Bible:
Filter: String:

OT-POET.filter - alb A:



alb@Job:1:1 @ Në vendin e Uzit ishte një njeri i quajtur Job. Ky njeri ishte i ndershëm dhe i drejtë, kishte frikë nga Perëndia dhe i largohej së keqes.

alb@Job:1:2 @ I kishin lindur shtatë bij dhe tri bija.

alb@Job:1:3 @ Veç kësaj zotëronte shtatë mijë dele, tre mijë deve, pesëqind pendë qe, pesëqind gomarë dhe një numër shumë të madh shërbëtorësh. Kështu ky njeri ishte më i madhi ndër të gjithë njerëzit e Lindjes.

alb@Job:1:4 @ Bijtë e tij kishin zakon të shkonin për banket në shtëpinë e secilit ditën e cakuar; dhe dërgonin të thërrisnin tri motrat e tyre, që të vinin të hanin dhe të pinin bashkë me ta.

alb@Job:1:5 @ Kur mbaronte seria e ditëve të banketit, Jobi i thërriste për t`i pastruar; ngrihej herët në mëngjes dhe ofronte olokauste sipas numrit të gjithë atyre, sepse Jobi mendonte: "Ndofta bijtë e mi kanë mëkatuar dhe e kanë blasfemuar Perëndinë në zemrën e tyre". Kështu bënte Jobi çdo herë.

alb@Job:1:6 @ Një ditë ndodhi që bijtë e Perëndisë shkuan të paraqiten para Zotit, dhe ndër ta shkoi edhe Satanai.

alb@Job:1:7 @ Zoti i tha Satanait: "Nga vjen?". Satanai iu përgjigj Zotit dhe tha: "Nga ecejaket mbi dheun duke e përshkruar lart e poshtë".

alb@Job:1:8 @ Zoti i tha Satanait: "E ke vënë re shërbëtorin tim Job? Sepse mbi dhe nuk ka asnjë tjetër si ai që të jetë i ndershëm, i drejtë, të ketë frikë nga Perëndia dhe t`i largohet së keqes".

alb@Job:1:9 @ Atëherë Satanai iu përgjigj Zotit dhe tha: "Vallë më kot Jobi ka frikë nga Perëndia?

alb@Job:1:10 @ A nuk ke vënë ti një mbrojtje rreth tij, rreth shtëpisë së tij dhe të gjitha gjërave që ai zotëron? Ti ke bekuar veprën e duarve të tij dhe bagëtia e tij është shtuar shumë në vend.

alb@Job:1:11 @ Por shtri dorën tënde dhe preki të gjitha ato që ai zotëron dhe ke për të parë po nuk të mallkoi ai haptazi".

alb@Job:1:12 @ Zoti i tha Satanait: "Ja, të gjitha ato që ai zotëron janë në pushtetin tënd, por mos e shtri dorën mbi personin e tij". Kështu Satanai u largua nga prania e Zotit.

alb@Job:1:13 @ Kështu një ditë ndodhi që, ndërsa bijtë e tij dhe bijat e tij hanin e pinin verë në shtëpinë e vëllait të tyre më të madh, erdhi nga Jobi një lajmëtar për t`u thënë:

alb@Job:1:14 @ Qetë po lëronin dhe gomarët po kullotnin aty afër,

alb@Job:1:15 @ kur Sabejtë u sulën mbi ta, i morën me vete dhe vranë me shpatë shërbëtorët. Vetëm unë shpëtova për të ardhur të ta them".

alb@Job:1:16 @ Ai ishte duke folur ende, kur arriti një tjetër dhe tha: "Zjarri i Perëndisë ra nga qielli, zuri delet dhe shërbëtorët dhe i ka përpirë. Vetëm unë shpëtova për të ardhur të ta them".

alb@Job:1:17 @ Ai ishte duke folur, ende, kur arriti një tjetër dhe tha: "Kaldeasit kanë formuar tri banda, u sulën mbi devetë dhe i morën me vete, vranë me shpatë shërbëtorët. Vetëm unë shpëtova për të ardhur të ta them".

alb@Job:1:18 @ Ai ishte duke folur, ende, kur arriti një tjetër dhe tha: "Bijtë e tu dhe bijat e tua ishin duke ngrënë dhe duke pirë verë në shtëpinë e vëlliat të tyre më të madh,

alb@Job:1:19 @ kur papritur një erë e furishme, që vinte nga shkretëtira, ra në të katër qoshet e shtëpisë e cila u shemb mbi të rinjtë, dhe ata vdiqën. Vetëm unë shpëtova dhe erdha të ta them".

alb@Job:1:20 @ Atëherë Jobi u ngrit, grisi mantelin e tij dhe rroi kokën; pastaj ra pëmbys dhe adhuroi,

alb@Job:1:21 @ dhe tha: "Lakuriq dolla nga barku i nënës sime dhe lakuriq do të kthehem. Zoti ka dhënë dhe Zoti ka marrë. Qoftë i bekuar emri i Zotit".

alb@Job:1:22 @ Në të gjitha këto Jobi nuk mëkatoi dhe nuk paditi Perëndinë për ndonjë padrejtësi.

alb@Job:2:1 @ Një ditë ndodhi që bijtë e Perëndisë shkuan të paraqiten përpara Zotit, dhe midis tyre shkoi edhe Satanai për t`u paraqitur përpara Zotit.

alb@Job:2:2 @ Zoti i tha Satanait: "Nga vjen?". Satanai iu përgjigj Zotit: "Nga ecejaket mbi dheun duke e përshkuar lart e poshtë". Zoti i tha Satanait:

alb@Job:2:3 @ "A e vure re shërbëtorin tim Job? Sepse mbi dhe nuk ka asnjë tjetër si ai që të jetë i ndershëm, i drejtë, të ketë frikë nga Perëndia dhe t`i largohet së keqes. Ai qëndron i patundur në ndershmërinë e tij, megjithëse ti më ke nxitur kundër tij për ta shkatërruar pa asnjë shkak".

alb@Job:2:4 @ Atëherë Satanai iu përgjigj Zotit dhe tha: "Lëkurë për lëkurë! Gjithçka që zotëron, njeriu është gati ta japë për jetën e tij.

alb@Job:2:5 @ Por shtrije dorën tënde dhe preki kockat e tij dhe mishin e tij dhe ke për të parë po nuk të mallkoi haptazi".

alb@Job:2:6 @ Zoti i tha Satanait: "Ja ai, është në pushtetin tënd, por mos ia merr jetën".

alb@Job:2:7 @ Kështu Satanai u largua nga prania e Zotit dhe e goditi Jobin me një ulcerë të keqe nga majat e këmbëve deri në pjesën e sipërme të kokës.

alb@Job:2:8 @ Jobi mori një copë balte për t`u kruar dhe rrinte ulur në mes të hirit.

alb@Job:2:9 @ Atëherë gruaja e tij i tha: "Qëndron ende në ndershmërinë tënde? Mallko Perëndinë dhe vdis!".

alb@Job:2:10 @ Por ai i tha asaj: "Ti flet si një grua pa mend. Në rast se pranojmë të mirën nga Perëndia, pse nuk duhet të pranojmë edhe të keqen?". Në të gjitha këto Jobi nuk mëkatoi me buzët e tij.

alb@Job:2:11 @ Kur tre miq të Jobit mësuan tërë këto fatkeqësi që kishin rënë mbi të, erdhën secili nga vendi i vet, Elifazi nga Temani, Bildadi nga Shuahu dhe Tsofari nga Naamathi; ata në të vërtetë ishin marrë

alb@Job:2:12 @ I ngritën sytë nga larg, por nuk e njohën dot; atëherë filluan të qajnë me zë të lartë, dhe secili grisi rrobat e tij dhe qiti mbi kryet e tij pluhur duke e hedhur në drejtim të qiellit.

alb@Job:2:13 @ Pastaj u ulën pranë tij për shtatë ditë e shtatë net, dhe asnjë nuk i drejtoi qoftë një fjalë të vetme, sepse e shikonin se dhembja e tij ishte shumë e madhe.

alb@Job:3:1 @ Atëherë Jobi hapi gojën dhe mallkoi ditën e lindjes së tij.

alb@Job:3:2 @ Kështu Jobi mori fjalën dhe tha:

alb@Job:3:3 @ "Humbtë dita në të cilën linda dhe nata që tha: "U ngjiz një mashkull!".

alb@Job:3:4 @ Ajo ditë u bëftë terr, mos u kujdesoftë për të Perëndia nga lart, dhe mos shkëlqeftë mbi të drita!

alb@Job:3:5 @ E marrshin përsëri terri dhe hija e vdekjes, qëndroftë mbi të një re, furtuna e ditës e tmerroftë!

alb@Job:3:6 @ Atë natë e marrtë terri, mos hyftë në ditët e vitit, mos hyftë në llogaritjen e muajve!

alb@Job:3:7 @ Po, ajo natë qoftë natë shterpe, mos depërtoftë në të asnjë britmë gëzimi.

alb@Job:3:8 @ E mallkofshin ata që mallkojnë ditën, ata që janë gati të zgjojnë Leviathanin.

alb@Job:3:9 @ U errësofshin yjet e muzgut të tij, le të presë dritën; por mos e pastë fare dhe mos paftë ditën që agon,

alb@Job:3:10 @ sepse nuk e mbylli portën e barkut të nënës sime dhe nuk ua fshehu dhembjen syve të mi

alb@Job:3:11 @ Pse nuk vdiqa në barkun e nënës sime? Pse nuk vdiqa sapo dola nga barku i saj?

alb@Job:3:12 @ Pse vallë më kanë pritur gjunjët, dhe sisët për të pirë?

alb@Job:3:13 @ Po, tani do të dergjesha i qetë, do të flija dhe do të pushoja,

alb@Job:3:14 @ bashkë me mbretërit dhe me këshilltarët e dheut, që kanë ndërtuar për vete rrënoja të shkretuara,

alb@Job:3:15 @ ose bashkë me princat që kishin ar ose që mbushën me argjend pallatet e tyre.

alb@Job:3:16 @ Ose pse nuk qeshë si një dështim i fshehur, si fëmijët që nuk e kanë parë kurrë dritën?

alb@Job:3:17 @ Atje poshtë të këqinjtë nuk brengosen më, atje poshtë çlodhen të lodhurit.

alb@Job:3:18 @ Atje poshtë të burgosurit janë të qetë bashkë, dhe nuk e dëgjojnë më zërin e xhelatit.

alb@Job:3:19 @ Atje poshtë ka të vegjël dhe të mëdhenj, dhe skllavi është i lirë nga pronari i tij.

alb@Job:3:20 @ Pse t`i japësh dritë fatkeqit dhe jetën atij që ka shpirtin në hidhërim,

alb@Job:3:21 @ të cilët presin vdekjen që nuk vjen, dhe e kërkojnë më tepër se thesaret e fshehura;

alb@Job:3:22 @ gëzohen shumë dhe ngazëllojnë kur gjejnë varrin?

alb@Job:3:23 @ Pse të lindë një njeri rruga e të cilit është fshehur, dhe që Perëndia e ka rrethuar nga çdo anë?

alb@Job:3:24 @ Në vend që të ushqehem, unë psherëtij, dhe rënkimet e mia burojnë si uji.

alb@Job:3:25 @ Sepse ajo që më tremb më shumë më bie mbi krye, dhe ajo që më tmerron më ndodh.

alb@Job:3:26 @ Nuk kam qetësi, nuk kam prehje, por më pushton shqetësimi".

alb@Job:4:1 @ Atëherë Elifazi nga Temani u përgjigj dhe tha:

alb@Job:4:2 @ "A do të të bezdiste ndokush në rast se do të provonte të të fliste? Por kush mund t`i ndalë fjalët?

alb@Job:4:3 @ Ja ti ke mësuar shumë prej tyre dhe ua ke fortësuar duart e lodhura;

alb@Job:4:4 @ fjalët e tua u kanë dhënë zemër të lëkundurve dhe kanë forcuar gjunjët që gjunjëzohen.

alb@Job:4:5 @ Por tani që e keqja të zuri ty, nuk je në gjendje të veprosh; të ka goditur ty, dhe ti e ke humbur fare.

alb@Job:4:6 @ Mëshira jote a nuk është vallë besimi yt, dhe ndershmëria e sjelljes sate, shpresa jote?

alb@Job:4:7 @ Mbaje mend: cili i pafajmë është zhdukur vallë, dhe a janë shkatërruar vallë njerëzit e ndershëm?

alb@Job:4:8 @ Ashtu siç e kam parë unë vetë, ata që lërojnë paudhësinë dhe mbjellin mjerimin, vjelin frytet e tyre.

alb@Job:4:9 @ Me frymën e Perëndisë ata vdesin, era e zemërimit të tij i tret ata.

alb@Job:4:10 @ Vrumbullima e luanit, zëri i luanit të egër dhe dhëmbët e luanëve të vegjël janë thyer

alb@Job:4:11 @ Luani vdes për mungesë gjahu dhe të vegjlit e luaneshës shpërndahen.

alb@Job:4:12 @ Një fjalë më ka ardhur fshehurazi dhe veshi im ka zënë pëshpëritjen e saj.

alb@Job:4:13 @ Midis mendimeve të vizioneve të natës, kur një gjumë i rëndë bie mbi njerëzit,

alb@Job:4:14 @ më pushtoi një llahtari e madhe dhe një rrëqethje që bëri të dridhen gjithë kockat e mia.

alb@Job:4:15 @ Një frymë më kaloi përpara, dhe m`u ngritën përpjetë qimet e trupit.

alb@Job:4:16 @ Ai u ndal, por nuk munda ta dalloj pamjen e tij; një figurë më rrinte para syve; kishte heshtje, pastaj dëgjova një zë që thoshte:

alb@Job:4:17 @ "A mund të jetë një i vdekshëm më i drejtë se Perëndia? A mund të jetë një njeri më i pastër se Krijuesi i tij?

alb@Job:4:18 @ Ja, ai nuk u zë besë as shërbëtorëve të tij, dhe gjen madje të meta edhe tek engjëjt e tij;

alb@Job:4:19 @ aq më tepër tek ata që banojnë në shtëpi prej argjile, themelet e të cilave janë në pluhur, dhe shtypen si një tenjë.

alb@Job:4:20 @ Nga mëngjesi deri në mbrëmje shkatërrohen; zhduken për fare, dhe asnjeri nuk i vë re.

alb@Job:4:21 @ Litarin e çadrës së tyre vallë a nuk ua këpusin? Ata vdesin, por pa dituri"".

alb@Job:5:1 @ "Bërtit, pra! A ka vallë ndonjë që të përgjigjet? Kujt prej shenjtorëve do t`i drejtohesh?

alb@Job:5:2 @ Zemërimi në fakt e vret të pamendin dhe zilia e vret budallanë.

alb@Job:5:3 @ E kam parë të pamendin të lëshojë rrënjë, por shumë shpejt e mallkova banesën e tij.

alb@Job:5:4 @ Bijtë e tij nuk kanë asnjë siguri, janë të shtypur te porta, dhe nuk ka njeri që t`i mbrojë.

alb@Job:5:5 @ I urituri përpin të korrat e tij, ia merr edhe sikur të jenë midis gjembave, dhe një lak përpin pasurinë e tij.

alb@Job:5:6 @ Sepse shpirtligësia nuk del nga pluhuri dhe mundimi nuk mbin nga toka;

alb@Job:5:7 @ por njeriu lind për të vuajtur, ashtu si shkëndija për t`u ngjitur lart.

alb@Job:5:8 @ Por unë do të kërkoja Perëndinë, dhe Perëndisë do t`i besoja çështjen time,

alb@Job:5:9 @ atij që bën gjëra të mëdha dhe që nuk mund të njihen; mrekulli të panumërta,

alb@Job:5:10 @ që i jep shiun tokës dhe dërgon ujin në fushat;

alb@Job:5:11 @ që ngre të varfrit dhe vë në siguri lart ata që vuajnë.

alb@Job:5:12 @ I bën të kota synimet e dinakëve, dhe kështu duart e tyre nuk mund të realizojnë planet e tyre;

alb@Job:5:13 @ i merr të urtët në dredhinë e tyre, dhe kështu këshilla e të pandershmëve shpejt bëhet tym.

alb@Job:5:14 @ Gjatë ditës ata hasin në errësirë, bash në mesditë ecin me tahmin sikur të ishte natë;

alb@Job:5:15 @ por Perëndia e shpëton nevojtarin nga shpata, nga goja e të fuqishmëve dhe nga duart e tyre.

alb@Job:5:16 @ Kështu ka shpresë për të mjerin, por padrejtësia ia mbyll gojën atij.

alb@Job:5:17 @ Ja, lum njeriu që Perëndia dënon; prandaj ti mos e përbuz ndëshkimin e të Plotfuqishmit;

alb@Job:5:18 @ sepse ai e bën plagën, dhe pastaj e fashon, plagos, por duart e tij shërojnë.

alb@Job:5:19 @ Nga gjashtë fatkeqësi ai do të të çlirojë, po, në të shtatën e keqja nuk do të të prekë.

alb@Job:5:20 @ Në kohë zie do të të shpëtojë nga vdekja, në kohë lufte nga forca e shpatës.

alb@Job:5:21 @ Do t`i shpëtosh fshikullit të gjuhës, nuk do të trembesh kur të vijë shkatërrimi.

alb@Job:5:22 @ Do të qeshësh me shkatërrimin dhe me zinë, dhe nuk do të kesh frikë nga bishat e dheut;

alb@Job:5:23 @ sepse do të kesh një besëlidhje me gurët e dheut, dhe kafshët e fushave do të jenë në paqe me ty.

alb@Job:5:24 @ Do të dish që çadra jote është e siguruar; do të vizitosh kullotat e tua dhe do të shikosh që nuk mungon asgjë.

alb@Job:5:25 @ Do të kuptosh që pasardhësit e tu janë të shumtë dhe të vegjlit e tu si bari i fushave.

alb@Job:5:26 @ Do të zbresësh në varr në moshë të shkuar, ashtu si në stinën e vet mblidhet një tog duajsh.

alb@Job:5:27 @ Ja ç`kemi gjetur; kështu është. Dëgjoje dhe përfito".

alb@Job:6:1 @ Atëherë Jobi u përgjigj dhe tha:

alb@Job:6:2 @ "Ah, sikur dhembja ime të ishte peshuar tërësisht, dhe fatkeqësia ime të vihej bashkë mbi peshoren,

alb@Job:6:3 @ do të ishte me siguri më e rëndë se rëra e detit! Për këtë arsye fjalët e mia nuk u përfillën.

alb@Job:6:4 @ Duke qenë se shigjetat e të Plotfuqishmit janë brenda meje, shpirti im ua pi vrerin; tmerrete Perëndisë janë renditur kundër meje.

alb@Job:6:5 @ Gomari i egër a pëllet vallë përpara barit, ose kau a buluron para forazhit të tij?

alb@Job:6:6 @ A hahet vallë një ushqim i amësht pa kripë, apo ka ndonjë farë shije në të bardhën e vezës?

alb@Job:6:7 @ Shpirti im nuk pranon të prekë gjëra të tilla, ato për mua janë si një ushqim i neveritshëm.

alb@Job:6:8 @ Ah sikur të mund të kisha atë që kërkoj, dhe Perëndia të më jepte atë që shpresoj!

alb@Job:6:9 @ Dashtë Perëndia të më shtypë, të shtrijë dorën e tij dhe të më shkatërrojë!

alb@Job:6:10 @ Kam megjithatë këtë ngushëllim dhe ngazëllehem në dhembjet që nuk po më kursehen, sepse nuk i kam fshehur fjalët e të Shenjtit.

alb@Job:6:11 @ Cila është forca ime që ende të mund të shpresoj, dhe cili është fundi im që të mund ta zgjas jetën time?

alb@Job:6:12 @ Forca ime a është vallë ajo e gurëve, ose mishi im është prej bronzi?

alb@Job:6:13 @ A s`jam fare pa ndihmë në veten time, dhe a nuk është larguar nga unë dituria?

alb@Job:6:14 @ Për atë që është i pikëlluar, miku duhet të tregojë dhembshuri, edhe në qoftë se ai braktis frikën e të Plotfuqishmit

alb@Job:6:15 @ Por vëllezërit e mi më kanë zhgënjyer si një përrua, si ujërat e përrenjve që zhduken.

alb@Job:6:16 @ Ato turbullohen për shkak të akullit dhe në to fshihet bora,

alb@Job:6:17 @ por gjatë stinës së nxehtë ato zhduken; me vapën e verës ato nuk duken më në vendin e tyre.

alb@Job:6:18 @ Ato gjarpërojnë në shtigjet e shtretërve të tyre; futen në shketëtirë dhe mbarojnë.

alb@Job:6:19 @ Karvanet e Temas i kërkojnë me kujdes, udhëtarët e Shebës kanë shpresa tek ata,

alb@Job:6:20 @ por ata mbeten të zhgënjyer megjithë shpresat e tyre; kur arrijnë aty mbeten të hutuar.

alb@Job:6:21 @ Tani për mua ju jeni e njëjta gjë, shikoni tronditjen time të thellë dhe keni frikë.

alb@Job:6:22 @ A ju kam thënë vallë: "Më jepni diçka" o "më bëni një dhuratë nga pasuria juaj",

alb@Job:6:23 @ ose "liromëni nga duart e armikut", ose "më shpengoni nga duart e personave që përdorin dhunën"?

alb@Job:6:24 @ Më udhëzoni, dhe do të hesht; më bëni të kuptoj ku kam gabuar.

alb@Job:6:25 @ Sa të frytshme janë fjalët e drejta! Por çfarë provojnë argumentet tuaja?

alb@Job:6:26 @ Mos keni ndërmend vallë të qortoni ashpër fjalët e mia dhe fjalimet e një të dëshpëruari, që janë si era?

alb@Job:6:27 @ Ju do të hidhnit në short edhe një jetim dhe do të hapnit një gropë për mikun tuaj.

alb@Job:6:28 @ Por tani pranoni të më shikoni, sepse nuk do të gënjej para jush.

alb@Job:6:29 @ Ndërroni mendim, ju lutem, që të mos bëhet padrejtësi! Po, ndërroni mendim, sepse bëhet fjalë për drejtësinë time.

alb@Job:6:30 @ A ka vallë paudhësi në gjuhën time apo qiellza ime nuk i dallon më ligësitë?".

alb@Job:7:1 @ "A nuk kryen vallë një punë të rëndë njeriu mbi tokë dhe ditët e tij a nuk janë si ditët e një argati?

alb@Job:7:2 @ Ashtu si skllavi dëshiron fort hijen dhe ashtu si argati pret mëditjen e tij,

alb@Job:7:3 @ kështu edhe mua më ranë muaj fatkeqësie dhe m`u caktuan net me dhembje.

alb@Job:7:4 @ Sa shtrihem, them: "Kur do të ngrihem?". Por nata është e gjatë dhe jam vazhdimisht i shqetësuar deri në agim.

alb@Job:7:5 @ Mishi im është i mbuluar me krimba dhe me buca dheu, lëkura ime plasaritet dhe është bërë e pështirë.

alb@Job:7:6 @ Ditët e mia janë më të shpejta se masuri i një endësi dhe po harxhohen pa shpresë.

alb@Job:7:7 @ Kujto që jeta ime është një frymë; syri im nuk do të shohë më të mirën.

alb@Job:7:8 @ Syri i atij që më shikon nuk do të më shohë më; sytë e tu do të jenë mbi mua, por unë nuk do të jem më.

alb@Job:7:9 @ Ashtu si reja davaritet dhe nuk duket më, kështu ai që zbret në Sheol nuk kthehet më;

alb@Job:7:10 @ nuk do të kthehet më në shtëpinë e tij, dhe banesa e tij nuk do ta njohë më.

alb@Job:7:11 @ Prandaj nuk do ta mbaj gojën të mbyllur do të flas në ankthin e frymës time; do të ankohem në hidhërimin e shpirtit tim.

alb@Job:7:12 @ A jam vallë deti apo një përbindësh i detit që ti më ruan me një roje?

alb@Job:7:13 @ Kur unë them: "Shtrati im do të më japë një lehtësim, shtroja ime do ta zbusë dhembjen time",

alb@Job:7:14 @ ti më tremb me ëndrra dhe më tmerron me vegime;

alb@Job:7:15 @ kështu shpirtit tim i parapëlqen të mbytet dhe të vdesë se sa të bëjë këtë jetë.

alb@Job:7:16 @ Unë po shpërbëhem; nuk kam për të jetuar gjithnjë; lërmë të qetë; ditët e mia nuk janë veçse një frymë

alb@Job:7:17 @ Ç`është njeriu që ti ta bësh të madh dhe të kujdesesh për të,

alb@Job:7:18 @ dhe ta vizitosh çdo mëngjes duke e vënë në provë në çdo çast?

alb@Job:7:19 @ Kur do ta heqësh shikimin tënd nga unë dhe do të më lësh të përcjell pështymën time?

alb@Job:7:20 @ Në rast se kam mëkatuar, çfarë të kam bërë ty, o rojtar i njerëzve? Pse më ke bërë objekt të goditjeve të tua, aq sa i jam bërë barrë vetes sime?

alb@Job:7:21 @ Pse nuk i fal shkeljet e mia dhe nuk e kapërcen paudhësinë time? Sepse shpejt do të jem pluhur; ti do të më kërkosh, por unë nuk do të jem më".

alb@Job:8:1 @ Atëherë Bildadi nga Shuahu u përgjigj dhe tha:

alb@Job:8:2 @ "Deri kur do të flasësh në këtë mënyrë, dhe fjalët e gojës sate do të jenë si një erë e furishme?

alb@Job:8:3 @ A mundet Perëndia të shtrëmbërojë gjykimin dhe i Potfuqishmi të përmbysë drejtësinë?

alb@Job:8:4 @ Në rast se bijtë e tu kanë mëkatuar kundër tij, ai i ka braktisur në prapësinë e tyre.

alb@Job:8:5 @ Por në rast se ti e kërkon Perëndinë dhe i lutesh fort të Plotfuqishmit,

alb@Job:8:6 @ në rast se je i pastër dhe i ndershëm, me siguri ai do të ngrihet në favorin tënd dhe do të rivendosë selinë e drejtësisë sate.

alb@Job:8:7 @ Ndonëse gjendja jote e kaluar ka qenë një gjë e vogël,

alb@Job:8:8 @ e ardhmja jote do të jetë e madhe. Pyet, pra, brezat që shkuan dhe shqyrto gjërat e zbuluara nga etërit e tyre;

alb@Job:8:9 @ ne në të vërtetë i përkasim së djeshmes dhe nuk dimë asgjë, sepse ditët tona mbi tokë janë si një hije.

alb@Job:8:10 @ A nuk do të mësojnë vallë ata dhe nuk do të flasin, duke nxjerrë fjalë nga zemra e tyre?

alb@Job:8:11 @ A mund të rritet papirusi jashtë moçalit dhe a mund të zhvillohet xunkthi pa ujë?

alb@Job:8:12 @ Ndërsa është ende i gjelbër, pa qenë prerë, ai thahet para çdo bari tjetër.

alb@Job:8:13 @ Këto janë rrugët e të gjithë atyre që harrojnë Perëndinë; kështu shpresa e të paudhit tretet.

alb@Job:8:14 @ Besimi i tij do të pritet dhe sigurimi i tij është si një pëlhurë merimange.

alb@Job:8:15 @ Ai mbështetet te shtëpia e tij, ajo nuk qëndron; kapet te ajo, por ajo nuk mban.

alb@Job:8:16 @ Ai është krejt i gjelbër në diell dhe degët e tij zgjaten mbi kopshtin e tij;

alb@Job:8:17 @ dhe rrënjët e tij pleksen rreth një grumbulli gurësh dhe depërtojnë midis gurëve të shtëpisë.

alb@Job:8:18 @ Por në rast se shkëputet nga vendi i tij, ky e mohon, duke thënë: "Nuk të kam parë kurrë!"

alb@Job:8:19 @ Ja, ky është gëzimi i mënyrës së tij të të jetuarit, ndërsa të tjerët do të dalin nga pluhuri.

alb@Job:8:20 @ Ja, Perëndia nuk e flak njeriun e ndershëm, as i ndihmon keqbërësit.

alb@Job:8:21 @ Ai do t`i japë edhe më buzëqeshje gojës sate dhe këngë gëzimi buzëve të tua.

alb@Job:8:22 @ Ata që të urrejnë do të mbulohen me turp dhe çadra e të paudhëve do të zhduket".

alb@Job:9:1 @ Atëherë Jobi u përgjigj dhe tha:

alb@Job:9:2 @ "Po, unë e di që është kështu, por si mund të jetë i drejtë njeriu përpara Perëndisë?

alb@Job:9:3 @ Në rast se dikush dëshiron të diskutojë me të, nuk mund t`i përgjigjet veçse një herë mbi një mijë.

alb@Job:9:4 @ Perëndia është i urtë nga zemra dhe i fuqishëm nga forca, kush, pra, u fortësua kundër tij dhe i shkoi mbarë?

alb@Job:9:5 @ Ai vendos malet dhe ato nuk e dijnë që ai i përmbys në zemërimin e tij.

alb@Job:9:6 @ Ai e tund dheun nga vendi i tij, dhe kollonat e tij dridhen.

alb@Job:9:7 @ Urdhëron diellin, dhe ai nuk lind, dhe vulos yjet.

alb@Job:9:8 @ I vetëm shpalos qiejt dhe ecën mbi valët e larta të detit.

alb@Job:9:9 @ Ka bërë Arushën dhe Orionin, Plejadat dhe krahinat e jugut.

alb@Job:9:10 @ Ai bën gjëra të mëdha dhe që nuk mund të hetohen, po, mrekulli të panumërta.

alb@Job:9:11 @ Ja, më kalon afër dhe nuk e shoh, kalon tutje dhe nuk e kuptoj.

alb@Job:9:12 @ Ja, ai kap gjahun dhe kush mund t`ia rimarrë? Kush mund t`i thotë: "Çfarë po bën?".

alb@Job:9:13 @ Perëndia nuk e tërheq zemërimin e tij; poshtë tij përkulen ndihmësit e Rahabit.

alb@Job:9:14 @ Si mund t`i përgjigjem, pra, dhe të zgjedh fjalët e mia për të diskutuar me të?

alb@Job:9:15 @ Edhe sikur të kisha të drejtë, nuk do të kisha mundësi t`i përgjigjem, por do t`i kërkoja mëshirë gjyqtarit tim.

alb@Job:9:16 @ Në rast se unë e thërres dhe ai më përgjigjet, nuk mund të besoj akoma se e ka dëgjuar zërin tim,

alb@Job:9:17 @ ai, që më godet me furtunën, dhe i shumëzon plagët e mia pa shkak.

alb@Job:9:18 @ Nuk më lë të marr frymë, përkundrazi më mbush me hidhërime.

alb@Job:9:19 @ Edhe në qoftë se bëhet fjalë për forcën, ja, ai është i fuqishëm; por sa për gjykimin, kush do të më caktojë një ditë për t`u paraqitur?

alb@Job:9:20 @ Edhe sikur të isha i drejtë, vetë të folurit tim do të më dënonte; edhe sikur të isha i ndershëm, ai do të provonte se jam i çoroditur

alb@Job:9:21 @ Jam i ndershëm, por nuk e çmoj fare veten time dhe e përçmoj jetën time.

alb@Job:9:22 @ Éshtë e njëjta gjë, prandaj them: "Ai shkatërron njeriun e ndershëm dhe të keqin".

alb@Job:9:23 @ Në qoftë se një fatkeqësi mbjell papritur vdekjen, ai qesh me vuajtjen e të pafajmëve.

alb@Job:9:24 @ Toka u është dhënë në dorë të këqijve; ai u vesh sytë gjyqtarëve të saj; po të mos jetë ai, kush mund të ishte, pra?

alb@Job:9:25 @ Tani ditët e mia kalojnë më shpejt se një vrapues, ikin pa parë asnjë të mirë.

alb@Job:9:26 @ Ikin shpejt si anijet prej xunkthi, si shqiponja që sulet mbi gjahun e vet.

alb@Job:9:27 @ Në qoftë se them: "Dua ta harroj vajtimin, ta lë pamjen time të trishtuar dhe të tregohem i gëzuar",

alb@Job:9:28 @ më hyn frika për të gjitha dhembjet e mia; e di mirë që ti nuk do të më konsiderosh të pafajshëm.

alb@Job:9:29 @ Në qoftë se jam i dënuar tanimë, pse të lodhem më kot?

alb@Job:9:30 @ Edhe sikur të lahesha me borë dhe të pastroja duart e mia me sodë,

alb@Job:9:31 @ ti do të më hidhje në baltën e një grope, edhe vetë rrobat e mia do të më kishin lemeri.

alb@Job:9:32 @ Në të vërtetë ai nuk është një njeri si unë, të cilit mund t`i përgjigjemi dhe të dalim në gjyq bashkë.

alb@Job:9:33 @ Nuk ka asnjë arbitër midis nesh, që të vërë dorën mbi ne të dy.

alb@Job:9:34 @ Le të largojë nga unë shkopin e tij, tmerri i tij të mos më trembë.

alb@Job:9:35 @ Atëherë do të mund të flas pa pasur frikë prej tij, sepse nuk jam kështu me veten time.

alb@Job:10:1 @ "Jam neveritur nga jeta ime; do të shfryj lirisht vajtimin tim, duke folur në trishtimin e shpirtit tim!

alb@Job:10:2 @ Do t`i them Perëndisë: "Mos më dëno! Bëmë të ditur pse grindesh me mua.

alb@Job:10:3 @ A të duket mirë të shtypësh, të përçmosh veprën e duarve të tua dhe të tregohesh në favor të qëllimeve të njerëzve të këqij?

alb@Job:10:4 @ A ke sy prej mishi, apo shikon edhe ti si shikon njeriu?

alb@Job:10:5 @ A janë vallë ditët e tua si ditët e një të vdekshmi, vitet e tua si ditët e një njeriu,

alb@Job:10:6 @ sepse ti duhet të hetosh lidhur me fajin tim dhe të kërkosh mëkatin tim,

alb@Job:10:7 @ megjithëse e di që nuk jam fajtor dhe që nuk ka njeri që mund të më çlirojë nga dora jote?

alb@Job:10:8 @ Duart e tua më kanë bërë dhe më kanë dhënë trajtë por tani ti kërkon të më zhdukësh.

alb@Job:10:9 @ Mbaj mend, të lutem, që më ke modeluar si argjila, dhe do të më bësh të kthehem në pluhur!

alb@Job:10:10 @ A nuk më ke derdhur vallë si qumështi dhe më ke piksur si djathi?

alb@Job:10:11 @ Ti më ke veshur me lëkurë dhe me mish, më ke thurur me kocka dhe me nerva.

alb@Job:10:12 @ Më ke dhënë jetë dhe dashamirësi, dhe providenca jote është kujdesur për frymën time,

alb@Job:10:13 @ por këto gjëra i fshihje në zemrën tënde; tani unë e di që ti mendoje një gjë të tillë.

alb@Job:10:14 @ Në qoftë se mëkatoj, ti më ndjek me sy dhe nuk më lë të pandëshkuar për fajin tim.

alb@Job:10:15 @ Në qoftë se jam i keq, mjerë unë! Edhe sikur të jem i drejtë, nuk do të guxoja të ngrija kokën, i ngopur siç jam nga poshtërsia dhe duke parë mjerimin tim.

alb@Job:10:16 @ Në rast se ngre kryet, ti më ndjek si luani, duke kryer përsëri mrekulli kundër meje.

alb@Job:10:17 @ Ti i përtërin dëshmitarët kundër meje, e shton zemërimin tënd kundër meje dhe trupa gjithnjë të reja më sulmojnë.

alb@Job:10:18 @ Pse, pra, më nxore nga barku? Të kisha vdekur, pa më parë sy njeriu!

alb@Job:10:19 @ Do të kisha qenë sikur të mos kisha ekzistuar kurrë, i mbartur nga barku në varr.

alb@Job:10:20 @ A nuk janë vallë të pakta ditët e mia? Jepi fund, pra, lërmë të qetë që të mund ta mbledh pak veten;

alb@Job:10:21 @ para se të shkoj për të mos u kthyer më, drejt vendit të errësirës dhe të hijes së vdekjes,

alb@Job:10:22 @ të vendit të territ dhe të errësirës së madhe të hijes së vdekjes, ku ka vetëm pështjellim, ku madje edhe drita është si errësira".

alb@Job:11:1 @ Atëherë Zofari nga Naamathi u përgjigj dhe tha:

alb@Job:11:2 @ "Një mori e tillë fjalësh a do të mbetet pa përgjigje? A duhet të ketë të drejtë një njeri fjalëshumë?

alb@Job:11:3 @ Llafet e tua a do t`ua mbyllin gojën njerëzve? Ti do të tallesh dhe asnjë mos të të bëjë me turp?

alb@Job:11:4 @ Ti ke thënë: "Doktrina ime është e pastër dhe jam i pakritikueshëm para teje".

alb@Job:11:5 @ Por po të donte Perëndia të fliste dhe të hapte gojën e tij kundër teje,

alb@Job:11:6 @ për të treguar të fshehtat e diturisë, sepse dituria e vërtetë është e shumëtrajtshme, atëherë do të mësoje se Perëndia harron një pjesë të fajit tënd.

alb@Job:11:7 @ A mundesh ti të hulumtosh thellësitë e Perëndisë? A mund të depërtosh në përsosmërinë e të Plotfuqishmit?

alb@Job:11:8 @ Janë më të larta se qielli; çfarë mund të bësh? janë më të thella se Sheoli: çfarë mund të dish?

alb@Job:11:9 @ Madhësia e tyre është më e gjatë se toka dhe më e gjerë se deti.

alb@Job:11:10 @ Në rast se Perëndia kalon, burgos dhe nxjerr në gjyq, kush mund t`ia pengojë këtë veprim?

alb@Job:11:11 @ Sepse ai i njeh njerëzit e rremë; e sheh padrejtësinë dhe e kqyr

alb@Job:11:12 @ Njeriu i pamend do të bëhet i urtë, kur kërriçi i gomares së egër të bëhet njeri.

alb@Job:11:13 @ Në rast se e përgatit zemrën tënde dhe shtrin ndaj saj duart e tua,

alb@Job:11:14 @ në rast se largon padrejtësinë që është në duart e tua dhe nuk lejon që çoroditja të zërë vend në çadrat e tua,

alb@Job:11:15 @ atëherë do të mund të lartosh ballin tënd pa njollë, do të jesh i patundur dhe nuk do të kesh frikë,

alb@Job:11:16 @ sepse do të harrosh hallet e tua, do t`i kujtosh si uji që ka rrjedhur;

alb@Job:11:17 @ jeta jote do të jetë më e ndritur se mesdita, edhe errësira për ty do të ishte si mëngjesi.

alb@Job:11:18 @ Do të jesh i sigurt sepse ka shpresë; do të shikosh rreth e qark dhe do të pushosh në siguri.

alb@Job:11:19 @ Do të biesh të flesh dhe nuk do të ketë njeri që të të trembë dhe shumë persona do të kërkojnë favorin tënd.

alb@Job:11:20 @ Por sytë e të pabesëve do të treten; çdo shpëtim do t`u pritet, dhe shpresa e tyre do të jetë grahma e fundit".

alb@Job:12:1 @ Atëherë Jobi u përgjigj dhe tha:

alb@Job:12:2 @ "Pa dyshim ju jeni njerëz të urtë, dhe dituria do të marrë fund me ju.

alb@Job:12:3 @ Edhe unë kam mendje si ju, dhe nuk bie më poshtë se ju; përveç kësaj, kush nuk i di gjërat si këto?

alb@Job:12:4 @ Jam bërë gazi i miqve të mi; unë, të cilit Perëndia i përgjigjej kur i drejtohesha; të drejtin, të ndershmin, e kanë vënë në lojë.

alb@Job:12:5 @ Një llambë, e përçmuar në mendimet e atyre që jetojnë në mes të të mirave, është përgatitur për ata të cilëve u merren këmbët.

alb@Job:12:6 @ Çadrat e cubave përkundrazi janë të qeta dhe e ndjejnë veten të sigurt ata që provokojnë Perëndinë dhe që e hyjnizojnë forcën e tyre.

alb@Job:12:7 @ Por pyeti tani kafshët dhe do të të mësojnë, zogjtë e qiellit dhe do të ta thonë,

alb@Job:12:8 @ ose foli tokës, dhe ajo do të të mësojë, dhe peshqit e detit do të ta tregojnë.

alb@Job:12:9 @ Midis tërë këtyre krijesave, cila nuk e di që dora e Zotit i ka bërë këto?

alb@Job:12:10 @ Ai ka në dorë të tij jetën e çdo gjallese dhe frymën e çdo qenieje njerëzore.

alb@Job:12:11 @ Veshi a nuk i shqyrton vallë fjalët, ashtu si i shijon qiellza ushqimet?

alb@Job:12:12 @ Ndër pleqtë gjejmë diturinë, dhe gjatësia e ditëve u jep edhe gjykimin.

alb@Job:12:13 @ Por tek ai gjejmë diturinë dhe forcën, atij i përkasin mendja dhe gjykimi

alb@Job:12:14 @ Në rast se ai shkatërron, askush nuk mund të rindërtojë; në rast se fut në burg dikë, askush nuk mund t`ia hapë.

alb@Job:12:15 @ Në rast se i ndal ujërat, çdo gjë thahet; po t`i lërë të lira, përmbytin tokën.

alb@Job:12:16 @ Ai zotëron forcën dhe diturinë; prej tij varen ai që mashtrohet dhe ai që mashtron.

alb@Job:12:17 @ Ai i bën këshilltarët të ecin zbathur, i bën gjyqtarët të pamend.

alb@Job:12:18 @ Këput verigat e imponuara nga mbretërit dhe lidh me zinxhirë ijet e tyre.

alb@Job:12:19 @ I bën që të ecin zbathur priftërinjtë dhe përmbys të fuqishmit.

alb@Job:12:20 @ I lë pa gojë ata tek të cilët ka besim dhe i lë pa mend pleqtë.

alb@Job:12:21 @ Zbraz përçmimin mbi fisnikët dhe ua liron brezin të fortëve.

alb@Job:12:22 @ Zbulon gjërat e thella të fshehura në terr dhe sjell në dritë hijen e vdekjes.

alb@Job:12:23 @ I bën të mëdha kombet dhe pastaj i shkatërron, i zgjeron kombet dhe pastaj i mërgon.

alb@Job:12:24 @ U heq arsyen sundimtarëve të tokës dhe i bën të enden në vende të shkreta pa rrugë.

alb@Job:12:25 @ Ecin verbërisht në terr pa dritë dhe i bën të ecin si të dehur".

alb@Job:13:1 @ "Ja, tërë këtë syri im e pa dhe veshi im e dëgjoi dhe e kuptoi.

alb@Job:13:2 @ Atë që ju dini e di edhe unë; nuk vij pas jush.

alb@Job:13:3 @ Por do të dëshiroja të flas me të Plotfuqishmin, do të më pëlqente të diskutoja me Perëndinë;

alb@Job:13:4 @ sepse ju jeni trillues gënjeshtrash, jeni të gjithë mjekë pa asnjë vlerë.

alb@Job:13:5 @ Oh, sikur të heshtnit fare, kjo do të ishte dituria juaj.

alb@Job:13:6 @ Dëgjoni tani mbrojtjen time dhe vini re deklaratat e buzëve të mia.

alb@Job:13:7 @ A doni vallë të flisni në mënyrë të mbrapshtë në mbrotje të Perëndisë dhe të flisni në favor të tij me mashtrime?

alb@Job:13:8 @ A doni të përdorni anësi me të ose të mbroni një kauzë të Perëndisë?

alb@Job:13:9 @ Do të ishte më mirë për ju që ai t`ju hetonte, apo talleni me të ashtu si talleni me një njeri?

alb@Job:13:10 @ Me siguri ai do t`ju qortojë, në rast se fshehurazi veproni me anësi.

alb@Job:13:11 @ Madhëria e tij vallë a nuk do t`ju kallë frikë dhe tmerri i tij a nuk do të bjerë mbi ju?

alb@Job:13:12 @ Thëniet tuaja moralizuese janë proverba prej hiri, argumentet tuaja më të mira nuk janë veçse argumente prej argjila.

alb@Job:13:13 @ Heshtni dhe më lini mua të flas, pastaj le të më ndodhë çfarë të dojë.

alb@Job:13:14 @ Pse duhet ta mbaj mishin tim me dhëmbët dhe ta vë jetën time në duart e mia?

alb@Job:13:15 @ Ja, ai do të më vrasë, nuk kam më shpresë; sidoqoftë, do ta mbroj para tij qëndrimin tim

alb@Job:13:16 @ Ai do të jetë edhe shpëtimi im, sepse një i pabesë nuk do të guxonte të paraqitej para tij.

alb@Job:13:17 @ Dëgjoni me vëmendje fjalimin tim dhe deklaratat e mia me veshët tuaj.

alb@Job:13:18 @ Ja, unë e kam përgatitur kauzën time; e di që do të njihem si i drejtë.

alb@Job:13:19 @ Kush kërkon, pra, të hahet me mua? Sepse atëherë do të heshtja dhe do të vdisja.

alb@Job:13:20 @ Vetëm mos bëj dy gjëra me mua, dhe nuk do t`i fshihem pranisë sate;

alb@Job:13:21 @ largoje dorën nga unë dhe tmerri yt të mos më kallë më frikë.

alb@Job:13:22 @ Pastaj mund edhe të më thërrasësh edhe unë do të përgjigjem, ose do të flas unë, dhe ti do të përgjigjesh.

alb@Job:13:23 @ Sa janë fajet e mia dhe mëkatet e mia? Më bëj të ditur shkeljet e mia dhe mëkatin tim!

alb@Job:13:24 @ Pse më fsheh fytyrën tënde dhe më konsideron si armikun tënd?

alb@Job:13:25 @ Mos do vallë të trembësh një gjethe të shtyrë sa andej dhe këndej dhe të ndjekësh ca kashtë të thatë?

alb@Job:13:26 @ Pse shkruan kundër meje gjëra të hidhura dhe bën që të rëndojë mbi mua trashëgimia e fajeve të rinisë sime?

alb@Job:13:27 @ Ti i vë këmbët e mia në pranga dhe kqyr me kujdes rrugët e mia; ti vendos një cak për tabanin e këmbëve të mia,

alb@Job:13:28 @ Ndërkaq trupi im po shpërbëhet si një send i kalbur, si një rrobë që e ka grirë mola".

alb@Job:14:1 @ "Njeriu i lindur nga një grua jeton pak ditë dhe është plot shqetësime.

alb@Job:14:2 @ Mbin si një lule, pastaj pritet; ikën me vrap si një hije dhe nuk e ka të gjatë.

alb@Job:14:3 @ Mbi një qenie të tillë ti i mban sytë të hapur, dhe më bën që të dal në gjyq bashkë me ty.

alb@Job:14:4 @ Kush mund të nxjerrë një gjë të pastër nga një gjë e papastër? Askush.

alb@Job:14:5 @ Sepse ditët e saj janë të caktuara, numri i muajve të saj varet nga ti, dhe ti i ke vendosur kufij që nuk mund t`i kapërcejë.

alb@Job:14:6 @ Hiqe shikimin nga ai dhe lëre të qetë, deri sa të mbarojë ditën e tij si një argat.

alb@Job:14:7 @ Të paktën për drurin ka shpresë; në rast se pritet, rritet përsëri dhe vazhdon të mugullojë.

alb@Job:14:8 @ Edhe sikur rrënjët e tij të plaken nën tokë dhe trungu i tij të vdesë nën dhe,

alb@Job:14:9 @ me të ndjerë ujin, mugullon përsëri dhe lëshon degë si një bimë.

alb@Job:14:10 @ Njeriu përkundrazi vdes dhe mbetet i shtrirë për dhe; kur është duke nxjerrë frymën e fundit, ku është, pra?

alb@Job:14:11 @ Mund të mungojnë ujërat në det dhe një lumë të meket dhe të thahet,

alb@Job:14:12 @ por njeriu që dergjet nuk ngrihet më; sa të mos ketë më qiej, nuk do të zgjohet dhe nuk do të çohet më nga gjumi i tij.

alb@Job:14:13 @ Ah sikur të doje të më fshihje në Sheol, të më mbaje të fshehur sa të kalonte zemërimi yt, të më caktoje një afat dhe të më kujtoje!

alb@Job:14:14 @ Në qoftë se njeriu vdes, a mund të kthehet përsëri në jetë? Do të prisja çdo ditë të shërbimit tim të rëndë, deri sa të arrinte ora e ndryshimit tim.

alb@Job:14:15 @ Do të më thërrisje dhe unë do të të përgjigjesha; ti do të kishe një dëshirë të madhe për veprën e duarve të tua.

alb@Job:14:16 @ Atëherë ti do të më numëroje hapat, por nuk do të vije re mëkatet e mia;

alb@Job:14:17 @ do ta vulosje në një thes mëkatin tim dhe do ta mbuloje fajin tim

alb@Job:14:18 @ Por ashtu si një mal rrëzohet dhe thërrmohet, ashtu si një shkëmb luan nga vendi i tij,

alb@Job:14:19 @ ashtu si ujërat gërryejnë gurët dhe vërshimet marrin me vete dheun, kështu ti shkatërron shpresën e njeriut.

alb@Job:14:20 @ Ti e vë përfund për gjithnjë, dhe ai shkon; ti ia prish fytyrën dhe e dëbon.

alb@Job:14:21 @ Në rast se bijtë e tij janë të nderuar, ai nuk e di; po të jenë të përbuzur, ai nuk e vë re.

alb@Job:14:22 @ Ai ndjen vetëm dhembjen e madhe të mishit të tij dhe pikëllohet për veten e tij.

alb@Job:15:1 @ Atëherë Elifazi nga Temani u përgjigj dhe tha:

alb@Job:15:2 @ "Një njeri i urtë a përgjigjet vallë me njohuri të kota, dhe a mbushet me erëra lindore?

alb@Job:15:3 @ Diskuton vallë me ligjërata boshe dhe me fjalë që nuk shërbejnë për asgjë?

alb@Job:15:4 @ Po, ti heq mëshirën dhe eliminon lutjen përpara Perëndisë.

alb@Job:15:5 @ Sepse prapësia jote t`i sugjeron fjalët dhe ti po zgjedh gjuhën e dinakëve.

alb@Job:15:6 @ Jo unë, por vetë goja jote të dënon, dhe vetë buzët e tua dëshmojnë kundër teje.

alb@Job:15:7 @ A je ti vallë i pari njeri që ka lindur apo je formuar përpara kodrave?

alb@Job:15:8 @ A e ke dëgjuar ti këshillën sekrete të Perëndisë apo vetëm ti zotëroke diturinë?

alb@Job:15:9 @ Çfarë di ti që ne nuk e dimë, ose çfarë kupton ti që nuk e kuptojmë edhe ne?

alb@Job:15:10 @ Midis nesh ka njerëz flokëbardhë dhe pleq më të thinjur se ati yt.

alb@Job:15:11 @ Të duken gjëra të vogla përdëllimet e Perëndisë dhe fjalët e ëmbla që të drejton ty?

alb@Job:15:12 @ Pse, pra, zemra jote të çon larg dhe pse sytë e tu vetëtijnë,

alb@Job:15:13 @ duke e drejtuar zemërimin tënd kundër Perëndisë dhe duke nxjerrë nga goja jote fjalë të tilla?".

alb@Job:15:14 @ "Ç`është njeriu që ta konsiderojë veten të pastër dhe i linduri nga një grua për të qenë i drejtë?

alb@Job:15:15 @ Ja, Perëndia nuk u zë besë as shenjtorëve të tij dhe qiejt nuk janë të pastër në sytë e tij;

alb@Job:15:16 @ aq më pak një qenie e neveritshme dhe e korruptuar, njeriu, që e pi paudhësinë sikur të ishte ujë!

alb@Job:15:17 @ Dua të të flas, më dëgjo; do të të tregoj atë që kam parë,

alb@Job:15:18 @ atë që të urtit tregojnë pa fshehur asgjë nga sa kanë dëgjuar prej etërve të tyre,

alb@Job:15:19 @ të cilëve vetëm iu dha ky vend dhe pa praninë e asnjë të huaji në radhët e tyre

alb@Job:15:20 @ I keqi heq dhembje tërë jetën e tij dhe vitet e caktuara për tiranin janë të numëruara.

alb@Job:15:21 @ Zhurma të llahtarshme arrijnë në veshët e tij, dhe në kohën e bollëkut i sulet rrënuesi.

alb@Job:15:22 @ Nuk ka shpresë kthimi nga errësira, dhe shpata e pret.

alb@Job:15:23 @ Endet e kërkon bukë, po ku mund ta gjejë? Ai e di se dita e territ është përgatitur në krah të tij.

alb@Job:15:24 @ Fatkeqësia dhe ankthi i shtien frikë, e sulmojnë si një mbret gati për betejë,

alb@Job:15:25 @ sepse ka shtrirë dorën e tij kundër Perëndisë, ka sfiduar të Plotfuqishmin,

alb@Job:15:26 @ duke u hedhur me kokëfortësi kundër tij me mburojat e tij të zbukuruara me tokëza.

alb@Job:15:27 @ Ndonëse fytyra e tij është e mbuluar me dhjamë dhe ijet e tij janë fryrë nga shëndoshja e tepërt;

alb@Job:15:28 @ ai banon në qytete të shkretuara, në shtëpi të pabanuara që do të katandisen në grumbuj gërmadhash.

alb@Job:15:29 @ Ai nuk do të pasurohet dhe fati i tij nuk ka për të vazhduar, as edhe pasuria e tij nuk do të shtohet mbi tokë.

alb@Job:15:30 @ Nuk do të arrijë të çlirohet nga terri, flaka do të thajë lastarët e tij, dhe do të çohet larg nga fryma e gojës së tij.

alb@Job:15:31 @ Të mos mbështetet te kotësia; duke gënjyer veten, sepse kotësia ka për të qenë shpërblimi i tij.

alb@Job:15:32 @ Do të kryhet para kohe, dhe degët e tij nuk do të gjelbërojnë më.

alb@Job:15:33 @ Do të jetë si një hardhi nga e cila merret rrushi ende i papjekur, si ulliri nga i cili shkundet lulja.

alb@Job:15:34 @ Sepse familja e hipokritëve do të jetë shterpë dhe zjarri do të përpijë çadrat e njeriut të korruptuar.

alb@Job:15:35 @ Ata sajojnë paudhësinë dhe shkaktojnë shkatërrimin; në gjirin e tyre bluhet mashtrimi.

alb@Job:16:1 @ Atëherë Jobi u përgjigj dhe tha:

alb@Job:16:2 @ "Gjëra të tilla kam dëgjuar shumë! Të gjithë ju jeni ngushëllues të mërzitshëm!

alb@Job:16:3 @ Kur do të marrin fund fjalimet tuaja boshe? Ose çfarë të shtyn të përgjigjesh?

alb@Job:16:4 @ Edhe unë mund të flisja si ju, po të ishit ju në vendin tim; do të mund të radhitja fjalë kundër jush duke tundur kokën time kundër jush.

alb@Job:16:5 @ Por do t`ju jepja kurajo me gojën time dhe ngushëllimi i buzëve të mia do ta lehtësonte dhembjen tuaj.

alb@Job:16:6 @ Në rast se flas, dhembja ime nuk pakësohet, në qoftë se nuk flas më, çfarë lehtësimi kam?

alb@Job:16:7 @ Por tani ai më ka çuar në pikën e fundit të forcave të mia. Ti ke shkatërruar tërë familjen time;

alb@Job:16:8 @ më ke mbuluar me rrudha dhe kjo dëshmon kundër meje, dobësia ime ngrihet dhe dëshmon kundër meje.

alb@Job:16:9 @ Zemërimi i tij më grin dhe më përndjek, kërcëllin dhëmbët kundër meje; Armiku im mpreh shikimin mbi mua.

alb@Job:16:10 @ Duke hapur gojën e tyre kundër meje, ata më godasin me përçmim mbi faqet, mblidhen tok kundër meje.

alb@Job:16:11 @ Perëndia më ka dhënë në duart e të pabesëve, më ka dorëzuar në duart e njerëzve të këqij.

alb@Job:16:12 @ Jetoja i qetë, por ai më shkatërroi, më kapi për qafe dhe më bëri copë-copë, dhe më shndërroi në objekt goditjeje.

alb@Job:16:13 @ Harkëtarët e tij më rrethojnë në çdo anë, më shpon pa mëshirë veshkat, derdh për tokë vrerin tim.

alb@Job:16:14 @ Ai më sulmon vazhdimisht me forcë, më sulet si një luftëtar.

alb@Job:16:15 @ kam qepur një grathore mbi lëkurën time, e kam ulur ballin tim në pluhur,

alb@Job:16:16 @ Fytyra ime është e kuqe nga të qarat dhe mbi qepallat e mia po zë vend hija e vdekjes,

alb@Job:16:17 @ megjithëse nuk ka asnjë dhunë në duart e mia, dhe lutja ime është e pastër.

alb@Job:16:18 @ O tokë, mos e mbulo gjakun tim, dhe britma ime mos gjeftë asnjë vend qetësimi.

alb@Job:16:19 @ Që tani, ja, dëshmitari im është në qiell, garanti im është lart.

alb@Job:16:20 @ Shokët e mi më përqeshin, por sytë e mi derdhin lotë përpara Perëndisë.

alb@Job:16:21 @ Le të përkrahë ai arsyetimet e njeriut pranë Perëndisë, ashtu si bën njeriu me fqinjin e tij

alb@Job:16:22 @ Do të kalojnë në të vërtetë edhe pak vjet akoma dhe unë do të shkoj pastaj në një rrugë pa kthim.

alb@Job:17:1 @ "Fryma ime u copëtua, ditët po më shuhen, varri po më pret.

alb@Job:17:2 @ A nuk jam i rrethuar nga njerëz që më përqeshin. Syri im ndalet mbi fyerjet e tyre.

alb@Job:17:3 @ Më jep, pra, një peng pranë teje, përndryshe kush do të më shtrëngonte dorën si garant?

alb@Job:17:4 @ Nga që i ke penguar mendjet e tyre të kuptojnë, prandaj nuk do t`i bësh të triumfojnë.

alb@Job:17:5 @ Kush i tradhton miqtë deri sa t`i grabisë, ka për t`i parë më pak sytë e fëmijëve të tij.

alb@Job:17:6 @ Por unë prej tij jam bërë gazi i popujve dhe jam katandisur në një njeri të cilin e pështyjnë në fytyrë.

alb@Job:17:7 @ Syri më erret për shkak të dhembjes dhe tërë gjymtyrët e mia nuk janë veçse hije.

alb@Job:17:8 @ Njerëzit e drejtë habiten nga kjo, dhe i pafajmi ngrihet kundër të pabesit.

alb@Job:17:9 @ Megjithatë i drejti mbetet i lidhur fort me rrugën e tij, dhe ai që i ka duart e pastra fortësohet gjithnjë e më tepër.

alb@Job:17:10 @ Sa për ju të gjithë, kthehuni, ejani, pra, sepse midis jush nuk po gjej asnjë njeri të urtë.

alb@Job:17:11 @ Ditët e mia shkuan dhe planet e mia u prishën, pikërisht ato dëshira që unë ushqeja në zemër.

alb@Job:17:12 @ Ata e ndërrojnë natën në ditë, "drita është afër", thonë, për shkak të errësirës.

alb@Job:17:13 @ Në rast se e pres Sheolin si shtëpinë time në rast se e shtrij shtrojen time në terr,

alb@Job:17:14 @ në rast se i them vendvarrit: "Ti je ati im", dhe krimbave: "Jeni nëna ime dhe motra ime",

alb@Job:17:15 @ ku është, pra, shpresa ime? Kush mund të dallojë ndonjë shpresë për mua?

alb@Job:17:16 @ A do të zbres vallë në portat e Sheolit, kur do të gjejmë bashkë prehje në pluhur?".

alb@Job:18:1 @ Atëherë Bildadi nga Shuahu u përgjigj dhe tha:

alb@Job:18:2 @ "Kur do t`u japësh fund fjalëve? Bëhu i zgjuar dhe pastaj flasim.

alb@Job:18:3 @ Pse jemi konsideruar si kafshë dhe jemi konsideruar të përçmuar në sytë e tu?

alb@Job:18:4 @ Ti që ha veten nga zemërimi, a duhet të braktiset toka për shkakun tënd apo shkëmbi të luajë nga vendi i tij?

alb@Job:18:5 @ Po, drita e të keqit shuhet dhe flaka e zjarrit të tij nuk ndrit më.

alb@Job:18:6 @ Drita në çadrën e tij po meket dhe llamba e tij mbi të po shuhet.

alb@Job:18:7 @ Hapat e tij të fuqishëm shkurtohen dhe vetë planet e tij po e çojnë në greminë.

alb@Job:18:8 @ Sepse këmbët e tij e shtyjnë në rrjetë dhe ai do të bjerë në ndonjë lak.

alb@Job:18:9 @ Një çark e kap nga thembra dhe një lak e mban fort.

alb@Job:18:10 @ Për të ka një lak të fshehur në tokë dhe një çark të vënë në shteg

alb@Job:18:11 @ Gjëra të tmerrshme e trembin nga çdo anë dhe e ndjekin në çdo hap.

alb@Job:18:12 @ Forca e tij pakësohet për shkak të urisë dhe shkatërrimi është gati ta godasë anash.

alb@Job:18:13 @ Gëlltit copa të lëkurës së tij; i parëlinduri i vdekjes gllabëron gjymtyrët e tij.

alb@Job:18:14 @ Atë e rrëmbejnë nga çadra tij që e dinte të sigurt dhe e çojnë para mbretit të tmerrit.

alb@Job:18:15 @ Në çadrën e tij banon ai që nuk është nga të vetët, dhe mbi shtëpinë e tij hedhin squfur.

alb@Job:18:16 @ Rrënjët poshtë thahen dhe degët lart priten.

alb@Job:18:17 @ Kujtimi i tij zhduket nga toka dhe emri i tij nuk do të përmendet më nëpër rrugë.

alb@Job:18:18 @ Ai shtyhet nga drita në terr dhe atë e përzënë nga bota.

alb@Job:18:19 @ Nuk ka as bij, as pasardhës në popullin e tij dhe asnjë që të mbijetojë në banesën e tij.

alb@Job:18:20 @ Fundi i tij i lë të habitur ata që e kanë ndjekur dhe mbeten të tmerruar ata që e kanë pararendur.

alb@Job:18:21 @ Pikërisht kështu janë banesat e njerëzve të këqij, dhe ky është vendi i atij që nuk e njeh Perëndinë". Përgjigja e pestë e Jobit; ai e ndjen veten të përqeshur; gjithçka është kundër tij

alb@Job:19:1 @ Atëherë Jobi u përgjigj dhe tha:

alb@Job:19:2 @ "Deri kur do të hidhëroni shpirtin tim dhe do të më mundoni me ligjëratat tuaja?

alb@Job:19:3 @ U bënë dhjetë herë që më përqeshni dhe nuk keni turp që më fyeni.

alb@Job:19:4 @ Edhe sikur të ishte e vërtetë që kam gabuar, gabimi im më përket vetëm mua.

alb@Job:19:5 @ Por në rast se doni pikërisht të bëheni kryelartë me mua duke më qortuar për objektin e turpit tim,

alb@Job:19:6 @ mësoni atëherë që Perëndia më ka trajtuar në mënyrë të padrejtë dhe më ka zënë në rrjetat e tij.

alb@Job:19:7 @ Ja, unë bërtas: "Dhunë!", por nuk kam asnjë përgjigje; bërtas për ndihmë, por drejtësi nuk ka!

alb@Job:19:8 @ Më ka prerë rrugën dhe kështu nuk mund të kaloj; përhapi terrin në rrugën time.

alb@Job:19:9 @ Më ka zhveshur nga nderi im dhe më ka hequr nga koka kurorën.

alb@Job:19:10 @ Më ka shkatërruar nga të gjitha anët dhe unë po shkoj; e ka shkulur si një dru shpresën time

alb@Job:19:11 @ Zemërimi i tij kundër meje është, ndezur dhe më konsideron si armik të tij.

alb@Job:19:12 @ Ushtarët e tij kanë ardhur të gjithë së bashku dhe kanë ndërtuar rrugën e tyre kundër meje; kanë ngritur kampin e tyre rreth çadrës sime.

alb@Job:19:13 @ Ai ka larguar nga unë vëllezërit e mi, dhe të njohurit e mi janë bërë plotësisht të huaj me mua.

alb@Job:19:14 @ Farefisi im më ka braktisur dhe miqtë e mi të ngushtë më kanë harruar.

alb@Job:19:15 @ Shërbëtorët dhe shërbëtoret e mi më trajtojnë si një njeri të huaj, në sytë e tyre jam një i huaj.

alb@Job:19:16 @ Thërras shërbëtorin tim, por ai nuk përgjigjet; duhet t`i lutem me gojën time.

alb@Job:19:17 @ Fryma ime është e neveritshme për gruan time, dhe jam i neveritshëm edhe për fëmijët e barkut tim.

alb@Job:19:18 @ Edhe fëmijët më përçmojnë; në rast se provoj të ngrihem, flasin kundër meje.

alb@Job:19:19 @ Tërë miqtë më të ngushtë kanë lemeri prej meje, edhe ata që doja janë ngritur kundër meje.

alb@Job:19:20 @ Kockat e mia i ngjiten lëkurës sime dhe mishit tim dhe nuk më ka mbetur veç se lëkura e dhëmbëve.

alb@Job:19:21 @ Mëshiromëni, mëshiromëni, të paktën ju, miqtë e mi, sepse dora e Perëndisë më ka goditur.

alb@Job:19:22 @ Pse më persekutoni si bën Perëndia dhe nuk ngopeni kurrë me mishin tim?

alb@Job:19:23 @ Ah sikur fjalët e mia të ishin të shkruara; ah sikur të kishin zënë vend në një libër;

alb@Job:19:24 @ sikur të ishin të gdhendura përjetë mbi një shkëmb me një stil prej hekuri dhe me plumb!

alb@Job:19:25 @ Por unë e di që Shpëtimtari im jeton dhe që në fund do të ngrihet mbi tokë.

alb@Job:19:26 @ Mbas shkatërrimit të lëkurës sime, në mishin tim do të shoh Perëndinë.

alb@Job:19:27 @ Do ta shoh unë vetë; sytë e mi do ta sodisin, dhe jo një tjetër. Po më shkrihet zemra.

alb@Job:19:28 @ Në rast se thoni: "Pse e persekutojmë?"; kur rrënja e këtyre të këqijave ndodhet tek unë,

alb@Job:19:29 @ ju druani për veten tuaj shpatën, sepse zemërimi sjell ndëshkimin e shpatës, me qëllim që të dini që ekziston një gjykim".

alb@Job:20:1 @ Atëherë Zofari nga Naamathi u përgjigj dhe tha:

alb@Job:20:2 @ "Për këtë mendimet e mia më shtyjnë të përgjigjem, për shkak të shqetësimit që ndjej brenda vetes sime.

alb@Job:20:3 @ Kam dëgjuar një qortim që më turpëron, por fryma ime më shtyn të përgjigjem ashtu si e gjykoj.

alb@Job:20:4 @ A nuk e di ti që gjithnjë, qysh prej kohës që njeriu u vu mbi tokë,

alb@Job:20:5 @ triumfi i të këqijve zgjat pak dhe gëzimi i të pabesëve zgjat vetëm një çast?

alb@Job:20:6 @ Edhe sikur madhështia e tij të arrinte deri në qiell dhe koka e tij të prekte retë,

alb@Job:20:7 @ ai do të vdesë për gjithmonë si jashtëqitjet e tij; ata që e kanë parë do të thonë: "Ku është?".

alb@Job:20:8 @ Do të fluturojë si një ëndërr dhe nuk do të gjendet më; do të zhduket si një vegim nate.

alb@Job:20:9 @ Syri që e shihte, nuk do ta dallojë më; edhe banesa e tij nuk do ta shohë më.

alb@Job:20:10 @ Bijtë e tij do të kërkojnë të fitojnë favorin e të varfërve dhe duart e tij do të rivendosin pasurinë e tij.

alb@Job:20:11 @ Forca rinore që i mbushte kockat do të dergjet në pluhur bashkë me të.

alb@Job:20:12 @ Edhe sikur e keqja të jetë e ëmbël në gojën e tij, ai e fsheh atë nën gjuhë,

alb@Job:20:13 @ nuk lejon që të dalë që andej por vazhdon ta mbajë në gojë.

alb@Job:20:14 @ Por ushqimi i tij, që është në zorrët e veta transformohet dhe bëhet një helm gjarpëri brenda tij.

alb@Job:20:15 @ Ai do të vjellë pasuritë që ka gëlltitur; vetë Perëndia do t`ia nxjerrë nga barku.

alb@Job:20:16 @ Ai ka thithur helm gjarpëri, gjuha e një nepërke do ta vrasë.

alb@Job:20:17 @ Nuk ka për të parë më lumenj as përrenj që rrjedhin me mjaltë dhe gjalpë.

alb@Job:20:18 @ Do të kthejë atë për të cilën është lodhur pa e vënë aspak në gojë; nuk do të ketë asnjë gëzim nga përfitimet e tregtisë së tij.

alb@Job:20:19 @ Sepse ka shtypur dhe braktisur të varfrin, ka shtënë në dorë me forcë një shtëpi që nuk e kishte ndërtuar.

alb@Job:20:20 @ Duke qenë se lakmia e tij nuk ka njohur kurrë qetësi, ai nuk do të shpëtojë asgjë nga gjërat që dëshironte aq shumë.

alb@Job:20:21 @ Asgjë nuk do t`i shpëtojë pangopësisë së tij, prandaj mirëqënia e tij nuk do të zgjasë.

alb@Job:20:22 @ Kur të jetë në kulmin e bollëkut do të gjendet ngushtë; dora e të gjithë atyre që vuajnë do të ngrihet kundër tij.

alb@Job:20:23 @ Kur të jetë bërë gati për të mbushur barkun, Perëndia do të dërgojë mbi të zjarrin e zemërimit të tij, që do të bjerë mbi të kur të jetë duke ngrënë.

alb@Job:20:24 @ Ai mund të shpëtojë nga një armë prej hekuri, por atë do ta shpojë një hark prej bronzi.

alb@Job:20:25 @ Nxirret shigjeta që del nga trupi i tij, maja e shndritshme del nga vreri i tij, atë e pushton tmerri.

alb@Job:20:26 @ Errësirë e plotë është caktuar për thesaret e tij; do ta konsumojë një zjarr jo i nxitur; ata që kanë mbetur në çadrën e tij do të jenë në ankth.

alb@Job:20:27 @ Qielli do të zbulojë paudhësinë e tij dhe toka do të ngrihet kundër tij.

alb@Job:20:28 @ Të ardhurat e shtëpisë së tij do t`i merren, do t`i marrin në ditën e zemërimit të tij.

alb@Job:20:29 @ Ky është fati që Perëndia i cakton njeriut të keq, trashëgimi që i është dhënë nga Perëndia.

alb@Job:21:1 @ Atëherë Jobi u përgjigj dhe tha:

alb@Job:21:2 @ "Dëgjoni me kujdes atë që kam për të thënë, dhe kjo të jetë kënaqësia që më jepni.

alb@Job:21:3 @ Kini durim me mua dhe më lini të flas dhe, kur të kem folur, edhe talluni me mua.

alb@Job:21:4 @ A ankohem vallë për një njeri? Dhe pse fryma ime nuk duhet të trishtohet?

alb@Job:21:5 @ Shikomëni dhe habituni, dhe vini dorën mbi gojë.

alb@Job:21:6 @ Kur e mendoj, më zë frika dhe mishi im fillon të dridhet.

alb@Job:21:7 @ Pse, pra, jetojnë të pabesët dhe pse plaken dhe shtojnë pasuritë e tyre?

alb@Job:21:8 @ Pasardhësit e tyre fuqizohen bashkë me ta nën vështrimet e tyre dhe fëmijët e tyre lulëzojnë në sytë e tyre.

alb@Job:21:9 @ Shtëpitë e tyre janë në siguri, pa tmerre, dhe fshikulli i Perëndisë nuk rëndon mbi ta.

alb@Job:21:10 @ Demi i tyre mbars dhe nuk gabon, lopa e tyre pjell pa dështuar.

alb@Job:21:11 @ Dërgojnë jashtë si një kope të vegjlit e tyre dhe bijtë e tyre hedhin valle.

alb@Job:21:12 @ Këndojnë në tingujt e timpanit dhe të qestes dhe kënaqen me zërin e flautit.

alb@Job:21:13 @ I kalojnë në mirëqënie ditët e tyre, pastaj një çast zbresin në Sheol.

alb@Job:21:14 @ Megjithatë i thonin Perëndisë: "Largohu nga ne, sepse nuk dëshirojmë aspak të njohim rrugët e tua

alb@Job:21:15 @ Kush është i Plotfuqishmi të cilit duhet t`i shërbejmë? Ç`përfitojmë veç kësaj kur e lusim?".

alb@Job:21:16 @ Ja, begatia e tyre a nuk është vallë në duart e tyre? Këshilla e të pabesëve është mjaft larg meje.

alb@Job:21:17 @ Sa herë shuhet llamba e të këqijve ose shkatërrimi bie mbi ta, vuajtjet që Perëndia cakton në zemërimin e tij?

alb@Job:21:18 @ A janë ata si kashta përpara erës ose si byku që e merr me vete stuhia?

alb@Job:21:19 @ Ju thoni se Perëndia ruan dënimin e paudhësisë së dikujt për bijtë e tij. Ta shpaguajë Perëndia, që ai të mund ta kuptojë.

alb@Job:21:20 @ Të shohë me sytë e tij shkatërrimin e vet dhe të pijë nga zemërimi i të Plotfuqishmit!

alb@Job:21:21 @ Çfarë i hyn në punë në fakt shtëpia e tij mbas vdekjes, kur numri i muajve të tij është mbushur?

alb@Job:21:22 @ A mundet ndokush t`i mësojë Perëndisë njohuri, atij që gjykon ata që ndodhen atje lart?

alb@Job:21:23 @ Dikush vdes kur ka plot fuqi, i qetë dhe i sigurt;

alb@Job:21:24 @ ka kovat plot me qumësht dhe palca e kockave të tij është e freskët.

alb@Job:21:25 @ Një tjetër përkundrazi vdes me shpirt të hidhëruar, pa pasë shijuar kurrë të mirën.

alb@Job:21:26 @ Që të dy dergjen bashkë në pluhur dhe krimbat i mbulojnë.

alb@Job:21:27 @ Ja, unë i njoh mendimet tuaja dhe planet me të cilat doni të ushtroni dhunën kundër meje.

alb@Job:21:28 @ Në fakt ju thoni: "Ku është shtëpia e princit, dhe ku është çadra, banesa e njerëzve të këqij?".

alb@Job:21:29 @ Nuk i keni pyetur ata që udhëtojnë dhe nuk i njihni shenjat e tyre?

alb@Job:21:30 @ Njerëzit e këqij në fakt shpëtojnë ditën e shkatërrimit dhe çohen në shpëtim ditën e zemërimit.

alb@Job:21:31 @ Kush e qorton për sjelljen e tij dhe kush i jep shpagim për atë që ka bërë?

alb@Job:21:32 @ Atë e çojnë në varr dhe i bëjnë roje varrit të tij.

alb@Job:21:33 @ Plisat e luginës do të jenë të ëmbël për të; tërë njerëzia do ta ndjekë, ndërsa një mori pa fund i shkon para.

alb@Job:21:34 @ Si mund të më ngushëlloni pra, me fjalë të kota, kur nga fjalët tuaja nuk mbetet veçse gënjeshtra?".

alb@Job:22:1 @ Atëherë Elifazi nga Temani u përgjigj dhe tha:

alb@Job:22:2 @ "A mundet vallë njeriu t`i sigurojë ndonjë përfitim Perëndisë? Me siguri i urti i sjell të mirë vetvetes.

alb@Job:22:3 @ Çfarë kënaqësie ka prej saj i Plotfuqishmi, në rast se ti je i drejtë, ose çfarë përfitimi ka në qoftë se ti ke një sjellje të ndershme?

alb@Job:22:4 @ Mos vallë nga frika që ka prej teje ai ndëshkon dhe hyn në gjyq me ty?

alb@Job:22:5 @ Apo ka gjasë më shumë se kjo ka si shkak ligësinë tënde të madhe dhe fajet e tua të shumta?

alb@Job:22:6 @ Pa arsye në fakt ti merrje pengje nga vëllezërit e tu dhe i zhvishje të zhveshurit nga rrobat e tyre.

alb@Job:22:7 @ Nuk i jepje ujë të lodhurit dhe i refuzoje bukën të uriturit.

alb@Job:22:8 @ Toka i përkiste njeriut të fuqishëm dhe banonte në të njeriu i nderuar.

alb@Job:22:9 @ E ktheje gruan e ve me duar bosh, dhe krahët e jetimëve ishin të këputur.

alb@Job:22:10 @ Ja pse je rrethuar kudo nga leqe dhe drithma të papritura të turbullojnë,

alb@Job:22:11 @ ose një errësirë nuk të lejon të shikosh dhe një vërshim uji të përmbyt.

alb@Job:22:12 @ A nuk është Perëndia lart në qiejt? Shiko yjet e larta, sa lart ndodhen!

alb@Job:22:13 @ Dhe ti thua: "Çfarë di Perëndia? A mund të gjykojë nëpërmjet territ të dendur?

alb@Job:22:14 @ Re të dendura e mbulojnë dhe kështu nuk mund të shikojë, dhe shëtit mbi kupën e qiejve".

alb@Job:22:15 @ A dëshiron ti të ndjekësh rrugën e lashtë të përshkruar prej kohe nga njerëzit e këqij,

alb@Job:22:16 @ që e çuan larg para kohe, dhe themelin e të cilëve e mori një lum që vërshonte?

alb@Job:22:17 @ Ata i thonin Perëndisë: "Largohu nga ne! Çfarë mund të na bëjë i Plotfuqishmi?".

alb@Job:22:18 @ Megjithatë Perëndia ua kishte mbushur shtëpitë me të mira. Por unë u rri larg këshillave të të pabesëve.

alb@Job:22:19 @ Të drejtët e shohin këtë dhe gëzohen, dhe i pafajmi tallet me ta;

alb@Job:22:20 @ po, me siguri, armiqtë tanë po shkatërrohen, dhe zjarri po përpin atë që mbetet.

alb@Job:22:21 @ Pajtohu, pra, me Perëndinë dhe do të kesh siguri; kështu do të kesh mirëqënie.

alb@Job:22:22 @ Prano udhëzime nga goja e tij dhe shtjeri fjalët e tij në zemrën tënde.

alb@Job:22:23 @ Në rast se kthehesh tek i Plotfuqishmi, do të rimëkëmbesh; në qoftë se largon paudhësinë nga çadrat e tua

alb@Job:22:24 @ dhe u hedh arin në pluhur dhe arin e Ofirit ndër gurët e përroit,

alb@Job:22:25 @ atëherë i Plotfuqishmi do të jetë ari yt, thesari yt prej argjendi.

alb@Job:22:26 @ Sepse atëherë do të gjesh kënaqësinë tënde tek i Plotfuqishmi dhe do të ngresh fytyrën në drejtim të Perëndisë.

alb@Job:22:27 @ Do t`i lutesh dhe ai do të të plotësojë dëshirën dhe ti do të realizosh kushtet që ke lidhur.

alb@Job:22:28 @ Do të vendosësh një gjë dhe ajo do të dalë mbarë, dhe mbi udhën tënde do të shkëlqejë drita.

alb@Job:22:29 @ Kur do të poshtërojnë, ti do të thuash: "Ngritja do të vijë". Ai do të përkrahë të përulurin

alb@Job:22:30 @ dhe do të çlirojë edhe atë që nuk është i pafajmë; po, ai do të çlirohet nga shkaku i pastëtisë së duarve të tua".

alb@Job:23:1 @ Atëherë Jobi u përgjigj dhe tha:

alb@Job:23:2 @ "Edhe sot vajtimi im është i dhimbshëm; dora ime është e dobët për shkak të rënkimit tim.

alb@Job:23:3 @ Ah, sikur të dija ku ta gjeja, që të mund të arrija deri në fronin e tij!

alb@Job:23:4 @ Do ta parashtroja çështjen time para tij, do ta mbushja gojën time me argumente.

alb@Job:23:5 @ Do të dija fjalët me të cilat do të më përgjigjej, dhe do të kuptoja atë që kishte për të më thënë.

alb@Job:23:6 @ A do të më kundërshtonte me forcë të madhe? Jo, përkundrazi do të më kushtonte vëmendje.

alb@Job:23:7 @ Atje njeriu i drejtë do të mund të diskutonte me të, kështu gjyqtari im do të më shpallte të pafajshëm përjetë.

alb@Job:23:8 @ Ja, po shkoj në lindje, por aty nuk është; në perëndim, por nuk e shoh;

alb@Job:23:9 @ vepron në veri, por nuk e shoh; kthehet nga jugu, por nuk arrij ta shikoj.

alb@Job:23:10 @ Por ai e njeh rrugën që unë kam marrë; sikur të më provonte, do të dilja si ari.

alb@Job:23:11 @ Këmba ime ka ndjekur me përpikmëri gjurmët e tij, i jam përmbajtur rrugës së tij pa devijuar;

alb@Job:23:12 @ nuk jam larguar nga urdhërimet e buzëve të tij, përfitova shumë nga fjalët që kanë dalë prej gojës së tij më tepër se nga racioni tim i ushqimit.

alb@Job:23:13 @ Por atij nuk i gjendet shoku, kush, pra, mund ta ndryshojë? Atë që do, ai e bën,

alb@Job:23:14 @ kështu ai do të realizojë plotësisht atë që ka dekretuar kundër meje, dhe plane të tilla ka mjaft të tjera.

alb@Job:23:15 @ Prandaj në prani të tij e ndjej veten të tmerruar; kur e mendoj këtë, ia kam frikën atij.

alb@Job:23:16 @ Perëndia ma ligështon zemrën, i Plotfuqishmi më tmerron.

alb@Job:23:17 @ Sepse nuk u asgjësova përpara territ; dhe ai nuk e fshehu terrin e dendur nga fytyra ime".

alb@Job:24:1 @ "Pse vallë i Plotfuqishmi nuk i rezervon vetes kohëra dhe ata që e njohin nuk shohin ditët e tij?

alb@Job:24:2 @ Disa zhvendosin kufijtë, marrin me forcë kopetë dhe i çojnë në kullotë;

alb@Job:24:3 @ u marrin gomarin jetimëve dhe marrin peng kaun e gruas së ve;

alb@Job:24:4 @ i shtyjnë jashtë rruge nevojtarët, kështu tërë të varfrit e vendit janë të detyruar të fshihen.

alb@Job:24:5 @ Ja ku janë, si gomarë të egjër në shkretëtirë dalin në punën e tyre herët në mëngjes për të kërkuar ushqim; shkretëtira jep ushqim për ta dhe për bijtë e tyre.

alb@Job:24:6 @ Mbledhin forazhin e tyre në fushat dhe mbledhin vilet e pavjela në vreshtin e të pabesit.

alb@Job:24:7 @ E kalojnë natën lakuriq, pa rroba, dhe nuk kanë me se të mbulohen nga të ftohtit.

alb@Job:24:8 @ Të lagur nga rrebeshet që vijnë nga malet, për mungesë strehe shtrëngohen pas shkëmbinjve.

alb@Job:24:9 @ Të tjerë e rrëmbejnë nga gjiri jetimin dhe marrin pengje nga të varfrit.

alb@Job:24:10 @ E detyrojnë të varfrin të shkojë pa rroba dhe u marrin duajt të uriturve.

alb@Job:24:11 @ Bëjnë vaj midis mureve të të pabesëve, e shtrydhin rrushin në trokull, por kanë etje.

alb@Job:24:12 @ Vajtimi i atyre që po vdesin ngrihet nga qyteti, shpirti i të plagosurve kërkon ndihmë, por Perëndia nuk i vë mend të keqes që u ka bërë.

alb@Job:24:13 @ Të tjerë janë armiq të dritës, nuk njohin rrugët e saj dhe nuk qëndrojnë në shtigjet e saj.

alb@Job:24:14 @ Vrasësi ngrihet në të gdhirë, për të vrarë të varfrin dhe nevojtarin; natën përkundrazi sillet si vjedhësi.

alb@Job:24:15 @ Syri i shkelësit të kurorës bashkëshortore pret muzgun duke menduar: "Askush nuk do të më shohë", dhe vë një vel mbi fytyrën e tij.

alb@Job:24:16 @ Natën depërtojnë nëpër shtëpitë; ditën rrinë mbyllur; nuk e njohin dritën.

alb@Job:24:17 @ Mëngjesi është për ta si hija e vdekjes, sepse ata i njohin mirë tmerret e hijes së vdekjes.

alb@Job:24:18 @ Kalojnë shpejt mbi sipërfaqen e ujërave, pjesa e tyre është e mallkuar mbi tokë, dhe askush nuk do të hynte më në vreshtat e tyre.

alb@Job:24:19 @ Ashtu si thatësia dhe vapa tretin ujërat e dëborës, kështu bën edhe Sheoli me atë që ka mëkatuar.

alb@Job:24:20 @ Gjiri i nënës e harron, krimbat e hanë duke e shijuar; atë nuk do ta kujtojnë më; i keqi do të pritet si një dru

alb@Job:24:21 @ Ai gëlltiste gruan shterpë që nuk ka fëmijë dhe nuk i bënte asnjë të mirë gruas së ve!

alb@Job:24:22 @ Por Perëndia me forcën e tij tërheq tutje të fuqishmit dhe, në qoftë se shfaqen përsëri, asnjeri nuk mund të jetë i sigurt për jetën e tij.

alb@Job:24:23 @ U jep siguri dhe ata i besojnë asaj; megjithatë sytë e tij kundrojnë rrugët e tyre.

alb@Job:24:24 @ Ngrihen për pak kohë, por pastaj nuk janë më; rrëzohen dhe çohen tutje si gjithë të tjerët; priten si kokat e kallinjve të grurit.

alb@Job:24:25 @ Në qoftë se nuk është kështu, kush mund të më përgënjeshtrojë dhe të shfuqizojë vlerën e fjalëve të mia?".

alb@Job:25:1 @ Atëherë Bildadi nga Shuahu u përgjigj dhe tha:

alb@Job:25:2 @ "Atij i përkasin sundimi dhe terrori: ai sjell paqen në vendet e tij shumë të larta.

alb@Job:25:3 @ A mund të llogariten vallë ushtritë e tij? Dhe mbi kë nuk del drita e tij?

alb@Job:25:4 @ Si mund të jetë, pra, njeriu i drejtë përpara Perëndisë, ose si mund të jetë i pastër një i lindur nga një grua?

alb@Job:25:5 @ Dhe në se edhe hëna nuk shkëlqen dhe yjet nuk janë të pastër në sytë e tij,

alb@Job:25:6 @ aq më pak njeriu, që është një vemje, biri i njeriut që është një krimb!".

alb@Job:26:1 @ Atëherë Jobi u përgjigj dhe tha: "Si e ke ndihmuar të dobëtin,

alb@Job:26:2 @ ose si e ke ndihmuar krahun pa forcë?

alb@Job:26:3 @ Si e ke këshilluar atë që nuk ka dituri, dhe çfarë njohurish të mëdha i ke komunikuar?

alb@Job:26:4 @ Kujt ia ke drejtuar fjalët e tua, dhe e kujt është fryma që ka dalë prej teje?

alb@Job:26:5 @ Të vdekurit dridhen nën ujërat, dhe kështu bëjnë edhe banorët e tyre.

alb@Job:26:6 @ Para atij Sheoli është i zbuluar, Abadoni është pa vel.

alb@Job:26:7 @ Ai shtrin veriun në zbrazëti dhe e mban tokën pezull mbi hiçin.

alb@Job:26:8 @ I mbyll ujërat në retë e tij, por ato nuk çahen nën peshën e tyre.

alb@Job:26:9 @ E mbulon pamjen e fronit të tij, duke shtrirë mbi të retë e tij.

alb@Job:26:10 @ Ka shënuar një kufi të veçantë mbi sipërfaqen e ujërave, në kufirin e dritës me terrin.

alb@Job:26:11 @ Kollonat e qiellit dridhen dhe habiten nga kërcënimi i tij

alb@Job:26:12 @ Me forcën e tij qetëson detin, me zgjuarsinë tij ka rrëzuar Rahabin.

alb@Job:26:13 @ Me Frymën e tij ka zbukuruar qiejt, dora e tij ka shpuar tejpërtej gjarpërin dredharak.

alb@Job:26:14 @ Ja, këto janë vetëm thekët e veprave të tij. Ç`murmurimë të lehtë të tij arrijmë të dëgjojmë! Por vallë kush do të arrijë të kuptojë gjëmimin e fuqisë së tij?

alb@Job:27:1 @ Jobi e mori fjalën përsëri dhe tha:

alb@Job:27:2 @ "Ashtu si rron Perëndia që më ka hequr të drejtën time dhe i Plotfuqishmi që më ka hidhëruar shpirtin,

alb@Job:27:3 @ deri sa të ketë një frymë jete tek unë dhe të jetë fryma e Perëndisë në flegrat e hundës sime,

alb@Job:27:4 @ buzët e mia nuk do të thonë asnjë ligësi, as gjuha ime nuk ka për të shqiptuar asnjë gjë të rreme.

alb@Job:27:5 @ Nuk do të pranoj që ju keni të drejtë; deri në regëtimat e fundit nuk do të heq dorë nga ndershmëria ime.

alb@Job:27:6 @ Do të qëndroj i patundur në drejtësinë time, pa bërë lëshime; zemra nuk më qorton asnjë nga ditët e mia.

alb@Job:27:7 @ Armiku im qoftë si njeriu i keq, dhe ai që ngrihet kundër meje ashtu si njeriu i padrejtë.

alb@Job:27:8 @ Çfarë shprese mund të ketë në fakt i pabesi, edhe sikur të arrijë të sigurojë fitime, kur Perëndia i heq jetën?

alb@Job:27:9 @ A do ta dëgjojë Perëndia britmën e tij, kur mbi të do të bjerë fatkeqësia?

alb@Job:27:10 @ A do t`i vërë kënaqësitë e tij vallë tek i Plotfuqishmi dhe do të kërkojë ndihmën e Perëndisë në çdo kohë?

alb@Job:27:11 @ Do t`ju jap mësime mbi fuqinë e Perëndisë, nuk do t`ju fsheh qëllimet e të Plotfuqishmit.

alb@Job:27:12 @ Por ju të gjithë i keni vënë re këto gjëra, pse, pra, silleni në mënyrë kaq të kotë?

alb@Job:27:13 @ Ky është fati që Perëndia i rezervon njeriut të keq, trashëgimia që njerëzit që përdorin dhunën marrin nga i Plotfuqishmi

alb@Job:27:14 @ Në rast se ka një numër të madh bijsh, këta i destinohen shpatës, dhe trashëgimtarët e tij nuk do të kenë bukë për t`u ngopur.

alb@Job:27:15 @ Ata që do të mbijetojnë pas tij do të varrosen nga vdekja dhe të vejat e tyre nuk do të qajnë.

alb@Job:27:16 @ Në rast se grumbullon argjend si pluhur dhe mbledh rrobe si baltë,

alb@Job:27:17 @ ai i grumbullon, por do t`i veshë i drejti, dhe argjendin do ta ndajë i pafajmi.

