Kështu, në çastin kur do të jeni duke filluar betejën, prifti do të dalë përpara dhe do t`i flasë popullit

alb@Deuteronomy:20:3 @ dhe do t`i thotë: "Dëgjo, Izrael! Sot jeni gatitur për t`u ndeshur me armiqtë tuaj; zemra juaj të mos ju ligështohet; mos kini frikë, mos e humbni dhe mos u trembni para tyre,

alb@Deuteronomy:20:4 @ sepse Zoti, Perëndia juaj, është ai që ecën me ju për të luftuar për ju kundër armiqve tuaj dhe për t`ju shpëtuar".

alb@Deuteronomy:20:5 @ Pastaj oficerët do t`i flasin popullit, duke thënë: "A ka njeri që ka ndërtuar një shtëpi të re dhe ende nuk e ka përuruar? Le të shkojë dhe të kthehet në shtëpinë e tij, që të mos vdesë gjatë betejës dhe një tjetër të përurojë shtëpinë e tij.

alb@Deuteronomy:20:6 @ A ka njeri të ketë mbjellë një vresht dhe të mos ketë shijuar akoma frutet e tij? Le të shkojë e të kthehet në shtëpi të tij, që të mos vdesë gjatë betejës dhe një tjetër të gëzojë frytet e tij.

alb@Deuteronomy:20:7 @ A ka njeri që është fejuar me një femër dhe nuk e ka marrë akoma me vete? Le të shkojë dhe të kthehet në shtëpi të tij, që të mos vdesë në betejë dhe një tjetër ta marrë atë".

alb@Deuteronomy:20:8 @ Pastaj oficerët do t`i flasin akoma popullit, duke i thënë: "A ka ndonjë që ka frikë dhe të cilit i mungon guximi? Le të shkojë dhe të kthehet në shtëpi të tij, që guximi i vëllezërve të tij të mos mehet ashtu si i ndodhi atij".

alb@Deuteronomy:20:10 @ Kur t`i afrohesh një qyteti për ta sulmuar, do t`i ofrosh së pari paqen.

alb@Deuteronomy:20:11 @ Në qoftë se pranon ofertën tënde të paqes dhe t`i hap dyert e tij, tërë populli që ndodhet aty ka për të paguar haraçin dhe do të të shërbejë.

alb@Deuteronomy:20:12 @ Por në rast se nuk do të bëjë paqe me ty dhe kërkon luftë kundër teje, atëherë ti do ta rrethosh

alb@Deuteronomy:20:13 @ Kur më vonë Zoti, Perëndia yt, do të ta japë në dorë, do të vrasësh me shpatë tërë meshkujt e tij;

alb@Deuteronomy:20:14 @ por gratë, fëmijët, bagëtinë dhe të gjitha ato që ndodhen në qytetet, tërë prenë e tij, do t`i marrësh si plaçkën tënde; dhe do të hash plaçkën e armiqve të tu që Zoti, Perëndia yt, të ka dhënë.

alb@Deuteronomy:20:15 @ Kështu do të veprosh në të gjitha qytetet që janë shumë larg nga ti dhe që nuk janë qytete të këtyre kombeve.

alb@Deuteronomy:20:16 @ Por nga qytetet e këtyre popujve që Zoti, Perëndia yt, të jep si trashëgimi, nuk ke për të lënë asgjë që merr frymë;

alb@Deuteronomy:20:17 @ por do të vendosësh shfarosjen e plotë të tyre, domethënë të Hitejve, të Amorejve, të Kananejve, të Perezejve, të Hivejve dhe të Jebusejve, ashtu si të ka urdhëruar Zoti, Perëndia yt,

alb@Deuteronomy:20:18 @ me qëllim që ata të mos ju mësojnë të imitoni tërë ndyrësirat që bëjnë për perënditë e tyre, dhe ju të mos mëkatoni kundër Zotit, Perëndisë tuaj.

alb@Deuteronomy:20:19 @ Kur të rrethosh një qytet për një kohë të gjatë, duke luftuar kundër tij, për ta shtënë në dorë, nuk do të shkatërrosh drurët frutorë me goditje të sëpatës, do të hash frutat e tyre dhe nuk do t`i rrëzosh; sepse vallë druri i fushës a është njeri që ti ta përdorësh në rrethimin?

alb@Deuteronomy:20:20 @ Por mund të shkatërrosh dhe të rrëzosh gjithë drurët që ti e di që nuk janë frutorë, për të ndërtuar vepra rrethimi kundër qytetit që të lufton, deri sa ai të bjerë".

alb@Deuteronomy:21:1 @ "Në rast se në vendin që Zoti, Perëndia yt, është duke të dhënë, gjindet një i vrarë, i shtrirë në një fushë, dhe nuk dihet se kush e ka vrarë,

alb@Deuteronomy:21:3 @ Pastaj pleqtë e qytetit më të afërt me të vrarin do të marrin një mëshqerrë që nuk ka punuar akoma dhe as nuk është mbrehur.

alb@Deuteronomy:21:4 @ Pleqtë e atij qyteti do ta zbresin mëshqerrën pranë një rrjedhe uji, në një vend as të lëruar as të mbjellë, dhe aty afër rrjedhës së ujit do t`ia thyejnë qafën mëshqerrës.

alb@Deuteronomy:21:5 @ Pastaj do të afrohen priftërinjtë, bij të Levit, sepse Zoti, Perëndia yt, i ka zgjedhur për të shërbyer dhe për të dhënë bekimin në emër të Zotit, dhe fjala e tyre duhet të zgjidhë çdo mosmarrëveshje dhe çdo dëmtim trupor.

alb@Deuteronomy:21:6 @ Atëherë tërë pleqtë e qytetit, që është më afër me të vrarin, do të lajnë duart mbi mëshqerrën së cilës i është thyer qafa pranë rrjedhës së ujit;

alb@Deuteronomy:21:8 @ O Zot, fale popullin tënd Izrael që ti ke çliruar, dhe mos i ngarko fajin e gjakut të pafajshëm popullit tënd Izrael". Dhe ai gjak do t`u falet atyre.

alb@Deuteronomy:21:9 @ Kështu ti do të heqësh nga vetja jote fajin e gjakut të pafajshëm, duke bërë atë që është e drejtë në sytë e Zotit.

alb@Deuteronomy:21:10 @ Kur të shkosh në luftë kundër armiqve të tu dhe Zoti, Perëndia yt, të t`i japë në dorë dhe ti t`i zësh robër,

alb@Deuteronomy:21:13 @ do të heqë rrobat e robinjës, do të banojë në shtëpinë tënde dhe do të mbajë zi një muaj të tërë për të atin dhe për të ëmën, pastaj ti do të hysh te ajo dhe do të jesh bashkëshorti i saj dhe ajo do të jetë bashkëshortja jote.

alb@Deuteronomy:21:14 @ Në qoftë se më vonë nuk të pëlqen më, do ta lësh të shkojë ku të dojë, por nuk mund ta shesësh për para as ta trajtosh si skllave, sepse ti e ke poshtëruar

alb@Deuteronomy:21:17 @ por do të njohë si të parëlindur djalin e gruas së urryer, duke i dhënë një pjesë të dyfishtë të të gjitha atyre që zotëron; sepse ai është prodhimi i parë i fuqisë së tij dhe atij i përket e drejta e paralindjes.

alb@Deuteronomy:21:18 @ Në qoftë se një burrë ka një fëmijë kokëfortë dhe rebel që nuk i bindet as zërit të babait, as atij të nënës dhe me gjithëse e kanë ndëshkuar, nuk u bindet atyre,

alb@Deuteronomy:21:19 @ i ati dhe e ëma do ta marrin dhe do ta çojnë te pleqtë e qytetit të tij, në portën e vendit ku banon,

alb@Deuteronomy:21:20 @ dhe do t`u thonë pleqve të qytetit: "Ky biri ynë është kokëfortë dhe rebel; nuk do t`i bindet zërit tonë; është grykës dhe pijanec".

alb@Deuteronomy:21:21 @ Atëherë tërë banorët e qytetit të tij do ta vrasin me gurë dhe ai ka për të vdekur; kështu do të shrrënjosësh të keqen nga mesi yt, tërë Izraeli do ta mësojë dhe do të ketë frikë.

alb@Deuteronomy:21:22 @ Në rast se dikush ka kryer një krim që meriton vdekjen dhe ka pësuar vdekjen, dhe ti e ke varur në një dru,

alb@Deuteronomy:21:23 @ kufoma e tij nuk do të rrijë tërë natën mbi pemën, por do ta varrosësh po atë ditë; sepse ai që rri varur është i mallkuar nga Perëndia, dhe ti nuk do ta ndotësh tokën që Zoti, Perëndia yt, të jep si trashëgimi".

alb@Deuteronomy:22:1 @ "Në qoftë se shikon kaun ose delen e vëllait tënd që e kanë humbur rrugën, ti nuk do të bësh sikur nuk i ke parë, por do ta marrësh përsipër t`ia çosh përsëri vëllait tënd.

alb@Deuteronomy:22:2 @ Dhe në qoftë se vëllai yt nuk banon afër teje dhe ti nuk e njeh, do ta çosh kafshën në shtëpinë tënde deri sa yt vëlla të fillojë ta kërkojë; dhe atëherë do t`ia kthesh.

alb@Deuteronomy:22:3 @ Në të njëjtën mënyrë do të veprosh me gomarin, rrobat dhe çfarëdo send tjetër që yt vëlla ka humbur dhe ti ke gjetur; ti nuk do të bësh sikur nuk i ke parë.

alb@Deuteronomy:22:4 @ Në qoftë se ti shikon gomarin e vëllait tënd apo kaun e tij të rrëzuar gjatë rrugës, ti nuk do të bësh sikur nuk i ke parë, por do të ndihmosh tët vëlla për t`i ngritur.

alb@Deuteronomy:22:5 @ Gruaja nuk do të veshë rroba burrash, as burri nuk ka për të veshur rroba grash, sepse kushdo që bën gjëra të tilla neveritet nga Zoti, Perëndia yt.

alb@Deuteronomy:22:6 @ Në rast se rrugës të rastis të gjesh mbi një dru ose për tokë një fole zogu me gjithë të vegjëlit ose me vezët dhe nënën që ngroh të vegjëlit apo vezët, nuk ke për të marrë nënën me të vegjëlit;

alb@Deuteronomy:22:7 @ do të lesh nënën të ikë dhe do të marrësh për vete të vegjëlit, që ti të kesh mbarësi dhe të zgjatësh ditët e tua.

alb@Deuteronomy:22:8 @ Kur të ndërtosh një shtëpi të re do të ngresh një parapet rreth çatisë së saj për të mos tërhequr një faj gjaku mbi shtëpinë tënde, në rast se dikush rrëzohet nga çatia.

alb@Deuteronomy:22:9 @ Nuk do të mbjellësh në vreshtin tënd farëra të llojeve të ndryshme, me qëllim që prodhimi i asaj që ke mbjellë dhe renta e vreshtit të mos preken.

alb@Deuteronomy:22:15 @ babai dhe nëna e së resë do të marrin shenjat e virgjërisë së saj dhe do t`ua tregojnë pleqve të qytetit, te porta;

alb@Deuteronomy:22:16 @ dhe babai i së resë do t`u thotë pleqve: "Unë ia dhashë time bijë për grua këtij burri, por ai filloi ta urrejë,

alb@Deuteronomy:22:17 @ dhe tani e akuzon për gjëra të turpshme, duke thënë: Nuk gjeta tek jote bijë shenjat e virgjërisë; por këto janë shenjat e virgjërisë të bijës sime". Dhe do të shpalosin çarçafin përpara pleqve të qytetit.

alb@Deuteronomy:22:18 @ Atëherë pleqtë e atij qyteti do të marrin bashkëshortin dhe do ta dënojnë me rrahje;

alb@Deuteronomy:22:19 @ dhe duke qenë se i ka hapur një nam të keq një virgjëreshe të Izraelit, do t`i vënë një gjobë prej njëqind siklash argjendi, që do t`ia japin të atit të së resë; kështu ajo do të mbetet bashkëshorte e tij dhe ai nuk do të mund ta përzërë deri sa të rrojë.

alb@Deuteronomy:22:20 @ Por në qoftë se vërtetohet fakti dhe tek e reja nuk janë gjetur shenjat e virgjërisë,

alb@Deuteronomy:22:21 @ atëherë do ta nxjerrin të renë te pragu i shtëpisë së babait të saj dhe njerëzit e qytetit të saj do ta vrasin me gurë, dhe ajo ka për të vdekur, sepse ka kryer një vepër të turpshme në Izrael, duke u bërë kurvë në shtëpinë e atit të saj. Kështu do të shkulësh të keqen nga gjiri juaj

alb@Deuteronomy:22:24 @ që të dy do t`i çoni në portën e atij qyteti dhe do t`i vritni me gurë, dhe ata do të vdesin: vajza sepse, ndonëse ishte në qytet, nuk bërtiti, dhe burri sepse ka çnderuar gruan e të afërmit të tij. Kështu do ta shkulësh të keqen nga gjiri yt.

alb@Deuteronomy:22:26 @ por nuk do t`i bësh asgjë vajzës; kjo nuk ka asnjë mëkat që meriton vdekjen, sepse ky rast është si ai kur një njeri ngrihet kundër të afërmit të tij dhe e vret;

alb@Deuteronomy:22:27 @ në fakt ai e gjeti në arë; vajza e fejuar ka bërtitur, por nuk kishte njeri që ta shpëtonte.

alb@Deuteronomy:22:29 @ burri që është shtrirë me të do t`i japë atit të vajzës pesëdhjetë sikla argjendi dhe ajo do të bëhet bashkëshortja e tij, sepse e ka çnderuar dhe nuk mund ta përzërë sa të jetë gjallë.

alb@Deuteronomy:22:30 @ Asnjeri nuk ka për të marrë gruan e atit të tij, as ka për të ngritur skajin e mbulesës së atit të tij".

alb@Deuteronomy:23:1 @ "Ai që është tredhur me anë të shtypjes apo të gjymtimit, nuk ka për të hyrë në asamblenë e Zotit.

alb@Deuteronomy:23:2 @ Një kopil nuk do të hyjë në asamblenë e Zotit; asnjë nga pasardhësit e tij, qoftë edhe ata të brezit të dhjetë, s`ka për të hyrë në asamblenë e Zotit.

alb@Deuteronomy:23:3 @ Amoniti dhe Moabiti nuk do të hyjnë në asamblenë e Zotit, asnjë nga pasardhësit e tyre, as edhe në brezin e dhjetë, nuk kanë për të hyrë kurrë në asamblenë e Zotit,

alb@Deuteronomy:23:4 @ sepse nuk ju pritën në rrugë me bukë dhe me ujë kur dolët nga Egjipti dhe sepse rekrutuan kundër jush Balaamin, birin e Beorit nga Pethori i Mesopotamisë, për t`ju mallkuar.

alb@Deuteronomy:23:5 @ Megjithatë Zoti, Perëndia yt, nuk deshi të dëgjojë Balaamin; por Zoti, Perëndia yt, e ndërroi për ty mallkimin në bekim, sepse Zoti, Perëndia yt, të do.

alb@Deuteronomy:23:6 @ Nuk do t`u kërkosh kurrë as paqen, as begatinë e tyre deri sa të jetosh.

alb@Deuteronomy:23:7 @ Nuk do të urresh Idumeon, sepse ai është vëllai yt; nuk do të urresh Egjiptasin, sepse ti ishe i huaj në vendin e tij,

alb@Deuteronomy:23:8 @ bijtë që do t`u lindin atyre, në brezin e tretë, do të mund të hyjnë në asamblenë e Zotit.

alb@Deuteronomy:23:14 @ Me qenë se Zoti, Perëndia yt, ecën në mes të kampit tënd që të të bëjë të lirë dhe që të të japë në dorë armiqtë e tu; prandaj kampi yt do të jetë i shenjtë që Zoti të mos shohë në gjirin tënd asnjë paturpësi dhe të largohet prej teje.

alb@Deuteronomy:23:15 @ Nuk do t`i dorëzosh pronarit të tij skllavin që i ka ikur për t`u strehuar pranë teje.

alb@Deuteronomy:23:16 @ Ai do të banojë me ty, në mes jush, në vendin që ka zgjedhur, në atë qytetin tënd që do t`i duket më i mirë; dhe nuk do ta ngacmosh.

alb@Deuteronomy:23:18 @ Në shtëpinë e Zotit, Perëndisë tënd, nuk do të çosh shpërblimin e një kurve as çmimin e një qeni, për asnjë kusht, sepse këto dy gjëra janë një ndyrësi për Zotin, Perëndinë tënd

alb@Deuteronomy:23:20 @ Të huajit mund t`i japësh hua me kamatë, por jo vëllait tënd, me qëllim që Zoti, Perëndia yt, të të bekojë në të gjitha gjërat mbi të cilat do të vësh dorë në vendin ku je duke hyrë për ta pushtuar.

alb@Deuteronomy:23:21 @ Kur lidh një kusht me Zotin, Perëndinë tënd, nuk do të vonosh ta kryesh, sepse i Zoti, Perëndia yt, do të të kërkojë me siguri llogari dhe ti do të ishe fajtor;

alb@Deuteronomy:23:22 @ por në rast se ti nuk lidh kushte, nuk kryen mëkat.

alb@Deuteronomy:23:23 @ Mbaje fjalën që ka dalë nga goja jote, sepse ke marrë përsipër në mënyrë të neveritshme përpara Zotit, Perëndisë tënd, atë që ke premtuar me gojën tënde.

alb@Deuteronomy:23:24 @ Kur hyn në vreshtin e të afërmit tënd, mund të hash rrush sa të ngopesh, por nuk do vësh rrush në shportën tënde.

alb@Deuteronomy:24:3 @ në rast se bashkëshorti i fundit fillon ta urrejë, ai shkruan për të një shkresë ndarjeje, ia jep në dorë dhe e dëbon nga shtëpia e tij, ose në se bashkëshorti i fundit që e kishte marrë për grua vdes,

alb@Deuteronomy:24:4 @ burri i parë që e kishte dëbuar nuk do të mund ta marrë përsëri për grua, pasi ajo është ndotur, sepse kemi të bëjmë me një akt të neveritshëm në sytë e Zotit; dhe ti nuk do ta njollosësh me mëkat vendin që Zoti, Perëndia yt, të jep si trashëgimi.

alb@Deuteronomy:24:5 @ Në qoftë se një njeri është i porsamartuar, ai nuk do të shkojë në luftë dhe nuk do t`i ngarkohen detyra; ai do të jetë i lirë në shtëpinë e tij për një vit dhe do të bëjë të lumtur gruan me të cilën është martuar.

alb@Deuteronomy:24:7 @ Në rast se kapet një njeri duke rrëmbyer një nga vëllezërit e tij ndër bijtë e Izraelit, dhe e trajton keq dhe e shet, ai rrëmbyes do të vritet; kështu do ta shkulësh të keqen nga gjiri yt.

alb@Deuteronomy:24:9 @ Mbaj mend atë që Zoti, Perëndia yt, i bëri Miriamit gjatë udhëtimit, mbas daljes suaj nga Egjipti.

alb@Deuteronomy:24:10 @ Kur i jep hua diçka të afërmit tënd nuk do të hysh në shtëpinë e tij për të marrë pengun e tij;

alb@Deuteronomy:24:12 @ Dhe në rast se ai njeri është i varfër, nuk do të shkosh të flesh duke pasur akoma pengun e tij.

alb@Deuteronomy:24:13 @ Duhet t`ia kthesh pengun në perëndim të diellit, në mënyrë që ai të flerë në mantelin e tij dhe të të bekojë; dhe kjo do të vihet në llogarinë e drejtësisë para syve të Zotit, Perëndisë tënd.

alb@Deuteronomy:24:14 @ Nuk do t`i hash hakun argatit të varfër dhe nevojtar, qoftë ai një nga vëllezërit e tu apo një nga të huajt që banojnë në vendin tënd, brenda portave të tua;

alb@Deuteronomy:24:15 @ do t`i japësh pagën e tij po atë ditë, para se të perëndojë dielli, sepse ai është i varfër dhe kjo është dëshira e tij; kështu ai nuk do të bërtasë kundër teje para Zotit dhe ti nuk do të kesh mëkat.

alb@Deuteronomy:24:16 @ Nuk do të dënohen me vdekje etërit për bijtë e tyre, as do të vriten bijtë për etërit e tyre; secili do të dënohet me vdekje për mëkatin e vet.

alb@Deuteronomy:24:17 @ Nuk do të cënosh të drejtën e të huajit o të jetimit dhe nuk do të marrësh peng rrobat e gruas së ve;

alb@Deuteronomy:24:18 @ por do të kujtosh se ke qenë skllav në Egjipt dhe se të ka liruar Zoti, Perëndia yt; prandaj të veprosh në këtë mënyrë.

alb@Deuteronomy:24:19 @ Kur korr në arën tënde dhe harron aty një demet, nuk do të kthehesh prapa për ta marrë; do të jetë për të huajin, për jetimin dhe gruan e ve, me qëllim që Zoti, Perëndia yt, të të bekojë në tërë veprën e duarve të tua.

alb@Deuteronomy:24:20 @ Kur do të shkundësh kokrrat e ullinjve të tua, nuk do të kthehesh në degët e tyre; ullinjtë që kanë mbetur do të jenë për të huajin, për jetimin dhe për gruan e ve

alb@Deuteronomy:24:21 @ Kur të vjelësh vreshtin tënd, nuk do të kalosh një herë të dytë; vilet e mbetura do të jenë për të huajin, për jetimin dhe për gruan e ve.

alb@Deuteronomy:24:22 @ Dhe do të kujtosh se ke qenë skllav në vendin e Egjiptit; prandaj të urdhëroj të veprosh në këtë mënyrë".

alb@Deuteronomy:25:2 @ Pastaj në se fajtori meriton të rrihet, gjykatësi do të urdhërojë që ta shtrijnë për tokë dhe ta rrahin në prani të tij, me një numër goditjesh simbas shkallës së fajit të tij.

alb@Deuteronomy:25:5 @ Në rast se disa vëllezër banojnë bashkë dhe njeri prej tyre vdes pa lënë fëmijë, gruaja e të ndjerit nuk do të martohet me një të huaj jashtë familjes; i kunati do të hyjë tek ajo dhe do ta marrë

alb@Deuteronomy:25:6 @ dhe i parëlinduri që ajo do të lindë do të marrë emrin e vëllait të vdekur, me qëllim që emri i tij të mos fshihet në Izrael.

alb@Deuteronomy:25:7 @ Por në rast se ai burrë nuk dëshiron të marrë të kunatën, kjo do të ngjitet në portën e pleqve dhe do të thotë: "Im kunat nuk pranon ta ngrerë emrin e vëllait të tij në Izrael; ai nuk dëshiron të kryejë ndaj meje detyrën e kunatit".

alb@Deuteronomy:25:8 @ Atëherë pleqtë e qytetit të tij do ta thërrasin dhe do t`i flasin; dhe në qoftë se ai ngul këmbë dhe thotë: "Nuk dua ta marr",

alb@Deuteronomy:25:9 @ atëherë kunata e tij do t`i afrohet në prani të pleqve do t`i heqë sandalën nga këmba, do ta pështyjë në fytyrë dhe do t`i thotë: "Këtë do të pësojë ai që nuk dëshiron të ndërtojë shtëpinë e vëllait të tij"

alb@Deuteronomy:25:10 @ Dhe emri i tij në Izrael do të jetë: "Shtëpia e atij të cilit i është hequr sandalja".

alb@Deuteronomy:25:11 @ Në rast se dy burra kanë një grindje midis tyre, dhe gruaja e njerit afrohet për të liruar të shoqin nga duart e atij që e rreh, shtrin dorën dhe e kap nga organet gjenitale, asaj do t`i pritet dora;

alb@Deuteronomy:25:15 @ Do të kesh një peshë të saktë dhe të drejtë, do të kesh një masë të saktë dhe të drejtë, me qëllim që ditët e tua të zgjaten në vendin që Zoti, Perëndia yt, po të jep.

alb@Deuteronomy:25:16 @ Sepse të gjithë ata që kryejnë veprime të tilla, të gjithë ata që sillen në mënyrë jo të drejtë, urrehen nga Zoti, Perëndia yt.

alb@Deuteronomy:25:17 @ Kujto atë që të bëri Amaleku gjatë rrugës, kur dolët nga Egjipti;

alb@Deuteronomy:25:18 @ ai të doli përballë rrugës, duke sulmuar nga prapa tërë të dobëtit që ishin të fundit, kur ti ishe i lodhur dhe i mbaruar, dhe nuk pati fare frikë nga Perëndia.

alb@Deuteronomy:25:19 @ Kur, pra, Zoti, Perëndia yt, do të sigurojë qetësi nga armiqtë e tu rreth e përqark vendit që Zoti, Perëndia yt, të jep si trashëgimi për ta pushtuar, do të fshish kujtimin e Amalekut nën qiellin; mos e harro!".

alb@Deuteronomy:26:1 @ "Kur të hysh në vendin që Zoti, Perëndia yt, të jep si trashëgimi, dhe ta shtiesh në dorë dhe të banosh në të,

alb@Deuteronomy:26:2 @ do të marrësh disa nga prodhimet e para të të gjitha prodhimeve të tokës të mbledhura nga ti në vendin që Zoti, Perëndia yt, po të jep, do t`i vësh në një shportë dhe do të shkosh në vendin që Zoti, Perëndia yt, ka zgjedhur për të ruajtur emrin e tij.

alb@Deuteronomy:26:3 @ Pastaj do t`i paraqitesh priftit në funksion ato ditë dhe do t`i thuash: "Unë i deklaroj sot Zotit, Perëndisë tënd, që kam hyrë në vendin që Zoti u betua t`u japë etërve tanë".

alb@Deuteronomy:26:4 @ Atëherë prifti do të marrë shportën nga duart e tua dhe do ta vërë përpara altarit të Zotit, Perëndisë tënd;

alb@Deuteronomy:26:5 @ dhe ti do të përgjigjesh duke thënë para Zotit, Perëndisë tënd: "Ati im ishte një Arameo para se të vdesë; ai zbriti në Egjipt dhe banoi aty si i huaj me pak njerëz; aty u bë një komb i madh, i fuqishëm dhe i shumtë.

alb@Deuteronomy:26:7 @ Atëherë bërtitëm dhe Zoti, Perëndia i etërve tanë, e dëgjoi zërin tonë, pa dëshpërimin tonë, punën tonë të rëndë dhe shtypjen tonë.

alb@Deuteronomy:26:8 @ Kështu Zoti na nxori nga Egjipti me një dorë të fuqishme dhe me krah të shtrirë, me gjëra të tmerrshme e me mrekulli dhe me shenja;

alb@Deuteronomy:26:10 @ Dhe ja tani unë solla prodhimet e para të tokës që ti, o Zot, më ke dhënë!". Do t`i vendosësh para Zotit, Perëndisë tënd, dhe do të biesh përmbys përpara Zotit, Perëndisë tënd;

alb@Deuteronomy:26:11 @ dhe do të gëzoheni, ti, Leviti dhe i huaji që ndodhet në radhët e tua për të mirat që Zoti, Perëndia yt, të ka dhënë ty dhe shtëpisë sate

alb@Deuteronomy:26:12 @ Kur të kesh mbaruar së dhëni tërë të dhjetat e të ardhurave të tua në vitin e tretë, viti i të dhjetave, dhe ua ke dhënë Levitit, të huajit, jetimit dhe gruas së ve, me qëllim që t`i hanë brenda portave të tua dhe të ngopen,

alb@Deuteronomy:26:13 @ do të thuash përpara Zotit, Perëndisë tënd: "Unë kam hequr nga shtëpia ime atë që është shenjtëruar dhe ua kam dhënë Levitit, të huajit, jetimit dhe gruas së ve, në bazë të të gjitha gjërave që më ke urdhëruar; nuk kam shkelur as kam harruar asnjë nga urdhrat e tua.

alb@Deuteronomy:26:14 @ Nuk i hëngra gjatë zisë sime, nuk mora prej tyre kur isha i papastër dhe nuk ua ofrova të vdekurve; iu binda zërit të Zotit, Perëndisë tim, dhe veprova në bazë të të gjitha gjërave që më ke urdhërar.

alb@Deuteronomy:26:16 @ Sot Zoti, Perëndia yt, të urdhëron të zbatosh në praktikë këto statute dhe dekrete; ki kujdes që t`i zbatosh me gjithë zemër dhe me gjithë shpirt.

alb@Deuteronomy:26:17 @ Ti sot deklarove që Zoti është Perëndia yt, që do të ecësh në rrugët e tij dhe do të respektosh statutet, urdhërimet dhe dekretet e tij, dhe do t`i bindesh zërit të tij.

alb@Deuteronomy:26:18 @ Sot Zoti ka deklaruar gjithashtu që ti je popull i tij, një thesar i veçantë, siç të ka thënë, me qëllim që ti të respektosh të githa urdhërimet e tij,

alb@Deuteronomy:26:19 @ dhe ti të mund të lartësohesh mbi të gjitha kombet që ai ka bërë për lavdi, famë dhe zulmë dhe që ti të jesh një popull i shenjtëruar për Zotin, Perëndinë tënd, ashtu siç e ka thënë ai".

alb@Deuteronomy:27:2 @ Ditën që do të kapërceni Jordanin për të hyrë në vendin që Zoti, Perëndia juaj, ju jep, do të ngresh për vete gurë të mëdhenj dhe do t`i lyesh me gëlqere.

alb@Deuteronomy:27:3 @ Pastaj do të shkruash mbi ta tërë fjalët e këtij ligji, kur të kapërcesh Jordanin për të hyrë në vendin që Zoti, Perëndia yt, të jep, një vend ku rrjedh qumësht dhe mjaltë, ashtu si të ka thënë Zoti, Perëndia i etërve të tu.

alb@Deuteronomy:27:5 @ Aty do t`i ngresh edhe një altar Zotit, Perëndisë tënd, një altar gurësh, mbi të cilët nuk do të përdorësh vegël hekuri.

alb@Deuteronomy:27:6 @ Do të ndërtosh altarin e Zotit, Perëndisë tënd, me gurë të pacënuar, dhe mbi të do t`i ofrosh olokauste Zotit, Perëndisë tënd.

alb@Deuteronomy:27:7 @ Do të ofrosh flijime falenderimi, dhe aty do të hash dhe do të gëzohesh përpara Zotit, Perëndisë tënd.

alb@Deuteronomy:27:8 @ Dhe do të shkruash mbi këta gurë tërë fjalët e këtij ligji me gërma shumë të qarta".

alb@Deuteronomy:27:9 @ Pastaj Moisiu dhe priftërinjtë levitë i folën tërë Izraelit, duke thënë: "Mbaj qetësi dhe dëgjo, o Izrael! Sot je bërë populli i Zotit, Perëndisë tënd.

alb@Deuteronomy:27:10 @ Do t`i bindesh, pra, zërit të Zotit, Perëndisë tënd, dhe do t`i zbatosh në praktikë urdhërimet dhe ligjet që sot të urdhëroj".

alb@Deuteronomy:27:15 @ "Mallkuar qoftë ai njeri që bën një shëmbëlltyrë të gdhendur o prej metali të shkrirë, gjë e neveritshme për Zotin, vepër e duarve të një artizani, dhe e vendos në një vend sekret!". Dhe tërë populli do të përgjigjet dhe do të thotë: "Amen".

alb@Deuteronomy:27:16 @ "Mallkuar qoftë ai që përçmon atin ose nënën e tij!". Dhe tërë populli do të thotë: "Amen".

alb@Deuteronomy:27:17 @ "Mallkuar qoftë ai që zhvendos kufijtë e të afërmit të tij!". Dhe tërë populli do të thotë: "Amen".

alb@Deuteronomy:27:19 @ "Mallkuar qoftë ai që cënon të drejtën e të huajit, të jetimit dhe të gruas së ve!". Dhe tërë populli do të thotë: "Amen".

alb@Deuteronomy:27:20 @ "Mallkuar qoftë ai që bie në shtrat me gruan e atit të tij,; sepse ka ngritur cepin e mbulesës së atit të tij!". Dhe tërë populli do të thotë: "Amen".

alb@Deuteronomy:27:22 @ "Mallkuar qoftë ai që bie në shtrat me motrën e tij, me bijën e atit të tij ose me bijën e nënes së tij!". Dhe tërë populli do të thotë: "Amen".

alb@Deuteronomy:27:23 @ "Mallkuar qoftë ai që bie në shtrat me vjehrrën e tij!". Dhe tërë populli do të thotë: "Amen".

alb@Deuteronomy:27:24 @ "Mallkuar qoftë ai që vret të afërmin e tij në mënyrë të fshehtë!". Dhe tërë populli do të thotë: "Amen".

alb@Deuteronomy:27:26 @ "Mallkuar qoftë ai që nuk u përmbahet fjalëve të këtij ligji për t`i zbatuar në praktikë!". Tërë populli do të thotë: "Amen".

alb@Deuteronomy:28:1 @ "Tani, në rast se ti i bindesh me zell zërit të Zotit, Perëndisë tënd, duke pasur kujdes të zbatosh tërë urdhërimet e tij që sot unë po të urdhëroj, do të ndodhë që Zoti, Perëndia yt, do të të lartësojë mbi të gjitha kombet e dheut;

alb@Deuteronomy:28:2 @ të gjitha këto bekime do të bien mbi ty dhe do të të zënë, në rast se dëgjon zërin e Zotit, Perëndisë tënd:

alb@Deuteronomy:28:4 @ I bekuar do të jetë edhe fryti i barkut tënd, fryti i tokës dhe i bagëtisë sate, pjelljet e lopëve të tua dhe fryti i deleve të tua.

alb@Deuteronomy:28:7 @ Zoti do të veprojë në mënyrë që armiqtë e tu, që ngrihen kundër teje, të munden para teje; do të dalin kundër teje nëpër një rrugë, por do të ikin para teje nëpër shtatë rrugë.

alb@Deuteronomy:28:8 @ Dhe Zoti do ta urdhërojë bekimin të ndodhet mbi ty në hambaret e tua dhe mbi të gjitha ato gjëra ku ti do të vësh dorë; dhe do të të bekojë në vendin që Zoti, Perëndia yt, të jep.

alb@Deuteronomy:28:9 @ Zoti do të të vendosë në mënyrë që të jesh për të një popull i shenjtë, ashtu si të është betuar, në qoftë se do të respektosh urdhërimet e Zotit, Perëndisë tënd, dhe do të ecësh në rrugët e tij;

alb@Deuteronomy:28:10 @ kështu tërë popujt e dheut do të shohin që ti je i thirrur me emrin e Zotit, dhe do të kenë frikë prej teje.

alb@Deuteronomy:28:11 @ Zoti, Perëndia yt, do të të mbushë me të mira, me frytin e barkut tënd, me frytin e bagëtisë sate dhe me frytin e tokës sate në vendin që Zoti u betua t`u japë etërve të tu.

alb@Deuteronomy:28:12 @ Zoti do të hapë për ty qiellin, thesarin e tij të mirë, për t`i dhënë tokës sate shiun në kohën e duhur dhe për të bekuar veprën e duarve të tua; ti do t`u japësh hua shumë kombeve, por nuk do të marrësh asgjë hua.

alb@Deuteronomy:28:13 @ Zoti do të bëjë që të jesh koka dhe jo bishti, dhe do të jesh gjithnjë lart dhe kurrë poshtë, në rast se u bindesh urdhërimeve të Zotit, Perëndisë tënd, që sot të urdhëron t`i respektosh dhe t`i zbatosh në praktikë.

alb@Deuteronomy:28:15 @ Por në rast se nuk i bindesh zërit të Zotit, Perëndisë tënd, për të respektuar me kujdes të gjitha urdhërimet dhe të gjitha statutet e tij që sot të urdhëroj, do të ndodhë që të gjitha këto mallkime do të bien mbi ty dhe do të të gjejnë

alb@Deuteronomy:28:18 @ I mallkuar do të jetë fryti i barkut tënd, fryti i tokës sate, pjelljet e lopëve të tua dhe fryti i deleve të tua.

alb@Deuteronomy:28:20 @ Zoti do të dërgojë kundër teje mallkimin, rrëmujën dhe mosmiratimin për çdo gjë mbi të cilën do të vësh dorë dhe që do të bësh, deri sa ti të shkatërrohesh dhe të vdesësh shpejt, për shkak të ligësisë së veprimeve të tua në të cilat më ke braktisur.

alb@Deuteronomy:28:21 @ Zoti do të bëjë që të të zërë murtaja, deri sa të konsumohesh prej saj në vendin ku je duke hyrë për ta pushtuar.

alb@Deuteronomy:28:22 @ Zoti do të godasë me ligështim, me ethe, me mahisje, me vapë djegëse, me shpatë, me plasje dhe vrug, që do të ndjekin deri në shkatërrimin tënd.

alb@Deuteronomy:28:24 @ Zoti do ta kthejë shiun e vendit tënd në rërë dhe pluhur, që do të bien mbi ty deri sa të shkatërrohesh.

alb@Deuteronomy:28:25 @ Zoti do të të braktisë në disfatë dhe në masakër para armiqve të tu; do të dalësh kundër tyre nga një rrugë dhe do të largohesh prej tyre duke ua mbathur nëpër shtatë rrugë; dhe kështu do të bëhesh një objekt urrejtjeje nga ana e të gjitha mbretërive të dheut.

alb@Deuteronomy:28:27 @ Zoti do të të godasë me ulcerën e Egjiptit, me hemorroidet, me zgjeben dhe me qerren, sëmundje nga të cilat nuk do të mund të shërohesh.

alb@Deuteronomy:28:28 @ Zoti do të të godasë me marrëzinë, me verbërinë dhe me shushatjen e zemrës;

alb@Deuteronomy:28:30 @ Do të fejohesh me një femër, por një burrë tjetër do të bjerë në shtrat me të; do të ndërtosh një shtëpi, por nuk do të banosh në të; do të mbjellësh një vresht, por nuk do të mbledhësh rrushin e tij.

alb@Deuteronomy:28:31 @ Kau yt do të vritet para syve të tu, por ti nuk do të hash mishin e tij; gomarin tënd do të ta marrin në praninë tënde dhe nuk do të ta kthejnë; delet e tua do t`ua japin armiqve të tu dhe askush nuk do të të ndihmojë.

alb@Deuteronomy:28:33 @ Një popull që ti nuk e ke njohur, do të hajë frytin e tokës sate dhe të gjithë mundit tënd, dhe pa tjetër do të jesh i shtypur dhe i dërmuar vazhdimisht.

alb@Deuteronomy:28:35 @ Zoti do të të godasë në gjunjët dhe në kofshët me një ulcer të keqe, nga e cila nuk do të mund të shërohesh, nga tabani i këmbëve deri në majë të kokës.

alb@Deuteronomy:28:36 @ Zoti do të të çojë ty dhe mbretin tënd, që e ke vënë mbi ty, në një komb që as ti, as etërit e tu, nuk e keni njohur; dhe atje do t`u shërbeni perëndive të tjera prej druri dhe prej guri;

alb@Deuteronomy:28:37 @ dhe do të bëhesh objekt habie, proverbi dhe talljeje në mes tërë popujve pranë të cilëve do të të çojë Zoti.

alb@Deuteronomy:28:43 @ I huaji që ndodhet në mes teje do të ngrihet gjithnjë e më lart mbi ty dhe ti do të biesh gjithnjë e më poshtë.

alb@Deuteronomy:28:44 @ Ai do të të japë hua, por ti nuk do t`i japësh hua atij; ai do të jetë koka dhe ti bishti.

alb@Deuteronomy:28:45 @ Të gjitha këto mallkime do të bien mbi ty, do të të ndjekin dhe do të të zënë deri sa të shkatërrohesh, sepse nuk iu binde zërit të Zotit, Perëndisë tënd, duke respektuar urdhërimet dhe statutet që ai të ka urdhëruar.

alb@Deuteronomy:28:47 @ Sepse nuk i ke shërbyer Zotit, Perëndisë tënd, me gëzim dhe hare në zemër për bollëkun në çdo gjë,

alb@Deuteronomy:28:48 @ do t`u shërbesh armiqve të tu që Zoti do të dërgojë kundr teje, në një gjendje urije, etjeje, lakuriqësie dhe mungese të çdo gjëje; dhe ai do të vërë një zgjedhë të hekurt rreth qafës sate deri sa të të shkatërrojë.

alb@Deuteronomy:28:49 @ Zoti do të sjellë kundër teje nga larg, nga skajet e dheut, një komb të shpejtë, si shqiponja që fluturon, një komb gjuhën e të cilit ti nuk do ta kuptosh,

alb@Deuteronomy:28:51 @ dhe do të hajë frytin e bagëtisë sate dhe prodhimin e tokës sate, deri sa të shkatërrohesh; dhe nuk do të lërë as grurë, as musht, as vaj as pjelljet e lopëve të tua ose pjelljet e deleve të tua, deri sa të të ketë shkatërruar.

alb@Deuteronomy:28:52 @ Dhe do të rrethojë në të gjitha qytetet e tua, deri sa të rrëzohen në të gjithë vendin muret e larta dhe të fortifikuara te të cilat kishte besim. Do të të rrethojë në të gjitha qytetet e tua, në të gjithë vendin që Zoti, Perëndia yt, të ka dhënë.

alb@Deuteronomy:28:53 @ Përveç kësaj gjatë rrethimit dhe në fatkeqësinë në të cilën do të të katandisë armiku yt, do të hash frytin e barkut tënd, mishin e bijve dhe të bijave të tua, që Zoti, Perëndia yt, të ka dhënë.

alb@Deuteronomy:28:54 @ Njeriu më zemërbutë dhe më delikat do të ketë një zemër kaq keqdashëse ndaj vëllait të tij, ndaj gruas që pushon mbi kraharorin e tij e ndaj fëmijëve që ka akoma,

alb@Deuteronomy:28:55 @ sa të mos i japë asnjerit prej tyre mishin e bijve të tij, që ai do të hajë për vete, sepse nuk do t`i mbetet asgjë gjatë rrethimit dhe në mjerimin në të cilin do ta katandisin armiqtë e tu në të gjitha qytetet e tua.

alb@Deuteronomy:28:58 @ Po të mos kesh kujdes të zbatosh në praktikë të gjitha fjalët e këtij ligji, që janë shkruar në këtë libër, duke pasur frikë nga ky emër i lavdishëm dhe i tmerrshëm, Zoti, Perëndia yt,

alb@Deuteronomy:28:59 @ atëherë Zoti do të lëshojë mbi ty dhe mbi pasardhësit e tu mjerime të papërshkrueshme, të mëdha dhe të zgjatura, si dhe sëmundje të këqija dhe të qëndrueshme;

alb@Deuteronomy:28:60 @ përveç kësaj do të kthejë mbi ty të gjitha sëmundjet e Egjiptit, nga të cilat kishe frikë, dhe ato do të të ngjiten.

alb@Deuteronomy:28:61 @ Edhe të gjitha sëmundjet dhe tërë fatkeqësitë e pashkruara në librin e këtij ligji, Zoti do t`i sjellë mbi ty, deri sa të shkatërrohesh.

alb@Deuteronomy:28:62 @ Kështu do të mbeteni pak, mbasi keni qenë shumë si yjet e qiellit, sepse nuk i je bindur zërit të Zotit, Perëndisë tënd.

alb@Deuteronomy:28:63 @ Dhe do të ndodhë që, ashtu si Zoti ndjente kënaqësi t`ju bënte të mirë dhe t`ju shumëzonte, po kështu Zoti do të ndjejë kënaqësi duke ju zhdukur dhe shkatërruar; dhe do t`ju rrëmbejnë nga vendi ku po hyni për ta pushtuar.

alb@Deuteronomy:28:64 @ Zoti do të të shpërndajë midis tërë popujve, nga njeri skaj i tokës në tjetrin; dhe atje ti do t`u shërbesh perëndive të tjera, që as ti as etërit e tu nuk i keni njohur kurrë, perëndi prej druri dhe prej guri.

alb@Deuteronomy:28:65 @ Dhe midis atyre kombeve nuk do të gjesh prehje dhe vend ku të pushojnë tabanët e këmbëve të tua; aty Zoti do të të japë një zemër të drithëruar, sy përgjërues dhe ankth në shpirt.

alb@Deuteronomy:28:68 @ Dhe Zoti do të të kthejë në Egjipt me anije, nëpër rrugën që të pata thënë: "Nuk do ta shohësh më kurrë!". Dhe aty do t`ju ofrojnë armiqve tuaj për t`ju shitur si skllevër dhe si skllave, por askush nuk do t`ju blejë".

alb@Deuteronomy:29:1 @ Këto janë fjalët e besëlidhjes që Zoti i urdhëroi Moisiut të përfundonte me bijtë e Izraelit në vendin e Moabit, përveç besëlidhjes që kishte bërë me ta në malin Horeb.

alb@Deuteronomy:29:2 @ Moisiu thirri tërë Izraelin dhe u tha atyre: "Ju keni parë të gjitha ato që i ka bërë Zoti në Egjipt para syve tuaj Faraonit, të gjithë shërbëtorëve të tij dhe tërë vendit;

alb@Deuteronomy:29:4 @ por deri sot Zoti nuk ju ka dhënë zemër për të kuptuar, sy për të parë dhe veshë për të dëgjuar.

alb@Deuteronomy:29:5 @ Unë ju kam udhëhequr dyzet vjet në shkretëtirë; rrobat tuaja nuk ju janë prishur në trup, sandalet tuaja nuk iu janë konsumuar në këmbët tuaja.

alb@Deuteronomy:29:6 @ Nuk keni ngrënë bukë dhe nuk keni pirë verë as pije dehëse, me qëllim që të njihnit që unë jam Zoti, Perëndia juaj.

alb@Deuteronomy:29:9 @ Respektoni, pra, fjalët e kësaj besëlidhje dhe zbatojeni në praktikë, me qëllim që të keni mbarësi në çdo gjë që bëni.

alb@Deuteronomy:29:10 @ Sot të gjithë ju ndodheni para Zotit, Perëndisë tuaj: krerët tuaj, fiset tuaja, pleqtë tuaj, zyrtarët tuaj, tërë njerëzit e Izraelit,

alb@Deuteronomy:29:12 @ për të hyrë në besëlidhjen e Zotit, Perëndisë tënd, dhe në betimin e tij që Zoti, Perëndia yt, bën sot me ty,

alb@Deuteronomy:29:13 @ për të të vendosur sot si popull të tij dhe për të qënë Perëndia yt, ashtu si të tha dhe si iu betua etërve të tu, Abrahamit, Isakut dhe Jakobit.

alb@Deuteronomy:29:14 @ Unë e bëj këtë besëlidhje dhe këtë betim jo vetëm me ju,

alb@Deuteronomy:29:15 @ por edhe me ata që janë sot para Zotit, Perëndisë tonë, dhe me ata që sot nuk janë këtu me ne.

alb@Deuteronomy:29:16 @ (Sepse ju e dini që kemi banuar në vendin e Egjiptit dhe kemi kaluar në mes të kombeve, që u keni rënë mes për mes;

alb@Deuteronomy:29:18 @ Të mos ketë midis jush burrë a grua, familje a fis zemra e të cilit të largohet nga Zoti, Perëndia ynë, dhe të shkojë t`u shërbejë perëndive të këtyre kombeve, nuk duhet të ketë midis jush asnjë rrënjë që prodhon helmin dhe pelinin;

alb@Deuteronomy:29:19 @ dhe të mos ndodhë që dikush, duke dëgjuar fjalët e këtij betimi, të vetëbekohet në zemër të tij, duke thënë: "Do të kem paqe, edhe sikur të eci me kokëfortësinë e zemrës sime", ashtu si i dehuri të mund të përfshihej të përkorin.

alb@Deuteronomy:29:20 @ Por Zoti nuk mund ta falë kurrë; por në këtë rast zemërimi i Zotit dhe zilia e tij do të ndizen kundër tij dhe të gjitha mallkimet që janë shkruar në këtë libër do të bien mbi të, dhe Zoti do ta fshijë emrin e tij poshtë qiellit;

alb@Deuteronomy:29:21 @ Zoti do ta veçojë për ta shkatërruar nga të gjitha fiset e Izraelit, simbas të gjitha mallkimeve të besëlidhjes së shkruar në këtë libër të ligjit.

alb@Deuteronomy:29:22 @ Kështu brezi i ardhshëm i bijve tuaj që do të dalë pas jush dhe i huaji që do të vijë nga një vend i largët, duke parë mjerimet dhe lëngatat që Zoti u ka dhënë, do të thonë:

alb@Deuteronomy:29:23 @ "Tërë toka është squfur, kripë, zjarrmi; nuk është mbjellë, nuk prodhon më asgjë dhe në të nuk rritet asnjë bar, ashtu si pas shkatërrimit të Sodomës, të Gomorrës, të Admahut dhe të Tseboimit, që Zoti shkatërroi gjatë zemërimit dhe tërbimit të tij".

alb@Deuteronomy:29:24 @ Po, të gjitha kombet do të thonë: "Pse Zoti e trajtoi kështu këtë vend? Pse ky zemërim kaq i madh?".

alb@Deuteronomy:29:25 @ Atëherë do të përgjigjen: "Sepse kanë braktisur besëlidhjen e Zotit, Perëndisë së etërve të tyre, që ai lidhi me ta kur i nxori nga vendi i Egjiptit;

alb@Deuteronomy:29:26 @ sepse ata shkuan t`u shërbejnë perëndive të tjera dhe ranë përmbys përpara tyre, perëndi që ata nuk i njihnin dhe që Zoti nuk u kishte dhënë atyre.

alb@Deuteronomy:29:27 @ Për këtë arësye u ndez zemërimi i Zotit kundër këtij vendi, me qëllim që të gjitha mallkimet e shkruara në këtë libër të binin mbi të;

alb@Deuteronomy:29:28 @ dhe Zoti i shkëputi nga vendi i tyre me zemërim, me tërbim dhe me indinjatë të madhe dhe i hodhi në një vend tjetër, siç po ndodh sot".

alb@Deuteronomy:29:29 @ Gjërat e fshehta i përkasin Zotit, Perëndisë tonë, por gjërat e shfaqura janë për ne dhe për bijtë tanë për gjithnjë, me qëllim që të zbatojmë në praktikë tërë fjalët e këtij ligji".

alb@Deuteronomy:30:1 @ "Kështu, kur të të kenë rënë në kurriz tërë këto gjëra, bekimi dhe mallkimi që unë të kam vënë përpara, dhe ti do t`ua kujtosh të gjitha kombeve në mes të të cilëve Zoti, Perëndia yt, do të të ketë dëbuar,

alb@Deuteronomy:30:2 @ dhe kur të kthehesh tek Zoti, Perëndia yt, dhe t`i bindesh zërit të tij, ti dhe bijtë e tu, me gjithë zemër e më gjithë shpirt, duke respektuar tërë ato që po të urdhëroj sot,

alb@Deuteronomy:30:3 @ Zoti, Perëndia yt, do të të kthejë nga skllavëria, do të ketë mëshirë për ty dhe do të të mbledhë përsëri nga radhët e të gjithë popujve, ndër të cilët Zoti, Perëndia yt, të kishte shpërndarë.

alb@Deuteronomy:30:4 @ Edhe sikur të kesh qenë përzënë në skajin e qiellit, Zoti, Perëndia yt, do të të mbledhë dhe do të marrë që andej.

alb@Deuteronomy:30:5 @ Zoti, Perëndia yt, do të të rikthejë në vendin që etërit e tu kanë zotëruar dhe ti do ta zotërosh atë; dhe ai do të të bëjë të mira dhe do të të shumëzojë më tepër se etërit e tu.

alb@Deuteronomy:30:6 @ Zoti, Perëndia yt, do ta rrethpresë zemrën tënde dhe zemrën e pasardhësve të tu, që ti ta duash Zotin, Perëndinë tënd, me gjithë zemër e me gjithë shpirt, dhe kështu ti të jetosh.

alb@Deuteronomy:30:7 @ Dhe Zoti, Perëndia yt, do t`i lëshojë tërë këto mallkime mbi armiqtë e tu dhe mbi tërë ata që të urrejnë dhe të kanë persekutuar.

alb@Deuteronomy:30:8 @ Ti përkundrazi do të kthehesh dhe do t`i bindesh zërit të Zotit dhe do të zbatosh në praktikë të gjitha urdhërimet që të porosit sot.

alb@Deuteronomy:30:9 @ Zoti, Perëndia yt, do të sjellë shumë mbarësi në gjithë veprën e duarve të tua, në frytin e barkut tënd, në frytin e bagëtisë sate dhe në frytin e tokës sate; sepse Zoti do të kënaqet përsëri duke të të bërë të mirën, ashtu si u kënaq kur ua bëri etërve të tu,

alb@Deuteronomy:30:10 @ sepse do t`i bindesh zërit të Zotit, Perëndisë tënd, duke respektuar urdhërimet dhe statutet e tij që janë shkruar në këtë libër të ligjit, sepse do të jesh rikthyer tek Zoti, Perëndia yt, me gjithë zemër dhe me gjithë shpirt.

alb@Deuteronomy:30:11 @ Ky urdhërim që të jap sot nuk është shumë i vështirë për ty, as shumë larg teje.

alb@Deuteronomy:30:12 @ Nuk është në qiell, që ti të thuash: "Kush do të ngjitet në qiell që të na e sjellë dhe ta dëgjojmë, me qëllim që ta zbatojmë në praktikë?".

alb@Deuteronomy:30:13 @ Dhe nuk është matanë detit që ti të thuash: "Kush do të kalojë për ne matanë detit që të na e sjellë dhe ta dëgjojmë, në mënyrë që ta zbatojmë në praktikë?".

alb@Deuteronomy:30:14 @ Por fjala është shumë afër teje; është në gojën tënde dhe në zemrën tënde, që ti ta zbatosh në praktikë.

alb@Deuteronomy:30:16 @ prandaj unë të urdhëroj ta duash Zotin, Perëndinë tënd, të ecësh në rrugët e tij, të respektosh urdhërimet, statutet dhe dekretet e tij, që ti të jetosh dhe të shumëzohesh; dhe Zoti, Perëndia yt, do të të bekojë në vendin që ti po shkon për ta pushtuar.

alb@Deuteronomy:30:17 @ Por në qoftë se zemra jote shikon gjetiu dhe ti nuk bindesh dhe e lë veten të biesh përmbys para perëndive të tjera dhe t`u shërbesh atyre,

alb@Deuteronomy:30:18 @ unë ju deklaroj sot që me siguri keni për t`u zhdukur, që nuk do t`i zgjatni ditët tuaja në vendin ku po gatiteni të hyni për ta pushtuar, duke kaluar Jordanin.

alb@Deuteronomy:30:19 @ Unë marr sot si dëshmitarë kundër teje qiellin dhe tokën, që unë të kam vënë përpara jetës dhe vdekjes, bekimit dhe mallkimit; zgjidh, pra, jetën që të mund të jetoni ti dhe pasardhësit e tu,

alb@Deuteronomy:30:20 @ dhe të mund ta duash Zotin, Perëndinë tënd, t`i bindesh zërit të tij dhe të qendrosh i lidhur ngushtë me të, sepse ai është jeta jote dhe gjatësia e ditëve të tua, kështu që ti të mund të jetosh në vendin që Zoti u betua t`u japë etërve të tu: Abrahamit, Isakut dhe Jakobit".

alb@Deuteronomy:31:2 @ dhe u tha banorëve të tij: "Unë jam sot njëqind e njëzet vjeç, nuk mundem më të hyj dhe të dal; përveç kësaj Zoti më ka thënë: "Ti nuk do ta kalosh Jordanin".

alb@Deuteronomy:31:3 @ Zoti, Perëndia yt, do të kalojë ai vetë para teje, dhe do të shkatërrojë para teje këto kombe, dhe ti do t`i shpronësosh; vetë Jozueu do të kalojë para teje, siç e ka thënë Zoti.

alb@Deuteronomy:31:4 @ Dhe Zoti do t`u bëjë atyre atë që u bëri Sihonit dhe Ogut, mbretit të Amorejve, dhe vendit të tyre, kur i shkatërroi.

alb@Deuteronomy:31:5 @ Zoti do t`i kalojë në pushtetin tuaj dhe ju do t`i trajtoni sipas të gjitha urdhërave që ju kam dhënë.

alb@Deuteronomy:31:6 @ Tregohuni të fortë dhe trima, mos kini frikë, mos u trembni prej tyre, sepse Zoti, Perëndia yt, është ai vetë që ecën me ty; ai nuk do të të lërë dhe nuk ka për të të braktisur".

alb@Deuteronomy:31:7 @ Pastaj Moisiu thirri Jozueun dhe i tha në prani të të gjithë Izraelit: "Qofsh i fortë dhe trim, sepse ti do të hysh bashkë me këtë popull në vendin që Zoti u betua t`u japë etërve të tyre, dhe ti do t`ua japësh atyre si trashëgimi

alb@Deuteronomy:31:8 @ Përveç kësaj Zoti vetë ecën para teje; ai do të jetë me ty; nuk do të të lërë dhe s`ka për të të braktisur; mos u tremb dhe mos u tmerro".

alb@Deuteronomy:31:9 @ Kështu Moisiu e shkrojti këtë ligj dhe ia dorëzoi priftërinjve, bijve të Levit, që mbajnë arkën e besëlidhjes të Zotit dhe të gjithë pleqve të Izraelit.

alb@Deuteronomy:31:11 @ kur tërë Izraeli do të vijë të paraqitet përpara Zotit, Perëndisë tënd, në vendin që ai ka zgjedhur, do të lexosh këtë ligj para tërë Izraelit, në veshët e tërë izraelitëve.

alb@Deuteronomy:31:12 @ Do të mbledhësh popullin, burra, gra, fëmijë dhe të huajin që ndodhet brenda portave të tua, që të dëgjojnë dhe të mësojnë të kenë frikë nga Zoti, Perëndia juaj, dhe të kenë kujdes të zbatojnë në praktikë tërë fjalët e këtij ligji,

alb@Deuteronomy:31:13 @ kështu që bijtë e tyre që akoma nuk e njohin, të dëgjojnë Zotin, Perëndinë tuaj, dhe të kenë frikë prej tij, për të gjithë kohën që do të jetoni në vendin që ju po hyni ta pushtoni, duke kaluar Jordanin".

alb@Deuteronomy:31:14 @ Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Ja, dita e vdekjes sate po afrohet; thirr Jozueun dhe paraqituni në çadrën e mbledhjes me qëllim që të mund t`i jap urdhrat e mia". Moisiu dhe Jozueu shkuan, pra, të paraqiten në çadrën e mbledhjes.

alb@Deuteronomy:31:15 @ Dhe Zoti u paraqit në çadër në një shtyllë reje; dhe shtylla e resë u ndal në hyrjen e çadrës.

alb@Deuteronomy:31:16 @ Dhe Zoti i tha Moisiut: "Ja, ti do të shkosh të flesh bashkë me etërit e tu; dhe ky popull do të çohet dhe do të kurvërohet duke shkuar pas perëdive të huaja të vendit në mes të të cilit po shkon; dhe do të më braktisë mua dhe do të shkelë besëlidhjen që kam lidhur me të.

alb@Deuteronomy:31:17 @ Dhe atë ditë zemërimi im do të ndizet kundër tyre; unë do t`i braktis dhe do t`u fsheh fytyrën time, dhe do të përpihen. Shumë të këqia dhe fatkeqësi do t`u bien përsipër; dhe atë ditë ata do të thonë: "Këto të këqia na kanë zënë ndofta sepse Perëndia ynë nuk është në mes nesh?".

alb@Deuteronomy:31:18 @ Atë ditë unë do ta fsheh me siguri fytyrën time për shkak të tërë të këqiave që ata kanë bërë, duke iu drejtuar perëndive të tjera.

alb@Deuteronomy:31:19 @ Tani shkruajeni për ju këtë kantik dhe mësojuani bijve të Izraelit; vëreni në gojën e tyre, me qëllim që ky kantik të më shërbejë si dëshmi kundër bijve të Izraelit.

alb@Deuteronomy:31:20 @ Kur t`i kem futur në vendin, që u premtova etërve të tyre me betim, aty ku rrjedh qumësht dhe mjaltë, dhe ata të kenë ngrënë, të jenë ngopur dhe të kenë vënë dhjamë, atëherë do t`u drejtohen perëndive të tjera për t`i shërbyer, dhe do të përçmojnë dhe do të shkelin besëlidhjen time.

alb@Deuteronomy:31:21 @ Atëherë do të ndodhë që kur shumë të këqia dhe fatkeqësi do t`u kenë zënë, ky himn fetar do të dëshmojë kundër tyre, sepse ai nuk do të harrohet dhe do të mbetet mbi buzët e pasardhësve të tyre; unë njoh në fakt qëllimet e tyre, edhe para se t`i kem futur në vendin që u kam premtuar me betim"

alb@Deuteronomy:31:22 @ Kështu Moisiu e shkrojti atë ditë këtë kantik dhe ua mësoi bijve të Izraelit.

alb@Deuteronomy:31:23 @ Pastaj i dha urdhërat e tij Jozueut, birit të Nunit dhe i tha: "Të jesh i fortë dhe trim, sepse ti do t`i futësh bijtë e Izraelit në vendin që u kam premtuar me betim; dhe unë do të jem me ty".

alb@Deuteronomy:31:24 @ Kur Moisiu mbaroi së shkruari në një libër tërë fjalët e këtij ligji,

alb@Deuteronomy:31:25 @ u dha këtë urdhër Levitëve që mbanin arkën e besëlidhjes të Zotit, duke thënë:

alb@Deuteronomy:31:26 @ "Merreni këtë libër të ligjit dhe vendoseni në arkën e besëlidhjes të Zotit, Perëndisë tuaj, me qëllim që të mbetet si një dëshmi kundër teje;

alb@Deuteronomy:31:27 @ sepse unë e njoh frymën tëndë rebele dhe fortësinë e qafës sate. Ja, sot kur akoma jam i gjallë midis jush, ju u bëtë rebelë kundër Zotit; aq më tepër do të bëheni mbas vdekjes sime!

alb@Deuteronomy:31:29 @ Sepse unë e di që, mbas vdekjes sime, do të korruptoheni plotësisht dhe do të largoheni nga rruga që ju kam urdhëruar, dhe ditët e fundit do të goditeni nga fatkeqësia, sepse keni për të bërë atë që është e keqe për sytë e Zotit, duke provokuar indinjatën e tij me veprën e duarve tuaja".

alb@Deuteronomy:31:30 @ Kështu Moisiu, në veshët e të gjithë asamblesë së Izraelit, shqiptoi fjalët e këtij kantiku deri në fund.

alb@Deuteronomy:32:3 @ sepse unë shpall emrin e Zotit. Lëvdoni Perëndinë tonë!

alb@Deuteronomy:32:4 @ Ai është Shkëmbi, vepra e tij është e përsosur, sepse në të gjitha rrugët e tij ka drejtësi. Éshtë një Perëndi që nuk e njeh padrejtësinë; ai është i drejtë dhe i mirë.

alb@Deuteronomy:32:5 @ Por ata janë korruptuar; nuk janë bij të tij, për shkak të fajit të tyre, janë një brez i shtrëmbër dhe i degjeneruar.

alb@Deuteronomy:32:6 @ Kështu doni ta shpërbleni Zotin, o popull i pamend dhe i marrë? A nuk është ai ati yt që të ka blerë? A nuk është ai që të ka bërë dhe të ka vendosur?

alb@Deuteronomy:32:7 @ Kujto ditët e lashtësisë, ki parasysh vitet e shumë kohërave të shkuara, pyet atin tënd, dhe ai do të ta tregojë, pyet pleqtë e tu dhe ata do të ta thonë.

alb@Deuteronomy:32:8 @ Kur Shumë i Larti u dha kombeve trashëgiminë e tyre, kur ndau bijtë e Adamit, ai përcaktoi kufijtë e popujve, në bazë të numrit të bijve të Izraelit.

alb@Deuteronomy:32:9 @ Me qenë se pjesa e Zotit është populli i tij, Jakobi është pjesa e trashëgimisë së tij.

alb@Deuteronomy:32:10 @ Ai e gjeti në një tokë të shkretë, në një vetmi të helmuar dhe të mjerë. Ai e rrethoi, u kujdes për të dhe e ruajti si bebja e syrit të tij.

alb@Deuteronomy:32:12 @ Zoti e drejtoi vetë, dhe asnjë perëndi e huaj nuk ishte me të.

alb@Deuteronomy:32:13 @ Ai e bëri të ngasë me kalë mbi lartësitë e tokës, me qëllim që të hante prodhimin e fushave; e bëri të thithë mjaltin nga shkëmbi dhe vajin nga shkëmbi i strallit,

alb@Deuteronomy:32:14 @ ajkën e lopëve dhe qumështin e deleve me gjithë yndyrën e qengjave, deshtë e Bashanit dhe cjeptë me majën e miellit të grurit; dhe ti ke pirë verën, gjakun e rrushit.

alb@Deuteronomy:32:15 @ Por Jeshuruni u majm dhe kundërshtoi (je bërë i majmë, i trashë dhe i dhjamur); braktisi Perëndinë që e ka bërë dhe përçmoi Shkëmbin e shpëtimit të tij.

alb@Deuteronomy:32:16 @ Ata nxitën smirën e tij me perëndi të huaja, provokuan zemërimin e tij me veprime të neveritshme.

alb@Deuteronomy:32:19 @ Por Zoti e pa këtë dhe i hodhi poshtë, për shkak të provokimit të bijve të tij dhe të bijave të tij,

alb@Deuteronomy:32:20 @ dhe tha: "Unë do t`u fsheh atyre fytyrën time dhe do të shoh cili do të jetë fundi i tyre, sepse janë një brez i degjeneruar, bij tek të cilët nuk ka fare besnikëri.

alb@Deuteronomy:32:21 @ Ata më kanë bërë ziliqar me atë që nuk është Perëndi, kanë provokuar zemërimin tim me idhujt e tyre të kotë; dhe unë do t`i bëj ziliqarë me njerëz që nuk janë një popull, do të ngacmoj smirën e tyre me një komb që s`është në vete.

alb@Deuteronomy:32:22 @ Sepse një zjarr është ndezur gjatë zemërimit tim dhe ka për të djegur pjesët më të thella të Sheolit; do të gllabërojë tokën dhe prodhimet e saj dhe do t`u vërë zjarrin themeleve të maleve.

alb@Deuteronomy:32:26 @ Unë kam thënë: "Do t`i fshij një herë e mirë, do të zhduk kujtimin e tyre në mes të njerëzve",

alb@Deuteronomy:32:27 @ por i trembem provokimit të armikut, sepse kundërshtarët e tyre, duke interpretuar keq situatën, mund të thonë: "Triumfoi dora jonë dhe jo Zoti i cili ka bërë tërë këto gjëra!".

alb@Deuteronomy:32:30 @ Si do të mundte një person i vetëm të ndiqte një mijë e dyqind veta dhe, dy persona të bënin të iknin dhjetë mijë veta, po të mos i kishte shitur Shkëmbi dhe po të mos i kishte dorëzuar Zoti tek armiku?

alb@Deuteronomy:32:32 @ por hardhia e tyre vjen nga hardhia e Sodomës dhe nga fushat e Gomorës; rrushi i tyre është i helmatisur dhe vilet e rrushit të tyre janë të hidhura;

alb@Deuteronomy:32:35 @ Mua më përket hakmarrja dhe shpërblimi; do të vijë koha dhe do t`u merren këmbët! Sepse dita e gjëmës së tyre është e afërt, dhe gjërat e përgatitura për ta shpejtohen të vijnë.

alb@Deuteronomy:32:36 @ Po, Zoti do të gjykojë popullin e tij, por do t`i vijë keq për shërbëtorët e tij kur të shohë që fuqia e tyre është zhdukur dhe që nuk mbetet më asnjeri, as skllav as i lirë.

alb@Deuteronomy:32:40 @ Po, unë ngre dorën time në drejtim të qiellit dhe them: Unë jetoj për gjithnjë,

alb@Deuteronomy:32:41 @ kur të mpreh shpatën time dhe dora ime të përgatitet të gjykojë, do të hakmerrem me armiqtë e mi dhe do të shpërblej ata që më urrejnë.

alb@Deuteronomy:32:42 @ Do t`i deh me gjak shigjetat e mia dhe shpata ime do të gëlltisë mishin, bashkë me gjakun e të vrarëve dhe të robërve, të krerëve flokëgjatë të armikut.

alb@Deuteronomy:32:43 @ Gëzohuni, o kombe, bashkë me popullin e tij, sepse Zoti merr hak për gjakun e shërbëtorëve të tij, merr hak kundër kundërshtarëve të tij, por do të ketë mëshirë për tokën dhe për popullin e tij".

alb@Deuteronomy:32:44 @ Kështu Moisiu erdhi bashkë me Jozueun, birin e Nunit, dhe shqiptoi tërë fjalët e këtij kantiku në veshët e popullit.

alb@Deuteronomy:32:46 @ u tha atyre: "Merrini me zemër tërë fjalët me të cilat kam dëshmuar sot kundër jush. Do t`ua lini porosi bijve, që ata të kenë kujdes të zbatojnë në praktikë tërë fjalët e këtij ligji.

alb@Deuteronomy:32:48 @ Po atë ditë Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:

alb@Deuteronomy:32:50 @ Ti ke për të vdekur në malin mbi të cilin po ngjitesh dhe do të bashkohesh me popullin tënd, ashtu si Aaroni, vëllai yt, ka vdekur mbi malin e Horit dhe u bashkua me popullin e tij,

alb@Deuteronomy:32:51 @ sepse u treguat të pabesë me mua në mes të bijve të Izraelit, në ujërat e Meribës në Kadesh, në shkretëtirën e Tsinit, dhe sepse nuk më shenjtëruat në mes të bijve të Izraelit.

alb@Deuteronomy:32:52 @ Ti do ta shikosh vendin para teje, por atje, në vendin që unë ju jap bijve të Izraelit, ti nuk ke për të hyrë".

alb@Deuteronomy:33:2 @ Dhe u tha: "Zoti erdhi nga Sinai dhe u ngrit mbi ta në Seir; u paraqit në madhështinë e tij nga mali Paran, arriti nga mesi i një morie shenjtorësh; nga e djathta e tyre dilte për ta një ligj i zjarrtë.

alb@Deuteronomy:33:3 @ Me siguri ai i do popujt; të gjithë shenjtorët e tij janë në duart e tua; ata janë ulur në këmbët e tua, secili i dëgjon fjalët e tua.

alb@Deuteronomy:33:6 @ Rroftë Rubeni dhe mos vdektë; por njerëzit e tij mbetshin pak".

alb@Deuteronomy:33:7 @ Judës përkundrazi i tha këto: "Dëgjo, o Zot, zërin e Judës dhe ktheje tek populli i tij; dora e tij lufton për çështjen e tij; bëhu ti një ndihmës i tij kundër armiqve të tij.

alb@Deuteronomy:33:8 @ Pastaj për Levin tha: "Thumimët dhe Urimët e tu i përkasin njeriut tënd besimtar, që ti provove në Masa dhe me të cilin je grindur në ujërat e Meribës.

alb@Deuteronomy:33:9 @ Ai thotë për të atin dhe për të ëmën: "Unë nuk i kam parë"; ai nuk i njohu vëllezërit e tij dhe nuk njohu bijtë; sepse Levitët kanë respektuar fjalën tënde dhe kanë ruajtur besëlidhjen tënde.

alb@Deuteronomy:33:10 @ Ata u mësojnë dekretet e tua Jakobit dhe ligjin tënd Izraelit; vënë temjanin para teje dhe tërë olokaustin mbi altarin tënd.

alb@Deuteronomy:33:11 @ O Zot, beko forcën e tij dhe prano veprën e duarve të tij. Shpo tej e përtej ata që ngrejnë krye kundër atij dhe që e urrejnë, me qëllim që të mos ngrihen më".

alb@Deuteronomy:33:12 @ Përsa i përket Beniaminit, ai tha: "I dashuri i Zotit do të banojë me siguri pranë tij. Zoti do ta mbrojë vazhdimisht dhe do të banojë në krahët e tij".

alb@Deuteronomy:33:13 @ Përsa i përket Jozefit, ai tha: "Vendi i tij qoftë i bekuar nga Zoti me dhurata të çmuara të qiellit, me vesën, me ujërat e humnerës që ndodhet poshtë,

alb@Deuteronomy:33:16 @ me dhuratat e çmuara të tokës dhe të të gjitha gjërave që ajo përmban. Favori i atij që ishte në ferrishte të bjerë mbi kryet e Jozefit, mbi majën e kokës së atij që është zgjedhur ndërmjet vëllezërve të tij!

alb@Deuteronomy:33:17 @ Madhështia e tij është si ajo e demit të tij të parëlindur, brirët e tij janë si brirët e një bualli. Me to do të shpojë tërë popujt, deri në skajet e dheut. Këto janë moritë e Efraimit. Këto janë mijërat e Manasit".

alb@Deuteronomy:33:18 @ Përsa i përket Zabulonit, ai tha: "Gëzoje, Zabulon, daljen tënde, dhe ti Isakar, ndejtjen në çadrat e tua!

alb@Deuteronomy:33:21 @ Ai shtie në dorë pjesën e parë për veten e tij, sepse aty ishte pjesa e parë e rezervuar e udhëheqësit; ai erdhi me krerët e popullit dhe zbatoi drejtësinë e Zotit dhe dekretet e tij me Izraelin".

alb@Deuteronomy:33:23 @ Përsa i përket Neftalit, ai tha: "O Neftali, i ngopur me favore dhe i mbushur me bekime të Zotit, pushto perëndimin dhe jugun".

alb@Deuteronomy:33:24 @ Përsa i përket Asherit, ai tha: "Më i bekuari nga tërë bijtë qoftë Asheri! Le të jetë i preferuari i vëllezërve të tij dhe të zhysë këmbën e tij në vaj.

alb@Deuteronomy:33:25 @ Sandalet e tij të jenë prej hekuri dhe prej bronzi, dhe forca jote të vazhdojë sa janë ditët e tua.

alb@Deuteronomy:33:26 @ Askush nuk është barabar me Perëndinë e Jeshurunit, që shkon me kalë nëpër qiejtë në ndihmën tënde dhe shkon mbi retë me madhështinë e tij.

alb@Deuteronomy:33:27 @ Perëndia i kohëve të lashta është streha jote dhe poshtë teje ndodhen krahët e tij të përjetshëm. Ai do ta dëbojë armikun para teje dhe do të thotë: "Shkatërroje!".

alb@Deuteronomy:33:28 @ Atëherë Izraeli do ta ndiejë veten të sigurtë, në një vend gruri dhe mushti; dhe qielli i tij di të japë vesë.

alb@Deuteronomy:33:29 @ Ti je i lumtur, o Izrarel! Kush është barabar me ty, o popull i shpëtuar nga Zoti? Ai është mburoja që të ndihmon dhe shpata e lavdisë sate. Armiqtë e tu do të të nënshtrohen dhe ti do të shkelësh vendet e tyre të larta".

alb@Deuteronomy:34:1 @ Pastaj Moisiu u ngjit nga fusha e Moabit në Malin Nebo, në majën e Pisgahut, që ndodhet në bregun e kundërt të Jerikos. Dhe Zoti i tregoi tërë vendin e Galaadit deri në Dan,

alb@Deuteronomy:34:2 @ tërë Naftalin, vendin e Efraimit dhe të Manasit, tërë vendin e Judës deri në detin perëndimor,

alb@Deuteronomy:34:4 @ Zoti tha: "Ky është vendi që u premtova me betim Abrahamit, Isakut dhe Jakobit, duke u thënë: "Unë do t`ua jap pasardhësve tuaj". Ti e pe me sytë e tua, por nuk do të hysh në të!".

alb@Deuteronomy:34:5 @ Kështu Moisiu, shërbëtori i Zoit, vdiq aty, në vendin e Moabit, simbas fjalës së Zotit.

alb@Deuteronomy:34:6 @ Dhe Zoti e varrosi në luginën e vendit të Moabit, përballë Beth-Peorit; dhe askush nuk e ka mësuar deri më sot vendin e varrit të tij.

alb@Deuteronomy:34:7 @ Moisiu ishte njëqind e njëzet vjeç kur vdiq; shikimi i tij nuk ishte dobësuar dhe fuqia e tij nuk i qe mpakur.

alb@Deuteronomy:34:8 @ Bijtë e Izraelit e qanë në fushat e Moabit tridhjetë ditë; pastaj ditët e zisë dhe të vajtimit për Moisiun morën fund.

alb@Deuteronomy:34:9 @ Atëherë Jozueu, bir i Nunit, u mbush me frymën e diturisë, sepse Moisiu kishte vënë duart mbi të; kështu bijtë e Izraelit iu bindën atij dhe vepruan ashtu si e kishte urdhëruar Moisiun Zoti.

alb@Deuteronomy:34:10 @ Nuk doli më në Izrael një profet i ngjashëm me Moisiun, me të cilin Zoti fliste sy për sy,

alb@Deuteronomy:34:11 @ në të gjitha shenjat dhe mrekullitë që Zoti e dërgoi të bënte në vendin e Egjiptit para Faraonit, para tërë shërbëtorëve të tij dhe tërë vendit të tij,

alb@Deuteronomy:34:12 @ në të gjithë madhështinë e fuqisë dhe në të gjitha gjërat e mëdha dhe të tmerrshme që Moisiu kreu përpara syve të të gjithë Izraelit.

alb@Joshua:1:1 @ Mbas vdekjes së Moisiut, shërbëtorit të Zotit, ndodhi që Zoti i foli Jozueut, djalit të Nunit, që i shërbente Moisiut, dhe i tha:


Bible:
Filter: String: