Bible:
Filter: String:

OT.filter - alb prov:



alb@Genesis:22:1 @ Mbas këtyre gjërave Perëndia e vuri në provë Abrahamin dhe i tha: "Abraham!" Ai u përgjegj: "Ja ku jam".

alb@Genesis:25:27 @ Dy fëmijët u rritën dhe Esau u bë një gjahtar i sprovuar, një njeri fshatarak, ndërsa Jakobi ishte një njeri i qetë, që jetonte në çadra.

alb@Genesis:42:15 @ Ja si do të viheni në provë: ashtu siç është e vërteta që Faraoni jeton, nuk do të dilni këtej para se vëllai juaj më i vogël të vijë këtu.

alb@Genesis:42:16 @ Dërgoni njerin prej jush të marrë vëllanë tuaj; dhe ju do të qëndroni këtu në burg, që fjalët tuaja të provohen dhe të shihet nëse thoni të vërtetën; për ndryshe, ashtu siç është e vërtetë që Faraoni jeton, ju jeni spiunë!".

alb@Genesis:42:33 @ Por ai njeri, zoti i vendit, na tha: "Nga kjo do të provoj nëse jeni njerëz të ndershëm: lini pranë meje një prej vëllezërve tuaj, merrni me vete ushqime për familjen tuaj që po vdes nga uria dhe shkoni;

alb@Genesis:42:34 @ pastaj më sillni vëllanë tuaj më të vogël. Kështu do të provoj që nuk jeni spiunë, por njerëz të ndershëm; unë do t`ju kthej vëllanë tuaj dhe ju do të keni mundësi të bëni tregëti këtu"".

alb@Genesis:49:23 @ Harkëtarët e kanë provokuar, i kanë hedhur shigjeta, e kanë ndjekur;

alb@Exodus:15:25 @ Kështu ai i bërtiti Zotit; dhe Zoti i tregoi një dru; ai e hodhi atë në ujë, dhe ujërat u bënë të ëmbla. Atje Zoti i dha popullit një ligj dhe një dekret, dhe e vuri kështu popullin në provë,

alb@Exodus:16:4 @ Zoti i tha Moisiut: "Ja, unë do të bëj që të bjerë manë mbi juve nga qielli; dhe populli do të dalë çdo ditë për të mbledhur racionin e ditës, sepse unë dua ta vë në provë për të parë në se do të ecë ose jo simbas ligjit tim.

alb@Exodus:20:20 @ Moisiu i tha popullit: "Mos u trembni, sepse Perëndia erdhi që t`ju provojë, dhe me qëllim që frika e tij të jetë gjithmonë para jush, dhe kështu të mos mëkatoni".

alb@Exodus:22:13 @ Në qoftë se kafsha është shqyer, do ta çojë si provë, dhe nuk do të jetë i detyruar të dëmshpërblejë kafshën e shqyer.

alb@Deuteronomy:2:5 @ mos i provokoni, sepse nuk do t`ju jap asgjë nga vendi i tyre, as aq sa mund të shkelë një këmbë, sepse malin e Seirit ia kam dhënë Ezaut, si pronë të tij.

alb@Deuteronomy:4:34 @ A ka pasur vallë ndonjë Perëndi që ka provuar të shkojë e të marrë për vete një komb në mes të një kombi tjetër me anë provash, shenjash, mrekullish dhe betejash, me dorë të fuqishme, me krahë të shtrirë dhe me ankthe të mëdha terrori, siç bëri për ju Zoti, Perëndia juaj, në Egjipt para syve tuaj?

alb@Deuteronomy:7:19 @ kujto provat e mëdha që pe me sytë e tu, shenjat dhe mrekullitë e dorës së fuqishme dhe të krahut të shtrirë me të cilët Zoti, Perëndia yt, të nxori nga Egjipti; kështu do të veprojë Zoti, Perëndia yt, me të gjithë popujt nga të cilët ke frikë.

alb@Deuteronomy:8:2 @ Kujto gjithë rrugën që Zoti, Perëndia yt, të ka bërë të përshkosh në këtë dyzetë vjet në shkretëtirë që ti të ulësh kokën dhe të vihesh në provë, për të ditur çfarë kishte në zemrën tënde dhe në se do të respektoje apo jo urdhërimet e tij.

alb@Deuteronomy:8:3 @ Kështu, pra, ai të bëri të ulesh kokën, të provosh urinë, pastaj të ka ushqyer me manna që ti nuk e njihje dhe as etërit e tu s`e kishin njohur kurrë, me qellim që ti të kuptosh se njeriu nuk rron vetëm me bukë, por rron me çdo fjalë që del nga goja e Zotit.

alb@Deuteronomy:8:16 @ dhe që në shkretëtirë të ka ushqyer me manë të cilën etërit e tu nuk e njihnin, për të të përulur dhe për të të vënë në provë dhe së fundi për të të bërë të mirë.

alb@Deuteronomy:9:7 @ Kujtohu dhe mos harro si e ke provokuar zemërimin e Zotit, Perëndisë tënd, në shkretëtirë. Prej ditës që keni dalë nga vendi i Egjiptit, deri në arritjen në këtë vend, keni mbajtur një qëndrim prej rebeli, ndaj Zotit.

alb@Deuteronomy:9:8 @ Edhe në Horeb provokuat zemërimin e Zotit; dhe Zoti u zemërua kundër jush aq sa donte t`ju shkatërronte.

alb@Deuteronomy:9:18 @ Pastaj u shtriva përpara Zotit, si herën e parë, dyzet ditë dhe dyzet net me radhë; nuk hëngra bukë as piva ujë për shkak të mëkateve që kishit kryer, duke bërë atë që është e keqe për sytë e Zotit, për të provokuar zemërimin e tij.

alb@Deuteronomy:9:22 @ Edhe në Taberah, në Masa dhe në Kibroth-Atavah ju provokuat zemërimin e Zotit.

alb@Deuteronomy:13:3 @ ti nuk do të dëgjosh fjalët e këtij profeti apo të këtij ëndërrimtari, sepse Zoti, Perëndia juaj, ju vë në provë për të ditur në se e doni Zotin, Perëndinë tuaj, me gjithë zemër dhe me gjithë shpirt.

alb@Deuteronomy:26:14 @ Nuk i hëngra gjatë zisë sime, nuk mora prej tyre kur isha i papastër dhe nuk ua ofrova të vdekurve; iu binda zërit të Zotit, Perëndisë tim, dhe veprova në bazë të të gjitha gjërave që më ke urdhërar.

alb@Deuteronomy:28:37 @ dhe do të bëhesh objekt habie, proverbi dhe talljeje në mes tërë popujve pranë të cilëve do të të çojë Zoti.

alb@Deuteronomy:31:29 @ Sepse unë e di që, mbas vdekjes sime, do të korruptoheni plotësisht dhe do të largoheni nga rruga që ju kam urdhëruar, dhe ditët e fundit do të goditeni nga fatkeqësia, sepse keni për të bërë atë që është e keqe për sytë e Zotit, duke provokuar indinjatën e tij me veprën e duarve tuaja".

alb@Deuteronomy:32:16 @ Ata nxitën smirën e tij me perëndi të huaja, provokuan zemërimin e tij me veprime të neveritshme.

alb@Deuteronomy:32:19 @ Por Zoti e pa këtë dhe i hodhi poshtë, për shkak të provokimit të bijve të tij dhe të bijave të tij,

alb@Deuteronomy:32:21 @ Ata më kanë bërë ziliqar me atë që nuk është Perëndi, kanë provokuar zemërimin tim me idhujt e tyre të kotë; dhe unë do t`i bëj ziliqarë me njerëz që nuk janë një popull, do të ngacmoj smirën e tyre me një komb që s`është në vete.

alb@Deuteronomy:32:27 @ por i trembem provokimit të armikut, sepse kundërshtarët e tyre, duke interpretuar keq situatën, mund të thonë: "Triumfoi dora jonë dhe jo Zoti i cili ka bërë tërë këto gjëra!".

alb@Deuteronomy:33:8 @ Pastaj për Levin tha: "Thumimët dhe Urimët e tu i përkasin njeriut tënd besimtar, që ti provove në Masa dhe me të cilin je grindur në ujërat e Meribës.

alb@Judges:2:12 @ ata braktisën Zotin, Perëndinë e etërve të tyre, i cili i kishte nxjerrë nga Egjipti, dhe adhuruan perëndi të tjera ndërmjet perëndive të popujve që i rrethonin, ranë përmbys para tyre dhe kështu provokuan zemërimin e Zotit;

alb@Judges:2:22 @ kështu me anë tyre do të vë në provë Izraelin për të parë në se do t`i përmbahen rrugës së Zotit dhe do të ecin në të siç bënë etërit e tyre, ose jo".

alb@Judges:3:1 @ Këto janë kombet që Zoti la me qëllim që me anë të tyre të vinte në provë Izraelin, domethënë tërë ata që nuk kishin njohur luftërat e Kanaanit:

alb@Judges:3:4 @ Këto kombe u lanë për të vënë në provë Izraelin, për të parë në se ata do t`u bindeshin urdhërimeve që Zoti u kishte dhënë etërve të tyre me anë të Moisiut.

alb@Judges:6:39 @ Por Gedeoni i tha akoma Perëndisë: Mos u ndeztë zemërimi yt kundër meje; unë do të flas edhe një herë. Më lër ta bëj provën edhe një herë tjetër vetëm. Le të mbetet i thatë vetëm gëzofi dhe të ketë vesë mbi të gjithë vendin rreth e qark".

alb@Judges:7:4 @ Zoti i tha Gedeonit: "Njerëzit janë përsëri shumë; bëji të zbresin në ujë dhe atje do t`i vë në provë për ty. Ai për të cilin do të them: "Ky të vijë me ty", ka për të ardhur me ty; dhe ai për të cilin do të them: "Ky mos të vijë me ty, nuk ka për të ardhur".

alb@1Samuel:10:13 @ Pastaj një vendas u përgjegj, duke thënë: "Po kush është ati i tyre?". Për këtë arësye u bë proverb thënia: "Éshtë edhe Sauli midis prefetëve?".

alb@1Samuel:14:44 @ Atëherë Sauli i tha Jonathanit: "Më trego ç`ke bërë". Jonathani i tha: "Kam provuar pak mjaltë me majën e bastunit që kisha në dorë; ja, ku jam, kam për të vdekur!".

alb@1Samuel:17:26 @ Njerëzit e Izraelit thonin: "E keni parë këtë njeri që shkon përpara? Ai shkon përpara për të vënë në provë sedrën e Izraelit. Ai që do ta vrasë, kushdo qoftë, do të shpërblehet me pasuri të mëdha nga mbreti, ky do t`i japë për grua të bijën dhe do të përjashtojë nga çdo haraç shtëpinë e atit të tij në Izrael".

alb@1Samuel:24:14 @ Ashtu si thotë proverbi i lashtë: "Ligësia vjen nga të liqtë". Por unë nuk do ta shtrij dorën time kundër teje.

alb@1Kings:4:33 @ Shqiptoi tre mijë proverba dhe kantikët e tij qenë një mijë e pesëqind.

alb@1Kings:10:2 @ Kur mbretëresha e Shebës dëgjoi të flitet për diturinë e Salomonit për shkak të emrit të Zotit, erdhi ta vërë në provë me anë pyetjesh të vështira.

alb@1Kings:14:10 @ ti ke vepruar më keq nga të gjithë ata që qenë para teje, sepse ke arritur të sajosh perëndi të tjera dhe shëmbëlltyra me derdhje për të provokuar zemërimin tim, dhe më ke hedhur prapa krahëve.

alb@1Kings:16:3 @ "Të kam ngritur nga pluhuri dhe të kam bërë princ të popullit tim Izraelit, por ti ke ndjekur rrugën e Jeroboamit dhe ke bërë të mëkatojë popullin tim të Izraelit, duke provokuar zemërimin tim me mëkatet e tij;

alb@1Kings:16:34 @ Ashabi bëri edhe një Asherah; Ashabi provokoi zemërimin e Zotit, Perëndisë të Izraelit, më tepër se gjithë etërit e Izraelit që e kishin paraprirë.

alb@2Kings:4:41 @ Pastaj ua zbrazën supën burrave që ta hanin, por ata e provuan dhe thanë: "Vdekja është në kusi, o njeri i Perëndisë", dhe nuk mundën ta hanë.

alb@2Kings:23:27 @ Megjithatë Zoti nuk e fashiti zemërimin e tij të zjarrtë që e kishte përfshirë kundër Judës, për shkak të gjithë provokimeve të kryera nga Manasi.

alb@1Chronicles:29:18 @ Unë e di, o Perëndia im, që ti provon zemrën dhe gëzohesh kur sheh sjelljen e drejtë

alb@2Chronicles:9:2 @ Kur mbretëresha e Shebës dëgjoi të flitet për famën e Salomonit, ajo vajti në Jeruzalem për ta vënë në provë Salomonin me pyetje të vështira, e shoqëruar nga shumë njerëz, me deve të ngarkuara me

alb@2Chronicles:32:32 @ Por kur krerët e Babilonisë i dërguan lajmëtarë për t`u informuar për mrekullinë që kishte ndodhur në vend, Perëndia e braktisi për ta vënë në provë e për të njohur gjithçka që ishte në zemrën e tij.

alb@2Chronicles:33:7 @ I kaloi bijtë e tij nëpër zjarr në luginën e birit të Hinomit; përdori magjinë, shortarinë, dhe shtrigërinë, dhe konsultoi mediumet dhe magjistarët. Bëri plotësisht atë që është e keqe në sytë e Zotit, duke provokuar zemërimin e tij.

alb@2Chronicles:34:26 @ Duke qenë se më kanë braktisur dhe u kanë ofruar temjan perëndive të tjera për të provokuar zemërimin tim me të gjitha veprat e duarve të tyre, zemërimi im do të bjerë mbi këtë vend dhe nuk do të shuhet".

alb@Ezra:2:1 @ Këta janë njerëzit e provincës që u kthyen nga robëria, midis atyre që Nebukadnetsari, mbret i Babilonisë, kishte çuar në robëri në Babiloni, dhe që u kthyen në Jeruzalem dhe në Judë, secili në qytetin e tij.

alb@Ezra:2:59 @ Këta qenë ata që u kthyen nga Tel-Melahu, nga Tel-Harsha, nga Kerub-Adani dhe nga Imeri; por ata nuk qenë në gjendje të tregonin shtëpinë e tyre atërore dhe pasardhësit e tyre, për të provuar në se ishin nga Izraeli;

alb@Ezra:4:15 @ me qëllim që të bëhen kërkime në librin e kujtimeve të etërve të tu; dhe në librin e kujtimeve do të gjesh dhe do të mësosh që ky qytet është një qytet rebel, shumë i rrezikshëm për mbretërit dhe për provincat, dhe se aty nxiten rebelime që nga kohët e lashta. Për këtë arësye qyteti u shkatërrua.

alb@Ezra:5:12 @ Duke qenë se etërit tanë kanë provokuar zemërimin e Perëndisë të qiellit, ai i dha në duart e Nebukadnetsarit, mbretit të Babilonisë, Kaldeasit, i cili e shkatërroi këtë tempull dhe e internoi popullin në Babiloni

alb@Ezra:6:2 @ dhe në Ahmetha, në kështjellën që është në provincën e Medisë, u gjet një rrotull, dhe në të një dokument të shkruar kështu:

alb@Nehemiah:4:5 @ Mos e mbulo paudhësinë e tyre dhe mos lejo që mëkati i tyre të fshihet para teje, sepse kanë provokuar zemërimin tënd para ndërtuesve".

alb@Nehemiah:5:15 @ Ndërsa qeveritarët e mëparshëm që më kishin paraprirë e kishin rënduar popullin duke marrë bukë dhe verë, dhe përveç kësaj dyzet sikla argjendi. Madje edhe shërbëtorët e tyre silleshin si zotër me popullin, por unë nuk veprova kështu, sepse kisha frikë nga Perëndia.

alb@Nehemiah:11:3 @ Këta janë krerët e provincës që u vendosën në Jeruzalem, (por në qytetet e Judës secili u vendos në pronën e vet, në qytetin e vet: Izraelitët, priftërinjtë, Levitët, Nethinejtë, dhe bijtë e shërbëtorëve të Salomonit).

alb@Esther:2:23 @ U bënë hetime dhe u provua se gjëja ishte e vërtetë, të dy eunukët u varën në trekëmbësh; pastaj kjo ngjarje u regjistrua në librin e Kronikave, në prani të mbretit.

alb@Job:4:2 @ "A do të të bezdiste ndokush në rast se do të provonte të të fliste? Por kush mund t`i ndalë fjalët?

alb@Job:6:25 @ Sa të frytshme janë fjalët e drejta! Por çfarë provojnë argumentet tuaja?

alb@Job:7:18 @ dhe ta vizitosh çdo mëngjes duke e vënë në provë në çdo çast?

alb@Job:9:20 @ Edhe sikur të isha i drejtë, vetë të folurit tim do të më dënonte; edhe sikur të isha i ndershëm, ai do të provonte se jam i çoroditur

alb@Job:10:12 @ Më ke dhënë jetë dhe dashamirësi, dhe providenca jote është kujdesur për frymën time,

alb@Job:12:6 @ Çadrat e cubave përkundrazi janë të qeta dhe e ndjejnë veten të sigurt ata që provokojnë Perëndinë dhe që e hyjnizojnë forcën e tyre.

alb@Job:13:12 @ Thëniet tuaja moralizuese janë proverba prej hiri, argumentet tuaja më të mira nuk janë veçse argumente prej argjila.

alb@Job:19:18 @ Edhe fëmijët më përçmojnë; në rast se provoj të ngrihem, flasin kundër meje.

alb@Job:23:10 @ Por ai e njeh rrugën që unë kam marrë; sikur të më provonte, do të dilja si ari.

alb@Job:34:36 @ Le të provohet Jobi deri në fund, sepse përgjigjet e tij janë si ato të njerëzve të këqij,

alb@Job:41:10 @ Askush nuk ka aq guxim sa ta provokojë. Kush, pra, është në gjendje të qëndrojë i fortë para meje?

alb@Psalms:7:9 @ Jepi fund ligësisë së njerëzve të këqij, por vendos njeriun e drejtë, sepse ti je Perëndia i drejtë, që provon zemrat dhe mendjet.

alb@Psalms:11:5 @ Zoti vë në provë të drejtin, por shpirti i tij urren të pabesin dhe atë që do dhunën.

alb@Psalms:17:3 @ Ti e ke hetuar zemrën time, e ke vizituar natën; më ke vënë në provë dhe nuk ke gjetur asgjë; kam vendosur të mos mëkatoj me gojën time.

alb@Psalms:26:2 @ Më heto, o Zot, dhe më vër në provë; pastro me zjarr trurin dhe zemrën time.

alb@Psalms:34:8 @ Provojeni dhe shihni sa i mirë është Zoti; lum ai njeri që gjen strehë tek ai.

alb@Psalms:49:4 @ Unë do ta ndjek një proverb, do ta paraqes enigmën time me harpë.

alb@Psalms:66:10 @ Sepse ti na ke vënë në provë, o Perëndi, na ke pastruar ashtu si pastrohet argjendi.

alb@Psalms:71:20 @ Ti, që më bëre të provoj shumë fatkeqësira, të rënda, do të më japësh përsëri jetën dhe do të më bësh të ngrihem lart nga humnerat e tokës.

alb@Psalms:78:40 @ Sa herë provokuan indinjatën e tij në shkretëtirë dhe e hidhëruar në vetmi!

alb@Psalms:78:41 @ Po, ata iu drejtuan Perëndisë shumë herë dhe përsëri e provokuan të Shenjtin e Izraelit.

alb@Psalms:78:56 @ Por ata u orvatën dhe provokuan indinjatën e Perëndisë shumë të lartë dhe nuk respektuan statutet e tij.

alb@Psalms:78:58 @ provokuan zemërimin e tij me vendet e tyre të larta dhe e bënë ziliqar me skulpturat e tyre.

alb@Psalms:81:7 @ Kur ishe keq ti më klithe mua dhe unë të çlirova; t`u përgjigja i fshehur në bubullimë, të vura në provë në ujërat e Meribas. (Sela)

alb@Psalms:95:9 @ ku etërit tuaj më tunduan dhe më vunë në provë, edhe pse i kishin parë veprat e mia.

alb@Psalms:105:19 @ Fjala e Zotit e vuri në provë, deri sa u plotësua ajo që kishte thënë.

alb@Psalms:106:32 @ Ata e provokuan përsëri në ujërat e Meribas, dhe Moisiu pësoi të keqen për shkak të tyre,

alb@Psalms:139:23 @ Më heto, o Perëndi, dhe njihe zemrën time; më provo dhe njihi mendimet e mia.

alb@Proverbs:1:1 @ Fjalët e urta të Salomonit, birit të Davidit, mbret i Izraelit,

alb@Proverbs:1:2 @ për të njohur diturinë dhe për të mësuar gjykimet e mënçura;

alb@Proverbs:1:3 @ për të ditur si të veprosh me urti, me drejtësi, me gjykim dhe ndershmëri,

alb@Proverbs:1:4 @ për t`u dhënë shkathtësi njerëzve të thjeshtë, njohje dhe reflektim të riut.

alb@Proverbs:1:5 @ I urti do të dëgjojë dhe do të rritë diturinë e tij; njeriu i zgjuar do të përfitojë këshilla të urta,

alb@Proverbs:1:6 @ për të kuptuar një sentencë dhe një enigmë, fjalët e të urtëve dhe thëniet e tyre të errëta.

alb@Proverbs:1:7 @ Frika e Zotit është fillimi i njohjes; por njerëzit e pamend përçmojnë diturinë dhe arsimin.

alb@Proverbs:1:8 @ Dëgjo, o biri im, mësimet e atit tënd dhe mos i lër pas dore mësimet e nënes sate,

alb@Proverbs:1:9 @ sepse janë një nur që zbukuron kokën tënde dhe një stoli në qafën tënde.

alb@Proverbs:1:10 @ Biri im, në qoftë se mëkatarët duan të të mashtrojnë, mos prano,

alb@Proverbs:1:11 @ në qoftë se thonë: "Eja me ne; kemi ngritur një pritë për të derdhur gjak; i ngritëm gracka të pafajmit pa ndonjë shkak;

alb@Proverbs:1:12 @ le t`i kapërdimë të gjallë, ashtu si Sheoli, tërësisht si ata që zbresin në gropë;

alb@Proverbs:1:13 @ ne do të gjejmë lloj-lloj pasurish të çmueshme, do t`i mbushim shtëpitë tona me plaçka;

alb@Proverbs:1:14 @ ti do ta hedhësh në short pjesën tënde me ne, dhe të gjithë ne do të kemi një qese të vetme";

alb@Proverbs:1:15 @ biri im, mos shko me ta në po atë rrugë, ndale hapin nga shtegu i tyre,

alb@Proverbs:1:16 @ sepse këmbët e tyre turren drejt së keqes dhe ata nxitojnë të derdhin gjak.

alb@Proverbs:1:17 @ Shtrihet më kot rrjeta përpara çdo lloji zogjsh;

alb@Proverbs:1:18 @ por këta kurdisin prita kundër gjakut të vet dhe ngrenë kurthe kundër vetë jetës së tyre.

alb@Proverbs:1:19 @ Të tilla janë rrugët e çdo njeriu të etur për pasuri; ajo ia heq jetën atyre që e kanë.

alb@Proverbs:1:20 @ Dituria bërtet nëpër rrugë, zëri i saj dëgjohet nëpër sheshe;

alb@Proverbs:1:21 @ ajo thërret në vendet ku ka turma dhe ligjëron në hyrje të portave të qytetit;

alb@Proverbs:1:22 @ "Deri kur, o njerëz të thjeshtë, do t`ju pëlqejë thjeshtësia dhe tallësit do të kënaqen duke u tallur dhe budallenjtë do të urrejnë dijen?

alb@Proverbs:1:23 @ Ejani në vete nga qortimi im; ja, unë do të derdh mbi ju Frymën time dhe do t`ju bëj të njohura fjalët e mia.

alb@Proverbs:1:24 @ Sepse unë thirra dhe ju nuk keni dashur, shtriva dorën time dhe askush prej jush nuk i kushtoi vëmendje,

alb@Proverbs:1:25 @ përkundrazi hodhët poshtë të gjitha këshillat e mia dhe nuk pranuat ndreqjen time,

alb@Proverbs:1:26 @ edhe unë do të qesh me fatkeqësinë tuaj, do të tallem kur të vijë ajo që ju druani,

alb@Proverbs:1:27 @ kur ajo që druani të vijë si një furtunë, dhe fatkeqësia juaj të vijë si një stuhi, kur t`ju mbulojnë fatkeqësia dhe ankthi.

alb@Proverbs:1:28 @ Atëherë ata do të më thërrasin mua, por unë nuk do të përgjigjem; do të më kërkojnë me kujdes, por nuk do të më gjejnë.

alb@Proverbs:1:29 @ Sepse kanë urryer dijen dhe nuk kanë zgjedhur frikën e Zotit,

alb@Proverbs:1:30 @ nuk kanë dashur të pranojnë këshillën time dhe kanë përbuzur të gjitha qortimet e mia.

alb@Proverbs:1:31 @ Prandaj do të hanë frytin e sjelljes së tyre dhe do të ngopen me këshillat e tyre.

alb@Proverbs:1:32 @ Sepse përdalja e njerëzve të thjeshtë i vret dhe qetësia e rreme e budallenjve i zhduk;

alb@Proverbs:1:33 @ por ai që më dëgjon do të banojë një vend të sigurt, do të jetë me të vërtetë i qetë, pa frikë nga çfarëdo e keqe".

alb@Proverbs:2:1 @ Biri im, në rast se pranon fjalët e mia dhe i quan thesar urdhërimet e mia,

alb@Proverbs:2:2 @ duke i vënë veshin diturisë dhe duke e prirur zemrën ndaj arsyes;

alb@Proverbs:2:3 @ po, në rast se kërkon me ngulm gjykimin dhe ngre zërin për të siguruar mirëkuptim,

alb@Proverbs:2:4 @ në rast se e kërkon si argjendin dhe fillon të rrëmosh si për një thesar të fshehur,

alb@Proverbs:2:5 @ atëherë do të ndjesh frikën e Zotit dhe ke për të gjetur kuptimin e Perëndisë.

alb@Proverbs:2:6 @ Sepse Zoti jep diturinë; nga goja e tij rrjedhin njohuria dhe arsyeja.

alb@Proverbs:2:7 @ Ai mban rezervë për njerëzit e drejtë një ndihmë të fuqishme, një mburojë për ata që ecin me ndershmëri

alb@Proverbs:2:8 @ për të mbrojtur shtigjet e drejtësisë dhe për të ruajtur rrugën e shenjtorëve të tij.

alb@Proverbs:2:9 @ Atëherë do të kuptosh drejtësinë, barazinë, ndershmërinë dhe tërë rrugët e së mirës.

alb@Proverbs:2:10 @ Kur dituria të të hyjë në zemër, edhe njohja do të jetë e këndshme për shpirtin tënd,

alb@Proverbs:2:11 @ të menduarit do të kujdeset për ty dhe gjykimi do të të mbrojë,

alb@Proverbs:2:12 @ për të të çliruar nga rruga e keqe, nga njerëzit që flasin për gjëra të këqija,

alb@Proverbs:2:13 @ nga ata që braktisin shtigjet e ndershmërisë për të ecur në rrugët e territ,

alb@Proverbs:2:14 @ që gëzohen kur bëjnë të keqen dhe ndjejnë kënaqësi në çoroditjet e njeriut të keq,

alb@Proverbs:2:15 @ shtigjet e të cilit janë të shtrembëra dhe rrugët dredha-dredha,

alb@Proverbs:2:16 @ për të të shpëtuar nga gruaja që ka shkelur kurorën, nga gruaja e huaj që përdor fjalë mikluese,

alb@Proverbs:2:17 @ që ka braktisur shokun e rinisë së saj dhe ka harruar marrëveshjen e lidhur me Perëndinë.

alb@Proverbs:2:18 @ Sepse shtëpia e saj zbret drejt vdekjes dhe shtigjet e saj drejt të vdekurve.

alb@Proverbs:2:19 @ Asnjë prej atyre që shkojnë tek ajo nuk kthehet, asnjë nuk i arrin shtigjet e jetës.

alb@Proverbs:2:20 @ Kështu do të mund të ecësh në rrugën e të mirëve dhe do të mbetesh në shtigjet e të drejtëve.

alb@Proverbs:2:21 @ Sepse njerëzit e drejtë do të banojnë tokën dhe ata të ndershëm do të qëndrojnë aty;

alb@Proverbs:2:22 @ por të pabesët do të shfarosen nga toka dhe shkelësit do të hiqen prej saj.

alb@Proverbs:3:1 @ Biri im, mos harro mësimet e mia dhe zemra jote le të ruajë urdhërimet e mia,

alb@Proverbs:3:2 @ sepse do të të shtohen ditë të gjata, vite jete dhe paqeje.

alb@Proverbs:3:3 @ Mirësia dhe e vërteta mos të lënçin kurrë; lidhi rreth qafës, shkruaji mbi tabelën e zemrës sate;

alb@Proverbs:3:4 @ do të gjesh kështu hir dhe arsye në sytë e Perëndisë dhe të njerëzve.

alb@Proverbs:3:5 @ Ki besim tek Zoti me gjithë zemër dhe mos u mbështet në gjykimin tënd;

alb@Proverbs:3:6 @ pranoje në të gjitha rrugët e tua, dhe ai do të drejtojë shtigjet e tua.

alb@Proverbs:3:7 @ Mos e mbaj veten të ditur në sytë e tu, ki frikë nga Zoti dhe hiq dorë nga e keqja;

alb@Proverbs:3:8 @ kjo do të jetë shërim për nervat e tua dhe freskim për kockat e tua.

alb@Proverbs:3:9 @ Ndero Zotin me pasurinë tënde dhe me prodhimet e para të çdo të ardhure që ke;

alb@Proverbs:3:10 @ hambarët e tu të grurit do të jenë plot e përplot dhe vozat e tua do të gufojnë me musht

alb@Proverbs:3:11 @ Biri im, mos e përçmo ndëshkimin e Zotit dhe mos urre qortimin e tij,

alb@Proverbs:3:12 @ sepse Zoti qorton atë që do, si një baba djalin që atij i pëlqen.

alb@Proverbs:3:13 @ Lum ai njeri që ka gjetur diturinë dhe njeriu që ka përftuar arsyen.

alb@Proverbs:3:14 @ Sepse fitimi i tij është më i mirë se fitimi i argjendit dhe fryti i tij vlen më tepër se ari i kulluar.

alb@Proverbs:3:15 @ Ajo është më e çmuar se perlat dhe mbarë gjërat më të këndshme nuk mund të barazohen me të.

alb@Proverbs:3:16 @ Gjatësia e jetës është në të djathtë të saj, pasuria dhe lavdia në të majtë të saj.

alb@Proverbs:3:17 @ Rrugët e saj janë rrugë të kënaqshme dhe në të tërë shtigjet e saj mbretëron paqja.

alb@Proverbs:3:18 @ Ajo është një dru i jetës për ata që e kapin dhe lum ata që mbahen fort atje.

alb@Proverbs:3:19 @ Me diturinë Zoti krijoi tokën dhe me zgjuarësinë i bëri të qëndrueshëm qiejtë.

alb@Proverbs:3:20 @ Me diturinë e tij u hapën humnerat dhe retë japin vesë.

alb@Proverbs:3:21 @ Biri im, këto gjëra mos u largofshin kurrë nga sytë e tu. Mbaje diturinë dhe të menduarit.

alb@Proverbs:3:22 @ Ato do të jenë jetë për shpirtin tënd dhe një zbukurim në qafën tënde.

alb@Proverbs:3:23 @ Atëherë do të ecësh i sigurt në rrugën tënde dhe këmba jote nuk do të pengohet.

alb@Proverbs:3:24 @ Kur do të biesh për të fjetur, nuk do të kesh frikë; po, do të biesh dhe gjumi yt do të jetë i ëmbël.

alb@Proverbs:3:25 @ Nuk do të druash llahtarën e papritur, as shkatërrimin e të pabesëve kur do të ndodhë,

alb@Proverbs:3:26 @ sepse Zoti do të jetë pranë teje dhe do të pengojë që këmba jote të kapet në ndonjë lak.

alb@Proverbs:3:27 @ Mos i refuzo të mirën atij që i takon, kur e ke në dorë ta bësh.

alb@Proverbs:3:28 @ Mos i thuaj të afërmit tënd: "Shko dhe kthehu; do të të jap nesër", kur e ke me vete gjënë e nevojshme.

alb@Proverbs:3:29 @ Mos kurdis asnjë të keqe kundër të afërmit tënd, ndërsa ai banon me besim bashkë me ty.

alb@Proverbs:3:30 @ Mos bëj padi kundër askujt pa shkak; po të jetë se nuk të ka bërë asnjë të keqe.

alb@Proverbs:3:31 @ Mos ki zili njeriun e dhunshëm dhe mos zgjidh asnjë nga rrugët e tij,

alb@Proverbs:3:32 @ sepse Zoti e neverit njeriun e çoroditur, por këshilla e tij është për njerëzit e ndershëm.

alb@Proverbs:3:33 @ Mallkimi i Zotit është në shtëpinë e të pabesit, por ai bekon banesën e të drejtëve.

alb@Proverbs:3:34 @ Me siguri ai tallet me tallësit, por i fal të përvuajturit.

alb@Proverbs:3:35 @ Njerëzit e urtë do të trashëgojnë lavdinë, por poshtërsia do të jetë trashëgimia e atyre që nuk kanë mend.

alb@Proverbs:4:1 @ Dëgjoni, o bij, mësimet e një ati dhe tregoni kujdes që të mësoni të gjykoni,

alb@Proverbs:4:2 @ sepse ju jap një doktrinë të mirë; mos braktisni ligjin tim.

alb@Proverbs:4:3 @ Kur isha ende fëmijë pranë atit tim, njomëzak dhe i dashur në sytë e nënes sime,

alb@Proverbs:4:4 @ ai më mësonte dhe më thoshte: "Zemra jote të kujtojë fjalët e mia; ruaji urdhërimet e mia dhe do të jetosh.

alb@Proverbs:4:5 @ Fito dituri, fito gjykim; mos i harro fjalët e gojës sime dhe mos u largo prej tyre;

alb@Proverbs:4:6 @ mos e braktis diturinë dhe ajo do të të mbrojë; duaje, sepse ajo do të të ndihmojë.

alb@Proverbs:4:7 @ Dituria është gjëja më e rëndësishme; prandaj fito diturinë. Edhe sikur të humbasësh ato që ke, fito diturinë.

alb@Proverbs:4:8 @ Përlëvdoje dhe ajo do të të lartësojë, ajo do të të japë lavdi, po qe se ti e përvehtëson.

alb@Proverbs:4:9 @ Ajo do të të vërë mbi kokën tënde një stoli prej nuri, do të të rrethojë me një kurorë lavdie".

alb@Proverbs:4:10 @ Dëgjo, biri im, pranoji fjalët e mia dhe vitet e jetës sate do të shumohen

alb@Proverbs:4:11 @ Të kam mësuar në rrugën e diturisë, të kam udhëhequr nëpër shtigjet e ndershmërisë.

alb@Proverbs:4:12 @ Kur do të ecësh, hapat e tua nuk do të pengohen; kur do të vraposh, nuk do të pengohesh.

alb@Proverbs:4:13 @ Rroke mirë këtë mësim, mos e lër që të shkojë kot; ruaje, sepse ai është jeta jote.

alb@Proverbs:4:14 @ Mos hyr në shtegun e të pabesëve dhe mos ec në rrugën e njerëzve të këqij;

alb@Proverbs:4:15 @ evitoje atë, mos kalo nëpër të; largoju prej saj dhe shko tutje.

alb@Proverbs:4:16 @ Sepse ata nuk mund të flenë, po të mos kenë bërë të keqen; gjumi i tyre zhduket po të jetë se nuk kanë rrëzuar dikë;

alb@Proverbs:4:17 @ ata hanë bukën e paudhësisë dhe pinë verën e dhunës.

alb@Proverbs:4:18 @ Por shtegu i të drejtëve është si drita e agimit, që shkëlqen gjithnjë e më mirë deri sa të bëhet ditë e plotë.

alb@Proverbs:4:19 @ Rruga e të pabesëve është si terri; ata nuk shohin atë që do t`i rrëzojë.

alb@Proverbs:4:20 @ Biri im, trego kujdes për fjalët e mia, dëgjo thëniet e mia;

alb@Proverbs:4:21 @ mos u largofshin kurrë nga sytë e tu, ruaji në qendër të zemrës sate;

alb@Proverbs:4:22 @ sepse janë jetë për ata që i gjejnë, shërim për të gjithë trupin e tyre.

alb@Proverbs:4:23 @ Ruaje zemrën tënde me shumë kujdes, sepse nga ajo dalin burimet jetës.

alb@Proverbs:4:24 @ Hiq dorë nga e folura me hile dhe largo prej teje buzët e çoroditura.

alb@Proverbs:4:25 @ Sytë e tu le të shohin drejt dhe qepallat e tua të synojnë drejt para teje.

alb@Proverbs:4:26 @ Sheshoje shtegun e këmbëve të tua, dhe të gjitha rrugët e tua qofshin të caktuara mirë.

alb@Proverbs:4:27 @ Mos u shmang as në të djathtë as në të majtë; tërhiqe këmbën tënde nga e keqja.

alb@Proverbs:5:1 @ Biri im, ki kujdes për diturinë time, vëri veshin arsyetimit tim,

alb@Proverbs:5:2 @ me qëllim që ti të ruash gjykimin dhe buzët e tua të fiksojnë diturinë.

alb@Proverbs:5:3 @ Sepse buzët e gruas që shkel kurorën nxjerrin mjaltë dhe goja e saj është më e butë se vaji;

alb@Proverbs:5:4 @ por në fund ajo është e hidhur si pelini, e mprehtë si një shpatë me dy presa.

alb@Proverbs:5:5 @ Këmbët e saj zbresin drejt vdekjes, hapat e saj çojnë drejtpërdrejt në Sheol.

alb@Proverbs:5:6 @ Ajo nuk ecën në shtegun e jetës, por ti nuk i jep rëndësi kësaj gjëje; rrugët e saj janë të gabuara, por ti nuk e kupton.

alb@Proverbs:5:7 @ Prandaj tani, bij të mi, më dëgjoni dhe mos u largoni nga fjalët e gojës sime.

alb@Proverbs:5:8 @ Mbaje larg prej saj rrugën tënde dhe mos iu afro portës së shtëpisë së saj,

alb@Proverbs:5:9 @ për të mos ua dhënë të tjerëve fuqinë tënde dhe vitet e tua dikujt që nuk ka mëshirë.

alb@Proverbs:5:10 @ Me qëllim që të huajt të mos ngopen me pasurinë tënde, dhe mundi yt të mos shkojë në shtëpinë e një të huaji,

alb@Proverbs:5:11 @ dhe të mos rënkosh kur do të të vijë fundi, kur mishi dhe trupi yt do të jenë të konsumuar,

alb@Proverbs:5:12 @ dhe të thuash: "Vallë si urreva mësimin, dhe si e ka përçmuar qortimin zemra ime?

alb@Proverbs:5:13 @ Nuk dëgjova zërin e atyre që më mësonin dhe nuk ua vura veshin atyre që më udhëzonin.

alb@Proverbs:5:14 @ U ndodha pothuajse në një të keqe të plotë në mes të turmës dhe të kuvendit".

alb@Proverbs:5:15 @ Pi ujin e sternës sate dhe ujin e rrjedhshëm të pusit tënd.

alb@Proverbs:5:16 @ A duhet burimet e tua të derdhen jashtë, si rrëke uji nëpër rrugë?

alb@Proverbs:5:17 @ Qofshin vetëm për ty dhe jo për të huajtë bashkë me ty.

alb@Proverbs:5:18 @ Qoftë i bekuar burimi yt dhe gëzohu me nusen e rinisë sate.

alb@Proverbs:5:19 @ Drenushë e dashur dhe gazelë hirplotë, sisët e saj le të të kënaqin kurdoherë, dhe qofsh vazhdimisht i dhënë pas dashurisë që ke për të.

alb@Proverbs:5:20 @ Pse vallë, biri im, të biesh në dashuri me një grua që ka shkelur kurorën dhe të rrokësh gjirin e një të huaje?

alb@Proverbs:5:21 @ Sepse rrugët e njeriut janë gjithnjë përpara syve të Zotit, dhe ai vëzhgon të gjitha shtigjet e tij.

alb@Proverbs:5:22 @ I pabesi zihet nga vetë paudhësitë e tij dhe mbahet nga litarët e mëkatit të tij.

alb@Proverbs:5:23 @ Ai ka për të vdekur sepse nuk korrigjohet dhe do të zhduket për shkak të marrëzisë së tij.

alb@Proverbs:6:1 @ Biri im, në qoftë se je bërë garant për të afërmin tënd, në rast se ke dhënë dorën si garanci për një të huaj,

alb@Proverbs:6:2 @ je zënë në lakun e fjalëve të gojës sate, je zënë nga fjalët e gojës sate.

alb@Proverbs:6:3 @ Bëj këtë, pra, biri im, dhe shpengohu, sepse ke rënë në duart e të afërmit tënd. Shko, hidhu në këmbët e tij dhe ngul këmbë me të madhe te i afërmi yt.

alb@Proverbs:6:4 @ Mos u jep gjumë syve të tu as çlodhje qepallave të tua;

alb@Proverbs:6:5 @ çlirohu si gazela nga dora e gjahtarit, si zogu nga dora e atij që kap zogjtë.

alb@Proverbs:6:6 @ Shko te milingona, o përtac, vër re zakonet e saj dhe bëhu i urtë.

alb@Proverbs:6:7 @ Ajo nuk ka as kryetar, as mbikëqyrës, as zot;

alb@Proverbs:6:8 @ e gjen ushqimin në verë dhe mbledh zahirenë e saj gjatë korrjes.