alb@Job:27:18 @ Ai ndërton shtëpinë e tij si një mole, si një kasolle që e ka bërë një rojtar.

alb@Job:27:19 @ I pasuri bie në shtrat, por nuk do të bashkohet me njerëzit e tij; hap sytë dhe nuk është më.

alb@Job:27:20 @ Tmerri e kap në befasi si ujërat; në mes të natës një furtunë e rrëmben tinëzisht.

alb@Job:27:21 @ Era e lindjes e merr me vete dhe ai ikën, e fshin nga vendi i tij si një vorbull.

alb@Job:27:22 @ Ajo sulet kundër tij pa mëshirë, ndërsa ai kërkon në mënyrë të dëshpëruar të shpëtojë nga ajo dorë,

alb@Job:27:23 @ njerëzia duartroket në mënyrë tallëse për të dhe fërshëllen kundër tij nga vendi ku ndodhet".

alb@Job:28:1 @ "Me siguri ka një minierë për argjendin dhe një vend ku bëhet rafinimi i arit.

alb@Job:28:2 @ Hekuri nxirret nga toka dhe guri i shkrirë jep bakrin.

alb@Job:28:3 @ Njeriu i jep fund territ dhe hulumton thellësitë më të mëdha në kërkim të gurëve të varrosur në terr dhe në hijen e vdekjes.

alb@Job:28:4 @ Ai çel një pus larg vendbanimit, në vende të harruara nga këmbësorët; janë pezull dhe lëkunden larg njerëzve.

alb@Job:28:5 @ Sa për tokën, prej asaj del buka, por nga poshtë është e trazuar nga zjarri.

alb@Job:28:6 @ Gurët e saj janë banesa e safirëve dhe përmbajnë pluhur ari.

alb@Job:28:7 @ Shpendi grabitqar nuk e njeh shtegun dhe as syri i skifterit nuk e ka parë kurrë.

alb@Job:28:8 @ Bishat e egra nuk e kanë përshkruar dhe as luani nuk ka kaluar kurrë andej.

alb@Job:28:9 @ Njeriu vë dorë mbi strallin dhe i rrëzon malet nga rrënjët.

alb@Job:28:10 @ Hap galeri ndër shkëmbinj dhe syri i tij sheh gjithçka që është e çmuar.

alb@Job:28:11 @ Zë rrjedhat ujore që të mos rrjedhin, dhe nxjerr në dritë gjërat e fshehura.

alb@Job:28:12 @ Po ku mund ta gjesh diturinë, dhe ku është vendi i zgjuarsisë?

alb@Job:28:13 @ Njeriu nuk ua di vlerën dhe ajo nuk gjendet mbi tokën e të gjallëve.

alb@Job:28:14 @ Humnera thotë: "Nuk është tek unë"; deti thotë: "Nuk qëndron pranë meje".

alb@Job:28:15 @ Nuk përftohet duke e shkëmbyer me ar të rafinuar as blihet duke peshuar argjend

alb@Job:28:16 @ Nuk shtihet në dorë me arin e Ofirit, me oniksin e çmuar ose me safirin.

alb@Job:28:17 @ Ari dhe kristali nuk mund të barazohen me të dhe nuk këmbehet me enë ari të kulluar.

alb@Job:28:18 @ Korali dhe kristali as që meritojnë të përmenden; vlera e diturisë është më e madhe se margaritarët.

alb@Job:28:19 @ Topazi i Etiopisë nuk mund të barazohet dhe nuk mund të vlerësohet me ar të kulluar.

alb@Job:28:20 @ Por atëherë nga rrjedh dituria dhe ku e ka selinë zgjuarsia?

alb@Job:28:21 @ Ajo u fshihet syve të çdo të gjalli, është e mbuluar për zogjtë e qiellit.

alb@Job:28:22 @ Abadoni dhe vdekja thonë: "Kemi dëgjuar të flitet për të me veshët tona".

alb@Job:28:23 @ Vetëm Perëndia njeh rrugën e saj, vetëm ai e di ku ndodhet,

alb@Job:28:24 @ sepse ai vë re skajet e tokës dhe sheh tërë ato që ndodhen nën qiejt.

alb@Job:28:25 @ Kur caktoi peshën e erës dhe u caktoi ujërave një masë,

alb@Job:28:26 @ kur bëri një ligj për shiun dhe një rrugë për vetëtimën e bubullimave,

alb@Job:28:27 @ atëherë pa dhe e tregoi, e vendosi dhe madje e hetoi,

alb@Job:28:28 @ dhe i tha njeriut: "Ja, të kesh frikë nga Zoti, kjo është dituri, dhe t`i largohesh së keqes është zgjuarsi"".

alb@Job:29:1 @ Jobi e rifilloi ligjëratën e tij dhe tha:

alb@Job:29:2 @ "Ah, sikur të isha si në muajt e së kaluarës, si në ditët kur Perëndia më mbronte,

alb@Job:29:3 @ kur llamba e tij shkëlqente mbi kokën time dhe me dritën e saj ecja në mes të errësirës;

alb@Job:29:4 @ siç isha në ditët e pjekurisë sime, kur mendja e fshehtë e Perëndisë kujdesej për çadrën time,

alb@Job:29:5 @ kur i Plotfuqishmi ishte akoma me mua dhe bijtë e mi më rrinin përqark;

alb@Job:29:6 @ kur laja këmbët e mia në gjalpë dhe shkëmbi derdhte për mua rrëke vaji.

alb@Job:29:7 @ Kur dilja ne drejtim të portës së qytetit dhe ngrija fronin tim në shesh,

alb@Job:29:8 @ të rinjtë, duke më parë, hiqeshin mënjanë, pleqtë ngriheshin dhe qëndronin më këmbë;

alb@Job:29:9 @ princat ndërprisnin bisedat dhe vinin dorën mbi gojë;

alb@Job:29:10 @ zëri i krerëve bëhej më i dobët dhe gjuha e tyre ngjitej te qiellza.

alb@Job:29:11 @ veshi që më dëgjonte, më shpallte të lumtur, dhe syri që më shihte, dëshmonte për mua,

alb@Job:29:12 @ sepse çliroja të varfrin që klithte për ndihmë, dhe jetimin që nuk kishte njeri që ta ndihmonte.

alb@Job:29:13 @ Bekimi i atij që ishte duke vdekur zbriste mbi mua dhe unë e gëzoja zemrën e gruas së ve.

alb@Job:29:14 @ Isha i veshur me drejtësi dhe ajo më mbulonte; drejtësia ime më shërbente si mantel dhe si çallmë.

alb@Job:29:15 @ Isha sy për të verbërin dhe këmbë për çalamanin;

alb@Job:29:16 @ isha një baba për të varfrit dhe hetoja rastin që nuk njihja.

alb@Job:29:17 @ I thyeja nofullat njeriut të keq dhe rrëmbeja gjahun nga dhëmbët e tij

alb@Job:29:18 @ Dhe mendoja: "Kam për të vdekur në folenë time dhe do të shumëzoj ditët e mia si rëra;

alb@Job:29:19 @ rrënjët e mia do të zgjaten në drejtim të ujërave, vesa do të qëndrojë tërë natën në degën time;

alb@Job:29:20 @ lavdia ime do të jetë gjithnjë e re tek unë dhe harku im do të fitojë forcë të re në dorën time".

alb@Job:29:21 @ Të pranishmit më dëgjonin duke pritur dhe heshtnin për të dëgjuar këshillën time.

alb@Job:29:22 @ Mbas fjalës sime ata nuk përgjigjeshin, dhe fjalët e mia binin mbi ta si pika vese.

alb@Job:29:23 @ Më prisnin ashtu si pritet shiu dhe hapnin gojën e tyre si për shiun e fundit.

alb@Job:29:24 @ Unë u buzëqeshja kur kishin humbur besimin, dhe nuk mund ta pakësonin dritën e fytyrës sime.

alb@Job:29:25 @ Kur shkoja tek ata, ulesha si kryetar dhe rrija si një mbret midis trupave të tij, si një që ngushëllon të dëshpëruarit.

alb@Job:30:1 @ "Tani përkundrazi më të rinjtë se unë më përqeshin, ata që etërit e tyre nuk do të kishin pranuar t`i vija midis qenve të kopesë sime.

alb@Job:30:2 @ Fundja, për çfarë do të më shërbente forca e duarve të tyre? Fuqia e tyre është shkatërruar.

alb@Job:30:3 @ Të sfilitur nga mizerja dhe nga uria, ikin natën në shketëtirën e shkretuar dhe shterpë,

alb@Job:30:4 @ duke shkulur bar të hidhur pranë gëmushave dhe rrënjë gjineshtre për ushqimin e tyre.

alb@Job:30:5 @ Janë përzënë nga mjediset prej njerëzve që ulërijnë prapa tyre si të ishin vjedhës.

alb@Job:30:6 @ Janë të detyruar të jetojnë në skërkat e luginave, në shpellat e tokës dhe midis shkëmbinjve;

alb@Job:30:7 @ ulërijnë midis kaçubeve dhe shtrëngohen bashkë nën ferrishtat;

alb@Job:30:8 @ njerëz budallenj, po, njerëz pa vlerë, të dëbuar nga vendi i tyre.

alb@Job:30:9 @ Tani jam bërë kënga e tyre e talljes, po, jam bërë gazi i tyre.

alb@Job:30:10 @ Kanë tmerr nga unë, rrinë larg meje dhe nuk ngurrojnë të më pështyjnë në fytyrë.

alb@Job:30:11 @ Meqenëse Perëndia ka lëshuar disi litarin e çadrës sime dhe më ka poshtëruar, ata kanë thyer çdo fre para meje.

alb@Job:30:12 @ Këta zuzarë çohen në të djathtën time, i shtyjnë larg këmbët e mia dhe përgatitin kundër meje rrugët që të më shkatërrojnë.

alb@Job:30:13 @ Prishin rrugën time, keqësojnë fatkeqësinë time, megjithëse askush nuk i ndihmon.

alb@Job:30:14 @ Afrohen si nëpërmjet një të çare të madhe, sulen kundër meje si një stuhi.

alb@Job:30:15 @ Më sulmojnë tmerre; gjuajnë nderin tim si era, dhe begatia ime zhdavaritet si një re.

alb@Job:30:16 @ Unë shkrihem përbrenda, dhe ditët e hidhërimit më kanë pushtuar.

alb@Job:30:17 @ Natën ndjej sikur më shpojnë kockat, dhe dhembjet më brejnë pa pushim.

alb@Job:30:18 @ Nga dhuna e madhe rrobat e mia deformohen, më shtrëngojnë përreth si jaka e mantelit tim.

alb@Job:30:19 @ Ai më ka hedhur në baltë dhe jam bërë si pluhuri dhe hiri,

alb@Job:30:20 @ Unë të bërtas ty, dhe ti nuk më përgjigjesh; të rri përpara, por ti rri duke më shikuar.

alb@Job:30:21 @ Je bërë mizor me mua; më përndjek me fuqinë e dorës sate.

alb@Job:30:22 @ Më ngre lart mbi erën, bën që të eci kaluar mbi të dhe më zhduk në stuhi.

alb@Job:30:23 @ E di në të vërtetë që ti më çon në vdekje, në shtëpinë ku mblidhen gjithë të gjallët.

alb@Job:30:24 @ me siguri nuk do ta shtrijë dorën e tij te varri, megjithëse në fatkeqësinë e tij bërtet për të kërkuar ndihmë.

alb@Job:30:25 @ A nuk kam qarë vallë për atë që ishte në fatkeqësi, dhe a nuk jam hidhëruar për të varfrin?

alb@Job:30:26 @ Kur prisja të mirën, erdhi e keqja; kur prisja dritën, erdhi errësira.

alb@Job:30:27 @ Zorrët e mia ziejnë pa pushim, kanë ardhur për mua ditë vuajtjesh.

alb@Job:30:28 @ Shkoj rreth e qark i nxirë, krejt, por jo nga dielli; ngrihem në kuvend dhe bërtas për të kërkuar ndihmë.

alb@Job:30:29 @ Jam bërë vëlla me çakallin dhe shok me strucin.

alb@Job:30:30 @ Lëkura ime që më mbulon është nxirë dhe kockat e mia digjen nga nxehtësia.

alb@Job:30:31 @ Qestja ime shërben vetëm për vajtime dhe flauti im për tinguj vajtues.

alb@Job:31:1 @ "Unë kisha bërë një besëlidhje me sytë e mi; si mund ta fiksoja, pra, shikimin mbi një virgjëreshë?

alb@Job:31:2 @ Cili është fati që më ka caktuar Perëndia nga atje lart dhe trashëgimia e të Plotfuqishmit nga vendet e larta?

alb@Job:31:3 @ A nuk është vallë fatkeqësia për njeriun e çoroditur dhe mjerimi për atë që kryen të keqen?

alb@Job:31:4 @ Nuk i shikon ai tërë rrugët e mia dhe nuk i numëron të gjitha hapat që bëj?

alb@Job:31:5 @ Në rast se kam vepruar me falsitet, ose në rast se këmba ime është shpejtuar të ndjekë mashtrimin,

alb@Job:31:6 @ le të më peshojë me një peshore të saktë, dhe Perëndia do ta njohë ndershmërinë time.

alb@Job:31:7 @ Në qoftë se hapat e mia kanë dalë nga rruga e drejtë, dhe në qoftë se zemra ime ka ndjekur sytë e mi, apo në se ndonjë njollë u është ngjitur duarve të mia,

alb@Job:31:8 @ le të mbjell unë dhe një tjetër të hajë, dhe pasardhësit e mi u çrrënjofshin.

alb@Job:31:9 @ Në rast se zemra ime është mashtruar nga një grua dhe kam përgjuar në portën e të afërmit tim,

alb@Job:31:10 @ gruaja ime le të bluajë për një tjetër dhe të tjerë u përkulshin mbi të.

alb@Job:31:11 @ Sepse kjo do të ishte një mbrapshti, një faj që duhet të dënohet nga gjyqtarët,

alb@Job:31:12 @ një zjarr që konsumon deri në Abadon, dhe do të kishte shkatërruar deri në rrënjë gjithë të korrat e mia.

alb@Job:31:13 @ Në rast se kam hedhur poshtë të drejtën e shërbëtorit tim dhe të shërbëtores sime, kur po grindeshin me mua,

alb@Job:31:14 @ çfarë do të bëja kur Perëndia të ngrihej kundër meje, dhe si do t`i përgjigjesha kur të më kërkonte llogari?

alb@Job:31:15 @ Ai që më ka bërë mua në barkun e nënës, a nuk e ka bërë edhe atë? A nuk ka qenë po ai Perëndi që na ka krijuar në bark?

alb@Job:31:16 @ Në rast se u kam refuzuar të varfërve atë që dëshironin dhe bëra të veniten sytë e gruas së ve,

alb@Job:31:17 @ në rast se e hëngra vetëm copën e bukës pa i dhënë një pjesë jetimit,

alb@Job:31:18 @ (por që në rininë time unë e rrita si një baba, dhe që në bark të nënës sime e kam ndihmuar gruan e ve)

alb@Job:31:19 @ në rast se kam parë dikë të vdesë për mungesë rrobash ose një të varfër që nuk kishte me se të mbulohej,

alb@Job:31:20 @ në rast se ijet e tij nuk më kanë bekuar, dhe nuk është ngrohur me leshin e qengjave të mi,

alb@Job:31:21 @ në qoftë se kam ngritur dorën kundër jetimit, sepse e dija që do të ndihmohesha tek porta,

alb@Job:31:22 @ supi im u ndaftë nga shpatulla, krahu im u theftë në bërryl!

alb@Job:31:23 @ Sepse fatkeqësia që vjen nga Perëndia më kall drithma, dhe për shkak të madhështisë së tij nuk mund të bëj asgjë.

alb@Job:31:24 @ Në qoftë se kam pasur besim tek ari, dhe arit të kulluar i kam thënë: "Ti je shpresa ime",

alb@Job:31:25 @ në rast se jam gëzuar sepse pasuritë e mia ishin të mëdha, dhe sepse dora ime ka grumbulluar shumë pasuri,

alb@Job:31:26 @ në qoftë se kam shikuar diellin kur shkëlqen ose hënën që shkonte përpara duke ndritur, dhe zemra ime u mashtrua tinëz dhe goja ime puthi dorën time;

alb@Job:31:27 @ edhe ky do të ishte një faj që duhet të dënohet nga gjyqtarët, sepse do të kisha mohuar Perëndinë që rri aty lart.

alb@Job:31:28 @ Në rast se jam gëzuar për fatkeqësinë e armikut tim dhe u ngrita, sepse e kishte goditur fakeqësia

alb@Job:31:29 @ (por unë nuk e lejova gojën time të mëkatonte, duke i uruar të vdesë me një mallkim);

alb@Job:31:30 @ në qoftë se njerëzit e çadrës sime nuk kanë thënë: "Kush mund të gjejë një që nuk është ngopur me mishin e tij?".

alb@Job:31:31 @ (përveç kësaj asnjë i huaj nuk e kalonte natën jashtë, sepse i hapja portat e mia udhëtarit);

alb@Job:31:32 @ në rast se i kam mbuluar mëkatet e mia si Adami, duke e fshehur fajin tim në gji,

alb@Job:31:33 @ sepse kisha frikë nga turma e madhe dhe përbuzja e familjeve më tmerronte, kështu që rrija i heshtur pa dalë nga shtëpia.

alb@Job:31:34 @ Ah, sikur të kisha një që të më dëgjonte! Ja firma ime! I Plotfuqishmi të më përgjigjet! Kundërshtari im të shkruajë një dokument,

alb@Job:31:35 @ dhe unë do ta mbaja me siguri mbi shpatullat e mia, dhe do ta mbaja si një diademë

alb@Job:31:36 @ do t`i jepja llogari për të gjitha hapat e mia, duke iu paraqitur si një princ.

alb@Job:31:37 @ Në qoftë se toka ime bërtet kundër meje dhe brazdat e saj qajnë bashkë me të,

alb@Job:31:38 @ në rast se kam ngrënë frytin e saj pa paguar, në rast se u kam nxjerrë frymën e fundit zotërve të saj,

alb@Job:31:39 @ në vend të grurit u rritshin ferra dhe barëra të këqija në vend të elbit".

alb@Job:31:40 @ Këtu mbarojnë fjalët e Jobit.

alb@Job:32:1 @ Atëherë këta tre njerëz nuk iu përgjigjën më Jobit, sepse ai e ndjente veten të drejtë.

alb@Job:32:2 @ Por zemërimi i Elihut, birit të Barakelit, Buzitit, nga fisi i Ramit, u ndez kundër Jobit; zemërimi i tij u ndez, sepse ai e quante veten e tij të drejtë më tepër se Perëndia.

alb@Job:32:3 @ Zemërimi i tij u ndez edhe kundër tre miqve të tij, sepse nuk kishin gjetur përgjigjen e drejtë, megjithëse e dënonin Jobin.

alb@Job:32:4 @ Elihu kishte pritur për t`i folur Jobit, sepse ata ishin më të moshuar se ai.

alb@Job:32:5 @ Por kur Elihu u bind që në gojën e këtyre tre njerëzve nuk kishte më përgjigje, ai u zemërua.

alb@Job:32:6 @ Kështu Elihu, bir i Barakelit, Buzitit, mori fjalën dhe tha: "Unë jam akoma i ri me moshë dhe ju jeni pleq; prandaj ngurrova dhe pata frikë t`ju parashtroj mendimin tim.

alb@Job:32:7 @ Thoja: "Do të flasë mosha dhe numri i madh i viteve do t`u mësojë diturinë".

alb@Job:32:8 @ Por te njeriu ka një frymë, dhe është fryma i të Plotfuqishmit që i jep zgjuarsinë.

alb@Job:32:9 @ Nuk janë detyrimisht të mëdhenjtë që kanë diturinë ose pleqtë që kuptojnë drejtësinë.

alb@Job:32:10 @ Prandaj them: Dëgjomëni, do të shtroj edhe unë mendimin tim.

alb@Job:32:11 @ Ja, prita fjalimet tuaja, dëgjova argumentat tuaja, ndërsa kërkonit të thonit diçka.

alb@Job:32:12 @ Ju kam ndjekur me vëmendje, dhe ja, asnjëri prej jush nuk e bindi Jobin ose nuk iu përgjigj fjalëve të tij.

alb@Job:32:13 @ Mos thoni, pra: "Kemi gjetur diturinë; vetëm Perëndia mund ta mundë plotësisht, por jo njeriu!".

alb@Job:32:14 @ Ai nuk i ka drejtuar fjalimet e tij kundër meje, prandaj nuk do t`i përgjigjem me fjalët tuaja.

alb@Job:32:15 @ Janë hutuar, nuk përgjigjen më, nuk gjejnë fjalë.

alb@Job:32:16 @ Duhet të pres akoma, sepse nuk flasin më, rrinë aty pa dhënë asnjë përgjigje.

alb@Job:32:17 @ Do të paraqes edhe unë pjesën time, do të shtroj edhe unë mendimin tim.

alb@Job:32:18 @ Sepse kam plot fjalë dhe fryma përbrenda më detyron.

alb@Job:32:19 @ Ja, gjiri im është si vera që nuk ka një shfrim, si shakujt e rinj, gati për të plasur.

alb@Job:32:20 @ Do të flas, pra, për të pasur një lehtësim të vogël, do të hap buzët dhe do të përgjigjem.

alb@Job:32:21 @ Tani më lejoni të flas pa treguar anësi me asnjë dhe pa i bërë lajka kurrkujt;

alb@Job:32:22 @ sepse unë nuk di të bëj lajka, përndryshe Krijuesi im do të më hiqte shpejt nga mesi".

alb@Job:33:1 @ "Tani pra, Job, dëgjo atë që kam për të thënë dhe vëru veshin gjithë fjalëve të mia!

alb@Job:33:2 @ Ja, unë po hap gojën dhe gjuha ime flet në gojën time.

alb@Job:33:3 @ Fjalët e mia burojnë nga një zemër e drejtë, buzët e mia do të thonë njohuri të pastra.

alb@Job:33:4 @ Fryma e Perëndisë më ka krijuar dhe fryma e të Plotfuqishmit më jep jetë.

alb@Job:33:5 @ Në rast se mundesh, m`u përgjigj; përgatitu gjithashtu të mbrosh pozitat e tua.

alb@Job:33:6 @ Ja, unë jam i barabartë me ty përpara Perëndisë; edhe unë jam formuar nga argjili.

alb@Job:33:7 @ Ja, asnjë frikë nga unë nuk duhet të të lemerisë, dhe dora ime nuk do të rëndojë mbi ty.

alb@Job:33:8 @ Por ti u ke thënë veshëve të mi dhe dëgjova tingullin e fjalëve të tua, që thonin:

alb@Job:33:9 @ "Una jam i pastër, pa mëkat; jam i pafajmë, nuk ka asnjë faj tek unë.

alb@Job:33:10 @ Por Perëndia gjen kundër meje shkaqe armiqësie dhe më konsideron armikun e tij;

alb@Job:33:11 @ i fut këmbët e mia në pranga dhe kqyr gjithë hapat e mia".

alb@Job:33:12 @ Mirë, pra, unë të them se këtu nuk ke të drejtë, sepse Perëndia është më i madh se njeriu.

alb@Job:33:13 @ Pse hahesh me të, kur ai nuk jep llogari për asnjë nga veprimet e tij?

alb@Job:33:14 @ Në fakt Perëndia flet në një mënyrë apo në një tjetër por njeriu nuk e vë re:

alb@Job:33:15 @ në një ëndërr, në një vegim të natës, kur një gjumë i rëndë i zë njerëzit, kur dremitin në shtretërit e tyre.

alb@Job:33:16 @ Atëherë ai hap veshët e njerëzve dhe vulos paralajmërimet që u bën,

alb@Job:33:17 @ për ta larguar njeriun nga veprimet e tij dhe për ta mbajtur larg nga kryelartësia,

alb@Job:33:18 @ për të shpëtuar shpirtin e tij nga gropa dhe për të penguar që jeta e tij të mbarojë nga shpata.

alb@Job:33:19 @ Njeriu paralajmërohet gjithashtu me dhembjen në shtratin e vet dhe me torturën e pandërprerë të kockave të tij,

alb@Job:33:20 @ aq sa i neveritet buka dhe madje edhe ushqimet më të shijshme.

alb@Job:33:21 @ Mishi konsumohet sa mbyll e hap sytë, ndërsa kockat e tij, që më parë nuk dukeshin, tani dalin jashtë;

alb@Job:33:22 @ kështu shpirti i tij i afrohet gropës dhe jeta e tij atyre që sjellin vdekjen.

alb@Job:33:23 @ Por në rast se pranë tij ka një engjëll, një interpret, një i vetëm ndër një mijë, që t`i tregojë njeriut detyrën e tij.

alb@Job:33:24 @ Perëndisë i vjen keq për të dhe thotë: "Kurseje që të mos zbresë në gropë; gjeta shpengimin për të".

alb@Job:33:25 @ Atëherë mishi i tij do të bëhet më i freskët se kur ishte fëmijë dhe ai do të kthehet në ditët e rinisë së tij.

alb@Job:33:26 @ Do t`i lutet fort Perëndisë, do të gjejë hir pranë tij dhe do të mund të sodisë fytyrën e tij me gëzim, sepse Perëndia do ta ketë rivendosur njeriun në drejtësinë e tij.

alb@Job:33:27 @ Duke iu drejtuar njerëzve, do të thotë: "Kam mëkatuar dhe kam shkelur drejtësinë, dhe nuk u ndëshkova siç e meritoja.

alb@Job:33:28 @ Perëndia i ka shpenguar shpirtin tim, që të mos zbriste në gropë dhe jeta ime mund të shohë dritën".

alb@Job:33:29 @ Ja, Perëndia e bën këtë dy herë, tri herë me njeriun,

alb@Job:33:30 @ për të shpëtuar shpirtin e tij nga gropa dhe për ta ndriçuar me dritën e jetës.

alb@Job:33:31 @ Ki kujdes, Jobi, dëgjomë; rri në heshtje, dhe unë do të flas.

alb@Job:33:32 @ Në qoftë se ke diçka për të thënë, përgjigjmu, folë, sepse do të dëshiroja të të jepja të drejtë.

alb@Job:33:33 @ Përndryshe dëgjomë; hesht dhe unë do të të mësoj diturinë".

alb@Job:34:1 @ Elihu nisi përsëri të flasë dhe tha:

alb@Job:34:2 @ "Dëgjoni, o njerëz të urtë, fjalët e mia, dhe ju, njerëz të ditur, ma vini veshin!

alb@Job:34:3 @ Sepse veshi i shqyrton fjalët, ashtu si qiellza i shijon ushqimet.

alb@Job:34:4 @ Le të zgjedhim ne vetë atë që është e drejtë të pranojmë midis nesh atë që është e mirë.

alb@Job:34:5 @ Sepse Jobi ka thënë: "Jam i drejtë, por Perëndia më ka hequr drejtësinë time.

alb@Job:34:6 @ A duhet të gënjej kundër drejtësisë sime? Plaga ime është e pashërueshme, megjithëse jam pa mëkat".

alb@Job:34:7 @ Kush është si Jobi, që e pi përqeshjen si ujin,

alb@Job:34:8 @ që ecën bashkë me keqbërësit dhe shkon bashkë me njerëzit e këqij?

alb@Job:34:9 @ Sepse ka thënë: "Nuk i vlen fare njeriut të vendosë kënaqësinë e tij te Perëndia".

alb@Job:34:10 @ Më dëgjoni, pra, o njerëz me mend! Qoftë larg Perëndisë paudhësia dhe ligësia qoftë larg të Plotfuqishmit!

alb@Job:34:11 @ Sepse ai ia kthen njeriut sipas veprave të tij dhe secilin e bën të gjejë shpërblimin për sjelljen e tij.

alb@Job:34:12 @ Sigurisht Perëndia nuk kryen të keqen dhe i Plotfuqishmi nuk shtrembëron drejtësinë.

alb@Job:34:13 @ Kush i ka besuar kujdesin për tokën, ose kush e ka vendosur mbi tërë botën?

alb@Job:34:14 @ Në qoftë se Perëndia duhet të vendoste në zemër të vet të tërhiqte mbi vete Frymën e tij dhe frymën e tij,

alb@Job:34:15 @ çdo mish do të shkatërrohej njëkohësisht, dhe njeriu do të kthehej në pluhur.

alb@Job:34:16 @ Në qoftë se ke mend, dëgjoje këtë, vër veshin për të dëgjuar atë që po të them.

alb@Job:34:17 @ A mund të qeverisë ai që urren drejtësinë? A guxon ti të dënosh të Drejtin, të Fuqishmin?

alb@Job:34:18 @ Ai që i thotë një mbreti: "Je për t`u përbuzur" dhe princave: "Jeni të këqij".

alb@Job:34:19 @ Por ai nuk bën asnjë anësi me të mëdhenjtë dhe as e konsideron të pasurin më tepër se të varfrin, sepse të gjithë janë vepra e duarve të tij.

alb@Job:34:20 @ Në një çast ata vdesin; në mesin e natës njerëzia tronditet dhe zhduket, të fuqishmit çohen tutje pa dorë njeriu.

alb@Job:34:21 @ Sepse ai i mban sytë te rrugët e njeriut, dhe shikon tërë hapat e tij.

alb@Job:34:22 @ Nuk ka terr as hije vdekjeje, ku mund të fshihen njerëzit e këqij.

alb@Job:34:23 @ Në fakt Perëndia nuk ka nevojë ta kqyrë gjatë një njeri para se ta nxjerrë për gjykim para tij.

alb@Job:34:24 @ Ai i ligështon të fuqishmit pa bërë hetim dhe vë të tjerë në vendin e tyre.

alb@Job:34:25 @ Duke qenë se i njeh veprat e tyre, i rrëzon natën dhe ata shkatërrohen;

alb@Job:34:26 @ i godet si njerëz të këqij para syve të të gjithëve,

alb@Job:34:27 @ sepse janë larguar nga ai pa u kujdesur për rrugët e tij,

alb@Job:34:28 @ deri sa të arrijë tek ai britma e të varfrit, sepse ai dëgjon britmën e të pikëlluarve.

alb@Job:34:29 @ Kur Perëndia jep qetësinë, kush do ta dënojë? Kur fsheh fytyrën e tij, kush do të mund ta shikojë, qoftë kundër një kombi të tërë ose kundër një njeriu të vetëm,

alb@Job:34:30 @ për të penguar që i pabesi të mbretërojë dhe që populli të zihet ndër leqe?

alb@Job:34:31 @ Dikush mund t`i thotë Perëndisë: "Unë e mbart fajin tim, po nuk do ta bëj më të keqen;

alb@Job:34:32 @ tregomë atë që nuk arrij të shikoj; në rast se kam kryer ndonjë paudhësi, nuk do ta bëj më"?

alb@Job:34:33 @ A duhet të të shpërblejë ai në bazë të konditave të tua, sepse ti nuk pranon gjykimin e tij? Ti duhet të zgjedhësh dhe jo unë; prandaj thuaj atë që di.

alb@Job:34:34 @ Njerëzit me mend; si çdo njeri i urtë që më dëgjon, do të më thonë:

alb@Job:34:35 @ "Jobi flet pa mend, fjalët e tij nuk kanë dituri".

alb@Job:34:36 @ Le të provohet Jobi deri në fund, sepse përgjigjet e tij janë si ato të njerëzve të këqij,

alb@Job:34:37 @ sepse i shton mëkatit të tij revoltën, rreh duart mes nesh dhe i shumëzon fjalët e tij kundër Perëndisë".

alb@Job:35:1 @ Elihu vazhdoi të flasë dhe tha:

alb@Job:35:2 @ "A të duket një gjë e drejtë kur thua: "Jam më i drejtë se Perëndia"?

alb@Job:35:3 @ Në fakt ke thënë: "Ç`dobi ke? Çfarë dobie do të kisha nga mëkati im?".

alb@Job:35:4 @ Do të të përgjigjem ty dhe miqve të tu bashkë me ty.

alb@Job:35:5 @ Sodite qiellin dhe shiko me kujdes; shih retë, që ndodhen më lart se ti.

alb@Job:35:6 @ Në qoftë se ti mëkaton, çfarë efekti ka mbi të? Në qoftë se ti i shumëzon prapësitë e tua çfarë dëmi i shkakton?

alb@Job:35:7 @ Në rast se je i drejtë, çfarë i jep, ose çfarë merr ai nga dora jote?

alb@Job:35:8 @ Ligësia jote mund të dëmtojë vetëm një njeri si ti, dhe drejtësia jote mundet t`i sjellë vetëm dobi birit të një njeriu.

alb@Job:35:9 @ Ngrihet zëri për numrin e madh të shtypjeve, ngrihet zëri për të kërkuar ndihmë për shkak të dhunës së të fuqishmëve;

alb@Job:35:10 @ por asnjeri nuk thotë: "Ku është Perëndia, krijuesi im, që natën të jep këngë gëzimi,

alb@Job:35:11 @ që na mëson më tepër gjëra se sa kafshëve të fushave dhe na bën më të urtë se zogjtë e qiellit?"

alb@Job:35:12 @ Kështu ngrihen zëra, por ai nuk përgjigjet për shkak të krenarisë së njerëzve të këqij.

alb@Job:35:13 @ Me siguri Perëndia nuk ka për t`i dëgjuar ligjëratat boshe dhe i Plotfuqishmi nuk do t`jua vërë veshin.

alb@Job:35:14 @ Edhe sikur ti të thuash se nuk e shikon atë, çështja jote qëndron para tij, dhe ti duhet të presësh.

alb@Job:35:15 @ Por tani, duke qenë se në zemërimin e tij ai nuk dënon dhe nuk u jep shumë rëndësi shkeljeve,

alb@Job:35:16 @ Jobi hap kot buzët dhe mbledh fjalë që nuk kanë arsye".

alb@Job:36:1 @ Elihu vazhdoi edhe më, duke thënë:

alb@Job:36:2 @ "Prit edhe pak dhe do të të tregoj që ka ende gjëra për të thënë nga ana e Perëndisë.

alb@Job:36:3 @ Do ta sjell larg atë që di dhe do t`i jap hak atij që më ka krijuar.

alb@Job:36:4 @ Sigurisht fjalët e mia nuk janë të rreme; para teje ke një njeri me njohuri të përsosur.

alb@Job:36:5 @ Ja, Perëndia është i fuqishëm, por nuk përçmon njeri; është i fuqishëm në forcën e diturisë së tij.

alb@Job:36:6 @ Ai nuk e lë të jetojë njeriun e keq dhe u siguron drejtësinë të shtypurve.

alb@Job:36:7 @ Nuk i heq sytë nga të drejtët, por bën që të ulen për gjithnjë me mbretërit mbi fronin; kështu ata rrinë lart.

alb@Job:36:8 @ Por në rast se janë të lidhur me zinxhira dhe të mbajtur me veriga pikëllimi,

alb@Job:36:9 @ atëherë u tregon veprat e tyre dhe shkeljet e tyre, sepse u është rritur mendja.

alb@Job:36:10 @ Kështu ai ua hap veshët për t`u ndrequr dhe i nxit të largohen nga e keqja.

alb@Job:36:11 @ Në rast se ata e dëgjojnë dhe nënshtrohen, do t`i mbarojnë ditët e tyre në mirëqënie dhe vitet e tyre në gëzime;

alb@Job:36:12 @ por, në rast se nuk e dëgjojnë, do të vdesin nga shpata, do të vdesin pa ardhur në vete.

alb@Job:36:13 @ Por të pabesët nga zemra mbledhin zemërimin, nuk bërtasin për të kërkuar ndihmë,

alb@Job:36:14 @ kështu ata vdesin ende të rinj, dhe jeta e tyre mbaron midis Sodomitëve.

alb@Job:36:15 @ Perëndia çliron të pikëlluarit me anë të pikëllimit të tyre dhe u hap veshët me anë të fatkeqësisë.

alb@Job:36:16 @ Ai dëshiron të të largojë edhe ty nga kafshimi i fatkeqësisë, që të të çojë në një vend të gjerë pa kufizim, me një tryezë të shtruar me ushqime të shijshme.

alb@Job:36:17 @ Por ti je mbushur me mendimin e njeriut të keq, dhe gjykimi e drejtësia do të të kapin.

alb@Job:36:18 @ Në rast se ekziston zemërimi, ki kujdes që ai të mos të të fshijë me një goditje të vetme, sepse një shumë e madhe parash nuk do të mund të largonte.

alb@Job:36:19 @ Vallë a do t`i çmojë pasuritë e tua, kur ai ka ar dhe të gjitha burimet e fuqisë?

alb@Job:36:20 @ Mos dëshiro natën, gjatë së cilës njerëzia çohet larg nga vendi i saj.

alb@Job:36:21 @ Ki kujdes të mos anosh nga paudhësia, sepse ti ke preferuar këtë pikëllim.

alb@Job:36:22 @ Ja, Perëndia ka shkëlqyer në fuqinë e tij; kush mund të na mësojë si ai?

alb@Job:36:23 @ Vallë, kush mund t`i imponojë rrugën që duhet ndjekur dhe kush mund t`i thotë: "Ti ke bërë keq"?

alb@Job:36:24 @ Kujtohu të lartësosh veprat e tij, që njerëzit i kanë kënduar;

alb@Job:36:25 @ tërë njerëzit i admirojnë, vdekatari mund t`i soditë nga larg.

alb@Job:36:26 @ Po, Perëndia është i madh, por ne nuk e njohim, dhe numri i viteve të tij është i panjohshëm.

alb@Job:36:27 @ Ai tërheq atje lart pikat e ujit në formë avulli, i cili dëndësohet pastaj në shi,

alb@Job:36:28 @ që retë zbrazin dhe lëshojnë mbi njeriun në sasi të madhe.

alb@Job:36:29 @ Kush mund të kuptojë shtjellimin e reve, shungullimën që shpërthen në çadrën e tij?

alb@Job:36:30 @ Ja, ai përhap rreth vetes dritën e tij dhe mbulon thellësitë e detit.

alb@Job:36:31 @ Me anë të tyre dënon popujt dhe jep ushqime me shumicë.

alb@Job:36:32 @ Mbulon duart me rrufetë dhe i urdhëron ato të godasin shenjën.

alb@Job:36:33 @ Bubullima flet për të, edhe bagëtia e ndjen furtunën që po vjen.

alb@Job:37:1 @ Prandaj zemra ime dridhet dhe brof jashtë vendit të saj.

alb@Job:37:2 @ Dëgjoni me vëmendje shungullimën e zërit të saj, gjëmimin që del nga goja e saj!

alb@Job:37:3 @ Ai lëshon vetëtimën e tij nën gjithë qiellin dhe deri në skajet e tokës.

alb@Job:37:4 @ Prapa tij një zë vrumbullon; ai gjëmon me zërin e tij madhështor; ai nuk i përmban kur dëgjohet zëri i tij.

alb@Job:37:5 @ Perëndia gjëmon në mënyrë të mrekullueshme me zërin e tij dhe bën gjëra të mëdha që nuk mund t`i kuptojmë.

alb@Job:37:6 @ I thotë në fakt borës: "Bjerë mbi tokë", ia thotë si shirave të lehta ashtu dhe shirave të rrebeshta.

alb@Job:37:7 @ Ai ndal dorën e çdo njeriu, me qëllim që të gjithë vdekatarët të mund të njohin veprat e tij.

alb@Job:37:8 @ Bishat hyjnë në strukat e tyre dhe rrinë në strofkat e tyre.

alb@Job:37:9 @ Nga vendet më të largëta të jugut vjen stuhia dhe të ftohtit nga erërat e acarta të veriut.

alb@Job:37:10 @ Me frymën e Perëndisë formohet akulli dhe shtrirja e ujërave tërhiqet.

alb@Job:37:11 @ I ngarkon retë e dendura me lagështirë dhe i shpërndan larg retë e tij dritëplota.

alb@Job:37:12 @ Ato enden në qiell kudo, duke ndryshuar drejtimin në bazë të drejtimit të tij, për të kryer çfarëdo gjë që ai urdhëron mbi faqen e tokës së banuar.

alb@Job:37:13 @ I dërgon o për dënim, o për tokën e tij o për mirësi.

alb@Job:37:14 @ Dëgjo këtë, o Job, ndalu dhe merr parasysh mrekullitë e Perëndisë!

alb@Job:37:15 @ A e di ti si i drejton Perëndia dhe si bën të shkëlqejë shkrepëtima e reve të tij?

alb@Job:37:16 @ A e di ti si rrinë pezull retë në ajër, mrekullitë e atij që i di të gjitha?

alb@Job:37:17 @ A e di ti përse rrobat e tua janë të ngrohta, kur toka pushon për shkak të erës së jugut?

alb@Job:37:18 @ Vallë a e ke shtrirë ti bashkë me të kupën qiellore, duke e bërë të fortë si një pasqyrë prej metali të shkrirë?

alb@Job:37:19 @ Na mëso se çfarë duhet t`i themi, sepse ne nuk mund të përgatisim shkakun tonë për errësirën.

alb@Job:37:20 @ A mund t`i thuhet vallë se unë dua të flas? Në rast se një njeri duhet të fliste, do të shkatërrohej me siguri.

alb@Job:37:21 @ Edhe tani askush nuk mund ta shikojë diellin me ngulm kur shkëlqen në qiell, mbas kalimit të erës që e ka bërë pa re.

alb@Job:37:22 @ Koha e bukur vjen nga veriu, por rreth Perëndisë kemi një madhështi të hatashme.

alb@Job:37:23 @ Të Plotfuqishmin ne nuk mund ta arrijmë. Ai është i madhërishëm për nga fuqia, nga ndershmëria dhe nga drejtësia; ai nuk shtyp asnjeri.

alb@Job:37:24 @ Prandaj njerëzit e kanë frikë; por ai nuk e përfill atë që e quan veten të ditur".

alb@Job:38:1 @ Atëherë Zoti iu përgjigj Jobit në mes të furtunës dhe i tha:

alb@Job:38:2 @ "Kush është ai që e errëson planin tim me fjalë që nuk kanë kuptim?

alb@Job:38:3 @ Mirë, pra, ngjishe brezin si një trim; unë do të të pyes dhe ti do të më përgjigjesh.

alb@Job:38:4 @ Ku ishe kur unë hidhja themelet e tokës? Thuaje, në rast se ke aq zgjuarsi.

alb@Job:38:5 @ Kush ka vendosur përmasat e saj, në rast se e di, ose kush ka vënë mbi të litarin për ta matur?

alb@Job:38:6 @ Ku janë vendosur themelet e saj, ose kush ia vuri gurin qoshes,

alb@Job:38:7 @ kur yjet e mëngjesit këndonin të gjithë së bashku dhe tërë bijtë e Perëndisë lëshonin britma gëzimi?

alb@Job:38:8 @ Kush e mbylli me porta detin kur shpërtheu duke dalë nga gjiri i nënës,

alb@Job:38:9 @ kur i dhashë retë për rroba dhe terrin për pelena?

alb@Job:38:10 @ Kur i caktova një kufi dhe i vendosa shufra hekuri dhe porta,

alb@Job:38:11 @ dhe thashë: "Ti do të arrish deri këtu, por jo më tutje; këtu do të ndalen valët e tua krenare!"?

alb@Job:38:12 @ Që kur se ti jeton a ke dhënë urdhra në mëngjes ose i ke treguar vendin agimit,

alb@Job:38:13 @ që ai të kapë skajet e tokës dhe të tronditë njerëzit e këqij?

alb@Job:38:14 @ Ndërron trajtë si argjila nën vulë dhe shquhet si një veshje.

alb@Job:38:15 @ Njerëzve të këqij u mohohet drita dhe krahu i ngritur u copëtohet.

alb@Job:38:16 @ A ke arritur vallë deri në burimet e detit ose a ke vajtur vallë në kërkim të thellësirave të humnerës?

alb@Job:38:17 @ Të janë treguar portat e vdekjes, apo ke parë vallë portat e hijes së vdekjes?

alb@Job:38:18 @ A e ke vënë re gjerësinë e tokës. Thuaje, në rast se i di të gjitha këto!

alb@Job:38:19 @ Ku është rruga që të çon në banesën e dritës? Dhe terri, ku është vendi i tij,

alb@Job:38:20 @ që ti të mund t`i çosh në vendin e tij, dhe të mund të njohësh shtigjet që të çojnë në shtëpinë e tij?

alb@Job:38:21 @ Ti e di, sepse atëherë kishe lindur, dhe numri i ditëve të tua është i madh.

alb@Job:38:22 @ Vallë, a ke hyrë ndonjë herë në depozitat e borës ose a ke parë vallë depozitat e breshërit

alb@Job:38:23 @ që unë i mbaj në ruajtje për kohërat e fatkeqësive, për ditën e betejës dhe të luftës?

alb@Job:38:24 @ Nëpër çfarë rruge përhapet drita ose përhapet era e lindjes mbi tokë?

alb@Job:38:25 @ Kush ka hapur një kanal për ujërat që vërshojnë dhe rrugën për bubullimën e rrufeve,

alb@Job:38:26 @ që të bjerë shi mbi tokë të pabanuar, mbi një shkretëtirë, ku nuk ka asnjë njeri,

alb@Job:38:27 @ për të shuar etjen e shkretëtirave të mjeruara, për të bërë që të mbijë dhe të rritet bari?

alb@Job:38:28 @ Shiu, vallë, a ka një baba? Ose kush i prodhon pikat e vesës?

alb@Job:38:29 @ Nga gjiri i kujt del akulli dhe kush e krijon brymën e qiellit?

alb@Job:38:30 @ Ujërat ngurtësohen si guri dhe sipërfaqja e humnerës ngrin.

alb@Job:38:31 @ A mund t`i bashkosh ti lidhjet e Plejadave, apo të zgjidhësh vargjet e Orionit?

alb@Job:38:32 @ A i bën ti të duken yllësitë në kohën e tyre, apo e drejton ti Arushën e Madhe me të vegjlit e saj?

alb@Job:38:33 @ A i njeh ti ligjet e qiellit, ose a mund të vendosësh ti sundimin e tyre mbi tokë?

alb@Job:38:34 @ A mund ta çosh zërin tënd deri në retë me qëllim që të mbulohesh nga shiu i bollshëm?

alb@Job:38:35 @ Mos je ti ai që hedh rrufetë atje ku duhet të shkojnë, duke thënë: "Ja ku jam?".

alb@Job:38:36 @ Kush e ka vënë diturinë në mendje, ose kush i ka dhënë gjykim zemrës?

alb@Job:38:37 @ Kush numëron retë me anë të diturisë, dhe kush derdh shakujt e qiellit

alb@Job:38:38 @ kur pluhuri shkrihet në një masë dhe plisat bashkohen midis tyre?

alb@Job:38:39 @ A mund ta gjuash ti gjahun për luaneshën apo të ngopësh të vegjlit e uritur të luanit,

alb@Job:38:40 @ kur struken në strofkat e tyre apo rrinë në pritë në strukën e tyre?

alb@Job:38:41 @ Kush i siguron korbit ushqimin e tij, kur zogjtë e tij i thërrasin Perëndisë dhe enden pa ushqim?

alb@Job:39:1 @ A e di ti kohën kur pjellin dhitë e malit apo ke vërejtur vallë pjelljen e drenushave?

alb@Job:39:2 @ A di ti të numërosh muajt kur merr fund barra e tyre, apo njeh ti kohën kur duhet të pjellin?

alb@Job:39:3 @ Mblidhen dhe pjellin të vegjlit e tyre, duke u dhënë fund kështu dhembjeve të tyre.

alb@Job:39:4 @ Të vegjlit e tyre bëhen të fortë, rriten jashtë, shkëputen dhe nuk kthehen më pranë tyre.

alb@Job:39:5 @ Kush lë të lirë gomarin e egër, kush e ka zgjidhur gomarin e egër,

alb@Job:39:6 @ të cilit i kam caktuar të rrijë në shkretëtirë dhe tokën e kripur si banesë?

alb@Job:39:7 @ Ai përçmon zhurmën e qytetit dhe nuk dëgjon britmat e asnjë zotërie.

alb@Job:39:8 @ Hapësirat e gjera të maleve janë kullota e tij, dhe ai shkon dhe kërkon çdo gjë që është e gjelbër.

alb@Job:39:9 @ Bualli vallë a pranon të të shërbejë ose të kalojë natën pranë grazhdit tënd?

alb@Job:39:10 @ A mund ta lidhësh vallë buallin me litar që të lërojë tokën në hulli, ose të lesojë luginat pas teje?

alb@Job:39:11 @ A do t`i kesh besim atij, sepse forca e tij është e madhe, ose do t`ia lësh atij punën tënde?

alb@Job:39:12 @ A do të mbështetesh tek ai për të çuar në shtëpi grurin dhe për ta mbledhur në lëmë?

alb@Job:39:13 @ Krahët e strucit rrahin tërë gaz, por ato nuk janë me siguri krahët dhe pendët e lejlekut.

alb@Job:39:14 @ Ai në fakt i braktis vezët e tij për tokë dhe i lë të ngrohen në pluhur.

alb@Job:39:15 @ duke harruar që një këmbë mund t`i shtypë ose një kafshë e fushave mund t`i shkelë.

alb@Job:39:16 @ I trajton ashpër të vegjlit e tij, sikur të mos ishin të vetët; por lodhja e tij pa asnjë interes është e kotë,

alb@Job:39:17 @ sepse Perëndia e ka lënë pa dituri dhe nuk i ka dhënë zgjuarsi.

alb@Job:39:18 @ Por kur ngrihet më këmbë për të ikur, tallet me kalin dhe me kalorësin e tij.

alb@Job:39:19 @ A je ti ai që i ke dhënë forcën kalit dhe ia ke veshur qafën me jele që valëviten?

alb@Job:39:20 @ A je ti ai që e bën të kërcejë si një karkalec? Hingëllima e tij krenare të kall tmerr.

alb@Job:39:21 @ Çukërmon në luginë duke u kënaqur nga forca e tij; sulet në mes të kacafytjes me armë.

alb@Job:39:22 @ Përbuz frikën dhe nuk trembet, as zmbrapset përpara shpatës.

alb@Job:39:23 @ Mbi të kërcet këllëfi i shigjetave, shtiza që vetëtin dhe ushta.

alb@Job:39:24 @ Me zjarr dhe vrull i zhduk distancat dhe nuk qëndron në vend kur bie buria.

alb@Job:39:25 @ Që në dëgjimin e parë të burisë, ai thotë: "Aha"!, dhe e nuhat nga larg betejën, zërin kumbues të kapitenëve dhe britmën e luftës.

alb@Job:39:26 @ Mos vallë për shkak të zgjuarsisë sate ngrihet e fluturon krahathati dhe i hap krahët e tij drejt jugut?

alb@Job:39:27 @ Éshtë vallë nën komandën tënde që shqiponja ngrihet lart dhe e bën folenë e saj në vende të larta?

alb@Job:39:28 @ Banon mbi shkëmbinj dhe qëndron mbi krepa të rrëpirta.

alb@Job:39:29 @ Nga lart ajo përgjon gjahun dhe sytë e saj vrojtojnë larg.

alb@Job:39:30 @ Të vegjlit e saj thithin gjak dhe, ku ka të vrarë, atje ndodhet ajo".

alb@Job:40:1 @ Zoti vazhdoi t`i përgjigjet Jobit dhe tha:

alb@Job:40:2 @ "Ai që kundërshton të Plotfuqishmin, a dëshiron vallë ta korrigjojë? Ai që qorton Perëndinë, t`i përgjigjet kësaj pyetjeje".

alb@Job:40:3 @ Atëherë Jobi iu përgjigj Zotit dhe i tha:

alb@Job:40:4 @ "Ja, jam shpirtvogël, çfarë mund të të përgjigjem? E vë dorën mbi gojën time.

alb@Job:40:5 @ Kam folur një herë, por nuk do të flas më; po, dy herë, por nuk do të shtoj asgjë".

alb@Job:40:6 @ Atëherë Zoti iu përgjigj Jobit në mes të furtunës dhe i tha:

alb@Job:40:7 @ "Çohu, ngjishe brezin si një trim; unë do të të pyes dhe ti do të më përgjigjesh.

alb@Job:40:8 @ A dëshiron pikërisht të anulosh gjykimin tim, të më dënosh mua për të justifikuar vetveten?

alb@Job:40:9 @ A ke ti një krah si ai i Perëndisë dhe a mund të të gjëmojë zëri sa zëri i tij?

alb@Job:40:10 @ Stolisu, pra, me madhështi dhe madhëri, vishu me lavdi dhe me shkëlqim.

alb@Job:40:11 @ Jepu rrugë tërbimeve të zemërimit tënd; shiko tërë mendjemëdhenjtë dhe uli,

alb@Job:40:12 @ shiko tërë kryelartët dhe poshtëroji, dhe shtypi njerëzit e këqij kudo që të ndodhen.

alb@Job:40:13 @ Varrosi të tërë në pluhur, mbylli në vende të fshehta.

alb@Job:40:14 @ Atëherë edhe unë do të lëvdoj, sepse dora jote e djathtë të ka siguruar fitore.

alb@Job:40:15 @ Shiko behemothin që e kam bërë njëlloj si ti; ai ha barin si kau.

alb@Job:40:16 @ Ja, forca e tij qëndron në ijet dhe fuqia e tij në muskujt e barkut të tij.

alb@Job:40:17 @ E lëkund bishtin e tij si një kedër; nervat e kofshëve të tij janë të thurura mirë.

alb@Job:40:18 @ Kockat e tij janë si tuba prej bronzi; kockat e tij janë si shufra hekuri.

alb@Job:40:19 @ Ai është e para nga veprat e Perëndisë; vetëm ai që e bëri mund t`i afrohet atij me shpatën e tij.

alb@Job:40:20 @ Ndonëse malet prodhojnë ushqim për të, dhe aty tërë kafshët e fushave dëfrehen,

alb@Job:40:21 @ ai shtrihet nën bimët e lotusit, në vende të fshehura në kallamishte dhe në moçale.

alb@Job:40:22 @ Bimët e lotusit e mbulojnë me hijen e tyre, shelgjet e përroit e rrethojnë.

alb@Job:40:23 @ Lumi mund të dalë nga shtrati i tij, por ai nuk ka frikë; është i sigurt nga vetja e tij, edhe sikur Jordani të sulej kundër gojës së tij.

alb@Job:40:24 @ Kush, pra, mund ta zërë nga sytë apo t`i shpojë flegrat e hundës me gremça?

alb@Job:41:1 @ A mund ta nxjerrësh Leviathanin me grep ose të mbash të palëvizur gjuhën e tij me një litar?

alb@Job:41:2 @ A mund t`i vësh një xunkth në flegrat e hundës ose t`i shposh nofullën me një çengel?

alb@Job:41:3 @ A do të të lutet ai së tepërmi apo do të të drejtojë fjalë të ëmbla?

alb@Job:41:4 @ A do të lidhë një besëlidhje me ty, që ti ta marrësh si shërbëtor për gjithnjë?

alb@Job:41:5 @ A do të lozësh me të si me një zog apo do ta mbash lidhur për vajzat e tua?

alb@Job:41:6 @ Miqtë e tu do të bëjnë me të takime të mrekullueshme apo do ta ndajnë vallë midis tregtarëve?

alb@Job:41:7 @ A mund të mbulosh lëkurën e tij me shigjeta dhe kokën e tij me fuzhnja?

alb@Job:41:8 @ Vëri duart mbi trupin e tij; do të të kujtohet luftimi dhe nuk ke për ta rifilluar.

alb@Job:41:9 @ Ja, shpresa e atij që e sulmon është e rreme; mjafton ta shikosh dhe të zë tmerri.

alb@Job:41:10 @ Askush nuk ka aq guxim sa ta provokojë. Kush, pra, është në gjendje të qëndrojë i fortë para meje?

alb@Job:41:11 @ Kush më ka bërë një shërbim i pari që unë duhet ta shpërblej? Çdo gjë nën qiejt është imja.

alb@Job:41:12 @ Nuk do t`i kaloj në heshtje gjymtyrët e tij, forcën e tij të madhe dhe bukurinë e armaturës së tij.

alb@Job:41:13 @ Kush mund ta zhveshë nga parzmorja e tij dhe kush mund t`i afrohet me një fre të dyfishtë?

alb@Job:41:14 @ Kush mund të hapë portat e gojës së tij, e rrethuar siç është nga tmerri i dhëmbëve të tij?

alb@Job:41:15 @ Shumë të bukura janë rreshtat e mburojave të tij, të salduara fort si prej një vule.

alb@Job:41:16 @ Ato janë aq afër njëra-tjetrës sa nuk kalon as ajri midis tyre.

alb@Job:41:17 @ Janë të ngjitura njëra me tjetrën, të bashkuara fort midis tyre, dhe nuk mund të ndahen.

alb@Job:41:18 @ Teshtimat e tij japin shkreptima drite dhe sytë e tij janë si qepallat e agimit.

alb@Job:41:19 @ Nga goja e tij dalin flakë, dalin shkëndija zjarri.

alb@Job:41:20 @ Nga flegrat e hundës së tij del tym, si nga një enë që vlon ose nga një kazan.

alb@Job:41:21 @ Fryma e tij i vë zjarrin qymyrit dhe nga goja e tij del flakë.

alb@Job:41:22 @ Forca qëndron te qafa e tij dhe para tij hedh valle tmerri.

alb@Job:41:23 @ Pjesët e flashkëta të mishit të tij janë fort kompakte, janë mjaft të ngjeshura mbi të dhe nuk lëvizin.

alb@Job:41:24 @ Zemra e tij është e fortë si një gur, e fortë si pjesa e poshtme e mokrës.

alb@Job:41:25 @ Kur ngrihet, të fuqishmit kanë frikë, dhe nga tmerri mbeten të hutuar.

alb@Job:41:26 @ Shpata që arrin nuk i bën asgjë, e njëjta gjë ndodh me ushtën, shigjetën dhe shtizën.

alb@Job:41:27 @ E quan hekurin si kashtë dhe bronzin si dru të brejtur nga krimbi.

alb@Job:41:28 @ Shigjeta nuk e bën të ikë; gurët e hobesë për të janë si kallamishte.

alb@Job:41:29 @ Topuzi i duket sikur është kashtë, ai tallet me vringëllimën e ushtës.

alb@Job:41:30 @ Poshtë ka maja të mprehta dhe lë gjurmë si të lesës mbi baltë.

alb@Job:41:31 @ E bën të ziejë humnerën si ndonjë kazan dhe e bën detin si të ishte një enë me melhem.

alb@Job:41:32 @ Lë pas vetes një vazhdë drite dhe humnera duket si e mbuluar nga thinjat.

alb@Job:41:33 @ Mbi tokë nuk ka asgjë që t`i ngjajë, që të jetë bërë pa pasur fare frikë.

alb@Job:41:34 @ Shiko në fytyrë tërë njerëzit mendjemëdhenj; ai është mbret mbi të gjitha bishat më madhështore".

alb@Job:42:1 @ Atëherë Jobi iu përgjigj Zotit dhe tha:

alb@Job:42:2 @ "E pranoj që mund të bësh gjithçka, dhe që asnjë nga planet e tua nuk mund të pengohet.

alb@Job:42:3 @ Kush është ai që, pa pasur gjykim, errëson mendjen tënde? Prandaj thashë gjëra që nuk i kuptoja, gjëra shumë të larta për mua që nuk i njihja.

alb@Job:42:4 @ Dëgjomë, pra, dhe unë do të flas; unë do të të bëj pyetje dhe ti do të më përgjigjesh.

alb@Job:42:5 @ Veshi im kishte dëgjuar të flitej për ty por tani syri im të sheh.

alb@Job:42:6 @ Prandaj ndjej neveri ndaj vetes dhe pendohem mbi pluhurin dhe hirin".

alb@Job:42:7 @ Mbas këtyre fjalëve që Zoti i drejtoi Jobit, Zoti i tha Elifazit nga Temani: "Zemërimi im u ndez kundër teje dhe kundër dy miqve të tu, sepse nuk keni folur drejt për mua, ashtu si ka bërë shërbëtori im Job.

alb@Job:42:8 @ Tani, pra, merrni me vete shtatë dema dhe shtatë desh, shkoni te shërbëtori im Job dhe ofroni një olokaust për veten tuaj. Dhe shërbëtori im Jobi do të lutet për ju; dhe kështu për respektin që kam për të nuk do t`ju trajtoj sipas marrëzisë suaj, sepse nuk keni folur drejt për mua, si ka bërë shërbëtori im Job".

alb@Job:42:9 @ Elifazi nga Temani, Bildadi nga Shuahu dhe Tsofari nga Naamathi shkuan dhe vepruan ashtu si kishte urdhëruar Zoti; dhe Zoti tregoi kujdes për Jobin.

alb@Job:42:10 @ Mbasi Jobi u lut për miqtë e tij, Zoti e ktheu në gjendjen e mëparshme; kështu Zoti i dha Jobit dyfishin e tërë atyre që kishte zotëruar.

alb@Job:42:11 @ Tërë vëllezërit e tij, tërë motrat e tij dhe tërë të njohurit e tij të mëparshëm erdhën ta takonin; hëngrën bashkë me të në shtëpinë e tij; i dhanë zemër dhe e ngushëlluan për të gjitha fatkeqësitë që Zoti kishte dërguar mbi të; pastaj secili prej tyre i dha një monedhë argjendi dhe një unazë ari.

alb@Job:42:12 @ Zoti i bekoi vitet e fundit të Jobit më tepër se vitet e para, sepse ai pati katërmbëdhjetë mijë dele, gjashtë mijë deve, një mijë pendë qe dhe një mijë gomarë.

alb@Job:42:13 @ Pati gjithashtu shtatë bij dhe tri bija;

alb@Job:42:14 @ e quajti të parën Jemimah, të dytën Ketsiah dhe të tretën Keren-Hapuk.

alb@Job:42:15 @ Në tërë vendin nuk kishte gra aq të bukura sa bijat e Jobit; dhe i ati u la atyre një trashëgimi midis vëllezërve të tyre.

alb@Job:42:16 @ Mbas kësaj Jobi jetoi njëqind e dyzet vjet dhe i pa bijtë e tij dhe bijtë e bijve të tij për katër breza.

alb@Job:42:17 @ Pastaj Jobi vdiq plak dhe i ngopur me ditë.

alb@Psalms:1:1 @ Lum njeriu që nuk ecën sipas këshillës të të pabesëve, që nuk ndalet në rrugën e mëkatarëve dhe nuk ulet bashkë me tallësit,

alb@Psalms:1:2 @ por që gjen kënaqësinë e tij në ligjin e Zotit, dhe që mendon thellë ditë e natë mbi ligjin e tij.

alb@Psalms:1:3 @ Ai do të jetë si një pemë e mbjellë gjatë brigjeve të ujit, që jep frytin e tij në stinën e tij dhe të cilit gjethet nuk i fishken; dhe gjithçka bën do të ketë mbarësi.

alb@Psalms:1:4 @ Të tillë nuk janë të pabesët; janë si byku që era e shpërndan.

alb@Psalms:1:5 @ Prandaj të pabesët nuk do të përballojnë gjykimin, as mëkatarët në kuvendin e të drejtëve.

alb@Psalms:1:6 @ Sepse Zoti njeh rrugët të drejtëve, por rruga e të pabesëve të çon në shkatërrim.

alb@Psalms:2:1 @ Pse ziejnë kombet dhe pse popujt kurdisin gjëra të kota?

alb@Psalms:2:2 @ Mbretërit e dheut mblidhen dhe princat këshillohen bashkë kundër Zotit dhe të vajosurit të tij,

alb@Psalms:2:3 @ duke thënë: "Le t`i këputim prangat e tyre dhe t`i heqim qafe litarët e tyre".

alb@Psalms:2:4 @ Ai që ulet në qiejtë do të qeshë, Zoti do të tallet me ta.

alb@Psalms:2:5 @ Atëherë do t`u flasë në zemërimin e tij dhe do t`i trembë në indinjatën e tij të madhe,

alb@Psalms:2:6 @ dhe do të thotë: "E vendosa mbretin tim mbi Sion, malin tim të shenjtë.

alb@Psalms:2:7 @ Do të shpallë dekretin e Zotit. Ai më ka thënë: "Ti je biri im, sot më linde.

alb@Psalms:2:8 @ Më kërko dhe unë do të jap kombet si trashëgimi për ty dhe mbarë dheun si zotërim tëndin.

alb@Psalms:2:9 @ Ti do t`i copëtosh me një shufër hekuri, do t`i bësh copë-copë si një enë prej argjile"".

alb@Psalms:2:10 @ Tani, pra, o mbretër, tregohuni të urtë; pranoni ndreqjen, o gjyqtarë të dheut.

alb@Psalms:2:11 @ Shërbeni me frikë Zotin dhe gëzohuni me drithma.

alb@Psalms:2:12 @ Nënshtrohuni Birit, që të mos zemërohet dhe të mos vdisni rrugës, sepse zemërimi i tij mund të ndizet në një çast. Lum ata që gjejnë strehë tek ai.

alb@Psalms:3:1 @ O Zot, sa të shumtë janë armiqtë e mi! Shumë ngrihen kundër meje.

alb@Psalms:3:2 @ Shumë thonë për mua: "Nuk ka shpëtim për të pranë Perëndisë". (Sela)

alb@Psalms:3:3 @ Por ti, o Zot, je një mburoje rreth meje; ti je lavdia ime dhe ai më larton kokën.

alb@Psalms:3:4 @ Me zërin tim i thirra Zotit dhe ai m`u përgjigj nga mali i tij i shenjtë. (Sela)

alb@Psalms:3:5 @ Unë rashë e fjeta; pastaj u zgjova, sepse Zoti më përkrah.

alb@Psalms:3:6 @ Unë do të kem frikë nga mizëri njerëzish që kanë fushuar rreth e qark kundër meje.

alb@Psalms:3:7 @ Çohu, o Zot, më shpëto, o Perëndia im; sepse ti i ke goditur tërë armiqtë e mi në nofull; u ke thyer dhëmbët të pabesëve.

alb@Psalms:3:8 @ Shpëtimi i përket Zotit, bekimi yt qoftë mbi popullin tënd. (Sela)

alb@Psalms:4:1 @ Kur thërras, përgjigjmu, o Perëndi i drejtësisë sime; kur isha në fatkeqësi, ti më ke ndihmuar; ki mëshirë për mua dhe plotësoje lutjen time.

alb@Psalms:4:2 @ Deri kur, o bij të njerëzve, do të fyhet rëndë lavdia ime? Deri kur do të jepeni pas kotësisë dhe do të shkoni pas gënjeshtrës? (Sela)

alb@Psalms:4:3 @ Por dijeni se Zoti ka zgjedhur një që është i shenjtë; Zoti do të më plotësojë dëshirën kur do t`i thërras atij.

alb@Psalms:4:4 @ Zemërohuni dhe mos mëkatoni; në shtratin tuaj mendohuni shumë në zemër tuaj dhe qëndroni në heshtje. (Sela)

alb@Psalms:4:5 @ Ofroni flijime drejtësie dhe kini besim te Zoti.

alb@Psalms:4:6 @ Shumë thonë: "Kush do të na tregojë të mirën?". O Zot, bëj që të shkëlqejë drita e fytyrës sate mbi ne.

alb@Psalms:4:7 @ Ti më ke shtënë në zemër më tepër gëzim nga sa ndjejnë ata, kur kanë grurë dhe musht me shumicë.

alb@Psalms:4:8 @ Në paqe do të bie dhe në paqe do të fle, sepse ti vetëm, o Zot, më mban në siguri.

alb@Psalms:5:1 @ Vëru veshin fjalëve të mia, o Zot; dëgjo me vëmendje ankimin tim.

alb@Psalms:5:2 @ Dëgjo zërin e britmës sime, o mbreti im dhe Perëndia im, sepse ty të drejtoj lutjen time.

alb@Psalms:5:3 @ O Zot, ti në mëngjes dëgjon zërin tim; në mëngjes do ta lartoj drejt teje lutjen time dhe do të pres,

alb@Psalms:5:4 @ sepse ti nuk je një Perëndi që kënaqet në pabesinë; te ti nuk mund të zërë vend e keqja.

alb@Psalms:5:5 @ Ata që lëvdojnë vetveten, nuk do të mund të qëndrojnë para syve të tua; ti i urren të gjithë ata që kryejnë padrejtësi.

alb@Psalms:5:6 @ Ti do të zhdukësh gjithë ata që thonë gënjeshtra; Zoti urren njerëzit gjakatarë dhe mashtrues.

alb@Psalms:5:7 @ Por unë, për shkak të mirësisë sate të madhe, do të hyj në shtëpinë tënde dhe do të adhuroj me frikë të madhe, duke u drejtuar në tempullin tënd të shenjtë.

alb@Psalms:5:8 @ O Zot, më udhëhiq për drejtësinë tënde, për shkak të armiqve të mi; bëje të drejtë para meje rrugën tënde,

alb@Psalms:5:9 @ sepse në gojën e tyre nuk ka asnjë drejtësi; zemra e tyre nuk mendon gjë tjetër veç shkatërrimit; gryka e tyre është një varr i hapur; me gjuhën e tyre bëjnë lajka.

alb@Psalms:5:10 @ Dënoji ata, o Perëndi; mos u realizofshin synimet e tyre; përsëri për të këqijat e shumta që kanë kryer sepse kanë ngritur krye kundër teje.

alb@Psalms:5:11 @ Por le të gëzohen tërë ata që kanë strehë te ti, le të nxjerrin klithma gëzimi përjetë, sepse ti i mbron; le të ngazëllohen ata që duan emrin tënd,

alb@Psalms:5:12 @ sepse ti, o Zot, do të bekosh të drejtin; do ta rrethosh me hirin tënd si me mburojë

alb@Psalms:6:1 @ O Zot, mos më ndreq në zemërimin tënd dhe mos më dëno në zjarrin e indinjatës sate.

alb@Psalms:6:2 @ Ki mëshirë për mua, o Zot; sepse jam i sfilitur nga e keqja; shëromë, o Zot, sepse kockat e mia po vuajnë.

alb@Psalms:6:3 @ Edhe shpirti im po vuan shumë; po ti, o Zot, deri kur?

alb@Psalms:6:4 @ Sillu nga unë, o Zot, çliroje shpirtin tim; shpëtomë, për hir të mirësisë sate.

alb@Psalms:6:5 @ Sepse në vdekje nuk do të kujtoj njeri; kush do të të kremtojë në Sheol?

alb@Psalms:6:6 @ Unë jam sfilitur duke psherëtirë; çdo natë e lag shtratin me vajin tim dhe bëj që të rrjedhin lotë mbi shtrojen time.

alb@Psalms:6:7 @ Syri im ligështohet nga dhembja dhe plaket për shkak të tërë armiqve të mi.

alb@Psalms:6:8 @ Largohuni nga unë, ju të gjithë shkaktarë të padrejtësisë, sepse Zoti ka dëgjuar zërin e vajit tim.

alb@Psalms:6:9 @ Zoti ka dëgjuar lutjen time; Zoti e ka pranuar lutjen time.

alb@Psalms:6:10 @ Tërë armiqtë e mi do të shushaten dhe do të hutohen; do të kthejnë krahët dhe do të shushaten në çast.

alb@Psalms:7:1 @ O Zot, Perëndia im, po kërkoj strehim te ti; shpëtomë nga tërë ata që më përndjekin dhe çliromë,

alb@Psalms:7:2 @ që armiku të mos e shqyejë shpirtin tim si një luan, duke copëtuar pa mundur njeri të më çlirojë.

alb@Psalms:7:3 @ O Zot, Perëndia im, në rast se e kam bërë këtë, në qoftë se ka ligësi në duart e mia,

alb@Psalms:7:4 @ në rast se së mirës i jam përgjigjur me të keqen atij që jetonte në paqe me mua, ose në rast se e kam zhveshur armikun tim pa arësye,

alb@Psalms:7:5 @ le të më përndjekë armiku dhe të më arrijë, le ta marrë nëpër këmbë jetën time dhe ta zvarritë në pluhur lavdinë time. (Sela)

alb@Psalms:7:6 @ Çohu, o Zot, në zemërimin tënd; çohu kundër tërbimit të armiqve të mi dhe në favorin tim; ti ke vendosur gjykimin.

alb@Psalms:7:7 @ Kuvendi i popujve do të të rrethojë; kthehu mbi të në një vend të ngritur.

alb@Psalms:7:8 @ Zoti do të gjykojë popujt; gjykomë, o Zot, sipas drejtësisë sime dhe ndershmërisë sime.

alb@Psalms:7:9 @ Jepi fund ligësisë së njerëzve të këqij, por vendos njeriun e drejtë, sepse ti je Perëndia i drejtë, që provon zemrat dhe mendjet.

alb@Psalms:7:10 @ Mburoja ime është te Perëndia, që shpëton ata që janë të drejtë nga zemra.

alb@Psalms:7:11 @ Perëndia është një gjykatës i drejtë dhe një Perëndi që zemërohet çdo ditë me keqbërësit.

alb@Psalms:7:12 @ Në qoftë se keqbërësi nuk ndryshon, ai do të mprehë shpatën e tij; e ka shtrirë harkun e tij dhe e ka përgatitur.

alb@Psalms:7:13 @ Ai ka përgatitur kundër tij armë vdekjeprurëse, i mban gati shigjetat e tij të zjarrta.

alb@Psalms:7:14 @ Ja, keqbërësi lind padrejtësinë; ai ka konceptuar ligësinë dhe ka për të pjellë mashtrimin.

alb@Psalms:7:15 @ Ai gërmon një gropë dhe e bën të thellë, por bie vetë në gropën që ka bërë.

alb@Psalms:7:16 @ Ligësia e tij do të kthehet mbi kryet e vet dhe dhuna e tij do të bjerë mbi çafkën e kokës

alb@Psalms:7:17 @ Unë do ta falenderoj Zotin për drejtësinë e tij, dhe do të këndoj lëvdime në emër të Zotit, Shumë të Lartit.

alb@Psalms:8:1 @ Sa i mrekullueshëm është emri yt mbi gjithë rruzullin, o Zot, Zoti ynë, që vure madhështinë tënde mbi qiejtë!

alb@Psalms:8:2 @ Nga goja e të vegjëlve dhe foshnjave në gji ke vendosur lëvdimin për shkak të armiqve të tu, për t`i mbyllur gojën armikut dhe hakmarrësit.

alb@Psalms:8:3 @ Kur mendoj qiejtë e tu, që janë vepër e gishtërinjve të tu, hënën dhe yjet që ti ke vendosur,

alb@Psalms:8:4 @ çfarë është njeriu, që ta mbash mend, dhe biri i njeriut, që ta vizitosh?

alb@Psalms:8:5 @ Megjithatë ti e bëre pak më të ulët se Perëndia, dhe e kurorëzove me lavdi dhe me nder.

alb@Psalms:8:6 @ E bëre të mbretërojë mbi veprat e duarve të tua dhe vure çdo gjë nën këmbët e tij!

alb@Psalms:8:7 @ Dhentë dhe bagëtitë e tjera, madje bishat e egra,

alb@Psalms:8:8 @ zogjtë e qiellit dhe peshqit e detit, tërë ato që kalojnë nëpër shtigjet e detit.

alb@Psalms:8:9 @ O Zot, Zoti ynë, sa i mrekullueshëm është emri yt në të gjithë dheun!

alb@Psalms:9:1 @ Unë do të të kremtoj, o Zot, me gjithë zemër, do të tregoj tërë mrekullitë e tua.

alb@Psalms:9:2 @ Unë do të gëzohem dhe do të kënaqem me ty; do t`i këndoj lëvdime në emrin tënd, o Shumë i Larti.

alb@Psalms:9:3 @ Sepse armiqtë e mi tërhiqen, bien dhe vdesin para teje.

alb@Psalms:9:4 @ Ti në fakt ke përkrahur ndershmërinë time dhe çështjen time; je ulur mbi fronin si një gjyqtar i drejtë.

alb@Psalms:9:5 @ Ke qortuar kombet, ke shkatërruar të pabesin, ke fshirë emrat e tyre për gjithnjë.

alb@Psalms:9:6 @ Armiku është zhdukur, i kapur nga një pikëllim i përjetshëm! Dhe qyteteve që ti ke shkatërruar i është zhdukur edhe kujtimi.

alb@Psalms:9:7 @ Por Zoti mbetet përjetë; ai ka vendosur fronin e tij për të gjykuar.

alb@Psalms:9:8 @ Ai do ta gjykojë botën me drejtësi, do t`i gjykojë popujt me paanësi.

alb@Psalms:9:9 @ Zoti do të jetë strehim i papushtueshëm për të shtypurin, një strehim i papushtueshëm në kohë ngushtice.

alb@Psalms:9:10 @ Dhe ata që e njohin emrin tënd do të kenë besim te ti, sepse ti, o Zot, nuk i braktis ata që të kërkojnë.

alb@Psalms:9:11 @ Këndojini lavde Zotit që banon në Sion; u njoftoni popujve veprat e tij.

alb@Psalms:9:12 @ Sepse ai që kërkon arësyen e gjakut i mban mënd ata; ai nuk e harron britmën e të pikëlluarve.

alb@Psalms:9:13 @ Ki mëshirë për mua, o Zot, ti që më ke rilartuar nga portat e vdekjes, shiko pikëllimin që më shkaktojnë ata që më urrejnë,

alb@Psalms:9:14 @ me qëllim që unë të kem mundësi të tregoj të gjitha lavdet e tua dhe në portat e bijës së Sionit të mund të kremtoj për çlirimin tënd.

alb@Psalms:9:15 @ Kombet janë zhytur në gropën që kishin hapur; këmba e tyre është kapur në rrjetën që kishin fshehur.

alb@Psalms:9:16 @ Zoti u bë i njohur me anë të gjykimit që ka dhënë; i pabesi u kap në lakun e veprës së duarve të tij. (Interlud. Sela)

alb@Psalms:9:17 @ Të pabesët do të zbresin në Sheol; po, të gjitha kombet që harrojnë Perëndinë.

alb@Psalms:9:18 @ Sepse nevojtari nuk do të harrohet përjetë; shpresa e të shtypurve nuk do të zhduket përjetë.

alb@Psalms:9:19 @ Çohu, o Zot, mos lejo që vdekatari të ketë epërsi; kombet të gjykohen para teje.

alb@Psalms:9:20 @ O Zot, kallu frikën; bëj që kombet të pranojnë se janë vetëm vdekatarë

alb@Psalms:10:1 @ O Zot, pse qëndron larg? Pse fshihesh në kohë fatkeqësish?

alb@Psalms:10:2 @ I pabesi me kryelartësinë e tij ndjek me dhunë të mjerin; ata do të kapen nga vetë kurthet që ata kanë kurdisur,

alb@Psalms:10:3 @ sepse i pabesi mburret me dëshirat e shpirtit të tij, bekon grabitqarin dhe përbuz Zotin.

alb@Psalms:10:4 @ I pabesi, me arrogancën e fytyrës së tij, nuk e kërkon Zotin; tërë mendimet e tij janë: "Perëndia nuk ekziston".

alb@Psalms:10:5 @ Rrugët e tij lulëzojnë në çdo kohë; gjykimet e tua për të janë shumë të larta, larg kuptimit të tyre nga ana e tij; ai përqesh gjithë armiqtë e tij.

alb@Psalms:10:6 @ Ai thotë në zemër të tij: "Mua askush nuk më tund dot kurrë; nuk do të më ndodhë kurrë ndonjë e keqe".

alb@Psalms:10:7 @ Goja e tij është plot mallkime, hile dhe mashtrime; nën gjuhën e tij ka ligësi dhe paudhësi.

alb@Psalms:10:8 @ Ai rri në pritë në fshatra, vret të pafajshmin në vende të fshehta; sytë e tij përgjojnë fatkeqin.

alb@Psalms:10:9 @ Ai rri në pritë në vende të fshehta si luani në strofkën e tij; rri në pritë për të kapur të mjerin; ai e rrëmben të mjerin duke e tërhequr në rrjetën e tij

alb@Psalms:10:10 @ Ai rri i strukur dhe i mbledhur, dhe fatzinjtë mposhten para forcës së tij.

alb@Psalms:10:11 @ Ai thotë në zemër të tij: "Perëndia harron, fsheh fytyrën e tij, nuk do ta shohë kurrë".

alb@Psalms:10:12 @ Çohu, o Zot; o Perëndi, ngre dorën tënde; mos i harro të mjerët.

alb@Psalms:10:13 @ Pse i pabesi përçmon Perëndinë? Ai thotë në zemër të tij: "Ti nuk do t`i kërkosh llogari".

alb@Psalms:10:14 @ Por ti e ke parë, sepse ti vëren me kujdes ligësinë dhe pikëllimin, për ta larë më pas me dorën tënde; fatkeqi i ka shpresat te ti; ti je ai që ndihmon jetimin.

alb@Psalms:10:15 @ Thyeja krahun të pabesit dhe të ligut; në rast se ti do të kërkosh ligësinë e tij, nuk do ta gjesh më.

alb@Psalms:10:16 @ Zoti është mbret përjetë; kombet janë zhdukur nga toka e tij.

alb@Psalms:10:17 @ O Zot, ti dëgjon dëshirën e njerëzve të përulur; ti e fortëson zemrën e tyre, veshët e tu janë të vëmendshëm,

alb@Psalms:10:18 @ për t`i dhënë të drejtë jetimit dhe të pikëlluarit, me qëllim që njeriu i krijuar nga dheu të mos kallë më tmerr.

alb@Psalms:11:1 @ Unë gjej strehë te Zoti; si mund t`i thoni shpirtit tim: "Ik në malin tënd, si një zog i vogël"?

alb@Psalms:11:2 @ Sepse ja, të pabesët nderin harkun e tyre, rregullojnë shigjetat mbi kordhëz, për t`i gjuajtur në errësirë kundër atyre që kanë të drejtë nga zemra.

alb@Psalms:11:3 @ Kur themelet janë shkatërruar, çfarë mund të bëjë i drejti?

alb@Psalms:11:4 @ Zoti është në tempullin e tij të shenjtë; Zoti ka fronin e tij në qiejtë; sytë e tij shohin, qepallat e tij vëzhgojnë bijtë e njerëzve,

alb@Psalms:11:5 @ Zoti vë në provë të drejtin, por shpirti i tij urren të pabesin dhe atë që do dhunën.

alb@Psalms:11:6 @ Ai do të bëjë që të bien mbi të pabesët leqe, zjarr, squfur dhe erëra zhuritëse; kjo do të jetë pjesa nga kupa e tyre.

alb@Psalms:11:7 @ Sepse Zoti është i drejtë; ai e do drejtësinë; njerëzit e drejtë do të sodisin fytyrën e tij.

alb@Psalms:12:1 @ Na shpëto, o Zot, sepse njerëz të devotshëm ka më pak, dhe ata që thonë të vërtetën janë zhdukur në mes të bijve të njerëzve.

alb@Psalms:12:2 @ Secili gënjen të afërmin e tij dhe flet me buzë lajkatare dhe me zemër të zhdyzuar.

alb@Psalms:12:3 @ Zoti i preftë të gjitha buzët lajkatare dhe gjuhën që flet me krenari,

alb@Psalms:12:4 @ të atyre që thonë: "Me gjuhën tonë do të sundojmë; buzët tona na përkasin neve; kush është zot mbi ne?".

alb@Psalms:12:5 @ "Për shkak të shtypjes së të mjerëve dhe të britmës së nevojtarëve, tani do të çohem", thotë Zoti, "dhe do t`i shpëtoj nga ata që u zënë pusi".

alb@Psalms:12:6 @ Fjalët e Zotit janë fjalë të pastra, si argjend i rafinuar në një furrë prej dheu, i pastruar shtatë herë.

alb@Psalms:12:7 @ Ti, o Zot, do t`i mbrosh dhe do t`i ruash, duke filluar nga ky brez përjetë.

alb@Psalms:12:8 @ Të pabesët sillen pa u ndëshkuar kudo, kur midis bijve të njerëzve lavdërohet e keqja.

alb@Psalms:13:1 @ Deri kur do të më harrosh, o Zot? Vallë kështu do të jetë përjetë? Deri kur do të më fshehësh fytyrën tënde?

alb@Psalms:13:2 @ Deri kur do të marr vendime në shpirtin tim dhe do të kem pikëllim në zemrën time tërë ditën? Deri kur do të ngrihet armiku im mbi mua?

alb@Psalms:13:3 @ Shiko me vëmendje dhe përgjigjmu, o Zot, Perëndia im, ndriço sytë e mi, që të mos më zërë gjumi në gjumin e vdekjes,

alb@Psalms:13:4 @ dhe armiku im të mos thotë: "E munda", dhe armiqtë e mi të mos gëzohen kur unë lëkundem.

alb@Psalms:13:5 @ Por unë kam besim në mirësinë tënde dhe zemra ime do të ngazëllojë në çlirimin tënd;

alb@Psalms:13:6 @ unë do t`i këndoj Zotit, sepse ai më ka trajtuar me shumë shpirtmadhësi.

alb@Psalms:14:1 @ I pamendi ka thënë në zemër të tij: "Nuk ka Perëndi". Janë të korruptuar, bëjnë gjëra të neveritshme; nuk ka asnjë që të bëjë të mirën.

alb@Psalms:14:2 @ Zoti shikon nga qielli bijtë e njerëzve për të parë në se ndonjeri prej tyre ka arsye dhe kërkon Perëndinë.

alb@Psalms:14:3 @ Të gjithë kanë devijuar, janë korruptuar; asnjeri nuk bën të mirën, as edhe një.

alb@Psalms:14:4 @ Nuk kanë fare arsye të gjithë ata që kryejnë paudhësi, që hanë popullin tim si të hanin bukë dhe nuk kërkojnë ndihmën e Zotit?

alb@Psalms:14:5 @ Atje do t`i zërë një frikë e madhe, sepse Perëndia është me njerëzit e drejtë.

alb@Psalms:14:6 @ Ju kërkoni të prishni planet e të mjerit, sepse Zoti është streha e tij.

alb@Psalms:14:7 @ Oh! Le të vijë, pra, nga Sioni shpëtimi i Izraelit! Kur Zoti do ta kthejë popullin e tij nga robëria, Jakobi do të ngazëllojë, Izraeli do të gëzohet.

alb@Psalms:15:1 @ O Zot, kush do të banojë në çadrën tënde? Kush do të banojë në malin tënd të shenjtë?

alb@Psalms:15:2 @ Ai që ecën me ndershmëri dhe bën atë që është e drejtë dhe thotë të vërtetën që ka në zemër,

alb@Psalms:15:3 @ që nuk shan me gjuhën e tij, nuk i bën asnjë të keqe shokut të tij, dhe nuk shpif të afërmin e tij.

alb@Psalms:15:4 @ Në sytë e tij përçmohet njeriu pa vlerë, por ai ndërton ata që kanë frikë nga Zoti; edhe sikur të jetë betuar në dëm të tij, ai nuk tërhiqet;

alb@Psalms:15:5 @ nuk i jep paratë e tij me kamatë dhe nuk pranon dhurata kundër të pafajshmit. Ai që bën këto gjëra nuk do të hiqet kurrë.

alb@Psalms:16:1 @ Më mbro, o Perëndi, sepse unë po kërkoj strehë te ti.

alb@Psalms:16:2 @ I thashë Zotit: "Ti je Zoti im; nuk kam asnjë të mirë veç teje".

alb@Psalms:16:3 @ Gjithë dashuria ime është vendosur te njerëzit e shenjtë dhe të nderuar që janë mbi tokë.

alb@Psalms:16:4 @ Dhembjet e atyre që turren pas perëndive të tjera do të shumëzohen; unë nuk do t`i derdh libacionet e tyre të gjakut dhe nuk do të shqiptoj me buzët e mia emrat e tyre.

alb@Psalms:16:5 @ Zoti është pjesa ime nga trashëgimia dhe kupa ime; ti, o Zot, ruaje fort atë që më ka rënë në short.

alb@Psalms:16:6 @ Mua fati më ka rënë në vende të këndshme; po, një trashëgimi e bukur më ka rënë.

alb@Psalms:16:7 @ Unë do të bekoj Zotin që më këshillon; zemra ime më mëson edhe natën.

alb@Psalms:16:8 @ Unë e kam vënë vazhdimisht Zotin përpara syve të mi; duke qenë se ai rri në të djathtën time, unë nuk do të hiqem kurrë nga vendi.

alb@Psalms:16:9 @ Prandaj zemra ime gëzohet dhe shpirti im ngazëllon për lavdinë e trashëgimisë sime; edhe mishi im do të qëndrojë tërë besim dhe në siguri,

alb@Psalms:16:10 @ sepse ti nuk do ta lësh shpirtin tim në Sheol dhe nuk do të lejosh që i Shenjti yt të shohë korruptimin.

alb@Psalms:16:11 @ Ti do të më tregosh shtegun e jetës; ka shumë gëzim në praninë tënde; në të djathtën tënde ka kënaqësi në përjetësi.

alb@Psalms:17:1 @ O Zot, dëgjo një çështje të drejtë, dëgjo me vëmendej britmën time, dëgjo lutjen time, që nuk vjen nga buzë mashtruese.

alb@Psalms:17:2 @ Ardhtë mbrojtja ime nga prania jote; sytë e tu pafshin atë që është e drejtë.

alb@Psalms:17:3 @ Ti e ke hetuar zemrën time, e ke vizituar natën; më ke vënë në provë dhe nuk ke gjetur asgjë; kam vendosur të mos mëkatoj me gojën time.

alb@Psalms:17:4 @ Përsa u përket veprave të njerëzve, për fjalën e buzëve të tua, jam ruajtur nga rrugët e njerëzve të furishëm.

alb@Psalms:17:5 @ Hapat e mia kanë qëndruar të sigurt në shtigjet e tua dhe këmbët e mia nuk janë lëkundur.

alb@Psalms:17:6 @ Unë të drejtohem ty, o Perëndi, sepse ti m`i plotëson, zgjat veshët e tu ndaj meje, dëgjo fjalët e mia.

alb@Psalms:17:7 @ Tregomë mirësinë tënde të mrekullueshme, ti, që me të djathtën tënde i shpëton nga kundërshtarët e tyre ata që gjejnë strehë pranë teje.

alb@Psalms:17:8 @ Më ruaj si beben e syrit; më mbulo, nën hijen e krahëve të tu,

alb@Psalms:17:9 @ nga të pabesët që më shtypin dhe nga armiqtë për vdekje që më rrethojnë.

alb@Psalms:17:10 @ Zemrat e tyre janë fortësuar, goja e tyre flet me arrogancë.

alb@Psalms:17:11 @ Tani në kanë rrethuar, ndjekin hapat tona; na ngulin sytë e tyre për të na rrëzuar.

alb@Psalms:17:12 @ Armiku im i përngjan një luani që digjet nga dëshira që të shqyejë, dhe të një luani të vogël që rri në pritë në vënde të fshehta.

alb@Psalms:17:13 @ Çohu, o Zot, përballoje, rrëzoje; çliro shpirtin tim nga i pabesi me shpatën tënde.

alb@Psalms:17:14 @ O Zot, më çliro me dorën tënde nga njerëzit, nga njerëzit e kësaj bote që bën pjesë në këtë jetë, dhe barkun e të cilëve ti e mbush me thesaret e tua të fshehta; bijtë e tyre ngopen dhe u lënë fëmijëve të tyre ato që mbetet nga pasuritë e tyre.

alb@Psalms:17:15 @ Sa për mua, për hir të drejtësisë do të shoh fytyrën tënde; do të ngopem nga prania jote kur të zgjohem.

alb@Psalms:18:1 @ "Të dua, o Zot, forca ime.

alb@Psalms:18:2 @ Zoti është kështjella ime, fortesa ime dhe çliruesi im, Perëndia im, shkëmbi im ku gjej strehë, mburoja ime, fuqia e shpëtimit tim, streha ime e i lartë.

alb@Psalms:18:3 @ Unë i kërkoj ndihmë Zotit, që është i denjë për t`u lëvduar, dhe kështu shpëtoj nga armiqtë e mi.

alb@Psalms:18:4 @ Dhembje vdekjeje më kishin pushtuar dhe përrenj njerëzish të kobshëm më kishin tmerruar.

alb@Psalms:18:5 @ Ankthet e Sheolit më kishin rrethuar dhe leqet e vdekjes më rrinin përpara.

alb@Psalms:18:6 @ Në ankthin tim kërkova Zotin dhe i klitha Perëndisë tim; ai e dëgjoi zërin tim nga tempulli i tij dhe zëri im arriti para tij, në veshët e tij.

alb@Psalms:18:7 @ Atëherë dheu u trondit dhe u drodh; edhe themelet e maleve luajtën dhe ranë, sepse ai ishte zemëruar shumë.

alb@Psalms:18:8 @ Një tym i dilte nga flegrat e tij dhe një zjarr shkatërrimtar dilte nga goja e tij; nga ai shpërthenin thëngjij.

alb@Psalms:18:9 @ Ai i uli qiejtë dhe zbriti me një mjegull të dendur poshtë këmbëve të tij;

alb@Psalms:18:10 @ i kishte hipur një kerubini dhe fluturonte; fluturonte shpejt mbi krahët e erës

alb@Psalms:18:11 @ Me terrin ai kishte bërë velin e tij dhe si shatorre rreth vetes kishte vënë errësirën e ujërave dhe retë e dendura të qiellit.

alb@Psalms:18:12 @ Nga shkëlqimi që e paraprinte dilnin re të dendura, brësher dhe thëngjij.

alb@Psalms:18:13 @ Zoti gjëmoi në qiejtë dhe Shumë i Larti bëri që të dëgjohet zëri i tij me breshër dhe me thëngjij.

alb@Psalms:18:14 @ Hodhi shigjetat e tij dhe i shpërndau armiqtë; lëshoi një numër të madh rrufesh dhe i bëri të ikin me vrap.

alb@Psalms:18:15 @ Në qortimin tënd, o Zot, në shfryrjen e erës nga flegrat e tua, shtretërit e lumenjve u dukën dhe themelet e botës u zbuluan.

alb@Psalms:18:16 @ Ai nga lart shtriu dorën, më mori dhe më nxori jashtë ujërave të shumta.

alb@Psalms:18:17 @ Më çliroi nga armiku im i fuqishëm dhe nga ata që më urrenin, sepse ishin më të fortë se unë.

alb@Psalms:18:18 @ Ata u vërsulën kundër meje ditën e fatkeqësisë sime, por Zoti mbajti anën time,

alb@Psalms:18:19 @ dhe më nxori jashtë, larg; më çliroi sepse më do.

alb@Psalms:18:20 @ Zoti më ka shpërblyer sipas drejtësisë sime dhe më ka dhënë sipas pastërtisë së duarve të mia,

alb@Psalms:18:21 @ sepse kam ndjekur rrugët e Zotit dhe nuk jam larguar pabesisht nga Perëndia im,

alb@Psalms:18:22 @ sepse kam mbajtur para meje tërë ligjet e tij dhe nuk u jam shmangur statuteve të tij.

alb@Psalms:18:23 @ Kam qenë i ndershëm me të dhe i jam ruajtur paudhësisë.

alb@Psalms:18:24 @ Sepse Zoti më ka dhënë sipas drejtësisë sime, sipas pastërtisë së duarve të mia përpara syve të tij.

alb@Psalms:18:25 @ Ti tregohesh i dhimbshëm ndaj njeriut besimtar dhe i drejtë me njeriun e drejtë.

alb@Psalms:18:26 @ Ti tregohesh i pastër me atë që është i pastër dhe i dinak me të ligun,

alb@Psalms:18:27 @ sepse ti je ai që shpëton njerëzit e pikëlluar dhe ul sytë që janë krenarë;

alb@Psalms:18:28 @ ti je në fakt je ai që bën të shkëlqejë llambën time; o Zot, Perëndia im, ti ndriçon errësirën time,

alb@Psalms:18:29 @ sepse me ty mund të sulmoj një aradhe dhe me Perëndinë tim mund të kërcej mbi një mur.

alb@Psalms:18:30 @ Rruga e Perëndisë është e përsosur; fjala e Zotit është pastruar me anë të zjarrit; ai është mburoja e të gjithë atyre që gjejnë strehë tek ai.

alb@Psalms:18:31 @ Në fakt kush është Perëndi përveç Zotit? Kush është kështjellë përveç Perëndisë tim?

alb@Psalms:18:32 @ Perëndia është ai që më rrethon me forcë dhe që e bën jetën time të përsosur.

alb@Psalms:18:33 @ Ai i bën këmbët e mia të ngjashme me ato të sutave dhe më bën të fortë në vendet e mia të larta;

alb@Psalms:18:34 @ ai i mëson duart e mia për betejë, dhe me krahët e mi mund të nderë një hark prej bakri.

alb@Psalms:18:35 @ Ti më ke dhënë gjithashtu mburojën e shpëtimit tënd; dora jote e djathtë më ka mbajtur dhe mirësia jote më ka bërë të madh.

alb@Psalms:18:36 @ Ti ke zgjeruar hapat e mi nën veten time dhe këmbët e mia nuk janë penguar.

alb@Psalms:18:37 @ I kam ndjekur armiqtë e mi dhe i kam arritur, nuk jam kthyer prapa para se t`i shkatërroj.

alb@Psalms:18:38 @ I kam goditur vazhdimisht dhe ata nuk kanë mundur të ngrihen përsëri; ata kanë rënë nën këmbët e mia.

alb@Psalms:18:39 @ Ti më ke dhënë forcë për betejën dhe ke bërë të përulen ata që ngriheshin kundër meje;

alb@Psalms:18:40 @ ti ke bërë të kthejnë kurrizin armiqtë e mi, dhe unë kam shkatërruar ata që më urrenin.

alb@Psalms:18:41 @ Ata klithën, por nuk pati njeri që t`i shpëtonte; ata i klithën Zotit, por ai nuk u dha përgjigje.

alb@Psalms:18:42 @ I kam shkelur deri sa i bëra si pluhuri para erës; i kam fshirë si balta e rrugëve.

alb@Psalms:18:43 @ Ti më ke çliruar nga grindjet e popullit; ti më ke bërë udhëheqës të kombeve; një popull që nuk e njihja më ka shërbyer.

alb@Psalms:18:44 @ Me të dëgjuar emrin tim, ata më dëgjuan dhe m`u bindën; të huajt m`u nënshtruan.

alb@Psalms:18:45 @ Të huajt u ligështuan dhe dolën duke u dridhur nga fortesat e tyre.

alb@Psalms:18:46 @ Rroftë Zoti, qoftë e bekuar Kështjella ime dhe lëvduar qoftë Perëndia i shpëtimit tim!

alb@Psalms:18:47 @ Ai është Perëndia që hakmerret për mua dhe që më nënshtron popujt;

alb@Psalms:18:48 @ ai më çliron nga armiqtë e mi. Ti më larton mbi ata që ngrihen kundër meje dhe më çliron nga njeriu që përdor dhunën.

alb@Psalms:18:49 @ Prandaj, o Zot, unë do ta kremtoj midis kombeve emrin tënd me këngë.

alb@Psalms:18:50 @ Çlirime të mëdha ai i jep mbretit të tij dhe tregohet dashamirës me Davidin, të vajosurin e tij, dhe me fisin e tij përjetë".

alb@Psalms:19:1 @ Qiejtë tregojnë lavdinë e Perëndisë dhe kupa qiellore shpall veprën e duarve të tij.

alb@Psalms:19:2 @ Një ditë i flet ditës tjetër dhe një natë ia tregon tjetrës.

alb@Psalms:19:3 @ Nuk kanë gojë, as fjalë; zëri i tyre nuk dëgjohet;

alb@Psalms:19:4 @ por harmonia e tyre përhapet mbi gjithë dheun dhe mesazhi i tyre arrin deri në skajin e botës; në qiejtë Perëndia ka vënë një çadër për diellin;

alb@Psalms:19:5 @ dhe ai është si një dhëndër që del nga dhoma e tij e martesës; ngazëllon si një trim që përshkon rrugën e tij.

alb@Psalms:19:6 @ Ai del nga një skaj i qiejve dhe rrotullimi e tij arrin deri në skajin tjetër; asgjë nuk mund t`i fshihet nxehtësisë së tij.

alb@Psalms:19:7 @ Ligji i Zotit është i përsosur, ai e përtërin shpirtin; dëshmia e Zotit është e vërtetë dhe e bën të ditur njeriun e thjeshtë.

alb@Psalms:19:8 @ Porositë e Zotit janë të drejta dhe e gëzojnë zemrën; urdhërimet e Zotit janë te pastra dhe ndriçojnë sytë.

alb@Psalms:19:9 @ Frika e Zotit është e pastër, mbetet përjetë; gjykimet e Zotit janë të vërteta, të gjitha janë të drejta;

alb@Psalms:19:10 @ janë më të dëshirueshme se ari, po, më tepër se shumë ari i kulluar; janë më të ëmbla se mjalti, nga ai që del nga hojet

alb@Psalms:19:11 @ Edhe shërbëtori yt mëson prej tyre; ke një shpërblim të madh duke i parë.

alb@Psalms:19:12 @ Kush i njeh gabimet e tij? Pastromë nga ato që nuk i shoh.

alb@Psalms:19:13 @ Përveç kësaj ruaje shërbëtorin tënd nga mëkatet e vullnetit, dhe bëj që ato të mos më sundojnë mua; atëherë unë do të jem i ndershëm dhe i pastër nga shkelje të mëdha.

alb@Psalms:19:14 @ U miratofshin para teje fjalët e gojës sime dhe përsiatjet e zemrës sime, o Zot, kështjella ime dhe shpëtimtari im.

alb@Psalms:20:1 @ Zoti të dhënte përgjigje ditën e fatkeqësisë; emri i Perëndisë të Jakobit të mbroftë me siguri lart.

alb@Psalms:20:2 @ Të dërgoftë ndihmë nga shenjtërorja dhe të dhëntë përkrahje nga Sioni;

alb@Psalms:20:3 @ Mos i harroftë të gjitha ofertat e tua dhe pranoftë olokaustin tënd. (Sela)

alb@Psalms:20:4 @ Të dhëntë atë që zemra jote dëshëron dhe plotësoftë të gjitha planet e tua.

alb@Psalms:20:5 @ Ne do të këndojmë tërë gaz në çlirimin tënd dhe do të lartojmë flamuret tona në emër të Perëndisë tonë. Zoti i plotësoftë të gjitha kërkesat e tua.

alb@Psalms:20:6 @ Tani e di që Zoti shpëton të vajosurin e tij; do t`i përgjigjet nga qielli i tij i shenjtë me forcën shpëtimtare të dorës së tij të djathtë.

alb@Psalms:20:7 @ Disa kanë besim te qerret dhe të tjerë te kuajt, por ne do të kujtojmë emrin e Zotit, Perëndisë tonë.

alb@Psalms:20:8 @ Ata u përkulën dhe ranë; por ne u ngritëm përsëri dhe mbahemi në këmbë.

alb@Psalms:20:9 @ Shpëtomë, o Zot; mbreti le të na përgjigjet ditën në të cilën do të këlthasim.

alb@Psalms:21:1 @ O Zot, mbreti do të gëzohet me forcën tënde dhe do të ngazëllojë për shpëtimin tënd!

alb@Psalms:21:2 @ Ti ia plotësove dëshirën e zemrës së tij dhe nuk hodhe poshtë kërkesën e buzëve të tij. (Sela)

alb@Psalms:21:3 @ Sepse ti i dole para me bekime begatie, i vure mbi kokë një kurorë prej ari shumë të kulluar.

alb@Psalms:21:4 @ Ai të kishte kërkuar jetë dhe ti i dhe ditë të gjata në përjetësi.

alb@Psalms:21:5 @ E madhe është lavdia e tij për shpëtimin tënd; ti i dhe madhështi dhe lavdi,

alb@Psalms:21:6 @ sepse ti e bën shumë të bekuar përjetë, e mbush me gëzim në praninë tënde.

alb@Psalms:21:7 @ Duke qenë se mbreti ka besim te Zoti dhe në mirësinë e Shumë të Lartit, ai nuk do të hiqet kurrë.

alb@Psalms:21:8 @ Dora jote do të arrijë tërë armiqtë e tu, dora jote e djathtë do të veprojë kundër atyre që të urrejnë.

alb@Psalms:21:9 @ Ti do t`i bësh si një furrë të zjarrtë kur do të dukesh i zemëruar; në zemërimin e tij Zoti do t`i hedhë në humnerë dhe zjarri do t`i përpijë.

alb@Psalms:21:10 @ Ti do të zhdukësh frytin e tyre nga toka dhe pasardhësit e tyre midis bijve të njerëzve,

alb@Psalms:21:11 @ sepse kanë kurdisur të keqen kundër teje dhe kanë përgatitur plane të këqija, por nuk do t`ia dalin.

alb@Psalms:21:12 @ Sepse ti do të bësh që ata të kthejnë kurrizin dhe do të drejtosh shigjetat e harkut tënd kundër fytyrës së tyre.

alb@Psalms:21:13 @ Çohu, o Zot, me forcën tënde; ne do të këndojmë dhe do të kremtojmë lëvdimet e fuqisë sate.

alb@Psalms:22:1 @ Perëndia im, Perëndia im, pse më ke braktisur? Pse më rri kaq larg dhe nuk vjen të më çlirosh, duke dëgjuar fjalët e ofshamës sime?

alb@Psalms:22:2 @ O Perëndia im, unë bërtas ditën, por ti nuk përgjigjesh, edhe natën unë nuk rri në heshtje.

alb@Psalms:22:3 @ Megjithatë ti je i Shenjti, që banon në lëvdimet e Izraelit.

alb@Psalms:22:4 @ Etërit tonë kanë pasur besim te ti; kanë pasur besim te ti dhe ti i ke çliruar.

alb@Psalms:22:5 @ Të klithën ty dhe u çliruan; patën besim te ti dhe nuk u zhgënjyen.

alb@Psalms:22:6 @ Por unë jam një krimb dhe jo një njeri; turpi i njerëzve dhe përçmimi i popullit.

alb@Psalms:22:7 @ Tërë ata që më shohin më përqeshin, zgjatin buzën dhe tundin kokën,

alb@Psalms:22:8 @ duke thënë: "Ai i ka besuar Zotiit; le ta çlirojë, pra, ta ndihmojë, mbasi e do".

alb@Psalms:22:9 @ Me siguri ti je ai që më nxori nga barku i nënes; bëre që të kem besim te ti qysh nga koha kur pushoja mbi sisët e nënes sime.

alb@Psalms:22:10 @ Unë u braktisa te ti qysh nga lindja ime; ti je Perëndia im qysh nga barku i nënes sime.

alb@Psalms:22:11 @ Mos u largo nga unë, sepse ankthi është i afërt, dhe nuk ka asnjë që të më ndihmojë.

alb@Psalms:22:12 @ Dema të mëdhenj më kanë rrethuar, dema të fuqishëm të Bashanit më rrinë përqark;

alb@Psalms:22:13 @ ata hapin gojën e tyre kundër meje, si një luan grabitqar që vrumbullit.

alb@Psalms:22:14 @ Më derdhin si ujë dhe tërë kockat e mia janë të ndrydhura; zemra ime është si dylli që shkrihet në mes të zorrëve të mia.

alb@Psalms:22:15 @ Forca ime është tharë si një enë balte dhe gjuha ime është ngjitur te qiellza; ti më ke vënë në pluhurin e vdekjes.

alb@Psalms:22:16 @ Sepse qentë më kanë rrethuar, një grup keqbërësish më rri rrotull; më kanë shpuar duart dhe këmbët

alb@Psalms:22:17 @ Unë mund t`i numëroj gjithë kockat e mia; ato më shikojnë dhe më këqyrin.

alb@Psalms:22:18 @ Ndajnë midis tyre rrobat e mia dhe hedhin në short tunikën time.

alb@Psalms:22:19 @ Por ti, o Zot, mos u largo; ti që je forca ime, nxito të më ndihmosh.

alb@Psalms:22:20 @ Çliroje jetën time nga shpata, jetën time të vetme nga këmba e qenit.

alb@Psalms:22:21 @ Shpëtomë nga gryka e luanit dhe nga brirët e buajve. Ti m`u përgjigje.

alb@Psalms:22:22 @ Unë do t`u njoftoj emrin tënd vëllezërve të mi, do të të lëvdoj në mes të kuvendit.

alb@Psalms:22:23 @ Ju që keni frikë nga Zoti, lëvdojeni; dhe ju të gjithë, pasardhës të Jakobit, përlëvdojeni; dhe ju të gjithë, o fis i Izraelit, kini frikë nga ai.

alb@Psalms:22:24 @ Sepse ai nuk ka përçmuar as nuk ka hedhur poshtë vuajtjen e të pikëlluarit, dhe nuk i ka fshehur fytyrën e tij; por kur i ka klithur atij, ai e ka kënaqur.

alb@Psalms:22:25 @ Shkaku i lëvdimit tim në kuvendin e madh je ti; unë do t`i plotësoj zotimet e mia në prani të të gjithë atyre që kanë frikë nga ti.

alb@Psalms:22:26 @ Nevojtarët do të hanë dhe do të ngopen; ata që kërkojnë Zotin do ta lëvdojnë; zemra juaj do të jetojë përjetë.

alb@Psalms:22:27 @ Të gjitha skajet e tokës do ta mbajnë mend Zotin dhe do të kthehen tek ai; dhe të gjitha familjet e kombeve do të adhurojnë përpara teje.

alb@Psalms:22:28 @ Sepse Zotit i përket mbretëria dhe ai sundon mbi kombet.

alb@Psalms:22:29 @ Gjithë të pasurit e dheut do të hanë dhe do të të adhurojnë; të gjithë ata që zbresin në pluhur dhe që nuk arrijnë të mbahen gjallë do të përkulen para teje.

alb@Psalms:22:30 @ Pasardhësit do t`i shërbejnë; do t`i flitet për Zotin brezit të ardhshëm.

alb@Psalms:22:31 @ Ata do të vijnë dhe do t`i shpallin drejtësinë e tij një populli që nuk ka lindur akoma, dhe që ai vetë e ka krijuar.

alb@Psalms:23:1 @ Zoti është bariu im, asgjë nuk do të më mungojë.

alb@Psalms:23:2 @ Ai më çon në kullota me bar të njomë, më drejton pranë ujërave që të çlodhin.

alb@Psalms:23:3 @ Ai ma përtërin shpirtin, më çon nëpër shtigjet e drejtësisë, nga dashuria që ka për emrin e tij.

alb@Psalms:23:4 @ Edhe sikur të ecja në luginën e hijes së vdekjes, nuk do të kisha frikë nga asnjë e keqe, sepse ti je me mua; shkopi yt dhe thupra jote janë ato që më japin zemër.

alb@Psalms:23:5 @ Ti shtron para meje tryezën në prani të armiqve të mi; ti vajos kokën time me vaj; kupa ime po derdhet.

alb@Psalms:23:6 @ Me siguri pasuri dhe mirësi do të më shoqërojnë në gjithë ditët e jetës ime; dhe unë do të banoj në shtëpinë e Zotit ditë të gjata.

alb@Psalms:24:1 @ Zotit i përket toka dhe të gjitha gjërat që janë mbi të, bota dhe banorët e saj.

alb@Psalms:24:2 @ Sepse ai e ka themeluar mbi detet dhe e ka vendosur mbi lumenjtë.

alb@Psalms:24:3 @ Kush do t`i ngjitet malit të Zotit? Kush do të qëndrojë në vendin e tij të shenjtë?

alb@Psalms:24:4 @ Njeriu i pafajshëm nga duart dhe i pastër nga zemra, që nuk e ngre shpirtin për t`u dukur dhe nuk betohet në mënyrë të rreme.

alb@Psalms:24:5 @ Ai do të marrë bekimet e Zotit dhe drejtësinë nga Perëndia e shpëtimit të tij.

alb@Psalms:24:6 @ I tillë është brezi i atyre që e kërkojnë, që kërkojnë fytyrën tënde, o Perëndi e Jakobit. (Sela)

alb@Psalms:24:7 @ O ju porta, çoni kokat tuaja; dhe ju, porta të përjetshme, hapuni krejt dhe Mbreti i lavdisë do të hyjë.

alb@Psalms:24:8 @ Kush është ky Mbret i lavdisë? Éshtë Zoti i fortë dhe i fuqishëm, Zoti i fortë në betejë.

alb@Psalms:24:9 @ O porta, çoni kokat tuaja; hapuni krejt, o porta të përjetshme, dhe Mbreti i lavdisë do të hyjë.

alb@Psalms:24:10 @ Kush është ky Mbret i lavdisë? Éshtë Zoti i ushtrive; ai është Mbreti i lavdisë. (Sela)

alb@Psalms:25:1 @ Te ti, o Zot, e lartoj shpirtin tim.

alb@Psalms:25:2 @ O Perëndia im, kam besim te ti; bëj që të mos mbetem i zhgënjyer dhe që armiqtë e mi të mos triumfojnë mbi mua.

alb@Psalms:25:3 @ Po, bëj që asnjë nga ata që kanë besim te ti të mos zhgënjehet; u turpërofshin ata që sillen pabesisht pa shkak.

alb@Psalms:25:4 @ O Zot, më trego rrugët e tua, më mëso shtigjet e tua.

alb@Psalms:25:5 @ Më udhëhiq në të vërtetën tënde dhe më mëso, sepse ti je Perëndia i shpëtimit tim; unë shpresoj shumë te ti gjatë gjithë ditës.

alb@Psalms:25:6 @ Kujto, o Zot, mëshirën tënde dhe miresinë tënde, sepse janë të përhershme.

alb@Psalms:25:7 @ Mos i kujto mëkatet e rinisë sime, as shkeljet e mia; por në dashamirësinë tënde më kujto, o Zot, për hir të mirësisë sate.

alb@Psalms:25:8 @ Zoti është i mirë dhe i drejtë, prandaj ai do t`u mësojë rrugën mëkatarëve.

alb@Psalms:25:9 @ Ai do të udhëheqë njerëzit zemërbutë në drejtësi dhe do t`u mësojë të përulurve rrugën e tij

alb@Psalms:25:10 @ Të gjitha rrugët e Zotit janë mirësi dhe vërtetësi për ata që respektojnë besëlidhjen e tij dhe porositë e tij.

alb@Psalms:25:11 @ Për hir të emrit tënd, o Zot, fale paudhësinë time, sepse ajo është e madhe.

alb@Psalms:25:12 @ Kush është njeriu që ka frikë nga Zoti? Ai do t`i tregojë rrugën që duhet të zgjedhë.

alb@Psalms:25:13 @ Ai do të jetojë në bollëk dhe pasardhësit e tij do të trashëgojnë tokën.

alb@Psalms:25:14 @ Sekreti i Zotit u tregohet atyre që kanë frikë prej tij, dhe ai u bën të njohur atyre besëlidhjen e tij.

alb@Psalms:25:15 @ Sytë e mi drejtohen vazhdimisht te Zoti, sepse ai do të m`i nxjerrë këmbët nga rrjeta.

alb@Psalms:25:16 @ Kthehu nga unë dhe ki mëshirë për mua, sepse jam vetëm dhe i dëshpëruar.

alb@Psalms:25:17 @ Ankthet e zemrës sime janë shtuar; më çliro nga fatkeqësitë e mia.

alb@Psalms:25:18 @ Shiko pikëllimin tim dhe ankthin tim, dhe fali të gjitha mëkatet e mia.

alb@Psalms:25:19 @ Këqyr armiqtë e mi, sepse janë të shumtë dhe më urrejnë me një urrejtje plot dhunë.

alb@Psalms:25:20 @ Ruaje jetën time dhe më çliro; bëj që të mos jem i pështjelluar, sepse unë po gjej strehë te ti.

alb@Psalms:25:21 @ Pastërtia dhe ndershmëria më mbrofshin, sepse unë shpresoj te ti.

alb@Psalms:25:22 @ O Perëndi, liroje Izraelin nga të gjitha mundimet e tij.

alb@Psalms:26:1 @ Siguromë drejtësi, o Zot, sepse kam ecur në ndershmërinë time dhe kam pasur besim te Zoti pa u lëkundur.

alb@Psalms:26:2 @ Më heto, o Zot, dhe më vër në provë; pastro me zjarr trurin dhe zemrën time.

alb@Psalms:26:3 @ Sepse mirësia jote më rri përpara syve dhe unë po eci në vërtetësinë tënde.

alb@Psalms:26:4 @ Nuk ulem me njerëz gënjeshtarë dhe nuk shoqërohem me njerëz hipokritë.

alb@Psalms:26:5 @ Unë urrej tubimin e njerëzve të këqij dhe nuk bashkohem me të pabesët.

alb@Psalms:26:6 @ Unë i laj duart e mia në çiltërsi dhe i shkoi rrotull altarit tënd, o Zot,

alb@Psalms:26:7 @ për të shpallur me zë të lartë lavdinë tënde dhe për të treguar tërë mrekullitë e tua.

alb@Psalms:26:8 @ O Zot, unë e dua selinë e shtëpisë sate dhe vendin ku qëndron lavdia jote.

alb@Psalms:26:9 @ Mos e vër shpirtin tim bashkë me atë të mëkatarëve dhe mos më bashko me njerëzit gjakatarë,

alb@Psalms:26:10 @ sepse ata kanë në duart e tyre plane të këqija dhe dora e tyre e djathtë është plot dhurata.

alb@Psalms:26:11 @ Por unë do të eci në ndershmërinë time; më shpengo dhe ki mëshirë për mua

alb@Psalms:26:12 @ Këmba ime është e qëndrueshme në vënd të sheshtë. Në kuvende unë do të bekoj Zotin.

alb@Psalms:27:1 @ Zoti është drita ime dhe shpëtimi im; nga kush do të kem frikë? Zoti është kështjella e jetës sime; nga kush do të kem frikë?

alb@Psalms:27:2 @ Kur njerëzit e këqij, armiqtë dhe kundërshtarët e mi më sulmuan për të ngrënë mishin tim, ata vetë u lëkundën dhe ranë.

alb@Psalms:27:3 @ Edhe sikur një ushtri të dilte kundër meje, zemra ime nuk do të kishte frikë; edhe sikur një luftë të pëlciste kundër meje, edhe atëherë do të kisha besim.

alb@Psalms:27:4 @ Një gjë i kërkova Zotit dhe atë kërkoj: të banoj në shtëpinë e Zotit tërë ditët e jetës sime, për të soditur bukurinë e Zotit dhe për të admiruar tempullin e tij.

alb@Psalms:27:5 @ Sepse ditën e fatkeqësisë ai do të më fshehë në çadrën e tij, do të më fshehë në një vend sekret të banesës së tij, do të më lartojë mbi një shkëmb.

alb@Psalms:27:6 @ Dhe tani koka ime do të ngrihet mbi armiqtë e mi që më rrethojnë, dhe do të ofroj në banesën e tij flijime me britma gëzimi; do të këndoj dhe do të kremtoj lëvdimet e Zotit.

alb@Psalms:27:7 @ O Zot, dëgjo zërin tim, kur të këlthas ty; ki mëshirë për mua dhe përgjigjmu.

alb@Psalms:27:8 @ Zemra ime më thotë nga ana jote: "Kërkoni fytyrën time". Unë kërkoj fytyrën tënde, o Zot.

alb@Psalms:27:9 @ Mos ma fshih fytyrën tënde, mos e hidh poshtë me zemërim shërbëtorin tënd; ti ke qenë ndihma ime; mos më lër dhe mos më braktis, o Përendi e shpëtimit tim.

alb@Psalms:27:10 @ Edhe sikur babai im dhe nëna ime të më kishin braktisur, Zoti do të më pranonte.

alb@Psalms:27:11 @ O Zot, më mëso rrugën tënde dhe më udhëhiq në një shteg të sheshtë, për shkak të armiqve të mi.

alb@Psalms:27:12 @ Mos më braktis në dëshirat e armiqve të mi, sepse kanë dalë kundër meje dëshmitarë të rremë, njerëz që duan dhunën.

alb@Psalms:27:13 @ Oh, sikur të mos isha i sigurt të shoh mirësinë e Zotit në dheun e të gjallëve!

alb@Psalms:27:14 @ Ki besim të madh te Zoti; ji i fortë, ki zemër; ki besim të madh te Zoti.

alb@Psalms:28:1 @ Ty të këlthas, o Zot, o kështjella ime; mos rri në heshtje, sepse po të mos flasësh ti, unë bëhem njëlloj si ata që zbresin në gropë.

alb@Psalms:28:2 @ Dëgjo zërin e lutjeve të mia kur të këlthas ty për ndihmë, kur ngre duart në drejtim të vendit tënd shumë të shenjtë.

alb@Psalms:28:3 @ Mos më tërhiq bashkë me të pabesët dhe ata që kryejnë paudhësi, të cilët flasin për paqe me të afërmit e tyre, por kanë shpirtligësi në zemër.

alb@Psalms:28:4 @ Jepu atyre sipas veprave që kanë kryer dhe sipas ligësisë së veprimeve të tyre; jepu atyre sipas veprës së duarve të tyre; jepu atyre hakun që meritojnë.

alb@Psalms:28:5 @ Duke qenë se ata nuk i çmojnë veprat e Zotit dhe atë që duart e tij kanë bërë, ai do t`i mposhtë dhe nuk do t`i lërë të begatohen.

alb@Psalms:28:6 @ I bekuar qoftë Zoti, sepse ka dëgjuar zërin e lutjeve të mia.

alb@Psalms:28:7 @ Zoti është forca ime dhe mburoja ime; zemra ime ka pasur besim tek ai dhe unë u ndihmova; prandaj zemra ime ngazëllen dhe unë do ta kremtoj këtë me këngën time.

alb@Psalms:28:8 @ Zoti është forca e popullit të tij, dhe streha e shpëtimit për të vajosurin e tij.

alb@Psalms:28:9 @ Shpëto popullin tënd dhe beko trashëgiminë tënde; ushqeji dhe përkrahi përjetë.

alb@Psalms:29:1 @ I jepni Zotit, o bij të të fuqishmëve, i jepni Zotit lavdi dhe forcë.

alb@Psalms:29:2 @ I jepni Zotit lavdinë që i përket emrit të tij; adhuroni Zotin në shkëlqimin e shenjtërisë së tij.

alb@Psalms:29:3 @ Zëri i Zotit është mbi ujërat; Perëndia i lavdisë gjëmon; Zoti është mbi ujërat e mëdha.

alb@Psalms:29:4 @ Zëri i Zotit është i fuqishëm, zëri i Zotit është i madhërishëm.

alb@Psalms:29:5 @ Zëri i Zotit thyen kedrat; po, Zoti thyen kedrat e Libanit;

alb@Psalms:29:6 @ i bën të hidhen si një viç, Libanin dhe Sirionin, si një buall i ri.

alb@Psalms:29:7 @ Zëri i Zotit çan flakët e zjarrit.

alb@Psalms:29:8 @ Zëri i Zotit e bën shkretëtirën të dridhet; Zoti bën që të dridhet shkretëtira e Kadeshit.

alb@Psalms:29:9 @ Zëri i Zotit bën që të lindin sutat dhe i lë pyjet pa gjethe; dhe në tempullin e tij çdo gjë thotë: "Lavdi!".

alb@Psalms:29:10 @ Zoti rrinte ulur në fron përmbi përmbytjen; po, Zoti rri ulur si mbret në përjetësi.

alb@Psalms:29:11 @ Zoti do t`i japë forcë popullit të tij; Zoti do të bekojë popullin e tij me paqe.

alb@Psalms:30:1 @ Do të të lëvdoj, o Zot, sepse ti më ngrite lart, dhe nuk i lejove armiqtë e mi të tallen me mua.

alb@Psalms:30:2 @ O Zot, Perëndia im, unë të kam klithur ty, dhe ti më ke shëruar.

alb@Psalms:30:3 @ O Zot, ti e ke nxjerrë shpirtin tim jashtë Sheolit, më ke mbajtur gjallë që të mos zbrisja në gropë.

alb@Psalms:30:4 @ I këndoni lavde Zotit, ju, shenjtorë të tij, dhe kremtoni shenjtërinë e tij,

alb@Psalms:30:5 @ sepse zemërimi im mban vetëm një çast, por mirësia e tij mban një jetë të tërë. Të qarat mund të vazhdojnë një natë, por në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi.

alb@Psalms:30:6 @ Kur kisha bollëk thoja: "Unë nuk do të prekem kurrë".

alb@Psalms:30:7 @ O Zot, për hirin tënd e kishe fortësuar malin tim, ti e fshehe fytyrën tënde, dhe unë mbeta i trembur.

alb@Psalms:30:8 @ Unë të klitha ty, o Zot, iu luta fort Zotit,

alb@Psalms:30:9 @ duke thënë: "Çfarë dobie do të kesh nga gjaku im po të jetë se zbres në gropë? A mundet pluhuri të të kremtojë? A mundet ai të shpallë të vërtetën tënde?

alb@Psalms:30:10 @ Dëgjo, o Zot, dhe ki mëshirë për mua, o Zot, bëhu ti ndihma ime".

alb@Psalms:30:11 @ Ti e ke kthyer vajtimin tim në valle; ma ke hequr grethoren dhe më ke mbushur me gëzim,

alb@Psalms:30:12 @ me qëllim që shpirti im të mund të të këndojë lavdi pa pushim. O Zot, Perëndia im, unë do të të kremtoj përjetë.

alb@Psalms:31:1 @ Gjeta strehë te ti, o Zot; bëj që unë të mos ngatërrohem kurrë; çliromë për drejtësinë tënde.

alb@Psalms:31:2 @ Ma vër veshin, nxito të më çlirosh; bëhu për mua një kështjellë e fortë dhe një vend i fortifikuar që të më shpëtosh.

alb@Psalms:31:3 @ Sepse ti je kështjella ime dhe kalaja ime; për hir të emrit tënd më udhëhiq dhe tregomë udhën.

alb@Psalms:31:4 @ Nxirrmë jashtë rrjetës që më kanë ngritur fshehurazi, sepse ti je kështjella ime.

alb@Psalms:31:5 @ Në duart e tua unë e besoj frymën time; ti më shpengove, o Zot, Perëndi e së vërtetës.

alb@Psalms:31:6 @ Unë i urrej ata që kanë dëshirë për t`u dukur, por kam besim te Zoti.

alb@Psalms:31:7 @ Unë do të ngazëlloj dhe do të kënaqem me mirësinë tënde, sepse ti ke parë pikëllimin tim dhe i ke kuptuar ankthet e shpirtit tim,

alb@Psalms:31:8 @ dhe nuk më dorëzove në duart e armikut, por m`i vure këmbët në një vend të gjerë.

alb@Psalms:31:9 @ Ki mëshirë për mua, o Zot, sepse jam me ankth; syri im, shpirti im dhe të përbrendshmet e mia po treten nga dhembja,

alb@Psalms:31:10 @ sepse jeta ime po mpaket nga pikëllimi dhe vitet e mia nga të qarat; forca ime po mpaket për shkak të mëkatit tim dhe kockat e mia po treten.

alb@Psalms:31:11 @ Jam bërë një turp për tërë armiqtë e mi, veçanërisht për të afërmit e mi dhe një tmer për të njohurit e mi; ata që më shohin rrugës, ikin larg meje.

alb@Psalms:31:12 @ Zemra e tyre më ka harruar si të isha një njeri i vdekur; i përngjaj një vazoje të thyer.

alb@Psalms:31:13 @ Sepse dëgjoi shpifjet e shumë njerëzve; rreth e qark sundon tmerri, ndërsa ata këshillohen midis tyre kundër meje dhe kurdisin komplote për të më zhdukur.

alb@Psalms:31:14 @ Por unë kam besim te ti, o Zot; kam thënë: "Ti je Perëndia im".

alb@Psalms:31:15 @ Ditët e mia janë në dorën tëndë; çliromë nga duart e armiqve të mi dhe të atyre që më përndjekin.

alb@Psalms:31:16 @ Bëj që të shkelqejë fytyra jote mbi shërbëtorin tënd; shpëtomë për hir të mirësisë sate.

alb@Psalms:31:17 @ O Zot, bëj që unë të mos jem i pështjelluar, pse të kam kërkuar; u pështjellofshin të pabesët dhe rënçin në heshtje në Sheol.

alb@Psalms:31:18 @ Mbeçin pa fjalë buzët gënjeshtare, që flasin pa turp kundër të drejtit, me mëndjemadhësi dhe përçmim.

alb@Psalms:31:19 @ Sa e madhe është mirësia jote që ti u rezervon atyre që kanë frikë nga ti, dhe që ti përdor në prani të bijve të njerëzve ndaj atyre që gjejnë strehë te ti!

alb@Psalms:31:20 @ Ti i fsheh në strehën e fshehtë të pranisë sate nga grackat e njerëzve, ti i ruan në një çadër të mbrojtur nga grindjet me fjalë.

alb@Psalms:31:21 @ Qoftë i bekuar Zoti, sepse më është treguar shumë dashamirës, duke më vendosur si në një vend të fortifikuar

alb@Psalms:31:22 @ Kurse unë, në hutimin tim, thoja: "Më kanë larguar nga prania jote"; por ti dëgjove zërin e lutjeve të mia kur të klitha ty.

alb@Psalms:31:23 @ Duajeni Zotin, ju, gjithë shenjtorë të tij! Zoti i mbron besnikët dhe i shpaguan gjerësisht ata që veprojnë me kryelartësi.

alb@Psalms:31:24 @ Qofshi të fortë, mbarë ju që shpresoni tek Zoti, dhe ai do ta bëjë të patundur zemrën tuaj.

alb@Psalms:32:1 @ Lum ai të cilit i kanë falur shkeljen, ai të cilit i kanë mbuluar mëkatin!

alb@Psalms:32:2 @ Lum ai njeri të cilin Zoti nuk e padit për paudhësi dhe në frymën e të cilit nuk ka vend mashtrimi.

alb@Psalms:32:3 @ Ndërsa po heshtja, kockat e mia treteshin midis rënkimeve që kisha tërë ditën.

alb@Psalms:32:4 @ Sepse ditë e natë dora jote rëndonte mbi mua, fuqia ime i përngjante thatësisë së verës. (Sela)

alb@Psalms:32:5 @ Para teje pranova mëkatin tim, nuk e fsheha paudhësinë time. Thashë: "Do t`ia rrëfej shkeljet e mia Zotit", dhe ti e ke falur paudhësinë e mëkatit tim. (Sela)

alb@Psalms:32:6 @ Prandaj çdo njeri i përshpirtshëm do të të thërrase në kohën që mund të gjendesh; edhe sikur ujërat e mëdha të vërshojnë, ato nuk do të arrijnë deri tek ai.

alb@Psalms:32:7 @ Ti je vendi im i strehimit, ti do të më ruash nga fatkeqësia, ti do të më rrethosh me këngë çlirimi. (Sela)

alb@Psalms:32:8 @ Unë do të të edukoj dhe do të të mësoj rrugën, nëpër të cilën duhet të ecësh; unë do të të këshilloj dhe do ta mbaj syrin tim mbi ty.

alb@Psalms:32:9 @ Mos u bëni si kali dhe si mushka që nuk kanë mend, goja e të cilëve duhet të mbahet me fre dhe me kapistër, përndryshe nuk të afrohen.

alb@Psalms:32:10 @ Të shumta janë dhembjet e të pabesit, por ai që ka besim tek Zoti do të rrethohet nga mirësia e tij.

alb@Psalms:32:11 @ Gëzohuni tek Zoti dhe ngazëlloni, o njerëz të drejtë; lëshoni britma gëzimi, ju të gjithë, o njerëz me zemër të drejtë.

alb@Psalms:33:1 @ Ngazëlloni, o njerëz të drejtë, tek Zoti; lëvdimi u shkon për shtat njerëzve të drejtë.

alb@Psalms:33:2 @ Kremtojeni Zotin me qeste; këndojini atij me harpën me dhjetë tela.

alb@Psalms:33:3 @ Këndojini një kantik të ri, bjerini me mjeshtëri veglës dhe brohoritni.

alb@Psalms:33:4 @ Sepse fjala e Zotit është e drejtë dhe të gjithë veprat e tij janë bërë me saktësi.

alb@Psalms:33:5 @ Ai e do drejtësinë dhe barazinë; toka është e mbushur nga mirësitë e Zotit.

alb@Psalms:33:6 @ Qiejtë u bënë me anë të fjalës së Zotit dhe tërë ushtria e tyre me anë të frymës së gojës së tij.

alb@Psalms:33:7 @ Ai mblodhi ujërat në një tog dhe vendosi thellësitë e tyre të mëdha si rezervuare.

alb@Psalms:33:8 @ Tërë toka le të ketë frikë nga Zoti dhe le të dridhen para tij tërë banorët e botës.

alb@Psalms:33:9 @ Sepse ai foli dhe gjëja u bë; ai udhëroi dhe gjëja u shfaq.

alb@Psalms:33:10 @ Zoti e bën të dështojë planin e kombeve dhe asgjeson synimet e popujve.

alb@Psalms:33:11 @ Plani i Zotit mbetet përjetë dhe qëllimet e zemrës së tij për çdo brez.

alb@Psalms:33:12 @ Lum ai komb që ka Perëndinë Zotin; lum populli që ai ka zgjedhur për trashëgim të tij.

alb@Psalms:33:13 @ Zoti shikon nga qielli; ai shikon tërë bijtë e njerëzve.

alb@Psalms:33:14 @ Nga vendi i banimit të tij ai këqyr tërë banorët e tokës.

alb@Psalms:33:15 @ Ai e ka formuar zemrën e të gjithëve, që kupton tërë veprat e tyre.

alb@Psalms:33:16 @ Mbreti nuk shpëtohet nga një ushtri e madhe; trimi nuk shpëton për shkak të forcës së tij të madhe.

alb@Psalms:33:17 @ Kali është një shpresë e kotë shpëtimi, dhe me forcën e tij të madhe nuk mund të shpëtojë asnjeri nga rreziku.

alb@Psalms:33:18 @ Ja, syri i Zotit është mbi ata që kanë frikë para tij, mbi ata që shpresojnë në mirësinë e tij,

alb@Psalms:33:19 @ për ta çliruar shpirtin e tyre nga vdekja dhe për t`i mbajtur të gjallë në kohë urie.

alb@Psalms:33:20 @ Shpirti ynë pret Zotin; ai është ndihma jonë dhe mburoja jonë.

alb@Psalms:33:21 @ Po, zemra jonë do të gëzohet tek ai, sepse kemi besim, në emrin e tij të shenjtë.

alb@Psalms:33:22 @ Mirësia jote qoftë mbi ne, o Zot, sepse kemi pasur shpresë te ti.

alb@Psalms:34:1 @ Unë do ta bekoj Zotin në çdo kohë; lëvdimi i tij do të jetë gjithnjë në gojën time.

alb@Psalms:34:2 @ Shpirti im do të krenohet me Zotin; njerëzit e përulur do ta dëgjojnë dhe do të gëzohen.

alb@Psalms:34:3 @ Lartojeni Zotin bashkë me mua, dhe të lëvdojnë të gjithë emrin e tij.

alb@Psalms:34:4 @ Unë e kërkova Zotin, dhe ai m`u përgjigj dhe më çliroi nga të gjitha tmerret e mia.

alb@Psalms:34:5 @ Ata e shikuan atë dhe u ndriçuan, dhe fytyrat e tyre nuk u turpëruan.

alb@Psalms:34:6 @ Ky i pikëlluar klithi dhe Zoti e plotësoi, e shpëtoi nga të gjitha fatkeqësitë e tij.

alb@Psalms:34:7 @ Engjëlli i Zotit zë vend rreth atyre që kanë frikë prej tij dhe i çliron.

alb@Psalms:34:8 @ Provojeni dhe shihni sa i mirë është Zoti; lum ai njeri që gjen strehë tek ai.

alb@Psalms:34:9 @ Kini frikë nga Zoti, ju shenjtorë të tij, sepse asgjë nuk u mungon atyre që kanë frikë prej tij.

alb@Psalms:34:10 @ Luanët e vegjël vuajnë nga mungesa e madhe dhe nga uria, por atyre që kërkojnë Zotin nuk u mungon asgjë.

alb@Psalms:34:11 @ Ejani, o bij, dëgjomëni; unë do t`ju mësoj frikën e Zotit.

alb@Psalms:34:12 @ Cili është ai njeri që dëshiron jetën dhe do ditë të gjata për të parë të mirën?

alb@Psalms:34:13 @ Mbaje gjuhën tënde larg së keqes dhe buzët e tua të mos thonë gënjeshtra.

alb@Psalms:34:14 @ Largohu nga e keqja dhe bëj të mirën, kërko paqen dhe siguroje.

alb@Psalms:34:15 @ Sytë e Zotit janë mbi të drejtët dhe veshët e tij janë të vëmendshëm të kapin britmën e tyre.

alb@Psalms:34:16 @ Fytyra e Zotit është kundër atyre që sillen keq, për të çrrënjosur kujtimin e tyre nga faqja e dheut.

alb@Psalms:34:17 @ Të drejtët bërtasin dhe Zoti i dëgjon dhe i çliron nga të gjitha fatkeqësitë e tyre.

alb@Psalms:34:18 @ Zoti qëndron afër atyre që e kanë zemrën të thyer dhe shpëton ata që e kanë frymën të dërmuar.

alb@Psalms:34:19 @ Të shumta janë vuajtjet e njeriut të drejtë, por Zoti e çliron nga të gjitha.

alb@Psalms:34:20 @ Ai i ruan tërë kockat e tij, dhe asnjë prej tyre nuk copëtohet.

alb@Psalms:34:21 @ Ligësia do të vrasë të keqin, dhe ata që urrejnë të drejtin do të shkatërrohen.

alb@Psalms:34:22 @ Zoti shpengon jetën e shërbëtorëve të tij, dhe asnjë nga ata që gjejnë strehë te ai nuk do të shkatërrohet.

alb@Psalms:35:1 @ O Zot, përleshu me ata që përleshen me mua; lufto me ata që luftojnë kundër meje.

alb@Psalms:35:2 @ Merr mburojën dhe parzmoren dhe çohu të më ndihmosh.

alb@Psalms:35:3 @ Nxirre shtizën dhe zëru rrugën atyre që më përndjekin; thuaji shpirtit tim: "Unë jam shpëtimi yt".

alb@Psalms:35:4 @ Mbetshin të shushatur dhe të turpëruar ata që kërkojnë jetën time; kthefshin kurrizin dhe mbetshin të shushatur ata që kurdisin të keqen kundër meje.

alb@Psalms:35:5 @ U shpërndafshin si byku nga era dhe engjëlli i Zotit i dëboftë.

alb@Psalms:35:6 @ Qoftë rruga e tyre e errët dhe me shkarje, dhe Engjëlli i Zotit i përndjektë.

alb@Psalms:35:7 @ Sepse pa pasur arsye më kanë ngritur fshehurazi rrjetën e tyre; pa pasur arsye ma kanë hapur gropën.

alb@Psalms:35:8 @ Një shkatërrim i papritur u rëntë mbi krye, i zëntë rrjeta që kanë fshehur dhe rënçin në gropën që kanë përgatitur për shkatërimin tim.

alb@Psalms:35:9 @ Atëherë shpirti im do të ngazëllejë tek Zoti dhe do të gëzohet për shpëtimin e tij.

alb@Psalms:35:10 @ Të gjitha kockat e mia do të thonë: "O Zot, kush është si ti, që e çliron të mjerin nga ai që është më i fortë se ai, të mjerin dhe nevojtarin nga ai që plaçkit?".

alb@Psalms:35:11 @ Dëshmitarë të pamëshirshëm ngrihen kundër meje dhe më pyesin për gjëra për të cilat unë nuk di asgjë.

alb@Psalms:35:12 @ Të mirën e shpërblejnë me të keqen, duke e lënë kështu të pangushëlluar jetën time.

alb@Psalms:35:13 @ Megjithatë, kur ishin të sëmurë, unë vesha grathoren dhe e mundova shpirtin tim me agjerim, dhe lutesha me kokën e përkulur mbi gjoks.

alb@Psalms:35:14 @ Shkoja rreth e rrotull, sikur të ishte fjala për një shok o për vëllanë tim; shkoja fort i kërrusur nga dhembja, ashtu si një njeri që mban zi për të ëmën.

alb@Psalms:35:15 @ Por kur u pengova, ata u gëzuan dhe u mblodhën bashkë; u mblodhën kundër meje disa shpifës, të cilët nuk i njihja; më kanë shqyer pa pushim.

alb@Psalms:35:16 @ Bashkë me disa palaço zemërkatranë kërcëllijnë dhëmbët kundër meje.

alb@Psalms:35:17 @ O Zot, deri kur do të vazhdosh të shikosh? Shpëto jetën time nga shkatërrimet e kurdisura prej tyre, të vetmen pasuri që kam nga dhëmbët e luanëve.

alb@Psalms:35:18 @ Unë do të të kremtoj në kuvendin e madh, do të lavdëroj në mes të një populli të shumtë.

alb@Psalms:35:19 @ Mos u gëzofshin me mua ata që pa hak më janë bërë armiq, mos e shkelshin syrin ata që më urrejnë pa arsye,

alb@Psalms:35:20 @ sepse nuk flasin kurrë për paqe, por kurdisin mashtrime kundër njerëzve paqësorë të vendit.

alb@Psalms:35:21 @ Po, e hapin gojën e tyre kundër meje dhe thonë: "Ah, ah! E kemi parë me sytë tanë".

alb@Psalms:35:22 @ O Zot, ti i ke parë këto gjëra, mos hesht; o Zot, mos u largo nga unë.

alb@Psalms:35:23 @ Zgjohu dhe çohu, për të më siguruar drejtësi dhe për të mbrojtur çështjen time, o Perëndi dhe Zoti im.

alb@Psalms:35:24 @ Gjykomë sipas drejtësisë sate, o Zot, Perëndia im, dhe bëj ata të mos kënaqen me mua,

alb@Psalms:35:25 @ dhe të mos thonë në zemër të tyre: "Ah, pikërisht ashtu siç e donim"; dhe të mos thonë: "E gëlltitëm".

alb@Psalms:35:26 @ U turpërofshin dhe u pështjellofshin gjihë ata që gezohen nga e keqja ime; u mbulofshin me turp dhe me fyerje ata që ekzaltohen kundër meje.

alb@Psalms:35:27 @ Këndofshin dhe gëzofshin ata që kanë në zemër çështjen time të drejtë dhe thënçin vazhdimisht: "Lëvduar qoftë Zoti, që e do paqen e shërbëtorit të tij".

alb@Psalms:35:28 @ Gjuha ime do të kremojë drejtësinë tënde dhe do të këndojë lëvdimin tënd tërë ditën.

alb@Psalms:36:1 @ Mëkati i të pabesit i thotë zemrës sime: "Nuk ekziston asnjë frikë nga Perëndia përpara syve të tij.

alb@Psalms:36:2 @ Sepse ai gënjen veten e tij në kërkimin e fajit që ka kryer në urrejtjen ndaj tij.

alb@Psalms:36:3 @ Fjalët e gojës së tij janë paudhësi dhe mashtrim; ai ka pushuar së qeni i urtë dhe nuk bën më të mira.

alb@Psalms:36:4 @ Ai thur paudhësi në shtratin e tij; vihet në një rrugë që nuk është e mirë dhe që nuk e dënon të keqen".

alb@Psalms:36:5 @ O Zot, mirësia jote arrin deri në qiell dhe besnikëria jote deri te retë.

alb@Psalms:36:6 @ Drejtësia jote është si malet e Perëndisë, dhe gjykimet e tua janë si një humnerë e madhe. O Zot, ti ruan njerëz dhe kafshë.

alb@Psalms:36:7 @ O Perëndi, sa e çmuar është mirësia jote! Prandaj bijtë e njerëzve gjejnë strehë nën hijen e krahëve të tu;

alb@Psalms:36:8 @ ata ngopen me bollëkun e shtëpisë sate, dhe ti u heq etjen në përroin e kënaqësive të tua.

alb@Psalms:36:9 @ Sepse pranë teje është burimi i jetës, dhe me anë të dritës sate ne shohim dritën.

alb@Psalms:36:10 @ Zgjate mirësinë tënde ndaj atyre që të njohin dhe drejtësinë tënde ndaj atyre që janë të drejtë nga zemra.

alb@Psalms:36:11 @ Mos më vëntë këmbën kryelarti dhe dora e të pabesit mos më marrtë me vete.

alb@Psalms:36:12 @ Ja, ata që kryejnë paudhësi kanë rënë; i kanë rrëzuar për tokë dhe nuk mund të ringjallen përsëri.

alb@Psalms:37:1 @ Mos u dëshpëro për shkak të njerëzve të këqij; mos ki smirë ata që veprojnë me ligësi,

alb@Psalms:37:2 @ sepse ata shpejt do të kositen si bari dhe do të thahen si bari i blertë.

alb@Psalms:37:3 @ Ki besim tek Zoti dhe bëj të mira; bano vendin dhe shto besnikërinë.

alb@Psalms:37:4 @ Gjej kënaqësinë tënde në Zotin dhe ai do të plotësojë dëshirat e zemrës sate.

alb@Psalms:37:5 @ Vendose fatin tënd tek Zoti, ki besim tek ai dhe ai ka për të vepruar.

alb@Psalms:37:6 @ Ai do të bëjë të shkëlqejë drejtësia jote si drita dhe ndershmëria e saj si mesdita.

alb@Psalms:37:7 @ Rri në heshtje para Zotit dhe prite atë; mos u hidhëro për atë që i shkojnë mbarë punët e veta, për njeriun që ndjek planet e këqija të tij.

alb@Psalms:37:8 @ Hiq dorë nga zemërimi dhe lëre përbuzjen; mos u dëshpëro; kjo do të të çonte edhe ty të bëje të keqen.

alb@Psalms:37:9 @ Sepse njerëzit e këqij do të shfarosen, por ata që shpresojnë tek Zoti do të bëhen zotër të tokës.

alb@Psalms:37:10 @ Edhe pak dhe i pabesi nuk do të jetë më; po, ti do të kërkosh me kujdes vendin e tij dhe ai nuk do të jetë më.

alb@Psalms:37:11 @ Por zemërbutët do të zotërojnë tokën dhe do të gëzojnë një paqe të madhe.

alb@Psalms:37:12 @ I pabesi komploton kundër të drejtit dhe kërcëllin dhëmbët kundër tij.

alb@Psalms:37:13 @ Zoti qesh me të, sepse e sheh që vjen dita e tij.

alb@Psalms:37:14 @ Të pabesët kanë nxjerrë shpatën dhe kanë nderur harkun e tyre për të rrëzuar të mjerin dhe nevojtarin, për të vrarë ata që ecën drejt në rrugën e tyre.

alb@Psalms:37:15 @ Shpata e tyre do të hyjë në zemrën e tyre dhe harqet e tyre do të thyhen.

alb@Psalms:37:16 @ Vlen më tepër e pakta e të drejtit se sa bollëku i shumë të pabesëve.

alb@Psalms:37:17 @ Sepse krahët e të pabesëve do të thyhen, por Zoti i përkrah të drejtët.

alb@Psalms:37:18 @ Zoti i njeh ditët e njerëzve të ndershëm dhe trashëgimia e tyre do të vazhdojë përjetë.

alb@Psalms:37:19 @ Ata nuk do të ngatërrohen në kohën e fatkeqësisë dhe në ditët e zisë do të ngopen.

alb@Psalms:37:20 @ Por të pabesët do të vdesin dhe armiqtë e Zotit do të konsumohen dhe do të bëhen tym si dhjami i qengjave.

alb@Psalms:37:21 @ I pabesi merr hua dhe nuk e kthen, por i drejti ka mëshirë dhe dhuron.

alb@Psalms:37:22 @ Sepse të bekuarit nga Zoti do të trashëgojnë tokën, por ata që janë mallkuar prej tij do të shfarosen.

alb@Psalms:37:23 @ Hapat e njeriut i drejton Zoti, kur atij i pëlqejnë rrugët e tij.

alb@Psalms:37:24 @ Por kur njeriu rrëzohet, nuk shtrihet për tokë, sepse Zoti e mban për dore.

alb@Psalms:37:25 @ Unë kam qenë fëmijë dhe tani jam plakur, por nuk e kam parë kurrë të drejtin të braktisur dhe pasardhësit e tij të lypin bukë.

alb@Psalms:37:26 @ Ai ka mëshirë dhe jep kurdoherë hua; dhe pasardhësit e tij janë në bekim.

alb@Psalms:37:27 @ Largohu nga e keqja dhe bëj të mirën, dhe do të kesh një banesë të përjetshme.

alb@Psalms:37:28 @ Sepse Zoti e do drejtësinë dhe nuk ka për t`i braktisur kurrë shenjtorët e tij; ata do të ruhen përjetë, ndërsa pasardhësit e të pabesëve do të shfarosen.

alb@Psalms:37:29 @ Të drejtët do të trashëgojnë tokën dhe do të banojnë gjithnjë mbi të.

alb@Psalms:37:30 @ Nga goja e të drejtit del dituri dhe gjuha e tij flet për drejtësi.

alb@Psalms:37:31 @ Ligji i Perëndisë të tij është në zemrën e tij; hapat e tij nuk do të lëkunden.

alb@Psalms:37:32 @ I pabesi spiunon të drejtin dhe përpiqet ta vrasë.

alb@Psalms:37:33 @ Zoti nuk do ta lërë në duart e tij dhe nuk do të lejojë që të dënohet, kur të gjykohet.

alb@Psalms:37:34 @ Ki shpresë të patundur tek Zoti dhe ndiq rrugën tij, dhe ai do të të lartojë me qëllim që ti të trashëgosh tokën; kur të pabesët të jenë të shfarosur, ti do ta shikosh.

alb@Psalms:37:35 @ E pashë njeriun e pushtetshëm dhe të furishëm të begatohet si një pemë e gjelbër në tokën e tij të lindjes,

alb@Psalms:37:36 @ por pastaj u zhduk; dhe ja, nuk është më; e kërkova, por nuk e gjeta më.

alb@Psalms:37:37 @ Ki kujdes për njeriun e ndershëm dhe këqyr njeriun e drejtë, sepse e ardhmja e këtij njeriu do të jetë paqja.

alb@Psalms:37:38 @ Por shkelësit do të shkatërrohen të gjithë; në fund të pabesët do të dërrmohen.

alb@Psalms:37:39 @ Por shpëtimi i të drejtëve vjen nga Zoti; ai është kështjella e tyre në kohën e fatkeqësisë.

alb@Psalms:37:40 @ Dhe Zoti i ndihmon dhe i çliron; i çliron nga të pabesët dhe i shpëton, sepse kanë gjetur strehë tek ai.

alb@Psalms:38:1 @ O Zot, mos më shaj në indinjatën tënde dhe mos më dëno në zemërimin tënd.

alb@Psalms:38:2 @ Sepse shigjtat e tua më kanë shpuar dhe dora jote më shtyp.

alb@Psalms:38:3 @ Nuk ka asgjë të shëndoshë në mishin tim për shkak të zemërimit tënd; nuk ka qetësi në kockat e mia për shkak të mëkatit tim.

alb@Psalms:38:4 @ Paudhësitë e mia e kalojnë në fakt kohën time, janë si një barrë e madhe, shumë e rëndë për mua.

alb@Psalms:38:5 @ Plagët e mia janë të fëlliqura dhe të qelbëzuara nga marrëzia ime.

alb@Psalms:38:6 @ Jam krejt i kërrusur dhe i dëshpëruar; sillem tërë ditën rreth e qark duke mbajtur zi,

alb@Psalms:38:7 @ sepse ijet e mia janë të pezmatuara dhe nuk ka asgjë të shëndoshë në mishin tim.

alb@Psalms:38:8 @ Jam i sfilitur dhe i vrarë; vrumbulloj nga drithma e zemrës sime.

alb@Psalms:38:9 @ O Zot, çdo dëshirë që kam është para teje dhe psherëtimat e mia nuk të janë fshehur.

alb@Psalms:38:10 @ Zemra ime rreh, fuqia po më lë; vetë drita e syve të mi ka ikur.

alb@Psalms:38:11 @ Miqtë e mi dhe shokët e mi rrinë larg plagës sime, dhe fqinjët e mi ndalojnë larg meje.

alb@Psalms:38:12 @ Ata që kërkojnë jetën time më ngrejnë kurthe dhe ata që duan të më bëjnë të keqen flasin për shkatërrimin dhe mendojnë mashtrime tërë ditën.

alb@Psalms:38:13 @ Por unë jam si një i shurdhër që nuk dëgjon dhe një memec që nuk e hap gojën.

alb@Psalms:38:14 @ Po, jam si një njeri që nuk dëgjon dhe që nuk mund të përgjigjet me gojën e tij.

alb@Psalms:38:15 @ Sepse shpresoj te ti, o Zot, ti do të përgjigjesh, o Zot, Perëndia im.

alb@Psalms:38:16 @ Sepse kam thënë: "U gëzofshin me mua, dhe kur këmba ime pengohet, mos u çofshin kundër meje".

alb@Psalms:38:17 @ Ndërsa jam duke rënë dhe dhembja ime është vazhdimisht para meje,

alb@Psalms:38:18 @ ndërsa rrëfej mëkatin tim dhe jam tepër i shqetësuar për mëkatin,

alb@Psalms:38:19 @ armiqtë e mi janë tërë gjallëri dhe janë të fortë, dhe ata që më urrejnë pa shkak shumohen.

alb@Psalms:38:20 @ Edhe ata që ma shpërblejnë të mirën me të keqen më përndjekin, sepse unë ndjek rrugën e së mirës.

alb@Psalms:38:21 @ O Zot, mos më braktis; Perëndia im, mos u largo nga unë.

alb@Psalms:38:22 @ Nxito të më ndihmosh, o Zot, o shpëtimi im.

alb@Psalms:39:1 @ Unë thoja: "Do të kujdesem për sjelljen time që të mos kryej mëkate me gjuhën time; do t`i vë një fre gojës sime, sa kohë që i pabesi rri para meje".

alb@Psalms:39:2 @ Kam qëndruar i heshtur dhe i qetë, i jam përmbajtur pikërisht së mirës, dhe dhembja ime është ashpërsuar.

alb@Psalms:39:3 @ Zemra më digjte përbrenda; ndërsa mendohesha, një zjarr u ndez; atëherë fola me gjuhën time:

alb@Psalms:39:4 @ "O Zot, bëmë të njohur fundin tim dhe cila është masa e ditëve të mia; vepro në mënyrë që unë të di sa i brishtë jam.

alb@Psalms:39:5 @ Ja, ti i ke pakësuar ditët e mia aq sa është e gjatë një pëllëmbë, dhe zgjatja e jetës sime është si asgjë para teje; po, çdo njeri në gjendjen e tij më të mirë nuk është veçse avull. (Sela)

alb@Psalms:39:6 @ Po, njeriu sillet rreth e qark si një hije; po më kot lodhen të gjithë dhe grumbullojnë pasuri pa ditur kush do t`i mbledhë!

alb@Psalms:39:7 @ Por tani, o Zot, çfarë pres? Shpresa ime është te ti.

alb@Psalms:39:8 @ Çliromë nga të gjitha fajet e mia; bëj që të mos jem objekt i talljes nga njeriu pa mend.

alb@Psalms:39:9 @ Do të qëndroj në heshtje, nuk kam për të hapur gojën, sepse ti je ai që vepron.

alb@Psalms:39:10 @ Largo nga unë fshikullin tënd; unë po marr fund nën goditjet e dorës sate.

alb@Psalms:39:11 @ Ti e korrigjon njeriun duke dënuar mëkatin e tij dhe konsumon si një krimb atë që për të është e çmuar. Po, çdo njeri nuk është veçse kotësi. (Sela)

alb@Psalms:39:12 @ O Zot, dëgjo lutjen time dhe vëri veshin britmës sime; mos u trego i shurdhër ndaj lotëve të mi, sepse para teje unë jam një i huaj dhe një shtegtar si të gjithë etërit e mi.

alb@Psalms:39:13 @ Hiqe shikimin tënd nga unë, me qëllim që unë të marr përsëri fuqi para se të iki dhe të mos jem më".

alb@Psalms:40:1 @ Unë kam pritur me ngulm dhe me durim Zotin, dhe ai u përkul mbi mua dhe dëgjoi britmën time.

alb@Psalms:40:2 @ Më nxorri jashtë një grope shkatërrimi, nga balta e moçalit, i vendosi këmbët e mia mbi një shkëmb dhe i ka bërë të qëndrueshme hapat e mia.

alb@Psalms:40:3 @ Ai vuri në gojën time një kantik të ri për të lëvduar Perëndinë tonë; shumë njerëz kanë për ta parë këtë, do të dridhen dhe do t`i besojnë Zotit.

alb@Psalms:40:4 @ Lum ai njeri që i beson Zotit dhe nuk u drejtohet krenarëve dhe as atyre që marrin rrugë të keqe duke u dhënë pas gënjeshtrës.

alb@Psalms:40:5 @ O Zot, Perëndia im, të shumta janë mrekullitë që ke bërë, dhe askush nuk mund të numërojë gjërat që ke menduar për ne. Po të duhej t`i shpallja dhe t`i tregoja, do të ishin tepër për t`i radhitur.

alb@Psalms:40:6 @ Ti nuk kënaqesh as me flijime as me oferta; më ke shpuar veshët. Ti nuk ke kërkuar as olokauste as flijime për mëkatin.

alb@Psalms:40:7 @ Atëherë unë thashë: "Ja, po vij. Në rrotullin e librit shkruhet për mua.

alb@Psalms:40:8 @ Perëndia im, unë gëzohem kur zbatoj vullnetin tënd dhe ligji yt është në zemrën time".

alb@Psalms:40:9 @ E shpalla drejtësinë tënde në kuvendin e madh; ja, unë nuk i mbaj buzët të mbyllura, o Zot, ti e di këtë.

alb@Psalms:40:10 @ Nuk e kam fshehur drejtësinë tënde në zemrën time; kam shpallur besnikërinë tënde dhe shpëtimin tënd; nuk e kam fshehur mirësinë tënde as të vërtetën tënde para kuvendit të madh.

alb@Psalms:40:11 @ Mos më moho, o Zot, mëshirën zemërbutë; mirësia jote dhe e vërteta jote më mbrofshin gjithnjë.

alb@Psalms:40:12 @ Sepse të këqija të panumërta më rrethojnë; paudhësitë e mia më kanë zënë dhe nuk mund të shikoj; janë më të shumta se flokët e kokës sime, dhe zemra po më ligështohet.

alb@Psalms:40:13 @ Prano, o Zot, të më çlirosh. O Zot, nxito të më ndihmosh.

alb@Psalms:40:14 @ U turpërofshin dhe u pështjellofshin ata që duan të shkatërrojnë jetën time. Rënçin poshtë të mbuluar nga turpi ata që gëzohen me fatkeqësitë e mia.

alb@Psalms:40:15 @ U trëmbshin për turp të tyre ata që më thonë: "Ah, ah...!".

alb@Psalms:40:16 @ U gëzofshin dhe ngazëllofshin te ti të gjithë ata që të kërkojnë, ata që duan shpëtimin tënd thënçin: "Lëvduar qoftë Zoti".

alb@Psalms:40:17 @ Sa për mua, unë jam i varfër dhe nevojtar, por Zoti kujdeset për mua. Ti je mbështetja ime dhe çlirimtari im; Perëndia im, mos u vono.

alb@Psalms:41:1 @ Lum ai që kujdeset për të varfërin; Zoti do ta çlirojë ditën e fatkeqësisë.

alb@Psalms:41:2 @ Zoti do ta ruajë dhe do ta mbajë të gjallë; ai do të jetë i lumtur mbi tokë dhe ti nuk do ta lësh në duart e armiqve të tij.

alb@Psalms:41:3 @ Zoti do ta ndihmojë në shtratin e sëmundjes; gjatë sëmundjes së tij, o Zot, ti do ta transformosh plotësisht shtratin e tij.

alb@Psalms:41:4 @ Unë kam thënë: "O Zot, ki mëshirë për mua, ma shëro shpirtin, sepse kam mëkatuar kundër teje".

alb@Psalms:41:5 @ Armiqtë e mi ndjellin të keqen, duke thënë: "Kur do të vdesë dhe kur do të zhduket emri i tij?".

alb@Psalms:41:6 @ Në rast se dikush prej tyre vjen të më shikojë, gënjen, ndërsa zemra e tij mbledh paudhësi; pastaj del jashtë dhe e përhap rreth e rrotull.

alb@Psalms:41:7 @ Të gjithë ata që më urrejnë, pëshpëritin bashkë kundër meje; kundër meje kurdisin të keqen,

alb@Psalms:41:8 @ duke thënë: "Një e keqe e tmerrshme e ka zënë dhe ai nuk do të ngrihet kurrë më nga vendi ku dergjet".

alb@Psalms:41:9 @ Madje edhe miku im i ngushtë, tek i cili kisha besim dhe që hante bukën time, ka ngritur kundër meje thembrën e tij.

alb@Psalms:41:10 @ Por ti, o Zot, ki mëshirë për mua dhe më ço në këmbë që të mund t`ua shpaguaj.

alb@Psalms:41:11 @ Nga kjo e di që ti më pëlqen, në rast se armiku im nuk triumfon mbi mua.

alb@Psalms:41:12 @ Sa për mua, më ke përkrahur në ndershmërinë time dhe më ke vendosur në praninë tënde për gjithnjë.

alb@Psalms:41:13 @ Qoftë i bekuar Zoti, Perëndia i Izraelit, përjetë. Amen, amen.

alb@Psalms:42:1 @ Ashtu si suta ka një dëshirë të madhe për rrëketë e ujit, kështu shpirti im ka një dëshirë të zjarrtë për ty, o Perëndi.

alb@Psalms:42:2 @ Shpirti im ka një etje të madhe për Perëndinë, për Perëndinë e gjallë. Kur do të vij dhe do të paraqitem para Perëndisë?

alb@Psalms:42:3 @ Lotët e mia janë bërë ushqimi im ditë e natë, ndërsa më thonë vazhdimisht: "Ku është Perëndia yt?".

alb@Psalms:42:4 @ Duke kujtuar këto gjëra, brenda vetes sime i jap shfrim të lirë shpirtit tim, sepse kisha zakon të shkoja me turmën, duke e udhëhequr në shtëpinë e Perëndisë, në mes të këngëve të gëzimit dhe të lëvdimit të një turme në festë.

alb@Psalms:42:5 @ Pse ligështohesh, o shpirti im, pse vajton brënda trupit tim? Shpreso te Perëndia, sepse unë do ta kremtoj akoma për çlirimin e pranisë së tij.

alb@Psalms:42:6 @ O Perëndia im, shpirti më është ligështuar përbrenda; prandaj më kujtohesh ti nga vendi i Jordanit dhe nga majat e Hermonit, nga mali i Mitsarit.

alb@Psalms:42:7 @ Një hon thërret një hon tjetër në zhurmën e ujërave të tua; të gjitha dallgët e tua dhe valët e tua kanë kaluar përmbi mua.

alb@Psalms:42:8 @ Ditën Zoti më jep mirësinë e tij, dhe natën i ngre atij një kantik, një lutje Perëndisë të jetës sime.

alb@Psalms:42:9 @ Unë do t`i them Perëndisë, kështjellës sime: "Pse më harrove? Pse endem i veshur me rroba zie për shkak të shtypjes nga ana e armikut?".

alb@Psalms:42:10 @ Kockat e mia po vuajnë për vdekje për shkak të fyerjeve nga ana e armive të mi, që më thonë vazhdimisht: "Ku është Perëndia yt?".

alb@Psalms:42:11 @ Pse ligështohesh, shpirti im, pse rënkon përbrenda meje? Shpreso te Perëndia, sepse unë do ta kremtoj akoma; ai është shpëtimi im dhe Perëndia im.

alb@Psalms:43:1 @ Siguromë drejtësi, o Perëndi, dhe mbro çështjen time nga njerëzit e këqij; më çliro nga njeriu i rremë dhe i lig.

alb@Psalms:43:2 @ Mbasi ti je Perëndia që më jep forcë, pse më ke kthyer? Pse shkoj i veshur me rroba zie për shkak të shtypjes nga ana e armikut?

alb@Psalms:43:3 @ Dërgo dritën tënde dhe të vërtetën tënde; këto le të më udhëheqin dhe të më çojnë në malin tënd të shenjtë dhe në vendin e banesës sate.

alb@Psalms:43:4 @ Atëherë un do të vij tek altari i Perëndisë, te Perëndia, që është gëzimi im dhe kënaqësia ime; do të të kremtoj me qeste, o Perëndi, Perëndia im.

alb@Psalms:43:5 @ Pse ligështohesh, shpirti im, pse rënkon brenda meje? Ki shpresë te Perëndia, sepse unë do ta kremtoj akoma, sepse ai është shpëtimi im dhe Perëndia im.

alb@Psalms:44:1 @ O Perëndi, e kemi dëgjuar me veshët tona, etërit tanë na kanë treguar veprën që ti ke bërë në ditët e tyre në kohërat e lashta.

alb@Psalms:44:2 @ Për t`i vendosur me dorën tënde ti ke shpronësuar kombet, ke çrrënjosur popuj për t`u bërë vend atyre. Në fakt nuk e pushtuan vendin me shpatën e tyre dhe nuk qe krahu i tyre që i shpëtoi, por ishte dora jote e djathtë, krahu yt dhe drita e fytyr

alb@Psalms:44:3 @ ës sate, sepse të pëlqenin.

alb@Psalms:44:4 @ Ti je mbreti im, o Perëndi, që vendos fitoret për Jakobin.

alb@Psalms:44:5 @ Me anën tënde do të përmbysim armiqtë tanë; në emër tënd do të shkelim ata që ngrihen kundër nesh.

alb@Psalms:44:6 @ Sepse nuk kam besim tek harku im dhe nuk do të jetë shpata ime ajo që do të më shpëtojë.

alb@Psalms:44:7 @ Por je ti ai që na shpëton nga armiqtë tanë dhe që i mbulon me turp ata që na urrejnë.

alb@Psalms:44:8 @ Ne do të lëvdojmë çdo ditë Perëndinë dhe do të kremtojmë emrin tënd përjetë. (Sela)

alb@Psalms:44:9 @ Por ti na dëbove dhe na mbulove me turp, dhe nuk del më me ushtritë tona.

alb@Psalms:44:10 @ Ti ke bërë të kthejmë kurrizin përpara armikut, dhe ata që na urrejnë na kanë grabitur.

alb@Psalms:44:11 @ Ti na ke dhënë si dele për therje dhe na ke shpërndarë midis kombeve.

alb@Psalms:44:12 @ Ti e ke shitur popullin tënd për asgjë dhe nuk ke nxjerrë asnjë fitim nga shitja e tij.

alb@Psalms:44:13 @ Ti na bëre për turp me fqinjët tanë, u bëmë gazi dhe tallja e atyre që rrijnë rreth nesh.

alb@Psalms:44:14 @ Ti na ke bërë të jemi gazi i kombëve; përsa na përket neve, popujt tundin kokën.

alb@Psalms:44:15 @ Turpi im më rri gjithmonë përpara, dhe fytyra ime është e mbuluar nga turpi,

alb@Psalms:44:16 @ për shkak të atij që më fyen dhe më poshtëron, për shkak të armikut dhe atij që kërkon hakmarrje.

alb@Psalms:44:17 @ Të tëra këto na kanë rënë mbi kurriz, por ne nuk kemi harruar dhe nuk kemi tradhëtuar besëlidhjen tënde.

alb@Psalms:44:18 @ Zemra jonë nuk është kthyer prapa dhe hapat tona nuk janë larguar nga rruga jote,

alb@Psalms:44:19 @ por ti na ke copëtuar, duke na futur në vende çakejsh dhe duke na mbuluar me hijen e vdekjes.

alb@Psalms:44:20 @ Po të kishim harruar emrin e Perëndisë tonë dhe po t`i kishim shtrirë duart tona drejt një perëndie të huaj,

alb@Psalms:44:21 @ a nuk do ta kishte zbuluar Perëndia këtë gjë? Në fakt ai i njeh sekretet e zemrës.

alb@Psalms:44:22 @ Po, për shkakun tënd ne vritemi çdo ditë dhe konsiderohemi si dele.

alb@Psalms:44:23 @ Zgjohu! Pse fle, o Zot? Çohu, mos na kthe për gjithnjë.

alb@Psalms:44:24 @ Pse e fsheh fytyrën tënde, dhe harron pikëllimin tonë dhe shtypjen tonë?

alb@Psalms:44:25 @ Sepse shpirtërat tona janë ulur deri te pluhuri dhe trupi ynë i është ngjitur tokës.

alb@Psalms:44:26 @ Çohu të na ndihmosh dhe na shpëto për hir të mirësisë sate.

alb@Psalms:45:1 @ Më burojnë nga zemra fjalë shumë të ëmbla; unë i këndoj mbretit poemën time. Gjuha ime do të jetë si pena e një shkruesi të shpejtë.

alb@Psalms:45:2 @ Ti je shumë i bukur ndër të gjithë bijtë e njerëzve; buzët e tua janë plot nur, prandaj Perëndia të ka bekuar në përjetësi.

alb@Psalms:45:3 @ Ngjeshe shpatën në brezin tënd, o trim, i rrethuar nga shkëlqimi yt dhe nga madhështia jote,

alb@Psalms:45:4 @ dhe në madhështinë tënde shko përpara mbi qerren fitimtare për çështjen e së vërtetës, të shpirtmadhësisë dhe të drejtësisë, dhe dora jote e djathtë do të të tregojë vepra të tmerrshme.

alb@Psalms:45:5 @ Shigjetat e tua janë të mprehta; popujt do të bien poshtë teje; ato do të hyjnë në zemërën e armiqve të mbretit.

alb@Psalms:45:6 @ Froni yt, o Perëndi, vazhdon në përjetësi; skeptri i mbretërisë sate është një skeptër drejtësie.

alb@Psalms:45:7 @ Ti e do drejtësinë dhe urren mbrapshtinë; prandaj Perëndia, Perëndia yt, të ka vajosur me vaj gëzimi përmbi shokët e tu.

alb@Psalms:45:8 @ Tërë rrobat e tua mbajnë erë mirre, aloe dhe kasie; nga pallatet e fildishta veglat muzikore me tela të gëzojnë.

alb@Psalms:45:9 @ Midis zonjave të nderit që të rrethojnë ka bija mbretërish; në të djathtën tënde është mbretëresha, e zbukuruar me ar Ofiri.

alb@Psalms:45:10 @ Dëgjo, vashë, shiko dhe vër veshin; harro populin tënd dhe shtëpinë e atit tënd,

alb@Psalms:45:11 @ dhe mbreti do të dëshirojë me të madhe bukurinë tënde; bjer përmbys para tij, sepse ai është Zoti yt.

alb@Psalms:45:12 @ Bija e Tiros do të të sjellë disa dhurata dhe të pasurit e popullit do të kërkojnë favoret e tua.

alb@Psalms:45:13 @ Tërë shkëlqim është brenda e bija e mbretit; rrobat e saj janë të qëndisura me ar.

alb@Psalms:45:14 @ Atë do ta çojnë te mbreti me rroba të qëndisura, të shoqëruar nga virgjëresha shoqe të saj, që do të të paraqiten ty.

alb@Psalms:45:15 @ Ato do t`i çojnë me gëzim dhe hare dhe do të hyjnë në pallatin e mbretit.

alb@Psalms:45:16 @ Bijtë e tu do të zënë vendin e etërve të tu; ti do t`i bësh princa për tërë tokën.

alb@Psalms:45:17 @ Unë do të shpall kujtimin e emrit tënd për të gjitha brezat; prandaj popujt do të të kremtojnë në përjetësim, përjetë.

alb@Psalms:46:1 @ Perëndia është për ne një streh dhe një forcë, një ndihmë gjithnjë e gatshme në fatkeqësi.

alb@Psalms:46:2 @ Prandaj ne nuk do të kemi frikë edhe sikur toka të luajë dhe malet të hidhen në mes të detit,

alb@Psalms:46:3 @ dhe ujërat e tij të tërbohen dhe të shkumojnë, dhe malet të dridhen në fryerjen e tij. (Sela)

alb@Psalms:46:4 @ Éshtë një lumë brigjet e të cilit mbushin me gëzim qytetin e Perëndisë, vendin e shenjtë ku banon shumë i Larti.

alb@Psalms:46:5 @ Perëndia është në mes të tij, ai nuk do të luajë nga vendi; Perëndia do ta ndihmojë në dritat e para të mëngjesit.

alb@Psalms:46:6 @ Kombet do të ziejnë, mbretëritë do të tronditen; ai dërgoi jashtë zërin e tij, toka u shkri.

alb@Psalms:46:7 @ Zoti i ushtrive është me ne; Perëndia i Jakobit është streha jonë. (Sela)

alb@Psalms:46:8 @ Ejani dhe admironi veprat e Zotit, që ka bërë mrekulli mbi tokë.

alb@Psalms:46:9 @ Ai bën që të pushojnë luftërat deri në skajet e tokës; ai prish harqet dhe thyen shtizat, dhe djeg qerret me zjarr.

alb@Psalms:46:10 @ Ndaluni dhe pranoni që jam Perëndi; do të ngrihem lart midis kombeve, do të ngrihem lart mbi tokë.

alb@Psalms:46:11 @ Zoti i ushtrive është me ne; Perëndia i Jakobit është streha jonë. (Sela)

alb@Psalms:47:1 @ Duartrokisni, o popuj; kremtojeni Perëndinë me britma triumfi.

alb@Psalms:47:2 @ Sepse Zoti, Shumë i Larti, është i tmerrshëm, një mbret i madh mbi gjithë dheun.

alb@Psalms:47:3 @ Ai do të na nënshtrojë popujt dhe kombet do t`i vërë nën këmbët tona.

alb@Psalms:47:4 @ Ai do të zgjedhë për ne trashëgiminë tonë, lavdinë e Jakobit që ai e do. (Sela)

alb@Psalms:47:5 @ Perëndia është ngritur në mes brohoritjesh gëzimi, Zoti me tingujt e borive.

alb@Psalms:47:6 @ Këndojini lavde Perëndisë tonë, këndojini lavde! Këndojini lavde mbretit tonë, këndojini lavde!

alb@Psalms:47:7 @ Sepse Perëndia është mbreti i gjithë dheut, këndojini lavde me zotësi.

alb@Psalms:47:8 @ Perëndia mbretëron mbi kombet; Perëndia ulet mbi fronin e tij të shenjtë.

alb@Psalms:47:9 @ Princat e popujve, populli i Perëndisë të Abrahamit, janë mbledhur bashkë; sepse Perëndisë i përkasin mburojat e tokës; atë e lëvdojnë me të madhe.

alb@Psalms:48:1 @ I madh është Zoti dhe meriton të lëvdohet në kulm në qytetin e Perëndisë tonë, në malin e tij të shenjtë.

alb@Psalms:48:2 @ I bukur për nga lartësia e tij, gëzimi i gjithë dheut është mali i Sionit, nga ana e veriut, qyteti i Mbretit të madh.

alb@Psalms:48:3 @ Në pallatet e tij Perëndia u bë i njohur si një kala e papushtueshme.

alb@Psalms:48:4 @ Ja, mbretërit ishin mbledhur dhe shikonin përpara bashkarisht,

alb@Psalms:48:5 @ por sa e panë, mbetën të shushatur dhe ikën të tmerruar.

alb@Psalms:48:6 @ Atje i zunë drithmat dhe si të prerat e lindjes,

alb@Psalms:48:7 @ në të njëjtën mënyrë si era e lindjes që i bën copë-copë anijet e Tarshishit.

alb@Psalms:48:8 @ Siç e kishim dëgjuar, ashtu pamë në qytetin e Zotit disa ushtri, në qytetin e Perëndisë tonë; Perëndia do ta bëjë të qëndrueshëm përjetë.

alb@Psalms:48:9 @ Në tempullin tënd, o Perëndi, ne kemi rënë në mendime mbi mirësinë tënde.

alb@Psalms:48:10 @ Ashtu si emri yt, o Perëndi, kështu lëvdimi yt arrin deri në skajet e tokës; dora jote e djathtë është tërë drejtësi.

alb@Psalms:48:11 @ Le të gëzohet mali Sion, le të ngazëllojnë vajzat e Judës për gjykimet e tua.

alb@Psalms:48:12 @ I bini rrotull Sionit, vizitojeni, numëroni kullat e tij,

alb@Psalms:48:13 @ këqyrni fortesat e tij, admironi pallatet e tij, me qëllim që të mund t`ia tregoni brezave që do të vijnë.

alb@Psalms:48:14 @ Sepse ky Perëndi është Perëndia ynë në përjetësi, përjetë, gjithnjë; ai do të jetë udhëheqësi ynë deri në vdekje.

alb@Psalms:49:1 @ Dëgjoni gjithë popujt, vini veshin, o banorë të botës,

alb@Psalms:49:2 @ qofshin njerëz të popullit dhe fisnikë, të pasur dhe të varfër tok.

alb@Psalms:49:3 @ Nga goja ime do të dalin fjalë diturie dhe kredhja në mendime e zemrës sime do të sjellë mirëkuptim.

alb@Psalms:49:4 @ Unë do ta ndjek një proverb, do ta paraqes enigmën time me harpë.

alb@Psalms:49:5 @ Pse duhet të kem frikë nga ditët e fatkeqësisë, kur më rrethon ligësia e kundërshtarëve të mi,

alb@Psalms:49:6 @ ata që kanë besim në pasuritë e tyre dhe mburren me bollëkun e pasurisë së tyre?

alb@Psalms:49:7 @ Asnjeri nuk mund të shpengojë kurrsesi vëllanë e tij, as t`i japë Perëndisë çmimin e shpengimit të tij,

alb@Psalms:49:8 @ sepse shpengimi i shpirtit të tij është shumë i shtrenjtë, dhe çmimi i saj nuk do të mjaftonte kurrë,

alb@Psalms:49:9 @ për të bërë që ai të jetojë përjetë dhe të mos shohë gropën.

alb@Psalms:49:10 @ Në fakt të gjithë shohin që njerëzit e urtë vdesin dhe që po në atë mënyrë vdesin njerëzit e pamend a mendjeshkurtër, duke ua lënë të tjerëve pasuritë e tyre.

alb@Psalms:49:11 @ Me mendjen e tyre ata pandehin se shtëpitë e tyre do të qëndrojnë për gjithnjë, që banesat e tyre janë të përjetshme; dhe kështu u vënë tokave emrin e tyre.

alb@Psalms:49:12 @ Megjithatë edhe njeriu që jeton në mes të pasurive nuk e ka të gjatë; ai është njëlloj si kafshët që mbarojnë.

alb@Psalms:49:13 @ Kjo është sjellja e njerëzve pa mend dhe e atyre që u shkojnë dhe miratojnë fjalimet e tyre. (Sela)

alb@Psalms:49:14 @ Shtyhen si dele në drejtim të Sheolit; vdekja do t`i përpijë dhe në mëngjes njerëzit e drejtë do të sundojnë mbi ta. Luksi i tyre do të marrë fund në Sheol, larg banesës së tyre.

alb@Psalms:49:15 @ Por Perëndia im do ta shpengojë shpirtin tim nga pushteti i Sheolit, sepse ai do të më pranojë. (Sela)

alb@Psalms:49:16 @ Mos kij frikë kur dikush pasurohet, kur lavdia e shtëpisë së tij rritet,

alb@Psalms:49:17 @ sepse kur do të vdesë, nuk do të marrë asgjë me vete; lavdia e tij nuk do të zbresë pas tij.

alb@Psalms:49:18 @ Edhe në se në jetë e ndjente veten të lumtur (në fakt njerëzia të lavdëron kur pasurohesh),

alb@Psalms:49:19 @ ai do të arrijë brezin e etërve të tij, që nuk do ta shohin kurrë më dritën.

alb@Psalms:49:20 @ Njeriu që jeton në mes të pasurive pa pasur gjykim është njëlloj si kafshët që zhduken.

alb@Psalms:50:1 @ Perëndia i plotfuqishëm, Zoti ka folur dhe ka thirrur në mbledhje gjithë dheun, nga lindja në perëndim.

alb@Psalms:50:2 @ Nga Sioni, përsosmëri e bukurisë, Perëndia shkëlqen.

alb@Psalms:50:3 @ Perëndia ynë do të vijë dhe nuk do të rijë në heshtje; do të paraprihet nga një zjarr shkatërrimtar dhe rreth tij do të ketë një furtunë të madhe.

alb@Psalms:50:4 @ Ai do të thërresë qiejtë nga lart dhe tokën për të gjykuar popullin e tij,

alb@Psalms:50:5 @ dhe do të thotë: "Mblidhni shenjtorët e mi, që kanë lidhur një besëlidhje me mua me anë të flijimit".

alb@Psalms:50:6 @ Dhe qiejtë do të shpallin drejtësinë e tij, sepse vetë Perëndia është gjykatësi. (Sela)

alb@Psalms:50:7 @ "Dëgjo, o populli im, dhe unë do të flas; dëgjo, o Izrael, dhe unë do të dëshmoj kundër teje. Unë jam Perëndia, Perëndia yt.

alb@Psalms:50:8 @ Nuk do të të qortoj për flijimet e tua as për olokaustet e tua që më rrijnë gjithnjë përpara.

alb@Psalms:50:9 @ Nuk do të marr asnjë dem nga shtëpia jote dhe asnjë cjap nga vathët e tua.

alb@Psalms:50:10 @ Të mia janë në fakt tërë kafshët e pyllit; imja është bagëtia që ndodhet me mijëra ndër male.

alb@Psalms:50:11 @ I njohim tërë zogjtë e maleve; dhe të gjitha ato që lëvizin në fushat janë të miat.

alb@Psalms:50:12 @ Po të kisha uri, nuk do ta thoja; sepse bota dhe sa ajo përmban janë të miat.

alb@Psalms:50:13 @ A ha unë vallë mish demi ose a pi gjak cjapi?

alb@Psalms:50:14 @ Dhuroji Perëndisë flijime lëvdimi dhe plotëso zotimet e tua që i ke bërë Shumë të Lartit.

alb@Psalms:50:15 @ Kërkomë ditën e fatkeqësisë, unë do të të çliroj dhe ti do të më lëvdosh".

alb@Psalms:50:16 @ Por të pabesit Perëndia i thotë: "Çfarë të drejte ke ti të përmëndësh statutet e mia dhe të kesh mbi buzët e tua besëlidhjen time,

alb@Psalms:50:17 @ ti që e urren korrigjimin dhe i hedh pas kurrizit fjalët e mia?

alb@Psalms:50:18 @ Në rast se sheh një vjedhës, bashkohesh me të me gjithë qejf, dhe bëhesh shok i atyre që shkelin kurorën.

alb@Psalms:50:19 @ Ti gojën ia lë së keqes dhe gjuha jote kurdis mashtrime.

alb@Psalms:50:20 @ Ti ulesh, flet kundër vëllait tënd dhe shpif kundër birit të nënës sate.

alb@Psalms:50:21 @ Ti i ke bërë këto gjëra dhe unë kam heshtur; ti ke menduar që unë jam krejt i ngjashëm me ty. Por unë do të të përgjigjem dhe do të vë çdo gjë para syve të tu.

alb@Psalms:50:22 @ Tani kuptoni këtë gjë ju që harroni Perëndinë, që unë të mos ju bëjë copë-copë dhe askush të mos ju çlirojë dot.

alb@Psalms:50:23 @ Ai që ofron flijime lëvdimi më përlëvdon dhe atij që sillet drejt do t`i tregoj shpëtimin e Perëndisë".

alb@Psalms:51:1 @ Ki mëshirë për mua, o Perëndi, sipas mirësisë sate; për dhembushurinë e madhe që ke fshiji të ligat që kam bërë.

alb@Psalms:51:2 @ Më pastro tërësisht nga paudhësia ime dhe më pastro nga mëkati im,

alb@Psalms:51:3 @ Sepse i pranoj të ligat që kam bërë, dhe mëkati im më rri gjithnjë përpara.

alb@Psalms:51:4 @ Kam mëkatuar kundër teje, vetëm kundër teje, dhe kam bërë atë që është e keqe për sytë e tu, me qëllim që ti të njihesh i drejtë kur flet dhe i ndershëm kur gjykon.

alb@Psalms:51:5 @ Ja, unë jam mbruajtur në paudhësi, dhe nëna ime më ka lindur në mëkat.

alb@Psalms:51:6 @ Por ty të pëlqen e vërteta që qëndron në thelb, dhe më mëson diturinë në sekretin e zemrës.

alb@Psalms:51:7 @ Më pastro me hisop dhe do të jem i pastruar; më laj dhe do të jem më i bardhë se bora.

alb@Psalms:51:8 @ Bëj që të ndjej gëzim dhe ngazëllim; bëj që kockat që ke thyer të kremtojnë edhe ato.

alb@Psalms:51:9 @ Fshih fytyrën tënde nga mëkatet e mia dhe fshi të tëra paudhësitë e mia.

alb@Psalms:51:10 @ O Perëndi, krijo tek unë një zemër të pastër dhe përtëri tek unë një frymë të patundur.

alb@Psalms:51:11 @ Mos më largo nga prania jote dhe mos më hiq Frymën tënde të shenjtë.

alb@Psalms:51:12 @ Kthemë gëzimin e shpëtimit dhe përkahmë me frymë dashamirës.

alb@Psalms:51:13 @ Atëherë do t`u mësoj rrugët e tua shkelësve dhe mëkatarët do të kthehen drejt teje.

alb@Psalms:51:14 @ Çliromë nga gjaku i derdhur, o Perëndi, Perëndi i shpëtimit tim, dhe gjuha ime do të kremtojë tërë gaz drejtësinë tënde.

alb@Psalms:51:15 @ O Zot, hap buzët e mia, dhe goja ime do të shpallë lëvdimin tënd.

alb@Psalms:51:16 @ Ti në fakt nuk ndjen ndonjë kënaqësi në flijim, përndryshe do ta ofroja, nuk të pëlqen as olokausti.

alb@Psalms:51:17 @ Flijimet e Perëndisë janë frymë e thyer; o Perëndi, ti nuk e përçmon zemrën e thyer dhe të penduar.

alb@Psalms:51:18 @ Bëj të mirën Sionit për dashamirësinë tënde, ndërto muret e Jeruzalemit.

alb@Psalms:51:19 @ Atëherë do të gëzohesh në flijimet e drejtësisë, në olokaustet dhe në ofertat që digjen tërësisht; atëherë do të ofrohen dema të rinj mbi altarin tënd.

alb@Psalms:52:1 @ Pse mburresh me të keqen, o njeri i fuqishëm? Mirësia e Perëndisë është e përjetshme.

alb@Psalms:52:2 @ Gjuha jote shkakton rrënim; ajo është si një brisk i mprehur, o veprues mashtrimesh.

alb@Psalms:52:3 @ Ty të pëlqen e keqja ndaj së mirës, gënjeshtra më tepër se e folura drejt. (Sela)

alb@Psalms:52:4 @ Ty të pëlqen çdo fjalë shkatërrimi, o gjuhë hileqare.

alb@Psalms:52:5 @ Prandaj Perëndia do të të shkatërrojë për gjithnjë; ai do të të kapë, do të të heqë nga çadra jote dhe do të të shkulë nga toka e të gjallëve. (Sela)

alb@Psalms:52:6 @ Të drejtët do ta shohin, do të kenë frikë dhe do ta përqeshin atë, duke thënë:

alb@Psalms:52:7 @ "Ky është njeriu që nuk e kishte bërë Perëndinë kështjellë të tij; por kishte besim në bollëkun e pasurive të tij dhe bëhej i fortë nga ligësia e tij".

alb@Psalms:52:8 @ Por unë jam si një dru ulliri që gjelbëron në shtëpinë e Perëndisë; kam besim gjithnjë në mirësinë e Perëndisë.

alb@Psalms:52:9 @ Do të të kremtoj gjithnjë për sa ke bërë, dhe në prani të shenjtorëve të tu do të kem shpresë të patundur në emrin tënd, sepse ai është i mirë.

alb@Psalms:53:1 @ Njeriu i pamend në zemër të vet ka thënë: "Perëndi nuk ka". Janë të korruptuar, bëjnë gjëra të neveritshme; s`ka njeri që të bëjë të mirën.

alb@Psalms:53:2 @ Perëndia shikon nga qielli bijtë e njerëzve, për të parë në se ndonjë prej tyre ka mend dhe kërkon Perëndinë.

alb@Psalms:53:3 @ Të gjithë janë shmangur, të gjithë janë prishur; nuk ka njeri që të bëjë të mirën, as edhe një.

alb@Psalms:53:4 @ Nuk kanë asnjë dije këta veprues të paudhësisë që gllabërojnë popullin tim sikur të hanin bukë, dhe nuk kërkojnë Perëndinë?

alb@Psalms:53:5 @ Sepse i ka zënë një frikë e madhe, aty kur nuk kishte arsye për frikë, sepse Perëndia i ka shpërndarë eshtrat e atyre që ngrihen kundër teje. Ti e mbulove me turp, sepse Perëndia i ka hedhur poshtë.

alb@Psalms:53:6 @ Kush do të dërgojë nga Sioni shpëtimin e Izraelit? Kur Perëndia do të rivendosë fatin e popullit të tij në robëri, Jakobi do të ngazëllojë, Izraeli do të gëzohet.

alb@Psalms:54:1 @ O Perëndia im, më shpëto me emrin tënd dhe siguromë drejtësi me fuqinë tënde.

alb@Psalms:54:2 @ O Perëndia im, dëgjo lutjen time dhe vëru veshin fjalëve të gojës sime.

alb@Psalms:54:3 @ Sepse disa të huaj janë ngritur kundër meje dhe njerëz të furishëm kërkojnë jetën time, njerëz që nuk e kanë Perëndinë para syve të tyre. (Sela)

alb@Psalms:54:4 @ Ja, Perëndia është ndihma ime, Zoti e përkrah jetën time.

alb@Psalms:54:5 @ Ai do t`i ndëshkojë armiqtë e mi për të keqen që më kanë bërë; në besnikërinë tënde shkatërroji.

alb@Psalms:54:6 @ Me gjithë zemër do të ofroj flijime; do të kremtoj emrin tënd, o Zot, sepse është i mirë;

alb@Psalms:54:7 @ sepse më ke çliruar nga çdo ankth, sytë e mi kanë parë mbi armiqtë e mi atë që unë dëshiroja.

alb@Psalms:55:1 @ O Perëndi, vëri veshin lutjes sime dhe ki parasysh kërkesën time.

alb@Psalms:55:2 @ Dëgjo kërkesën time dhe përgjigjmu; ankohem vazhdimisht dhe rënkoj,

alb@Psalms:55:3 @ për zërin e armikut, për shtypjen e të pabesit; sepse më bien mbi kurriz disa fatkeqësi dhe në zemërimin e tyre më ndjekin këmba këmbës.

alb@Psalms:55:4 @ Zemra ime është e shqetësuar në trupin tim dhe tmerre që shkaktojnë vdekjen kanë rënë mbi mua.

alb@Psalms:55:5 @ Frika dhe të drithma më kanë sulmuar dhe tmerri më ka mposhtur.

alb@Psalms:55:6 @ Prandaj kam thënë: "Ah, sikur të kisha krahë si një pëllumb! Do të fluturoja larg për të gjetur prehje.

alb@Psalms:55:7 @ Ja, do të ikja larg dhe do të qëndroja në shkretëtirë. (Sela)

alb@Psalms:55:8 @ Do të shpejtoja për të gjetur një strehë nga era e furishme dhe nga furtuna".

alb@Psalms:55:9 @ Shkatërroji, o Zot, ngatërro gjuhët e tyre, sepse kam parë dhunë dhe kacafytje në qytet.

alb@Psalms:55:10 @ Ditën dhe natën sillen mbi muret e tij; brenda tij sundojnë e keqja dhe çoroditja.

alb@Psalms:55:11 @ Në mes të tij është lakmia; shtypja dhe gënjeshtra janë të zakonshme në rrugët e tij.

alb@Psalms:55:12 @ Sepse nuk ka qenë një armiku im që tallej me mua, përndryshe do ta kisha duruar; nuk ka qenë një që më urrente ai që u ngrit kundër meje, ndryshe do t`i isha fshehur atij.

alb@Psalms:55:13 @ Por ke qenë ti, një njeri si unë, shoku im dhe miku im i ngushtë.

alb@Psalms:55:14 @ Bënim bashkë biseda të këndshme dhe shkonim bashkë në shtëpinë e Perëndisë.

alb@Psalms:55:15 @ I zëntë befas vdekja, u ulshin të gjallë në Sheol, sepse në banesat e tyre dhe në mes tyre nuk ka veçse ligësi.

alb@Psalms:55:16 @ Sa për mua, do t`i kërkoj ndihmë Perëndisë, dhe Zoti do të më shpëtojë.

alb@Psalms:55:17 @ Në mbrëmje, në mëngjes dhe në mesditë do të ankohem dhe do të rënkoj, dhe ai do të dëgjojë zërin tim.

alb@Psalms:55:18 @ Ai do ta shpengojë jetën time dhe do ta sigurojë nga lufta që bëhet kundër meje, sepse janë të shumtë ata që janë ngritur kundër meje.

alb@Psalms:55:19 @ Perëndia do të më dëgjojë dhe ka për t`i poshtëruar, ai që ulet si sovran gjithnjë, sepse ata nuk ndryshojnë dhe nuk kanë frikë nga Perëndia. (Sela)

alb@Psalms:55:20 @ Ai ka shtrirë duart kundër atyre që jetonin në paqe me të, ka shkelur besëlidhjen e tij.

alb@Psalms:55:21 @ Goja e tij ishte më e ëmbël se gjalpi, por në zemër ai kishte luftën; fjalët e tij ishin më të buta se vaji, por ishin shpata të zhveshura.

alb@Psalms:55:22 @ Hidh mbi Zotin barrën tënde, dha ai do të të mbajë; ai nuk do të lejojë kurrë që i drejti të lëkundet.

alb@Psalms:55:23 @ Por ti, o Perëndi, do t`i zbresësh këta në pusin e humbjes; njerëzit gjakatarë dhe hileqarë nuk do të arrijnë në gjysmën e ditëve të tyre; por unë do të kem besim te ti.

alb@Psalms:56:1 @ Ki mëshirë për mua, o Perëndi, sepse njerëzit do të donin të më përpijnë; më luftojnë vazhdimisht me sulmet e tyre.

alb@Psalms:56:2 @ Armiqtë e mi do të donin vazhdimisht të më përpijnë. Po, janë të shumtë ata që më luftojnë në kryelartësinë e tyre.

alb@Psalms:56:3 @ Kur të kem frikë, do të mbështetem te ti.

alb@Psalms:56:4 @ Me ndihmën e Perëndisë do të kremtoj fjalën e tij; kam vënë besimin tim te Perëndia, nuk do të kem frikë. Çfarë mund të më bëjë njeriu?

alb@Psalms:56:5 @ Ata i shtrëmbërojnë vazhdimisht fjalët e mia; gjithë mendimet e tyre synojnë të më bëjnë të keq.

alb@Psalms:56:6 @ Mblidhen tok, rrinë në pritë; ruajnë hepat e mia, në pritje që të më marrin jatën.

alb@Psalms:56:7 @ Ata mendojnë të shpëtojnë me anë të ligësisë; në zemërimin tënd, o Perëndi, hidhi për tokë popujt.

alb@Psalms:56:8 @ Ti i ke numëruar hapat e bredhjes sime; vendosi lotët e mia në calikun tënd; a nuk i ke regjistruar në librin tënd?

alb@Psalms:56:9 @ Ditën që do të të thërrasë ty, armiqtë e mi do të kthejnë krahët. Këtë e di, sepse Perëndia është për mua.

alb@Psalms:56:10 @ Me ndihmën e Perëndisë do të kremtoj fjalën e tij; me ndihmën e Zotit do të kremtoj fjalën e tij.

alb@Psalms:56:11 @ Kam vënë besimin tim te Perëndia, nuk do të kem frikë. Çfarë mund të më bëjë njeriu?

alb@Psalms:56:12 @ Kushtet që kam lidhur me ty, o Perëndi, më detyrojnë. Do të të lëvdoj.

alb@Psalms:56:13 @ Sepse ti ke çliruar shpirtin tim nga vdekja dhe ke ruajtur këmbët e mia nga rënia, në mënyrë që unë të eci përpara Perëndisë në dritën e të gjallëve.

alb@Psalms:57:1 @ Ki mëshirë për mua, o Perëndi, ki mëshirë për mua, sepse shpirti im gjen strehë te ti; gjej strehë në hijen e krahëve të tu deri sa të kalojnë fatkeqësitë.

alb@Psalms:57:2 @ Unë do t`i thërras Perëndisë, Shumë të Lartit, Perëndisë që kryen çdo gjë për mua.

alb@Psalms:57:3 @ Ai do të dërgojë nga qielli për të më shpëtuar, ai qorton ashpër atë që dëshiron të më përpijë. (Sela) Perëndia do të dërgoj mirësinë e tij dhe të vërtetën e tij.

alb@Psalms:57:4 @ Shpirti im është si në mes të luanëve; banoj midis njerëzve që vjellin zjarr, midis njerëzve dhëmbët e të cilëve janë shtiza dhe shigjeta, dhe gjuha e tyre është një shpatë e mprehur mirë.

alb@Psalms:57:5 @ U lartofsh mbi qiejtë, o Perëndi; shkëlqeftë lavdia jote mbi të gjithë tokën.

alb@Psalms:57:6 @ Ata kanë shtrirë një rrjetë mbi hapat e mia; unë jam i tëri i kërrusur; kanë hapur një gropë para meje, por ata vetë ranë brenda. (Sela)

alb@Psalms:57:7 @ Zemra ime është e prirur mirë, o Perëndi, zemra ime është e prirur mirë; unë do të këndoj dhe do të lëvdoj.

alb@Psalms:57:8 @ Rizgjohu, fryma ime; rizgjohuni, psaltir dhe qeste; unë do të rizgjoj agimin.

alb@Psalms:57:9 @ Do të të kremtoj midis popujve, o Zot, do të këndoj lavdet e tua midis kombeve,

alb@Psalms:57:10 @ sepse e madhe deri në qiell është mirësia jote, dhe e vërteta jote arrin deri në retë.

alb@Psalms:57:11 @ U lartofsh mbi qiejtë, o Perëndi; lavdia jote shkëlqeftë mbi të gjithë tokën.

alb@Psalms:58:1 @ A flisni pikërisht sipas drejtësisë ju, o të fuqishëm? A gjykoni ju drejt, o bij të njerëzve?

alb@Psalms:58:2 @ Në zemrën tuaj ju bluani përkundrazi të keqen; duart tuaja përhapin dhunën mbi tokë.

alb@Psalms:58:3 @ Këta të pabesë janë prishur që në barkun e nënës; këta gënjeshtarë kanë marrë rrugë të keqe që në lindje.

alb@Psalms:58:4 @ Helmi i tyre i ngjan helmit të gjarprit; janë si gjarpri helmues i shurdhër që i zë veshët e vet,

alb@Psalms:58:5 @ për të mos dëgjuar zërin e magjistarëve apo të atij që është i aftë të bëjë magji.

alb@Psalms:58:6 @ O Perëndi, thyej dhëmbët e tyre në gojë; o Zot, thyej dhëmbët e luanëve.

alb@Psalms:58:7 @ U shkrifshin si uji që rrjedh. Kur gjuan shigjetat e tij, ato u bëfshin si shigjeta pa majë.

alb@Psalms:58:8 @ U bëfshin si kërmilli që shkrihet ndërsa po shkon; si dështimi i gruas mos pafshin diellin.

alb@Psalms:58:9 @ Para se tenxheret tuaja të ndjejnë zjarrin e ferrishteve, qofshin këto të blerta apo të ndezura, ai do t`i heqë tutje si një vorbull.

alb@Psalms:58:10 @ I drejti do të gëzohet duke parë hakmarrjen; do të lajë këmbët në gjakun e të pabesit.

alb@Psalms:58:11 @ Dhe njerëzia do të thotë: "Me siguri ka një shpërblim për të drejtin; me siguri ka një Perëndi që gjykon mbi tokë".

alb@Psalms:59:1 @ Më çliro nga armiqtë e mi, o Perëndia im; më vër në një vend të sigurt aty lart, larg atyre që ngrihen kundër meje.

alb@Psalms:59:2 @ Më çliro nga ata që bëjnë paudhësi dhe më shpëto nga njerëzit gjakatarë.

alb@Psalms:59:3 @ Sepse, ja, ata më ngrejnë prita; njerëz të fuqishëm mblidhen kundër meje pa ekzistuar, o Zot, ndonjë faj apo mëkat nga ana ime.

alb@Psalms:59:4 @ Megjithëse nuk ekziston ndonjë gabim nga ana ime, ata nxitojnë dhe përgatiten; zgjohu që të më vish në ndihmë dhe shiko.

alb@Psalms:59:5 @ Prandaj ti, o Zot, Perëndia i ushtrive, Perëndia i Izraelit, zgjohu, për të ndëshkuar tërë kombet; mos fal asnjë prej atyre që veprojnë në mënyrë të pabesë. (Sela)

alb@Psalms:59:6 @ Ata kthehen në mbrëmje, ulërijnë si qentë dhe sillen nëpër qytet.

alb@Psalms:59:7 @ Ja, ata nxjerrin fyerje nga goja e tyre; kanë shpata mbi buzët e tyre dhe thonë: "Kush na dëgjon?".

alb@Psalms:59:8 @ Por ti, o Zot, do të qeshësh me ta; do të tallesh me të gjitha kombet.

alb@Psalms:59:9 @ O forca ime, do të shikoj ty, sepse Perëndia është kështjella ime.

alb@Psalms:59:10 @ Perëndia im i dhembshur do të më dalë përballë; Perëndia im do të më bëjë të shoh atë që dëshiroj mbi armiqtë e mi.

alb@Psalms:59:11 @ Mos i vrit, që populli im të mos harrojë; në sajë të fuqisë sate lëri të enden dhe rrëzoji, o Zot, mburoja jonë.

alb@Psalms:59:12 @ Për mëkatin e gojës së tyre dhe për fjalët e buzëve të tyre i zëntë laku i kryelartësisë së tyre, për shkak të mallkimeve dhe të gënjeshtrave që thonë.

alb@Psalms:59:13 @ Asgjesoji në zemërimin tënd, asgjesoji dhe mos qofshin më; dhe le të dinë që Perëndia mbretëron te Jakobi dhe deri në kufijtë e tokës. (Sela)

alb@Psalms:59:14 @ Në mbrëmje ata kthehen, ulërijnë si qentë dhe sillen nëpër qytet.

alb@Psalms:59:15 @ Enden për të kërkuar ushqim dhe po të jetë se nuk e gjejnë për të ngrënë, e kalojnë natën duke u ankuar.

alb@Psalms:59:16 @ Por unë do të kremtoj fuqinë tënde dhe në mëngjes do të lëvdoj me zë të lartë mirësinë tënde, sepse ti ke qenë për mua një kështjellë dhe një strehë ditën e fatkeqësisë.

alb@Psalms:59:17 @ O forca ime, ty do të këndoj lavdet, sepse ti, o Perëndi, je kështjella ime, Perëndia që ka mëshirë për mua.

alb@Psalms:60:1 @ O Perëndi, ti na ke prapsur, na ke shpërndarë, je zemëruar; tani na rivendos.

alb@Psalms:60:2 @ Ti ke bërë që të dridhet toka, e ke çarë; shëro thyerjet e saj, sepse ajo lëkundet.

alb@Psalms:60:3 @ Ti e ke ngarkuar popullin tënd me gjëra të rënda; na ke dhënë të pimë verë që të trullos.

alb@Psalms:60:4 @ Por tani u ke dhënë atyre që të kanë frikë një flamur, që ta ngrenë në favor të së vërtetës. (Sela)

alb@Psalms:60:5 @ Shpëto me dorën tënde të djathtë dhe përgjigjmu, me qëllim që ata që ti i do të çlirohen.

alb@Psalms:60:6 @ Perëndia ka folur në shenjtërinë e tij: "Unë do të triumfoj, do të ndaj Sikemin dhe do të mas luginën e Sukothit.

alb@Psalms:60:7 @ Imi është Galaadi, imi është Manasi, Efraimi është forca e kokës sime, Juda është ligjëvënësi im;

alb@Psalms:60:8 @ Moabi është legeni në të cilin lahem; mbi Edomin do të hedh sandalin tim; mbi Filistejtë do të ngre britma fitoreje".

alb@Psalms:60:9 @ Kush do të më çojë në qytetin e fortë? Kush do të më çojë deri në Edom?

alb@Psalms:60:10 @ A nuk do të jesh pikërisht ti, o Perëndi, që na ke prapsur? Nuk do të dalësh më, o Perëndi, me ushtritë tona?

alb@Psalms:60:11 @ Na ndihmo kundër armikut, sepse është e kotë ndihma e njeriut.

alb@Psalms:60:12 @ Me Perëndinë do të kryejmë trimëri, dhe ai do të shkelë armiqtë tanë.

alb@Psalms:61:1 @ O Perëndi, dëgjo britmën time; dëgjo me vëmendje lutjen time.

alb@Psalms:61:2 @ Nga skaji i tokës unë të bërtas ty, ndërsa zemra ime po shkrihet; më ço në shkëmbin që është më i lartë se unë,

alb@Psalms:61:3 @ sepse ti ke qenë një strehë për mua dhe një kështjellë e fortifikuar para armikut.

alb@Psalms:61:4 @ Unë do të banoj në çadrën tënde për gjithnjë, do të kërkoj strehë në hijen e krahëve të tu. (Sela)

alb@Psalms:61:5 @ Sepse ti, o Perëndi, ke plotësuar kërkesat e mia, më ke dhënë trashëgiminë e atyre që kanë frikë nga emri yt.

alb@Psalms:61:6 @ Ti do t`i shtosh ditë të tjera jetës së mbretit; vitet e tij vazhdofshin për shumë breza.

alb@Psalms:61:7 @ Ai do të qëndrojë për gjithnjë në prani të Perëndisë; jepi urdhër mirësisë dhe së vërtetës ta ruajnë.

alb@Psalms:61:8 @ Kështu do t`i këndoj përjetë lavde emrit tënd dhe do t`i plotësoj zotimet e mia ditë për ditë.

alb@Psalms:62:1 @ Shpirti im gjen prehje vetëm te Perëndia; nga ai vjen shpëtimi im.

alb@Psalms:62:2 @ Vetëm ai është kështjella ime dhe shpëtimi im, ai është streha ime e lartë; unë nuk do të luaj kurrë.

alb@Psalms:62:3 @ Deri kur do të vërtiteni kundër një njeriu, për të kërkuar të gjithë së bashku ta vrisni, ashtu si bëhet me një mur që bën bark dhe një gardh që lëkundet?

alb@Psalms:62:4 @ Ata mendojnë vetëm ta rrëzojnë nga lartësia e tij, gjejnë kënaqësi në gënjeshtër, bekojnë me gojën e tyre, por në zemrat e tyre mallkojnë. (Sela)

alb@Psalms:62:5 @ Shpirti im, gjej prehje vetëm te Perëndia, sepse shpresa ime vjen nga ai.

alb@Psalms:62:6 @ Vetëm ai është kështjella ime dhe shpëtimi im; ai është streha ime e lartë; unë nuk do të luaj kurrë.

alb@Psalms:62:7 @ Te Perëndia është shpëtimi im dhe lavdia ime; kështjella ime e fortë dhe streha ime janë te Perëndia.

alb@Psalms:62:8 @ Ki besim tek ai vazhdimisht, o popull, hap zemrën tënde para tij; Perëndia është streha jonë. (Sela)

alb@Psalms:62:9 @ Me siguri, njerëzit e shtresës së ulët nuk janë veçse avull dhe njerëzit e shtresës së lartë nuk janë veçse gënjeshtarë; po t`i vësh mbi peshore të gjithë së bashku janë më të lehtë se vetë avulli.

alb@Psalms:62:10 @ Mos kini besim te zhvatja dhe mos ushqeni shpresa të kota te grabitja; mos shkoni mbas kotësisë; në rast se pasuritë janë të bollshme, mos u kushtoni zemrën.

alb@Psalms:62:11 @ Perëndia ka folur një herë; dy herë kam dëgjuar këtë, që fuqia i përket Perëndisë;

alb@Psalms:62:12 @ edhe ty, o Zot, të përket mirësia, sepse do të shpërblesh cilindo sipas veprave të tij.

alb@Psalms:63:1 @ O Perëndi, ti je Perëndia im, unë të kërkoj në mëngjes; shpirti im është i etur për ty; ty të dëshiron mishi im në tokë të thatë dhe të djegur, pa ujë.

alb@Psalms:63:2 @ Kështu të admirova në shenjtërore, duke soditur forcën tënde dhe lavdinë tënde.

alb@Psalms:63:3 @ Me qenë se mirësia jote vlen më tepër se jeta, buzët e mia do të të lëvdojnë.

alb@Psalms:63:4 @ Kështu do të të bekoj deri sa të jetoj dhe në emrin tënd do të ngre duart e mia.

alb@Psalms:63:5 @ Shpirti im do të ngopet si të kishte ngrënë palcë dhe dhjamë, dhe goja ime do të të lëvdojë me buzë të gëzuara.

alb@Psalms:63:6 @ Të kujtoj në shtratin tim, të mendoj kur rri zgjuar natën.

alb@Psalms:63:7 @ Duke qenë se ti ke qenë ndihma ime, unë këndoj tërë gëzim në hijen e krahëve të tu.

alb@Psalms:63:8 @ Shpirti im mbahet ngushtë te ti; dora jote e djathtë më mban.

alb@Psalms:63:9 @ Por ata që kërkojnë jetën time për ta shkatërruar, do të zbresin në pjesët më të ulta të tokës.

alb@Psalms:63:10 @ Ata do t`i dorëzohen pushtetit të shpatës dhe do të bëhen pre e çakejve.

alb@Psalms:63:11 @ Por mbreti do të gëzohet te Perëndia; kushdo që betohet për të do të përlëvdohet, sepse goja e gënjeshtrave do të detyrohet të mbyllet.

alb@Psalms:64:1 @ Dëgjo zërin tim, o Perëndi, në vajtimin që të drejtoj ty; ruaje jetën time nga tmerri i armikut.

alb@Psalms:64:2 @ Më fshih nga dredhitë e njerëzve të këqij dhe nga turma zhurmëmadhe e atyre që kryejnë paudhësi.

alb@Psalms:64:3 @ Këta e mprehin gjuhën e tyre si një shpatë, dhe në vend të shigjetave lëshojnë fjalë të hidhura

alb@Psalms:64:4 @ për të goditur fshehurazi të pafajmin; e godasin papritur pa asnjë frikë.

alb@Psalms:64:5 @ I japin zemër njeri tjetrit në veprime të liga; flasin si të na vënë kurthe dhe thonë: "Kush ka për t`i parë?".

alb@Psalms:64:6 @ Kurdisin gjëra të këqija dhe thonë: "Kemi përgatitur një plan të përsosur". Mendimet e fshehura dhe zemra e njeriut janë të panjohëshme.

alb@Psalms:64:7 @ Por Perëndia do të hedhë kundër tyre shigjetat e tij dhe ata do të rrëzohen papritur.

alb@Psalms:64:8 @ Ata do të bien dhe e keqja që kanë bërë gjuhët e tyre do të bjerë mbi ta; kushdo që ka për t`i parë do të tundë kokën.

alb@Psalms:64:9 @ Atëherë tërë njerëzit do të kenë frikë dhe do të tregojnë veprën e Perëndisë, dhe do të njohin atë që ai ka bërë.

alb@Psalms:64:10 @ I drejti do të gëzohet tek Zoti dhe do të kërkojë strehë tek ai, dhe të gjihë të drejtët nga zemra do të përlëvdohen.

alb@Psalms:65:1 @ Ty, o Perëndi, të përket lëvdimi në Sion; dhe do të kryhen zotimet para teje.

alb@Psalms:65:2 @ Te ti, që plotëson lutjen, do të vijë çdo krijesë.

alb@Psalms:65:3 @ Mëkatet më kishin mundur, por ti siguron faljen për shkeljet tona.

alb@Psalms:65:4 @ Lum ai njeri që ti e zgjedh dhe e afron pranë vetes, që të banojë në oborret e tua; ne do të ngopemi me të mirat e shtëpisë sate, me gjërat e shenjta të tempullit tënd.

alb@Psalms:65:5 @ Në drejtësinë tënde, ti na përgjigjesh me vepra të tmerrshme, o Perëndia i shpëtimit tonë, ti që je shpresa e skajeve të tokës dhe e deteve të largëta.

alb@Psalms:65:6 @ Me fuqinë tënde i ke bërë malet të patundshëm dhe i ke ngjeshur me forcë.

alb@Psalms:65:7 @ Ti qetëson zhurmën e deteve, zhurmën e valëve të tyre dhe trazirën e popujve.

alb@Psalms:65:8 @ Dhe ata që banojnë në skajet e tokës kanë frikë nga mrekullitë e tua; ti bën që të shpërthejnë britma gëzimi nga lindja dhe nga perëndimi.

alb@Psalms:65:9 @ Ti e viziton tokën dhe bën që ajo të prodhojë më tepër, e pasuron në një masë të madhe; lumi i Perëndisë është plot ujë; ti u siguron njerëzve grurin e tyre, mbasi e ke përgatitur tokën.

alb@Psalms:65:10 @ Ti i mbush me ujë brazdat e saj, sheshon plisat, e zbut me shirat dhe bekon filizat.

alb@Psalms:65:11 @ Ti e kurorëzon motin me bujarinë tënde të madhe dhe gjurmët e tua dallohen me bollëkun e të mirave.

alb@Psalms:65:12 @ Kullotat e shkretëtirës janë plot me ujë, dhe kodrinat janë mbuluar me gëzim.

alb@Psalms:65:13 @ Kullotat mbulohen me kope dhe luginat mbulohen me grurë; ato lëshojnë britma gëzimi dhe këndojnë.

alb@Psalms:66:1 @ Lëshoni klithma gëzimi Perëndisë, ju të gjithë banorë të tokës;

alb@Psalms:66:2 @ i këndoni himne lavdisë së emrit të tij; bëjeni zulmëmadh lëvdimin e tij.

alb@Psalms:66:3 @ I thoni Perëndisë: "Sa të tmerrshme janë veprat e tua! Për shkak të madhështisë së fuqisë sate armiqtë e tu do të të nënshtrohen ty.

alb@Psalms:66:4 @ Tërë toka do të të adhurojë dhe do të këndojë për ty, do të këndojë lëvdimet e emrit tënd. (Sela)

alb@Psalms:66:5 @ Ejani dhe admironi atë që Perëndia ka bërë; ai është i tmerrshëm në veprat tij për bijtë e njerëzve.

alb@Psalms:66:6 @ Ai e ndryshoi detin në tokë të thatë; populli i tij e kaloi lumin me këmbë të thata; le të gëzohemi, pra, bashkë me të.

alb@Psalms:66:7 @ Me fuqinë e tij ai mbretëron në përjetësi; sytë e tij këqyrin kombet. Mos lejoni që rebelët të ngrenë krye. (Sela)

alb@Psalms:66:8 @ Ju o popuj, bekoni Perëndinë tonë; dhe shpallni me zë të lartë lëvdimin e tij.

alb@Psalms:66:9 @ Ai na mban gjallë dhe nuk lejon që këmbët tona të pengohen.

alb@Psalms:66:10 @ Sepse ti na ke vënë në provë, o Perëndi, na ke pastruar ashtu si pastrohet argjendi.

alb@Psalms:66:11 @ Na ke bërë të biem në rrjetë, ke vënë një barrë të rëndë mbi kurrizet tona.

alb@Psalms:66:12 @ Ke bërë që njerëzit të ecin me kalë mbi kokën tonë; kemi kaluar nëpër zjarr dhe nëpër ujë, por ti na ke nxjerrë jashtë në një vend të freskët.

alb@Psalms:66:13 @ Unë do të hyj në shtëpinë tënde me olokauste; do të plotësoj zotimet e mia,

alb@Psalms:66:14 @ që buzët e mia kanë formuluar dhe që goja ime ka shqiptuar kur kaloja fatkeqësi.

alb@Psalms:66:15 @ Do të të ofroj olokauste kafshësh të majme, me erën e këndshme të deshve; do të flijoj qe dhe cjep. (Sela)

alb@Psalms:66:16 @ Ejani dhe dëgjoni, ju të gjithë që i trëmbeni Perëndisë, dhe unë do t`ju tregoj atë që ai bëri për shpirtin tim.

alb@Psalms:66:17 @ I thirra atij me gojën time dhe e përlëvdova me gjuhën time.

alb@Psalms:66:18 @ Po të kisha ruajtur të keqen në zemrën time, Zoti nuk do të më kishte dëgjuar.

alb@Psalms:66:19 @ Por Perëndia më dëgjoi dhe i kushtoi kujdes zërit të lutjes sime.

alb@Psalms:66:20 @ Qoftë i bekuar Perëndia, që nuk e hodhi poshtë lutjen time dhe nuk më mohoi mirësinë e tij.

alb@Psalms:67:1 @ Perëndia pastë mëshirë për ne dhe na bekoftë; Perëndia e bëftë fytyrën e tij të shkëlqejë mbi ne, (Sela)

alb@Psalms:67:2 @ me qëllim që mbi tokë të njihet rruga jote dhe shpëtimi yt midis gjithë kombeve.

alb@Psalms:67:3 @ Popujt do të të kremtojnë, o Perëndi, të gjithë popujt do të të kremtojnë.

alb@Psalms:67:4 @ Kombet do të gëzohen dhe do të ngazëllojnë, sepse ti do t`i gjykosh drejt popujt dhe do t`i udhëheqësh kombet mbi tokë. (Sela)

alb@Psalms:67:5 @ Le të të lëvdojnë popujt, o Perëndi, le të të lëvdojnë tërë popujt.

alb@Psalms:67:6 @ Toka do të prodhojë frytin e vet; Perëndia, Perëndia ynë, do të na bekojë.

alb@Psalms:67:7 @ Perëndia do të na bekojë dhe tërë skajet e tokës do ta kenë frikë.

alb@Psalms:68:1 @ Perëndia u çoftë dhe u shpërndafshin armiqtë e tij, dhe ata që e urrejnë ikshin para tij.

alb@Psalms:68:2 @ Ti do t`i shpërndash ashtu si zhdavaritet tymi, ashtu si shkrihet dylli para zjarrit; kështu do të vdesin të pabesët përpara Perëndisë.

alb@Psalms:68:3 @ Por të drejtët do të gëzohen, do të ngazëllohen përpara Perëndisë dhe do të galdojnë me këngë gëzimi.

alb@Psalms:68:4 @ Këndojini Perëndisë, këndojini lavde emrit të tij; pregatitini rrugën atij që kalon me kalë në shkretëtirë; emri i tij është Zoti; ngazëlloni para tij.

alb@Psalms:68:5 @ Perëndia në banesën e tij të shenjtë është babai i jetimëve dhe mbrojtësi i të vejave.

alb@Psalms:68:6 @ Perëndia bën që i vetmuari të banojë në një familje, çliron të burgosurit dhe siguron begatinë; por rebelët mbeten në tokë të djegur.

alb@Psalms:68:7 @ O Perëndi, kur dole përpara popullit tënd, kur marshove nëpër shkretëtirë. (Sela)

alb@Psalms:68:8 @ toka u drodh; edhe qiejtë lëshuan ujë në prani të Perëndisë, vetë Sinai u drodh në prani të Perëndisë, Perëndisë të Izraelit.

alb@Psalms:68:9 @ Ti ke derdhur një shi të bollshëm, o Perëndi, dhe i ke dhënë përsëri fuqi trashëgimisë sate.

alb@Psalms:68:10 @ Kopeja jote gjeti një banesë dhe në mirësinë tënde, o Perëndi, je kujdesur për të varfërit.

alb@Psalms:68:11 @ Zoti shpalli fjalën dhe i madh ishte numri i atyre që e kanë shpallur:

alb@Psalms:68:12 @ "Mbretërit e ushtrive ikin me ngut, ndërsa kush ka mbetur në shtëpi ndan plaçkën.

alb@Psalms:68:13 @ Edhe në se keni mbetur për të pushuar ndër vatha, ju jeni si krahët e pëllumbeshës të mbuluara me argjend dhe si pendët e saj të arta që shkëlqejnë".

alb@Psalms:68:14 @ Kur i Plotfuqishmi i shpërndau mbretërit në vend, Tsalmoni u mbulua me borë.

alb@Psalms:68:15 @ Një mal i Perëndisë është mali i Bashanit, një mal me shumë maja është mali i Bashanit.

alb@Psalms:68:16 @ O male me shumë maja pse shikoni me zili malin që Perëndia ka zgjedhur për banesë të tij? Po, Zoti do të banojë atje përjetë.

alb@Psalms:68:17 @ Qerret e Perëndisë janë një mori, mijëra e mijëra, Zoti është midis tyre ashtu si në Sinai, në shenjtërinë e tij.

alb@Psalms:68:18 @ Ti je ngjitur lart, ke burgosur robërinë, ke marrë dhurata nga njerëzit edhe nga rebelët, me qëllim që ti, o Zot Perëndi të mund të qëndrosh atje.

alb@Psalms:68:19 @ I bekuar qoftë Zoti, që për ditë mbart barrat tona; ai është Perëndia i shpëtimit tonë. (Sela)

alb@Psalms:68:20 @ Perëndia është për ne Perëndia që çliron, dhe Zotit, Zotit, i përket çlirimi nga vdekja.

alb@Psalms:68:21 @ Po, Perëndia do të shtypë kokën e armiqve të tij, kokën me flokë të gjata të atyre që ecin në mëkat të tij.

alb@Psalms:68:22 @ Zoti ka thënë: "Do t`i kthej nga Bashani, do t`i kthej nga humnerat e detit,

alb@Psalms:68:23 @ me qëllim që ti të dërrmosh armiqtë e tu, duke futur thellë këmbën tënde në gjakun e tyre, dhe gjuha e qenve të tu të ketë pjesën që i takon".

alb@Psalms:68:24 @ Ata kanë parë varganin tënd, o Perëndi, varganin e Perëndisë tim, e Mbretit tim në shenjtërore.

alb@Psalms:68:25 @ Këngëtarët ecnin përpara, ata që u binin veglave vinin në fund, dhe në mes qëndronin vajzat që u binin dajreve.

alb@Psalms:68:26 @ Bekoni Perëndinë në kuvendet; bekoni Zotin ju që jeni nga gurra e Izraelit.

alb@Psalms:68:27 @ Ja, Beniamini, më i vogli, por udhëheqësi i tyre, princat e Judës me trupat e tyre, princat e Zabulonit, princat e Neftalit.

alb@Psalms:68:28 @ Perëndia yt ka vendosur forcën tënde; forco, o Perëndi, sa ke bërë për ne.

alb@Psalms:68:29 @ Për shkak të tempullit tënd në Jeruzalem, mbretërit do të të sjellin dhurata.

alb@Psalms:68:30 @ Shaj kafshën e kallamishteve, tufën e demave me viçat e popujve, deri sa të poshtërohen duke sjellë shufra argjendi; shpërndaji popujt që kënaqen duke bërë luftë.

alb@Psalms:68:31 @ Nga Egjipti do të sjellin metal që shkëlqen, Etiopia do të nxitojë t`i shtrijë Perëndisë duart e saj.

alb@Psalms:68:32 @ O mbretëri të tokës, këndojini Perëndisë; këndojini lavde Zotit, (Sela)

alb@Psalms:68:33 @ atij që shkon me kalë mbi qiejtë e qiejve të përjetshme, ai nxjerr zërin e tij, një zë të fuqishëm.

alb@Psalms:68:34 @ Pranoni fuqinë e Perëndisë, madhështia e tij qëndron mbi Izraelin dhe fuqia e tij është në qiejtë.

alb@Psalms:68:35 @ O Perëndi, ti je i tmerrshëm nga shenjtorja jote; Perëndia i Izraelit është ai që i jep forcë dhe fuqi popullit. I bekuar qoftë Perëndia!

alb@Psalms:69:1 @ Shpëtomë, o Perëndi, se ujërat më kanë arritur deri në grykë.

alb@Psalms:69:2 @ Jam zhytur në një batak të thellë dhe nuk gjej asnjë pikë mbështetjeje; kam arritur në ujëra të thella dhe rryma më rrëmben me vete.

alb@Psalms:69:3 @ Jam lodhur duke bërtitur, gryka më është tharë; sytë e mi konsumohen në pritje të Perëndisë tim.

alb@Psalms:69:4 @ Ata që më urrejnë pa shkak janë më të shumtë se flokët e mi; janë të fuqishëm ata që duan të më shkatërrojnë dhe që janë pa të drejtë armiq të mi; jam i detyruar të kthej atë që nuk kam vjedhur.

alb@Psalms:69:5 @ O Perëndi, ti e di marrëzinë time dhe fajet e mia nuk të janë fshehur.

alb@Psalms:69:6 @ Mos u ngatërrofshin për shkakun tim ata që kanë shpresë te ti, o Zot, Zoti i ushtrive; mos u turpërofshin për shkakun tim ata që të kërkojnë, o Perëndi i Izraelit.

alb@Psalms:69:7 @ Për hir të dashurisë sate unë po heq një poshtërim dhe turpi më mbulon fytyrën.

alb@Psalms:69:8 @ Unë jam i bërë një i huaj për vëllezërit e mi dhe për bijtë e nënes sime.

alb@Psalms:69:9 @ Sepse zelli i shtëpisë sate më ka përpirë dhe fyerjet e rënda të atij që të fyen kanë rënë mbi mua.

alb@Psalms:69:10 @ Kam qarë duke pikëlluar shpirtin tim me agjërim, por kjo më ka sjellë çnderim.

alb@Psalms:69:11 @ Kam veshur madje si rroba një thes, por u bëra për ta objekt talljeje.

alb@Psalms:69:12 @ Ata që ulen te porta flasin për mua, dhe u bëra kënga e pijanecëve.

alb@Psalms:69:13 @ Por sa për mua, o Zot, lutja ime të drejtohet ty, o Zot, në kohë të pranueshme; në dhembshurinë tënde të madhe përgjigjmu, o Perëndi, në shpëtimin tënd të siguruar.

alb@Psalms:69:14 @ Më nxirr nga bataku që të mos fundosem në të, dhe bëj që të çlirohem nga ata që më urrejnë dhe nga ujërat e thella.

alb@Psalms:69:15 @ Mos më mbuloftë rryma e ujërave, mos më përpiftë humnera dhe mos u mbylltë gryka e pusit mbi mua.

alb@Psalms:69:16 @ Përgjigjmu, o Zot, sepse mirësia jote është e çmuar; në dhembshuritë e tua të mëdha sillu nga unë.

alb@Psalms:69:17 @ Mos e fshih fytyrën tënde nga shërbëtori yt, sepse jam në ankth; nxito të më përgjigjesh.

alb@Psalms:69:18 @ Afrohu te unë dhe më shpjego; çliromë nga armiqtë e mi.

alb@Psalms:69:19 @ Ti e njeh poshtërsinë time, turpin tim dhe çnderimin tim; armiqtë e mi janë të gjithë para teje.

alb@Psalms:69:20 @ Fyerja e rëndë më ka copëtuar zemrën dhe jam plot hidhërime; prita dikë që të më përdëllentë por më kot; prita dikë që të më ngushëllonte, por nuk u paraqit asnjë.

alb@Psalms:69:21 @ Më dhanë përkundrazi vrer në vend të ushqimit dhe për të ma shuar etjen më dhanë për të pirë uthull.

alb@Psalms:69:22 @ U bëftë tryeza e tyre një lak para tyre, dhe begatia e tyre një kurth.

alb@Psalms:69:23 @ Ju errshin sytë atyre kështu që të mos shohin më, dhe bëj që ijët e tyre të lëkunden vazhdimisht.

alb@Psalms:69:24 @ Zbraz mbi ta zemërimin tënd dhe i zëntë zjarri i indinjatës sate.

alb@Psalms:69:25 @ Banesa e tyre u shkretoftë dhe askush mos banoftë në çadrat e tyre,

alb@Psalms:69:26 @ sepse përndjekin atë që ti ke goditur dhe flasin me kënaqësi për dhembjen e atyre që ti ke plagosur.

alb@Psalms:69:27 @ Shto këtë faj fajit të tyre dhe mos arrifshin kurrë të kenë pjesë në drejtësinë tënde.

alb@Psalms:69:28 @ U shofshin nga libri i jetës dhe mos u shkrofshin midis të drejtëve.

alb@Psalms:69:29 @ Tani jam i hidhëruar dhe i dëshpëruar; shpëtimi yt, o Perëndi, më lartoftë.

alb@Psalms:69:30 @ Unë do ta kremtoj emrin e Perëndisë me një këngë, dhe do ta madhështoj me lavde.

alb@Psalms:69:31 @ Dhe kjo do t`i pëlqejë Zotit më tepër se një ka o një dem me brirë dhe thonj.

alb@Psalms:69:32 @ Njerëzit e përulur do të shohin dhe do të gëzohen; dhe për ju që kërkoni Perëndinë, u përtëriftë zemra juaj.

alb@Psalms:69:33 @ Sepse Zoti kënaq nevojtarët dhe nuk përçmon robërit e tij.

alb@Psalms:69:34 @ E mburrshin qiejtë dhe toka, detet dhe gjithçka lëviz në to.

alb@Psalms:69:35 @ Sepse Perëndia do të shpëtojë Sionin dhe do të rindërtojë qytetet e Judës; atëherë ata do të banojnë në to dhe do t`i zotërojnë.

alb@Psalms:69:36 @ Dhe pasardhësit e shërbëtorëve të tij do të kenë trashëgiminë dhe ata që e duan emrin e tij do të banojnë aty.

alb@Psalms:70:1 @ O Perëndi, nxito të më çlirosh. O Zot, nxito të më ndihmosh.

alb@Psalms:70:2 @ U turpërofshin dhe u hutofshin ata që kërkojnë jetën time; kthefshin kurrizin dhe u mbulofshin me turp ata që kërkojnë të keqen time.

alb@Psalms:70:3 @ Kthefshin kurrizin për shkak të turpit të tyre ata që thonë: "Ah, ah!".

alb@Psalms:70:4 @ U gëzofshin dhe ngazëllofshin te ti të gjithë ata që të kërkojnë, dhe ata që duan shpëtimin tënd thënçin vazhdimisht: "U përlëvdoftë Perëndia!".

alb@Psalms:70:5 @ Por unë jam i varfër dhe nevojtar; o Perëndi, nxito të më vish në ndihmë; ti je ndihma ime dhe çlirimtari im; o Zot, mos vono.

alb@Psalms:71:1 @ Unë po gjej strehë te ti, o Zot, bëj që të mos hutohem kurrë.

alb@Psalms:71:2 @ Në emër të drejtësisë sate, më çliro dhe më shpëto; zgjate veshin tënd ndaj meje dhe më shpëto.

alb@Psalms:71:3 @ Ti je për mua një kështjellë shpëtimi, ku unë mund të shkoj gjithnjë; ti ke urdhëruar shpëtimin tim, sepse je shkëmbi dhe kështjella ime.

alb@Psalms:71:4 @ Perëndia im, më çliro nga dora e të pabesit, nga dora e të çoroditurit dhe të atij që përdor dhunën.

alb@Psalms:71:5 @ Sepse ti je shpresa ime, o Zot, o Zot, besimi im që kurse isha fëmijë.

alb@Psalms:71:6 @ Ti ke qenë përkrahja ime qysh në bark të nënes sime; ti më nxore nga barku i nënës sime; ty do të drejtohet gjithnjë lëvdimi im.

alb@Psalms:71:7 @ Jam bërë për shumë njerëz si një mrekulli, por ti je streha e fortë.

alb@Psalms:71:8 @ Goja ime është plot me lëvdimet e tua dhe shpall lavdinë tënde tërë ditën.

alb@Psalms:71:9 @ Mos më hidh poshtë në kohën e pleqërisë; mos më braktis kur forca ime po pakësohet.

alb@Psalms:71:10 @ Sepse armiqtë e mi flasin kundër meje, dhe ata që kanë ngritur pusi kundër jetës sime thurrin komplote bashkë,

alb@Psalms:71:11 @ duke thënë: "Perëndia e ka braktisur; ndiqeni dhe kapeni, sepse nuk ka njeri që ta çlirojë".

alb@Psalms:71:12 @ O Perëndi, mos u largo nga unë; Perëndia im, nxito të më ndihmosh.

alb@Psalms:71:13 @ U ngatërrofshin dhe u asgjesofshin kundërshtarët e jetës sime; u mbulofshin me poshtërsi dhe me turp ata që dëshërojnë të më bëjnë të keqen.

alb@Psalms:71:14 @ Por unë do të kem shpresa gjithnjë dhe do të të lëvdoj gjithnjë e më tepër.

alb@Psalms:71:15 @ Goja ime do të tregojë tërë ditën drejtësinë tënde dhe çlirimet e tua, sepse nuk njoh numrin e tyre.

alb@Psalms:71:16 @ Do të thellohem në veprat e fuqishme të Zotit, të Zotit, dhe do të kujtoj drejtësinë tënde, vetëm tënden.

alb@Psalms:71:17 @ O Perëndi, ti më ke mësuar që në fëmijëri; dhe deri më sot unë kam shpallur mrekullitë e tua.

alb@Psalms:71:18 @ Edhe tani që jam plakur dhe jam thinjur, o Perëndi, mos më braktis deri sa t`i kem treguar këtij brezi fuqinë tënde dhe mrekullitë e tua gjithë atyre që do të vijnë.

alb@Psalms:71:19 @ Edhe drejtësia jote, o Perëndi, arrin deri në lartësitë e qiejve; ti ke bërë gjëra të mëdha. O Perëndi, kush të përngjan ty?

alb@Psalms:71:20 @ Ti, që më bëre të provoj shumë fatkeqësira, të rënda, do të më japësh përsëri jetën dhe do të më bësh të ngrihem lart nga humnerat e tokës.

alb@Psalms:71:21 @ Ti do të rritesh madhështinë time dhe do të kthehesh të më ngushëllosh.

alb@Psalms:71:22 @ Dhe unë do të lëvdoj me harpe për besnikërinë tënde, o Perëndia im, dhe do të këndoj lavdet e tua me qeste, o i Shenjti i Izraelit.

alb@Psalms:71:23 @ Buzët e mia do të ngazëllojnë kur do të këndoj lavdet e tua bashkë me shpirtin tim, që ti ke shpenguar.

alb@Psalms:71:24 @ Edhe gjuha ime do të flasë tërë ditën për drejtësinë tënde, sepse janë turpëruar dhe janë hutuar ata që kërkonin të më bënin të keqen.

alb@Psalms:72:1 @ O Perëndi, paraqit mendimet e tua mbretit dhe drejtësinë tënde birit të mbretit,

alb@Psalms:72:2 @ dhe ai do të gjykojë popullin tënd me drejtësi dhe të pikëlluarit e tu me saktësi.

alb@Psalms:72:3 @ Malet do t`i sjellin paqen popullit dhe kodrat drejtësinë.

alb@Psalms:72:4 @ Ai do t`u sigurojë drejtësi të pikëlluarve të popullit, do të shpëtojë bijtë e nevojtarëve dhe do të dërrmojë shtypësin.

alb@Psalms:72:5 @ Ata do të të kenë frikë deri sa të ketë diell dhe hënë, për të gjitha brezat.

alb@Psalms:72:6 @ Ai do të zbresë si shiu mbi barin e kositur, si një rrebesh që vadit tokën.

alb@Psalms:72:7 @ Në ditët e tij i drejti do të lulëzojë dhe ka për të patur shumë paqe deri sa të mos ketë më hënë.

alb@Psalms:72:8 @ Ai do të mbretërojë nga një det te tjetri dhe nga lumi deri në skajet e tokës.

alb@Psalms:72:9 @ Banorët e shkretëtirës do të përkulen para tij, dhe armiqtë e tij do të lëpijnë pluhurin.

alb@Psalms:72:10 @ Mbretërit e Tarshishit dhe të ishujve do t`i paguajnë haraçin, mbretërit e Shebas dhe ai i Sabas do t`i ofrojnë dhurata.

alb@Psalms:72:11 @ Po, gjithë mbretërit do ta adhurojnë dhe gjithë kombet do t`i shërbejnë.

alb@Psalms:72:12 @ Sepse ai do ta çlirojë nevojtarin që bërtet dhe të mjerin që nuk ka se kush ta ndihmojë.

alb@Psalms:72:13 @ Atij do t`i vijë keq për të dobëtin dhe për nevojtarin dhe do të shpëtojë jetën e nevojtarëve.

alb@Psalms:72:14 @ Ai do të çlirojë jetën e tyre nga shtypja dhe nga dhuna, dhe gjaku i tyre do të jetë i çmuar para syve të tij.

alb@Psalms:72:15 @ Dhe ai do të jetojë; dhe do t`i jepet ari i Shebas, do të bëhen vazhdimisht lutje për të dhe do të bekohet tërë ditën.

alb@Psalms:72:16 @ Do të ketë bollëk gruri mbi tokë, në majat e maleve; kallinjtë e tij do të valëviten si drurët e Libanit, dhe banorët e qyteteve do të lulëzojnë si bari i tokës.

alb@Psalms:72:17 @ Emri i tij do të vazhdojë përjetë, emri i tij do të përhapet deri sa të ketë diell; dhe tërë kombet do të bekohen në të dhe do ta shpallin të lumtur.

alb@Psalms:72:18 @ I bekuar qoftë Zoti Perëndia, Perëndia i Izraelit; vetëm ai bën mrekulli.

alb@Psalms:72:19 @ Qoftë i bekuar përjetë emri i tij i lavdishëm, dhe tërë toka qoftë e mbushur me lavdinë e tij. Amen, amen.

alb@Psalms:72:20 @ Këtu mbarojnë lutjet e Davidit, birit të Isait.

alb@Psalms:73:1 @ Me siguri Perëndia është i mirë me Izraelin, me ata që janë të pastër nga zemra.

alb@Psalms:73:2 @ Por, sa për mua, gati gati po më pengoheshin këmbët dhe për pak hapat e mia do të shkisnin.

alb@Psalms:73:3 @ Sepse i kisha zili mburravecët, duke parë mirëqënien e njerëzve të këqij.

alb@Psalms:73:4 @ Sepse nuk ka dhembje në vdekjen e tyre, dhe trupi i tyre është i majmë.

alb@Psalms:73:5 @ Ata nuk po heqin si vdekatarët e tjerë, as pësojnë goditje si njerëzit e tjerë.

alb@Psalms:73:6 @ Prandaj kryelartësia i rrethon si një gjerdan dhe dhuna i mbështjell si një rrobe.

alb@Psalms:73:7 @ Sytë u dalin jashtë nga dhjami dhe përfytyrimet e çoroditura të zemrës së tyre vërshojnë.

alb@Psalms:73:8 @ Ata tallen dhe kurdisin me pabesi shtypjen, flasin me arrogancë.

alb@Psalms:73:9 @ E drejtojnë gojën e tyre kundër qiellit dhe gjuha e tyre përshkon tokën.

alb@Psalms:73:10 @ Prandaj njerëzit e tyre kthehen nga ajo anë dhe pijnë me të madhe ujërat e tyre,

alb@Psalms:73:11 @ dhe thonë: "Si është e mundur që Perëndia të dijë çdo gjë dhe të ketë njohuri te Shumë i Larti?".

alb@Psalms:73:12 @ Ja, këta janë të pabesë; megjithatë janë gjithnjë të qetë dhe i shtojnë pasuritë e tyre.

alb@Psalms:73:13 @ Më kot, pra, pastrova zemrën time dhe i lava duart në pafajësinë time.

alb@Psalms:73:14 @ Sepse jam goditur tërë ditën dhe jam ndëshkuar çdo mëngjes.

alb@Psalms:73:15 @ Sikur të kisha thënë: "Do të flas edhe unë kështu", ja, do të kisha mohuar brezin e bijve të tu.

alb@Psalms:73:16 @ Atëherë kërkova ta kuptoj këtë gjë, por ajo m`u duk shumë e vështirë.

alb@Psalms:73:17 @ Deri sa hyra në shenjtoren e Perëndisë dhe mora parasysh fundin e tyre.

alb@Psalms:73:18 @ Me siguri, ti i vë në vënde të rrëshqitshme dhe kështu i bën që të bien në shkatërrim.

alb@Psalms:73:19 @ Si u shkatërruan në një çast! Ata vdiqën të konsumuar nga tmerri!

alb@Psalms:73:20 @ Ashtu si në një ëndërr, kur zgjohesh, kështu edhe ti, o Zot, kur të zgjohesh, do të përbuzësh pamjen e tyre të kotë.

alb@Psalms:73:21 @ Kur zemra ime acarohej dhe e ndjeja veten sikur më shponin nga brenda,

alb@Psalms:73:22 @ unë isha pa mend dhe pa kuptim; para teje isha si një kafshë.

alb@Psalms:73:23 @ Por megjithatë unë jam gjithnjë me ty; ti më ke kapur nga dora e djathtë.

alb@Psalms:73:24 @ Ti do të më udhëheqësh me këshillën tënde dhe do të më çosh pastaj në lavdi.

alb@Psalms:73:25 @ Cilin kam në qiell veç teje? Dhe mbi tokë nuk dëshiroj tjetër njeri veç teje.

alb@Psalms:73:26 @ Mishi im dhe zemra ime nuk mund të ligështohen, por Perëndia është kështjella e zemrës sime dhe pjesa ime në përjetësi.

alb@Psalms:73:27 @ Sepse ja, ata që largohen prej teje do të vdesin; ti shkatërron tërë ata që, duke kurvëruar, largohen prej teje.

alb@Psalms:73:28 @ Por sa për mua, e mira është t`i afrohem Perëndisë; e kam bërë Zotin tim, Zotin, strehën time, për të treguar gjithë veprat e tua.

alb@Psalms:74:1 @ O Perëndi, pse na ke hedhur poshtë për gjithnjë? Pse vlon zemërimi yt kundër kopesë së kullotës sate?

alb@Psalms:74:2 @ Kujto popullin tënd, që dikur e more, që ti e shpengove që të ishte fisi i trashëgimisë sate, të këtij mali të Sionit, mbi të cilin ke banuar.

alb@Psalms:74:3 @ Drejto hapat e tua në këto rrënoja të pandreqshme; armiku i ka prishur të gjitha në shenjtërore.

alb@Psalms:74:4 @ Armiqtë e tu vrumbullojnë në vendin e kuvendeve të tua; kanë vënë aty shenjat e tyre si flamuj.

alb@Psalms:74:5 @ Dukej sikur godisnin me sëpata në pjesën e dëndur të një pylli.

alb@Psalms:74:6 @ Dhe tani me sqeparë dhe çekane po prishin tërë skulpturat e tij.

alb@Psalms:74:7 @ I kanë vënë zjarrin shenjtërores sate; kanë përdhosur banesën që mban emrin tënd, duke e hedhur poshtë.

alb@Psalms:74:8 @ Kanë thënë në zemër të tyre: "T`i shkatërrojmë të gjithë"; kanë djegur tërë qendrat e kuvendeve të shenjta në vend.

alb@Psalms:74:9 @ Ne nuk i shohim më shenjat tona; nuk ka më profet dhe midis nesh nuk ka asnjë që të dijë deri kur.

alb@Psalms:74:10 @ Deri kur, o Perëndi, kundërshtari do të fyejë? Armiku vallë, do ta përçmojë emrin tënd përjetë?

alb@Psalms:74:11 @ Pse e tërheq dorën tënde, pikërisht të djathtën? Nxirre nga gjiri yt dhe shkatërroji.

alb@Psalms:74:12 @ Por Perëndia është mbreti im qysh prej kohëve të lashta; ai sjell shpëtimin mbi tokë.

alb@Psalms:74:13 @ Me forcën tënde ndave detin dhe shtype kokën e përbindëshve të detit në ujërat.

alb@Psalms:74:14 @ Copëtove kokat e Levitanëve dhe ia dhe për të ngrënë popullit të shkretëtirës.

alb@Psalms:74:15 @ Bëre që të dalin burime dhe përrenj dhe thave lumenj të përhershëm.

alb@Psalms:74:16 @ Jotja është dita, jotja është edhe nata; ti ke vendosur dritën dhe diellin.

alb@Psalms:74:17 @ Ti ke caktuar tërë kufijtë e tokës dhe ke bërë verën dhe dimrin.

alb@Psalms:74:18 @ Mbaje mend këtë, o Zot, që armiku të ka fyer dhe që një popull i pamend ka përbuzur emrin tënd.

alb@Psalms:74:19 @ Mos ia braktis bishave jetën e turtulleshës sate; mos harro përjetë jetën e të përvuajturve të tu.

alb@Psalms:74:20 @ Respekto besëlidhjen, sepse vendet e errëta të tokës janë plot me strofka dhune.

alb@Psalms:74:21 @ Mos lejo që i shtypuri të kthehet i turpëruar; bëj që i përvuajturi dhe nevojtari të lëvdojnë emrin tënd.

alb@Psalms:74:22 @ Çohu o Perëndi, mbro kauzën tënde! Mos harro që i pamendi të fyen tërë ditën.

alb@Psalms:74:23 @ Mos harro britmën e armiqve të tu; zhurma e tyre që ngrihen kundër teje ngjitet vazhdimisht në qiell.

alb@Psalms:75:1 @ Ne të lëvdojmë, o Perëndi, ne të lëvdojmë, sepse emri yt na është i afërt; njeriu tregon mrekullitë e tua.

alb@Psalms:75:2 @ Kur do të vijë koha e caktuar, unë do të gjykoj me drejtësi.

alb@Psalms:75:3 @ Toka dhe tërë banorët e saj shkrihen, por unë i bëj të qëndrueshme shtyllat e saj. (Sela)

alb@Psalms:75:4 @ U kam thënë fodullëve: "Mos u mburrni!", dhe të pabesëve: "Mos u bëni hundëpërpjetë!

alb@Psalms:75:5 @ Mos e ngrini lart kokën, mos flisni me qafë të fortë".

alb@Psalms:75:6 @ Sepse lëvdimi nuk vjen as nga lindja, as nga perëndimi, as edhe nga shkretëtira.

alb@Psalms:75:7 @ Sepse Perëndia është ai që gjykon; ai ul njerin dhe ngre tjetrin.

alb@Psalms:75:8 @ Sepse Zoti ka në dorë një kupë vere që shkumon dhe plot me erëza, që ai e zbraz. Me siguri tërë të pabesët e dheut do ta kullojnë dhe do të pinë deri llumin.

alb@Psalms:75:9 @ Por unë do të shpall përjetë dhe do t`i këndoj lavde Perëndisë të Jakobit.

alb@Psalms:75:10 @ Dhe do të dërrmoj tërë fuqinë e të pabesëve, por fuqia e të drejtëve do të përlëvdohet.

alb@Psalms:76:1 @ Perëndia njihet mirë në Judë, emri i tij është i madh në Izrael.

alb@Psalms:76:2 @ Tabernakulli i tij është në Salem dhe ai banon në Sion.

alb@Psalms:76:3 @ Këtu ai ka copëtuar shigjetat e zjarrta të harkut, mburojën dhe shpatën e luftës. (Sela)

alb@Psalms:76:4 @ Ti dukesh i lavdishëm dhe i fuqishëm mbi malet e presë.

alb@Psalms:76:5 @ Trimat i kanë zhveshur, i ka zënë gjumi, dhe asnjë prej atyre trimave nuk ka mundur të përdorë duart e tij.

alb@Psalms:76:6 @ Mbas qortimit tënd, o Perëndia i Jakobit, qerret dhe kuajt mbetën të shushatur.

alb@Psalms:76:7 @ Nga ti, pikërisht nga ti, duhet të kenë frikë; dhe kush mund të rezistojë para teje kur zemërohesh?

alb@Psalms:76:8 @ Ti ke bërë që të dëgjohet nga qielli vendimi yt, tokën e zuri frika dhe heshti,

alb@Psalms:76:9 @ kur Perëndia u ngrit për të gjykuar, për të çliruar tërë nevojtarët e tokës. (Sela)

alb@Psalms:76:10 @ Edhe zemërimi i njerëzve do të shndrrohet në lavdi për ty, dhe ti do të rrethohesh me vetë mbeturinat e zemërimi të tyre.

alb@Psalms:76:11 @ Bëjini zotime Zotit, Perëndisë tuaj, dhe plotësojini; tërë ata që rinë rreth tij t`i çojnë dhurata të Tmerrshmit.

alb@Psalms:76:12 @ Ai u heq frymën qeveritarëve, nga ai druhen mbretërit e tokës.

alb@Psalms:77:1 @ Zëri im lartohet te Perëndia dhe unë bërtas; zëri im lartohet te Perëndia dhe ai ka për të më dëgjuar.

alb@Psalms:77:2 @ Ditën e fatkeqësisë sime kërkova Zotin; gjatë natës dora ime mbeti e nderur pa u lodhur dhe shpirti im nuk pranoi të ngushëllohet.

alb@Psalms:77:3 @ Më kujtohet Perëndia dhe rrënkoj; vajtoj dhe fryma ime dobësohet. (Sela)

alb@Psalms:77:4 @ Ti m`i mban të hapura qepallat; jam aq i turbulluar sa nuk mund të flas.

alb@Psalms:77:5 @ Sjell ndërmënd përsëri ditët e lashta, vitet e kohëve të shkuara.

alb@Psalms:77:6 @ Gjatë natës më kthehet në mendje kënga ime, mendoj thellë në zemrën time dhe fryma ime bën kërkime.

alb@Psalms:77:7 @ A do të më hedhë poshtë për gjithnjë Zoti? E nuk do të më pëlqejë më kurrë?

alb@Psalms:77:8 @ Dhe mirësia e tij ka marrë fund për gjithnjë dhe falja e tij ka munguar për brezat e ardhshme?

alb@Psalms:77:9 @ Vallë Perëndia e ka harruar mëshirën dhe në zemërimin e tij u ka dhënë fund dhembshurive të tij? (Sela)

alb@Psalms:77:10 @ Unë kam thënë: "Shkaku i hidhërimit tim është se dora e djathtë e Shumë të Lartit ka ndryshuar".

alb@Psalms:77:11 @ Do t`i kujtoj veprat e Zotit; po, do të kujtoj mrekullitë e tua të kohëve të kaluara,

alb@Psalms:77:12 @ do të mendohem thellë për gjithë veprat e tua dhe do të kem parasysh bëmat e tua.

alb@Psalms:77:13 @ O Perëndi, jeta jote është e shenjtë; cili Perëndi është i madh si Perëndia?

alb@Psalms:77:14 @ Ti je Perëndia që kryen mrekulli; ti ke bërë të njihet forca jote midis popujve.

alb@Psalms:77:15 @ Me krahun tënd ke shpenguar popullin tënd, bijtë e Jakobit dhe të Jozefit. (Sela)

alb@Psalms:77:16 @ Ujërat të panë, o Perëndi, ujërat të panë dhe u trëmbën; edhe humnerat u drithtuan.

alb@Psalms:77:17 @ Retë derdhën përmbytje uji, qiejtë gjëmuan dhe shigjetat e tua vepruan.

alb@Psalms:77:18 @ Gjëmimi i bubullimës sate ishte në vorbullën, vetëtimat ndriçuan botën dhe toka u tund dhe u drodh.

alb@Psalms:77:19 @ Ti e hape rrugën tënde në mes të detit, shtegun tënd në mes të ujërave të mëdha, dhe gjurmët e tua nuk u njohën.

alb@Psalms:77:20 @ Ti e udhëheq popullin tënd si një kope me dorën e Moisiut dhe të Aaronit.

alb@Psalms:78:1 @ Kushtoji kujdes, o populli im, ligjit tim; dëgjo fjalët e gojës sime.

alb@Psalms:78:2 @ Do të hap gojën time për të thënë shëmbëlltyra, dhe kam për të paraqitur misteret e kohërave të lashta.

alb@Psalms:78:3 @ Atë që ne kemi dëgjuar dhe kemi njohur, dhe që etërit tanë na kanë treguar,

alb@Psalms:78:4 @ nuk do t`ua fshehim bijve të tyre, por do t`i tregojmë brezit të ardhshëm lavdet e Zotit, fuqinë e tij dhe mrekullinë që ai ka bërë.

alb@Psalms:78:5 @ Ai ka vendosur një dëshmi te Jakobi dhe ka vënë një ligj në Izrael, dhe ka urdhëruar etërit tanë që t`ua bëjnë të njohura bijve të tyre,

alb@Psalms:78:6 @ me qëllim që brezi i ardhshëm t`i njohë së bashku me bijtë që do të lindin; dhe këta nga ana e tyre t`ua tregojnë bijve të tyre,

alb@Psalms:78:7 @ dhe të vendosin te Perëndia besimin e tyre dhe të mos harrojnë veprat e Perëndisë, por të respektojnë urdhërimet e tij;

alb@Psalms:78:8 @ dhe të mos jenë si etërit e tyre, një brez kokëfortë dhe rebel, një brez me zemër të paqëndrueshme dhe me një frymë jo besnike ndaj Perëndisë.

alb@Psalms:78:9 @ Bijtë e Efraimit, njerëz të luftës, harkëtarë të zotë, kthyen shpinën ditën e betejës,

alb@Psalms:78:10 @ nuk respektuan besëlidhjen e Perëndisë dhe nuk pranuan të ecnin sipas ligjit të tij,

alb@Psalms:78:11 @ harruan veprat e tij dhe mrekullitë që u kishte treguar.

alb@Psalms:78:12 @ Ai bëri mrekulli në prani të etërve të tyre, në vendin e Egjiptit dhe në fushën e Tsoanit.

alb@Psalms:78:13 @ Ai e ndau detin dhe i bëri të kalojnë në mes të tij, dhe i mblodhi ujërat si një grumbull.

alb@Psalms:78:14 @ Ditën drejtoi me anë të resë dhe tërë natën me një dritë zjarri.

alb@Psalms:78:15 @ I çau shkëmbinjtë në shkretëtirë dhe i bëri të pijnë boll, si të ishte uji i humnerës së madhe.

alb@Psalms:78:16 @ Nxori rrëket nga shkëmbi dhe bëri që të rridhnin ujëra si lumenj.

alb@Psalms:78:17 @ Por ata vazhduan të mëkatojnë kundër tij dhe të ngrejnë krye kundër Shumë të Lartit në shkretëtirë,

alb@Psalms:78:18 @ dhe e tunduan Perëndinë në zemër të tyre, duke kërkuar ushqim sipas dëshirave të tyre.

alb@Psalms:78:19 @ Dhe folën kundër Perëndisë, duke thënë: "A mund të shtrojë Perëndia një sofër në shkretëtirë?

alb@Psalms:78:20 @ Ja, ai e goditi shkëmbin dhe prej tij dolën ujëra dhe vërshuan përrenj. A mund t`i japë bukë dhe mish popullit të tij?

alb@Psalms:78:21 @ Dhe kështu Zoti i dëgjoi dhe u zemërua fort, dhe një zjarr u ndez kundër Jakobit dhe zemërimi kundër Izraelit u ndez,

alb@Psalms:78:22 @ sepse nuk i kishin besuar Perëndisë dhe nuk kishin pasur besim në shpëtimin prej tij.

alb@Psalms:78:23 @ Megjithatë ai i urdhëroi retë e sipërme dhe hapi dyert e qiellit,

alb@Psalms:78:24 @ dhe bëri që mbi ta të binte mana për të ngrënë dhe u dha atyre grurin e qiellit.

alb@Psalms:78:25 @ Njeriu hëngri bukën e engjëjve; ai u dërgoi atyre ushqime sa të ngopeshin.

alb@Psalms:78:26 @ Ai bëri të ngrihet në qiell era e lindjes dhe në sajë të fuqisë së tij bëri të ngrihet era e jugut,

alb@Psalms:78:27 @ bëri të binin mbi ta mish si pluhuri dhe zogj si rëra e detit.

alb@Psalms:78:28 @ Bëri që këto të binin në mes të kampit të tyre, rreth çadrave të tyre.

alb@Psalms:78:29 @ Kështu ata hëngrën sa u ngopën, sepse Perëndia u kishte siguruar atyre atë që ata kishin dëshiruar.

alb@Psalms:78:30 @ Ata nuk kishin akoma kënaqur pangopësinë e tyre dhe kishin akoma ushqim në gojë,

alb@Psalms:78:31 @ kur zemërimi i Perëndisë shpërtheu kundër tyre, vrau më të fuqishmit prej tyre dhe rrëzoi më të mirët e Izraelit.

alb@Psalms:78:32 @ Megjithatë ata vazhduan të mëkatojnë dhe nuk u besuan mrekullive të tij.

alb@Psalms:78:33 @ Atëherë ai harxhoi ditët e tyre në kotësi dhe vitet e tyre në tmerre të papritura.

alb@Psalms:78:34 @ Kur i vriste, ata e kërkonin dhe ktheheshin të kërkonin Perëndinë me zell.

alb@Psalms:78:35 @ Kujtoheshin që Perëndia ishte Kështjella e tyre dhe që Perëndia shumë i larti ishte Shpëtimtari i tyre.

alb@Psalms:78:36 @ Por ata e mashtronin me gojën e tyre dhe e gënjenin me gjuhën e tyre.

alb@Psalms:78:37 @ Në fakt zemra e tyre nuk ishte e qëndrueshme ndaj tij dhe ata nuk ishin besnikë ndaj besëlidhjes së tij.

alb@Psalms:78:38 @ Por ai, që është i mëshirshëm, ua fali paudhësinë e tyre dhe nuk i shkatërroi, dhe shumë herë përmbajti zemërimin e tij dhe nuk e la indinjatën e tij të shpërthejë,

alb@Psalms:78:39 @ duke mbajtur mend që ata ishin mish, një frymë që kalon dhe nuk kthehet më.

alb@Psalms:78:40 @ Sa herë provokuan indinjatën e tij në shkretëtirë dhe e hidhëruar në vetmi!

alb@Psalms:78:41 @ Po, ata iu drejtuan Perëndisë shumë herë dhe përsëri e provokuan të Shenjtin e Izraelit.

alb@Psalms:78:42 @ Nuk e kujtuan më fuqinë e tij as ditën që i kishte çliruar nga armiku,

alb@Psalms:78:43 @ kur ai kishte bërë mrekullitë e tij në Egjipt dhe në fushën e Tsoanit;

alb@Psalms:78:44 @ i kishte shndërruar lumenjtë dhe rrjedhat e ujit të Egjiptasve në gjak, me qëllim që të mos pinin dot.

alb@Psalms:78:45 @ Kishte dërguar kundër tyre mizëri mizash që t`i hanin dhe bretkosa që t`i shkatërronin.

alb@Psalms:78:46 @ Ua kishte dhënë të korrat e tyre krimbave dhe frytin e mundit të tyre karkalecave.

alb@Psalms:78:47 @ I kishte shkatërruar vreshtat e tyre me breshër dhe fiqtë e tyre të Egjiptit me ngrica.

alb@Psalms:78:48 @ Kishte braktisur bagëtinë e tyre në mëshirë të breshërit dhe kopetë e tyre në mëshirë të rrufeve.

alb@Psalms:78:49 @ Kishte lëshuar mbi ta zjarrin e zemërimit të tij, indinjatën, inatin dhe fatkeqësinë, një turmë lajmëtarësh të fatkeqësisë.

alb@Psalms:78:50 @ I kishte hapur udhën zemërimit të tij dhe nuk i kishte kursyer nga vdekja, por ia kishte braktisur jetën e tyre murtajës.

alb@Psalms:78:51 @ I kishte goditur në Egjipt gjithë të parëlindurit dhe prodhimet e para në çadrat e Kamit.

alb@Psalms:78:52 @ Por e kishte bërë popullin e tij të ikte si bagëtia dhe e kishte çuar nëpër shkretëtirë sikur të ishte një kope.

alb@Psalms:78:53 @ I kishte udhëhequr me siguri dhe ata nuk patën frikë, por deti i kishte përpirë armiqtë e tyre.

alb@Psalms:78:54 @ Dhe ai i solli kështu në tokën e tij të shenjtë, në malin që dora e djathtë e tij kishte pushtuar.

alb@Psalms:78:55 @ I dëboi kombet para tyre dhe u caktoi atyre me short trashëgiminë, dhe bëri që fiset e Izraelit të banonin në çadrat e tyre.

alb@Psalms:78:56 @ Por ata u orvatën dhe provokuan indinjatën e Perëndisë shumë të lartë dhe nuk respektuan statutet e tij.

alb@Psalms:78:57 @ U tërhoqën madje prapa dhe u suallën në mënyrë të pabesë ashtu si etërit e tyre, dhe devijuan si një hark që gabon;

alb@Psalms:78:58 @ provokuan zemërimin e tij me vendet e tyre të larta dhe e bënë ziliqar me skulpturat e tyre.

alb@Psalms:78:59 @ Perëndia dëgjoi dhe u zemërua, dhe ndjeu një neveri të madhe për Izraelin.

alb@Psalms:78:60 @ Kështu ai braktisi tabernakullin e Shilohut, çadrën që kishte ngritur midis njerëzve;

alb@Psalms:78:61 @ dhe e la forcën e tij të bjerë rob dhe lavdinë e tij në dorë të armikut.

alb@Psalms:78:62 @ Ia braktisi popullin e tij shpatës dhe u zemërua shumë kundër trashëgimisë së tij.

alb@Psalms:78:63 @ Zjarri i konsumoi të rinjtë e tyre dhe virgjëreshat e tyre nuk patën asnjë këngë dasme.

alb@Psalms:78:64 @ Priftërinjtë e tyre u vranë nga shpata dhe gratë e reja nuk mbajtën zi.

alb@Psalms:78:65 @ Pastaj Zoti u zgjua si nga gjumi, ashtu si një trim që bërtet nën ndikimin e verës.

alb@Psalms:78:66 @ I goditi armiqtë e tij në kurriz dhe i mbuloi me një turp të përjetshëm.

alb@Psalms:78:67 @ Hodhi poshtë çadrën e Jozefit dhe nuk zgjodhi fisin e Efraimit,

alb@Psalms:78:68 @ por zgjodhi fisin e Judës, malin e Sionit, që ai e do.

alb@Psalms:78:69 @ Ndërtoi shenjtëroren e tij, ashtu si vëndet shumë të larta, ashtu si tokat që ka krijuar përjetë.

alb@Psalms:78:70 @ Dhe zgjodhi Davidin, shërbëtorin e tij, dhe e mori nga vatha e dhenve,

alb@Psalms:78:71 @ dhe e mori nga delet që mëndnin për të kullotur Jakobin, popullin e tij dhe Izraelin, trashëgiminë e tij.

alb@Psalms:78:72 @ Dhe ai bëri që të kullosnin me ndershmërinë e zemrës së tyre dhe i udhëhoqi me shkathtësinë e duarve të tij.

alb@Psalms:79:1 @ O Perëndi, kombet kanë hyrë në trashëgiminë tënde, kanë përdhosur tempullin tënd të shenjtë, e kanë katandisur Jeruzalemin në një grumbull gërmadhash.

alb@Psalms:79:2 @ Trupat e vdekur të shërbëtorëve të tu ua dhanë për të ngrënë shpendëve të qiellit dhe mishin e shenjtorëve të tu bishave të fushave.

alb@Psalms:79:3 @ Kanë derdhur gjakun e tyre si ujë rreth Jeruzalemit, në mënyrë që asnjeri të mos i varroste.

alb@Psalms:79:4 @ Jemi bërë një turp për fqinjët tanë, tallja dhe gazi i atyre që na rrinë rreth e qark.

alb@Psalms:79:5 @ Deri kur, o Zot? A do të jesh i zemëruar përjetë? A do të flakërojë smira jote si një zjarr?

alb@Psalms:79:6 @ Lësho zemërimin tënd mbi kombet që nuk të njohin dhe mbi mbretëritë që nuk përmendin emrin tënd,

alb@Psalms:79:7 @ sepse kanë gllabëruar Jakobin dhe kanë shkretuar banesën e tij.

alb@Psalms:79:8 @ Mos kujto kundër nesh fajet e të pabesëve tanë; nxito të na dalësh para me dhembshuritë e tua, sepse jemi shumë të vuajtur.

alb@Psalms:79:9 @ Na ndihmo, o Perëndi i shpëtimit, për lavdinë e emrit tënd, dhe na çliro dhe na fal mëkatet tona për hir të emrit tënd.

alb@Psalms:79:10 @ Sepse kombet do të thonin: "Ku është Perëndia i tyre?". Para syve tona bëju të njohur kombeve hakmarrjen e gjakut të derdhur të shërbëtorëve të tu.

alb@Psalms:79:11 @ Le të arrijë deri tek ti rrënkimi i robërve; sipas fuqisë së krahut tënd, shpëto ata që janë të dënuar me vdekje.

alb@Psalms:79:12 @ Dhe ktheju fqinjëve tonë shtatëfish të zezën që të kanë bërë o Zot.

alb@Psalms:79:13 @ Dhe ne populli yt dhe kopeja e kullotës sate, do të të kremtojmë përjetë dhe do të shpallim lavdinë tënde brez pas brezi.

alb@Psalms:80:1 @ Dëgjo, o bari i Izraelit, që udhëheq Jozefin si një kope; ti që rrin mbi Kerubinët, shkëlqe në lavdinë tënde.

alb@Psalms:80:2 @ Rizgjoje fuqinë tënde përpara Efraimit, Beniaminit dhe Manasit, dhe eja të na çlirosh.

alb@Psalms:80:3 @ O Perëndi, na përtëri fuqitë, bëje fytyrën tënde të shkëlqejë dhe ne do të shpëtojmë.

alb@Psalms:80:4 @ O Zot, Perëndi i ushtrive, deri kur do të jesh i zemëruar kundër lutjes së popullit tënd?

alb@Psalms:80:5 @ Ti u ke dhënë për të ngrënë bukë të njomur me lot, dhe u ke dhënë për të pirë lot me shumicë.

alb@Psalms:80:6 @ Ti na ke bërë objekt mosmarëveshjeje për fqinjët tanë, dhe armiqtë tanë qeshin njeri me tjetrin.

alb@Psalms:80:7 @ O Perëndi i ushtrive, na përtëri forcat tona; bëje fytyrën tënde të shkëlqejë përsëri dhe do të shpëtojmë.

alb@Psalms:80:8 @ Ti çove jashtë Egjiptit një hardhi; i dëbove kombet dhe e mbolle.

alb@Psalms:80:9 @ Ti e pastrove dheun para saj dhe ajo lëshoi rrënjë dhe e mbushi dheun.

alb@Psalms:80:10 @ Malet u mbuluan nga hija e saj dhe kedrat e Perëndisë me degët e saj.

alb@Psalms:80:11 @ I zgjati degët e saj deri në det dhe llastarët deri te lumi.

alb@Psalms:80:12 @ Pse i prishe gjerdhet e saj dhe kështu tërë kalimtarët kanë mundësi të korrin frytet e saj?

alb@Psalms:80:13 @ Derri i egër i pyllit e shkreton dhe egërsirat e fushës kullotin aty.

alb@Psalms:80:14 @ O Perëndi i ushtrive, të lutemi kthehu; shiko nga qielli, vështro dhe vizito këtë vresht

alb@Psalms:80:15 @ dhe drurët që mbolli e djathta jote dhe filizin që e ke forcuar për ty.

alb@Psalms:80:16 @ Ajo u dogj nga zjarri dhe është prerë; ata vdesin para kërcënimit të fytyrës sate.

alb@Psalms:80:17 @ Dora jote qoftë mbi njeriun e të djathtë tënde, mbi njeriun që ti e ke bërë të fortë për ty.

alb@Psalms:80:18 @ Kështu ne nuk do të largohemi më prej teje. Na ngjall dhe ne do të kërkojmë emrin tënd.

alb@Psalms:80:19 @ O Zot, Perëndia i ushtrive, na përtëri; bëje fytyrën tënde të shkëlqejë dhe do të shpëtojmë.

alb@Psalms:81:1 @ I këndoni me gëzim Perëndisë, forcës sonë; lëshoni britma gëzimi për Perëndinë e Jakobit.

alb@Psalms:81:2 @ Lartoni një këngë dhe i bini dajres, harpës melodioze bashkë me lirën.

alb@Psalms:81:3 @ I bini borisë ditën e hënës së re, ditën e hënës së plotë, ditën e festës sonë.

alb@Psalms:81:4 @ Sepse ky është një statut për Izraelin, një ligj i Perëndisë të Jakobit.

alb@Psalms:81:5 @ Ai e caktoi si një dëshmi te Jozefi, kur doli kundër vendit të Egjiptit. Atëherë unë dëgjova një gjuhë që nuk e kuptoja;

alb@Psalms:81:6 @ "O Izrael, unë e hoqa barrën nga shpatullat e tua; duart e tua e kanë lënë shportën.

alb@Psalms:81:7 @ Kur ishe keq ti më klithe mua dhe unë të çlirova; t`u përgjigja i fshehur në bubullimë, të vura në provë në ujërat e Meribas. (Sela)

alb@Psalms:81:8 @ Dëgjo, o populli im, dhe unë do të qortoj. O Izrael, sikur ti të më dëgjoje!

alb@Psalms:81:9 @ Mos pastë në mesin tënd asnjë perëndi të huaj dhe mos adhuro asnjë perëndi të huaj.

alb@Psalms:81:10 @ Unë jam Zoti, Perëndia yt, që të nxori nga vendi i Egjiptit; hap gojën tënde dhe unë do të ta mbush.

alb@Psalms:81:11 @ Por populli im nuk e ka dëgjuar zërin tim dhe Izraeli nuk më është bindur.

alb@Psalms:81:12 @ Prandaj i braktisa në ashpërsinë e zemrës së tyre, me qëllim që të ecnin sipas bindjeve të tyre.

alb@Psalms:81:13 @ Ah, sikur populli im të më dëgjonte, sikur Izraeli të ecte në rrugët e mia!

alb@Psalms:81:14 @ Do të poshtëroja menjëherë armiqtë e tij dhe do ta ktheja dorën time kundër kundërshtarëve të tij.

alb@Psalms:81:15 @ Ata që urrejnë Zotin do t`i nënshtroheshin dhe fati i tyre do të caktohej përjetë.

alb@Psalms:81:16 @ Dhe unë do ta ushqeja (Izraelin) me grurin më të mirë dhe do ta ngopja me mjaltin që pikon nga shkëmbi".

alb@Psalms:82:1 @ Perëndia rri në kuvendin e Perëndisë, ai gjykon në mes të perëndive.

alb@Psalms:82:2 @ Deri kur do të gjykoni padrejtësisht dhe do të mbani anët e të pabesëve? (Sela)

alb@Psalms:82:3 @ Mbroni të dobëtin dhe jetimin, sigurojini drejtësi të vuajturit dhe të varfërit.

alb@Psalms:82:4 @ Çlironi të mjerin dhe nevojtarin; shpëtojeni nga dora e të pabesit.

alb@Psalms:82:5 @ Ata nuk dinë asgjë dhe nuk kuptojnë asgjë, dhe ecin në terr; të gjitha themelet e tokës po luajnë.

alb@Psalms:82:6 @ Unë kam thënë: "Ju jeni perëndi, jeni të gjithë bijtë e Shumë të Lartit.

alb@Psalms:82:7 @ Megjithatë ju do të vdisni si njerëzit e tjerë dhe do të bini si çdo i fuqishëm tjetër".

alb@Psalms:82:8 @ Çohu, o Perëndi, gjyko tokën, sepse ti do të trashëgosh tërë kombet.

alb@Psalms:83:1 @ O Perëndi, mos rri në heshtje! Mos mbyll gojën, mos rri i qetë, o Perëndi!

alb@Psalms:83:2 @ Sepse, ja, armiqtë e tu po ziejnë dhe ata që të urrejnë ngrenë kokën.

alb@Psalms:83:3 @ Thurrin gracka kundër popullit tënd dhe bëjnë komplote kundër atyre që ti mbron.

alb@Psalms:83:4 @ Ata thonë: "Ejani t`i shkatërrojmë si komb, emri i Izraelit të mos kujtohet më".

alb@Psalms:83:5 @ Sepse kanë komplotuar së bashku me një mendje dhe kanë lidhur një besëlidhje kundër teje.

alb@Psalms:83:6 @ Çadrat e Edomit dhe Ismaelitët, Moabi dhe Hagarenët,

alb@Psalms:83:7 @ Gebali, Amoni dhe Amaleku, Filistia me banorët e Tiros;

alb@Psalms:83:8 @ dhe Asiria është bashkuar me ta për të ndihmuar bijtë e Lotit. (Sela)

alb@Psalms:83:9 @ Vepro me ta ashtu si bëre me Madianin, me Siseran dhe me Jabinin pranë përroit të Kishonit,

alb@Psalms:83:10 @ të cilët u shkatërruan në Endor dhe u bënë si pleh për tokën.

alb@Psalms:83:11 @ Bëj që krerët e tyre të jenë si Orebi dhe Zeebi, dhe tërë princat e tyre si Zebahu dhe Tsalmuna,

alb@Psalms:83:12 @ sepse ata thanë: "Të shtiem në dorë kullotat e Perëndisë".

alb@Psalms:83:13 @ O Perëndia im, bëji njëlloj si pluhuri i vorbullës, si kashta në mëshirë të erës.

alb@Psalms:83:14 @ Ashtu si zjarri djeg pyllin dhe flaka gllabëron malet,

alb@Psalms:83:15 @ kështu ndiqi me furtunën tënde dhe trëmbi me uraganin tënd.

alb@Psalms:83:16 @ Mbulo fytyrat e tyre me turp, me qëllim që të kërkojnë emrin tënd, o Zot.

alb@Psalms:83:17 @ U turpërofshin dhe u tmerrofshin përjetë, u ngatërrofshin dhe vdekshin;

alb@Psalms:83:18 @ dhe ta dijnë se ti vetëm, që quhesh Zoti, je Shumë i Larti mbi gjithë dheun.

alb@Psalms:84:1 @ Oh, sa të dashura janë banesat e tua, o Zot i ushtrive!

alb@Psalms:84:2 @ Shpirti im dëshiron me zjarr dhe shkrihet për oborret e Zotit; zemra ime dhe mishi im i dërgojnë britma gëzimi Perëndisë të gjallë.

alb@Psalms:84:3 @ Edhe rabecka gjen një shtëpi dhe dallëndyshja një fole, ku të vërë të vegjëlit e saj pranë altarëve të tu, o Zot i ushtrive, Mbreti im dhe Perëndia im.

alb@Psalms:84:4 @ Lum ata që banojnë në shtëpinë tënde dhe të lëvdojnë vazhdimisht. (Sela)

alb@Psalms:84:5 @ Lum ata që e vënë forcën e tyre te ti dhe kanë në zemër rrugët e tua!

alb@Psalms:84:6 @ Kur kalojnë luginën e Bakas, e shndërrojnë atë në një vend burimesh, dhe shiu i parë e mbulon me bekime.

alb@Psalms:84:7 @ Ata kalojnë nga një forcë te tjetra dhe në fund paraqiten para Perëndisë në Sion.

alb@Psalms:84:8 @ O Zot, Perëndi i ushtrive, dëgjo lutjen time; vëri veshin, o Perëndi i Jakobit. (Sela)

alb@Psalms:84:9 @ Shiko, o Perëndi, mburojën tonë, dhe shiko fytyrën e të vajosurit tënd.

alb@Psalms:84:10 @ Po, një ditë në oborret e tua vlen më tepër se një mijë gjetiu; mua më pëlqen më tepër të qëndroj në pragun e shtëpisë së Perëndisë tim, se sa të banoj në çadrat e të pabesëve.

alb@Psalms:84:11 @ Sepse Zoti Perëndi është diell dhe mburojë; Zoti do të japë hir dhe lavdi; ai nuk u refuzon asnjë të mirë atyre që ecin drejt.

alb@Psalms:84:12 @ O Zot i ushtrive, lum njeriu që ka besim te ti!

alb@Psalms:85:1 @ O Zot, ti ke qenë i mbarë për tokën tënde dhe e ke kthyer Jakobin nga robëria.

alb@Psalms:85:2 @ Ti ke falur paudhësinë e popullit tënd dhe ke mbuluar tërë mëkatet e tyre. (Sela)

alb@Psalms:85:3 @ Ti ke larguar gjithë indinjatën tënde dhe ke lënë mënjanë zemërimin tënd të zjarrtë.

alb@Psalms:85:4 @ Na përtëri, o Perëndi i shpëtimit tonë, dhe jepi fund indinjatës sate kundër nesh.

alb@Psalms:85:5 @ A do të mbetesh i zemëruar me ne përjetë? A do ta vazhdosh zemërimin tënd brez pas brezi?

alb@Psalms:85:6 @ A nuk do të na japësh përsëri jetën, me qëllim që populli yt të mund të gëzohet te ti?

alb@Psalms:85:7 @ Tregona, o Zot, mirësinë tënde dhe falna shpëtimin tënd.

alb@Psalms:85:8 @ Una kam për të dëgjuar atë që Perëndia, Zoti, ka për të thënë; me siguri ai do t`i flasë për paqe popullit të tij dhe shenjtorëve të tij, por nuk do të lejojë që ata të jetojnë përsëri si njerëz pa mend.

alb@Psalms:85:9 @ Me siguri shpëtimi i tij është afër atyre që kanë frikë prej tij, sepse lavdia e tij mund të banojë në vendin tonë.

alb@Psalms:85:10 @ Mirësia dhe e vërteta u takuan; drejtësia dhe paqja janë puthur njera me tjetrën.

alb@Psalms:85:11 @ E vërteta do të mbijë nga toka dhe drejtësia do të shikojë nga qielli.

alb@Psalms:85:12 @ Po, Zoti do të japë atë që është e mirë, dhe toka jonë do të prodhojë frytin e saj.

alb@Psalms:85:13 @ Drejtësia do të ecë para tij dhe do të përgatisë udhën për hapat e tij.

alb@Psalms:86:1 @ Vëri veshin, o Zot, dhe përgjigjmu, sepse jam i dëshpëruar dhe nevojtar.

alb@Psalms:86:2 @ Ruaje jetën time sepse jam i shenjtë; ti je Perëndia im; shpëtoje shërbëtorin tënd që ka besim te ti.

alb@Psalms:86:3 @ Ki mëshirë për mua, o Zot, sepse të këlthas ty tërë ditën.

alb@Psalms:86:4 @ Gëzoje shërbëtorin tënd, sepse te ti, o Zot e lartoj shpirtin tim.

alb@Psalms:86:5 @ Sepse ti, o Zot, je i mirë dhe i gatshëm të falësh, dhe tregon mirësi të madhe ndaj gjithë atyre që të kërkojnë.

alb@Psalms:86:6 @ Vëri veshin, o Zot, lutjes time, dhe trego kujdes për britmën e përgjërimeve të mia.

alb@Psalms:86:7 @ Unë të kërkoj në ditën e fatkeqësisë sime, sepse ti do të më përgjigjesh.

alb@Psalms:86:8 @ Nuk ka asnjë të barabartë me ty midis perëndive, o Zot, as ka vepra të njëllojta me të tuat.

alb@Psalms:86:9 @ Tërë kombet që ti ke krijuar do të vinë të bien përmbys para teje, o Zot, dhe do të përlëvdojnë emrin tënd.

alb@Psalms:86:10 @ Sepse ti je i madh dhe kryen mrekulli; vetëm ti je Perëndia.

alb@Psalms:86:11 @ Mësomë rrugën tënde, o Zot, dhe unë do të ec në të vërtetën tënde; bashkoje zemrën time me frikën e emrit tënd.

alb@Psalms:86:12 @ Unë do të të lëvdoj, o Zot, Perëndia im, me gjithë zemër, dhe do ta përlëvdoj emrin tënd përjetë.

alb@Psalms:86:13 @ Sepse e madhe është mirësia jote ndaj meje; ti ke shpëtuar shpirtin tim nga Sheoli.

alb@Psalms:86:14 @ O Perëndi, njerëz kryelartë kanë dalë kundër meje dhe një turmë njerëzish të dhunës kërkojnë jetën time dhe nuk të vë ty para syve të tyre.

alb@Psalms:86:15 @ Por ti, o Zot, je një Perëndi i mëshirshëm dhe i dhembshur që zemërohet ngadalë dhe që ka shumë mirësi dhe të vërtetë.

alb@Psalms:86:16 @ Kthehu nga unë dhe ki mëshirë për mua; jepi forcën tënde shërbëtorit tënd dhe shpëto birin e shërbëtores sate.

alb@Psalms:86:17 @ Tregomë një shenjë të dashamirësisë sate, me qëllim që ata që më urrejnë ta shohin dhe të mbeten të shushatur, duke parë që ti, o Zot, më ke ndihmuar dhe më ke ngushëlluar.

alb@Psalms:87:1 @ Ai i vuri themelet e tij mbi malet e shenjta.

alb@Psalms:87:2 @ Zoti i do portat e Sionit më tepër se të gjitha banesat e Jakobit.

alb@Psalms:87:3 @ Gjëra të lavdishme thuhen për ty, o qytet i Perëndisë. (Sela)

alb@Psalms:87:4 @ Do të përmend Egjiptin dhe Babiloninë ndër ata që më njohin. Ja Filistia dhe Tiro, së bashku me Etiopinë: "Ky ka lindur atje".

alb@Psalms:87:5 @ Dhe do të thuhet për Sionin: "Ky dhe ai kanë lindur tek ai; dhe vetë Shumë i Larti do ta bëjë të qëndrueshëm".

alb@Psalms:87:6 @ Zoti duke shqyrtuar popujt, do të regjistrojë: "Ky ka lindur atje". (Sela)

alb@Psalms:87:7 @ Dhe këngëtarët dhe ata që u bien veglave do të thonë: "Të gjitha burimet e mia të jetës dhe të gëzimit janë te ti".

alb@Psalms:88:1 @ O Zot, Perëndi i shpëtimit tim, unë bërtas ditë e natë para teje.

alb@Psalms:88:2 @ Arriftë deri te ti lutja ime, vëri veshin britmës time,

alb@Psalms:88:3 @ sepse shpirti im është ngopur me të keqen, dhe jeta ime ka arritur deri në Sheol.

alb@Psalms:88:4 @ Tanimë përfshihem ndër ata që do të zbresin në gropë, jam si një njeri që nuk ka më forcë.

alb@Psalms:88:5 @ Jam braktisur midis të vdekurve ashtu si të vrarët që janë në varr, të cilët ti nuk i mban mend dhe që janë prerë e janë larguar nga dora jote.

alb@Psalms:88:6 @ Ti më ke shtënë në gropën më të thellë, në vënde të errëta, në humnerat.

alb@Psalms:88:7 @ Mbi mua ka shpërthyer zemërimi yt, dhe ti më ke marrë me vete megjithë valët tua. (Sela)

alb@Psalms:88:8 @ Ti më ke lënë pa miqtë e mi; më ke bërë për ta një objekt të neveritshëm; jam mbyllur dhe nuk mund të dal.

alb@Psalms:88:9 @ Syri im venitet nga dhembja; të kërkoj çdo ditë, o Zot, dhe i zgjat drejt teje duart e mia.

alb@Psalms:88:10 @ A do të bësh vallë mrekulli për të vdekurit? A do të ringjallen të vdekurit për të të lëvduar? (Sela)

alb@Psalms:88:11 @ A do të kremtohet mirësia jote në varr dhe besnikëria jote në vendin e shkatërrimit?

alb@Psalms:88:12 @ A do të njihen mrekullitë e tua në terr dhe drejtësia jote mbi tokën e harresës?

alb@Psalms:88:13 @ Por unë të këlthas ty, o Zot, dhe lutja ime të drejtohet në mëngjes.

alb@Psalms:88:14 @ Pse më refuzon, o Zot, pse më fsheh fytyrën tënde?

alb@Psalms:88:15 @ Kam qenë i pikëlluar dhe duke vdekur qysh në rini; kam vuajtur nga tmerret e tua dhe e kam humbur.

alb@Psalms:88:16 @ Mbi mua ka kaluar zemërimi yt i zjarrtë; tmerret e tua më kanë asgjesuar,

alb@Psalms:88:17 @ më kanë rrethuar si ujërat gjatë gjithë ditës dhe të gjitha së bashku më kanë mbytur.

alb@Psalms:88:18 @ Ke larguar nga unë miqtë dhe të njohurit e mi; miku im më i ngushtë është errësira.

alb@Psalms:89:1 @ Unë do të këndoj përjetë mirësitë e Zotit, me gojën time do t`u shpall besnikërinë tënde të gjitha brezave.

alb@Psalms:89:2 @ Sepse kam thënë: "Mirësia jote do të ekzistojë përjetë, ti do të vendosësh besnikërinë tënde në vetë qiejtë".

alb@Psalms:89:3 @ "Unë kam lidhur një besëlidhje me të zgjedhurin tim, i jam betuar Davidit, shërbëtorit tim, duke thënë:

alb@Psalms:89:4 @ "Do t`i vendos pasardhësit e tu përjetë dhe do të ndërtoj fronin tënd për të gjitha brezat"". (Sela)

alb@Psalms:89:5 @ Dhe qiejtë do të kremtojnë mrekullitë e tua, o Zot, dhe besnikërinë tënde në kuvendin e shenjtorëve.

alb@Psalms:89:6 @ Sepse kush mund të krahasohet në qiell me Zotin? Dhe kush është i njëllojtë me Zotin midis bijve të të Fuqishmit?

alb@Psalms:89:7 @ Perëndisë ia kanë frikën shumë në kuvendin e shenjtorëve, dhe respektohet thellë nga tërë ata që e rrethojnë.

alb@Psalms:89:8 @ O Zot, Perëndi i ushtrive, kush është i fuqishëm si ti, o Zot? Besnikëria jote të rrethon kudo.

alb@Psalms:89:9 @ Ti e sundon tërbimin e detit; kur valët e tij ngrihen, ti i qetëson.

alb@Psalms:89:10 @ Ti e ke bërë copë-copë Egjiptin, duke e plagosur për vdekje; me krah të fuqishëm ke shpërndarë armiqtë e tu.

alb@Psalms:89:11 @ Qiejtë janë të tutë, edhe toka është jotja; ti e ke krijuar botën dhe të gjitha atë që janë në të.

alb@Psalms:89:12 @ Ti ke krijuar veriun dhe jugun; Tabori dhe Hermoni lëshojnë britma gëzimi kur dëgjojnë emrin tënd.

alb@Psalms:89:13 @ Ti ke krah të fuqishëm; dora jote është e fortë, e djathta jote ngrihet në qiell.

alb@Psalms:89:14 @ Drejtësia dhe e drejta përbëjnë bazën e fronit tënd; mirësia dhe e vërteta shkojnë përpara fytyrës sate.

alb@Psalms:89:15 @ Lum ai popull që njeh britmën e gëzimit, o Zot, sepse ai do të ecë në dritën e fytyrës sate;

alb@Psalms:89:16 @ do të ngazëllojë tërë ditën me emrin tënd dhe do të gëzohet shumë në drejtësinë tënde.

alb@Psalms:89:17 @ Po, ti je mburrja e forcës së tyre, dhe me favorin tënd ti e shton fuqinë tonë.

alb@Psalms:89:18 @ Sepse mburoja jonë i përket Zotit dhe mbreti ynë të Shenjtit të Izraelit.

alb@Psalms:89:19 @ Ti i fole atëherë në vegim të dashurit tënd dhe the: "Ndihmova një të fuqishëm, përlëvdova një të zgjedhur nga populli.

alb@Psalms:89:20 @ Gjeta Davidin, shërbëtorin tim, dhe e vajosa me vajin tim të shenjtë.

alb@Psalms:89:21 @ Dora ime do ta përkrahë me vendosmëri dhe krahu im do ta forcojë.

alb@Psalms:89:22 @ Armiku nuk do ta shtypë dhe i ligu nuk do ta pikëllojë.

alb@Psalms:89:23 @ Do të asgjesoj para tij armiqtë e tij dhe do të godas ata që e urrejnë.

alb@Psalms:89:24 @ Besnikëria ime dhe mirësia ime do të jenë me të, dhe me emrin tim do të bëhet i fuqishëm.

alb@Psalms:89:25 @ Do ta shtrij dorën e tij mbi detin dhe dorën e djathtë të tij mbi lumenjtë.

alb@Psalms:89:26 @ Ai do të kërkojë ndihmën time, duke thënë: "Ti je Ati im, Perëndia im dhe Kështjella ime e shpëtimit".

alb@Psalms:89:27 @ Do ta bëj gjithashtu të parëlindurin tim, më të shkëlqyerin ndër mbretërit e dheut.

alb@Psalms:89:28 @ Do të përdor mirësi ndaj tij përjetë, dhe besëlidhja ime me të do të mbetet e qëndrueshme.

alb@Psalms:89:29 @ Do t`i bëj gjithashtu pasardhësit e tij të përjetshem dhe fronin e tij si ditët e qiejve.

alb@Psalms:89:30 @ Në rast se bijtë e tij braktisin ligjin tim dhe nuk ecin, sipas urdhërimeve të mia,

alb@Psalms:89:31 @ në rast se shkelin statutet e mia dhe nuk respektojnë urdhërimet e mia,

alb@Psalms:89:32 @ unë do ta dënoj shkeljen e tyre me shufër dhe paudhësinë e tyre me të rrahura,

alb@Psalms:89:33 @ por nuk do ta heq mirësinë time prej tij dhe nuk do të lë që besnikëria ime të jetë e mangët.

alb@Psalms:89:34 @ Nuk do të shkel besëlidhjen time dhe nuk do t`i ndryshoj fjalët që kanë dalë nga goja ime.

alb@Psalms:89:35 @ Jam betuar një herë për shenjtërinë time dhe nuk do ta gënjej Davidin;

alb@Psalms:89:36 @ pasardhësit e tij do të jenë përjetë dhe froni i tij do të jetë si dielli para meje,

alb@Psalms:89:37 @ do të jenë të qëndrueshëm si hëna, dhe dëshmitari në qiell është besnik". (Sela)

alb@Psalms:89:38 @ Por ti na ke braktisur dhe na ke kthyer; je zemëruar shumë kundër të vajosurin tënd.

alb@Psalms:89:39 @ Ti ke përçmuar besëlidhjen e lidhur me shërbëtorin tënd dhe ke përdhosur kurorën e tij, duke bërë që të bjerë për tokë.

alb@Psalms:89:40 @ Ke shembur gjithë mbrojtjet e tij dhe i ke katandisur në gërmadha kalatë e tij.

alb@Psalms:89:41 @ Tërë kalimtarët e kanë plaçkitur dhe ai është bërë gazi i fqinjëve të tij.

alb@Psalms:89:42 @ Ke lavdëruar dorën e djathtë të kundërshtarëve të tij dhe ke bërë të gëzohen tërë armiqtë e tu.

alb@Psalms:89:43 @ Ke prishur tehun e shpatës së tij dhe nuk e ke ndihmuar në betejë.

alb@Psalms:89:44 @ I ke dhënë fund madhështisë së tij dhe ke hedhur për tokë fronin e tij.

alb@Psalms:89:45 @ Ke shkurtuar ditët e rinisë së tij dhe e ke mbuluar me turp. (Sela)

alb@Psalms:89:46 @ Deri kur, o Zot? A do të fshihesh ti përjetë? A do të flakërojë si zjarr zemërimi yt?

alb@Psalms:89:47 @ Kujto sa e shkurtër është jeta ime. Për çfarë kotësie ke krijuar gjithë bijtë e njerëzve?

alb@Psalms:89:48 @ Cili është njeriu që jeton, pa parë vdekjen dhe që mund ta shkëputë jetën e tij nga pushteti Sheolit? (Sela)

alb@Psalms:89:49 @ Ku janë, o Zot, mirësitë e tua të lashta, për të cilat iu betove Davidit në besnikërinë tënde?

alb@Psalms:89:50 @ Kujto, o Zot, fyerjen që iu bë shërbëtorëve të tu, dhe si unë mbaj në zemër fyerjen e rëndë të të gjitha kombeve,

alb@Psalms:89:51 @ me të cilën armiqtë e tu kanë fyer, o Zot, me të cilën kanë fyer hapat e të vajosurit tënd.

alb@Psalms:89:52 @ I bekuar qoftë Zoti përjetë. Amen, po, amen!

alb@Psalms:90:1 @ O Zot, ti ke qenë për ne një strehë brez pas brezi.

alb@Psalms:90:2 @ Para se të kishin lindur malet dhe para se ti të kishe formuar tokën dhe botën, madje nga mot dhe përjetë ti je Perëndia.

alb@Psalms:90:3 @ Ti e kthen njeriun në pluhur dhe thua: "Kthehuni, o bij të njerëzve".

alb@Psalms:90:4 @ Sepse një mijë vjet në sytë e tu janë si dita e djeshme që ka kaluar, ose sikur të gdhish një natë.

alb@Psalms:90:5 @ Ti i përlan si një përmbytje. Ato janë si një ëndërr, janë si barr që gjelbëron në mëngjes.

alb@Psalms:90:6 @ Në mëngjes ai lulëzon dhe gjelbëron, në mbrëmje kositet dhe thahet.

alb@Psalms:90:7 @ Sepse jemi të konsumuar nga zemërimi yt dhe jemi të tmerruar nga tërbimi yt.

alb@Psalms:90:8 @ Ti i vë fajet tona para teje, mëkatet tona të fshehta në dritën e fytyrës sate.

alb@Psalms:90:9 @ Sepse tërë ditët tona zhduken në zemërimin tënd; ne po i mbarojmë vitet tona si një psherëtimë.

alb@Psalms:90:10 @ Ditët e viteve tona shkojnë deri në shtatëdhjetë vjet dhe për më të fortët në tetëdhjetë, por ajo që përbën krenarinë e tyre nuk është veçse mundim dhe dëshirë për t`u dukur, sepse kalon me të shpejtë dhe ne fluturojmë tutje.

alb@Psalms:90:11 @ Kush e njeh forcën e zemërimit tënd dhe mërinë tënde sipas frikës që duhet pasur prej teje?

alb@Psalms:90:12 @ Na mëso, pra, të numërojmë ditët tona për të pasur një zemër të urtë.

alb@Psalms:90:13 @ Kthehu, o Zot! Deri kur? Dhe ki mëshirë për shërbëtorët e tu.

alb@Psalms:90:14 @ Na ngop në mëngjes me mirësinë tënde, dhe ne do të ngazëllojmë dhe do të kënaqemi në të gjitha ditët tona.

alb@Psalms:90:15 @ Na gëzo në përpjestim me ditët që na ke pikëlluar dhe në kompensim të viteve që kemi vuajtur nga fatkeqësitë.

alb@Psalms:90:16 @ Qoftë e qartë vepra jote shërbëtorëve të tu dhe lavdia jote bijve të tyre.

alb@Psalms:90:17 @ Hiri i Zotit Perëndisë tonë qoftë mbi ne dhe e bëftë të qëndrueshme veprën e duarve tona; po, bëje të qëndrueshme veprën e duarve tona.

alb@Psalms:91:1 @ Kush banon në strehën e Shumë të Lartit, pushon në hijen e të Plotfuqishmit.

alb@Psalms:91:2 @ Unë i them Zotit: "Ti je streha ime dhe kështjella ime, Perëndia im, të cilit i besoj".

alb@Psalms:91:3 @ Me siguri ai do të të çlirojë nga laku i gjuetarit të shpendëve dhe nga murtaja vdekjeprurëse.

alb@Psalms:91:4 @ Ai do të të mbulojë me pendët e tij dhe do të gjesh strehë nën krahët e tij; besnikëria e tij do të të shërbejë si mburojë dhe parzmore.

alb@Psalms:91:5 @ Ti nuk do të kesh frikë nga tmerri i natës, sa nga shigjeta që fluturon ditën,

alb@Psalms:91:6 @ as nga murtaja që endet në terr, as nga shfarosja që bën kërdinë në mesditë.

alb@Psalms:91:7 @ Një mijë do të bien në krahun tënd dhe dhjetë mijë në të djathtën tënde, por aty nuk do të të afrohet.

alb@Psalms:91:8 @ Mjafton që ti të këqyrësh me sytë e ty dhe do të shikosh shpërblimin e të pabesëve.

alb@Psalms:91:9 @ Duke qenë se ke thënë: "O Zot, ti je streha ime, dhe e ke bërë Shumë të Lartin strehën tënde,

alb@Psalms:91:10 @ nuk do të të gjejë asnjë e keqe, asnjë plagë nuk do t`i afrohet çadrës sate.

alb@Psalms:91:11 @ Sepse ai do të urdhëroi Engjëjt e tij të të ruajnë në të gjitha rrugët e tua.

alb@Psalms:91:12 @ Ata do të të mbajnë në duart e tyre, me qëllim që këmba jote të mos pengohet nga ndonjë gur.

alb@Psalms:91:13 @ Ti do të ecësh mbi luanin dhe gjarpërin helmues, do të shkelësh luanin e vogël dhe kuçedrën.

alb@Psalms:91:14 @ Duke qenë se ai ka vënë mbi mua dashurinë e tij, unë do ta çliroj dhe do ta çoj lart në vend të sigurt, sepse ai njeh emrin tim.

alb@Psalms:91:15 @ Ai do të më kërkojë dhe unë do t`i përgjigjem; do të jem me të në fatkeqësi; do ta çliroj dhe do ta përlëvdoj.

alb@Psalms:91:16 @ Do ta ngop me jetë të gjatë dhe do t`i tregoj shpëtimin tim.

alb@Psalms:92:1 @ Éshtë bukur të kremtosh Zotin, dhe të këndosh lavdet në emrin tënd, o Shumë i Larti;

alb@Psalms:92:2 @ të shpallësh në mëngjes mirësinë tënde dhe çdo natë besnikërinë tënde,

alb@Psalms:92:3 @ me një harp me dhjetë tela, me lirën dhe me melodinë e qestes.

alb@Psalms:92:4 @ Duke qenë se ti më ke gëzuar me atë që ke bërë, unë ngazëllohem për veprat e duarve të tua.

alb@Psalms:92:5 @ Sa të mëdha janë veprat e tua, o Zot, sa të thella janë mendimet e tua!

alb@Psalms:92:6 @ Njeriu pa mend nuk i njeh dhe budallai nuk kupton këtë:

alb@Psalms:92:7 @ që të pabesët mbijnë si bari, dhe gjithë ata që kryejnë paudhësi lulëzojnë për t`u shkatërruar përjetë.

alb@Psalms:92:8 @ Por ti, o Zot, mbetesh i Shkëlqyeri përjetë.

alb@Psalms:92:9 @ Sepse ja, armiqtë e tu, o Zot, sepse ja armiqtë e tu do të vdesin dhe gjithë ata që kryejnë paudhësi do të shpërndahen.

alb@Psalms:92:10 @ Por ti më ke dhënë forcë të barabartë me atë të buallit, ti me ke vajosur me vaj të freskët.

alb@Psalms:92:11 @ Dhe sytë e mi kanë për të parë disfatën e armiqve të mi dhe veshët e mi kanë për të dëgjuar disfatën e njerëzve të këqij që ngrihen kundër meje.

alb@Psalms:92:12 @ I drejti do të lulëzojë si palma, do të rritet si kedri i Libanit.

alb@Psalms:92:13 @ Ata që janë mbjellë në shtëpinë e Zotit do të lulëzojnë në kopshtet e Perëndisë tonë.

alb@Psalms:92:14 @ Do të japin fryte edhe në pleqëri, do të jenë të lulëzuar dhe të blertë,

alb@Psalms:92:15 @ për të shpallur që Zoti është i drejtë; ai është Kështjella ime dhe nuk ka asnjë padrejtësi tek ai.

alb@Psalms:93:1 @ Zoti mbretëron; ai është veshur me madhështi; Zoti është mbuluar me mantel, është ngjeshur me forca. Po, bota është e qëndrueshme nuk do të tundet kurrë.

alb@Psalms:93:2 @ Froni yt është nga përjetësia i qëndrueshëm; ti je i tillë nga përjetësia.

alb@Psalms:93:3 @ Lumenjtë kanë ngritur, o Zot, lumenjtë kanë ngritur zërin e tyre; lumenjtë kanë ngritur valët e tyre plot zhurmë;

alb@Psalms:93:4 @ por Zoti në vëndet shumë të larta është më i fuqishëm së zërat e ujërave të mëdha, më i fuqishëm se baticat e detit.

alb@Psalms:93:5 @ Statutet e tua janë jashtëzakonisht të qëndrueshme. Shenjtëria i shkon shtëpisë sate, o Zot, përjetë.

alb@Psalms:94:1 @ O Perëndi i hakmarrjes, o Zot, Perëndi i hakmarrjeve, shkëlqe.

alb@Psalms:94:2 @ Çohu, o gjykatës i tokës, dhe jepu shpërblimin mëndjemëdhenjve.

alb@Psalms:94:3 @ Deri kur të pabesët, o Zot, deri kur të pabesët do të triumfojnë?

alb@Psalms:94:4 @ Ata vjellin fjalë dhe mbajnë fjalime të paturpshme; të gjithë ata që kryejnë paudhësi flasin me arrogancë.

alb@Psalms:94:5 @ Ata marrin nëpër këmbë popullin tënd, o Zot, dhe shtypin trashëgiminë tënde.

alb@Psalms:94:6 @ Vrasin gruan e ve dhe të huajin, dhe vrasin jetimët,

alb@Psalms:94:7 @ dhe thonë: "Zoti nuk shikon, Perëndia i Jakobit nuk kupton".

alb@Psalms:94:8 @ Kërkoni të kuptoni, o njerëz të pamend midis popullit; dhe ju budallenj, kur do të bëheni të zgjuar?

alb@Psalms:94:9 @ Ai që ka vënë veshin, a nuk dëgjon? Ai që ka formuar syrin, a nuk shikon?

alb@Psalms:94:10 @ Ai që ndreq kombet, a nuk do t`i dënojë ata, ai që i mëson diturinë njeriut?

alb@Psalms:94:11 @ Zoti i njeh mendimet e njeriut dhe e di që nuk janë veçse kotësi.

alb@Psalms:94:12 @ Lum ai njeri që ti ndreq, o Zot, dhe që ti mëson sipas ligjit tënd,

alb@Psalms:94:13 @ për t`i dhënë prehje në ditët e fatkeqësisë, deri sa t`i hapet gropa të pabesit.

alb@Psalms:94:14 @ Sepse Zoti nuk ka për të hedhur poshtë popullin e tij dhe nuk ka për të braktisur trashëgiminë e tij.

alb@Psalms:94:15 @ Gjykimi do të mbështetet përsëri mbi drejtësinë, dhe tërë ata që janë të drejtë nga zemra do t`i shkojnë pas.

alb@Psalms:94:16 @ Kush do të ngrihet në favorin tim kundër njerëzve të këqij? Kush do të më dalë krah kundër atyre që kryejnë paudhësi?

alb@Psalms:94:17 @ Në qoftë se Zoti nuk do të më kishte ndihmuar, do të kisha përfunduar shpejt në vendin e heshtjes.

alb@Psalms:94:18 @ Kur thashë: "Këmba ime ngurron", mirësia jote, o Zot, më ka përkrahur.

alb@Psalms:94:19 @ Kur një numër i madh shqetësimesh më mbysnin, përdëllimet e tua më jepnin zemër.

alb@Psalms:94:20 @ Do të jetë vallë aleati yt gjykata e padrejtë, që thur padrejtësi në emër të ligjit?

alb@Psalms:94:21 @ Ata mblidhen tok kundër të drejtit dhe dënojnë gjakun e pafajshëm.

alb@Psalms:94:22 @ Por Zoti është kështjella ime dhe Perëndia im është kalaja në të cilën gjej strehë.

alb@Psalms:94:23 @ Ai do të lëshojë mbi ta ligësinë e tyre dhe do t`i bëjë të vdesin për shkak të paudhësisë së tyre; Zoti, Perëndia ynë, do t`i shkatërrojë.

alb@Psalms:95:1 @ Ejani, t`i këndojmë me gëzim Zotit; t`i dërgojmë britma gëzimi kalasë së shpëtimit tonë.

alb@Psalms:95:2 @ Le të shkojmë në prani të tij me lavde, ta kremtojmë me këngë.

alb@Psalms:95:3 @ Sepse Zoti është një Perëndi i madh dhe një Mbret i madh mbi gjithë perënditë.

alb@Psalms:95:4 @ Në duart e tij janë thellësitë e tokës dhe të tijat janë majat e larta të maleve.

alb@Psalms:95:5 @ I tij është deti, sepse ai e ka bërë, dhe dheu i thatë që duart e tij kanë modeluar.

alb@Psalms:95:6 @ Ejani, të adhurojmë dhe të përkulemi; të gjunjëzohemi përpara Zotit që na ka bërë.

alb@Psalms:95:7 @ Sepse ai është Perëndia ynë dhe ne jemi populli i kullotës së tij dhe kopeja për të cilën ai kujdeset. Sot, po të jetë se dëgjoni zërin e tij,

alb@Psalms:95:8 @ "mos e fortësoni zemrën tuaj si në Meriba, si ditën e Masas në shkretëtirë,

alb@Psalms:95:9 @ ku etërit tuaj më tunduan dhe më vunë në provë, edhe pse i kishin parë veprat e mia.

alb@Psalms:95:10 @ Për dyzet vjet e pata neveri atë brez dhe thashë: "Janë një popull me zemër të përdalë dhe nuk i njohin rrugët e mia.

alb@Psalms:95:11 @ Prandaj u betova në zemërimin tim: Nuk do të hyjnë në prehjen time".

alb@Psalms:96:1 @ Këndojini Zotit një këngë të re, këndojini Zotit, o banorë të të gjithë tokës!

alb@Psalms:96:2 @ Këndojini Zotit, bekoni emin e tij; lajmëroni çdo ditë shpëtimin e tij.

alb@Psalms:96:3 @ Shpallni lavdinë e tij midis kombeve dhe mekullitë e tij midis tërë popujve.

alb@Psalms:96:4 @ Sepse Zoti është i madh dhe i denjë për lëvdimin më të lartë; nga ai duhet të kemi frikë përmbi gjithë perënditë e tjera.

alb@Psalms:96:5 @ Sepse gjithë perënditë e kombeve janë idhuj, por Zoti ka bërë qiejtë.

alb@Psalms:96:6 @ Shkëlqimi dhe madhështia janë para tij, forca dhe bukuria janë në shenjtëroren e tij.

alb@Psalms:96:7 @ Jepini Zotit, o familje të popujve, jepini Zotit lavdi dhe forcë.

alb@Psalms:96:8 @ Jepini Zotit lavdinë që i takon emrit të tij, çojini oferta dhe ejani në oborret e tij.

alb@Psalms:96:9 @ Bini përmbys përpara Zotit në shkëlqimin e shenjtërisë së tij, dridhuni para tij, o banorë të të gjithë tokës.

alb@Psalms:96:10 @ U thoni gjithë kombeve: "Zoti mbretëron; bota është vendosur mirë dhe nuk do të luajë nga vendi; ai do t`i gjykojë popujt me drejtësi".

alb@Psalms:96:11 @ Le të gëzohen qiejtë dhe të gëzohet toka; le të zhurmojë deti dhe gjithçka gjindet në të.

alb@Psalms:96:12 @ Le të ngazëllohet fusha dhe gjithçka gjindet në të. Atëherë tërë drurët e pyllit do të lëshojnë britma gëzimi përpara Zotit,

alb@Psalms:96:13 @ sepse ai vjen, vjen për të gjykuar tokën. Ai do ta gjykojë botën me drejtësi dhe popujt në besnikërinë e tij.

alb@Psalms:97:1 @ Zoti mbretëron; le të gëzohet toka dhe le të ngazëllohen ishujt e mëdhenj.

alb@Psalms:97:2 @ Re dhe terr e mbështjellin; drejtësia dhe e drejta janë në themel të fronit të tij.

alb@Psalms:97:3 @ Një zjarr i shkon përpara dhe i zhduk armiqtë e tij rreth e qark.

alb@Psalms:97:4 @ Vetëtimat e tij ndriçojnë botën, toka i shikon dhe dridhet.

alb@Psalms:97:5 @ Malet shkrihen si dylli përpara Zotit, përpara Zotit të të gjithë tokës.

alb@Psalms:97:6 @ Qiejtë shpallin drejtësinë e tij dhe tërë popujt shohin lavdinë e tij.

alb@Psalms:97:7 @ U ngatërrofshin të gjihë ata që u shërbejnë skulpturave dhe ata që mburren me idhujt; rënçin përmbys përpara atij të gjitha perënditë.

alb@Psalms:97:8 @ Sioni ka dëgjuar dhe është gëzuar për to, dhe bijat e Judës janë gëzuar me gjykimet e tua, o Zot.

alb@Psalms:97:9 @ Sepse ti, o Zot, je Shumë i Larti mbi tërë tokën, ty të përlëvdojmë mbi gjithë perënditë e tjera.

alb@Psalms:97:10 @ Ju që e doni Zotin urreni të keqen! Ai ruan jetën e shenjtorëve të tij dhe i çliron nga dora e të pabesëve.

alb@Psalms:97:11 @ Drita ka dalë për të drejtin dhe gëzimi për ata që janë të drejtë nga zemra.

alb@Psalms:97:12 @ Ngazëllohuni tek Zoti, o njerëz të drejtë, dhe lëvdoni emrin e tij të shenjtë.

alb@Psalms:98:1 @ Këndojini Zotit një himn të ri sepse ka bërë mrekulli; dora e tij e djathtë dhe krahu i tij i shenjtë i kanë siguruar shpëtimin.

alb@Psalms:98:2 @ Zoti ka bërë të njohur shpëtimin e tij dhe ka shprehur drejtësinë e tij përpara kombeve.

alb@Psalms:98:3 @ Ai ka mbajtur mend mirësinë e tij dhe besnikërinë e tij për shtëpinë e Izraelit; të tëra skajet e tokës kanë parë shpëtimin e Perëndisë tonë.

alb@Psalms:98:4 @ Dërgojini britma gëzimi Zotit, o banorë të të gjithë tokës, shpërtheni në këngë gëzimi, ngazëlloni dhe këndoni lavde.

alb@Psalms:98:5 @ Këndojini lavde Zotit me qeste, me qesten dhe me zërin e këngës.

alb@Psalms:98:6 @ Dërgoni britma gëzimi me boritë dhe me zërin e bririt përpara Zotit, Mbretit.

alb@Psalms:98:7 @ Le të zhurmojë deti dhe gjithçka ndodhet në të, bota dhe banorët e saj.

alb@Psalms:98:8 @ Lumenjtë le të rrahin duart dhe malet le të ngazëllohen tok nga gëzimi përpara Zotit,

alb@Psalms:98:9 @ sepse ai vjen të gjykojë tokën; ai do të gjykojë botën me drejtësi dhe popujt me paanësi.

alb@Psalms:99:1 @ Zoti mbretëron, popujt le të dridhen. Ai është ulur mbi Kerubinët, toka le të dridhet.

alb@Psalms:99:2 @ Zoti është i madh në Sion dhe i shkëlqyeshëm mbi të gjithë popujt.

alb@Psalms:99:3 @ Ata do të kremtojnë emrin tënd të madh dhe të tmerrshëm. Ai është i shenjtë.

alb@Psalms:99:4 @ Mbreti është i fuqishëm dhe e do drejtësinë. Ti e ke vendosur të drejtën dhe e ushtrove Jakobin në gjykim dhe drejtësi.

alb@Psalms:99:5 @ Përlëvdoni Zotin, Perëndinë tonë, dhe bini përmbys përpara stolit të këmbëve të tij. Ai është i shenjtë.

alb@Psalms:99:6 @ Moisiu dhe Aaroni qenë ndër priftërinjtë e tij, dhe Samueli ndër ata që përmendën emrin e tij; ata iu drejtuan Zotit dhe ai iu përgjigj atyre.

alb@Psalms:99:7 @ Ai u foli atyre nga kolona e resë, dhe ata respektuan dëshmitë e tij dhe statutet që u dhe atyre.

alb@Psalms:99:8 @ Ti plotësove dëshirën e tyre, o Zot, Perëndia ynë. Ti ishe për ata një Perëndi që fal, dhe kur dënon prapësitë e tyre.

alb@Psalms:99:9 @ Përlëvdoni Zotin, Perëndinë tonë, dhe adhurojeni në malin e tij të shenjtë, sepse Zoti, Perëndia ynë, është i shenjtë.

alb@Psalms:100:1 @ Dërgojini klithma gëzimi Zotit, o banorë të të gjithë tokës!

alb@Psalms:100:2 @ I shërbeni Zotit me gaz, ejani para tij me këngë gëzimi.

alb@Psalms:100:3 @ Pranoni që Zoti është Perëndia; na ka bërë ai dhe jo ne vetë; ne jemi populli i tij dhe kopeja e kullotës së tij.

alb@Psalms:100:4 @ Hyni në portat e tij me falenderim dhe në oborret e tij me lavde; kremtojeni, bekoni emrin e tij.

alb@Psalms:100:5 @ Sepse Zoti është i mirë; mirësia e tij është e përjetshme dhe besnikëria e tij vlen për të gjitha brezat.

alb@Psalms:101:1 @ Unë do të këndoj mirësinë tënde dhe drejtësinë tënde; do të këndoj lavdet e tua, o Zot.

alb@Psalms:101:2 @ Do të kujdesem të bëj një jetë të ndershme. Kur do të vish tek unë? Do të ec me zemër të pastër brenda shtëpisë sime.

alb@Psalms:101:3 @ Nuk do të vë para syve të mi asgjë të keqe; unë e urrej sjelljen e atyre që dënojnë; nuk do lejoj të bëhem si ata.

alb@Psalms:101:4 @ Zemra e çoroditur do të largohet nga unë; nuk dua t`ia di për të keqen.

alb@Psalms:101:5 @ Do të shfaros atë që shpif tinëz kundër të afërmit; nuk do të duroj njeriun hundëpërpjetë dhe zemërkrenar.

alb@Psalms:101:6 @ Sytë e mi do të jenë mbi besnikët e vendit dhe do t`i mbaj afër vetes; ai që do të ecë me ndershmëri do të jetë shërbëtori im.

alb@Psalms:101:7 @ Kush vepron me mashtrim, nuk ka për të banuar në shtëpinë time; kush thotë gënjeshtra nuk do të qëndrojë para syve të mi.

alb@Psalms:101:8 @ Çdo mëngjes do të asgjesoj gjithë të pabesët e vendit, për të çrrënjosur nga qyteti i Zotit të gjithë ata që kryejnë paudhësi.

alb@Psalms:102:1 @ O Zot, dëgjo lutjen time dhe britma ime arriftë tek ty.

alb@Psalms:102:2 @ Mos ma fshih fytyrën tënde ditën e fatkeqësisë sime. Zgjate ndaj meje veshin tënd; kur unë të kërkoj, nxito të më përgjigjesh.

alb@Psalms:102:3 @ Sepse ditët e mia davariten si tymi dhe kockat e mia digjen si urë zjarri.

alb@Psalms:102:4 @ Zemra ime është goditur dhe thahet si bari, dhe unë harroj madje të ha ushqim.

alb@Psalms:102:5 @ Duke vajtuar vazhdimisht, lëkura ime po u ngjitet kockave të mia.

alb@Psalms:102:6 @ I ngjaj pelikanit të shketëtirës dhe jam bërë si bufi i vendeve të shkretuara.

alb@Psalms:102:7 @ Jam pa gjumë dhe si harabeli i vetmuar mbi çati.

alb@Psalms:102:8 @ Armiqtë e mi tallen me mua tërë ditën; ata që më përqeshin flasin kundër meje.

alb@Psalms:102:9 @ Sepse e ha hirin si buka dhe përzjej lotët me atë që pi.

alb@Psalms:102:10 @ Po, për shkak të indinjatës sate dhe të zemërimit tënd, më ngrite dhe më hodhe larg.

alb@Psalms:102:11 @ Ditët e mia janë si hija që zgjatet, dhe unë po thahem si bari.

alb@Psalms:102:12 @ Por ti, o Zot, mbetesh përjetë, dhe kujtimi yt zgjat brez pas brezi.

alb@Psalms:102:13 @ Ti do të ngrihesh dhe do të të vijë keq për Sionin, sepse erdhi koha të tregosh dhembshuri ndaj tij; dhe koha e caktuar erdhi.

alb@Psalms:102:14 @ Sepse shërbëtorët e tu i duan edhe gurët e tij dhe u vjen keq për pluhurin e tij.

alb@Psalms:102:15 @ Po, kombet do të kenë frikë nga emri i Zotit dhe gjithë mbretërit e dheut nga lavdia jote,

alb@Psalms:102:16 @ kur Zoti do të rindërtojë Sionin dhe do të duket në lavdinë e tij.

alb@Psalms:102:17 @ Ai do të dëgjojë lutjen e njerëzve të braktisur dhe nuk do ta përbuzë lutjen e tyre.

alb@Psalms:102:18 @ Kjo do të shkruhet për brezin e ardhshmëm, dhe populli që do të krijohet do të lëvdojë Zotin,

alb@Psalms:102:19 @ sepse ai shikon nga lartësia e shenjtërores së tij; nga qielli Zoti këqyr dheun,

alb@Psalms:102:20 @ për të dëgjuar vajtimin e robërve, për të çliruar të dënuarit me vdekje;

alb@Psalms:102:21 @ me qëllim që në Sion të shpallin emrin e Zotit dhe në Jeruzalem lavdinë e tij,

alb@Psalms:102:22 @ kur popujt dhe mbretëritë do të mblidhen bashkë për t`i shërbyer Zotit.

alb@Psalms:102:23 @ Rrugës ai ka pakësuar fuqinë time dhe ka shkurtuar ditët e mia.

alb@Psalms:102:24 @ Kam thënë: "O Perëndia im, mos më merr në mes të ditëve të mia. Vitet e tua zgjasin brez pas brezi.

alb@Psalms:102:25 @ Së lashti ti ke vendosur tokën dhe qiejtë janë vepër e duarve të tua;

alb@Psalms:102:26 @ ata do të zhduken, por ti do të mbetesh; do të konsumohen të gjithë si një rrobe; ti do t`i ndërrosh si një rrobe dhe ata do të ndryshohen.

alb@Psalms:102:27 @ Por ti je gjithnjë po ai dhe vitet e tua nuk do të kenë kurrë fund.

alb@Psalms:102:28 @ Bijtë e shërbëtorëve të tu do të kenë një vendbanim dhe pasardhësit e tyre do të jenë të qëndrueshëm para teje".

alb@Psalms:103:1 @ Beko, shpirti im, Zotin, dhe të gjitha ato që janë tek unë të bekojnë emrin e tij të shenjtë.

alb@Psalms:103:2 @ Beko, shpirti im, Zotin dhe mos harro asnjë nga të mirat që ka bërë.

alb@Psalms:103:3 @ Ai fal të gjitha paudhësitë e tua dhe shëron të gjitha sëmundjet e tua,

alb@Psalms:103:4 @ shpengon jetën tënde nga shkatërrimi dhe të kurorëzon me mirësi dhe dhembshuri;

alb@Psalms:103:5 @ ai ngop me të mira gojën tënde dhe të bën të ri si shqiponja.

alb@Psalms:103:6 @ Zoti vepron me drejtësi dhe mbron çështjen e të shtypurve.

alb@Psalms:103:7 @ Ai i tregon Moisiut rrugët e tij dhe bijve të Izraelit veprat e tij.

alb@Psalms:103:8 @ Zoti është i mëshirshëm dhe zemërbutë, i ngadalshëm në zemërim dhe i madh në mirësi.

alb@Psalms:103:9 @ Ai nuk grindet përjetë dhe nuk e ruan zemërimin gjithnjë.

alb@Psalms:103:10 @ Ai nuk na trajton siç e meritojnë mëkatet tona dhe nuk na dënon në bazë të fajeve tona.

alb@Psalms:103:11 @ Sepse sa të lartë janë qiejtë mbi tokën, aq e madhe është mirësia e tij ndaj atyre që kanë frikë prej tij.

alb@Psalms:103:12 @ Sa larg është lindja nga perëndimi, aq shumë ai ka larguar nga ne fajet tona.

alb@Psalms:103:13 @ Ashtu si një baba është i mëshirshëm me bijtë e tij, kështu është i mëshirshëm Zoti me ata që kanë frikë prej tij.

alb@Psalms:103:14 @ Sepse ai e njeh natyrën tonë dhe nuk harron që ne jemi pluhur.

alb@Psalms:103:15 @ Ditët e njeriut janë si bari; ai lulëzon si lulja e fushës;

alb@Psalms:103:16 @ në qoftë se era i kalon sipër, ai nuk është më dhe vendi i tij nuk njihet më.

alb@Psalms:103:17 @ Por mirësia e Zotit vazhdon nga përjetësia në përjetësi për ata që kanë frikë prej tij, dhe drejtësia e tij për bijtë e bijve,

alb@Psalms:103:18 @ për ata që respektojnë besëlidhjen e tij dhe mbajnë në mendje urdhërimet e tij për t`i zbatuar në praktikë.

alb@Psalms:103:19 @ Zoti e ka vendosur fronin e tij në qiejtë, dhe mbretërimi i tij sundon mbi gjithçka.

alb@Psalms:103:20 @ Bekoni Zotin ju, engjëj të tij të pushtetshëm dhe të fortë, që bëni atë që thotë ai, duke iu bindur zërit të fjalës së tij.

alb@Psalms:103:21 @ Bekoni Zotin, ju, tërë ushtritë e tij, ju, tërë ministrat e tij, që zbatoni vullnetin e tij.

alb@Psalms:103:22 @ Bekoni Zotin, ju, të gjitha veprat e tij, në të tëra vendet e sundimit të tij. Shpirti im, beko Zotin!

alb@Psalms:104:1 @ Beko, o shpirti im, Zotin! O Zot, Perëndia im, ti je jashtëzakonisht i madh; je veshur me shkëlqim dhe madhështi.

alb@Psalms:104:2 @ Ai të mbështjell me dritë si të ishte një mantel dhe i shtrin qiejtë si një çadër;

alb@Psalms:104:3 @ ai ndërton mbi ujërat dhomat e tij të larta, i bën retë si qerren e tij dhe ecën mbi krahët erës.

alb@Psalms:104:4 @ I bën erërat lajmëtarë të tij dhe flakët e zjarrit shërbëtorë të tij.

alb@Psalms:104:5 @ Ai e ka krijuar tokën mbi themelet e saj; kjo nuk do të luajë kurrë përjetë.

alb@Psalms:104:6 @ Ti e kishe mbuluar me humnerë si me një rrobe; ujërat ishin ndalur mbi malet.

alb@Psalms:104:7 @ Në qortimin tënd ato ikën, në zërin e gjëmimit tënd u larguan me nxitim.

alb@Psalms:104:8 @ Dolën malet dhe luginat u ulën në vendin që ti kishe caktuar për to.

alb@Psalms:104:9 @ Ti u vure ujërave një kufi që nuk duhet ta kapërxenin; ato nuk do të kthehen më të mbulojnë tokën.

alb@Psalms:104:10 @ Ai bën që të dalin burime në luginat; ato rrjedhin midis maleve,

alb@Psalms:104:11 @ dhe u japin për të pirë tërë kafshëve të fushës; gomarët e egër shuajnë etjen e tyre.

alb@Psalms:104:12 @ Pranë tyre banojnë shpendët e qiellit; midis gjelbërimeve lartojnë këngën e tyre.

alb@Psalms:104:13 @ Nga dhomat e sipërme të tij ai u jep ujë maleve; toka ngopet me frytin e veprave të tua.

alb@Psalms:104:14 @ Ai bën që të rritet bari për bagëtinë dhe bimësia në shërbim të njeriut, duke nxjerrë nga toka ushqimin e tij,

alb@Psalms:104:15 @ dhe verën që gëzon zemrën e njeriut, vajin që bën të shkëlqejë fytyra tij dhe bukën që i jep forcë zemrës së njeriut.

alb@Psalms:104:16 @ Kështu ngopen drurët e Zotit dhe kedrat e Libanit që ai ka mbjellë;

alb@Psalms:104:17 @ aty bëjnë folenë e tyre zogjtë, ndërsa lejleku bën nëpër selvitë banesën e tij.

alb@Psalms:104:18 @ Malet e larta janë për dhitë e egra, shkëmbinjtë janë streha e lepujve.

alb@Psalms:104:19 @ Ai ka bërë hënën për stinët, dielli e di orën e perëndimit të tij.

alb@Psalms:104:20 @ Ti dërgon terrin dhe bëhet natë; gjatë asaj shkojnë rreth e qark gjithë kafshët e pyllit.

alb@Psalms:104:21 @ Luanët e vegjël vrumbullojnë duke kërkuar gjahun dhe i kërkojnë Perëndisë ushqimin e tyre.

alb@Psalms:104:22 @ Por, kur lind dielli, ata tërhiqen dhe rrinë në strofkat e tyre.

alb@Psalms:104:23 @ Atëherë njeriu del për të punuar dhe punon deri në mbrëmje.

alb@Psalms:104:24 @ Sa të shumta janë veprat e tua, o Zot! Ti i ke bërë të gjitha me dituri; toka është plot me pasuritë e tua.

alb@Psalms:104:25 @ Ja deti, i madh dhe i gjerë, ku gëlojnë krijesa të panumërta;

alb@Psalms:104:26 @ e përshkojnë anijet dhe Leviathani, që ti ke formuar për t`u tallur në të.

alb@Psalms:104:27 @ Të gjithë presin që ti t`u japësh ushqimin në kohën e duhur.

alb@Psalms:104:28 @ Ti ua jep atyre dhe ata e mbledhin; ti hap dorën dhe ngopen me të mira.

alb@Psalms:104:29 @ Ti fsheh fytyrën tënde dhe ata e humbasin fare; ti heq frymën, dhe ata vdesin duke u kthyer përsëri në pluhurin e tyre.

alb@Psalms:104:30 @ Ti dërgon frymën tënde dhe ata krijohen, kështu ti ripërtërin faqen e dheut.

alb@Psalms:104:31 @ Lavdia e Zotit të rrojë përjetë; le të gëzohet Zoti me veprat e tij;

alb@Psalms:104:32 @ ai shikon tokën dhe kjo dridhet; ai prek malet dhe ato nxjerrin tym.

alb@Psalms:104:33 @ Unë do t`i këndoj Zotit deri sa të kem jetë; do t`i këndoj lavde Perëndisë tim deri sa të jem.

alb@Psalms:104:34 @ Le të jetë mendimi im i pëlqyer prej tij; unë do të ngazëllohem tek Zoti.

alb@Psalms:104:35 @ Le të zhduken mëkatarët nga toka dhe të pabesët mos qofshin më. Shpirti im, bekoje Zotin! Aleluja.

alb@Psalms:105:1 @ Kremtoni Zotin, lutjuni për ndihmë emrit të tij, bëni të njohura veprat e tij midis popujve.

alb@Psalms:105:2 @ Këndojini atij, këndojini lavde atij, mendoni thellë tërë mrekullitë e tij.

alb@Psalms:105:3 @ Mburruni me emrin e tij të shenjtë; le të kënaqet zemra e tërë atyre që kërkojnë Zotin.

alb@Psalms:105:4 @ Kërkoni Zotin dhe forcën e tij; kërkoni vazhdimisht fytyrën e tij.

alb@Psalms:105:5 @ Mbani mend çuditë që ai ka bërë, mrekullitë dhe gjykimet e gojës së tij,

alb@Psalms:105:6 @ ju, o pasardhës së Abrahamit, shërbëtorit të tij, o bij të Jakobit, të zgjedhur të tij.

alb@Psalms:105:7 @ Ai është Zoti, Perëndia ynë; gjykimet e tij janë mbi gjithë tokën.

alb@Psalms:105:8 @ Ai mban mend përjetë besëlidhjen e tij dhe për një mijë breza fjalën e komanduar prej tij,

alb@Psalms:105:9 @ besëlidhjen që lidhi me Abrahamin dhe betimin që i bëri Isakut,

alb@Psalms:105:10 @ që i konfirmoi Jakobit si statut të tij dhe Izraelit si një besëlidhje të përjetshme,

alb@Psalms:105:11 @ duke thënë: "Unë do të të jap vendin e Kanaanit si pjesë e trashëgimisë suaj",

alb@Psalms:105:12 @ kur nuk ishin veçse një numër i vogël, shumë të pakët dhe të huaj në vend,

alb@Psalms:105:13 @ dhe shkonin nga një komb te tjetri, nga një mbretëri te një popull tjetër.

alb@Psalms:105:14 @ Ai nuk lejoi që t`i shtypte njeri; përkundrazi ndëshkoi disa mbretër për hir të tyre,

alb@Psalms:105:15 @ dhe tha: "Mos prekni të vajosurit e mi dhe mos bëni asnjë të keqe profetëve të mi".

alb@Psalms:105:16 @ Pastaj solli zinë e bukës në vend dhe shkatërroi çdo burim ushqimesh.

alb@Psalms:105:17 @ Dërgoi para tyre një njeri, Jozefin, që u shit si skllav.

alb@Psalms:105:18 @ I shtrënguan këmbët me pranga dhe u rëndua me zinxhirë hekuri.

alb@Psalms:105:19 @ Fjala e Zotit e vuri në provë, deri sa u plotësua ajo që kishte thënë.

alb@Psalms:105:20 @ Atëherë mbreti dërgoi ta zgjidhnin, sunduesi i popujve dërgoi ta çlironin,

alb@Psalms:105:21 @ dhe e bëri zot të shtëpisë së tij dhe qeveritar mbi të gjitha pasuritë e tij,

alb@Psalms:105:22 @ për t`i lidhur princat e tij me gjykimin e tij dhe për t`u mësuar pleqve të tij diturinë.

alb@Psalms:105:23 @ Edhe Izraeli erdhi në Egjipt dhe Jakobi qëndroi për ca kohë në vendin e Kamit.

alb@Psalms:105:24 @ Dhe Perëndia e shumëzoi shumë popullin e tij dhe e bëri më të fuqishëm se armiqtë e tij.

alb@Psalms:105:25 @ Pastaj ndryshoi zemrën e tyre, me qëllim që të urrenin popullin e tij dhe të kurdisnin mashtrime kundër shërbëtorëve të tij.

alb@Psalms:105:26 @ Atëherë ai dërgoi Moisiun, shërbëtorin e tij, dhe Aaronin që ai kishte zgjedhur.

alb@Psalms:105:27 @ Ata kryen midis tyre mrekullitë e urdhëruara prej tij dhe bënë çudira në tokën e Kamit.

alb@Psalms:105:28 @ Dërgoi terrin dhe e bëri vendin të binte në errësirë, dhe ata nuk kundërshtuan fjalën e tij.

alb@Psalms:105:29 @ I ndryshoi ujërat e tij në gjak dhe bëri që të ngordhnin peshqit e tij.

alb@Psalms:105:30 @ Vendi i tyre u mbush me bretkosa të cilat hynë deri në dhomat e mbretërve të tyre.

alb@Psalms:105:31 @ Me fjalën e tij erdhën një shumicë e madhe insektesh dhe mushkonjash në të gjithë territorin e tyre.

alb@Psalms:105:32 @ U dërgoi breshër në vend të shiut dhe flakë zjarri në vendin e tyre;

alb@Psalms:105:33 @ goditi edhe vreshtat e tyre dhe drurët e fikut, shkatërroi drurët e territorit të tyre.

alb@Psalms:105:34 @ Ai foli, dhe erdhën karkaleca dhe vemje në numër të madh,

alb@Psalms:105:35 @ që përpinë tërë bimësinë e vendit të tyre dhe hëngrën frytin e tokës së tyre.

alb@Psalms:105:36 @ Ai goditi edhe të gjithë të parëlindurit në vendin e tyre, prodhimet e para në tërë fuqinë e tyre;

alb@Psalms:105:37 @ dhe e nxori popullin e tij me argjend dhe me ar, dhe nuk pati asnjeri ndër fiset e tij që të tronditej.

alb@Psalms:105:38 @ Egjiptasit u gëzuan nga ikja e tyre, sepse tmerri i Izraelit kishte rënë mbi ta.

alb@Psalms:105:39 @ Ai shpalosi një re për t`i mbuluar dhe ndezi një zjarr për t`i ndriçuar natën.

alb@Psalms:105:40 @ Me kërkesën e tyre ai solli shkurtat dhe i ngopi me bukën e qiellit.

alb@Psalms:105:41 @ Çau shkëmbin dhe dolën prej tij ujëra; këto rridhnin në shketëtirë si një lumë.

alb@Psalms:105:42 @ Sepse atij iu kujtua premtimi i shenjtë që i kishte bërë Abrahamit, shërbëtorit të tij;

alb@Psalms:105:43 @ pastaj nxori popullin e tij me gëzim dhe njerëzit e tij të zgjedhur me britma gëzimi,

alb@Psalms:105:44 @ dhe u dha atyre vendet e kombeve, dhe ata trashëguan frytin e mundit të popujve,

alb@Psalms:105:45 @ me qëllim që të respektonin statutet e tij dhe t`u bindeshin ligjeve të tij. Aleluja.

alb@Psalms:106:1 @ Aleluja. Kremtoni Zotin, sepse ai është i mirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.

alb@Psalms:106:2 @ Kush mund të përshkruajë bëmat e Zotit ose të shpallë tërë lavdinë e tij?

alb@Psalms:106:3 @ Lum ata që respektojnë drejtësinë, që bëjnë atë që është e drejtë në çdo kohë.

alb@Psalms:106:4 @ Mos më harro mua, o Zot, sipas mirësisë sate që tregon ndaj popullit tënd, dhe më vizito me shpëtimin tënd,

alb@Psalms:106:5 @ me qëllim që të shoh mirëqënien e të zgjedhurve të tu, të kënaqem në gëzimin e kombit tënd dhe të mbushem me lavdi për trashëgiminë tënde.

alb@Psalms:106:6 @ Ne dhe etërit tanë kemi mëkatuar, kemi bërë paudhësi dhe të këqija.

alb@Psalms:106:7 @ Etërit tanë në Egjipt nuk i kuptuan mrekullitë e tua, nuk kujtuan numrin e madh të mirësive të tua dhe ngritën krye pranë detit, Deti i Kuq.

alb@Psalms:106:8 @ Megjithatë Zoti i shpëtoi për hir të emrit të tij, për të bërë të njohur fuqinë e tij.

alb@Psalms:106:9 @ I bërtiti Detit të Kuq dhe ai u tha, dhe i udhëhoqi nëpër humnerat si nëpër një shkretëtirë.

alb@Psalms:106:10 @ I shpëtoi nga dora e atij që i urrente dhe i shpengoi nga dora e armikut.

alb@Psalms:106:11 @ Dhe ujërat i mbuluan armiqtë e tyre, dhe nuk shpëtoi as edhe një prej tyre.

alb@Psalms:106:12 @ Atëherë u besuan fjalëve të tij dhe kënduan lavdinë e tij.

alb@Psalms:106:13 @ Por shpejt i harruan veprat e tij dhe nuk pritën me besim plotësimin e planit të tij.

alb@Psalms:106:14 @ U ndezën nga lakmia në shkretëtirë dhe e tunduan Perëndinë në vetmi.

alb@Psalms:106:15 @ Dhe ai u dha atyre sa i kërkonin, por dërgoi midis tyre një lëngatë që pakësoi numrin e tyre.

alb@Psalms:106:16 @ Kur në kamp patën smirë Moisiun dhe Aaronin, i shenjti i Zotit,

alb@Psalms:106:17 @ toka u hap dhe përpiu Dathanin dhe groposi grupin e Abiramit.

alb@Psalms:106:18 @ Një zjarr shpërtheu në mes të tyre dhe flaka i përpiu të pabesët.

alb@Psalms:106:19 @ Bënë një viç në Horeb dhe adhuruan një shëmbëlltyrë prej metali të shkrirë,

alb@Psalms:106:20 @ dhe e ndërruan lavdinë e tyre me shëmbëllytrën e një kau që ha bar.

alb@Psalms:106:21 @ Harruan Perëndinë, Shpëtimtarin e tyre, që kishte bërë gjëra të mëdha në Egjipt,

alb@Psalms:106:22 @ mrekullitë në vendin e Kamit, gjëra të tmerrshme në Detin e Kuq.

alb@Psalms:106:23 @ Prandaj ai foli t`i shfarosë, por Moisiu, i zgjedhuri i tij, u paraqit mbi të çarën përpara tij për të penguar që zemërimi i tij t`i shkatërronte.

alb@Psalms:106:24 @ Ata e përçmuan akoma vendin e mrekullueshëm, nuk i besuan fjalës së tij,

alb@Psalms:106:25 @ por murmuritën në çadrat e tyre dhe nuk dëgjuan zërin e Zotit.

alb@Psalms:106:26 @ Prandaj ai ngriti dorën kundër tyre, duke u betuar se do t`i rrëzonte në shkretëtirë,

alb@Psalms:106:27 @ dhe se do t`i zhdukte pasardhësit e tyre midis kombeve dhe se do t`i shpërndante në të gjitha vendet.

alb@Psalms:106:28 @ Ata i shërbyen edhe Baal-Peorit dhe hëngrën flijimet e të vdekurve.

alb@Psalms:106:29 @ E zemëruan Perëndinë me veprimet e tyre dhe në mes tyre plasi murtaja.

alb@Psalms:106:30 @ Por Finehasi u ngrit dhe bëri drejtësi; dhe murtaja pushoi.

alb@Psalms:106:31 @ Dhe kjo iu vu në llogari të drejtësisë, brez pas brezi, përjetë.

alb@Psalms:106:32 @ Ata e provokuan përsëri në ujërat e Meribas, dhe Moisiu pësoi të keqen për shkak të tyre,

alb@Psalms:106:33 @ sepse e ashpërsoi frymën e tij (të Moisiut) dhe ai foli pa u menduar me buzët e tij.

alb@Psalms:106:34 @ Ata nuk shkatërruan popujt, siç i kishte porositur Zoti;

alb@Psalms:106:35 @ por u përzien midis popujve dhe mësuan veprat e tyre;

alb@Psalms:106:36 @ u shërbyen idhujve të tyre, dhe këta u bënë një lak për ta;

alb@Psalms:106:37 @ ua flijuan demonëve bijtë dhe bijat e tyre,

alb@Psalms:106:38 @ dhe derdhën gjak të pafajshëm, gjakun e bijve të tyre dhe të bijave të tyre, që u flijuan për idhujtë e Kanaanit; dhe vendi u ndot nga gjaku i derdhur.

alb@Psalms:106:39 @ Kështu ata u ndotën me veprat e tyre dhe u kurvëruan me aktet e tyre.

alb@Psalms:106:40 @ Dhe zemërimi i Zotit u ndez kundër popullit të tij, dhe ai ndjeu një neveri për trashëgiminë e tij.

alb@Psalms:106:41 @ I la në dorë të kombeve, dhe u sunduan nga ata që i urrenin.

alb@Psalms:106:42 @ Armiqtë e tyre i shtypën dhe ata iu nënshtruan pushtetit të tyre.

alb@Psalms:106:43 @ Ai i çliroi shumë herë, por ata vazhduan të ngrenë krye dhe të zhyten në paudhësinë e tyre.

alb@Psalms:106:44 @ Megjithatë ai i kushtoi kujdes ankthit të tyre, kur dëgjoi britmat e tyre,

alb@Psalms:106:45 @ dhe iu kujtua besëlidhja e lidhur me ta dhe në dhemshurinë e madhe të tij u qetësua.

alb@Psalms:106:46 @ Bëri që ata të fitojnë përkrahje ndër të gjithë ata që i kishin çuar në robëri.

alb@Psalms:106:47 @ Na shpëto, o Zot, Perëndia ynë, dhe na mblidh midis kombeve, me qëllim që të kremtojmë emrin tënd të shenjtë dhe të lumturohemi duke të lëvduar.

alb@Psalms:106:48 @ I bekuar qoftë Zoti, Perëndia i Izraelit, nga përjetësia në përjetësi. Dhe tërë populli le të thotë: "Amen". Aleluja.

alb@Psalms:107:1 @ Kremtoni Zotin, sepse ai është i mirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.

alb@Psalms:107:2 @ Kështu thonë të shpenguarit prej Zotit që ai i ka çliruar nga dora e kundërshtarit,

alb@Psalms:107:3 @ dhe që ka mbledhur nga vende të ndryshme, nga lindja dhe perëndimi, nga veriu dhe nga jugu.

alb@Psalms:107:4 @ Ata endeshin nëpër shkretëtirë, në vënde të shkretuara, dhe nuk gjenin asnjë qytet ku të banonin.

alb@Psalms:107:5 @ Të uritur e të etur, jeta e tyre po ligështohej.

alb@Psalms:107:6 @ Por në fatkeqësitë e tyre ata i thirrën Zotit dhe ai i çliroi nga ankthet e tyre;

alb@Psalms:107:7 @ dhe i çoi në rrugën e drejtë, me qëllim që të arrinin në një qytet ku të banonin.

alb@Psalms:107:8 @ Le të kremtojmë Zotin për mirësinë e tij dhe për mrekullitë e tij në dobi të bijve të njerëzve.

alb@Psalms:107:9 @ Sepse ai ka ngopur shpirtin e etur dhe e ka mbushur me të mira shpirtin e uritur.

alb@Psalms:107:10 @ Të tjerë rrinin në terr dhe në hijen e vdekjes, robër të pikëlluar dhe në zinxhira,

alb@Psalms:107:11 @ sepse ishin rebeluar kundër fjalëve të Perëndisë dhe i kishin përçmuar këshillat e Shumë të Lartit;

alb@Psalms:107:12 @ prandaj ai rrëzoi zemrën e tyre me shqetësime; ata ranë poshtë dhe asnjeri nuk u vajti në ndihmë.

alb@Psalms:107:13 @ Por në fatkeqësinë e tyre ata i thirrën Zotit, dhe ai i shpëtoi nga ankthet e tyre,

alb@Psalms:107:14 @ i nxori nga terri dhe nga hija e vdekjes dhe i këputi lidhjet e tyre.

alb@Psalms:107:15 @ Le të kremtojmë Zotin për mirësinë e tij dhe për mrekullitë e tij në dobi të bijve të njerëzve,

alb@Psalms:107:16 @ sepse ai ka shembur portat prej bronzi dhe ka këputur shufrat prej hekuri.

alb@Psalms:107:17 @ Disa njerëz pa mend vuanin për sjelljen e tyre rebele dhe për mëkatet e tyre;

alb@Psalms:107:18 @ ata urrenin çdo ushqim dhe kishin arritur në prag të vdekjes,

alb@Psalms:107:19 @ por në fatkeqësinë e tyre i thirrën Zotit, dhe ai i shpëtoi nga ankthet e tyre.

alb@Psalms:107:20 @ Ai dërgoi fjalën e tij dhe i shëroi, i shpëtoi nga gropa.

alb@Psalms:107:21 @ Le ta kremtojmë Zotin për mirësinë e tij dhe për mrekullitë e tij në dobi të bijve të njerëzve;

alb@Psalms:107:22 @ le të ofrojnë flijime lëvdimi dhe le të tregojnë veprat e tij me këngë gëzimi.

alb@Psalms:107:23 @ Ata që zbresin në det me anije dhe që bëjnë tregëti mbi ujërat e mëdha,

alb@Psalms:107:24 @ shohin veprat e Zotit dhe mrekullitë e tij në humnerat e detit.

alb@Psalms:107:25 @ Sepse ai urdhëron dhe shkakton një erë furtune, që i ngre përpjetë valët e detit.

alb@Psalms:107:26 @ Ata ngjiten deri në qiell dhe bien në humnera; shpirti i tyre ligështohet nga ankthi.

alb@Psalms:107:27 @ Atyre u merren këmbët dhe lëkunden si të dehur, dhe nuk dinë më ç`të bëjnë.

alb@Psalms:107:28 @ Por në fatkeqësitë e tyre i këlthasin Zotit, dhe ai i shpëton nga ankthet e tyre.

alb@Psalms:107:29 @ Ai e fashit furtunën në një murmurim dhe valët e saj pushojnë.

alb@Psalms:107:30 @ Kur ato qetësohen, ata gëzohen, dhe ai i çon në portin e dëshiruar prej tyre.

alb@Psalms:107:31 @ Le të kremtojmë Zotin për mirësinë e tij dhe për mrekullitë që bën në dobi të bijve të njerëzve;

alb@Psalms:107:32 @ le ta lëvdojnë në kuvendin e popullit dhe le ta lavdojnë në këshillin e pleqve.

alb@Psalms:107:33 @ Ai i shndërroni lumenjtë në shkretëtirë dhe burimet e ujit në vende të thata;

alb@Psalms:107:34 @ tokën pjellore në vend të thatë për shkak të sjelljes së keqe të banorëve të saj.

alb@Psalms:107:35 @ Ai e shndërron shkretëtirën në liqen dhe tokën e thatë në burime uji.

alb@Psalms:107:36 @ Atje ai strehon të uriturit, dhe këta ndërtojnë një qytet për të banuar,

alb@Psalms:107:37 @ mbjellin arat dhe kultivojnë vreshta që prodhojnë një korrje të bollshme.

alb@Psalms:107:38 @ Ai i bekon dhe ata shumëzohen fort, dhe ai nuk e pakëson bagëtinë e tyre.

alb@Psalms:107:39 @ Por pastaj pakësohen në një numër të vogël dhe dobësohen për shkak të shtypjes, të fatkeqësisë dhe të ankthit.

alb@Psalms:107:40 @ Ai hedh përbuzjen mbi princat dhe i bën që të enden nëpër vende të shkreta, ku nuk ekziston asnjë rrugë.

alb@Psalms:107:41 @ Por e ngre nevojtarin nga varfëria dhe i shton familjet e tyre si një kope.

alb@Psalms:107:42 @ Njerëzit e drejtë e shohin këtë dhe kënaqen, por tërë njerëzit e këqij e mbajnë gojën të mbyllur.

alb@Psalms:107:43 @ Ai që është i urtë le t`i këqyrë këto gjëra dhe le të çmojë mirësinë e Zotit.

alb@Psalms:108:1 @ Zemra ime është e prirur për mirë, o Perëndi, unë do të këndoj dhe do të kremtoj lëvdimet e tua me gjithë forcën time.

alb@Psalms:108:2 @ Zgjohuni, o harpa dhe qeste, unë dua të zgjoj agimin.

alb@Psalms:108:3 @ Unë do të të kremtoj midis popujve, o Zot, dhe do të këndoj lëvdimet e tua midis kombeve.

alb@Psalms:108:4 @ Sepse mirësia jote është e madhe, arrin deri mbi qiejtë, dhe e vërteta jote deri te retë.

alb@Psalms:108:5 @ Qofsh i përlëvduar, o Perëndi, përmbi qiejtë dhe lavdia jote shkëlqeftë mbi gjithë tokën,

alb@Psalms:108:6 @ me qëllim që të dashurit e tu të çlirohen; shpëtomë me të djathtën tënde dhe përgjigjmu.

alb@Psalms:108:7 @ Perëndia ka folur në shenjtërinë e tij: "Unë do të triumfoj, do ta ndaj Sikemin dhe do të mas luginën e Sukothit.

alb@Psalms:108:8 @ Imi është Galaadi, imi është Manasi, Efraimi është forca e kokës sime, Juda është ligjvënësi im;

alb@Psalms:108:9 @ Moabi është legeni ku unë lahem; mbi Edomin do të hedh sandalen time, mbi Filisti do të dërgoj britma triumfi".

alb@Psalms:108:10 @ Kush do të më çojë në qytetin e fortë? Kush do të më çojë deri në Edom?

alb@Psalms:108:11 @ A nuk je ti, o Perëndi, që na ke kthyer, dhe nuk del më, o Perëndi, me ushtritë tona?

alb@Psalms:108:12 @ Na ndihmo ti kundër kundërshtarëve, sepse ndihma e njeriut është e kotë.

alb@Psalms:108:13 @ Me Perëndinë do të kryejmë trimëri, dhe do të jetë ai që do t`i shtypë armiqtë tanë.

alb@Psalms:109:1 @ O Perëndi i lëvdimit tim, mos hesht,

alb@Psalms:109:2 @ sepse njerëz të pabesë dhe të pandershëm kanë hapur gojën e tyre kundër meje dhe kanë folur kundër meje me një gjuhë gënjeshtare;

alb@Psalms:109:3 @ më kanë sulmuar me fjalë urrejtjeje dhe më kanë luftuar pa shkak.

alb@Psalms:109:4 @ Në këmbim të dashurisë sime më akuzojnë, por unë i drejtohem lutjes.

alb@Psalms:109:5 @ Ata më kanë larë të mirën me të keqen dhe dashurinë time me urrejtje.

alb@Psalms:109:6 @ Vendos një njeri të keq mbi të dhe një akuzues le të jetë në të djathtë të tij.

alb@Psalms:109:7 @ Kur të gjykohet, bëj që të gjendet fajtor dhe lutja e tij të bëhet mëkat.

alb@Psalms:109:8 @ Qofshin të pakta ditët e tij dhe një tjetër zëntë vendin e tij.

alb@Psalms:109:9 @ Bijtë e tij mbetshin jetimë dhe gruaja e tij e ve.

alb@Psalms:109:10 @ U bëfshin endacakë dhe lypsarë bijtë e tij dhe e kërkofshin ushqimin larg shtëpive të tyre të rrënuara.

alb@Psalms:109:11 @ Fajdexhiu i marrtë të gjitha pasuritë e tij dhe të huajtë i vjedhshin frytin e mundit të tij.

alb@Psalms:109:12 @ Askush mos pastë mëshirë për të dhe askujt mos i ardhtë keq për jetimët e tij.

alb@Psalms:109:13 @ U shkatërrofshin pasardhësit e tij; në brezin e dytë emri i tyre u shoftë.

alb@Psalms:109:14 @ U kujtoftë para Zotit paudhësia e etërve të tij dhe mëkati i nënës së tij mos u shoftë.

alb@Psalms:109:15 @ U dalshin gjithnjë mëkatet e tyre para Zotit, me qëllim që ai të zhdukë nga toka kujtimin e tyre.

alb@Psalms:109:16 @ Sepse atij nuk i shkoi ndër mend të kishte dhemshuri, por e ka përndjekur të varfërin, nevojtarin dhe atë që ishte zemërthyer deri sa t`u shkaktonte vdekjen.

alb@Psalms:109:17 @ Mbasi e ka dashur mallkimin, rëntë ai mbi të; dhe mbasi nuk është kënaqur me bekimin, ky u largoftë prej tij.

alb@Psalms:109:18 @ Mbasi u mbulua me mallkim si me një rrobe, i hyftë ai si ujë në trupin e tij dhe si vaj në kockat e tij;

alb@Psalms:109:19 @ Qoftë për të si një rrobe që e mbulon dhe si një brez që e lidh përjetë.

alb@Psalms:109:20 @ Qoftë ky nga ana e Zotit shpërblimi për kundërshtarët e mi dhe për ata që flasin keq kundër meje.

alb@Psalms:109:21 @ Por ti, o Zot, o Zot, vepro në favorin tim për hir të emrit tënd, çliromë me dhemshurinë dhe mirësinë tënde,

alb@Psalms:109:22 @ sepse unë jam i varfër dhe nevojtar, dhe zemra ime është plagosur brenda meje.

alb@Psalms:109:23 @ Unë iki si një hije që zgjatet, jam i tronditur si një karkalec.

alb@Psalms:109:24 @ Gjunjët e mi dridhen nga të pangrënët dhe trupi im është dobësuar për mungesë të dhjamit.

alb@Psalms:109:25 @ Jam bërë një faqezi për ta; kur më shohin, tundin kokën.

alb@Psalms:109:26 @ Ndihmomë, o Zot, Perëndia im, shpëtomë për dhemshurinë tënde,

alb@Psalms:109:27 @ dhe ta dinë që kjo është vepër e duarve të tua, dhe që ti, o Zot, e ke bërë.

alb@Psalms:109:28 @ Ata do të mallkojnë, por ti do të bekosh; kur të ngrihen, do të mbeten të hutuar, por shërbëtori yt do të gëzohet.

alb@Psalms:109:29 @ U mbulofshin me turp kundërshtarët e mi dhe u mbështjellshin me turp si me mantel,

alb@Psalms:109:30 @ Unë do të kremtoj me të madhe Zotin me gojën time dhe do ta lëvdoj në mes të një turme të madhe,

alb@Psalms:109:31 @ sepse ai rri në të djathtë të të varfërit për ta shpëtuar nga ata që e dënojnë me vdekje.

alb@Psalms:110:1 @ Zoti i thotë Zotërisë time: "Ulu në të djathtën time deri sa t`i bëj armiqtë e tu stol të këmbëve të tua".

alb@Psalms:110:2 @ Zoti do ta shtrijë nga Sioni skeptrin e fuqisë sate. Ai sundon në mes të armiqve të tu.

alb@Psalms:110:3 @ Populli yt do të afrohet vullnetarisht ditën e pushtetit tënd; në madhështinë e shenjtërisë, nga gjiri i agimit, ti do të kesh vesën e rinisë sate.

alb@Psalms:110:4 @ Zoti është betuar dhe nuk do të pendohet: "Ti je prift përjetë sipas urdhërit të Melkisedekut".

alb@Psalms:110:5 @ Zoti është në të djathtën tënde. Ai ka për të zhdukur disa mbretër ditën e zemërimit të tij.

alb@Psalms:110:6 @ Ai do të gjykojë kombet, do t`i mbushë me kufoma dhe do të zhdukë qeveritarët e pjesës më të madhe të tokës.

alb@Psalms:110:7 @ Rrugës do të pijë ujë nga përroi dhe si pasojë do të ngrerë kokën.

alb@Psalms:111:1 @ Aleluja. Unë do të kremtoj Zotin me gjithë zemër në këshillën e të drejtëve dhe në kuvend.

alb@Psalms:111:2 @ Të mëdha janë veprat e Zotit, të kërkuara nga të gjithë ata që kënaqen me to.

alb@Psalms:111:3 @ Veprat e tij janë madhështore dhe drejtësia e tij vazhdon përjetë.

alb@Psalms:111:4 @ Ai bën që mrekullitë e tij të kujtohen; Zoti është i dhemshur dhe plot mëshirë.

alb@Psalms:111:5 @ Ai u jep ushqime atyre që kanë frikë prej tij dhe do ta mbajë mend gjithnjë besëlidhjen e tij.

alb@Psalms:111:6 @ Ai i tregoi popullit të tij fuqinë e veprave të tij, duke i dhënë trashëgiminë e kombeve.

alb@Psalms:111:7 @ Veprat e duarve të tij janë e vërteta dhe drejtësia; tërë urdhërimet e tij janë të qëndrueshme,

alb@Psalms:111:8 @ të patundura përjetë, për gjithnjë, të kryera me vërtetësi dhe drejtësi.

alb@Psalms:111:9 @ Ai i dërgoi popullit të tij shpëtimin, ka vendosur besëlidhjen e tij përjetë; i shenjtë dhe i tmerrshëm është emri i tij.

alb@Psalms:111:10 @ Frika e Zotit është zanafilla e diturisë; kanë dituri të madhe ata që zbatojnë në praktikë urdhërimet e tij; lëvdimi i tij vazhdon në përjetësi.

alb@Psalms:112:1 @ Aleluja. Lum njeriu që ka frikë nga Zoti dhe gjen një gëzim të madh në urdhërimet e tij.

alb@Psalms:112:2 @ Pasardhësit e tij do të jenë të fuqishëm mbi tokë, brezat e njerëzve të drejtë do të jenë të bekuar.

alb@Psalms:112:3 @ Në shtëpinë e tij ka bollëk dhe pasuri dhe drejtësia e tij vazhdon përjetë.

alb@Psalms:112:4 @ Drita lind në terr për ata që janë të drejtë, për njeriun e dhemshur, të mëshirshëm dhe të drejtë.

alb@Psalms:112:5 @ Do të jetë i lumtur njeriu që ka dhemshuri dhe jep hua, dhe i drejton punët e tij me drejtësi,

alb@Psalms:112:6 @ sepse nuk do të lëvizet kurrë; i drejti do të kujtohet gjithnjë.

alb@Psalms:112:7 @ Ai nuk do t`u trëmbet lajmeve të këqia; zemra e tij është e fortë, me besim tek Zoti.

alb@Psalms:112:8 @ Zemra e tij është e sigurt; ai nuk do të ketë fare frikë, deri sa të mos shikojë triumfues mbi armiqtë e tij.

alb@Psalms:112:9 @ Ai ka shpërndarë lirisht, u ka dhënë nevojtarëve, drejtësia e tij vazhdon përjetë dhe fuqia e tij do të ngrihet në lavdi.

alb@Psalms:112:10 @ I pabesi do ta shohë dhe do të zemërohet, do të kërcëllijë dhëmbët dhe do të konsumohet; dëshira e të pabesëve nuk do të realizohet kurrë.

alb@Psalms:113:1 @ Aleluja. Lëvdoni, o shërbëtorë të Zotit, lëvdoni emrin e Zotit.

alb@Psalms:113:2 @ Qoftë i bekuar emri i Zotit tani dhe përjetë.

alb@Psalms:113:3 @ Nga lindja e diellit deri në perëndim të tij u lëvdoftë emri i Zotit.

alb@Psalms:113:4 @ Zoti shkëlqen mbi tërë kombet, lavdia e tij ndodhet përmbi qiejtë.

alb@Psalms:113:5 @ Kush i përngjan Zotit, Perëndisë tonë, që banon në vende shumë të larta,

alb@Psalms:113:6 @ kush ulet për të parë gjërat që ndodhen në qiejtë dhe mbi tokë?

alb@Psalms:113:7 @ Ai e ngre të mjerin nga pluhuri dhe nevojtarin nga plehrat,

alb@Psalms:113:8 @ për ta bërë të ulet me princat, me princat e popullit të tij.

alb@Psalms:113:9 @ Ai bën që gruaja shterpe të banojë në familje, si nënë e lumtur e fëmijëve. Aleluja.

alb@Psalms:114:1 @ Kur Izraeli doli nga Egjipti dhe shtëpia e Jakobit nga një popull që fliste një gjuhë të huaj,

alb@Psalms:114:2 @ Juda u bë shenjtorja e tij dhe Izraeli zotërimi i tij.

alb@Psalms:114:3 @ Deti e pa dhe iku, Jordani u kthye prapa.

alb@Psalms:114:4 @ Malet u hodhën si desh dhe kodrat si qengja.

alb@Psalms:114:5 @ Ç`pate ti, o det, që ike, dhe ti, o Jordan, që u ktheve prapa?

alb@Psalms:114:6 @ Dhe ju, o male, që u hodhët si desh, dhe ju, o kodra, si qengja?

alb@Psalms:114:7 @ Dridhu, o tokë, në prani të Zotit, në prani të Perëndisë të Jakobit,

alb@Psalms:114:8 @ që e shndërroi shkëmbin në liqen, shkrepin në një burim uji.

alb@Psalms:115:1 @ Jo neve, o Zot, jo neve, por emrit tënd jepi lavdi, për mirësinë tënde dhe për besnikërinë tënde.

alb@Psalms:115:2 @ Sepse do të thonë kombet: "Ku është tani Perëndia i tyre?".

alb@Psalms:115:3 @ Por Perëndia ynë është në qiejtë dhe bën tërë atë që i pëlqejnë.

alb@Psalms:115:4 @ Idhujt e tyre janë argjend dhe ar, vepër e duarve të njeriut.

alb@Psalms:115:5 @ kanë gojë por nuk flasin, kanë sy por nuk shohin,

alb@Psalms:115:6 @ kanë veshë por nuk dëgjojnë, kanë hundë por nuk nuhasin,

alb@Psalms:115:7 @ kanë duar por nuk prekin, kanë këmbë por nuk ecin; me grykën e tyre nuk nxjerrin asnjë zë.

alb@Psalms:115:8 @ Njëlloj si ata janë ata që i bëjnë, tërë ata që u besojnë atyre.

alb@Psalms:115:9 @ O Izrael, ki besim tek Zoti! Ai është ndihma e tyre dhe mburoja e tyre.

alb@Psalms:115:10 @ O shtëpi e Aaronit, ki besim tek Zoti! Ai është ndihma e tyre dhe mburoja e tyre.

alb@Psalms:115:11 @ O ju që keni frikë nga Zoti; kini besim tek Zoti! Ai është ndihma e tyre dhe mburoja e tyre.

alb@Psalms:115:12 @ Zoti na kujtoi dhe do të na bekojë; po, ai do të bekojë shtëpinë e Izraelit dhe do të bekojë shtëpinë e Aaronit.

alb@Psalms:115:13 @ Ai do të bekojë ata që kanë frikë nga Zoti, të vegjël dhe të mëdhenj.

alb@Psalms:115:14 @ Zoti ju bëftë të rriteni, ju dhe bijtë tuaj.

alb@Psalms:115:15 @ Qofshin të bekuar nga Zoti, që ka bërë qiejtë dhe tokën.

alb@Psalms:115:16 @ Qiejtë janë qiejtë e Zotit, por tokën ai ua ka dhënë bijve të njerëzve.

alb@Psalms:115:17 @ Nuk janë të vdekurit ata që lëvdojnë të Zotin, as ata që zbresin në vendin e heshtjes.

alb@Psalms:115:18 @ Por ne do ta bekojmë Zotin, tani dhe përjetë. Aleluja.

alb@Psalms:116:1 @ Unë e dua Zotin, sepse ai dëgjoi zërin tim dhe lutjet e mia.

alb@Psalms:116:2 @ Duke qenë se e ka kthyer ndaj meje veshin e tij, unë do ta kërkoj në gjithë ditët e jetës sime.

alb@Psalms:116:3 @ Vargonjtë e vdekjes më kishin rrethuar dhe ankthet e Sheolit më kishin pushtuar; fatkeqësia dhe dhembja më kishin vënë përfund.

alb@Psalms:116:4 @ Atëherë i kërkova ndihmë Zotit: "O Zot, të lutem, më shpëto".

alb@Psalms:116:5 @ Zoti është i dhemshur dhe i drejtë, Perëndia ynë është i mëshirshëm.

alb@Psalms:116:6 @ Zoti mbron njerëzit e thjeshtë; unë isha katandisur në një gjendje të mjeruar, dhe ai më shpëtoi.

alb@Psalms:116:7 @ Kthehu, o shpirti im, në prehjen tënde, sepse Zoti të mbushi me të mira.

alb@Psalms:116:8 @ Po, sepse ti ke çliruar jetën time nga vdekja, sytë e mi dhe lotët dhe këmbët e mia nga rrëzimi.

alb@Psalms:116:9 @ Unë do të eci në prani të Zotit në tokën e të gjallëve.

alb@Psalms:116:10 @ Unë kam besuar dhe prandaj flas. Unë isha shumë i pikëlluar,

alb@Psalms:116:11 @ dhe thoja gjatë përhumbjes sime: "Çdo njeri është gënjeshtar".

alb@Psalms:116:12 @ Ç`do t`i jap Zotit në këmbim të të gjitha të mirave që më ka bërë?

alb@Psalms:116:13 @ Unë do të ngre kupën e shpëtimit dhe do të thërres emrin e Zotit.

alb@Psalms:116:14 @ Do të plotësoj zotimet e mia ndaj Zotit në prani të të gjithë popullit të tij.

alb@Psalms:116:15 @ Éshtë e çmueshme në sytë e Zotit vdekja e të shenjtëve të tij.

alb@Psalms:116:16 @ Unë jam me të vërtetë shërbëtori yt, o Zot, jam shërbëtori yt, bir i shërbëtores sate; ti i këpute lidhjet e mia.

alb@Psalms:116:17 @ Unë do të të ofroj një flijim falenderimi dhe do të përmend emrin e Zotit.

alb@Psalms:116:18 @ Do t`i plotësoj zotimet e mia Zotit në prani të të gjithë popullit të tij,

alb@Psalms:116:19 @ në oborret e shtëpisë së Zotit, në mesin tënd, o Jeruzalem. Aleluja.

alb@Psalms:117:1 @ Lëvdoni Zotin, ju gjithë kombet! Kremtojini, ju gjithë popujt!

alb@Psalms:117:2 @ Sepse e madhe është dhemshuria e tij ndaj nesh, dhe besnikëria e Zotit vazhdon përjetë. Aleluja.

alb@Psalms:118:1 @ Kremtojeni Zotin sepse ai është i mirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.

alb@Psalms:118:2 @ Po, Izraeli le të thotë tani: "Dhemshuria e tij vazhdon përjetë".

alb@Psalms:118:3 @ Po, tani shtëpia e Aaronit le të thotë: "Dhemshuria e tij vazhdon përjetë".

alb@Psalms:118:4 @ Po, le të thonë tani ata që kanë frikë nga Zoti: "Dhemshuria e tij vazhdon përjetë".

alb@Psalms:118:5 @ Në ankth kërkova Zotin, dhe Zoti m`u përgjigj dhe më çoi larg.

alb@Psalms:118:6 @ Zoti është për mua; unë nuk do të kem fare frikë; çfarë mund të më bëjë njeriu?

alb@Psalms:118:7 @ Zoti është për mua nga ata që më ndihmojnë, dhe unë do t`i shikoj triumfues armiqtë e mi.

alb@Psalms:118:8 @ Éshtë më mirë të gjesh strehë tek Zoti se sa t`i kesh besim njeriut.

alb@Psalms:118:9 @ Éshtë më mirë të gjesh strehë tek Zoti se sa t`u kesh besim princave.

alb@Psalms:118:10 @ Tërë kombet më kishin rrethuar, por në emër të Zotit unë do t`i zhduk ato.

alb@Psalms:118:11 @ Më kishin rrethuar, po, më kishin rrethuar, por në emër të Zotit unë do t`i shkatërroj.

alb@Psalms:118:12 @ Më kishin rrethuar si bleta, por u shuan si zjarr ferrishtash; në emër të Zotit unë do t`i shkatërroj.

alb@Psalms:118:13 @ Ti më kishe shtyrë me dhunë për të më rrëzuar, por Zoti më ndihmoi.

alb@Psalms:118:14 @ Zoti është forca ime dhe kënga ime, ai ka qenë shpëtimi im.

alb@Psalms:118:15 @ Një britmë gëzimi dhe fitoreje jehon në çadrat e të drejtëve; dora e djathtë e Zotit bën çudi.

alb@Psalms:118:16 @ E djathta e Zotit u ngrit; e djathta e Zotit bën çudi.

alb@Psalms:118:17 @ Unë nuk do të vdes, por do të jetoj dhe do të tregoj veprat e Zotit.

alb@Psalms:118:18 @ Zoti më ka ndëshkuar rëndë, por nuk më ka lënë në dorë të vdekjes.

alb@Psalms:118:19 @ Më hapni portat e drejtësisë; unë do të hyj dhe do të kremtoj Zotin.

alb@Psalms:118:20 @ Kjo është porta e Zotit, të drejtët do të kalojnë nëpër të.

alb@Psalms:118:21 @ Unë do të të kremtoj, sepse më je përgjigjur dhe ke qenë shpëtimi im.

alb@Psalms:118:22 @ Guri, që ndërtuesit kishin hedhur, u bë guri i qoshes.

alb@Psalms:118:23 @ Kjo është vepër e Zotit, dhe është një gjë e mrekullueshme në sytë tona.

alb@Psalms:118:24 @ Kjo është dita që Zoti ka bërë; le të gëzohemi dhe të ngazëllojmë në të.

alb@Psalms:118:25 @ O Zot, na ndihmo tani; o Zot, bëj që tani të kemi mbarësi.

alb@Psalms:118:26 @ I bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit; ne ju bekojmë nga shtëpia e Zotit.

alb@Psalms:118:27 @ Zoti është Perëndia dhe ka bërë që mbi ne të shkëlqejë drita e tij; lidheni viktimën e flijimit në brirët e altarit.

alb@Psalms:118:28 @ Ti je Perëndia im, unë do të të kremtoj; ti je Perëndia im, unë do të të përlëvdoj.

alb@Psalms:118:29 @ Kremtoni Zotin, sepse ai është i mirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.

alb@Psalms:119:1 @ Lum ata që kanë një rrugë pa njollë dhe që ecin me ligjin e Zotit.

alb@Psalms:119:2 @ Lum ata që respektojnë mësimet e tij, që e kërkojnë me gjithë zemër

alb@Psalms:119:3 @ dhe nuk kryejnë të keqen, por ecin në rrugët e tij.

alb@Psalms:119:4 @ Ti na ke urdhëruar të respektojmë urdhërimet e tua me kujdes.

alb@Psalms:119:5 @ Oh, rrugët e mia qofshin të qëndrueshme në respektimin e statuteve të tua.

alb@Psalms:119:6 @ Atëherë nuk do të turpërohem, kur të kem parasysh të gjitha urdhërimet e tua.

alb@Psalms:119:7 @ Do të të kremtoj me zemër të drejtë ndërsa mësoj dekretet e tua të drejta.

alb@Psalms:119:8 @ Do të respektoj statutet e tua, mos më braktis plotësisht.

alb@Psalms:119:9 @ Si mundet një i ri të bëjë rrugën e tij të pastër? Duke e ruajtur me fjalën tënde.

alb@Psalms:119:10 @ Të kam kërkuar me gjithë zemër; mos më lër të devijoj nga urdhërimet e tua.

alb@Psalms:119:11 @ E kam ruajtur fjalën tënde në zemrën time, që të mos mëkatoj kundër teje.

alb@Psalms:119:12 @ Ti je i bekuar, o Zot, më mëso statutet e tua.

alb@Psalms:119:13 @ Me buzët e mia kam numëruar të gjitha dekretet e gojës sate.

alb@Psalms:119:14 @ Gëzohem duke ndjekur porositë e tua, ashtu sikur të zotëroja tërë pasuritë.

alb@Psalms:119:15 @ Do të mendoj thellë mbi urdhërimet e tua dhe do të marrë në konsideratë shtigjet e tua.

alb@Psalms:119:16 @ Do të kënaqem me statutet e tua dhe nuk do ta harroj fjalën tënde.

alb@Psalms:119:17 @ Bëji të mirë shërbëtorit tënd, dhe unë do të jetoj dhe do të respektoj fjalën tënde.

alb@Psalms:119:18 @ Hapi sytë e mi dhe unë do të sodit mrekullitë e ligjit tënd.

alb@Psalms:119:19 @ Unë jam i huaji mbi dhe; mos m`i fshih urdhërimet e tua.

alb@Psalms:119:20 @ Shpirti im tretet nga dëshira e dekreteve të tua në çdo kohë.

alb@Psalms:119:21 @ Ti i qorton kryelartët, që janë të mallkuar, sepse largohen nga urdhërimet e tua.

alb@Psalms:119:22 @ Hiq prej meje turpin dhe përbuzjen, sepse unë i kam respektuar porositë e tua.

alb@Psalms:119:23 @ Edhe sikur princat të ulen dhe të flasin kundër teje, shërbëtori yt do të mendohet thellë mbi ligjet e tua.

alb@Psalms:119:24 @ Porositë e tua janë gëzimi im dhe këshilltarët e mi.

alb@Psalms:119:25 @ Unë bie përmbys në pluhur; më ringjall sipas fjalës sate.

alb@Psalms:119:26 @ Të kam treguar rrugët e mia, dhe ti më je përgjigjur; më mëso statutet e tua.

alb@Psalms:119:27 @ Më bëj që të kuptoj rrugën e urdhërimeve të tua, dhe unë do të mendohem thellë mbi mrekullitë e tua.

alb@Psalms:119:28 @ Jeta ime tretet në dhimbje; më jep forcë sipas fjalës sate.

alb@Psalms:119:29 @ Mbamë larg nga gënjeshtra dhe, në hirin tënd, bëmë të njohur ligjin tënd.

alb@Psalms:119:30 @ Kam zgjedhur rrugën e besnikërisë; i kam vënë dekretet e tua para vetes.

alb@Psalms:119:31 @ Jam i lidhur me porositë e tua; o Zot, mos lejo që unë të hutohem.

alb@Psalms:119:32 @ Do të veproj në rrugën e urdhërimeve të tua, sepse ti do të më zgjerosh zemrën.

alb@Psalms:119:33 @ Më mëso, o Zot, rrugën e statuteve të tu dhe unë do ta ndjek deri në fund.

alb@Psalms:119:34 @ Më jep mënçuri dhe unë do ta ruaj ligjin tënd; po, do ta respektoj me gjithë zemër.

alb@Psalms:119:35 @ Më bëj të ec në rrugën e urdhërimeve të tua, sepse në to gjej kënaqësinë time.

alb@Psalms:119:36 @ Përkule zemrën time parimeve të tua dhe jo lakmisë.

alb@Psalms:119:37 @ Largoji sytë e mi nga gjërat e kota dhe gjallëromë në rrugët e tua.

alb@Psalms:119:38 @ Mbaje fjalën tënde shërbëtorit tënd, që ka frikë nga ty.

alb@Psalms:119:39 @ Largo nga unë fyerjet e rënda, që më trëmbin, sepse dekretet e tua janë të mira.

alb@Psalms:119:40 @ Ja, unë dëshiroj me zjarr urdhërimet e tua; gjallëromë në drejtësinë tënde.

alb@Psalms:119:41 @ Le të më arrijë shpirtmadhësia jote, o Zot, dhe shpëtimi yt sipas fjalës sate.

alb@Psalms:119:42 @ Kështu do të mund t`i përgjigjem atij që më fyen, sepse kam besim te fjala jote.

alb@Psalms:119:43 @ Mos hiq plotësisht nga goja ime fjalën e së vërtetës, sepse unë kam shpresë te dekretet e tua.

alb@Psalms:119:44 @ Kështu do të respektoj ligjin tënd vazhdimisht, përjetë.

alb@Psalms:119:45 @ Do të ec në liri, sepse kërkoj urdhërimet e tua.

alb@Psalms:119:46 @ Do të flas për porositë e tua para mbretërve dhe nuk do të turpërohem.

alb@Psalms:119:47 @ Do të kënaqem me urdhërimet e tua, sepse i dua.

alb@Psalms:119:48 @ Do të ngre duart e mia drejt urdhërimeve të tua, sepse i dua, dhe do të mendohem thellë mbi statutet e tua.

alb@Psalms:119:49 @ Mbaje mend fjalën që i ke dhënë shërbëtorit tënd, me të cilën me kë bërë të kem shpresa.

alb@Psalms:119:50 @ Ky është përdëllimi im në pikëllim, që fjala jote më ka dhënë jetë.

alb@Psalms:119:51 @ Kryelartët më mbulojnë me tallje, por unë nuk largohem nga ligji yt.

alb@Psalms:119:52 @ Mbaj mend dekretet e tua të lashta, o Zot, dhe kjo më ngushëllon.

alb@Psalms:119:53 @ Një indinjatë e madhe më pushton për shkak të të pabesëve që braktisin ligjin tënd.

alb@Psalms:119:54 @ Statutet e tua kanë qenë kantikët e mi në shtëpinë e shtegëtimit tim.

alb@Psalms:119:55 @ O Zot, unë kujtoj emrin tënd natën dhe respektoj ligjin tënd.

alb@Psalms:119:56 @ Kjo ndodh sepse respektoj urdhërimet e tua.

alb@Psalms:119:57 @ Ti je pjesa ime, o Zot, kam premtuar të respektoj fjalët e tua.

alb@Psalms:119:58 @ Të jam lutur shumë, me gjihë zemër; ki mëshirë për mua sipas fjalës sate.

alb@Psalms:119:59 @ Kam shqyrtuar rrugët e mia dhe i kam kthyer hapat e mia ndaj urdhërave të tua.

alb@Psalms:119:60 @ Pa asnjë mëdyshje nxitova të respektoj urdhërimet e tua.

alb@Psalms:119:61 @ Litarët e të pabesëve më kanë mbështjellë, por unë nuk e kam harruar ligjin tënd.

alb@Psalms:119:62 @ Në mes të natës ngrihem që të të kremtoj, për shkak të dekreteve të tua të drejta.

alb@Psalms:119:63 @ Unë jam shok i gjithë atyre që kanë frikë prej teje dhe i atyre që respektojnë urdhërimet e tua.

alb@Psalms:119:64 @ O Zot, toka është e mbushur me mirësinë tënde; më mëso statutet e tua.

alb@Psalms:119:65 @ Ti i ke bërë të mira shërbëtorit tënd, o Zot, sipas fjalës sate.

alb@Psalms:119:66 @ Më mëso të gjykoj drejt dhe të kem njohje, sepse u besoj urdhërimeve të tua.

alb@Psalms:119:67 @ Para se të pikëllohem endesha sa andej e këndej, por tani ndjek fjalën tënde.

alb@Psalms:119:68 @ Ti je i mirë dhe bën të mira; më mëso statutet e tua.

alb@Psalms:119:69 @ Kryelartët kanë trilluar kundër meje, por unë do të respektoj urdhërimet e tua me gjithë zemër.

alb@Psalms:119:70 @ Zemra e tyre është e pandjeshme si dhjami; por unë kënaqem me ligjin tënd.

alb@Psalms:119:71 @ Ka qenë një e mirë për mua të jem pikëlluar, që kështu të mësoja statutet e tua.

alb@Psalms:119:72 @ Ligji i gojës sate për mua është më i çmuar se mijëra monedha ari dhe argjendi.

alb@Psalms:119:73 @ Duart e tua më kanë bërë dhe më kanë dhënë trajtë; më jep zgjuarësi që të mund të mësoj urdhërimet e tua.

alb@Psalms:119:74 @ Ata që kanë frikë prej teje do të më shohin dhe do të kënaqen, sepse pata shpresë në fjalën tënde.

alb@Psalms:119:75 @ Unë e di, o Zot, që dekretet e tua janë të drejta, dhe që ti më ke hidhëruar në besnikërinë tënde.

alb@Psalms:119:76 @ Mirësia jote qoftë përdëllimi im, sipas fjalës që i ke dhënë shërbëtorit tënd.

alb@Psalms:119:77 @ Ardhshin tek unë dhemshuritë e tua të mëdha dhe kështu paça mundësi të jetoj, sepse ligji yt është kënaqësia ime.

alb@Psalms:119:78 @ U ngatërrofshin mëndjemëdhenjtë, sepse më trajtojnë në mënyrë të padrejtë dhe pa arsye; por unë mendohem shumë mbi urdhërimet e tua.

alb@Psalms:119:79 @ Le të drejtohen tek unë ata që kanë frikë nga ti dhe ata që njohin urdhërat e tua.

alb@Psalms:119:80 @ Le të jetë zemra ime e paqortueshme lidhur me statutet e tua, me qëllim që unë të mos ngatërrohem.

alb@Psalms:119:81 @ Shpirti im shkrihet nga dëshira e zjarrtë e shpëtimit tënd; unë kam shpresë në fjalën tënde.

alb@Psalms:119:82 @ Sytë e mi dobësohen duke pritur të shkojë në vend fjala jote, ndërsa them: "Kur do të më ngushëllosh?".

alb@Psalms:119:83 @ Ndonëse jam bërë si një calik i ekspozuar në tym, nuk i kam harruar statutet e tua.

alb@Psalms:119:84 @ Sa janë ditët e shërbëtorit tënd? Kur do t`u vish hakut atyre që më ndjekin?

alb@Psalms:119:85 @ Mëndjemëdhenjtë kanë hapur gropa për mua; ata nuk veprojnë sipas ligjit tënd.

alb@Psalms:119:86 @ Tërë urdhërimet e tua meritojnë besim; më përndjekin pa të drejtë; ndihmomë.

alb@Psalms:119:87 @ Më kanë eliminuar gati gati nga toka, por unë nuk i kam braktisur urdhërimet e tua.

alb@Psalms:119:88 @ Gjallëromë sipas mirësisë sate, dhe unë do të respektoj porositë e gojës sate.

alb@Psalms:119:89 @ Gjithnjë, o Zot, fjala jote është e qëndrueshme në qiejtë.

alb@Psalms:119:90 @ Besnikëria jote vazhdon brez pas brezi; ti e ke vendosur tokën dhe ajo ekziston.

alb@Psalms:119:91 @ Qielli dhe toka ekzistojnë deri në ditën e sotme, sepse çdo gjë është në shërbimin tënd.

alb@Psalms:119:92 @ Në qoftë se ligji yt nuk do të kishte qenë kënaqësia ime, do të isha zhdukur në pikëllimin tim.

alb@Psalms:119:93 @ Nuk do t`i harroj kurrë urdhërimet e tua, sepse me anë të tyre ti më ke dhënë jetën.

alb@Psalms:119:94 @ Unë jam yti; shpëtomë, sepse kam kërkuar urdhërimet e tua.

alb@Psalms:119:95 @ Të pabesët më zënë pusi që unë të vdes, por unë do të mbështetem në parimet e tua.

alb@Psalms:119:96 @ Pashë caqet e çdo gjëje të përsour, por urdhërimi yt nuk ka asnjë cak.

alb@Psalms:119:97 @ Oh, sa shumë e dua ligjin tënd! Ai është përsiatja ime gjithë ditën.

alb@Psalms:119:98 @ Urdhërimet e tua më bëjnë më të urtë se armiqtë e mi, sepse janë gjithnjë me mua.

alb@Psalms:119:99 @ Kuptoj më shumë se të gjithë mësuesit e mi, sepse urdhërimet e tua janë përsiatja ime.

alb@Psalms:119:100 @ Kam më tepër zgjuarësi se pleqtë, sepse respektoj urdhërimet e tua.

alb@Psalms:119:101 @ Kam përmbajtur hapat e mia nga çdo shteg i keq, për të respektuar fjalën tënde.

alb@Psalms:119:102 @ Nuk jam larguar nga dekretet e tua, sepse ti vetë më ke mësuar.

alb@Psalms:119:103 @ Sa të ëmbla janë fjalët e tua në gojën time! Janë më të ëmbla se mjalti në gojën time.

alb@Psalms:119:104 @ Me anë të urdhërimeve të tua unë përfitoj zgjuarësinë; prandaj urrej çdo shteg falsiteti.

alb@Psalms:119:105 @ Fjala jote është një llambë në këmbën time dhe një dritë në shtegun tim.

alb@Psalms:119:106 @ Unë jam betuar dhe do ta mbaj betimin që të respektoj dekretet e tua të drejta.

alb@Psalms:119:107 @ Unë jam shumë i pikëlluar, gjallëromë, o Zot, sipas fjalës sate.

alb@Psalms:119:108 @ O Zot, prano ofertat spontane të gojës sime dhe mësomë dekretet e tua.

alb@Psalms:119:109 @ Ndonëse e kam gjithnjë shpirtin në pëllëmbë të dorës, nuk e harroj ligjin tënd.

alb@Psalms:119:110 @ Të pabesët më kanë ngritur kurthe, por unë nuk jam larguar nga udhërimet e tua.

alb@Psalms:119:111 @ Porositë e tua janë trashëgimia ime përjetë; ato janë gëzimi i zemrës sime.

alb@Psalms:119:112 @ Jam zotuar me gjithë zemër për t`i zbatuar në praktikë statutet e tua përjetë, deri në fund.

alb@Psalms:119:113 @ Unë i urrej njerëzit që gënjejnë, por e dua ligjin tënd.

alb@Psalms:119:114 @ Ti je streha ime dhe mburoja ime; unë shpresoj në fjalën tënde.

alb@Psalms:119:115 @ Largohuni, o njerëz të këqij, sepse unë dua të respektoj urdhërimet e Perëndisë tim.

alb@Psalms:119:116 @ Më ndihmo sipas fjalës sate, që unë të jetoj, dhe të mos lejoj të ketë hutim në shpresën time.

alb@Psalms:119:117 @ Përforcomë dhe unë do të shpëtoj, dhe do t`i kem gjithnjë statutet e tua përpara syve të mi.

alb@Psalms:119:118 @ Ti i hedh poshtë të gjithë ata që largohen nga statutet e tua, sepse mashtrimi i tyre është gënjeshtër.

alb@Psalms:119:119 @ Ti zhduk si fundërrina tërë të pabesët e tokës; prandaj unë i dua porositë e tua.

alb@Psalms:119:120 @ Mishi im dridhet i tëri nga frika jote, dhe unë kam frikë nga dekretet e tua.

alb@Psalms:119:121 @ Unë kam bërë atë që është e ndershme dhe e drejtë; mos më braktis në duart e shtypësve të mi.

alb@Psalms:119:122 @ Jepi siguri dhe mbarësi shërbëtorit tënd, dhe mos lejo që mëndjemëdhenjtë të më shtypin.

alb@Psalms:119:123 @ Sytë e mi dobësohen duke kërkuar shpëtimin tënd dhe fjalën e drejtësisë sate.

alb@Psalms:119:124 @ Kujdesu për shërbëtorin tënd sipas mirësisë sate dhe mësomë statutet e tua.

alb@Psalms:119:125 @ Unë jam shërbëtori yt; më jep mendje, që të mund të njoh porositë e tua.

alb@Psalms:119:126 @ Éshtë koha, o Zot, që të veprosh; ata kanë anuluar ligjin tënd.

alb@Psalms:119:127 @ Për këtë arësye unë i dua urdhërimet e tua më tepër se ari; po, më tepër se ari i kulluar.

alb@Psalms:119:128 @ Për këtë arësye i konsideroj të drejta urdhërimet e tua dhe urrej çdo shteg të gënjeshtrës.

alb@Psalms:119:129 @ Porositë e tua janë të mrekullueshme, prandaj shpirti im i respekton.

alb@Psalms:119:130 @ Zbulimi i fjalëve të tua ndriçon dhe u jep mendje njerëzve të thjeshtë.

alb@Psalms:119:131 @ Unë hap gojën time dhe psherëtij, nga dëshira e madhe e porosive të tua.

alb@Psalms:119:132 @ Kthehu nga unë dhe ki mëshirë për mua, ashtu si bën me ata që e duan emrin tënd.

alb@Psalms:119:133 @ Stabilizoi hapat e mia sipas fjalëve të tua dhe mos lejo që asnjë paudhësi të më sundojë.

alb@Psalms:119:134 @ Më çliro nga shtypja e njerëzve dhe unë do të respektoj urdhërimet e tua.

alb@Psalms:119:135 @ Bëj që të shkëlqejë fytyra jote mbi shërbëtorin tënd dhe më mëso statutet e tua.

alb@Psalms:119:136 @ Rrëke lotësh zbresin nga sytë e mi, sepse nuk respektohet ligji yt.

alb@Psalms:119:137 @ Ti je i drejtë, o Zot, dhe dekretet e tua janë të drejta.

alb@Psalms:119:138 @ Ti i ke përcaktuar porositë e tua me drejtësi dhe me besnikëri të madhe.

alb@Psalms:119:139 @ Zelli im të tret, sepse armiqtë e mi kanë harruar fjalët e tua.

alb@Psalms:119:140 @ Fjala jote është e pastër nga çdo zgjyrë; prandaj shërbëtori yt e do.

alb@Psalms:119:141 @ Jam i vogël dhe i përbuzur, por nuk i harroi udhërimet e tua.

alb@Psalms:119:142 @ Drejtësia jote është një drejtësi e përjetshme dhe ligji yt është i vërtetë.

alb@Psalms:119:143 @ Ankthi dhe shqetësimi më kanë pushtuar, por urdhërimet e tua janë gëzimi im.

alb@Psalms:119:144 @ Porositë e tua janë të drejta përjetë; më jep mendje dhe unë do të jetoj.

alb@Psalms:119:145 @ Unë bërtas me gjithë zemër; përgjigjmu, o Zot, dhe unë do të respektoj statutet e tua.

alb@Psalms:119:146 @ Unë të kërkoj; shpëtomë, dhe do të respektoj porositë e tua.

alb@Psalms:119:147 @ Unë zgjohem para agimit dhe bërtas; unë kam shpresë te fjala jote.

alb@Psalms:119:148 @ Sytë e mi paraprijnë natën për të menduar thellë fjalën tënde.

alb@Psalms:119:149 @ Dëgjo zërin tim sipas mirësisë sate; o Zot, gjallëromë sipas dekretit tënd të drejtë.

alb@Psalms:119:150 @ Kam afër vetes ata që ndjekin të keqen, por ata janë larg ligjit tënd.

alb@Psalms:119:151 @ Ti je afër, o Zot, dhe të gjitha urdhërimet e tua janë të vërteta.

alb@Psalms:119:152 @ Prej shumë kohe kam mësuar urdhërimet e tua, të cilat i ke vendosur përjetë.

alb@Psalms:119:153 @ Merr parasysh pikëllimin tim dhe më çliro, sepse nuk e kam harruar ligjin tënd.

alb@Psalms:119:154 @ Mbro çështjen time dhe më shpengo; më gjallëro sipas fjalës sate.

alb@Psalms:119:155 @ Shpëtimi është larg nga të pabesët, sepse ata nuk kërkojnë statutet e tua.

alb@Psalms:119:156 @ Dhemshuritë e tua janë të mëdha, o Zot; më gjallëro sipas dekreteve të tua të drejta.

alb@Psalms:119:157 @ Persekutuesit e mi dhe armiqtë e mi janë të shumtë; por unë nuk largohem nga porositë e tua.

alb@Psalms:119:158 @ I pashë të pabesët dhe i urrej, sepse nuk respektojnë fjalën tënde.

alb@Psalms:119:159 @ Ki parasysh sa i dua urdhërimet e tua! O Zot, gjallëromë sipas mirësisë sate.

alb@Psalms:119:160 @ Shuma e fjalës sate është e vërteta; dhe të gjitha dekretet e tua të drejta qëndrojnë përjetë.

alb@Psalms:119:161 @ Princat më përndjekin pa arësye, por zemra ime ka shumë frikë nga fjala jote.

alb@Psalms:119:162 @ Unë ndjej një gëzim të madh në fjalën tënde, ashtu si ai që gjen një plaçkë të madhe.

alb@Psalms:119:163 @ Urrej dhe s`e shoh dot me sy gënjeshtrën, por e dua ligjin tënd.

alb@Psalms:119:164 @ Të lëvdoj shtatë herë në ditë për dekretet e tua të drejta.

alb@Psalms:119:165 @ Paqe të madhe kanë ata që e duan ligjin tënd, dhe nuk ka asgjë që mund t`i rrëzojë.

alb@Psalms:119:166 @ O Zot, unë shpresoj në shpëtimin tënd dhe i zbatoj në praktikë urdhërimet e tua.

alb@Psalms:119:167 @ Unë kam respektuar porositë e tua dhe i dua me të madhe.

alb@Psalms:119:168 @ Kam respektuar urdhërimet e tua dhe porositë e tua, sepse të gjitha rrugët janë para teje.

alb@Psalms:119:169 @ Le të arrijë deri te ti britma ime, o Zot; me jep mendja sipas fjalës sate.

alb@Psalms:119:170 @ Le të arrijë deri te ti lutja ime, çliromë sipas fjalës sate.

alb@Psalms:119:171 @ Buzët e mia do të përhapin lavde, me qëllim që ti të më mësosh statutet e tua.

alb@Psalms:119:172 @ Gjuha ime do të shpallë fjalën tënde, sepse tërë urdhërimet e tua janë të drejta.

alb@Psalms:119:173 @ Dora jote më ndihmoftë, sepse unë kam zgjedhur urdhërimet e tua.

alb@Psalms:119:174 @ Unë dëshiroj me zjarr shpëtimin tënd, o Zot, dhe ligji yt është gëzimi im.

alb@Psalms:119:175 @ Le të kem mundësi të jetoj që të të lëvdoj, dhe le të më ndihmojnë dekretet e tua.

alb@Psalms:119:176 @ Unë po endem si një dele e humbur. Kërko shërbëtorin tënd, sepse unë nuk i harroi urdhërimet e tua.

alb@Psalms:120:1 @ Në ankthin tim i klitha Zotit, dhe ai m`u përgjigj.

alb@Psalms:120:2 @ O Zot, më çliro nga buzët gënjeshtare dhe nga gjuha mashtruese.

alb@Psalms:120:3 @ Çfarë do të të japin ose çfarë do të të shtojnë, o gjuhë gënjeshtare?

alb@Psalms:120:4 @ Shigjeta të mprehta të një trimi, me qymyr dëllinje.

alb@Psalms:120:5 @ I mjeri unë, që banoj në Meshek dhe që strehohem në çadrat e Kedarit!

alb@Psalms:120:6 @ Tepër gjatë kam banuar me ata që e urrejnë paqen.

alb@Psalms:120:7 @ Unë jam për paqen; ata përkundrazi, kur unë flas, janë për luftën.

alb@Psalms:121:1 @ Unë i ngre sytë nga malet; nga do të më vijë ndihma?

alb@Psalms:121:2 @ Ndihma me vjen nga Zoti, që ka bërë qiejtë dhe tokën.

alb@Psalms:121:3 @ Ai nuk do të lejojë që të të merren këmbët, ai që të mbron nuk do të dremitë.

alb@Psalms:121:4 @ Ja, ai që mbron Izraelin nuk dremit dhe nuk fle.

alb@Psalms:121:5 @ Zoti është ai që të mbron, Zoti është hija jote, ai ndodhet në të djathtën tënde.

alb@Psalms:121:6 @ Dielli nuk ka për të të goditur ditën, as hëna natën.

alb@Psalms:121:7 @ Zoti do të të ruajë nga çdo e keqe; ai do të ruajë jetën tënde.

alb@Psalms:121:8 @ Zoti do të ruajë daljet dhe hyrjet e tua, tani dhe përjetë.

alb@Psalms:122:1 @ U gëzova kur më thanë: "Shkojmë në shtëpinë e Zotit".

alb@Psalms:122:2 @ Këmbët tona u ndalën brenda portave të tua, o Jeruzalem.

alb@Psalms:122:3 @ Jeruzalemi është ndërtuar si një qytet i bashkuar mirë,

alb@Psalms:122:4 @ ku ngjiten fiset, fiset e Zotit, për të kremtuar emrin e Zotit.

alb@Psalms:122:5 @ Sepse aty janë vënë fronet për gjykimin, fronet e shtëpisë së Davidit.

alb@Psalms:122:6 @ Lutuni për paqen e Jeruzalemit, le të begatohen ata që të duan.

alb@Psalms:122:7 @ Pastë paqe brenda mureve të tua dhe begati në pallatet e tua.

alb@Psalms:122:8 @ Për hir të vëllezërve të mi dhe të miqve të mi tani do të them: "Paqja qoftë te ti".

alb@Psalms:122:9 @ Për hir të shtëpisë së Zotit, Perëndisë tonë, unë do të kërkoj të mirën tënde.

alb@Psalms:123:1 @ Drejt teje i ngre sytë e mi, drejt teje që je ulur në qiejtë.

alb@Psalms:123:2 @ Ja, ashtu si sytë e shërbëtorëve drejtohen te dora e zotërve të tyre dhe sytë e shërbëtores te dora e zonjës së saj, kështu sytë tona drejtohen te Zoti, Perëndia ynë deri sa ai të ketë mëshirë për ne.

alb@Psalms:123:3 @ Ki mëshirë për ne, o Zot, ki mëshirë për ne, sepse jemi velur jashtë mase me përçmimin.

alb@Psalms:123:4 @ Shpirti ynë është velur jashtë mase me talljen e arrogantëve dhe me përçmimin e krenarëve.

alb@Psalms:124:1 @ Në qoftë se Zoti nuk do të kishte mbajtur anën tonë, le të thotë Izraeli:

alb@Psalms:124:2 @ "Në qoftë se Zoti nuk do të kishte mbajtur anën tonë, kur njerëzit u ngritën kundër nesh,

alb@Psalms:124:3 @ ata do të na kishin përpirë të gjallë, aq shumë shpërtheu zëmërimi i tyre kundër nesh;

alb@Psalms:124:4 @ atëherë ujërat do të na kishin mbuluar dhe përroi do të kishte kaluar mbi ne,

alb@Psalms:124:5 @ atëherë ujërat e fryra do të kishin kaluar mbi ne".

alb@Psalms:124:6 @ Bekuar qoftë Zoti, që nuk na la si pre të dhëmbëve të tyre.

alb@Psalms:124:7 @ Shpirti ynë shpëtoi si zogu nga laku i gjuetarit; laku u këput dhe ne shpëtuam.

alb@Psalms:124:8 @ Ndihma jonë është te emri i Zotit, që ka krijuar qiejtë dhe tokën.

alb@Psalms:125:1 @ Ata që kanë besim tek Zoti janë si mali i Sionit, që nuk mund të lëvizet, por qëndron përjetë.

alb@Psalms:125:2 @ Ashtu si Jeruzalemi është rrethuar nga male, kështu Zoti rri përreth popullit të tij, tani dhe përjetë.

alb@Psalms:125:3 @ Sepse skeptri i të pabesëve nuk do të pushojë përjetë mbi trashëgiminë e të drejtëve, që të drejtët të mos i shtyjnë duart e tyre për të bërë të keqen.

alb@Psalms:125:4 @ O Zot, bëju të mirë njerëzve të mirë dhe atyre që kanë zemër të ndershme.

alb@Psalms:125:5 @ Por ata që ndjekin rrugë dredha-dredha, Zoti do t`i bëjë që të ecin bashkë me ata që bëjnë paudhësi. Paqja qoftë mbi Izrael.

alb@Psalms:126:1 @ Kur Zoti i bëri robërit e Sionit të kthehen, na u duk si ëndërr.

alb@Psalms:126:2 @ Atëherë goja jonë u mbush me qeshje dhe gjuha jonë me këngë gëzimi, atëherë thuhej midis kombeve: "Zoti ka bërë gjëra të mëdha për ta".

alb@Psalms:126:3 @ Zoti ka bërë gjëra të mëdha për ne, dhe jemi tërë gëzim.

alb@Psalms:126:4 @ Bëj të rikthehen robërit tanë, o Zot, ashtu si përrenjtë në jug.

alb@Psalms:126:5 @ Ata që mbjellin me lotë, do të korrin me këngë gëzimi.

alb@Psalms:126:6 @ Vërtetë ecën duke qarë ai që mban farën që do të mbillet, por ai do të kthehet më këngë gëzimi duke sjellë duajt e tij.

alb@Psalms:127:1 @ Në qoftë se Zoti nuk ndërton shtëpinë, me kot lodhen ndërtuesit; në qoftë se Zoti nuk ruan qytetin, më kot e ruanë rojet.

alb@Psalms:127:2 @ Éshtë e kotë që ju të çoheni herët dhe të shkoni vonë për të pushuar dhe për të ngrënë bukën e nxjerrë me punë të rëndë, sepse ai u jep pushim atyre që do.

alb@Psalms:127:3 @ Ja, bijtë janë një trashëgimi që vjen nga Zoti; fryti i barkut është një shpërblim.

alb@Psalms:127:4 @ Si shigjeta në duart e një trimi, kështu janë bijtë e rinisë.

alb@Psalms:127:5 @ Lum ai njeri që ka kukurën e tij plot! Ata nuk do të ngatërrohen kur të diskutojnë me armiqtë e tyre te porta.

alb@Psalms:128:1 @ Lum kushdo që ka frikë nga Zoti dhe që ecën në rrugët tij.

alb@Psalms:128:2 @ Atëherë ti do të hash me mundin e duarve të tua, do të jesh i lumtur dhe do të gëzosh begatinë.

alb@Psalms:128:3 @ Gruaja jote do të jetë si një hardhi prodhimtare në intimitetin e shtëpisë sate, bijtë e tu si drurë ulliri rreth tryezës sate!

alb@Psalms:128:4 @ Ja, kështu do të bekohet njeriu që ka frikë nga Zoti.

alb@Psalms:128:5 @ Zoti të bekoftë nga Sioni dhe ti pafsh begatinë e Jeruzalemit tërë ditët e jetës sate.

alb@Psalms:128:6 @ Po, pafsh bijtë e bijve të tu. Paqja qoftë mbi Izraelin.

alb@Psalms:129:1 @ Shumë më kanë shtypur që në rininë time, le ta thotë Izraeli:

alb@Psalms:129:2 @ "Shumë më kanë shtypur qysh prej rinisë sime, por nuk kanë mundur të më mposhtin.

alb@Psalms:129:3 @ Lëruesit kanë lëruar mbi kurrizin tim dhe kanë bërë aty brazda të gjata".

alb@Psalms:129:4 @ Zoti është i drejtë; ai i preu litarët e të pabesëve.

alb@Psalms:129:5 @ U turpërofshin të gjithë dhe kthefshin krahët ata që urrejnë Sionin!

alb@Psalms:129:6 @ U bëfshin si bari i çative, që thahet para se të rritet;

alb@Psalms:129:7 @ nuk ia mbush dorën korrësit, as krahët atyre që lidhin duajt;

alb@Psalms:129:8 @ dhe kalimtarët mos thënçin: "Bekimi i Zotit qoftë mbi ju; ne ju bekojmë në emër të Zotit".

alb@Psalms:130:1 @ Nga vënde të thella unë të këllthas ty, o Zot.

alb@Psalms:130:2 @ O Zot, dëgjo klithmën time; veshët e tu dëgjofshin me vëmendje zërin e lutjeve të mia.

alb@Psalms:130:3 @ Në rast se ti do të merrje parasysh fajet, o Zot, kush mund të rezistonte, o Zot?

alb@Psalms:130:4 @ Por te ti ka falje, me qëllim që të kenë frikë prej teje.

alb@Psalms:130:5 @ Unë pres Zotin, shpirti im e pret; unë kam shpresë në fjalën e tij.

alb@Psalms:130:6 @ Shpirti im pret Zotin, më tepër se rojet mëngjesin; po, më tepër se rojet mëngjesin.

alb@Psalms:130:7 @ O Izrael, mbaj shpresa tek Zoti, sepse pranë tij ka dhemshuri dhe shpëtim të plotë.

alb@Psalms:130:8 @ Ai do ta çlirojë Izraelin nga të gjitha paudhësitë e tij.

alb@Psalms:131:1 @ O Zot, zemra ime nuk është mendjemadhe dhe sytë e mi nuk janë krenarë, dhe unë nuk merrem me gjëra tepër të mëdha dhe tepër të larta për mua.

alb@Psalms:131:2 @ E kam qetësuar dhe e kam tulatur me të vërtetë shpirtin tim, si një fëmijë i zvjerdhur në gjirin e nënes së tij; shpirti im brenda meje është si një foshnje e zvjerdhur.

alb@Psalms:131:3 @ O Izrael, shpreso tek Zoti, tani dhe përjetë.

alb@Psalms:132:1 @ Mbaje mend, o Zot, Davidin dhe të gjitha mundimet e tij,

alb@Psalms:132:2 @ ashtu si ai iu betua Zotit dhe lidhi kusht me të Fuqishmin e Jakobit, duke thënë:

alb@Psalms:132:3 @ "Nuk do të hyj në çadrën e shtëpisë sime, nuk do të hipi mbi shtratin tim;

alb@Psalms:132:4 @ nuk do t`i jap gjumë syve të mi as pushim qepallave të mia,

alb@Psalms:132:5 @ deri sa të kem gjetur një vend për Zotin, një banesë për të Fuqishmin e Jakobit".

alb@Psalms:132:6 @ Ja, dëgjuam të flitet për të në Efratah, e gjetëm në fushat e Jaarit.

alb@Psalms:132:7 @ Le të shkojmë në banesën e tij, le ta adhurojmë përpara fronit të këmbëve të tij.

alb@Psalms:132:8 @ Çohu, o Zot, dhe eja në vendin ku pushon ti dhe arka e forcës sate.

alb@Psalms:132:9 @ Priftërinjtë e tu le të vishen me drejtësi, dhe le të këndojnë nga gëzimi shenjtorët e tu.

alb@Psalms:132:10 @ Për hir të Davidit, shërbëtorit tënd, mos e dëbo fytyrën e të vajosurit tënd.

alb@Psalms:132:11 @ Zoti iu betua Davidit në të vërtetë dhe nuk do të ndryshojë: "Unë do të vë mbi fronin tënd një fryt të të përbrendëshmëve të tua.

alb@Psalms:132:12 @ Në rast se bijtë e tu do të respektojnë besëlidhjen time dhe porositë e mia, që unë do t`u mësojë atyre, edhe bijtë e tyre do të ulen përjetë mbi fronin tënd".

alb@Psalms:132:13 @ Duke qenë se Zoti e ka zgjedhur Sionin, ai e ka dashur atë për banesën e tij:

alb@Psalms:132:14 @ "Ky është vendi im i pushimit përjetë; këtu do të banoj, sepse e kam dashur.

alb@Psalms:132:15 @ Do të bekoj fort zahiretë e tij, do t`i ngop me bukë të varfërit e tij;

alb@Psalms:132:16 @ do t`i vedh priftërinjtë e tij me shpëtim, do të ngazëllojnë shenjtorët e tij me britma gëzimi.

alb@Psalms:132:17 @ Këtu do ta rris fuqinë e Davidit dhe do t`i jap një llambë të vajosurit tim.

alb@Psalms:132:18 @ Do t`i mbuloj me turp armiqtë e tij, por mbi të do të lulëzojë kurora e tij".

alb@Psalms:133:1 @ Ja, sa e mirë dhe e kënaqshme është që vëllezërit të banojnë bashkë në unitet!

alb@Psalms:133:2 @ Éshtë si vaji i çmuar i shpërndarë mbi krye, që zbret mbi mjekrën e Aaronit, që zbret deri në cep të rrobave të tij.

alb@Psalms:133:3 @ Éshtë si vesa e Hermonit, që zbret mbi malet e Sionit, sepse atje Zoti ka vënë bekimin, jetën në përjetësi.

alb@Psalms:134:1 @ Ja, bekoni Zotin, ju, të gjithë shërbëtorët e Zotit, që e kaloni natën në shtëpinë e Zotit.

alb@Psalms:134:2 @ Ngrini duart në drejtim të shenjtores dhe bekoni Zotin.

alb@Psalms:134:3 @ Të bekoftë Zoti nga Sioni, ai që ka krijuar qiejtë dhe tokën.

alb@Psalms:135:1 @ Aleluja. Lëvdoni emrin e Zotit, lëvdojeni, o shërbëtorë të Zotit,

alb@Psalms:135:2 @ që rrini në shtëpinë e Zotit, në oborret e shtëpisë së Perëndisë tonë.

alb@Psalms:135:3 @ Lëvdoni Zotin, sepse Zoti është i mirë; i këndoni lavde emrit të tij, sepse ai është i dashur.

alb@Psalms:135:4 @ Sepse Zoti ka zgjedhur për vete Jakobin, dhe Izraelin si thesar të tij të veçantë.

alb@Psalms:135:5 @ Po, unë pranoj që Zoti është i madh dhe që Zoti ynë është përmbi të gjitha perënditë.

alb@Psalms:135:6 @ Zoti bën ç`të dojë në qiell dhe në tokë, në dete dhe në të gjitha humnerat.

alb@Psalms:135:7 @ Ai i larton avujt nga skajet e tokës, prodhon vetëtimat për shiun, e nxjerr erën nga depozitat e tij.

alb@Psalms:135:8 @ Ai i goditi të parëlindurit e Egjiptit, si të njerëzve ashtu edhe të kafshëve,

alb@Psalms:135:9 @ dërgoi shenja dhe mrekulli në mes teje, o Egjipt, mbi Faraonin dhe mbi të gjithë shërbëtorët e tij.

alb@Psalms:135:10 @ Ai goditi kombe të mëdha dhe vrau mbretër të fuqishëm:

alb@Psalms:135:11 @ Sionin, mbretin e Amorejve, Ogun, mbretin e Bashanit, dhe tërë mbretëritë e Kanaanit.

alb@Psalms:135:12 @ Dhe vendet e tyre ua dhe në trashëgimi, në trashëgimi Izraelit, popullit të tij.

alb@Psalms:135:13 @ O Zot, emri yt rron përjetë; kujtimi yt, o Zot, brez pas brezi.

alb@Psalms:135:14 @ Sepse Zoti do t`i sigurojë drejtësinë popullit të tij dhe do të ketë mëshirë për shërbëtorët e tij.

alb@Psalms:135:15 @ Idhujt e kombeve janë argjendi dhe ari, vepra të dorës së njeriut;

alb@Psalms:135:16 @ kanë gojë por nuk flasin, kanë sy por nuk shohin,

alb@Psalms:135:17 @ kanë veshë por nuk dëgjojnë; nuk kanë frymë në gojën e tyre.

alb@Psalms:135:18 @ Të ngjashëm me ta janë ata që i bëjnë, kushdo që ka besim tek ata.

alb@Psalms:135:19 @ Shtëpi e Izraelit, bekoje Zotin; shtëpi e Aaronit, bekoje Zotin.

alb@Psalms:135:20 @ Shtëpi e Levit, bekoje Zotin; ju që keni frikë nga Zoti, bekojeni Zotin.

alb@Psalms:135:21 @ Nga Sioni u bekoftë Zoti, që banon në Jeruzalem. Aleluja.

alb@Psalms:136:1 @ Kremtoni Zotin, sepse ai është i mirë dhe mirësia e tij vazhdon përjetë.

alb@Psalms:136:2 @ Kremtoni Perëndinë e perëndive, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.

alb@Psalms:136:3 @ Kremtoni Zotin e zotërive, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,

alb@Psalms:136:4 @ atë që vetëm bën mrekulli të mëdha, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,

alb@Psalms:136:5 @ atë që ka bërë qiejtë me dituri, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,

alb@Psalms:136:6 @ atë që ka shtrirë tokën mbi ujërat, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,

alb@Psalms:136:7 @ atë që ka bërë ndriçuesit e mëdhenj, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,

alb@Psalms:136:8 @ diellin për të sunduar mbi ditën, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,

alb@Psalms:136:9 @ hënën dhe yjet për të sunduar mbi natën, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.

alb@Psalms:136:10 @ Ai që goditi Egjiptasit në parëbirnitë e tyre, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,

alb@Psalms:136:11 @ dhe e nxori Izraelin nga mjedisi i tyre, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,

alb@Psalms:136:12 @ me dorë të fuqishme dhe krah të shtrirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.

alb@Psalms:136:13 @ Atë që ndau Detin e Kuq në dy pjesë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,

alb@Psalms:136:14 @ dhe e bërë Izraelin të kalojë në mes të tij, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,

alb@Psalms:136:15 @ por fshiu Faraonin dhe ushtrinë e tij në Detin e Kuq, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.

alb@Psalms:136:16 @ Atë që e çoi popullin e tij nëpër shkretëtirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,

alb@Psalms:136:17 @ atë që goditi mbretër të mëdhenj, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,

alb@Psalms:136:18 @ dhe vrau mbretër të fuqishëm, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë;

alb@Psalms:136:19 @ Sihonin, mbretin e Amorejve, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,

alb@Psalms:136:20 @ dhe Ogun, mbretin e Bashanit, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.

alb@Psalms:136:21 @ Dhe u dha atyre si trashëgimi vendin e tyre, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,

alb@Psalms:136:22 @ në trashëgimi Izraelit, shërbëtorit të tij, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.

alb@Psalms:136:23 @ Ai u kujtua për ne në kushtet tona të këqija, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,

alb@Psalms:136:24 @ dhe na çliroi nga armiqtë tanë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.

alb@Psalms:136:25 @ Ai i jep ushqim çdo krijese, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.

alb@Psalms:136:26 @ Kremtoni Perëndinë e qiellit, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.

alb@Psalms:137:1 @ Atje, pranë lumenjve të Babilonisë, rrinim ulur dhe qanim, duke kujtuar Sionin;

alb@Psalms:137:2 @ mbi shelgjet e kësaj toke kishim varur qestet tona.

alb@Psalms:137:3 @ Atje, ata që na kishin çuar në robëri, na kërkonin fjalët e një kënge, po, ata që na shtypnin kërkonin këngë gëzimi, duke thënë: "Na këndoni një këngë të Sionit".

alb@Psalms:137:4 @ Si mund të këndonim këngët e Zotit në një vend të huaj?

alb@Psalms:137:5 @ Në rast se të harroj ty, o Jeruzalem, e harroftë dora ime e djathtë çdo shkathtësi;

alb@Psalms:137:6 @ m`u lidhtë gjuha me qiellzën, në rast se nuk të kujtoj ty, në rast se nuk e vë Jeruzalemin përmbi gëzimin tim më të madh.

alb@Psalms:137:7 @ Mbaji mënd, o Zot, bijtë e Edomit, që ditën e Jeruzalemit thonin: "Shkatërrojini, shkatërrojini që nga themelet".

alb@Psalms:137:8 @ O bijë e Babilonisë, që duhet të shkatërrohesh, lum ai që do ta lajë të keqen që na ke bërë!

alb@Psalms:137:9 @ Lum ai që merr foshnjët e tua dhe i përplas kundër shkëmbit!

alb@Psalms:138:1 @ Unë do të të kremtoj me gjithë zemër, përpara perëndive do të këndoj lavdet e tua.

alb@Psalms:138:2 @ Do të adhuroj i kthyer nga tempulli yt i shenjtë dhe do të kremtoj emrin tënd për mirësinë tënde dhe vërtetësinë tënde, sepse ti ke përlëvduar fjalën tënde dhe emrin tënd përmbi çdo gjë tjetër.

alb@Psalms:138:3 @ Ditën në të cilën të kërkova, ti m`u përgjigje dhe e rrite fuqinë e shpirtit tim.

alb@Psalms:138:4 @ Tërë mbretërit e tokës do të të kremtojnë, o Zot, kur të dëgjojnë fjalët e gojës sate,

alb@Psalms:138:5 @ dhe do të këndojnë rrugët e Zotit, sepse e madhe është lavdia e Zotit.

alb@Psalms:138:6 @ Ndonëse Zoti është i shkëlqyeshëm, ai tregon kujdes për njerëzit e thjeshtë, por mëndjemadhin e njeh nga larg.

alb@Psalms:138:7 @ Edhe sikur unë të eci në mes të fatkeqësisë, ti do të më ruash të gjallë; ti do të zgjatësh dorën kundër zemërimit të armiqve të mi, dhe dora jote e djathtë do të më shpëtojë.

alb@Psalms:138:8 @ Zoti do të kryejë veprën e tij tek unë; o Zot, mirësia jote vazhdon përjetë; mos i braktis veprat e duarve të tua.

alb@Psalms:139:1 @ Ti më ke hetuar, o Zot, dhe më njeh.

alb@Psalms:139:2 @ Ti e di kur ulem dhe kur ngrihem, ti e kupton nga larg mendimin tim.

alb@Psalms:139:3 @ Ti e shqyrton me kujdes ecjen time dhe pushimin tim dhe i njeh thellë të gjitha rrugët e mia.

alb@Psalms:139:4 @ Sepse, edhe para se të jetë fjala mbi gojën time ti, o Zot, e di atë plotësisht.

alb@Psalms:139:5 @ Ti më rrethon nga pas dhe përpara dhe vë dorën tënde mbi mua.

alb@Psalms:139:6 @ Njohja jote është shumë e mrekullueshme për mua, aq e lartë sa unë nuk mund ta arrij.

alb@Psalms:139:7 @ Ku do të mund të shkoja larg Frymës sate, ose ku do të mund të ikja larg pranisë sate?

alb@Psalms:139:8 @ Në rast se ngjitem në qiell, ti je atje; në rast se shtrij shtratin tim në Sheol, ti je edhe aty.

alb@Psalms:139:9 @ Në rast se marr krahët e agimit dhe shkoj të banoj në skajin e detit,

alb@Psalms:139:10 @ edhe aty dora jote do të më udhëheqë dhe dora jote e djathtë do të më kapë.

alb@Psalms:139:11 @ Po të them: "Me siguri terri do të më fshehë", madje edhe nata do të bëhet dritë rreth meje:

alb@Psalms:139:12 @ terri vetë nuk mund të të fshehë asgjë, madje nata shkëlqen si dita; terri dhe drita janë të barabarta për ty.

alb@Psalms:139:13 @ Po, ti ke formuar të përbrëndëshmet e mia, ti më ke endur në barkun e nënes sime.

alb@Psalms:139:14 @ Unë do të të kremtoj, sepse jam krijuar në mënyrë të mrekulluar; veprat e tua janë të mrekullueshme, dhe unë e di shumë mirë këtë gjë.

alb@Psalms:139:15 @ Kockat e mia nuk ishin një e fshehtë për ty kur u formova në fshehtësi duke u endur në thellësitë e tokës.

alb@Psalms:139:16 @ Dhe sytë e tu panë masën pa trajtë të trupit tim, dhe në librin tënd ishin shkruar ditët që ishin caktuar për mua, megjithëse asnjë prej tyre nuk ekzistonte ende.

alb@Psalms:139:17 @ Oh, sa të çmuara janë për mua mendimet e tua, o Perëndi! Sa i madh është gjithë numri i tyre!

alb@Psalms:139:18 @ Po të doja t`i numëroja, do të ishin më të shumtë se rëra; kur zgjohem jam ende me ty.

alb@Psalms:139:19 @ Me siguri, ti do vrasësh të pabesin, o Perëndi; prandaj ju, njerëz gjakatarë largohuni nga unë.

alb@Psalms:139:20 @ Ata flasin me pabesi kundër teje; armiqtë e tu përdorin më kot emrin tënd.

alb@Psalms:139:21 @ A nuk i urrej vallë ata që të urrejnë, o Zot, dhe a nuk i urrej ata që ngrihen kundër teje?

alb@Psalms:139:22 @ Unë i urrej me një urrejtje të përsosur; ata janë bërë armiqtë e mi.

alb@Psalms:139:23 @ Më heto, o Perëndi, dhe njihe zemrën time; më provo dhe njihi mendimet e mia.

alb@Psalms:139:24 @ dhe shiko në se ka tek unë ndonjë rrugë të keqe dhe më udhëhiq nëpër rrugën e përjetshme.

alb@Psalms:140:1 @ Më çliro, o Zot, nga njerëzit e këqij; më mbro nga njerëzit e furishëm,

alb@Psalms:140:2 @ që thurrin ligësi në zemër të tyre; ata mblidhen vazhdimisht për të bërë luftë.

alb@Psalms:140:3 @ Mprehin gjuhën e tyre si gjarpëri dhe kanë helm gjarpëri nën buzët e tyre. (Sela)

alb@Psalms:140:4 @ Më mbro, o Zot, nga duart e të pabesit dhe më mbro nga njeriu i dhunës, që komplotojnë për të më rrëzuar.

alb@Psalms:140:5 @ Kryelartët kanë fshehur për mua një lak dhe litarë, më kanë ngritur një rrjetë buzë shtegut, kanë vënë kurthe për mua. (Sela)

alb@Psalms:140:6 @ Unë i thashë Zotit: "Ti je Perëndia im; dëgjo, o Zot, britmën e lutjeve të mia.

alb@Psalms:140:7 @ O Zot Perëndi, ti je forca e shpëtimit tim, ti e ke mbuluar kokën time ditën e betejës.

alb@Psalms:140:8 @ O Zot, mos u jep të pabesëve atë që dëshirojnë; mos favorizo planet e tyre, që të mos lavdërohen. (Sela)

alb@Psalms:140:9 @ Bëj që koka e atyre që më rrethojnë të mbulohet nga çoroditja e vetë buzëve të tyre.

alb@Psalms:140:10 @ Rënçin mbi ta qymyre të ndezur; i hedhshin në zjarr, në gropa të thella, nga ku të mos mund të ngrihen.

alb@Psalms:140:11 @ Njeriu gojëkeq mos qoftë i qëndrueshëm mbi tokë; fatkeqësia përndjektë njeriun e dhunës deri në shkatërrim".

alb@Psalms:140:12 @ Unë e di që Zoti do të mbrojë çështjen e të pikëlluarit dhe do t`i sigurojë drejtësi të varfërit.

alb@Psalms:140:13 @ Sigurisht të drejtët do të kremtojnë emrin tënd, dhe njerëzit e ndershëm do të banojnë të praninë tënde.

alb@Psalms:141:1 @ O Zot, unë të këlthas ty; nxito të më përgjigjesh. Vëri veshin zërit tim, kur të këlthas ty.

alb@Psalms:141:2 @ Le të arrijë lutja ime para teje si temjani, ngritja e duarve të mia si flijimi i mbrëmjes.

alb@Psalms:141:3 @ O Zot, vër një roje para gojës sime.

alb@Psalms:141:4 @ Mos lejo që zemra ime të priret nga asgjë e keqe dhe kështu të kryejë veprime të këqija bashkë me ata që bëjnë paudhësi; dhe bëj që unë të mos ha ushqimet e tyre të shijshme.

alb@Psalms:141:5 @ Le të më rrahë madje i drejti, do të jetë një mirësjellje nga ana e tij; le të më qortojë ai, do të jetë si vaji mbi kokë; koka ime nuk ka për ta refuzuar. Por lutja ime vazhdon të jetë kundër veprimeve të tyre të këqija.

alb@Psalms:141:6 @ Princat e tyre i hodhën nga skërkat dhe ata do t`i dëgjojnë fjalët e mia, sepse ato janë të këndshme.

alb@Psalms:141:7 @ Ashtu si ai që lëron dhe çan tokën, kështu kockat tona janë të përhapura në hyrje të Sheolit.

alb@Psalms:141:8 @ Por sytë e mia janë drejtuar te ti, o Zot, Zoti im; unë strehohem te ti, mos më lër të pambrojtur.

alb@Psalms:141:9 @ Më ruaj nga laku që më kanë përgatitur dhe nga kurthet e njerëzve që kryejnë paudhësi.

alb@Psalms:141:10 @ Të pabesët rënçin vetë në rrjetat e tyre, ndërsa unë do të kaloj tutje.

alb@Psalms:142:1 @ Unë i këlthas me zërin tim Zotit; me zërin tim i lutem Zotit.

alb@Psalms:142:2 @ Para tij paraqes vajtimin tim, para tij parashtroj fatkeqësinë time.

alb@Psalms:142:3 @ Kur fryma po më dobësohej, ti e dije ecjen time. Ata kanë përgatitur një lak për mua te shtegu që po kaloja.

alb@Psalms:142:4 @ Vështroj në të djathtën time dhe ja: nuk ka njeri që të më njohë; çdo rrugë shpëtimi është e mbyllur; asnjeri nuk kujdeset për jetën time.

alb@Psalms:142:5 @ Unë të këlthas ty, o Zot, dhe të them: "Ti je streha ime, pjesa ime në tokën e të gjallëve.

alb@Psalms:142:6 @ Dëgjo me vëmendje klithmën time, sepse jam katandisur si mos më keq; më çliro nga përndjekësit e mi, sepse janë më të fortë se unë.

alb@Psalms:142:7 @ Më nxirr nga burgu që të mund të kremtoj emrin tënd. Të drejtët do të mblidhen tok rreth meje, sepse ti do të më mbushësh me të mira".

alb@Psalms:143:1 @ Dëgjo lutjen time, o Zot, vëru veshin lutjeve të mia; përgjigjmu me besnikërinë dhe drejtësinë tënde.

alb@Psalms:143:2 @ Dhe mos hyr në gjyq me shërbëtorin tënd, sepse asnjë i gjallë nuk do të jetë i drejtë para teje.

alb@Psalms:143:3 @ Sepse armiku më përndjek, ai e ka rrëzuar deri për tokë jetën time; më detyron të banoj në vende të errëta, ashtu si ata që kanë vdekur prej një kohe të gjatë.

alb@Psalms:143:4 @ Prandaj fryma ime dobësohet brenda meje, dhe zemra ime e ka humbur krejt brenda trupit tim.

alb@Psalms:143:5 @ Kujtoj ditët e lashta; bie në mendime të thella mbi tërë veprat e tua; reflektoj mbi gjëra që kanë bërë duart e tua.

alb@Psalms:143:6 @ I zgjas duart e mia drejt teje; shpirti im është i etur për ty, si një tokë e thatë. (Sela)

alb@Psalms:143:7 @ Nxito të më përgjigjesh, o Zot, fryma ime po dobësohet; mos më fshih fytyrën tënde, që të mos bëhem i ngjashëm me ata që zbresin në gropë.

alb@Psalms:143:8 @ Më bëj të ndjej mirësinë tënde në mëngjes, sepse unë kam besim te ti; më trego rrugën nëpër të cilën duhet të eci, sepse unë e lartoj shpirtin tim drejt teje.

alb@Psalms:143:9 @ Më çliro nga airmiqtë e mi, o Zot, te ti unë fshihem.

alb@Psalms:143:10 @ Më mëso so ta plotësoj vullnetin tënd, sepse ti je Perëndia im; Fryma jote e mirë le të më udhëheqë në tokë të shenjtë.

alb@Psalms:143:11 @ Gjallëromë, o Zot, për hir të emrit tënd; me drejtësinë tënde më shpëto nga fatkeqësia.

alb@Psalms:143:12 @ Në mirësinë tënde shkatërro armiqtë e mi dhe zhduki tërë ata që e pikëllojnë shpirtin tim, sepse unë jam shërbëtori yt.

alb@Psalms:144:1 @ Bekuar qoftë Zoti, kështjella ime, që i mëson duart e mia për luftë dhe gishtërinjtë e mi për betejë.

alb@Psalms:144:2 @ Ai është hiri im dhe kështjella ime, streha ime e lartë dhe çliruesi im, mburoja ime në të cilën gjej strehë, ai që ma nënshtron mua popullin tim.

alb@Psalms:144:3 @ O Zot, çfarë është njeriu që ti të kujdesesh për të, ose biri i njeriut që ti ta përfillësh?

alb@Psalms:144:4 @ Njeriu është si një frymë dhe ditët e tij janë si hija që kalon.

alb@Psalms:144:5 @ Uli qiejtë e tu, o Zot, dhe zbrit, dhe ata do të nxjerrin tym.

alb@Psalms:144:6 @ Hidh rrufetë dhe shpërndaji, lësho shigjetat e tua dhe bëji të ikin.

alb@Psalms:144:7 @ Shtrije dorën tënde nga lart, më shpëto dhe më çliro nga ujërat e mëdha dhe nga dora e të huajve,

alb@Psalms:144:8 @ goja e të cilëve thotë gënjeshtra dhe dora e djathtë e tyre është një e djathtë mashtrimi.

alb@Psalms:144:9 @ O Perëndi, do të këndoj një kantik të ri, do të këndoj lavdet e tua me një harpë me dhjetë tela.

alb@Psalms:144:10 @ Ti, që u jep fitoren mbretërve dhe që çliron shërbëtorin tënd David nga shpata e kobshme,

alb@Psalms:144:11 @ më shpëto dhe më çliro nga dora e të huajve, goja e të cilëve thotë gënjeshtra dhe dora e djathtë e tyre është një e djathtë mashtrimi.

alb@Psalms:144:12 @ Bijtë tanë në rininë e tyre qofshin si një bimë e harlisur, dhe bijat tona qofshin si shtylla qosheje, të gdhendura mirë për të zbukuruar një pallat.

alb@Psalms:144:13 @ Hambaret tona qofshin plot dhe paçin nga të gjitha të mirat; kopetë tona u shtofshin me mijëra dhe dhjetra mijëra në fushat tona;

alb@Psalms:144:14 @ qetë tanë tërheqshin ngarkesa të rënda dhe mos pastë asnjë sulm të papritur, dalje të papritur as britmë në sheshet tona.

alb@Psalms:144:15 @ Lum ai popull që është në gjendje të tillë, lum ai popull që ka për Perëndi Zotin.

alb@Psalms:145:1 @ Unë do të të përlëvdoj, o Perëndia im dhe Mbreti im, dhe do të bekoj emrin tënd përjetë.

alb@Psalms:145:2 @ Do të të bekoj çdo ditë dhe do të lëvdoj emrin tënd përjetë.

alb@Psalms:145:3 @ Zoti është i madh dhe i denjë për lëvdimin më të lartë dhe madhështia e tij është e panjohshme.

alb@Psalms:145:4 @ Një brez do t`i shpallë lëvdimet e veprave të tua tjetrit dhe do t`i njoftojë mrekullitë e tua.

alb@Psalms:145:5 @ Do të mendohem thellë mbi shkëlqimin e lavdishëm të madhështisë sate dhe mbi veprat e tua të mrekullueshme.

alb@Psalms:145:6 @ Këto do të flasin për fuqinë e veprave të tua të tmerrshme, dhe unë do të tregoj madhështinë tënde.

alb@Psalms:145:7 @ Ata do të shpallin kujtimin e mirësisë sate të madhe dhe do të këndojnë me gëzim drejtësinë tënde.

alb@Psalms:145:8 @ Zoti është i dhemshur dhe mëshirplot, i ngadalshëm në zemërim dhe i madh në mirësi.

alb@Psalms:145:9 @ Zoti është i mirë me të gjithë dhe plot dhemshuri për të gjitha veprat e tij.

alb@Psalms:145:10 @ Tërë veprat e tua do të të kremtojnë, o Zot, dhe shenjtorët e tu do të të bekojnë.

alb@Psalms:145:11 @ Ata do të flasin për lavdinë e mbretërisë sate dhe do të tregojnë për fuqinë tënde,

alb@Psalms:145:12 @ për t`u bërë të njohura bijve të njerëzve mrekullitë e tua dhe shkëlqimin e madhërishëm të mbretërisë sate.

alb@Psalms:145:13 @ Mbretëria jote është një mbretëri përjet dhe sundimi yt vazhdon brez pas brezi.

alb@Psalms:145:14 @ Zoti përkrah tërë ata që rrëzohen dhe ngre përsëri në këmbë tërë ata që janë rrëzuar.

alb@Psalms:145:15 @ Sytë e të gjithëve shikojnë drejt teje duke pritur, dhe ti u jep atyre ushqimin në kohën e duhur.

alb@Psalms:145:16 @ Ti e hap dorën tënde dhe plotëson dëshirën e çdo qënieje të gjallë.

alb@Psalms:145:17 @ Zoti është i drejtë në të gjitha rrugët e tij dhe dashamirës në të gjitha veprat e tij.

alb@Psalms:145:18 @ Zoti është pranë gjithë atyre që kërkojnë, pranë gjithë atyre që e kërkojnë në të vërtetë.

alb@Psalms:145:19 @ Ai kënaq dëshirën e atyre që kanë frikë prej tij, dëgjon britmën dhe i shpëton.

alb@Psalms:145:20 @ Zoti mbron të gjithë ata që e duan dhe do të shkatërrojë të gjithë të pabesët.

alb@Psalms:145:21 @ Goja ime do të tregojë lëvdimin e Zotit, dhe çdo qënie do të bekojë emrin e tij të shenjtë përjetë.

alb@Psalms:146:1 @ Aleluja. Shpirti im, lëvdo Zotin.

alb@Psalms:146:2 @ Unë do ta lëvdoj Zotn deri sa të kem jetë, do të këndoj lavde për Perëndinë tim gjatë gjithë jetës sime.

alb@Psalms:146:3 @ Mos kini besim te princat dhe as te ndonjë bir njeriu, që nuk mund të shpëtojë.

alb@Psalms:146:4 @ Kur fryma e tij ikën, ai kthehet përsëri në tokë dhe po atë ditë planet e tij zhduken.

alb@Psalms:146:5 @ Lum ai që ka Perëndinë e Jakobit si ndihmë, shpresa e të cilit është tek Zoti, Perëndia i tij,

alb@Psalms:146:6 @ që ka krijuar qiejtë dhe tokën, detin dhe gjithçka është në to, që ruan besnikërinë përjetë,

alb@Psalms:146:7 @ që u jep të drejtë të shtypurve dhe ushqim të uriturve. Zoti çliron të burgosurit.

alb@Psalms:146:8 @ Zoti u hap sytë të verbërve, Zoti ngre ata që janë rrëzuar, Zoti i do të drejtët.

alb@Psalms:146:9 @ Zoti mbron të huajt, ndihmon jetimin dhe gruan e ve, por përmbys udhën e të pabesëve.

alb@Psalms:146:10 @ Zoti mbretëron përjetë, Perëndia yt, o Sion, brez pas brezi. Aleluja.

alb@Psalms:147:1 @ Lëvdoni Zotin, sepse është një gjë e mirë t`i këndosh lavde Perëndisë tonë, sepse është e kënaqshme dhe e leverdishme ta lëvdosh.

alb@Psalms:147:2 @ Zoti ndërton Jeruzalemin, dhe mbledh të humburit e Izraelit.

alb@Psalms:147:3 @ Ai shëron ata që e kanë zemrën të thyer dhe lidh plagët e tyre.

alb@Psalms:147:4 @ Llogarit numrin e yjeve dhe i thërret të gjitha sipas emrit të tyre.

alb@Psalms:147:5 @ I madh është Zoti ynë, e pamasë është fuqia e tij dhe e pafund zgjuarësia e tij.

alb@Psalms:147:6 @ Zoti larton njerëzit e përulur, por ul deri në tokë njerëzit e këqij.

alb@Psalms:147:7 @ Këndojini Zotit me falenderim, këndojini me qeste lavde Perëndisë tonë,

alb@Psalms:147:8 @ që mbulon qiellin me re, përgatit shiun për tokën dhe bën që të rritet bari në malet.

alb@Psalms:147:9 @ Ai i jep ushqime bagëtisë dhe zogjve të korbeve që thërresin.

alb@Psalms:147:10 @ Ai nuk kënaqet në forcën e kalit, dhe nuk gjen ndonjë gëzim në këmbët e njeriut.

alb@Psalms:147:11 @ Zoti kënaqet me ata që kanë frikë prej tij, me ata që shpresojnë në mirësinë e tij.

alb@Psalms:147:12 @ Lëvdo Zotin, o Jeruzalem, kremto Perëndinë tënd, o Sion.

alb@Psalms:147:13 @ Sepse ai ka përforcuar shufrat e portave të tua dhe ka bekuar bijtë e tu në mes teje.

alb@Psalms:147:14 @ Ai e ruan paqen brenda kufijve të tu dhe të ngop me grurin më të mirë.

alb@Psalms:147:15 @ Dërgon mbi tokë urdhërin e tij, fjala e tij merr dheun.

alb@Psalms:147:16 @ Dërgon borën si lesh dhe përhap brymën si hi.

alb@Psalms:147:17 @ Hedh breshërin e tij si me copa; kush mund t`i bëjë ballë të ftohtit të tij?

alb@Psalms:147:18 @ Dërgon fjalën e tij dhe i shkrin ato; bën që të fryjë era e tij, dhe ujërat rrjedhin.

alb@Psalms:147:19 @ Ai ia ka bërë të njohur Jakobit fjalën e tij, dhe Izraelit statutet e tij dhe dekretet e tij.

alb@Psalms:147:20 @ Ai nuk e ka bërë këtë me asnjë komb tjetër; dhe ato nuk i njohin dekretet e tij. Aleluja.

alb@Psalms:148:1 @ Aleluja. Lëvdoni Zotin nga qiejtë, lëvdojeni në vendet shumë të larta.

alb@Psalms:148:2 @ Lëvdojeni, ju të gjithë engjëjt e tij, lëvdojeni ju mbarë ushtritë e tij.

alb@Psalms:148:3 @ Lëvdojeni, o diell dhe hënë, lëvdojeni, ju mbarë yje të ndritshme.

alb@Psalms:148:4 @ Lëvdojeni, ju qiej të qiejve, dhe ju ujëra përmbi qiejtë.

alb@Psalms:148:5 @ Tërë këto gjëra le të lëvdojnë emrin e Zotit, sepse ai dha urdhër dhe ato u krijuan.

alb@Psalms:148:6 @ Ai i ka vendosur përjetë, në përjetësi; por ka bërë një statut që nuk do të kalojë kurrë.

alb@Psalms:148:7 @ Lëvdojeni Zotin nga toka, ju përbindësh të detit dhe mbarë oqeane,

alb@Psalms:148:8 @ zjarr dhe breshër, borë dhe re, ajër i shtrëngatës që zbaton urdhërat e tij,

alb@Psalms:148:9 @ mbarë male dhe kodra, mbarë dru frutorë dhe kedra;

alb@Psalms:148:10 @ ju mbarë kafshë të egra dhe shtëpiake, rrëshqanorë dhe zogj me krahë;

alb@Psalms:148:11 @ ju mbretër të dheut dhe mbarë popuj, princa dhe gjyqtarë të tokës;

alb@Psalms:148:12 @ të rinj dhe vajza, pleq dhe fëmijë.

alb@Psalms:148:13 @ Le të lëvdojnë emrin e Zotit, sepse vetëm emri i tij përlëvdohet. Lavdia e tij qëndron përmbi tokën dhe qiejtë.

alb@Psalms:148:14 @ Ai e ka rritur forcën e popullit të tij, një arsye kjo lëvdimi për të gjithë shenjtorët e tij, për bijtë e Izraelit, një popull i afërt për të. Aleluja.

alb@Psalms:149:1 @ Aleluja. Këndojini Zotit një këngë të re, këndoni lavdinë e tij në kuvendin e shenjtorëve.

alb@Psalms:149:2 @ Le të ngazëllohet Izraeli tek ai që e ka bërë, le të ngazëllohen bijtë e Sionit te Mbreti i tyre.

alb@Psalms:149:3 @ Le të lëvdojnë emrin e tij me valle, të këndojnë lavdet e tij me dajre dhe me qeste,

alb@Psalms:149:4 @ sepse Zoti kënaqet me popullin e tij; ai i kurorëzon me shpëtim njerëzit e përulur.

alb@Psalms:149:5 @ Le të ngazëllohen shenjtorët në lavdi, le të këndojnë nga gëzimi mbi shtretërit e tyre.

alb@Psalms:149:6 @ Le të kenë në gojën e tyre lavdet e Perëndisë dhe në dorën e tyre një shpatë që pret nga të dy anët;

alb@Psalms:149:7 @ për t`u hakmarrë me kombet dhe për t`u dhënë ndëshkime popujve,

alb@Psalms:149:8 @ për t`i lidhur mbretërit e tyre me zinxhirë dhe fisnikët e tyre me pranga hekuri,

alb@Psalms:149:9 @ për të zbatuar mbi ta gjykimin e shkruar. Ky është nderi që u rezervohet mbarë shenjtorëve të tij. Aleluja.

alb@Psalms:150:1 @ Aleluja, lëvdoni Perëndinë në shenjtoren e tij, lëvdojeni në kupën qiellore të pushtetit të tij.

alb@Psalms:150:2 @ Lëvdojeni për mrekullitë e tij, lëvdojeni sipas madhështisë e tij.

alb@Psalms:150:3 @ Lëvdojeni me tingullin e burive, lëvdojeni me tingullin e harpës dhe me qeste.

alb@Psalms:150:4 @ Lëvdojeni me dajre dhe me valle, lëvdojeni me vegla me tela dhe me frymë.

alb@Psalms:150:5 @ Lëvdojeni me cembale tingëlluese, lëvdojeni me cembale kumbuese.

alb@Psalms:150:6 @ Çdo gjë që merr frymë le të lëvdojë Zotin. Aleluja.

alb@Proverbs:1:1 @ Fjalët e urta të Salomonit, birit të Davidit, mbret i Izraelit,

alb@Proverbs:1:2 @ për të njohur diturinë dhe për të mësuar gjykimet e mënçura;

alb@Proverbs:1:3 @ për të ditur si të veprosh me urti, me drejtësi, me gjykim dhe ndershmëri,

alb@Proverbs:1:4 @ për t`u dhënë shkathtësi njerëzve të thjeshtë, njohje dhe reflektim të riut.

alb@Proverbs:1:5 @ I urti do të dëgjojë dhe do të rritë diturinë e tij; njeriu i zgjuar do të përfitojë këshilla të urta,

alb@Proverbs:1:6 @ për të kuptuar një sentencë dhe një enigmë, fjalët e të urtëve dhe thëniet e tyre të errëta.

alb@Proverbs:1:7 @ Frika e Zotit është fillimi i njohjes; por njerëzit e pamend përçmojnë diturinë dhe arsimin.

alb@Proverbs:1:8 @ Dëgjo, o biri im, mësimet e atit tënd dhe mos i lër pas dore mësimet e nënes sate,

alb@Proverbs:1:9 @ sepse janë një nur që zbukuron kokën tënde dhe një stoli në qafën tënde.

alb@Proverbs:1:10 @ Biri im, në qoftë se mëkatarët duan të të mashtrojnë, mos prano,

alb@Proverbs:1:11 @ në qoftë se thonë: "Eja me ne; kemi ngritur një pritë për të derdhur gjak; i ngritëm gracka të pafajmit pa ndonjë shkak;

alb@Proverbs:1:12 @ le t`i kapërdimë të gjallë, ashtu si Sheoli, tërësisht si ata që zbresin në gropë;

alb@Proverbs:1:13 @ ne do të gjejmë lloj-lloj pasurish të çmueshme, do t`i mbushim shtëpitë tona me plaçka;

alb@Proverbs:1:14 @ ti do ta hedhësh në short pjesën tënde me ne, dhe të gjithë ne do të kemi një qese të vetme";

alb@Proverbs:1:15 @ biri im, mos shko me ta në po atë rrugë, ndale hapin nga shtegu i tyre,

alb@Proverbs:1:16 @ sepse këmbët e tyre turren drejt së keqes dhe ata nxitojnë të derdhin gjak.

alb@Proverbs:1:17 @ Shtrihet më kot rrjeta përpara çdo lloji zogjsh;

alb@Proverbs:1:18 @ por këta kurdisin prita kundër gjakut të vet dhe ngrenë kurthe kundër vetë jetës së tyre.

alb@Proverbs:1:19 @ Të tilla janë rrugët e çdo njeriu të etur për pasuri; ajo ia heq jetën atyre që e kanë.

alb@Proverbs:1:20 @ Dituria bërtet nëpër rrugë, zëri i saj dëgjohet nëpër sheshe;

alb@Proverbs:1:21 @ ajo thërret në vendet ku ka turma dhe ligjëron në hyrje të portave të qytetit;

alb@Proverbs:1:22 @ "Deri kur, o njerëz të thjeshtë, do t`ju pëlqejë thjeshtësia dhe tallësit do të kënaqen duke u tallur dhe budallenjtë do të urrejnë dijen?

alb@Proverbs:1:23 @ Ejani në vete nga qortimi im; ja, unë do të derdh mbi ju Frymën time dhe do t`ju bëj të njohura fjalët e mia.

alb@Proverbs:1:24 @ Sepse unë thirra dhe ju nuk keni dashur, shtriva dorën time dhe askush prej jush nuk i kushtoi vëmendje,

alb@Proverbs:1:25 @ përkundrazi hodhët poshtë të gjitha këshillat e mia dhe nuk pranuat ndreqjen time,

alb@Proverbs:1:26 @ edhe unë do të qesh me fatkeqësinë tuaj, do të tallem kur të vijë ajo që ju druani,

alb@Proverbs:1:27 @ kur ajo që druani të vijë si një furtunë, dhe fatkeqësia juaj të vijë si një stuhi, kur t`ju mbulojnë fatkeqësia dhe ankthi.

alb@Proverbs:1:28 @ Atëherë ata do të më thërrasin mua, por unë nuk do të përgjigjem; do të më kërkojnë me kujdes, por nuk do të më gjejnë.

alb@Proverbs:1:29 @ Sepse kanë urryer dijen dhe nuk kanë zgjedhur frikën e Zotit,

alb@Proverbs:1:30 @ nuk kanë dashur të pranojnë këshillën time dhe kanë përbuzur të gjitha qortimet e mia.

alb@Proverbs:1:31 @ Prandaj do të hanë frytin e sjelljes së tyre dhe do të ngopen me këshillat e tyre.

alb@Proverbs:1:32 @ Sepse përdalja e njerëzve të thjeshtë i vret dhe qetësia e rreme e budallenjve i zhduk;

alb@Proverbs:1:33 @ por ai që më dëgjon do të banojë një vend të sigurt, do të jetë me të vërtetë i qetë, pa frikë nga çfarëdo e keqe".

alb@Proverbs:2:1 @ Biri im, në rast se pranon fjalët e mia dhe i quan thesar urdhërimet e mia,

alb@Proverbs:2:2 @ duke i vënë veshin diturisë dhe duke e prirur zemrën ndaj arsyes;

alb@Proverbs:2:3 @ po, në rast se kërkon me ngulm gjykimin dhe ngre zërin për të siguruar mirëkuptim,

alb@Proverbs:2:4 @ në rast se e kërkon si argjendin dhe fillon të rrëmosh si për një thesar të fshehur,

alb@Proverbs:2:5 @ atëherë do të ndjesh frikën e Zotit dhe ke për të gjetur kuptimin e Perëndisë.

alb@Proverbs:2:6 @ Sepse Zoti jep diturinë; nga goja e tij rrjedhin njohuria dhe arsyeja.

alb@Proverbs:2:7 @ Ai mban rezervë për njerëzit e drejtë një ndihmë të fuqishme, një mburojë për ata që ecin me ndershmëri

alb@Proverbs:2:8 @ për të mbrojtur shtigjet e drejtësisë dhe për të ruajtur rrugën e shenjtorëve të tij.

alb@Proverbs:2:9 @ Atëherë do të kuptosh drejtësinë, barazinë, ndershmërinë dhe tërë rrugët e së mirës.

alb@Proverbs:2:10 @ Kur dituria të të hyjë në zemër, edhe njohja do të jetë e këndshme për shpirtin tënd,

alb@Proverbs:2:11 @ të menduarit do të kujdeset për ty dhe gjykimi do të të mbrojë,

alb@Proverbs:2:12 @ për të të çliruar nga rruga e keqe, nga njerëzit që flasin për gjëra të këqija,

alb@Proverbs:2:13 @ nga ata që braktisin shtigjet e ndershmërisë për të ecur në rrugët e territ,

alb@Proverbs:2:14 @ që gëzohen kur bëjnë të keqen dhe ndjejnë kënaqësi në çoroditjet e njeriut të keq,

alb@Proverbs:2:15 @ shtigjet e të cilit janë të shtrembëra dhe rrugët dredha-dredha,

alb@Proverbs:2:16 @ për të të shpëtuar nga gruaja që ka shkelur kurorën, nga gruaja e huaj që përdor fjalë mikluese,

alb@Proverbs:2:17 @ që ka braktisur shokun e rinisë së saj dhe ka harruar marrëveshjen e lidhur me Perëndinë.

alb@Proverbs:2:18 @ Sepse shtëpia e saj zbret drejt vdekjes dhe shtigjet e saj drejt të vdekurve.

alb@Proverbs:2:19 @ Asnjë prej atyre që shkojnë tek ajo nuk kthehet, asnjë nuk i arrin shtigjet e jetës.

alb@Proverbs:2:20 @ Kështu do të mund të ecësh në rrugën e të mirëve dhe do të mbetesh në shtigjet e të drejtëve.

alb@Proverbs:2:21 @ Sepse njerëzit e drejtë do të banojnë tokën dhe ata të ndershëm do të qëndrojnë aty;

alb@Proverbs:2:22 @ por të pabesët do të shfarosen nga toka dhe shkelësit do të hiqen prej saj.

alb@Proverbs:3:1 @ Biri im, mos harro mësimet e mia dhe zemra jote le të ruajë urdhërimet e mia,

alb@Proverbs:3:2 @ sepse do të të shtohen ditë të gjata, vite jete dhe paqeje.

alb@Proverbs:3:3 @ Mirësia dhe e vërteta mos të lënçin kurrë; lidhi rreth qafës, shkruaji mbi tabelën e zemrës sate;

alb@Proverbs:3:4 @ do të gjesh kështu hir dhe arsye në sytë e Perëndisë dhe të njerëzve.

alb@Proverbs:3:5 @ Ki besim tek Zoti me gjithë zemër dhe mos u mbështet në gjykimin tënd;

alb@Proverbs:3:6 @ pranoje në të gjitha rrugët e tua, dhe ai do të drejtojë shtigjet e tua.

alb@Proverbs:3:7 @ Mos e mbaj veten të ditur në sytë e tu, ki frikë nga Zoti dhe hiq dorë nga e keqja;

alb@Proverbs:3:8 @ kjo do të jetë shërim për nervat e tua dhe freskim për kockat e tua.

alb@Proverbs:3:9 @ Ndero Zotin me pasurinë tënde dhe me prodhimet e para të çdo të ardhure që ke;

alb@Proverbs:3:10 @ hambarët e tu të grurit do të jenë plot e përplot dhe vozat e tua do të gufojnë me musht

alb@Proverbs:3:11 @ Biri im, mos e përçmo ndëshkimin e Zotit dhe mos urre qortimin e tij,

alb@Proverbs:3:12 @ sepse Zoti qorton atë që do, si një baba djalin që atij i pëlqen.

alb@Proverbs:3:13 @ Lum ai njeri që ka gjetur diturinë dhe njeriu që ka përftuar arsyen.

alb@Proverbs:3:14 @ Sepse fitimi i tij është më i mirë se fitimi i argjendit dhe fryti i tij vlen më tepër se ari i kulluar.

alb@Proverbs:3:15 @ Ajo është më e çmuar se perlat dhe mbarë gjërat më të këndshme nuk mund të barazohen me të.

alb@Proverbs:3:16 @ Gjatësia e jetës është në të djathtë të saj, pasuria dhe lavdia në të majtë të saj.

alb@Proverbs:3:17 @ Rrugët e saj janë rrugë të kënaqshme dhe në të tërë shtigjet e saj mbretëron paqja.

alb@Proverbs:3:18 @ Ajo është një dru i jetës për ata që e kapin dhe lum ata që mbahen fort atje.

alb@Proverbs:3:19 @ Me diturinë Zoti krijoi tokën dhe me zgjuarësinë i bëri të qëndrueshëm qiejtë.

alb@Proverbs:3:20 @ Me diturinë e tij u hapën humnerat dhe retë japin vesë.

alb@Proverbs:3:21 @ Biri im, këto gjëra mos u largofshin kurrë nga sytë e tu. Mbaje diturinë dhe të menduarit.

alb@Proverbs:3:22 @ Ato do të jenë jetë për shpirtin tënd dhe një zbukurim në qafën tënde.

alb@Proverbs:3:23 @ Atëherë do të ecësh i sigurt në rrugën tënde dhe këmba jote nuk do të pengohet.

alb@Proverbs:3:24 @ Kur do të biesh për të fjetur, nuk do të kesh frikë; po, do të biesh dhe gjumi yt do të jetë i ëmbël.

alb@Proverbs:3:25 @ Nuk do të druash llahtarën e papritur, as shkatërrimin e të pabesëve kur do të ndodhë,

alb@Proverbs:3:26 @ sepse Zoti do të jetë pranë teje dhe do të pengojë që këmba jote të kapet në ndonjë lak.

alb@Proverbs:3:27 @ Mos i refuzo të mirën atij që i takon, kur e ke në dorë ta bësh.

alb@Proverbs:3:28 @ Mos i thuaj të afërmit tënd: "Shko dhe kthehu; do të të jap nesër", kur e ke me vete gjënë e nevojshme.

alb@Proverbs:3:29 @ Mos kurdis asnjë të keqe kundër të afërmit tënd, ndërsa ai banon me besim bashkë me ty.

alb@Proverbs:3:30 @ Mos bëj padi kundër askujt pa shkak; po të jetë se nuk të ka bërë asnjë të keqe.

alb@Proverbs:3:31 @ Mos ki zili njeriun e dhunshëm dhe mos zgjidh asnjë nga rrugët e tij,

alb@Proverbs:3:32 @ sepse Zoti e neverit njeriun e çoroditur, por këshilla e tij është për njerëzit e ndershëm.

alb@Proverbs:3:33 @ Mallkimi i Zotit është në shtëpinë e të pabesit, por ai bekon banesën e të drejtëve.

alb@Proverbs:3:34 @ Me siguri ai tallet me tallësit, por i fal të përvuajturit.

alb@Proverbs:3:35 @ Njerëzit e urtë do të trashëgojnë lavdinë, por poshtërsia do të jetë trashëgimia e atyre që nuk kanë mend.

alb@Proverbs:4:1 @ Dëgjoni, o bij, mësimet e një ati dhe tregoni kujdes që të mësoni të gjykoni,

alb@Proverbs:4:2 @ sepse ju jap një doktrinë të mirë; mos braktisni ligjin tim.

alb@Proverbs:4:3 @ Kur isha ende fëmijë pranë atit tim, njomëzak dhe i dashur në sytë e nënes sime,

alb@Proverbs:4:4 @ ai më mësonte dhe më thoshte: "Zemra jote të kujtojë fjalët e mia; ruaji urdhërimet e mia dhe do të jetosh.

alb@Proverbs:4:5 @ Fito dituri, fito gjykim; mos i harro fjalët e gojës sime dhe mos u largo prej tyre;

alb@Proverbs:4:6 @ mos e braktis diturinë dhe ajo do të të mbrojë; duaje, sepse ajo do të të ndihmojë.

alb@Proverbs:4:7 @ Dituria është gjëja më e rëndësishme; prandaj fito diturinë. Edhe sikur të humbasësh ato që ke, fito diturinë.

alb@Proverbs:4:8 @ Përlëvdoje dhe ajo do të të lartësojë, ajo do të të japë lavdi, po qe se ti e përvehtëson.

alb@Proverbs:4:9 @ Ajo do të të vërë mbi kokën tënde një stoli prej nuri, do të të rrethojë me një kurorë lavdie".

alb@Proverbs:4:10 @ Dëgjo, biri im, pranoji fjalët e mia dhe vitet e jetës sate do të shumohen

alb@Proverbs:4:11 @ Të kam mësuar në rrugën e diturisë, të kam udhëhequr nëpër shtigjet e ndershmërisë.

alb@Proverbs:4:12 @ Kur do të ecësh, hapat e tua nuk do të pengohen; kur do të vraposh, nuk do të pengohesh.

alb@Proverbs:4:13 @ Rroke mirë këtë mësim, mos e lër që të shkojë kot; ruaje, sepse ai është jeta jote.

alb@Proverbs:4:14 @ Mos hyr në shtegun e të pabesëve dhe mos ec në rrugën e njerëzve të këqij;

alb@Proverbs:4:15 @ evitoje atë, mos kalo nëpër të; largoju prej saj dhe shko tutje.

alb@Proverbs:4:16 @ Sepse ata nuk mund të flenë, po të mos kenë bërë të keqen; gjumi i tyre zhduket po të jetë se nuk kanë rrëzuar dikë;

alb@Proverbs:4:17 @ ata hanë bukën e paudhësisë dhe pinë verën e dhunës.

alb@Proverbs:4:18 @ Por shtegu i të drejtëve është si drita e agimit, që shkëlqen gjithnjë e më mirë deri sa të bëhet ditë e plotë.

alb@Proverbs:4:19 @ Rruga e të pabesëve është si terri; ata nuk shohin atë që do t`i rrëzojë.

alb@Proverbs:4:20 @ Biri im, trego kujdes për fjalët e mia, dëgjo thëniet e mia;

alb@Proverbs:4:21 @ mos u largofshin kurrë nga sytë e tu, ruaji në qendër të zemrës sate;

alb@Proverbs:4:22 @ sepse janë jetë për ata që i gjejnë, shërim për të gjithë trupin e tyre.

alb@Proverbs:4:23 @ Ruaje zemrën tënde me shumë kujdes, sepse nga ajo dalin burimet jetës.

alb@Proverbs:4:24 @ Hiq dorë nga e folura me hile dhe largo prej teje buzët e çoroditura.

alb@Proverbs:4:25 @ Sytë e tu le të shohin drejt dhe qepallat e tua të synojnë drejt para teje.

alb@Proverbs:4:26 @ Sheshoje shtegun e këmbëve të tua, dhe të gjitha rrugët e tua qofshin të caktuara mirë.

alb@Proverbs:4:27 @ Mos u shmang as në të djathtë as në të majtë; tërhiqe këmbën tënde nga e keqja.

alb@Proverbs:5:1 @ Biri im, ki kujdes për diturinë time, vëri veshin arsyetimit tim,

alb@Proverbs:5:2 @ me qëllim që ti të ruash gjykimin dhe buzët e tua të fiksojnë diturinë.

alb@Proverbs:5:3 @ Sepse buzët e gruas që shkel kurorën nxjerrin mjaltë dhe goja e saj është më e butë se vaji;

alb@Proverbs:5:4 @ por në fund ajo është e hidhur si pelini, e mprehtë si një shpatë me dy presa.

alb@Proverbs:5:5 @ Këmbët e saj zbresin drejt vdekjes, hapat e saj çojnë drejtpërdrejt në Sheol.

alb@Proverbs:5:6 @ Ajo nuk ecën në shtegun e jetës, por ti nuk i jep rëndësi kësaj gjëje; rrugët e saj janë të gabuara, por ti nuk e kupton.

alb@Proverbs:5:7 @ Prandaj tani, bij të mi, më dëgjoni dhe mos u largoni nga fjalët e gojës sime.

alb@Proverbs:5:8 @ Mbaje larg prej saj rrugën tënde dhe mos iu afro portës së shtëpisë së saj,

alb@Proverbs:5:9 @ për të mos ua dhënë të tjerëve fuqinë tënde dhe vitet e tua dikujt që nuk ka mëshirë.

alb@Proverbs:5:10 @ Me qëllim që të huajt të mos ngopen me pasurinë tënde, dhe mundi yt të mos shkojë në shtëpinë e një të huaji,

alb@Proverbs:5:11 @ dhe të mos rënkosh kur do të të vijë fundi, kur mishi dhe trupi yt do të jenë të konsumuar,

alb@Proverbs:5:12 @ dhe të thuash: "Vallë si urreva mësimin, dhe si e ka përçmuar qortimin zemra ime?

alb@Proverbs:5:13 @ Nuk dëgjova zërin e atyre që më mësonin dhe nuk ua vura veshin atyre që më udhëzonin.

alb@Proverbs:5:14 @ U ndodha pothuajse në një të keqe të plotë në mes të turmës dhe të kuvendit".

alb@Proverbs:5:15 @ Pi ujin e sternës sate dhe ujin e rrjedhshëm të pusit tënd.

alb@Proverbs:5:16 @ A duhet burimet e tua të derdhen jashtë, si rrëke uji nëpër rrugë?

alb@Proverbs:5:17 @ Qofshin vetëm për ty dhe jo për të huajtë bashkë me ty.

alb@Proverbs:5:18 @ Qoftë i bekuar burimi yt dhe gëzohu me nusen e rinisë sate.

alb@Proverbs:5:19 @ Drenushë e dashur dhe gazelë hirplotë, sisët e saj le të të kënaqin kurdoherë, dhe qofsh vazhdimisht i dhënë pas dashurisë që ke për të.

alb@Proverbs:5:20 @ Pse vallë, biri im, të biesh në dashuri me një grua që ka shkelur kurorën dhe të rrokësh gjirin e një të huaje?

alb@Proverbs:5:21 @ Sepse rrugët e njeriut janë gjithnjë përpara syve të Zotit, dhe ai vëzhgon të gjitha shtigjet e tij.

alb@Proverbs:5:22 @ I pabesi zihet nga vetë paudhësitë e tij dhe mbahet nga litarët e mëkatit të tij.

alb@Proverbs:5:23 @ Ai ka për të vdekur sepse nuk korrigjohet dhe do të zhduket për shkak të marrëzisë së tij.

alb@Proverbs:6:1 @ Biri im, në qoftë se je bërë garant për të afërmin tënd, në rast se ke dhënë dorën si garanci për një të huaj,

alb@Proverbs:6:2 @ je zënë në lakun e fjalëve të gojës sate, je zënë nga fjalët e gojës sate.

alb@Proverbs:6:3 @ Bëj këtë, pra, biri im, dhe shpengohu, sepse ke rënë në duart e të afërmit tënd. Shko, hidhu në këmbët e tij dhe ngul këmbë me të madhe te i afërmi yt.

alb@Proverbs:6:4 @ Mos u jep gjumë syve të tu as çlodhje qepallave të tua;

alb@Proverbs:6:5 @ çlirohu si gazela nga dora e gjahtarit, si zogu nga dora e atij që kap zogjtë.

alb@Proverbs:6:6 @ Shko te milingona, o përtac, vër re zakonet e saj dhe bëhu i urtë.

alb@Proverbs:6:7 @ Ajo nuk ka as kryetar, as mbikëqyrës, as zot;

alb@Proverbs:6:8 @ e gjen ushqimin në verë dhe mbledh zahirenë e saj gjatë korrjes.

alb@Proverbs:6:9 @ Deri kur, o përtac, do të rrish duke fjetur? Kur do të shkundesh nga gjumi yt?

alb@Proverbs:6:10 @ Të flesh pak, të dremitësh pak, të rrish me duar në ije për t`u çlodhur,

alb@Proverbs:6:11 @ kështu varfëria jote do të vijë si një vjedhës, dhe skamja jote si një njeri i armatosur.

alb@Proverbs:6:12 @ Njeriu pa vlerë, njeriu i keq, ecën me një gojë të çoroditur;

alb@Proverbs:6:13 @ luan syrin, flet me këmbët, bën shenja me gishta;

alb@Proverbs:6:14 @ ka ligësi në zemër, kurdis vazhdimisht të keqen dhe mbjell grindje

alb@Proverbs:6:15 @ Prandaj shkatërrimi i tij do të vijë papritur, në një çast do të shkatërrohet pa rrugëdalje tjetër.

alb@Proverbs:6:16 @ Zoti i urren këto gjashtë gjëra, madje shtatë janë të neveritshme për të:

alb@Proverbs:6:17 @ sytë krenare, gjuha gënjeshtare, duart që derdhin gjak të pafajshëm,

alb@Proverbs:6:18 @ zemra që kurdis plane të këqija, këmbët që turren shpejt drejt së keqes,

alb@Proverbs:6:19 @ dëshmitari i rremë që thotë gënjeshtra dhe ai që shtie grindje midis vëllezërve.

alb@Proverbs:6:20 @ Biri im, ruaje urdhërimin e atit tënd dhe mos harro mësimet e nënës sate.

alb@Proverbs:6:21 @ Mbaji vazhdimisht të lidhura në zemrën tënde dhe fiksoji rreth qafës sate.

alb@Proverbs:6:22 @ Kur do të ecësh, do të të udhëheqin; kur të pushosh, do të të ruajnë; kur të zgjohesh, do të flasin me ty.

alb@Proverbs:6:23 @ Sepse urdhërimi është një llambë, mësimi një dritë, dhe ndreqjet e mësimit janë rruga e jetës,

alb@Proverbs:6:24 @ për të të mbrojtur nga gruaja e keqe, nga lajkat e gjuhës të gruas së huaj.

alb@Proverbs:6:25 @ Mos dëshiro në zemrën tënde bukurinë e saj dhe mos u rrëmbe nga qepallat e saj.

alb@Proverbs:6:26 @ Sepse për një prostitutë burri katandiset për një copë bukë, dhe gruaja e një tjetri gjuan shpirtin e vyer të një burri.

alb@Proverbs:6:27 @ A mund të mbajë burri një zjarr në gji të tij pa djegur rrobat e trupit?

alb@Proverbs:6:28 @ A mund të ecë burri mbi qymyr të ndezur pa djegur këmbët e tij?

alb@Proverbs:6:29 @ Në këtë gjendje është ai që shkon tek gruaja e një tjetri; kush e prek nuk do të mbetet pa u ndëshkuar.

alb@Proverbs:6:30 @ Nuk përçmohet hajduti që vjedh për të shuar urinë kur është i uritur;

alb@Proverbs:6:31 @ por në rast se kapet në faj, duhet të kthejë shtatëfishin, dhe të japë tërë pasurinë e shtëpisë së tij.

alb@Proverbs:6:32 @ Por ai që kryen një shkelje kurore me një grua është një njeri pa mend; ai që bën një gjë të tillë shkatërron jetën e tij.

alb@Proverbs:6:33 @ Do të gjejë plagë dhe përçmim, dhe turpi i tij nuk do t`i hiqet kurrë.

alb@Proverbs:6:34 @ sepse xhelozia e tërbon bashkëshortin, që do të jetë i pamëshirshëm ditën e hakmarrjes.

alb@Proverbs:6:35 @ Ai nuk do të pranojë asnjë shpërblim dhe nuk do të kënaqet, edhe sikur t`i bëjnë shumë dhurata.

alb@Proverbs:7:1 @ Biri im, ruaji fjalët e mia dhe urdhërimet e mia në veten tënde,

alb@Proverbs:7:2 @ Ruaji urdhërimet e mia dhe ke për të jetuar; ruaji mësimet e mia si bebja e syve të tu.

alb@Proverbs:7:3 @ Lidhi ndër gishta, shkruaji mbi tabelën e zemrës sate.

alb@Proverbs:7:4 @ Thuaji diturisë: "Ti je motra ime" dhe quaje "shok" gjykimin,

alb@Proverbs:7:5 @ me qëllim që të të ruajnë nga gruaja e tjetrit nga gruaja e huaj që përdor fjalë lajkatare.

alb@Proverbs:7:6 @ Nga dritarja e shtëpisë sime shikoja nëpër parmakët prej hekuri

alb@Proverbs:7:7 @ dhe pashë midis budallenjve; dallova midis të rinjve një djalë të ri që s`kishte gjykim,

alb@Proverbs:7:8 @ që kalonte nëpër rrugë pranë qoshes të gruas së huaj dhe drejtohej nga shtëpia e saj,

alb@Proverbs:7:9 @ në muzg, kur po ngryste dita, ndërsa zbriste nata e zezë dhe e errët.

alb@Proverbs:7:10 @ I doli para një grua e veshur si prostitutë dhe dinake;

alb@Proverbs:7:11 @ ajo është turbulluese dhe provokuese, dhe nuk di t`i mbajë këmbët në shtëpinë e saj;

alb@Proverbs:7:12 @ herë mbi rrugë, herë në sheshet qëndron në pritë në çdo qoshe.

alb@Proverbs:7:13 @ Kështu e zuri dhe e puthi, pastaj me paturpësi tha:

alb@Proverbs:7:14 @ "Duhet të bëja flijimet e falenderimit; pikërisht sot i plotësova zotimet e mia;

alb@Proverbs:7:15 @ prandaj të dola para që të të kërkoj dhe të gjeta.

alb@Proverbs:7:16 @ E zbukurova shtratin tim me një mbulesë si sixhade, me li të ngjyrosur nga Egjipti;

alb@Proverbs:7:17 @ e parfumova shtratin tim me mirrë, me aloe dhe me kanellë.

alb@Proverbs:7:18 @ Eja, të dehemi me dashuri deri në mëngjes, të kënaqemi në qejfe dashurie,

alb@Proverbs:7:19 @ sepse burri im nuk është në shtëpi, por ka shkuar në një udhëtim të gjatë;

alb@Proverbs:7:20 @ ka marrë me vete një thes të vogël me pare dhe do të kthehet në shtëpi vetëm kur të jetë hëna e plotë".

alb@Proverbs:7:21 @ Ajo e mashtroi me fjalë bindëse, e tërhoqi me ëmbëlsinë e buzëve të saj.

alb@Proverbs:7:22 @ Ai e ndoqi pa mëdyshje, si një ka që shkon në thertore, si një i lidhur në dënimin e budallait,

alb@Proverbs:7:23 @ deri sa një shigjetë nuk i shpon mëlçinë; ai nxiton si një zog, pa ditur që një lak është ngritur kundër jetës së tij.

alb@Proverbs:7:24 @ Prandaj, bij të mi, më dëgjoni, kushtojuni kujdes fjalëve të gojës sime.

alb@Proverbs:7:25 @ Zemra jote të mos shkojë pas rrugëve të saj, mos devijo nëpër shtigjet e saj,

alb@Proverbs:7:26 @ sepse ka rrëzuar shumë të plagosur për vdekje, dhe tërë ata që ajo ka vrarë ishin burra të fortë.

alb@Proverbs:7:27 @ Shtëpia e saj është rruga e Sheolit që zbret në thellësitë e vdekjes.

alb@Proverbs:8:1 @ A nuk bërtet vallë dituria dhe maturia a nuk e bën zërin e saj të dëgjohet?

alb@Proverbs:8:2 @ Ajo qëndron në këmbë mbi majën e lartësive, gjatë rrugës, në kryqëzimet e rrugëve;

alb@Proverbs:8:3 @ bërtet pranë portave, në hyrje të qyteteve, në prag të dyerve;

alb@Proverbs:8:4 @ "Ju drejtohem juve, o njerëz dhe zëri im u drejtohet bijve të njeriut.

alb@Proverbs:8:5 @ Kuptoni, o njerëz të thjeshtë, maturinë, dhe ju, njerëz pa mend, kini një zemër të urtë.

alb@Proverbs:8:6 @ Më dëgjoni, sepse do të flas për gjëra të rëndësishme dhe buzët e mia do të hapen për të thënë gjëra të drejta.

alb@Proverbs:8:7 @ Sepse goja ime do të shpallë të vërtetën; pabesia është e neveritshme për buzët e mia.

alb@Proverbs:8:8 @ Të gjitha fjalët e gojës sime janë të drejta, në to nuk ka asgjë të shtrembër dhe të çoroditur.

alb@Proverbs:8:9 @ Janë të gjitha të drejta për atë që ka mend dhe për ata që kanë gjetur dijen.

alb@Proverbs:8:10 @ Pranoni mësimin tim dhe jo argjendin, dijen në vend të arit të zgjedhur,

alb@Proverbs:8:11 @ sepse dituria vlen më tepër se margaritarët, të gjitha gjërat që dikush mund dikush të dëshiroje nuk barazohen me të.

alb@Proverbs:8:12 @ Unë, dituria, rri me maturinë dhe e gjej dijen në meditim.

alb@Proverbs:8:13 @ Frika e Zotit është të urresh të keqen; unë e urrej kryelartësinë, arrogancën, rrugën e keqe dhe gojën e çoroditur.

alb@Proverbs:8:14 @ Mua më takon mendimi dhe dituria e vërtetë; unë jam zgjuarsia, mua më përket forca.

alb@Proverbs:8:15 @ Nëpërmjet meje mbretërojnë mbretërit dhe princat vendosin drejtësinë.

alb@Proverbs:8:16 @ Nëpërmjet meje qeverisin krerët, fisnikët, tërë gjykatësit e tokës.

alb@Proverbs:8:17 @ Unë i dua ata që më duan, dhe ata që më kërkojnë me kujdes më gjejnë.

alb@Proverbs:8:18 @ Me mua janë pasuria dhe lavdia, pasuria që zgjat dhe drejtësia

alb@Proverbs:8:19 @ Fryti im është më i mirë se ari, po, se ari i kulluar, dhe prodhimi im më tepër se argjendi i zgjedhur.

alb@Proverbs:8:20 @ Unë eci në rrugën e drejtësisë, në mes të shtigjeve të drejtësisë,

alb@Proverbs:8:21 @ për t`i bërë ata që më duan të trashëgojnë pasurinë e vërtetë dhe për të mbushur thesaret e tyre.

alb@Proverbs:8:22 @ Zoti më zotëroi në fillim të rrugës së tij, përpara veprave të tij më të lashta.

alb@Proverbs:8:23 @ U vendosa nga amshimi, që në krye, para se toka të ekzistonte.

alb@Proverbs:8:24 @ Më prodhuan kur nuk kishte ende humnera, kur nuk kishte burime me ujë të bollshëm.

alb@Proverbs:8:25 @ Më prodhuan para se themelet e maleve të ishin përforcuar, para kodrinave,

alb@Proverbs:8:26 @ kur nuk kishte sajuar ende as tokën, as fushat dhe as plisat e para të dheut.

alb@Proverbs:8:27 @ Kur ai fiksonte qiejtë, unë isha aty; kur bënte një rreth mbi sipërfaqen e humnerës,

alb@Proverbs:8:28 @ kur i bënte të qëndrueshëm qiejtë e epërm, kur përforconte burimet e humnerës,

alb@Proverbs:8:29 @ kur i caktonte detit caqet e tij në mënyrë që ujërat të mos kalonin përtej urdhërit të tij, kur vendoste themelet e dheut,

alb@Proverbs:8:30 @ unë isha pranë tij si një arkitekt, isha çdo ditë kënaqësia e tij, duke u gëzuar çdo çast para tij;

alb@Proverbs:8:31 @ kënaqesha në pjesën e banueshme të botës dhe gjeja ëndjen time me bijtë e njerëzve.

alb@Proverbs:8:32 @ Tani, pra, më dëgjoni, o bij; lum ata që ndjekin rrugët e mia!

alb@Proverbs:8:33 @ Dëgjoni këto mësime, tregohuni të urtë dhe mos i hidhni poshtë!

alb@Proverbs:8:34 @ Lum ai njeri që më dëgjon, duke u gdhirë çdo ditë te portat e mia dhe duke ruajtur shtalkat e portave të mia.

alb@Proverbs:8:35 @ Sepse ai që më gjen, gjen jetën, dhe siguron përkrahjen e Zotit.

alb@Proverbs:8:36 @ Por ai që mëkaton kundër meje, i bën të keqe vetvetes; të gjithë ata që më urrejnë duan vdekjen".

alb@Proverbs:9:1 @ Dituria ka ndërtuar shtëpinë e saj, ka gdhendur shtatë shtyllat e saj.

alb@Proverbs:9:2 @ Ka vrarë kafshët e saj, ka përzier verën e saj dhe shtruar tryezën e saj.

alb@Proverbs:9:3 @ Ka dërguar jashtë shërbëtoret e saj; nga vendet më të larta të qytetit ajo thërret:

alb@Proverbs:9:4 @ "Ai që është budalla të vijë këtu!". Atij që i mungon gjykimi i thotë:

alb@Proverbs:9:5 @ "Ejani, hani nga buka ime dhe pini verën që kam përzier.

alb@Proverbs:9:6 @ Lëreni budallallëkun dhe do të jetoni, ecni në rrugën e arsyes".

alb@Proverbs:9:7 @ Ai që korrigjon tallësin tërheq mbi vete të shara, dhe ai që qorton të pabesin merr të shara.

alb@Proverbs:9:8 @ Mos qorto tallësin sepse ai do të të urrejë; qorto të urtin dhe ai do të të dojë.

alb@Proverbs:9:9 @ Mësoje të urtin dhe ai do të bëhet edhe më i urtë. Mësoje të drejtin dhe ai do të rritë diturinë e tij.

alb@Proverbs:9:10 @ Frika e Zotit është parimi i diturisë, dhe njohja e të Shenjtit është zgjuarsia.

alb@Proverbs:9:11 @ Sepse nëpërmjet meje do të shumohen ditët e tua dhe do të të shtohen vite jete.

alb@Proverbs:9:12 @ Në rast se je i urtë, je i urtë për veten tënde; në rast se je tallës, pasojat do t`i kesh vetëm ti.

alb@Proverbs:9:13 @ Gruaja budallaqe është zhurmëmadhe, aspak e zgjuar dhe nuk di asgjë.

alb@Proverbs:9:14 @ Rri ulur te porta e shtëpisë së saj, mbi një fron në vendet e larta të qytetit,

alb@Proverbs:9:15 @ për të ftuar ata që kalojnë nëpër rrugë, që shkojnë drejt në rrugën e tyre:

alb@Proverbs:9:16 @ "Ai që është budalla të vijë këtu!". Dhe atij që i mungon arsyeja i thotë:

alb@Proverbs:9:17 @ "Ujërat e vjedhura janë të ëmbla; buka që hahet fshehurazi është e shijshme".

alb@Proverbs:9:18 @ Por ai nuk e di që atje janë të vdekurit, që të ftuarit e saj janë në thellësinë e Sheolit.

alb@Proverbs:10:1 @ Fjalët e urta të Salomonit. Një fëmijë e urtë e gëzon të atin, por një fëmijë budalla i shkakton vuajtje nënes së vet.

alb@Proverbs:10:2 @ Thesaret e padrejtësisë nuk japin dobi, por drejtësia të çliron nga vdekja.

alb@Proverbs:10:3 @ Zoti nuk do të lejojë që i drejti të vuajë nga uria, por hedh poshtë dëshirën e të pabesëve.

alb@Proverbs:10:4 @ Kush punon me dorë përtace varfërohet, por dora e njerëzve të zellshëm të bën të pasurohesh.

alb@Proverbs:10:5 @ Ai që mbledh gjatë verës është një bir i matur, por ai që fle në kohën e korrjeve është një bir që të mbulon me turp.

alb@Proverbs:10:6 @ Ka bekime mbi kokën e të drejtit, por dhuna e mbulon gojën e të pabesëve.

alb@Proverbs:10:7 @ Kujtimi i të drejtit është në bekim, por emri i të pabesit do të kalbet.

alb@Proverbs:10:8 @ Zemërurti i pranon urdhërimet, por fjalamani budalla do të rrëzohet.

alb@Proverbs:10:9 @ Ai që ecën në ndershmëri ecën i sigurt, por ai që ndjek rrugë dredharake ka për t`u zbuluar

alb@Proverbs:10:10 @ Kush e shkel syrin shkakton vuajtje, por fjalamani budalla do të rrëzohet.

alb@Proverbs:10:11 @ Goja e të drejtit është një burim jete, por dhuna e mbulon gojën e të pabesëve.

alb@Proverbs:10:12 @ Urrejtja shkakton grindje, por dashuria mbulon të gjitha fajet.

alb@Proverbs:10:13 @ Dituria gjendet mbi buzët e atyre që kanë mendje, por shkopi është për kurrizin e atyre që nuk kanë mend.

alb@Proverbs:10:14 @ Të urtët grumbullojnë njohuri, por goja e budallait është një shkatërrim i shpejtë.

alb@Proverbs:10:15 @ Begatia e të pasurit është qyteti i tij i fortë; shkatërrimi i të varfërit është varfëria e tyre.

alb@Proverbs:10:16 @ Puna e të drejtit i shërben jetës, fitimi i të pabesit mëkatit.

alb@Proverbs:10:17 @ Kush ruan mësimet është në rrugën e jetës; por kush nuk pranon kritikën humb.

alb@Proverbs:10:18 @ Kush e maskon urrejtjen ka buzë gënjeshtare dhe ai që përhap shpifje është budalla.

alb@Proverbs:10:19 @ Në fjalët e shumta faji nuk mungon, por ai që i frenon buzët e tij është i urtë.

alb@Proverbs:10:20 @ Gjuha e të drejtit është argjend i zgjedhur, por zemra e të pabesëve vlen pak.

alb@Proverbs:10:21 @ Buzët e të drejtit ushqejnë mjaft njerëz, por budallenjtë vdesin sepse nuk kanë mend.

alb@Proverbs:10:22 @ Bekimi i Zotit pasuron dhe ai nuk shton asnjë vuajtje.

alb@Proverbs:10:23 @ Kryerja e një kobi për budallanë është si një zbavitje; kështu është dituria për njeriun që ka mend.

alb@Proverbs:10:24 @ Të pabesit i ndodh ajo nga e cila trembet, por njerëzve të drejtë u jepet ajo që dëshirojnë.

alb@Proverbs:10:25 @ Kur kalon furtuna, i pabesi nuk është më, por i drejti ka një themel të përjetshëm.

alb@Proverbs:10:26 @ Ashtu si uthulla për dhëmbët dhe tymi për sytë, kështu është dembeli për ata që e dërgojnë.

alb@Proverbs:10:27 @ Frika e Zotit i zgjat ditët, por vitet e të pabesit do të shkurtohen.

alb@Proverbs:10:28 @ Shpresa e të drejtëve është gëzimi, por pritja e të pabesëve do të zhduket.

alb@Proverbs:10:29 @ Rruga e Zotit është një kala për njeriun e ndershëm, por është shkatërrim për ata që kryejnë padrejtësi.

alb@Proverbs:10:30 @ I drejti nuk do të lëvizet kurrë, por të pabesët nuk do të banojnë në tokë.

alb@Proverbs:10:31 @ Goja e të drejtit prodhon dituri, por gjuha e çoroditur do të pritet.

alb@Proverbs:10:32 @ Buzët e të drejtit njohin atë që është e pranueshme; por goja e të pabesëve njeh vetëm gjëra të çoroditura.

alb@Proverbs:11:1 @ Peshorja e pasaktë është e neveritshme për Zotin, por peshimi i saktë i pëlqen.

alb@Proverbs:11:2 @ Kur vjen kryelartësia, vjen edhe turpi; por dituria është me njerëzit e thjeshtë.

alb@Proverbs:11:3 @ Njerëzit e drejtë udhëhiqen nga ndershmëria, por ligësia e të pabesëve do t`i shkatërrojë këta.

alb@Proverbs:11:4 @ Pasuritë nuk sjellin dobi ditën e zemërimit, por drejtësia të shpëton nga vdekja.

alb@Proverbs:11:5 @ Drejtësia e njeriut të ndershëm i hap rrugën, por i pabesi bie për shkak të paudhësisë së tij.

alb@Proverbs:11:6 @ Drejtësia e njerëzve të drejtë i çliron këta, por njerëzit e pabesë do të kapen nga vetë ligësia e tyre.

alb@Proverbs:11:7 @ Kur vdes një i pabesë, shpresa e tij humb dhe shpresa e njerëzve të padrejtë davaritet.

alb@Proverbs:11:8 @ I drejti çlirohet nga fatkeqësia, por i pabesi i zë vendin.

alb@Proverbs:11:9 @ Me gojën e tij hipokriti shkatërron të afërmin e tij, por të drejtët çlirohen për shkak të dijes së tyre.

alb@Proverbs:11:10 @ Kur të drejtët begatohen, qyteti gëzohet; por kur vdesin të pabesët, dëgjohen britma gëzimi.

alb@Proverbs:11:11 @ Nga bekimi i njerëzve të drejtë qyteti ngrihet, por goja e të pafeve e çon në shkatërrim

alb@Proverbs:11:12 @ Kush e përbuz të afërmin e tij nuk ka mend, por njeriu i matur hesht.

alb@Proverbs:11:13 @ Kush shkon rreth e qark duke përfolur, nxjerr sekretet, por ai që ka një shpirt besnik i fsheh ato.

alb@Proverbs:11:14 @ Pa një udhëheqje të urtë populli bie, por gjen shpëtim në numrin e madh të këshilltarëve.

alb@Proverbs:11:15 @ Kush bëhet garant për një të huaj do të pësojë dëmet e këtij veprimi, por ai që refuzon të japë dorën si garant është i sigurt.

alb@Proverbs:11:16 @ Gruaja e bukur fiton lavdinë dhe njerëzit e dhunshëm grumbullojnë pasuri.

alb@Proverbs:11:17 @ Njeriu i mëshirshëm i bën të mirë vetes, kurse njeriu mizor mundon mishin e tij.

alb@Proverbs:11:18 @ I pabesi realizon një fitim të rremë, por ai që mbjell drejtësi do të ketë një shpërblim të sigurt.

alb@Proverbs:11:19 @ Ashtu si drejtësia të çon në jetë, kështu ai që shkon pas të keqes gjen vdekjen.

alb@Proverbs:11:20 @ Të çoroditurit nga zemra janë të neveritur për Zotin, por ata që janë të ndershëm në sjelljen e tyre pëlqehen nga ai.

alb@Proverbs:11:21 @ Edhe kur i shtrëngon dorën një tjetri për një besëlidhje, njeriu i keq nuk do të mbetet i pandëshkuar, por pasardhësit e të drejtëve do të shpëtojnë.

alb@Proverbs:11:22 @ Si një unazë ari në feçkën e një derri, kështu është një grua e bukur që nuk ka mend.

alb@Proverbs:11:23 @ Dëshira e të drejtëve është vetëm e mira, por shpresa e të pabesëve është zemërimi.

alb@Proverbs:11:24 @ Ka nga ata që shkapërderdhin bujari dhe bëhen më të pasur, dhe ka nga ata që kursejnë më tepër se duhet dhe bëhen gjithnjë e më të varfër.

alb@Proverbs:11:25 @ Njeriu bujar do të pasurohet dhe ai që vadit do të vaditet gjithashtu.

alb@Proverbs:11:26 @ Populli mallkon atë që nuk pranon të japë grurin, por bekimi bie mbi kokën e atij që e shet.

alb@Proverbs:11:27 @ Kush kërkon me zell të mirën fiton dashamirësinë, por ai që kërkon të keqen, kjo do t`i bjerë mbi të.

alb@Proverbs:11:28 @ Kush ka besim në pasuritë e tij do të rrëzohet, por të drejtët do të çelin si gjethe.

alb@Proverbs:11:29 @ Ai që bën rrëmujë në shtëpinë e vet do të trashëgojë erën, dhe budallai do të jetë shërbëtori i atij që është i urtë nga zemra.

alb@Proverbs:11:30 @ Fryti i të drejtit është një dru i jetës, dhe ai që shtie në dorë shpirtërat është i urtë.

alb@Proverbs:11:31 @ Ja, i drejti merr shpërblimin mbi tokë, e aq më tepër i pabesi dhe mëkatari!

alb@Proverbs:12:1 @ Kush e do korrigjimin do diturinë, por ai që e urren kritikën është budalla.

alb@Proverbs:12:2 @ Njeriu i mirë gëzon përkrahjen e Zotit, por ky do të dënojë njeriun që sajon plane të këqija.

alb@Proverbs:12:3 @ Njeriu nuk bëhet i qëndrueshëm me pabesinë, por rrënja e të drejtëve nuk do të lëvizet kurrë.

alb@Proverbs:12:4 @ Gruaja e virtytshme është kurora e burrit të saj, por ajo që e turpëron është si një krimb në kockat e tij.

alb@Proverbs:12:5 @ Mendimet e të drejtëve janë drejtësia, por synimet e të pabesëve janë mashtrimi.

alb@Proverbs:12:6 @ Fjalët e të pabesëve rrinë në pritë për të derdhur gjak, por goja e njerëzve të drejtë do t`i çlirojë.

alb@Proverbs:12:7 @ Të pabesët janë përmbysur dhe nuk janë më, por shtëpia e të drejtëve do të mbetet më këmbë.

alb@Proverbs:12:8 @ Një njeri lëvdohet për gjykimin e tij, por ai që ka një zemër të çoroditur do të përçmohet.

alb@Proverbs:12:9 @ Éshtë më mirë të të çmojnë pak dhe të kesh një shërbëtor, se sa të të nderojnë dhe të mos kesh bukë.

alb@Proverbs:12:10 @ I drejti kujdeset për jetën e bagëtisë së tij, por të përbrendshmet e të pabesëve janë mizore.

alb@Proverbs:12:11 @ Kush punon tokën e tij do të ngopet me bukë, por ai që shkon pas kotësive është pa mend.

alb@Proverbs:12:12 @ I pabesi dëshiron gjahun e njerëzve të këqij, por rrënja e të drejtëve sjell fryt.

alb@Proverbs:12:13 @ Njeriu i keq kapet në kurthin e mëkatit të buzëve të tij, por i drejti do t`i shpëtojë fatkeqësisë

alb@Proverbs:12:14 @ Njeriu do të ngopet me të mira për frytin e gojës së tij, dhe secili do të marrë shpërblimin simbas veprës së duarve të tij.

alb@Proverbs:12:15 @ Rruga e budallait është e drejtë para syve të tij, por ai që dëgjon këshillat është i urtë.

alb@Proverbs:12:16 @ Budallai e tregon menjëherë pezmatimin e tij, por njeriu i matur e fsheh turpin.

alb@Proverbs:12:17 @ Ai që thotë të vërtetën shpall atë që është e drejtë, por dëshmitari i rremë thotë mashtrime.

alb@Proverbs:12:18 @ Kush flet pa mend është si ai që shpon me shpatë, por gjuha e të urtëve sjell shërim.

alb@Proverbs:12:19 @ Buza që thotë të vërtetën, do të bëhet e qëndrueshme përjetë, por gjuha që gënjen zgjat vetëm një çast.

alb@Proverbs:12:20 @ Mashtrimi është në zemrën e atyre që kurdisin të keqen, por për ata që këshillojnë paqen ka gëzim.

alb@Proverbs:12:21 @ Asnjë e keqe nuk do t`i ndodhë të drejtit, por të pabesët do të kenë plot telashe.

alb@Proverbs:12:22 @ Buzët gënjeshtare janë të neveritshme për Zotin, por ata që veprojnë me çiltërsi i pëlqejnë atij.

alb@Proverbs:12:23 @ Njeriu i matur e fsheh diturinë e tij, por zemra e budallenjve shpall budallallëkun e tyre.

alb@Proverbs:12:24 @ Dora e njeriut të kujdeshëm do të sundojë, por dora e përtacëve do t`i nënshtrohet punës së detyrueshme.

alb@Proverbs:12:25 @ Shqetësimi në zemrën e njeriut e rrëzon atë, por një fjalë e mirë e gëzon atë.

alb@Proverbs:12:26 @ I drejti e zgjedh me kujdes shokun e tij, por rruga e të pabesëve i bën që të humbasin.

alb@Proverbs:12:27 @ Përtaci nuk e pjek gjahun e tij, por kujdesi për njeriun është një pasuri e çmueshme.

alb@Proverbs:12:28 @ Mbi shtegun e drejtësisë ka jetë, dhe mbi këtë shteg nuk ka vdekje.

alb@Proverbs:13:1 @ Një bir i urtë dëgjon mësimet e atit të vet, por tallësi nuk e dëgjon qortimin.

alb@Proverbs:13:2 @ Nga fryti i gojës së tij njeriu do të hajë atë që është e mirë, por shpirti i të pabesëve do të ushqehet me dhunë.

alb@Proverbs:13:3 @ Kush kontrollon gojën e tij mbron jetën e vet, por ai që i hap shumë buzët e tij shkon drejt shkatërrimit.

alb@Proverbs:13:4 @ Shpirti i përtacit dëshiron dhe nuk ka asgjë, por shpirti i atyre që janë të kujdesshëm do të kënaqet plotësisht.

alb@Proverbs:13:5 @ I drejti e urren gënjeshtrën, por i pabesi është i neveritshëm dhe do të turpërohet.

alb@Proverbs:13:6 @ Drejtësia ruan atë që ndjek një rrugë të ndershme, por pabesia e rrëzon mëkatarin.

alb@Proverbs:13:7 @ Ka nga ata që sillen si një i pasur, por nuk kanë asgjë; përkundrazi ka nga ata që sillen si një i varfër, por kanë shumë pasuri.

alb@Proverbs:13:8 @ Pasuritë e një njeriu shërbejnë për të shpërblyer jetën e tij, por i varfëri nuk ndjen asnjë kërcënim.

alb@Proverbs:13:9 @ Drita e të drejtëve shkëlqen bukur, por llamba e të pabesëve do të shuhet.

alb@Proverbs:13:10 @ Nga krenaria rrjedhin vetëm grindjet, por dituria është me ata që u kushtojnë kujdes këshillave.

alb@Proverbs:13:11 @ Pasuria e përftuar në mënyrë jo të ndershme do të katandiset në pak gjëra, por atij që e grumbullon me mund do t`i shtohet ajo.

alb@Proverbs:13:12 @ Pritja e zgjatur e ligështon zemrën, por dëshira e plotësuar është një dru i jetës.

alb@Proverbs:13:13 @ Ai që përçmon fjalën do të shkatërrohet, por ai që respekton urdhërimin do të shpërblehet.

alb@Proverbs:13:14 @ Mësimet e të urtit janë burim jete për t`i evituar dikujt leqet e vdekjes.

alb@Proverbs:13:15 @ Gjykimi i mirë siguron favor, por veprimi i të pabesëve është i dëmshëm

alb@Proverbs:13:16 @ Çdo njeri i matur vepron me dituri, por budallai kapardiset me marrëzinë e tij.

alb@Proverbs:13:17 @ Lajmëtari i keq bie në telashe, por lajmëtari besnik sjell shërim.

alb@Proverbs:13:18 @ Mjerimi dhe turpi do të vjinë mbi atë që nuk pranon korrigjimin, por ai që dëgjon qortimin do të nderohet.

alb@Proverbs:13:19 @ Dëshira e realizuar është e ëmbël për shpirtin, por për budallenjtë është një gjë e neveritshme largimi nga e keqja.

alb@Proverbs:13:20 @ Kush shkon me të urtët bëhet i urtë, por shoku i budallenjve do të bëhet i keq.

alb@Proverbs:13:21 @ E keqja përndjek mëkatarët, por i drejti do të shpërblehet me të mirën.

alb@Proverbs:13:22 @ Njeriu i mirë i lë një trashëgim bijve të bijve të tij, por pasuria e mëkatarit vihet mënjanë për të drejtin.

alb@Proverbs:13:23 @ Ara e punuar e të varfërve jep ushqim me shumicë, por ka nga ata që vdesin për mungesë drejtësie.

alb@Proverbs:13:24 @ Kush e kursen shufrën urren birin e vet, por ai që e do e korrigjon me kohë.

alb@Proverbs:13:25 @ I drejti ha sa të ngopet, por barku i të pabesëve vuan nga uria.

alb@Proverbs:14:1 @ Gruaja e urtë ndërton shtëpinë e saj, por budallaqja e shkatërron me duart e veta.

alb@Proverbs:14:2 @ Kush ecën në drejtësinë e tij ka frikë nga Zoti, por ai që çoroditet në rrugët e tij e përçmon atë.

alb@Proverbs:14:3 @ Në gojën e budallait gjejmë farën e kryelartësisë, por të urtët e ruajnë gojën e tyre.

alb@Proverbs:14:4 @ Aty ku nuk ka qe grazhdi është bosh, por bollëku i korrjes qëndron në forcën e kaut.

alb@Proverbs:14:5 @ Dëshmitari i ndershëm nuk gënjen, por dëshmitari i rremë thotë gënjeshtra.

alb@Proverbs:14:6 @ Tallësi kërkon diturinë dhe nuk e gjen, por dija është një gjë e lehtë për atë që ka mend.

alb@Proverbs:14:7 @ Largohu nga njeriu budalla sepse nuk do të gjesh dituri mbi buzët e tij.

alb@Proverbs:14:8 @ Dituria e njeriut të matur qëndron në të dalluarit e rrugës së tij, por marrëzia e budallenjve është mashtrim.

alb@Proverbs:14:9 @ Budallenjtë qeshin me mëkatin, por midis njerëzve të drejtë është falja.

alb@Proverbs:14:10 @ Zemra njeh trishtimin e vet, por një i huaj nuk mund të marrë pjesë në gëzimin e saj.

alb@Proverbs:14:11 @ Shtëpia e të pabesëve do të shkatërrohet, por çadra e njerëzve të drejtë do të lulëzojë.

alb@Proverbs:14:12 @ Éshtë një rrugë që njeriut i duket e drejtë, por në fund ajo të nxjerr në rrugët e vdekjes.

alb@Proverbs:14:13 @ Edhe kur qesh, zemra mund të jetë e pikëlluar, dhe vetë gëzimi mund të përfundojë në vuajtje.

alb@Proverbs:14:14 @ Zemërpërdali do të ngopet me rrugët e tij, dhe njeriu i mirë do të ngopet me frytet e tij.

alb@Proverbs:14:15 @ Budallai i beson çdo fjale, por njeriu i matur tregon kujdes të veçantë për hapat e tij.

alb@Proverbs:14:16 @ Njeriu i urtë i trëmbet së keqes dhe largohet prej saj, por budallai zemërohet dhe është fodull.

alb@Proverbs:14:17 @ Ai që zemërohet me lehtësi kryen marrëzi dhe njeriu që ka qëllime të këqija është i urryer

alb@Proverbs:14:18 @ Teveqelit e trashëgojnë budallallëkun, por njerëzit e matur kurorëzohen me dije.

alb@Proverbs:14:19 @ Njerëzit e këqij do të përkulen përpara njerëzve të mirë dhe të pabesët në portat e të drejtëve.

alb@Proverbs:14:20 @ Të varfërin e urren vetë miku i tij, por i pasuri ka shumë miklues.

alb@Proverbs:14:21 @ Kush përçmon të afërmin e vet, mëkaton, por ai që ka mëshirë për të varfërit është i lumtur.

alb@Proverbs:14:22 @ A nuk devijojnë, vallë nga rruga e drejtë ata që kurdisin të keqen? Por ata që mendojnë të mirën kanë për të gjetur mirësi dhe të vërtetën.

alb@Proverbs:14:23 @ Në çdo mundim ka një fitim, por fjalët e kota çojnë vetëm në varfëri.

alb@Proverbs:14:24 @ Kurora e njerëzve të urtë është pasuria e tyre, por marrëzia e budallenjve është marrëzi.

alb@Proverbs:14:25 @ Një dëshmitar që thotë të vërtetën shpëton jetën e njerëzve, por një dëshmitar i rremë thotë gënjeshtra.

alb@Proverbs:14:26 @ Në frikën e Zotit gjendet një siguri e madhe, dhe bijtë e tij do të kenë një vend strehimi.

alb@Proverbs:14:27 @ Frika e Zotit është një burim jete, që i shmang leqet e vdekjes.

alb@Proverbs:14:28 @ Lavdia e mbretit qëndron në turmën e popullit, por shkatërrimi i princit qëndron në mungesën e njerëzve.

alb@Proverbs:14:29 @ Kush është i ngadalshëm në zemërim është shumë i matur, por ai që rrëmbehet me lehtësi vë në dukje marrëzinë e tij.

alb@Proverbs:14:30 @ Një zemër e shëndoshë është jetë për trupin, por lakmia është krimbi brejtës i kockave.

alb@Proverbs:14:31 @ Kush shtyp të varfërin fyen rëndë atë që e ka bërë, por ai që ka mëshirë për nevojtarin e nderon atë.

alb@Proverbs:14:32 @ I pabesi përmbyset nga vetë ligësia e tij, por i drejti ka shpresë në vetë vdekjen e tij.

alb@Proverbs:14:33 @ Dituria prehet në zemrën e atij që ka mend, por ajo që është në zemrën e budallenjve merret vesh.

alb@Proverbs:14:34 @ Drejtësia e larton një komb, por mëkati është turpi i popujve.

alb@Proverbs:14:35 @ Dashamirësia e mbretit është për shërbëtorin që vepron me urtësi, por zemërimi i tij është kundër atij që sillet me paturpësi.

alb@Proverbs:15:1 @ Përgjigja e ëmbël e fashit zemërimin, por fjala therëse e nxit zemërimin.

alb@Proverbs:15:2 @ Gjuha e të urtëve përdor dijen ndershmërisht, por goja e budallenjve nxjerr marrëzira.

alb@Proverbs:15:3 @ Sytë e Zotit janë kudo për të shikuar të këqijtë dhe të mirët.

alb@Proverbs:15:4 @ Një gjuhë e shëndoshë është një dru i jetës, por gjuha e çoroditur e sfilit shpirtin.

alb@Proverbs:15:5 @ Budallai e përçmon korrigjimin e atit të tij, por ai që e çmon kritikën vepron me zgjuarsi.

alb@Proverbs:15:6 @ Në shtëpinë e të drejtit ka bollëk të madh, por në të ardhurat e të pabesit ka telashe.

alb@Proverbs:15:7 @ Buzët e të urtëve përhapin dijen, por nuk vepron kështu zemra e budallenjve.

alb@Proverbs:15:8 @ Sakrifica e të pabesëve është një neveri për Zotin, por lutja e njerëzve të drejtë i pëlqen atij.

alb@Proverbs:15:9 @ Rruga e të pabesit është një neveri për Zotin, por ai do atë që ndjek drejtësinë.

alb@Proverbs:15:10 @ Një qortim i rëndë pret atë që braktis rrugën e drejtë, ai që urren kritikën ka për të vdekur.

alb@Proverbs:15:11 @ Sheoli dhe Abadoni janë para Zotit; ca më tepër janë zemrat e bijve të njerëzve!

alb@Proverbs:15:12 @ Tallësi nuk e do atë që e kritikon; ai nuk shkon tek të urtët.

alb@Proverbs:15:13 @ Një zemër e gëzuar e bën të lumtur fytyrën, por nga pikëllimi i zemrës fryma dërrmohet.

alb@Proverbs:15:14 @ Zemra e njeriut me mend kërkon dijen, por goja e budallenjve ushqehet me marrëzi.

alb@Proverbs:15:15 @ Të gjitha ditët e të varfërit janë të këqija, por për një zemër të kënaqur ka festë përherë.

alb@Proverbs:15:16 @ Më mirë pak me frikën e Zotit, se sa një thesar i madh me shqetësime.

alb@Proverbs:15:17 @ Më mirë një pjatë me perime në të cilën ka dashuri se sa një ka i majmur në të cilin ka urrejtje.

alb@Proverbs:15:18 @ Njeriu gjaknxehtë nxit grindje, por ai që nuk zemërohet shpejt i qetëson grindjet.

alb@Proverbs:15:19 @ Rruga e përtacit është si një gardh ferrash, por shtegu i njerëzve të drejtë është i sheshtë

alb@Proverbs:15:20 @ Biri i urtë gëzon të atin, por njeriu budalla përçmon të ëmën.

alb@Proverbs:15:21 @ Marrëzia është gëzim për atë që nuk ka mend, por njeriu që ka mend ecën drejt.

alb@Proverbs:15:22 @ Planet dështojnë ku nuk ka arsye, por realizohen atje ku ka një mori këshilltarësh.

alb@Proverbs:15:23 @ Një njeri ndjen gëzim kur mund të jap një përgjigje dhe sa e mirë është fjala që thuhet në kohën e duhur!

alb@Proverbs:15:24 @ Njeriun e matur rruga e jetës e çon lart në mënyrë që të evitojë Sheolin poshtë.

alb@Proverbs:15:25 @ Zoti do të shkatërrojë shtëpinë e krenarëve, por do t`i bëjë të qëndrueshëm kufijtë e gruas së ve.

alb@Proverbs:15:26 @ Mendimet e këqija janë të neveritshme për Zotin, por fjalët e ëmbla janë të pastra.

alb@Proverbs:15:27 @ Kush lakmon fitime vë në rrezik shtëpinë e vet, por ai që i urren dhuratat ka për të jetuar.

alb@Proverbs:15:28 @ Zemra e të drejtit mendon thellë se si duhet të përgjigjet, por goja e të pabesit vjell gjëra të këqija.

alb@Proverbs:15:29 @ Zoti u rri larg të pabesëve, por dëgjon lutjet e të drejtëve.

alb@Proverbs:15:30 @ Drita e syve gëzon zemrën, një lajm i mirë i fortëson kockat.

alb@Proverbs:15:31 @ Veshi që e dëgjon kritikën e jetës ka për të qëndruar bashkë me të urtët.

alb@Proverbs:15:32 @ Kush nuk pranon qortimin e përçmon vetë shpirtin e tij, por ai që dëgjon qortimin bëhet më i urtë.

alb@Proverbs:15:33 @ Frika e Zotit është një mësim diturie, dhe përpara lavdisë vjen përulësia.

alb@Proverbs:16:1 @ Prirjet e zemrës i përkasin njeriut, por përgjigja e gjuhës vjen nga Zoti.

alb@Proverbs:16:2 @ Të gjitha rrugët e njeriut janë të pastra në sytë e tij, por Zoti i peshon frymët.

alb@Proverbs:16:3 @ Besoja Zotit veprimet e tua dhe planet e tua do të realizohen.

alb@Proverbs:16:4 @ Zoti ka bërë çdo gjë për vete të tij, edhe të pabesin për ditën e fatkeqësisë.

alb@Proverbs:16:5 @ Ai që është zemërkrenar është i neveritshëm për Zotin; edhe sikur t`i shtrëngojë dorën një tjetri për besëlidhje, nuk ka për të mbetur pa u ndëshkuar.

alb@Proverbs:16:6 @ Me mirësinë dhe me të vërtetën padrejtësia shlyhet, dhe me frikën e Zotit njeriu largohet nga e keqja.

alb@Proverbs:16:7 @ Kur Zotit i pëlqejnë rrugët e një njeriu, ai bën që edhe armiqtë e tij të bëjnë paqe me të.

alb@Proverbs:16:8 @ Më mirë të kesh pak me drejtësi, se sa të ardhura të mëdha pa drejtësi.

alb@Proverbs:16:9 @ Zemra e njeriut programon rrugën e tij, por Zoti drejton hapat e tij.

alb@Proverbs:16:10 @ Mbi buzët e mbretit është një vendim hyjnor; gjatë gjykimit goja e tij nuk duhet të gabojë.

alb@Proverbs:16:11 @ Kandari dhe peshoret e sakta janë të Zotit, të gjitha gurët e peshës janë vepër e tij.

alb@Proverbs:16:12 @ Éshtë një gjë e neveritshme për mbretërit të bëjnë të keqen, sepse froni bëhet i qëndrueshëm me drejtësinë.

alb@Proverbs:16:13 @ Buzët e drejta u pëlqejnë mbretërve; ata e duan atë që flet drejt.

alb@Proverbs:16:14 @ Zemërimi i mbretit është si lajmëtari i vdekjes, por njeriu i urtë do ta qetësojë atë.

alb@Proverbs:16:15 @ Në dritën e fytyrës së mbretit ka jetë, dhe favori i tij është si reja e shiut të fundit.

alb@Proverbs:16:16 @ Éshtë më mirë të fitosh dituri se sa ar, dhe të fitosh mënçuri se sa argjend.

alb@Proverbs:16:17 @ Rruga kryesore e njerëzve të drejtë është të evitojnë të keqen; ai që do ta ruajë shpirtin e tij mbikqyr rrugën e tij.

alb@Proverbs:16:18 @ Përpara shkatërrimit vjen kryelartësia dhe përpara rrëzimit fryma krenare.

alb@Proverbs:16:19 @ Më mirë të kesh frymë të përulur me të mjerët se sa të ndash prenë me krenarët.

alb@Proverbs:16:20 @ Kush i kushton kujdes Fjalës do të gjejë të mirën, dhe kush i beson Zotit është i lumtur.

alb@Proverbs:16:21 @ I urti nga zemra do të quhet i matur, dhe ëmbëlsia e buzëve e shton diturinë

alb@Proverbs:16:22 @ Mendja është një burim jete për atë që e zotëron, por budallallëku është dënimi i budallenjve.

alb@Proverbs:16:23 @ Zemra e të urtit e bën të mençur gojën e tij dhe e shton diturinë e buzëve të tij.

alb@Proverbs:16:24 @ Fjalët e ëmbla janë si një huall mjalti, ëmbëlsi për shpirtin dhe ilaç për kockat.

alb@Proverbs:16:25 @ Ka një rrugë që njeriut i duket e drejtë, por në fund ajo të nxjerr në udhët e vdekjes.

alb@Proverbs:16:26 @ Personi që lodhet, lodhet për veten e tij, sepse goja e tij e nxit.

alb@Proverbs:16:27 @ Njeriu i keq kurdis të keqen dhe mbi buzët e tij ka si një zjarr të ndezur.

alb@Proverbs:16:28 @ Njeriu i çoroditur mbjell grindje dhe ai që shpif përçan miqtë më të mirë.

alb@Proverbs:16:29 @ Njeriu i dhunës e josh shokun e vet dhe e çon nëpër një rrugë jo të mirë.

alb@Proverbs:16:30 @ Kush mbyll sytë për të kurdisur gjëra të këqija, kafshon buzët kur shkakton të keqen.

alb@Proverbs:16:31 @ Flokët e bardha janë një kurorë lavdie; atë e gjejmë në rrugën e drejtësisë.

alb@Proverbs:16:32 @ Kush nuk zemërohet shpejt vlen më tepër se një luftëtar i fortë, dhe ai që e urdhëron frymën e tij vlen më tepër se ai që mposht një qytet.

alb@Proverbs:16:33 @ Shorti hidhet që në barkun e nënës, por çdo veprim varet nga Zoti.

alb@Proverbs:17:1 @ Éshtë më mirë një copë bukë thatë me paqe se sa një shtëpi plot me kafshë të vrara me grindje.

alb@Proverbs:17:2 @ Shërbëtori që vepron me urtësi ka për të sunduar mbi të birin që e turpëron dhe do të marrë një pjesë të trashëgimisë bashkë me vëllezërit.

alb@Proverbs:17:3 @ Poçi është për argjendin dhe furra për arin, por ai që provon zemrat është Zoti.

alb@Proverbs:17:4 @ Njeriu i keq dëgjon buzët e liga, gënjeshtari dëgjon gjuhën e çoroditur.

alb@Proverbs:17:5 @ Ai që përqesh të varfërin fyen Atë që e ka krijuar; ai që kënaqet me fatkeqësinë e tjetrit nuk do të mbetet pa u ndëshkuar.

alb@Proverbs:17:6 @ Bijtë e bijve janë kurora e pleqve, dhe lavdia e bijve janë etërit e tyre.

alb@Proverbs:17:7 @ Budallait nuk i shkon një e folur e bukur, aq më pak princit nuk i shkojnë buzë gënjeshtare,

alb@Proverbs:17:8 @ Një dhuratë është një gur i çmuar në sytë e atij që e ka; ngado që kthehet, ai ia del.

alb@Proverbs:17:9 @ Kush mbulon një faj fiton dashuri, por kush i rikthehet përsëri ndan miqtë më të mirë.

alb@Proverbs:17:10 @ Një qortim depërton më thellë te njeriu me mend se sa njëqind goditje te budallai.

alb@Proverbs:17:11 @ Njeriu i keq nuk kërkon gjë tjetër veç të ngrerë krye, prandaj do të dërgohet kundër tij një lajmëtar mizor.

alb@Proverbs:17:12 @ Éshtë më mirë të takosh një harushë se cilës i kanë vjedhur këlyshët e vet se sa një budalla në marrëzinë e tij.

alb@Proverbs:17:13 @ E keqja nuk do të largohet nga shtëpia e atij që së mirës i përgjigjet me të keqen.

alb@Proverbs:17:14 @ Të fillosh një grindje është sikur t`u çelësh rrugë ujërave; prandaj ndërprite grindjen përpara se të acarohet.

alb@Proverbs:17:15 @ Ai që nxjerr të pafajshëm fajtorin dhe ai që dënon të drejtin janë që të dy të neveritshëm për Zotin.

alb@Proverbs:17:16 @ Ç`duhet paraja në duart e budallait? Mos vallë për të blerë dituri, kur ai nuk ka mend fare?

alb@Proverbs:17:17 @ Miku të do në çdo kohë, por vëllai lind për ditë të vështira.

alb@Proverbs:17:18 @ Njeriu që nuk ka mend jep dorën si garanci dhe merr zotime për të afërmin e tij.

alb@Proverbs:17:19 @ Ai që do mëkatin i do grindjet, dhe ai që ngre portën e tij kërkon rrënim.

alb@Proverbs:17:20 @ Njeriu zemërshthurur nuk gjen asnjë të mirë, dhe ai që ka gjuhën e çoroditur bie në telashe.

alb@Proverbs:17:21 @ Atij që i lind një budalla do t`i vijnë hidhërime dhe ati i një budallai nuk mund të ketë gëzim.

alb@Proverbs:17:22 @ Një zemër e gëzuar është një ilaç i mirë, por një frymë e dërrmuar i than kockat.

alb@Proverbs:17:23 @ I pabesi pranon dhurata fshehurazi për të prishur rrugët e drejtësisë

alb@Proverbs:17:24 @ Dituria qëndron para atij që ka mend, por sytë e budallait enden deri në cepat më të largëta të dheut.

alb@Proverbs:17:25 @ Biri budalla është një burim vuajtjesh për atin e tij dhe hidhërim për atë që e ka lindur.

alb@Proverbs:17:26 @ Nuk është mirë të dënosh të drejtin, as të godasësh princat për ndershmërinë e tyre.

alb@Proverbs:17:27 @ Kush i mat fjalët e veta ka dije, dhe kush ka një shpirt të qetë është njeri i matur.

alb@Proverbs:17:28 @ Budallai, edhe kur hesht, konsiderohet i urtë dhe, kur i mban të mbyllura buzët e tij, konsiderohet i zgjuar.

alb@Proverbs:18:1 @ Kush veçohet kërkon kënaqësinë e tij dhe zemërohet kundër gjithë diturisë së vërtetë.

alb@Proverbs:18:2 @ Budallai nuk gjen kënaqësi te maturia, por vetëm në të vënit në dukje të zemrës së tij.

alb@Proverbs:18:3 @ Kur vjen i pabesi vjen edhe përçmimi dhe bashkë me humbjen e nderit vjen turpi.

alb@Proverbs:18:4 @ Fjalët e gojës së një njeriu janë ujëra të thella; burimi i diturisë është si një rrjedhë uji që shkon duke gurgulluar.

alb@Proverbs:18:5 @ Nuk është mirë të preferosh të pabesin, apo të shkaktosh humbjen e të drejtit në gjyq.

alb@Proverbs:18:6 @ Buzët e budallait të çojnë në grindje, dhe goja e tij kërkon goditje.

alb@Proverbs:18:7 @ Goja e budallait është shkatërrimi i tij dhe buzët e tij janë një lak për jetën e tij.

alb@Proverbs:18:8 @ Fjalët e shpifësit janë si një gjellë shumë e shijshme që zbret thellë në zorrë.

alb@Proverbs:18:9 @ Edhe ai që është përtac në punën e tij është vëlla i planprishësit.

alb@Proverbs:18:10 @ Emri i Zotit është një kala e fortë, tek ai turret i drejti dhe gjen siguri

alb@Proverbs:18:11 @ Pasuria e kamësit është qyteti i tij i fortë dhe simbas mendimit të tij ajo është si një mur i lartë.

alb@Proverbs:18:12 @ Përpara shkatërrimit, zemra e njeriut ngrihet, por para lavdisë vjen përulësia.

alb@Proverbs:18:13 @ Kush jep përgjigje për një çështje para se ta ketë dëgjuar, tregon marrëzinë e tij për turp të vet.

alb@Proverbs:18:14 @ Fryma e njeriut i jep krahë në sëmundjen e tij, por kush mund ta ngrerë një frymë të demoralizuar?

alb@Proverbs:18:15 @ Zemra e njeriut të matur fiton dituri, edhe veshi i të urtëve kërkon diturinë.

alb@Proverbs:18:16 @ Dhurata e njeriut i hap rrugën dhe e çon në prani të të mëdhenjve.

alb@Proverbs:18:17 @ I pari që mbron çështjen e vet duket sikur ka të drejtë; por pastaj vjen tjetri dhe e shqyrton.

alb@Proverbs:18:18 @ Fati u jep fund grindjeve dhe i ndan të fuqishmit.

alb@Proverbs:18:19 @ Një vëlla i fyer është si një qytet i fortë; dhe grindjet janë si shulat e një kalaje.

alb@Proverbs:18:20 @ Njeriu e ngop barkun me frytin e gojës së tij, ai ngopet me prodhimin e buzëve të tij.

alb@Proverbs:18:21 @ Vdekja dhe jeta janë nën pushtetin e gjuhës; ata që e duan do të hanë frytet e saj.

alb@Proverbs:18:22 @ Kush ka gjetur grua ka gjetur një gjë të mirë dhe ka siguruar një favor nga Zoti.

alb@Proverbs:18:23 @ I varfëri flet duke u lutur, kurse i pasuri përgjigjet me ashpërsi.

alb@Proverbs:18:24 @ Njeriu që ka shumë miq duhet gjithashtu të tregohet mik, por është një mik që është më i lidhur se një vëlla.

alb@Proverbs:19:1 @ Éshtë më i mirë një i varfër që ecën në ndershmërinë e tij se sa ndonjë që është i çoroditur nga buzët dhe që është budalla.

alb@Proverbs:19:2 @ Përveç kësaj nuk është mirë që një shpirt të jetë pa dije; kush ecën me hapa të shpejta gabon rrugë.

alb@Proverbs:19:3 @ Budallallëku i njeriut e bën rrugën e tij të rrëshqitshme dhe zemra e tij pezmatohet kundër Zotit.

alb@Proverbs:19:4 @ Pasuritë sigurojnë një numër të madh miqsh, por i varfëri ndahet nga vet miku i tij.

alb@Proverbs:19:5 @ Dëshmitari i rremë nuk do të mbetet pa u ndëshkuar dhe ai që thotë gënjeshtra nuk do të ketë shpëtim.

alb@Proverbs:19:6 @ Të shumtë janë ata që kërkojnë favorin e princit dhe të gjithë janë miq të atij që bën dhurata.

alb@Proverbs:19:7 @ Të gjithë vëllezërit e të varfërit e urrejnë atë, aq më tepër largohen prej tij miqtë e vet. Ai mund t`u shkojë pas me fjalë, por ata nuk gjenden më.

alb@Proverbs:19:8 @ Kush fiton mënçuri do vetë jetën e tij dhe ai që mbetet i matur do të gjejë të mirën.

alb@Proverbs:19:9 @ Dëshmitari i rremë nuk do të mbetet pa u ndëshkuar, dhe ai që thotë gënjeshtra do të humbasë.

alb@Proverbs:19:10 @ Të jetuarit në kënaqësi nuk i shkon budallait, dhe aq më pak një shërbëtori të sundojë mbi princat

alb@Proverbs:19:11 @ Mënçuria e bën njeriun të mos rrëmbehet shpejt nga zemërimi dhe është në lavdinë e tij t`i kapërcejë fyerjet.

alb@Proverbs:19:12 @ Zemërimi i mbretit është si ulërima e një luani, por favori i tij është si vesa mbi bar.

alb@Proverbs:19:13 @ Një bir budalla është një fatkeqësi për të atin, dhe grindjet e vazhdueshme të bashkëshortes së tij janë si një e pikuar e vazhdueshme.

alb@Proverbs:19:14 @ Shtëpia dhe pasuritë janë trashëgimi nga etërit, por një bashkëshorte e mënçur vjen nga Zoti.

alb@Proverbs:19:15 @ Përtacia të bën të biesh në një gjumë të thellë dhe njeriu i plogët do të vuajë nga uria.

alb@Proverbs:19:16 @ Kush respekton urdhërimin ruan jetën e tij, por ai që lë pas dore sjelljen e tij ka për të vdekur.

alb@Proverbs:19:17 @ Ai që ka mëshirë për të varfërin i jep hua Zotit, i cili do t`ia kthejë ato që i ka dhënë.

alb@Proverbs:19:18 @ Ndëshko birin tënd sa ka shpresë, por mos u shty deri sa të shkaktosh vdekjen e tij.

alb@Proverbs:19:19 @ Njeriu shumë gjaknxehtë duhet të ndëshkohet si pasojë e kësaj, sepse po nuk u ndëshkua, ai do të bëhet edhe më tepër gjaknxehtë.

alb@Proverbs:19:20 @ Dëgjo këshillën dhe prano mësimet, që ti të bëhesh i urtë për kusurin e ditëve të tua.

alb@Proverbs:19:21 @ Ka shumë plane në zemrën e njeriut, por vetëm plani i Zotit do të mbetet i pandryshuar.

alb@Proverbs:19:22 @ Ajo që dëshiron njeriu është mirësia dhe një i varfër vlen më tepër se një gënjeshtar.

alb@Proverbs:19:23 @ Frika e Zotit të çon në jetë; kush e ka do të mbetet i ngopur dhe nuk do të preket nga asnjë e keqe.

alb@Proverbs:19:24 @ Përtaci e zhyt dorën e tij në pjatë, por nuk arrin as ta çojë në gojë.

alb@Proverbs:19:25 @ Godite tallësin dhe njeriu i thjeshtë do të bëhet mëndjehollë; qorto atë që ka mend dhe ai do të fitojë dituri.

alb@Proverbs:19:26 @ Kush përdor dhunë me të atin dhe dëbon nënen e tij, është një faqenxirë dhe me turp.

alb@Proverbs:19:27 @ Biri im, mos dëgjo më mësimet, dhe do të largohesh nga fjalët e diturisë.

alb@Proverbs:19:28 @ Dëshmitari i lig tallet me drejtësinë dhe goja e të pabesëve gëlltit padrejtësinë.

alb@Proverbs:19:29 @ Ndëshkimet janë përgatitur për tallësit dhe goditjet për kurrizin e budallenjve.

alb@Proverbs:20:1 @ Vera është tallëse, pija dehëse është e turbullt dhe kush jepet pas tyre nuk është i urtë.

alb@Proverbs:20:2 @ Frika e mbretit është si ulërima e luanit; kush ia nxit zemërimin mëkaton kundër vetë jetës së vet.

alb@Proverbs:20:3 @ Éshtë një lavdi për njeriun t`u shmanget grindjeve, por çdo budalla përzihet në to.

alb@Proverbs:20:4 @ Përtaci nuk lëron për shkak të të ftohtit; për pasojë do të lypë në kohën e vjeljeve, por nuk do të ketë asgjë.

alb@Proverbs:20:5 @ Këshilla në zemrën e njeriut është si uji i thellë, por njeriu me mend do të dijë të mbushë nga ai ujë.

alb@Proverbs:20:6 @ Shumë njerëz shpallin mirësinë e tyre; por kush mund të gjejë një njeri besnik?

alb@Proverbs:20:7 @ I drejti ecën në ndershmërinë e tij; bijtë e tij do të bekohen pas atij.

alb@Proverbs:20:8 @ Një mbret që ulet mbi fronin e gjyqit davarit me vështrimin e tij çdo të keqe.

alb@Proverbs:20:9 @ Kush mund të thotë: "Pastrova zemrën time, jam i pastruar nga mëkati im"?

alb@Proverbs:20:10 @ Peshimi i dyfishtë dhe matja e dyfishtë janë që të dyja gjëra të neveritshme për Zotin.

alb@Proverbs:20:11 @ Edhe fëmija me veprimet e tij tregon në se ajo që bën është e pastër dhe e ndershme.

alb@Proverbs:20:12 @ Veshin që dëgjon dhe syrin që sheh i ka bërë që të dy Zoti

alb@Proverbs:20:13 @ Mos e duaj gjumin që të mos varfërohesh; mbaji sytë hapur dhe do të kesh bukë sa të ngopesh.

alb@Proverbs:20:14 @ "Éshtë i keq, është i keq", thotë blerësi; por mbasi ai ka ikur, lavdërohet për blerjen.

alb@Proverbs:20:15 @ Ka flori dhe margaritarë të shumtë, por buzët e pasura me dije janë një xhevahir i çmuar.

alb@Proverbs:20:16 @ Merr rroben e atij që është bërë garant për një të huaj, dhe mbaje si peng për gruan e huaj.

alb@Proverbs:20:17 @ Buka e nxjerrë me hile është e ëmbël për njeriun, por pastaj goja e tij do të mbushet me zaje.

alb@Proverbs:20:18 @ Planet bëhen të qëndrueshme nga këshilla; prandaj bëje luftën me këshilla të urta.

alb@Proverbs:20:19 @ Ai që shkon poshtë e lart duke përfolur tregon sekretet; prandaj mos u shoqëro me atë që flet tepër.

alb@Proverbs:20:20 @ Atij që mallkon të atin dhe të ëmën, llamba do t`i shuhet në terrin më të madh.

alb@Proverbs:20:21 @ Trashëgimia e fituar me nxitim në fillim, nuk do të bekohet në fund.

alb@Proverbs:20:22 @ Mos thuaj: "Do t`i përgjigjem së keqes me të keqen"; ki shpresë te Zoti dhe ai do të të shpëtojë.

alb@Proverbs:20:23 @ Peshimi i dyfishtë është i neveritshëm për Zotin dhe peshorja e pasaktë nuk është një gjë e mirë.

alb@Proverbs:20:24 @ Hapat e njeriut vijnë nga Zoti; si mund ta njohë, pra, njeriu rrugën e vet?

alb@Proverbs:20:25 @ Éshtë një kurth për njeriun të marrë një zotim pa e matur mirë dhe, mbasi ta ketë marrë, të mendohet.

alb@Proverbs:20:26 @ Një mbret i urtë i shpartallon njerëzit e këqij dhe kalon mbi ta rrotën.

alb@Proverbs:20:27 @ Shpirti i njeriut është llamba e Zotit, që vëzhgon tërë skutat më të fshehta të zemrës.

alb@Proverbs:20:28 @ Mirësia dhe besnikëria ruajnë mbretin; ai e bën të qëndrueshëm fronin e tij me anë të mirësisë.

alb@Proverbs:20:29 @ Lavdia e të rinjve është forca e tyre, nderi i pleqve janë thinjat e tyre.

alb@Proverbs:20:30 @ Të rrahurat që lënë plagë të thella e heqin të keqen, ashtu si goditjet që vijnë në pjesën më të brendshme të zorrëve.

alb@Proverbs:21:1 @ Zemra e mbretit në duart e Zotit është si rrjedhat e ujit; atë e drejton ngado që do ai.

alb@Proverbs:21:2 @ Çdo rrugë e njeriut është e drejtë në sytë e tij, por Zoti i peshon zemrat.

alb@Proverbs:21:3 @ Të zbatosh drejtësinë dhe paanësinë është një gjë që i pëlqen Zotit më shumë se flijimi.

alb@Proverbs:21:4 @ Sytë krenarë dhe një zemër kryelartë, që janë llamba e të pabesëve, janë mëkat.

alb@Proverbs:21:5 @ Synimet e njeriut të kujdesshëm çojnë me siguri në bollëk, por ai që ngutet do të bjerë me siguri në varfëri.

alb@Proverbs:21:6 @ Të përftosh thesare me një gjuhë gënjeshtare është një kotësi kalimtare e atij që kërkon vdekjen.

alb@Proverbs:21:7 @ Dhuna e të pabesëve merr tutje, sepse ata nuk pranojnë të zbatojnë drejtësinë.

alb@Proverbs:21:8 @ Rruga e njeriut të fajshëm është dredha-dredha, por njeriu i drejtë vepron ndershmërisht.

alb@Proverbs:21:9 @ Éshtë më mirë të banosh mbi qoshen e një çatie se sa në një shtëpi bashkë me një grua grindavece.

alb@Proverbs:21:10 @ Shpirti i të pabesit dëshiron të keqen; as shoku i tij nuk gjen mëshirë në sytë e tij.

alb@Proverbs:21:11 @ Kur tallësi ndëshkohet, i thjeshti bëhet i urtë; por kur i urti mësohet ai fiton dije.

alb@Proverbs:21:12 @ I drejti vëren me kujdes shtëpinë e të pabesit dhe përmbys të pabesët, sepse janë të këqij.

alb@Proverbs:21:13 @ Kush mbyll veshin ndaj britmës së të varfërit, do të bërtasë edhe ai, por nuk do të ketë përgjigje.

alb@Proverbs:21:14 @ Një dhuratë që bëhet fshehtas e fashit zemërimin dhe një dhuratë që jepet nën dorë qetëson zemërimin e fortë

alb@Proverbs:21:15 @ Të bësh atë që është e drejtë është një gëzim për të drejtin, por është një rrënim për ata që kryejnë paudhësi.

alb@Proverbs:21:16 @ Njeriu që largohet nga rruga e maturisë ka për të banuar në kuvendin e të vdekurve.

alb@Proverbs:21:17 @ Ai që i do qejfet do të jetë në varfëri, ai që e do verën dhe vajin nuk do të pasurohet.

alb@Proverbs:21:18 @ I pabesi do t`i shërbejë si shpërblim të drejtit; dhe i paudhi në vend të njerëzve të drejtë.

alb@Proverbs:21:19 @ Éshtë më mirë të banosh në një shkretëtirë se sa me një grua grindavece dhe ngacmuese.

alb@Proverbs:21:20 @ Në shtëpinë e të urtit ka një thesar të çmuar dhe vaj, por njeriu budalla i bën të gjitha rrush e kumbulla.

alb@Proverbs:21:21 @ Kush ndjek drejtësinë dhe dhembshurinë ka për të gjetur jetën, drejtësinë dhe lavdinë.

alb@Proverbs:21:22 @ I urti ngjitet në qytetin e njerëzve të fortë dhe rrëzon forcën në të cilën kishte besim.

alb@Proverbs:21:23 @ Kush ruan gojën dhe gjuhën e tij mbron jetën e tij nga fatkeqësitë.

alb@Proverbs:21:24 @ Emri i krenarit pa cipë është: "tallës"; ai çdo gjë e bën me një mburrje të tepruar.

alb@Proverbs:21:25 @ Dëshirat e përtacit e vrasin atë, sepse duart e tij nuk pranojnë të punojnë.

alb@Proverbs:21:26 @ Ai dëshiron me zjarr tërë ditën, por i drejti dhuron duke mos refuzuar kurrë.

alb@Proverbs:21:27 @ Flijimi i të pabesit është gjë e neveritshme, aq më tepër në rast se e ofron me qëllim të keq.

alb@Proverbs:21:28 @ Dëshmitari i rremë do të vdesë, por njeriu që e dëgjon do të mund të flasë gjithnjë.

alb@Proverbs:21:29 @ I pabesi e fortëson fytyrën e tij, por njeriu i drejtë e bën të qëndrueshme rrugën e tij.

alb@Proverbs:21:30 @ Nuk ka as dituri, as zgjuarësi dhe as këshillë kundër Zotit.

alb@Proverbs:21:31 @ Kali është gati për ditën e betejës, por fitorja i përket Zotit.

alb@Proverbs:22:1 @ Një nam i mirë është më i pëlqyeshëm se pasuritë e mëdha, dhe hiri është më i pëlqyeshëm se argjendi dhe ari.

alb@Proverbs:22:2 @ I pasuri dhe i varfëri kanë këtë të përbashkët: të dy i ka bërë Zoti.

alb@Proverbs:22:3 @ Njeriu i matur e shikon të keqen dhe fshihet; por njerëzit naivë shkojnë tutje dhe dënohen.

alb@Proverbs:22:4 @ Çmimi i përvujtërisë është frika e Zotit, pasuria, lavdia dhe jeta.

alb@Proverbs:22:5 @ Ferra dhe leqe gjenden në udhën e të çoroditurit; kush kujdeset për jetën e vet rri larg tyre.

alb@Proverbs:22:6 @ Mësoji fëmijës rrugën që duhet të ndjekë, dhe ai nuk do të largohet prej saj edhe kur të plaket.

alb@Proverbs:22:7 @ I pasuri sundon mbi të varfërit, dhe huamarrësi është skllav i huadhënësit.

alb@Proverbs:22:8 @ Kush mbjell padrejtësi ka për të korrur telashe dhe shufra e zemërimit të tij do të asgjesohet.

alb@Proverbs:22:9 @ Njeriu me sy dashamirës do të bekohet, sepse i jep bukë të varfërit.

alb@Proverbs:22:10 @ Përzëre tallësin dhe grindjet do të ikin bashkë me të; po, grindjet dhe fyerjet do të pushojnë.

alb@Proverbs:22:11 @ Kush e do pastërtinë e zemrës dhe ka hir mbi buzët do ta ketë shok mbretin.

alb@Proverbs:22:12 @ Sytë e Zotit ruajnë dijen, por ai i bën të kota fjalët e të pabesit.

alb@Proverbs:22:13 @ Përtaci thotë: "Jashtë ka një luan; do të vritem rrugës".

alb@Proverbs:22:14 @ Goja e gruas që shkel kurorën është një gropë e thellë; ai që ka zemëruar Zotin do të bjerë në të.

alb@Proverbs:22:15 @ Marrëzia lidhet me zemrën e fëmijës, por shufra e korrigjimit do ta largojë prej saj.

alb@Proverbs:22:16 @ Ai që shtyp të varfërin për t`u pasuruar dhe ai që i jep të pasurit, me siguri do të varfërohet

alb@Proverbs:22:17 @ Vëru veshin dhe dëgjo fjalët e të urtëve, dhe jepja zemrën dijes sime.

alb@Proverbs:22:18 @ sepse për ty do të jetë e këndshme t`i ruash në intimitetin tënd dhe t`i kesh të gjitha gati mbi buzët e tua.

alb@Proverbs:22:19 @ Me qëllim që besimin tënd ta kesh te Zoti, sot të kam mësuar, po, pikërisht ty.

alb@Proverbs:22:20 @ A nuk të kam shkruar në të kaluarën aforizma që kanë të bëjnë me këshillimin dhe diturinë,

alb@Proverbs:22:21 @ në mënyrë që të njohësh sigurinë e fjalëve të së vërtetës, me qëllim që t`u përgjigjesh me fjalë të vërteta atyre që të dërgojnë?

alb@Proverbs:22:22 @ Mos e vidh të varfërin, sepse është i varfër, dhe mos e shtyp të mjerin te porta,

alb@Proverbs:22:23 @ sepse Zoti do të mbrojë çështjen e tyre dhe do t`u heqë jetën atyre që i kanë zhveshur.

alb@Proverbs:22:24 @ Mos lidh miqësi me njeriun zemërak dhe mos u shoqëro me njeriun idhnak,

alb@Proverbs:22:25 @ që të mos mësosh rrugët e tij dhe të mos gjesh një kurth për shpirtin tënd.

alb@Proverbs:22:26 @ Mos u bëj si ata që japin dorën si garanci, që bëhen garant për borxhet e të tjerëve.

alb@Proverbs:22:27 @ Në qoftë se nuk ke asgjë me se të paguash, pse duhet të të heqë shtratin poshtë vetes?

alb@Proverbs:22:28 @ Mos e luaj kufirin e vjetër, të vendosur nga etërit e tu.

alb@Proverbs:22:29 @ A ke parë një njeri të papërtueshëm në punën e tij? Ai do të paraqitet në prani të mbretit dhe nuk do të qëndrojë para njerëzve të humbur.

alb@Proverbs:23:1 @ Kur ulesh të hash me një mbret, shiko me kujdes atë që ke përpara;

alb@Proverbs:23:2 @ dhe vër një thikë në grykë, po të jetë se ke oreks të madh.

alb@Proverbs:23:3 @ Mos dëshiro gjellët e tij të mrekullueshme, sepse janë një ushqim mashtrues.

alb@Proverbs:23:4 @ Mos u lodh për t`u pasuruar, hiq dorë nga qëllimi yt.

alb@Proverbs:23:5 @ A do t`i fiksosh sytë e tu mbi atë që po zhduket? Sepse pasuria me siguri do të vërë fletë si një shqiponjë që fluturon drejt qiellit.

alb@Proverbs:23:6 @ Mos ha bukën e atij që ka syrin e keq dhe mos dëshiro ushqimet e tij të shijshme;

alb@Proverbs:23:7 @ sepse, ashtu si mendon në zemër të tij, ashtu është ai; "Ha dhe pi"!, do të thotë, por zemra e tij nuk është me ty.

alb@Proverbs:23:8 @ Do të vjellësh kafshatën që ke ngrënë dhe do të harxhosh kot fjalët e tua të ëmbla.

alb@Proverbs:23:9 @ Mos i drejto fjalën budallait, sepse ai do të përçmojë mençurinë e ligjëratës sate.

alb@Proverbs:23:10 @ Mos e luaj kufirin e vjetër dhe mos hyr në arat e jetimëve,

alb@Proverbs:23:11 @ sepse Hakmarrësi i tyre është i fuqishëm; ai do të mbrojë çështjen e tyre kundër teje.

alb@Proverbs:23:12 @ Kushtoja zemrën tënde mësimeve dhe veshët e tu fjalëve të diturisë.

alb@Proverbs:23:13 @ Mos ia kurse korrigjimin fëmijës; edhe sikur ta rrahësh me thupër, ai nuk do të vdesë;

alb@Proverbs:23:14 @ do ta rrahësh me thupër, por do të shpëtosh shpirtin e tij nga Sheoli.

alb@Proverbs:23:15 @ Biri im, në se zemra jote është e urtë, edhe zemra ime do të ngazëllojë;

alb@Proverbs:23:16 @ zemra ime do të ngazëllojë, kur buzët e tua do të thonë gjëra të drejta.

alb@Proverbs:23:17 @ Zemra jote mos i pastë zili mëkatarët, por vazhdoftë gjithnjë në frikën e Zotit;

alb@Proverbs:23:18 @ sepse ka një të ardhme, dhe shpresa jote nuk do të shkatërrohet

alb@Proverbs:23:19 @ Dëgjo, biri im, ji i urtë, dhe drejtoje zemrën në rrugën e drejtë.

alb@Proverbs:23:20 @ Mos rri me ata që pijnë verë as me grykësit dhe mishngrënësit;

alb@Proverbs:23:21 @ sepse pijaneci dhe grykësi do të varfërohen dhe gjumashi do të vishet me lecka.

alb@Proverbs:23:22 @ Dëgjo atin tënd që të ka pjellë dhe mos e përçmo nënën tënde kur të jetë plakë.

alb@Proverbs:23:23 @ Bli të vërtetën dhe mos e shit, fito dituri, njohuri dhe gjykim.

alb@Proverbs:23:24 @ Babai i të drejtit do të gëzohet shumë; kush ka lindur një të urtë do t`ia ndjejë gëzimin.

alb@Proverbs:23:25 @ Le të gëzohet ati yt dhe nëna jote dhe le të gëzohet ajo që të ka lindur.

alb@Proverbs:23:26 @ Biri im, më jep zemrën tënde, dhe sytë e tu gjetshin gëzim në rrugët e mia.

alb@Proverbs:23:27 @ Sepse prostituta është një gropë e thellë dhe gruaja e tjetërkujt një pus i ngushtë.

alb@Proverbs:23:28 @ Edhe ajo rri në pritë si një vjedhës dhe rrit midis njerëzve numrin e atyre që janë jo besnikë.

alb@Proverbs:23:29 @ Për cilin janë "ah-ët", për cilin "obobo-të"? Për cilin grindjet, për cilin vajtimet? Për cilin plagët pa shkak? Për cilin sytë e skuqur?

alb@Proverbs:23:30 @ Për ata që ndalen gjatë pranë verës, për ata që kërkojnë verë të droguar.

alb@Proverbs:23:31 @ Mos e shiko verën kur kuqëlon, kur rrëzëllen në kupë dhe shkon poshtë aq lehtë!

alb@Proverbs:23:32 @ Në fund ajo kafshon si një gjarpër dhe shpon si një kuçedër.

alb@Proverbs:23:33 @ Sytë e tu kanë për të parë gjëra të çuditshme dhe zemra jote do të thotë gjëra të çoroditura.

alb@Proverbs:23:34 @ Do të jesh si ai që gjendet në mes të detit, si ai që bie të flerë në majë të direkut të anijes.

alb@Proverbs:23:35 @ Do të thuash: "Më kanë rrahur, por nuk më kanë bërë keq; më kanë goditur, por nuk e kam vënë re. Kur të zgjohem, do të kthehem t`i kërkoj përsëri!".

alb@Proverbs:24:1 @ Mos i ki zili njerëzit e këqij dhe mos dëshiro të rrish me ta,

alb@Proverbs:24:2 @ sepse zemra e tyre mendon për grabitje dhe buzët e tyre thonë se do të bëjnë të keqen.

alb@Proverbs:24:3 @ Shtëpia ndërtohet me dituri dhe bëhet e qëndrueshme me maturi.

alb@Proverbs:24:4 @ Me dijen mbushen dhomat me lloj-lloj të mirash të çmueshme dhe të pëlqyeshme.

alb@Proverbs:24:5 @ Njeriu i urtë është plot forcë, dhe njeriu që ka dituri e rrit fuqinë e tij.

alb@Proverbs:24:6 @ Sepse me këshilla të urta do të mund të bësh luftën tënde, dhe në numrin e madh të këshilltarëve është fitorja.

alb@Proverbs:24:7 @ Dituria është shumë e lartë për budallanë; ai nuk e hap kurrë gojën te porta e qytetit.

alb@Proverbs:24:8 @ Kush mendon të bëjë keq do të quhet mjeshtër intrigash.

alb@Proverbs:24:9 @ Synimi i pamend është mëkat dhe tallësi është një neveri për njerëzit.

alb@Proverbs:24:10 @ Po të mos kesh guxim ditën e fatkeqësisë, forca jote është shumë e pakët.

alb@Proverbs:24:11 @ Çliro ata që i tërheqin drejt vdekjes dhe mbaji ata që po i çojnë në thertore.

alb@Proverbs:24:12 @ Po të thuash: "Ja, ne nuk e dinim", ai që peshon zemrat a nuk e shikon? Ai që ruan shpirtin tënd nuk e di vallë? Ai do t`i japë secilit simbas veprave të tij.

alb@Proverbs:24:13 @ Biri im, ha mjaltin sepse është i mirë; një huall mjalti do të jetë i ëmbël për shijen tënde.

alb@Proverbs:24:14 @ Kështu do të jetë njohja e diturisë për shpirtin tënd. Në rast se e gjen, do të ketë një të ardhme dhe shpresa jote nuk do të shkatërrohet.

alb@Proverbs:24:15 @ O i pabesë, mos ngre kurthe kundër banesës së njeriut të drejtë, mos shkatërro vendin ku ai pushon,

alb@Proverbs:24:16 @ sepse i drejti bie shtatë herë dhe ngrihet, kurse të pabesët përmbysen në fatkeqësi.

alb@Proverbs:24:17 @ Kur armiku yt bie, mos u gëzo; kur është shtrirë për tokë, zemra jote të mos gëzohet,

alb@Proverbs:24:18 @ me qëllim që Zoti të mos shikojë dhe të mos i vijë keq, dhe të mos largojë prej tij zemërimin e vet.

alb@Proverbs:24:19 @ Mos u zemëro për shkak të atyre që bëjnë të keqen dhe mos i ki smirë të pabesët,

alb@Proverbs:24:20 @ sepse nuk do të ketë të ardhme për të keqin; llamba e të pabesëve do të fiket

alb@Proverbs:24:21 @ Biri im, ki frikë nga Zoti dhe nga mbreti; mos u bashko me ata që duan të ndryshojnë;

alb@Proverbs:24:22 @ mjerimi i tyre do të vijë papritmas, dhe shkatërrimin e të dy palëve kush e njeh?

alb@Proverbs:24:23 @ Edhe këto gjëra janë për të urtit. Nuk është mirë të kesh preferenca personale në gjykim.

alb@Proverbs:24:24 @ Ai që i thotë të pabesit: "Ti je i drejtë", do të mallkohet nga popujt dhe kombet do ta nëmin.

alb@Proverbs:24:25 @ Por ata që e qortojnë të pabesin do të gjejnë kënaqësi dhe mbi ta do të zbresin bekimet më të mira.

alb@Proverbs:24:26 @ Ai që jep një përgjigje të drejtë jep një të puthur mbi buzët.

alb@Proverbs:24:27 @ Vër në vijë punët e tua të jashtme, vër në rregull arat e tua dhe pastaj ndërto shtëpinë tënde.

alb@Proverbs:24:28 @ Mos dëshmo pa arsye kundër të afërmit tënd dhe mos gënje me buzët e tua.

alb@Proverbs:24:29 @ Mos thuaj: "Ashtu si ma bëri mua, kështu do t`ia bëj edhe unë; do t`ia kthej simbas sjelljes së tij".

alb@Proverbs:24:30 @ Kalova pranë arës së përtacit dhe pranë vreshtit të njeriut që s`ka mend;

alb@Proverbs:24:31 @ dhe ja, kudo rriteshin ferrat, ferrishtet e zinin tokën dhe muri prej gurësh ishte shembur.

alb@Proverbs:24:32 @ Duke parë këtë, u mendova me kujdes; nga sa pashë nxora një mësim:

alb@Proverbs:24:33 @ të flesh pak, të dremitësh pak, të rrish pak me duar në ije për të pushuar;

alb@Proverbs:24:34 @ kështu varfëria jote do të vijë si një vjedhës dhe skamja jote si një njeri i armatosur.

alb@Proverbs:25:1 @ Edhe këto janë fjalë të urta të Salomonit, të transkriptuara nga njerëzit e Ezekias, mbretit të Judës.

alb@Proverbs:25:2 @ Éshtë lavdi e Perëndisë të fshehësh një gjë, por është lavdi e mbretërve ta hetosh atë.

alb@Proverbs:25:3 @ Qiejtë për lartësinë e tyre, toka për thellësinë e saj dhe zemra e mbretërve janë të panjohshëm.

alb@Proverbs:25:4 @ Hiq zgjyrën nga argjendi dhe ka për të dalë një enë për argjendarin.

alb@Proverbs:25:5 @ Largo të pabesin nga prania e mbretit dhe froni i tij do të bëhet i qëndrueshëm në drejtësi.

alb@Proverbs:25:6 @ Mos u përlëvdo në prani të mbretit dhe mos zër vendin e njerëzve të mëdhenj,

alb@Proverbs:25:7 @ sepse është më mirë të thuhet: "Ngjitu këtu lart", se sa të të ulin përpara princit, që sytë e tu kanë parë.

alb@Proverbs:25:8 @ Mos bëj padi me tepër nxitim, sepse në fund nuk do të dish çfarë të bësh, kur i afërmi yt do të të ketë bërë me turp.

alb@Proverbs:25:9 @ Diskutoje padinë tënde kundër të afërmit tënd, por mos e zbulo sekretin e një tjetri,

alb@Proverbs:25:10 @ me qëllim që ai që të dëgjon të mos të të diskreditojë dhe nami yt të njolloset për gjithnjë.

alb@Proverbs:25:11 @ Një fjalë e thënë në kohën e duhur është si molla të arta mbi një enë argjendi.

alb@Proverbs:25:12 @ Për një vesh të bindur, një i urtë që qorton është si një vath i artë, një zbukurim prej ari të kulluar.

alb@Proverbs:25:13 @ Një lajmëtar besnik është, për ata që e dërgojnë, si freskia e borës në kohën e korrjes, sepse ai e freskon shpirtin e zotit të tij.

alb@Proverbs:25:14 @ Ai që mburret duke gënjyer se ka bërë një dhuratë është si retë dhe era pa shi.

alb@Proverbs:25:15 @ Me durimin i mbushet mendja një princi dhe gjuha e ëmbël thyen kockat.

alb@Proverbs:25:16 @ Në rast se gjen mjaltë, ha aq sa të mjafton, me qëllim që të mos dendesh dhe pastaj të vjellësh.

alb@Proverbs:25:17 @ Shko rrallë në shtëpinë e të afërmit tënd, që ai të mos mërzitet me ty sa të të urrejë.

alb@Proverbs:25:18 @ Njeriu që deponon gënjeshtra kundër të afërmit të tij është si një topuz, një shpatë dhe një shigjetë e mprehtë.

alb@Proverbs:25:19 @ Besimi te një njeri i pabesë ditën e fatkeqësisë është si një dhëmb i thyer dhe një këmbë e ndrydhur.

alb@Proverbs:25:20 @ Kush i këndon këngë një zemre të pikëlluar është si ai që heq rrobat e tij në një ditë të ftohtë dhe si uthulla mbi sodën.

alb@Proverbs:25:21 @ Në qoftë se armiku yt ka uri, jepi bukë për të ngrënë, dhe në se ka etje, jepi ujë për të pirë,

alb@Proverbs:25:22 @ sepse kështu do të grumbullosh thëngjij mbi kokën e tij, dhe Zoti do të të shpërblejë.

alb@Proverbs:25:23 @ Era e veriut sjell shiun, dhe gjuha që shpif tinëz e bën fytyrën të indinjuar.

alb@Proverbs:25:24 @ Éshtë më mirë të banosh në cep të një çatie se sa në një shtëpi bashkë me një grua grindavece.

alb@Proverbs:25:25 @ Një lajm i mirë nga një vend i largët është si ujë i freskët për një njeri të lodhur dhe të etur.

alb@Proverbs:25:26 @ I drejti që dridhet përpara të pabesit është si një burim i turbullt dhe një pus i ndotur.

alb@Proverbs:25:27 @ Të hash shumë mjaltë nuk është mirë, dhe të kërkosh lavdinë tënde nuk është lavdi.

alb@Proverbs:25:28 @ Njeriu që nuk di të frenojë zemërimin e tij është si një qytet i shkrehur pa mure.

alb@Proverbs:26:1 @ Ashtu si bora nuk i shkon verës as shiu të korrave, kështu nuk i shkon lavdia budallait.

alb@Proverbs:26:2 @ Ashtu si harabeli fluturon andej e këtej dhe dallëndyshja fluturon, kështu mallkimi pa arsye nuk ka efekt.

alb@Proverbs:26:3 @ Kamxhiku për kalin, kapistra për gomarin dhe shkopi për kurrizin e budallenjve.

alb@Proverbs:26:4 @ Mos iu përgjegj budallait simbas budallallëkut të tij, që të mos bëhesh edhe ti si ai.

alb@Proverbs:26:5 @ Përgjigjju budallait simbas budallallëkut të tij, që ai të mos mendojë se është i urtë.

alb@Proverbs:26:6 @ Kush dërgon një mesazh me anë të një budallai pret këmbët e tij dhe pi dhunë.

alb@Proverbs:26:7 @ Ashtu si këmbët e çalamanit janë pak të qëndrueshme, kështu është një fjalë e urtë në gojën e budallenjve.

alb@Proverbs:26:8 @ Kush i jep lavdi një budallai është si ai që lidh një gur te hobeja.

alb@Proverbs:26:9 @ Një fjalë e urtë në gojën e budallenjve është si një gjemb që hyn në dorën e një të dehuri.

alb@Proverbs:26:10 @ Perëndia i madh që ka krijuar të gjitha gjërat është ai që i jep shpërblimin budallait dhe shkelësve.

alb@Proverbs:26:11 @ Ashtu si një qen kthehet në të vjellat e tij, kështu budallai e përsërit budallallëkun e tij

alb@Proverbs:26:12 @ A ke parë një njeri që e pandeh veten të urtë? Ka më tepër shpresë për një budalla se sa për të.

alb@Proverbs:26:13 @ Përtaci thotë: "Ka një luan në rrugë, ka një luan nëpër rrugë!".

alb@Proverbs:26:14 @ Ashtu si lëviz porta në menteshat e saj, kështu sillet përtaci në shtrat të tij.

alb@Proverbs:26:15 @ Përtaci e fut dorën në pjatën e tij, por lodhet edhe ta çojë te goja.

alb@Proverbs:26:16 @ Përtaci pandeh se është më i urtë se shtatë persona që japin përgjigje me mend.

alb@Proverbs:26:17 @ Kalimtari që përzihet në një grindje që nuk i përket, është si ai që kap nga veshët një qen.

alb@Proverbs:26:18 @ Ashtu si një i marrë që gjuan me ura zjarri, me shigjeta dhe me vdekje,

alb@Proverbs:26:19 @ kështu është ai që mashtron të afërmin dhe thotë: "E bëra për shaka!".

alb@Proverbs:26:20 @ Kur mungojnë drutë, zjarri shuhet; dhe kur nuk ka një gojë të keqe, grindja merr fund.

alb@Proverbs:26:21 @ Ashtu si qymyri jep shpuzën dhe drutë zjarrin, kështu njeriu grindavec i nxit grindjet.

alb@Proverbs:26:22 @ Fjalët e gojëkeqit janë si ushqime shumë të shijshme dhe depërtojnë deri në thellësi të zorrëve.

alb@Proverbs:26:23 @ Buzët e zjarrta dhe zemra e keqe janë si zgjyra të argjendit të vendosura mbi një enë balte.

alb@Proverbs:26:24 @ Ai që urren shtiret me buzët e tij, por në zemër të vet përgatit mashtrimin.

alb@Proverbs:26:25 @ Kur ai flet në mënyrë të sjellshme mos i ki besim, sepse ka shtatë gjëra të neveritshme në zemër.

alb@Proverbs:26:26 @ Edhe sikur urrejtja e tij të jetë fshehur me tinëzi; ligësia e tij do të dalë hapur në kuvend.

alb@Proverbs:26:27 @ Kush hap një gropë do të bjerë brenda dhe kush rrokullis një gur do të bjerë përsëri mbi të.

alb@Proverbs:26:28 @ Gjuha gënjeshtare urren ata që ka plagosur, dhe goja lajkatare sjell shkatërrimin.

alb@Proverbs:27:1 @ Mos u mburr me ditën e nesërme, sepse nuk di atë që mund të sjellë një ditë.

alb@Proverbs:27:2 @ Le të të lëvdoj një tjetër dhe jo goja jote, një i huaj dhe jo buzët e tua.

alb@Proverbs:27:3 @ Guri peshon dhe rëra është e rëndë, por zemërimi i budallait peshon më tepër se të dyja bashkë.

alb@Proverbs:27:4 @ Tërbimi është mizor dhe zemërimi është i furishëm, por kush mund t`i bëjë ballë xhelozisë?

alb@Proverbs:27:5 @ Më mirë një qortim i hapur se një dashuri e fshehur.

alb@Proverbs:27:6 @ Besnike janë plagët e një shoku, dhe të rreme të puthurat e një armiku.

alb@Proverbs:27:7 @ Kush është i ngopur përçmon huallin e mjaltit; por për atë që ka uri çdo gjë e hidhur është e ëmbël.

alb@Proverbs:27:8 @ Si zogu që endet larg folesë së tij, kështu është njeriu që endet larg shtëpisë së tij.

alb@Proverbs:27:9 @ Vaji dhe parfumi gëzojnë zemrën, kështu bën ëmbëlsia e një shoku me këshillat e tij të përzërmërta.

alb@Proverbs:27:10 @ Mos e braktis mikun tënd as mikun e atit tënd dhe mos shko në shtëpinë e vëllait tënd ditën e fatkeqësisë sate; është më mirë një që banon afër se sa një vëlla larg.

alb@Proverbs:27:11 @ Biri im, ji i urtë dhe gëzo zemrën time, kështu do të mund t`i përgjigjem atij që përflet kundër meje.

alb@Proverbs:27:12 @ Njeriu mendjemprehtë e shikon të keqen dhe fshihet, por naivët shkojnë tutje dhe ndëshkohen.

alb@Proverbs:27:13 @ Merr rroben e atij që është bërë garant për një të huaj dhe mbaje si peng për gruan e huaj

alb@Proverbs:27:14 @ Ai që bekon të afërmin e tij me zë të lartë në mëngjes herët, do t`ia zënë si mallkim.

alb@Proverbs:27:15 @ Pikëllimi i vazhdueshëm në një ditë shiu të madh dhe një grua grindavece i ngjasin njera tjetrës.

alb@Proverbs:27:16 @ Kush arrin ta përmbajë, mban erën dhe zë vajin me dorën e tij të djathtë.

alb@Proverbs:27:17 @ Hekuri mpreh hekurin, kështu njeriu mpreh fytyrën e shokut të tij.

alb@Proverbs:27:18 @ Kush kujdeset për fikun do të hajë frytin e tij, dhe ai që i shërben zotit të tij do të nderohet.

alb@Proverbs:27:19 @ Ashtu si në ujë fytyra pasqyron fytyrën, kështu zemra e njeriut e tregon njeriun.

alb@Proverbs:27:20 @ Sheoli dhe Abadoni janë të pangopur, dhe të pangopur janë gjithashtu sytë e njerëzve.

alb@Proverbs:27:21 @ Poçja është për argjendin dhe furra për arin, kështu njeriu provohet nga lëvdata që merr.

alb@Proverbs:27:22 @ Edhe sikur ta shtypje budallanë në një havan bashkë me grurë me dygeçin e tij, budallallëku nuk do të largohej prej tij.

alb@Proverbs:27:23 @ Përpiqu të njohësh mirë gjendjen e deleve të tua dhe ki kujdes për kopetë e tua,

alb@Proverbs:27:24 @ sepse pasuritë nuk zgjatin përherë, dhe as një kurorë nuk vazhdon brez pas brezi.

alb@Proverbs:27:25 @ Kur merret bari i thatë dhe del bari i njomë dhe mblidhet forazhi i maleve,

alb@Proverbs:27:26 @ qengjat do të furnizojnë rrobat e tua, cjeptë çmimin e një are

alb@Proverbs:27:27 @ dhe dhitë mjaft qumësht për ushqimin tënd, për ushqimin e shtëpisë sate dhe për të mbajtur shërbëtoret e tua.

alb@Proverbs:28:1 @ I pabesi ikën me vrap edhe në se askush nuk e ndjek, por i drejti është i sigurt si një luan.

alb@Proverbs:28:2 @ Për shkak të mëkatit të një vendi, shumë janë të parët e tij, por me një njeri me mend që ka dituri qëndrueshmëria e tij vazhdon gjatë.

alb@Proverbs:28:3 @ Një i varfër që shtyp të mjerët është si një shi me shtamba që nuk jep bukë.

alb@Proverbs:28:4 @ Ata që braktisin ligjin lëvdojnë të pabesët; por ata që zbatojnë ligjin i luftojnë ata.

alb@Proverbs:28:5 @ Njerëzit e këqij nuk e kuptojnë drejtësinë, por ata që e kërkojnë Zotin kuptojnë çdo gjë.

alb@Proverbs:28:6 @ Më i mirë është i varfëri që ecën në ndershmëri nga njeriu i paqëndrueshëm që ndjek rrugën dredha-dredha, edhe kur është i pasur.

alb@Proverbs:28:7 @ Kush zbaton ligjin është një bir me mend, por shoku i grykësve turpëron atin e tij.

alb@Proverbs:28:8 @ Kush i shton pasuritë e tij me fajde dhe me fitime të padrejta, i mbledh për atë që i vjen keq për të varfërit.

alb@Proverbs:28:9 @ Në rast se dikush e kthen veshin gjetiu për të mos dëgjuar ligjin, vetë lutja e tij do të jetë një gjë e neveritshme.

alb@Proverbs:28:10 @ Kush i fut njerëzit e drejtë në një rrugë të keqe, do të bjerë vetë në gropën e tij; por njerëzit e ndershëm do të trashëgojnë të mirën.

alb@Proverbs:28:11 @ I pasuri mendon se është i matur, por i varfëri që është i zgjuar e kqyr fund e krye.

alb@Proverbs:28:12 @ Kur të drejtët triumfojnë, ka lavdi të madhe, por kur mbizotërojnë të pabesët njerëzit fshihen.

alb@Proverbs:28:13 @ Kush i fsheh shkeljet e tij nuk do të ketë mbarësi; por ai që i rrëfen dhe i braktis ato, ka për të fituar mëshirën.

alb@Proverbs:28:14 @ Lum ai njeri që ka frikë vazhdimisht nga Zoti, por ai që e fortëson zemrën e tij do të bjerë në fatkeqësi.

alb@Proverbs:28:15 @ Një i pabesë që sundon mbi një popull të varfër është si një luan që ulërin dhe një ari i uritur

alb@Proverbs:28:16 @ Një princ pa mend zhvat shumë, por ai që urren fitimin e pandershëm ka për t`i zgjatur ditët e tij.

alb@Proverbs:28:17 @ Njeriu mbi të cilin rëndon një vrasje do të turret deri në varr; asnjë të mos e ndihmojë!

alb@Proverbs:28:18 @ Ai që ecën me ndershmëri do të shpëtohet, por njeriu i paqëndrueshëm që ndjek rrugë dredha-dredha do të rrëzohet befas.

alb@Proverbs:28:19 @ Kush punon tokën e tij do të ketë bukë me bollëk, por kush jepet pas kotësive do të ketë varfëri të madhe.

alb@Proverbs:28:20 @ Njeriu besnik do të mbushet me bekime, por ai që nxiton të pasurohet nuk do të jetë pa faj.

alb@Proverbs:28:21 @ Nuk është mirë të kesh preferenca vetiake; njeriu kryen mëkat për një copë bukë.

alb@Proverbs:28:22 @ Njeriu me sy të keq dëshiron të pasurohet shpejt, por nuk e kupton se do ta pllakosë varfëria.

alb@Proverbs:28:23 @ Kush qorton dikë ka për të gjetur pastaj favor më të madh se ai që i bën lajka me fjalë.

alb@Proverbs:28:24 @ Kush vjedh atin e tij dhe nënën e tij dhe thotë: "Nuk është mëkat", është shok i atij që shkatërron.

alb@Proverbs:28:25 @ Kush e ka zemrën të fryrë nga krenaria nxit grindje, por ai që ka besim te Zoti do të ketë mbarësi.

alb@Proverbs:28:26 @ Kush i beson zemrës së tij është budalla, por ai që ecën me urtësi do të shpëtojë.

alb@Proverbs:28:27 @ Ai që i jep të varfërit nuk do të ketë kurrë nevojë, por ai që i mbyll sytë e vet do të ketë shumë mallkime.

alb@Proverbs:28:28 @ Kur të pabesët lartohen, njerëzit fshihen; por kur vdesin, të drejtët shumohen.

alb@Proverbs:29:1 @ Njeriu që fortëson qafën kur qortohet, do të thyhet papritmas pa tjetër.

alb@Proverbs:29:2 @ Kur të drejtët shumohen, populli gëzohet, por, kur sundon i pabesi, populli rënkon.

alb@Proverbs:29:3 @ Njeriu që e do diturinë gëzon të atin; por ai që shkon me prostitutat shkapaderdh pasurinë e vet.

alb@Proverbs:29:4 @ Mbreti e bën të qëndrueshëm vendin me anë të drejtësisë, por ai që merr dhurata e çon në shkatërrim.

alb@Proverbs:29:5 @ Njeriu që i bën lajka të afërmit të tij shtrin një rrjetë mbi hapat e tij.

alb@Proverbs:29:6 @ Në mëkatin e një njeriut të keq ka një lak, por i drejti këndon dhe gëzohet.

alb@Proverbs:29:7 @ I drejti interesohet për çështjen e të varfërve, por i pabesi nuk e kupton këtë interesim.

alb@Proverbs:29:8 @ Tallësit kurdisin trazira në qytet, por njerëzit e urtë e qetësojnë zemërimin.

alb@Proverbs:29:9 @ Në rast se një njeri i urtë hyn në grindje me një budalla, dhe budallai zemërohet dhe qesh, nuk ka paqe.

alb@Proverbs:29:10 @ Njerëzit gjakatarë urrejnë të ndershmin, por njerëzit e drejtë kërkojnë të mbrojnë jetën e tij.

alb@Proverbs:29:11 @ Budallai e shfryn gjithë zemërimin e tij, por i urti e frenon dhe e ul.

alb@Proverbs:29:12 @ Në rast se një mbret dëgjon fjalët gënjeshtare, tërë ministrat e tij bëhen të pabesë.

alb@Proverbs:29:13 @ I varfëri dhe shtypësi kanë këtë të përbashkët: Zoti ndriçon sytë e të dy palëve.

alb@Proverbs:29:14 @ Mbreti që u siguron drejtësi të varfërve në të vërtetë do ta ketë fronin të vendosur për gjithnjë.

alb@Proverbs:29:15 @ Shufra dhe qortimi japin dituri; por fëmija për të cilën nuk kujdeset kurrkush e turpëron nënen e vet.

alb@Proverbs:29:16 @ Kur shtohen të pabesët shtohen edhe shkeljet, por të drejtët do të shohin shkatërrimin e tyre.

alb@Proverbs:29:17 @ Korrigjo birin tënd, ai do të japë rehatinë dhe do t`i sigurojë kënaqësi shpirtit tënd

alb@Proverbs:29:18 @ Kur nuk ka një vizion profetik, populli bëhet i shfrenuar, por lum ai që respekton ligjin.

alb@Proverbs:29:19 @ Një shërbëtor nuk ndreqet vetëm me fjalë; edhe kur i kupton, nuk bindet.

alb@Proverbs:29:20 @ A ke parë një njeri që ngutet në të folur? Ka më tepër shpresa te një budalla se sa te ai.

alb@Proverbs:29:21 @ Në se dikush rrit me përkujdesje qysh në fëmijëri shërbëtorin e vet, në fund ai do të dojë të bëhet trashëgimtar i tij.

alb@Proverbs:29:22 @ Njeriu zemërak kurdis grindje dhe njeriu idhnak kryen shumë mëkate.

alb@Proverbs:29:23 @ Kryelartësia e njeriut e çon poshtë atë, por ai që ka një shpirt të përvuajtur do të ketë lavdi.

alb@Proverbs:29:24 @ Kush bëhet ortak me një vjedhës urren jetën e vet. Ai dëgjon betimin, por nuk padit asgjë.

alb@Proverbs:29:25 @ Frika e njeriut përbën një lak, por ai që ka besim te Zoti është i siguruar.

alb@Proverbs:29:26 @ Të shumtë janë ata që kërkojnë favorin e princit, por drejtësia për çdo njeri vjen nga Zoti.

alb@Proverbs:29:27 @ Njeriu jo i drejtë është një neveri për të drejtët, dhe ai që ecën me ndershmëri është një neveri për të pabesët.

alb@Proverbs:30:1 @ Fjalët e Agurit, birit të Jahehut; mesazhi profetik që ky njeri shpalli në Ithiel, në Ithiel dhe në Ukal.

alb@Proverbs:30:2 @ Po, unë jam më budalla se gjithë të tjerët dhe nuk kam mendje njeriu.

alb@Proverbs:30:3 @ Nuk kam mësuar diturinë dhe nuk kam dijen e Shenjtorit.

alb@Proverbs:30:4 @ Kush u ngjit në qiell dhe zbriti prej tij? Kush e ka mbledhur erën në duart e tij? Kush i ka mbyllur ujërat në rroben e tij? Kush i ka vendosur të gjithë kufijtë e tokës? Cili është emri i tij dhe emri i të birit, po qe se ti e di?

alb@Proverbs:30:5 @ Çdo fjalë e Perëndisë është rafinuar me zjarr. Ai është një mburojë për atë që gjen strehë tek ai.

alb@Proverbs:30:6 @ Mos u shto asgjë fjalëve të tij që të mos të të qortojë dhe të dalësh gënjeshtar.

alb@Proverbs:30:7 @ Unë të kërkova dy gjëra; mos m`i moho para se të vdes:

alb@Proverbs:30:8 @ largo nga unë falsitetin dhe gënjeshtrën; mos më jep as varfëri as pasuri, më ushqe me bukën e nevojshme,

alb@Proverbs:30:9 @ me qëllim që, pasi të jem ngopur, të mos të të mohoj dhe të them: "Kush është Zoti?", ose, pasi të jem bërë i varfër, të mos vjedh dhe të përdhos emrin e Perëndisë tim.

alb@Proverbs:30:10 @ Mos shpif kundër shërbëtorit para të zotit, me qëllim që ai të mos të të mallkojë dhe ti të gjendesh fajtor.

alb@Proverbs:30:11 @ Ka një kategori njerëzish që mallkojnë atin e tyre dhe nuk bekojnë nënen e tyre.

alb@Proverbs:30:12 @ Ka një kategori njerëzish që e mbajnë veten për të pastër, por nuk janë të larë nga papastërtia e vet.

alb@Proverbs:30:13 @ Ka një kategori njerëzish që i ka sytë shumë kryelartë dhe qepallat krenare.

alb@Proverbs:30:14 @ Ka një kategori njerëzish dhëmbët e të cilëve janë si shpata dhe dhëmballët e tyre janë si thika, për të gëlltitur të varfërit mbi faqen e dheut dhe nevojtarët në mes të njerëzve.

alb@Proverbs:30:15 @ Shushunja ka dy bija, që thonë: "Më jep, më jep!". Ka tri gjëra që nuk ngopen kurrë, madje katër nuk thonë kurrë: "Mjaft!".

alb@Proverbs:30:16 @ Sheoli, barku shterp, toka që nuk ngopet me ujë dhe zjarri që nuk thotë kurrë: "Mjaft!".

alb@Proverbs:30:17 @ Syrin që tallet me babanë dhe nuk pranon me përbuzje t`i bindet nënës, do ta nxjerrin korbat e përroit, do ta hanë të vegjëlit e shqiponjës.

alb@Proverbs:30:18 @ Ka tri gjëra tepër të mrekullueshme për mua, madje katër, që unë nuk i marr vesh:

alb@Proverbs:30:19 @ gjurma e shqiponjës në ajër, gjurma e gjarpërit mbi shkëmb, gjurma e anijes në mes të detit dhe gjurma e burrit me një vajzë

alb@Proverbs:30:20 @ Kjo është sjellja e gruas që ka shkelur kurorën: ha, fshin gojën dhe thotë: "Nuk kam bërë asnjë të keqe!".

alb@Proverbs:30:21 @ Tri gjëra e turbullojnë tokën, madje katër janë gjërat që ajo nuk mund të durojë:

alb@Proverbs:30:22 @ një shërbëtor kur bëhet mbret, një budalla që ka bukë me bollëk,

alb@Proverbs:30:23 @ një grua të urryer që gjen burrë dhe një shërbëtore që i zë vendin zonjës.

alb@Proverbs:30:24 @ Ka katër kafshë të vogla mbi tokë, por janë jashtëzakonisht të urta:

alb@Proverbs:30:25 @ mizat e dheut, që janë një popull pa forcë, por që e mbledhin ushqimin e tyre në verë;

alb@Proverbs:30:26 @ lepujt, që janë një popull i dobët, por që e vendosin banesën e tyre në shkëmbinjtë;

alb@Proverbs:30:27 @ karkalecat, që nuk kanë mbret, por që shkojnë mbarë në grupe;

alb@Proverbs:30:28 @ hardhuca që mund ta zësh me duart, por që gjendet në pallatet e mbretërve.

alb@Proverbs:30:29 @ Tri qënie kanë një paraqitje të bukur, madje katër kanë një ecje madhështore;

alb@Proverbs:30:30 @ luani, kafsha më e fortë, që nuk zmprapset para askujt,

alb@Proverbs:30:31 @ kali i luftës që ecën i ngrefosur, cjapi dhe mbreti kur është me ushtrinë e tij.

alb@Proverbs:30:32 @ Në rast se ke vepruar si budalla duke lartësuar veten tënde ose të ka shkuar mendja, vëre dorën mbi gojë,

alb@Proverbs:30:33 @ sepse, duke rrahur qumështin prodhohet gjalpi, duke përdredhur hundën del gjak prej saj dhe duke shtrydhur mërinë prej saj del grindja.

alb@Proverbs:31:1 @ Fjalë të mbretit Lemuel, mesazhi profetik me të cilin e mësoi e ëma.

alb@Proverbs:31:2 @ Çfarë të të them, biri im? Çfarë të të them, biri i barkut tim? Çfarë të të them, bir i zotimeve të mia?

alb@Proverbs:31:3 @ Mos ua jep forcën tënde grave as jetën tënde asaj që shkatërron mbretërit.

alb@Proverbs:31:4 @ Nuk u shkon mbretërve, o Lemuel, nuk u shkon mbretërve të pinë verë as princave të dëshirojnë pije dehëse,

alb@Proverbs:31:5 @ sepse duke pirë të mos harrojnë ligjin dhe të mos shtrembërojnë të drejtën e të pikëlluarve.

alb@Proverbs:31:6 @ Jepini pije dehëse atij që është duke vdekur dhe verë atij që e ka zemrën të hidhëruar.

alb@Proverbs:31:7 @ Le të pijë për të harruar varfërinë e tij dhe për të mos kujtuar më hallet e tij.

alb@Proverbs:31:8 @ Hape gojën tënde në favor të memecit, në mbrojtje të të gjithë atyre që janë lënë pas dore.

alb@Proverbs:31:9 @ Hape gojën tënde, gjyko me drejtësi dhe mbro çështjen e të mjerit dhe të nevojtarit.

alb@Proverbs:31:10 @ Kush do të gjejë një grua të fortë dhe të virtytshme? Vlera e saj është shumë më e madhe nga ajo e margaritarëve.

alb@Proverbs:31:11 @ Zemra e burrit të saj ka besim tek ajo, dhe do të ketë gjithnjë fitime.

alb@Proverbs:31:12 @ Ajo i bën të mira dhe jo të keqe tërë ditët e jetës së saj.

alb@Proverbs:31:13 @ Gjen lesh dhe li dhe punon me gëzim me duart e veta.

alb@Proverbs:31:14 @ Ajo u përngjan anijeve të tregëtarëve: e sjell ushqimin e saj nga larg.

alb@Proverbs:31:15 @ Çohet që me natë për t`i ndarë ushqimin familjes së saj dhe për t`u dhënë urdhërat e nevojshme shërbëtoreve të saj.

alb@Proverbs:31:16 @ Ajo shikon një arë dhe e ble; me duart e saj mbjell një vresht.

alb@Proverbs:31:17 @ Ngjesh me forcë ijët dhe i bën më të fortë krahët e saj.

alb@Proverbs:31:18 @ E kupton që tregëtia e saj po shkon mbarë dhe llamba e saj e natës nuk i shuhet.

alb@Proverbs:31:19 @ Shtrin dorën mbi furkën, pëllëmbat e saj zënë boshtin.

alb@Proverbs:31:20 @ I shtrin dorën të varfërit dhe i jep dorën nevojtarit.

alb@Proverbs:31:21 @ Nuk i trembet borës për familjen e saj, sepse tërë ata të shtëpisë së vet kanë një veshje të dyfishtë

alb@Proverbs:31:22 @ Bën për vete mbulesa si sixhade dhe rrobat e saj janë prej liri shumë të hollë dhe të purpurta.

alb@Proverbs:31:23 @ Burri i saj nderohet te porta, kur ulet bashkë me pleqtë e vendit.

alb@Proverbs:31:24 @ Përgatit rroba prej liri dhe i shet, i furnizon me breza tregtarët.

alb@Proverbs:31:25 @ Forca dhe nderi janë rrobat e saj dhe qesh për ditët që do të vijnë.

alb@Proverbs:31:26 @ Hap gojën e saj me dituri dhe mbi gjuhën e saj është ligji i mirësisë.

alb@Proverbs:31:27 @ Ajo mbikqyr si shkon shtëpia e vet dhe nuk ha bukën e përtacisë.

alb@Proverbs:31:28 @ Bijtë e saj ngrihen dhe e shpallin fatlume; edhe burri i saj e lëvdon duke thënë:

alb@Proverbs:31:29 @ "Shumë bija kanë bërë gjëra të mëdha, por ti i kalon të gjitha ato".

alb@Proverbs:31:30 @ Hiri është i rremë dhe bukuria është e kotë, por gruaja që ka frikë nga Zoti është ajo që do të lëvdohet.

alb@Proverbs:31:31 @ I jepni frytin e duarve të saj, dhe vet veprat e saj le ta lëvdojnë te portat.

alb@Ecclesiastes:1:1 @ Fjalët e Predikuesit, e birit të Davidit, mbretit të Jeruzalemit.

alb@Ecclesiastes:1:2 @ "Kotësi e kotësive", thotë Predikuesi;

alb@Ecclesiastes:1:3 @ "Kotësi e kotësive; gjithçka është kotësi". Çfarë përfitimi ka njeriu nga gjithë mundi i tij, kur mundohet nën rrezet e diellit?

alb@Ecclesiastes:1:4 @ Një brez shkon, një brez vjen, por toka mbetet përjetë.

alb@Ecclesiastes:1:5 @ Edhe dielli lind e pastaj perëndon, dhe shpejtohet në drejtim të vendit nga del përsëri.

alb@Ecclesiastes:1:6 @ Era fryn në drejtim të jugut, pastaj kthehet nga veriu; kthehet dhe rikthehet vazhdimisht dhe bën po ato rrotullime.

alb@Ecclesiastes:1:7 @ Gjithë lumenjtë derdhen në det, por deti nuk mbushet kurrë; nga vendi prej të cilit lumenjtë vijnë, aty kthehen, përsëri.

alb@Ecclesiastes:1:8 @ Tërë gjërat kërkojnë mund, më tepër nga sa mund të thotë njeriu; syri nuk ngopet kurrë duke parë, po kështu veshi nuk ngopet kurrë duke dëgjuar.

alb@Ecclesiastes:1:9 @ Ajo që ka qenë është ajo që do të jetë; ajo që është bërë është ajo që do të bëhet; nuk ka asgjë të re nën diell.

alb@Ecclesiastes:1:10 @ A ka diçka për të cilën mund të thuhet: "Shiko, kjo është e re!". Kjo gjë ekzistonte që në shekujt që na kanë pararendur.

alb@Ecclesiastes:1:11 @ Nuk mbetet asnjë kujtim nga gjërat e kaluara, dhe kështu nuk do të mbetet asnjë kujtim nga gjërat që do të ndodhin midis atyre që do të vijnë më pas.

alb@Ecclesiastes:1:12 @ Unë, Predikuesi, kam qenë mbret i Izraelit në Jeruzalem,

alb@Ecclesiastes:1:13 @ dhe kam kërkuar me zemër të zbuloj dhe të hetoj me dituri çdo gjë që ndodh nën qiell; kjo është një punë e rëndë që Perëndia u ka dhënë bijve të njerëzve që ata të lodhen.

alb@Ecclesiastes:1:14 @ Unë i kam parë tërë gjërat që bëhen nën diell; dhe ja, të gjitha janë gjëra të kota dhe një kërkim për të kapur erën.

alb@Ecclesiastes:1:15 @ Ajo që është e shtrëmbër nuk mund të drejtohet dhe ajo që mungon nuk mund të numërohet.

alb@Ecclesiastes:1:16 @ Unë kam folur me zemrën time, duke thënë: "Ja, kam fituar madhështi dhe dituri më të madhe se të gjithë ata që kanë mbretëruar para meje në Jeruzalem dhe zemra ime ka parë shumë dituri dhe njohuri".

alb@Ecclesiastes:1:17 @ Dhe ia kushtova zemrën time për të njojtur diturinë si dhe njohjes së marrëzisë dhe budallallëkut; dhe kuptova që edhe kjo është një kërkim për të kapur erën.

alb@Ecclesiastes:1:18 @ Sepse aty ku ka shumë dituri ka edhe shumë shqetësim dhe kush shton diturinë shton dhembjen.

alb@Ecclesiastes:2:1 @ Unë thashë në zemrën time: "Eja tani, dua të të vë në provë me gëzimin, dhe ti do të gëzosh ëndjen". Por ja, edhe kjo është kotësi.

alb@Ecclesiastes:2:2 @ Për të qeshurit kam thënë: "Éshtë një marrëzi, dhe për gëzimin: "Kujt i shërben?".

alb@Ecclesiastes:2:3 @ Kërkova në zemrën time si ta kënaq trupin tim me verë, duke e nxitur njëkohësisht zemrën time drejt diturisë dhe t`i qepet marrëzisë, deri sa të shoh cila është e mira që bijtë e njerëzve do të duhej të bënin nën qiell tërë ditët e jetës së tyre.

alb@Ecclesiastes:2:4 @ Kështu kreva punime të mëdha për vete; ndërtova shtëpi, mbolla vreshta,

alb@Ecclesiastes:2:5 @ bëra kopshte dhe parqe, duke mbjellë drurë frutorë të çdo lloji;

alb@Ecclesiastes:2:6 @ ndërtova pellgje për ujin me të cilat të mund të vadis pyllin që të rriten drurët.

alb@Ecclesiastes:2:7 @ Bleva shërbëtorë dhe shërbëtore dhe u bëra me shërbëtorë që lindën në shtëpi; pata pasuri të mëdha në kope me bagëti të trashë dhe të imët më tepër se ata që kishin qenë para meje në Jeruzalem.

alb@Ecclesiastes:2:8 @ Grumbullova për vete edhe argjend, ar dhe pasuritë e mbretërve dhe të krahinave; gjeta këngëtarë dhe këngëtare, kënaqësitë e bijve të njerëzve, dhe vegla muzikore të çdo lloji.

alb@Ecclesiastes:2:9 @ Kështu u bëra i madh dhe u begatova më tepër se ata që kishin qenë para meje në Jeruzalem; edhe dituria më mbeti mua.

alb@Ecclesiastes:2:10 @ Tërë ato që sytë e mi dëshironin, nuk ua mohova atyre; nuk i refuzova zemrës sime asnjë qejf, sepse zemra ime kënaqej me çdo punë timen; dhe ky ka qenë shpërblimi për çdo punë të bërë nga unë.

alb@Ecclesiastes:2:11 @ Pastaj u ktheva të shikoj tërë veprat që kishin bërë duart e mia dhe mundin tim për t`i kryer; dhe ja, të gjitha ishin kotësi dhe një kërkim për të kapur erën; nuk kishte asnjë përfitim nën diell.

alb@Ecclesiastes:2:12 @ Atëherë u ktheva të rrah me mend diturinë, marrëzinë dhe budallallëkun. "Çfarë do të bëjë njeriu që do të zërë vendin e mbretit, në mos atë që është bërë?".

alb@Ecclesiastes:2:13 @ Pastaj kuptova që dituria ka një epërsi mbi budallallëkun, ashtu si drita ka një epërsi mbi errësirën.

alb@Ecclesiastes:2:14 @ I urti i ka sytë në kokë, kurse budallai ecën në errësirë; por kuptova gjithashtu që të dyve u është rezervuar i njëjti fat.

alb@Ecclesiastes:2:15 @ Kështu thashë në zemrën time: "Po ai fat që i takon budallait më takon edhe mua". Ç`përfitim ke se ke qenë më i urtë?". Prandaj thashë në zemrën time: "Edhe kjo është kotësi".

alb@Ecclesiastes:2:16 @ Nuk mbetet në fakt asnjë kujtim jetëgjatë si i njeriut të urtë ashtu edhe i njeriut budalla, sepse në ditët e ardhme gjithçka do të harrohet. Dhe ashtu si vdes budallai, në të njëjtën mënyrë vdes i urti.

alb@Ecclesiastes:2:17 @ Prandaj fillova të urrej jetën, sepse të gjitha ato që bëhen nën diell më janë bërë të neveritshme, sepse të gjitha janë kotësi dhe një përpjekje për të kapur erën.

alb@Ecclesiastes:2:18 @ Kështu kam urryer çdo mundim që kam kryer nën diell, sepse duhet t`i lë të gjitha atij që do të vijë pas meje.

alb@Ecclesiastes:2:19 @ Dhe kush e di në se do të jetë i urtë ose budalla? Sidoqoftë ai do të jetë zot i gjithë punës që kam kryer me mund dhe për të cilën kam përdorur diturinë nën diell. Edhe kjo është kotësi.

alb@Ecclesiastes:2:20 @ Kështu arrita të dëshpërohem në zemrën time për gjithë mundin që kam bërë nën diell.

alb@Ecclesiastes:2:21 @ Sepse këtu ka një njeri që ka punuar me dituri, me zgjuarësi dhe me sukses, por që duhet t`ia lërë trashëgiminë e tij një tjetri, që nuk është munduar fare! Edhe kjo është një kotësi dhe një e keqe e madhe.

alb@Ecclesiastes:2:22 @ Çfarë i mbetet në të vërtetë njeriut për tërë mundin e tij dhe për shqetësimin e zemrës së tij, me të cilën është munduar nën diell?

alb@Ecclesiastes:2:23 @ Tërë ditët e tij nuk janë veçse dhembje dhe puna e tij është e rëndë. Zemra e tij nuk pushon as natën. Edhe kjo është kotësi.

alb@Ecclesiastes:2:24 @ Për njeriun nuk ka gjë më të mirë se sa të hajë e të pijë dhe të gëzohet në mundin e tij; por kam vënë re se edhe kjo vjen nga dora e Perëndisë.

alb@Ecclesiastes:2:25 @ Kush mund të hajë ose të gëzohet më shumë se unë?

alb@Ecclesiastes:2:26 @ Sepse Perëndia i jep njeriut që i pëlqen dituri, njohje dhe gëzim; por mëkatarit i ngarkon detyrën të mbledhë dhe të grumbullojë, për t`ia lënë pastaj të gjitha atij që pëlqehet nga sytë e Perëndisë. Edhe kjo është kotësi dhe përpjekje për të kapur erën.

alb@Ecclesiastes:3:1 @ Çdo gjë ka stinën e vet, çdo situatë ka një kohë nën qiell;

alb@Ecclesiastes:3:2 @ një kohë për të lindur dhe një kohë për të vdekur, një kohë për të mbjellë dhe një kohë për të shkulur atë që është mbjellë,

alb@Ecclesiastes:3:3 @ një kohë për të vrarë dhe një kohë për të shëruar, një kohë për të shembur dhe një kohë për të ndërtuar,

alb@Ecclesiastes:3:4 @ një kohë për të qarë dhe një kohë për të qeshur, një kohë për të mbajtur zi dhe një kohë për të hedhur valle,

alb@Ecclesiastes:3:5 @ një kohë për të flakur gurët dhe një kohë për të mbledhur gurët, një kohë për të përqafuar dhe një kohë për të mos përqafuar,

alb@Ecclesiastes:3:6 @ një kohë për të kërkuar dhe një kohë për të humbur, një kohë për të ruajtur dhe një kohë për të hedhur tutje,

alb@Ecclesiastes:3:7 @ një kohë për të grisur dhe një kohë për të qepur, një kohë për të heshtur dhe një kohë për të folur,

alb@Ecclesiastes:3:8 @ një kohë për të dashuruar dhe një kohë për të urryer, një kohë për luftën dhe një kohë për paqen.

alb@Ecclesiastes:3:9 @ Çfarë përfitimi ka ai që punon nga të gjitha gjërat për të cilat mundohet?

alb@Ecclesiastes:3:10 @ Pashë punën që Perëndia u jep bijve të njerëzve, me qëllim që të mundohen

alb@Ecclesiastes:3:11 @ Ai e ka bërë të bukur çdo gjë në kohën vet; ka vënë madje përjetësinë në zemrat e tyre, pa i dhënë mundësinë asnjë njeriu të zbulojë veprën që Perëndia ka bërë nga fillimi deri në fund.

alb@Ecclesiastes:3:12 @ Kështu kuptova që nuk ka gjë më të mirë se sa të gëzohesh dhe të bësh të mirë sa je gjallë;

alb@Ecclesiastes:3:13 @ dhe që çdo njeri që ha, pi dhe gëzon mirëqënie në gjithë mundin e tij, kjo është një dhuratë e Perëndisë.

alb@Ecclesiastes:3:14 @ E kuptova që tërë ato që bën Perëndia janë përjetë; nuk mund t`u shtosh dhe t`u heqësh asgjë; dhe Perëndia vepron kështu me qëllim që njerëzit të kenë frikë prej tij.

alb@Ecclesiastes:3:15 @ Ajo që është, ka qenë më parë; dhe ajo që do të vijë ka qenë më parë, dhe Perëndia heton atë që ka kaluar.

alb@Ecclesiastes:3:16 @ Kam parë gjithashtu nën diell që në vend të arsyes kishte paudhësi, që në vend të drejtësisë kishte paudhësi.

alb@Ecclesiastes:3:17 @ Kështu thashë në zemrën time: "Perëndia do të gjykojë të drejtin dhe të pabesin, sepse ka një kohë të caktuar për çdo gjë dhe për çdo vepër".

alb@Ecclesiastes:3:18 @ Thashë në zemrën time: "Përsa u përket kushteve në të cilat ndodhen bijtë e njerëzve, Perëndia i vë në provë, që ata vetë të kuptojnë që janë si kafshë".

alb@Ecclesiastes:3:19 @ Në fakt të gjitha ato që u ndodhin bijve të njerëzve u ndodhin kafshëve; të dy palëve u ndodh e njëjta gjë. Ashtu si vdes njeri, kështu vdes tjetri. Po, të gjithë kanë po atë frymë; dhe njeriu nuk ka asnjë epërsi mbi kafshën, sepse gjithçka është kotësi.

alb@Ecclesiastes:3:20 @ Të gjithë shkojnë në po atë vend; të gjithë vijnë nga pluhuri dhe kthehen në pluhur.

alb@Ecclesiastes:3:21 @ Kush e di në se fryma e bijve të njerëzve ngjitet lart dhe në se fryma e kafshës zbret poshtë në tokë?

alb@Ecclesiastes:3:22 @ Kështu e kuptova që nuk ka gjë më të mirë për njeriun se sa të gëzohet në punën e tij, sepse kjo është pjesa e tij. Kush do ta çojë në fakt të shohë atë që ka për të ndodhur pas tij?

alb@Ecclesiastes:4:1 @ Kështu u ktheva dhe mendova për gjithë shtypjen që ndodhin nën diell; dhe ja, lotët e të shtypurve, të cilët nuk kanë njeri që t`i ngushëllojë; nga ana e shtypësve të tyre ishte forca, por as ata nuk kanë njeri që t`i ngushëllojë.

alb@Ecclesiastes:4:2 @ Prandaj i konsiderova të vdekurit, ata që tashmë kanë vdekur, më të lumtur se të gjallët që jetojnë akoma;

alb@Ecclesiastes:4:3 @ por edhe më i lumtur se njera dhe tjetra palë është ai që nuk ka ekzistuar kurrë dhe ende nuk ka parë veprimet e këqija që kryhen nën diell.

alb@Ecclesiastes:4:4 @ Pashë gjithashtu që çdo mund dhe çdo sukses në punë ngjallin smirën njerit kundër tjetrit. Edhe kjo është kotësi dhe një përpjekje për të kapur erën.

alb@Ecclesiastes:4:5 @ Budallai rri me duar të kryqezuara dhe ha mishin e vet.

alb@Ecclesiastes:4:6 @ Vlen më tepër një grusht me pushim se sa dy grushte, me mundim, duke u përpjekur të kapësh erën.

alb@Ecclesiastes:4:7 @ Kam parë edhe një kotësi tjetër nën diell;

alb@Ecclesiastes:4:8 @ dikush është krejt vetëm dhe nuk ka as bir as vëlla, megjithatë mundi i tij nuk ka të sosur dhe sytë e tij nuk janë ngopur me pasuri. Por nuk e pyet veten: "Për kë po lodhem dhe e lë veten pa asnjë të mirë?". Edhe kjo është kotësi dhe një mundim i rëndë.

alb@Ecclesiastes:4:9 @ Dy vlejnë më mirë se një i vetëm, sepse kanë një shpërblim të mirë për mundin e tyre.

alb@Ecclesiastes:4:10 @ Në fakt në se rrëzohen, njeri ngre tjetrin; por mjerë ai që është vetëm dhe rrëzohet, sepse nuk ka njeri që ta ngrerë!

alb@Ecclesiastes:4:11 @ Kështu gjithashtu në se dy veta flenë bashkë, ata kanë mundësi të ngrohen; por ai që është vetëm si do t`ia bëjë të ngrohet?

alb@Ecclesiastes:4:12 @ Në rast se dikush mund të mposhtë atë që është vetëm, dy veta mund t`i rezistojnë; një litar tresh nuk këputet aq shpejt.

alb@Ecclesiastes:4:13 @ Éshtë më mirë një i ri i varfër dhe i urtë se sa një mbret plak dhe budalla, që nuk di më të pranojë qortime.

alb@Ecclesiastes:4:14 @ Sepse i riu ka dalë nga burgu për të mbretëruar, megjithëse kishte lindur i varfër në mbretërinë e tij.

alb@Ecclesiastes:4:15 @ I pashë tërë të gjallët që ecnin nën diell për t`u bashkuar me të riun, që shkon të zërë vendin e tjetrit.

alb@Ecclesiastes:4:16 @ Ishte i panumërt gjithë populli, gjithë ata që kishin qenë para tyre. Megjithatë ata që do të vijnë më pas nuk do të jenë të kënaqur prej tij! Edhe kjo është kotësi dhe një përpjekje për të kapur erën.

alb@Ecclesiastes:5:1 @ Ki kujdes hapat e tua kur shkon te shtëpia e Perëndisë; afrohu për të dëgjuar në vend që të ofrosh flijimin e budallenjve, të cilët as nuk dinë që veprojnë keq.

alb@Ecclesiastes:5:2 @ Mos u nxito me gojën tënde, dhe zemra jote të mos shpejtohet të thotë asnjë fjalë përpara Perëndisë, sepse Perëndia është në qiell dhe ti mbi tokë; prandaj fjalët e tua të jenë të pakta.

alb@Ecclesiastes:5:3 @ Sepse nga punët e shumta vijnë ëndrrat, dhe nga fjalët e shumta zëri i budallait.

alb@Ecclesiastes:5:4 @ Kur i ke bërë një zotim Perëndisë mos humb kohë ta plotësosh, sepse ai nuk kënaqet me budallenjtë; plotëso zotimin që ke marrë.

alb@Ecclesiastes:5:5 @ Më mirë të mos marrësh zotime se sa t`i bësh dhe të mos i plotësosh.

alb@Ecclesiastes:5:6 @ Mos lejo që goja jote ta çojë trupin tënd të mëkatojë dhe mos thuaj para lajmëtarit të Perëndisë: "Ka qenë gabim". Pse Perëndia duhet të zemërohej me fjalët e tua dhe të shkatërronte veprën e duarve të tua?

alb@Ecclesiastes:5:7 @ Sepse në ëndrrat e shumta dhe në fjalët e shumta ka kotësi; por ti ke frikë nga Perëndia.

alb@Ecclesiastes:5:8 @ Në rast se në provincë sheh shtypjen e të varfërit dhe shkeljen me dhunë të së drejtës dhe të drejtësisë, mos u habit nga kjo gjë; sepse mbi një pushtet të lartë ndodhet një më i lartë dhe mbi ta disa pushtete akoma më të larta.

alb@Ecclesiastes:5:9 @ Toka ofron përfitime më të mëdha se çdo gjë tjetër, dhe vetë mbreti shërbehet nga fusha.

alb@Ecclesiastes:5:10 @ Kush është i dhënë pas parasë, nuk ngopet kurrë me para, dhe kush dëshiron pasuritë nxjerr përfitim prej tyre. Edhe kjo është kotësi.

alb@Ecclesiastes:5:11 @ Kur rritet pasuria, shtohen edhe ata që e përpijnë; dhe çfarë përfitimi kanë prej saj pronarët, veç asaj që e shohin me sytë e tyre?

alb@Ecclesiastes:5:12 @ I ëmbël është gjumi i punonjësit, qoftë edhe kur ha pak ose shumë; por velitja e të pasurit nuk e lë atë të flerë

alb@Ecclesiastes:5:13 @ Éshtë një e keqe tjetër e vajtueshme që kam parë nën diell: pasuritë e ruajtura për pronarin e tyre në dëm të tij.

alb@Ecclesiastes:5:14 @ Këto pasuri humbasin për shkak të një pune të keqe, dhe kështu në duart e birit që ka lindur nuk mbetet më asgjë.

alb@Ecclesiastes:5:15 @ Ashtu si ka dalë nga barku i nënës, kështu lakuriq do të kthehet për të shkuar si pati ardhur, pa marrë gjë nga mundi i tij që mund ta marrë me vete.

alb@Ecclesiastes:5:16 @ Edhe kjo është një e keqe e vajtueshme që duhet të shkojë pikërisht ashtu si ka ardhur; dhe çfarë përfitimi ka se është munduar për erën?

alb@Ecclesiastes:5:17 @ Përveç kësaj ai ha çdo ditë të jetës së tij në errësirrë, dhe ka shumë hidhërime, sëmundje dhe telashe.

alb@Ecclesiastes:5:18 @ Ja çfarë kuptova: është mirë dhe e përshtatshme për njeriun të hajë, të pijë dhe të gëzojë të mirën e gjithë mundit të tij nën diell, tërë ditët e jetës që Perëndia i jep, sepse kjo është pjesa e tij.

alb@Ecclesiastes:5:19 @ Çdo njeriu të cilit Perëndia i jep pasuri dhe të mira dhe të cilit i jep gjithashtu mundësinë t`i gëzojë ato, të marrë pjesën e vet dhe të gëzojë mundin e tij, kjo është një dhuratë e Perëndisë.

alb@Ecclesiastes:5:20 @ Në fakt ai nuk do të kujtojë shumë ditët e jetës së tij, sepse Perëndia i përgjigjet me gëzimin e zemrës së tij.

alb@Ecclesiastes:6:1 @ Éshtë një e keqe tjetër që kam parë nën diell dhe që është e përhapur midis njerëzve:

alb@Ecclesiastes:6:2 @ dikujt Perëndia i ka dhënë pasuri, të mira dhe lavdi, dhe nuk i mungon asgjë nga gjithë ato që mund të dëshirojë, por Perëndia nuk i jep mundësinë t`i gëzojë, por i gëzon një i huaj. Kjo është kotësi dhe një e keqe e madhe.

alb@Ecclesiastes:6:3 @ Në qoftë se dikujt i lindin njëqind bij dhe jeton shumë vite dhe të shumta janë ditët e viteve të tij, por shpirti i tij nuk ngopet me të mira dhe nuk ka as varr unë them se një dështim është më i lumtur se ai;

alb@Ecclesiastes:6:4 @ sepse ka ardhuar më kot dhe po ikën në terr, dhe emri i tij është mbuluar nga terri.

alb@Ecclesiastes:6:5 @ Edhe sikur të mos e ketë parë as njohur diellin, megjithatë ka më shumë pushim se tjetri.

alb@Ecclesiastes:6:6 @ Po, edhe sikur të duhej të jetonte dy herë një mijë vjet, por pa mundur të gëzojë të mirat e tij. A nuk mbarojnë të gjitha në po atë vend?

alb@Ecclesiastes:6:7 @ Tërë mundi i njeriut është për gojën e tij, megjithatë oreksi i tij nuk ngopet kurrë.

alb@Ecclesiastes:6:8 @ Ç`përfitim ka i urti mbi budallanë? Ç`përfitim ka i varfëri në rast se di të ecë përpara njerëzve të gjallë?

alb@Ecclesiastes:6:9 @ Éshtë më mirë të shikosh me sy se sa të endesh me dëshirën. Edhe kjo është kotësi dhe një përpjekje për të kapur erën.

alb@Ecclesiastes:6:10 @ Ajo që është, prej kohe është quajtur me emrin e vet dhe dihet se ç`është njeriu, dhe që nuk mund të hahet me atë që është më i fortë se ai.

alb@Ecclesiastes:6:11 @ Duke qenë se ka shumë gjëra që e shtojnë kotësinë, çfarë përfitimi ka prej tyre njeriu?

alb@Ecclesiastes:6:12 @ Kush e di në fakt ç`është e mirë për njeriun në këtë jetë, gjatë tërë ditëve të jetës së tij të kotë që ai i kalon si një hije? Kush mund t`i thotë njeriut çfarë ka për të ndodhur pas tij nën diell?

alb@Ecclesiastes:7:1 @ Një emër i mirë pëlqehet më tepër se një vaj i parfumuar, dhe dita e vdekjes është më e mirë se dita e lindjes.

alb@Ecclesiastes:7:2 @ Éshtë më mirë të shkosh në një shtëpi ku mbahet zi se sa të shkosh në një shtëpi ku ka festë, sepse ky është fundi i çdo njeriu, dhe kush rron ka për të vënë mend.

alb@Ecclesiastes:7:3 @ Trishtimi është më i mirë nga gazi, sepse përpara një fytyre të trishtuar zemra bëhet më e mirë.

alb@Ecclesiastes:7:4 @ Zemra e të urtit është në shtëpinë ku mbahet zi, por zemra e budallenjve është në një shtëpi të gëzuar.

alb@Ecclesiastes:7:5 @ Éshtë më mirë për dikë të dëgjojë qortimin e të urtit se sa të dëgjojë këngën e budallenjve,

alb@Ecclesiastes:7:6 @ sepse ashtu siç është kërcitja e shkurreve nën një tenxhere, kështu është e qeshura e budallait. Edhe kjo është kotësi.

alb@Ecclesiastes:7:7 @ Me siguri shtypja e bën të pamend njeriun e urtë, dhe dhurata bën që të humbasë arsyen.

alb@Ecclesiastes:7:8 @ Më mirë fundi i një gjëje se fillimi i saj, dhe më mirë ai që ka frymë të durueshëm se ai që ka frymë krenar.

alb@Ecclesiastes:7:9 @ Mos u nxito në frymën tënd të zemërohesh, sepse zemërimi gjen strehë në gji të budallenjve.

alb@Ecclesiastes:7:10 @ Mos thuaj: "Si është e mundur që ditët e kaluara ishin më të mira nga këto?", sepse nuk është urtësi të bësh një pyetje të tillë.

alb@Ecclesiastes:7:11 @ Dituria është e mirë bashkë me një pasuri dhe u sjell përfitime atyre që shohin diellin.

alb@Ecclesiastes:7:12 @ Sepse dituria është një mbrojtje ashtu si është paraja; por epërsia e diturisë qëndron në këtë; dituria i bën të jetojnë ata që e zotërojnë.

alb@Ecclesiastes:7:13 @ Konsideroje veprën e Perëndisë: kush mund të drejtojë atë që ai ka bërë të shtrëmbër?

alb@Ecclesiastes:7:14 @ Në ditën e bollëkut ji i gëzuar, por në ditën e fatkqësisë mendohu thellë. Perëndia ka bërë si njerën ashtu dhe tjetrën, me qëllim që njeriu të mos zbulojë asgjë nga ato që do të ndodhin pas tij.

alb@Ecclesiastes:7:15 @ Pashë gjithçka në ditët e kotësisë sime. Ndodh që i drejti të vdesë në drejtësinë e vet dhe që i pabesi të jetojë gjatë në ligësinë e tij.

alb@Ecclesiastes:7:16 @ Mos ji tepër i drejtë as i urtë jashtë mase

alb@Ecclesiastes:7:17 @ Mos ji tepër i keq dhe mos u trego budalla. Pse kërkon të vdesësh para kohës sate?

alb@Ecclesiastes:7:18 @ Éshtë mirë që ti të kapesh pas kësaj gjëje dhe të mos heqësh dorë prej saj, sepse ai që ka frikë Perëndinë do t`u shmanget tërë këtyre gjërave.

alb@Ecclesiastes:7:19 @ Dituria e bën të urtin më të fortë se dhjetë të fuqishëm në një qytet.

alb@Ecclesiastes:7:20 @ Nuk ka në fakt asnjë njeri të drejtë mbi tokë që bën të mirën dhe të mos mëkatojë.

alb@Ecclesiastes:7:21 @ Përveç kësaj mos u vër veshin tërë fjalëve që thuhen, që të mos mallkohesh nga shërbëtori yt,

alb@Ecclesiastes:7:22 @ sepse zemra jote gjithashtu e di që ti vet i ke mallkuar shumë herë të tjerët.

alb@Ecclesiastes:7:23 @ Unë i hetova të gjitha këto gjëra me dituri. Thashë: "Do të bëhem i urtë", por dituria është mjaft larg nga unë.

alb@Ecclesiastes:7:24 @ Një gjë që është kaq larg dhe kaq e thellë, kush mund ta gjejë?

alb@Ecclesiastes:7:25 @ Atëherë e vura zemrën time të njohë, të hetojë dhe të kërkojë diturinë dhe shkakun e gjërave dhe të njohë ligësinë e marrëzisë dhe budallallëkun e marrëzisë;

alb@Ecclesiastes:7:26 @ dhe gjeta një gjë më të hidhur se vdekja; gruan zemra e së cilës është kurth dhe grackë dhe duart e së cilës janë pranga. Kush i pëlqen Perëndisë i shpëton asaj; por mëkatari do të kapet nga ajo.

alb@Ecclesiastes:7:27 @ Ja ajo që gjeta", thotë Predikuesi, "duke i shqyrtuar një për një gjërat, për të gjetur shkakun e tyre.

alb@Ecclesiastes:7:28 @ Atë që unë po kërkoj ende, por nuk e kam gjetur; një burrë ndër një mijë e gjeta, por një grua në mes gjithë atyre nuk e gjeta.

alb@Ecclesiastes:7:29 @ Ja, vetëm këtë gjeta: Perëndia e ka bërë njeriun të drejtë, por njerëzit kanë kërkuar shumë marifete.

alb@Ecclesiastes:8:1 @ Kush është si i urti? Kush e njeh interpretimin e sendeve? Dituria e njeriut bën që të shkëlqejë fytyra e tij dhe e ndryshon ashpërsinë e fytyrës së tij.

alb@Ecclesiastes:8:2 @ Unë të jap një këshillë: respekto urdhërin e mbretit për shkak të betimit të bërë Perëndisë.

alb@Ecclesiastes:8:3 @ Mos u nxito të largohesh nga prania e tij dhe mos ngul këmbë në një gjë të keqe, sepse ai bën të gjitha gjërat që i pëlqen.

alb@Ecclesiastes:8:4 @ Në fakt fjala e mbretit është e fuqishme; dhe kush mund t`i thotë: "Çfarë po bën?".

alb@Ecclesiastes:8:5 @ Kush respekton urdhërin e tij nuk do të pësojë asnjë të keqe; zemra e njeriut të urtë di në fakt të dallojë kohën dhe gjykimin,

alb@Ecclesiastes:8:6 @ sepse për çdo gjë ka një kohë dhe një gjykim, dhe ligësia e njeriut rëndon shumë mbi të.

alb@Ecclesiastes:8:7 @ Sepse ai nuk e di çfarë ka për të ndodhur; kush në fakt do t`i tregojë si do të venë gjërat?

alb@Ecclesiastes:8:8 @ Nuk ka njeri që të ketë pushtet mbi frymën për ta përmbajtur, apo të ketë pushtet mbi ditën e vdekjes. Nuk ka leje në betejë, dhe padrejtësia nuk mund të shpëtojë atë që e kryen.

alb@Ecclesiastes:8:9 @ E pashë tërë këtë gjë dhe vura mend për të gjitha gjërat që bëhen nën diell; ka një kohë kur një njeri sundon mbi një tjetër për ta dëmtuar.

alb@Ecclesiastes:8:10 @ Pastaj pashë të pabesët që u varrosën, të cilët kishin hyrë dhe kishin dalë nga vendi i shenjtë; edhe ata ishin harruar në qytetin ku kishin bërë këto gjëra. Edhe kjo është kotësi.

alb@Ecclesiastes:8:11 @ Sepse vendimi kundër një veprimi të keq nuk zbatohet menjëherë, zemra e bijve të njerëzve është e mbushur nga dëshira për të bërë të keqen.

alb@Ecclesiastes:8:12 @ Edhe në qoftë se mëkatari bën njëqind herë të keqen dhe i zgjat ditët e tij, megjithatë, unë e di që do të kenë të mirën ata që kanë frikë nga Perëndia, që kanë frikë para tij.

alb@Ecclesiastes:8:13 @ Por nuk ka të mirë për të pabesin, dhe nuk ka për t`i zgjatur ditët e tij si hija sepse nuk ka frikë përpara Perëndisë.

alb@Ecclesiastes:8:14 @ Éshtë një kotësi që ndodh mbi tokë; ka njerëz të drejtë që trajtohen ashtu sikur i përket veprës të të pabesëve, dhe ka të pabesë që trajtohen sikur i përket veprës të të drejtëve. Kam thënë që edhe kjo është kotësi.

alb@Ecclesiastes:8:15 @ Kështu lëvdova harenë, sepse nuk ka gjë më të mirë për njeriun nën diell se të hajë, të pijë dhe të jetë i gëzuar, sepse kjo i mbetet në mundin e tij gjatë ditëve të jetës që Perëndia i ka dhënë nën diell.

alb@Ecclesiastes:8:16 @ Kur unë e vura zemrën time të njohë diturinë dhe të mendojë përpjekjet që bëhen mbi tokë (edhe kur dikush nuk i lë të pushojnë sytë e tij as ditën as natën),

alb@Ecclesiastes:8:17 @ atëherë pashë gjithë veprën e Perëndisë, që njeriu nuk mund të arrijë të zbulojë të gjitha ato që bëhen nën diell sepse, edhe sikur njeriu të mundohet duke kërkuar, nuk arrin t`i zbulojë; edhe sikur i urti të thotë që e di, nuk është në gjendje t`i zbulojë.

alb@Ecclesiastes:9:1 @ Kështu unë e mendova gjithë këtë në zemrën time për të kërkuar ta qartësoj; që të drejtët dhe të urtët dhe veprat e tyre janë në duart e Perëndisë. Njeriu nuk njeh as dashurinë as urrejtjen; gjithçka është para tij.

alb@Ecclesiastes:9:2 @ Çdo gjë u ndodh në mënyrë të njëllojtë të gjithëve: i njëjti fat pret të drejtin dhe të pabesin, të mirin, të pastrin dhe të papastrin, atë që ofron flijime dhe atë që nuk i ofron. Si i miri është edhe mëkatari, dhe ai që betohet si ai që ka frikë të betohet.

alb@Ecclesiastes:9:3 @ Kjo është një e keqe që bëhet nën diell; të gjithë kanë të njëjtin fat, dhe përveç kësaj zemra e bijve të njerëzve është plot ligësi dhe marrëzia qëndron në zemrën e tyre për deri sa jetojnë; pastaj shkojnë te të vdekurit.

alb@Ecclesiastes:9:4 @ Për deri sa njeriu është i bashkuar me gjithë të gjallët e tjerë ka shpresë, sepse një qen i gjallë vlen më tepër se një luan i ngordhur.

alb@Ecclesiastes:9:5 @ Të gjallët në fakt e dinë se kanë për të vdekur, por të vdekurit nuk dinë asgjë; për ta nuk ka më asnjë shpërblim, sepse kujtimi i tyre harrohet.

alb@Ecclesiastes:9:6 @ Edhe dashuria e tyre, urrejtja e tyre dhe smira e tyre janë zhdukur tashmë, dhe ata nuk do të kenë asnjë pjesë në të gjitha ato që bëhet nën diell.

alb@Ecclesiastes:9:7 @ Shko, ha bukën tënde me gëzim dhe pi verën tënde me zemër të gëzuar, sepse Perëndia i ka pëlqyer veprat e tua.

alb@Ecclesiastes:9:8 @ Rrobat e tua qofshin të bardha në çdo kohë dhe vaji mos mungoftë kurrë mbi kokën tënde.

alb@Ecclesiastes:9:9 @ Gëzoje jetën me gruan që do për të gjitha ditët e jetës tënde të kotësisë, që ai të ka dhënë nën diell për të gjitha ditët e kotësisë, sepse kjo është pjesa që të takon në jetë dhe në mundin që kryen nën diell.

alb@Ecclesiastes:9:10 @ Tërë ato që dora jote gjen për të bërë, bëji me gjithë forcën tënde, sepse në Sheol ku po shkon nuk ka më as punë, as mendim, as njohuri dhe as dituri.

alb@Ecclesiastes:9:11 @ Gjithashtu pashë nën diell që vrapimi nuk fitohet nga ai që është i shpejtë as beteja nga të fortët; as buka nuk u shkon të urtëve, as pasuritë njerëzve të zgjuar, as favori atyre që janë të shkathët,

alb@Ecclesiastes:9:12 @ Sepse njeriu nuk e njeh orën e tij; ashtu si peshqit që kapen në një rjetë mizore dhe si zogjtë që kapen në një kurth, kështu bijtë e njerëzve kapen në kurth në kohën e fatkeqësisë, kur ajo bie papritur mbi ta.

alb@Ecclesiastes:9:13 @ E pashë edhe këtë shembull të diturisë nën diell dhe m`u duk i madh.

alb@Ecclesiastes:9:14 @ Ishte një qytet i vogël me pak njerëz brenda; një mbret i madh doli kundra, e rrethoi dhe ndërtoi bastione të mëdha.

alb@Ecclesiastes:9:15 @ Por gjendej në të një njeri i varfër dhe i urtë, i cili me diturinë e tij e shpëtoi qytetin. Megjithatë asnjeri nuk u kujtua për këtë njeri të varfër.

alb@Ecclesiastes:9:16 @ Atëherë unë thashë: "Dituria vlen më shumë se forca; por dituria e të varfërit përbuzet dhe fjalët e tij nuk dëgjohen".

alb@Ecclesiastes:9:17 @ Fjalët e të urtëve që thuhen shtruar dëgjohen më mirë se britmat e atij që sundon mbi budallenjtë.

alb@Ecclesiastes:9:18 @ Dituria vlen më tepër se armët e luftës, por një mëkatar i vetëm shkatërron një të mirë të madhe.

alb@Ecclesiastes:10:1 @ Mizat e ngordhura e qelbin vajin e parfumierit; kështu pak marrëzi prish vlerën e diturisë dhe të lavdisë.

alb@Ecclesiastes:10:2 @ Zemra e të urtit është në të djathtë të tij, por zemra e budallait është në të majtë të tij.

alb@Ecclesiastes:10:3 @ Edhe kur budallai ecën rrugës, arsyeja i mungon dhe u tregon të gjithëve se është budalla.

alb@Ecclesiastes:10:4 @ Në qoftë se zemërimi i një mbreti ndizet kundër teje, mos e lër vendin tënd, sepse gjakftohtësia i fashit fyerjet edhe kur janë të rënda;

alb@Ecclesiastes:10:5 @ Éshtë një e keqe që kam parë nën diell, një gabim që vjen nga ai që qeveris;

alb@Ecclesiastes:10:6 @ marrëzia është vënë në detyra të larta, ndërsa të pasurit ulen në vënde të ulëta.

alb@Ecclesiastes:10:7 @ Kam parë shërbëtorë mbi kuaj dhe princa të ecin më këmbë si shërbëtorë.

alb@Ecclesiastes:10:8 @ Kush çel një gropë mund të bjerë brënda dhe kush rrëzon një mur mund të kafshohet nga një gjarpër.

alb@Ecclesiastes:10:9 @ Kush zhvendos gurë mund të plagoset dhe kush çan drutë vihet në rrezik

alb@Ecclesiastes:10:10 @ Në qoftë se sëpata topitet dhe nuk mprehet, duhet të përdoret me më tepër forcë; por dituria ka epërsinë t`ia dalë gjithnjë mbarë.

alb@Ecclesiastes:10:11 @ Në qoftë se gjarpëri kafshon sepse nuk është magjepsur, magjistari bëhet i kotë.

alb@Ecclesiastes:10:12 @ Fjalët e gojës të të urtit janë plot hir, por buzët e budallait e shkatërrojnë.

alb@Ecclesiastes:10:13 @ Fillimi i ligjëratës së tij është budallallëk dhe fundi është marrëzi e dëmshme.

alb@Ecclesiastes:10:14 @ Edhe sikur budallai t`i shumojë fjalët e tij, njeriu nuk di se çfarë do të ndodhë; kush mund t`i thotë çfarë do të ndodhë pas tij?

alb@Ecclesiastes:10:15 @ Lodhja e budallait e rraskapit, sepse ai nuk di as si të shkojë në qytet.

alb@Ecclesiastes:10:16 @ Mjerë ti, o vend, mbreti i të cilit është një fëmijë dhe princat e tij ia shtrojnë që në mëngjes!

alb@Ecclesiastes:10:17 @ Lum ti, o vend, që ke mbret nga një soj fisnik, dhe princa që hanë në kohën e duhur për të vënë në vend forcat e tyre dhe jo për t`u dehur!

alb@Ecclesiastes:10:18 @ Për shkak të përtacisë trarët e shtëpisë rrëzohen dhe gjerbon për shkak të plogështisë së duarve.

alb@Ecclesiastes:10:19 @ Një banket shtrohet për t`u dëfryer dhe vera i jep gaz jetës, por paraja i përgjigjet çdo nevojtari.

alb@Ecclesiastes:10:20 @ Mos mallko mbretin as me mend dhe mos mallko të pasurin në dhomën tënde të fjetjes, sepse një zog i qiellit mund ta çojë larg zërin tënd, dhe një zog që fluturon mund ta bëjë të ditur këtë gjë.

alb@Ecclesiastes:11:1 @ Hidh bukën tënde mbi ujërat, sepse pas shumë kohe do ta gjesh përsëri.

alb@Ecclesiastes:11:2 @ Jepu pjesë shtatë, madje edhe tetë vetave, sepse ti nuk e di se çfarë fatkeqësie mund të të ndodhë mbi tokë.

alb@Ecclesiastes:11:3 @ Në rast se retë janë plot me shi, e derdhin mbi tokë; dhe në rast se një dru bie në jug apo në veri, ai mbetet aty ku bie.

alb@Ecclesiastes:11:4 @ Kush e ka mendjen te era nuk ka për të mbjellë dhe kush rri e shikon retë nuk ka për të korrur.

alb@Ecclesiastes:11:5 @ Ashtu si ti nuk njeh rrugën e erës dhe mënyrën si formohen kockat në barkun e gruas me barrë, kështu ti nuk e njeh veprën e Perëndisë që bën gjithçka.

alb@Ecclesiastes:11:6 @ Mbille farën tënde në mëngjes dhe në mbrëmje mos lër dorën tënde të pushojë, sepse ti nuk e di se cili nga të dy do të dalë më mirë; ky apo ai, apo do të jenë të mirë që të dy.

alb@Ecclesiastes:11:7 @ Drita është e ëmbël dhe është diçka e këndshme për sytë që shohin diellin.

alb@Ecclesiastes:11:8 @ Edhe kur një njeri të jetojë shumë vjet, le t`i gëzojë të gjitha, por le të mendojë edhe për ditët e territ që do të jenë të shumta; të gjitha ato që do të ndodhin janë kotësi.

alb@Ecclesiastes:11:9 @ Gëzohu, pra, o i ri, në rininë tënde, le të gëzohet zemra jote në ditët e rinisë sate; ndiq edhe rrugët e zemrës sate dhe pamjen e syve të tu, por dije që për të gjitha këto gjëra Perëndia do të të thërrasë në gjyq.

alb@Ecclesiastes:11:10 @ Elimino nga zemra jote trishtimin, dhe largo nga trupi yt dhembjen, sepse rinia dhe mituria janë kotësi.

alb@Ecclesiastes:12:1 @ Por kujto Krijuesin tënd në ditët e rinisë sate, para se të vijnë ditët e këqija dhe të arrijnë vitet për të cilat ke për të thënë: "Nuk gjej asnjë kënaqësi në to",

alb@Ecclesiastes:12:2 @ para se të errësohet dielli, drita, hëna dhe yjet, dhe të kthehen retë pas shiut;

alb@Ecclesiastes:12:3 @ në moshën gjatë së cilës rojtarët e shtëpisë dridhen, njerëzit e fortë përkulen, ato që bluajnë nuk punojnë më se kanë mbetur pak, ata që shikojnë nga dritaret errësohen

alb@Ecclesiastes:12:4 @ dhe portat mbi rrugë mbyllen; kur pakësohet zhurma e mokrës, dikush çohet me këngën e një zogu, dhe gjithë bijat e këngës dobësohen;

alb@Ecclesiastes:12:5 @ kur dikush ka frikë nga lartësitë dhe nga tmerret e rrugës; kur bajamja lulëzon, karkaleci është një peshë, dhe dëshira pakësohet, sepse njeriu shkon në banesën e tij të përjetshme dhe qaramanët enden rrugëve.

alb@Ecclesiastes:12:6 @ Kujto Krijuesin tënd përpara se të këputet kordoni prej argjendi, të thyhet vazoja prej ari, të thyhet shtamba te burimi dhe të bëhet copë-copë çikriku në pus,

alb@Ecclesiastes:12:7 @ dhe pluhuri t`i kthehet tokës siç ishte më parë dhe fryma t`i kthehet Perëndisë që e ka dhënë.

alb@Ecclesiastes:12:8 @ "Kotësi e kotësive", thotë Predikuesi, "gjithçka është kotësi".

alb@Ecclesiastes:12:9 @ Predikuesi, përveç se ka qenë një i urtë, i ka mësuar gjithashtu popullit dijen dhe ka peshuar, ka kërkuar dhe ka renditur një numër të madh fjalësh të urta.

alb@Ecclesiastes:12:10 @ Predikuesi është përpjekur të gjejë fjalë të këndshme; dhe gjërat e shkruara janë të drejta dhe të vërteta.

alb@Ecclesiastes:12:11 @ Fjalët e të urtëve janë si hostenë dhe ato që mbledhin njerëzit e ditur janë si gozhda të ngulura mirë; ato jepen nga një Bari i vetëm.

alb@Ecclesiastes:12:12 @ Biri im, ruhu nga çdo gjë që del jashtë kësaj. Shkruhen shumë libra, por nuk mbarohet kurrë kjo punë, dhe studimi i tepërt e lodh trupin.

alb@Ecclesiastes:12:13 @ Të dëgjojmë, pra, përfundimin e gjithë ligjëratës: "Ki frikë nga Perëndia dhe respekto urdhërimet e tij, sepse kjo është tërësia e njeriut"

alb@Ecclesiastes:12:14 @ Sepse Perëndia do të vërë të gjykohet çdo vepër, edhe çdo gjë që është fshehur, qoftë e mirë apo e keqe.

alb@Songs:1:1 @ Kantiku i kantikëve që është i Salomonit.

alb@Songs:1:2 @ Më puth me të puthurat e gojës së vet! Sepse dashuria jote është më e mirë se vera.

alb@Songs:1:3 @ Nga aroma e vajrave të tua të këndshme emri yt është një vaj i parfumuar i derdhur; prandaj të duan vajzat.

alb@Songs:1:4 @ Tërhiqmë te ti! Ne do të rendim pas teje! Mbreti më çoi në dhomat e tij. Ne do të kënaqemi dhe do të gëzohemi te ti; ne do ta kujtojmë dashurinë tënde më shumë se verën. Kanë të drejtë që të duan.

alb@Songs:1:5 @ Unë jam e zezë por e bukur, o bija të Jeruzalemit, si çadrat e Kedarit, si perdet e Salomonit.

alb@Songs:1:6 @ Mos shikoni se jam e zezë, sepse dielli më ka nxirë. Bijtë e nënes sime janë zemëruar me mua; më kanë caktuar të ruaj vreshtat, por vreshtin tim nuk e kam ruajtur.

alb@Songs:1:7 @ Thuamë, o ti që të dashuron zemra ime, ku e kullot kopenë dhe ku e lë të pushojë në mesditë. Pse vallë duhet të jem si një grua e mbuluar me vel pranë kopeve të shokëve të tu?

alb@Songs:1:8 @ Në rast se ti nuk e di, o më e bukura e grave, ndiq gjurmët e kopesë dhe kulloti kecat e tua pranë çadrave të barinjve.

alb@Songs:1:9 @ Mikesha ime, ti më ngjan si pela ime midis qerreve të Faraonit.

alb@Songs:1:10 @ Faqet e tua janë të bukura me ornamente, dhe qafa jote me gjerdane margaritaresh.

alb@Songs:1:11 @ Ne do të bëjmë për ty gjerdane të arta me tokëza prej argjendi.

alb@Songs:1:12 @ Ndërsa mbreti është ulur në tryezë, livanda ime përhap aromën e saj.

alb@Songs:1:13 @ Kënaqësia ime është një qeskë e vogël mirre; ajo do të pushojë tërë natën midis gjive të mia.

alb@Songs:1:14 @ Kënaqësia ime është për mua një tufë lulesh alkane në vreshtat e En-gedit.

alb@Songs:1:15 @ Ti je e bukur, mikja ime, ja, je e bukur! Sytë e tu janë si ato të pëllumbeshave.

alb@Songs:1:16 @ Sa i bukur je, i dashuri im, madje dhe i dashurueshëm! Për më tepër shtrati ynë është blerosh.

alb@Songs:1:17 @ Trarët e shtëpive tona janë prej kedri dhe tavanet tona prej qiparisi.

alb@Songs:2:1 @ Unë jam trëndafili i Sharonit, zambaku i luginave.

alb@Songs:2:2 @ Si një zambak midis gjembave, ashtu është mikesha ime midis vajzave.

alb@Songs:2:3 @ Si një mollë midis pemëve të pyllit kështu është i dashuri im midis të rinjve. Kam dëshëruar shumë të rri në hijen e tij dhe aty jam ulur, fryti i tij ishte i ëmbël në gojën time.

alb@Songs:2:4 @ Më çoi në shtëpinë e banketit dhe flamuri i tij mbi mua është dashuria.

alb@Songs:2:5 @ Më mbani me pite rrushi, më përtërini me mollë, sepse unë vuaj nga dashuria.

alb@Songs:2:6 @ Dora e tij e majtë është poshtë kokës sime, dora e tij e djathtë më përqafon.

alb@Songs:2:7 @ Ju përgjërohem, o bija të Jeruzalemit, për gazelat dhe sutat fushave, mos e ngacmoni dhe mos e zgjoni dashurinë time, deri sa kështu t`i pëlqejë

alb@Songs:2:8 @ Ja zëri i të dashurit tim! Ja, ai vjen duke kërcyer mbi malet, duke u hedhur mbi kodrat.

alb@Songs:2:9 @ I dashuri im i përngjan një gazele apo një dreri të ri. Ja ku është prapa murit tonë, shikon nga dritaret, hedh vështrime nëpërmjet hekurave të tyre.

alb@Songs:2:10 @ I dashuri im më ka folur dhe më ka thënë: "Çohu, mikja ime, e bukura ime, dhe eja!

alb@Songs:2:11 @ Sepse, ja, dimri ka kaluar, shiu pushoi, iku.

alb@Songs:2:12 @ Lulet duken mbi tokë, koha e të kënduarit erdhi, dhe në vendin tonë dëgjohet zëri i turtulleshës.

alb@Songs:2:13 @ Fiku nxjerr fiqtë e tij të papjekur, vreshtat në lulëzim përhapin një aromë të këndshme. Çohu, mikja ime, e bukura ime, dhe eja.

alb@Songs:2:14 @ O pëllumbesha ime, që rri në të çarat e shkëmbinjve, në strukat e rrëmoreve, ma trego fytyrën tënde, më bëj ta dëgjoj zërin tënd, sepse zëri yt është i këndshëm dhe fytyra jote është e hijshme".

alb@Songs:2:15 @ I zini dhelprat, dhelprat e vogla që dëmtojnë vreshtat, sepse vreshtat tona janë në lulëzim.

alb@Songs:2:16 @ I dashuri im është imi, dhe unë jam e tij; ai e kullot kopenë midis zambakëve.

alb@Songs:2:17 @ Para se të fryjë flladi i ditës dhe hijet të ikin, kthehu, i dashuri im, dhe sillu si një gazelë o një drenushë mbi malet që na ndajnë.

alb@Songs:3:1 @ Mbi shtratin tim gjatë natës kërkova atë që dashuron zemra ime, e kërkova, por nuk e gjeta.

alb@Songs:3:2 @ Tani do të ngrihem dhe do të shkoj rrotull nëpër qytet, nëpër rrugët dhe nëpër sheshet do të kërkoj atë që do zemra ime. E kërkova, por nuk e gjeta.

alb@Songs:3:3 @ Rojet që sillen nëpër qytet më takuan. I pyeta ata: "A e patë atë që do zemra ime?".

alb@Songs:3:4 @ Sapo i kalova, gjeta atë që do zemra ime. E shtrëngova fort dhe nuk kam ndërmend ta braktis deri sa ta çoj në shtëpinë e nënes sime dhe në dhomën e asaj që më ka ngjizur.

alb@Songs:3:5 @ Ju përgjërohem, o bija të Jeruzalemit, për gazelat dhe sutat e fushave, mos e ngacmoni dhe mos e zgjoni dashurin time deri sa kështu t`i pëlqejë.

alb@Songs:3:6 @ Kush është ajo që vjen nga shkretëtira, si kollona tymi, e parfumuar me mirrë dhe temjan dhe me lloj-lloj pluhurash aromatikë të tregëtarëve?

alb@Songs:3:7 @ Ja shtrati i Salomonit, rreth të cilit qëndrojnë gjashtëdhjetë njerëz guximtarë, trima të Izraelit.

alb@Songs:3:8 @ Të gjithë përdorin shpatën, janë të rrahur në çështjen e luftës; secili mban shpatën në ijë për tmerret e natës.

alb@Songs:3:9 @ Mbreti Salomon i ka bërë vetes një lektizë me dru Libani.

alb@Songs:3:10 @ I ka bërë kolonat e saj prej argjendi, shpinzën e saj prej ari, ndenjësen prej purpuri; pjesa e brendëshme e saj është qendisur me dashuri nga bijat e Jeruzalemit

alb@Songs:3:11 @ Dilni, bija të Sionit, soditni mbretin Salomon me kurorën me të cilën e ka kurorëzuar e ëma, ditën e dasmës së tij, ditën e gëzimit të zemrës së tij.

alb@Songs:4:1 @ Sa e bukur je, o mikja ime, sa e bukur je! Sytë e tu prapa velit tënd janë si ato të pëllumbeshave; flokët e tu janë si një kope dhish, që kullosin në malin Galaad.

alb@Songs:4:2 @ Dhëmbët e tua janë si një kope delesh të qethura, që kthehen nga vendi i larjes; të gjitha kanë binjakët e tyre dhe asnjë prej tyre nuk është shterpë.

alb@Songs:4:3 @ Buzët e tua janë si një fije e kuqe flakë, dhe goja jote është e këndshme; tëmthat e tu prapa velit tënd janë si një thelë shege.

alb@Songs:4:4 @ Qafa jote është si kulla e Davidit, e ndërtuar për një armëri; mbi të cilën janë varur një mijë mburoja, të gjitha mburojat të njerëzve trima.

alb@Songs:4:5 @ Të dy sisët e tua janë si dy kaproj të vegjël, binjake të gazelave, që kullosin midis zambakëve.

alb@Songs:4:6 @ Përpara se flladi i ditës të ndihet dhe hijet të ikin, do të shkoj në malin e mirrës dhe në kodrën e temjanit.

alb@Songs:4:7 @ Ti je e tëra e bukur, mikja ime, dhe nuk ka në ty asnjë të metë.

alb@Songs:4:8 @ Eja me mua nga Libani, o nusja ime, eja me mua nga Libani! Shiko nga maja e Amanas, nga maja e Senirit dhe e Hermonit, nga strofkat e luanëve dhe nga malet e leopardëve.

alb@Songs:4:9 @ Ti më ke rrëmbyer zemrën, o motra ime, nusja ime; ti më ke rrëmbyer zemrën me një shikim të vetëm të syve të tu, me një gushore të vetme të qafës sate.

alb@Songs:4:10 @ Sa e kënaqshme është dashuria jote, o motra ime, nusja ime! Sa më e mirë se vera është dashuria jote dhe aroma e vajrave të tua të parfumuara është më e këndshme se gjithë aromat!

alb@Songs:4:11 @ Nusja ime, buzët e tua pikojnë si një huall mjaltë, mjaltë dhe qumësht ka nën gjuhën tënde, dhe aroma e rrobave të tua është si aroma e Libanit.

alb@Songs:4:12 @ Motra ime, nusja ime, është një kopsht i mbyllur, një burim i mbyllur, gurrë e vulosur.

alb@Songs:4:13 @ Filizat e tua janë një kopësht shegësh me fryte të zgjedhura me bimë të alkanës me nardo,

alb@Songs:4:14 @ me nardo dhe kroko, kanellë dhe çinamom, me të gjitha llojet e drurëve të temjanit, të mirrës dhe të aloes, me të gjitha aromat më të mira.

alb@Songs:4:15 @ Ti je një burim lulishtesh, një pus ujërash të freskëta, rrëkesh që dalin nga Libani.

alb@Songs:4:16 @ Zgjohu, o veri dhe eja, o jugë; fryj mbi kopshtin tim, dhe aromat e tij të përhapen! Le të hyjë i dashuri im në kopshtin e tij dhe të hajë frytet e zgjedhura!

alb@Songs:5:1 @ Hyra në kopshtin tim, o motra ime, nusja ime, mblodha mirrën time me balsamin tim, hëngra huallin tim me mjaltin tim, piva verën time me qumështin tim. Shokë, hani, pini; po, dehuni, o të dashur!

alb@Songs:5:2 @ Unë flija, por zemra ime përgjonte. Dëgjoj zërin e të dashurit tim, që troket dhe thotë: "Hapma, motra ime, mikja ime, pëllumbesha ime, e përkryera ime, sepse koka ime është gjithë vesë dhe kaçurrelat e mia gjithë cirka të natës.

alb@Songs:5:3 @ E hoqa rrobën time, si mund ta vesh përsëri? I lava këmbët, si mund t`i fëlliq përsëri?

alb@Songs:5:4 @ I dashuri im e vuri dorën te vrima e derës, dhe të përbrëndshmet e mia u ngashërryen nga ai.

alb@Songs:5:5 @ U ngrita për t`i hapur derën të dashurit tim, dhe nga duart e mia pikoi mirra, nga gishtërinjtë e mi mirra e lëngët, që rridhte mbi dorezën e bravës.

alb@Songs:5:6 @ Ia hapa të dashurit tim, por i dashuri im ishte tërhequr dhe kishte ikur; zemra ime ligshtohej kur ai fliste. E kërkova, por nuk e gjeta; e thirra, por ai nuk m`u përgjigj.

alb@Songs:5:7 @ Rojet që sillen nëpër qytet më gjetën, më rrahën, më plagosën; rojet e mureve më çorën velin.

alb@Songs:5:8 @ Unë ju lutem shumë, o bija të Jeruzalemit, në rast se e gjeni të dashurin tim, çfarë do t`i thoni? I thoni se jam e sëmurë nga dashuria.

alb@Songs:5:9 @ Çfarë ka më tepër i dashuri yt se një i dashur tjetër, o më e bukura midis grave? Çfarë ka i dashuri yt më tepër se një i dashur tjetër, përse përgjërohesh kështu?

alb@Songs:5:10 @ I dashuri im është i bardhë dhe i kuq, ai dallon ndër dhjetë mijë veta.

alb@Songs:5:11 @ Koka e tij është ar i kulluar, kaçurelat e flokëve të tij janë rica-rica, të zeza korb.

alb@Songs:5:12 @ Sytë e tij janë si ato të pëllumbit pranë rrëkeve të ujit, të lara në qumësht, të ngallmuara si një gur i çmuar në një unazë

alb@Songs:5:13 @ Faqet e tij janë si një lehe balsami, si lehe barërash aromatike; buzët e tij janë zambakë, që nxjerrin mirra të lëngët.

alb@Songs:5:14 @ Duart e tij janë unaza ari, të stolisura me gurë të çmuar; barku i tij është i fildisht që shndrit, i mbuluar me safire.

alb@Songs:5:15 @ Këmbët e tij janë kollona mermeri të mbështetura në themele ari të kulluar. Pamja e tij është si Libani, madhështore si kedrat.

alb@Songs:5:16 @ Goja e tij është vetë ëmbëlsia; po, ai është tërheqës në çdo pikpamje. Ky është i dashuri im, ky është miku im, o bija të Jeruzalemit.

alb@Songs:6:1 @ Ku shkoi i dashuri yt, o më e bukura midis grave? Ku shkoi i dashuri yt, që të mund ta kërkojmë bashkë me ty?

alb@Songs:6:2 @ I dashuri im zbriti në kopshtin e tij, në lehet e balsamit për të kullotur kopenë në kopshtet dhe për të mbledhur zambakë.

alb@Songs:6:3 @ Unë jam e të dashurit tim dhe i dashuri im është imi; ai e kullot kopenë midis zambakëve.

alb@Songs:6:4 @ Mikja ime, ti je e bukur si Tirtsahu, i hijshëm si Jeruzalemi, e tmerrshme si një ushtri me flamuj të shpalosur.

alb@Songs:6:5 @ Largo nga unë sytë e tu, sepse më turbullojnë. Flokët e tu janë si një kope dhish, që kullosin mbi malin e Galaadit.

alb@Songs:6:6 @ Dhëmbët e tua janë si një kope dhensh, që kthehen nga vendi ku lahen; të gjitha kanë binjakë dhe asnjëra prej tyre nuk është shterpe.

alb@Songs:6:7 @ Tëmthat e tu prapa velit tënd janë si një rriskë shege.

alb@Songs:6:8 @ Aty ka gjashtëdhjetë mbretëresha dhe tetëdhjetë konkubina, si dhe vajza pa numërim.

alb@Songs:6:9 @ Por pëllumbesha ime, e përkryera ime, është e vetme; nëna e ka të vetme, e përzgjedhura e saj që e ka pjellë. Vajzat e kanë parë dhe e kanë shpallur të lume, po, edhe mbretëreshat dhe konkubinat, e kanë lavdëruar.

alb@Songs:6:10 @ Kush është ajo që shfaqet si agimi, e bukur si hëna, e pastër si dielli, e tmerrshme si një ushtri me flamuj të shpalosur?

alb@Songs:6:11 @ Unë zbrita në kopshtin e arrave për të parë bimët e blerta të luginës, për të parë në se hardhitë ishin në lulëzim dhe shegët kishin bulëzuar.

alb@Songs:6:12 @ Nuk e di si, por dëshira ime më vuri mbi qerret e popullit tim fisnik.

alb@Songs:6:13 @ Kthehu, kthehu, o Shulamite, kthehu, kthehu, që të mund të të admirojmë. Çfarë shikoni te Shulamitja? Si një valle me dy grupe?

alb@Songs:7:1 @ Sa të bukura janë këmbët e tua në këpucë, o bija e princit! Pjesët e rrumbullakta të ijëve të tua janë si stolira, vepër e dorës së një artisti.

alb@Songs:7:2 @ Kërthiza jote është një kupë e rrumbullakët, ku nuk mungon kurrë vera aromatike. Barku yt është një tog gruri, i rrethuar nga zambakë.

alb@Songs:7:3 @ Dy sisët e tua janë si dy kaproj të vegjel, binjake të gazelave.

alb@Songs:7:4 @ Qafa jote është si një kullë fildishi, sytë e tu janë si ato të pellgjeve të Heshbonit pranë portës së Bath-Rabimit. Hunda jote është si kulla e Libanit, që shikon në drejtim të Damaskut.

alb@Songs:7:5 @ Koka jote lartohet mbi ty si Karmeli dhe flokët e kokës sate janë purpur; një mbret u zu rob i gërshetave të tua.

alb@Songs:7:6 @ Sa e bukur je dhe sa e hijshme je, o e dashura ime, me të gjitha ëndjet që siguron!

alb@Songs:7:7 @ Shtati yt është i njëllojtë me atë të palmës dhe sisët e tua janë si vile.

alb@Songs:7:8 @ Kam thënë: "Do të ngjitem mbi palmë dhe do të kap degët e saj". Qofshin sisët e tua si vilet e rrushit, aroma e frymës sate si ajo e mollëve,

alb@Songs:7:9 @ dhe të puthurat e gojës sate si një verë e zgjedhur, që zbret ëmbël për të kënaqur dëshirën time, duke çikur shumë lehtë buzët e atij që fle.

alb@Songs:7:10 @ Unë jam e të dashurit tim dhe ai më dëshiron.

alb@Songs:7:11 @ Eja, i dashuri im, le të dalim nëpër fusha, ta kalojmë natën nëpër fshatra!

alb@Songs:7:12 @ Të çohemi shpejt në mëngjes për të shkuar në vreshtat dhe për të parë në qoftë se vreshti ka lëshuar llastarë, në se kanë çelur lulet e tij dhe në se shegët kanë lulëzuar. Aty do të jap dashurinë time.

alb@Songs:7:13 @ Madërgonat përhapin aromën e tyre dhe mbi portat tona ka fryte të zgjedhura të çdo lloji, të freskëta dhe të thata, që i kam ruajtur për ty, i dashuri im.

alb@Songs:8:1 @ Ah, sikur të ishe ti si një vëllai im, që mënd në gjitë e nënës sime! Duke të gjetur jashtë do të të puthja, dhe askush nuk do të më përçmonte.

alb@Songs:8:2 @ Do të të çoja dhe do të fusja në shtëpinë e nënës sime; ti do të më mësoje dhe unë do të të jepja për të pirë verë aromatike, lëng nga shega ime.

alb@Songs:8:3 @ Dora e tij e majtë qoftë nën kokën time dhe e djathta e tij më përqafoftë!

alb@Songs:8:4 @ O bija të Jerzalemit, ju lutem shumë, mos e shqetësoni dhe mos e zgjoni dashurinë time, deri sa kështu t`i pëlqejë.

alb@Songs:8:5 @ Kush është ajo që del nga shkretëtira duke u mbështetur tek i dashuri i saj? Të kam zgjuar nën mollën, ku nëna jote të ka lindur, ku ajo që të ka lindur të ka nxjerrë në dritë.

alb@Songs:8:6 @ Më vër si një vulë mbi zemrën tënde, si një vulë mbi krahun tënd; sepse dashuria është e fortë si vdekja, xhelozia është e ashpër si Sheoli. Flakët e saj janë flakë zjarri, një flakë që përvëlon.

alb@Songs:8:7 @ Ujërat e mëdha nuk do të mund ta shuajnë dashurinë, as lumenjtë ta përmbytin. Në rast se dikush do të jepte tërë pasuritë e shtëpisë së tij në këmbim të dashurisë, do të përbuzej me siguri.

alb@Songs:8:8 @ Ne kemi një motër të vogël që ende nuk ka sisë; çfarë do të bëjmë për motrën tonë ditën që do të flitet për të?

alb@Songs:8:9 @ Në qoftë se është një mur, do të ndërtojmë mbi të një pallat prej argjendi; në qoftë se është një portë, do ta forcojmë me dërrasa kedri.

alb@Songs:8:10 @ Unë jam një mur, dhe sisët e mia janë si kulla; prandaj në sytë e tij jam bërë si ajo që ka gjetur paqen.

alb@Songs:8:11 @ Salomoni kishte një vresht në Baal-Hamon; ai ua besoi disa rojtarëve, secili prej tyre duhet t`i çonte si fryt të tij një mijë sikla argjendi.

alb@Songs:8:12 @ Vreshti im, që është imi, ndodhet para meje. Ti, Salomon, mbaji një mijë siklat dhe rojtarët e frytit të tij marrshin dyqind.

alb@Songs:8:13 @ Ti që banon në kopshte, shokët po dëgjojnë zërin tënd; bëj ta dëgjoj edhe unë.

alb@Songs:8:14 @ Eja shpejt, i dashuri im, dhe ngjaji një gazele apo një sute në malet e aromave!

alb@Isaiah:1:1 @ Vegimi i Isaias, birit të Amotsit, që ai pa për Judën dhe Jeruzalemin në ditët e Uziahut, të Jothamit, të Ashazit dhe të Ezekias; mbretër të Judës;


Bible:
Filter: String: