OT-POET.filter - alb Sa:
alb@
Job:1:3 @ Veç kësaj zotëronte shtatë mijë dele, tre mijë deve, pesëqind pendë qe, pesëqind gomarë dhe një numër shumë të madh shërbëtorësh. Kështu ky njeri ishte më i madhi ndër të gjithë njerëzit e Lindjes.
alb@Job:1:6 @ Një ditë ndodhi që bijtë e Perëndisë shkuan të paraqiten para Zotit, dhe ndër ta shkoi edhe Satanai.
alb@Job:1:7 @ Zoti i tha Satanait: "Nga vjen?". Satanai iu përgjigj Zotit dhe tha: "Nga ecejaket mbi dheun duke e përshkruar lart e poshtë".
alb@Job:1:8 @ Zoti i tha Satanait: "E ke vënë re shërbëtorin tim Job? Sepse mbi dhe nuk ka asnjë tjetër si ai që të jetë i ndershëm, i drejtë, të ketë frikë nga Perëndia dhe t`i largohet së keqes".
alb@Job:1:9 @ Atëherë Satanai iu përgjigj Zotit dhe tha: "Vallë më kot Jobi ka frikë nga Perëndia?
alb@Job:1:12 @ Zoti i tha Satanait: "Ja, të gjitha ato që ai zotëron janë në pushtetin tënd, por mos e shtri dorën mbi personin e tij". Kështu Satanai u largua nga prania e Zotit.
alb@Job:1:13 @ Kështu një ditë ndodhi që, ndërsa bijtë e tij dhe bijat e tij hanin e pinin verë në shtëpinë e vëllait të tyre më të madh, erdhi nga Jobi një lajmëtar për t`u thënë:
alb@Job:1:15 @ kur Sabejtë u sulën mbi ta, i morën me vete dhe vranë me shpatë shërbëtorët. Vetëm unë shpëtova për të ardhur të ta them".
alb@Job:2:1 @ Një ditë ndodhi që bijtë e Perëndisë shkuan të paraqiten përpara Zotit, dhe midis tyre shkoi edhe Satanai për t`u paraqitur përpara Zotit.
alb@Job:2:2 @ Zoti i tha Satanait: "Nga vjen?". Satanai iu përgjigj Zotit: "Nga ecejaket mbi dheun duke e përshkuar lart e poshtë". Zoti i tha Satanait:
alb@Job:2:4 @ Atëherë Satanai iu përgjigj Zotit dhe tha: "Lëkurë për lëkurë! Gjithçka që zotëron, njeriu është gati ta japë për jetën e tij.
alb@Job:2:6 @ Zoti i tha Satanait: "Ja ai, është në pushtetin tënd, por mos ia merr jetën".
alb@Job:2:7 @ Kështu Satanai u largua nga prania e Zotit dhe e goditi Jobin me një ulcerë të keqe nga majat e këmbëve deri në pjesën e sipërme të kokës.
alb@Job:2:10 @ Por ai i tha asaj: "Ti flet si një grua pa mend. Në rast se pranojmë të mirën nga Perëndia, pse nuk duhet të pranojmë edhe të keqen?". Në të gjitha këto Jobi nuk mëkatoi me buzët e tij.
alb@Job:3:11 @ Pse nuk vdiqa në barkun e nënës sime? Pse nuk vdiqa sapo dola nga barku i saj?
alb@Job:3:21 @ të cilët presin vdekjen që nuk vjen, dhe e kërkojnë më tepër se thesaret e fshehura;
alb@Job:4:6 @ Mëshira jote a nuk është vallë besimi yt, dhe ndershmëria e sjelljes sate, shpresa jote?
alb@Job:4:12 @ Një fjalë më ka ardhur fshehurazi dhe veshi im ka zënë pëshpëritjen e saj.
alb@Job:5:25 @ Do të kuptosh që pasardhësit e tu janë të shumtë dhe të vegjlit e tu si bari i fushave.
alb@Job:6:19 @ Karvanet e Temas i kërkojnë me kujdes, udhëtarët e Shebës kanë shpresa tek ata,
alb@Job:6:20 @ por ata mbeten të zhgënjyer megjithë shpresat e tyre; kur arrijnë aty mbeten të hutuar.
alb@Job:6:25 @ Sa të frytshme janë fjalët e drejta! Por çfarë provojnë argumentet tuaja?
alb@Job:7:4 @ Sa shtrihem, them: "Kur do të ngrihem?". Por nata është e gjatë dhe jam vazhdimisht i shqetësuar deri në agim.
alb@Job:7:5 @ Mishi im është i mbuluar me krimba dhe me buca dheu, lëkura ime plasaritet dhe është bërë e pështirë.
alb@Job:7:10 @ nuk do të kthehet më në shtëpinë e tij, dhe banesa e tij nuk do ta njohë më.
alb@Job:7:15 @ kështu shpirtit tim i parapëlqen të mbytet dhe të vdesë se sa të bëjë këtë jetë.
alb@Job:7:20 @ Në rast se kam mëkatuar, çfarë të kam bërë ty, o rojtar i njerëzve? Pse më ke bërë objekt të goditjeve të tua, aq sa i jam bërë barrë vetes sime?
alb@Job:8:2 @ "Deri kur do të flasësh në këtë mënyrë, dhe fjalët e gojës sate do të jenë si një erë e furishme?
alb@Job:8:6 @ në rast se je i pastër dhe i ndershëm, me siguri ai do të ngrihet në favorin tënd dhe do të rivendosë selinë e drejtësisë sate.
alb@Job:8:12 @ Ndërsa është ende i gjelbër, pa qenë prerë, ai thahet para çdo bari tjetër.
alb@Job:8:13 @ Këto janë rrugët e të gjithë atyre që harrojnë Perëndinë; kështu shpresa e të paudhit tretet.
alb@Job:8:19 @ Ja, ky është gëzimi i mënyrës së tij të të jetuarit, ndërsa të tjerët do të dalin nga pluhuri.
alb@Job:8:21 @ Ai do t`i japë edhe më buzëqeshje gojës sate dhe këngë gëzimi buzëve të tua.
alb@Job:9:19 @ Edhe në qoftë se bëhet fjalë për forcën, ja, ai është i fuqishëm; por sa për gjykimin, kush do të më caktojë një ditë për t`u paraqitur?
alb@Job:9:24 @ Toka u është dhënë në dorë të këqijve; ai u vesh sytë gjyqtarëve të saj; po të mos jetë ai, kush mund të ishte, pra?
alb@Job:11:13 @ Në rast se e përgatit zemrën tënde dhe shtrin ndaj saj duart e tua,
alb@Job:11:20 @ Por sytë e të pabesëve do të treten; çdo shpëtim do t`u pritet, dhe shpresa e tyre do të jetë grahma e fundit".
alb@Job:12:3 @ Edhe unë kam mendje si ju, dhe nuk bie më poshtë se ju; përveç kësaj, kush nuk i di gjërat si këto?
alb@Job:12:9 @ Midis tërë këtyre krijesave, cila nuk e di që dora e Zotit i ka bërë këto?
alb@Job:13:20 @ Vetëm mos bëj dy gjëra me mua, dhe nuk do t`i fshihem pranisë sate;
alb@Job:13:23 @ Sa janë fajet e mia dhe mëkatet e mia? Më bëj të ditur shkeljet e mia dhe mëkatin tim!
alb@Job:13:25 @ Mos do vallë të trembësh një gjethe të shtyrë sa andej dhe këndej dhe të ndjekësh ca kashtë të thatë?
alb@Job:14:5 @ Sepse ditët e saj janë të caktuara, numri i muajve të saj varet nga ti, dhe ti i ke vendosur kufij që nuk mund t`i kapërcejë.
alb@Job:14:6 @ Hiqe shikimin nga ai dhe lëre të qetë, deri sa të mbarojë ditën e tij si një argat.
alb@Job:14:12 @ por njeriu që dergjet nuk ngrihet më; sa të mos ketë më qiej, nuk do të zgjohet dhe nuk do të çohet më nga gjumi i tij.
alb@Job:14:13 @ Ah sikur të doje të më fshihje në Sheol, të më mbaje të fshehur sa të kalonte zemërimi yt, të më caktoje një afat dhe të më kujtoje!
alb@Job:14:14 @ Në qoftë se njeriu vdes, a mund të kthehet përsëri në jetë? Do të prisja çdo ditë të shërbimit tim të rëndë, deri sa të arrinte ora e ndryshimit tim.
alb@Job:15:18 @ atë që të urtit tregojnë pa fshehur asgjë nga sa kanë dëgjuar prej etërve të tyre,
alb@Job:15:35 @ Ata sajojnë paudhësinë dhe shkaktojnë shkatërrimin; në gjirin e tyre bluhet mashtrimi.
alb@Job:17:5 @ Kush i tradhton miqtë deri sa t`i grabisë, ka për t`i parë më pak sytë e fëmijëve të tij.
alb@Job:17:10 @ Sa për ju të gjithë, kthehuni, ejani, pra, sepse midis jush nuk po gjej asnjë njeri të urtë.
alb@Job:17:15 @ ku është, pra, shpresa ime? Kush mund të dallojë ndonjë shpresë për mua?
alb@Job:18:19 @ Nuk ka as bij, as pasardhës në popullin e tij dhe asnjë që të mbijetojë në banesën e tij.
alb@Job:18:21 @ Pikërisht kështu janë banesat e njerëzve të këqij, dhe ky është vendi i atij që nuk e njeh Perëndinë". Përgjigja e pestë e Jobit; ai e ndjen veten të përqeshur; gjithçka është kundër tij
alb@Job:20:9 @ Syri që e shihte, nuk do ta dallojë më; edhe banesa e tij nuk do ta shohë më.
alb@Job:20:26 @ Errësirë e plotë është caktuar për thesaret e tij; do ta konsumojë një zjarr jo i nxitur; ata që kanë mbetur në çadrën e tij do të jenë në ankth.
alb@Job:21:8 @ Pasardhësit e tyre fuqizohen bashkë me ta nën vështrimet e tyre dhe fëmijët e tyre lulëzojnë në sytë e tyre.
alb@Job:21:15 @ Kush është i Plotfuqishmi të cilit duhet t`i shërbejmë? Ç`përfitojmë veç kësaj kur e lusim?".
alb@Job:21:17 @ Sa herë shuhet llamba e të këqijve ose shkatërrimi bie mbi ta, vuajtjet që Perëndia cakton në zemërimin e tij?
alb@Job:21:28 @ Në fakt ju thoni: "Ku është shtëpia e princit, dhe ku është çadra, banesa e njerëzve të këqij?".
alb@Job:21:33 @ Plisat e luginës do të jenë të ëmbël për të; tërë njerëzia do ta ndjekë, ndërsa një mori pa fund i shkon para.
alb@Job:22:3 @ Çfarë kënaqësie ka prej saj i Plotfuqishmi, në rast se ti je i drejtë, ose çfarë përfitimi ka në qoftë se ti ke një sjellje të ndershme?
alb@Job:22:12 @ A nuk është Perëndia lart në qiejt? Shiko yjet e larta, sa lart ndodhen!
alb@Job:22:25 @ atëherë i Plotfuqishmi do të jetë ari yt, thesari yt prej argjendi.
alb@Job:24:2 @ Disa zhvendosin kufijtë, marrin me forcë kopetë dhe i çojnë në kullotë;
alb@Job:24:13 @ Të tjerë janë armiq të dritës, nuk njohin rrugët e saj dhe nuk qëndrojnë në shtigjet e saj.
alb@Job:24:18 @ Kalojnë shpejt mbi sipërfaqen e ujërave, pjesa e tyre është e mallkuar mbi tokë, dhe askush nuk do të hynte më në vreshtat e tyre.
alb@Job:24:23 @ U jep siguri dhe ata i besojnë asaj; megjithatë sytë e tij kundrojnë rrugët e tyre.
alb@Job:27:3 @ deri sa të ketë një frymë jete tek unë dhe të jetë fryma e Perëndisë në flegrat e hundës sime,
alb@Job:27:22 @ Ajo sulet kundër tij pa mëshirë, ndërsa ai kërkon në mënyrë të dëshpëruar të shpëtojë nga ajo dorë,
alb@Job:28:5 @ Sa për tokën, prej asaj del buka, por nga poshtë është e trazuar nga zjarri.
alb@Job:28:6 @ Gurët e saj janë banesa e safirëve dhe përmbajnë pluhur ari.
alb@Job:28:16 @ Nuk shtihet në dorë me arin e Ofirit, me oniksin e çmuar ose me safirin.
alb@Job:28:23 @ Vetëm Perëndia njeh rrugën e saj, vetëm ai e di ku ndodhet,
alb@Job:29:3 @ kur llamba e tij shkëlqente mbi kokën time dhe me dritën e saj ecja në mes të errësirës;
alb@Job:29:19 @ rrënjët e mia do të zgjaten në drejtim të ujërave, vesa do të qëndrojë tërë natën në degën time;
alb@Job:30:21 @ Je bërë mizor me mua; më përndjek me fuqinë e dorës sate.
alb@Job:31:6 @ le të më peshojë me një peshore të saktë, dhe Perëndia do ta njohë ndershmërinë time.
alb@Job:31:8 @ le të mbjell unë dhe një tjetër të hajë, dhe pasardhësit e mi u çrrënjofshin.
alb@Job:31:24 @ Në qoftë se kam pasur besim tek ari, dhe arit të kulluar i kam thënë: "Ti je shpresa ime",
alb@Job:31:31 @ (përveç kësaj asnjë i huaj nuk e kalonte natën jashtë, sepse i hapja portat e mia udhëtarit);
alb@Job:31:37 @ Në qoftë se toka ime bërtet kundër meje dhe brazdat e saj qajnë bashkë me të,
alb@Job:31:38 @ në rast se kam ngrënë frytin e saj pa paguar, në rast se u kam nxjerrë frymën e fundit zotërve të saj,
alb@Job:32:11 @ Ja, prita fjalimet tuaja, dëgjova argumentat tuaja, ndërsa kërkonit të thonit diçka.
alb@Job:33:20 @ aq sa i neveritet buka dhe madje edhe ushqimet më të shijshme.
alb@Job:33:21 @ Mishi konsumohet sa mbyll e hap sytë, ndërsa kockat e tij, që më parë nuk dukeshin, tani dalin jashtë;
alb@Job:34:28 @ deri sa të arrijë tek ai britma e të varfrit, sepse ai dëgjon britmën e të pikëlluarve.
alb@Job:35:11 @ që na mëson më tepër gjëra se sa kafshëve të fushave dhe na bën më të urtë se zogjtë e qiellit?"
alb@Job:36:20 @ Mos dëshiro natën, gjatë së cilës njerëzia çohet larg nga vendi i saj.
alb@Job:36:28 @ që retë zbrazin dhe lëshojnë mbi njeriun në sasi të madhe.
alb@Job:37:1 @ Prandaj zemra ime dridhet dhe brof jashtë vendit të saj.
alb@Job:37:2 @ Dëgjoni me vëmendje shungullimën e zërit të saj, gjëmimin që del nga goja e saj!
alb@Job:38:5 @ Kush ka vendosur përmasat e saj, në rast se e di, ose kush ka vënë mbi të litarin për ta matur?
alb@Job:38:6 @ Ku janë vendosur themelet e saj, ose kush ia vuri gurin qoshes,
alb@Job:38:10 @ Kur i caktova një kufi dhe i vendosa shufra hekuri dhe porta,
alb@Job:38:32 @ A i bën ti të duken yllësitë në kohën e tyre, apo e drejton ti Arushën e Madhe me të vegjlit e saj?
alb@Job:38:38 @ kur pluhuri shkrihet në një masë dhe plisat bashkohen midis tyre?
alb@Job:39:26 @ Mos vallë për shkak të zgjuarsisë sate ngrihet e fluturon krahathati dhe i hap krahët e tij drejt jugut?
alb@Job:39:27 @ Éshtë vallë nën komandën tënde që shqiponja ngrihet lart dhe e bën folenë e saj në vende të larta?
alb@Job:39:29 @ Nga lart ajo përgjon gjahun dhe sytë e saj vrojtojnë larg.
alb@Job:39:30 @ Të vegjlit e saj thithin gjak dhe, ku ka të vrarë, atje ndodhet ajo".
alb@Job:40:2 @ "Ai që kundërshton të Plotfuqishmin, a dëshiron vallë ta korrigjojë? Ai që qorton Perëndinë, t`i përgjigjet kësaj pyetjeje".
alb@Job:40:9 @ A ke ti një krah si ai i Perëndisë dhe a mund të të gjëmojë zëri sa zëri i tij?
alb@Job:41:9 @ Ja, shpresa e atij që e sulmon është e rreme; mjafton ta shikosh dhe të zë tmerri.
alb@Job:41:10 @ Askush nuk ka aq guxim sa ta provokojë. Kush, pra, është në gjendje të qëndrojë i fortë para meje?
alb@Job:41:15 @ Shumë të bukura janë rreshtat e mburojave të tij, të salduara fort si prej një vule.
alb@Job:41:16 @ Ato janë aq afër njëra-tjetrës sa nuk kalon as ajri midis tyre.
alb@Job:41:24 @ Zemra e tij është e fortë si një gur, e fortë si pjesa e poshtme e mokrës.
alb@Job:42:15 @ Në tërë vendin nuk kishte gra aq të bukura sa bijat e Jobit; dhe i ati u la atyre një trashëgimi midis vëllezërve të tyre.
alb@Job:42:16 @ Mbas kësaj Jobi jetoi njëqind e dyzet vjet dhe i pa bijtë e tij dhe bijtë e bijve të tij për katër breza.
alb@Psalms:1:1 @ Lum njeriu që nuk ecën sipas këshillës të të pabesëve, që nuk ndalet në rrugën e mëkatarëve dhe nuk ulet bashkë me tallësit,
alb@Psalms:1:2 @ por që gjen kënaqësinë e tij në ligjin e Zotit, dhe që mendon thellë ditë e natë mbi ligjin e tij.
alb@Psalms:1:3 @ Ai do të jetë si një pemë e mbjellë gjatë brigjeve të ujit, që jep frytin e tij në stinën e tij dhe të cilit gjethet nuk i fishken; dhe gjithçka bën do të ketë mbarësi.
alb@Psalms:1:4 @ Të tillë nuk janë të pabesët; janë si byku që era e shpërndan.
alb@Psalms:1:5 @ Prandaj të pabesët nuk do të përballojnë gjykimin, as mëkatarët në kuvendin e të drejtëve.
alb@Psalms:1:6 @ Sepse Zoti njeh rrugët të drejtëve, por rruga e të pabesëve të çon në shkatërrim.
alb@Psalms:2:1 @ Pse ziejnë kombet dhe pse popujt kurdisin gjëra të kota?
alb@Psalms:2:2 @ Mbretërit e dheut mblidhen dhe princat këshillohen bashkë kundër Zotit dhe të vajosurit të tij,
alb@Psalms:2:3 @ duke thënë: "Le t`i këputim prangat e tyre dhe t`i heqim qafe litarët e tyre".
alb@Psalms:2:4 @ Ai që ulet në qiejtë do të qeshë, Zoti do të tallet me ta.
alb@Psalms:2:5 @ Atëherë do t`u flasë në zemërimin e tij dhe do t`i trembë në indinjatën e tij të madhe,
alb@Psalms:2:6 @ dhe do të thotë: "E vendosa mbretin tim mbi Sion, malin tim të shenjtë.
alb@Psalms:2:7 @ Do të shpallë dekretin e Zotit. Ai më ka thënë: "Ti je biri im, sot më linde.
alb@Psalms:2:8 @ Më kërko dhe unë do të jap kombet si trashëgimi për ty dhe mbarë dheun si zotërim tëndin.
alb@Psalms:2:9 @ Ti do t`i copëtosh me një shufër hekuri, do t`i bësh copë-copë si një enë prej argjile"".
alb@Psalms:2:10 @ Tani, pra, o mbretër, tregohuni të urtë; pranoni ndreqjen, o gjyqtarë të dheut.
alb@Psalms:2:11 @ Shërbeni me frikë Zotin dhe gëzohuni me drithma.
alb@Psalms:2:12 @ Nënshtrohuni Birit, që të mos zemërohet dhe të mos vdisni rrugës, sepse zemërimi i tij mund të ndizet në një çast. Lum ata që gjejnë strehë tek ai.
alb@Psalms:3:1 @ O Zot, sa të shumtë janë armiqtë e mi! Shumë ngrihen kundër meje.
alb@Psalms:3:2 @ Shumë thonë për mua: "Nuk ka shpëtim për të pranë Perëndisë". (Sela)
alb@Psalms:3:3 @ Por ti, o Zot, je një mburoje rreth meje; ti je lavdia ime dhe ai më larton kokën.
alb@Psalms:3:4 @ Me zërin tim i thirra Zotit dhe ai m`u përgjigj nga mali i tij i shenjtë. (Sela)
alb@Psalms:3:5 @ Unë rashë e fjeta; pastaj u zgjova, sepse Zoti më përkrah.
alb@Psalms:3:6 @ Unë do të kem frikë nga mizëri njerëzish që kanë fushuar rreth e qark kundër meje.
alb@Psalms:3:7 @ Çohu, o Zot, më shpëto, o Perëndia im; sepse ti i ke goditur tërë armiqtë e mi në nofull; u ke thyer dhëmbët të pabesëve.
alb@Psalms:3:8 @ Shpëtimi i përket Zotit, bekimi yt qoftë mbi popullin tënd. (Sela)
alb@Psalms:4:1 @ Kur thërras, përgjigjmu, o Perëndi i drejtësisë sime; kur isha në fatkeqësi, ti më ke ndihmuar; ki mëshirë për mua dhe plotësoje lutjen time.
alb@Psalms:4:2 @ Deri kur, o bij të njerëzve, do të fyhet rëndë lavdia ime? Deri kur do të jepeni pas kotësisë dhe do të shkoni pas gënjeshtrës? (Sela)
alb@Psalms:4:3 @ Por dijeni se Zoti ka zgjedhur një që është i shenjtë; Zoti do të më plotësojë dëshirën kur do t`i thërras atij.
alb@Psalms:4:4 @ Zemërohuni dhe mos mëkatoni; në shtratin tuaj mendohuni shumë në zemër tuaj dhe qëndroni në heshtje. (Sela)
alb@Psalms:4:5 @ Ofroni flijime drejtësie dhe kini besim te Zoti.
alb@Psalms:4:6 @ Shumë thonë: "Kush do të na tregojë të mirën?". O Zot, bëj që të shkëlqejë drita e fytyrës sate mbi ne.
alb@Psalms:4:7 @ Ti më ke shtënë në zemër më tepër gëzim nga sa ndjejnë ata, kur kanë grurë dhe musht me shumicë.
alb@Psalms:4:8 @ Në paqe do të bie dhe në paqe do të fle, sepse ti vetëm, o Zot, më mban në siguri.
alb@Psalms:5:1 @ Vëru veshin fjalëve të mia, o Zot; dëgjo me vëmendje ankimin tim.
alb@Psalms:5:2 @ Dëgjo zërin e britmës sime, o mbreti im dhe Perëndia im, sepse ty të drejtoj lutjen time.
alb@Psalms:5:3 @ O Zot, ti në mëngjes dëgjon zërin tim; në mëngjes do ta lartoj drejt teje lutjen time dhe do të pres,
alb@Psalms:5:4 @ sepse ti nuk je një Perëndi që kënaqet në pabesinë; te ti nuk mund të zërë vend e keqja.
alb@Psalms:5:5 @ Ata që lëvdojnë vetveten, nuk do të mund të qëndrojnë para syve të tua; ti i urren të gjithë ata që kryejnë padrejtësi.
alb@Psalms:5:6 @ Ti do të zhdukësh gjithë ata që thonë gënjeshtra; Zoti urren njerëzit gjakatarë dhe mashtrues.
alb@Psalms:5:7 @ Por unë, për shkak të mirësisë sate të madhe, do të hyj në shtëpinë tënde dhe do të adhuroj me frikë të madhe, duke u drejtuar në tempullin tënd të shenjtë.
alb@Psalms:5:8 @ O Zot, më udhëhiq për drejtësinë tënde, për shkak të armiqve të mi; bëje të drejtë para meje rrugën tënde,
alb@Psalms:5:9 @ sepse në gojën e tyre nuk ka asnjë drejtësi; zemra e tyre nuk mendon gjë tjetër veç shkatërrimit; gryka e tyre është një varr i hapur; me gjuhën e tyre bëjnë lajka.
alb@Psalms:5:10 @ Dënoji ata, o Perëndi; mos u realizofshin synimet e tyre; përsëri për të këqijat e shumta që kanë kryer sepse kanë ngritur krye kundër teje.
alb@Psalms:5:11 @ Por le të gëzohen tërë ata që kanë strehë te ti, le të nxjerrin klithma gëzimi përjetë, sepse ti i mbron; le të ngazëllohen ata që duan emrin tënd,
alb@Psalms:5:12 @ sepse ti, o Zot, do të bekosh të drejtin; do ta rrethosh me hirin tënd si me mburojë
alb@Psalms:6:1 @ O Zot, mos më ndreq në zemërimin tënd dhe mos më dëno në zjarrin e indinjatës sate.
alb@Psalms:6:2 @ Ki mëshirë për mua, o Zot; sepse jam i sfilitur nga e keqja; shëromë, o Zot, sepse kockat e mia po vuajnë.
alb@Psalms:6:3 @ Edhe shpirti im po vuan shumë; po ti, o Zot, deri kur?
alb@Psalms:6:4 @ Sillu nga unë, o Zot, çliroje shpirtin tim; shpëtomë, për hir të mirësisë sate.
alb@Psalms:6:5 @ Sepse në vdekje nuk do të kujtoj njeri; kush do të të kremtojë në Sheol?
alb@Psalms:6:6 @ Unë jam sfilitur duke psherëtirë; çdo natë e lag shtratin me vajin tim dhe bëj që të rrjedhin lotë mbi shtrojen time.
alb@Psalms:6:7 @ Syri im ligështohet nga dhembja dhe plaket për shkak të tërë armiqve të mi.
alb@Psalms:6:8 @ Largohuni nga unë, ju të gjithë shkaktarë të padrejtësisë, sepse Zoti ka dëgjuar zërin e vajit tim.
alb@Psalms:6:9 @ Zoti ka dëgjuar lutjen time; Zoti e ka pranuar lutjen time.
alb@Psalms:6:10 @ Tërë armiqtë e mi do të shushaten dhe do të hutohen; do të kthejnë krahët dhe do të shushaten në çast.
alb@Psalms:7:1 @ O Zot, Perëndia im, po kërkoj strehim te ti; shpëtomë nga tërë ata që më përndjekin dhe çliromë,
alb@Psalms:7:2 @ që armiku të mos e shqyejë shpirtin tim si një luan, duke copëtuar pa mundur njeri të më çlirojë.
alb@Psalms:7:3 @ O Zot, Perëndia im, në rast se e kam bërë këtë, në qoftë se ka ligësi në duart e mia,
alb@Psalms:7:4 @ në rast se së mirës i jam përgjigjur me të keqen atij që jetonte në paqe me mua, ose në rast se e kam zhveshur armikun tim pa arësye,
alb@Psalms:7:5 @ le të më përndjekë armiku dhe të më arrijë, le ta marrë nëpër këmbë jetën time dhe ta zvarritë në pluhur lavdinë time. (Sela)
alb@Psalms:7:6 @ Çohu, o Zot, në zemërimin tënd; çohu kundër tërbimit të armiqve të mi dhe në favorin tim; ti ke vendosur gjykimin.
alb@Psalms:7:7 @ Kuvendi i popujve do të të rrethojë; kthehu mbi të në një vend të ngritur.
alb@Psalms:7:8 @ Zoti do të gjykojë popujt; gjykomë, o Zot, sipas drejtësisë sime dhe ndershmërisë sime.
alb@Psalms:7:9 @ Jepi fund ligësisë së njerëzve të këqij, por vendos njeriun e drejtë, sepse ti je Perëndia i drejtë, që provon zemrat dhe mendjet.
alb@Psalms:7:10 @ Mburoja ime është te Perëndia, që shpëton ata që janë të drejtë nga zemra.
alb@Psalms:7:11 @ Perëndia është një gjykatës i drejtë dhe një Perëndi që zemërohet çdo ditë me keqbërësit.
alb@Psalms:7:12 @ Në qoftë se keqbërësi nuk ndryshon, ai do të mprehë shpatën e tij; e ka shtrirë harkun e tij dhe e ka përgatitur.
alb@Psalms:7:13 @ Ai ka përgatitur kundër tij armë vdekjeprurëse, i mban gati shigjetat e tij të zjarrta.
alb@Psalms:7:14 @ Ja, keqbërësi lind padrejtësinë; ai ka konceptuar ligësinë dhe ka për të pjellë mashtrimin.
alb@Psalms:7:15 @ Ai gërmon një gropë dhe e bën të thellë, por bie vetë në gropën që ka bërë.
alb@Psalms:7:16 @ Ligësia e tij do të kthehet mbi kryet e vet dhe dhuna e tij do të bjerë mbi çafkën e kokës
alb@Psalms:7:17 @ Unë do ta falenderoj Zotin për drejtësinë e tij, dhe do të këndoj lëvdime në emër të Zotit, Shumë të Lartit.
alb@Psalms:8:1 @ Sa i mrekullueshëm është emri yt mbi gjithë rruzullin, o Zot, Zoti ynë, që vure madhështinë tënde mbi qiejtë!
alb@Psalms:8:2 @ Nga goja e të vegjëlve dhe foshnjave në gji ke vendosur lëvdimin për shkak të armiqve të tu, për t`i mbyllur gojën armikut dhe hakmarrësit.
alb@Psalms:8:3 @ Kur mendoj qiejtë e tu, që janë vepër e gishtërinjve të tu, hënën dhe yjet që ti ke vendosur,
alb@Psalms:8:4 @ çfarë është njeriu, që ta mbash mend, dhe biri i njeriut, që ta vizitosh?
alb@Psalms:8:5 @ Megjithatë ti e bëre pak më të ulët se Perëndia, dhe e kurorëzove me lavdi dhe me nder.
alb@Psalms:8:6 @ E bëre të mbretërojë mbi veprat e duarve të tua dhe vure çdo gjë nën këmbët e tij!
alb@Psalms:8:7 @ Dhentë dhe bagëtitë e tjera, madje bishat e egra,
alb@Psalms:8:8 @ zogjtë e qiellit dhe peshqit e detit, tërë ato që kalojnë nëpër shtigjet e detit.
alb@Psalms:8:9 @ O Zot, Zoti ynë, sa i mrekullueshëm është emri yt në të gjithë dheun!
alb@Psalms:9:1 @ Unë do të të kremtoj, o Zot, me gjithë zemër, do të tregoj tërë mrekullitë e tua.
alb@Psalms:9:2 @ Unë do të gëzohem dhe do të kënaqem me ty; do t`i këndoj lëvdime në emrin tënd, o Shumë i Larti.
alb@Psalms:9:3 @ Sepse armiqtë e mi tërhiqen, bien dhe vdesin para teje.
alb@Psalms:9:4 @ Ti në fakt ke përkrahur ndershmërinë time dhe çështjen time; je ulur mbi fronin si një gjyqtar i drejtë.
alb@Psalms:9:5 @ Ke qortuar kombet, ke shkatërruar të pabesin, ke fshirë emrat e tyre për gjithnjë.
alb@Psalms:9:6 @ Armiku është zhdukur, i kapur nga një pikëllim i përjetshëm! Dhe qyteteve që ti ke shkatërruar i është zhdukur edhe kujtimi.
alb@Psalms:9:7 @ Por Zoti mbetet përjetë; ai ka vendosur fronin e tij për të gjykuar.
alb@Psalms:9:8 @ Ai do ta gjykojë botën me drejtësi, do t`i gjykojë popujt me paanësi.
alb@Psalms:9:9 @ Zoti do të jetë strehim i papushtueshëm për të shtypurin, një strehim i papushtueshëm në kohë ngushtice.
alb@Psalms:9:10 @ Dhe ata që e njohin emrin tënd do të kenë besim te ti, sepse ti, o Zot, nuk i braktis ata që të kërkojnë.
alb@Psalms:9:11 @ Këndojini lavde Zotit që banon në Sion; u njoftoni popujve veprat e tij.
alb@Psalms:9:12 @ Sepse ai që kërkon arësyen e gjakut i mban mënd ata; ai nuk e harron britmën e të pikëlluarve.
alb@Psalms:9:13 @ Ki mëshirë për mua, o Zot, ti që më ke rilartuar nga portat e vdekjes, shiko pikëllimin që më shkaktojnë ata që më urrejnë,
alb@Psalms:9:14 @ me qëllim që unë të kem mundësi të tregoj të gjitha lavdet e tua dhe në portat e bijës së Sionit të mund të kremtoj për çlirimin tënd.
alb@Psalms:9:15 @ Kombet janë zhytur në gropën që kishin hapur; këmba e tyre është kapur në rrjetën që kishin fshehur.
alb@Psalms:9:16 @ Zoti u bë i njohur me anë të gjykimit që ka dhënë; i pabesi u kap në lakun e veprës së duarve të tij. (Interlud. Sela)
alb@Psalms:9:17 @ Të pabesët do të zbresin në Sheol; po, të gjitha kombet që harrojnë Perëndinë.
alb@Psalms:9:18 @ Sepse nevojtari nuk do të harrohet përjetë; shpresa e të shtypurve nuk do të zhduket përjetë.
alb@Psalms:9:19 @ Çohu, o Zot, mos lejo që vdekatari të ketë epërsi; kombet të gjykohen para teje.
alb@Psalms:9:20 @ O Zot, kallu frikën; bëj që kombet të pranojnë se janë vetëm vdekatarë
alb@Psalms:10:1 @ O Zot, pse qëndron larg? Pse fshihesh në kohë fatkeqësish?
alb@Psalms:10:2 @ I pabesi me kryelartësinë e tij ndjek me dhunë të mjerin; ata do të kapen nga vetë kurthet që ata kanë kurdisur,
alb@Psalms:10:3 @ sepse i pabesi mburret me dëshirat e shpirtit të tij, bekon grabitqarin dhe përbuz Zotin.
alb@Psalms:10:4 @ I pabesi, me arrogancën e fytyrës së tij, nuk e kërkon Zotin; tërë mendimet e tij janë: "Perëndia nuk ekziston".
alb@Psalms:10:5 @ Rrugët e tij lulëzojnë në çdo kohë; gjykimet e tua për të janë shumë të larta, larg kuptimit të tyre nga ana e tij; ai përqesh gjithë armiqtë e tij.
alb@Psalms:10:6 @ Ai thotë në zemër të tij: "Mua askush nuk më tund dot kurrë; nuk do të më ndodhë kurrë ndonjë e keqe".
alb@Psalms:10:7 @ Goja e tij është plot mallkime, hile dhe mashtrime; nën gjuhën e tij ka ligësi dhe paudhësi.
alb@Psalms:10:8 @ Ai rri në pritë në fshatra, vret të pafajshmin në vende të fshehta; sytë e tij përgjojnë fatkeqin.
alb@Psalms:10:9 @ Ai rri në pritë në vende të fshehta si luani në strofkën e tij; rri në pritë për të kapur të mjerin; ai e rrëmben të mjerin duke e tërhequr në rrjetën e tij
alb@Psalms:10:10 @ Ai rri i strukur dhe i mbledhur, dhe fatzinjtë mposhten para forcës së tij.
alb@Psalms:10:11 @ Ai thotë në zemër të tij: "Perëndia harron, fsheh fytyrën e tij, nuk do ta shohë kurrë".
alb@Psalms:10:12 @ Çohu, o Zot; o Perëndi, ngre dorën tënde; mos i harro të mjerët.
alb@Psalms:10:13 @ Pse i pabesi përçmon Perëndinë? Ai thotë në zemër të tij: "Ti nuk do t`i kërkosh llogari".
alb@Psalms:10:14 @ Por ti e ke parë, sepse ti vëren me kujdes ligësinë dhe pikëllimin, për ta larë më pas me dorën tënde; fatkeqi i ka shpresat te ti; ti je ai që ndihmon jetimin.
alb@Psalms:10:15 @ Thyeja krahun të pabesit dhe të ligut; në rast se ti do të kërkosh ligësinë e tij, nuk do ta gjesh më.
alb@Psalms:10:16 @ Zoti është mbret përjetë; kombet janë zhdukur nga toka e tij.
alb@Psalms:10:17 @ O Zot, ti dëgjon dëshirën e njerëzve të përulur; ti e fortëson zemrën e tyre, veshët e tu janë të vëmendshëm,
alb@Psalms:10:18 @ për t`i dhënë të drejtë jetimit dhe të pikëlluarit, me qëllim që njeriu i krijuar nga dheu të mos kallë më tmerr.
alb@Psalms:11:1 @ Unë gjej strehë te Zoti; si mund t`i thoni shpirtit tim: "Ik në malin tënd, si një zog i vogël"?
alb@Psalms:11:2 @ Sepse ja, të pabesët nderin harkun e tyre, rregullojnë shigjetat mbi kordhëz, për t`i gjuajtur në errësirë kundër atyre që kanë të drejtë nga zemra.
alb@Psalms:11:3 @ Kur themelet janë shkatërruar, çfarë mund të bëjë i drejti?
alb@Psalms:11:4 @ Zoti është në tempullin e tij të shenjtë; Zoti ka fronin e tij në qiejtë; sytë e tij shohin, qepallat e tij vëzhgojnë bijtë e njerëzve,
alb@Psalms:11:5 @ Zoti vë në provë të drejtin, por shpirti i tij urren të pabesin dhe atë që do dhunën.
alb@Psalms:11:6 @ Ai do të bëjë që të bien mbi të pabesët leqe, zjarr, squfur dhe erëra zhuritëse; kjo do të jetë pjesa nga kupa e tyre.
alb@Psalms:11:7 @ Sepse Zoti është i drejtë; ai e do drejtësinë; njerëzit e drejtë do të sodisin fytyrën e tij.
alb@Psalms:12:1 @ Na shpëto, o Zot, sepse njerëz të devotshëm ka më pak, dhe ata që thonë të vërtetën janë zhdukur në mes të bijve të njerëzve.
alb@Psalms:12:2 @ Secili gënjen të afërmin e tij dhe flet me buzë lajkatare dhe me zemër të zhdyzuar.
alb@Psalms:12:3 @ Zoti i preftë të gjitha buzët lajkatare dhe gjuhën që flet me krenari,
alb@Psalms:12:4 @ të atyre që thonë: "Me gjuhën tonë do të sundojmë; buzët tona na përkasin neve; kush është zot mbi ne?".
alb@Psalms:12:5 @ "Për shkak të shtypjes së të mjerëve dhe të britmës së nevojtarëve, tani do të çohem", thotë Zoti, "dhe do t`i shpëtoj nga ata që u zënë pusi".
alb@Psalms:12:6 @ Fjalët e Zotit janë fjalë të pastra, si argjend i rafinuar në një furrë prej dheu, i pastruar shtatë herë.
alb@Psalms:12:7 @ Ti, o Zot, do t`i mbrosh dhe do t`i ruash, duke filluar nga ky brez përjetë.
alb@Psalms:12:8 @ Të pabesët sillen pa u ndëshkuar kudo, kur midis bijve të njerëzve lavdërohet e keqja.
alb@Psalms:13:1 @ Deri kur do të më harrosh, o Zot? Vallë kështu do të jetë përjetë? Deri kur do të më fshehësh fytyrën tënde?
alb@Psalms:13:2 @ Deri kur do të marr vendime në shpirtin tim dhe do të kem pikëllim në zemrën time tërë ditën? Deri kur do të ngrihet armiku im mbi mua?
alb@Psalms:13:3 @ Shiko me vëmendje dhe përgjigjmu, o Zot, Perëndia im, ndriço sytë e mi, që të mos më zërë gjumi në gjumin e vdekjes,
alb@Psalms:13:4 @ dhe armiku im të mos thotë: "E munda", dhe armiqtë e mi të mos gëzohen kur unë lëkundem.
alb@Psalms:13:5 @ Por unë kam besim në mirësinë tënde dhe zemra ime do të ngazëllojë në çlirimin tënd;
alb@Psalms:13:6 @ unë do t`i këndoj Zotit, sepse ai më ka trajtuar me shumë shpirtmadhësi.
alb@Psalms:14:1 @ I pamendi ka thënë në zemër të tij: "Nuk ka Perëndi". Janë të korruptuar, bëjnë gjëra të neveritshme; nuk ka asnjë që të bëjë të mirën.
alb@Psalms:14:2 @ Zoti shikon nga qielli bijtë e njerëzve për të parë në se ndonjeri prej tyre ka arsye dhe kërkon Perëndinë.
alb@Psalms:14:3 @ Të gjithë kanë devijuar, janë korruptuar; asnjeri nuk bën të mirën, as edhe një.