alb@Proverbs:6:9 @ Deri kur, o përtac, do të rrish duke fjetur? Kur do të shkundesh nga gjumi yt?

alb@Proverbs:6:10 @ Të flesh pak, të dremitësh pak, të rrish me duar në ije për t`u çlodhur,

alb@Proverbs:6:11 @ kështu varfëria jote do të vijë si një vjedhës, dhe skamja jote si një njeri i armatosur.

alb@Proverbs:6:12 @ Njeriu pa vlerë, njeriu i keq, ecën me një gojë të çoroditur;

alb@Proverbs:6:13 @ luan syrin, flet me këmbët, bën shenja me gishta;

alb@Proverbs:6:14 @ ka ligësi në zemër, kurdis vazhdimisht të keqen dhe mbjell grindje

alb@Proverbs:6:15 @ Prandaj shkatërrimi i tij do të vijë papritur, në një çast do të shkatërrohet pa rrugëdalje tjetër.

alb@Proverbs:6:16 @ Zoti i urren këto gjashtë gjëra, madje shtatë janë të neveritshme për të:

alb@Proverbs:6:17 @ sytë krenare, gjuha gënjeshtare, duart që derdhin gjak të pafajshëm,

alb@Proverbs:6:18 @ zemra që kurdis plane të këqija, këmbët që turren shpejt drejt së keqes,

alb@Proverbs:6:19 @ dëshmitari i rremë që thotë gënjeshtra dhe ai që shtie grindje midis vëllezërve.

alb@Proverbs:6:20 @ Biri im, ruaje urdhërimin e atit tënd dhe mos harro mësimet e nënës sate.

alb@Proverbs:6:21 @ Mbaji vazhdimisht të lidhura në zemrën tënde dhe fiksoji rreth qafës sate.

alb@Proverbs:6:22 @ Kur do të ecësh, do të të udhëheqin; kur të pushosh, do të të ruajnë; kur të zgjohesh, do të flasin me ty.

alb@Proverbs:6:23 @ Sepse urdhërimi është një llambë, mësimi një dritë, dhe ndreqjet e mësimit janë rruga e jetës,

alb@Proverbs:6:24 @ për të të mbrojtur nga gruaja e keqe, nga lajkat e gjuhës të gruas së huaj.

alb@Proverbs:6:25 @ Mos dëshiro në zemrën tënde bukurinë e saj dhe mos u rrëmbe nga qepallat e saj.

alb@Proverbs:6:26 @ Sepse për një prostitutë burri katandiset për një copë bukë, dhe gruaja e një tjetri gjuan shpirtin e vyer të një burri.

alb@Proverbs:6:27 @ A mund të mbajë burri një zjarr në gji të tij pa djegur rrobat e trupit?

alb@Proverbs:6:28 @ A mund të ecë burri mbi qymyr të ndezur pa djegur këmbët e tij?

alb@Proverbs:6:29 @ Në këtë gjendje është ai që shkon tek gruaja e një tjetri; kush e prek nuk do të mbetet pa u ndëshkuar.

alb@Proverbs:6:30 @ Nuk përçmohet hajduti që vjedh për të shuar urinë kur është i uritur;

alb@Proverbs:6:31 @ por në rast se kapet në faj, duhet të kthejë shtatëfishin, dhe të japë tërë pasurinë e shtëpisë së tij.

alb@Proverbs:6:32 @ Por ai që kryen një shkelje kurore me një grua është një njeri pa mend; ai që bën një gjë të tillë shkatërron jetën e tij.

alb@Proverbs:6:33 @ Do të gjejë plagë dhe përçmim, dhe turpi i tij nuk do t`i hiqet kurrë.

alb@Proverbs:6:34 @ sepse xhelozia e tërbon bashkëshortin, që do të jetë i pamëshirshëm ditën e hakmarrjes.

alb@Proverbs:6:35 @ Ai nuk do të pranojë asnjë shpërblim dhe nuk do të kënaqet, edhe sikur t`i bëjnë shumë dhurata.

alb@Proverbs:7:1 @ Biri im, ruaji fjalët e mia dhe urdhërimet e mia në veten tënde,

alb@Proverbs:7:2 @ Ruaji urdhërimet e mia dhe ke për të jetuar; ruaji mësimet e mia si bebja e syve të tu.

alb@Proverbs:7:3 @ Lidhi ndër gishta, shkruaji mbi tabelën e zemrës sate.

alb@Proverbs:7:4 @ Thuaji diturisë: "Ti je motra ime" dhe quaje "shok" gjykimin,

alb@Proverbs:7:5 @ me qëllim që të të ruajnë nga gruaja e tjetrit nga gruaja e huaj që përdor fjalë lajkatare.

alb@Proverbs:7:6 @ Nga dritarja e shtëpisë sime shikoja nëpër parmakët prej hekuri

alb@Proverbs:7:7 @ dhe pashë midis budallenjve; dallova midis të rinjve një djalë të ri që s`kishte gjykim,

alb@Proverbs:7:8 @ që kalonte nëpër rrugë pranë qoshes të gruas së huaj dhe drejtohej nga shtëpia e saj,

alb@Proverbs:7:9 @ në muzg, kur po ngryste dita, ndërsa zbriste nata e zezë dhe e errët.

alb@Proverbs:7:10 @ I doli para një grua e veshur si prostitutë dhe dinake;

alb@Proverbs:7:11 @ ajo është turbulluese dhe provokuese, dhe nuk di t`i mbajë këmbët në shtëpinë e saj;

alb@Proverbs:7:12 @ herë mbi rrugë, herë në sheshet qëndron në pritë në çdo qoshe.

alb@Proverbs:7:13 @ Kështu e zuri dhe e puthi, pastaj me paturpësi tha:

alb@Proverbs:7:14 @ "Duhet të bëja flijimet e falenderimit; pikërisht sot i plotësova zotimet e mia;

alb@Proverbs:7:15 @ prandaj të dola para që të të kërkoj dhe të gjeta.

alb@Proverbs:7:16 @ E zbukurova shtratin tim me një mbulesë si sixhade, me li të ngjyrosur nga Egjipti;

alb@Proverbs:7:17 @ e parfumova shtratin tim me mirrë, me aloe dhe me kanellë.

alb@Proverbs:7:18 @ Eja, të dehemi me dashuri deri në mëngjes, të kënaqemi në qejfe dashurie,

alb@Proverbs:7:19 @ sepse burri im nuk është në shtëpi, por ka shkuar në një udhëtim të gjatë;

alb@Proverbs:7:20 @ ka marrë me vete një thes të vogël me pare dhe do të kthehet në shtëpi vetëm kur të jetë hëna e plotë".

alb@Proverbs:7:21 @ Ajo e mashtroi me fjalë bindëse, e tërhoqi me ëmbëlsinë e buzëve të saj.

alb@Proverbs:7:22 @ Ai e ndoqi pa mëdyshje, si një ka që shkon në thertore, si një i lidhur në dënimin e budallait,

alb@Proverbs:7:23 @ deri sa një shigjetë nuk i shpon mëlçinë; ai nxiton si një zog, pa ditur që një lak është ngritur kundër jetës së tij.

alb@Proverbs:7:24 @ Prandaj, bij të mi, më dëgjoni, kushtojuni kujdes fjalëve të gojës sime.

alb@Proverbs:7:25 @ Zemra jote të mos shkojë pas rrugëve të saj, mos devijo nëpër shtigjet e saj,

alb@Proverbs:7:26 @ sepse ka rrëzuar shumë të plagosur për vdekje, dhe tërë ata që ajo ka vrarë ishin burra të fortë.

alb@Proverbs:7:27 @ Shtëpia e saj është rruga e Sheolit që zbret në thellësitë e vdekjes.

alb@Proverbs:8:1 @ A nuk bërtet vallë dituria dhe maturia a nuk e bën zërin e saj të dëgjohet?

alb@Proverbs:8:2 @ Ajo qëndron në këmbë mbi majën e lartësive, gjatë rrugës, në kryqëzimet e rrugëve;

alb@Proverbs:8:3 @ bërtet pranë portave, në hyrje të qyteteve, në prag të dyerve;

alb@Proverbs:8:4 @ "Ju drejtohem juve, o njerëz dhe zëri im u drejtohet bijve të njeriut.

alb@Proverbs:8:5 @ Kuptoni, o njerëz të thjeshtë, maturinë, dhe ju, njerëz pa mend, kini një zemër të urtë.

alb@Proverbs:8:6 @ Më dëgjoni, sepse do të flas për gjëra të rëndësishme dhe buzët e mia do të hapen për të thënë gjëra të drejta.

alb@Proverbs:8:7 @ Sepse goja ime do të shpallë të vërtetën; pabesia është e neveritshme për buzët e mia.

alb@Proverbs:8:8 @ Të gjitha fjalët e gojës sime janë të drejta, në to nuk ka asgjë të shtrembër dhe të çoroditur.

alb@Proverbs:8:9 @ Janë të gjitha të drejta për atë që ka mend dhe për ata që kanë gjetur dijen.

alb@Proverbs:8:10 @ Pranoni mësimin tim dhe jo argjendin, dijen në vend të arit të zgjedhur,

alb@Proverbs:8:11 @ sepse dituria vlen më tepër se margaritarët, të gjitha gjërat që dikush mund dikush të dëshiroje nuk barazohen me të.

alb@Proverbs:8:12 @ Unë, dituria, rri me maturinë dhe e gjej dijen në meditim.

alb@Proverbs:8:13 @ Frika e Zotit është të urresh të keqen; unë e urrej kryelartësinë, arrogancën, rrugën e keqe dhe gojën e çoroditur.

alb@Proverbs:8:14 @ Mua më takon mendimi dhe dituria e vërtetë; unë jam zgjuarsia, mua më përket forca.

alb@Proverbs:8:15 @ Nëpërmjet meje mbretërojnë mbretërit dhe princat vendosin drejtësinë.

alb@Proverbs:8:16 @ Nëpërmjet meje qeverisin krerët, fisnikët, tërë gjykatësit e tokës.

alb@Proverbs:8:17 @ Unë i dua ata që më duan, dhe ata që më kërkojnë me kujdes më gjejnë.

alb@Proverbs:8:18 @ Me mua janë pasuria dhe lavdia, pasuria që zgjat dhe drejtësia

alb@Proverbs:8:19 @ Fryti im është më i mirë se ari, po, se ari i kulluar, dhe prodhimi im më tepër se argjendi i zgjedhur.

alb@Proverbs:8:20 @ Unë eci në rrugën e drejtësisë, në mes të shtigjeve të drejtësisë,

alb@Proverbs:8:21 @ për t`i bërë ata që më duan të trashëgojnë pasurinë e vërtetë dhe për të mbushur thesaret e tyre.

alb@Proverbs:8:22 @ Zoti më zotëroi në fillim të rrugës së tij, përpara veprave të tij më të lashta.

alb@Proverbs:8:23 @ U vendosa nga amshimi, që në krye, para se toka të ekzistonte.

alb@Proverbs:8:24 @ Më prodhuan kur nuk kishte ende humnera, kur nuk kishte burime me ujë të bollshëm.

alb@Proverbs:8:25 @ Më prodhuan para se themelet e maleve të ishin përforcuar, para kodrinave,

alb@Proverbs:8:26 @ kur nuk kishte sajuar ende as tokën, as fushat dhe as plisat e para të dheut.

alb@Proverbs:8:27 @ Kur ai fiksonte qiejtë, unë isha aty; kur bënte një rreth mbi sipërfaqen e humnerës,

alb@Proverbs:8:28 @ kur i bënte të qëndrueshëm qiejtë e epërm, kur përforconte burimet e humnerës,

alb@Proverbs:8:29 @ kur i caktonte detit caqet e tij në mënyrë që ujërat të mos kalonin përtej urdhërit të tij, kur vendoste themelet e dheut,

alb@Proverbs:8:30 @ unë isha pranë tij si një arkitekt, isha çdo ditë kënaqësia e tij, duke u gëzuar çdo çast para tij;

alb@Proverbs:8:31 @ kënaqesha në pjesën e banueshme të botës dhe gjeja ëndjen time me bijtë e njerëzve.

alb@Proverbs:8:32 @ Tani, pra, më dëgjoni, o bij; lum ata që ndjekin rrugët e mia!

alb@Proverbs:8:33 @ Dëgjoni këto mësime, tregohuni të urtë dhe mos i hidhni poshtë!

alb@Proverbs:8:34 @ Lum ai njeri që më dëgjon, duke u gdhirë çdo ditë te portat e mia dhe duke ruajtur shtalkat e portave të mia.

alb@Proverbs:8:35 @ Sepse ai që më gjen, gjen jetën, dhe siguron përkrahjen e Zotit.

alb@Proverbs:8:36 @ Por ai që mëkaton kundër meje, i bën të keqe vetvetes; të gjithë ata që më urrejnë duan vdekjen".

alb@Proverbs:9:1 @ Dituria ka ndërtuar shtëpinë e saj, ka gdhendur shtatë shtyllat e saj.

alb@Proverbs:9:2 @ Ka vrarë kafshët e saj, ka përzier verën e saj dhe shtruar tryezën e saj.

alb@Proverbs:9:3 @ Ka dërguar jashtë shërbëtoret e saj; nga vendet më të larta të qytetit ajo thërret:

alb@Proverbs:9:4 @ "Ai që është budalla të vijë këtu!". Atij që i mungon gjykimi i thotë:

alb@Proverbs:9:5 @ "Ejani, hani nga buka ime dhe pini verën që kam përzier.

alb@Proverbs:9:6 @ Lëreni budallallëkun dhe do të jetoni, ecni në rrugën e arsyes".

alb@Proverbs:9:7 @ Ai që korrigjon tallësin tërheq mbi vete të shara, dhe ai që qorton të pabesin merr të shara.

alb@Proverbs:9:8 @ Mos qorto tallësin sepse ai do të të urrejë; qorto të urtin dhe ai do të të dojë.

alb@Proverbs:9:9 @ Mësoje të urtin dhe ai do të bëhet edhe më i urtë. Mësoje të drejtin dhe ai do të rritë diturinë e tij.

alb@Proverbs:9:10 @ Frika e Zotit është parimi i diturisë, dhe njohja e të Shenjtit është zgjuarsia.

alb@Proverbs:9:11 @ Sepse nëpërmjet meje do të shumohen ditët e tua dhe do të të shtohen vite jete.

alb@Proverbs:9:12 @ Në rast se je i urtë, je i urtë për veten tënde; në rast se je tallës, pasojat do t`i kesh vetëm ti.

alb@Proverbs:9:13 @ Gruaja budallaqe është zhurmëmadhe, aspak e zgjuar dhe nuk di asgjë.

alb@Proverbs:9:14 @ Rri ulur te porta e shtëpisë së saj, mbi një fron në vendet e larta të qytetit,

alb@Proverbs:9:15 @ për të ftuar ata që kalojnë nëpër rrugë, që shkojnë drejt në rrugën e tyre:

alb@Proverbs:9:16 @ "Ai që është budalla të vijë këtu!". Dhe atij që i mungon arsyeja i thotë:

alb@Proverbs:9:17 @ "Ujërat e vjedhura janë të ëmbla; buka që hahet fshehurazi është e shijshme".

alb@Proverbs:9:18 @ Por ai nuk e di që atje janë të vdekurit, që të ftuarit e saj janë në thellësinë e Sheolit.

alb@Proverbs:10:1 @ Fjalët e urta të Salomonit. Një fëmijë e urtë e gëzon të atin, por një fëmijë budalla i shkakton vuajtje nënes së vet.

alb@Proverbs:10:2 @ Thesaret e padrejtësisë nuk japin dobi, por drejtësia të çliron nga vdekja.

alb@Proverbs:10:3 @ Zoti nuk do të lejojë që i drejti të vuajë nga uria, por hedh poshtë dëshirën e të pabesëve.

alb@Proverbs:10:4 @ Kush punon me dorë përtace varfërohet, por dora e njerëzve të zellshëm të bën të pasurohesh.

alb@Proverbs:10:5 @ Ai që mbledh gjatë verës është një bir i matur, por ai që fle në kohën e korrjeve është një bir që të mbulon me turp.

alb@Proverbs:10:6 @ Ka bekime mbi kokën e të drejtit, por dhuna e mbulon gojën e të pabesëve.

alb@Proverbs:10:7 @ Kujtimi i të drejtit është në bekim, por emri i të pabesit do të kalbet.

alb@Proverbs:10:8 @ Zemërurti i pranon urdhërimet, por fjalamani budalla do të rrëzohet.

alb@Proverbs:10:9 @ Ai që ecën në ndershmëri ecën i sigurt, por ai që ndjek rrugë dredharake ka për t`u zbuluar

alb@Proverbs:10:10 @ Kush e shkel syrin shkakton vuajtje, por fjalamani budalla do të rrëzohet.

alb@Proverbs:10:11 @ Goja e të drejtit është një burim jete, por dhuna e mbulon gojën e të pabesëve.

alb@Proverbs:10:12 @ Urrejtja shkakton grindje, por dashuria mbulon të gjitha fajet.

alb@Proverbs:10:13 @ Dituria gjendet mbi buzët e atyre që kanë mendje, por shkopi është për kurrizin e atyre që nuk kanë mend.

alb@Proverbs:10:14 @ Të urtët grumbullojnë njohuri, por goja e budallait është një shkatërrim i shpejtë.

alb@Proverbs:10:15 @ Begatia e të pasurit është qyteti i tij i fortë; shkatërrimi i të varfërit është varfëria e tyre.

alb@Proverbs:10:16 @ Puna e të drejtit i shërben jetës, fitimi i të pabesit mëkatit.

alb@Proverbs:10:17 @ Kush ruan mësimet është në rrugën e jetës; por kush nuk pranon kritikën humb.

alb@Proverbs:10:18 @ Kush e maskon urrejtjen ka buzë gënjeshtare dhe ai që përhap shpifje është budalla.

alb@Proverbs:10:19 @ Në fjalët e shumta faji nuk mungon, por ai që i frenon buzët e tij është i urtë.

alb@Proverbs:10:20 @ Gjuha e të drejtit është argjend i zgjedhur, por zemra e të pabesëve vlen pak.

alb@Proverbs:10:21 @ Buzët e të drejtit ushqejnë mjaft njerëz, por budallenjtë vdesin sepse nuk kanë mend.

alb@Proverbs:10:22 @ Bekimi i Zotit pasuron dhe ai nuk shton asnjë vuajtje.

alb@Proverbs:10:23 @ Kryerja e një kobi për budallanë është si një zbavitje; kështu është dituria për njeriun që ka mend.

alb@Proverbs:10:24 @ Të pabesit i ndodh ajo nga e cila trembet, por njerëzve të drejtë u jepet ajo që dëshirojnë.

alb@Proverbs:10:25 @ Kur kalon furtuna, i pabesi nuk është më, por i drejti ka një themel të përjetshëm.

alb@Proverbs:10:26 @ Ashtu si uthulla për dhëmbët dhe tymi për sytë, kështu është dembeli për ata që e dërgojnë.

alb@Proverbs:10:27 @ Frika e Zotit i zgjat ditët, por vitet e të pabesit do të shkurtohen.

alb@Proverbs:10:28 @ Shpresa e të drejtëve është gëzimi, por pritja e të pabesëve do të zhduket.

alb@Proverbs:10:29 @ Rruga e Zotit është një kala për njeriun e ndershëm, por është shkatërrim për ata që kryejnë padrejtësi.

alb@Proverbs:10:30 @ I drejti nuk do të lëvizet kurrë, por të pabesët nuk do të banojnë në tokë.

alb@Proverbs:10:31 @ Goja e të drejtit prodhon dituri, por gjuha e çoroditur do të pritet.

alb@Proverbs:10:32 @ Buzët e të drejtit njohin atë që është e pranueshme; por goja e të pabesëve njeh vetëm gjëra të çoroditura.

alb@Proverbs:11:1 @ Peshorja e pasaktë është e neveritshme për Zotin, por peshimi i saktë i pëlqen.

alb@Proverbs:11:2 @ Kur vjen kryelartësia, vjen edhe turpi; por dituria është me njerëzit e thjeshtë.

alb@Proverbs:11:3 @ Njerëzit e drejtë udhëhiqen nga ndershmëria, por ligësia e të pabesëve do t`i shkatërrojë këta.

alb@Proverbs:11:4 @ Pasuritë nuk sjellin dobi ditën e zemërimit, por drejtësia të shpëton nga vdekja.

alb@Proverbs:11:5 @ Drejtësia e njeriut të ndershëm i hap rrugën, por i pabesi bie për shkak të paudhësisë së tij.

alb@Proverbs:11:6 @ Drejtësia e njerëzve të drejtë i çliron këta, por njerëzit e pabesë do të kapen nga vetë ligësia e tyre.

alb@Proverbs:11:7 @ Kur vdes një i pabesë, shpresa e tij humb dhe shpresa e njerëzve të padrejtë davaritet.

alb@Proverbs:11:8 @ I drejti çlirohet nga fatkeqësia, por i pabesi i zë vendin.

alb@Proverbs:11:9 @ Me gojën e tij hipokriti shkatërron të afërmin e tij, por të drejtët çlirohen për shkak të dijes së tyre.

alb@Proverbs:11:10 @ Kur të drejtët begatohen, qyteti gëzohet; por kur vdesin të pabesët, dëgjohen britma gëzimi.

alb@Proverbs:11:11 @ Nga bekimi i njerëzve të drejtë qyteti ngrihet, por goja e të pafeve e çon në shkatërrim

alb@Proverbs:11:12 @ Kush e përbuz të afërmin e tij nuk ka mend, por njeriu i matur hesht.

alb@Proverbs:11:13 @ Kush shkon rreth e qark duke përfolur, nxjerr sekretet, por ai që ka një shpirt besnik i fsheh ato.

alb@Proverbs:11:14 @ Pa një udhëheqje të urtë populli bie, por gjen shpëtim në numrin e madh të këshilltarëve.

alb@Proverbs:11:15 @ Kush bëhet garant për një të huaj do të pësojë dëmet e këtij veprimi, por ai që refuzon të japë dorën si garant është i sigurt.

alb@Proverbs:11:16 @ Gruaja e bukur fiton lavdinë dhe njerëzit e dhunshëm grumbullojnë pasuri.

alb@Proverbs:11:17 @ Njeriu i mëshirshëm i bën të mirë vetes, kurse njeriu mizor mundon mishin e tij.

alb@Proverbs:11:18 @ I pabesi realizon një fitim të rremë, por ai që mbjell drejtësi do të ketë një shpërblim të sigurt.

alb@Proverbs:11:19 @ Ashtu si drejtësia të çon në jetë, kështu ai që shkon pas të keqes gjen vdekjen.

alb@Proverbs:11:20 @ Të çoroditurit nga zemra janë të neveritur për Zotin, por ata që janë të ndershëm në sjelljen e tyre pëlqehen nga ai.

alb@Proverbs:11:21 @ Edhe kur i shtrëngon dorën një tjetri për një besëlidhje, njeriu i keq nuk do të mbetet i pandëshkuar, por pasardhësit e të drejtëve do të shpëtojnë.

alb@Proverbs:11:22 @ Si një unazë ari në feçkën e një derri, kështu është një grua e bukur që nuk ka mend.

alb@Proverbs:11:23 @ Dëshira e të drejtëve është vetëm e mira, por shpresa e të pabesëve është zemërimi.

alb@Proverbs:11:24 @ Ka nga ata që shkapërderdhin bujari dhe bëhen më të pasur, dhe ka nga ata që kursejnë më tepër se duhet dhe bëhen gjithnjë e më të varfër.

alb@Proverbs:11:25 @ Njeriu bujar do të pasurohet dhe ai që vadit do të vaditet gjithashtu.

alb@Proverbs:11:26 @ Populli mallkon atë që nuk pranon të japë grurin, por bekimi bie mbi kokën e atij që e shet.

alb@Proverbs:11:27 @ Kush kërkon me zell të mirën fiton dashamirësinë, por ai që kërkon të keqen, kjo do t`i bjerë mbi të.

alb@Proverbs:11:28 @ Kush ka besim në pasuritë e tij do të rrëzohet, por të drejtët do të çelin si gjethe.

alb@Proverbs:11:29 @ Ai që bën rrëmujë në shtëpinë e vet do të trashëgojë erën, dhe budallai do të jetë shërbëtori i atij që është i urtë nga zemra.

alb@Proverbs:11:30 @ Fryti i të drejtit është një dru i jetës, dhe ai që shtie në dorë shpirtërat është i urtë.

alb@Proverbs:11:31 @ Ja, i drejti merr shpërblimin mbi tokë, e aq më tepër i pabesi dhe mëkatari!

alb@Proverbs:12:1 @ Kush e do korrigjimin do diturinë, por ai që e urren kritikën është budalla.

alb@Proverbs:12:2 @ Njeriu i mirë gëzon përkrahjen e Zotit, por ky do të dënojë njeriun që sajon plane të këqija.

alb@Proverbs:12:3 @ Njeriu nuk bëhet i qëndrueshëm me pabesinë, por rrënja e të drejtëve nuk do të lëvizet kurrë.

alb@Proverbs:12:4 @ Gruaja e virtytshme është kurora e burrit të saj, por ajo që e turpëron është si një krimb në kockat e tij.

alb@Proverbs:12:5 @ Mendimet e të drejtëve janë drejtësia, por synimet e të pabesëve janë mashtrimi.

alb@Proverbs:12:6 @ Fjalët e të pabesëve rrinë në pritë për të derdhur gjak, por goja e njerëzve të drejtë do t`i çlirojë.

alb@Proverbs:12:7 @ Të pabesët janë përmbysur dhe nuk janë më, por shtëpia e të drejtëve do të mbetet më këmbë.

alb@Proverbs:12:8 @ Një njeri lëvdohet për gjykimin e tij, por ai që ka një zemër të çoroditur do të përçmohet.

alb@Proverbs:12:9 @ Éshtë më mirë të të çmojnë pak dhe të kesh një shërbëtor, se sa të të nderojnë dhe të mos kesh bukë.

alb@Proverbs:12:10 @ I drejti kujdeset për jetën e bagëtisë së tij, por të përbrendshmet e të pabesëve janë mizore.

alb@Proverbs:12:11 @ Kush punon tokën e tij do të ngopet me bukë, por ai që shkon pas kotësive është pa mend.

alb@Proverbs:12:12 @ I pabesi dëshiron gjahun e njerëzve të këqij, por rrënja e të drejtëve sjell fryt.

alb@Proverbs:12:13 @ Njeriu i keq kapet në kurthin e mëkatit të buzëve të tij, por i drejti do t`i shpëtojë fatkeqësisë

alb@Proverbs:12:14 @ Njeriu do të ngopet me të mira për frytin e gojës së tij, dhe secili do të marrë shpërblimin simbas veprës së duarve të tij.

alb@Proverbs:12:15 @ Rruga e budallait është e drejtë para syve të tij, por ai që dëgjon këshillat është i urtë.

alb@Proverbs:12:16 @ Budallai e tregon menjëherë pezmatimin e tij, por njeriu i matur e fsheh turpin.

alb@Proverbs:12:17 @ Ai që thotë të vërtetën shpall atë që është e drejtë, por dëshmitari i rremë thotë mashtrime.

alb@Proverbs:12:18 @ Kush flet pa mend është si ai që shpon me shpatë, por gjuha e të urtëve sjell shërim.

alb@Proverbs:12:19 @ Buza që thotë të vërtetën, do të bëhet e qëndrueshme përjetë, por gjuha që gënjen zgjat vetëm një çast.

alb@Proverbs:12:20 @ Mashtrimi është në zemrën e atyre që kurdisin të keqen, por për ata që këshillojnë paqen ka gëzim.

alb@Proverbs:12:21 @ Asnjë e keqe nuk do t`i ndodhë të drejtit, por të pabesët do të kenë plot telashe.

alb@Proverbs:12:22 @ Buzët gënjeshtare janë të neveritshme për Zotin, por ata që veprojnë me çiltërsi i pëlqejnë atij.

alb@Proverbs:12:23 @ Njeriu i matur e fsheh diturinë e tij, por zemra e budallenjve shpall budallallëkun e tyre.

alb@Proverbs:12:24 @ Dora e njeriut të kujdeshëm do të sundojë, por dora e përtacëve do t`i nënshtrohet punës së detyrueshme.

alb@Proverbs:12:25 @ Shqetësimi në zemrën e njeriut e rrëzon atë, por një fjalë e mirë e gëzon atë.

alb@Proverbs:12:26 @ I drejti e zgjedh me kujdes shokun e tij, por rruga e të pabesëve i bën që të humbasin.

alb@Proverbs:12:27 @ Përtaci nuk e pjek gjahun e tij, por kujdesi për njeriun është një pasuri e çmueshme.

alb@Proverbs:12:28 @ Mbi shtegun e drejtësisë ka jetë, dhe mbi këtë shteg nuk ka vdekje.

alb@Proverbs:13:1 @ Një bir i urtë dëgjon mësimet e atit të vet, por tallësi nuk e dëgjon qortimin.

alb@Proverbs:13:2 @ Nga fryti i gojës së tij njeriu do të hajë atë që është e mirë, por shpirti i të pabesëve do të ushqehet me dhunë.

alb@Proverbs:13:3 @ Kush kontrollon gojën e tij mbron jetën e vet, por ai që i hap shumë buzët e tij shkon drejt shkatërrimit.

alb@Proverbs:13:4 @ Shpirti i përtacit dëshiron dhe nuk ka asgjë, por shpirti i atyre që janë të kujdesshëm do të kënaqet plotësisht.

alb@Proverbs:13:5 @ I drejti e urren gënjeshtrën, por i pabesi është i neveritshëm dhe do të turpërohet.

alb@Proverbs:13:6 @ Drejtësia ruan atë që ndjek një rrugë të ndershme, por pabesia e rrëzon mëkatarin.

alb@Proverbs:13:7 @ Ka nga ata që sillen si një i pasur, por nuk kanë asgjë; përkundrazi ka nga ata që sillen si një i varfër, por kanë shumë pasuri.

alb@Proverbs:13:8 @ Pasuritë e një njeriu shërbejnë për të shpërblyer jetën e tij, por i varfëri nuk ndjen asnjë kërcënim.

alb@Proverbs:13:9 @ Drita e të drejtëve shkëlqen bukur, por llamba e të pabesëve do të shuhet.

alb@Proverbs:13:10 @ Nga krenaria rrjedhin vetëm grindjet, por dituria është me ata që u kushtojnë kujdes këshillave.

alb@Proverbs:13:11 @ Pasuria e përftuar në mënyrë jo të ndershme do të katandiset në pak gjëra, por atij që e grumbullon me mund do t`i shtohet ajo.

alb@Proverbs:13:12 @ Pritja e zgjatur e ligështon zemrën, por dëshira e plotësuar është një dru i jetës.

alb@Proverbs:13:13 @ Ai që përçmon fjalën do të shkatërrohet, por ai që respekton urdhërimin do të shpërblehet.

alb@Proverbs:13:14 @ Mësimet e të urtit janë burim jete për t`i evituar dikujt leqet e vdekjes.

alb@Proverbs:13:15 @ Gjykimi i mirë siguron favor, por veprimi i të pabesëve është i dëmshëm

alb@Proverbs:13:16 @ Çdo njeri i matur vepron me dituri, por budallai kapardiset me marrëzinë e tij.

alb@Proverbs:13:17 @ Lajmëtari i keq bie në telashe, por lajmëtari besnik sjell shërim.

alb@Proverbs:13:18 @ Mjerimi dhe turpi do të vjinë mbi atë që nuk pranon korrigjimin, por ai që dëgjon qortimin do të nderohet.

alb@Proverbs:13:19 @ Dëshira e realizuar është e ëmbël për shpirtin, por për budallenjtë është një gjë e neveritshme largimi nga e keqja.

alb@Proverbs:13:20 @ Kush shkon me të urtët bëhet i urtë, por shoku i budallenjve do të bëhet i keq.

alb@Proverbs:13:21 @ E keqja përndjek mëkatarët, por i drejti do të shpërblehet me të mirën.

alb@Proverbs:13:22 @ Njeriu i mirë i lë një trashëgim bijve të bijve të tij, por pasuria e mëkatarit vihet mënjanë për të drejtin.

alb@Proverbs:13:23 @ Ara e punuar e të varfërve jep ushqim me shumicë, por ka nga ata që vdesin për mungesë drejtësie.

alb@Proverbs:13:24 @ Kush e kursen shufrën urren birin e vet, por ai që e do e korrigjon me kohë.

alb@Proverbs:13:25 @ I drejti ha sa të ngopet, por barku i të pabesëve vuan nga uria.

alb@Proverbs:14:1 @ Gruaja e urtë ndërton shtëpinë e saj, por budallaqja e shkatërron me duart e veta.

alb@Proverbs:14:2 @ Kush ecën në drejtësinë e tij ka frikë nga Zoti, por ai që çoroditet në rrugët e tij e përçmon atë.

alb@Proverbs:14:3 @ Në gojën e budallait gjejmë farën e kryelartësisë, por të urtët e ruajnë gojën e tyre.

alb@Proverbs:14:4 @ Aty ku nuk ka qe grazhdi është bosh, por bollëku i korrjes qëndron në forcën e kaut.

alb@Proverbs:14:5 @ Dëshmitari i ndershëm nuk gënjen, por dëshmitari i rremë thotë gënjeshtra.

alb@Proverbs:14:6 @ Tallësi kërkon diturinë dhe nuk e gjen, por dija është një gjë e lehtë për atë që ka mend.

alb@Proverbs:14:7 @ Largohu nga njeriu budalla sepse nuk do të gjesh dituri mbi buzët e tij.

alb@Proverbs:14:8 @ Dituria e njeriut të matur qëndron në të dalluarit e rrugës së tij, por marrëzia e budallenjve është mashtrim.

alb@Proverbs:14:9 @ Budallenjtë qeshin me mëkatin, por midis njerëzve të drejtë është falja.

alb@Proverbs:14:10 @ Zemra njeh trishtimin e vet, por një i huaj nuk mund të marrë pjesë në gëzimin e saj.

alb@Proverbs:14:11 @ Shtëpia e të pabesëve do të shkatërrohet, por çadra e njerëzve të drejtë do të lulëzojë.

alb@Proverbs:14:12 @ Éshtë një rrugë që njeriut i duket e drejtë, por në fund ajo të nxjerr në rrugët e vdekjes.

alb@Proverbs:14:13 @ Edhe kur qesh, zemra mund të jetë e pikëlluar, dhe vetë gëzimi mund të përfundojë në vuajtje.

alb@Proverbs:14:14 @ Zemërpërdali do të ngopet me rrugët e tij, dhe njeriu i mirë do të ngopet me frytet e tij.

alb@Proverbs:14:15 @ Budallai i beson çdo fjale, por njeriu i matur tregon kujdes të veçantë për hapat e tij.

alb@Proverbs:14:16 @ Njeriu i urtë i trëmbet së keqes dhe largohet prej saj, por budallai zemërohet dhe është fodull.

alb@Proverbs:14:17 @ Ai që zemërohet me lehtësi kryen marrëzi dhe njeriu që ka qëllime të këqija është i urryer

alb@Proverbs:14:18 @ Teveqelit e trashëgojnë budallallëkun, por njerëzit e matur kurorëzohen me dije.

alb@Proverbs:14:19 @ Njerëzit e këqij do të përkulen përpara njerëzve të mirë dhe të pabesët në portat e të drejtëve.

alb@Proverbs:14:20 @ Të varfërin e urren vetë miku i tij, por i pasuri ka shumë miklues.

alb@Proverbs:14:21 @ Kush përçmon të afërmin e vet, mëkaton, por ai që ka mëshirë për të varfërit është i lumtur.

alb@Proverbs:14:22 @ A nuk devijojnë, vallë nga rruga e drejtë ata që kurdisin të keqen? Por ata që mendojnë të mirën kanë për të gjetur mirësi dhe të vërtetën.

alb@Proverbs:14:23 @ Në çdo mundim ka një fitim, por fjalët e kota çojnë vetëm në varfëri.

alb@Proverbs:14:24 @ Kurora e njerëzve të urtë është pasuria e tyre, por marrëzia e budallenjve është marrëzi.

alb@Proverbs:14:25 @ Një dëshmitar që thotë të vërtetën shpëton jetën e njerëzve, por një dëshmitar i rremë thotë gënjeshtra.

alb@Proverbs:14:26 @ Në frikën e Zotit gjendet një siguri e madhe, dhe bijtë e tij do të kenë një vend strehimi.

alb@Proverbs:14:27 @ Frika e Zotit është një burim jete, që i shmang leqet e vdekjes.

alb@Proverbs:14:28 @ Lavdia e mbretit qëndron në turmën e popullit, por shkatërrimi i princit qëndron në mungesën e njerëzve.

alb@Proverbs:14:29 @ Kush është i ngadalshëm në zemërim është shumë i matur, por ai që rrëmbehet me lehtësi vë në dukje marrëzinë e tij.

alb@Proverbs:14:30 @ Një zemër e shëndoshë është jetë për trupin, por lakmia është krimbi brejtës i kockave.

alb@Proverbs:14:31 @ Kush shtyp të varfërin fyen rëndë atë që e ka bërë, por ai që ka mëshirë për nevojtarin e nderon atë.

alb@Proverbs:14:32 @ I pabesi përmbyset nga vetë ligësia e tij, por i drejti ka shpresë në vetë vdekjen e tij.

alb@Proverbs:14:33 @ Dituria prehet në zemrën e atij që ka mend, por ajo që është në zemrën e budallenjve merret vesh.

alb@Proverbs:14:34 @ Drejtësia e larton një komb, por mëkati është turpi i popujve.

alb@Proverbs:14:35 @ Dashamirësia e mbretit është për shërbëtorin që vepron me urtësi, por zemërimi i tij është kundër atij që sillet me paturpësi.

alb@Proverbs:15:1 @ Përgjigja e ëmbël e fashit zemërimin, por fjala therëse e nxit zemërimin.

alb@Proverbs:15:2 @ Gjuha e të urtëve përdor dijen ndershmërisht, por goja e budallenjve nxjerr marrëzira.

alb@Proverbs:15:3 @ Sytë e Zotit janë kudo për të shikuar të këqijtë dhe të mirët.

alb@Proverbs:15:4 @ Një gjuhë e shëndoshë është një dru i jetës, por gjuha e çoroditur e sfilit shpirtin.

alb@Proverbs:15:5 @ Budallai e përçmon korrigjimin e atit të tij, por ai që e çmon kritikën vepron me zgjuarsi.

alb@Proverbs:15:6 @ Në shtëpinë e të drejtit ka bollëk të madh, por në të ardhurat e të pabesit ka telashe.

alb@Proverbs:15:7 @ Buzët e të urtëve përhapin dijen, por nuk vepron kështu zemra e budallenjve.

alb@Proverbs:15:8 @ Sakrifica e të pabesëve është një neveri për Zotin, por lutja e njerëzve të drejtë i pëlqen atij.

alb@Proverbs:15:9 @ Rruga e të pabesit është një neveri për Zotin, por ai do atë që ndjek drejtësinë.

alb@Proverbs:15:10 @ Një qortim i rëndë pret atë që braktis rrugën e drejtë, ai që urren kritikën ka për të vdekur.

alb@Proverbs:15:11 @ Sheoli dhe Abadoni janë para Zotit; ca më tepër janë zemrat e bijve të njerëzve!

alb@Proverbs:15:12 @ Tallësi nuk e do atë që e kritikon; ai nuk shkon tek të urtët.

alb@Proverbs:15:13 @ Një zemër e gëzuar e bën të lumtur fytyrën, por nga pikëllimi i zemrës fryma dërrmohet.

alb@Proverbs:15:14 @ Zemra e njeriut me mend kërkon dijen, por goja e budallenjve ushqehet me marrëzi.

alb@Proverbs:15:15 @ Të gjitha ditët e të varfërit janë të këqija, por për një zemër të kënaqur ka festë përherë.

alb@Proverbs:15:16 @ Më mirë pak me frikën e Zotit, se sa një thesar i madh me shqetësime.

alb@Proverbs:15:17 @ Më mirë një pjatë me perime në të cilën ka dashuri se sa një ka i majmur në të cilin ka urrejtje.

alb@Proverbs:15:18 @ Njeriu gjaknxehtë nxit grindje, por ai që nuk zemërohet shpejt i qetëson grindjet.

alb@Proverbs:15:19 @ Rruga e përtacit është si një gardh ferrash, por shtegu i njerëzve të drejtë është i sheshtë

alb@Proverbs:15:20 @ Biri i urtë gëzon të atin, por njeriu budalla përçmon të ëmën.

alb@Proverbs:15:21 @ Marrëzia është gëzim për atë që nuk ka mend, por njeriu që ka mend ecën drejt.

alb@Proverbs:15:22 @ Planet dështojnë ku nuk ka arsye, por realizohen atje ku ka një mori këshilltarësh.

alb@Proverbs:15:23 @ Një njeri ndjen gëzim kur mund të jap një përgjigje dhe sa e mirë është fjala që thuhet në kohën e duhur!

alb@Proverbs:15:24 @ Njeriun e matur rruga e jetës e çon lart në mënyrë që të evitojë Sheolin poshtë.

alb@Proverbs:15:25 @ Zoti do të shkatërrojë shtëpinë e krenarëve, por do t`i bëjë të qëndrueshëm kufijtë e gruas së ve.

alb@Proverbs:15:26 @ Mendimet e këqija janë të neveritshme për Zotin, por fjalët e ëmbla janë të pastra.

alb@Proverbs:15:27 @ Kush lakmon fitime vë në rrezik shtëpinë e vet, por ai që i urren dhuratat ka për të jetuar.

alb@Proverbs:15:28 @ Zemra e të drejtit mendon thellë se si duhet të përgjigjet, por goja e të pabesit vjell gjëra të këqija.

alb@Proverbs:15:29 @ Zoti u rri larg të pabesëve, por dëgjon lutjet e të drejtëve.

alb@Proverbs:15:30 @ Drita e syve gëzon zemrën, një lajm i mirë i fortëson kockat.

alb@Proverbs:15:31 @ Veshi që e dëgjon kritikën e jetës ka për të qëndruar bashkë me të urtët.

alb@Proverbs:15:32 @ Kush nuk pranon qortimin e përçmon vetë shpirtin e tij, por ai që dëgjon qortimin bëhet më i urtë.

alb@Proverbs:15:33 @ Frika e Zotit është një mësim diturie, dhe përpara lavdisë vjen përulësia.

alb@Proverbs:16:1 @ Prirjet e zemrës i përkasin njeriut, por përgjigja e gjuhës vjen nga Zoti.

alb@Proverbs:16:2 @ Të gjitha rrugët e njeriut janë të pastra në sytë e tij, por Zoti i peshon frymët.

alb@Proverbs:16:3 @ Besoja Zotit veprimet e tua dhe planet e tua do të realizohen.

alb@Proverbs:16:4 @ Zoti ka bërë çdo gjë për vete të tij, edhe të pabesin për ditën e fatkeqësisë.

alb@Proverbs:16:5 @ Ai që është zemërkrenar është i neveritshëm për Zotin; edhe sikur t`i shtrëngojë dorën një tjetri për besëlidhje, nuk ka për të mbetur pa u ndëshkuar.

alb@Proverbs:16:6 @ Me mirësinë dhe me të vërtetën padrejtësia shlyhet, dhe me frikën e Zotit njeriu largohet nga e keqja.

alb@Proverbs:16:7 @ Kur Zotit i pëlqejnë rrugët e një njeriu, ai bën që edhe armiqtë e tij të bëjnë paqe me të.

alb@Proverbs:16:8 @ Më mirë të kesh pak me drejtësi, se sa të ardhura të mëdha pa drejtësi.

alb@Proverbs:16:9 @ Zemra e njeriut programon rrugën e tij, por Zoti drejton hapat e tij.

alb@Proverbs:16:10 @ Mbi buzët e mbretit është një vendim hyjnor; gjatë gjykimit goja e tij nuk duhet të gabojë.

alb@Proverbs:16:11 @ Kandari dhe peshoret e sakta janë të Zotit, të gjitha gurët e peshës janë vepër e tij.

alb@Proverbs:16:12 @ Éshtë një gjë e neveritshme për mbretërit të bëjnë të keqen, sepse froni bëhet i qëndrueshëm me drejtësinë.

alb@Proverbs:16:13 @ Buzët e drejta u pëlqejnë mbretërve; ata e duan atë që flet drejt.

alb@Proverbs:16:14 @ Zemërimi i mbretit është si lajmëtari i vdekjes, por njeriu i urtë do ta qetësojë atë.

alb@Proverbs:16:15 @ Në dritën e fytyrës së mbretit ka jetë, dhe favori i tij është si reja e shiut të fundit.

alb@Proverbs:16:16 @ Éshtë më mirë të fitosh dituri se sa ar, dhe të fitosh mënçuri se sa argjend.

alb@Proverbs:16:17 @ Rruga kryesore e njerëzve të drejtë është të evitojnë të keqen; ai që do ta ruajë shpirtin e tij mbikqyr rrugën e tij.

alb@Proverbs:16:18 @ Përpara shkatërrimit vjen kryelartësia dhe përpara rrëzimit fryma krenare.

alb@Proverbs:16:19 @ Më mirë të kesh frymë të përulur me të mjerët se sa të ndash prenë me krenarët.

alb@Proverbs:16:20 @ Kush i kushton kujdes Fjalës do të gjejë të mirën, dhe kush i beson Zotit është i lumtur.

alb@Proverbs:16:21 @ I urti nga zemra do të quhet i matur, dhe ëmbëlsia e buzëve e shton diturinë

alb@Proverbs:16:22 @ Mendja është një burim jete për atë që e zotëron, por budallallëku është dënimi i budallenjve.

alb@Proverbs:16:23 @ Zemra e të urtit e bën të mençur gojën e tij dhe e shton diturinë e buzëve të tij.

alb@Proverbs:16:24 @ Fjalët e ëmbla janë si një huall mjalti, ëmbëlsi për shpirtin dhe ilaç për kockat.

alb@Proverbs:16:25 @ Ka një rrugë që njeriut i duket e drejtë, por në fund ajo të nxjerr në udhët e vdekjes.

alb@Proverbs:16:26 @ Personi që lodhet, lodhet për veten e tij, sepse goja e tij e nxit.

alb@Proverbs:16:27 @ Njeriu i keq kurdis të keqen dhe mbi buzët e tij ka si një zjarr të ndezur.

alb@Proverbs:16:28 @ Njeriu i çoroditur mbjell grindje dhe ai që shpif përçan miqtë më të mirë.

alb@Proverbs:16:29 @ Njeriu i dhunës e josh shokun e vet dhe e çon nëpër një rrugë jo të mirë.

alb@Proverbs:16:30 @ Kush mbyll sytë për të kurdisur gjëra të këqija, kafshon buzët kur shkakton të keqen.

alb@Proverbs:16:31 @ Flokët e bardha janë një kurorë lavdie; atë e gjejmë në rrugën e drejtësisë.

alb@Proverbs:16:32 @ Kush nuk zemërohet shpejt vlen më tepër se një luftëtar i fortë, dhe ai që e urdhëron frymën e tij vlen më tepër se ai që mposht një qytet.

alb@Proverbs:16:33 @ Shorti hidhet që në barkun e nënës, por çdo veprim varet nga Zoti.

alb@Proverbs:17:1 @ Éshtë më mirë një copë bukë thatë me paqe se sa një shtëpi plot me kafshë të vrara me grindje.

alb@Proverbs:17:2 @ Shërbëtori që vepron me urtësi ka për të sunduar mbi të birin që e turpëron dhe do të marrë një pjesë të trashëgimisë bashkë me vëllezërit.

alb@Proverbs:17:3 @ Poçi është për argjendin dhe furra për arin, por ai që provon zemrat është Zoti.

alb@Proverbs:17:4 @ Njeriu i keq dëgjon buzët e liga, gënjeshtari dëgjon gjuhën e çoroditur.

alb@Proverbs:17:5 @ Ai që përqesh të varfërin fyen Atë që e ka krijuar; ai që kënaqet me fatkeqësinë e tjetrit nuk do të mbetet pa u ndëshkuar.

alb@Proverbs:17:6 @ Bijtë e bijve janë kurora e pleqve, dhe lavdia e bijve janë etërit e tyre.

alb@Proverbs:17:7 @ Budallait nuk i shkon një e folur e bukur, aq më pak princit nuk i shkojnë buzë gënjeshtare,

alb@Proverbs:17:8 @ Një dhuratë është një gur i çmuar në sytë e atij që e ka; ngado që kthehet, ai ia del.

alb@Proverbs:17:9 @ Kush mbulon një faj fiton dashuri, por kush i rikthehet përsëri ndan miqtë më të mirë.

alb@Proverbs:17:10 @ Një qortim depërton më thellë te njeriu me mend se sa njëqind goditje te budallai.

alb@Proverbs:17:11 @ Njeriu i keq nuk kërkon gjë tjetër veç të ngrerë krye, prandaj do të dërgohet kundër tij një lajmëtar mizor.

alb@Proverbs:17:12 @ Éshtë më mirë të takosh një harushë se cilës i kanë vjedhur këlyshët e vet se sa një budalla në marrëzinë e tij.

alb@Proverbs:17:13 @ E keqja nuk do të largohet nga shtëpia e atij që së mirës i përgjigjet me të keqen.

alb@Proverbs:17:14 @ Të fillosh një grindje është sikur t`u çelësh rrugë ujërave; prandaj ndërprite grindjen përpara se të acarohet.

alb@Proverbs:17:15 @ Ai që nxjerr të pafajshëm fajtorin dhe ai që dënon të drejtin janë që të dy të neveritshëm për Zotin.

alb@Proverbs:17:16 @ Ç`duhet paraja në duart e budallait? Mos vallë për të blerë dituri, kur ai nuk ka mend fare?

alb@Proverbs:17:17 @ Miku të do në çdo kohë, por vëllai lind për ditë të vështira.

alb@Proverbs:17:18 @ Njeriu që nuk ka mend jep dorën si garanci dhe merr zotime për të afërmin e tij.

alb@Proverbs:17:19 @ Ai që do mëkatin i do grindjet, dhe ai që ngre portën e tij kërkon rrënim.

alb@Proverbs:17:20 @ Njeriu zemërshthurur nuk gjen asnjë të mirë, dhe ai që ka gjuhën e çoroditur bie në telashe.

alb@Proverbs:17:21 @ Atij që i lind një budalla do t`i vijnë hidhërime dhe ati i një budallai nuk mund të ketë gëzim.

alb@Proverbs:17:22 @ Një zemër e gëzuar është një ilaç i mirë, por një frymë e dërrmuar i than kockat.

alb@Proverbs:17:23 @ I pabesi pranon dhurata fshehurazi për të prishur rrugët e drejtësisë

alb@Proverbs:17:24 @ Dituria qëndron para atij që ka mend, por sytë e budallait enden deri në cepat më të largëta të dheut.

alb@Proverbs:17:25 @ Biri budalla është një burim vuajtjesh për atin e tij dhe hidhërim për atë që e ka lindur.

alb@Proverbs:17:26 @ Nuk është mirë të dënosh të drejtin, as të godasësh princat për ndershmërinë e tyre.

alb@Proverbs:17:27 @ Kush i mat fjalët e veta ka dije, dhe kush ka një shpirt të qetë është njeri i matur.

alb@Proverbs:17:28 @ Budallai, edhe kur hesht, konsiderohet i urtë dhe, kur i mban të mbyllura buzët e tij, konsiderohet i zgjuar.

alb@Proverbs:18:1 @ Kush veçohet kërkon kënaqësinë e tij dhe zemërohet kundër gjithë diturisë së vërtetë.

alb@Proverbs:18:2 @ Budallai nuk gjen kënaqësi te maturia, por vetëm në të vënit në dukje të zemrës së tij.

alb@Proverbs:18:3 @ Kur vjen i pabesi vjen edhe përçmimi dhe bashkë me humbjen e nderit vjen turpi.

alb@Proverbs:18:4 @ Fjalët e gojës së një njeriu janë ujëra të thella; burimi i diturisë është si një rrjedhë uji që shkon duke gurgulluar.

alb@Proverbs:18:5 @ Nuk është mirë të preferosh të pabesin, apo të shkaktosh humbjen e të drejtit në gjyq.

alb@Proverbs:18:6 @ Buzët e budallait të çojnë në grindje, dhe goja e tij kërkon goditje.

alb@Proverbs:18:7 @ Goja e budallait është shkatërrimi i tij dhe buzët e tij janë një lak për jetën e tij.

alb@Proverbs:18:8 @ Fjalët e shpifësit janë si një gjellë shumë e shijshme që zbret thellë në zorrë.

alb@Proverbs:18:9 @ Edhe ai që është përtac në punën e tij është vëlla i planprishësit.

alb@Proverbs:18:10 @ Emri i Zotit është një kala e fortë, tek ai turret i drejti dhe gjen siguri

alb@Proverbs:18:11 @ Pasuria e kamësit është qyteti i tij i fortë dhe simbas mendimit të tij ajo është si një mur i lartë.

alb@Proverbs:18:12 @ Përpara shkatërrimit, zemra e njeriut ngrihet, por para lavdisë vjen përulësia.

alb@Proverbs:18:13 @ Kush jep përgjigje për një çështje para se ta ketë dëgjuar, tregon marrëzinë e tij për turp të vet.

alb@Proverbs:18:14 @ Fryma e njeriut i jep krahë në sëmundjen e tij, por kush mund ta ngrerë një frymë të demoralizuar?

alb@Proverbs:18:15 @ Zemra e njeriut të matur fiton dituri, edhe veshi i të urtëve kërkon diturinë.

alb@Proverbs:18:16 @ Dhurata e njeriut i hap rrugën dhe e çon në prani të të mëdhenjve.

alb@Proverbs:18:17 @ I pari që mbron çështjen e vet duket sikur ka të drejtë; por pastaj vjen tjetri dhe e shqyrton.

alb@Proverbs:18:18 @ Fati u jep fund grindjeve dhe i ndan të fuqishmit.

alb@Proverbs:18:19 @ Një vëlla i fyer është si një qytet i fortë; dhe grindjet janë si shulat e një kalaje.

alb@Proverbs:18:20 @ Njeriu e ngop barkun me frytin e gojës së tij, ai ngopet me prodhimin e buzëve të tij.

alb@Proverbs:18:21 @ Vdekja dhe jeta janë nën pushtetin e gjuhës; ata që e duan do të hanë frytet e saj.

alb@Proverbs:18:22 @ Kush ka gjetur grua ka gjetur një gjë të mirë dhe ka siguruar një favor nga Zoti.

alb@Proverbs:18:23 @ I varfëri flet duke u lutur, kurse i pasuri përgjigjet me ashpërsi.

alb@Proverbs:18:24 @ Njeriu që ka shumë miq duhet gjithashtu të tregohet mik, por është një mik që është më i lidhur se një vëlla.

alb@Proverbs:19:1 @ Éshtë më i mirë një i varfër që ecën në ndershmërinë e tij se sa ndonjë që është i çoroditur nga buzët dhe që është budalla.

alb@Proverbs:19:2 @ Përveç kësaj nuk është mirë që një shpirt të jetë pa dije; kush ecën me hapa të shpejta gabon rrugë.

alb@Proverbs:19:3 @ Budallallëku i njeriut e bën rrugën e tij të rrëshqitshme dhe zemra e tij pezmatohet kundër Zotit.

alb@Proverbs:19:4 @ Pasuritë sigurojnë një numër të madh miqsh, por i varfëri ndahet nga vet miku i tij.

alb@Proverbs:19:5 @ Dëshmitari i rremë nuk do të mbetet pa u ndëshkuar dhe ai që thotë gënjeshtra nuk do të ketë shpëtim.

alb@Proverbs:19:6 @ Të shumtë janë ata që kërkojnë favorin e princit dhe të gjithë janë miq të atij që bën dhurata.

alb@Proverbs:19:7 @ Të gjithë vëllezërit e të varfërit e urrejnë atë, aq më tepër largohen prej tij miqtë e vet. Ai mund t`u shkojë pas me fjalë, por ata nuk gjenden më.

alb@Proverbs:19:8 @ Kush fiton mënçuri do vetë jetën e tij dhe ai që mbetet i matur do të gjejë të mirën.

alb@Proverbs:19:9 @ Dëshmitari i rremë nuk do të mbetet pa u ndëshkuar, dhe ai që thotë gënjeshtra do të humbasë.

alb@Proverbs:19:10 @ Të jetuarit në kënaqësi nuk i shkon budallait, dhe aq më pak një shërbëtori të sundojë mbi princat

alb@Proverbs:19:11 @ Mënçuria e bën njeriun të mos rrëmbehet shpejt nga zemërimi dhe është në lavdinë e tij t`i kapërcejë fyerjet.

alb@Proverbs:19:12 @ Zemërimi i mbretit është si ulërima e një luani, por favori i tij është si vesa mbi bar.

alb@Proverbs:19:13 @ Një bir budalla është një fatkeqësi për të atin, dhe grindjet e vazhdueshme të bashkëshortes së tij janë si një e pikuar e vazhdueshme.

alb@Proverbs:19:14 @ Shtëpia dhe pasuritë janë trashëgimi nga etërit, por një bashkëshorte e mënçur vjen nga Zoti.

alb@Proverbs:19:15 @ Përtacia të bën të biesh në një gjumë të thellë dhe njeriu i plogët do të vuajë nga uria.

alb@Proverbs:19:16 @ Kush respekton urdhërimin ruan jetën e tij, por ai që lë pas dore sjelljen e tij ka për të vdekur.

alb@Proverbs:19:17 @ Ai që ka mëshirë për të varfërin i jep hua Zotit, i cili do t`ia kthejë ato që i ka dhënë.

alb@Proverbs:19:18 @ Ndëshko birin tënd sa ka shpresë, por mos u shty deri sa të shkaktosh vdekjen e tij.

alb@Proverbs:19:19 @ Njeriu shumë gjaknxehtë duhet të ndëshkohet si pasojë e kësaj, sepse po nuk u ndëshkua, ai do të bëhet edhe më tepër gjaknxehtë.

alb@Proverbs:19:20 @ Dëgjo këshillën dhe prano mësimet, që ti të bëhesh i urtë për kusurin e ditëve të tua.

alb@Proverbs:19:21 @ Ka shumë plane në zemrën e njeriut, por vetëm plani i Zotit do të mbetet i pandryshuar.

alb@Proverbs:19:22 @ Ajo që dëshiron njeriu është mirësia dhe një i varfër vlen më tepër se një gënjeshtar.

alb@Proverbs:19:23 @ Frika e Zotit të çon në jetë; kush e ka do të mbetet i ngopur dhe nuk do të preket nga asnjë e keqe.

alb@Proverbs:19:24 @ Përtaci e zhyt dorën e tij në pjatë, por nuk arrin as ta çojë në gojë.

alb@Proverbs:19:25 @ Godite tallësin dhe njeriu i thjeshtë do të bëhet mëndjehollë; qorto atë që ka mend dhe ai do të fitojë dituri.

alb@Proverbs:19:26 @ Kush përdor dhunë me të atin dhe dëbon nënen e tij, është një faqenxirë dhe me turp.

alb@Proverbs:19:27 @ Biri im, mos dëgjo më mësimet, dhe do të largohesh nga fjalët e diturisë.

alb@Proverbs:19:28 @ Dëshmitari i lig tallet me drejtësinë dhe goja e të pabesëve gëlltit padrejtësinë.

alb@Proverbs:19:29 @ Ndëshkimet janë përgatitur për tallësit dhe goditjet për kurrizin e budallenjve.

alb@Proverbs:20:1 @ Vera është tallëse, pija dehëse është e turbullt dhe kush jepet pas tyre nuk është i urtë.

alb@Proverbs:20:2 @ Frika e mbretit është si ulërima e luanit; kush ia nxit zemërimin mëkaton kundër vetë jetës së vet.

alb@Proverbs:20:3 @ Éshtë një lavdi për njeriun t`u shmanget grindjeve, por çdo budalla përzihet në to.

alb@Proverbs:20:4 @ Përtaci nuk lëron për shkak të të ftohtit; për pasojë do të lypë në kohën e vjeljeve, por nuk do të ketë asgjë.

alb@Proverbs:20:5 @ Këshilla në zemrën e njeriut është si uji i thellë, por njeriu me mend do të dijë të mbushë nga ai ujë.

alb@Proverbs:20:6 @ Shumë njerëz shpallin mirësinë e tyre; por kush mund të gjejë një njeri besnik?

alb@Proverbs:20:7 @ I drejti ecën në ndershmërinë e tij; bijtë e tij do të bekohen pas atij.

alb@Proverbs:20:8 @ Një mbret që ulet mbi fronin e gjyqit davarit me vështrimin e tij çdo të keqe.

alb@Proverbs:20:9 @ Kush mund të thotë: "Pastrova zemrën time, jam i pastruar nga mëkati im"?

alb@Proverbs:20:10 @ Peshimi i dyfishtë dhe matja e dyfishtë janë që të dyja gjëra të neveritshme për Zotin.

alb@Proverbs:20:11 @ Edhe fëmija me veprimet e tij tregon në se ajo që bën është e pastër dhe e ndershme.

alb@Proverbs:20:12 @ Veshin që dëgjon dhe syrin që sheh i ka bërë që të dy Zoti

alb@Proverbs:20:13 @ Mos e duaj gjumin që të mos varfërohesh; mbaji sytë hapur dhe do të kesh bukë sa të ngopesh.

alb@Proverbs:20:14 @ "Éshtë i keq, është i keq", thotë blerësi; por mbasi ai ka ikur, lavdërohet për blerjen.

alb@Proverbs:20:15 @ Ka flori dhe margaritarë të shumtë, por buzët e pasura me dije janë një xhevahir i çmuar.

alb@Proverbs:20:16 @ Merr rroben e atij që është bërë garant për një të huaj, dhe mbaje si peng për gruan e huaj.

alb@Proverbs:20:17 @ Buka e nxjerrë me hile është e ëmbël për njeriun, por pastaj goja e tij do të mbushet me zaje.

alb@Proverbs:20:18 @ Planet bëhen të qëndrueshme nga këshilla; prandaj bëje luftën me këshilla të urta.

alb@Proverbs:20:19 @ Ai që shkon poshtë e lart duke përfolur tregon sekretet; prandaj mos u shoqëro me atë që flet tepër.

alb@Proverbs:20:20 @ Atij që mallkon të atin dhe të ëmën, llamba do t`i shuhet në terrin më të madh.

alb@Proverbs:20:21 @ Trashëgimia e fituar me nxitim në fillim, nuk do të bekohet në fund.

alb@Proverbs:20:22 @ Mos thuaj: "Do t`i përgjigjem së keqes me të keqen"; ki shpresë te Zoti dhe ai do të të shpëtojë.

alb@Proverbs:20:23 @ Peshimi i dyfishtë është i neveritshëm për Zotin dhe peshorja e pasaktë nuk është një gjë e mirë.

alb@Proverbs:20:24 @ Hapat e njeriut vijnë nga Zoti; si mund ta njohë, pra, njeriu rrugën e vet?

alb@Proverbs:20:25 @ Éshtë një kurth për njeriun të marrë një zotim pa e matur mirë dhe, mbasi ta ketë marrë, të mendohet.

alb@Proverbs:20:26 @ Një mbret i urtë i shpartallon njerëzit e këqij dhe kalon mbi ta rrotën.

alb@Proverbs:20:27 @ Shpirti i njeriut është llamba e Zotit, që vëzhgon tërë skutat më të fshehta të zemrës.

alb@Proverbs:20:28 @ Mirësia dhe besnikëria ruajnë mbretin; ai e bën të qëndrueshëm fronin e tij me anë të mirësisë.

alb@Proverbs:20:29 @ Lavdia e të rinjve është forca e tyre, nderi i pleqve janë thinjat e tyre.

alb@Proverbs:20:30 @ Të rrahurat që lënë plagë të thella e heqin të keqen, ashtu si goditjet që vijnë në pjesën më të brendshme të zorrëve.

alb@Proverbs:21:1 @ Zemra e mbretit në duart e Zotit është si rrjedhat e ujit; atë e drejton ngado që do ai.

alb@Proverbs:21:2 @ Çdo rrugë e njeriut është e drejtë në sytë e tij, por Zoti i peshon zemrat.

alb@Proverbs:21:3 @ Të zbatosh drejtësinë dhe paanësinë është një gjë që i pëlqen Zotit më shumë se flijimi.

alb@Proverbs:21:4 @ Sytë krenarë dhe një zemër kryelartë, që janë llamba e të pabesëve, janë mëkat.

alb@Proverbs:21:5 @ Synimet e njeriut të kujdesshëm çojnë me siguri në bollëk, por ai që ngutet do të bjerë me siguri në varfëri.

alb@Proverbs:21:6 @ Të përftosh thesare me një gjuhë gënjeshtare është një kotësi kalimtare e atij që kërkon vdekjen.

alb@Proverbs:21:7 @ Dhuna e të pabesëve merr tutje, sepse ata nuk pranojnë të zbatojnë drejtësinë.

alb@Proverbs:21:8 @ Rruga e njeriut të fajshëm është dredha-dredha, por njeriu i drejtë vepron ndershmërisht.

alb@Proverbs:21:9 @ Éshtë më mirë të banosh mbi qoshen e një çatie se sa në një shtëpi bashkë me një grua grindavece.

alb@Proverbs:21:10 @ Shpirti i të pabesit dëshiron të keqen; as shoku i tij nuk gjen mëshirë në sytë e tij.

alb@Proverbs:21:11 @ Kur tallësi ndëshkohet, i thjeshti bëhet i urtë; por kur i urti mësohet ai fiton dije.

alb@Proverbs:21:12 @ I drejti vëren me kujdes shtëpinë e të pabesit dhe përmbys të pabesët, sepse janë të këqij.

alb@Proverbs:21:13 @ Kush mbyll veshin ndaj britmës së të varfërit, do të bërtasë edhe ai, por nuk do të ketë përgjigje.

alb@Proverbs:21:14 @ Një dhuratë që bëhet fshehtas e fashit zemërimin dhe një dhuratë që jepet nën dorë qetëson zemërimin e fortë

alb@Proverbs:21:15 @ Të bësh atë që është e drejtë është një gëzim për të drejtin, por është një rrënim për ata që kryejnë paudhësi.

alb@Proverbs:21:16 @ Njeriu që largohet nga rruga e maturisë ka për të banuar në kuvendin e të vdekurve.

alb@Proverbs:21:17 @ Ai që i do qejfet do të jetë në varfëri, ai që e do verën dhe vajin nuk do të pasurohet.

alb@Proverbs:21:18 @ I pabesi do t`i shërbejë si shpërblim të drejtit; dhe i paudhi në vend të njerëzve të drejtë.

alb@Proverbs:21:19 @ Éshtë më mirë të banosh në një shkretëtirë se sa me një grua grindavece dhe ngacmuese.

alb@Proverbs:21:20 @ Në shtëpinë e të urtit ka një thesar të çmuar dhe vaj, por njeriu budalla i bën të gjitha rrush e kumbulla.

alb@Proverbs:21:21 @ Kush ndjek drejtësinë dhe dhembshurinë ka për të gjetur jetën, drejtësinë dhe lavdinë.

alb@Proverbs:21:22 @ I urti ngjitet në qytetin e njerëzve të fortë dhe rrëzon forcën në të cilën kishte besim.

alb@Proverbs:21:23 @ Kush ruan gojën dhe gjuhën e tij mbron jetën e tij nga fatkeqësitë.

alb@Proverbs:21:24 @ Emri i krenarit pa cipë është: "tallës"; ai çdo gjë e bën me një mburrje të tepruar.

alb@Proverbs:21:25 @ Dëshirat e përtacit e vrasin atë, sepse duart e tij nuk pranojnë të punojnë.

alb@Proverbs:21:26 @ Ai dëshiron me zjarr tërë ditën, por i drejti dhuron duke mos refuzuar kurrë.

alb@Proverbs:21:27 @ Flijimi i të pabesit është gjë e neveritshme, aq më tepër në rast se e ofron me qëllim të keq.

alb@Proverbs:21:28 @ Dëshmitari i rremë do të vdesë, por njeriu që e dëgjon do të mund të flasë gjithnjë.

alb@Proverbs:21:29 @ I pabesi e fortëson fytyrën e tij, por njeriu i drejtë e bën të qëndrueshme rrugën e tij.

alb@Proverbs:21:30 @ Nuk ka as dituri, as zgjuarësi dhe as këshillë kundër Zotit.

alb@Proverbs:21:31 @ Kali është gati për ditën e betejës, por fitorja i përket Zotit.

alb@Proverbs:22:1 @ Një nam i mirë është më i pëlqyeshëm se pasuritë e mëdha, dhe hiri është më i pëlqyeshëm se argjendi dhe ari.

alb@Proverbs:22:2 @ I pasuri dhe i varfëri kanë këtë të përbashkët: të dy i ka bërë Zoti.

alb@Proverbs:22:3 @ Njeriu i matur e shikon të keqen dhe fshihet; por njerëzit naivë shkojnë tutje dhe dënohen.

alb@Proverbs:22:4 @ Çmimi i përvujtërisë është frika e Zotit, pasuria, lavdia dhe jeta.

alb@Proverbs:22:5 @ Ferra dhe leqe gjenden në udhën e të çoroditurit; kush kujdeset për jetën e vet rri larg tyre.

alb@Proverbs:22:6 @ Mësoji fëmijës rrugën që duhet të ndjekë, dhe ai nuk do të largohet prej saj edhe kur të plaket.

alb@Proverbs:22:7 @ I pasuri sundon mbi të varfërit, dhe huamarrësi është skllav i huadhënësit.

alb@Proverbs:22:8 @ Kush mbjell padrejtësi ka për të korrur telashe dhe shufra e zemërimit të tij do të asgjesohet.

alb@Proverbs:22:9 @ Njeriu me sy dashamirës do të bekohet, sepse i jep bukë të varfërit.

alb@Proverbs:22:10 @ Përzëre tallësin dhe grindjet do të ikin bashkë me të; po, grindjet dhe fyerjet do të pushojnë.

alb@Proverbs:22:11 @ Kush e do pastërtinë e zemrës dhe ka hir mbi buzët do ta ketë shok mbretin.

alb@Proverbs:22:12 @ Sytë e Zotit ruajnë dijen, por ai i bën të kota fjalët e të pabesit.

alb@Proverbs:22:13 @ Përtaci thotë: "Jashtë ka një luan; do të vritem rrugës".

alb@Proverbs:22:14 @ Goja e gruas që shkel kurorën është një gropë e thellë; ai që ka zemëruar Zotin do të bjerë në të.

alb@Proverbs:22:15 @ Marrëzia lidhet me zemrën e fëmijës, por shufra e korrigjimit do ta largojë prej saj.

alb@Proverbs:22:16 @ Ai që shtyp të varfërin për t`u pasuruar dhe ai që i jep të pasurit, me siguri do të varfërohet

alb@Proverbs:22:17 @ Vëru veshin dhe dëgjo fjalët e të urtëve, dhe jepja zemrën dijes sime.

alb@Proverbs:22:18 @ sepse për ty do të jetë e këndshme t`i ruash në intimitetin tënd dhe t`i kesh të gjitha gati mbi buzët e tua.

alb@Proverbs:22:19 @ Me qëllim që besimin tënd ta kesh te Zoti, sot të kam mësuar, po, pikërisht ty.

alb@Proverbs:22:20 @ A nuk të kam shkruar në të kaluarën aforizma që kanë të bëjnë me këshillimin dhe diturinë,

alb@Proverbs:22:21 @ në mënyrë që të njohësh sigurinë e fjalëve të së vërtetës, me qëllim që t`u përgjigjesh me fjalë të vërteta atyre që të dërgojnë?

alb@Proverbs:22:22 @ Mos e vidh të varfërin, sepse është i varfër, dhe mos e shtyp të mjerin te porta,

alb@Proverbs:22:23 @ sepse Zoti do të mbrojë çështjen e tyre dhe do t`u heqë jetën atyre që i kanë zhveshur.

alb@Proverbs:22:24 @ Mos lidh miqësi me njeriun zemërak dhe mos u shoqëro me njeriun idhnak,

alb@Proverbs:22:25 @ që të mos mësosh rrugët e tij dhe të mos gjesh një kurth për shpirtin tënd.

alb@Proverbs:22:26 @ Mos u bëj si ata që japin dorën si garanci, që bëhen garant për borxhet e të tjerëve.

alb@Proverbs:22:27 @ Në qoftë se nuk ke asgjë me se të paguash, pse duhet të të heqë shtratin poshtë vetes?

alb@Proverbs:22:28 @ Mos e luaj kufirin e vjetër, të vendosur nga etërit e tu.

alb@Proverbs:22:29 @ A ke parë një njeri të papërtueshëm në punën e tij? Ai do të paraqitet në prani të mbretit dhe nuk do të qëndrojë para njerëzve të humbur.

alb@Proverbs:23:1 @ Kur ulesh të hash me një mbret, shiko me kujdes atë që ke përpara;

alb@Proverbs:23:2 @ dhe vër një thikë në grykë, po të jetë se ke oreks të madh.

alb@Proverbs:23:3 @ Mos dëshiro gjellët e tij të mrekullueshme, sepse janë një ushqim mashtrues.

alb@Proverbs:23:4 @ Mos u lodh për t`u pasuruar, hiq dorë nga qëllimi yt.

alb@Proverbs:23:5 @ A do t`i fiksosh sytë e tu mbi atë që po zhduket? Sepse pasuria me siguri do të vërë fletë si një shqiponjë që fluturon drejt qiellit.

alb@Proverbs:23:6 @ Mos ha bukën e atij që ka syrin e keq dhe mos dëshiro ushqimet e tij të shijshme;

alb@Proverbs:23:7 @ sepse, ashtu si mendon në zemër të tij, ashtu është ai; "Ha dhe pi"!, do të thotë, por zemra e tij nuk është me ty.

alb@Proverbs:23:8 @ Do të vjellësh kafshatën që ke ngrënë dhe do të harxhosh kot fjalët e tua të ëmbla.

alb@Proverbs:23:9 @ Mos i drejto fjalën budallait, sepse ai do të përçmojë mençurinë e ligjëratës sate.

alb@Proverbs:23:10 @ Mos e luaj kufirin e vjetër dhe mos hyr në arat e jetimëve,

alb@Proverbs:23:11 @ sepse Hakmarrësi i tyre është i fuqishëm; ai do të mbrojë çështjen e tyre kundër teje.

alb@Proverbs:23:12 @ Kushtoja zemrën tënde mësimeve dhe veshët e tu fjalëve të diturisë.

alb@Proverbs:23:13 @ Mos ia kurse korrigjimin fëmijës; edhe sikur ta rrahësh me thupër, ai nuk do të vdesë;

alb@Proverbs:23:14 @ do ta rrahësh me thupër, por do të shpëtosh shpirtin e tij nga Sheoli.

alb@Proverbs:23:15 @ Biri im, në se zemra jote është e urtë, edhe zemra ime do të ngazëllojë;

alb@Proverbs:23:16 @ zemra ime do të ngazëllojë, kur buzët e tua do të thonë gjëra të drejta.

alb@Proverbs:23:17 @ Zemra jote mos i pastë zili mëkatarët, por vazhdoftë gjithnjë në frikën e Zotit;

alb@Proverbs:23:18 @ sepse ka një të ardhme, dhe shpresa jote nuk do të shkatërrohet

alb@Proverbs:23:19 @ Dëgjo, biri im, ji i urtë, dhe drejtoje zemrën në rrugën e drejtë.

alb@Proverbs:23:20 @ Mos rri me ata që pijnë verë as me grykësit dhe mishngrënësit;

alb@Proverbs:23:21 @ sepse pijaneci dhe grykësi do të varfërohen dhe gjumashi do të vishet me lecka.

alb@Proverbs:23:22 @ Dëgjo atin tënd që të ka pjellë dhe mos e përçmo nënën tënde kur të jetë plakë.

alb@Proverbs:23:23 @ Bli të vërtetën dhe mos e shit, fito dituri, njohuri dhe gjykim.

alb@Proverbs:23:24 @ Babai i të drejtit do të gëzohet shumë; kush ka lindur një të urtë do t`ia ndjejë gëzimin.

alb@Proverbs:23:25 @ Le të gëzohet ati yt dhe nëna jote dhe le të gëzohet ajo që të ka lindur.

alb@Proverbs:23:26 @ Biri im, më jep zemrën tënde, dhe sytë e tu gjetshin gëzim në rrugët e mia.

alb@Proverbs:23:27 @ Sepse prostituta është një gropë e thellë dhe gruaja e tjetërkujt një pus i ngushtë.

alb@Proverbs:23:28 @ Edhe ajo rri në pritë si një vjedhës dhe rrit midis njerëzve numrin e atyre që janë jo besnikë.

alb@Proverbs:23:29 @ Për cilin janë "ah-ët", për cilin "obobo-të"? Për cilin grindjet, për cilin vajtimet? Për cilin plagët pa shkak? Për cilin sytë e skuqur?

alb@Proverbs:23:30 @ Për ata që ndalen gjatë pranë verës, për ata që kërkojnë verë të droguar.

alb@Proverbs:23:31 @ Mos e shiko verën kur kuqëlon, kur rrëzëllen në kupë dhe shkon poshtë aq lehtë!

alb@Proverbs:23:32 @ Në fund ajo kafshon si një gjarpër dhe shpon si një kuçedër.

alb@Proverbs:23:33 @ Sytë e tu kanë për të parë gjëra të çuditshme dhe zemra jote do të thotë gjëra të çoroditura.

alb@Proverbs:23:34 @ Do të jesh si ai që gjendet në mes të detit, si ai që bie të flerë në majë të direkut të anijes.

alb@Proverbs:23:35 @ Do të thuash: "Më kanë rrahur, por nuk më kanë bërë keq; më kanë goditur, por nuk e kam vënë re. Kur të zgjohem, do të kthehem t`i kërkoj përsëri!".

alb@Proverbs:24:1 @ Mos i ki zili njerëzit e këqij dhe mos dëshiro të rrish me ta,

alb@Proverbs:24:2 @ sepse zemra e tyre mendon për grabitje dhe buzët e tyre thonë se do të bëjnë të keqen.

alb@Proverbs:24:3 @ Shtëpia ndërtohet me dituri dhe bëhet e qëndrueshme me maturi.

alb@Proverbs:24:4 @ Me dijen mbushen dhomat me lloj-lloj të mirash të çmueshme dhe të pëlqyeshme.

alb@Proverbs:24:5 @ Njeriu i urtë është plot forcë, dhe njeriu që ka dituri e rrit fuqinë e tij.

alb@Proverbs:24:6 @ Sepse me këshilla të urta do të mund të bësh luftën tënde, dhe në numrin e madh të këshilltarëve është fitorja.

alb@Proverbs:24:7 @ Dituria është shumë e lartë për budallanë; ai nuk e hap kurrë gojën te porta e qytetit.

alb@Proverbs:24:8 @ Kush mendon të bëjë keq do të quhet mjeshtër intrigash.

alb@Proverbs:24:9 @ Synimi i pamend është mëkat dhe tallësi është një neveri për njerëzit.

alb@Proverbs:24:10 @ Po të mos kesh guxim ditën e fatkeqësisë, forca jote është shumë e pakët.

alb@Proverbs:24:11 @ Çliro ata që i tërheqin drejt vdekjes dhe mbaji ata që po i çojnë në thertore.

alb@Proverbs:24:12 @ Po të thuash: "Ja, ne nuk e dinim", ai që peshon zemrat a nuk e shikon? Ai që ruan shpirtin tënd nuk e di vallë? Ai do t`i japë secilit simbas veprave të tij.

alb@Proverbs:24:13 @ Biri im, ha mjaltin sepse është i mirë; një huall mjalti do të jetë i ëmbël për shijen tënde.

alb@Proverbs:24:14 @ Kështu do të jetë njohja e diturisë për shpirtin tënd. Në rast se e gjen, do të ketë një të ardhme dhe shpresa jote nuk do të shkatërrohet.

alb@Proverbs:24:15 @ O i pabesë, mos ngre kurthe kundër banesës së njeriut të drejtë, mos shkatërro vendin ku ai pushon,

alb@Proverbs:24:16 @ sepse i drejti bie shtatë herë dhe ngrihet, kurse të pabesët përmbysen në fatkeqësi.

alb@Proverbs:24:17 @ Kur armiku yt bie, mos u gëzo; kur është shtrirë për tokë, zemra jote të mos gëzohet,

alb@Proverbs:24:18 @ me qëllim që Zoti të mos shikojë dhe të mos i vijë keq, dhe të mos largojë prej tij zemërimin e vet.

alb@Proverbs:24:19 @ Mos u zemëro për shkak të atyre që bëjnë të keqen dhe mos i ki smirë të pabesët,

alb@Proverbs:24:20 @ sepse nuk do të ketë të ardhme për të keqin; llamba e të pabesëve do të fiket

alb@Proverbs:24:21 @ Biri im, ki frikë nga Zoti dhe nga mbreti; mos u bashko me ata që duan të ndryshojnë;

alb@Proverbs:24:22 @ mjerimi i tyre do të vijë papritmas, dhe shkatërrimin e të dy palëve kush e njeh?

alb@Proverbs:24:23 @ Edhe këto gjëra janë për të urtit. Nuk është mirë të kesh preferenca personale në gjykim.

alb@Proverbs:24:24 @ Ai që i thotë të pabesit: "Ti je i drejtë", do të mallkohet nga popujt dhe kombet do ta nëmin.

alb@Proverbs:24:25 @ Por ata që e qortojnë të pabesin do të gjejnë kënaqësi dhe mbi ta do të zbresin bekimet më të mira.

alb@Proverbs:24:26 @ Ai që jep një përgjigje të drejtë jep një të puthur mbi buzët.

alb@Proverbs:24:27 @ Vër në vijë punët e tua të jashtme, vër në rregull arat e tua dhe pastaj ndërto shtëpinë tënde.

alb@Proverbs:24:28 @ Mos dëshmo pa arsye kundër të afërmit tënd dhe mos gënje me buzët e tua.

alb@Proverbs:24:29 @ Mos thuaj: "Ashtu si ma bëri mua, kështu do t`ia bëj edhe unë; do t`ia kthej simbas sjelljes së tij".

alb@Proverbs:24:30 @ Kalova pranë arës së përtacit dhe pranë vreshtit të njeriut që s`ka mend;

alb@Proverbs:24:31 @ dhe ja, kudo rriteshin ferrat, ferrishtet e zinin tokën dhe muri prej gurësh ishte shembur.

alb@Proverbs:24:32 @ Duke parë këtë, u mendova me kujdes; nga sa pashë nxora një mësim:

alb@Proverbs:24:33 @ të flesh pak, të dremitësh pak, të rrish pak me duar në ije për të pushuar;

alb@Proverbs:24:34 @ kështu varfëria jote do të vijë si një vjedhës dhe skamja jote si një njeri i armatosur.

alb@Proverbs:25:1 @ Edhe këto janë fjalë të urta të Salomonit, të transkriptuara nga njerëzit e Ezekias, mbretit të Judës.

alb@Proverbs:25:2 @ Éshtë lavdi e Perëndisë të fshehësh një gjë, por është lavdi e mbretërve ta hetosh atë.

alb@Proverbs:25:3 @ Qiejtë për lartësinë e tyre, toka për thellësinë e saj dhe zemra e mbretërve janë të panjohshëm.

alb@Proverbs:25:4 @ Hiq zgjyrën nga argjendi dhe ka për të dalë një enë për argjendarin.

alb@Proverbs:25:5 @ Largo të pabesin nga prania e mbretit dhe froni i tij do të bëhet i qëndrueshëm në drejtësi.

alb@Proverbs:25:6 @ Mos u përlëvdo në prani të mbretit dhe mos zër vendin e njerëzve të mëdhenj,

alb@Proverbs:25:7 @ sepse është më mirë të thuhet: "Ngjitu këtu lart", se sa të të ulin përpara princit, që sytë e tu kanë parë.

alb@Proverbs:25:8 @ Mos bëj padi me tepër nxitim, sepse në fund nuk do të dish çfarë të bësh, kur i afërmi yt do të të ketë bërë me turp.

alb@Proverbs:25:9 @ Diskutoje padinë tënde kundër të afërmit tënd, por mos e zbulo sekretin e një tjetri,

alb@Proverbs:25:10 @ me qëllim që ai që të dëgjon të mos të të diskreditojë dhe nami yt të njolloset për gjithnjë.

alb@Proverbs:25:11 @ Një fjalë e thënë në kohën e duhur është si molla të arta mbi një enë argjendi.

alb@Proverbs:25:12 @ Për një vesh të bindur, një i urtë që qorton është si një vath i artë, një zbukurim prej ari të kulluar.

alb@Proverbs:25:13 @ Një lajmëtar besnik është, për ata që e dërgojnë, si freskia e borës në kohën e korrjes, sepse ai e freskon shpirtin e zotit të tij.

alb@Proverbs:25:14 @ Ai që mburret duke gënjyer se ka bërë një dhuratë është si retë dhe era pa shi.

alb@Proverbs:25:15 @ Me durimin i mbushet mendja një princi dhe gjuha e ëmbël thyen kockat.

alb@Proverbs:25:16 @ Në rast se gjen mjaltë, ha aq sa të mjafton, me qëllim që të mos dendesh dhe pastaj të vjellësh.

alb@Proverbs:25:17 @ Shko rrallë në shtëpinë e të afërmit tënd, që ai të mos mërzitet me ty sa të të urrejë.

alb@Proverbs:25:18 @ Njeriu që deponon gënjeshtra kundër të afërmit të tij është si një topuz, një shpatë dhe një shigjetë e mprehtë.

alb@Proverbs:25:19 @ Besimi te një njeri i pabesë ditën e fatkeqësisë është si një dhëmb i thyer dhe një këmbë e ndrydhur.

alb@Proverbs:25:20 @ Kush i këndon këngë një zemre të pikëlluar është si ai që heq rrobat e tij në një ditë të ftohtë dhe si uthulla mbi sodën.

alb@Proverbs:25:21 @ Në qoftë se armiku yt ka uri, jepi bukë për të ngrënë, dhe në se ka etje, jepi ujë për të pirë,

alb@Proverbs:25:22 @ sepse kështu do të grumbullosh thëngjij mbi kokën e tij, dhe Zoti do të të shpërblejë.

alb@Proverbs:25:23 @ Era e veriut sjell shiun, dhe gjuha që shpif tinëz e bën fytyrën të indinjuar.

alb@Proverbs:25:24 @ Éshtë më mirë të banosh në cep të një çatie se sa në një shtëpi bashkë me një grua grindavece.

alb@Proverbs:25:25 @ Një lajm i mirë nga një vend i largët është si ujë i freskët për një njeri të lodhur dhe të etur.

alb@Proverbs:25:26 @ I drejti që dridhet përpara të pabesit është si një burim i turbullt dhe një pus i ndotur.

alb@Proverbs:25:27 @ Të hash shumë mjaltë nuk është mirë, dhe të kërkosh lavdinë tënde nuk është lavdi.

alb@Proverbs:25:28 @ Njeriu që nuk di të frenojë zemërimin e tij është si një qytet i shkrehur pa mure.

alb@Proverbs:26:1 @ Ashtu si bora nuk i shkon verës as shiu të korrave, kështu nuk i shkon lavdia budallait.

alb@Proverbs:26:2 @ Ashtu si harabeli fluturon andej e këtej dhe dallëndyshja fluturon, kështu mallkimi pa arsye nuk ka efekt.

alb@Proverbs:26:3 @ Kamxhiku për kalin, kapistra për gomarin dhe shkopi për kurrizin e budallenjve.

alb@Proverbs:26:4 @ Mos iu përgjegj budallait simbas budallallëkut të tij, që të mos bëhesh edhe ti si ai.

alb@Proverbs:26:5 @ Përgjigjju budallait simbas budallallëkut të tij, që ai të mos mendojë se është i urtë.

alb@Proverbs:26:6 @ Kush dërgon një mesazh me anë të një budallai pret këmbët e tij dhe pi dhunë.

alb@Proverbs:26:7 @ Ashtu si këmbët e çalamanit janë pak të qëndrueshme, kështu është një fjalë e urtë në gojën e budallenjve.

alb@Proverbs:26:8 @ Kush i jep lavdi një budallai është si ai që lidh një gur te hobeja.

alb@Proverbs:26:9 @ Një fjalë e urtë në gojën e budallenjve është si një gjemb që hyn në dorën e një të dehuri.

alb@Proverbs:26:10 @ Perëndia i madh që ka krijuar të gjitha gjërat është ai që i jep shpërblimin budallait dhe shkelësve.

alb@Proverbs:26:11 @ Ashtu si një qen kthehet në të vjellat e tij, kështu budallai e përsërit budallallëkun e tij

alb@Proverbs:26:12 @ A ke parë një njeri që e pandeh veten të urtë? Ka më tepër shpresë për një budalla se sa për të.

alb@Proverbs:26:13 @ Përtaci thotë: "Ka një luan në rrugë, ka një luan nëpër rrugë!".

alb@Proverbs:26:14 @ Ashtu si lëviz porta në menteshat e saj, kështu sillet përtaci në shtrat të tij.

alb@Proverbs:26:15 @ Përtaci e fut dorën në pjatën e tij, por lodhet edhe ta çojë te goja.

alb@Proverbs:26:16 @ Përtaci pandeh se është më i urtë se shtatë persona që japin përgjigje me mend.

alb@Proverbs:26:17 @ Kalimtari që përzihet në një grindje që nuk i përket, është si ai që kap nga veshët një qen.

alb@Proverbs:26:18 @ Ashtu si një i marrë që gjuan me ura zjarri, me shigjeta dhe me vdekje,

alb@Proverbs:26:19 @ kështu është ai që mashtron të afërmin dhe thotë: "E bëra për shaka!".

alb@Proverbs:26:20 @ Kur mungojnë drutë, zjarri shuhet; dhe kur nuk ka një gojë të keqe, grindja merr fund.

alb@Proverbs:26:21 @ Ashtu si qymyri jep shpuzën dhe drutë zjarrin, kështu njeriu grindavec i nxit grindjet.

alb@Proverbs:26:22 @ Fjalët e gojëkeqit janë si ushqime shumë të shijshme dhe depërtojnë deri në thellësi të zorrëve.

alb@Proverbs:26:23 @ Buzët e zjarrta dhe zemra e keqe janë si zgjyra të argjendit të vendosura mbi një enë balte.

alb@Proverbs:26:24 @ Ai që urren shtiret me buzët e tij, por në zemër të vet përgatit mashtrimin.

alb@Proverbs:26:25 @ Kur ai flet në mënyrë të sjellshme mos i ki besim, sepse ka shtatë gjëra të neveritshme në zemër.

alb@Proverbs:26:26 @ Edhe sikur urrejtja e tij të jetë fshehur me tinëzi; ligësia e tij do të dalë hapur në kuvend.

alb@Proverbs:26:27 @ Kush hap një gropë do të bjerë brenda dhe kush rrokullis një gur do të bjerë përsëri mbi të.

alb@Proverbs:26:28 @ Gjuha gënjeshtare urren ata që ka plagosur, dhe goja lajkatare sjell shkatërrimin.

alb@Proverbs:27:1 @ Mos u mburr me ditën e nesërme, sepse nuk di atë që mund të sjellë një ditë.

alb@Proverbs:27:2 @ Le të të lëvdoj një tjetër dhe jo goja jote, një i huaj dhe jo buzët e tua.

alb@Proverbs:27:3 @ Guri peshon dhe rëra është e rëndë, por zemërimi i budallait peshon më tepër se të dyja bashkë.

alb@Proverbs:27:4 @ Tërbimi është mizor dhe zemërimi është i furishëm, por kush mund t`i bëjë ballë xhelozisë?

alb@Proverbs:27:5 @ Më mirë një qortim i hapur se një dashuri e fshehur.

alb@Proverbs:27:6 @ Besnike janë plagët e një shoku, dhe të rreme të puthurat e një armiku.

alb@Proverbs:27:7 @ Kush është i ngopur përçmon huallin e mjaltit; por për atë që ka uri çdo gjë e hidhur është e ëmbël.

alb@Proverbs:27:8 @ Si zogu që endet larg folesë së tij, kështu është njeriu që endet larg shtëpisë së tij.

alb@Proverbs:27:9 @ Vaji dhe parfumi gëzojnë zemrën, kështu bën ëmbëlsia e një shoku me këshillat e tij të përzërmërta.

alb@Proverbs:27:10 @ Mos e braktis mikun tënd as mikun e atit tënd dhe mos shko në shtëpinë e vëllait tënd ditën e fatkeqësisë sate; është më mirë një që banon afër se sa një vëlla larg.

alb@Proverbs:27:11 @ Biri im, ji i urtë dhe gëzo zemrën time, kështu do të mund t`i përgjigjem atij që përflet kundër meje.

alb@Proverbs:27:12 @ Njeriu mendjemprehtë e shikon të keqen dhe fshihet, por naivët shkojnë tutje dhe ndëshkohen.

alb@Proverbs:27:13 @ Merr rroben e atij që është bërë garant për një të huaj dhe mbaje si peng për gruan e huaj

alb@Proverbs:27:14 @ Ai që bekon të afërmin e tij me zë të lartë në mëngjes herët, do t`ia zënë si mallkim.

alb@Proverbs:27:15 @ Pikëllimi i vazhdueshëm në një ditë shiu të madh dhe një grua grindavece i ngjasin njera tjetrës.

alb@Proverbs:27:16 @ Kush arrin ta përmbajë, mban erën dhe zë vajin me dorën e tij të djathtë.

alb@Proverbs:27:17 @ Hekuri mpreh hekurin, kështu njeriu mpreh fytyrën e shokut të tij.

alb@Proverbs:27:18 @ Kush kujdeset për fikun do të hajë frytin e tij, dhe ai që i shërben zotit të tij do të nderohet.

alb@Proverbs:27:19 @ Ashtu si në ujë fytyra pasqyron fytyrën, kështu zemra e njeriut e tregon njeriun.

alb@Proverbs:27:20 @ Sheoli dhe Abadoni janë të pangopur, dhe të pangopur janë gjithashtu sytë e njerëzve.

alb@Proverbs:27:21 @ Poçja është për argjendin dhe furra për arin, kështu njeriu provohet nga lëvdata që merr.

alb@Proverbs:27:22 @ Edhe sikur ta shtypje budallanë në një havan bashkë me grurë me dygeçin e tij, budallallëku nuk do të largohej prej tij.

alb@Proverbs:27:23 @ Përpiqu të njohësh mirë gjendjen e deleve të tua dhe ki kujdes për kopetë e tua,

alb@Proverbs:27:24 @ sepse pasuritë nuk zgjatin përherë, dhe as një kurorë nuk vazhdon brez pas brezi.

alb@Proverbs:27:25 @ Kur merret bari i thatë dhe del bari i njomë dhe mblidhet forazhi i maleve,

alb@Proverbs:27:26 @ qengjat do të furnizojnë rrobat e tua, cjeptë çmimin e një are

alb@Proverbs:27:27 @ dhe dhitë mjaft qumësht për ushqimin tënd, për ushqimin e shtëpisë sate dhe për të mbajtur shërbëtoret e tua.

alb@Proverbs:28:1 @ I pabesi ikën me vrap edhe në se askush nuk e ndjek, por i drejti është i sigurt si një luan.

alb@Proverbs:28:2 @ Për shkak të mëkatit të një vendi, shumë janë të parët e tij, por me një njeri me mend që ka dituri qëndrueshmëria e tij vazhdon gjatë.

alb@Proverbs:28:3 @ Një i varfër që shtyp të mjerët është si një shi me shtamba që nuk jep bukë.

alb@Proverbs:28:4 @ Ata që braktisin ligjin lëvdojnë të pabesët; por ata që zbatojnë ligjin i luftojnë ata.

alb@Proverbs:28:5 @ Njerëzit e këqij nuk e kuptojnë drejtësinë, por ata që e kërkojnë Zotin kuptojnë çdo gjë.

alb@Proverbs:28:6 @ Më i mirë është i varfëri që ecën në ndershmëri nga njeriu i paqëndrueshëm që ndjek rrugën dredha-dredha, edhe kur është i pasur.

alb@Proverbs:28:7 @ Kush zbaton ligjin është një bir me mend, por shoku i grykësve turpëron atin e tij.

alb@Proverbs:28:8 @ Kush i shton pasuritë e tij me fajde dhe me fitime të padrejta, i mbledh për atë që i vjen keq për të varfërit.

alb@Proverbs:28:9 @ Në rast se dikush e kthen veshin gjetiu për të mos dëgjuar ligjin, vetë lutja e tij do të jetë një gjë e neveritshme.

alb@Proverbs:28:10 @ Kush i fut njerëzit e drejtë në një rrugë të keqe, do të bjerë vetë në gropën e tij; por njerëzit e ndershëm do të trashëgojnë të mirën.

alb@Proverbs:28:11 @ I pasuri mendon se është i matur, por i varfëri që është i zgjuar e kqyr fund e krye.

alb@Proverbs:28:12 @ Kur të drejtët triumfojnë, ka lavdi të madhe, por kur mbizotërojnë të pabesët njerëzit fshihen.

alb@Proverbs:28:13 @ Kush i fsheh shkeljet e tij nuk do të ketë mbarësi; por ai që i rrëfen dhe i braktis ato, ka për të fituar mëshirën.

alb@Proverbs:28:14 @ Lum ai njeri që ka frikë vazhdimisht nga Zoti, por ai që e fortëson zemrën e tij do të bjerë në fatkeqësi.

alb@Proverbs:28:15 @ Një i pabesë që sundon mbi një popull të varfër është si një luan që ulërin dhe një ari i uritur

alb@Proverbs:28:16 @ Një princ pa mend zhvat shumë, por ai që urren fitimin e pandershëm ka për t`i zgjatur ditët e tij.

alb@Proverbs:28:17 @ Njeriu mbi të cilin rëndon një vrasje do të turret deri në varr; asnjë të mos e ndihmojë!

alb@Proverbs:28:18 @ Ai që ecën me ndershmëri do të shpëtohet, por njeriu i paqëndrueshëm që ndjek rrugë dredha-dredha do të rrëzohet befas.

alb@Proverbs:28:19 @ Kush punon tokën e tij do të ketë bukë me bollëk, por kush jepet pas kotësive do të ketë varfëri të madhe.

alb@Proverbs:28:20 @ Njeriu besnik do të mbushet me bekime, por ai që nxiton të pasurohet nuk do të jetë pa faj.

alb@Proverbs:28:21 @ Nuk është mirë të kesh preferenca vetiake; njeriu kryen mëkat për një copë bukë.

alb@Proverbs:28:22 @ Njeriu me sy të keq dëshiron të pasurohet shpejt, por nuk e kupton se do ta pllakosë varfëria.

alb@Proverbs:28:23 @ Kush qorton dikë ka për të gjetur pastaj favor më të madh se ai që i bën lajka me fjalë.

alb@Proverbs:28:24 @ Kush vjedh atin e tij dhe nënën e tij dhe thotë: "Nuk është mëkat", është shok i atij që shkatërron.

alb@Proverbs:28:25 @ Kush e ka zemrën të fryrë nga krenaria nxit grindje, por ai që ka besim te Zoti do të ketë mbarësi.

alb@Proverbs:28:26 @ Kush i beson zemrës së tij është budalla, por ai që ecën me urtësi do të shpëtojë.

alb@Proverbs:28:27 @ Ai që i jep të varfërit nuk do të ketë kurrë nevojë, por ai që i mbyll sytë e vet do të ketë shumë mallkime.

alb@Proverbs:28:28 @ Kur të pabesët lartohen, njerëzit fshihen; por kur vdesin, të drejtët shumohen.

alb@Proverbs:29:1 @ Njeriu që fortëson qafën kur qortohet, do të thyhet papritmas pa tjetër.

alb@Proverbs:29:2 @ Kur të drejtët shumohen, populli gëzohet, por, kur sundon i pabesi, populli rënkon.

alb@Proverbs:29:3 @ Njeriu që e do diturinë gëzon të atin; por ai që shkon me prostitutat shkapaderdh pasurinë e vet.

alb@Proverbs:29:4 @ Mbreti e bën të qëndrueshëm vendin me anë të drejtësisë, por ai që merr dhurata e çon në shkatërrim.

alb@Proverbs:29:5 @ Njeriu që i bën lajka të afërmit të tij shtrin një rrjetë mbi hapat e tij.

alb@Proverbs:29:6 @ Në mëkatin e një njeriut të keq ka një lak, por i drejti këndon dhe gëzohet.

alb@Proverbs:29:7 @ I drejti interesohet për çështjen e të varfërve, por i pabesi nuk e kupton këtë interesim.

alb@Proverbs:29:8 @ Tallësit kurdisin trazira në qytet, por njerëzit e urtë e qetësojnë zemërimin.

alb@Proverbs:29:9 @ Në rast se një njeri i urtë hyn në grindje me një budalla, dhe budallai zemërohet dhe qesh, nuk ka paqe.

alb@Proverbs:29:10 @ Njerëzit gjakatarë urrejnë të ndershmin, por njerëzit e drejtë kërkojnë të mbrojnë jetën e tij.

alb@Proverbs:29:11 @ Budallai e shfryn gjithë zemërimin e tij, por i urti e frenon dhe e ul.

alb@Proverbs:29:12 @ Në rast se një mbret dëgjon fjalët gënjeshtare, tërë ministrat e tij bëhen të pabesë.

alb@Proverbs:29:13 @ I varfëri dhe shtypësi kanë këtë të përbashkët: Zoti ndriçon sytë e të dy palëve.

alb@Proverbs:29:14 @ Mbreti që u siguron drejtësi të varfërve në të vërtetë do ta ketë fronin të vendosur për gjithnjë.

alb@Proverbs:29:15 @ Shufra dhe qortimi japin dituri; por fëmija për të cilën nuk kujdeset kurrkush e turpëron nënen e vet.

alb@Proverbs:29:16 @ Kur shtohen të pabesët shtohen edhe shkeljet, por të drejtët do të shohin shkatërrimin e tyre.

alb@Proverbs:29:17 @ Korrigjo birin tënd, ai do të japë rehatinë dhe do t`i sigurojë kënaqësi shpirtit tënd

alb@Proverbs:29:18 @ Kur nuk ka një vizion profetik, populli bëhet i shfrenuar, por lum ai që respekton ligjin.

alb@Proverbs:29:19 @ Një shërbëtor nuk ndreqet vetëm me fjalë; edhe kur i kupton, nuk bindet.

alb@Proverbs:29:20 @ A ke parë një njeri që ngutet në të folur? Ka më tepër shpresa te një budalla se sa te ai.

alb@Proverbs:29:21 @ Në se dikush rrit me përkujdesje qysh në fëmijëri shërbëtorin e vet, në fund ai do të dojë të bëhet trashëgimtar i tij.

alb@Proverbs:29:22 @ Njeriu zemërak kurdis grindje dhe njeriu idhnak kryen shumë mëkate.

alb@Proverbs:29:23 @ Kryelartësia e njeriut e çon poshtë atë, por ai që ka një shpirt të përvuajtur do të ketë lavdi.

alb@Proverbs:29:24 @ Kush bëhet ortak me një vjedhës urren jetën e vet. Ai dëgjon betimin, por nuk padit asgjë.

alb@Proverbs:29:25 @ Frika e njeriut përbën një lak, por ai që ka besim te Zoti është i siguruar.

alb@Proverbs:29:26 @ Të shumtë janë ata që kërkojnë favorin e princit, por drejtësia për çdo njeri vjen nga Zoti.

alb@Proverbs:29:27 @ Njeriu jo i drejtë është një neveri për të drejtët, dhe ai që ecën me ndershmëri është një neveri për të pabesët.

alb@Proverbs:30:1 @ Fjalët e Agurit, birit të Jahehut; mesazhi profetik që ky njeri shpalli në Ithiel, në Ithiel dhe në Ukal.

alb@Proverbs:30:2 @ Po, unë jam më budalla se gjithë të tjerët dhe nuk kam mendje njeriu.

alb@Proverbs:30:3 @ Nuk kam mësuar diturinë dhe nuk kam dijen e Shenjtorit.

alb@Proverbs:30:4 @ Kush u ngjit në qiell dhe zbriti prej tij? Kush e ka mbledhur erën në duart e tij? Kush i ka mbyllur ujërat në rroben e tij? Kush i ka vendosur të gjithë kufijtë e tokës? Cili është emri i tij dhe emri i të birit, po qe se ti e di?

alb@Proverbs:30:5 @ Çdo fjalë e Perëndisë është rafinuar me zjarr. Ai është një mburojë për atë që gjen strehë tek ai.

alb@Proverbs:30:6 @ Mos u shto asgjë fjalëve të tij që të mos të të qortojë dhe të dalësh gënjeshtar.

alb@Proverbs:30:7 @ Unë të kërkova dy gjëra; mos m`i moho para se të vdes:

alb@Proverbs:30:8 @ largo nga unë falsitetin dhe gënjeshtrën; mos më jep as varfëri as pasuri, më ushqe me bukën e nevojshme,

alb@Proverbs:30:9 @ me qëllim që, pasi të jem ngopur, të mos të të mohoj dhe të them: "Kush është Zoti?", ose, pasi të jem bërë i varfër, të mos vjedh dhe të përdhos emrin e Perëndisë tim.

alb@Proverbs:30:10 @ Mos shpif kundër shërbëtorit para të zotit, me qëllim që ai të mos të të mallkojë dhe ti të gjendesh fajtor.

alb@Proverbs:30:11 @ Ka një kategori njerëzish që mallkojnë atin e tyre dhe nuk bekojnë nënen e tyre.

alb@Proverbs:30:12 @ Ka një kategori njerëzish që e mbajnë veten për të pastër, por nuk janë të larë nga papastërtia e vet.

alb@Proverbs:30:13 @ Ka një kategori njerëzish që i ka sytë shumë kryelartë dhe qepallat krenare.

alb@Proverbs:30:14 @ Ka një kategori njerëzish dhëmbët e të cilëve janë si shpata dhe dhëmballët e tyre janë si thika, për të gëlltitur të varfërit mbi faqen e dheut dhe nevojtarët në mes të njerëzve.

alb@Proverbs:30:15 @ Shushunja ka dy bija, që thonë: "Më jep, më jep!". Ka tri gjëra që nuk ngopen kurrë, madje katër nuk thonë kurrë: "Mjaft!".

alb@Proverbs:30:16 @ Sheoli, barku shterp, toka që nuk ngopet me ujë dhe zjarri që nuk thotë kurrë: "Mjaft!".

alb@Proverbs:30:17 @ Syrin që tallet me babanë dhe nuk pranon me përbuzje t`i bindet nënës, do ta nxjerrin korbat e përroit, do ta hanë të vegjëlit e shqiponjës.

alb@Proverbs:30:18 @ Ka tri gjëra tepër të mrekullueshme për mua, madje katër, që unë nuk i marr vesh:

alb@Proverbs:30:19 @ gjurma e shqiponjës në ajër, gjurma e gjarpërit mbi shkëmb, gjurma e anijes në mes të detit dhe gjurma e burrit me një vajzë

alb@Proverbs:30:20 @ Kjo është sjellja e gruas që ka shkelur kurorën: ha, fshin gojën dhe thotë: "Nuk kam bërë asnjë të keqe!".

alb@Proverbs:30:21 @ Tri gjëra e turbullojnë tokën, madje katër janë gjërat që ajo nuk mund të durojë:

alb@Proverbs:30:22 @ një shërbëtor kur bëhet mbret, një budalla që ka bukë me bollëk,

alb@Proverbs:30:23 @ një grua të urryer që gjen burrë dhe një shërbëtore që i zë vendin zonjës.

alb@Proverbs:30:24 @ Ka katër kafshë të vogla mbi tokë, por janë jashtëzakonisht të urta:

alb@Proverbs:30:25 @ mizat e dheut, që janë një popull pa forcë, por që e mbledhin ushqimin e tyre në verë;

alb@Proverbs:30:26 @ lepujt, që janë një popull i dobët, por që e vendosin banesën e tyre në shkëmbinjtë;

alb@Proverbs:30:27 @ karkalecat, që nuk kanë mbret, por që shkojnë mbarë në grupe;

alb@Proverbs:30:28 @ hardhuca që mund ta zësh me duart, por që gjendet në pallatet e mbretërve.

alb@Proverbs:30:29 @ Tri qënie kanë një paraqitje të bukur, madje katër kanë një ecje madhështore;

alb@Proverbs:30:30 @ luani, kafsha më e fortë, që nuk zmprapset para askujt,

alb@Proverbs:30:31 @ kali i luftës që ecën i ngrefosur, cjapi dhe mbreti kur është me ushtrinë e tij.

alb@Proverbs:30:32 @ Në rast se ke vepruar si budalla duke lartësuar veten tënde ose të ka shkuar mendja, vëre dorën mbi gojë,

alb@Proverbs:30:33 @ sepse, duke rrahur qumështin prodhohet gjalpi, duke përdredhur hundën del gjak prej saj dhe duke shtrydhur mërinë prej saj del grindja.

alb@Proverbs:31:1 @ Fjalë të mbretit Lemuel, mesazhi profetik me të cilin e mësoi e ëma.

alb@Proverbs:31:2 @ Çfarë të të them, biri im? Çfarë të të them, biri i barkut tim? Çfarë të të them, bir i zotimeve të mia?

alb@Proverbs:31:3 @ Mos ua jep forcën tënde grave as jetën tënde asaj që shkatërron mbretërit.

alb@Proverbs:31:4 @ Nuk u shkon mbretërve, o Lemuel, nuk u shkon mbretërve të pinë verë as princave të dëshirojnë pije dehëse,

alb@Proverbs:31:5 @ sepse duke pirë të mos harrojnë ligjin dhe të mos shtrembërojnë të drejtën e të pikëlluarve.

alb@Proverbs:31:6 @ Jepini pije dehëse atij që është duke vdekur dhe verë atij që e ka zemrën të hidhëruar.

alb@Proverbs:31:7 @ Le të pijë për të harruar varfërinë e tij dhe për të mos kujtuar më hallet e tij.

alb@Proverbs:31:8 @ Hape gojën tënde në favor të memecit, në mbrojtje të të gjithë atyre që janë lënë pas dore.

alb@Proverbs:31:9 @ Hape gojën tënde, gjyko me drejtësi dhe mbro çështjen e të mjerit dhe të nevojtarit.

alb@Proverbs:31:10 @ Kush do të gjejë një grua të fortë dhe të virtytshme? Vlera e saj është shumë më e madhe nga ajo e margaritarëve.

alb@Proverbs:31:11 @ Zemra e burrit të saj ka besim tek ajo, dhe do të ketë gjithnjë fitime.

alb@Proverbs:31:12 @ Ajo i bën të mira dhe jo të keqe tërë ditët e jetës së saj.

alb@Proverbs:31:13 @ Gjen lesh dhe li dhe punon me gëzim me duart e veta.

alb@Proverbs:31:14 @ Ajo u përngjan anijeve të tregëtarëve: e sjell ushqimin e saj nga larg.

alb@Proverbs:31:15 @ Çohet që me natë për t`i ndarë ushqimin familjes së saj dhe për t`u dhënë urdhërat e nevojshme shërbëtoreve të saj.

alb@Proverbs:31:16 @ Ajo shikon një arë dhe e ble; me duart e saj mbjell një vresht.

alb@Proverbs:31:17 @ Ngjesh me forcë ijët dhe i bën më të fortë krahët e saj.

alb@Proverbs:31:18 @ E kupton që tregëtia e saj po shkon mbarë dhe llamba e saj e natës nuk i shuhet.

alb@Proverbs:31:19 @ Shtrin dorën mbi furkën, pëllëmbat e saj zënë boshtin.

alb@Proverbs:31:20 @ I shtrin dorën të varfërit dhe i jep dorën nevojtarit.

alb@Proverbs:31:21 @ Nuk i trembet borës për familjen e saj, sepse tërë ata të shtëpisë së vet kanë një veshje të dyfishtë

alb@Proverbs:31:22 @ Bën për vete mbulesa si sixhade dhe rrobat e saj janë prej liri shumë të hollë dhe të purpurta.

alb@Proverbs:31:23 @ Burri i saj nderohet te porta, kur ulet bashkë me pleqtë e vendit.

alb@Proverbs:31:24 @ Përgatit rroba prej liri dhe i shet, i furnizon me breza tregtarët.

alb@Proverbs:31:25 @ Forca dhe nderi janë rrobat e saj dhe qesh për ditët që do të vijnë.

alb@Proverbs:31:26 @ Hap gojën e saj me dituri dhe mbi gjuhën e saj është ligji i mirësisë.

alb@Proverbs:31:27 @ Ajo mbikqyr si shkon shtëpia e vet dhe nuk ha bukën e përtacisë.

alb@Proverbs:31:28 @ Bijtë e saj ngrihen dhe e shpallin fatlume; edhe burri i saj e lëvdon duke thënë:

alb@Proverbs:31:29 @ "Shumë bija kanë bërë gjëra të mëdha, por ti i kalon të gjitha ato".

alb@Proverbs:31:30 @ Hiri është i rremë dhe bukuria është e kotë, por gruaja që ka frikë nga Zoti është ajo që do të lëvdohet.

alb@Proverbs:31:31 @ I jepni frytin e duarve të saj, dhe vet veprat e saj le ta lëvdojnë te portat.

alb@Ecclesiastes:2:1 @ Unë thashë në zemrën time: "Eja tani, dua të të vë në provë me gëzimin, dhe ti do të gëzosh ëndjen". Por ja, edhe kjo është kotësi.

alb@Ecclesiastes:3:18 @ Thashë në zemrën time: "Përsa u përket kushteve në të cilat ndodhen bijtë e njerëzve, Perëndia i vë në provë, që ata vetë të kuptojnë që janë si kafshë".

alb@Ecclesiastes:5:8 @ Në rast se në provincë sheh shtypjen e të varfërit dhe shkeljen me dhunë të së drejtës dhe të drejtësisë, mos u habit nga kjo gjë; sepse mbi një pushtet të lartë ndodhet një më i lartë dhe mbi ta disa pushtete akoma më të larta.

alb@Isaiah:3:8 @ Në fakt Jeruzalemi dridhet dhe Juda po bie, sepse gjuha e tyre dhe veprat e tyre janë kundër Zotit, për të provokuar zemërimin e vështrimit të madhërisë së tij.

alb@Isaiah:3:16 @ Zoti thotë akoma: "Me qenë se vajzat e Sionit janë fodulle dhe ecin qafëpërpjetë dhe me vështrime provokuese, duke ecur me hapa të vogla dhe duke bërë të tringëllojnë unazat që mbajnë te këmbët e tyre,

alb@Isaiah:28:16 @ Prandaj kështu thotë Zoti, Zoti: "Ja, unë vendos si themel në Sion një gur, një gur të provuar, një kokë qosheje të çmuar, një themel të sigurt; ai që i beson atij nuk do të ngutet.

alb@Isaiah:38:17 @ Ja, është për paqen time që kam provuar hidhërim të madh; por në dashurinë tënde ke çliruar shpirtin tim nga gropa e korruptimit, sepse i ke hedhur prapa krahëve të tua të tëra mëkatet e mia.

alb@Isaiah:44:7 @ Kush është si unë? Le ta shpallë, pra, ta deklarojë dhe të japë prova para meje që kur kam vendosur këtë popull të lashtë. Le t`u njoftojnë gjërat që do të ndodhin dhe ngjarjet që do të kryhen.

alb@Isaiah:48:3 @ "Unë i shpalla gjërat e kaluara që në fillim; kishin dalë nga goja ime dhe kisha bërë që t`i dëgjonin; pastaj veprova papritmas dhe ato ndodhën.

alb@Isaiah:48:10 @ Ja, unë të kam rafinuar, por jo si argjendi; të kam provuar në poçen e pikëllimit.

alb@Isaiah:54:1 @ Ngazëllo, o shterpë, që nuk lindje; shpërthe në britma të larta gëzimi, ti që nuk provoje dhembjet e lindjes! Sepse fëmijët e së shkretës do të jenë më të shumtë se fëmijët e gruas së martuar, thotë Zoti.

alb@Isaiah:65:3 @ një popull që vazhdimisht provokon zemërimin tim me pafytyrësi, që ofron flijime në kopshte dhe djeg temjan mbi altarë prej tullash,

alb@Isaiah:66:7 @ Para se të provojë dhembjet e pjelljes, ajo ka pjellë; para se t`i vinin dhembjet, ajo lindi një mashkull.

alb@Jeremiah:6:27 @ Unë të kisha vënë midis popullit tim si një provues dhe një fortesë, me qëllim që ti të njihje rrugën e tyre dhe ta provoje atë.

alb@Jeremiah:9:7 @ Prandaj kështu thotë Zoti i ushtrive: "Ja, unë do t`i rafinoj dhe do t`i vë në provë. Çfarë tjetër, pra, mund të bëj për bijën e popullit tim?

alb@Jeremiah:11:17 @ Zoti i ushtrive që të kishte mbjellë ka dekretuar fatkeqësinë kundër teje, për shkak të ligësisë sate në dëm të vetë shtëpisë së Izraelit dhe të shtëpisë së Judës, duke provokuar zemërimin tim dhe duke i djegur temjan Baalit".

alb@Jeremiah:17:10 @ Unë, Zoti, hetoj zemrën, vë në provë mendjen për t`i dhënë secilit sipas rrugëve të tij, sipas frytit të veprimeve të tij.

alb@Jeremiah:20:12 @ Por ti, o Zot i ushtrive, që provon të drejtin dhe heton mendjen dhe zemrën, tregomë hakmarrjen tënde mbi ta, sepse ty të kam besuar çështjen time

alb@Jeremiah:25:6 @ Mos shkoni mbas perëndive të tjera për t`u shërbyer dhe për të rënë përmbys para tyre, mos provokoni zemërimin tim me veprën e duarve tuaja, dhe unë nuk do t`ju bëj asnjë të keqe".

alb@Jeremiah:25:7 @ Por ju nuk më keni dëgjuar", thotë Zoti, "dhe keni provokuar zemërimin tim me veprën e duarve tuaja në dëmin tuaj.

alb@Jeremiah:32:29 @ Kaldeasit që luftojnë kundër këtij qyteti do të hyjnë në të, do t`i vënë zjarrin këtij qyteti dhe do ta djegin bashkë me shtëpitë mbi çatitë e të cilave i kanë djegur temjan Baalit dhe u kanë bërë libacione perëndive të tjera për të provokuar zemërimin tim.

alb@Jeremiah:32:30 @ Sepse bijtë e Izraelit dhe bijtë e Judës kanë bërë vetëm atë që është e keqe në sytë e mi qysh në fëmijërinë e tyre. Në fakt bijtë e Izraelit nuk kanë bërë gjë tjetër veçse të provokonin zemërimin tim me veprën e duarve të tyre, thotë Zoti.

alb@Jeremiah:32:31 @ Sepse ky qytet, që nga dita që u ndërtua deri më sot, ka qënë për mua një provokim i zemërimit dhe i tërbimit tim; prandaj do ta zhduk nga prania ime,

alb@Jeremiah:32:32 @ për shkak të gjithë së keqes që bijtë e Izraelit dhe bijtë e Judës kanë bërë për të provokuar zemërimin tim, ata, mbretërit e tyre, princat e tyre, priftërinjtë e tyre dhe profetët e tyre, njerëzit e Judës dhe banorët e Jeruzalemit.

alb@Jeremiah:44:3 @ për shkak të ligësisë që kanë kryer duke provokuar zemërimin tim, duke shkuar të djegin temjan dhe t`u shërbejnë perëndive të tjera, që as ata as etërit tuaj nuk kishin njohur kurrë.

alb@Jeremiah:44:8 @ Pse provokoni zemërimin tim me veprën e duarve tuaja, duke u djegur temjan perëndive të tjera në vendin e Egjiptit ku keni ardhur të banoni? Kështu do të shfaroseni dhe do të bëheni një mallkim dhe një turp për të gjitha kombet e dheut.

alb@Lamentations:1:1 @ Si qëndron vallë i vetmuar qyteti që ishte plot e përplot me popull? E madhja midis kombeve është bërë si një e ve; princesha midis provincave i është nënshtruar haraçit.

alb@Ezekiel:8:17 @ Pastaj më tha: "A e pe, bir njeriu? A është vallë një gjë e vogël për shtëpinë e Judës të kryejë gjërat e neveritshme që ajo bën këtu? Në fakt ata e kanë mbushur vendin me dhunë dhe kanë provokuar disa herë zemërimin tim. Dhe ja, e çojnë degën te hunda.

alb@Ezekiel:9:11 @ Dhe ja, njeriu i veshur me rroba liri, që kishte një kallamar prej briri si shkrues në krah, bëri raportimin e tij, duke thënë: "Veprova ashtu si më urdhërove".

alb@Ezekiel:14:8 @ Do të kthej fytyrën time kundër këtij njeriu, do ta bëj një shënjë dhe një proverb dhe do ta shfaros në mes të popullit tim; atëherë do pranoni që unë jam Zoti.

alb@Ezekiel:16:26 @ Ti gjithashtu je kurvëruar me Egjiptasit, fqinjët e tu trupmëdhenj, dhe i ke shumuar kurvërimet e tua për të provokuar zemërimin tim.

alb@Ezekiel:16:44 @ Kushdo që do të thotë proverba, do të thotë këtë proverb kundër teje: "Si nëna është edhe e bija".

alb@Ezekiel:18:2 @ "Çfarë keni ndër mend kur përdorni këtë proverb lidhur me vendin e Izraelit duke thënë: "Etërit kanë ngrënë rrushin e papjekur dhe dhëmbët e bijve të tyre janë mpirë"?

alb@Ezekiel:18:3 @ Ashtu si është e vërtetë që unë rroj", thotë Zoti, Zoti, "nuk do ta përdorni më këtë proverb në Izrael.

alb@Ezekiel:20:9 @ Megjithatë veprova për hir të emrit tim, me qëllim që ai të mos përdhosej para kombeve në mes të të cilëve ata ndodheshin, në sytë e të cilëve më kishin njohur, për t`i nxjerrë nga vendi i Egjiptit.

alb@Ezekiel:20:14 @ Megjithatë unë veprova për hir të emrit tim, me qëllim që të mos përdhosej përpara kombeve, në sytë e të cilëve unë i kisha bërë të dalin nga Egjipti.

alb@Ezekiel:20:22 @ Megjithatë unë e tërhoqa dorën dhe veprova për hir të emrit tim, me qëllim që ai të mos përdhosej përpara kombeve, në sytë e të cilëve i kisha nxjerrë nga Egjipti.

alb@Ezekiel:20:28 @ mbasi i futa në vendin për të cilin kisha ngritur dorën dhe isha betuar, ata i kthyen sytë në çdo kodër të lartë dhe në çdo dru gjetheshumë dhe atje ofruan flijimet e tyre dhe paraqitën ofertat e tyre provokuese; atje vunë parfumet e tyre me erë të këndshme dhe atje derdhën libacionet e tyre.

alb@Ezekiel:21:13 @ sepse kjo është një provë. Çfarë do të ndodhte sikur të mos ishte më as skeptri përbuzës?", thotë Zoti, Zoti.

alb@Ezekiel:24:18 @ Në mëngjes i fola popullit dhe në mbrëmje më vdiq gruaja; të nesërmen në mëngjes veprova ashtu si më kishin urdhëruar.

alb@Daniel:1:12 @ "Të lutem, vëri në provë shërbëtorët e tu për dhjetë ditë, dhe të na jepen perime për të ngrënë dhe ujë për të pirë.

alb@Daniel:1:14 @ Ai e pranoi këtë propozim të tyre dhe i vuri në provë dhjetë ditë.

alb@Hosea:12:14 @ Efraimi provokoi hidhët zemërimin e tij, prandaj Zoti i tij do të bëjë që mbi të të bjerë gjaku i derdhur dhe do të bëjë që mbi të të kthehet turpi i tij.

alb@Micah:2:4 @ Atë ditë do të dalë një proverb rreth jush, do të ngrenë një vajtim të zemërlënduar dhe do të thonë: "Jemi plotësisht të shkatërruar". Ai ka ndryshuar trashëgiminë e popullit tim. Ah, si ma mori! Arat tona ua shpërndau të pabesëve".

alb@Habakkuk:2:6 @ Tërë këta a nuk do të fillojnë vallë të përdorin një proverb kundër tij dhe një gjëzë tallëse kundër tij? Ata do të thonë: "Mjerë ai që grumbullon gjëra që nuk janë të tijat (por deri kur?) dhe kush ngarkohet me pengje!".

alb@Zechariah:8:14 @ Sepse kështu thotë Zoti i ushtrive: "Ashtu si vendosa t`ju bëj keq kur etërit tuaj më provokuan zemërimin", thotë Zoti i ushtrive, "dhe nuk u pendova,

alb@Zechariah:13:9 @ Këtë të tretë do ta bëj të kalojë nëpër zjarr, do ta rafinoj ashtu si rafinohet argjendi dhe do ta vë në provë ashtu si provohet ari. Ata do të thërresin emrin tim dhe unë do t`i kënaq. Unë do të them: Ky është populli im, dhe ai do të thotë: Zoti është Perëndia im".

alb@Malachi:3:10 @ Sillni gjithë të dhjetat në shtëpinë e thesarit, që të ketë ushqim në shtëpinë time dhe pastaj më vini në provë për këtë gjë", thotë Zoti i ushtrive, "në se unë nuk do t`i hap pragjet e qiellit dhe nuk do të derdh mbi ju aq shumë bekim, sa nuk do të keni vend të mjaftueshëm ku ta shtini

alb@Malachi:3:15 @ Prandaj ne i shpallim të lumtur krenarët. Ata që kryejnë paudhësi jo vetëm përfitojnë, por ndonëse e provokojnë Perëndinë, mbeten të pandëshkuar"".


Bible:
Filter: String: